Autorët

Arbër Zaimi

Arbër Zaimi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës, dhe është lexues i etshëm i filozofisë. Përkthyes, publicist, i interesuar ndër të tjera për kapacitetet emancipuese e kritike, në politikë e kulturë. Jeton në Tiranë e Prishtinë.

Author Archive Page

E. K. Steiner

E. K. Steiner mban një Master në gjuhë-letërsi frënge dhe një PhD në anglistikë nga Universiteti i Zyrihut; është asistent profesore në Universitetin e Lozanës dhe autore e disa librave e artikujve akademikë si edhe e romanit Tokëmjalta.

Author Archive Page

Eda Derhemi

Eda Derhemi ka lindur më 1963 e është rritur në Tiranë. Sot jeton në ShBA. Përfundoi Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, dhe, nga 1985 në 1990, punoi si pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë në po atë universitet. Mes vitit 1995 e 2002 kompletoi shkallët konvencionale të studimeve pasuniversitare në ShBA: rinisi një master në gjuhësi, dhe pas tij kreu studimet dhe kërkimet për PhD në komunikim në Universitetin e Illinoisit në Urbana-Champaign, ku vazhdon ende të japë leksione në sociolinguistikë e komunikim në Departamentin e Frengjishtes dhe Italishtes. Gjuhët në rrezik dhe mbrojtja e tyre janë pasioni i saj shkencor më afër zemrës. Shqipja, Tirana, dhe Shqipëria vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së saj të përditshme .

Author Archive Page

Edmond Çali

Edmond Çali, lektor i gjuhës shqipe në universitetin "L'Orientale", Napoli. Ka botuar librat "Romanet e Jakov Xoxes" 2003, "Faik Konica (1876-2004)", 2004, "Disidenca në letërsinë e realizmit socialist shqiptar. Kasëm Trebeshina, Zef Pllumi dhe Ismail Kadare", 2015.

Author Archive Page

Elidor Mëhilli

Elidor Mëhilli mban gradën Assistent Professor në historinë europiane dhe ndërkombëtare në Hunter College, City University of New York. Ka mbaruar studimet e doktoraturës në Princeton University (2005-2011), studimet e larta në Cornell University (2000-2005), dhe ka mbajtur poste akademike të shkurtra në Columbia University (2011-2012) dhe University of Pennsylvania (2012-2013). Punime të tjera të tij mund të shihen këtu: www.elidormehilli.com. Jeton në Nju Jork.

Author Archive Page

Elsa Demo

Elsa Demo është e angazhuar me raporte dhe analiza mbi artet dhe kulturën në të përditshmet shqiptare për më shumë se një dekadë. Autore e programit “Takimet e Kulturës” në ABC News; doktorante për studime letrare. Bashkëautore e një skenari për film të gjatë artistik, në proces.

Author Archive Page

Gjovalin Macaj

Gjovalin Macaj është lektor dhe hulumtues në Marrëdheniet Ndërkombëtare në St Antony's College and Department of Politics and International Relations, University of Oxford

Author Archive Page

Lorjan Agalliu

Lorjan Agalliu është arkitekt që praktikon profesionin e vet në New York.

Author Archive Page

Mikaela Minga

Mikaela Minga është etno/muzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve. Merret me praktika të ndryshme muzikore të arealit ballkanik e mesdhetar, me muzikën në shek. XX dhe lidhjet e tyre të shumanshme në rrafsh artistik dhe social-kulturor. Është autore librash, esesh dhe artikujsh të ndryshëm.

Author Archive Page

Raino Isto

Raino Isto po mbron një PhD në Universitetin e Maryland-it, College Park, duke punuar kryesisht në monumentalitetin dhe ndërtimin e kujtesës në shtetet e Ballkanit, gjatë viteve të socializmit. Një pjesë e madhe e kërkimeve të tij janë përqendruar në Shqipërinë socialiste dhe në ndriçimin e domethënies globale të realizmit socialist gjatë periudhës së Pasluftës. Disa shkrime të tij tani së voni merren me teoritë ekologjike në artin kinez bashkëkohor. Ai blogon dhe arkivon në afterart.org.

Author Archive Page
error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!