E SHKUARA ËSHTË VENDI YNË (V)
nga Ardian Vehbiu Kur jam në Tiranë dhe kaloj përbri Kont Uranit pothuajse përditë, dua të thërras në përfytyrim pamjet e dekadave më parë, kur këtu ende jetonin komshinjtë e mi, familje me plaka, teze dhe nuse, fëmijë që luanin në oborret, erë specash të skuqura por edhe vajguri të djegur keq nga furnelat; megjithë rrëgjimin, ka mbetur një farë hijeshie tek-tuk, madje edhe në vende të cilave dikur u mungonte; një derë paska qenë me…