Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Dhuro

Peizazhe të fjalës ka gjithnjë nevojë për mbështetjen tuaj financiare, që të vazhdojë të funksionojë rregullisht.

Për të ruajtur pavarësinë dhe vijueshmërinë në kohë, ne parapëlqejmë të mos varemi nga grante fondacionesh dhe institucionesh publike; teksa megjithatë pranojmë kontribute financiare individuale, nga të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e ndërmarrjes sonë dhe bashkudhëtarë të aventurës sonë.

Praktika e financimit vullnetar, në thelb e panjohur për hapësirën e mediave shqip, është ndoshta e vetmja që garanton qëndrueshmërinë e një reviste online si kjo jona, përballë konkurrencës nga sajtet komerciale dhe mediave në kërkim të dëshpëruar për klike. Peizazhe të fjalës mbahet vetëm me punën e dy-tre administratorëve, të cilëve u duhet të lexojnë dhe të zgjedhin materialet, t’i bëjnë gati për botim, të organizojnë vijën kohore të publikimit, të mirëmbajnë marrëdhëniet me kontributorët dhe rrjetet sociale, gjithë duke ruajtur cilësinë minimale të faqes dhe duke u munduar që lexuesit të mediave shqip t’i ofrohet një model ligjërimor alternativ a kundër-model i asaj çka thuhet e shkruhet në mediat mainstream dhe në portalet që duken e zhduken, sipas erërave financiare që fryjnë.

Nëse dëshironi, mund të dhuroni duke klikuar në butonin përkatës; ndërkohë Peizazhe të fjalës do të vazhdojë të shijohet, lexohet dhe shfrytëzohet falas nga të gjithë, si shërbim publik edhe pse tërësisht i frymëzuar dhe i mbështetur privatisht. Ndërkohë, edhe pse ne nuk pranojmë të financohemi nga reklamat çfarëdo, mbetemi të hapur për bashkëpunime reklamimi me ente që ndjekin synime të ngjashme me tonat, në lëmin e kulturës, të edukimit dhe të njohjes, ngaqë jemi pjesë e një sistemi që ka nevojë për rrjetëzim intensiv.

Nëse e vizitoni shpesh Peizazhe të Fjalës dhe ju duken me interes materialet dhe diskutimet e këtushme, lutemi konsideroni të dhuroni diçka, në shenjë mirëkuptimi për përpjekjet tona për ta mbajtur dritën ndezur.

Pajtomë