Ledio Hala është lektor i shqipes në Universitetin e Regensburgut dhe Universitetin e Mynihut. Ai doktoron në fushën e politikave gjuhësore në Shqipëri. Interesat e tij shkencore janë në gjuhësi sinkronike, filologji të teksteve shqipe të shekullit XIX, si dhe në censurën e letërsisë në Shqipërinë totalitare, temë për të cilën Ledio ka botuar së fundmi dhe një monografi.