Kriton Kuci është Doktorant në Studime Ballkanike në Departamentin e Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale në Fakultetin e Studimeve Ekonomike dhe Rajonale të Universitetit të Maqedonisë në Selanik. Greqi. Studimet pasuniversitare Master në Studime Ndërkombëtare dhe Europiane i kreu në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, Greqi. Studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike i kreu në Fakultetin e Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Politike të Universitetit të Athinës, Greqi.
Është Lektor i Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.