Histori shkronjash, histori e qëndisur, histori e inskenuar, ose histori e rishkruar, rrapa-shtrapa histori për t’u lexuar. Quaje historia e bukurshkrimit shqip, historia dhe imazhi, deri histori e shkruar në rërë. Lajmi dhe fakti: PTF. PTF?! Një aksident leksikor, një fjalë lugat, apo një enciklopedi e papritur. Një fjalë, shumë pështjellime. Misteri i fundit i Lasgushit. PTF? Çfarë presim, le të hapen fjalorët. Opsione të qasjes: fjalë të rekrutuara, fjalë të porositura, plus ça change fjalëformim nga lart.
Bast i vështirë. Ç‘të mos bëjmë? Sekrete, thesare, gërmime. Opsioni i butë: PTF me shkronja të mëdha? Corpus delicti, ose emra, shenja dhe besëtytni. Shkronja kombëtare, porse këto mbishkrime shqip s’janë kotijone leksikore apo ndërrime titujsh. Pak po jo sak. Ngjajnë si fjalë, numra, lodra. Ura e shenjave kalon nga dy fjalëkyçe, dy lexime të një titulli. Punë emrash – Barthes ndihmon -, gjëzë autori, ose punë blogjesh, d.m.th. humbje kohe, lojëra majmunësh. Bjeri t’i biem.
Për një fjalë goje, kur të emancipon tjetri nga një shpjegim në tjetrin, d.m.th. të tallësh bythën gjuhësisht. PTF? Shkronja dhe heshtje. Dysh në drejtshkrim, më thuaj ç’shumës përdor…, më thuaj ç’dialekt flet…, e do ta kuptosh mes vëllezërish. Për PTF-në nuk duhet përkthyes i përkthyer. A e dinim se… përtej reve me fjalë, PTF duken si fjalë jetime, fjalë të drojtura? Fjalë të urta, fjalë të rralluara, apo aventura fjalësh? PTF fjala e vitit. Triptik cilido pa frikë. Sqarim lexuesit: si kodi i derrkucit. Ja Katovica e zbardhur, festival sekretesh. Fjalë burrash, nuk fal. Zoti i madh dhe i vërtetë.
Të mbetur pa histori, lost in neologisms, lost in translation e lost in statistics. Të pakuptuar, por të pyetet populli, truprojet e historisë. Gafa jemi, njerëz bëjmë. PTF nuk janë fjalët e fundit të James Bondit. Duket një histori me minë; përsëri një-ja barbare! Jemi marioneta në fije që nuk priten. Dosjet e fiksit janë fjalë apo vepra? Nuk mundemi. Këto janë mendimet e një të dyzuari, me teza të shkartisura, lajthitje verore, në fund me urime dhe falënderime. PTF përmban historitë e vërteta të Europës, sekretet e fundit, dhe ka shanset për t’u lexuar. Shpjegimi i PTF kërkon etimologji të Çabejt. Jemi në dorë të zotit, të burgosurit e dilemës. Duhet ekspertizë apo përvojë? Kërkohet eksperti dhe autoriteti, se roli i ekspertit përtej krizës ekonomike është për informim të publikut, por edhe përplasje parazitësh flakë për flakë. Kur përplasen ekspertët të fshehtat e zanatit duken barceleta. Ne ruajmë, ju rruani, ata s’e rruajnë.
Kur të vijnë mendtë… kohë për psikiatër. Analistë kërkohen, por edhe mjekë, pacientë, politikanë, ndoshta pak hipnozë, e natyrisht kultura e gërmimit dhe kultura e bashkëpërjetimit. Njerëz që shohin tek PTF pamje të tradhtisë, shashka hutuese, komplote, zhbirime, paranoja në kështjella, kulla, bunkerë. Të ardhur e të ikur e konsiderojnë si lloje të censurës, ninulla kombëtariste, ilirët në kanun, rudimente, praktikisht dashuri e vonuar me flamurin, ose një roman barok. Spjunlliqe. Këta të sotmit i quajnë terma të semiotikës, aventurat e tekstit online, hartat e dëshirës, relike moderne, shkreptima kamerash, kartolina në kohërat e internetit, emocione të tastierës. Qejfe qejfe kjo dynja, de gustibus.
Sqarim lexuesit: po zhvillojmë hulumtim konspirativ, ose hetime të hareshme. Pa krahasime të guximshme, fluturime me presh, atribuime, ose larje duarsh. PTF, një fjalë, shumë pështjellime. Çfarë ke që më shikon, shtyhu pak, dy duar për një kokë janë. Jetë qeni, u bëmë si këmbët e pulës. Budalla je vetë! Përtej batutës, shih e shkruaj. Të fshehtat e sekretit: ka elemente të kambizmit leksikor, kritere, spaleta simbolike, bricolage. Më gjej një foto të bukur të PTF-së. Gërmime, gropa-gropa, po ku ta hedhim kazmën? Logjika e ri-dhurimit, teknologjia mimetizuese, logjika dhe aritmetika e Gjergjit, psikologjia në gjeografi, gabimet logjike (fallacies), arkeologjia në mediat, manikeizmi i shkronjave…, mjafton dëshira. Retorikë primitive. Ka nevojë për ornitologji, qimologji, stomatologji, vomitologji e kinologji. Le të pyesim bletët, lopët e arizonës, ose lopët e fuatit. Kafshë në plazh.
Sqarim i mërzitshëm për kolegët që dërgojnë shkrime. Unë fal, ty të falet, atij s’ia falin. Ti, atje… Një kafe, ju lutem, vetëm një teke. PTF… PTF… PTF… ku e pinë kafenë kombëtaristët? Një orë kafe. Skandal i skandaleve, ngërç institucionesh. Ecce homo. Ai nuk ishte ajo. PTF është provokim apo provokim? Nga i marrim urdhrat, Vigjilence! Hasmi s’fle, komunizmi vdes, ligësia jo! Me “ju”, të lutem, fshati digjet… shihmëni mua. PTF është puçi, putsch në trafik, sikur të hiqet kujtesa e tekstit nga xhungla virtuale. Interneti dhe sistemet komplekse janë streha e fundit virtuale. Të flasim shtrembër e të shkruajmë drejt: spiunët virtualë, kufitari virtual janë heronj të kohës sonë. Flet ambasadori, një ambasador në emër të popullit: PTF konfeksionim mendjesh, populizëm penal, krim dhe dëfrim. Raison d’état. Thirrja: organizata bazë, me kuç e me maç, ceremoni e metaceremoni, le të zbrazet salla. Në mos keni armik, gjeni! Eja ta prishim me aksion! Kushtrimi i bullgarëve, kushtrimi i rumunëve.
Le të krahasojmë gjuhët e shqipeve, prurësit në PTF. gjashtë vjet nga gjuha te shqipja e bënë telef. Unë shqipflas, ti shqipflet pa hile. Sprechen sie schkip? Kur flasim për shqipen të kujt jemi? Shqipja e totalitarëve, shqipja e drunjte, shqipja totalitare, jeta e brishtë e fjalëve. Çmim për “shqipen totalitare”. Si të zgjerojmë leksikun me miell hua. Gjuha pastërtore, gjuha e Mujit, gjuha e Halilit, gjuha e Naimit, na kujtohet gjuha jonë e shprishur. Po tani kush është anti-shqiptari? Infeksionet e gjuhës: superlativitis acuta, dementia pelasgica, mistifikimi i fjalës gege. Fati i shqipfolësit pa gënjeshtra në gjuhë. Mungon virtyti. Elozhe sintaksës, por magjia e gjuhës tjetër është dygjuhësi, gjuhë e keqe sikundër gjuhësi, mit dhe politikë. PTF, drejtshkrim apo stilistikë? Ka drejtshkrime dhe dështime. Për një ç që ti s’e vë. Pse dështojnë reformat drejtshkrimore? Faji i emigrantëve. Inkuizicioni i gjuhës se gjuha, dhëmbi, dhimbja. Shqipja si esperanto. Arti për të humbur vetveten. Prapë paskajorja. Pse jo paskajorja gege.
Shënime të fundvitit 2013: PTF, “p” si prostitutë, politikan etj.. gjurmë biblike. Po gjymtohet alfabeti, alfabeti në mes të rrugëtimit europian, turpi i kombit, Neron, çohu! Komandant na mori malli! Media në mejdan, diaspora qëron zërin: kritikë peticioneve, kundër purizmit, kundër homologimit. Rekuizitë me lot në sy. Një hap prapa drejt vetes nga një shpjegim në tjetrin. Urimet në internet sikur shenja të para rishtas. Përgjues dhe të përgjuar, ndodh edhe kështu. Lutje nga një lexues i blogut: dëbojini, para se t’ju dëbojnë! Kontrollorët e dijes në shkrime dhe komente, shkrime & mistifikime, komente pa shkrime. Liria e komentit, liria për të shkruar, liria intra muros, liria për të mos ditur… liri vërtet, por e kujt dhe për çfarë? Liria për të ikur. Pluralizëm, kinse pluralizëm. The show must go on, Lacan-i mëson.
Intermexo. Mëngjes herët 1986. Dhjetë e dhjetë. Quo vadis letërsi shqipe. A e dini se… Maks gjerazi botohet. Libër i ri, dy libra. Prezantim libri, profesioni im: letërsia. Povero Max! Nga të kemi? Lëreni ta tregojë, robi s’jeton vetëm prej buke, për një çapë bukë. Kur tkurret mirëbesimi bukë dhe dinjitet, bukë, kripë, zemër. Udhë e mbarë!
PTF? Peizazhe? Na kujtohet Presheva: kush, çfarë, kur, ku, pse. Debat kemi, na mungon tema. Debat pa skaje në udhëkryq me diplomë. PTF d.m.th. tri pamje të çështjes shqiptare. Ja si nuk duhet përkthyer PTF-ja: pasaportizimi i fjalës, fetishizimi i fjalës, numërime fjalësh, censusi i fjalës, gjymtimi i shqipes, shqipe makinash, shqipe mushkash, arti i të gënjyerit. Ballë për ballë me tekste që të kapin, tekste që vrasin. Nga teksti në sociologji, nga fletë-rrufeja në standardizim, nga rrëfimi në përkthim, nga fotoja në pikturë, nga realizmi në porn. Deti kos. Nga pyetja në normalizim, gjeni gojë dhe përgjigjuni rreth lashtësisë së shqipes, rreth përkthimeve që “vinin” nga Kosova, rreth debatit televiziv, rreth Koliqit, rreth ndërrimit të brekëve.
Errata corrige. Rubrika ndjesë. Më shkau goja. PTF babel i zbutur, kundërthesari, kryevirtyti, etika e virtuales, identiteti në tekstet, revolucioni i heshtur, teatri i konfrontimit. PTF kapitali më i çmuar, leksion ironie, shtigje të alfabetit shqip, ëndrra, filma, kujtime, lopë për t’u mjelë. Po të donim mësime klasike, rite të pasardhjes, identitete, identitete urbane, identitete shqiptare, dije të imagjinuara. Në emër të zhgënjimit na lini të luajmë, mishi tretet kocka mbetet gjaku ujë nuk bëhet. Punë nderi.
Atë që mbjell, korr: Universiteti “Peizazhe”, meritokracia e trurit, gastare kudo, qëllime të mira, memo në shishe, lojëra me gjuhën. Midis dukjes dhe tejdukjes: kundërhelmi.
[titulli alternativ i shkrimit: LOJA ME TITUJT]