Siç pritej, entuziazmi me të cilin u prit ftesa që i është bërë Shqipërisë për të hyrë në NATO është në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e të kuptuarit të përgjegjësive që vijnë me këtë anëtarësim, ose të pasojave të drejtpërdrejta e të tërthorta në jetën shqiptare.
Natyrisht secila palë do ta interpretojë anëtarësimin në mënyrën e vet: pushtetarët do ta quajnë meritë të tyren; opozita do të lëvdohet që nuk e pengoi hyrjen; intelektualët do t’i gëzohen “familjes perëndimore”; patriotët garantimit të pacenueshmërisë së kufijve; businessmen-ët stabilitetit të premtuar; kameramanët flamurkave blu; pronarët e tokave të lëna djerrë mundësisë për t’ua shitur ushtrive të NATO-s, që t’i përdorin si poligone për qitje me top ose flakëhedhëse.
Fëmijët në shkolla do të recitojnë vjershat përkatëse, fotografët do t’i fotografojnë dhe gjithkush do të ndihet i lumtur dhe i realizuar.
Nuk dua të diskutoj këtu për të mirat e anëtarësimit në NATO në përgjithësi; i kanë thënë të tjerët më parë e më mirë se unë. Dua vetëm të ndalem në një prej avantazheve që nuk e dëgjoj të përmendet shumë, por që më duket më i rëndësishmi, sidomos në afat të mesëm dhe të gjatë.
E kam fjalën për rolin e NATO-s në përftimin e një kaste ushtarake shqiptare të fortë, dinjitoze, kryelartë dhe të përgatitur. Me kalimin e kohës, kjo kastë do të konsolidohet deri në atë shkallë sa të shërbejë si kundërpeshë e pushtetit civil, i cili po perceptohet gjithnjë e më tepër si i korruptuar, e ndoshta me të drejtë.
Kultura ushtarake ka rrënjë të thella në psyche-n shqiptare; në një mënyrë ose në një tjetër, shprehjet e saj të përçudnuara i gjen edhe sot e kësaj dite në organizatat parakriminale, ose në tarafet që sundojnë jetën shqiptare nga Tirana deri në zonat më të humbura; pa folur për mafia-n dhe grupet e tjera të krimit të organizuar.
Shpresa ime është se forcimi dhe modernizimi i ushtrisë shqiptare do të sjellë me vete një ndjenjë më të fortë të detyrës, të shërbimit publik, të disiplinës, të mobilizimit, të përkushtimit dhe të sakrificës, të cilën e shoh t’i mungojë jetës së sotme publike në Shqipëri.
Kam parasysh edhe rolin e kastës ushtarake në jetën politike në Turqinë e sotme, me të cilën duhet ta krahasojmë Shqipërinë para se të kuturisemi në krahasimet (e preferuara) me Zvicrën ose Hollandën.
Ushtria shqiptare mund dhe duhet të shërbejë si emërues i madh i përbashkët i jetës së vendit, përtej dallesave lokale, krahinore, gjeografike, dialektore, fetare. Kultura ushtarake, e ripërtërirë në kuadrin e aleancës atlantike, mund të jetë e vetmja në gjendje që t’i shndërrojë deri edhe veset e sotme parazitare të shqiptarit në virtyte.
Nuk është për t’u shpërfillur as edhe aspekti vizual, ceremonial i jetës ushtarake; i cili ndoshta mund t’ia kthejë atdhetarizmit atë koreografi që i ka munguar, qëkur listelat e tribunave të parakalimeve të 1 Majit u dogjën për t’u ngrohur në dimër.
Shpresa ime është edhe që, një ushtri shqiptare e fortë, e pajisur mirë, e disiplinuar, e përgatitur dhe e udhëhequr nga kuadro të formuar në akademitë ushtarake të NATO-s do t’u japë shqiptarëve anembanë edhe një arsye të përligjur për t’u ndier krenarë për shtetin e tyre; sepse do të shërbejë si model i organizimit laik, të qëllimshëm dhe eficient.
Këtu mund të lexoni një shkrim të Blendi Salajt, që e përshkruan shkëlqyeshëm falsitetin e reagimeve shqiptare (të mediatizuara) ndaj eventit NATO.
Perversiteti i klases politike te Tiranes eshte i tille sa i ben vete vetes lakun gati.
megjithese krahasimi me Turqine eshte shume me i mire sesa ai me Zvicren apo Hollanden perseri nuk eshte shume i goditur. Turqia ka nje tradite ushtarake 600-700 vjecare dhe ushtria ishte/eshte institucioni me i rendesishem i shtetit.
Kam pershtypjen qe ushtria shqiptare eshte replike e administrates civile: thellesisht klanore e dobet dhe e percare. Perndryshe nuk mund te shpjegohet qe ushtria ne historine e shkurter te shtetit Shqiptar ka qene faktor i dores se dyte dhe instrument i politikes. Sidoqofte hyrja tek NATO mund ta profesionalizoje me te vertete e te sjelle efektet pozitive qe jane pershkruar me siper tek artikulli.
Futja e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO eshte padyshim nje levizje strategjike e aleances atllantike, dhe jo merite e tranzicionit albanzez, perfshire ushtaret peshqesh ne Afganistan e Irak.
Keto i shoh te gjitha si perpjekje per t`ja ndalur vrullin ekspansionizmit rus, te cilit ai gishti qe i ka mbetur i mbeshtetur ke rripi i holle i Serbise, do i hyje ne pune vec per nje gje…
Ndoshta e ardhmja fsheh shume te pakendshme per te gjithe globin; perfshirja e arsenalit luftarak te shumices se vendeve nen kupolen e NATOs, Banka Boterore bashke me Banken e Rezerves Federale ne SHBA (kesaj te fundit iu ratifikuan te drejta te metejshme, pa qene nevoja te jape llogari), NAFTA Treaty (kjo e fundit ne rast emergjence ka fuqine te zhvleresoje vete Kushtetuten e SHBA-se). Me keto dua te them se bie era New World Order…
Gjithsesi, mire keq Shqiperia u fut ne valle e ne grigje, e do na duhet te kercejme ate melodi e po ashtu te flasim po ate gjuhe.
New World Order kerkon mercenare or Losttex…e ku me mire se shqiptari qe i ka hup simitja qe nga koha e Tanzimatit (aka zhdukja e delijve, jenicereve, kujunxhijve etj etj)?
SHPRESE.
Ushtaraklleku i shkon kombit tone. Edhe internacionalisti me fanatik besoj se bie dakort me kete.
Fatkeqesia do vije nese vijojme te njejten histori, prej bizantit e me kendej…duke u bere mercenare te te tjereve.
Xhaxhai shkruan:
…”Këtu mund të lexoni një shkrim të Blendi Salajt, që e përshkruan shkëlqyeshëm falsitetin e reagimeve shqiptare (të mediatizuara) ndaj eventit NATO…”
Pse duhet vene ne dyshim se reagimet e njerezve ne Shqiperi ndaj kesaj ngjarje jane te stisura? Une shpesh perceptoj nje problem me blogo apo cyberspheren shqiptare ne pergjithesi. Nje lloj snobizmi, nje lloj absolutizmi ne trajtimin dhe qendrimin ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve te shoqerise shqiptare, ku autoret te hypur mbi nje kapice dheu, iu duket ai si maje mali nga ku shohin larg, me larg se te gjithe te tjeret.
Anetaresimi ne Nato ka disa te mira, dhe ne mos ne menyre koshiente, gezimi i shqiptareve ne menyre subkoshiente eshte i sinqerte.
Efekti me i mire dhe i drejtperdrejte per neve ne kete rast mund te jete ajo qe Xhaxhai e permend me siper ne shkrimin e tij: krijimi i nje kaste ushtarake, te afte, me ndjenje te larte pergjegjesie, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo civike, e cila mund te sherbeje si pike reference, emulimi dhe detyrimi.
Ne menyre indirekte, dhe nen kete mund te kuptohet me mire entuziazmi yne, kjo ngjarje resonon ne psiken tone me reflekset qe historia ka mbruajtur tek ne. Fatalizmi (oriental) i yne perpara pamundesise per ti dale zot vetes, dhe konstatimi i pafuqise sone qofte ne shtetformim apo vetembrojtje te interesave tona te cdo natyre, eshte, ne opinionin tim, nje nga arsyet e mungeses se theksuar te vetebesimit si popull qe ne kemi shfaqur ne thuajse te gjitha momentet kyce te historise se 100-200 vjeteve te fundit. Me Nato-n ne po shkojme ne origjine, duke u bere pjese e nje fuqie te madhe, perandorie te madhe, dicka me te madhe, me te fuqishme, me te afte, qe eshte aty, e pranishme, pavaresish se eshte thuajse e padukshme apo e paprekshme.
Dhe e fundit , shqipot e kane pasur zakon te sherbenin ne ushtrite e shume mbreterive, principatave apo perandorive te Europes e Azise. Aftesite e tyre per lufte (zakonisht per te tjeret) jane komentuar shpesh. Ndofta “kafshes” do ti kujtohen instiktet e dikurshme te “gjuetise” prap. E ne proces eshte per te uruar qe te kthehehmi nga nje popull grabitesish ne nje popull burrash.
Kohet e fundit kam humbur kapacitetin llogjik te kuptoj se ku qendron e verteta. Eshte pozitive apo negative hyrja e Shqiperise ne Nato. Ne se eshte pozitive per ke? Nese negative per ke? Eshte pozitiv apo negativ fakti qe duke pasur aleat Ameriken kemi armik fqinjin tone(Serbine). Eshte negativ apo pozitiv imazhi qe krijon Shqiperia me pro-amerikanizmin e vet ne nje kohe kur gjithe Evropa ushqen nje fryme kritike kundrejt politikes se jashtme te ketyre te fundit. Sa e vertete eshte qe Shqiperia i mbush te gjitha kriteret per t’u futur ne Aleancen Atlantike?A mos po pregatiten per te na perdorur si mish per top? Sa do te jete kapaciteti kritik i politikaneve Shqiptare perkundrejt kesaj makine lufte e ngare nga gjigandi amerikan? Xhaxhai thote “Shpresa ime është se forcimi dhe modernizimi i ushtrisë shqiptare do të sjellë me vete një ndjenjë më të fortë të detyrës, të shërbimit publik, të disiplinës, të mobilizimit, të përkushtimit dhe të sakrificës, të cilën e shoh t’i mungojë jetës ….” Po ju Xhaxha mendoni se keto vlera induktohen nga jashte? D.M.TH Nje shoqeri zhvillohet e zhvillohet andaj hyn ne Nato apo Nato indukton keto vlera ne shtetet qe futen ne te? Ku eshte e verteta??Apo mos valle Nato-s nuk i hyn ne pune fare se c’bejne shqiptaret mes tyre dhe mjafton qe te permbushin detyrat?! Apo akoma me keq nuk hyri Shqiperia ne Nato, por hyri Nat-ua ne Shqiperi?! Sidoqofte me tifozllek jam i gezuar qe Shqiperia me ne fund hyri gjekundi.Kur hyn gjekundi ku ka njerez te tjere ke mundesi te krahasohesh e te kuptosh kur ja fut kot. Sidomos ne Nato ku per nje fjale goje t’a fusin me shpulle.
Ky shkrim i xhaxhait eshte nje menyre e te veshtruarit te ketij problemi, por pika e tij me e dobet eshte rekomandimi qe na ben per te lexuar shkrimin e nje Saliu.
[mesazh i censuruar]
Qatip, rekomandimi që i bëj shkrimit të Blendi Salajt nuk është pjesë e shkrimit tim, por informacion plotësues. Nëse ke durim t’i lexosh të dyja shkrimet (edhe timin, edhe të Blendit), do ta kuptosh se nuk kanë shumë lidhje mes tyre, përveç temës së futjes së Shqipërisë në NATO; por kjo temë po trajtohet tashmë kudo në blogosferë. Të lutem, diskutimin e shkrimit të Salajt ta vazhdosh te vendi ku është afishuar (Peshku pa Ujë), jo në blogun tonë; sepse kështu përfitojmë të gjithë.
”E kam fjalën për rolin e NATO-s në përftimin e një kaste ushtarake shqiptare të fortë, dinjitoze, kryelartë dhe të përgatitur. Me kalimin e kohës, kjo kastë do të konsolidohet deri në atë shkallë sa të shërbejë si kundërpeshë e pushtetit civil, i cili po perceptohet gjithnjë e më tepër si i korruptuar, e ndoshta me të drejtë.
Kultura ushtarake ka rrënjë të thella në psyche-n shqiptare; në një mënyrë ose në një tjetër, shprehjet e saj të përçudnuara i gjen edhe sot e kësaj dite në organizatat parakriminale, ose në tarafet që sundojnë jetën shqiptare nga Tirana deri në zonat më të humbura; pa folur për mafia-n dhe grupet e tjera të krimit të organizuar.”
Vështirë XhaXha. Në radhë të parë nuk mund të kthehen në kastë usharakët pasi i pengojnë dy faktorë. Ushtria shqiptare me standartet e NATO-s nuk do kalojë si numër 15-20.000 ushtarë aktivë, pra analogjia e ushtarakëve në shoqëri do jetë e kufizuar. Faktori tjetër është profesionalizmi i Forcave të Armatosura, ku së shpejti (për disa vjet) shërbimi i detyruar ushtarak do i përket të së kaluarës. Ushtarët pra do jenë profesionistë dhe Forcat e Armatosura do kthehen më shumë në një objekt i cili do zbusi efektet e papunësisë.
Ajo që pasqyrohet më shumë në organizatat parakriminale apo në mafia-n është më shumë karakteri fisnor (tribal, patriarkal, lidhjet e gjakut) që mbizoteron në Shqipëri, sidomos në veri dhe jo, besoj, kultura ushtarake. Në psyche-n shqiptare është i rrënjosur më shumë një tipar luftarak-atomist me elemente anarkizmi, ku gjithkush lufton më shumë për veten e tij dhe jo nën një disiplinë kolektive. Madje edhe në kohën e komunizmit që ushtria ka qënë e zhvilluar dhe kishte tiparet e një kaste prapë nuk mundi të luante një rol protagonist e vendimtar në çështjet e vendit.
Një shkrim shumë i mirë i xha-xhait, i cili vë gishtin në një plagë të vërtetë. Nuk ka shtet dinjitoz pa një ushtri dinjitoze. Shteti shqiptar, edhe pse i ngritur me vështirësi të mëdha, gjithmonë e ka patur parasysh këtë aksiomë, edhe pse shpesh e ka zbatuar mbrapsht.
Zogu, me mundësitë e pakta që kishte, mori këshilltarë anglezë për ushtrinë e tij, me synimin që ta kishte sa më të kohës.
Në periudhën komuniste, për arsyet që dihen, ushtria kishte të paktën një nivel të krahasueshëm armatimi dhe gatishmërie me shtetet fqinje, si Greqinë dhe Jugosllavinë.
Shkatërrimi i ushtrisë shqiptare filloi më 1967, me famëkeqin “revolucionarizim të të gjithë jetës së vendit”.
Autarqia e imponuar pas prishjes me Kinën më 1977 solli bunkerizimin e vendit dhe bllokimin e modernizimit të armatimit.
Mirëpo krasitja e vërtetë e ushtrisë filloi me “reformat” e viteve 1992 e këtej. Pa dyshim, pika më e ulët, ose më mirë të themi, momenti i turpit i ushtrisë shqiptare ishte “shkrirja” e saj më 1997.
“Rimëkëmbja” e mëpasme u shoqërua me gabime të tjera të rënda, të kryera kinse “në emër të NATO-s.” Një i tillë ishte eliminimi i forcave ajrore, dobësimi i atyre ushtarako-detare, shkatërrimi i brigadave të korracuara, etj. Besoj se e keni parasysh dukurinë Delojorgji, që ka shkatërruar jo pak por, thonë, deri në 600 tanke, duke i shitur si skrap tek padronët e tij në Greqi.
Pse të merreshin këto masa drastike, dhe të mos veprohej edhe në Shqipëri sikurse veprojnë vende të tjera të NATO-s me armatimin e vjetëruar?
Sa i përket forcave ajrore, pse, avionët italianë do të ruajnë hapësirën ajrore shqiptare nga ndonjë kërcënim “asimetrik”?
Pse duhej shkatërruar shkolla shqiptare e aviacionit? Pse të mos përdorej ajo përvojë për t’u përcjellë më pas në aerotransportin civil sikurse bën gjithë bota?
Angazhimi i Shqipërisë në NATO sjell një rast shumë të mirë që ushtria shqiptare të gjejë vendin e saj më në fund. Por që të arrihet kjo, ndofta Tirana nuk duhet të ndjekë verbërisht recetat për një “ushtri niche”, me 10-15,000 profesionistë.
Edhe përrallat e rekomanduara nga Greqia nuk duhen dëgjuar.
Si një element thelbësor i çdo shteti serioz, ushtria është jo vetëm një mjet i domosdoshëm deterrent (si mund të shqipërohet kjo fjalë?), por para së gjithash ajo është një instrument ngjizës dhe madje ndriçimtar në jetën e kombit.
Dy shembuj për këte:
Në njojftimet e fundit për një katastrofë natyrore më duket në Brazil, u desh ndërhyrja e ushtrise braziliane për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Madje ajo ngriti edhe dy spitale fushore. Po ushtria shqiptare në një rast të tillë a do t’i kishte këllqet???
Në një takim ditët e fundit me një studiues gjerman të mjedisit, mësova për një studim shumë interesant të Pentagonit lidhur me rreziqet që i vijnë shoqërisë nga ngrohja globale dhe masat që duhen marrë. Studiuesi gjerman tha një gjë shumë të vërtetë në parashtresën e vet: Politikanët dhe shoqëria civile flasin për shumë gjëra, por kanë një prirje të kuptueshme për të mos folur për “skenaret e zeza”.
Kurse detyra e ushtrisë është pikërisht kjo: parashikimi i këtyre skenareve dhe marrja e masave parandaluese për mos-ndodhjen apo për zbutjen e pasojave të tyre.
Ndofta pikërisht tredhja e ushtrisë shqiptare, çka ka sjellë edhe eliminimin e rolit të saj të pazevendësueshëm në mbrojtjen e shoqërise, solli edhe ngjarjen e fundit të Gërdecit.
Me hyrjen në NATO, ushtria shqiptare ka një shans të rrallë për të rifituar rolin e vet thelbësor në Shqipëri.
Sigurisht, po qe se e lënë politikanët, tha…
me habit fakti, se ka njerez sot qe mendojne se jane intelektuale, dhe u thurin lavde e himne shoqerive militariste.
te flasesh per turqine, dhe t’a prezantosh ate si nje prototip qe duhet imituar, ne kohen qe perpiqesh te ecesh perpara si shoqeri civile, eshte te pakten qesharake.
shoqeria turke eshte nje shoqeri tejet e prapambetur, me probleme te medha ne fushat e te drejtave te njeriut, te fjales se lire, dhe te demokracise.
dhe ketu padyshim eshte edhe roli i “gjeneraleve” , dhe i predominimit ushtarak qe historikisht favorizon kete erresire sociale.
burimi kryesor i te keqijave pergjate historise njerezore eshte agresiviteti, dhe lakmia njerezore. deshira por edhe nevoja per te pasur sa me shume; nevoje kjo, qe eshte edhe shkaku themeltar i lufterave sfilitese nder shekuj.
ushtria dhe nocionet ushtarake jane ushqyes, por edhe shprehje e agresivitetit , lakmise , dhe te dhunes njerezore.
t’i thuresh lavde ketyre faktoreve mjerim-pjelles, dhe t’i quash ata te nevojshme per mbarevajtjen e demokracise, eshte te pakten driteshkurter dhe absurde njeheri.
AKL shkruan:
AKL, nuk i paske bërë detyrat e shtëpisë. Lexo tekstin e mëposhtëm, të nxjerrë nga Wikipedia:
Shoqëria civile ka nevojë për kushtetutën ose ligjin, që të mbijetojë. Prandaj mos u hakërro kot pas një institucioni, të cilit shkrimi i mësipërm ia uron të mbrojë kushtetutën në Shqipëri ndaj rreziqeve reale që i kërcënohen.
Hyrja e Shqipërisë në NATO krijon premisat e lindjes dhe kultivimit të një kaste ushtarake shqiptare e cila do të ketë mundësinë të riprodhohet pavarësisht nga situata politike në vënd. Më në fund Shqipëria do të ketë strukturat e veta publike që do të luajnë një rol domethënës në jetën politike, të cilat do të vëzhghohen, kultivohen e më pas (do Zoti) do të burokratizohen pavarësisht nga orekset partiake shqiptare. Në këto rrethana ka arsye konkrete të shpresohet, që strukturat ushtarake shqiptare të NATO-s të induktojnë pozitivisht jetën politike shqiptare, madje ta mbajnë atë nën një lloj presioni (modeli turk), në mënyrë që vëndi të mos destabilizohet e këta më pas të humbasin privilegjet e tyre. Ky është edhe i vetmi aspekt pozitiv i hyrjes në NATO. Madje kjo kaste e re shqiptare e kontrolluar nga një pushtet jashtë-shqiptar mund të marrë në rast nevoje edhe inisiativën për drejtimin e shtetit në kohë krizash politke, që në fakt në këto 10 – 12 vjetët e fundit ka qënë dëshira e shumëkujt. Pra shfuqizimin e sistemit politik aktual, shpërndarjen e parlamentit, pezullimin e zgjedhjeve politike, zgjedhjen e një qeverie teknike për një periudhë 10 – 15 vjecare, dereformimin e ekonomisë kombëtare, nxjerrjen e një legjislacioni për shpronësimin e spekullantëve të periudhës së demokracisë, shtetëzimin e ish-degëve kryesore të ekonomisë së dikurshme dhe dhënien e tyre në koncension të huaj, debimin në emigracion politik të elitave politike aktuale, shtrëngimit të legjislacionit penal për mbrojtjen e jetës së individit dhe strukturave familiare; me një fjalë krijimin e një Shqipërie nacional-socialiste të përkohshme në të cilat mund të lulëzojë tregu dhe me kalimin e kohës një mendim opozitar demokratik serioz, i cili dikur pas 20 – 30 vjetësh të kryejë dot reformat politike demokratike, të cilat shqiptarët naivë kujtojnë se po kryhen sot, ndërkohë që ata më realistë besojnë se nuk do të kryhen dot kurrë. Shumëkush në Shqipëri sot beson se ky vënd ka nevojë për një karantene historike, të shtrirë në kohë aq sa të jetë e nevojshme që kasta politike aktuale të pushojë së egzistuari duke vdekur në mënyrë të natyrshme. Shumëkush në Shqipëri ka menduar në këto 10 – 12 vjet, që një nga fatkeqësitë më të mëdha të atij vendi është se mungon pikërisht një kastë e armatosur, e cila me dhunën e armëve të vendosë rregull. Që të mos kuptohemi keq, ky përfytyrim nuk është aspak i imi, e ca më pak dëshirë e imja, unë jam duke bërë vetëm një konstatim të faktit, ndërkohë që jam i ndërgjegjshëm, se mund ta kem edhe gabim përsa i përket bindjes time, se tek shqiptarët egzistoka vërtetë një dëshirë e tillë, pra për një dorë të fortë.
Askushi,
Pyetjet e tua te tipit “A mos po pregatiten per te na perdorur si mish per top? ” “Ku eshte e verteta?”, per te thene nje te vertete, ja kam bere e ja bej edhe une vetes, po aq sa ty, por kam filluar te gjej karar permes krijimit te nje opinioni “gjysem-per-gjysem” (po e quaj keshtu), pra nje opinioni personal qe ndonjehere eshte “i bardhe”, e ndonjehere “i zi”. Po shpjegohem permes nje shembulli : po aq sa me duket e sigurt qe Gerdeci (po marr nje shembull te fundëm) ishte prodhim i paster korruptiv yni, pra shqiptar, po aq me duket e sigurt qe shperthimi i Gerdecit (ne sensin primar, pra “shperthimi teknik”) ishte veper e Sherbimeve sekrete serbe (pse jo dhe ruse). Por edhe per kete punen e “shperthimit teknik” (pra “kush i vu zjarrin”), kam opinionin tim “te komplikuar” : nese teknikisht shperthimi i Gerdecit mund te kete qene i dirigjuar nga Sherbimet sekrete Serbe, kjo nuk do te thote automatikisht qe per nje gje te tille ka qene ne dijeni, po themi, presidenti serb Tadiç, biles edhe kryeministri Koshtunica.
E gjitha kjo me kujton nje shkrim te xhaxhai-t, ne mos gabohem perpara dy a tri vitesh tek “shekulli”, ku ai shprehej per mos-sigurite qe ka ne perzgjedhjet qe ben nje vend (ne rastin konkret, Shqiperia) per tu renditur nje filan apo fistek koalicion. Opinion te tijin te cilin e ndaja dhe e ndaj plotesisht. Por per fat te keq timin e tendin bashke, jo pak pyetje eshte veçse koha qe ua jep pergjigjen. Kryesorja me duket mua eshte te shikuarit e gjerave ne kompleksitetin e tyre…
Një tjetër shenjë e rrënimit të ushtrisë shqiptare është edhe dekreti i fundit i Presidentit Bamir Topi për shkarkimin e tre gjeneralëve kryesorë shqiptarë.
Kur nuk ke ç’i bën gomarit, i bie samarit, tha…