A E DINIM SE…

Shteti në Shqipëri po kalon një krizë institucionale, me pasoja që do t’i ndihen për shumë muaj. Ndërkohë, nuk kam parë gjëkundi, në mediat e shkruara, asnjë konstitucionalist për bé që të shpjegojë se çfarë po ndodh dhe nëse ekzistojnë premisat për t’i konsideruar zhvillimet e tanishme ndër-institucionale si formë të një putsch-i të bardhë.

Kryeministri Berisha: kije inat, por foli hakun, thotë fjala e popullit. Në mes të krizës, në mes të paranojës, ndoshta i trembur edhe nga zhvillimet në Egjipt dhe roli i amerikanëve atje, Berisha e gjen kohën dhe mukajetin të festojë ditëlindje dhe të merret me veprimtari të tjera sentimentale dhe të koleksionimit të kronikës rozë, në një kohë që të huajt kanë frikë ta takojnë, sepse u tregon e ritregon të njëjtin film të keq meksikan autokinemaje të viteve 1950.

Presidenti Topi: roli i tij është të bashkërendojë pushtetet, por ndërkohë një komision hetimor parlamentar, i ngritur me ngut nga PD-ja, kërkon të dijë se kë ka marrë ky në telefon nga celulari i vet ditën e putsch-it zero. Asnjë reagim nga presidenti dhe nga presidenca, për këtë akt kaq intruziv, në mos agresiv. Alba Malltezi shkruan te Gazeta Shqiptare se “[n]ë tabulatet telefonike, më të frikshme janë telefonatat që mungojnë (midis kryeministrit se presidentit), se sa ato mes krerëve të institucioneve.”

Prokurorja Rama: edhe asaj do t’ia kontrollojnë numrat të cilëve u ka rënë dhe numrat që asaj i kanë rënë; SMS-të dhe të tjera gjeste intime që askush nuk duhet t’ia dijë një gruaje. Duhej të kishte paraqitur dorëheqjen e kushtëzuar, në përgjigje të përdhosjes së përsëritur që i bëri kryeministri; por amerikanët nuk do t’ia kenë këshilluar. Edhe ajo, edhe Presidenti Topi, sillen sikur të jenë viktima – reale ose imagjinare – të ndonjë shantazhi nga kundërshtari.

Ministri i Drejtësisë: ekziston.

Komisioni hetimor: para një jave, kërkuam në PTF krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar ngjarjet e 21 janarit, ose orvatjen për grusht shteti, siç këmbëngul ta quajë kryeministri. Na e dëgjuan fjalën, dhe dolën me këtë karikaturë, e cila nuk bën as për të qeshur. Për nga dinjiteti i detyrës, komisioni është baras me një ekip të rëndomtë të kontrollit punëtor dhe fshatar, nga ato që u kallnin tmerrin institucioneve në vitet 1970-1980. Dikush duhet t’ia kontestojë legjitimitetin këtij kaleci kolektiv, i cili si gjest të parë publik zgjodhi të bëjë kontrollin e telefonatave celulare të fëmijëve plangprishës të Berishës.

Deputetët socialistë: këta vazhdojnë bojkotin me sukses të plotë dhe marrin rrogat, edhe pse mund të bënin pak zhurmë në Kuvend, për t’u kujtuar kolegëve të tyre se ekzistojnë. Duhej të kishin marrë pjesë në komisionin hetimor, qoftë edhe vetëm për t’ia nxjerrë të palarat në shesh. Përndryshe, mund t’ua dhuronin rrogat familjeve të tre viktimave të 21 janarit, të cilët u vranë gjatë një manifestimi të organizuar nga PS-ja.

Dorëheqja: Ja një teknikë efikase që përdorin diku në Afrikë për të kapur majmunët: Marrin një kungull të zbrazët, i hedhin brenda pak oriz, e vulosin nga sipër dhe i hapin një vrimë në anë, aq të madhe sa të nxërë një dorë majmuni. Pastaj e lënë kungullin në xhungël, afër vendit ku vërdallosen majmunët. Këta herët a vonë e pikasin karremin, e nuhatin që ka oriz brenda; më i guximshmi afrohet, kall dorën në vrimë, e mbush me oriz, bën ta nxjerrë… por nuk e nxjerr dot. Dora e mbyllur grusht, me gjithë orizin brenda, është bërë më e madhe se vrima dhe nuk del dot më që andej. Megjithatë, majmuni refuzon ta lëshojë orizin dhe vazhdon të shpresojë se duke tërhequr, do të arrijë ta nxjerrë dorën me oriz prej kungullit njëlloj sikurse e futi. Aq e madhe është grykësia e majmunit, sa edhe kur i afrohen gjahtarët, ky nuk e hap grushtin kurrsesi që të lëshojë orizin, por preferon që ta kapin rob. Nuk heq dorë, me fjalë të tjera.

Vincenzo Paglia: përfaqësuesi i Komunitetit të Sant’Egidio-s, që vizitoi Shqipërinë për t’u takuar, mes të tjerash, edhe me kryeministrin Berisha dhe presidentin Topi. Siç e vërejti edhe M. Nano-ja te ResPublica, këtij ia shkruan emrin rregullisht gabim, duke filluar që nga faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave:

Në një kohë që një komentues anonim, te Shekulli, vërente se “prifti vjen kur ke mort”, çka nuk më tingëlloi si batutë e rastit, po të kemi parasysh se kur dhe si është aktivizuar komuniteti i Sant’Egidio-s në të shkuarën, në lidhje me çështjen shqiptare.

Kompanitë telefonike: këtyre u është kërkuar, prej Komisionit Hetimor parlamentar, të dorëzojnë tabulatet telefonike të krerëve të institucioneve; të shohim sa do të binden. Ndërkohë, në një zhvillim tjetër:

Por me siguri nuk do të ketë lidhje mes këtyre dy zhvillimeve.

Të vrarët e 21 janarit: të tre po i hanë krimbat – për fat të keq; krimbat e të gjitha ngjyrave dhe bindjeve politike. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë prej familjarëve të tyre të ngrejë padi kundër shtetit për vrasje me paramendim. Vërtet prokuroria po kryen hetim për llogari të vet, por një padi nga një palë drejtpërdrejt e prekur do të kishte kuptim dhe peshë tjetër. Ndoshta opozitari i shquar dhe avokati S. Ngjela do t’i shërbente më shumë çështjes që ka për zemër, sikur të merrej pro bono me përgatitjen e kësaj padie ekzemplare kundër shtetit, në vend që të këpuste të trasha në mediat, duke u kthyer në një kundërfigurë të Berishës, në radhët e së majtës.

Shoqëria civile: janë derdhur miliona euro për kultivimin e saj në Shqipëri, por nuk i pashë kund të pranishëm, në manifestimet – as në 21 janar, as në 28 janar, edhe pse prania e shoqërisë civile në larminë e saj, do t’i kishte dhënë tjetër pamje protestave.

Përshkrimi i protestës: si palë e tretë e interesuar, do të doja të di diçka më tepër për 21 janarin, sesa përshkrimet e cilësuara që ka dhënë i palodhuri Berisha. Ose më mirë: dua të di çfarë ka ndodhur pikërisht, jo të lexoj skenarin e një thriller-i të keq. Kronikat në mediat janë përqendruar te vrasjet, dhe nuk u vë dot faj; por ndërkohë shumë incidente kishin ndodhur, para se t’u vinte radha plumbave.

Ndërkombëtarët: të gjithë lexojnë nga i njëjti teleprompter – qetësimi i menjëhershëm i situatës, rivendosja e dialogut institucional mes palëve politike, respektimi i institucioneve të shtetit ligjor, duke patur parasysh që Shqipëria është projektuar drejt integrimit në familjen evropiane; edhe pse prania e tyre dhe kompleksi i tyre i superioritetit ka ndikuar jo pak në kalcifikimin e paranojës ndër-institucionale në Tiranë.

Edi Rama: po të isha cinik, do t’i sugjeroja të lexonte tregimin “Teologët”, të Borges-it; ku dy prelatë të lartë katolikë ndeshen mes tyre për çështje të holla doktrinare aq ashpër, sa njëri arrin ta çojë tjetrin në turrën e druve. Më pas, kur i vjen radha edhe inkuizitorit për të kaluar matanë, vëren me lemeri se, për Perëndinë, ata të dy kishin qenë një njeri i vetëm. Pse do t’ia rekomandoja? Jo sepse rreshtohem me ata të ekuacionit Rama = Berisha, përkundrazi; por sepse Rama ka nevojë tani që të bindet se synimi i tij nuk është të rrëzojë Berishën, por ta kapërcejë Berishën; madje ta kapërcejë duke e injoruar, nëse mundet.

Peizazhe të Fjalës: putsch e jo putsch, blogut i është dyfishuar numri i vizitave ditore. Prite kur të na kërkojë një ditë, Komisioni Hetimor, IP-të e komentuesve…

Nuk ka komente

  1. “Për nga dinjiteti i detyrës, komisioni është baras me një ekip të rëndomtë të kontrollit punëtor dhe fshatar, nga ato që u kallnin tmerrin institucioneve në vitet 1970-1980. Dikush duhet t’ia kontestojë legjitimitetin këtij kaleci kolektiv, i cili si gjest të parë publik zgjodhi të bëjë kontrollin e telefonatave celulare të fëmijëve plangprishës të Berishës”

    Me bëre të ndjehem pak çaste mirë ne nje atmosferë aspak miqesore për shëndetin mendor, dhe me gjerë. Kur i kujtoj tani ato kontrolle që duhej të luftonion burokracinë, me vjen per të qeshur; por fillova te qaj prapë sepse vetëm emri i ka ndryshuar. Pashë mbremë në TV dy nga këta të kontrollit punëtor (dmth të grupit hetimor), mos më pyet për emrat se nuk ua di, të cilët nuk i kishin lënë gjë mangut figurës së brigadierit të arrave dhe ndihmësit të tij, që shprehnin një kënaqësi të brëndëshme gjithperfshirëse se po dilnin pëpara kamerave.

  2. Po ç’te shprehen konstitucionalistet, aman ?? E tha vete Kryeministri : “Ai ishte putsch”. Kuptohet, ate nuk e ka lene ende mendja te thote se ishte putsch ushtarak, dmth i Gardes. Dhe e kaloi ne ‘linje politike’ (RamaE, RamaI, Gjinushi, Ngjela…). Si i tha kryeprokurores ? I tha : “Po ty moj vajze, po arrestove krye-gardistet, kush dot te te mbroje ??”. Keshtu qe : kur kesaj te fundit i del ne krah ne konference shtypi ambasadori amerikan, kete ai nuk e ben per ti bere karshillek Berishes (politikes), por armeve (Gardes). Dhe jo vetem karshillek !

    Po pse mberritem ketu ?
    Ky eshte tjeter debat ! Per kete pyesni Kajsiun, meqe e shpjegon fort mire ç’eshte klientelizmi.

  3. ”’Shoqëria civile: janë derdhur miliona euro për kultivimin e saj në Shqipëri, por nuk i pashë kund të pranishëm, në manifestimet – as në 21 janar, as në 28 janar, edhe pse prania e shoqërisë civile në larminë e saj, do t’i kishte dhënë tjetër pamje protestave. ””

    J. tek blogu i vet bente nje shpjegim te bukur, pothuajse hajdegerian, duke shfrytezuar etimologjine e fjales idiot.
    Meqe milionat jane te nderkombetareve, edhe qendrimi eshte si i nderkombetareve, kush paguan te ve edhe lakun tek fyti.
    Shoqeri civile apo mercenaret e radhes ? Kjo pyetje disavjeçare me duket se po e gjen pergjigjen.

    Duke asgjesuar si shenje barbarie gjithe çeshtjen e qendrimet e paleve te interesuara, pra te vete shoqerise shqiptare, e ashtuquajtura shoqeri civile u shkeput nga vete shoqeria shqiptare, duke ngelur si nje entitet pastertisht abstrakt, si kishe pa besimtare.

    Kur shitja e ndergjegjes vishet me petka qyteterimi, res pubblica ka humbur anetarin, shteti ka shtuar numrin e te sunduarve. Nuk duhet harruar se edhe komunizmi i kishte
    radhet plot me te qyteteruar qe kishin shitur ndergjegjen.
    Nuk besoj se retorika e tyre do te kete me sukses ne Shqiperi, permiresimi moral i shoqerise humbi kaloresit, te shnderruar ne sharlatane ose si thote J. ne idiote, sipas kuptimit zanafillor te fjales.

    Gjithsesi ngelet e mistershme, si nuk doli ndokush kunder qendrimit nderkombetar, te jete valle edhe administrimi i shoqerise civile ne formatin autoritar, apo thjesht kane menduar pse ta kruajne me kallamishte?

  4. Do te shtoja pa ju hequr asnje presje atyre pikave te mesiperme se ne keto kohe jemi deshmitare te haxhiqamilizmit te opozites dhe harrakateve te saj ne media prej letre e online.

    Si njehere e nje kohe revolucionari Haxhi Qamil, keta po te kene me vete Kavajen e Shijakun (keto dy qytete e zona mund t’i zevendesoni me te tjera tani), nuk pyesin per Angli e France (tani kete rol e fuqi ka Amerika).

    Nuk na duhet Amerika sa here qe kjo e fundit, mbeshtet ligjin dhe institucionet e dala ne menyre demokratike e legjitime ne Shqiperi.

    Avokat fytyre vrerosuri sic ja ka thene bukur kryetari i tij aktual Edi Rama, nuk ka fituar asnje ceshtje penale a civile gjate gjithe karrieres se tij si avokat. Rast unik ma merr mendja ne Europe e bote. Keshtu qe mos shpresoni shume tek ai.

    Sdq. pas nje dhune te planifikuar per te rrezuar nje qeveri legjitime dhe deshtimit te saj, jo pa pasoja, vlen te behen analiza e te shikohen gjerat qe te forcohet shteti e institucionet e tij. Gjithmone dhe me ndihmen e cmuar te miqve amerikane.

    Harrakateve jam i bindur qe te pakten per 20 vitet e ardhshme nuk ju shkon mendja te arrijne tek pushteti nepermjet dhunes.

  5. Duke u gdhire data 22 janar Lulezim Basha ka depozituar doreheqjen. Nuk ia pranuan. Si duket u sqarua per pucin pak me vone.

  6. Ate te opozites pra. Se ai eshte puci qe sheh qeveria. E sqaruan dhe si duket i kane thene; nuk eshte koha per pergjegjesi ne Shqiperi.
    Ja tani Komisioni Hetimor kerkon edhe tabulatet e gazetareve, disave. Me vone ndoshta do kete kontrolle tatimore, gjoba dhe mbyllje gazetash dhe pastaj ndonje hu rruges. Opozita ka paralajmeruar proteste te premten; Shqiperia e Mesme ne Tirane, Jugu ne Vlore, Veriu ne Lezhe dhe Juglindja ne Korce. D.m.th kjo eshte faza d e pucit qe mund te sjelle nxjerrjen ne rruge te Ushtrise e cila do te konsumoje fazen K*234 -5 te kunderveprimit antipuc po te kemi parasysh se gjendja e Jashtezakonshme shpallet nga Presidenti. Por edhe po nuk e shpalli ai, se pjese e pucit eshte, e shpall vete ky gafili. Deshmoi tani ne komisionin hetimor. Ishte thjesht epilogu i 20 viteve them. Ndoshta e detyrojne te jape doreheqje ne 20 shkurt. Se edhe aktin e pare te vetevrasjes politike ne 17 janar e beri.

    1. Ketu e 13 vjet, vrasjen e Azem Hajdarit Saliu e kaloi ne ‘planin’ politik, dhe akuzoi kryeministrin e asokohe Fatos Nano si urdherues i vrasjes. Te njejten tentative beri mbremjen e 21 janarit, por kesaj rradhe, i akuzuari (Rama) qé me fat : videot e shpetuan nga nje histori akuzash qe do te zgjaste per disa vite, per te perfunduar me ne fund me nje kerkim faljeje, te njejte me ate qe Berisha i beri Nanos. Megjithate, me gjithe videot, kryeministri po ja del mbane qe, nje histori me gardistë, bodyguard-ë e fedayeen-ë, ta ktheje edhe kesaj rradhe ne ‘planin’ politik.
      Une e kuptoj qe eshte turp e faqja e zeze qe te behen publike histori te tilla (me gardiste, bodyguard-ë e fedayeen-ë) ne nje vend gjeografikisht ne Europe (nderkohe qe ato jane tipike per vendet me histori etatike te dobet, siç jane nje pjese e mire e vendeve afrikane – shpesh qofte dhe jo per faj te tyre), ndaj dhe te pyeta per doreheqjen e ministrit te brendshem.

  7. Uroj qe kjo situate te beje qe te dalin njerez te shoqerise civile ne menyre te me e te pafinancuar nga asnjeri thjesht sepse e ndjejne se duhet te dalin me ne fund..

  8. Pyet Hyllini:
    …”Gjithsesi ngelet e mistershme, si nuk doli ndokush kunder qendrimit nderkombetar,…”

    Nuk ndodh e nuk ka per te ndodhur qe politika shqiptare te dale kunder nderkombetareve. Pervec borxhit te stermadh moral qe kemi ne lidhje me Kosoven, zgjidhja e problemit te te ciles, eshte e barabarte me te pakten mbi 100 vjet perpjekje politike, ekonomike dhe ushtarake te shtetit shqiptare, fakti tjeter me i perditshme eshte ai ekonomik. 76% e eksporteve shkojne ne Europe dhe 51% e importeve vijne po qe andej. Kesaj i do shtuar edhe remitancat disa miljardeshe qe hyjne ne vend cdo vit nga shqiptaret qe kane shkuar ne Perendim.

    Une perseri do te ngulja kembe ne faktin se kriza politike ne Shqiperi, ne themel nuk eshte tjeter vecse lufte klanesh e nje natyre tout court ekonomike. Interesat ne loje jane tejet te medha, c`ka justifikon edhe antagonizmin deri ne gjak derdhje te paleve.
    GDP e Shqiperise, simbas librave, eshte $24 miljard USD.
    Por simbas specialisteve, Shqiperia ka nje aktivitet ekonomik informal dhe te paraportuar qe shkon deri ne 50% te GDP se deklaruar. Pra $12 miljard USD jane aty jashte ne rruge, dhe i binden e i nenshtrohen ligjit te me te fortit ne Shqiperi. Dhe si kudo ne bote, nuk ka gje me te forte se sa shteti. Shteti eshte me i forti. Do me thene ai qe ka shtetin ne dore, ai eshte me i forti. Por qe ta kesh shtetin ne dore, duhet te jesh i forte dhe te fitosh betejat e nevojshme politike, pavaresisht nga cmimi.

    Dhe kjo eshte vetem nje pjese e tortes ekonomike, per te cilen te fortet e Shqiperise bejne lufte me njeri-tjetrin.
    Pjesa tjeter eshte ajo e investimeve. Perseri simbas librave, Shqiperia merr/ ka cdo vit rreth 30% te GDP ne investime. Pra rreth $8 miljard USD. Por investimet, meqe jemi nje vend ne Europe dhe ka sy e veshe qe na shikojne e degjojne, do te duan te jene mundesisht sa me te rregullta, nen mbikeqyrjen e shtetit. Se perndryshe u mbush vendi nga Vrina deri ne qafe te Valbones me bime “medicinale”.
    Keshtu, kush kerkon te shpallet fitimtar ne perplasjet politike ne Shqiperi, ka perborxh te shkoj mes te ftohtit e te ngrohtit, ujit e zjarrit, te shkaterroje e te djege, te derdhe gjak e te lere koka njerezish ne proces. Te gjitha keto jane te justifikueshme, sepse mbas kesaj, po mbijetove si fitimtar, te pret nje Eldorardo e vertet prej $15-20 miljard dollareshe. Por edhe po humbe, you will live to fight another day. Eldorado aty do jete, se s`ka ku iken.

    Per mendimin tim, do te konsiderohej verte nje hap tejet i madh perpara sikur politikes aktuale, status -quo-se ti thuhet ‘jo’ nga nje segment i opinionit shqiptar, dhe jo nga nderkombetaret. E mira do te ishte qe te krijohesh nje levizje politike krejt e pavarur nga ajo ekzistuese. Psh te krijohet nje Parti ku rregulli numer nje do te ishte qe asnje njeri mbi moshen 35 vjec te mos lejohesh te behesh anetar i saj. Me nje te rene te sopates, i pritet rruga shume influencave negative te trasheguara apo te krijuara, efekti i te cilave po ia merr shpirtin gjithshka eshte e shendosh ne Shqiperi. Brenda saj pastaj mund te debatohet se per sa shtet e per sa treg te lire ka vend dhe nevoje ne Shqiperi, por te pakten te kerkohet e te arrihet nxjerrja e debatit politik, kulturor, ekonomik e social nga thonjte e politikes ekzistuese, qe teper ngjan me luften per hierarki ne nje kope ujqerish se sa per njerez qe marrin persiper te mbrojne dhe zhvillojne interesat e popullit te vet.

  9. Shume interesant kjo puna e demokracise ne Shqiperi. Cdo 5 vjet pasi vjen ne pushtet PD, behet situata e padurueshme, gati per revolucion, zgjedhje te parakoheshme, ja vdekje-ja liri. PD akoma nuk e ka kuptuar qe rrotacioni ne Shqiperi nuk mund te jete 8 vjet njera parti, 8 vjet tjetra. Se ajo tjetra nuk pret dot 8 vjet, sa kalon 4, i ngrihet mendja per pushtet prape. Dhe fillon ate avazin “andro thello..e dua burrin, e dua tani, e dua si tendin.”

    Dhe pastaj e marrim pushtetin, dhe e bejme fushe me lule kolumbiane, si do zot Nanua, Meta e Co. Po ky Rama do jete ndryshe, ma merr mendja, se ky nuk e ka mendjen neper ahengje si Nano, as hajdut i korruptuar si Meta nuk eshte, as i cmendur e i papergjegjshem si Berisha jo e jo.

    Ky do na coje vertete ne demokraci reale, dhe do ta beje gjithe Shqiperine sic beri Tiranen, edhe qeverine do e kete demokratike sic ka partine dhe bashkine sot…..gumezhijne zerat ndryshe atje, s’kane fare frike nga perjashtimet.

    Them qe nuk duhen pushuar protestat, biles po te ishte treguar pak i mencur dhe kete 21 janarin ta kish bere me pare, nuk do kish patur nevoje as per protesta, as per greve urie….do ishte kryeminister tani, dhe te gjithe do ishim te lumtur….edhe ambasadori amerikan biles.

    1. Po ky Rama do jete ndryshe, ma merr mendja, se ky nuk e ka mendjen neper ahengje si Nano, as hajdut i korruptuar si Meta nuk eshte, as i cmendur e i papergjegjshem si Berisha jo e jo.

      Ne i ardhte dita Rames gjall a vdek ai do e dergoje Berishen ne burg! S’besoj se eshte njeriu i duhur. The threshhold of pain has never been breached. Duhet te ndodhe kjo qe de prodhohet nje Njeri i pershtatshem per ato rrethana mafioze.

  10. 🙂 Ka shume funksionare shteti qe egzistojne sikurse ministri B. Nishani. Madje dhe presidentin do ta fusja ne te njejten kategori. Perhere me eshte dukur nje burre shteti part-time.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: