HISTORIA E BUKURSHKRIMIT SHQIP

Çfarë i thonë tekstet e historisë së shqiptarëve nxënësit gjimnazist për fillimet e shkrimit shqip?

Të dhënat në këtë rast janë ato që janë, interpretimet janë ofruar prej kohësh, duket sikur autorëve të teksteve s’u mbetet veç të gjejnë një formë sa më të përmbledhur dhe tërheqëse, për t’u shpjeguar nxënësve se pse shqipja u shkrua pikërisht në atë periudhë dhe jo më parë; dhe cilat janë dëshmitë e para të gjuhës sonë me shkrim.

Për fat të keq, orientimi ideologjik i teksteve arrin ta ndërlikojë edhe informacionin historik më të thjeshtë.

Uegen-i, pasi vëren se në Mesjetë punët e kulturës ishin zakonisht prerogativë e kishës dhe e klerit, e sheh me vend të përmendë se “një numër klerikësh shqiptarë u bënë të njohur si njerëz të dijes e të kulturës. I tillë ishte, p.sh., prifti Nikolla nga Durrësi, i cili e njihte aq mirë latinishten dhe greqishten sa në vitin 1250 u ftua në Romë si sekretar i Papës Inocenti IV.”

Se ku e mbështetin autorët, që ky Nikollë nga Durrësi paska qenë “shqiptar”, në një kohë që, po t’u besojmë historianëve (Ducellier), banorët arbër në Durrësin mesjetar përbënin një pakicë, këtë nuk e dimë.

Vazhdon Uegen-i:

Në atë kohë në shkrimet e ndryshme fetare dhe laike përdoreshin zakonisht gjuhët e huaja, kryesisht latinishtja dhe greqishtja, të cilat njiheshin si gjuhë kulture.

Vëreni mrekullinë që arrin të kryejë ndajfolja “zakonisht” – zakonisht gjuhë të huaja, por ndonjëherë edhe… shqipja? Mirë do të ishte, por nuk kemi prova, zotërinj.

“Deri më sot nuk kemi dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, para shek. XIV,” na thonë autorët; pa çka se dokumenti i parë në shqipen e shkruar, Formula e Pagëzimit, i përket shekullit XV (po ç’bëri një shekull). Natyrisht, shekulli XIV këtu i referohet një thënieje të kryepeshkopit të Tivarit, Guljelm Adamit, i cili na lajmëron se arbërorët në librat e tyre përdorin “shkronjat latine.” Thënie e vyer, por këto libra s’i ka parë kush deri më sot (me përjashtim të Musa Ahmetit).

Guljelm Adamin e përmend edhe Albas-i, për të shënuar pastaj se “sot kemi tri dokumente, që i përkasin shekullit XV, të cilat dëshmojnë për gjuhën e shkruar arbërore.” Këto dokumente janë Formula e Pagëzimit, Perikopeja e Ungjillit dhe Fjalori i Arnold von Harf-it.

Në të vërtetë, fjalori i Von Harf-it nuk e ka vendin këtu; lista me fjalë shqipe e vitit 1496, e hartuar prej një udhëtari gjerman në viset arbërore (teach yourself: conversational Albanian), në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmojë për gjuhën e shkruar arbërore; pse vetëm na tregon që Von Harfi dinte të shkruante dhe se ai vizitoi vende ku flitej shqipja.

Gabim i rëndë ky, për një tekst historie.

Si edhe në raste të tjera, pozicionimet më të guximshme i gjen te teksti i Pegi-t. Këtu lexojmë, bie fjala, pohimin se “Kronisti osman i shekullit XVI pohon se shqiptarët në momentin e kontaktit me osmanët kishin shkrimin e tyre por në një stad jo shumë të zhvilluar”, por nuk na thuhet emri i këtij kronisti.

Gjithashtu, si një nga dëshmitë e hershme të shqipes së shkruar, sillet edhe dorëshkrimi i Bellifortis, i cili konsiston në ca rreshta të një formule magjike në një gjuhë të panjohur, të përfshira në një tekst artilerie në latinisht, të vitit 1405, me autor piroteknikun Konrad Kyeser. Ky dorëshkrim është studiuar më së fundi nga Robert Elsie, dhe siç mund të bindet lexuesi vetë, (ende) nuk i plotëson kushtet për t’u përfshirë në një tekst historie të shqiptarëve.

Hipotezën se dorëshkrimi i Bellifortis-it mund të jetë një dëshmi e shqipes mesjetare (të shekullit XI, sipas atyre që e kanë studiuar), e kanë formuluar të parët Dumitru Todericiu dhe Dumitru Polena, në Bukuresht 1967; nga këta, Pegi natyrisht përmend vetëm “studiuesin rumun me origjinë shqiptare Dh. Polena”, i cili e paska deshifruar tekstin me anë të gjuhës shqipe (Todericiun le ta studiojnë rumunët, po të duan; edhe pse ky figuron si autori i vetëm i artikujve në rumanisht, ku njoftohet deshifrimi i mundshëm i dorëshkrimit; shih për këtë bibliografinë e artikullit të Elsie-t më lart).

Natyrisht, militantëve të Pegi-t nuk do t’u shpëtonte as Teodor Shkodrani, për të cilin na jepet njoftimi standard, i dorëshkrimit 208-faqësh në arkivat sekrete të Vatikanit. Burimi edhe këtë herë është nga më të sigurtët, sidomos për historianin: Gazeta Shqiptare.


[Jashtë teme: mos humbisni, në imazhin më lart, shpjegimin si u shkatërrua Kisha e Vaut të Dejës. Përkundrazi, Albasi njofton se kjo kishë “u prish në periudhën kur po ndërtohej hidrocentrali i Vaut të Dejës” (f. 56). Ja një enigmë e denjë për historianin: si u prish vërtet ky monument?]

Edhe një herë, autorët e këtyre teksteve të historisë e kanë humbur mundësinë për të komentuar dhe shpjeguar, në mënyrë tërheqëse dhe instruktive për nxënësin, një fakt nga e kaluara që na intrigon të gjithëve: pse është shkruar shqipja kaq vonë?

Ata mund ta kishin vendosur shkrimin e shqipes në kontekst ballkanik dhe europian; për të parë se kush i shkruante në atë kohë gjuhët vernakulare dhe pse; dhe për të vënë në dukje, për shembull, se të vetmit njerëz që mund të shkruanin një gjuhë, çfarëdo gjuhe, në atë kohë ishin klerikët; dhe se klerikët nuk mund të shkruanin shqip vepra me natyrë fetare, meqë këtë nuk e lejonin as Vatikani, as Kisha e Lindjes, sa kohë që gjuhët kishtare – latinishtja, greqishtja, sllavonishtja e vjetër – ishin të përcaktuara në mënyrë kanonike.

Për këtë arsye, kur u diskutua në krye rreth veprës së supozuar të Teodor Shkodranit, pata hedhur idenë se një traktat teologjik, i shkruar shqip në shekullin XIII, nuk mund të ishte veçse vepër heretike, e dënuar nga Vatikani.

Tani, klerikë në Arbërinë mesjetare ka pasur me shumicë, prandaj mund të pyetet dhe të arsyetohet se pse nuk e shkruan këta shqipen; edhe pse ka të ngjarë ta kenë shkruar dhe pastaj dokumentet të kenë humbur, gjatë katastrofës sociale të shekujve XV-XVI, kur qytete të mëdha e të rëndësishme si Shkodra u shkatërruan me themel.

Natyrisht Shkodra ka qenë qytet i kontrolluar prej Venedikut, dhe latin në shumë aspekte, jo vetëm në atë fetar dhe administrativ. Prandaj këtu mund të hapej një parantezë, gjithnjë në tekstet, dhe të shpjegohej sa u kushtoi arbërve të shekujve XII-XV fakti që nuk kishin një qytet të tyrin të mirëfilltë, ku të krijoheshin edhe kushtet, ose rrethanat e nevojshme për ta shkruar shqipen.

Kjo duhej të ishte rruga për t’u ndjekur: shpjegimi i vonesës relative, në vend të anekdotave dhe kurioziteteve che lasciano il tempo che trovano. Mirë do të ishte që nxënësit t’i nxitej kurioziteti dhe mendja e hapur edhe për këtë çështje, në mënyrë që të mos e përjetonte faktin vetë me inferioritet; as t’i përjetonte interpretimet si ngushëllime (nuk na kanë lënë, na kanë djegur, etj.).

Tek e fundit, shkrimi i vernakularit, jashtë sferës fetare, nuk është vetëm arritje, por edhe shenjë se një kulturë po bëhet gati të kalojë nga oraliteti në skripturalitet. Arbërorët nuk e realizuan dot këtë, veçse shumë më pas – por nuk është se dalluan, nga kjo pikëpamje, nga popuj të tjerë të Ballkanit, si p.sh. rumunët. Prandaj mungesa e dokumentimit me shkrim të shqipes në Mesjetën paraosmane do të përbënte një shkas të frytshëm, për të mësuar shumë më tepër rreth një shoqërie e cila, në shumë aspekte, ishte krejt e ndryshme nga jona, aq sa t’i përkiste një universi tjetër.

Shënim: tekstet e Historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollave të mesme të cilave u referohem më lart janë ai i UEGEN-it (2011, nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Bedri Kola dhe Xhevahir Lleshi); ai i Pegi-t (2011, nga Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama, Ajet Shahu dhe Liliana Guga) dhe ai i Botimeve Shkollore Albas (2011, nga Menduh Dërguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi).

No Comments

  1. me duket se je ngaterruar xhaxha dhe ne vend te librit e historise per klasen e 12 na ke cituar librin me perralla te klases se 3-te. dhe imazhi e tregon qarte kete. shikoni shprehjet “nje dite prej ditesh”, “ish-kryeministri doli per gjueti dhe i doli perballe kisha”! perralle e bukur. c’u be pastaj? pastaj, kryeministri, pasi vrau priftin e keq, dogji kishen dhe shpetoi princeshen fiqrete dhe jetuan happily ever after… dhe ky eshte liber qe u drejtohet 17-18 vjecareve.

    me duket se as sintaksa e tekstit nuk eshte ne vete. a mund te thuhet “ish-kryeministri i asaj kohe”? apo thjesht do “kryeministri i asaj kohe”.

    pra 3 pyetje qe duhet te kishin pergjigje ekzakte, libri ka ofruar pergjithesime.

    kur? – nje dite prej ditesh (1968?)
    kush? – ish kryeministri i asaj kohe (mehmeti?)
    kush ka fotot e kishes? – nje etnografe sovjetike (smirnova?)

  2. Jo me kot ministria kerkon nga botuesit qe ne grupin e hartuesve te librit te marre pjese edhe nje bashkepunues shkencor me graden prof. dr. Por zakonisht keta vetem sa huazojne me qira emrin e tyre dhe libri del sic permendet. Keto probleme i gjen gjithkund, sidomos mungesen e burimeve te besushme te informacionit te percuar: kjo metode e mosargumentimit me prova te mjaftueshme e te besueshme, e ndjek me pas nxenesin gjithkund e deri tek kur behet vete nje akademik apo nepunes civil….situata eshte e mjere…

  3. Komenti im: I lexova me vemendje shkrimet dhe opinionet me baze llogjiken e z. A. Vebiu, vecanerisht, opinionet “Historia e shkrimit ne tekstet e shkollave te mesme”, teme qe kapercen edhe te teksti e formulimet zyrtare etj. Per vitin 1367, ka nje dokument ne zonen e Shkodres, ku nje person prift i hierarkise se larte, paguan nje mesues privat magister Johanin, doktor ne gramatike, per te mesuar nipin e tij Nikollen. Mesuesi duhet t’i mesoje nxenesit :”te lexoje dhe te lshkruaje mire Donatin dhe Katonin, simbas menyres tregetare dhe dije t’i perktheje”.(Sufflay, Acta et Diplomata, II, 233; cit. sip. Bur. Zgj. 1962, Dok126, f 195) Kuptimi llogjik qe del eshte se, ky nxenes po meson bazat e para te latinishtes, por vetekuptohet mbi bazat e gjuhes amtare albanishte-epirotishte/shqipe. Vetkuptohet se ky nxenes, nuk do perktheje Donatin dhe Katonin, nga gjuha shqipe ne latinisht per italianet, por te kunderten nga latinishtia ne shqip. Me kete rast perkthimi “me gjuhen tregetare”, absolutisht do te jete me baze gjuhen e vendit, pra shkurt arbnishten/shqipen. “Shkrimi tregetar”, pra shkruan nje lloj menyre praktike me gjuhen vendase/in vernacula lingua.
    Konluzioni llogjik qe del do te jete se tregetaret per nevojat e tyre leterkembime etj, perdornin gjuhen e vendit, por me leterat/germat-alfabetin latin. Kjo duhet te kete qene nje menyre e kufizuar. Pra kendej duhet hetuar zanafilla dhe jo ashtu direkte nga tekstet kishtare, per nevojat kulturore, apo se po bdarej e bastardhohej gjuha nga turqishtia etj, etj, sic me te drejte e ka hasur edhe z. Vebiu, i fundit aktualisht. Po aty ngjitur ka edhe nje dokument tjeter Nr. 127, per vitin 1388, ku del se ka edhe nje shkolle te vogel, ku mesohet lexim e shkrim.(Acta et Diplomata, II, 435)
    Se fundi edhe nje njoftim tjeter: ne faqen e fundit te librit Hist. e Skenderebeut, ne bot. e Romes (pa date), me nje menyre apo nje tjeter, riprodhohet edhe nje lloj alfabeti. E gjith llogjika tregon se ishte per lexuesit alban/shqiptar… Une i kam botuar me kohe keto shkrime dhe opinione etj, por megallomanija tiranase dhe poshtersia per te mos ia varur askujt, na con ne perseritje e sterperseritje, me pertypje e ripertypje si e si t’i mbeten meritat disa ish “autoriteteve” … Ne nje liber ne Shkoder, shoh se Sh. Gjecovi kishte nenvizuar disa fjale shqipe, si bie fjala Buzegjarpen, nje mikrotoponim ne Zadrime etj… Mendoj se perdorimi alfabetit, sado per nevoja te kufizuara, monedha, vula, mbishkrime epigrafike etj, zanafillon tek ne qysh nga shek IV-VII p.e.r. dhe jo te 1908… agronluka@yahoo.com

  4. Edhe pak koment: “i ashtuquajturi Zbulim i shkrimit shqip me 1210”, nga dr. Musa Ahmeti, as nuk duhet absolutisht te figuronte ne tekstet e shkollave te mesme, sepse ai me nder zbulim, nuk qendron as ne rrangun e nje supozimi dhe te nje hipoteze, e cila ne minimum e kerkon nja 15% baze per formulimin. Ky bllof fillimisht mori pak besim e entuziazem, sepse nje lloj bombone ishte mbeshtjelle me nje leter ari, me nje lloj aprovimi, kritike e medemek edhe nje libri gati per botim me nje fare bashkepunimi me dr. M. Zeqon! (NUk di nese ky e ka pergenjeshtruar apo jo etj?!) I bashkohem opinionit te shprehur nga dr. A. Plasari: sillni dokumentimin e autenticitetit nga Arkivi Sekret i Vatikanit; sillni fotoskanim dhe botoni librin e premtuar dhe nqs ka vertetesi, urdheroni edhe meritat. Ndryshe jane fallsitete…

    1. Nëse është e vërtetë se z. Luka e ka penguar ajo që thotë ai vetë, pra … megallomanija tiranase dhe poshtersia per te mos ia varur askujt… kjo vërtet nuk është punë e mirë. Po kam frikë se mund të jetë gjësendi tjetër, e kam fjalën për përfundimet diletante alla miokom zeqo që ai nxjerr, pra se … ky nxënës po mëson bazat e para te latinishtes, por vetëkuptohet mbi bazat e gjuhës amtare albanishte-epirotishte/shqipe.
      Nga ku vjen kjo “vetkuptohet? A behet shkenca me te tilla sigurira foshnjore? Arrin ky njeri te fleje i qete pasi ka nxjerre nga goja nje hamendje te tille dhe nuk i shkon mendja se gjuha “tregtare” nuk ka si të jetë shqipja, të cilës nuk i gjendet asnjë nishan (se tregtia behet me bregun tjeter), po pikërisht ajo gjuhë me të cilën është hartuar edhe vetë statusi i famshëm i qytetit?

  5. I nderuar z. K. Gjadri: Po mundohem tju bind ta kuptoni diskutimin tim. Nuk kemi asnje lloj dokumentimi me pergamena te shkruara shqip, dmth fakte te depozituara ne Arkiva, ne kronologjite e shek XI-XV, sic kemi me vone per Mesharin e Gjon Buzukut me 1555. Jemi dakort deri ketu? Besoj se po. Te M. Barleti ne lexojme se kishin humbur kronikat e qytetit Shkodra, te shkruara ne gjuhen e vendit per nje fare Roza dhe Fa etj. Po te llogjikojme mire me nivelin e shkrimit qe rezulton te Buzuku, pastaj te Fjalori i F. Bardhit, Latino-Epirotarum me 1635, mundemi te bashkohemi edhe me mendimin e shprehur nga Buzuku se ghuha jone nuk ishte e shkruar per letersi, per shkrime kishtare kristiane, sic me te drejte e permend edhe A. Vebiu, perderisa ato i ndalonte edhe vete censura, inkuizicioni etj. Qytetaret e ditur kane qene me te ngritur se shumica e prifterinje me origjina fshatare e malcore! Pra, ne diskutim mbetet “shkrimi simbas menyres tregetare” dhe ekzistencen e ketij formulimi dhe ate citim qe kam sjellur nuk e kam shpikur une te lutem. Ka nje gjuhe tregetare shqipe komunikimi dhe zanafilla e saj na humbet ne kronologjine e fillimit te shek XIX e me poshte, kete mos e harro!Ti i referohesh nje gjuhe dialektore venetishte, kur thua per gjuhen e Statuteve. Nje pjese te Statuteve, indirekte une i kam njohur qysh heret nga xhaxhai im albanologu Kol Luka dhe nga miku i shtepise sone, prof. I. Zamptuti. Botimet e para dhe komplet botimet e prof. L. Nadin eshte ajo vete qe mi ka dhuruar me autograf dhe ruaj korespondence te panderprere me ate edhe sot e ne kete dite qe po bashkebisedojme bashke. Prandaj hiqe pak ate konceptin e gabuar per mua, mos kujto se jam ndonje “deng pa marke” dhe fantazist! Ne Statute, flitet edhe perpilimin e dokumenteve te shkruara, per gjykates, notere etj, pra domosdoshmerisht kishte edhe perpilues perkthyes nga ajo forma tregetare ne nje forme me korrekte. Ne Shkoder ne kohen e Balshiceve shkruhet edhe sllavishte etj. Se si behej tregetia ta tregojne edhe disa emertime si “Rruga Tartareske”, qe ishte nje linje e tregetise se mendafshit, me anen e stacioneve shoqeruesve te karvaneve tartare, tartaret e Aksikerise prane Shkupit, tartaret e Dobruxhes dhe grykes se Danubit, tartaret e Krimese e deri ne Kine. Ne shek XII kemi dokumente se ne rrethin tone kultivohet dhe rritet krymbi i mendafshit, paguhet taksa me krymba mendafshi, prodhohej nje lloj mendafshi; ka tregeti nga saragat, putargat e blinit, nga peshku i liqenit etj etj. Shkodranet kane edhe perfaqesues e agjensi tregetare edhe ne Pera afer Stambollit etj. Letra shqip me alfabet latin, une ruaj edhe nga tradita e families time…
    Pra, mos e ngaterro perdorimin e kufizuar te alfabetit ne antikitet me perdorimin e detyruar te shkrimit simbas menyres tregetare, Po cuditem pak, zoteri, se si nuk e kupton qe mesimi i latinishtes ose edhe i italishtes mesjetare detyrimisht do te behej mbi bazen e koncepteve dhe termave te gjuhes amtare, aq me teper kur flitet per mesues te paguar edhe per shkolle, Si do ta kuptonte perkthimin nxenesi fillestar qe nuk dinte as shkrim as lexim latinisht a italisht?! Po pse simbas jush nuk kishin as gjuhe ne?! Une nuk kam kopjuar asgje nga z. M. Zeqo. Mos e ngaterro ate faktin se z. Zeqo e mbrojti fillimisht z. Musa Ahmeti! Po sikur ky shkodrani te ishte me datimin e hixhrit, 1210+600=1810? Mos u cudit se nje shkodran, madje i ditur e ka bere kete gafe…
    Ajo “megallomanija tiranase” ka lidhje me kohen e diktatures, zoteri, kur ligjin e benin Enveret e vegjel, te disiplinave te ndryshme… dhe kur kjo inercia e ish “autoriteteve” po na vazhdon edhe sot! Poshtersia ka lidhje me persekutimin me internimin mbi 20 e ca vjet, pa te drejte studimi, shkrimi e mundesisht per te te shuar edhe me gen… Ka patur nje Komune gati qytet-shtet republikan Shkodra zoteri ne mesjete dhe nuk e pyesnin fort Balshen, kryezotin feudal. Por teza enveriste ishte: “pushtimi regresiv venedikas ishte po aq regresiv ne mos edhe me i keq se ai turk”! Kush kerkon gjen, por kur nuk kerkohet ne Arkiva, apo kur pritet te na i sjellin edhe falas, kur edhe nuk begenisin ti botojne as diskutimet, ose kur te censurojne?! Ne jemi keto qe jemi kemi kete realitet, por kemi edhe dinjitetin tone! Nuk biem shume me poshte se plot popuj te tjere te Europes. Kontributi antik, kontributi mesjetar, pse jo edhe kontributet moderne shqiptare duhen vleresuar simbas kohes, simbas meritave te autoreve qe i kane shkruar perpara dhe jo simbas kopjaceve etj. Gjithsesi pershendetje dhe mos kujto se me mbetet hatri. Per z. M. Zeqo, megjith shpesh disa fluturime me fantazi… ai duhet respektuar se ka edhe shume kontribute e njohuri te shkelqyera. Une thjeshte kam hapur nje diskutim dhe modest… Pershendetje.

  6. Agron, fatkeqesisht ne keto pune nuk mjafton as mbiemri dhe as librat me autografe.

  7. Zoti Gjadri, megjithse nuk ju njoh, mos e ktheni ne polemike e me paksa ofendim, a thua sikur juve dini dicka me shume…! Ke hyre pak gabim andej…
    Sigurisht kur nuk ka dokumente, lihet pak hapesire edhe per hipoteza dhe ndonje supozim. Une e di se flitet edhe per “latine dhe albane/arbneshe” per zonen e Shkodres. (Madje thuhet se keta arbneshet, jane popullsia me e madhe, kane edhe 4 dioqeza etj Dhe dioqeza e Albanise eshte Arbneshi ne Kraje e jo ish Peshkopata e Albanise ne Kruje, etj, etj)) E di se shkruhet se latinet kane qytetin dhe disa prona jashte ne rrethin fshatar etj. Por, e le pak hapur se me latine quheshin qytetaret katolike, po ashtu sic quheshin edhe si romej me perpara, apo edhe si turq me vone! Mbase gjuha e ketyre ishte pak me shume e latinizuar, si dialekt etj (si italishte Puke), por nuk duhet harruar se Barleti i perjashton keta “latine puro si ish kolone”, ne Shkoder, Drisht etj.
    Ne germimet arkeologjike ,nga fundi i viteve 80-ta, ne gropen stratigrafike, ne shtersat mesjetare dhe ne shtresat antike gjindeshin realisht disa djegie te medha zjarresh, per te cilat shkruan edhe Barleti, ku u dogjen shkrimet e dokumentet etj. Vetkuptohet, te kultures qytetare, pavaresisht nga gjuha dhe alfabeti i perdorur gresht e latinisht etj.
    JU thoni se gjuha e shkruar simbas menyres tregetare ka qene ajo gjuhe me te cilat ishin shkruar Statutet? Kete po thoni? Por, Statutet jane perkthim per Venedikun, qe te mos humbisnin, nga nje gjuhe e origjinalit! Cila ishte kjo gjuhe e origjinalit, ku Statutet ruheshin ne Arken e Komunes etj? Le te presim, me siguri ne te ardhmen ne Arkiva do te gjindet diku dicka me shume… Prof. Nadin nuk e ka gjetur ende origjinalin. Une jam dakort me konkluzionin e Vebiut, gjuhe te shkruar albanishte/shqipe, me libra, letersi, etj, sikurse na mesonin ish dogmat nuk ka patur. Por mbase le te shpresojme se perpjekje dicka si ajo e Buzukut, me shkrime te menyres tregetare, mbase ka patur. Me mbetet tju them se nese ju keni studime, dijeni, eksperience etj mundeni ti botoni. Mua gjumi nuk me prishet thjeshte per nje supozim apo nje hipoteze, aq me teper se nuk jam une qe i kam hedhur keto. Cili eshte ky mekat apo krim, sa te mos me zere as gjumi?!
    Ketu ne kaq pak hapesire, edhe nuk mund te shprehesh shume qarte. Gjithsesi ju pershendes dhe e mbyllim me kaq, mjafton edhe konkluzioni se ka patur nje lloj “bukurshkrimi me menyren tregetare per te lexuar e shkruar Donatin dhe Katonin, simbas menyres tregetare dhe qe te dije te perktheje=kuptoje dicka, sidoqofte, nje nip kleriku qe pak me perpara ishte nje trap fare injorant e analfabet, qe nuk dinte as shkrim e kendim…

  8. Pak diskutim dhe vërejtje, mbi ftesën që autori A. Vehbiu me dërgon me e-mail:
    Historia e shkrimit albanisht/shqip, pra me gjuhën e folur albanishte-shqipe në mënyrën e natyrshme lidhet me një kronologji të sajën. Ku dhe kur duhet të hyjmë në këtë kronologji, kjo mbetet me pikëpyetje dhe e diskutueshme. Duhet të hyjmë nga shek XV e pak më poshtë ku e fillon Shuteriqi, apo nga Buzuku?
    Duhet sqaruar se termi “gjuhë shqipe”, nuk mundet t’i hyjë retrospektivisht në pjesë dhe në kronologji më të thella gjuhës albanishte, po ashtu siç edhe kjo vetë nuk mundet të përfaqësojë gjuhën ilirishte, epirotishte antike, etj.
    Te Stefan Bizantini i shek VI, autor logograf dhe regjistrues i disa trajtave gjuhësore etj, kur flet për qytetin ILLYRIA, krahas modës mitologjike të themelimit nga Hylli, gjejmë aty edhe derivate si përshembull, shprehimisht “foljen illyrizo”; “ndajfoljen illyristi”. Me llogjike Hylli/Ylli illyrizon, ndriçon etj, ndërsa te rasti i ndajfoljes, mendja shkon fill te gjuha illyrishte-ilirishte. Mirëpo, unë e kam shkruar një diskutim të tillë, sinqerisht me shumë frikë, sepse autoritetet tona dhe më konkretisht Çabej, me sa kam njohje, nuk e ka studiuar apo nuk ishte shprehur për këtë rast. Botimi im as që i hyri në sy, askujt! Pse?! Dikush mund t’i kishte bërë një shënim, e ke gabim, është trajtuar më përpara, ja referenca etj. Por, jo ashtu siç ta bënin në kohën e Enverit, “nuk ta botonin fare; këtë e kemi ditur; në një skedë timen të hershme; etj, etj, mënyra çensuruese e vjedhjeje…
    Te etimologjia e Detit Adriatik, unë isha bazuar te disa pohime te Hekateut dhe Theopompit, të cilat i citonin autorët antikë më të vonshëm dhe duke krahasuar me citimin e identifikimin në Iliri, që i bëte Aristoteli, dilja me mendimin se emërtimi i detit Adria-Adriatik me banorët adriates etj, ishte me origjinë ilirishte nga hidronimi Dri, dhe jome origjinë italike siç e mendonin autorët italianë, duke u bazuar tek Varroni. Si u lidhka emërtimi i një deti me konceptimin Atrio/Atrium një lloj holli i ndërtuesve i mjeshtrave etruskë etj, në deltën e lumit Po, apo diku më poshtë?!
    Aristoteli e shprehte qartë se, ai qyteti Adria, si gji deti, si lum, si krahinë, si Mali Adria etj, ku dhitë pillnin nga tre-katër keca, ku pulat bënin edhe nga dy vezë në ditë (siç shpreheshin Theopompi dhe Hekateu), lokalizohej në Iliri. Si dhe pse nuk ma vlerësoi askush këtë diskutim-studim?! Nuk e kam konstatuar se dikush nga autorët tonë e kishte bërë këtë analizë, qysh nga viti 1971! Nuk ka anjë të keqe të dalë dikush dhe të thotë, more Agron, mqs ti nuk ke patur dijeni, se ke qenë internimeve etj, këtë e ka trajtuar filan autor dhe mbyllet kjo çështje….
    Në konceptimin shqiptar të shek XX, në mënyrën retrospektive dhe imponuese u futën deri edhe shprehja si “proçesi i kombësisë shqiptare” në shek XI! Si mund të futej kjo lloj terminologjie, kur nuk ekzistonin fare në gjuhën e kohës, as fjala shqiptar e as termi kom?! Po pse na duhet ne komi apo dyzimi me kom/b, kur kishim termat e asimiluara mbarë europiane, nacionalitet e nacion?!
    Ishte ky kom me prejardhje arabo-turke (siç e analizonte M. Logoreci më 1936, apo se e ka Kurani siç thuhet në internet), ishte formë bizantine nga fjala komunitet apo një ish mbetje nga “kata komas” e greqishtes së vjetër?
    Në tekstet tona të shkollave të mesme po e po, por edhe në ato qyqe maketet, që po na mbeten makete edhe sot, ka plot të meta. Mungojnë informacionet ilustruese me monedhat e terrenit tonë, ku ka përdorim alfabeti; mungojnë shkrimet piktografike e ideografike etj. Një konstatim unë bëra në Mazrrek të Shkodrës dhe gjeta atje disa skalitie, një kalë maz, një labirinth, tip kuri nandësh etj. Kush na garanton se ai akropol nuk shkon ndoshta edhe me kronologjitë e Gobekli Tepesë në Turqi. Si asnjë lloj vlerësimi e kontrolli për këtë shkrim që e botova te gazeta Shqip?! Ku çalon ky lloj difekti?! Ku a ka hallin kjo kastë e lartë politike e kulturore?! Do të shkulë e sh’ç’ rrënjosë çdo gjurmë kulture në këto trojet tona, apo ne duhet t’ia japim badihava një tipi neoEnveri?!