BUMERANGU I SHIFRAVE EPIKE

nga Doan Dani

Teza e varfërimit demografik të Arbërisë në momentin e pushtimit osman, si njësi e katastrofizmit historik dhe specifik shqiptar, ka qenë rregullisht e pranishme në botimet dhe ribotimet zyrtare nga të cilat janë sintetizuar librat shkollor ose, e thënë ndryshe, mjetet e masivizimit dhe standardizimit të memories kolektive. Ajo përmbledh eliminimin fizik dhe skllavërimin, nga njëra anë, si dhe braktisjen e trojeve, kryesisht në drejtim të shteteve italiane, nga ana tjetër, pra domosdoshmërisht shprehet nëpërmjet shifrash të efekteve të qëndresës, e për rrjedhojë ndjek ose përforcon shifra të tjera të lidhura direkt, për shembull, me pjesëmarrësit në këto dekada luftimesh.

Siç kam pohuar, sa më e lartë të prezantohet shifra e ushtarëve armiq – sa më i madh të jetë Golia – aq më epike do të ngjasojë rezistenca, ndërsa, përsa i përket varfërimit demografik, sa më i bymyer të jetë ai, aq më lehtësisht lulëzojnë idetë e “barbarizmit aziatik”, e “dorës së hekurt” dhe stigma të tjera, pa anashkaluar paradigmën e luftës për liri të shek. XIX-XX si vazhdimësi e epopesë së shek. XV. “Loja” me shifrat është një metodë sa antike aq edhe bashkëkohore, sa shqiptare aq edhe universale: serbët kanë shumëfishuar të shpërngulurit në “eksodet” e tyre legjendare në funksion të urrejtjes patologjike ndaj osmanëve dhe kulturës së tyre në përgjithësi, si dhe për shpjegimin e pranisë masive shqiptare në Kosovë, pasi në të kundërt nuk do të mund të propagandonin mitin e “djepit”; sot jemi të gjithë dëshmitarë si shifrat e pjesëmarrësve në një protestë, kundër politikave qeveritare, rriten nga organizatorët dhe tkurren nga ato ndaj të cilëve adresohet pakënaqësia kolektive.

Mirëpo kjo është çështje interesash të ndryshme nacionaliste, partiake, gjeopolitike, në përgjithësi ideologjike ose thjesht materiale, ndërsa etika historiografike rrugëton parimisht në një plan tjetër, ndonëse ngelet thuajse vazhdimisht si monumenti të cilit të gjithë i kalojnë pranë, por asnjëri s’e vë re.

Prekshmëria e katastrofizmit

Nga fjalët e hartuesve të vëllimit I të Historia e Shqipërisë lexohet qartazi vullneti dhe projekti shqiptarozhdukës i Mehmetit të II, i përforcuar nga shifra kronikash dhe përshkrime përgjithësuese: «brenda 15 ditëve që qëndroi Mehmeti i II, ushtritë e shumta turke u përpoqën të çfarosnin pa mëshirë të gjithë popullsinë e vendit»; «në këto vite u shpërngulën në masë me dhjetëra mijë familje»; «numri i të mërguarve llogaritet të ketë arritur në dyqindmijë veta», etj. Mungesa e dokumenteve justifikon enigmën e numrit të viktimave dhe skllavërimit, prandaj hartuesit kanë preferuar elasticitetin shumëpërfshirës, që përçon mjaft mirë shijen e katastrofizmit demografik, ndërsa shuma përmbledhëse lidhet me emigracionin (ASHSH 1967).

Në botimin e vitit 2002 kjo shifër mungon dhe vëmendja është zhvendosur plotësisht drejt hiperbolave biblike me «valë të papara mërgimesh». Si numër i përgjithshëm jepet popullsia e sotme (!) arbëreshe në Itali (ASHSH 2002). Përsa i përket paraleles tjetër të varfërimit demografik, edhe në këtë botim, nuk tejkalohet patosi i kronikave, çka pamundëson një kornizë numërike të lëvizjeve, megjithëse është e ndjeshme nga artificializmi letrar i rrëfimeve, sikur këto mjaftojnë dhe janë përherë objektive. Mund të na ndihmojë në këtë aspekt studimi i vëllimshëm i Aurel Plasarit, në të cilin gjejmë rreth 300 mijë viktima dhe skllevër – vetëm në territoret nga Shkodra në Berat – të shpërndarë përgjatë librit, sipas shijeve të kronistëve të ndryshëm, si të atyre që kërkojnë të nxisin opionin e aristokracisë italiane ose thjesht të ndërtojnë “barbarin aziatik” – këtu, përveç përshkrimeve italike, renditen edhe disa kronika greke – ashtu edhe të atyre që në të kundërt tentojnë madhërimin e veprimtarisë sulltanore nëpërmjet inflacionit të viktimave, në shenjë nënshtrimi, siç bëjnë kronistët osman dhe ndonjë panegjerist grek (Plasari 2010).

Arrihet kështu në një rezultat konkret dhe të prekshëm prej një gjysëm milioni individësh të zhdukur nga territori kryesisht malor i Shqipërisë së sotme – në këto konstatime vazhdon të jetë e mjegullt numërikisht përmasa e përfshirjes së arbërve të Moresë.

Enigma, paradokse dhe mospërputhje

Përse Perandoria Osmane – konkretisht Mehmeti II – projektoi dhe ngulmoi në zhdukjen e shqiptaro-arbërve? Si shpjegohen: (ri)popullimi i territorit shqiptar në fillimet e sundimit osman; etnia dominuese shqiptare e banorëve; rritja demografike në ecuri të ngjashme me Evropën Perëndimore? Përse shifrat e mësipërme zyrtare – kryesisht derivate kronikash – nuk përputhen aspak me shifrat e regjistrimeve të ndryshme?

Përgjigja më komode e pyetjes së parë ka qënë, vijueshëm, rezistenca e pashembullt e arbërve nën udhëheqjen e Skënderbeut, e cila shkaktoi shpagimin ndaj popullsisë e për rrjedhojë edhe largimin masiv. Mirëpo kjo nuk ështe bindëse për disa arsye dhe realitete të menjëhershme të nënshtrimit të Arbërisë. Vetë Akademia ka pranuar se «mërgimet shqiptare në krahun […] jugor qenë më intensive se ato veriore» dhe «vatra e nisjes së tyre qenë territoret në jug të lumit Shkumbin», duke nënkuptuar se u “boshatisën” territoret e përjashtuara nga angazhimi konstant dhe direkt në epopenë skënderbejane, territore për të cilat sulltani, sipas teorisë akademike, nuk kishte më arsyen parësore – rezistencën – të “hakmarrjes” (ASHSH 2002). Defterët e ndryshëm kanë regjistruar rritje të popullsisë së qyteteve të nënshtruara, ndërsa kronikat rrëfejnë për popullsi, të tërhequr përkohësisht nëpër male, që rikthehet drejt fshatrave dhe qyteteve, siç është rasti i Elbasanit të përshkruar nga Tursun Beu – kjo pikë do të jetë më qartë në vazhdim.

Fataliteti i këtyre interpretimeve vjen nga mospërputhja e shifrave, megjithëse eksplorimi i tyre është një terren i minosur. Përsa i takon emigracionit, botimet dhe ribotimet zyrtare, përcaktojnë dy rajone kryesore për Italinë, me disa vatra dhe vite specifike. Territoret venedikase në veri dhe ato aragoneze në jug, në vitet 1468, 1479, 1481, 1492 dhe 1506, përbënin destinacionin e lëvizjeve: «veçanërisht në krahinat e Kalabrisë dhe Siqelisë u strehuan më tepër se njëqindmijë shqiptarë […], në vitet 1530-1535 në Siqeli u vendosën edhe disa dhjetëra mijë shqiptarë të tjerë» dhe «vala më e madhe migruese i përket vitit 1479, kur pas rënies së Shkodrës […] shumë luftëtar shqiptar […] u detyruan të largohen për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane», kurse gjysma tjetër (100.000) u shpërnda nëpër krahinat e tjera italiane (ASHSH 1967, 2002).

Tek Lucia Nadin, edhe pse flitet ‹‹për disa mijëra vetë›› në 1479 – i konsideruar si vit i shpërnguljeve më të mëdha (!) –, nuk është e qartë sasia e saktë: ajo numëron 70 familje në fillim të vitit, më pas, në muajin maj, shton edhe 200 familje të tjera, duke vijuar në disa shembuj individual deri në shifrën e 1440 personave të cituar nga Marin Beçikemi. Nga e njëjta periudhë dhe në vijim Brunilde Imhaus saktëson praninë e rreth 2.938 emigrantëve, nga të cilët 637 shqiptarë, 1210 dalmatë dhe 932 grekë – në mesin e tyre mund të supozojmë praninë e shqiptarëve ortodoksë të konsideruar si grekë, megjithëse ngelet vetëm hipotezë – (Zamputi 1979; Imhaus 1997; Nadin 2002). Sidoqoftë, shifra përfundimtare e propozuar nga Imhaus luhatet rreth 5-6.000 individë, nga të cilët gjysma ishin me origjinë greke.

Komuniteti arbëresh i regjistruar në capitulat siçiliane – mjaft domethënës në aspektin sasior sipas ASHSH – numëronte në shek. XV rreth 7.500 individë dhe 8.958 në vitin 1589, pra asgjë e përbashkët me «disa dhjetëra mijë shqiptarë» të hedhur në treg: popullsia arbëreshe e regjistruar në Italinë e vitit 1861 arrinte shifrën 55.453, diçka më shumë se numri i përgjithshëm i arbëreshëve – maksimumi  45 mijë – që George Nasse ka përllogaritur, duke u bazuar mbi mesataren e popullsisë së fshatrave arbëreshe, në Italinë e fundshekullit të XV dhe fillimshekullit të XVI (Garufi 1948; Nasse 1964; Resta 1996).

Përplasja me statistikat e defterëve

Që të kemi një gjysëm milioni të vrarë dhe të mërguar natyrisht nevojitet një popullsi më e madhe, ndryshe nuk do shpjegohej prania e vazhdueshme e shqiptarëve në trojet e tyre, ose të paktën matematikisht duhet të kemi një popullsi të barabartë me shifrën e zhdukur. Defteri osman i 1431 ka regjistruar rreth 33.547 familje, që, duke i shtuar edhe 1301 shtëpi të zotërimeve venedikase në zonën e Shkodrës (1416-17), me numrin mesatar të 4,5-5,5 anëtarëve për familje, të pranuar nga medievistika perëndimore dhe disa ballkanologë, na jep një popullsi me rreth 170 mijë banorë. Edhe duke aplikuar shifrën e sforcuar prej 7,5-9 antarëve, të preferuar nga Oliver Schmitt dhe Kasem Biçoku – ky i fundit nënkupton mesataren e përgjithshme të familjeve arbërore të shek. XV duke u bazuar në dy relacione të shek. XVII mbi zonën e Pukës, Kelmendit, Pultit dhe Dukagjinit –, përsëri numri i popullatës së zhdukur është më i lartë se ekzistuesja. Është gjithashtu domethënës fakti se mesatarja e popullsisë në territoret venedikase paraqitet afërsisht dy herë më e ulët se ajo e territoreve arbërore nën sundimin osman (1431), sipas regjistrave në fjalë, dhe vetëm 33% më e lartë (1467) se popullsia e zonës së Krujës, në gjendje konstante luftërash dhe gjeomorfologjikisht malore (Pulaha 1968; Zamputi 1977; Schmitt 2001, Biçoku 2005; Duka 2009). Pra, shifrat e propozuara nga vitet ’50 deri në dekadën e dytë të shekullit aktual vazhdojnë të tejkalojnë popullsinë ekzistuese. Por nuk mbaron me kaq, pasi çështja komplikohet nga defterët e mëvonshëm.

Kështu, regjistrimi i sanxhakut të Shkodrës (1485) pasqyron një numër më të lartë familjesh se Arbëria Venedike (1416-17) dhe Mali i Zi (pa pjesën bregdetare), të cilët ishin inkuadruar në këtë sanxhak – sepse, ndër të tjera, ishte shtuar edhe rajoni i Pejës – e gjthashtu numri i familjeve rritet vazhdimisht: nga viti 1488 në vitin 1491 rritja është rreth 6%. Në regjistrimin e viteve 1452-53 Shkupi numëronte rreth 5.600 familje, Tetova rreth 5.044, ndërsa në regjistrimin e vitit 1469 numëronin përkatësisht 5.800 dhe pothuajse 6.900 familje. Në vitin 1488 sanxhaqet e Vuçiternës, Prizrenit, Shkodrës, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlorës dhe Janinës kishin mbi 170 mijë familje dhe për tre vite shtohen rreth 6 mijë të tjera, gjithmonë të krishtera, çka nënkupton një rritje natyrore vjetore, mesatarisht për të gjithë Ballkanin osman, nga 0.65% (shek. XV) në rreth 1% (shek. XVI), një fenomen paralel me ritmet evropiane (Veinstein 1999; Minkov 2004; Biçoku 2005; Benigno 2008). Kjo rritje konflikton me tezën e projektit shfarosës osman dhe me valët e migracionit biblik në fundshekullin e XV.

Sigurisht që përgjatë zonave konfliktuale ka mjaft fshatra dhe qytete demografikisht të reduktuar ose të braktisur, siç dëshmojnë diferencat mes regjistrimeve të 1416-17, 1431, 1467 dhe 1485, sepse çdo luftë ka koston e vet humane dhe nuk mund të bëjë përjashtim ky konflikt i zvarritur, por kjo nuk është domosdoshmërisht sinonim i vrasjes, emigracionit apo projektit hakmarrës. Ka vendbanime që reduktohen, ashtu siç ka të tjerë që zgjerohen me fillimet e sundimit osman dhe kjo, thuajse përherë, çuditërisht mënjanohet në favor të apokalipsit. Ja një krahasim mes dy regjistrave në zonën e Shkodrës (1416-17 dhe 1485): Kalldruni kalon nga 50 shtëpi të regjistrimit venedikas në 32 shtëpi në regjistrimin osman; Kopliku nga 80 në 70 shtëpi, Samrishi nga 50 në 5 shtëpi, Baleçi nga 25 në 4 shtëpi, Mesi nga 17 në 9 shtëpi; Grizha nga 39 në 72 shtëpi, Shati nga shpopullimi në 30 shtëpi, Rrjolli nga 8 në 32 shtëpi, Leporoshi nga 7 në 12 shtëpi, Egreshi nga 6 në 14 shtëpi, Dobrea nga 7 në 12 shtëpi, etj (Pulaha 1974; Zamputi 1977). Si mund të zhduket një popullsi dhe njëkohesisht të rritet vazhdimisht?

Thellimi i hendekut teorik

Rritja natyrore ishte mesatarisht rreth 1%, mjaft e ulët për të shumëfishuar, për shembull, popullsinë e kazave të Krujës dhe Peshkopisë nga 1467 në 1501. Duke përjashtuar ringjalljen dhe rikthimin e emigrantëve, ripopullimi është shpjeguar në dy mënyra. Së pari, autoktonia (vazhdimësia) shqiptare e popullsisë, e mbrojtur gjërësisht nga historianët shqiptarë dhe e përshkruar hollësisht, në mënyrë të veçantë, nga dy studime të Selami Pulahës, të bazuara kryesisht tek analiza antroponimike. Përveç pamjaftueshmërisë së rritjes natyrore, kjo autoktoni mund të jetë rezultat i tkurrjes së përkohshme dhe të pjesshme në zonat malore, jashtë rrezikut të luftës, për një rikthim të menjëhershëm, pas stabilizimit politik. Meqenëse të njëjtët historianë sinonimizojnë vendbanimet e braktisura me rezultatin e politikës vrasëse-hakmarrëse ose antishqiptare, do të ishte koherencë me vetveten një reflektim mbi pamundësinë e bashkekzistencës racionale të katastrofizmit demografik – kështu të përshkruar – dhe rritjes së shpejtë e të njëtrajtshme, e gjithashtu, vetëdijësimi se numrat e shpopullimit janë më lart se realiteti dhe potenciali demografik arbëror ose, përndryshe, duhet të pranojnë alternativën e dytë, kolonizimin.

Mënyra e dytë, kolonizimi, ka qënë mjaft e përdorur nga shkolla serbe në justifikimin e popullimit të Kosovës me shqiptarë. I ndodhur përballë vakumit demografik, të mbrojtur me këmbëngulje gjatë gjithë studimit, Plasari nuk i ka shpëtuar tundimit të kolonizimit, sepse, pas krijimit të idesë së shfarosjes, është e pashmangshme përballja me regjistrimin e një popullsie të pranishme dhe gjithnjë në rritje. Nga vjen kjo masë? Për Akademinë, siç pohova, as që mund të diskutohet për kolonizim, e kjo mbrohet nga mjaft historianë të huaj: Speros Vryonis, për shembull, ka kundërshtuar hipotezat e Ömer Barkanit në lidhje me kolonizimin e Ballkanit dhe defterët i japin plotësisht të drejtë, të paktën për territorin shqiptar (ASHSH 1959; Vryonis 1981; Malcolm 1998; Minkov 2004). Përqindja e lartë e popullsisë së krishterë në territoret shqiptare, varfëria humane e Anadollit për të zëvendësuar popullsi të tjera, që përkthehet si pamundësi e transplantimeve demografike, si dhe nevoja perandorake për territore të shfrytëzueshme dhe taksaprodhuese, përforcojnë akoma më tepër dobësinë e procesit kolonizues.

Faktikisht Plasari nuk shkon përtej dy shembujve jetimë të kolonizimit, Gecies dhe Elbasanit, madje për rastin e dytë i referohet Tursun Beut kur ai pohon se, pas ndërtimit të kështjellës, «u dyndën njerëz islamikë nga të gjitha anët», por i njëjti kronist, disa faqe më tutje, rrëfen se «njerëzit [jo islamikët] që jetonin nëpër malet e ashpra përreth Elbasanit […] zbritën në rrafshinën e kështjellës»: në defterët e viteve 1520-35 sanxhaku i Elbasanit, edhe pse ka numrin më të lartë të muslimanëve, regjistron rreth 94,4% të krishterë. Ngadalësia e procesit të islamizimit në trojet shqiptare është gërryes i pashmangshëm i tezës kolonizuese.

Nëse zhvillimet e këtij procesi anashkalohen, pyetje të tjera kërkojnë përgjigje: osmanët kanë importuar kolonë të krishterë; po atëherë, osmanët e paskan favorizuar krishtërizimin; nëse po, nga i morën, si u shqiptarizuan në pak dekada? E mbi të gjitha, përse dokumentet – dhe antroponimia – nuk e konfirmojnë kolonizimin e përmasave zëvendësuese të popullsisë arbërore? Përkundrazi, defterët dëshmojnë të kundërtën, praninë e shqiptarëve edhe aty ku më përpara kemi pak e aspak gjurmë të dokumentuara, e këtë nuk po e komentojmë si meritë e sundimtarëve.

Janë regjistrat, pjesërisht edhe kronikat, që rrjedhimisht na adresojnë tek vazhdimësia demografike dhe imponojnë përjashtimin e skenave groteske: hipoteza e kolonizmit në shek. XV-XVI, ndonëse do të ishte funksionale – të kuptohemi, këtu përjashtohen administrata fillestare dhe garnizohet ushtarake –, nuk ka baza historike dhe as mundësi realizimi, fakt i cili na rikthehen tek vazhdimësia, por kjo nënkupton detyrimisht shmangien e hiperbolizimeve letrare me shifra dhe përshkrime nacional-romantike, që, me pretekstin e hakmarrjes së programuar, tjetër nuk bëjnë veçse fshijnë numërikisht gjurmët e paraardhësve. E thënë ndryshe: duke pranuar vazhdimësinë e regjistruar, zhvlerësohen njëkohësisht kolonizimi dhe shpopullimi homerik, ndërsa me “kiametin numërik”, përveç shembjes të urës lidhëse me Mesjetën, vazhdojmë aktrimin nostalgjik sipas formulës «të vjedhësh armikun është akt patriotik», porse realisht është thjesht vjedhje e vetvetes.

Nuk ka komente

  1. Shpenzimi i kohës dhe përdorimi i kapitalit intelektual në ktë farë feje, më bind vetëm për një gjë; që nëse nesë të shikoj ndonjë nacionalist (dhe do dalë ndonjë, jam i sigurt) me pushkë në dorë të drejtuar ndaj tipash të tillë, do t’i dilja përpara dhe do ta ndaloja… në asnjë mënyrë nuk mund të vriten me plumb… do i zgjasja një shishe benxinë dhe çakmakun.
    Një vdekje e avashtë për plehëra të tillë do ishte ajo e duhura!

    [Me vjen ndot me kete koment qe te doli nga goja! Me vjen ndot qe u be pikerisht ketu ne kete hapesire. Kjo urrejtje nuk meriton vemendje por thjesht perligj pse prania jote nuk eshte me e mirepritur mes nesh. Nuk me le neveria te them gje tjeter!! parrulla]

    1. Edrus, nuk e di sa serioz je kur ben komente te tilla dhe ngurroj te shpreh gjithçka qe mendoj.

      Nje shkrim i tille si ky qe Doani na ka nderuar duke e sjelle se pari ketu, qe synon te gjeje vijen e holle qe rregullon dhe drejtpeshon mendimin, qe freskon gjykimin dhe synon te gjeje diçka pas dallgeve dhe dalldive emocionale te nje kombi, une e kuptoj se eshte e veshtire te tretet pa nje ouverture d’esprit, pa ndikime te nje historie te ndikuar nga tradita e kronikaneve sllave,dhe qendrimi i saj ndaj çdo feje jo ortodokse, por gjithsesi nje djale i zgjuar si ty, duket te beje diçka per te mos shprehur menjehre fishekun e fundit, duhet te dyshoje gjithmone se ka diçka me pas…

      Ajo qe ndodh me ju e mjaft te tjere, mua me le te kuptoj se jeni e jemi viktima pikerisht edhe te menyres se si na eshte mesuar historia, jemi viktima te emfazes dhe humoreve te saj pseudopatriotike, por edhe e viktimizimit shembellor nga i cili kurre nuk ka shprese do ta ngreme me koken.

  2. “(P)yetje të tjera kërkojnë përgjigje: osmanët kanë importuar kolonë të krishterë (…)?”

    Nuk ka per t’iu pergjigjur kesaj njeri, pa ia nxjerre ujin e zi deri ne fund muhabetit me kolone turq

    60 vjet pas (ri)themelimit, ne Elbasan jane regjistruar nga i njejti defter osman qe citon Plasari, 174 shtepi te krishtera, prej te cilave “te ardhura me deshire 97” dhe 73 shperngulur me detyrim nga Ohri e Shkupi (levizja e tyre per ne Konjuç, alias Neokaster/Ilbasan, konfirmohet edhe ne regjistra kishe); plus ketyre ishin edhe 4 shtepi te krishteresh, pergjegjese per mirembajtjen e ures dhe kalase, por keta te fundit nuk specifikohet a ishin te syrgjynit apo jo

    ps: Meqe ketu vijne edhe tifozet e Krajšnik Spahiut, qe ka ne program te heqe emrat serbe apo te huaj neper atdhe, t’i thone t’ia nderroje edhe Elbasanit, se ne kronika te shekullit XII del frengçe si Val d’Elbu.

  3. Pasi e lexova (dje heret) kete shkrim nga Doan Dani, provova kenaqesi intelektuale. Shqisa e shijes mirepret nje ushqim te mire, syri kenaqet nga nje pamje e bukur…
    Disa ndjesi te tilla bazike jane te pacmuara.
    Prurja e Doan me dha posacerisht nje ndjesi te ngjashme, me informacionin, aftesine analitike dhe racionalitetin superior.
    Dhe desha ti thoja “Faleminderit Doan! Faleminderit qe u ule, i hodhe ne leter dhe i ndave me ne mendimet e tua”.
    Por nuk kishte asnje koment tjeter dhe ajo fjalia ime e shkurter mu duk aq pak, ndaj edhe nuk e hodha tek komentet.
    Tani shoh qe nje halabak paska ndyre mjedisin dhe me vjen keq qe te pegerat e tij verbale do te mbeten komenti i pare i kesaj prurjeje te shkelqyer intelektuale.
    Dhe vras mendjen c’dreqin deshte? Jo qe komentoi, jo. C’dreqin deshte nga Doani. Mos valle donte qe ky i fundit te pranonte tezen e shfarosjes/emigrimit biblik? Ok, por me pak arsyetim (i disponueshem edhe nga ky robi), c’ka rrjedh logjikshem eshte qe ne, shqipet e sotme, te mos jemi aq ariane sa te paret tane qe, ja i preu palla e turkut, ja i rufiti bota kristiane.
    Afermendsh qe, qasja e Doanit (edhe ne qofte e rreme dhe e pabaze) duhet te na rrije me per shtat; ku e ku me mire pastaj nje nacionalisti.

  4. Duhet falenderuar Parrulla qe zgjodhi ta sjelle komentin e atij zuzarit qe do te djege njerzine sepse na behet e qarte nevoja per te rishikuar epopete e qendisura nga Akademia e Shkencave dhe historianet e nacional-komunizmit. E sigurisht, i lumte dora autorit.

  5. Xhaxha, dukesh se sa debil që je, kur, me “seriozitetin” që pret prej komentuesve, ndihesh i lumtur me komentet e mësipërme (ku asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me argumentin e sjellë prej Doanit).

    Përsa i përket këtyre debilëve të tjerë që kanë komentuar: Me Doanin, qoftë edhe pse disi larg, kam lidhje miqësore FAMILJARE, prandaj mos mu bëni ju vlleho-ortodoksët më katolikë se papa.

    1. Ka diçka prej fshatari të vrazhdë e të paditur në natyrën e këtij fatkeqi. Iu ktheva dy hera ta lexoj se nuk iu besova syve. Si provincial i denje, papritur zbuloi se është kushëri me Doanin dhe kjo në mendjen e tij mikroskopike është viza që ia lejon të shprehë talibanizmin kulturor kudo ku ndodhet. Xhaxha, në jetën e përditshme nuk do tu hidhja as me nder qyret këtyre njerëzve, prandaj kete virus të lutem mos lejo të na infektojë këtë hapësirë që e vlerësojmë.

  6. PTF-ja qenka kthyer ne fole neo-osmanllinjsh, ngadale po pashmangshmerisht.

    Reagimi i Edrusit eshte i shperpjestueshem se ne fund te fundit terrorizem historiografik neo-osmanlli shet Doani.
    Mesa duket ka qe terrorizmit i pergjigjen me terrorizem, Edrusi duhet pare si amerikanist dhe europianist i bindur.

    1. Hyllin, mos përmir aty ku ha.

      Sipas një statistike që ma jep blogu vetë, ti zë vendin e dytë (ose të tretin, po të llogaritem edhe unë), për nga numri i komenteve që ke lënë në blog kohët e fundit: plot 123 të tilla.

      E megjithatë, besoj se të gjithë do të habiteshim, sikur të ngrihej ndonjë e të thoshte se hapësirën e komenteve, në PTF, e paska pushtuar ngadalë, por pashmangshëm, paleo-kombëtarizmi megaloman.

      Ta kam thënë edhe një herë dhe tani është hera e fundit që ta them: blogu është gjithnjë i hapur për kontributorë të fibrës së Doan Danit, të cilët i marrin seriozisht fjalët e tyre, sikurse e marrin seriozisht kuvendin ku i thonë.

      Dhe nëse ka një revizionizëm historik, ky doemos do të drejtohet kundër asaj pjese të historisë së Mesjetës ku edhe na kanë gënjyer më shumë: periudhës Osmane.

      Sa për Edrusin, problemi i këtij është, siç ia kam thënë edhe atij herë tjetër, se ai është krejt i papërgatitur për temat ku merr pjesë si debatues; dhe këtë papërgatitje themelore mundohet ta kompensojë me poza morale në kufi të histerisë.

      Komenti i tij i fundit, përveçse ma konfirmon përshtypjen që kisha krijuar për të, më shërben edhe për të ilustruar hipotezën se, lëvizje të tilla me ngarkesë të fortë morale, si AKZ-ja, vijnë me rrezikun që t’u japin njerëzve të vrazhdë alibinë më të volitshme, për dhunën që këta gjithnjë kanë dëshiruar të ushtrojnë ndaj të tjerëve: “E bëra për Shqipërinë.”

      1. Xha xha , natyren ia japin autoret dhe numri i mbeshtetesve, jo komentuesi i ngeshem. Po te isha une e 2-3 te tjere autore e te gjenim mbeshtetje, po mund te thuhej diçka per natyren e blogut. Natyrisht kjo s’ka per te ndodhur kurre, thjesht per ilustrim te konceptit.

        Jazexhinjte jane bere pjese integrale e autoresise se blogut, kjo eshte zgjedhja jote, pune per ty, po pastaj mos u habit aspak per ca lloj akuzash. Keshtu rastesisht per ty kam degjuar, kush ai islamiku i thekur, biles njeri tha edhe taleban, natyrisht do i kete ngelur fiksim ndonje dalje jote kunder Nene Terezes, Skenderbeut dhe ndonje pro bashkejeteses shqiptaro-turke dhe te ka perceptuar thellesisht gabim.

        Edrusi eshte shqiptar perendimor, kaq thellesisht i tille, sa ka pervetesuar edhe irritimin perendimor ndaj talebanizmit, perzier natyrisht me irritimin shqiptarist ndaj cenimit neo-osmanlli te historise e identitetit kombetar. Edrusi doli me reagim te shperpjesetuar, po gjera qe ndodhin jane, nuk jemi 24 ore ‘te ftohte’.

        Ti e te tjere mund te mahniteni sa te doni pas jazexhizmit historik te doanit, per mua e te tjere ai perfaqeson nje terrorizem historiografik neo-osmanlli, prandaj edhe e hodha ate llaf per PTF-ne. Leqe une s’besoj fare tek akademizmi publicistik, me citime te pafundem librash e autoresh, se me duket thjesht nje menyre manipuluese duke perdorur parimin e autoritetit ndaj lexuesit te pakenduar ne ate lemi apo hulli. E thene ndryshe me duket thjesht nje manover retorike, qe e vret larg ideologjikisht.

        1. C’eshte ky shantazh dy leksh? Nuk ke asgje te thuash per shkrimin dhe hedh parrula armiqesore e akuza per agjitacion e propagande. Nuk mendoj se nese do qendisje nje argument te mire-mbeshtetur qe tregon lecitje analitike tekstesh do te te mohohej hapsira por nuk eshte kjo cfare ti ben por sjelle kercenime duke u perpjekur tu vesh njerezve “njolle ne biografi” Kjo qe beni ju eshte talebanizem, ky fundamentalizem qe perjashton tjettrin, mundesisht fizikisht ose ti imponosh heshtje.

        2. Bashkimi Evropian eshte nje hapesire qe e bashkon teorikisht nje hierarki vlerash themelore. Qe ketej burojne edhe standardet. Valle a e pershkrojne keto vlera ate ne thelb?
          Por Bashkim Evropian dhe mberritja e Evropes moderne u mundesua nga nje banjo gjaku dhe lufte te pashembullt ne histori. Konsumimi i energjive te jashtezakonshme ne ate drejtim, solli konkluzionin logjik te bashkejeteses. Te mos harrojme se strukturat mbinacionale te mesjetes ne Evrope kane qene larg te qentit demokratike, qofte ne vetvete, qofte ne raport me Perandorine Osmane sa per te marre nje shembull. Ne ndryshim nga Evropa Perendimore, ballkanasit e perjetuan dhe e njohen bashkejetesen nen Perandorine Osmane, madje ajo sherbeu si katalizues identiteti dhe njehsuese historike e krijimit te nje konteksit tipologjik ballkanik, i cili si i ketille nuk u krijua dot aq qarte as nen Bizantin. Pra ate qe PO-ja e kishte praktike shteterore qe prej 500 vjetesh, BE-ja e peruron vetem ne 1945-en. Dhe madje eshte qasja perendimore dhe largimi i PO-se qe hap siparin e luftrave ballkanike, si moment i rrokshem i armiqesise etnike. Te mos harrojme, me largimin e osmaneve, urrejtja etnike prevalon mbi urrejtjen fetare dhe kjo thote shume mbi natyren e sundimit osman. Dhe nje fakt qe nuk ka sesi ta mohojme eshte se te pakten ne shqiptareve nuk na shkon gjekundi te peshtyjme mbi osmanet me shume se fqinjet tane. E aq me pak te hiqemi si perendimore. Natyrisht, sot koha flet ne favor te orientimit drejt Perendimit e per kete ne jemi kahil te nxjerrim per leckash nga dritarja edhe fjalet, packa se ato te shkretat nuk eshte se futen mik per te ardhur te gjuha jone. Dua te them; dakord drejt BE-se, por jo duke mohuar veten. Edhe predikim moral nga Perendimi sikur nuk gelltitet shume. Zhvillimi eshte nje gje, por konformimi moral ndaj te huajit ne emer te standardeve eshte semundje. Se ky nuk eshte as si nen osmanet; ndryshim i menyres se jeteses, por eshte thjesht konformizem; nje lufte cic-micesh per paresine e origjines evropiane.
          Dhe ne fund meqenese flet per perendimor apo evropian ti: po ti, per ke punon? Sa te paguajne per te propaganduar ketu? Si i monitoron komentuesit mbi te cilet ke dyshime? Ke file, folder dhe statistika per kete? Ku i raporton? Po harton valle ndonje diagrame tenden, ta zeme Diagrama “Hyllin”, me te cilen si puna e poligrafit ne Luften e Ftohte permes qemtimit te perdorimit te disa fjaleve, te gjesh marredhenien mes gjuhes dhe tradhtise? Kane besim ende te ty ata qe te paguajne, nisur nga niveli qe manifeston ketu? Je vetem, apo jeni disa? Meqe ra fjala: do shkruash dicka ne Wiki per blogun?

          1. theollogos, po ti o derdimen ngele duke u hallakatur gjithe jeten, nje here perendimor, nje here grek, tani na dole neo-osmanlli, ça paske qene o tu mbyllte, kameleon e shkuar kameleonit apo thuaj je si t’ua kerkoje interesi ‘atyre’ . S’na the, te zuri ajo vala e shkurtimit te pensioneve ?

            Sa per strukturat mbikombetare ato asnjehere nuk kane qene e nuk kane si te jene demokratike.
            Demokracia kerkon medoemos nje demos e nje polis, nuk ka demokraci pavaresisht demosit e/o polisit, se nuk eshte teori teologjike, por politike.

            Demosi e polisi jane te lidhur pashmangshmerisht e kerthizisht dhe ku me mire se tek shteti-komb gjendet kjo lidhje, ku polisi=shtetin e demosi=kombin.

            Prandaj per te pasur demokraci sot, duhet te kete me se s’ben shtet-komb.

            Strukturat mbikombetare si keto te BE-se, nuk jane kurrsesi struktura demokratike, jane struktura qe marrin parasysh vetem Fuqine e shteteve. Aq me qarte ka dale sot, kur keto struktura jane anashkaluar fare nga Merkel e Sarkozi, te cilet kane dale hapur si çifti perandorak i Europes, pa patur as nevojen te fshihen pas strukturave te BE-se.

            Ceshtja eshte se bashkejetesa e kombeve vertet garantohet nen Perandori, por kombet e paguajne me lirine, zhvillimin individual dhe me humbjen e esences demokratike, pasi asnje strukture perandorake nuk mund te buroje nga demokracia.

            Shkeputja e shqiptareve nga Osmania perkoi me fazen e demokratizimit te Perendimit, rryma e fuqishme liberale u gershetua me nacionalizmin shqiptar, prandaj ne ndryshim nga ballkaniket e tjere, tek ne zbythja e Osmanise nenkuptonte edhe krijimin e domosdoshem te strukturave demokratike.

            Osmania ishte pengese per vete demokratizimin e vendit, jo thjesht se pasoje e rendit te prapambetur, por sepse formati perandorak perbente nje pengese te pakapercyeshme, ne fakt asokohe te gjitha perandorite shumekombeshe ishin burgje antidemokratike.

            Per te evituar keqkuptimet, me rryme liberale nekuptohet nacional-liberale jo ky i sotmi qe eshte imperial-liberal, arsye per te cilen edhe mund te quhet me shume reaksionar. Liberal-imperialistet e sotem jane reaksionare sepse duan te rikthejne formatin perandorak, qe eshte burgu i kombeve dhe demokracise.
            Keta e kane kthyer demokracine ne nje doktrine teologjike vlerash duke e shkeputur nga esenca politike, pikerisht sepse esenca politike e demokracise lidhet me shtetin komb, ne baze te ekuacionit te mesiperm, polis=shtet e demos=komb.

            Prandaj ku lexoj bashkejetesa e kombeve ne perandori, propoganduesi me duket si nje shpirt tiranik qe don te pengoje lirine, zhvillimin individual dhe demokracine e kombit.

            Historianet e ketille, nuk them se duhen futur ne burg, ne fund te fundit secili ka opinionin e tij, biles edhe te kerkoje shkaterrimin e kombit te vet, por ama shteti, politika, ka per detyre t’i ndaloje pjesemarrjen ne organizmat shteterore te kultures, psh akademi, universitet shteteror, konferenca etj.

            Ti nuk mund te nxjerresh teori qe nxisin shthurjen e natyres kombetare te shtetit dhe pastaj te pretendosh qe shteti te te mbeshtese materialisht a ne çeshtje prestigji personal.

            Gjerat jane shume te koklavitura qe te dale spurdhjaku i pare me pretendimin teologjik te se vertetes absolute e te vere ne dyshim themelet e shtetit.

            1. E para mos fol me epitete, se per ty mjafton pseudonimi tani. Ty te shtrova disa pyetje, meqe kisha dilema, nuk u pergjigje. Nuk u pergjigje, sepse recitove. Je ne kohe per deputet.

              thua:
              Historianet e ketille, nuk them se duhen futur ne burg, ne fund te fundit secili ka opinionin e tij, biles edhe te kerkoje shkaterrimin e kombit te vet, por ama shteti, politika, ka per detyre t’i ndaloje pjesemarrjen ne organizmat shteterore te kultures, psh akademi, universitet shteteror, konferenca etj.

              Po ti nje diskutim ne blog me pseudonime, nga njerez qe nuk kane asgje ne dore, sic jemi ketu thuajse shumica, (me aq sa me merr mendja kuptohet) dhe nuk po i le kusur fyerjeve dhe urrejtjes. Tani predikon demokraci. Ti me duket se nuk ke me cfare te merresh. Kandido me AKZ-ne dhe po fitove, kape ate foltoren e Parlamentit dhe pellit pastaj ne emer te Grupit. Si valle ti kaq liberal? AKZ-ja kerkon edhe ndryshime emrash, rrenjesh e faresh, si ti kaq i hapur? Historia e gjerave eshte shume me e koklavitur, e shume me e rendesishme, sesa historia e nje shteti spurdhjak qe per te perifrazuar Miloshevicin merr fund me nje skuader pushkataresh. Ky shtet nuk ka themele, sepse kompromisi nuk eshte themel. Ti si nacionalist do te duhet te thoshe: me zjarr dhe me hekur. Dhe kur ta thuash kete, ti dhe ndonje tjeter, DUHET TA BENI. Se jo per gje, po me kujton Edi Ramen: hap kutite, ose largohu. Nuk hyjme ne Parlament, pa hapur kutite. Greve urie deri sa te hapen kutite. Kemi marre masa te jashtezakonshme per te ruajtur zgjedhjet. Perfundimi: Kutite u hapen per tu shqyer, masat u moren dhe zgjedhjet u vodhen Live, madje me procedure te kopsitur. Ne 21 janar Saliu i qendisi nja kater cope. E ku jemi? Hic, ja tek jemi. Njesoj. Nacionalisti qe vetem llap, me fal per frazen, por eshte gorja perfekte.

  7. Pershendetje autorit per punen e kryer per kete shkrim, por pertej mbledhjes se shifrave shpjegimi dhe objekti i studimit nuk kuptohen mire, ose une vete nuk i kuptova.

    A eshte objekti i studimit te vertetoje se shifrat e Plasarit dhe te ASHSH se viteve 60 jane te ekzagjeruara, çka nuk perben ndonje çudi ne vetvete, apo te vertetoje se nuk ka pasur masakra, skllaverim dhe zhvendosje te medha por vetem viktima te luftes? Kjo e dyta nuk eshte e sake pasi historiografia jep deshmi qe provojne te kunderten dhe besoj te gjithe, ose te pakten ata qe shkruajne e komentojne ketu, i kane lexuar disa.

    Gjithashtu shifrat nuk kuptohen: zonat ne te cilat historianet e sipermendur thone se jane bere masakra dhe rrembime jane Arberia Qendrore dhe ajo Perendimore, ndersa autori flet per Shkupin Teoven Dukagjinin dhe Malin e Zi!.
    Dhe ne fakt u fillua mire shpjegimi me zonen e Shkodres dhe Arberine Venedike, por vetem u fillua, perseri se morem vesh sa ishte numri i pergjithshem i familjeve ne tokat shqiptare (atekohe latine) veriperendimore ne rregjistrimet e fillmshekullit te XIV dhe sa ishte ne fund te ketij shekulli?

    Doan nese i keni lexuar ato libra qe citoni Pulhahen, Schmidtt etj pse jeni kaq i paqarte? Schmidt per shembull pasi ka studiuar defteret e shpjegon shuma mire se perpara luftes ne zonen e Matit dhe Dibres duhet te kishte rreth 40 – 50 mije arber e sllave ndersa pas saj vetem 10 mije, pra 70-80% e ketyre banoreve u masakruan u larguan ose u moren si skllever.
    10 mijte e ngelur aty nese ka mundesi per tu ushqyer mund te 3-4 fishohen brenda disa dhjetvjecaresh(shiko progresin e popullsise se Shqiperise ne vitet 40-80), por gjithashtu ne zonat e tjera masakrat ishin me te pakta, ose disa nuk u preken pothuajse fare ne Malesite e veriut apo ne jugun e pushtuar heret
    Kam pershtypjen se ne zonen rreth Shkodres gjendja duhet te paraqitej e njejte ose ndoshta me keq, pasi aty nuk shkaterruan vetem turqit por edhe arberit, Skenderbeu e Dukagjini, fakt eshte se per gjuhe latine nuk behet me fjale ne ate vend.

  8. Megjithë “përgëzimet”, “përshëndetjet”, “i lumtë-dora-urimet” që komentuesitnuk mënuan t´i drejtojnë autorit, unë për vete nuk munda pa e ngritur vetullën e dyshimit. Jo se kam fakte të kundërta se autori. Por disi krejt ky zell e entuziazëm për ta luftuar kombëtarizmin shqiptar po shkon disi krah për krah me orvatjet e pandalura të shumë instancave shtetërore e kulturore për ta “shikuar nga një prizm tjetër” pushtimin 500 osman (pushtim e okupim e prapambetje e do ta quaj ckado më zi), pushtim ky që nuk na lejoi të jemi zot në tokat tona. E le të vijnë pastaj me mijëra Doana të na bindin se nuk ishte aq keq sa na mësuan, se do ta kishim më keq ndër të tjerët etjera etjera.

  9. “Terrorizmi historiografik”, me te cilin po akuzohet Doani ketu, eshte nje term i Kastriot Myftarajt, i perdorur ne nje seri artikujsh kunder tendencave me gjase antishqiptare te ca historianeve te huaj sot, artikuj te cilet Myftaraj i grumbulloi ne nje liber me titullin “Terrorizmi historiografik”.

    Po c’eshte ky terrorizmi historiografik sipas Myftarajt?

    “Ai synon të shkatërrojë historinë e kombit shqiptar, ekzistencën e tij në histori dhe simbolet e tij, në mënyrë që t’ u vijë në ndihmë përpjekjeve për asgjësimin fizik të kombit shqiptar me anë të genocidit (vrasjeve dhe dëbimit në mënyrë masive), (…).

    Terrorizmi historiografik është terrorizëm virtual, por që i paraprin terrorin real masiv të së ardhmes. Kështu që autorët e terrorizmit historiografik janë njëlloj kriminelë dhe i kanë njëlloj duart e përgjakura si terroristët realë.

    Termi «terrorizëm historiografik» mund të ngjajë i ekzagjeruar, por ç’ term tjetër mund të gjendet për të përcaktuar bëmat e njerëzve të cilët përdorin metodën të cilën e quajnë «destruksion të mitit».

    Pra ata vetëdeklarohen shkatërrues. Krejt ashtu si terroristët të cilët demonizojnë atë që bëjnë objektiv të sulmeve të tyre, edhe terroristët historiografikë i japin termit «mit» konotacion demonologjik.

    Metodologjia e tyre është e ngjashme me atë të doktorëve-vrasës të gjuetisë së shtrigave në Mesjetë. Ata shpallin «shtriga» në histori dhe pastaj kërkojnë t’ i asgjësojnë. Këta doktorë-vrasës të historisë shqiptare, si Nathalie Clayer, Oliver Jens Schmit, Alexandre Popoviç, Bernd Fischer, Peter Bartl, Miranda Vickers, James Pettifer, Stephanie Schwandner-Sievers duhet të marrin atë që meritojnë”.

    (Theksimi tek “duhet te marrin ate qe meritojne”.)(cituar sipas afishimit ne https://vargmal.org/dan5271)

    (Nje komentar teorik te termit te Myftarajt e gjejme po ketu : https://vargmal.org/dan5873)

    Ky eshte hapi i pare ne kete teknike: akuzoje tjetrin per terrorizem, pse ka shkruar nje dicka qe s’te pelqen, qe te justifikosh pastaj kercenimin dhe shantazhin ndaj tij, ne emer te antiterrorizmit. Ka vetem nje problem: njera pale po shkruan per te kaluaren, pa plotesuar asnje kusht te terrorizmit me fjale, pala tjeter kercenon me aludime per dhune fizike, si ben Myftaraj ne hakerrimet e veta periodike “ne emer te shqiptareve/qytetareve te pergjegjshem”.

    Ja si e perfundon Myftaraj akuzen per “terrorizem historiografik”:

    “Këta njerëz duhet ta ndërpresin këtë punë të keqe, ndryshe do të përballen në mënyrë të paevitueshme me antiterrorizmin legjitim dhe nëse këtë nuk e bën shteti shqiptar, do ta bëjnë shqiptarët e përgjegjshëm”.

    (https://vargmal.org/dan5271)

    Ajo cka lexoj ketu, ndjek te njejten skeme logjike.

    Vjen Hyllini dhe ben racional reagimin e papranueshem te Edrusit ndaj Doanit, pikerisht me tekniken e prof. Myftarajt: terrorizmi historiografik, ai me libra e artikuj per historine, therriska natyrshem per antiterrorizem te dhunshem.

    Eshte perendimor Edrusi – thote Hyllini i vargmalit – meqe i shkon mendja te te djege me benzine, pse ke shkruar dicka te papranueshme.

    1. Nuk e mohoj se percaktimi terrorizem historiografik neo-osmanlli eshte formuar ne baze te konceptit te Myftarajt, sa i kam shtuar neo-osmanlli.

      Kam parasysh jazexhizmin historik, qe ne gojen e Jazexhiut eshte terrorizem i kulluar, ne gojen e doanit vjen i lyer me nje shtrese mjalti.
      Jam i sigurte qe as doani as ti, as ai b-ja nuk e mohoni kendveshtrimin e jazexhiut, te dilni e te thoni, Jazexhiut nuk ia pranojme pikepamjet.

      Edrusin si blogtar e njoh prej vitesh, nuk eshte se nje dalje e shperpjesetuar mjafton per te hedhur poshte gjithe vitet. Ka disa momente emotiviteti ekstrem, si te gjithe ne fund te fundit, thjesht ai ndonjehere s’e permban dot.

      Tani u kacavjerret te gjithe pas nje daljeje aspak fatlume te Edrusit per ta vene ne kryq e per t’i hapur gropen.

      1. Edrusin e pata dëbuar nga blogu para nja dy vjetësh (besoj), por pastaj më erdhi keq dhe e lejova të shkruante prapë. Edhe tani, e lajmërova, duke i thënë që të largohej ca kohë, sepse ishte mbushur me mllef dhe nuk doja ta kisha rrotull, meqë më molepste hapësirat. Natyrisht, unë nuk e njoh këtë njeri dhe nuk kam ndaj tij as detyrimin më të vogël. Personalisht, mendoj se ai nuk kontribuon asgjë në diskutimet për tema historike, përveçse kundërshton çdo lloj sulmi ndaj ekzistueses dhe statu quo-së; dhe e bën këtë sepse është jashtë elementit të vet, ose si viktimë e pasigurisë ekstreme. Po kush ia ka për borxh, xhanëm?

      2. Nuk e paskesha lexuar kete me jazexhizem

        Une refuzoj ta zbres muhabetin ne kanalin ku do ta ndrysh ti, dhe me mjafton qe nuk kam abuzuar fare me ty, sic po pranon, kur te kam thene se po perdor si teknike e term profkat e Myftarajt. Une do kisha pasur turp po te me kishte ndodhur.

        Me vjen keq qe e them, se me duket vetja si legen po ti bie dikujt qe i bie gjithkush, si Jazexhiut, po po te them vetem se midis Jazexhiut dhe Myftarajt sigurisht qe zgjedh ate qe nuk kercenon me vdekje dhe me terror njeri. Sa per pjesen tjeter, per mua ata jane thjesht dy opinioniste te pacavures provokative “Sot”, te dy jane gojeprishur, pa bosht, pa integritet minimal intelektual, te tille qe po t’ua ndjekesh shkrimet ne vite, si kam pasur fatkeqesine te bej une, sheh si kane kercyer nga dega ne dege, nga ekstremi ne ekstrem, nga dialekti bile ne tjeter dialekt, sa te duket se ke te besh me dhjetera personazhe, dhe jo me dy devollinj qe mund te bien edhe kusherinj.

        Mos harroj te te kujtoj se Berishes togfjaleshin ‘aleanca faqezi’ ia ka servirur prof. Myftari yt

  10. ”Nje komentar teorik te termit te Myftarajt e gjejme po ketu ”’

    Kjo eshte fare e pandershme, sepse s’ka asnje lidhje, ajo eshte ftese per nje diskutim forumor te filozofise se historise, s’ka lidhje fare me historiografine ne vetvete. Shqetesimet e mia lidhen me historine e qenies shqiptare (parimet metafizike ), jo me ate te te qenit ( historiografine). Diku mes Hegelit, Niçes dhe Hajdegerit gjendet ajo e vertete qe po kerkoj, s’ka lidhje fare me Myftarajn.

    Citimi i terrorizmit historiografik eshte bere thjesht per te terhequr diskutues, manover retorike (biles e shnatyroj duke e bere nga specifik shqiptar ne problem perendimor), por psh ketu edhe pse jane bere debate te forta rreth çmitizimit s’e kam perdorur asnjehere ate term, sepse e vleresoj si shperpjestimor, kam thene pseudo-shkence, sharlatane etj por asnjehere terrorist historiografik.
    Ngaqe s’gjeta ate qe kerkoja, po ate qe nuk po kerkoja, i lashe shendene çunave.

    Po te hynte nje vargmalist i vertete ketu, do plaste lufte civile.

    Keto komentaret citoji kur t’i lexosh, mos shit presh per banane.

    1. Shkruan:

      Po te hynte nje vargmalist i vertete ketu, do plaste lufte civile.

      Mirë e the. Mendo, pastaj, sikur të hynte ndonjë prej kryekapedanëve të Lidhjes së Lezhës, p.sh. i mnershmi Lek Zaharia. Do të na mbeteshin fëmijët jetimë do të na mbeteshin…

    2. Do citim Hyllin, per komentar jo-shume-teorik, meqe teorik nuk te pelqen? po e sjell, ndonese linku qe ofrova i le boll vend vetes. Edhe nese kam gabuar ne etiketim terminologjik, serish kam lene nje adrese ku kushdo mund ta lexoje vete c’ke shkruar. Po edhe kjo nuk ka ndonje interes te madh: e rendesishme eshte te shohim se ti kerkon te organizosh debatin rreth nje termi fatkeq si terrorizmi ‘historiografik’, autori i te cilit -i njohur per teprime – vete pranon se eshte i pasakte. Me e keqja, ti sherben qe ketu te instalohet skema e Myftarajt per terrorizimit pa thonjeza te oponentit, kur nis e moralizon si vetembrojtje te ligjshme nje kercenim te terthorte, po te qarte, me vdekje, ndaj nje autori.

      Ja edhe fjala jote ne Vargmal,nese kjo beka dallimin:

      “Një nga problemet kyç të ditëve të sotme është ai që Myftaraj e quan terrorizmi historiografik. Ky është problem jo vetëm yni, pasi përfaqëson një krizë të shkencës historike e cila është shkëputur nga çdo lloj këndvështrimi tërësor dhe që ka dhënë edhe përfundime te tipit, Napoleoni humbi betejën e Vaterlosë se e kishte zënë majasëlli apo se lufta e parë botërore shpërtheu se Franca kish frikë mos humbiste investimet e mëdha në bonot e thesarit rus.

      Ka një sërë historianësh që mbushin librat me brockulla dhe as që duan t’ja dijnë për ‘peer review’ apo briskun e Okamit. Historianët në masë të madhe janë shkëputur jo vetëm nga filozofia e Historisë, por nga vetë epistemologjia. Pastaj kur me çështjet historike shqiptare merren individë që s’janë as historianë si Nathalie Clayer, vërtet mund të themi se do na mbysin brockullat për një kohë të gjatë.

      Ajo që mund të vihet lehtë në dukje është se me albanologjinë janë marrë përherë kolosë që nga Hahn e deri tek Coon, ndërsa kohët e fundit na kanë mbytur ‘studiues’ perëndimorë mediokër. Frika ime është se terrorizmi historiografik nuk është vetëm një përpjekje antishqiptare e kohëve të sotme, por edhe një rrymë mendimi që do e shoqërojë gjatë albanologjinë”.

      Edhe une kam fjalorin ne dispozicion, mu si ti; edhe une i di fjalet ‘fashist’, ‘neonazist’, e si keto, po nuk i shperdoroj me ty, edhe pse s’me gjen gje. Ti nderkaq e shkaterron diskutimin duke hedhur terma eksplozive pa nevoje, i vetedijshem se po e tepron; gjen edhe guxim te riperserisesh felliqesira nga interneti per te shantazhuar kuratorin e kesaj faqjeje, i cili nese ka ndonje cen, ka pikerisht tolerancen ndaj shkaterruesve te dialogut si ti. Ti sigurisht, meqe je anonim, nuk humb asgje edhe po kercenove edhe po te kercenuan, edhe po shantazhove edhe po te shantazhuan; po ky robi i perkushtuar qe nuk e fik driten kurre ketu, e pret lloj-lloj populli me durim e elokuence, ka nje emer e mbiemer, ashtu si edhe autori i shkrimit qe po komentojme: a e kupton sa e ulet eshte te kontribuosh edhe ti nga anonimati qe autoresia e personaliteti i dikujt te rrethohet me zhurmues shfrimesh turme, qe tenton te mbyse argumentin dhe mendimin? Ti ne fakt e ke zgjedhur kampin, me menyren si replikon, e ne rradhe te pare keshtu zhurmon mendimin tend,- pune per ty kjo,- po me kete i bashkohesh zhaurimes se pjeses se erret te blogosferes shqip, ku shahet e shantazhohet.

      Menyra e ulet, mbase e pamenduar mire, si reagoi Edrusi, ka ne fakt nje regji interesante, kur ky shpreson t’i heqe pushken nacionalistit,
      pushken qe shenon Doanin, per t’i dhene si me efikase shishen e benzines. Ti u ndjeve i thirrur e dole vete vullnetar ketu, pa ta kerkuar njeri, per t’i dhene pergjysem te drejte teknikes (ishte mire pushka, lere benzinen!) se nderkaq i dhe te drejte plotesisht kahjes ndeshkimore te aktit te Edrusit, duke e fisnikeruar si ‘antiterrorizem’. Sa me teper qe e mendoj, shoh se ky eshte nje incident i rende, i patolerueshem, dhe nuk mund te kesh dot guxim as t’i kthehesh debatit normal me autorin si te mos kish ndodhur asgje – jo me te marresh qofte edhe pjeserisht ne mbrojtje shkaktuesin e incidentit. A e kupton si mund te ndjehesh po te te kercenoje njeri me vdekje, pse po shkruan nje artikull mbi ca tekste historie?

      1. E pra çfare ke cituar, qe une shnatyroj konceptin e Myftarajt nga terrorizem anti-shqiptar ne ‘terrorizem’ ndaj historiografise boterore ?
        Eshte fare e thjeshte, dekonstruktivizmin e shoh si problematik, sepse shkeputet nga epistemologjia dhe filozofia e historise, per t’u mbeshtetur tek ideologjia.
        Nuk me magjeps fare kjo puna e ç’mitizimit, sepse vete historiografia ka lindur me mesin e shek 19 pikerisht duke lexuar e zberthyer mitet, por mitet e verteta jo ‘mitet gjasme ideologjike’.

        Kupton diferencen, keta merren me ‘mite’ ideologjike dhe i zberthejne me metoda ideologjike, sepse ideologjine e çmonton nje ideologji tjeter, shkenca nuk merret fare me ideologjite, ajo nuk e rrezon nje teori sepse ‘ideologjike’ por sepse nuk eshte objektive, e le te jete burimi i subjektivitetit ndaç ideologjia e ndaç papergatitja.
        Vetem keta, nisen te rrezojne nje teori sepse eshte ideologjike, a thua se ideologjia bazohet vetem tek subjektiviteti e jo edhe tek objektiviteti.

        Suksesi relativ i ketyre, sipas meje kerkon nje riforcim te themeleve filozofike e epistemologjike, si mase kundervepruese per mbijetesen e vete historise si shkence, sepse historiografia si çdo shkence eshte produkt i perjekjeve mijeravjeçare te filozofise ne kerkimin e se vertetes objektive dhe nuk mund tani te shkaterrohet kjo shkence si pasoje e parimit politik te shumices, une kam me shume mbeshtetes se ty.

        Kjo sikunder kuptohet lehte s’ka lidhje fare me Myftarajn.

        Doani eshte dekonstruktivist i tipit jazexhizem, ky eshte me keq se keta te tjeret, nese keta jane sharlatane, doani eshte terrorist se jazexhizmi eshte krim ndaj dijes objektive, per aq sa kjo mund te arrihet.

        E boll i fryve kercenimit me vdekje, se eshte nje reagim emocional , ja mes shqiptaresh ngelen duke u vrare robte se kane shkruar histori, frike e madhe shume, kercenim shume serioz. Po te merreshin seriozisht kercenimet forumore s’do kishte shqiptar te gjalle mbi dhé.

        1. Ja te marrim tezen e Clayer, nacionalizmi shqiptar krijoi shtetin shqiptar dhe ky kombin shqiptar.

          Te duket teze historiografike kjo ?

          Kjo tematike rreth nacionalizmit, shtetit e kombit eshte kryekeput politologjike, ka dekada qe rrihet prej shkencave politike e filozofise politike, eshte subjekt tejet i veshtire ne vete shkencat politike, qe te vije tani nje inxhienjere minierash, e te na tregoje tani se cili na qenka ‘miti ideologjik’ dhe cila e verteta e ameshuar, me libra te mbeshtetur financiarisht nga ministria e jashtme franceze dhe Sorosi.

          1. Më fal që po ndërhyj në muhabet, por me këtë tezë Clayer vetëm sa ndjek një teori të mirënjohur të Gellnerit, për kombet dhe kombëtarizmin. Gellneri është bërë autoritet tashmë mes historianëve të Europës Lindore, nuk është se ka bërë ndonjë akrobaci metodologjike/ ideologjike vetë Clayer-i.

            Problemi këtu s’ka lidhje fare me shigjetimet ad hominem të Myftarajt; dhe mos bjer edhe ti në të njëjtën gropë toksike me të, meqë Clayer-i ka në rregull kartat për t’u marrë me historinë e shqiptarëve. Por, të thoja, problemi ka lidhje me atë që Clayer-i dhe të tjerët në listën e zezë të K.M.-së merren me historiografi rutinë (nuk i bëjmë dot të gjithë agjentë që firmosin në borderotë e serbo-grekëve – se po të jetë ashtu, po në borderotë e shqiptarëve kush firmos?), ndërsa kombëtarizmi shqiptar ende nuk ia ka dhënë vetes atë histori të shqiptarëve që dëshiron, dhe që s’ka lidhje fare me historiografinë europiane rutinë.

  11. Thorgal, duhet te kemi parasysh diçka themelore: artikulli eshte rreth 4 faqe A4, e per kete gjatesi kam kerkuar ndjese, çka do te thote qe duhet te jem sintetik dhe njekohesisht te mbroj idene apo idete me argumenta dhe shembuj, nganjehere te shtrire territorialisht, gjithmone duke mos harruar se i perket nje metodologjie historiografike analitiko-kritike. Pra ne kete hapesire, qe eshte ne kufirin e merzitjes te lexuesit, une jam perpjekur te prek disa pika te erreta .
    Edhe ju, qe po me kritikoni, citoni Pulahen dhe Schmittin, ndersa sillni nje shembull vetem nga ky i fundit. A nuk duhet te sqaroni pak edhe qendrimin e Pulahes? Besoj se kjo ndodh per arsye hapesire dhe kohe ose per paradigmen e sintezes.

    Ju sillni nga Schmitti nje shembull numerik, me pretendimin se ai ka studjuar defteret. Nuk dua te di si dhe pse pretendoni qe historiani ne fjale eshte njohes i deftereve, kur i njejti autor mendon se Arberia e defterit te 1431 kishte rreth 22 mije familje – qe per Schmittin jane rreth 175-220 mije banore – por mund te them se tek Skenderbeu i tij ka pak deftere dhe shume kronika, pa anashkaluar analizat.
    Fakti qe Schmitti – ose une – pohon se zona ne fjale u reduktua nga 50 ne 10 mije banore nuk eshte e verteta absolute dhe, çka eshte me e rendesishmja, nuk verteton vrasje, skllaverim dhe largim, pasi, nese duam te jemi “mistrece”, defteret nuk merren me regjistrime te kesaj natyre, ndersa kronikat po, dhe me duket se autori i ka kombinuar keto dyja nga nje kendveshtrim i reduktuar ne kohe. Do te isha kurioz te dija si eshte e mundur qe Shqiperia nga Mati ne jug regjistron ne fundshekullin e XV thuajse trefishimin e popullsise se vitit 1431, duke mos harruar qe deri ne vitet ’70 ende luftohej. Kombini i perdorur nga Schmitti nuk i jep pergjigje ketij realiteti defteresh. E mos te pretendojme se ishte kryesisht rritja natyrore e 30 viteve te fundit te shek. XV, pasi ne nje hapesire te tille kohore ngrihet mesatarisht nje brez. Nga erdhi kjo popullsi? Schmitti ka patur ne dispozicion nje liber dhe nuk e ka zgjidhur paradoksin, per te mos thene qe e ka komplikuar me tej.

    Kete kalimin ketu:
    “10 mijte e ngelur aty nese ka mundesi per tu ushqyer mund te 3-4 fishohen brenda disa dhjetvjecaresh(shiko progresin e popullsise se Shqiperise ne vitet 40-80), por gjithashtu ne zonat e tjera masakrat ishin me te pakta, ose disa nuk u preken pothuajse fare ne Malesite e veriut apo ne jugun e pushtuar heret”
    ju keshilloj ta perdorni me kujdes. Popullsia e asaj periudhe ka disa karakteristika specifike. Gjithashtu mos mendoni qe defteret japin numrin 100% te sakte te popullsise. Ky perfundim i perafert pranohet nga te gjithe historianet e demografise evropiane te kohes, pra jo vetem te Ballkanit. Duhet te njihni zhvillimin demografik evropian, ballkanik dhe arberor te atyre viteve: raportin lindje-vdekje, vdekshmerine feminore, jetegjatesine maksimale, epidemine e asaj kohe dhe banimin e zonave gjerografikie (mal, fushe). Tani, do te me thoni se duhej te sqaroja edhe keto ne 4 faqe? Mund them thjesht, pa e humbur lexuesin, se rritja natyrore vjetore vetem ne shek. XVI filloi te luhatej – ne te gjithe Evropen, pra edhe aty ku nuk shkeli turku – ne rreth 1%, ndersa ne gjysmen e shek. XV mjaft rajone ishin ne regres demografik, natyrisht jo per arsye konfliktualiteti. Nuk krahasohet Shqiperia e gjysmes se dyte te shek. XX me gjendjen e shek. XV dhe per te rritur popullsine nuk mjafton ushqimi i mire, sepse, per ironi, siç thote Massimo Montanari, ne mesjeten e vone konsumohej me teper mish se ne epoken moderne, e megjithate pikerisht ne dy shekujt e fundit popullsia thuajse pergjysmohet!

    1. E di qe shkrimi i atyre 4 faqeve ka marre kohe e mund, ndaj as qe behet fjale qe te kerkoje ti futesh serisht studimit e te shkruash 4 te tjera.
      Une thjesht po te jap mendimin qe kam per perfundimet, mendim qe me angazhon vetem mua.
      Mesa kuptohet prej titullit synimi i shkrimit eshte te vertetohet sesa ekzagjerohet me shifrat ne Shqiperi. Kjo eshte nje ide shume e mire. Pa e lexuar fare shkrimin, besoj se shumica jane dakort qe me shifrat abuzohet dhe kerkimet ne kete drejtim ( ne mos vetem permendja e ketij fakti sa me shpesh), i ben mire historiografise dhe na ben mire te gjitheve.
      Por problemi eshte se ti nuk arrin ne kete perfundim por po e mbyll me frazen me teper ambicioze sec duhet “shvleresohet kolionalizmi dhe shpopullimi homerik’!
      Pse ky pohim eshte shume i guximshem dhe pse kam paqartesi?
      Ne rradhe te pare me kete fraze po kundershton pothuajse cdo deshmi, kronike, tekst apo liber historie mbi subjektin, qe prej shekullit te pesemdhjete e deri me sot cka eshte nje absurditet ne vetevete.
      Ne rradhe te dyte per ta kundershtuar me ane te rregjistrimit te popullsise duhet nje kerkim me i qarte mbi zonat qe permenden se jane kryer masakra e rrembime Arberia Qendrore dhe Perendimore dmth Durres-Shkoder-Diber-Berat.
      Pulhahen dhe Schmit i solla si shembuj te qartesise, jane autore qe merren me nje subjekt te caktuar dhe arrijne perfundime mbi kete subjekt. Te dytin e solla edhe si kundershembull per shpopullimet.
      Gjithashtu edhe nese vertetohet se popullsia ne ato vende nuk ishte reduktuar pas luftes, ( cka s’e besoj) perseri kronikat e deshmite mbi shkaterrimet masakrat e cfarosjet e popullsise jane aq te shumta sa nuk mund te kundershtohen ne asnje menyre, ato ngelen gjithnje te vlefshme. Po rikujtoj se deshmite vijne prej te gjitha paleve, prej autoreve arber, greke, turq, e latine.
      edhe dicka: popullsia e Dibres dhe Matit qe eshte reduktuar me 70-80% ne ate kohe, nese njerzit nuk jane masakruar rrembyer apo larguar nuk e di c’fare mund t’ju kete ndodhur tjeter, vetem po te jene shendruar ne ndonje specie jonjerezore!

      Shembuj nga kronikane arber e turq
      Arber, deshmi e Fjor Jonimes e botuar ne Arberia venedike e Schmit dhe mund te lexohet tek faqja e R. Elsie http://www.albanianhistory.net/texts15/AH1470.html

      Tursun beu qe ishte deshmimtar i masakrave dhe rrembive ne vitet 1467-68 i pershkruan keto ne faqet 134-138 te kronikes se tij. Po sjell nje pasazh:

      … të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin.

      Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme …

  12. Hyllin, tani nuk po me shqeteson shume sinqeriteti emotiv i Edrus, qe e paskam edhe mik familjeje, megjithese injoroj kete fakt deri ne nje sqarim vullnetar (ne doandani@yahoo.it), por kjo inkoherenca e avokatit, i cili nga njera ane flet per njerez perendimor, e nga ana tjeter shpreh se “historianet e ketille, nuk them se duhen futur ne burg […], por ama shteti, politika, ka per detyre t’i ndaloje pjesemarrjen ne organizmat shteterore te kultures, psh akademi, universitet shteteror, konferenca etj”.

    Ky eshte nje mentalitet totalitar i lustruar, siç thua vete, me mjalte, ose pa benzine. Cfare kupton ti me perendimorizem?
    Ato ish-profesoret e mi, dhe kam fatin te kem njohur medieviste te shkelqyer e me ze, nuk jane osmanlli e as nuk hezitojne te me respektojne duke me ftuar te trajtoj komplekse te tilla mitologjike te besuara nga sterotipi yt. Ne menyre te terthorte po me thua se kombi, shteti e kultura shkaterrohen nese nuk vazhdojme me emisionin e perrallave.

    Meqenese nuk beson tek akademizmi publicistik, mos komento fare, pasi perndryshe konflikton me vetveten. Vete i sillesh shkrimeve e mia. Te kujtohet komenti i pare? Me akuzove per mungese serioziteti, sikur ketu ka njerez qe njohin disa gjera dhe ti ishe nga ato, e pastaj nuk arrite te mbroje as ato pasaktesite qe i solle si dije superiore. Pafuqine tende argumentuese e shpreh me domosdoshmerine e heshtjes time dhe kete ma quan perendimore. Eshte me racionale te thuash “ishte i tharte” dhe keshtu mbron koherencen.

  13. I ashtuquajturi Bigollo i ka dhene dum punes se rritjes demografike 200 vjet para epokes epike te Skenderbeut. E beri me pjelljen e lepujve. Numrat qe dolen e qe gjenden kudo u quajten frekuencat Fibonaci.

    I. E modifikojme dhe thjeshtojme ushtrimin e tij me nje popullsi cfaredo.

    1. Popullsine e ndajme ne tre grupe 0-20 vjecare, 20-40 vjecare, 40-60 vjecare.
    2. Konsiderojme te afte per lindje vetem 20-40 vjecaret.
    3. Keq na vjen por mbas vitit te 60 nuk rron me rob (perkon me jetegjatesine mesatare).
    4. Tre grupet do ti levizim ne bllok ne periudha 20 vjecare, sipas parimit grupi i pare (0-20 vjecaret) shtyn te dytin, i dyti te tretin, i treti del jashte skeme.
    5. Nisemi nga nje periudhe zero ku te tre grupet kane te njejtin numur (per thjeshtesi)
    6. Pranojme se numri i femijeve te lindur qe do te kontribuoje per lindje te mepasme (qe kalon moshen 20 vjecare) eshte per proven A 3 femije dhe per proven B 4 femije.
    7. Nisemi me 20 banore apo me 20 (mije)

    prova A

    viti 1400 20-20-20
    viti 1420 30*-20-20 *shpjegim 20-ta e mesit ben 10 cifte qe here 3 femije
    viti 1440 30-30-20
    viti 1460 45-45-30
    viti 1480 69-45-45

    prova B

    viti 1400 20-20-20
    viti 1420 40-20-20
    viti 1440 40-40-20
    viti 1460 80-40-40
    viti 1480 80-80-40

    Per kete periudhe popullsia shkon nga 60 ne 159 per lindjet nga 3 dhe 200 per lindjet nga kater femije.

    II. Korrektime te rendesishme
    1. Sic dihet e duket nga te dy provat popullsia ne nje kohe te dhene nuk mund te jete uniforme. Tek prova A perqindja e beqareve (femijeve) vitin e fundit eshte 44%, tek prova B 40%. Po te marrim kete raport te ri popullsie vitin 0 do te kemi per 3 femije:
    viti 1400 80-80-40
    viti 1420 240-80-40
    viti 1440 240-240-80
    viti 1460 720-240-240
    viti 1480 720-720-240
    Per te njejten periudhe por me raport popullsie te korrektuar popullsia shkon nga 200 ne 1680 banore.
    2. Per te patur nje raport sa me besnik te gjendjes nisemi nga nje rruge tjeter.
    a. pranojme se per 1000 mije femije duhen 2000 prinder dhe 4000 prinder te prinderve
    b. vazhdojme per nje periudhe disavjecare te ndjekim fluksin e lindjeve dhe vdekjeve
    c. zbatojme traditen mesjetare qe asnje familje mos mbetet pa lindur djale dhe asnje familje mos kete me pak se 3 femije.
    d. ruajme peridhuat 20 vjecare sipas shembullit te fillimit 0-20, 20-40, 40-60.
    e. pranojme se (si gjithe bota) dhe popullsia jone shtohet 50% femra e 50% meshkuj
    viti 0 7000 banore
    viti 1 7000 + 500 (se atyre qe u linden femra s’presin) – 200 pleq (4000 pjestim 20 vjet) +* 25 (1000 pjestim 20 = 50 beqare qe martohen ose 25 cifte qe do tu shtohen kontribuesve ne lindje)
    viti 2 e me radhe sipas te njejtes llogjike, kur secili cift qe ka bere djale ben femijen e radhes vitin e trete
    … dhe do te shohim se raporti gjen ekuilibrin e vet ne favor te nje perqindje me te madhe popullise te re sesa te vjeter brenda nje dekade; popullise i shtohen edhe njehere aq te rinj.

    III.Te tjera
    1. Ky veshtrim merr parasysh se te gjithe faktoret e vdekjeve ndikojne njelloj mbi popullaten por nese vdekja e nje 60 vjecari do 61 vjet te rikuperohet vdekja e nje 6 muajshi do 1 vit e nje 6 vjecari 7 vjet, dhe kjo luhatje merret per e pandjeshme.
    2. Maoja e hodhi bumerangun demografik me doren e tij.
    3. Shembujt jane prej plasteline, per rrjedhim te ndryshueshem; gjithsesi ato japin nje ide mbi c’mund te bejne numrat.

  14. Jam i detyruar te bej nje sqarim qe vetem ketu duket i nevojshem: nuk ka asnje fjali ose ide, si ne shkrimin e mesiperm ashtu edhe tek te tjeret, ku une mohoj shkaterrimin gjate luftrave. Nese nuk bej dallime mes “luftes lindore” dhe asaj “perendimore”, siç ndodh gjeresisht tek imagjinata e dikujt ose edhe tek disa studjues shqipar, kjo nuk do te thote se per mua lufta e shek. XV ishte nje shperndarje çokollatash e trendafilash. Defterin e Sanxhakut te Dibres, te botuar nga Selami Pulaha ne “Lufta shqiptaro-turke ne shekullin XV: burime osmane” (faqe 326 e ne vijim), e kam lexuar edhe une: tek vilajeti i Akçehisarit rezulojne 22 fshatra te braktisur dhe ky eshte nje element domethenes i shkaterrimeve. Nuk e kam mohuar as tkurrjen e popullise ne “Defteri i regjistrimit te sanxhakut te Shkodres i vitit 1485”. Prandaj, pohimi «gjithashtu edhe nese vertetohet se popullsia ne ato vende nuk ishte reduktuar pas luftes, (cka s’e besoj) perseri kronikat e deshmite mbi shkaterrimet masakrat e cfarosjet e popullsise jane aq te shumta sa nuk mund te kundershtohen ne asnje menyre, ato ngelen gjithnje te vlefshme», me duket pa vend. Pastaj, kesaj i thone edhe ndryshe: “edhe nese vertetohet se popullsia nuk ishte reduktuar, une kam mendjen time”, siç edhe i pohua gjate komenteve.

    Guximi i pohimit tim eshte edhe i Selami Pulahes, qe ju po citoni per te dyten here. Ai mbron me vendosmeri mungesen e kolonizimit ne trojet shqipare te shek. XV-XVI. Qe te mos flasim me mullaret: sillni ju rastet e regjistruara, sepse Pulaha merret me regjistra, ku vertetohet e kunderta, pra na shpjegoni si u zevendesua ai 70-80% me grupe etnike qe me vone u shqiptarizuan totalisht. Konkretisht, si eshte e mundur te arrihet ne 34 vite (nga 1467 ne 1501) ne 8.470 shtepi te kazase se Dibres dhe 9.066 shtepi te kazase se Krujes? Perveç Krujes qe numeron 60 shtepi muslimane ne 113, Peshkopia numeron 90 shtepi, te gjitha te krishtera, te trefishuara ne keto pak dekada. Do te pranojme tezen botanike, siç e quan xha xhai?
    Fibonacci eshte intersant, por nuk konsiderohet zgjidhje studimore historiko-deomgrafike: Franca nga 16 milion banore (perafersisht) te fillimshekullit te XVI arriti ne 24 milion banore pas gati 300 vitesh, dhe rritja me e shpejte, me rreth 33% (ne 50 vite), regjistrohet nga 1750 deri ne 1800, ndersa ne gjysmen e pare te shek. XVIII rritja ishte rreth 5% (A. Bellettini, “La popolazione italiana: un profilo storico”). Ne tabelen e propozuar nga Bellettini Italia rritet mesatarisht çdo vit me rreth 0,35%. Ne shek. e XVI rritja mesatare luhatej ne perqindjet e cituara tek artikulli dhe ky rezultat rrjedh nga regjistrimet, ku hyjne edhe defteret mes shekujve XV dhe XVI. E them kete qe te mos tundoheni nga veprime matematikore argetuese.

    “Shpopullim homerik” quaj gjysem milioni te vrare dhe te larguar, kur defteri i 1431 flet per rreth 35 mije familje. Gjejeni ju koficentin mesatar per familje, por ama me argumente dhe logjike. Une e kam dhene mendimin tim dhe me duket se popullsia e zhdukur tejkalon ate ekzistente edhe duke u pajtuar me mesataren (9 anetar) e Biçokut. Nese une ju dukem i guximshem, çfare mund te them per matematiken tuaj? Konkretisht, tani me thoni ju ku qendron absurditeti im ketu? Qe nuk perputhem me imazhin tuaj dhe me kronikat? Me duket se e kam shpjeguar disa here qe ne rastin e studimit te demografise, kur kemi deftere-regjistra, kronikat kalojne si burime plotesuese te nje rendesie relative. Eshte absurditet zevendesimi i regjsitrimeve nga pergjithesimet shpesh here emocionale te kronisteve. Perpara se te me kuptoni mua, perpiquni ju lutem te hyni ne brendesi te metodes historiografike, e pastaj flasim, sepse pa njohur gjuhen nuk komunikojme dot, e historia, megjithese duket banalitet, ka nje gjuhe dhe autoritet shkencor.

    Pikerisht ne katerkendeshin Shkoder-Diber-Korçe-Berat, duke perjashtuar zonen e Beratit – i cili, per kuriozitet, ne 1520 numeron 25 lagje (mehalla) te krishtera dhe asnje lagje muslimane – dhe te Shkodres, aty ku eshte konsumuar situata me e gjate dhe me e eger konfliktuale numri i familjeve ne vitin 1488 eshte rreth 35 mije, aq sa kishte regjistruar defteri i 50 viteve me pare ne te gjithe Shqiperine (pa zonen e Shkodres). Meqenese me kerkuat nje shifer per zonen e Shkodres, qe, siç ju shpejgova, nuk ishte objektiv i artikullit, dhe meqenese ju mendoni se ajo eshte zona me e goditur, mund te vezhgojme disa detaje: nahija e Shkodres (1485) numeronte rreth 1185 familje, ndersa ne varesi te nahijes ishin me shume se 1500 shtepi – keto numerohen (me durim) tek perkthimi i Pulahes; kujtojme se Kadastra venedikase kishte regjistruar rreth 104-108 fshatra me rreth 1300 shtepi, pra kemi nje renie te popullsise afersisht me 9%. Nga kjo shifer rezultojne 1.066 familje shqiptare dhe 115 sllave. Siç verehet nuk ka as shpopullim homerik e as kolonizim. Perveç Defterit te sanxhakut te Shkodres, nje studim i vyer eshte edhe “Regjistri i kadastres dhe i koncesioneve per rrethin e Shkodres 1416-1417” i Injac Zamputit (Tirane, 1977); diçka permbledhin Schmitti ne “Arberia Venedike: 1389-1479” (Tirane, 2007) dhe Biçoku ne “Skenderbeu dhe Shqiperia ne kohen e tij” (Tirane, 2005).

    Le te vijme tani tek Schmitti i “gjore” qe citohet pa kriter. Rrefimi i Jonimes eshte rrenqethes, por nuk jep asnje shifer, pra nuk i sherben diskutimit tone. Vete historiani me veshtiresi rendit disa udhetime nga porti i Durresit drejt Italise, ku shifra me e prekshme duket ajo e 10.000 emigranteve te regjistruar nga nje arketar i qytetit te Lezhes. Per te tjerat Schmitti ofron disa pergjithesime abstrakte, me origjine qartesisht kronikane. Ne fakt ai nuk eshte bazuar ne defteret osmane, sepse pak i kane interesuar per dy librat e tij. Meqenese jemi tek ky autor, konkretisht tek ‘Arberia Venedike’, menjehere pas propozimit te rrefimeve te Jonimes, ka diçka mjaft interesante rreth roberimit ne faqen 553: «Dhimiter Jonima dhe aleatet e tij osman rrembyen banore te rrethinave te Durresit; te njejten gje beri Skenderbeu me 1444 ne krahinen e Lezhes; Leke Dukagjini rrembeu fshataret e rivalit te tij Draga», shkruan Schmitti duke iu referuar burimeve arkivore venedikase. Sikur po luftonin per kombin dhe atdheun? Te kene rrembyer turq valle? Apo ta kene mesuar nga osmanet? Tani, ne jemi te gatshem per te cituar kronikat qe sjell historiani, por nuk kemi sy per shkaterrimet homologe te prijesve arber ndaj popullsise “tone”! Te mos mendoje dikush se keto jane raste endemike dhe nuk ka plaçkitje te tjera autoktone. A nuk eshte me mire te qendrojme tek shifrat e regjistrimeve?

    Nga kronikat osmane une mund t’ju sjell shembuj te pafund pershkrimesh tragjike: e ben gjeresisht Aurel Plasari, prandaj edhe i dalin me shume viktima se njerez qe popullonin ate copez Arberie. Nuk me duket se i kam mohuar kronikat, por, gjithashtu, nuk me duket se po komunikojme ne te njejten gjuhe, pasi kronikat ndryshojne nga defteret, e nese i besojme kronikave pa as me te voglen analize kritike, thjesht duke cituar disa fjali, sikur te gjithe jemi historian, atehere duhet te pranojme qe ne jemi pasardhes sintetik te arberve, pa hyre ne nje mori problematikash aporike qe krijojne kronistet. Prandaj, mund ta kursenit Tursun Beun, te cilit, per me teper, i keni perzgjedhur ato paragrafe qe publikoi Piro Misha ne te gjitha gazetat. Kete kronist e kam trajtuar ne nje shkrim te gjate qe ndodhet ketu ne blog. Tursun Beu lexohet me kujdes dhe vemendje, me disa njohuri paraprake. Ajo eshte kronike historiko-artistike, me ndikime nga letersia panegjerike timuride, persiane dhe natyrisht nga letersia sufiste paraosmane, ndersa objektivi eshte madherimi i sovranit, qe Tursun Beu e realizon si nepermjet ekzaltimit te shkaterrimeve te armikut, ashtu edhe nepermjet nenshrimit fizik, ku nuk mungojne alegorite sensuale, qe Misha i ka lexuar si homoseksualizem, nje metode kjo e njohur e ndertimit te armikut. Aktoret e artikullit tim i kane kushtuar hapesira te konsiderueshme pershkrimeve te kronikave, me nje dalldisje, do ta quaja amatoriale, akoma me te theksuar vitet e fundit, ku profesionalizmi eshte zevendesuar nga diletante me pushtet, thjesht per te ngacmuar lexuesin emocionalisht, per ta pilotuar imazhin. Nese ketu po diskutojme per emocione, e kote qe zgjatemi me deftere dhe logjike historiografike, por le t’ia fillojme te postojme fragmente nga Skenderbeu i Naimit, pse jo edhe tekstet e ndonje kenge me çifteli.

    1. doani,
      nuk besoj se ma ka drejtuar mua gjithe kete; por meqe ke permendur Fibonaccin po te kthej pergjigje.
      Per sa ke shkruar kam pak interesa, per sa te shkruajne te tjeret po aq pak, e nderhyrja ime ishte e vonshme me qellim ashtu si ishte edhe neutrale.
      Une ju kam dhene nje mjet per tu larguar nga retorikat, e per ta perdorur, ne te miren tuaj si debatues e timen si lexues. Nese nuk te pelqen mos e zhvlereso, e as mos e hidh poshte me krahasime me Francen e Italine, apo te molleve me portokajte; rezultatet mund ti shkelesh me kembe- jane plasteline, mund edhe ti formesosh qe ti perqasen bindjes tende.
      Metoda eshte matematikore, por jo argetuese vecanerisht ne kete rast, ajo merr parasysh te dhena statistikore – shkon ne vite e dekada, demografike merr ne konsiderate zhvillimet e popullates e grupeve brenda saj, dhe shoqeror-historike perderi sa permban kushtin qe cdo familje te linde dhe ti rroje nje djale.
      Nuk mund ta marr me mend se cfare s’te pelqen nder keto. Me mendjen se s’te pelqen kjo e fundit se sikur krijohet ideja se njerzit mund te shtohen si lepujt tek Fibonaci, po sqaroj se pika c e III, nenkupton se mbas femijes se trete familjet e ndalin riprodhimin. Pra une te sjell familje me 3 femije 3.2 apo 3.1 per te qene me i sakte. Ne total te 1000 familjeve vetem 875 jane me 3 femije, apo 87.5% me kater rreth 6%, me 5 rreth 3% per te shkuar ne 2 familje per 1000 me nente femije.
      Raporti qe krijohet midis moshes nen 20 vjecare apo beqareve me te martuarit eshte rreth 40% beqare me 60% te martuar. Sipas shembullit te inicuar me 7000 banore popullsia ne me pak se 10 vjet arrin diku tek 7800 apo 7900 pa konsideruar hyrjet nga ciftet e reja dhe diku tek 7500-7600 sikur ti konsiderojme edhe ato.
      Rritja e popullsise me 10-12% ne dekade, nuk i perket ndonje familjeje apo shtepie me 9 antare. Une nuk i kam hyre gjekundi nje ndarjeje te tille sepse per lindjet nuk me duhen shtepite por ciftet dhe raporti me i rendesishem per mua eshte midis popullsise ne moshe me ate nen moshe.
      Me interes do ishte raporti i popullsise mbi moshe me ate nen moshe si dhe jetegjatesia e francezeve dhe italianeve ne mesjete nga librat qe citon. Ato mund ti zbatosh (ti une kushdo) ne nje model statistikor, ne te cilin mund edhe te inkorporosh shifrat nisese apo mbaruese te popullatave te krahinave shqiptare.
      Duke bere pyetje te llojit nga vjen kjo mase si u ripopullua etj, qe perbejne thelbin e shtrimit tend, ti je perpjekur tu japesh shifrave dhe shtrimeve te atyre qe analizon emrin e mitit. Shifrat mund te jene te gabuara, ashtu sic do te jete e mbetet shifra e popullsise se Tiranes sot,(vetem aq sa doli ne realitet nuk u permend askund). A jane mit e te futura ilegalisht ne histori? Une kam sjelle mjetin, duhet bere prova.

      1. CD nuk ekziston asnje logjike planifikimi familjar para shek 20, qe te kufizoje numrin e femijeve, perveç rasteve kur nga varferia rritej mosha e marteses (te pakten ne France) me qellim qe te mos kishte femra shume vite pjellori perpara.

        Popullsia rritej ne baze te teorise maltuziane, dmth toka te lira, me shume buke, me shume femije mbijetonin.

        Ne mesjete beheshin deri ne 20 femije, nga te cilet mbijetonin deri ne moshen e riprodhimin 2-3, varej nga mireqenia (te pasurve u mbijetonin edhe 10, psh Skendebeu eshte i 9-ti.).

        Keshtu pas nje shpopullimi, kishte shume toka te lira, shume buke, mbijetonin shume femije, shtohej shume shpejt popullsia, derisa arrihej ne piken e ekulibrit mes burimeve dhe popullsise, ku popullsia nuk rritej me ose rritej shume pak (meqe ka pasur vazhdimisht prerje te pyjeve e tharje te kenetave, pra toka te reja).

        Deri me sot, e vetmja teori serioze eshte e Malthusit, e cila e praktikuar ne Shqiperi, thote se pas nje shpopullimi ka nje rritje te shpejte, ku popullsia arrin nivelet e parashpopullimit, per t’u rritur me tej ngadale ose edhe hiç fare per disa dhjetevjeçare.

        Shpopullimi vjen prej luftes, epidemive dhe murtajes, pas tyre ne pergjithesi ka nje rritje te shpejte brenda pak dhjetevjeçaret ne nivelet parashpopulluese, hiq Murtajen e keqe te 1347-1352 qe gjunjezoi gjithe Europen e la pasoja te thella ne psiken e popullsise.

        Nje shembull klasik, shume i studiuar e me nivel te larte shkencor eshte lufta 30 vjeçare ne Gjermani, ku humben jeten 1/3 e popullsise, ne disa zona me shume se gjysma, pas perfundimit te saj, brenda 50 vjetesh u rekuperua gjithe popullsia e humbur, me tej rritja vazhdoi ngadale, bazuar ne shpyllezim e bonifikim kenatash, dmth hapje tokash te reja.

        Malthusi i ka shpjeguar shume mire gjerat, prandaj nuk shoh pse duhet te behen spekullime te njepasnjeshme rreth diçkaje qe e ka shpjegimin.

        1. Hyllin, a e ke lexuar kete piken 6 ne komentin tim?

          6. Pranojme se numri i femijeve te lindur qe do te kontribuoje per lindje te mepasme (qe kalon moshen 20 vjecare) eshte per proven A 3 femije dhe per proven B 4 femije.

          Ne te ka shpetuar leximi a kuptimi riktheju ketu. Une kam thene ate qe do te thuash ti, qe le te linden sa te duan (as na prish e as na ndreq pune) sa do te rrojne e riprodhojne ka rendesi per ceshtjen e shtruar.

          Gjithashtu, nuk behet fjale per planifikim familjar por, a) per te rindertuar te shkuaren mbeshtetur ne shifra, b) per te thene se kjo hipoteze eshte mit ose jo (a eshte e mundeshme teorikisht ose jo).

          Te II. Korrektime te rendesishme e kam sjelle me shifra gjithe sa thua per bumin demografik:
          viti 1400 80-80-40
          viti 1420 240-80-40
          Tani, une e di se ky eshte blog dhe fjala ka vendin e nderit, por dhe numrat duhen pare; ndonjehere.

          1. C D, per te qene sa me i sakte me numrat: deri vone (deri ne fillim te shekullit shih Durham, High Albania)
            per vajzat mosha maksimale e marteses konsiderohej gjashtembedhjete vjec, dhe shpesh marreveshja behej qe ne djep

            1. po po mor thorgal,
              e pa na e thene e Durhami na e kane thene gjyshet e stergjyshet, por 20 qe marr une apo 18 qe mund te merret eshte mesatarja per ciftin, qe del nga mesatarja e gjithe cifteve. Ose njera 13 tjetri 33, njera 16 tjetri 24, njera 18 tjetri 22. Thelbi eshte se pavarsisht ketyre xhungave qe shtrohen kur i shtrin ne grafik, (rreth) 87% e ketyre cifteve kur kalojne matane moshes se riprodhimit kane lene tre pjella te veta gati per riprodhim.

              1. Shembulli yt eshte shume ne rregull dhe te falenderoj qe e solle. Ne pergjithesi jam dakort me c’fare ke shkruar pervec per mesataren e martesave ne mesjete eshte 15 vjec, ose per te qene me i sakte, mesa kam lexuar nje brez ne mesjete konsiderohet i barabarte me 15 vjet. Por edhe sikur te ishte 20 apo 30 apo 40, prape arsyetimi i Doanit fut uje nga jugu e veriu.

  15. Doani
    (gjithashtu edhe nese vertetohet se popullsia ne ato vende nuk ishte reduktuar pas luftes, (cka s’e besoj) kesaj i thone edhe ndryshe: “edhe nese vertetohet se popullsia nuk ishte reduktuar, une kam mendjen time”, siç edhe i pohua gjate komenteve.

    S’ka gje si I thone ndryshe kur ne realitet dmth: S’e besoj se mund te vertetohet mosreduktimi , dhe vetekuptohet qe kete besim e kam te bazuar ne fakte edhe arsyetime nder te cilat ndonjeri u permend ketu.
    Ndersa per Pulhahen ti shkruan se ai
    mbron me vendosmeri moskolionalizmin ashtu si edhe ju [ Doani].
    Po e perseris edhe njehere:
    C’ka me shqeteson dhe me ben te reagoj ne shkrimin tend nuk eshte problemi I kolionalizmit apo fryrja e shifrave por qasja ndaj masakrave apo paqartesia e perfundimeve. Nje perfundim I tille si ai qe ke shkruar ti me duket shume I dyshimte me mire e tejet I papershtatshem per nje teme te tille qe prek edhe disa ndjeshmeri.
    po rikujtoj se perfundimi yt eshte
    zhvleresim te skenave grotekste apo shpopullimit homerik
    ndersa tani e sqaron se shpopullimi homerik nenkupton 500 mije vete! Dakort por as nuk do kisha hyre fare ketu po ta kishe thene ne paragrafin ne fjale qe edhe normalisht duhet te jete me I rendsishmi I shkrimit megjithese Homeri nuk ka shkruar ndonjehere per 500 mije vete por per vrasje skllaverim e shkaterrim qytetesh cka ka ndodhur edhe ne Arberi.
    Nuk e kuptoj as pse duhet te shpjegoj kete:
    pra na shpjegoni si u zevendesua ai 70-80% me grupe etnike qe me vone u shqiptarizuan totalisht
    Nuk ia kam vene qellim vetes ta shpjegoje kete hipoteze e as e kam pohuar ndonjehere dicka te tille, perkundrazi shkruajta se kishte shqiptare ne veri e jugun e prekur pak:
    ne zonat e tjera masakrat ishin me te pakta, ose disa nuk u preken pothuajse fare ne Malesite e veriut apo ne jugun e pushtuar heret

    Me poshte ju shkruani:
    Konkretisht, si eshte e mundur te arrihet ne 34 vite (nga 1467 ne 1501) ne 8.470 shtepi te kazase se Dibres dhe 9.066 shtepi te kazase se Krujes? Perveç Krujes qe numeron 60 shtepi muslimane ne 113, Peshkopia numeron 90 shtepi, te gjitha te krishtera, te trefishuara ne keto pak dekada. Do te pranojme tezen botanike, siç e quan xha xhai?

    Ne 34 vite mund te ndodhin shume gjera. Ne fillim te shek XIV arberit popullnin gjysmen e Shqiperise se sotme sipas pershkrimeve e deshmive (ne 1308 – 1333)
    ndersa ne vitin 1348 kishin arritur deri ne Gardhiq ne Thesali se bashku me Preljub Cezarin (qe edhe e vrane me pas)
    ne 1462 kishin shtene ne dore te gjithe Greqine veri perendimore e ne 1380 kishin permbytur gjysmen e Ballkanit perendimor prej Dukagjinit ne Peleponez e meqe tepronin akoma disa u nisen per ne Athinen e Pedros IV.
    Si shpjegohet kjo ? Shpjegime ka gjithnje, – Kishte shume toka te lira pas murtajes, termeteve e lufterave, arberit qe jetonin ne zonat malore dhe ju shpetuan katastrofave kane bere seks me gruan apo grate e tyre dhe gra te tjerea e me pas kane lindur femije. Disa joarber edhe mund te jene shqiptarizuar, them mund se nuk e di nuk kam deshmi.
    Do thuash ti tani, Si shpjegohet qe rritja ne Kine eshte negative ne 2010, hebrenjte jane 13.4 miljone sot nderkohe qe ne 1940 ishin 9 milione. Si eshte shtuar popullsia ne zonat e shkaterruara kur ne shek. XVI France rritja ishte aq e kaq sipas XY-it ?
    Ok meqe jemi te tallja e trpt ; Po rritja e spanjollfolese ne Ameriken qendrore dhe jugore sa ishte ne shek XVI, cfare thote ai francezi ?

    Me seriozisht meqe nuk te pelqen Tursuni i perkthyer nga Misha se (kur behej fjale per Arberine ky ishte i influencuar ndersa per fushatat e tjera dukej shume ne rregull) atehere po sjelle nje permbledhje te Schmit pasi edhe nuk mund te jape ketu njezet kronika, per me shume qe ti i ke lexuar, gjendet ne fq (Skenderbeu, botimi i 2009es, po e sqaroj se nuk e di ne eshte i njejti kapitull ne bot e pare) dhe le ta gjykojne ata qe lexojne groteskun dhe homerikun
    Fati i Arberise se renuar nuk shkaktonte vetem ne Perendim pikellim e tronditje … deri edhe kronistet osmane e Kristobulosi regjistrojne me nje habi te thelle sic nuk ishte rregjistruar ende ne vjetaret e e pushtimin osman te Europes juglindore. E pra burime nga Perendimi e lindja deshmojne gjendjen e mjeruar te vendit.
    Dhe, perkthimi i Tursunit prej Mishes c’fare ka qe nuk eshte ne rregull ? Po pjeset e botuara nga gezatet? Po referencat qe une solla mbi Tursunin a jane ne rregull? Nese po atehere ku eshte problemi!

  16. Cyprinodon,

    shkrimi kishte nje adrese tjeter. E citova Fibonaccin qe ne nje replike te mundshme rreth temes specifike kjo metode te perdoret pa pretendimin e pergjigjes perfundimare dhe te sakte, pasi zhvillimi demografk nuk eshte thjesht çeshtje llogaritjesh me numratore apo me “guralec”. Ka nje sere elementesh qe duhen konsideruar.

    Ne fakt perllogaritja e juaj eshte pak me e larte se mesatarja 1% e propozuar per Evropen nga fundi i shek. XV dhe gjate shek. XVI. Ky rezultat eshte arritur ne baze te krahasimit te regjistrave, me llogaritje te thjeshta, por qe 7.000 persona te arrijne ne 7.800 eshte nje perfundim “laboratori”, prandaj solla rastin historik te Frances dhe Italise: 16 milion francezeve, mesatarisht me 4-5 anetar per familje, i jane nevojitur 30 dekada per t’u bymyer me 50%, nderkohe qe duke ndjekur rezultatin laboratorik ato duhej te kishin arritur ne 300-360%, pra, pak a shume, aq sa eshte numri i sotem i popullsise franceze, por nderkohe per te ardhur ne situaten aktuale kane kaluar 50 dekada, pra 500-600% e shifres fillestare, ose 80-90 milion banore, qe Franca nuk i ka.

    Te kuptohemi pra, nuk kundershtova metoden ne vetvete, por ju kujtova realitetin. Ne ate realitet vatra, çifiti, shtepia ose kryefamiljari nenkuptojne perhere nje familje mononukleare, pra çifti me dy ose tre femije. Kur regjistrohen 35 mije familje do te thote se jane 35 mije çifte – pasi osmanet percaktonin ne vete, perveç shtepi/çifteve, beqaret dhe famljet me kryefamiljarin e vdekur. Keshtu kane vepruar edhe Perandoria Bizantine me Venedikun – me shtepi, me kryefamiljar, pa numrin e anetareve. Mosha pastaj eshte enigmatike, te pakten per trevat shqipare: siç e thate vete, ajo nuk dihet as sot ne Shqiperi, ne dolem nga regjistrimi i fundit me pak se 3 milion banore!
    Mosha mesatare mesjetare dhe moderne eshte shume elastike. Ne varesi te krizave dhe epidemive, ne shek. XIV-XV, ne Evropen Perendimore, ajo luhatej tek 30-35 vjeç.
    Nje problem thelbesor per Arberine eshte mungesa e thelle e regjistrimeve kishtare. Nga ato mund te njihet diçka me saktesisht rreth moshes dhe perberesve familjar. Fatkeqesisht mund te pranojme vetem rezultate te peraferta – ndersa numri i familjeve pas shek. XV eshte mjaft i sakte. Sidoqofte, jo vetem per Arberine, por per te gjitha rajonet evropiane te shek. XV, historianet heqin dore nga shifrat e sakta. Zerat me te degjuar ne kete fushe preferojne t’i percjellin shifrat duke i shoqeruar me “peraferisht”.

    1. doani,
      une insistoj qe ti nuk duhet te marresh krahasimin me Francen; te pakten pa treguar se gjithcka ka ndodhur me popullsine atehere atje ka ndodhur edhe ne Arberi (rritje territori, emigrime-migrime, epidemi,). Vec kesaj une shquaj te pakten tre pika ku relacionet midis ketyre dy popullsive mosperputhen: 1. popullsi e madhe ne France e vogel ne Arberi; qofte edhe nje krahine e humbur ne Francen e atehershme me rritje 10% lejon ta pranosh ate rritje edhe ne Arberi 2. stadi apo faza ku ndodhej riprodhimi ne France me ate ku ndodhej ne Arberi (kur edhe vete brenda Frances apo brenda Arberise ne dy kohe te ndryshme eshte i ndryshem) 3. traditen shqiptare (arbereshe?) per te patur medoemos djale.
      Une kam shkruar jetegjatesia mesatare dhe jo mosha mesatare, jetegjatesine e kam kufizuar tek 60 per lehtesi, te dyten nuk e permend e llogarit e nese, ajo duhet te dale aty ku thua ti e ku eshte sot ne bote. Por motori i ceshtjes eshte popullsia midis moshes mesatare 20-40 vjecare (qe serisht e kam marre per lehtesi se besoj duhej marre 18-36 vjecare).
      E meqe nuk e dija dhe s’doja ta kerkoja si ishte puna me cifte/shtepi/familje atehere kete rruge ndersa se kam cekur e kam lene te hapur, ndonese perseris se motori per mua jane ciftet 20-40 vjecare. Po te kem nje raport (mesatar) te shtepi banoreve te asaj kohe edhe mund te them sa ndikon, si ndikon, kush ndikon dhe kur ndikon.
      Dhe padiskutim, perafersisht.

      1. Ngjarjet e koheve moderne, munden, deri ne nje fare mase to perdoren per te kuptuar ato te mesjetes.
        Ne dinamika te njejta, menyra e veprimit te variabelve eshte i njejte.

        Nga 1990 deri ne 2010, duke pasur parasysh shifrat nga shkrimet e Pishakut dhe komentet e Presjes, del se ne Greqi dhe Itali jane zhvendosur nga Shqiperia rreth 1.2 miljon vete.
        Ketij numri i do shtuar edhe nje 0.3 miljon per pjesen e shqiptareve te levizur ne Ameriken e Veriut/ Australi/ Europe Perendimore.
        Totali: 1.5 miljon.

        Popullsia ne Shqiperi vazhdon te mbetet mbi 3 miljon, me gjite kete exodus me teremend te permasave biblike.

        Ne kushte te njejta, kur presioni per te lene vendin do te ishte po aq i fuqishem, ne mos edhe me teper, reagimi i popullsise arberore do te kete qene i njejte si me ate sot. Eshte nje fenomen qe gjendet jo rralle ne historime tone. Nje lloj Etne demografike, qe per cfaredo arsyeje, ne momente te caktuara shperthen e derdhet teposhte me mllef.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: