KATOVICA E ZBARDHUR

Elidor Mëhilli, një historian i përgatitur në Princeton dhe i specializuar në Luftën e Ftohtë, ka sot një editorial në gazetën “Shqip”, të cilin ua rekomandoj të gjithë të interesuarve për çështjen e Katovicës.

Artikulli, që meriton të lexohet me kujdes, më konfirmon një dyshim që e kishin shprehur edhe të tjerë këtu në Peizazhet dhe që më kish lindur edhe mua: jo vetëm që dokumenti i Katovicës shqiptare është fiktiv, por edhe vetë mbledhja e përfolur e Katovicës nuk ka ndodhur fare.

E përsëris: mbledhje në Katovicë, ku Gorbaçovi ka përcaktuar këtë dhe atë, nuk ka pasur.

Por nëse Katovicë nuk ka pasur, atëherë as Katovicë shqiptare nuk do të ketë pasur.

Dhe meqë Mëhillit unë ia respektoj fjalën, atëherë nuk më mbetet veçse entuziastët e Katovicës t’i ndaj në dy grupe: konspiracistë teorikë naivë, që besojnë çdo budallallëk që u hidhet përpara; dhe mashtrues të rëndomtë, që kërkojnë të turbullojnë ujërat.

Mirëpres, në komentet, këdo që do të më sjellë një provë të vetme, të besueshme, për këtë mbledhje fiktive; vetë kam kërkuar, por nuk kam gjetur asgjë. Tani edhe Mëhilli, që di për çfarë flet, ma konfirmon këtë.

Ai shpjegon jo vetëm se hipoteza e Katovicës është, në thelb, budallallëk i ambalazhuar mirë; por edhe se ajo bie ndesh me vetë logjikën e rënies së sistemit në Bashkimit Sovjetik, në Europën Lindore dhe në Shqipëri.

Nuk di njeriu nëse t’i vijë keq për publikun shqiptar që ngopet me gjepura, apo për manipuluesit dhe marifetçinjtë, që i kanë hipur këtij lexuesi kaluar, si të ishte mushkë.

Nuk ka komente

  1. une e thashe, kjo ceshtje mban ere protokolle te zionit, tekste hermetike dhe xhaxhai ne rolin e casaubon-it

  2. Shërbimet sekrete ndjekin lëvizjet e funksionarëve të shteteve të huaja duke mos dalluar midis vendeve aleate apo atyre kundërshtare. E bëjnë këtë gjë në mënyre instiktive dhe e arkivojnë. Si rregull kushdo, i cili është në rang zëvendësministri e sipër, lë një gjurmë të dukshme kur lëviz, e cila ndiqet. Këtë informacion e mbledhin si rregull sektorët teknikë, pa i dhënë atij një vlerësim politik, gjë që e bën një zyrë tjetër. Nëse funksionarë të lartë të kampit lindor do të ishin takuar ndonjëherë në fundvitet tetëdhjetë diku, është afërmendsh, që kjo do të kishte dalë si lajm të nesërmen në gazetat perëndimore. Një takim i tillë sekret do të irritonte pa masë në momentin e parë shërbimet sekrete perëndimore, të cilat do të supozonin, se behej fjala për plane për fillimin e luftës. Si atëherë edhe sot është pjesë e praktikës së punës, që takime sekrete të kryetarëve të shteteve kundërshtare bëhen menjëherë publike, për t’i vënë këta përpara përgjegjësisë, për të informuar publikun, si dhe për t’ju ngjallur atyre ndjenjën e pasigurisë, se sekreti tashmë ishte zbuluar.

  3. Pika më sekrete e planit të Ramizit (këtë e zbulova unë!) ishte burgosja e tij – vetëburgosja, më mirë – dhe e një ‘vegle’ të tij, Fatosit. Kjo do të realizohej nga ‘vegla’ tjetër e tij, Saliu.
    Plani ka qenë shumë më tepër i hollësishëm. Sigurisht, ai nuk përfundon me zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Duhej të vinte ky tetor, për shembull, që të zbulohej një shkrim i parapërgatitur që në 1986-ën, por që do të botohej në mesin e këtij muaji nga një poliagjent, me pseudonimin Xhaxhai (lexo X-ha-X-hai). Ky artikull do të vinte në dyshim vërtetësinë e dokumentit sekret, duke u marrë gjojë me “ë”-t dhe “ç”ët e tij…
    Dekonspirimi vazhdon me kërkesën e palëve…
    (Juaji, Zhapiku)

  4. Komploti qe te jete i tille duhet te jete i fshehte dhe i pazbulueshem, sepse perndryshe ç’komplot eshte ai qe i le provat lart e poshte si lopa bajgen?

    Pikerisht mungesa e provave dhe pamundesia e gjetjes se tyre eshte prova me e mire e ekzistences se komplotit 🙂 🙂

  5. Shpesh kastigojm’ politikan’t shqyptar per skandalet e tyne. Mirpo fiaskoja e Katovices asht maspari turp i pashembullt i gazetaris’ shqyptare. Njaj Dalip Greca me botue shkrim pa e kontrollue edhe per rranjë t’dytë nuk ban. Ku ku sa kam kjesh’ kur kendova qi takimi kenkesh ba karshi Hotel Evropes. Pse nuk e thot’ Dalipi se Katovicen a paska zbulue bash n’oborrin e Enverit?! Tash u mor vesht e tan’ loja. Paska pas’ ken’ frymzim i Tarasit. Po njaj Frano Shkreli qi iu hakrrue para nji mueji Ed Rams me shkrimin n’Telegraf “Ke gabue zoti Kryeministër”. E per çka? Sepse Ed Rama kishte pas shpall’ n’ Nju Jork Konsullin e Ri t’Nderit nji njeri t’nderuem. N’pas kenë autori taksapagus i Shqypnis’ mir’ boll kishte me ken’. Por nuk asht se. E pra ku e gjen tagrin njaj gazetar me kritikue boten? Po tash, si duhet me e titullue shkrimin e vet t’rradhs n’Telegraf, ksaj rradhe per fiaskon e vet t’Katovices? “Kam gabue un’ zotnia opinionist”?

  6. Nese do ta vesh veten ne rolin e nje hulumtuesi/historiani, mendoj se nuk do te mjaftohesh te arrish ne konkluzionin se “Katovica nuk ka ekzistuar”. Kete mund ta beje(apo tashme e ka bere) cdo kush nga ne me nje te klikuar, google-im te nje mendjeje kurioze.

    Do te ishte me e udhes qe te shterrohej burimisht se ku e ka origjinen pikerisht kjo “Katovica”(dhe pse te emerohej si Katovica) e ushqyer dhe e perhapur ne ambjentet e thashethemnajes shqiptare(te kujton pak “pallatin e enderrave”, ku krijoheshin narrativat e nevojshme per te mbajtur ne kembe historine qe duhej te tregohej e qe do t’i sherbente jetezgjatjes e shendetit te sundimit perandorak).

    Kjo do te na zbulonte edhe fijet e padukeshme te kesaj “sajese”, qe njelloj si cdo mit tjeter eshte nje menyre per te ritreguar nje histori te frymezuar nga nje e vertete qe mjegullohet me shume kur perpiqesh t’i qasesh me afer.

    Historiani do t’i sherbente shume me mire publikut shqiptar nese do te zbulonte te verteten pas “Katovices”, qofte kjo ne dukje nje shaka bajate, nje trillim mjeran, nje pergojim qe tallet me naivitetin shqiptar apo si deshmi, sprove per te deshmuar makiavelizmin e qarqeve te caktuara dizinformuese per te coroditur edhe me shume turmen, e cila akoma nuk e ka mesuar se cdo the thote te jesh i lire, mendje kritike, pa vargonjte qe te mbajne te lidhur si peng i te kaluares.

    1. Në fakt, nuk është detyrë e historianit të merret me historinë e teorive të komplotit. Kështu, një historian i NASA-s, nuk ka pse të merret edhe me teorinë se zbarkimi në Hënë nuk ka ndodhur.

      Historinë e teorive të komplotit unë do ta vlerësoja shumë, por jo si pjesë të historisë si të tillë. Njëlloj mund të trajtohej edhe në kuadrin e historisë së histerive kolektive.

  7. Bën një vërejtje shumë të hollë, Mëhilli, në shkrimin e vet, kur thotë se Katovica na shërben për t’ua deleguar fajin të huajve, edhe për mënyrën si degradoi kalimi nga komunizmi në post-komunizëm.

    1. Dhe vertete, Katovica eshte metafora shqiptare e te dyjave: influencen qe paten ngjarjet ne Lindje qe frymezuan dhe precipituan ecurine e ndryshimeve ne Shqiperi dhe se si post-komunizmi u shit si perralle e transformimeve demokratike(sigurisht qe transformime pati, por i sherbyen pikerisht atyre, elites qe i iniciuan, dicka krejt logjike ne kendveshtrimin e sotem).

      Katovica ishte logjistika e transformimit shqiptar; sigurisht jo si nje bluprint i ngurte, por nje lloj outline, sepse edhe bluprint-et e agjensive teper te organizuara e te specializuara, pesojne modifikime, ndryshojne elemente dhe teknologjikisht i pershtaten dhe i pergjigjen kohes pergjate rruges se zbatimit.

      Katovica nuk eshte metafore komploti, nuk eshte komplot ne kuptimin e mirefillte te fjales. Eshte nje ndermarrje e priteshme si kombinim mentaliteti, mbijetese(self-preservation), instinktesh e logjike politike ne themel te te ciles cdo hapje dhe vendim politik do te vendoste makinen e shtetit per te kontrolluar aq sa mundej transformimet ekonomike dhe ato ne politike.

      Si shtese, me eshte dhene rasti te jem prezent e shume prane ne nje takim me promotorin e ndryshimeve ne BS, Gorbacovin. Eshte po ai apartcik, i ngjashem nga formimi me te gjithe apartciket komuniste te llojit Alia & Co.

      Po te lexosh fjalimin e tij me rastin e 70 vjetorit te Revolucionit te Tetorit ne nentor te 1987 dhe direktivat e tjera qe pasuan, socializmi pluralist i tij ishte po ai cfare donte te bente(e deri diku arriti) Ramiz Alia, te njejtat direktiva, te njejtat principe, ku partia do te ishte promotore dhe do te kontrollonte te gjitha ndryshimet me nje dore te hekurt, kur socializmi kishte dhene shenjat e nje vdekje klinike.

      Origjinali i levizjeve qe i diktonte koha niste ne Moske. Mesimet merreshin prej andej. Prandaj influenca e jashtme nuk ka se si te mos konsiderohet ne guiden qe i benin ndryshimeve ne Shqiperi.

      Sigurisht qe transformmet shqiptare do te vinen eren e bajges se vendit, sepse te lashtat mblidheshin ne vend. Te kujtojme shprehjen “cfare mbjell do korresh” dhe pastaj do te hash. 🙂

      1. Them se kjo ngjashmëri vinte më shumë ngaqë aparatçikët tanë (Sofo Lazri & Co.), sidomos pas vdekjes së Enverit, kopjonin me të dy duart nga materialet e përpunuara në Moskë, sa herë që u duhej të orientoheshin përballë katastrofës që po afrohej; shumica kishin formim sovjetik dhe andej i tërhiqte gjilpëra magnetike. Në një kuptim, edhe imitimi ose kopjimi zbatim i një urdhri imagjinar është, por për këtë nuk ka nevojë të shpiken takime të fshehta, letra sekrete të Gorbaçovit (që Ramiz Alia, sipas dokumentit, e paska studiuar për “dy vjet”) dhe mekanizma që kontrollojnë çdo shfaqje të rastësisë.

        1. Gjithnje kam pyetur veten se sa fuqi mund te kishte mbledhur ai burre, per te qene shkronjesi, ideologu politike-beres, nje eminence gri me shume seli, i cili levizte lirshem si nje apartcik gazmor(e gaztor) e qe i hapej cdo dere.

          Jane ato misteret e jetes qe te lene pas nje buzeqeshje kurioziteti te lehte e te papermbushur rreth atij njeriu, te konsideruar epitoma e apartcikut, pjese e nomenklatures, qe ndoshta i tejkalonte te gjitha hamendesimet e mundeshme.

          A thua te kete gje te beje me origjinen e termin “katovice”? Nje mendje me thote qe miti do te kete marre jete ne korridoret e njeres prej selive, ku gatuheshin lajmet dhe projektoheshin ngjarjet, qe realizoheshin ne format rudimentale qe kishte mundesi e njohje sistemi, menderisht dhe teknologjikisht nje rrangalle.

          As une nuk besoj qe te kishte ndonje linje te kuqe komunikimi midis Moskes dhe Tiranes, por buletinet, periodiket partiake ku jepej vija dhe direktivat ideologjike e gjenin rrugen te lexoheshin dhe te studioheshin edhe ne Shqiperi,

          Keshtu qe njerez si Sofoja lexonin neper rreshta pulsin e qendres, meditonin dhe benin lidhje te qena dhe te paqena me vende e ngjarje qe edhe nuk ia kishin shume haberin.

          Keshtu lindnin edhe legjendat urbane ne Shqiperine komuniste dhe post-komuniste. Struktura e te menduarit dhe te imagjinuarit eshte me e veshtira per te ndryshuar.

          Ja ku jemi njecerek shekulli me vone… dhe diskutojme Katovicen (duke u kapur pas nje vendi dhe ngjarje ndoshta me elemente te imagjinuar ne vendin e shqiponjave), e cila ka ndodhur dhe eshte konsumuar si proces.

          Katovica ka ndodhur. Te gjitha shenjat e thone.

          Shqiperia eshte ne nje stad tjeter, ku elitat me kostume te shtrenjta europiane, te mprehur keqazi, po luftojne me vetveten te dalin nga kompleksi i inferioritetit duke autosugjestionuar veten, i mbushur mendjen vetes se jane gati dhe meritojne te futet ne Europe, si anetare te BE.

    1. Po flitet për një mbledhje fantazmë, atë të Katovicës, e cila nuk duket se dëshmohet asgjëkundi; kush ka ndonjë provë për të kundërtën, është i mirëpritur ta sjellë.

      Edhe sikur të ketë pasur diçka të tillë, mbetet të provohet që ajo ka përfshirë Shqipërinë, së bashku me letrat që paska dërguar Gorbaçovi për Ramiz Alinë; për këtë nuk mjaftojnë siguritë e këtij apo të atij, por duhen dokumente.

      Mundet që Katovica të jetë fjalëkod për diçka tjetër; tek e fundit, gjithnjë zhvillimet e mbiujshme shoqërohen me zhvillime të nënujshme; dhe shërbimeve të fshehta nuk u kanë munguar kurrë fondet dhe idetë.

      Por edhe sikur të ketë pasur manovra të tilla, Shqipëria e sotme nuk është produkt i tyre; por vazhdim logjik i Shqipërisë së djeshme. Berisha dhe Nano dolën në krye të punëve sepse vetëm njerëz si Berisha dhe Nano mund të dilnin në krye të atyre punëve.

  8. pergezimet e mia per parafolesit(shkruajtesit),dhe te them te verteten me vune ne siklet per nivelin e analizes qe do beje une. Persa i perket komunizmit vlerave , potencialit dhe aftesise se tije per te qeverisur me cdo lloj mjeti,nuk ka asgje qe te vihet ne dyshim.Ne bashkimin sovjetik qe nga
    vitet1981 dihej qe ekonomia nuk po shkonte mire dhe deri atehere ishte mendimi se politika ka perparesi kunder ligjeve ekonomike. Por ajo nuk qendron. Ne thellesi te kohes fitojne gjithmon ligjet ekonomike. ”Ngatresa” e sotme eshte rezultati i nje politike e cila besonte se munde te mosperfilli ligjet ekonomike. Pra ata u ndergjegjsuan per kete dhe po mendonin rruge dalje nga kjo gjendje. Por cpo ndodhete ne shqiperi ne vitet 89-90, mbaj mende pluralizmin e Ramiz Alise me propozimin etije per ”krijimin” e partive te reja si bashkimi i grave, fronti demokratik dhe bashkimi i rinise. Keto ishin shume te trasha qe ti hante populli keshtu qe kaloi ne planin b. Besoj se per cdo njeri qe ka qene deshmitar i atyre koherave (ekziston apo jo katovica) eshte i qarte se komunistet ishin aq te afte qe te manaxhonin gjendje e atehershme se per ata nuk ishte e papritur ajo situate. Per sa i perket Servet Pellumbit, nuk di mardheniet e tij me Ramen qe te shpreh mendimin time per timing qe zgjodhi ai per te publikuar kete ”manover”. Me bene pershtypje fakti perse duhet lene jashte loje Rama, nje person ndoshta me i ri se te tjeret por shume i ngateruar me situatat.

  9. Hajde qyfyre hajde…
    Po më edhe më i fortë qenka ky lajmi në blogun e këtij patriotit tonë shqiptar, por që e heq veten për grek.
    Tani na dalka se organizata e studentave shqiptarë në Greqi përbëka rrezik sigurie për shtetin grek…
    http://smarkos.blogspot.com/
    Me siguri edhe kjo duhet të ketë qenë e planifikuar 25 vjet më parë në Katowice nga Gorbaçovi, që pastaj ia ka nisë direktivën Ramizit dhe Saliut…

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: