EPIDEMITË DHE LEJE-KALIMET

Të dalësh te rruga poshtë shtëpisë dhe pastaj të kesh një çast mëdyshjeje e pasigurie për të vazhduar më tej, sepse nuk kujtohesh mirë nëse e ke me vete liri-daljen, të shtypur sipas standardit të miratuar nga qeveria, vërtet që është diçka që të lë përshtypje. Dhe ke nevojë të kuptosh më shumë.

Nuk e di nëse vërtet kufizimi i lëvizjes i përligj frikërat dhe protestat, se qeveria po përfiton për të kufizuar të drejtat e fituara me mund e sakrifica. Gjithsesi është diçka që duhet marrë seriozisht, po pa e tepruar shumë. Brenda, larg syrit të “organeve kompetente” mundësia për komplote është më e madhe, në qoftë kjo njëra nga frikërat e qeverisë.

Për të kuptuar si ka funksionuar në shekuj një proces i tillë, doktori i Historisë  i universitetit të Neuchâtel në Zvicër, Jérémie Ferrer-Bartomeu, bëri këto ditë një zbulim interesant që pati mjaft jehonë sepse u dha të kuptojë shumë vetëve se edhe në këtë procedurë nuk ka asgjë të re.

Është fjala për një leje-kalim të vitit 1722, të lëshuar ndërkohë që në jugë të Francës po bën kërdinë ajo që njihet « Murtaja e Marsejës » e cila shkaktoi mbi 100 mijë të vdekur. Është një nga tre shpërthimet e mëdha epidemike që ka njohur Franca, natyrisht duke përjashtuar « gripin spanjoll », shpjegon historiani i mësipërm. Dokumenti në fjalë, bashkë me rolin jetik të shtetit dhe administratês në kufizimin e dëmeve të epidemive (nuk mund të flas me shumë kompetencë pêr rolin e blindeve nê këtë mes),  mua më zbuloi edhe profanizmin tim në mikrobiologji. Kisha menduar se njerzimi zbuloi me Louis Pasteur-in rolin e mikrobeve në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, gjë që e shtyri atë të shpikë “pastorizimin”, procedurë e thjeshtë dizinfektimi, që u shtri edhe në instrumentet kirurgjikalë etj., dhe uli së tepëmi numrin e vdekje nga infeksionet. Por më tej m’u kujtua se që në Mesjetën e mesme, lebrozët kur kalonin fshatrave u binin zilkave dhe rrakeve për të realizuar atë që sot quhet “distancim social”, gjë që do të thotë se pa mikroskopë të fuqishêm, pa patur njohuri për rolin e vetë mikrobeve dhe viruseve në përhapjen e sëmundjeve ngjtëse (nuk njihej fare ekzistenca e tyre), njerzit duket se abstragonin në një farë mënyre… Por, këtu rrezikojmë të dalim shumë nga tema.

Leje-kalimi i zbuluar kêto ditë nga J. Ferrer-Bartomeu, i është lëshuar konsullit (në kuptimin përfaqësues i dikujt a i një shoqërie) 28 vjeçar Aleksandër Kulomb « me shtat mediokër (të zakonshëm) dhe flokë gështenjë” i cili ka të drejtë të lërë Remoulin (Gard, Francë) dhe se “nuk dyshohet se rrezikon të jetë sëmundjengjitës për të tjerët“. Me të në dorë ai mund të shkojë në Blauzak ( po në Gard). Leje-kalimi është firmosur nga gjykatës-konsulli Fabrë, i cili nga ana e tij « lut ata që janë për t’u lutur » të lënë djaloshin të kalojë.

Rri e i krahasoj të dyja lejet, që po i riprodhoj këtu, dhe që janë lëshuar në një distancë kohore prej 300 vjetësh dhe them se, gjithsesi ka edhe ndonjë arsye për të qenë i kënaqur. Në ndryshim nga leja që i është lëshuar konsullit të mësipërm, e cila është një folio standarte dhe duhet firmosur nga një gjykatës, lejet tona sot vërtet që janë edhe ato një riprodhim i standardizuar qeveritar, por për të nuk ka nevojë të shkosh te ndonjë gjyqtar, të cilit do të duhet t’i shpjegosh përse duhet të akordojë një leje-kalimi të tillë. Secili ka të drejtë ta firmosë vetë. Shenjë e shtimit të besimit të qeverive ndaj qytetarëve?

Jo vetëm kaq. Nëse sot ndonjë bashkëqytetar i im del pa këtë leje në dorë ai rrezikon 135 euro, ndërkohë që më 1772, rrezikoje të dilje para togës së pushkatimit. Dhe shumë vetë, fatkeqësisht, kanë dalë.

Këtë e vërteton një dokument  tjetër, që edhe ai u zbulua këto ditë. Është fjala për kronikën e një famullie, të mbajtur nga famullitari Bertrandi, përsëri në vitin 1722:

Këtë, 1 prill 1772, mora rrëfim dhe isha i pranishëm në vdekjen e Antoine Fauteuil, i quajtur Clermon sipas emrit të  tij të luftës, të Clermont en Auvergne, rreth 20 vjeç dhe ushtar i kompanisë  se Monsieur de Brétigny, i regjimentit të Navarrës i dënuar me pushkatim me urdhër të Zotit Markez de Bonas, pasi ishte i bindur se (personi në fjalë) ka qenë në Languedoc në kundërshtim me urdhrin për të mos shkuar atje (për shkak të murtajës).

Në një kronikë tjetër të famullisë së Veyreau jepen të dhëna për pushkatimin e Jean Ruas, bir i Noel Ruas dhe Marie Bonnefous, varrosur në të njëjtën ditë në një fushë të quajtur Costefrege, afër një pylli të vogël të quajtur Montebois në Aluech, sepse ka kaluar bregun që vjen nga Languedoc në Rouergue në kohë sëmundjeje ngjitëse etj.

Treqind vjet janë dashur vërtet,  por me 135 euro që shkon në arkën e shtetit, sot i shpëton plumbit! Fenomeni nuk do ta linte shumë indiferent K. Marksin.

Se me siguri do të ketë edhe ndonjë interpretim më pranë filozofisë për këtë rast, diçka për mutatcionin e natyrës së shtetit në fazën e fundit të imperializmit. Le të themi, shpërfillja totale ndaj jetës së njerëzve të thjeshtë dhe kontrrolli i plotë mbi portofolin e tyre, p.sh..

37 Komente

  1. Shkruan D.K. (theksimi im):

    Se me siguri do të ketë edhe ndonjë interpretim më pranë filozofisë për këtë rast, diçka për mutacionin e natyrës së shtetit në fazën e fundit të imperializmit. Le të themi, shpërfillja totale ndaj jetës së njerëzve të thjeshtë dhe kontrrolli i plotë mbi portofolin e tyre, p.sh..

    Po, sigurisht. Një interpretim filozofik është se heqja e dënimit me vdekje – në emër të humanizmit dhe të moralit – dhe zëvendësimi me burgim dhe me gjoba monetare, në fakt vetëm e ka zhvlerësuar jetën dhe ia rritur vlerën lirisë dhe parasë, një rezultat i frikshëm ky kur mendon se ç’mund të bëhet me jetën e të tjerëve në emër të lirisë dhe të parasë… Ndonjëherë, kur nisemi nga qëllimet më të mira dhe vlerat më të larta morale, jo gjithmonë dalim aty ku duam, with the best intentions, është një shprehje në anglisht.

    [Pa shumë lidhje, por mu kujtua një anekdotë që e kam ndeshur para do kohësh, për një udhëtar që bie pre e banditëve që i kishin zënë pritë rrugës për në shtëpi dhe kur ata i vendosin koburen në kokë dhe me egërsi e kërcënojnë: “Kuletën ose jetën!”, udhëtari u përgjigjet: “Më jepni pak kohë që të mendohem…” 🙂 ]

    1. Për të qenë i sinqertë, nuk isha shumë serioz në atë paragraf të fundit, por komenti juaj më ngjan mjaft perspikas.

  2. Ne fakt, e gjitha vjen e ka te beje me ate se cfare eshte ” the measure of a man”.
    Homo pecuniaria e cfronezoi homo integritas – in.
    Homo pecuniaria nga ana e vet do te cfronezohet nga homo technicus.

    Homo integritas, e vrasim
    Homo pecuniaria, e gjobisim. Po e le pa lek, zere se e ke vrare
    Homo technicus ? Ndonje virus? Ndofta… Po cfare virusi? Biologjik? Computeric? Apo te dyja bashke…

  3. Qenkeshin lire gjobat ne France, nga pikepamja e rrogave. Sidoqofte denimi me gjobe eshte zanafillor dhe jo produkt i te sotmes. Nje rast i famshem eshte i Sokratit, te cilit denimin me vdekje ia zevendesuan me gjobe dhe disa dishepuj te tij ishin gati ta paguanin gjoben, por Sokrati e kishte ndare mendjen qe duhet te vdiste ( duke marre parasysh gjithe procesin, do thoja se Sokrati vdiq per pordhe ose ceshtje parimore).

    Pervojen me murtajen do e kene marre ne mesin shek 14, keshtu qe edhe denimi me vdekje per perhapesit e murtajes ne ate kohe mund te kete qene norme e konsoliduar.
    Meqe eshte ne kohe debati publik per ndeshkimet e ashpersuara ne kodin penal, doja te shprehja edhe qe jam dakort me linjen e ashper te Rames, e cila u vleresua si antikushtetuese ( ai u terhoq).

    Vdekshmeria e ndryshme mes Lindjes dhe Perendimit per mendimin tim tregon qe popullatat e lindjes kane nje sens me te larte pergjegjshmerie komunitare. Ne fillim mendova se lindja do e hante shume me keq se Perendimi, mirepo te vetmet vende qe nuk e pesuan keq ne perendim ishin ato kufitare me Lindjen, Gjermania e Austria.

    Mesa duket Perendimi eshte me individualist dhe politikisht i kapur nga kapitali, mori masa gjysmake dhe fillimisht te shoqeruar nga arroganca e krereve te disa vendeve.

    Nje prerje e tille me thike mes Lindjes e Perendimit, sidomos ne Europe, lejon hapesira per analiza te vlefshme.

    1. Dies Irae, është ende herët për të dalë me konkluzione por mendoj se është një kombinim shkaqesh që përse disa vende u goditën më keq nga virusi dhe disa të tjera e kaluan më lehtë: shkaqe sociale, organizative-administrative, sistemet e ndryshme shëndetësore, imuniteti i ndryshëm i popullsive dhe deri te shkaqet gjenetike dhe keqmanaxhimi.

      Shkaqe sociale: sa më komunitare shoqëria, aq më e goditur nga virusi; sa më individualiste aq më pak të sëmurë te moshat e mëdha, aq më pak viktima. Social distancing në Gjermani dhe në vendet nordike nuk ka nevojë për karantinën që të zbatohet sepse është prej kohësh mënyrë jetese e shoqërisë. Të rinjtë dalin nga shtëpia dhe jetojnë më vete kur bëhen 18 vjeç, po ashtu moshat e treta jetojnë të ndarë nga fëmijët dhe nipërit e mbesat; kontaktet sociale midis moshave të ndryshme janë shumë më të reduktuara se sa në Itali, Spanjë apo Francë. Në këto të fundit është normale që fëmijët të rrinë me prindërit edhe pasi mbushin 18 vjeç (ndonjëherë edhe mbi 30), është normale që nën një çati të jetojnë tre breza, dhe kontaktet familjare dhe farefisnore janë shumë më të shpeshta (dreka e darka, festa familjare etj.). Për të mos harruar baci-baci-n që është përshëndetje standard në Itali, Spanjë dhe Francë por shumë pak e përhapur në vendet e tjera evropiane.

      Shkaqe organizative-administrative: Mbyllja e shpejtë e kufinjve dhe karantina e rreptë ndihmoi vendet e Evropës Lindore dhe ato të Ballkanit të frenonin herët përhapjen e virusit; hubris dhe arroganca dhanë efektin e kundërt, sidomos te vendet anglo-saksone.

      Sistemet shëndetësore: sa më i madh sistemi shëndetësor publik dhe sa më i mirëmbajtur dhe i dendur rrjeti spitalor, aq më pak viktima; sa më i përhapur sistemi shëndetësor privat, aq më i madh dështimi para pandemisë (spitalet private nuk janë bërë për të luftuar infeksionet; ato janë për të marrë miellin, krundet ua lënë spitaleve shtetërore).

      Imuniteti: popullsi të ndryshme kanë imunitete të ndryshme pasojë kjo edhe e vaksinimit të ndryshëm por edhe e rrethanave të ndryshme të jetesës. Një shkrim i Bloomberg-ut i para disa kohëve fliste për prekshmërinë dhe vdekshmërinë e ulët prej virusit të popullsive që kanë vaksinën e turbekulosit të detyrueshme (teza ende nuk është e vërtetuar me siguri).

      Shkaqe gjenetike: Është fakt që disa grupe popullsie preken shumë më tepër nga virusi – dhe nga sëmundje të sistemit të frymëmarrjes në përgjithësi – se sa të tjerat; rrezikshmëria e virusit për qytetarët zezakë është shumë më e lartë se sa raporti i këtij grupi me popullsinë totale (nuk përjashtohen këtu edhe shkaqe të natyrës ekonomike dhe sociale, por efektet e virusit te ky grup janë kaq të larta sa është e pamundur të përjashtohen edhe shkaqe të natyrës gjenetike).

      Përshkallëzimi i sëmundjes nga inkompetenca dhe keqadministrimi i spitaleve dhe azileve në fazën e hershme të epidemisë; nga disa raste që kam lexuar nga Italia e veriut ose Spanja të ngrihen qimet e kokës përpjetë për nga gafat e bëra në fillim). Padyshim që ka edhe arsye të tjera.

      Ndërsa për propozimet penale të Ramës, ato ishin një orgji masash represive që shkelnin shumëfish principin e proporcionalitetit të ligjeve, që erdhën pas pilafit kur epidemia e kishte kaluar pikun prej kohësh – nëse pati ndonjeherë ndonjë të tillë në Shqipëri – dhe që u bënë shkel e shko; virusi dhe epidemia si një pretekst i mirëpritur për Ramën dhe pushtetin rilindas për të trashur zërin dhe për të rikuperuar sadopak autoritetin e shkërmoqur të një pushteti politikisht ilegjitim (ai qëndror) dhe formalisht ilegal (ai lokal).

      [Madje edhe spurdhjaku i bashkisë ka marrë zemër këto kohë nga karantina dhe ligjet e saj dhe po trashë zërin: ditët e Teatrit Kombëtar tani janë të numëruara, prite kur ta shembin duke përfituar pikërisht nga këto ligje të karantinës që ndalojnë protestat nën pretekstin e epidemisë. “Projekti në vjeshtë” tha Veliaj sot, ndoshta qëllimisht për t’u hedhur hi syve mbrojtësve se kanë kohë akoma, por me gjasa Teatrin kanë për ta prishur së afërmi, me ndonjë aksion rrufe natën, ashtu hileqarë dhe të pabesë siç janë ata. Të gjitha shenjat tregojnë për një shembje të afërt!]

      1. Tek shkaqet sociale eshte demostruar e kunderta, psh Italia e jugut shume me pak e goditur se e veriut, ne France zona me e goditur eshte nga Parisi ne kufirin me Belgjiken e Gjermanine ( luksemburgu shtet nga me te goditurit ) ne Spanje Madridi dhe Katalonja, pra zonat me individualiste jane me te goditurat dhe zonat me ”familjare” nga me pak te goditurat. Mitin nordik e shkermoqi Suedia ( duket se pergjegjesia doli papergjegjesi, meqe ka 10 here me teper te vdekur se danimarka e norvergjia qe moren masa), nderkohe qe miti i Europes u shkermoq nga Belgjika, ”zemra”, qe eshte vendi me vdekshmeri me te larte ne Europe, pas minishteteve. Per te vazhduar matane Atlantikut me New Yorkun.
        Dendesia e popullsise hyn pak ne pune meqe psh Italia e Jugut eshte nga vendet me dendesi me te larte ne Europe dhe nuk pesoi krahasimisht gje, ose psh Roma, Napoli e Palermo kane mbi 1 milion banore.

        Pra duket se nevoja per te mbrojtur familjaret, perfshire prinderit pensioniste solli nje pergjegjesi te shtuar dhe kjo u perkthye politikisht ne nje rol patriarku prej krereve lokale e qendrore te vendeve, per te mbrojtur popullatat nepermjet masave te rrepta kufizuese.

        Per Ramen mund te thuhet shume gjera, por per nje shtet te lidhur bythe e breke me Italine, vecanerisht Lombardine, ai mund te krenohet me nje vdekshmeri 50 here me te ulet se Italia ( nqs do kishim te njejten vdekshmeri sot do kishim 1500 te vdekur dhe do ishim duke kerkuar koken e Rames).

        Ne fund te luftes hesapet behen me numrin e vdekurve, kushtetutshmeria eshte per kohen e paqes.
        Deri tani, duke hequr lajthitjen e fillimit kur tha se virusi nuk ndalet ne kufi dhe hezitoi disa dite, ”chapeau” per Ramen.
        Aq me teper qe ketu kushtetutshmeria eshte ende fjale e huaj me kuptim te pasqaruar, dicka e perafert me latinizmat e mjekesise dhe me fjalen e re ”hospitalizim”.

        1. Përhapja e virusit në Italinë e Veriut dhe të Jugut ishte e sfazuar; në kurbën e epidemisë Italia veriore ishte shumë më përpara se ajo e Jugut – ndoshta si pasojë e numrit më të madh të turistëve ose e të huajve që banojnë dhe punojnë aty – gjë që bëri që kur epidemia plasi keq në veri dhe kur qeveria italiane vendosi karantinën aty dhe në gjithë vendin (më duket me pak ditë diferencë mes tyre), kjo ta ndalonte edhe përhapjen e mëtejshme të virusit në Jug, e gjitha kjo në një etapë të hershme të epidemisë aty. Nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera, sa sa i ndërlidhur dhe intensiv është aktiviteti social-ekonomik në veri krahasuar me jugun, në qytetet metropol krahasuar me provincën etj.

          Shqipëria e përballoi mirë epideminë, padyshim, por kështu bën edhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës Lindore, asgjë për t’u kapardisur siç bënë Rama. Sfida e vërtetë për vende si Shqipëria – me ekonomi të ngritura mbi rërë – fillon pas epidemisë. Me ekonominë e paralizuar, me arkën e shtetit bosh, kufinjtë e mbyllur, turizmin në diell këtë vit dhe me emigrantët në vështirësi nga kriza evropiane, Terapia e Shock-ut 2.0 në Shqipëri sapo ka filluar (nuk po i hyj fare krizës politike dhe zgjedhjeve që po afrohen).

          https://exit.al/rama-fshin-nga-harta-disa-shtete-per-ta-nxjerre-shqiperine-me-te-miren-ne-evrope-dhe-ne-rajon/

        2. Ne Itali ka lidhje reagimi lokal, psh kur Rama thoshte virusi nuk ndalet ne kufi, guvernatori i Bazilikates tha te mos hyje ne province askush mga provincat e prekura, pastaj meqe ishte bombastike e rregulloi ne kush hyn nga veriu mban 14 dite karantine te detyruar. Eshte e vertete qe Shqiperia hyn ne aradhen e vendeve te Lindjes qe e perballuan me mire virusin, por me plusin per Ramen, qe qeverisi vendin me te lidhur me Italine, si per emigrante ne perqindje popullsie si per import-eksportin ne perqindje GDP-je. Ekonomia eshte sfide per te gjitha vendet dhe i takon tipologjise se rindertimit pas lufte. Nuk eshte e thene qe kush fiton luften eshte i afte te rindertoje, biles Rama mund te themi se eshte nga ata qe me siguri eshte i paafte te rindertoje. Ka nje mundesi si Nanoja pas 1997 qe te ristrukturoje sistemin ekonomik ( te vetmet raste reale ne 30 vjet, kur kane qene kushtet reale per te ndryshuar kurs) pot ashtu si Nanoja vazhdoi udhen e hapur nga Saliu edhe ky sapo demostroi me zhgrepjen e tenderave dhe pisllekut e teatrit qe do vazhdoje kursin e meparshem, pa asnje modifikim. Kjo bashkuar me rindertimin pas termetit qe ska filluar ende eshte si te vazhdosh te vozitesh me nje barke qe fut uje duke punesuar nje qe nxjerr ujin nga barka me kove apo sapllake ne vend qe te riparosh barken duke mbyllur vrimat nga hyn uji. Vizioni i Shqiperise si fabrikat qe u cuan per skrap ne vitet 90, vazhdon te jete mbisundues. Ka ende banore e pasuri qe duhen cuar per skrap , derisa te katandisemi 1.5-2 milion.

        3. Statistikat thone qe vendi europian me vdekshmeri me te ulet ( per fryme popullsie kuptohet) eshte Sllovakia me 5 te vdekur cdo 1 milion banore.
          Pastaj vjen Ukrahina me 8 te vdekur cdo 1 milion, pastaj vjen Shqiperia me 11 te vdekur cdo 1 milion, njesoj me Malten.
          Vijojne me tej Qiproja me 12 te vdekur/ 1 milion, Bullgaria e Rusia me 13/1 mln, Greqia, Mali i Zi e Bjellorusia me 14 / 1 mln , Armenia me 15// 1 milion. etj.

          Shqiperia eshte ne podium, por medaljen e arit e merr kombi me anonim ne historine e Europes, Sllovakia.

  4. Reagimi ndaj Covid-19 ka qënë një katastrofë e vërtet, në të gjitha aspektet: human, kulturor, të të drejtave civile dhe kushtetuese, ekonomi… Kur të jemi bërë esëll, gjithmonë nëse deri atëherë do i rezistojmë dot trushplarjes, do shohim se ato që e bëjnë njeriun njeri: sportet, koncertet, teatrot, restorantet, transporti publik, kujtimet dhe vëndet më të preferuara nuk do jenë më si më parë, në qëndra urbane guacka të boshatisura të vetvetes, dhe në kokë kami artopolantët e medias që çdo minutë paralajmërojnë për rreziqet e Covid. Dje e kishin radhën moshat e thyera, sot e kanë radhën foshnjat, nesër adoleshentët, pasnesesër kushedi, do e marrim virusin duke lexuar nga nterneti, ndoshta edhe këtu tek PF… mos harroni lejkalimin.

      1. Të trajtohej me seriozitet, por si një sëmundje e zakonshme virale – të izoloheshin njërzit e sëmurë jo gjithë popullata.

        1. Nuk eshte semundje e zakonshme virale. Dhe uroj te mos e provosh!

          Karantina eshte dicka shume serioze dhe nje mase qe u adoptua gjeresisht thuajse ne te gjitha vendet. Kur kritikohet nje mase e tille e jashtezakonshme qe eshte nga nje pikepamje eksperimentale ne cdo vend dhe per brezin tone, duhet te kemi perpara propozime konkrete dhe qe bindin.

          Eshte kollaj te thuash se reagimi ishte katastrofe, por nuk e dime se cfare do te ndodhte nese do kishte reagim te shperndare si ne Suedi, ku kemi tjeter kulture.

          Nuk e di ku jetoni Ju, por ketu secili ka shpjegimin e vet per virusin, perhapjen, diagnozen, simtpomat, origjinen, trajtimin madje edhe per ekzistencen apo jo te virusit.

          Une them se kjo qeveri eshte per t’u burgosur ne grup, por ne kete rast mendoj se pati intuiten te degjonte mjeket. Po flasim per politikat e shendetit publik, jo ato ekonomike. Dhe kur marrim masa te jashtezakonshme ka patjeter pezullim te drejtash.

          Te flasesh per Diktature eshte dicka shume serioze. Shume. Edhe ta perkufizosh dicka te tille kerkon seriozitet. Ketu Diktatura eshte bere si muhabet kafeneje: Jemi ne Diktature, por flasim. Shihemi neser!

          Edhe njehere uroj qe asnje te mos e provoje dhe uroj qe vala e dyte te mos vije kurre, pasi lirite nuk vijne nga Lart dhe as cenohen dot me te vertete nga lart. Ato kane humbur njehere se brendshmi qe te asgjesohen formalisht me akte juridike.

          1. Meqënse pyetët, jetoj në New York.

            Për tu kthyer në temë, fillimisht u tha se para rrezikut të pandemisë nuk ka rëndësi ekonomia. Tashti po na del se nuk ka rëndësi as demokracia. Pak më vonë do na dali se nuk ka rëndësi as liria, megjthëse praktikisht nuk ka ndonjë ndryshim midis mohimit të lirisë dhe izolimit nga pandemia. Dhe fakti që po praktikohen në uniformitet në gjithë botën, nuk I bën këto shkelje gjë më të lehta. Përkundrazi.

            E respektoj shqetësimin tuaj, por ajo që na mban bashkë janë kushtetuta dhe ligjet, jo narrativa e Covid-19, me gjithë frikën dhe respektin që kemi për këtë të fundit.

            Më falë që po ua vë në dukje, por ju nuk është se flisni gjë me fakte por flisni pikërisht në bazë të një narrative. Me fakte, këtu ku jetoj unë, sipas të dhënave të fundit, numrin më të lartë të vdekjeve këtë vit e kemi nga sëmundjet e zëmrës, vëndin e dytë e zënë sëmundjet kanceroze, dhe vëndin e tretë e zë Covid-19, i ndjekur menjëherë nga sëmundjet pleumonare, pak a shume me të njëjtin numër vdekjesh me Covid-19. Dhe meqë ra fjala këto dy të parat pothuajse nuk po kurohen më nga frika e kësaj të tretës. Të gjitha këto janë sëmundje të rënda, që në familjen time me përjashtim të Covid-19 i kemi prezente. Per nuk ia dëshiroj askujt tjetër. Por kjo nuk më justifikon, as më shtyn dot mua të kërkoj mohimin e të drejtave bazike fqinjit dhe komshiut. C’est la vie.

            Pastaj se sa efikase është karantina boll t’i hedhësh një sy hartës së përhapjes së sëmundjes, dhe se si aplikohet, apo se sa e mundur është të aplikohet vetë karantina. Arsyet përse shumë vënde të botës së tretë, që nuk kanë asnjë kusht karantinimi, nuk janë prekur nga kjo sëmundje ende ngelen për t’u analizuar dhe kuptuar, por është e qartë se nuk është karantina që i ka shpëtuar, sado ta rrahin gjoksin liderat e tyre. Nëse karantina nuk pati efekt në Itali, imagjino sesa efekt mund të ketë pasur në Indi, për shembull, apo në Afrikë. Ndërkohë që ka edhe zëra që thonë se karantina ka dhënë edhe efektin e kundërt, pra të zhvillimit të sëmundjes në kushtet e izolimit. Por këto janë spekullime, sepse faktet janë ato që janë. Por, përpara se të spekullohet, duhet të gjykohet. Dhe deri më tashti politikat e quarantinimit janë bërë vetëm në bazë të spekullimeve, duke nisur nga mediat, deri tek një grup profesionistësh sharlatanë pranë pushtetit.

      2. Duhej bere ajo qe beri Suedia e deri diku Hollanda (vende qe nuk i kishin hallet spitalore hiç me mire se vendet e tjera te BE!). Ne asnjerin prej te dyve, sistemi spitalor nuk u rrezua. Dhe pa mbyllur vendin!
        Kur mendon se karantina uli veçse midis 2 dhe 4% numrin e infektimeve (e per rrjedhoje edhe te spitalizimeve) në nje vend si Franca… ç’te thuash… .

        ps: po ta mendosh mire, duhej bere mbi te gjitha sa vijon: i duhej thene Kines te mos seksionoje (detect) ne laborator te gjithe viruset (miljona viruset !) qe qarkullojne e do te qarkullojne çdo vit. Por problemi eshte se Kina eshte tashmë vend i plakur (si rrjedhoje e politikes 40 vjeçare te femiut unik) dhe ajo praktikon, si çdo vend i plakur, tabjatet e vendeve te tilla (“o bo bo, po vdesin 20% me shume se zakonisht persona te moshes se trete”).

        Ne nje fare menyre, eshte Perendimi qe ‘infektoi’ Kinen me modelin e tij; kjo e fundit, pastaj ju pergjigj me te njejten monedhe…

  5. Nuk thashe kund se nuk ka rendesi ekonomia, demokracia e aq me teper liria. Por gjendja e jashtezakonshme parashikohet ne Kushtetute si pjese e mekanizmave per ruajtjen e tri te parave.

    Me vjen keq qe nxirrni konkluzionin se po flas si viktime e nararives per CoVid. Nuk keni nga ta dini kete. Une e nisa nderhyrjen jo pa qellim me nje urim. Dhe nuk besoj se te gjithe mjeket qe keshillojne karantinen jane sharlatane.

    Se di per kete tabiatin e Kines por te injorosh 20% vdekje do te thote te klasifikosh vdekjen si statistike. Edhe pse mbi vdekjen na lejohet te kemi opinione, por mbi semundjet Jo.

    PS: Ndjese moderatoreve per pergjigjen pa te drejte fjale.

    1. Në Shqipëri nuk është shpallur gjëndja e jashtëzakonshme. Parlamenti nuk ka votuar një të tillë. Kurse këtu ku jetoj unë shtetet janë qartësisht në shkelje të kushtetutës amerikane, dhe pranohet në përgjithësi për hir të narrativës. Edhe njëherë nuk po flet mbi fakte.
      Nuk e mora vesh këtë injorimin e 20% në Kinë! Ndoshta je në ndonjë diskutim tjetër paralel?

        1. Dhe si e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kufizimin e lirive të qytetarëve në rastin e fatkeqsive natyrore? Apo si ti teket Kryeministrit, meqënse ka nuhatje të mprehtë për Covidin?

    2. Bashkebiseduesi yt e ka sakte kur thote se ti flet ne baze të nje narrative, sepse në pak minuta e transformove mendimin tim nga “po vdesin 20% me shume PERSONA TË MOSHES SE TRETE” në “po vdesin 20% më shume njerez”.

      Si mundet me diskutu kur fjalet e tjetrit transformohen sipas deshires ?! (narratives, në fakt). E pamundur.

      1. Eshte lapsusi im dhe kerkoj ndjese. Nuk ishte aspak transformim me qellim dhe gabimisht e lexova sikur ishte pjese e komentit te L.A

  6. Suedia do kishte 70-80 te vdekur ( ne perpjestim me Norvergjine) ne vend te 3 mije e kusur vdekjeve qe ka. Nqs quhet model te kesh 40 hete me shume te vdekur, atehere pyetja eshte model per cfare ? Edhe sikur ta zeme te vdesin ne Amerike 6 milione pensioniste , kjo nuk shpeton gje Ameriken nga kostot e pensionisteve se ata do jene 60 milione e siper. Edhe sikur ne Shqiperi te vdisnin 50 mije pensioniste, kjo nuk do shpetonte barren e shpenzimeve se jane 500 mije. Eshte e qarte qe renia ne barbari, duke eleminuar pensionistet nepermjet moskarantinimit dhe moskujdesit ne azilet e pleqve, nuk zgjidh asgje. Nje shoqeri e tille nuk ka as dinjitetin e shoqerive barbare kur vriteshin pleqte, sepse ne to kush arrinte moshen e pkeqerise nuk ishte njeri dinjotoz pasi pritej te vdiste me heret neper beteja. Perendimi sapo demostroi qe eshte shoqeri e mbaruar dhe nuk ka me kuptim historik te ekzistoje. Nuk eshte ceshtje as morale as politike as ekonomike, Perendimi nuk ka me arsye historike te ekzistoje.

    1. Po, Suedia numeron 3200 të vdekur nga Covid pra 40 here më teper se fqinjet e saj. Dhe eshte model, sepse :
      1. e di ti që në Suedine 10 miljoneshe vdesin relativisht 250 vete në ditë ? (nga vdekje natyrore). Dhe qe në dy muaj do të thote rreth 15 000 vete ? Beje vete krahasimin.
      2. qe vendet e BE kanë hyre të gjitha në recesion (renie) midis -4% dhe -6%, ndersa Suedia eshte ende +0.8%.
      Keto, meqe permende shifra.

      E kuptoj qe po bej avokatin e djallit, por nese disa e kanë hallin e asaj qe quhet ekonomi, unë kam hallin e asaj qe quhet papunesi (e qe eshte problemi nr.1 i njerezimit në shek XXI). Pardje në Amerike shifrat e papunesise kapen 14.7%, (në 2008, për shkak të krizes financiare, prekja e pragut të 10% krijoi problemet qe dihen!). Po tani qe jemi në dyfishin e shifrave ? (dhe të mendosh qe të pakten USA e ka shume here më elastik tregun e punes : imagjino Francen, Italine apo Spanjen me 20% e kusur papunesi ! Jeleket e Verdhe të 2018-19 do duken si shakà krahasuar më atë qe i pret keto vende).

      Pas disa muajsh, do e kuptojme të gjithe shume here më mirë qe Suedia ishte model e shkuar modelit, por sigurisht, sot sapo ‘u hapem’ ketej nga Europa, njerezit kishin ende frike të dilnin në rruge. Eshte ende ajo periudha “he se paguan qeveria”.
      Deri kur ?

      ps: ka dhe nje detaj të fundit qe nuk të le të gabohesh: edhe pse shpesh u meshohet veçorive të tyre kulturore, eshte fakt qe asnje nga vendet aziatike qe quhen demokraci nuk praktikoi karantinen (Korea e Jugut, Taivani, Japonia,,,, ).
      Nuk eshte aq e vetme Suedia jo (por padyshim qe tradita social-demokrate pra ajo qe sot quhet kohezion social e qe në Shqiperine e para 30 viteve quhej ‘uniteti parti-popull’ ishte determinues për të evituar renien në gracken e karantines kineze e më pas të histerisë italiane, sipas efektit domino).

    2. Dhe nje të fundit: sot qe flasim, në France, nje ndermarrje në 3 rrezikon falimentimin.
      Ok, sigurisht qe realiteti do të jete më i zbutur. Por edhe sikur nje në 10 të falimentoje, eshte nje tragjedi e paperballueshme në shtimin e armates (edhe pa coronavirus) jo fort të vogel te të papuneve.

      Nuk dalin llogarite Dies Irae, nuk dalin. Do isha i pari qe do uroja të dilnin, por nuk dalin.

  7. Nje nga aryet pse Perendimi nuk ka me arsye ekzistence eshte kjo, gatishmeria qe punesimi apo plusi ekonomik te paguhet me jete ndryshe zbatimi i parimit ”mors tua vita mea”, vdekja jote (eshte) jeta ime.
    Ky nuk eshte cmim evolutiv ne komunitetet historike, por cmim i cili i shperben komunitetet historike ( pavaresisht nivelit te qyteterimit).

    Ekonomite nuk i gjen gje, gati 90% e rezervave valutore boterore jane ne dollare dhe euro. Nqs qahen ata bota duhet te mbytet.

    Ne kohe te tjera, me kete mentalitet qe po tregon, Perendimi do ishte keputur si molle e pjekur nga dyndjet barbare.

    Sa per papunesine Spanja ka me 20% prej vitit 2008 dhe po ecen njesoj me 2-3% rritje vjetore.

    p.s llogarite e tua per vdekjet nga koronavirusi dhe vdekjet vjetore me tingelluan sikur the ci .i t’emen atyre qe vdiqen e po vdesin. Kendveshtrim cinik ky yti, te cilin e ndaj deri diku ( jo kaq brutalisht sa ti) per joshqiptaret.

    1. Liria ekonomike, para se të jetë surplus në nocionin Marksist, është liri ndaj pushtetit, në të njëjtin nivel dhe po aq e vlefshme sa liritë politike dhe të shprehjes. Ata që humbasin lirinë ekonomike humbasin më vonë edhe lirinë politike, dhe gjithë liritë e tjera. Kjo që thoni ju, pra mbrojtja e jetës me çdo kusht, deri edhe me kufizimin e lirisë së tjetrit, është një dilemë fallco. Dhe i dihet fundi.

      Liberalizmi, live and let live, si frymë dhe filozofi, ka qënë shkaku pse perëndimi ka pasur sukses, jo këto dilemat fallco në mbrojtje të jetës. Aq më tepër kur vijnë nga pushteti. Sa vret Covid në vit i vret miniera e Saimir Manes në një ditë. Po se kemi parë pushtetin ta çajë bothën për to.

      Meqë ra fjala dini gjë ju, i mbylli ai heroi juaj ato call-centers gjatë pandemisë?

      1. Në Itali, “il diritto alla salute” njihet me kushtetutë si e drejtë themelore e individit. E njëjta kushtetutë italiane thotë:

        La Repubblica tutela la salute come fondamentale diritto dell’individuo e interesse della collettività, e garantisce cure gratuite agli indigenti.

        Përkundrazi, kushtetuta e SHBA nuk e njeh këtë të drejtë si themelore eksplicite.

        Me sa jam në gjendje të kuptoj, kushtetuta e RSH nuk merr pozicion të qartë në këtë pikë (edhe pse ka ligje përkatëse).

        Megjithatë, mosnjohja e së drejtës për shëndet të mirë si e drejtë themelore, në SHBA, më duket primitivizëm, në krahasim me vende të tjera të zhvilluara dhe me qëndrimet e organizatave ndërkombëtare (si OKB-ja).

        Personalisht besoj se shëndeti i mirë (si mungesë e sëmundjes ose e vuajtjes nga një mangësi fizike ose mendore) është kusht dhe garanci për të gëzuar liritë e tjera qytetare, të cilat i njeh edhe Kushtetuta e SHBA (Bill of Rights). Për të njëjtën arsye, edhe jam në favor të një sistemi shëndetësor publik falas në SHBA, si në vendet e tjera që unë i mbaj për të qytetëruara.

        Politika e tanishme e karantinës dhe izolimit të personave të sëmurë në SHBA, krahas me masat e tjera të pashembullta (lockdown) për të frenuar përhapjen e Covid19, duket sikur e pranon në mënyrë implicite qëndrimin europian ndaj shëndetit si e drejtë themelore qytetare, gjithë duke iu referuar atij ligji që njihet si Public Health Service Act.

        E njëjta politikë duket se i referohet edhe detyrimit nga ana e institucioneve (zakonisht shtetërore jo federale) për të mbrojtur shëndetin publik social përtej kontekstit të lirive qytetare individuale; në kuptimin që e liria jote individuale mbaron atje ku cenohet liria ime individuale: me fjalë të tjera, po të sëmurem për shkakun tënd (p.sh. ngaqë ma ngjit ti Covid-in), nuk do të jem në gjendje të gëzoj të drejtat e mia qytetare.

        E kam të qartë se jam futur në një fushë me mina, ku nuk orientohem dot mirë; por si qytetar i SHBA jam njëfarësoj i prekur drejtpërdrejt nga efektet e këtyre politikave, prandaj edhe më duhet t’i kuptoj.

        1. Ardian,

          Faleminderit për pjesën nga kushtetuta italiane, sepse, të paktën për mua, shpjegon tërësisht qëndrimin “radikal” ndaj Covid-19, dhe aplikimin e karantinës.

        2. Ardian,
          pikerisht, nje filozof “po aq” italian si Agamben, duke folur per Republiken e Doktoreve, me te drejte konstaton se, nese kjo histori do te ishte çeshtje juridike “…nessun medico era mai venuto in mente che questa forma di vita e di alimentazione, che essi consigliavano ai pazienti, diventasse oggetto di una normativa giuridica, che decretasse ex lege che cosa si deve mangiare e come si deve vivere, trasformando l’intera esistenza in un obbligo sanitario”.
          https://www.quodlibet.it/giorgio-agamben-la-medicina-come-religione

          Nuk me duket çeshtje juridike (kushtetuese) epidemia. Eshte çeshtje anullimi të politikés (të gjësë politike). Ose siç veren Agamben (po e lë me mire në origjinal) “…l’epidemia che stiamo vivendo sia la realizzazione della guerra civile mondiale che secondo i politologi più attenti ha preso il posto delle guerre mondiali tradizionali. Tutte le nazioni e tutti i popoli sono ora durevolmente in guerra con sé stessi, perché il nemico invisibile e inafferrabile con cui sono in lotta è dentro di noi”.

          1. Më duket e gabuar, në rastin më të mirë, që një problemi aktual si pandemia t’i qasesh me instrumente të para dy-tre shekujve. Agambeni mund të ketë të drejtë, kur flet për ambiciet politike të mjekësisë bashkëkohore (ose ambiciet mjekësore të politikës bashkëkohore), por gabon – siç ia kanë vënë në dukje – në interpretimin e pandemisë. Pandemia është reale, jo e imagjinuar. Mjekësia bashkëkohore veç po përfiton prej saj, për të fuqizuar (bio)pushtetin; sepse është në natyrën e çdo institucioni që të përfitojë nga një kontingjencë. Vërtet ka pasur pandemi edhe në të kaluarën, por sot Interneti dhe rrjetet sociale i kanë dhënë kolektivitetit një vetëdije që dje nuk e kishte. Nga ana tjetër, politika (gjëja politike) presupozon marrëdhënie mes njerëzish të shëndetshëm. I sëmuri është i kufizuar në lirinë e vet. Deri dje, mjekësia në Perëndim po tundohej keqas nga mundësia, që po i jepej, për ta “shpikur” sëmundjen – p.sh. kolesteroli i lartë, ose ADD në fëmijët – nëpërmjet ripërkufizimit. Kjo mjekësi i maksimizonte fitimet (dhe pushtetin) duke u orientuar ndaj MENAXHIMIT të shëndetit (mjekimit mbajtës, etj.), deri aty sa vetë shëndeti të transformohej në një produkt që duhej blerë në treg dita-ditës. Por kjo e njëjta mjekësi u gjet e papërgatitur, përballë një emergjence REALE si ajo e pandemisë që, mes të tjerash, rrezikoi ta paralizonte sistemin shëndetësor modern (bashkë me metropolet). Nuk mund të krahasohet Covid19 me kolesterolin, as me – të themi – vaksinat dhe problemet që zgjidhin dhe/ose shkaktojnë vaksinat. Nuk mund të menaxhosh me mjekim mbajtës mijëra njerëz që nuk po marrin dot frymë. Pandemia e vuri mjekësinë para pasqyrës. Dhe jo vetëm. Krejt sistemi politik perëndimor u gjet i papërgatitur, para këtij REALITETI. Ato që ka shkruar Agambeni më duken fare pa vend, të pamjaftueshme, tone-deaf. Nuk besoj se do t’i shkruante dot, nga një pavijon i pneumologjisë në Bergamo. Gjithsesi, situata është e re për të gjithë; dhe mbrojtja e jetëve – nga ana e shtetit – është edhe mbrojtje e demokracisë dhe pluralizmit dhe kushtetutës (të gjitha këto themelohen mbi shëndetin e qytetarëve). Kushtetuta amerikane dhe Bill of Rights, me gjithë meritat që nuk më mbetet t’ia zbuloj e t’ia lëvdoj unë, i përgjigjet një realiteti demografik përjashtimor, të një Amerike që ekzistonte si hapësirë e lirë ose frontier; duhet përpjekje e madhe intelektuale (që të mos them akrobaci juridike), për ta kuptuar dhe zbatuar në rrethanat e një metropoli shumë-milionësh, si New York-u. Të drejtat e një fermeri, që zotëron qindra hektarë tokë ose mijëra kokë bagëti, nuk mund të jenë të njëjta, për nga natyra, me të drejtat e kujt merr çdo ditë metronë, bashkë me mijëra të tjerë (miliona), për të shkuar në punë.

      2. Europa Perendimore eshte nen hegjemonine amerikane prej 9 Majit 1945, e reduktuar ne statusin e aleateve qe eshte nje prej koncepteve te vasalitetit, kur i forti e zbaton ndaj te dobetit. Lirite, rrjedhimisht, jane ato qe lejohen dhe deri ne masen qe lejohen. Liria ekonomike varet nga humori i dollarit dhe bankiereve e financiereve qe e zoterojne dollarin. Jo vetem europiano-perendimori, si taksapagues i shteteve vasale, por edhe amerikani mesatar e kalon jeten si rob i bankave, sepse eshte i zhytur me borxh per shtepine, makinen, pushimet dhe universitetin, pa harruar edhe biznesin qe eshte rendom skllav i kredive / debive bankare. Pra liria ekonomike eshte nje koncept propagandistik, ndersa e verteta eshte se shumica i ka duart e lidhura prej bankave dhe punon per fitimet e bankat e institucioneve te tjera financiare. Le te themi qe ky bujkrob modern qe eshte perendimori mesatar, te pakten ta kete jeten e mbrojtur ndaj virusit dhe per kete pergjegjesia dhe kostoja duhet t’u mvishet feudaleve moderne ( banka, institute financiare dhe biznese te pavarura nga borxhet ). Nqs bujkrobi modern nuk arrin dot as kaq nuk eshte ndonje cudi qe si ne kohen e Solonit apo Klisthenit te Athines, te kemi faljen / anullimin e borxheve ( masa kryesore qe zbatuan, ose kostoja e menjehershme e kalimit nga oligarkia ne demokraci). Keto kam une per lirite ekonomike e politike, nuk merrem me kalin e ngordhur te komunizmit.

        1. Financat janë vetëm një aspekt i ekonomisë, që ende nuk kanë pësuar ndonjë goditje të rëndë, megjithë aftësinë që kanë për të ndikuar nga lart poshtë.

          Shumica që ndikohen nga pezullimi i ekonomisë nuk janë bankierët, por biznesi i vogël, ata që quhen gig-economy, profesionet, baret, restorantet, kinemat, teatrot, arsimi, kultura (që janë tërësisht në gjëndje kome), si dhe shtresat më të varfëra, që zhvillimi ekonomik i përgjithshëm i ka nxjerrë disi nga varfëria e skajshme, por që kriza rrezikon t’i fundosi përsëri.

          Shteti po pret para për të mos e lejuar krizën ekonomike të kthehet në krizë financiare, por realiteti është që këto para do paguhen po nga taksapaguesit në vitet e ardhshme. Pra, as në afatgjatë nuk është gjë e mirë, sepse barra përsëri do i bjeri biznesit të vogël, rrogëtarëve dhe popullatës së gjërë. Ata që gëzohen sot me një ndihmë që i vjen nga shteti nuk e vrasin shumë mëndjen dhe duartrokasin sot, por të siguroj që do jenë të njëjtët që do revoltohen nesër kur të mos përballojnë dot çmimet me rrogat që do marrin, gjithmonë nëse do kenë ende një punë.

        2. Nuk me duket se shteti po pret para, por e vertete qe po rritet borxhi publik dhe do jene po borxhlinjte qe do vazhdojne te paguajne borxhe te reja, qe huadhenesit te fitojne me tej. Edhe koronabondi i eurozones eshte borxh publik. Sipas Panorames, FMN-ja do na ngopte nje kredi per koronavirusin me 4.05% .

          Ne kete artikull https://www.firstonline.info/debito-pubblico-mondiale-boom-vale-250mila-miliardi/ thuhet se borxhi publik boteror ne janar 2019 ishte 250 mije miliard dollare ose 3 here me i larte se ne vitin 2000 ( behet fjale per borxhin sovran dhe per borxhet e privateve , ose borxhi total boteror).

          Pra huadhenesit jane duke mjele ne nivel global me ritme marramendese, si huamarresit ashtu dhe taksapaguesit.

          Nqs na duket se 2 mije miliard dollare eshte ndonje kosto e stermadhe, ne fakt eshte thjesht nje shifer qe humbet kur rrumbullakos borxhin boteror ( e famshmja ”pas presjes dhjetore”).

          E kam thene edhe ne nje teme tjeter qe per mua ose do e paguajne huadhenesit neto nepermjet prerjes se parave nga ana e shteteve duke rritur inflacionin ose do e paguajne huamarresit neto nepermjet borxheve publike te shteteve.
          Dhe si po duken bathet do e paguajne huamarresit neto nepermjet borxheve sovrane ( meqe huadhenesi neto pjesen e interesit te borxhit qe paguan si taksapagues e mbulon me fitimet qe nxjerr nga huadhenia e borxhit publik dhe nxjerr edhe nje fitim siper).

          Pra, ceshtja e biznesit te vogel ne njefare menyre eshte e nje peshe shume te vogel. Ne Shqiperi u tha vjet, qe nga 9 miliard dollare konsum vjetor, 300 milione dollare ishte xhiro e biznesit te vogel dhe 8.7 miliard dollare xhiro e biznesit te mesem e te madh. Ose per krahasim 400 milion dollare xhiro i kishte vetem kompania e Shefqet Kastratit ( pra ky i vetem ben me shume xhiro sesa gjithe biznesi i vogel ne Shqiperi).

          Problemi eshte me i madh dhe me i thelle, cdo levizje e cdo goditje thjesht sa pasurojne nje grup huadhenesit ndersa huamarresit zihen me njeri-tjetrin per politike dhe teori.

    2. Po ta mendosh mire, “llogatite” e mia në dukje cinike, qofte dhe duke i nxjerre nga konteksti ekonomik e social, ne fakt nuk jane aspak te tilla sepse:
      1. ose te gjitheve do na duhet te mesohemi me virusin (dhe do ti qajme, “duam s’duam”, kush me heret e kush më vonë te vdekurit)
      2. ose virusi do te zhduket por vendet qe u mbyllen vonë, nuk e kane më te ulet perqindjen e vdekshmerise (në raport me Suedine qe nuk u mbyll fare).

      ps: per hir te se vertetes: Spanja, në 2013, pas krizes financiare, e kishte papunesine 26.1%. Por në 2016 e uli në 19.6%, per ta çuar në 14.8% ne fund te 2018.

  8. Jemi para revolucionit francez, leja per kalim te metejshem leshohet nga nje gjykates-konsull. Eshte interesant qe autori (D.K) te na jepete edhe origjinalin e emertimit te ketij zyrtari, apo dhe nje alternative tjeter perkthimi, qe te orientohemi ne strukturat para republikane te kohes. Emertimi gjykates-konsull na huton neve sot, per te percaktuar funksionet e ketij zyrtari ne nje kohe para Republikes.

  9. @Ardian, unë besoj të kunderten, pra qe Agamben do t’i shkruante keto edhe nga një pavijon i pneumologjisë në Bergamo. Për nje arsye të thjeshte : moshen e tij (78 vjeç !).

    Agamben në nje far menyre na ka sfiduar të gjitheve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin