GAFA JEMI – CALL FOR PAPERS

Rubeni më bën një sugjerim të shkëlqyer – le të hapim një rubrikë të përjavshme, këtu në blog, me gafat e ndryshme që bëhen në sajtet e mediave shqip.

Disa orientime të lehta për kontributet tuaja:

(1) Lutem dërgoni imazhe dhe lidhjet përkatëse (links) me një mesazh në adresën gafa.jemi@gmail.com.

(2) Nëse keni Windows 7, imazhet mund t’i kapni me Snipping Tool; nëse keni Windows XP ose ndonjë program tjetër operativ, përdorni ndonjë nga programet e shumta gratis për kapje të ekranit (p.sh. Screen Hunter ose ndonjë nga sugjerimet e tjera në këtë faqe).

(3) Gafat dhe gabimet që kapni duhet të jenë flagrante; një gabim shtypi i thjeshtë nuk mjafton, përveçse kur është në titull ose kur krijon ekuivoke.

(4) Kur të grumbullohet material i mjaftueshëm, do ta nxjerrim në PTF në rubrikën përkatëse (Gafa Jemi), duke lajmëruar, sipas rastit, edhe autorësinë e njoftimeve.

Nuk ka komente

  1. me e thjeshte: shtyp ne tastiere butonin PRTSCRN njehere dhe shko tek programi Paint qe e ka cdo Windows. Shko tek menu – edit-paste.

    1. Falemnderit për sugjerimin, por imazhet e nxjerra me këtë metodë nuk mund të përdoren për qëllimet e kësaj rubrike (cilësi e ulët, kohë e humbur për të nxjerrë nga ekrani atë pjesë që duhet).

  2. Shiko cfare perkthimi i ka bere ketij artikulli te “Guardian”
    http://www.guardian.co.uk/world/2011/jun/19/iceland-reykjavik-mayor-best-party
    Gazeta Shqip:
    http://gazeta-shqip.com/#/ndryshe/894abedec922afc7e1ec1021d80d580d.html

    Shkepus,
    Origjinali: “is chairwoman of the national day committee and has arrived fresh from a ceremony with the president and prime minister. How was it? “Fine,” she says. “I managed not to laugh, although it was hard at times.””
    Perkthimi:
    “dhe që është një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kryetarja e komitetit që është marrë me organizimin e përkujtimit të ditës së pavarësisë. Ajo sapo ka ardhur nga një aktivitet, në të cilin merrnin pjesë Presidenti dhe Kryeministri i vendit dhe kur e pyesin se si u ndie në këtë ceremoni, ajo përgjigjet se mezi arriti që të vërë buzën në gaz herë pas here dhe kur kjo ndodhte, ishte shumë e vështirë dhe me mjaft sforco.”

Lini një Përgjigje te artiAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin