ROMANI ME ENVER (prezantim)

Brenda dy-tre ditëve në vazhdim, do të botoj, në katër pjesë, një analizë të Enver Hoxhës personazh të romanit Dimri i vetmisë së madhe, nga Ismail Kadareja; në fund të ciklit, lexuesit do t’i vihet në dispozicion edhe një PDF e punimit.

ROMANI ME ENVER (I)

ROMANI ME ENVER (II)

ROMANI ME ENVER (III)

ROMANI ME ENVER (IV)

Kjo analizë mbështetet sa në teorinë e romanit historik dhe në modelimet e metodës së realizmit socialist në letërsi, aq edhe në dokumentet historike dhe arkivale të kohës dhe në interpretimet që vetë autori Kadare ua ka bërë, në hollësi, motiveve që e shtynë ta shkruante romanin.

Synimi im është të kuptoj statusin, brenda një vepre fiksionale si romani, të një personazhi si Enver Hoxha, i cili ishte – në kohën kur u botua vepra – jo vetëm lideri i fuqishëm i shtetit totalitar në Shqipëri, por edhe ende gjallë. Çfarë është reale dhe çfarë e trilluar, në dhënien artistike të Hoxhës dhe si ndikon kjo në integritetin e romanit? A është Dimri i vetmisë së madhe vepër tipike e realizmit socialist? A është përfshirja e Enver Hoxhës në vepër pjesë e një kulti tipik të personalitetit, apo diçka më tepër dhe më e rëndësishme? Çfarë paralelesh mund të hiqen me zhvillime të ngjashme në realitete të tjera të Lindjes sovjetike?

Lexim të mbarë,

Ardian Vehbiu