NEOLIBERALIZËM A LA CARTE

Më duket naive të kërkosh shenja të zbatimit ortodoks të neoliberalizmit në Shqipëri dhe gjetiu.

Edhe pse disa prej politikave dhe parimeve të tij bazë mund të vlejnë në çdo klimë, ai është përgjithësisht aq i përkulshëm sa t’u përshtatet (qoftë edhe vetëm përkohësisht) faktorëve që gjen në terren (mjaft të shohim Kinën).

Në rastin më të mirë, neoliberalizmi ose modifikohet me vetëdije prej sponsorëve të vet (FMN dhe organizma të tjerë) ose adoptohet à la carte prej mikpritësve (klasës politike lokale), ose edhe ashtu edhe kështu nga pak.

Ka një prirje të përgjithshme për ta shpërfillur ose mos e vënë re rolin e agjentëve lokalë në formësimin e zbatimit të politikave neoliberale.

Ne zakonisht fokusohemi në narrativën e ‘neoliberalizmit të zbatuar ndaj nesh’ dhe i shohim elitat politike lokale si recipientë pasivë të recetës magjike…

Por më duket pak si tepër e thjeshtë që t’i portretizojmë këto elita si shërbyese, që veç vënë në jetë urdhrat e të zotërve.

Ato janë kalkulative dhe shpesh rebelohen, ose duke i zbatuar këto politika tepër me zell (më katolike se Papa), ose duke i përvetësuar logjikën dhe veglat e neoliberalizmit në mënyra të tilla që kryesisht shërbejnë për të siguruar vijueshmërinë e tyre në pushtet.

Vetëm pak ditë më parë, Besnik Pula përshkroi se çfarë po ndodh në Kosovë, ku elitat lokale po ballafaqohen haptazi me pritjet e FMN-së.

Ky zhvillim nuk duhet marrë kurrsesi si shenjë se neoliberalizmi nuk ekziston në terren ose, më keq akoma, se projekti i tij magjistral nuk është zbatuar mirë ose si duhet.

Si zakonisht, ithtarët e kësaj ideologjie do ta përligjin dështimin e saj duke përmendur politikanët e korruptuar, pa e pranuar paraprakisht se i korruptuar është sistemi vetë dhe se politikanët janë veç nënprodukt i këtij sistemi dhe se ata kurrsesi nuk rreken ta minojnë sistemin… por vetëm duan ta përdorin atë për interesat e tyre të ngushta.

Shënim: falemnderit Xha Xhait për përkthimin në shqip.

Nuk ka komente

  1. Parrulla, koincidence qe dje po lexoja kete artikull:

    http://media.oaklandinstitute.org/press-release-understanding-land-investment-deals-africa

    Po shkepus disa paragrafe (ndjese lexuesve te PTF per anglishten)

    “The research exposed investors who said it’s easy to make a land deal – that they could usually get what they want in exchange for giving a poor, tribal chief a bottle of Johnny Walker,” Mittal said. “When these investors promise progress and jobs to local chiefs, it sounds great – but they don’t deliver, which means no progress and relocating people from their homes.”

    Contracts also reveal a bonanza of incentives for speculators ranging from unlimited water rights to tax waivers.

    “No one should believe that these investors are there to feed starving Africans, create jobs or improve food security, Obang Metho of Solidarity Movement for New Ethiopia said. “These land grab agreements – many of which could be in place for 99 years – do not mean progress for local people and will not lead to food in their stomachs. These deals lead only to dollars in the pockets of corrupt leaders and foreign investors.”

    In 2009 alone nearly 60 million hectares – an area the size of France – was purchased or leased in these land grabs. Most of these deals are characterized by a lack of transparency, despite the profound implications posed by the consolidation of control over global food markets and agricultural resources by financial firms.

    _________

    Pertej problemeve kyce qe trajtohen ne studimin e Institutit te Oakland, apo edhe fokusin gjeografik (Afrika) terthorazi nje nga ceshtjet qe preket eshte qe kontrata te tilla, apo presionet nga jashte behen te mundura ne bashkepunim me udheheqjen lokale te korruptuar. Qofte kjo me nje shishe te Johny Walker (shpresoj te pakten te kete qene ngjyresisht mbi “Black”) qofte me premtime boshe, apo forma te ndryshme perfitimesh personale.

    1. Monda, të lutem silli të përkthyera citatet. Ti nuk është se s’i përkthen dot… E kemi rregull në PTF, meqë shumë prej nesh e kanë të lehtë (për fat të keq) t’i vazhdojnë debatet e tyre në anglishte. Mirëpo diskutimet në shqip, për tema kaq të rëndësishme, kanë ku e ku më shumë vlerë, sesa diskutime të ngjashme në anglishte, të cilat i gjen në mijëra blogje dhe faqe në Internet.

      1. Xhaxha, citatet nuk jane diskutim blogjesh por pjese te shkeputura nga nje studim institucioni. Ky studim u konsiderua me vlere te trajtohej edhe nga BBC News.

        Per anglishten ke te drejte, dhe une u kerkova ndjese paraprakisht lexuesve te PTF. Per mungese kohe e jo per mungese deshire u sollen ne origjinal. Por blogu eshte i juaji, e mund t’i fshini ato pasazhe nqs apo meqe i shihni pa vend.

        1. Po unë nuk dua t’i fshij! Ky s’është problem që zgjidhet me të fshirë! Ka një rregull në blog, që materialet duhet të jenë në shqip; kur janë në gjuhë të huaj, duhen përkthyer. Nuk është rregull policor, por lutje, ftesë për dashamirësi ose për të bërë një përpjekje. Unë ka kohë që luftoj për këtë dhe ka lexues të vjetër të blogut që të mos jetë “përplasur” me mua.

          Blogun e lexojnë shumë njerëz që nuk dinë anglisht, ose nuk dinë mirë. Duke i hapur rrugë anglishtes së papërkthyer, do t’i trembim këta lexues, gjë që nuk duhet të ndodhë. Unë vetë s’kam probleme me anglishten, madje do ta kisha më të lehtë që shumë tema t’i diskutoja dhe t’i parashtroja në anglishte. Prandaj të lutem më kupto se ku e kam hallin.

          Thua “blogu është i juaji dhe mund t’i fshini ato pasazhe…” Por mua më vjen keq që roli im si administrator i blogut dhe identiteti im si prani në blog të shfaqeshin nëpërmjet censurës ose fshirjes. Unë shpresoj se mund të bëj më shumë se kaq – p.sh. të të bind ty që t’i përkthesh citatet; ose, në një plan më të gjerë, ta mbaj blogun në shqip.

          Kur përmenda blogjet në anglisht, e kisha fjalën që në blogosferë anglishtja dhe debati në anglisht lulëzojnë për bukuri – një debat më pak ose më shumë nuk shton gjë. Përkundrazi, të gjithë ne kemi nevojë të flasim për këto gjëra në shqip dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ne, që jemi ndërfaqja (interface) e botës anglo-saksone dhe e botës shqiptare?

          Monda, mos m’i merr këto për padronizime as për moralizime. Përfitova nga rasti për t’i theksuar, ndoshta do t’u vlejnë edhe të tjerëve.

          1. Xhaxha, me vjen keq qe te harxhova dhe ty kohen me nje replike te gjate, me shume lindur nga keqkuptimi. Thashe qe duke qene administrator, e ke te lehte t’i fshish, se ky blog nuk e ka opsionin qe postuesi te ri-editoje postimet e veta. Nqs do ishte ashtu, do e kisha bere vete, e me vone do kisha sjell mbase jo verbatim, disa nga problemet qe ngre artikulli.

            Asgje pertej kesaj. Nuk e mora per patonizem e as moralizem. S’ka se si e s’ka perse.

  2. Eshte nje fakt i mirepranuar se deri nga fundi i viteve 1700, dmth para fillimit te revolucionit industrial ne Angli, Hollande, e me pas ne gjithe Europen perendimore, shoqerite kalonin neper ciklet e te ashtuquajtures “carku (kurthi) maltusian” (Malthusian trap). Premisa base e nje gjendje te tille eshte se rritja e popullsise ne nje shoqeri nuk mund asnjehere te shkoje me perpara se sa rritja e prodhimit te te mirave materiale te prodhuara nga kjo shoqeri. Dhe Maltusi e mbeshteste teorine e tij ne argumentin se rritja e prodhimeve ushqimore behet ne menyre lineare kurse ajo e njerezve, ne menyre eksponenciale, dhe se e para kushtezon te dyten.

    Thyerja e ketij cikli, ku rritja e te mirave materiale eshte disa here me e madhe se sa shtimi i popullsise, dhe si pasoje mireqenia e nje shoqerie vazhdon te rritet, pavaresisht nga numri i anetareve te saj, eshte nje nga fenomenet me interesante te historise ekonomike te perendimit dhe perben e vazhdon te mbetet nje objekt diskutimi aktual si per historiane ashtu edhe per ekonomiste te sotem. Ka shume shkolla mendimi qe ballafaqohen ne kete fushe, por nga me kryesoret mund te vecohen ne njeren ane institucionalistet dhe ne anen tjeter kulturalistet.

    Ne themelet e jetese se sotme moderne dhe arritjeve materialo-etike te saj, qendron revolucioni industrial i viteve 1800. Pa te s`do kishte pasur as pushtim te hapesirave e as evolim te shpirtit dhe mendjes se njeriut. Kapercimi, brenda nje kohe shume te shkurter, nga epoka pre-industriale ne ate industriale, kapercimi nga nje menyre e vazhdueshme jetese 5-10 mije vjecare e vjeter, ne nje menyre krejt te re, ku njeriu nuk i perdor me duart vetem per te ushqyer gojen, perben nje moment epokal. Arsyet e spjeguara per nje kapercimi te tille, jane te shumta, qe nga ato me natyre shkencore deri tek ato nga me ekzoteriket (psh rritja e perdorimit te cajit ne kulturen e shoqerise angleze) . Me te rrahurat ngelen ato qe argumentojne se gjithshka u be e mundur nga ekzistenca e institucioneve te duhura shoqerore ( qetesia sociale, njohja dhe mbrojtja e te drejtave te prones private,pranimi, bindja dhe respektimi i ligjeve) ne kohen e duhur – keta jane institucionalistet. Ne kahun tjeter, midis shume te tjereve, dhe nje nga me te voneshmit ( A Farewell to Alms: A Brief Economic History of the World – Gregory Clark) ne skene jane kulturalistet, te cilet argumentojne se ekzistenca e institucioneve te duhura ne kohen e duhur jane te rendesishme, por jane te pamjaftueshme per te spjeguar shkaqet e revolucionit industrial.

    Simbas ketyre te fundit, ka disa trajta sociale te perbashketa, qe i gjen ne te gjitha shoqerite qe u “pushtuan” nga revolucioni industrial.
    Shoqerite e pas-revolucioni industrial kane si karakteristike:
    -kursimi
    -te qenit te kujdeshem ne berje te gjerave dhe marrje te vendimeve (prudence)
    -negocjimi
    -aftesia dhe mundesia per te punuar gjate

    Shoqerite e pararevolucionit kane si karakteristike te qenit:
    -doreshpuar/leshuar
    -te dhuneshem
    -impulsive
    -pertace, (leisure loving)

    Simbas “kulturalisteve”, revolucioni industrial, qe filloi se pari ne Angli, mund te spjegohet vetem me nje ndryshim kultural cilesor te shoqerise angleze te asaj kohe. Duke u bazuar ne premisat e “carkut maltuzian”, megjithe numrin e madh te femijeve qe lindnin ne familjet angeze(7.5 femije per grua te martuar), mbijetesa e tyre ngelesh gjithnje e kufizuar nga niveli i prodhimit bujqesor te tokes se vendit. Pra dhe vdekshmeria e ketyre femijeve ishte po aq e larte ( mireqenia me e madhe ne mesjeten e Europes ka qene periudha 1400-1600, mbas murtajes se zeze, e cila beri te mundur qe e njejta e ardhur te ndahesh nepermjet me pak personave).
    Shoqeria angleze ngelet nga shoqerite me te evidentuara ne bote, me te dhena te rregullta per cdo aspekt te jete se saj, qe nga lindja, jetesa, taksimi dhe pagimi i tyre,edukimi, marrdheniet ekonomike dhe legale, regjistrat kishtare etj, etj, te cilat shkojne thelle ne kohe deri ne vitet 1100-1200. Ne baze te dhenave, te nxjerra prej ketyre burimeve ( sidomos testamenteve), rezulton se femijet e familjeve me te pasura kishin nje mundesi mbijetese me te madh se sa ato me te varferve. Nga ana tjeter, skarciteti i te mirave materiale, dhe presioni demografik i brezit te tyre nuk u siguronte femijeve te mbijetuar medoemos nivelin e mireqenise se meperparme te familjes se tyre. Pra, te varferit kishin vdekshmerine me te larte, dhe te pasurit e mbijetuar kishin me shume shance te perfundonin ne grupin e te varferve nga ana e tyre. Simbas analizes qe behet nga “kulturalistet”, brenda nje kohe relativisht te shkurter,rrjedhojat e nje gjendje te tille, qe nga ana sasiore kishte kohe qe ushtronte efektet e veta ne shoqeri, paten per pasoje qe shtresa e varfer e popullsise angleze filloi te perbehesh nga njerez qe materialisht mund te ishin te varfer, por shpirterisht dhe kulturalisht ishin te edukuar dhe mesuar me vlerat e nje klase te mesme dhe me lart, me aftesi letrare dhe numerike me te mire se sa brezi (at) i me perparshem, me nje tendence shume me te ulet ndaj dhunes, si personale ashtu edhe sociale, se me perpara etj, etj. Kjo gjendje krijoi kushtet per ate kapercim cilesor qe coi ne lindjen e revolucionit industrial, i cili nga ana e vet influencoi ne fillimin e nje revolucioni social, duke krijuar keshtu nje simbioze vete ushqyese, qe alternohet perpetualisht.

    Ndryshimi midis ketyre dy kaheve – institucionalisteve dhe kulturalisteve, shkon pertej nje ballafaqimi thjesht intelektual, me te verteta qe perplasen dhe mbreterojne vetem brenda mureve te akademes. Konsekuencat praktike te saj, te shtrira ne realitet, marrin forma ideologjike qe perdoren si baze ndertimi per ta ndryshuar/ influencuar kete realitet.
    E gjithe struktura nderkombetare e maredhenieve ekonomike dhe per pasoje edhe politike, e vendeve te zhvilluara me ato te vendeve ne zhvillim – nder te cila ben pjese edhe Shqiperia, eshte e bazuar ne shkollen institucionaliste, simbas se ciles, cdo vend ne bote, po te kete institucionet e nevojshme politike (sisteme shumepartiake, zgjedhje te lira, liri e shtypit dhe sistemit juridik) dhe ekonomike (taksa te ulta ne te ardhura, siguri te prones dhe personit, tregu i lire mallrave dhe i krahut te punes) mund t’i krijoje kushtet vetes per tu hedhur cilesisht nga nje shoqeri ne zhvillim, ne nje shoqeri te zhvilluar. Krahu operativ i nje ideologjie te tille – Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore, veprojne dhe marrin vendime ne baze te kesaj aksiome te padiskutueshme. Cfare eshte e diskutueshme eshte vetem niveli i pranise/nderhyrjes se shtetit te nje shoqerie ne kete proces.
    Kulturalistet, nga ana e tyre, argumentojne se te gjitha ndihmat qe i jepen botes ne zhvillim, jo vetem qe nuk ndihmojne, por jo ralle kane nje efekt pervers mbi shoqerite qe i marrin ato. Nder te tjera si shembull merret rasti i Afrikes, ku mjeksia moderne dhe mjetet e saj, nderhyjne ne nje sistem social thellesisht te kushtezuar nga procese maltuziane, duke patur si rezultat nje deformim dhe shperfytyrim te saj, sepse i sigurohet mbijetese ndaj semundjeve vdekjeprurese, por pa i ofruar dot mjetet materiale per te mbeshtetur kete mbijetese gjithnje e ne rritje.
    Simbas tyre, parate e harxhuara ne ndihma te formave te ndryshme do te ishin me efektive sikur te perdoreshin per te shtuar numrin e perqindjes se te rinjve te edukuar ne sisteme e shoqeri me te avancuara se sa e tyrja.

  3. -2-
    Megjithese nuk jam specialist i fushes, tundimi eshte i madh per ta pare Shqiperine dhe historine ekonomike te saj nen nje prizem te tille.
    Ne menyre empirike mund te thuhet se:
    -Shqiperia eshte akome e zene brenda, dhe s`ka mundur te dale dot jashte se ashtuquajturit ” carku maltuzian”
    -Modernizimi i strukturave institucionale dhe politike nuk ka qene garanci dhe nuk ka sherbyer si baze per te siguruar zhvillimi ekonomik te shoqerise shqiptare.(1922-1939; 1945-1990; 1991-1998-sot)
    -Per faktore qe ajo nuk mund t`i kontrolloje, Shqiperia nuk do kete kohe te pergatise, te planifikoje dhe te siguroje evolimin e vet social dhe ekonomik me ritmet e veta, por do te jete nen influencat e panderprera te shoqerive rreth e qark saj, te cilat jane te gjitha me te zhvilluara se sa ajo.

    Ernst Engel, statisticien dhe ekonomist gjerman, kryetar i zyres Prusiane te Statistikave ne mes-shekullin e 19, eshte autor i atij qe sot quhet “ligji i Engel-it”, simbas se cilit “sa me shume te rriten te ardhurat, aq me e vogel eshte pjesa e saj qe konsumohen ne ushqime”, dhe se “sa me e varfer te jete nje familje, aq me e madhe eshte pjesa e te ardhurave te saj qe shpenzohen per t`u ushqyer”. Per shoqerite e varfera, 80% e shpenzimeve te saj shkojne drejt ushqimit. Per ato me te pasurat, ky raport eshte 5-10%. Engel permend se perdorimi i te ardhurave pasqyron natyren e puneve me te cilen merren anetaret e asaj shoqerie.
    E pare nen kete prizem, simbas statistikave, Shqiperia e vitit 2010 vazhdon te jete nje vend me nje ekonomi te bazuar ne agrikulture, duke qene se 58% e forces se punes ne vend eshte e zene me bujqesi/blegtori. 15% te tjera te saj jane te perdorura ne industri, dhe 27% ne sherbime. Por nga ana tjeter, ky 58%-sh i krahut te punes prodhon 20.5% te GDP. Ata qe punojne ne industri prodhojne 19.8% te saj, kurse sherbimet perbejne 59.7% te saj. Sic shihet, te lene ne “hall” te tyre, 58% e punonjesve shqiptare nuk do te ishin ne gjendje te mbanin dot vehten dhe familjen e tyre. Kurse aktiviteti me fitim prures per ekonomine shqiptare eshte ai terciar, i cili nuk prodhon te mira te prekshme. Kjo per mendimin tim nuk perputhet me ndonje aktivitet vlere shtuese te sektorit vete apo ndonje sektori tjeter ekonomik te vendit, por mund te spjegohet vetem me burimin e panderprere te te ardhurave qe hyjne ne Shqiperi nga remitencat e te emigruarve, masa e te cileve ( simbas shume burimeve, nga viti 1990 deri me sot 25-30% e popullsise e ka lene vendin) reflektohet pak a shume me diferencen ne numrin dhe ne produktivitetit e te zeneve ne pune ne sektorit primar dhe ate terciar.
    Ne kushte te barabarta, kjo gjendje perkon me ate te viteve 1920-1930, ku 25% e familjeve shqiptare kishin te aferm dhe maredhenie ekonomike me vendet e Europes perendimore dhe Anglosferen. Po ta shtysh me tutje ne kohe, natyra e problemit, ku nje pjese e madhe e popullsise shqiptare, nen presion ekonomik, tenton te zgjidhe problemet ekonomike me ane te nje rrallimi demografik, mund te konstatohet ne menyre thuajse periodike me te njejtat elemtente, dhe efekte, gjate gjithe historiese sone, asaj te vjeter dhe te re.

    Disa here ne shekullin e kaluar klasa politike shqiptare, per te njejtat arsye, vendosi te modernizoje ne menyre vertikale te gjithe strukturen ligjore, institucionale dhe administrative te shtetit te vet, duke marre dhe aplikuar ne vend shembujt me te avancuar te epokes. Pa shkuar ne detaje, ketu mund te permendet psh orientimi europian i kornizes legale te shtetit, ne kohen e mbretit Zog, (si me evidente, e drejta e votes e dhene grave ne Shqiperi ne 1920, shume vjet me perpara se sa shoqeri me te zhvilluara dhe te emancipuara se sa ajo vendase), abolimi i prones provate ne vitet 60, ose kohet e fundit, miratimi dhe njohja ligjore e marteses ndergjinore.
    Mungesa e nje lidhje organike midis permbajtjes (mardhenieve/ raporteve) dhe formes ka bere dhe po ben qe ne pergjithesi administrata e shtetit shqiptar te mos luaje dot rolin e vet si mbrojtes i interesave te gjese publike, dhe klasa politike te mos ti kanalizoje dot energjite e shumta qe ne menyre te natyrshme ekzistojne ne nje grup njerezish apo shoqeri. Politizimi i jetes shoqerore te vendit ngelet nje karakteristike dominuese, e cila mbisundon thuajse cdo lloj interesi apo force tjeter levizese, qe mund te influencoje ose ndihmoje zhvillimin ekonomik dhe social te vendit. Nje menyre e tille e te drejtuarit te shtetit mund te kuptohet si paaftesi e klases drejtuese ne plotesimin e detyrave te saj, ose si nje pertaci intelektuale e saj, te dyja deri diku te justifikueshme, po te merret parasysh permasat e kontekstit kultural dhe historik ne te cilat klasat drejtuese shqiptare kane qene te detyruar ose kane zgjedhur qe te levizin.

    Shqiperia gjeografikisht eshte e rrethuar nga Greqia, Maqedonia, Serbia/Mali i Zi dhe Italia pertej detit Adriatik. Sejcila prej tyre ne shumicen e treguesve ekonomik dhe social, eshte me e avancuar se sa Shqiperia, distance e cila, po te merret parasysh gjendja politike ne vend, mund vetem te shtohet.
    Per mendimin tim, mundesite ekonomike per vendin do te ishin:
    -zhvilllimi/ specializimi i ekonomise mbeshtetur ne vecorite e markes “Made in Albania”.
    -bashkepunimi/ reciprociteti me ekonomite e vendeve rrethues
    -integrimi ne projekte/ plane ekonomike mbi nacionale
    -lehtesimi i presionit ekonomik (dhe social) ne vend, me ane te sigurimit te mundesive per te siguruar jetese ne nje vend tjeter.

    Ne kushte normale,ekonomia eshte ajo qe drejton politiken. E kunderta, megjithese mund te ekzistoje, nuk eshte asnjehere e vertet, dhe heret a vone, gjerat shkojne perseri ne ekuiliber.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin