RRETH LASHTËSISË SË SHQIPES 77

Kësaj teme i jam kthyer shpesh, por jo ngaqë më intereson shumë; vetëm e vetëm sepse miti i lashtësisë së shqipes mbetet nga më kokëfortët, në të gjitha nivelet e vetëdijes kolektive.

Për ta përsëritur, të thuash se shqipja është “gjuhë e lashtë” nuk ka kuptim. Më anë tjetër, të thuash se një pohim nuk ka kuptim, nuk do të thotë se është i gabuar dhe nuk i përgjigjet së vërtetës (pohimi duhet të ketë kuptim, që të jetë i gabuar). P.sh. “shqipja rrjedh nga hebraishtja”, nuk i përgjigjet së vërtetës; por “shqipja është teokraci” ose “shqipja është e pjesëtueshme me 34” janë pohime pa kuptim.

Po pse vallë është pa kuptim vjetërsia e një gjuhe?

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me natyrën e gjuhës vetë – si tërësi rregullash, rregullsish, përkimesh mes trajtash fonetike dhe konceptesh, kategorish, shprehish dhe presupozimesh. Asnjë nga këto veti nuk e kërkon moshën, sikurse asnjë prej tyre nuk ka datëlindje.

Përkundrazi, aktet gjuhësore, duke përfshirë këtu edhe dokumentimin e gjuhës me gojë ose me shkrim, mund të datohen dhe të quhen, sipas rastit, të vjetra ose të reja.

Më tej akoma, çështja ka të bëjë edhe me mënyrën si evoluon gjuha në kohë.

Le të ngjitemi në kohë me përfytyrim dhe të dëgjojmë si i flet së bijës një grua indo-europiane e 5000 vjetëve para Krishtit. Me arsye, nuk do të kuptojmë asgjë nga fjalët e saj; meqë ajo flet indo-europianishten, kur kjo e fundit ende nuk ishte ndarë në “degë”.

Le të zbresim tani 500 vjet para Krishtit, në Ballkanin perëndimor. Tashmë do t’i afrohemi një gruaje ilire, për të dëgjuar si ia mëson ajo së bijës gjuhën amtare. Përsëri nuk do të kuptojmë dot gjë, por ndoshta një linguist shumë i zoti mund të gjente aty diçka që më vonë do të ndeshet edhe në shqipen.

Kanë kaluar 4500 vjet, dhe me qindra breza grash kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe nënat ua kanë mësuar gjuhën amtare bijave pa ndërprerje. Por kujdes: të gjitha këto nëna kanë qenë të bindura se u kanë transmetuar bijave të njëjtën gjuhë që u patën mësuar nënat e tyre!

Dhe megjithatë, tani nënat, në zona të ndryshme të Europës dhe të Azisë, të gjitha indo-europiane nga origjina, po u mësojnë bijave gjuhë të ndryshme, të pakomunikueshme ndërsjellazi.

Çfarë ka rëndësi këtu, është vijueshmëria: në rrethana normale, asnjëherë nuk përjetohet gjëkundi ndonjë ndryshim gjuhe, edhe pse vetë gjuha ndryshon, madje jo vetëm ndryshon, por vetëm duke ndryshuar mund të ekzistojë.

Të vijmë tani në ditët tona – një nënë, në malësinë e Krujës, i mëson së bijës shqipen; kjo nënë mund të jetë fare mirë pasardhëse e drejtpërdrejtë e asaj nënës indo-europiane të para pesë mijë vjetëve; brez pas brezi, të gjitha këto gra u kanë mësuar bijave të njëjtën gjuhë – pardje indo-europianishten, dje ilirishten, sot shqipen.

Madje jo vetëm. Shqipja e sotme është larguar kaq shumë nga indo-europianishtja e atëhershme, sa vetëm një specialist do të mund të pikaste pikëtakimet dhe përkimet mes tyre.

Tek e fundit, çfarë e bën shqipen indo-europiane? Disa tipare pak a shumë abstrakte – si p.sh. sistemi i lakimit, sistemi i zgjedhimit, kategoritë gramatikore të rasës, të vetës, të gjinisë; dhe një numër fjalësh themelore të përbashkëta me gjuhë të tjera simotra (p.sh. numërorët, përemrat).

Asnjë prej këtyre tipareve nuk ka datëlindje, as është krijuar prej njeriut; përkundrazi, për nga natyra, ato qëndrojnë në rrënjë të qenies sonë njerëzore.

Në këtë kuptim, gjuha nuk ekziston si një objekt material, për shembull një mal ose një lopë; por më tepër si sistem rregullash dhe rregullsish, që i nënvendosen komunikimit. Çdo akt komunikimi, konsiston në aktualizimin e këtyre rregullave dhe mund të datohet; por rregullat vetë jo, sepse ato nuk i formulojnë, as i kanë formuluar ndonjëherë njerëzit. Nuk është se janë mbledhur ndonjëherë indo-europianët, bie fjala, për të vendosur se dialektet e tyre, tash e tutje, do të pranojnë tri gjini në sistemin emëror; ose që, bie fjala, bashkëtingëlloret labio-velare do të dëbohen nga sistemi fonetik.

Përkundrazi, rregulla të tjera, të vendosura prej nesh, si p.sh. ato të drejtshkrimit ose të normës gjuhësore, mund të datohen për bukuri, prandaj edhe mund t’i japim moshë shqipes së njësuar pa vështirësi.

Ka edhe një mënyrë tjetër si mund të funksiononte cilësimi shqipja gjuhë e vjetër, e që lidhet me afërsinë e distancën e kësaj gjuhe nga sistemi indo-europian që postulohet për origjinën (me ç’rast do të kishte kuptimin shqipja gjuhë arkaike ose relike). Për shembull, mendohet se indo-europianishtja e përbashkët e ka formuar emëroren mashkullore shumës me një mbaresë të caktuar (ta zëmë –i); nëse këtë mbaresë e gjejmë edhe në latinishten, edhe në rusishten, mund të nxjerrim përfundimin se këto dy gjuhë kanë ruajtur një tipar arkaik, ose janë treguar konservative.

Tani, disa gjuhë janë më konservative se të tjerat, sikurse disa gjuhë inovojnë më shumë e më shpejt. Në parim, gjuhët që e kanë ruajtur sistemin e lakimit (rasat e emrit) janë treguar më konservative se gjuhët që e kanë humbur atë; gjuhët që nuk kanë nyje shquese (p.sh. latinishtja ose gjuhët sllave) janë treguar më konservative se gjuhët që e kanë zhvilluar atë (shqipja); e kështu me radhë. Disa tipare të veçuara fono-gramatikore të shqipes (p.sh. apofonia, e tipit vjel-vola, sjell-solla, mjel-mola, pjell-polla, mbjell-mbolla, hedh-hodha, bredh-brodha, vjedh-vodha) janë gjithashtu arkaike, pse i referohen një sistemi fono-gramatikor që tashmë nuk funksionon më.

Kuptohet që sa më herët të dokumentohet një gjuhë, aq më i madh është probabiliteti që aty të gjenden tipare arkaike të indo-europianishtes. Hetitishtja, bie fjala, është thesar i paçmuar për gjahtarët e gjurmave të indo-europianishtes dhe rindërtuesit e kësaj gjuhe, tashmë në thelb të reduktuar në një sistem formulash algjebrike.

Megjithatë, ka gjuhë të dokumentuara relativisht vonë, si gjuhët baltike ose sllave, që gjykohen si përgjithësisht arkaike, ose më afër modelit indo-europian; arsyet pse ka ndodhur kjo mund të debatohen, edhe pse përzierja e pakët e popullsive dhe e gjuhëve duket se ka luajtur një rol kryesor.

Më anë tjetër, shqipja, hyn në kategorinë e gjuhëve që kanë inovuar shumë, duke u larguar mjaft nga modeli indo-europian. Kështu, ndër të tjera, shqipja ka zhvilluar temën e shumësit në lakim; ia ka prapavendosur nyjen shquese temës emërore; ka përftuar një sistem mbiemrash të nyjshëm; ka humbur kategorinë gramatikore të aspektit në foljet; ka humbur një pjesë të madhe të mbaresave origjinale indo-europiane të lakimit dhe të zgjedhimit, duke i zëvendësuar me të tjera; e kështu me radhë. Nuk është vendi për t’u futur në hollësi teknike, por një gramatikë e mirë historike, si ajo e Shaban Demirajt, është e pasur me informacion, në lidhje me ku ka inovuar pikërisht shqipja, në raport me modelin bazë indo-europian.

Aq shumë ka inovuar shqipja, sa shumë indo-europianistë e konsiderojnë pa interes, për kërkimet e tyre në lidhje me origjinat indo-europiane. Me fjalë të tjera, natyra indo-europiane e shqipes nuk vihet në diskutim, por vetë shqipja nuk ndihmon gjë, për të rindërtuar matricën indo-europiane e për të ndriçuar funksionimin e saj.

Kjo nuk do të thotë gjë në lidhje me kohën kur paraardhësit e shqiptarëve u larguan nga “djepi” gjeografik i indo-europianishtes; edhe pse ndryshimet e mëdha në strukturën e gjuhës kërkojnë shpjegim.

Më anë tjetër, shumë albanologë i kanë përdorur inovimet e shqipes për të gjetur afëritë e saj me gjuhë motra; sepse kur dy gjuhë inovojnë së bashku ose në të njëjtën mënyrë, atëherë ka vend të mendohet se janë më të afërta mes tyre se dy gjuhë që inovojnë në mënyra të ndryshme. Madje, fakti që dy gjuhë indo-europiane kanë trashëguar të njëjtin tipar nga indo-europianishtja (p.sh. sistemin me tri gjini) nuk ka ndonjë domethënie; ndërsa fakti tjetër, që dy gjuhë indo-europiane e kanë humbur rasën instrumentale të emrit, u thotë shumëçka gjuhëtarëve.

Gjithsesi, edhe këtu një gjë nuk diskutohet më: që shqipja, mes familjes indo-europiane, është treguar nga më inovueset, prandaj edhe nga kjo pikëpamje nuk mund të konsiderohet si “e vjetër”.

Më në fund, një mënyrë formale për të datuar gjuhët, do të ishte ai nëpërmjet datimit të dokumentimit të tyre të parë me shkrim – këtu greqishtja dhe hetitishtja janë doemos gjuhë të vjetra, ndërsa shqipja dhe lituanishtja janë fare të reja; megjithatë, cilësimi është në thelb i gabuar, meqë nuk mund të identifikojmë dokumentimin e një gjuhe, ose një instancë të përdorimit të saj, me gjuhën vetë.

Prandaj: shprehja se shqipja është gjuhë e vjetër (gjuhë e lashtë) është shprehje parazitare, ka natyrë ideologjike jo heuristike, rron për hir të konotacionit që ka marrë (adhurimi romantik i lashtësisë), por përndryshe nuk ka kuptim në vetvete. Si të gjitha gjuhët e tjera, me përjashtim të gjuhëve artificiale, shqipja është po aq e vjetër sa gjuha që foli Adami, dhe po aq e re sa kjo që po flasim sot.

Ju ftoj të shihni edhe këtë faqe në blog, ku trajtoj pak a shumë po këto çështje, por më gjerë.

77 komente

  1. Sipas shembullit te gjuhes se nenes, i bie qe nuk ka kuptim qe njeriu te quhet qenie me vjetersi milionavjeçare, sepse Homo Erectus nuk ka qene kaq erectus sa eshte sot dhe ka qene truvogel.

    ”’Asnjë prej këtyre tipareve nuk ka datëlindje, as është krijuar prej njeriut; përkundrazi, për nga natyra, ato qëndrojnë në rrënjë të qenies sonë njerëzore.”’

    Ky po qe eshte argument shkencor qe rrezon mite. Meqe ra llafi jam shume i interesuar per kete kendveshtrim filozofik dhe di qe ka nje kendveshtrim tjeter po aq filozofik qe mendon te kunderten.
    A mund te shtjellohet me tej pa u futur ne shkence e diktatin ideologjik te saj ?

    Pëlqejeni

  2. Aspak dakort. Fare.

    Ca gjera shpejt e shpejt : e para e punes, sipas teorise tende, edhe greqishtja e sotme eshte nje gjuhe e re. Sepse dihet tashme se ajo e vjetra ndryshon goxha nga kjo e reja dhe perkthyesit e filozofeve te vjeter perdorin per perkthim nje greqishte te vjeter qe e mesonin neper katedra fakultetesh, dhe jo greqishten qe e meson Anastas Anastapollus Bollano sot, ne Himare. Shkurt, greqishtja eshte nje gjuhe e re fringo.

    Por kjo eshte nje absurditet. Sigurisht qe shqiptari i sotem nuk flet me gjuhen qe ka nje ilir apo nje dak apo nje trak a ç’djallin te jete. Ashtu siç anglezi i sotem nuk flet anglishten e Shekpsir Hamletit. Ashtu siç une nuk flas frengjishten e Rabelais qe s’merret vesh fare, por flas frengjishten e Alen Trap Delonit.

    Por çeshtja eshte e kapur keq. Vjetersia e nje gjuhe, ne rastet kur kemi te bejme me gjuhe te pashkruara (psh ilirishtja qe ka shume pak materiale), studiohet nepermjet kerkimesh te tjera filologjike e gjuhesore. Rrenjet e nje gjuhe jane te vjetra dhe jo vete gjuha. Por kjo eshte thjesht nje metonimi (mos gabofsha). Themi piva nje gote uje, nderkohe qe ne s’pime qelq por pime ujin ne gote.

    Te thuash qe shqipja eshte gjuhe e re thjesht ngaqe ajo hidhet dhe lodron neper te folura çamarrokesh, kjo nuk shkon. Habitem sesi behen pluhur e hi gjithe ato studime albanologesh qe prej te pakten nja 200 vjetesh. T’i thuash atij austriakut apo danezit se shqipja eshte fringo e re, me vjen shume habi me guximin.

    Xhaxhai,

    Njehere pata shkruar ketu, qe mua me intrigojne dy fjale (njeren e pata thene, tjetren po e them sot) : thashe fjalen LOG.

    dalim e kuvendojme n’log t’burrave. Kjo fjala “log”, si per habi, ka nje ngjashmeri te frikshme me logosin grek, edhe ne shqiptim, edhe ne permbajtje.

    Logos eshte njeheresh arsye dhe gjuhe. Tani, nuk di ç’perputhje satanike ka ketu, por edhe logu i burrave keto dy gjera ka : dil ne livadh dhe fol per nje çeshtje, arsyeto, vendos diçka.

    Une nuk jam aq hajvan sa te them se greket e moren kete logosin nga malesoret e maleve tona, por ama duhet vrare mendja qe perse kjo fjale gjendet edhe ne Greqi, edhe ne nje zone aspak kufitare me Greqine, sepse logu eshte veçori e Malesise se madhe dhe Kosoves (malet kufitare).

    Fjala e dyte eshte fjale “me bujte”, “filani bûn sonte tek shtepia ime”. (bûn – lexim me hunde). Bun, buan, qe do te thote : te rrish, te flesh, te strehohesh.

    Le te shikojme tani çfare thote Martin Heideggeri ne konferencen e tij “Te ndertosh te banosh te mendosh” :
    _____

    Ç’do të thotë tani të ndërtosh ? Fjala e gjermanishtes së vjetër të veriut për ndërtoj, buan, nënkupton të banosh. Çka kjo do të thotë : të rrish, të qëndrosh. Ne e kemi humbur domethënien e mirëfilltë të foljes bauen (të ndërtosh) domethënë të banosh. Ajo ka lënë një gjurmë, që nuk është përnjëherë e dukshme, në fjalën Nachbar (fqinj). Fqinji është Nachgebur-i, Nachgebauer-i , ai që banon në afërsi. Foljet buri, büren, beuren, beuron, që të gjitha duan të thonë të banosh ose përshkruajnë vendbanimin. Tani, ç’është e vërteta, fjala e vjetër buan nuk na mëson vetëm që bauen është mirëfilli të banosh, por në të njëjtën kohë ajo na lë të kuptojmë sesi duhet ta mendojmë këtë banim që ajo përshkruan. Zakonisht, kur bëhet fjalë për të banuarit, ne përfytyrojmë një sjellje të njeriut përkrah shumë të tjerash. Ne punojmë këtu dhe banojmë atje. Ne nuk banojmë thjesht, kjo do të ishte pothuaj plogështi, ne jemi të kapur në një profesion, merremi me tregti, udhëtojmë dhe, me t’u vënë për udhë, banojmë herë këtu e herë atje. Në origjinë bauen do të thotë të banosh. Aty ku fjala bauen flet ende gjuhën e saj të origjinës, ajo thotë në të njëjtën kohë deri ku shtrihet qenia e « banimit ». Bauen, buan, bhu, beo janë në fakt e njëjta fjalë me fjalën tonë bin (jam) në zgjedhimet ich bin, du bist (unë jam, ti je) dhe me formën e urdhërores bis, « ji »* . Ç’do të thotë atëherë ich bin (unë jam) ? Fjala e vjetër bauen, pas së cilës ngjitet bin, na përgjigjet : « unë jam », « ti je », duan të thonë : unë banoj, ti banon. Mënyra me të cilën ti je dhe unë jam, mënyra me të cilën ne njerëzit e tjerë jemi mbi tokë është buan-i, banimi.
    ________

    Ka nje shenim aty poshte, qe ia kane bere ata zoterinjte qe iu kane rene floket ne pale te qafes, e qe thote :

    * Të gjitha këto fjalë janë të prejardhura nga rrënja indo-europiane bhû ose bheu-, « të jesh », « të rritesh ». Bhû (« të jesh », « të bëhesh ») është sanskritisht, beo (« jam », « ji ») është anglishte e vjetër. Bis, në gjermanisht, është një formë e vjetër. – I njëjti bashkim kuptimesh « të jesh » dhe « të banosh » haset në foljen wesen. Shiko Shën. i Përkth., 1.

    _______________________

    Tani, a mos eshte prape rastesi qe kjo e bujtmja jone na del ne keto letrat e Heideggerit, dhe aq me teper, ne rrenjen e sanskritishtes bhû, bheu ?

    Kush e ka merak gjuhesine, tani fillon e i sheh keto gjera, se me duket se nuk ben vaki keshtu ngjashmerish, ne fjale kapitale te rrenjeve te gjuheve. Se te isha duke folur per ngjashmerine e “televizionit, hajde de, por ketu na dalin punet pak si shume shume thelle.

    Per te tjerat, i dini vete ju, me mire se une. Hajt pra, e gezofshim gjuhen e re shqipe !

    Pëlqejeni

    • Nuk ke kuptuar asgjë nga shpjegimi im, megjithë maninë e pakuptueshme që ke për të cituar në çdo koment Heidegger-in. Por unë nuk merrem më me këtë temë. Edhe aq, shumë e kishe.

      Pëlqejeni

    • Në tekstet e librave të shkollës, nxënësit grekë, përshkrimin e lëndës së gjuhës e kanë kështu: ΝΕΑ ΕΛΛΗΙΝΙΚΑ.

      Që nuk do të thotë gjë tjetër veç “greqishte e re”.

      Pëlqejeni

  3. Do ta lexoj prape atehere, edhe ben vaki.
    Sa per Heideggerin, e citoj sepse eshte baba i ketij muhabeti. Tre fjale greke, gjashte muaj leksione : thjesht shpjegim deri tek rrenja e kastragjyshes se fjales atje ku e ka. Dhe gjashte muajt e tjetre, nje fjali te Nietzsches : “Dhe shkretetira rritet…” : gjashte muaj dhe me kete hajdarin e Torinos.

    Kur te vije puna per shkalafitje fjalesh, o duhet te shkosh te trokasesh tek shtepia e ketij Heideggerit, ose ndryshe rri e sorollatu neper qytet, dyert mbyllur te gjitha. Duhet me “bujte” nganjehere tek ky burri, xhaxhai, e kam seriozisht dhe dashamiresisht.

    Pëlqejeni

  4. Edhe Foucault ka shkruar shumë dhe mirë për sistemin shëndetësor, por nuk besoj t’i ketë trokitur kush në derë për ndihmë të parë kur t’i jenë ngatërruar zorrët (larg qoftë).

    Filozofët janë filozofë, na ndihmojnë për të kuptuar shumë gjëra; por linguistika është degë e dijes me dijetarët e vet dhe specialistët; prandaj, ehe…, të lutem, mjaft me këto dëngla (ta them pa të keq). Heidegger-i mund të ketë thënë shumë gjëra, por ki parasysh se askush nuk më detyron mua, ose njeri tjetër, që ta lexoj Heidegger-in sikur të ishte fjala e Atij.

    Ka edhe të tjerë në këtë botë, që xheku e kanë vrarë ndonjëherë mendjen. Ki parasysh që linguistika nuk është tamam korrigjim gabimesh drejtshkrimi ose përkthimi.

    Pëlqejeni

  5. Ja, kjo eshte ajo qe s’me pelqen shume ne kete lloj debati : bishtnimi. Nuk e di pse eshte bere si semundje kjo, ne debatet shqiptare. Tjetri flet per tjeter gje, dhe ne e dime mire per çfare eshte dukur, por bejme sikur nuk e dime, dhe e shtremberojme udhen dhe rrasemi ne nje Holzwege, siç thote Heideggeri.

    Xhaxhai, Foucault ka shkruar per gjithçka, edhe per burgjet, edhe per politiken, por ska qene as gardian burgu as anetar byroje politike. Ai flet si filozof. Dhe ka plotesisht te drejte. Keshtu qe arsyetimi yt ne lidhje me viziten tek doktor Fukoja, eshte thjesht nje bishtnim i paster.

    Po njelloj tek Heideggeri. Mbase nuk e di ti, shpresoj ta kesh degjuar, por Heideggeri nuk ka qene filozof. Madje i vinte sikur ta shash me nena kur i thoshte ndonje shoku filozof. Nuk ka pase as teori te veten, as shkolle, as doktrine, as fare. Heideggeri ka qene thjesht nje diçka qe s’mund ta beje gjithkush, ka qene nje MENDIMTAR. Zanati i tij ishte mendimi. Zanat i bukur, besoj je dakort me kete.

    Ka dy Heidegger : Heideggeri I dhe Heideggeri II. Ndarja eshte diku nga 36-40. Ketu ka ndodhur dhe ajo qe quhet “Kehre” (kthesa, rrotullimi). Ku ndahen ? Ndahen ne lidhje me çeshtjen e studimit : i pari merrej me qenien dhe kohen, i dyti merrej me GJUHEN.

    Dhe pikerisht, besoj se ke shume nevoje te lexosh pak nga ky Heideggeri II. Sepse jam i bindur, ta jap me garanci (kjo eshte nje pervoje qe e kane jetuar TE GJITHE ata qe e kane lexuar – franceze, spanjolle, gjermane, por franceze mbi te gjitha), ti nuk do ta shohesh me kurre gjuhen shqipe (qe eshte e jotja) me te njejtin sy. Eshte thjesht e pamundur. Perse e them kete ? Shkurt :

    Shpjegimet, sqarimet, shqyrtimet, hulumtimet, arritjet, deshtimet, e Heideggerit ne lidhje me gjuhen jane THJESHT te pakrahasueshme. Ai ka per borxh qe ta beje gjuhen e vet gjermane, gjuhen e huaj franceze, po te duash ti edhe ate SHQIPTARE [ketu me beso pak se kam zbuluar plot gjera qe as me shkonte mendja ndonjehere], dmth ta beje gjuhen te shpalose te gjitha thesaret e veta qe ajo i mban nen vete, qe jane aty, por qe duhet thjesht te zbulohen. Heideggeri eshte vertet si lecka e llampes se Aladinit : nje llampe pa lidhje ne breg te detit, qe s’merret vesh çfare eshte, ferkohet me nje lecke dhe fillon te shndrise. Ja keshtu, leximi i Heideggerit eshte me te vertete nje lecke bufeje qe ia kthen shkelqimin kesaj te fundit.

    Heideggeri nuk ishte linguist i mirefillte, ai s’merrte vesh nga rrotacionet e rrëve dhe qiellzimet e gjëve, por shkonte drejt e aty ku flet fjala : ne rrenjen e vet. Dhe bisedonte me fjalen qe kjo e fundit t’i thoshte çfare ishte fshehur ne te.

    Gjuha shqipe, apo çfaredo lloj gjuhe, ka nevoje te pesoje njefare ferkimi te tille, sepse nenshtresat aty jane, thjesht duhet te ndalesh dhe ta degjosh fjalen.

    Dikur, ca njerez dykembesha qe vertiten bulevardeve, me paten thene se ne shqip nuk ka kuptim titulli : “Cfare thirrim te mendosh ?”, titull ky i nje vepre te Heideggerit. I kam pyetur keta dykembeshat, perse mendoni keshtu ? Me jane pergjigjur se shqipja thote : “Cfare quajme te mendosh ?” Atehere une iu kam thene : ju dhjefsha shqipen tuaj. Dhe nuk jam lodhur t’ju mbush mendjen njethundrakeve.

    Perse them se leximi i Heideggerit hap shume horizonte te panjohura me pare ? Sepse, siç te thashe, ne do te mesojme me mire gjuhen tone shqipe. Mbase eshte ca e gjate, por kushdo qe ka deshire te dije qe perse Heideggeri do te kishte vrare veten mes njethundrakeve qe perdorin fjale pa e ditur se çfare jane duke thene, le te lexojne me poshte (sa per dijeni, ne katundin tim, pleqte me pyesnin gjithmone : “qysh t’thirrin ty bre çapkeni i lales ?” dhe jo “si te quajne ty ore ?”)

    ps : sa keq qe s’kemi mundesi theksimi ne keto postime. Tungatjeta, xhaxhai.

    ___________

    Ne luajmë me foljen « të thirrësh ».
    Pyesim për shembull : « Si thirret ky fshati që është i vendosur mbi këtë kodrinë ? », dhe duam të dimë si është i emërtuar ky fshat. Po kështu, pyesim për një foshnjë të porsalindur : « Si duhet ta thirrim atë ? » Kjo do të thotë : Çfarë emri duhet të marrë ai ? « Heissen » nënkupton për rrjedhojë : « të jesh i emërtuar » dhe në të njëjtën kohë « të emërtosh ». « Çfarë thirrim të mendosh ? » do të thotë : si duhet përfytyruar procesi së cilit i japim emrin « mendim » ? Kështu e kuptojmë ne çështjen kur atë e shohim drejtpërdrejt dhe pa dredha.
    Përkundrazi, nëse e dëgjojmë fjalinë në kuptimin e një çështjeje mbi Atë e cila na dërgon për të menduar, ne gjendemi të shtyrë menjëherë tek një domethënie e fjalës « të thirrësh » që na duket e çuditshme, ose të paktën jo familjare. Tani na kërkohet të përdorim fjalën « të thirrësh » në kuptimin – e ftilluar këtu – të : të urdhërosh, të kërkosh, të japësh udhëzimin për…, të dërgosh tek… Ne « thirrim » dikë që gjendet në udhën tonë, që të shmanget, që të na bëjë vend. Por në « të thirrësh », nuk ka detyrimisht kërkesë, as sidomos urdhërim, por më tepër dëshirë e cila largohet dhe shtrihet drejt një gjëje atje tej, aty ku ne e bëjmë – apo më mirë e lëmë – të mbërrijë, duke na thirrur, vetë ajo e thirrur.
    Të thirrësh do të thotë, në kuptimin e gjerë : të vësh në udhë dhe për udhë, çka kjo mund të bëhet edhe pa rënë në sy, sepse kjo mund të bëhet fare butë. Dhe në fakt, kështu është më mirë. Në Testamentin e Ri (Mathieu VIII, 18), është shkruar : Videns autem Jesus turbas multas circum se, jussit ire trans fretum. Lutheri përkthen : « Dhe Jezusi, kur pa shumë popull përreth tij, i thirri të kalojnë në bregun tjetër të lumit. » « Të thirrësh » përkon këtu me fjalën latine Jubere në tekstin e Vulgatës. Troç, Jubere nënkupton : të dëshirosh që diçka të jetë e bërë. Jezusi thirri të kalojnë në bregun tjetër ; ai nuk dha urdhër, nuk lëshoi një komandë. Në këtë pasazh, ajo çfarë do të thotë « të thirrësh » shfaqet ende më e qartë nëse ne i referohemi hartimit më të vjetër të tekstit grek të Evangjilit. Aty është thënë : ᾽Ιδὼν δὲ ὁ ᾽Ιησοῦς ὄχλον πέρι αὐτὸν ἐϰέλευσεν ἀπελθεῖν εἰς τὸ πέραν. Folja greke ϰελεύειν nënkupton në kuptimin e mirëfilltë : të vësh mbi udhë. Fjala greke ϰέλευθος nënkupton : udhë. Që në kuptimin e vjetër të fjalës « të thirrësh » të mbizotërojë më pak një kërkesë sesa një ftesë për të mbërritur, dhe për rrjedhojë që ajo të nënkuptojë çastin e ndihmës dhe të përkujdesjes, provën e kësaj mund ta shohim në faktin që e njëjta fjalë është njëlloj në sanskritisht me « të ftosh ».
    Kështu kuptimi i fjalës « të thirrësh », i ftilluar pak më lart, nuk është aq i pazakonshëm për ne. Megjithatë, ky është një kuptim që mbetet për disi i panjohur për ne kur hasim pyetjen « Çfarë thirrim të mendosh ? ». Kur ne e dëgjojmë këtë pyetje, kuptimi i fjalës « të thirrësh » për : të japësh një « udhëzim », të shprehësh një dëshirë, të lësh për të mbërritur, të vësh mbi udhë, të vësh për rrugë, të japësh « atë me çfarë të shkohet » – ky kuptim nuk na vjen menjëherë në mendje. Një domethënie e tillë nuk është ende aq familjare për ne, që ne ta dëgjojmë me të parën, apo kryesisht.

    _____________

    Pëlqejeni

    • Nuk e marr vesh pse të duket bishtnim. Mua çështja e moshës së një gjuhe më duket e trajtueshme brenda kufijve të linguistikës. T’i drejtohesh një filozofi ose mendimtari për të marrë përgjigje, është si të vrasësh miza me çifte – ose overkill, siç e thotë amerikani.

      Më bën përshtypje edhe zelli me të cilin jep këshilla, ehe… Lexoni këtë, lexoni atë… Nuk di nëse të shkon mendja se vlera e këshillës varet, drejtpërdrejt, nga autoriteti i atij që e jep; dhe meqë ti, me përkufizim (si ehe…) nuk është se ke ndonjë farë autoriteti, atëherë e gjithë kjo është farsë, madje farsë shijekeqe.

      Dhe, meqë ra fjala, titulli Çfarë thirrim të mendosh është pa kuptim.

      Pëlqejeni

      • Xhaxhai,
        Po edhe pas leximit te pjeses se Heideggerit me lart, me thua se eshte “pa kuptim” ? Vertet e ke ? Une s’kam çfare bej me, kur ta solla dhe shpjegimin “shul-shqip” (qe do te thote troç) te bere nga vete Heideggeri, qe ne kontekstin e tij, nuk shkon “quaj” por “thirr”, une s’kam çfare bej.

        Madje une e zgjata tekstin e Heideggerit, solla deri aty ku ai vete thote se edhe ne GJERMANISHT, gjermanit i duket e habitshme kjo “te thirresh”. Dhe ti prape me thua se ska kuptim. Atehere, ke te besoj une : Heideggerin apo ty dhe nje gjerman te rendomte ? Se edhe ai ma jep ballit duke me thene se gjermanet nuk i thone keshtu. Po, por ketu nuk jemi duke llomotitur me Beqon dhe Ceçon, por me dike qe e ka emrin si e ka. Nejse. E mora vesh.
        _________

        Ne lidhje me keshillen. Vetem derr shqiptari e merr per ofendim kur dikush i jep nje keshille, apo aq me pak, nje ftese per te pare nje reference. Vetem derr shqiptari e sheh kete si nje thirrje per lufte. Ndersa une, kushedi, s’kam qelluar derr shqiptari, sepse une kenaqem kur dikush me keshillon nje veper a nje shkrim, dhe veç mos paça kohe se shkoj dhe e shoh menjehere. Dhe madje e falenderoj per keshillen, ose pas leximit, i them se nuk m’u duk bindese. Kurse ne tokat e vujtuna shqyptare, t’i thuash dikujt qe pa shiko ketu se kam gjetur diçka interesante, tjetrit i duket si me qene dyluftim bajlozash. Me vjen keq.

        Sa per autoritetin tim, a ka mundesi te ma shpjegosh me pak fjale, çfare do te thote “autoritet” ? Dhe keshtu do te shoh pak me qarte.
        _____________________________

        @ Daberdini,

        Ajo çfare thua per “quaj”, mund te jete shume e sakte (per aq kuptim sa ç’ka fjala saktesi ne çeshtje gjuhesore). Edhe po ta marr si te mireqene, ajo nuk me kryen pune ne rastin e asaj per çfare flet heideggeri. Sepse ti e sheh vete ne shembullin e Jezusit : Jezusi nuk i quan njerezit per te kaluar matane, por i therret.

        Heideggeri e lidh me foljen “thirrje” sepse, sipas tij, njeriu dhe qenia e tij “therrasin” njeri-tjetrin, dhe nuk e “quajne” njeri-tjetrin.

        Kur mua me therret dikush, kur ma ze emrin me goje, ai nuk eshte duke me quajtur, por duke me thirrur, dhe kjo thirrje eshte qe une te kthehem tek vetja ime, sepse une e njoh veten me ate emer me te cilin me therrasin. Kur pleqte me pyesnin mua, ende çapken i vogel, “si t’thirrin ty ?” ata nuk ishin duke me pyetur si ta kane vene emrin, si te kane emertuar, por me pyesnin : si i shkon ti vete vetes tende ne dijeni ? Psh, une e kam emrin Selim Topuzi. Jam ne rruge. Dikush therret : O shoku Koçi, o shoku Koçi ! Une s’kam perse e kthej koken, sepse ky Koçi nuk me kujton mua asgje, nuk me therret tek vetja ime, nuk me ben t’i them vetes sime : hej gango, ktheje koken se ty po te therrasin.
        ____________

        Keto qe po them une, e di qe iu duken perralla shume e shume doktorrave t’shqencave, sepse po t’i marrin ne duar librat e heideggerit, e kur te shohin se ai fliste me mali, fusha, udha e katundit, sqepari, bishti i sepates, druri, do te thone me vete : ik o Heidegger katunari, se ne bejme filozofi te madhe, e kemi shtepine mu ne qender t’Tirones. Edhe shendet e te mira.

        Pëlqejeni

        • ehe…, meqë pyete për autoritetin: përfytyro një përkthyes ose shkronjëtar, që i jep këshillë një inxhinieri si t’i betonojë këmbët e urës. Ç’vlerë ka kjo këshillë? Nuk them zero, se nuk dua të fyej një numër të nderuar, si zeroja. E ke dëgjuar ndonjëherë atë thënien ne sutor ultra crepidam? Pikërisht.

          Pëlqejeni

    • Duke komentuar rreth titullit të çuditshëm ‘Çfarë thirrim të mendosh’, ehe… shkruan:

      sa per dijeni, ne katundin tim, pleqte me pyesnin gjithmone : “qysh t’thirrin ty bre çapkeni i lales ?” dhe jo “si te quajne ty ore ?”

      Ke përdorur një formë nëndialektore, ehe…, besoj me vetëdije. Shqipja standard thotë: thërrasim/thërresim (dysori është OK; folja e zgjeron temën në të tashmen, meqë në të shkuarën bën thirra). Jam kurioz të di pse e përdhos shqipen tënde në këtë mënyrë, duke ia trazuar rregullat. Kam përshtypjen se ke studiuar në Francë: çfarë do të ndodhte me ty, sikur të përdorje në një temë kursi forma të tilla nëndialektore pa arsye? Ke parë ndonjëherë të tilla në shtyp? Në përkthimet e teksteve me natyrë non-fiction? Nuk besoj.

      Dhe më në fund: pse thua pikërisht ‘çfarë thirrim të mendosh’ dhe jo ‘çfarë thërrasim të mendosh’? Për t’i lënë të kuptojë lexuesit se nga ç’katund e ka origjinën përkthyesi? Thuase ky farë informacioni i intereson kujt? Çfarë nuk të ka pëlqyer te forma thërrasim, që ke vendosur ta zëvendësosh me thirrim? Me ç’të drejtë ia lejon vetes të futësh në shqipen e shkruar forma nëndialektore? E ke të qartë që ky farë subversioni nuk ka fare të bëjë me përpjekjet për të lëvruar variante letrare alternative, p.sh. gegërishten veriperëndimore ose verilindore ose arbërishten? Shumë pyetje më lindin… natyrisht nuk je i detyruar t’u përgjigjesh. Mua përpjekjet e tua për shtrembërime më duken thjesht forma rrugaçërie bajate, ose skulptura gëlbaze.

      Përtej çështjes së katundarizimit të ligjëratës librore, këtu edhe vetë përkthimi i titullit lë për të dëshiruar. Reagimi im i parë ndaj ‘Çfarë thirrim të mendosh’ është se këtë e ka shkruar ndonjë kompjuter, ose fundja ndonjë murgeshë nga Filipinet, që është përpjekur ta mësojë shqipen nga Radio Vatikani.

      Ndoshta përkthim më i mirë i titullit Was heisst Denken do të ishte: çfarë kuptimi ka të mendosh, ose cili është kuptimi i të menduarit (fundja edhe ‘Çfarë është të menduarit’). Gjithsesi, semantika është subjektive, por format nëndialektore mund të identifikohen lehtë (dhe, së bashku me sjellësit e tyre, të vihen në karantinë).

      Pëlqejeni

      • Posi jo, te pergjigjem une, me shume kenaqesi madje.

        Per t’i rene shkurt kesaj masakres qe i ben titullit me “kuptime” e me emra foljore : te lutem, eshte nje keshille (ja qe persesi nje keshille, s’kam ç’bej) nga une : me Heideggerin, NUK KA ASNJE INTERPRETIM GJATE PERKTHIMIT. Absolutisht asnje. Te gjithe ata qe e kane provuar kete, franceze apo filipinas qofshin, kane thyer hundet. Heideggeri perkthehet njehere, dhe pastaj interpretohet me shoke e shoqe ne mbremjen e matures. Por me perpara, asnjehere.

        Tek Heideggeri, xhaxhai, eshte per t’u habitur por ska asnje fjale, asnje asnje, kuturu, te tepert. Kur te shkruaje ai fjalen “paje”, ashtu duhet ta shkruaje perkthyesi dhe jo “petkat e nuses” apo “fisheku ne paje”. Paja eshte paje, dhe pike.

        Sa per dijeni, Heideggeri ka dy tekste me te njejtin titull Was heisst denken ? : nje konference dhe nje cikel leksionesh (viti shkollor 51-52). I pari, ne permbajtje, eshte thjesht nje fillese, pervijime, skice, dhe titulli i saj duhet perkthyer : C’DO TE THOTE TE MENDOSH ? Kaq, ska terrci-verrci.

        Kurse teksti i tyre, leksionet pra, duhen perkthyer : CFARE THIRRIM TE MENDOSH ? Kaq, ska terrci-verrci. Hapi, lexoji te dyja, dhe flasim perseri.

        Dhe dolem tek thirrja e famshme. Sa per dijeni, gjuha e katundit tim te shquar eshte gjuha shqipe. Keshtu me ka thene edhe nena, edhe babai, edhe punonjesja e gjendjes civile. Si e tille, une kam menduar gjithmone se e folura e katundit tim ka po aq te drejta sa e folura e Enver Hoxhes apo e Spitullaq Karapataqit qe te shkruhet dhe te kendohet nga çdo rob ne dy kembe. Me vjen keq por jam katunar i kompleksum dhe s’e leshoj gjuhen time per aq lehte. Kur kenget e kreshnikeve dhe te heronjve te maleve te mia kendojne keshtu : jam le e jam rrite per liri, mua ska bir nene qe me ben te shkruaj ne perkthimet e mia : kam lindur ketu e aty, por them gjithmone : Martin Heidegger eshte lindur (asht le) ne Messkirchen. Edhe per kete, s’kam ç’bej, le te çohet perpjete ai Llari qe e ka bere ate tullen e madhe te gjuhes letrare, une kam filozofine time te gjuhes. Nuk kam ndermend te mos merrem vesh me pleqte e katundit tim per qejfin e Llarit I, Llarit II, dhe me radhe.

        Me tej, ti me pyet per foljen “thirrim” dhe me thua pse jo “therrasim”.

        Eshte shume e qarte, xhaxhai : rrenja e foljes eshte “me thirre”. Dhe kjo rrenje ben emrin “thirrja”. Po te ndjekim udhen e “te therrisesh” apo “therritesh”, do te shkonim hunde e ne buze tek “therritja”, dhe ai filmi me helikopterin ne Theth do te na dilte filme rrumpalle.

        Sidoqofte forma shumes “thirrim, thirrni, thirrin” eshte fort e sakte dhe nuk e kuptoj perse do ta hedhim ne kosh te plehrave.

        Keshtu qe, ai LLari atje, sa rri e prishet me dy-tre milione rob, me mire t’i thirre mendjes dhe t’i mbledhe njehere ata trimat e vet dhe ta shohin kete pune.

        Heideggeri ka qene nje puro katunar, mbase jo aq i kompleksum sa une, por katunar ka qene. Edhe zotnia shkruante me fjale katundi. Siç i kishte degjuar vete ne katund. Dhe zotnia ka detyruar tere Gjermanine qe ta mesoje katunarçen e tij, se ashtu ka qene puna. E si mund ta perkthej une Heideggerin, tek ajo fjalia : “He ore ti, nga ç’fshat je o lumemadh ?” S’kam si e perkthej ndryshe perveç ashtu siç e ka thene vete, me ate gjuhen e vet. Jam i detyruar.

        Kjo eshte dhe gangrena e gjuhetareve tane : kane mbetur rob te ngurte te nje rregulli arbitrar dhe nuk i therrasin as mendjes as logjikes, as kurrkujt.

        xhaxhai, nqs nje fjale shqip eshte vendosur keshtu, por ama bie ne kundershtim me rregullat e logjikes, te jesh i bindur se une ndjek rregullat e logjikes dhe i bej naften atij qitapit tshtatdhetedyshit.

        Pëlqejeni

        • E kemi bërë edhe herë tjetër debatin e përkthimit, interpretimit (dhe shqipërimit) dhe nuk është kjo tema për të bërë debat përkthimesh, por, kur pashë atë fjalinë që kishe sjellë si shembull (nga ç’fshat je o lumemadh ?), mu kujtua lehtësia me të cilën kanë përkthyer fjalë për fjalë (siaps teorisë tënde) disa “perla” të tjera:
          vajmedet! = vaj me det = olio con mare
          Hej pikë e zezë! = O punto nero!

          Pëlqejeni

      • Xhaxha, ne lidhje me konceptin e “therritjes,” ehe… ka nje fare te drejte. Me shume se “kuptim,” ideja eshte qe te menduarit eshte nje lloj therritjeje e ngjashme me therritjen ne detyre. Problemi qe ka ehe… me Heidegger sidoqofte, eshte problem qe nuk merret vesh, pasi ehe… nuk e merr vesh Heidegger, e megjithate, fatkeqesisht, i ka vene detyre vetes qe ta perktheje. Titulli me i sakte do ishte “Cfare na therret te mendojme.” Cfare thirrim, apo cfare therrasim te mendosh, ka nje problem vetor qe Heidegger nuk e shfaq. Subjekti, ne, thirrim qe te mendosh, ti? Jo. Heidegger nuk eshte kaq i pakujdesshem. Ai qe mendon jemi ne. Pyetja eshte se cfare na e provokon mendimin. “Me shume mendim-provokuese ne kete kohen tone mendim-provokuese eshte se ne ende nuk po mendojme.” Thirrja eshte forme imperative, dhe jo deskriptive ketu, sic do ishte ne rastin e “cfare eshte te menduarit,” apo si do mund te lejohej te ishte ne rastin e “cfare kuptimi ka te menduarit.” Subjekti qe mendon jemi ne, dhe jo ti, si e lejon perkthimi sharlatan i ehe…-se. Thelbi eshte mbi objektin, c’eshte ajo gje, cfare na therret te mendojme, cfare na e therret mendimin, dhe jo cfare e therrasim ne mendimin. Nese jemi ne qe e therrasim mendimin, pyetja nuk eshte se cfare, por per cfare. Tashti puna eshte keshtu. Was heisst Denken? eshte ambigue: mund te perkthehet ne dac “cfare therrasim (cfare kutpimi ka) te menduarit,” ne dac “per cfare therrasim te menduarit” (apo “cfare na therret te mendojme”). Problemi eshte se ehe… flet pa te drejte per katundarine e Heidegger. Ai mund te kete qene i tille, nuk e ve ne dyshim, por problemi eshte se ehe… nuk e njeh Heideggerin e Pyllit te Zi qe shkonte katund me katund edhe bertiste “dru me pre,” por Heideggerin e akademise franceze. Me nje fjale, ehe… e perkthen Heidegger nga frengjishtja. Literally. Dhe gjera te tilla si ambiguiteti ne fjale i gjermanishtes, ehe… nuk eshte ne gjendje t’i dalloje. Keto ambiguitete mund te dallohen edhe ne nje perkthim te mire te Heidegger, e vertete, por nga menyra se si shkruan mbi te, me ben te mendoj se ehe… nuk e ka as idene e filozofise se Heidegger. Shkurt muhabeti, Xhaxha, ne keto kohet tona perkthim-provokuese, me shume perkthim-provokuese duhet te jete qe ne ende nuk po perkthejme.

        Pëlqejeni

        • Në fakt, për versionin tim të titullit, unë u këshillova edhe me një forum ku diskutoheshin mënyra të ndryshme për ta përkthyer titullin e librit në anglishte.

          Heidegger-in nuk e njoh; ehe…-ja më ka këshilluar me forcë që t’i qasem dhe ka patjetër të drejtë; por është filozof shumë i vështirë, kërkon tjetër lloj leximi.

          Megjithatë, edhe unë mendoj se nuk është serioze që ta përkthesh këtë filozof nga frëngjishtja. Mund ta lexosh në atë gjuhë nga halli, kur nuk di gjermanisht; por sa për përkthimin, më mirë t’ua lësh profesionistëve të gjermanishtes.

          E kuptoj nëse ky do të kishte shkruar në aleut ose hopi, por përkthyes nga gjermanishtja në shqipe ka pasur dhe do të ketë – e shumta, këtyre mund t’u sugjerohet që t’i kushtojnë vëmendje atij autori. Por nga frëngjishtja JO.

          Është si t’i biesh një etydi për piano të Chopin-it me fizarmonikë – mund të bëhet (dhe ndoshta e kanë bërë), por pa pretenduar ndonjë besnikëri ndaj kompozitorit.

          Pëlqejeni

          • Lulian Kodra dhe Xha xhai,

            Pashe zotin e madh atje ne qiell, perse flisni per gjera qe as eren nuk ua keni degjuar ?

            Per qiell e per dhé, a dini te me thoni dy fjale ju, te medhenjte e diskutimeve, se çfare nenkupton BINOMI Heidegger-France ?

            Perse me lodhni nervash dhe me beni t’ju shkruaj ketu nja 40 vjet historik ? Sinqerisht, nuk e kuptoj kete manine tuaj te tmerrshme qe te fusni hundet ne diçka, pa i rene problemi rreth e perqark.

            Sa per dijeni, hapni çdo studim serioz mbi Heideggerin, perveç Wikipidias dhe ketyre bullshiteve te tjera, dhe shikoni ecurine heideggeriane, dhe mos u habisni, ama mos u habisni fare, kur gjate kerkimeve tuaja do te gjeni se Heidegger mavria ishte, eshte dhe ka mundesi te jete SHUME ME I KUPTUAR DHE ME I PERVETESUAR NE FRANCE SE NE GJERMANI.

            Per dijeni, a ka mundesi qe ndonjeri prej ju dysh ketu te me thote : A KENI PARE JU NDONJE BOTIM TE NJE VEPRE TE HEIDEGGERIT NE FRENGJISHT ? Le te themi, psh, a e keni pare librin Achéminement vers la parole ? Hapni syte e mos flisni broçkulla se jua tha edhe Daberdini, jua thashe edhe une, se Heideggeri nuk ka nevoje per nje qe di gjermanisht, por ka nevoje per nje qe di heideggerisht. Dhe nje qe di heideggerisht eshte nje koktul qe hedh ne ere nja 10 vjet te mira nga jeta e tij, per te ftilluar nje 3-4 libra.

            A e njihni ju Jean Beaufret ? E pra, ky francezi i pjerdhur ka qene ai qe e njihte Heideggerin me mire se tere ushtria e Gjermaneve, bashke me Hiton ne krye. A e dini si i ka thene Heideggeri ketij Beaufret ? “Keshtu ti çuno, dashke te mesosh me shkrimet e mia, heeee ? Mire, veç mate by… mire para se t’i hysh se do te kesh ne te per nja 20 vjet te mira !”

            Keto fjale ia ka thene me 1946. Dhe me 1964, Beaufret deklaroi : me ne fund arrita ta çaj me dysh Heideggerin. Pra 18 vjet. Dy vjet para afatit (ka qene tip hero i punes socialiste ky Beaufret, punonte me ngulm).

            Ti Lulian, me vjen keq por sillesh e mbeshtillesh me nja dy-tre muterishte qe m’i lexon ne anglisht dhe vjen ketu e na perrallis mbi titujt apo punen time. Zoteri, ta thashe dhe me pare : hap librat dhe nqs me gjen ti qofte dhe nje fjale te Heideggerit per perkthimin e tij ne gjuhen angleze, flasim bashke pastaj.

            Heideggeri as e çante menderen per perkthimet e tij ne anglisht, as per gjuhen angleze, fare fare.

            Nga ana tjeter, Heideggeri e dinte shume shume mire frengjishten, pavaresisht se perdorte gjermanishten. Lexoni kujtimet e shokeve te vet : Towarnicki, Beaufret, Fédier, etj. I keni te gjitha aty. Por ju as lexoni, as degjoni.

            Dhe na dilet me teorine pacifiste alla aleks xinxa ketu se te degjosh shopenin me dajre dhe daulle. O mik, nuk eshte çeshtje gjuhe, ta thashe dhe po ta them : Heidegger ose lexohet ne gjermanisht, ose frengjisht. Per te tjerat, mos u lodh kot. Megjithate, kot qe flas dhe une, kur ta thyeni ate koken tuaj edhe ju si une me keto pune, kur t’ju dalin syte kokerdhok nga fjalet e Heideggerit, ecni pastaj e me tregoni pak perralla ketu.

            Dhe e fundit, merreni referencen dhe mos graflloni pastaj si tamli n’zjarr :

            Lexoni Dominique Janicaud : “Heidegger dhe Franca”. Le qe ne ç’dreq gjuhe do ta lexoni, se ket shkrimet mbi Heideggerin as nuk perkthehen fare ne anglisht, s’pjerdh kush per anglishten ne keto punet e Heideggerit.

            Hajt shendet, dhe me beni nje selam kur te keni shkuar tek faqja 5.

            Pëlqejeni

          • Shumë u acarove, ehe… (ia gjetëm themrën Akilit më duket). Gjithsesi, dhe pavarësisht shakave, nuk mund të mohosh se francezët e kanë përkthyer Heidegger-in nga frëngjishtja, jo nga spanjishtja, lituanishtja ose suahili.

            Pëlqejeni

          • Degjo, zoteri :

            Postime te tilla nuk te nderojne. Madje jane dhe te ulta. T’i shohesh postimet e bashkebiseduesve si lufte, eshte nje gje e mjere, keta nuk duhet ta harroje asnjeri.

            Une nuk shkruaj ketu per t’i mbushur mendjen asnjerit, por thjesht terheq vemendjen se para se ta hapni sqepin, duhet ta dini mire per çfare jeni duke folur. Te me llomotitesh mua ketu qe francezi nuk e ka lexuar nga spanjishtja, kjo eshte nje zero me xhufke. Zoteri, ne keto çeshtjet e ketyre filozofeve, sidomos te ketyre qe jane sa nje mal, nuk ka sa gjuhe di ti e sa di une, por SA KOHE KE HUMBUR DHE SA UNE. Te kam thene, dhe po ta them : duhet t’i humbesh ca vite me kete pune, dhe vetem pastaj ec e perplasemi per nje term. Perndryshe, ti flet hava dhe ben vetem lojera fjalesh “hopalehopa, ia futem sterkembeshin ketij djalit”. Keto jane per ne çerdhe dhe jo per nje studiues.

            Une kam per borxh te te jap referencat :
            – lexo historikun e Jean beaufret me Martin Heidegger.
            – lexo historikun e leximit te Levinasit qe i ka bere Heideggerit.
            – lexo Janicaud, dy vellime, 1000 e sa faqe, “Heidegger et la France”.
            – lexo vete veprat e Beaufret, por ne veçanti “Dialog me Heideggerin”
            – lexo kujtimet e Towarnickit me Heideggerin.
            – lexo historikun e dy Dekadave te Cerisy, kush ka marre pjese dhe si kane folur dhe ku jane botuar shenimet.
            – lexo historine e Emmanuel Martineau mbi vepren e Heideggerit “Sein und Zeit”.

            Lexoji keto, dhe pastaj eja zoteri dhe debatojme ne kushte te barabarta. Sfidoj cilindo rob ne dy kembe (shqiptar) qe te me sjelle ketu qofte dhe kapitullin e pare te Sein und Zeit. Qofte ky robi edhe baba i gjermanishtes.

            Se ju kujtoni se robi po diti gjermanisht, na e hodhi ne tuç Martin Heideggerin. Jo more trim jo, se nuk eshte ashtu : hidhini ne ere nja ca vite nga jeta juaj, pjerdhini ne te shoqerise, familjes, e robeve te gjalle jashte dhe brenda, dhe pastaj ec kuvendojme ketu.

            Sa te jeni duke bere kesi lloj argumentimesh foshnjarake, qe nga ana tjeter tregon se as ia keni idene nocionit te perkthimit, une nuk kam ç’merrem me ju.

            O i kam sqaruar si jane punet ne kete pike, o ju qenkeni tyte fare dhe kot sa na lodhni me gjepura.

            Shihemi.

            Pëlqejeni

          • ehe…

            Te me llomotitesh mua ketu qe francezi nuk e ka lexuar nga spanjishtja, kjo eshte nje zero me xhufke.

            Jo, nuk është. Është argument legjitim. Fakti është që francezët e kanë përkthyer Heidegger-in nga gjermanishtja. Edhe në anglishte, nga gjermanishtja e kanë përkthyer. Nuk ua mohon kush meritat francezëve, si përkthyes dhe interpretues; por unë nuk ta pranoj që për të përkthyer Heidegger-in duhet futur në mes një palë e tretë gjuhësore. Ky është argument në parim, prandaj ato mijërat e faqeve që më përmend, nuk më impresionojnë hiç. Heidegger-i ka folur dhe ka shkruar dhe ka menduar në gjermanisht dhe nga gjermanishtja duhet përkthyer. Përkthyesi mund të këshillohet sa të dojë me versionet e përkthyera (në frëngjishte dhe në suahili, madje edhe në turqishte), por gjermanishtja mbetet gjuha në të cilën është derdhur vepra; dhe kjo s’ka të bëjë me mënyrën si është dhënë ky ose ai term. Për ta thënë këtë, unë s’ka nevojë të kem lexuar veprat voluminoze që përmend ti.

            Se ju kujtoni se robi po diti gjermanisht, na e hodhi ne tuç Martin Heideggerin.

            Nëse ti vërtet e bën këtë deduksion, atëherë logjika jote lë për të dëshiruar (dhe jo Heidegger-in, por as Maks Gjerazin nuk e përkthen dot). Nuk tha kush që mjafton të dish gjermanisht, për të përkthyer Heidegger-in; u tha vetëm që Heidegger-i duhet përkthyer nga gjermanishtja, d.m.th. nga dikush që di gjermanisht (kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm).

            Argumenti yt ka edhe një farë arrogance brenda; por nuk arrij dot të zemërohem me ty, për shkak të tonit që përdor në përgjigje: je nxehur, prandaj të ka dalë ligjërata nga kontrolli.

            Pëlqejeni

          • OK. Ndiqma gishtin tregues pak :

            – Heideggeri shkruan ne gjermanisht.
            – Gjermanet, me perjashtime te rralla, s’moren asgje vesh, asgje.
            – Erdhen Francezet nga pertej Rhinit. Nder te paret, Levinas. Filluan perkthimet.
            – Ne 1945-46, hyri ne skene Jean Beaufret, qe i erresoi pothuaj te gjithe.
            – Filloi bashkebisedimi teper i frytshem mes Heideggerit dhe perkthyesve te tij. Te gjitha perkthimet e Heideggerit, te bera ne frengjisht, jane nen KUJDESTARIN E AFERT te Heideggerit, me perjashtim te Sein und Zeit, qe eshte perkthyer vetem me 1985, por kjo ka nje histori tjeter qe do ta tregoj kur te jete vakti.
            – Heideggeri shkeputet dalengadale nga Gjermania dhe futet ne France, duke pare qe kuptimin me te thelle ia kishin bere francezet.
            – Vijuan dy dekadat e Cerisy.
            – Nderkohe, ne Gjermani, Heideggeri mbeti krejt jashte loje, per dy arsye : e para, ai ishte teper i erret ne gjermanisht.
            e dyta, ishte i perlyer me nazizmin.

            Une te thashe : lexo mik, lexo, lexoji keto qe po te them dhe kthjellohu pak nga pak, dhe do te shohesh se ajsbergu eshte i perbindshem.

            Tani, per te ardhur tek Perkthimi. Siç duhet ta dini dhe ju, dhe qe mbase nuk e dini fare si njerez te trashe qe hiqeni nganjehere, gjermanishtja eshte nje gjuhe qe ka tjeter fryme nga frengjishtja. Vete Heideggeri e ka shprehur kete, ndaj vete Jean Beaufret. Po e citoj :

            “Por nese gjermanishtja ka burimet e saj, frengjishtja ka caqet.”

            Eshte i lutur ndonjeri ta komentoje kete fjali, te shohim sa i punon kaplloqja.

            Edhe pastaj… me mire lere fare se kot sa shpenzoj fryme. Holderlini thote diku keshtu :

            “Njeriu ka provuar shume,
            dhe qiellore emertuar shume,
            qekur ne jemi nje dialog
            dhe mund ta degjojme njeri-tjetrin.”
            ________

            Ne fakt, une harroj ketu se jam duke folur me nje lloj kaste te veteshpallur, qe nqs fjala nuk merr vulen e saj, ajo nuk quhet.

            Zoteri,
            Une s’ia ndaloj asnje gjermanishtfolesi te perktheje Heideggerin, madje ketu ne kete faqe kam shkruar aq keshilla, sa veç mire do t’i bejne. Por ama, jam duke thene qe mateni bythen mire se gjermanishtja juaj ka per t’ju lene ne balte, qofshit dhe mjeshtrit e gjermanishtes. Persene, kush eshte i zgjuar, do ta kuptoje vete. Kush nuk eshte, do t’ia them une vete nje dite, balle per balle.

            Arroganca ime eshte e mbeshtetur ne dhjetra muaj te humbur me kete zoterine. Me doli goja pas shpine : a ka mundesi bre ti shoku xhaxhai, qe t’i humbasesh dhe ti nja dhjetra e dhjetra muaj me kete pune, dhe te kuvendojme pastaj bashke ? Se mua po me duket se jam duke folur per kometen halley me nje tufe çamarrokesh ne çerdhe.

            Pëlqejeni

          • O ehe… pash zotin, pse flet per marredhenien Heidegger-France sikur kjo te ishte prioriteti kryesor ne perkthimin e Heideggerit ne shqip? Nuk e ve ne dyshim qe mund te argumentosh se ashtu eshte, se Heidegger ne frengjisht eshte prioritar ndaj Heidegger ne gjermanisht, por THIRRI MENDJES, pasi kjo nuk tregon gje tjeter pervecse permasen e ngercit qe te ka kapluar mendimin.

            Pëlqejeni

  6. ehe… besoj se kjo çeshtja e mospranimit te percaktimit profesional, vjen prej deshies qe te ndihesh i çliruar prej caq-eve qe burojne nga per-cak-timi, me qene krejt i lire.

    Vete per-cak-timi shkencetar ve caqe, duhet te vertitesh rreth asaj qe eshte shkencore dmth teoremes dhe jo aksiomes. Nuk mund te zbulosh aksioma ‘shkencerisht’ e te thuash ja kjo eshte shkenca, perkundrazi aksioma duhet te pranohet boterisht pa asnje lloj dyshimi dhe pastaj lind shkencorja, me te cilen merret shkencetari.

    Ka kohe qe aksiomat trajtohen si hipoteza shkencore dhe vertetimi fenomenologjik i aksiomes si vertetim i hipotezes dhe si ndodh me keto mjafton vota e 51% e akademikeve, qe te mbahen si shkence e kulluar, teoreme e vertetuar me pike e presje.
    Metoda metafizike e vertetimit fenomenologjik te nje pohimi rreth shkaqeve zanafillore, sot po perdoret si shkencore, po kish te drejte Hajdegeri kur thoshte se s’ka pune shkenca me te menduar kesi gjerash, ka te tjere qe merren me keto pune.

    Hawking eshe shkencetar i madh se ka zbuluar ‘singolaritetin’ e vrimave te zeza. Ky eshte nje nga pohimet me pa logjike qe mund te gjehen verdalle. Ai eshte shkencetar i madh per shume arsye, por jo per kete qe shkencore nuk eshte.
    Fjala shkence perdoret rendom si freskuese, ata qe e menduan kete fjale duke nisur nga epistema e kohes se qepes, sot do terrorizoheshin me perdorimin e saj per lloj-lloj spekullimi, shpesh si mbuluese e çdo shkarje logjike.
    Prandaj dhe njerezia fillon e humbet besimin e verber tek ajo, eshte perzier mielli me krundet, fryma e se vertetes eshte zevendesuar nga nje fryme tjeter.

    Lexova para ca kohesh Lubonjen qe nje teze te filozofise se historise per me teper te sjelle ne forme te gjymtuar e quante arritje e re dhe e madhe e historiografise , nga ato qe rrezon mite. Marshallah o Allah, qenkershim ne rruge te mbare.

    Persa i perket kesaj te thirrjes, me duket se kemi lidhje me foljen them, te pakten fonetikisht, po duhet shqyrtuar.

    Une po merrem me quaj.
    Te folja quaj, nga nje forme kj-uaj une shoh lidhje me fjalen shquaj dhe e lidh me tej me fjalen k-qyr e me tej me shqyr-toj, qe te gjitha nga fjala sy para satemizimit ‘kh-y’. Sipas teorise shkencore futja t’ja fusim, kqyr, shquaj, shqyrtoj dhe quaj nese vijne nga sy, nuk jane te shqipes.

    Gjithsesi pak rendesi ka te kujt jane, nese vijne nga fjala sy, te gjitha duan te thone se diçka eshte para syve tane, diçka na eshte para-qitur dhe duam ta percaktojme.

    Keshtu tek kjuaj/quaj ne kemi per-cak-timin e te para-qitures, domethene i gjejme caqet te paraqitures.
    Si te quajne, nenkupton cilat jane caqet e tua si i para-qitur dhe caku i pare eshte emri, aty ku pafundesia e esences se njeriut mberthehet ne per-cak-timin e pare, gjeja e pare eshte emri.
    Po keshtu pafundesia e esences se çdo dukurie mberthehet ne per-cak-timin e pare prej domosdoshmerise praktike.

    E njejta gje besoj se mund te thuhet edhe per te menduarit si dukuri, si ta mberthejme pafundesine e dukurise.
    Megjithate mbetem i hapur ndaj fjales thirr,pasi fjala quaj e merr te mireqene para-qitjen, po nuk na thote asgje pse e si u para-qit.
    Ti ehe.. ke ndonje pergjigje ?

    Pëlqejeni

  7. Sa keq me vjen per ehene qe guxon te mos mendoje si Xhaxhai! Ketu lexohet me shume interes persa kohe mendon qe Xhaxhai perpiqet tu veri njerezve mendjen ne levizje dhe te bie pak entuziazmi kur shikon sa i mbrojtur eshte ky blog.

    Pëlqejeni

  8. Shpesh eshte shkruar (nga gjuhetare ose jo) se gjuha shqipe eshte formuar ne nje periudhe qe ndonjehere e vendosin midis shek VII- X e ndonjehere me vone ne shek, X , XI, XII … Ekziston pra nje periudhe takimesh e shkembimesh mes popujsh ku gjuha peson ndryshime me te forta se sa me pare apo me pas, ndryshime qe sjellin edhe kalimin nga nje gjuhe ne nje tjeter, nga proto-shqipja ne shqip, nga greqishtja e vjeter ne greqishten moderne apo nga latinishtja ne italisht. Per italishten dhe gjuhet e tjera neolatine psh, ky kalim ka ndodhur gjate shekujve qe pasuan renien e Perandorise romake. Duke u nisur nga kjo kohe “e fillimit” ndoshta? mund te flitet per vjetersine e nje gjuhe. Nqs ta zeme kalimi nga Protoshqipja ne Shqip ka ndodhur ne shekujt VII-VIII atehere mund te flitet per nje vjetersi rreth 1300-1400 vjecare, … ose jo ? Pak rendesi ka ne te vertete. Do te ishte me interesante nqs xhaxhai do te shkruante dicka me shume per kete ndryshim, per kohen kur ka ndodhur etj pasi ka hipoteza nga me te ndryshmet mes te cilave humbet kollaj. Nga titulli ne fillim mendova se shkrimi do te ishte pikerisht per kete teme. Dicka me shume edhe per proto-shqipen nqs koha edhe mundesia ekziston . Flm

    Pëlqejeni

  9. Fati ka dashur që të jemi dëshmitarë e të dëgjojmë edhe një shqipe tjetër përveç asaj shqipes së re të standartizuar në ’72… e kam fjalën për shqipen e folur nga arbëreshët e Italisë.
    Të dyja këto shqipe janë zhvilluar në kohë, njëra më shumë dhe tjetra më pak, por kjo s’ka të bëjë me aftësinë e njërës për të ndryshuar dhe të tjetrës për të qënë konservatore, të dyja i janë përshtatur zhvillimit ambiental.
    Fakti që çdokush prej nesh mund të merret vesh me një arbëresh (bile, shpeshherë edhe më mirë nga sa do merrej vesh një tropojan me një korçar), më shtyn të mendoj se shqipja e tyre është po aq shqip sa edhe ajo që nëna e katragjyshes time që i mësonte së bijës.
    Bëra gjithë këtë parantezë për të thënë që: Nëse arbëreshët, që kanë jetuar në një ambient ku mbizotëronte një gjuhë tjetër zyrtare, kanë ditur të ruajnë për 500 vjet atë gjuhë, atëhere ajo gjuhë ka rrënjë akoma më të thella në kohë.
    Sikur edhe të mos shkojmë shumë larg, mjafton të kujtojmë që, vetëm 2-300vjet para Skënderbeut (kur shqiptarët flisnin shqipen që flasin arbëreshët sot), Dante Aligheri fliste latinisht (që sot as priftërinjtë nuk e flasin më)… pra, po të nisemi nga: Kush është më e vjetër si gjuhë, mund të themi pa frikë që shqipja është më e vjetër se italishtja që njohim sot…

    @Xhaxha, tek paragrafi: “Çfarë ka rëndësi këtu, është vijueshmëria: në rrethana normale, asnjëherë nuk përjetohet gjëkundi ndonjë ndryshim gjuhe, edhe pse vetë gjuha ndryshon, madje jo vetëm ndryshon, por vetëm duke ndryshuar mund të ekzistojë.”, besoj se mungon fjala “ndryshuar” që kam shtuar me bold.

    Pëlqejeni

  10. ”’Heideggeri e lidh me foljen “thirrje” sepse, sipas tij, njeriu dhe qenia e tij “therrasin” njeri-tjetrin, dhe nuk e “quajne” njeri-tjetrin.”’

    Te thashe qe mbetem i hapur, pasi e kam hasur si ‘cio che é stato chiamato’, e ne italisht ‘chiamare’ eshte edhe ‘quaj’ edhe ‘therras’ dhe qe ne rastin tone kahnon drejt therras.
    Ajo qe une po kerkoj eshte trajtimi i foljes therras/ me thirr, prandaj te hodha nje asist per lidhjen me ‘them’, pasi shpjegimi me trajtimin hermeneutik te t’folmes krahinore nuk eshte i shtershem, per me teper çon ne shperqendrimin e vemendjes e te vete trajtimit.

    Ti vete e ben lidhjen, po nuk perpiqesh te thellohesh ne kete kah:
    1- C’DO TE THOTE TE MENDOSH ?
    2- CFARE THIRRIM TE MENDOSH ?

    Sipas kesaj, te mendosh do te thote te thirrim te mendosh por çeshtja eshte se çfare thirrim te mendosh?

    Qe keshtu si eshte formuar kemi nje lemsh tosko-gege, e kemi dhe se mohojme dot, prandaj o duhet bere toskerisht o duhet bere gegerisht .

    1- Cfare domethene me mendue ?
    2- Cfare thirrim me mendue ?
    ose:
    1- Cfare domethene te mendosh ?
    2- Cfare therrasim te mendosh ?

    Forma toske vetvetiu ‘therrasim’ e barazon me ‘quajme’, prandaj dhe ‘therrasim te mendosh’, te ngec ne gryke.

    Ne te dyja rastet do-me-thene (= do-n te thote) na fut brenda temes dhe nese parimet e logjikes matematikore kane ndonje vlere ne gjuhesi , nese ‘me thene’ dhe ‘me thirr’ perkthejne te njejten fjale te huaj , pra permbajtje te perafert dhe kane lidhje fonetike si ne rastin tone, atehere me ‘thene’ dhe me ‘thirr’, kane patjeter lidhje.

    Une lidhjen e shoh keshtu. Them eshte te folurit e pergjithesuar, me thirr eshte ‘e thene’ e specifikuar qe e perfshin ‘te quajtuaren’ e ka ne esence dhe drejtohet prej ‘te quajtures’. Prandaj per te kuptuar ‘me thirr’ duhet kuptuar me pare çeshte ‘e quajtura’, pra çdomethene quaj.
    Nga edhe arsyeja pse u mora me fjalen ‘quaj’.

    Keshtu me thirr/therras domethene ‘te thenet e percaktimit te se paraqitures'; asaj qe eshte tashme e percaktuar.

    Tani te vijme tek Hajdegeri, ai mendon se tek qenia gjithçka eshte e percaktuar, dmth e verteta eshte e verteta e qenies dhe zbulimi i qenies eshte i barazvlefshem me zbulimin e se vertetes. Te qenit i duhet ti para-qese qenies te paraqituren dhe do marre percaktimin e e te paraqitures nepermjet te thirrurit. Ky shkembim me çastin perfundimtar ku qenia therret te qenit, quhet me mendue/te mendosh.
    Meqe te qenit eshte pergjithesisht shurdh ndaj qenies, njerezit pergjithesisht nuk mendojne.

    Por te menduarit duhet kuptuar (besoj) si te menduarit e kulluar/zanafillor ose mendimi ne vetvete, ai lloj qe nuk shtyhet nga nevoja praktike, por vetem nga domosdoshmeria e se vertetes, prandaj edhe mendimi eshte mendimi i qenies.
    Ky ‘mendimi ne vetvete’ eshte ai qe nuk eshte i perlyer nga veprimi, pra ndryshe nga ‘mendimi per vete’, nuk merr shkas nga veprimi (me tha, me beri, i thashe, i bera, duhet bere sepse etj), e krijon domosdoshmeria e se vertetes dhe motori i tij eshte fryma e se vertetes.

    Si perfundim perkthimi i Hajdegerit dhe jo i gjermanishtes se librit te Hajdegerit sipas mendimit tim (ngelem i hapur se te keto çeshtje mund t’ja futesh kot pa e kuptuar as vete) eshte:
    – Cfare thirrim me mendue ?

    Pëlqejeni

  11. Ti lulian dukesh si interist qe pret Calcopolin per te fituar (megjithe respektin qe kam per interistet si kritike te paepur).

    Pëlqejeni

    • Po une ta kam shprehur njeqind here qe nuk loz per te fituar, a derbardhe. Gjithsesi, mes ju te dysh nuk di ke te zgjedh per te bere tifozllik.

      P.S. C’do mendonte Hajdar Aga per kete: “Mund ta nxjerresh peshkun nga peshku pa uje, por nuk mund ta nxjerresh peshkun pa uje nga peshku.”

      Pëlqejeni

  12. @ Daberdanii,

    Eshte e vertete ajo qe thua, e kam thene shpesh here se ka dy gjuhe : gjuha gjermane dhe gjuha heideggeriane. Keto te dyja nuk mbivendosen me njera-tjetren. Arsyeja : vete gjermanet ndihen pak si tuhafe perballe te folmes se Heideggerit. Pasi te kesh lexuar Heideggerin, bishti i sqeparit nuk do te jete me njelloj me nje bisht sqepari qe ti e sheh aty ne depo dhe shkon e çan dy dru. Fjalori heideggerian eshte shume i çuditshem, keqyrja, medyshja, vemendja, meraku, shqetesimi dalin jashte kuptimeve qe ne iu dime ketyre fjaleve dhe marrin te tjera kuptime. Kjo eshte arsyeja qe duhet bere shume kujdes me perkthimin e termave, duhet disipline e madhe shume, ndryshe gjendja del jashte kontrollit sapo te hysh nga faqet e mesit. Nje gje qe s’duhet harruar dhe qe duhet ta kene parasysh te gjithe perkthyesit e tij eshte : mos ndermerrni kurre perkthimin e nje vepre “tek pulle” te Heideggerit sepse nuk do t’ia arrini kurre. Por kur t’ia filloni kesaj pune, duhet te keni nje tavoline te madhe psh 2×3 m, pra 6 m², per te pasur aty pothuaj gjithe veprat e tij, dhe nja 30 apo 40 vepra te tjera mbi vepren e tij. Po ta shpreh me nje shembull banal, do te thosha keshtu : nqs ka rene shi i madh dhe ju ka hyre ne shtepi, mos filloni me nje fshese te vogel duke e shtyre ujin kendej dhe hyre andej, por duhet gjetur nje lloj “rateau” e gjere dhe qe kap gjithe gjeresine e dhomes se permbytur. Sepse keshtu ndodh tek Heideggeri : fillon duke pastruar ne njeren ane, dhe kur ta shohesh qe t’u permbyt vendi anash, shkon atje t’i besh nje derman, e mballos pak, shperthehet diku tjeter, me nje fjale s’arrin kurre. Kjo eshte arsyeja qe me Heideggerin : SA ME PAK LOJRA. Po ia nisem qe ne fillim me terrci-verrci, e sigurte qe deshtimi eshte i pashmangshem.

    “Cfare thirrim me mendue ?” eshte e njejta gje me “Cfare thirrim te mendosh ?”, veçse e shprehur ne gegnisht. Problemi me filozofine e Heideggerit eshte se strumbullari eshte nje folje, nje paskajore : SEIN – me qene.
    Siç shihet, gjermanet kane vetem NJE fjale (SEIN), francezet NJE fjale (être), anglezet kane gjetur nje forme te emerzuar (Being), por nejse, Heidegger dhe gjuhe angleze eshte pese me hiç, madje dhe vete ai s’ia varte fare perkthimit te vet ne anglisht. Dy gjuhet qe peshonin per te ishin Gjermanishtja dhe Frengjishtja. Mirepo, shihet qarte se shqipja “me qene” eshte pak e rende ne perdorim.

    Mos te na duket se paskajorja gege na i zgjidh te gjitha problemet. Sigurisht, ajo na lehteson goxha, por na le perseri ne mes te udhes. Sepse kjo vjen nga vete mendimi apo ngerthimi i mendimit te Heideggerit. Kur ai thote se njeriu eshte i vetmi Dasein qe e ka qenien e vet per me e pase, kjo eshte ca e veshtire per nje vesh te pamesuar, apo qe shkon ende me mesimet e xhaxhit Enver. Per te marre vesh fjalite e Heideggerit, duhet vertet nje perdhunim i gjuhes shqipe, nje perdredhje e saj deri ne klithje. Dhe kjo eshte perseja e shprehjes sime se nuk eshte faji i termave ne shqip, por eshte degjimi me nje vesh te ri ai qe na shkakton probleme. Pothuaj te gjithe termat e heideggerit ekzistojne ne shqip, perveç nja 3-4 qe duhen improvizuar, por edhe keto jo kot, duhet nje reflektim i gjate. Por sidoqofte, fjalet shqipe aty jane. Atehere, ku eshte problemi ? E thjeshte : perdorimi i ketyre termave eshte krejt i ri, i padegjuar me pare, çka kjo sjell pastaj verejtjet qe me ben xhaxhai qe “thirrim” nuk shkon. Po natyrisht qe nuk shkon, sepse xhaxhai nuk e ka degjuar kurre me kete vesh. Ne kete “Cfare thirrim te mendosh” nuk ka asnje fjale jo shqip, por ama fjalia te vret veshin. Atehere, a nuk duhet menduar me mire se ne duhet te nderrojme menyren tone te te degjuarit te fjaleve ? Dhe hulumtimin thelle brenda tyre.

    Sa per dijeni, fjala gjermane Ereignis, pyeteni kedo ne rruge ne Gjermani, zor se do t’ju ktheje kush pergjigje, do te ngreje shpatullat. Por Heideggeri, kur e ka futur kete term, e qe eshte nje term kyç ne filozofine e tij, e ka bere duke i shkuar fjales ne jehonat me te vjetra te saj, dhe e ka detyruar gjermanin qe ta degjoje ndryshe gjuhen e vet gjermane. Kjo eshte dhe sfida jone. Dhe n’daç besoni, n’daç mos besoni, por shqipja ka pasuri goxha te mira per ta sjelle Heideggerin, thjesht duhet lene pasdore menyra e derisotme.

    I qendroj kesaj se gjuha shqipe, gjate kalimit ne mullirin heideggerian, do te fitoje vertet shume, jo ne sasi fjalesh, por ne zbulimin e thellesise se tyre. Po te kisha kohe dhe kushte te tjera, do t’ia beja vertet kete sherbim shqipes, i bindur se eshte thjesht nje fillese, dhe aspak nje beteje e fituar. E pamundur te mos kesh deshtime perballe malit Heidegger. Por sadopak te behet, prape do te jete perfitim per shqipen.

    Tungatjeta.

    Pëlqejeni

  13. Lulian, asnje nuk flet per te fituar por te gjithe flasin qe te perfitojne diçka. Tani ajo çeshtja e fitores nuk varet nga ça thua ti apo une apo tjetri, por simbolikisht nga sa larg arrin ti rrish ad personam-it.
    Shij si e konceptoj une kete punen tende.
    Ti fillon dhe nder te tjera thua:
    -Beni eshte i forte, minatori eshte i forte, prandaj Beni eshte minator.

    Ketu nderhyj une (si te peshku pak kohe me pare) dhe te them shiko lulian se kjo nuk qendron nga ana logjike.
    Ti gjys ose krejt i irrituar, sikur ti dhe argumenti jot te jeni e njejta gje, thua:

    -O Aqif, o Bexhet, çfaredo qofte maska e Hyllinit(me kete te shkretin e ke ti) , po te dy jane te forte kompleksivisht e forca buron nga muskulatura dhe sikunder thote Zizeku i mbeshtetur tek Lakani, kemi nje shtyse psikologjike nga ana e reaksionareve e cila shfaqet qe ne gjuhe, ku Beni, qe eshte i forte sepse proletaret jane te forte, eshte i destinuar te beje pune krahu, minator ose kamionist, pak rendesi ka, s’do merremi me formalizma duhet te futemi ne esencen e gjerave aty ku duhet te luftohet kunder reaksionareve.

    Ne kete pike meqe pertoj te rinis per te qindten here me te shpjeguar se si funksionon deduktimi, atehere te them shpik ndonje gjuhe te re. Kur jam ne qejf te ve ne dukje se Beni nuk eshte i forte sepse proletaret jane te forte, se Beni mund te jete ndonje reaksionar qafir qe ben shume palester ngaqe ka qejf e kohe te lire.

    Ti kete e merr si ndonje deshire per fitore, po ça te them une ty.

    Ti e di qe e vetmja kritike e perseritur imja, ku jam bere boze, i takon rrafshit logjik, e para qe bej sepse nese s’ma mbush mendjen ne kete rrafsh, sma mbush ne asgje qe lidhet me kete argument te cenuar, nderkaq mund te me shpjegosh se Zoti ekziston ose nuk ekziston, por me argumente te padyshimta dhe te une ngjall interes.

    Njeriu per te zbuluar te verteten perdor logjiken, kur e verteta eshte thjesht produkt logjik, ka cenin e te qenit jo-shkencore, pasi metoda shkencore perdor edhe mjete te tjera perveç logjikes. Por nga ana tjeter edhe e verteta qe del nga metoda shkencore, duke qene vete metoda shkencore produkt logjik, nuk mund te jete e persosur, sado mjete te kete, sepse mjetet i vendos vete logjika.

    Pra ne thelb te gjitha te vertetat burojne nga argumentimi logjik, por ato qe ngelen ne rrafshin logjik nuk te japin sigurine e atyre shkencore. Nderkaq ti sado prova shkencore te kesh gjetur me ane te mjeteve te tjera, ta zeme dokumentave historike apo eksperimentimit, nese ato nuk i lidh siç duhet ne rrafshin logjik, nuk shkon asgjekundi, pra ne çdo rast duhet zoterimi sa me i plote i logjikes, per te arritur tek e verteta.

    Keshtu, çdo njeri duhet te stervitet qe te zoteroje logjiken, e cila eshte arma kryesore e njeriut qe kerkon te verteten.

    Kur dikush e hap shkrimin duke thene diçka te ngjashme me:
    -Vini re o popull, kam ardhur une shpetimtari, qe do t’ju shpetoj nga erresira, do t’ju sjell drite, naten t’ua bej dite.

    Nje pergjigje do ishte; mos je gje Naim Frasheri ti ?

    Meqe s’jemi te gjithe Naima, le te argumentojme mire ate qe themi, ne radhe te pare te jete pa cene ne rrafshin logjik.

    Pëlqejeni

    • Jo or monstruozitet keqkuptimi, jo. Ne rradhe te pare, ky eshte debat personal qe nuk ka pse behet ne kete teme, si dhe nuk kishte pse behej ne kete teme terkuze Hajdar Aga. Beni nuk eshte i forte sepse eshte proletar, por i dobet, sepse eshte proletar. Nese nuk e ke marre vesh ende kete nga ajo qe po them une, nderkohe qe une e kam thene me njemije menyra, atehere me vjen keq, por ti nuk ha logjike, sa do i zoti te mund te jem une. E dyta, dhe ta thashe dhe me pare, ne pergjithesi nuk operohet ne logjiken deduktive, edhe u perpoqa ta ve ne dukje edhe tek ai debati tjeter, por ne ate induktive. Konkluzioni se Beni eshte i dobet sepse proletar, eshte konkluzion induktiv. Konkluzioni se Kombi eshte e verteta historike, eshte konkluzion induktiv. Disa deduksione mund te kryhen edhe ketu, por keto nuk mund te pergjithesohen. Nuk mund te shpallesh te verteten e madhe mbi kombin kur kjo e vertete nuk eshte vecse induktive. E as une, nuk shpall te verteten e madhe mbi dobesine e proletareve, kur kjo eshte po njesoj induktive. Ti e ngaterron logjiken time me ate tenden mer jahu. Une nuk kam pse te marr persiper barren e ndricimit tend, kur ndricimi jot eshte ne flagrance. Nuk kam pse ta zgjas me kete muhabet ketu. Hap ndonje blog tendin dhe flasim. Kur te hap une ndonje blof timin, flasim. Ose po qe se nuk pret dot, hidh ndonje pyetje tek peshku. Por qe t’i hyj tashti nje sqarimi sistematik te logjikes qe perdor, sa do e nevojshme qe te jete, nuk kam nge. Une nuk perdor terma teknike, si ty, nuk pretendoj “deduksion,” dhe nuk kam pse. Por benefitin e dyshimit se do e kuptosh qe behet fjale per induksion, ta jap, ama, benefit me te cilin ti abuzon vazhdimisht duke gjetur probleme deduktive ne argumentet e mia induktive. Kur te behet fjale per deduksion, te premtoj qe do e sqaroj. Tashti leni keto muhabete e ato te HighDagger ketu, se nuk eshte vendi.

      Pëlqejeni

  14. Kjo ndarje e logjikave, ne nje kohe qe ajo vete eshte deduktive-induktive, s’ka asnje kuptim. Premisat e deduktimit mund te jene aksioma ose produkt i induktimit, thuhet deduktive meqe induktimi eshte gjykuar metode inferiore ne aspektin logjik (i pesuari i mesuari, produkt induktiv, po e hengre meson; produkti deduktiv thote meso qe te mos e pesosh). Nejse per nje gje ke te drejte, flasim ne vend tjeter.

    Pëlqejeni

  15. @ Lulian Kodra,
    @ Xha Xhai,
    @ te gjithe atyre qe duan te shohin ç’behet ne planetin Heidegger, ju lutem lexoni ketu me poshte.

    (ps : me bete te hap senduqet e vjetra. Tek pika 2°, aty ku keni :

    « kuptojmë », domethënë doktrina tradicionale e mendimit…

    prapashtesa -më e “kuptojmë” duhet lexuar me shkronja te zeza dhe te pjerreta. Vetem prapashtesa. Arsyen e gjen Lulian Kodra nga fshati i Pasbregut.

    ps 2 : dhe ketu keni shpjegimin e plote te çeshtjes per te cilen flet Lulian Kodra. Sepse Lulianit duhet t’ia thuash te gjitha qe ne titull, dhe pastaj ftillimi s’prish pune. Titulli, vertet eshte “Cfare thirrim te mendosh ?” (dhe ketu me ne fund iu mbush mendja njerit se keshtu eshte), por ama vete Heideggeri ka humbur nje leksion e gjysme per ta shpjeguar titullin, e per te dale aty ku thote Luliani : dmth, ç’eshte ajo qe na therret te mendojme ( ose per te menduar) ?

    ps 3 : eshte e gjate, por eshte veti e gjerave te gjata qe te jene te gjata, taksirat e keni.

    _____________

    Çështja « Çfarë thirrim të mendosh ? » e lë veten të shtrohet në çështje në një mënyrë të katërfishtë. Kjo mënyrë është :
    1° Ç’është ajo që është përshkruar nga fjala « të mendosh » ?
    2° Çfarë kuptojmë – « kuptojmë », domethënë doktrina tradicionale e mendimit, Logjika – me « mendim » ?
    3° Cilat janë kushtet për ta përmbushur mirë mendimin ?
    4° Ç’është Kjo, urdhëri i së cilës na përcjell tek mendimi ?

    Ne pretendojmë se çështja e shprehur në radhë të katërt duhet të jetë në radhën e parë. Çështja e katërt është ajo që jep peshën kur mendimi meriton të hetohet në qenien e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se tri çështjet e para do të gjendeshin të shpërndara jashtë së katërtës. Ato janë po aq treguese drejt saj. Tri çështjet e para bashkohen nën varësinë e tyre ndaj së katërtës, e cila kjo vetë përcakton ndërlidhjen në të cilën të katër mënyrat e pyetësimit i përkasin njëra-tjetrës. Thënë ndryshe, çështja e shprehur në radhë të katërt « Ç’është ajo që na thërret për të menduar ? » shpaloset vetë në të tillë mënyrë, që thirrja e saj bën që t’ia behin tri të tjerat. Por të gjesh këtë se si katër çështjet ndër-përkiten në të katërtën, në atë që jep peshën, kjo kërkon diçka më shumë sesa stërhollime. Duhet që kjo të zbulohet ndaj nesh, zbulim i cili nuk përftohet ndryshe përveçse nëse ne hyjmë në vetë pyetësimin e çështjes. Për këtë, ne jemi të detyruar të çelim një udhë. Kjo udhë duket e përvijuar qysh më parë nga fakti që çështja e katërt është ajo që jep peshën. Dhe udha duhet filluar të çelet duke u nisur nga çështje e katërt, sepse mbi të do të derdhen dhe tri të tjerat.
    Por nuk është aspak e sigurtë që ne ta vëmë çështjen e katërt në radhën e parë ashtu siç duhet, thjesht ngaqë ia fillojmë nga ajo. Ajo çfarë përbën vërtet dhe thelbësisht nisjen, nuk gjendet detyrimisht në fillim, dhe mbase nuk mund të gjendet aty. Nisja dhe fillimi nuk janë të njëllojta. Ja përse, para së gjithash, ne duhet të hedhim një vështrim të kujdesshëm mbi katër mënyrat sipas së cilave mund të shtrohet çështja. Në këtë kënvështrim, e katërta zbulohet menjëherë si ajo që jep peshën. Por mbetet ende dhe një çështje tjetër, e pashmangshme, dhe nga e cila, para së gjithash, duhet të kemi gjetur dhe përshkuar udhën për të mundur të arrijmë më në fund tek e katërta, si tek ajo që jep peshën. Këto janë rrethanat në të cilat lajmërohet tashmë fakti se mënyra e katërt, mënyra mbizotëruese sipas së cilës shtrohet çështja « Çfarë thirrim të mendosh ? » është ende larg nesh, dhe pothuaj turbulluese. Kjo është ajo çfarë bën të nevojshme që ne të fillojmë të mësohemi shprehimisht me domethëniet e shumta, jo vetëm për të mësuar kështu që t’ia vëmë veshin kësaj shumëkuptimësie si të tillë, por edhe për të shmangur marrjen e saj si tepër lehtë, domethënë si një çështje të thjeshtë shprehjeje, gjuhe.
    Shumëkuptimësia e çështjes « Çfarë thirrim të mendosh ? » qëndron në shumëkuptimësinë e kësaj folje, e cila është në vetvete një çështje : të thirrësh(esh) (Heissen). Qyteti ku ne jemi thirret Fribourg-en-Brisgau ; ai ka këtë emër.
    Shprehja, aq shpesh e përdorur në gjuhën e folur : « das heisst… » (domethënë) nënkupton : ajo çfarë sapo thamë ka këtë apo atë realitet dhe kuptim, duhet të jetë e kuptuar në këtë apo atë mënyrë. Në vend të shprehjes « das heisst… », ne përdorim gjithashtu shprehjen « das will sagen… » (kjo do të thotë).
    Në një mot të trazuar, dikush, që mbase është dhe vetëm, braktis një kasolle në bjeshkë për t’u ngjitur në majë. Ai humbet shpejt në mjegullën që bie befas. Ky njeri nuk ka asnjë ide mbi atë çfarë do të thotë (was es heisst) të jesh në majë të malit. Ai nuk ka asnjë ide mbi atë çfarë kërkon kjo, mbi atë çfarë duhet ditur dhe duhet zotëruar për këtë.
    Një zë na thërret të shpresojmë (heisst uns hoffen). Ai na e jep shpresën si një shenjë, na fton tek shpresa, na urdhëron shpresën, na hedh tek shpresa.
    Qyteti ku jemi thirret Fribourg-en-Brisgau ; ai mban këtë emër sepse kështu ka qenë thirrur – kjo do të thotë : ai ka qenë thirrur nga larg me këtë emër, dhe qysh atëherë, mbahet nën këtë thirrje, nën Reputacionin e këtij emri që i është ngjitur dhe besuar. Të thirrësh nuk do të thotë zanafillisht të emërtosh, por anasjelltas, të emërtuarit është një lloj të thirruri në kuptimin zanafillor : « të dëshirosh ardhjen », dhe « t’i besosh diçka dikujt ». Ne përdorim gjithashtu fjalën « Geheiss » për thirrjet që i lëshojmë dikujt të cilin e urdhërojmë të vijë. « Geheiss-i » nuk e ka qenien e tij në emrin, por është emri ai që është gjithmonë një lloj « Geheiss-i ». Në çdo « Geheiss » mbretëron një lëvizje « të drejtuari ndaj… », dhe për rrjedhojë, efektivisht një mundësi të emërtuari.
    Ne përshëndesim (Heissen) një mik si të mirëseardhur. Kjo nuk do të thotë që ne t’i japim atij emrin « Mirëse Ardhës », por ne e thirrim pikërisht për të ardhur dhe kryer ardhjen e tij si një i ardhur familjar. Kështu, në përshëndetjen e mirëseardhjes si ftesë për ardhje, ka në të njëjtën kohë një emërtim, një kërkesë e cila e vë atë që ka ardhur nën njëfarë « misioni », në njëfarë reputacioni : ai i një miku që kemi kënaqësi ta shohim.
    « Heissen » – në gotike « Haitan » – është « të thirrësh » ; por të thirrësh është tjetër gjë sesa fakti i thjeshtë për të lëshuar një zë. Nga ana e saj, klithma është thelbësisht tjetër gjë sesa fakti i thjeshtë që të prodhohet një zhurmë. Ajo nuk është detyrimisht një thirrje, por mundet të jetë : për shembull, klithma e dëshpërimit. Thirrja që lëshojmë vjen në të vërtetë tashmë nga ai kënd atje tej drejt së cilit ajo drejtohet. Në thirrjen që lëshojmë, mbretëron një vrull origjinal drejt… Kjo është e vetmja arsye për të cilën thirrja mundet të dëshirojë ; klithma e thjeshtë humbet dhe fundoset në vetveten. Ajo nuk mund t’i kërkojë as dhimbjes as gëzimit që këto të fundit ta lejojnë të mbesë. Pëkundrazi, thirrja është ajo që mbërrin atje tej… edhe nëse ajo nuk është dëgjuar dhe kuptuar. Në thirrjen që lëshojmë, gjendet mundësia për të mbetur. Duhet dalluar mirë ndërmjet zhurmës, klithmës dhe thirrjes.
    Të thirrësh, është që të dërgosh në një veprim, në një harresë, apo dhe në diçka ende më thelbësore, dërgim që thërret nga larg, që tërheq vëmendjen, që kërkon ardhjen pranë… dhe që kështu jep udhëzime. Në Përmendjen (Geheiss) gjendet tashmë e përmbledhur çdo herë një « të thirrur ». Përmendja nuk është një thirrje e cila do të kishte ndodhur tashmë ; përkundrazi, ajo e fiton vendin e saj, dhe si e tillë është një ftesë që vazhdon të thërrasë, edhe pse nuk gjëmon.
    Nëse ne e kuptojmë fjalën « të thirrësh » në kuptimin e saj zanafillor, në kuptimin e saj të shquar, atëherë, befas, ne e dëgjojmë në një mënyrë të re çështjen « Çfarë thirrim të mendosh ? ». Çështja që ne dëgjojmë është tani kjo : « Ç’është Kjo, që na thërret të mendojmë ? » – në këtë kuptim tejet të përcaktuar që ajo na dërgon zanafillisht tek mendimi dhe na beson kështu qenien tonë të mirëfilltë. Kjo e fundit është pra e tillë që ajo e ka qenien e vet për aq sa ajo mendon.
    Ç’është ajo që na thërret të mendojmë ? Le ta shpalosim këtë çështje, ajo kërkon pra : « Nga ku vjen Përmendja e cila na thërret së largu drejt mendimit ? Në çfarë prehet kjo Përmendje ? Si mund të na marrë ajo në kërkesën e saj ? Si na arrin kjo Përmendje ? Si shtrihet ajo deri tek qenia jonë, me qëllim që, në rikthim, ne ta presim qenien tonë si qenie që mendon ? Cila është qenia jonë ? A mund ta dimë këtë thjesht ? Nëse këtu nuk ka njohje, në ç’mënyrë pra na është hapur ajo ? Mos mbase është pikërisht kjo, dhe vetëm kjo, vendi ku jemi të thirrur të mendojmë ? »
    Ç’është ajo që na thërret të mendojmë ? Vetë ne, në këtë çështje, e shohim veten të vënë në çështje sapo ta shtrojmë me të vërtetë si një çështje, në vend që të lodhemi duke e përsëritur.
    Dhe nga ku do të mund të vinte Përmendja tek mendimi, në mos nga ajo e cila është e tillë që vetë ajo ka nevojë për mendimin, për aq sa ajo që thërret dëshiron të jetë vetë për t’u menduar, me një dëshirë jo të rastit, por që është veçoria e saj qysh prej gjithmonë ? Ajo që na thërret të mendojmë, ajo që na arrin me qëllimin që ne të mendojmë, e kërkon për vete mendimin sepse është ajo, në vetvete, ajo që nga vetvetja jep për të menduar, dhe kjo jo me raste, por qysh prej gjithmonë dhe përgjithnjë. Ajo që jep kështu për të menduar, ne e thirrim « ajo që jep më shumë për të menduar ». Mirëpo, ajo nuk jep për të menduar vetëm atë që në çdo kohë mbetet për t’u menduar, por ajo jep për të menduar në një kuptim që shkon ende më larg dhe që është vendimtar, domethënë në këtë kuptim që ajo na e beson tashmë vetë mendimin si përcaktimi i qenies sonë.
    ________

    Tungatjeta.

    Pëlqejeni

  16. ehe… me fal qe po nderhyj serisht per te perseritur qe ‘çfare thirrim te mendosh’ nuk qendron.
    Duhet paskajorja me mendue(-m).
    Ne thirrim eshte trajte ‘gege’ ku gegerishtja ka dale nga logjika e shqipes per nje ””logjike”’ te veten.
    Une ‘thirr’ – ne thirrim ndersa paskajorja me ‘thirr’ eshte anomali per shqipen.
    Zgjedhimi i foljes ne kohen e tashme veta e pare nuk mund te jete e njejte me paskajoren dhe kjo per faktin e thjeshte se bie ndesh me parimin logjik te identitetit/njejtesise.
    Nese une tani po thirr, nuk mund te jete njesoj me paskajoren.
    Zgjedhimet,menyrat apo lakimet jane te gjitha pjelle e parimit te njejtesise.
    Kjo anomali logjike gjendet rendom edhe ne toskerisht, kemi nje humbje graduale te logjikes, nuk di per ç’arsye. Me e perhapura ne toskerisht(dhe standart) i perket grupit te foljeve ku si shembull mund te marrin:
    une pi
    ti pi
    ai pi

    Nese une pi, ti nuk po pi, por po pin, si e ka ruajtur gegerishtja dhe nuk eshte une ‘pi’ por une ‘pij’ ashtu sikunder une ‘bej’.
    une bej (pij)
    ti ben (pin)
    ai bein (piin )
    Ne bej-me (pij-me)
    ju ben-i (pin-i)
    ata bein-e( piine=pijne)

    J dhe i, zevendesojne nje ‘h’
    Une ‘beh’/pih
    ti ben/pin
    ai behn/pihn
    ne beh-me/pih-me
    ju beni /pini
    ata beh-ne/ pihne

    Kemi shumesa me -ë, me i dhe me ‘m'(ne rastin e vetes se pare shumes kemi shumes te dyfishte me ‘m’+’ë’).

    keto shumesa ‘ë, i, m’ i gjejme edhe tek emrat. Kjo eshte logjika e kulluar e shqipes dhe zgjedhimet zanafillore kur shqiptaret kishin besim tek se logjika i zgjidh çeshtjet me mire sesa te folurit e rastesishem apo me logjiken fuzzy apo te Lulianit.

    Verejme tjeter qe ne kete kategori foljesh, veta e trete eshte sinteze e vetes se pare dhe vetes se dyte.
    Nese une jam une e ti je ti, sepse nuk je une, po Ai ç’eshte ?
    Ai eshte X, si ta zgjidhim çeshtjen e X-it ? Atehere ai eshte ai sepse jam une qe verej, por eshte ai edhe se je ti qe veren, pasi nese nuk je ti, atehere ai nuk eshte ai por vetvetiu eshte ti, prandaj meqe ai varet si nga une edhe nga ti, ai eshte edhe si une e shoh por edhe si ti e sheh, prandaj behet sinteza. Ja e zgjidhem çeshtjen e vetes se trete.

    Se per ç’arsye si tosket ashtu edhe geget u shkeputen pjeserisht nga logjika e shqipes mund ta hamendesojme, por njekohesisht duhet edhe ta qajme me lot ose me oi.

    Tani qe ta bera te qarte asnjanesine time, po ta them edhe njehere se ne ‘thirrim’ eshte anomali gege, nderkaq perdorimi i ‘te mendosh’ ne vend te paskajores eshte anomali toske.
    Ti merr nje anomali gege e perzien me nje anomali toske dhe kerkon te formosh nje fjali. Por si anomalia gege ashtu edhe ajo toske duhet te qendrojne brenda formes gege ose toske qe te kene kuptim.
    Pra perdor o njeren o tjetren:
    1-Cfare thirrim me mendue?
    2- Cfare therrasim te mendosh ?

    Une zgjodha formen gege sepse me duket me e sakte e se qendron per bukuri ne gegerisht, ndersa forma toske me le shijen e te paplotshmes.

    Me aq sa di-j une nuk ka ne Europe nje popull qe e ka vrare kaq shume mendjen per sistemin foljor sa shqiptaret, me pak fjale ne foljes i kemi bere spektakel.

    Tani persa i perket Hajdegerit, ai i perket nje tradite, perveç tij duhet ndjekur ajo tradite qe te kuptohet, gjithsesi nje kyç zberthimi eshte ndjekja e tradites se shprehjes; mendimi eshte mendimi i qenies, qe eshte mjaft e lashte.
    Deskarti beri ‘dobiçllekun’ qe tha jo nuk eshte i qenies, por me vjen mua nga qenia dhe kaq me mjafton, duke e vendosur te verteten e qenies ne bodrum. Kanti duke u perpjekur te rimekembe metafiziken i doli kunder metafizikes duke e çuar me tej Deskartin e duke thene qe e verteta i takon vetem fenomenit se nuk mund ta njohim ate te noumenit, keshtu edhe shkenca nis atu ku mendimi nuk eshte i qenies.
    Por meqe absolutja lidhet me konceptin e qenies, do s’do eshte e verteta shkencore duhet te mbeshtetet mbi ca rrenje absolute qe rrjedhojat logjike e metodologjike te quhen absolute ose te verteta shkencore.

    Nejse, ka apo s’ka vertetesi, kush nuk niset nga ‘mendimi eshte mendimi i qenies’, nuk shkon dot as tek mendimi nuk eshte mendimi i qenies, pra as ne perteritjen e shkencores, e cila eshte e denuar me perteritje te vazhdueshme perndryshe quhet pseudo-shkence.
    E thene ndryshe Hajdegeri do lexuar e kuptuar vetem nga ata qe duan te ndryshojne ndonje gje ne thelbin e gjese, kush nuk do te ndryshoje asgje ne thelb ti rrije larg Hajdegerit, sepse ai drejtperdrejte nuk thote asgje, te duket sikur po humb kohen kot, e mbyll librin me nje shije paplotesie, por terthorazi te meson metoden e te menduarit.

    Si funksionon metoda Hajdeger:

    ””Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi. Ajo ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të saj, dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.””

    Fjala ? A po e themi si duhet ? ‘Logosi’ eshte fjala, po ka shume kuptime kjo Logos. Ne italisht e kane perkthyer il Verbo, qe ne shqip do thote Folje jo Fjala.
    Ne fakt logos do perkthyer Folja, sepse Fjala nuk eshte e mundur nese s’dime ‘me fol’ dhe si mund te jete Fjala para se ‘me fol’ ? Po ashtu ajo ishte ne fillim me Perendine se Perendia e krijoi te krijuaren me ane te te folurit, por te folurit vjen nga me fol e krijuara eshte pasoje e veprimit te Perendise. Veprimin e tregon Folja, prandaj perkthimi i duhur ne shqip eshte :

    -Në fillim ishte Folja dhe Folja ishte me Perëndinë dhe Folja ishte Perëndi. Ajo ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të saj, dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.

    Ne fakt edhe shqiptaret ‘foljes’ i ka bere spektakel, sepse Folja eshte shpirti i gjuhes(ose zemra).

    Keshtu metoda Hajdeger e largon Fjalen si e papershtatshme, dmth perkthyesi ka perkthyer pa perkthyer esencialisht asgje, pa na dhene esencen dmth pike e zeze= punto nero.

    Pëlqejeni

  17. @ Daberdini,

    Te me falesh, nuk te ndjek dot ne ato arsyetimet e foljeve dhe mbaresave (pi, ha, etj). Me duket se keto e kapercejne interesin tim.

    Do te ndalem tek puna e gegerishtes. Zoteri, une jam dakort qe paskajorja gege eshte per bukuri, dhe madje qe i rri shume mire frymes se shqipes. POOOOOOOOOOR, nga vezhgimet e mia te sterstersterpanumerta, dhe kete “sterstersterpanumerta” perktheje ne koken tende : ore dhe nete e nete te pagjuma, me ka dale perfundimi se ne rastin e perkthimit te Heideggerit ajo nuk me nxirrte plotesisht matane. Paskajorja gege me kryente mjaft pune, por jo gjithçka. Sepse, kam vene re qe ne perkthim e siper me nderhynte shume dhe forma toske e foljes, dhe me fjale te tjera, PERKTHYESIT i duhej nje xhonglim mes paskajores gege dhe asaj toske. Per kete arsye, duke mos dashur te krijoj ngaterresa ne perkthim (sepse i thone HEIDEGGER, o miku im !) kam zgjedhur te shkruaj ne GJUHEN E SOTME LETRARE SHQIPE, dmth ne ate fare paskajore toske qe mla ndryshon surratin dy-tre here ne nje fjali.

    Tani, une jam gati te bisedoj me ndonje qe i kane rene floket ne keto pune, per te gjetur nje menyre. Une e kam gjetur per veten time, dhe ajo me ka kryer pune jashtezakonisht. Kam me vete dhe tere argumentimin qe mund te behet i njohur ne nje botim te nje vepre MBI Heideggerin. Ne ate perkthim, une kam bere nje sqarim prej mese dy faqesh word, per ta vene lexuesin per udhe, dhe qe te mos i ndahet me.

    Ne lidhje me “Folje” dhe jo “Fjala”, ke plotesisht te drejte, dhe ne perkthimet e mia, asnjehere nuk kam shkruar fjala per “verbe”. Sepse zoti i lumnueshem, diten e pare kur krijoi DRITEN, tha nje FOLJE dhe jo nje fjale :

    FIAT ! (le te behet !, ose u befte !)
    _______

    Edhe per Heideggerin, ke te drejte : une jam duke folur ketu me njerez qe vazhdojne me te njejtat metoda si kur lexojne aventurat e Tom sojerit. Po jo bre miq jo, çfare kemi mesuar deri sot, duhet me i lene anash dhe me hape nje udhe te re. E perserita dhe sterperserita : HEIDEGGERI DO VESH TE RI. Nqs nuk i veme mendjen fjales, e vazhdojme me tralalal e trilili, te gjithe kane per te thyer koken. Nejse fundja, koken thefshi, edhe une pse behem merak xhanem… pfffff

    Pëlqejeni

  18. Behesh merak se gjithe ate pune e mundim nuk e ke per vete. E lexove e kuptove e shijove Heideggerin per veten tende, nuk kishe pse uleshe ta perktheje. U ule se deshe ta ndaje me ne, me lexuesit. Te na hapje syte dhe mos na lije te vdisnim injorante, pa lexuar Heideggerin.

    Nje pyetje kam une, cfare te beri te besosh se kishe aftesite dhe pergatitjen per t’ia hyre kesaj pune? Se me thene te verteten, shqipja jote le shume per te deshiruar. Logjika gjithashtu. Apo mbase di mire frengjisht? Po frengjishten kush ta mati sa mire e dije?

    Te pyes kaq holle e gjate, se jemi rrethuar me njerez qe kane mbaruar universitetet, e kane edhe gjuhen e nenes, per shembull shqipen apo anglishten apo frengjishten, dhe prape as nuk dine ta shkruajne e ta lexojne sic duhet, ne nivel profesional e kam fjalen.

    Jo per gje, po me gjithe kete adhurim qe ke per Heideggerin, dhe gjithe ato sakrifica qe ke bere per ta perkthyer, ti i pari nuk do ishe dakord qe lexuesit te pandehnin se ja kish futur kot ai, dhe jo se calon perkthimi, apo jo?

    Pëlqejeni

  19. Na ishte një herë e një kohë… dikush që, për provimin e historisë kishte lexuar Vetëm “Kongresin e Lushnjes”.
    T’gjith shokët i thoshin: “Lexo mer, se je me dy dhe do t’përsërisësh vitin”… por ai, ishte i fiksum me Kongresin e Lushnjes dhe e kishte bërë ujë atë kapitull.

    Ditën e provimit, t’gjithë shokët mbas derës duke e pritur.
    Sapo doli nga provimi, “e mora”- tha… bile profesori m’vuri 10.
    -Po çfarë të ra?, e pyetën
    – m’ran dy pytje t’vështira, por profesori m’tha se, nëse njërës do t’i përgjigjesha shum mirë, nuk do m’pyste për tjetrën… dhe un vendosa t’përgjigjem për “Konferencën e Pezës”
    – Po si ja bëre? Ti s’dije gjë fare?!
    – I futa nji t’lidhme me Kongresin e Lushnjes dhe e qava fare.

    Ehe, me gjith respektin dhe dashurinë që kam për ty personalisht dhe për punën voluminoze që ke bërë për ta përkthyer Hejdgerin, ky insistim i joti me e lidh me Kongres’n e Lushnjes n’çdo muhabet, e bën t’mërzitshëm Hejdgerin e shkretë…

    Pëlqejeni

  20. Hajde e gjeje lidhjen tani me Heidegger dhe lashtësinë e shqipes po deshe. Dhe fol, tha, mbi “bishtnimin” më pas.

    Kam frikë ehe, se po të vënë në lojë qëllimisht. Këtë konkluzion mund të nxjerr pasi kam vërejtur mënyrën se si po të ngacmojnë. Po mbase mirë ta bëjnë, se po paguan gjobën e dyerve dhe dritareve që theve duke hyrë në blog.

    Megjithatë, dikujt mund t’i testohen dijet, por edhe mentaliteti. Dhe nga ky i fundit, ti me sa po shoh vuan shumë.

    Pëlqejeni

    • J., absolutisht e pavertete kjo qe po thua. Ehe…, e njeh pozicionin tim, ndryshe nga Hyllini qe kam frike se as nuk eshte ne gjendje t’a njohe, keshtu qe nuk e kam kollaj te bej lojra, si dhe dyshon. Ajo qe mendoj une eshte se ehe…, me te drejte, e ka te veshtire ta vrasi femijen e vet. Te gjithe e kemi veshtire. Duhet marre ndonje workshop ne minimalizem qe te arrish deri aty sa ta vrasesh femijen tend, pale se te dridhet dora apo jo. E mira e te mires eshte qe disa bebe si kjo e perkthimit te Heidegger nga fregjishtja duhet deshtuar qe ne koncept. Por ja qe ehe… nuk e ka bere kete, ja qe ka shpenzuar shume me teper kohe ne kete projekt se ce meriton, tashti cfare? Tashti e ka edhe me te veshtire, pasi vrima ku ka rene nuk ka fund, absurditetet shtohen dhe behet gati e pamundur qe te dilet, aq me teper qe absurditetet sillen per te legjitimuar pozicionin absurd. E megjithate, jane zemerguresi te tilla si vrasja e bebeve te tua ato qe na ruajne nga kthetrat monstruoze te nje pasioni te pagjume. Nuk duhet kompromis ketu, dhe ehe… duhet ta kuptoj kete. E vleresoj faktin qe i dridhen duart, but fuck it, kill this baby. Ehene… do e vleresoja jashte mase sikur gjithe kete kohe te mos e konsideronte te humbur, sikur te vazhdonte te merrej me subjektet me te cilat merret, me kusht qe produkti final te mos ishte Heidegger i perkthyer ne shqip nga frengjishtja, por nje sinteze e plote me autoresi ehene…, e pritjes se Heidegger nga akademia franceze, e impaktit te tij ne ekzistencializem, ne ontologji, etj. Ki parasysh qe impakti i Heidegger eshte realisht i madh. Edhe “Qenia dhe Ngjarja,” e Badiou-se eshte ne fund te fundit nje dialog ne antiteze me Heidegger. Me tej ke komplet shkollen e dekonstruksionit qe mund te cilesohet si zgjatim logjik i demolicionit Nitzchean dhe sh-kater-rimit Heideggerian. Shto ketu nje sinteze te atyre akademikeve franceze qe e kane bere karrieren vetem permbi Heidegger. Ehe… mos humbasi kohe duke perkthyer Heidegger ne shqip. Kjo eshte qesharake, absurde dhe absolutisht idioteske, e argumenti per kete eshte aq i thjeshte, sa qe pagjumesia e tij nuk eshte ne gjendje ta kape: Ai nuk di gjermanisht. Ta vrasi kete femije e te krijoje dicka tjeter, dicka qe dhe do ishte edhe sinteza e gjithe energjive qe ka harxhuar, por jo e atyre energjive qe ka harxhuar kot me kot. Nuk di a do i therrasi mendjes, nuk di a do jete ne gjendje ta shohe objektin qe duhet t’i therrase mendimin, gjithsesi, bagazhi dhe energjia qe ka mua me ben te shpresoj, e me kete ta them sinqerisht qe nuk bej asnje loje.

      Pëlqejeni

  21. @ Edrus,

    Te lutem, postimet i ke me siper, hidh nje sy dhe shiko perse ka dale ky muhabeti i Heideggerit. U fol per vjetersine e shqipes. OK ? Je dakort deri ketu ?

    Atehere une thashe : kam gjetur nje fjale tek Heideggeri qe me ka habitur sepse perkon plotesisht me nje fjale shqipe : fjala “bûn”, “buan”, “me bujte”. Dhe sola pasazhin perkates.

    Dhe fola dhe per “logun e burrave”, qe e lidha me logosin grek, ngaqe kuptimet jane çuditerisht mjaft te peraferta.

    Zoti Xha xhai u hodh dhe tha se Heideggeri s’na hyn ne pune. Atehere une i thashe qe e ke gabim sepse ai iu shkonte deri ne rrenje fjaleve dhe aty gjente thesare, dhe kete gje duhet ta bejme edhe ne, per te degjuar jehona fjalesh me te lashta, mundesisht deri ne prapanicen e Zotit.

    Tani, te lutem, pas ketyre shpjegimeve te mia, a ka mundesi qe te besh nje deklarate ketu, ku te thuash : ia kam keputur kot me kot me kete historine e Kongresit se Lushnjes ?
    _____________

    Kurse per kete kaçurrelcin me lart, ke ngrene buke, xhan ? Shko fli gjume se rritesh dhe ca, he te keqen xhaxhai.

    Pëlqejeni

  22. ”’Paskajorja gege me kryente mjaft pune, por jo gjithçka. Sepse, kam vene re qe ne perkthim e siper me nderhynte shume dhe forma toske e foljes,”’

    Arsyeja pse thashe qe mbetem i hapur (jo vetem per debat se kjo eshte e parashtruar) eshte pakenaqesia ndaj argumentimit tim dhe shoh qe edhe ti nga pakenaqesia e argumentimit tend krijon nje fjali qe mbase i pershtatet Hajdegerit por nuk i pershtatet shqipes.

    Mua Hajdegeri me duhet per shqipen dhe jo shqipja per Hajdegerin, sepse sipas kendveshtrimit tim shqipja eshte nje dukuri me epersi te thelle ndaj mendimit te Hajdegerit (apo kujtdoqofte) keshtu qe do i pershtas Hajdegerin shqipes dhe jo shqipen Hajdegerit.

    Une jam katerciperisht i bindur qe pa e shperfytyruar shqipen mund te jemi ne gjendje ta perfshijme Hajdegerin, ta hedhim tuç e ti hipim edhe kaladibrançe po te duam. Mbase ne ketu duket se s’jemi aq te afte po duhet vetem ta provojme e provojme serisht, si psh duke hapur nje teme me vete.

    Shqipja ad hoc, mua s’me pelqen, merr ketu, pri aty,qep ketej,qendis andej, sic eshte edhe nje pjese e standartit, kompromis ketu, konvencion atje, arbitraritet ketej, politike andej. Keto perpjekjet per nje shqipe ad hoc mua me sjellin ndermend nje shprehje te aneve te mia:

    -Ku te çon mushka, o Loni ?!

    Si mund te zgjidhet çeshtja e thirrjes per te rrokur Hajdegerin ? O me keto fjale qe zoterojme o duke krijuar nje fjale te re, pasi te jemi te sigurte se domethenien e zoterojme.
    POR eshte gabim i madh sikur te kembengulim se domethenia zanafillore qe sipas Hajdegerit ka fjala ne gjermanisht domosdoshmerisht duhet ta kete edhe fjala ne shqip ose ndonje fjale e sotme e shqipes.

    Marrim serisht shembullin e Logosit. Vertet ne italisht(nga latinishtja) eshte il verbo, por rrokja e domethenies se vertete te Logos, jo domosdoshmerisht kalon nga çfare shenjon ne kete rast Logos per greket(apo si i thone latinet), pasi origjinali i vertete i takon aramaishtes se Gjonit, qe nuk dihet si ka qene saktesisht se shkrimet e shenjta jane hedhur ne greqisht.

    Ne kete rast (dhe per kete i duhet Hajdegeri shqipes) ne nxitemi jo vetem ti gjejme domethenien Logosit, por edhe te mendojme se cila fjale sipas shqipes rrok te Verteten.
    Pra i njohim Logosit, aftesine se ka rrokur te verteten ne greqisht dhe njekohesisht shqipes jo thjesht aftesine per te rrokur fjalen greke por ne radhe te pare te verteten.

    Ky kendveshtrim ka rrenje te forta ne hermeneutiken kishtare(psh Noli po te mos kish qene klerik ortodoks nuk do kish qene kurre ai perkthyes qe njohim, pavaresisht gabimeve, se te parit metodik i falen) dhe po te kishim ndonje teolog ketu do na kish marre me britma qe rame dakort se Fjala nuk eshte e verteta.
    Italishtja ka nje fjale te frikshme ‘elucubrazione’ (ka edhe kuptim negativ) qe karakterizon kete kendveshtrim.
    Ketu forma e domethenia e perditesuar nuk ka asnje vlere nese bie ndesh me te verteten esenciale.
    Por shkenca e mendon ndryshe, nga edhe nje ngerç i pamohueshem i shqipes, se kuptuar si shqipja vetvetore.

    Kuptohet qe edhe perkthimi ‘shkencor’ pa e vuajtur fare kete ‘elucubrazione’, le shume per te deshiruar ne krahasim ta zeme shkrimet e shenjta, qe jane ndoshta perkthimet me te persosura ne shqip.

    p.s Hajdegeri i takon nje tradite, duhet me qene i pergatitur ne ate tradite qe ta zberthesh, kurse Fenomenologjia e Frymes eshte arabisht fare, te duket vetja tutkun ose do i thuash tutkun Hegelit.

    Pëlqejeni

  23. @ Daberdini,

    E para e punes, po me behet qejfi qe per here te pare pashe dike duke perkthyer ASHTU SIC DUHET titullin e vepres se Hegelit. Sepse kam pare andej-kendej, dhe madje kam bere mjaft debat, qe disa e shkruajne “Fenomenologjia e Shpirtit”. Dhe kete e kane bere, kryesisht disa kunguj qe marrin pak vesh (po pak fare ama) nga frengjishtja. La phénoménologie de l’esprit.

    Dhe trimat, nuk e di nga ç’djall njohurish te nendheshme, perkthejne esprit = shpirt. A thua se eshte thjesht nje rikopjim tingujsh. Mbase kane shfrytezuar dhe fjalen tjeter “spirit” (anglisht), por siç thashe me lart, me anglishten mos u perzieni asnjehere ne çeshtje termash te filozofise kontinentale. Filozofia angleze eshte tjeter drejtim e tjeter fryme nga ajo franceze apo gjermane. Nejse, s’do te lodhem ketu duke folur per kete.

    Fenomenologjia e Frymes, nuk eshte dhe aq arabisht, ose perndryshe francezet jane arabe. Cfare dua te them ? Kete :

    Ka ketu ndonje gjermanishtfoles qe ka pantallona te perktheje nga origjinali Hegelin, Husserlin, dhe Heideggerin ? Po ve nje bast ketu : mua do te me kete mbire bari mbi toke e lisi do te me jete bere sa nje mal, para se lexuesi shqiptar te lexoje (KUPTUESHEM) nje liber nga keta te tre, te perkthyer nga gjermanishtja. A mos kam nevoje ketu t’i sqaroj arsyet ? Nuk besoj. Them se jeni aq te zgjuar.

    Ne lidhje me Heideggerin :

    Daberdin, une nuk kam thene asgjekundi qe shqipja s’ben per Heideggerin, ajo ben dhe madje fort. Por duhet gjetur cepi nga te kapet. Duhet te jesh i holle, metodik, i papertueshem, dhe sidomos sidomos, dhe kete e kam bindje gati mistike, Heideggeri nuk mund te perkthehet nga dikush qe i thote vetes qytetar, dhe qe krenohet nga kjo.

    Lavdi Zotit, kam qelluar katundar, madje nga ata te perlloqurit deri ne gju, dhe keshtu kam mundur te shoh pak me qarte çfare behet tek Heideggeri. Nje qytetar i pispillosur, qe kur del ne pazar rri duke turfulluar per injorancen e katundareve, as te mos i afrohet Heideggerit se ky i fundit ka per ta kapur ne shpulla qysh ne dhjete faqet e para. Bejeni prove, nese ka ketu ndonje qytetar te tille (oops, ka ka, e di une qe ka), dhe po mos dolet me kepuce te kuqe nga kjo pune, ec e flasim bashke.

    Perse e them kete ? S’kam qejf ta them, e sigurte qe do ta merrni vesh kur ta lexoni vete.

    Daberdin, ne lidhje me traditen e Heideggerit : po, ai ka mesuesit e vet, por ata jane atipike : Parmenidi, Herakliti, Duns Scot, Pascal, Husserl. Te gjithe te tjeret, pavaresisht se i vlereson, i rrezon pertoke, nuk bejne. As vete Nietzsche s’ben per te. Per Husserlin, ai ka respekt thjesht si i pari fenomenolog, por me pas e kaperceu duke thene se Husserli nuk iu shkoi gjerave deri ne fund. Heideggeri ishte nxenesi me i parapelqyer i Husserlit. Sein und Zeit mban dedikimin : per Edmund Husserl, ne shenje nderimi dhe miqesie.

    Per ata qe kane frike nga kjo fjala fenomenologji, me pak fjale eshte keshtu :

    T’iu rikthehemi vete gjerave ne te shfaqurit e tyre. Jo realitetit te gjerave, por gjese ne vete te shfaqurit e saj si te tille.

    Heideggeri futet ne kete hulli por shmanget nga Husserli duke e terhequr jorganin nga Qenia. Psh, shfaqja e poçit te veres aty ne tavoline, por kjo e shikuar ne qenien e ketij poçi : more po, ç’e ben poçin nje poç ? Nga e merr qenien ky poç, qe ne te themi se po ! ky eshte nje poç ? Dhe Heideggeri, duke perzier kaçamak ne kete pune, shkon deri tek Katershja (Geviert) : toke, qiell, hyjnore, te vdekshem, te cilet formojne nje rreth ku secili pasqyron tre te tjeret, çka Heideggeri e quan “loja e pasqyrave”. Dhe e tere kjo loje, e ka strumbullarin tek poçi i veres aty ne tavoline, qe me shfaqet mua si nje poç.

    Por keto gjera nuk merren vesh me kurse analfabetizmi, as me shkolle partie, dhe aq me pak me te marta informacionesh politike. Keto pune duan mendere te forta, qe jane bere kallo pas kompensates se karrikes kjuc-vjucse, dhe literature te pafundme.
    _________

    Ne lidhje me Heideggerin francez dhe Heideggerin gjerman, me perpara dy fjale per Heideggerin anglez. Shkurt, ky i fundit nuk ekziston ekziston fare. I vetmi amerikan qe ka arritur te shkembeje nje pusulle me Heideggerin, ka qene nje prift (reverend) i quajtur Richardson. Beni ndonje kerkim se diku duhet te jete. Dhe kete pusulle, Heideggeri boll me bezdi e ka shkruar sepse ia ninte palla fare per inglizet dhe amerikoncat. Nje amerikan i sotem qe merr pak vesh nga Heideggeri, eshte George Steiner, por ketij s’i thua dot amerikan sepse eshte puro çifut gjerman (two in one).

    Ndersa per per t’iu pergjigjur ketij Kodres :

    Fenomenologjia ne France ka nje hov te papritur keto kohet e fundit. Ka nje sere filozofesh te rinj (nder te cilet Hadrien France Lanord, vetem 34 vjeç, qe eshte ekspert fare) qe jane rritur dhe mesuar me PERKTHIMET FRENGE TE HEIDEGGERIT, perkthime te cilat kane mjeshtrit e tyre : Martineau, Fédier (i shkelqyer), Klossowski, Déguy (poet) e plot te tjere.

    Nqs EHE… KOKETULI do te arrije te kape mire, me tere seriozitetin dhe literaturen e nevojshme, te gjitha kleçkat e Fédier apo Déguy, atehere nuk e kuptoj qe perse KOKETULI I ASHTUQUAJTUR LULIAN KODRA nuk do te perfitonte nga kjo. Une do te isha baraz me nje, ta zeme nje studiues francez i Heideggerit, dhe do te ta percillja ty kokederr kete Heidegger qe me ka ardhur nga vete shoket e armeve te Heideggerit.

    Nqs deshiron, mund te te jap dhe shembullin e Krishtit : ky qerratai vete, as ska shkruar as ska bere ndonje trimeri, perveç se mblodhi nja 12 shoke, ku njeri ne fakt doli arre e krimbur, dhe qe nga ketej, Pjetri dhe kompania e tij perhapen Krishterimin. Dhe ti nuk do te me thuash se 3 miliarde njerez besojne gjepura sepse s’kane degjuar vete Krishtin, por Pjetrin dhe Palin.

    Ketu, ti zotni, je duke u sjelle thjesht si nje fondamentalist, nga ata te Vehapit te Arabise, qe thone se ne na duhet vetem Muhameti, dhe pike. Bukuri, ti zotnia Kodra, hec mer daje futju gjermanishtes vete, mesoje njehere per te lype buke e uje, pastaj mesoje gjermanishten filozofike dhe ne fund meso dhe gjermanishten heideggeriane. Kohe ke boll, per 80 vjet, besoj se e arrin.

    Keshtu qe mos u merr me mashtrues te tipit EHE…, ti meriton ujin e kulluar atje ne bjeshke, dhe jo ne çezmen e ehe… se, kupton ti ?

    Tungatjeta, se po shkoj te fotokopjoj nja dymije fletushka material, shendet plako.

    Pëlqejeni

    • O qofte ke daja, nese ne ata 12 shoket e tu, 10 prej tyre nuk jane eksperte te gjermanishtes dhe shqipes njekohesisht, ti nuk je krisht, por nje cope sharlatani. Ta thashe edhe nje here. Mos i harxho energjite ne nje pune qe nuk ka asnje pike vlere, perndryshe, merr edhe e.e. cummings edhe perktheje nga frengjishtja bashke me Heidegger, merr edhe Dostojevskin, e po nga frengjishtja perktheje, e me rradhe pastaj, Borghesin, pse jo, Neruden, Hegelin, Nietzchen, te gjithe nga frengjishtja perktheji. Jo po do thush ti keta s’kane lidhje me francen si c’ka Heidegger. Epo mire, une po marr Habermassin atehere, Derriden, Foucault, e po i perkthej nga anglishtja, me qe keta o kane lidhje me pragmatizmin amerikan, o kane dhene mesime ne Amerike, e ndoshta kuptohen me mire ne boten anglisht folese se ne vendin e vet. Ti as nuk e imagjinon budallallekun e atyre qe thua. Bej mor zotni nje sinteze te Heidegger, impaktit te tij ne France, dhe Urim Nergutit, bashkepuno me ndonje perkthyes te gjermanishtes qe ta sillni nga origjinali (pak e veshtire kjo, pasi je kokmushke per te bashkepunuar) por hiq dore nga perkthimi i tij prej frengjishtes, se le nam. Bagazhin e ke, energjine e ke. Mos i harxho kot. Perndryshe, te premtoj qe Heidegger ne shqip permes frengjishtes do te jete nje pacaure aq e bezdisshme sa qe kush nuk di gjermanisht e frengjisht, do e lexoj me pare nga anglishtja se sa nga ty. Ti nuk do t’ia besh kete nder anglishtes, apo jo, frenchie? E ke menduar ndonjehere qe frengjishtja e demton Heidegger ne shqip, apo jo? Mendohu nja nje muaj mbi shprehjen shqip “thirri mendjes,” gjej ekuivalentin e saj tek Heidegger (Geheiss? e perbere nga Geistes=mendje dhe Heiss=thirrje), dhe gjej edhe ekuivalentin e saj edhe ne frengjisht. Absolutisht irrelevante kjo e dyta, edhe pse mund te ekzistoje. Por nga do i dish ti keto gjera, si mund t’i therrasesh ti mendjes e te “per?mendesh” kur te ka verbuar frengjishtja or tunxh.

      Pëlqejeni

      • Kodra,

        Llomotit mo te llomotisim,
        veprat tona ne t’i ndrisim.

        Gango, ti ke vetem llogje. Ta thashe shtateqindmije here : holloji pak tulet ne karrike kompensate, edhe flasim. Edhe ata garipat qe m’i rreshton aty, jo Derrida e jo mami i Derrides, bej ç’te duash o teveqel, nqs i njeh mire, e nqs amerikanet e kane bere fertele Derriden, sille menjehere ne shqip e mos na çaj fort kryet.

        Ate Geheissin tend, papapa na çudite. Frengu e ka sjelle per se mbari me Rappel. Pse e ka sjelle per se mbari ? Sepse vete hajdari iu ka thene se kjo eshte, o tunxh bir. Dhe Rappeli im dhe Geheissi yt, nuk eshte gje tjeter veçse PERMENDJA shqipe, o kaqol. Permendja shqipe siç kur me thoshte gjyshja ime :

        Shko permende vellain tend te vije te haje buke.

        Dhe nuk me thoshte : shko thirre. Por shko “permende”. Sepse permendja e ka ate permasen e thirrjes brenda. Keshtu, gringo.

        (shiko pak me lart, o shoku Kodra, e ke Geheissin te perkthyer ne shqip, ne ate pjesen e gjate qe solla.)

        E di si eshte puna ? Une me fodulle e me pertace e me llomotitesa, nuk merrem. Gjithçka qe vlen, eshte puna. Nuk ka tjeter. Puno, pastaj fol. Kjo eshte formula.

        Pëlqejeni

        • ehe…

          ideja se një mendim filozofik ndoshta përsoset gjatë përkthimit mund të jetë përjashtimisht afërmendsh, por përkthimi i këtij përkthimi nuk është më përkthimi i idesë fillestare. Përkthimi i përkthimit është si një gjellë dhe e ringrohur, që shijon ndonjëherë edhe më mirë se gjella e sapo gatuar, por këto nuk janë të njëjtat gjëra.

          Italo Svevo shkroi Zeno Cosinin në italisht dhe hyri në literaturën moderne nëpërmjet përkthimit në frëngjisht, por kjo jo se Svevo shpërtheu dot si autor vetëm i artikuluar në frëngjisht, por sepse lexuesi italian nuk ishte në atë nivel që ta kuptonte atë lloj literature në gjuhën origjinale në kohën kur u shkrua romani. Natyrisht që Italo Svevo është i plotë vetëm në italisht dhe pikërisht se italishtja e tij është relativisht e mangët për kohën e vet. Svevo i përkthyer është diçka më shumë dhe kështu diçka më pak.

          Pëlqejeni

          • Mire, te bej nje pyetje keshtu ne pergjithesi :

            A kam nderin ketu te flas me ndonje perkthyes ? Se te them te drejten, me minator apo kepucar, nuk flas dot per pune perkthimi.

            E di pse e bej kete pyetje ? Sepse perkthyesi ka nje linje dhe i rri besnik. Madje, kur t’i hyje kesaj pune, ai zgjedh dhe udherrefyesit e vet. Ju e dini se ka plot shkolla perkthimi, plot teori. Une kam teorine timen mbi perkthimin, ku le te themi qe nga ana teorike, mentori eshte Walter Benjamin.

            Kurse nga ana praktike, une kam nje mentor, emrin e te cilit nuk do ta them, se s’kam pse ta them, dhe duke qene se bisedoj nganjehere me te, kam pasur aq mend sa t’i shtroj lloj-lloj pyetjesh mbi zanatin e perkthimit. Dhe bashkebisedimi im me te, ka bere qe une te bindem ne drejtesine e udhes sime dhe te vazhdoj punen. Nqs ka ketu nje perkthyes, a mund te me thote ai, ke ka si idhull apo mentor apo qe deshiron t’i ngjasoje, apo dreq t’mallkum ?

            Edhe keshtu merremi vesh.

            Heideggeri thoshte diku : “Me thuaj çfare kupton me perkthim, te te them kush je”. Asnjeri prej jush nuk me ka thene ketu se çfare kupton me perkthim. Une i kam bere te qarta mendimet e mia, ndaç ketu, e ndaç ne shtyp, e ndaç me koleget e mi, kur kam hasur ne ndonje.

            E kuptoni se nuk eshte e ndershme nga ana juaj qe te futeni si pa radhe ne ca pune te huaja ? Zoterinj ! Te dish nje gjuhe te huaj, nuk do te thote te jesh perkthyes dhe te marresh persiper t’iu turresh atyre te tjereve qe punojne. Ju dini anglisht, shume bukur. Bejeni perkthimin profesionin tuaj, dhe ejani i shoshisim gjerat bashke. Por une perkthej, e ju neper zyra llogaritaresh apo kamariere restorantesh, kjo nuk shkon.

            Shkurt, me ke kam nderin te flas ?

            Pëlqejeni

          • ehe…, nuk po më bind hiç kjo qasje e fundit. Ti deri më tash nuk ke lënë temë diskutimi pa ndërhyrë. Po sikur ta përdornin edhe të tjerët me ty të njëjtin argument të ekspertizës? Ose të ta mbyllnin gojën njëlloj siç po kërkon ti t’ua mbyllësh të tjerëve? Unë, që jam gjuhëtar nga formimi, të kam duruar ty gjithfarë broçkullash në çështje të gjuhës e të gjuhësisë, madje jam përpjekur edhe të t’i shpjegoj disa gjëra të lehta. Nuk të kam thënë kurrë: ha edhe ti një furrë bukë sa unë, pastaj eja të flasim. Edhe ky argumenti i punës nuk qëndron. Dikush mund të punojë 20 orë në ditë dhe prapë të jetë i paaftë dhe inkompetent dhe të nxjerrë nga dora ose nga goja plehra. Puna e tepërt nuk garanton asgjë, duhen parë rezultatet.

            Pëlqejeni

          • Mire.
            1. Eshte genjeshter kjo qe une s’paskam lene teme pa folur. Hapi statistikat, dhe me thuaj sa tema te kam “ndotur”.

            2. Kam folur vetem per ca probleme te gjuhes, sidomos ne lidhje me vjetersine, bukurine, dialektin apo standartin. Mos te kam folur ndonjehere per rrotacionin apo palatizimin e bashketingelloreve ? Jo. S’me intereson.

            3. Sa per rezultatet, i ke me lart. Te lutem, lexo me lart : a ka ndonje gringo ketu qe me sjell vetem tre pikat e para te “Sein und Zeit” ? Dhe une sjell tre pikat e mia, dhe pastaj lexoni.

            4. Historia e Heideggerit, i dashur mik, eshte nder historite me te bukura ne lemin e perkthimit. Eshte nder ata autore qe te gjithe kane deshire dhe lakmojne ta perkthejne, porse asnjeri s’ia arrin. Kjo eshte arsyeja qe une se çaj fare kaptinen per keto “sulmet” tuaja ketu. Sepse i them thjesht : po jepi mo çun, jepi ç’pret, jepi perktheje vete, te te shohim sa te vlen lekura. Sepse kete te mire ka Heideggeri : keta gangsteret qe shkojne ta perkthejne te shtyre vetem nga motivi i kundershtimit, dhe jo pas vitesh perpjekjeje, shkojne dhe thyejne noçkat sa t’i bejne pese fjalite e para.

            5. Nje fjale e Heideggerit, qe s’po e them cila fjale, se s’kam ndermend te mbush trute e njerezve ketu, me ka marre jo me pak se NJE JAVE permbysje te bibliotekes se qytetit. Nje jave. Papushim. Sepse, ajo qe s’po kuptoni ju, eshte kjo : NUK MJAFTON TE DISH nje fjale fjalori, por duhet ta marresh vesh çfare dreq jehone ka kjo fjale, se perndryshe nuk di gje çfare jehone duhet te kete fjala jote ne shqip.

            6. Rezultatet e mia, i shesh kush i sheh. Nqs ke durim dhe ti, prit. Nqs ske, edhe ti njelloj si Kodra : futju gjermanishtes ajnc xvaj draj, edhe besoj se do t’ia arrish nje dite. Edhe kur te keni bere sa kam bere une, ecni pastaj i nxjerrim ne shesh.

            7. Dhe e fundit : une madje do t’ju ndihmoja shume qe ju ta keni te drejten e perkthimit te Heideggerit, qe ju t’i korrni financimet e Getjave dhe Shilerave, mua vetem qejfi me behet. Ama mos harroni se kur te dalin ne shitje ato “çudirat” tuaja, edhe une dal naten e fus ca trakte poshte shtepise se çdo tiranasi, edhe e shohim pastaj kush merr vesh çfare. E bejme keshtu ? E pranoni sfiden ? Hopa tani, ne pune çuna, filloni gjermanishten. Shihemi pas dhjete vjetesh. Ventiquatro mile baçi nga ana ime, for oll ov ju.

            Pëlqejeni

          • “6. Rezultatet e mia, i shesh kush i sheh. Nqs ke durim dhe ti, prit. Nqs ske, edhe ti njelloj si Kodra : futju gjermanishtes ajnc xvaj draj, edhe besoj se do t’ia arrish nje dite. Edhe kur te keni bere sa kam bere une, ecni pastaj i nxjerrim ne shesh.”

            Por ja mor zoteri rezultatet dhe inkosistenca jote, dhe ajo qe ti e quan perkthim, por qe nuk eshte perkthim, por robotizim.

            “Dhe nga ku do të mund të vinte Përmendja tek mendimi, në mos nga ajo e cila është e tillë që vetë ajo ka nevojë për mendimin, për aq sa ajo që thërret dëshiron të jetë vetë për t’u menduar, me një dëshirë jo të rastit, por që është veçoria e saj qysh prej gjithmonë ? Ajo që na thërret të mendojmë, ajo që na arrin me qëllimin që ne të mendojmë, e kërkon për vete mendimin sepse është ajo, në vetvete, ajo që nga vetvetja jep për të menduar, dhe kjo jo me raste, por qysh prej gjithmonë dhe përgjithnjë.”

            Degjo tashti llomotitje se kete pune ben gjithmone, te ngec sharra ne gozhde, bertet ne internet, vjedh interpretime te sakta kur i gjen, e bertet me shume pastaj per ekspertizen tende e per filistinizmin tone. E kete nuk ta them me mllef, se bujrun (po per fjalen turqishte bujrun, ke menduar ndonjehere) saktesia per t’u vjedhur eshte. Permendja mund te kete nje shkak aq rastesor sa dhe nje kove me uje te ftohte. Ndersa per Geheiss, term te cilin e ke perkthyer si “Permendje,” (me shkronje te madhe me siguri per ta vecuar nga permendja, ajo rastesorja), Heidegger eshte jashtezakonisht i kujdesshem dhe eksplicit mbi faktin qe si shkak nuk ka asgje rastesore. Tashti, thirri mendjes, mendohu mbi veproren “Cfare i therritet (thirret) mendjes,” mbi pesoren “Cfare i therret (thirr) mendjes,” hiq dore nga “permendja,” se po te ishte gjalle ta tregonte mire Heidegger “permendjen” e te te bente per uje te ftohte, llomotit mbi llomotitjet tona, mendoje ne heshtje sugjerimin, duku me ndonje rezultat tjeter, me te vlefshem e me te sakte se kjo pacaurja dialektikore, dhe fillo e kakarit si gjel perseri.

            “7. Dhe e fundit : une madje do t’ju ndihmoja shume qe ju ta keni te drejten e perkthimit te Heideggerit, qe ju t’i korrni financimet e Getjave dhe Shilerave, mua vetem qejfi me behet. Ama mos harroni se kur te dalin ne shitje ato “çudirat” tuaja, edhe une dal naten e fus ca trakte poshte shtepise se çdo tiranasi, edhe e shohim pastaj kush merr vesh çfare. E bejme keshtu ? E pranoni sfiden ? Hopa tani, ne pune çuna, filloni gjermanishten. Shihemi pas dhjete vjetesh. Ventiquatro mile baçi nga ana ime, for oll ov ju.”

            Kjo eshte absolutisht e paskrupullt. Po ani, me te shumtet edhe ti.

            Pëlqejeni

          • Korrigjim.

            Veprore, “Cfare i therret mendjes?”

            Pesore, “Cfare i thirret mendjes?”

            A ka ndonje gjermanisht foles ketu te na sqaroje pak “Was heisst Denken?” ne keto drejtime: veprore/pesore (ketu edhe qendron ambuguiteti kam frike); e shquar/e pashquar; cfare vete; si dhe cfare rrase. Nuk di pse kam pershtypjen se “Cfare therrasim me mendje?” e zgjidh muhabetin krejt shqip duke ruajtur njekohesisht ambiguitetin qe nuk ekziston ne pyetje si: “cfare therrasim me portokall?” Ne fund te fundit kjo e Heidegger nuk eshte gje tjeter pervecse replike kunder logjicizmit klasor qe u perhap ne shekullin e 20 me Russell, ku dhe qe te jemi te sakte duhet te themi: “cfare therrasim me ‘portokall’?” Mendja per Heidegger eshte “the class of all classes,” (klase qe logjicizmi nuk do e pranonte) pasi “me mendje therrasim” gjithcka, qe nga me kryesorja qe eshte mendja vete, e deri tek objekti me i rendomte. Per logjicistin pyetja eshte “Cfare therrasim me ‘mendje’?” Per Heidegger pyetja eshte “Cfare therrasim me mendje?” pa patur nevoje qe mendjen ta klasifikojme, pasi po ta klasifikonim, me ‘mendje’ do na duhej te therrisnim ne rradhe pare vete mendjen, gje qe per logjicizmin do ishte paradoks.

            Po ec e mbushi mendjen ehese… qe e ka mbyllur Heidegger ne nje librari te varfer katundi francez, se tere ato vite qe ka shpenzuar nuk i vlejne asnje grosh perpara nje oqeani te tere dialogu mes Mjeshtrit dhe filozofise analitike.

            Pëlqejeni

          • ehe…
            më kujton një mik të gjimnazit nga Skela në Vlorë që kur ndizej keq debati “Interi” apo “Juvja” për të theksuar kompetencën e tij lëndore e mbyllte atë (debatin) me ftesën sfiduese: “do futboll tek-e-tek?”.
            Unë nuk jam përkthyes i shkolluar por jurist i diplomuar në Tiranën e viteve ’80 dhe më pas në Gjermaninë e viteve ’90. Përkthej prej 20 vitesh vetëm tekste juridike. Kjo është eksperienca ime me përkthimet. E njoh gjermanishten mirë dhe nuk shikoj asnjë arsye se pse përkthimet gjermanisht-frëngjisht-shqip u dashkan qenë më të mira se përkthimet gjermanisht-shqip. Udhëhiqem nga bindja, se një mendim i artikuluar në shkallë shumë të lartë mund të përkthehet vetëm kur përkthyesi ka edhe ekspertizën lëndore (sachlicher Sachverstand).
            Heideggerin nuk e kam lexuar, ose e kam lexuar në mënyrë të pandërgjegjshme të integruar në mendimin intelektual të artikuluar në shkrime serioze të shtypit në gjermanisht. Kujdesem në përgjithësi të lexoj vetëm gjëra shumë cilësore. Ma do mendja, se po të më detyrojnë (e kam fjalën me një pistoletë mbështetur në tëmth si Isuf Vrionit) do ta përktheja dot vetëm mjaftueshëm pas disa vitesh punë.
            Mund të them se çdo përkthim juridik është i pavlefshëm (në kuptimin i papërdorshëm), në rast se kryhet nga persona të cilët nuk janë juristë të mirë. Mund të ketë vlera orientuese por jo më shumë. Më qëllon që përkthej kontrata nga shqipja, të cilat janë përkthime kontratash tip nga anglishtja prej përkthyesve të cilët nuk janë juristë. Është sfida më e madhe profesionale. Origjinali në shqip duhet “rehabilituar” një herë dhe “rehabilitimi” i origjinalit të dytë në shqip, pa origjinalin e parë në anglisht është diçka që i ngjan shumë deshifrimit. Nga kjo punë jam “djegur” disa herë dhe ta them me bindje, se përkthimi i përkthimit edhe në teorinë e përkthimit konsiderohet si një rast përjashtimor. Përkthimet e përkthimeve i sugjeroj tek klientët vetëm si rekomanduese.
            Përpara disa vitesh ju nënshtrova në Berlin provimit shtetëror për përkthyes të certifikuar për kombinimin gjermanisht – shqip, të cilin e mora dot pas shumë mundimesh. Në kalvarin e tyre m’u desh edhe të paditja zyrën shtetërore që mbikëqyrte zhvillimin e provimit, pasi disa nga tekstet që duheshin përkthyer gjatë provimit ishin vetë tekste të përkthyera. Kriteret e provimit të përkthyesit në Gjermani, që është edhe mëmëdheu i përkthimeve po të mbajmë parasysh Luterin, përjashtojnë gjatë provimit përkthimin e përkthimeve, pasi teoria e përkthimeve presupozon, se çdo përkthim kryhet me humbje dhe aftësitë e një përkthyesi provohen dot vetëm gjatë konfrontimit me tekstin origjinal. Instanca që vendosi për ankesën time më dha të drejtë. Njëri nga tekstet që më duhej të përktheja ishte një fletushkë që shpërndajnë misionarë sektesh ardhur në Ballkanin Perëndimor nga kultura krejtësisht të huaja për realitetet shpirtërore lokale. Natyrisht që u grindëm shumë për gjëra në dukje elementare si „shpirti“ apo „fryma“, që në kuptimin marksist apo të krishterë janë pak a shumë e njëjta gjë, por jo gjithnjë edhe në atë budist. Ndodhi ajo që që ndodhi, në origjinal duhej të kishte qenë „frymë“, në shqip ishte përkthyer „shpirt“ në gjermanisht unë riktheva në “frymë” („Geist“), në provim ngela, sepse „shpirt“ pritej të bëhej “shpirt” („Seele“) dhe ai ish-marksist-leninisti gjermano-perëndimor i cili më merrte në provim, nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë se edhe „Shpirti i Shenjtë“ në gjermanisht bën „Heiliger Geist“.
            Më kërkove një informacion personal të cilin po ta jap thjeshtë për të të siguruar, se nuk jemi kolegë. Unë nuk e shikoj veten si përkthyes të çdo teksti por vetëm si përkthyes të teksteve juridike. Ngaqë pesha e fjalës së shkruar si në filozofi ashtu edhe në shkencat e të drejtës ka një vlerë përfundimtare, ma do mendja që edhe një përkthyes i Heideggerit duhet të jetë të paktën një filozof i mirë. Ndoshta edhe një teolog apo jurist shumë i mirë, por me ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e përkthimeve.
             

            Pëlqejeni

          • Shume bukur, keshtu te kishe folur qe ne fillim. Qe ta di me ke jam duke folur. Mire. Ju jeni perkthyes administrate, shkresash. Shume shume bukur, jetoni me kete pune. Besoj se nuk njihemi, apo jo ? Dhe nuk dini asgje mbi ecurine time, ku jam lindur, ku jam rritur, me ke jam marre dhe si jam marre. Dhe aq me mire qe nuk e dini. Sepse eshte jeta ime, dhe jo e juaja. Nqs ju mendoni se une kam zbarkuar tek Heideggeri keshtu si me te shkrepur te mendjes, gaboheni rende. Udhen time per tek ai, s’kam ndermend ta tregoj ketu se nuk eshte vendi, dhe nuk kam as bashkebiseduesit e duhur. Me njerez te ligj, te paditur dhe fodulle, me vjen keq por madje e kam zgjatur shume.

            Ne lidhje me perkthimin e perkthimit. Zoteri, te ftoj te lexosh me shume mbi kete çeshtje, mos kujto se perkthimi eshte o dite o nate. Ka treqindmije teori perkthimi, njera me e mbrojtshme se tjetra. Dhe qe te gjitha vlejne. Sepse, e di ti zoteri cila eshte gjeja kryesore ne nje perkthim ? REZULTATI.

            Perkthimi eshte si paraja : PAGUHET ME TË PARË. Jepe lekun, te japin mallin. Edhe perkthimi eshte : sille perkthimin, te japin vleresimin.

            Nqs ti apo ndonje tjeter u “prek” nga sfida qe hodha, duke thene : jepini burra, lini llafet, atehere kjo eshte tjeter pune.

            Ju nuk dini te lexoni sepse jua kam thene ne krye te heres (m’i ndiq postimet mire, aty e ke). Kam thene keshtu :

            Zoterinj,
            Fjalori i Heideggerit nuk ka asnje fjale qe te mos e permbaje shqipja, me perjashtim te maksimumi 3-4 fjale (nder ta Daseini, Ereignisi, Gestelli). Atehere, ku qendron veshtiresia e tij ? Pikerisht ketu : Fjalet shqipe duhen degjuar ndryshe. Mjaft me me budalliqe. Kur Heideggeri thote Thirrja apo Permendja, ju nuk duhet t’i beni llogarite me çufon dhe bubin kaçurrel, por te kuptoni çfare dreq rrotullimi i ka dhene Heideggeri. Edhe vete gjermani habitet nga kuptimet qe jep Heideggeri ndaj fjaleve gjermanisht. Mbajeni veth ne vesh : NUK KA VESHTIRESI FJALORI, POR KA VESHTIRESI DEGJIMI.

            Tani, une e kuptoj shume mire qe ketu njerez te ligj, te poshter, maskarenj fare, mjafton te hedhesh syte neper postime, por ajo qe keta morra s’do ta marrin vesh asnjehere, eshte PUNA I FELLIQ TE GJITHE KETA. Punoni dhe lini llafet. Sillni ketu frytin e punes tuaj. Mos u merrni me frytin e punes se tjetrit. Deshironi perplasje, debat, apo bashkepunim ? Urdheroni, sillni fletoret, une timen, secili te veten, dhe i shoshisim keto pune.

            Sa kohe qe vini ketu me duar ne xhepa, s’do te keni tjeter veç perbuzjen time.

            Pëlqejeni

          • ehe…

            Ti nuk e kupton dot mjeshtërinë e përkthimit sepse të mungon aftësia e nevojshme profesionale e nevojshme për këtë. Ti njehëson tekstin e përkthyer me me atë origjinal dhe bën gabimin fatal të një përkthyesi fillestar ambicioz. Ti nuk di të frenosh pasionet e tua dhe nuk turpërohesh të fyesh. Të spiegova, se përkthej tekste juridike dhe jo shkresa administratash. Nëse nuk je në gjendje të kuptosh dallimin midis tyre, si në dreq e përktheke atë të shkretë Heidegger nga frëngjishtja. Më duket se humbëm shumë kohë bashkë.

            Pëlqejeni

        • Ok, e lashe. Vetem ki parasysh dicka. Here tjeter mos e permend vend e pa vend Heidegger e t’u thuash te tjereve ta mbyllin pasi qenke ti i vetmi qe ke te drejte te flasesh. Ca do te thuash? “HEEEEEEEEEEEEEEEJ, JAM UNE KETUUUUUUUUUUU. ME SHIKONI DHE ZILEPSUNI O TE VDEKSHEM TE SHKRETE.” Hik ere mbushu, dordolec!

          Pëlqejeni

        • Jesus Christ! “Shqiperoi nga frengjishtja.” Po me Borgesin c’pate mer? U tha Franca nga autoret lukrative per tregun shqiptar qe i hyre Borgesit? Apo u tha Shqiperia nga perkthyesit e spanjishtes qe edhe erdhe ti “to save the day.” Pa le te guxoj njeri te perkthej Borgesin nga origjinali tashti, i hudh fletushka poshte dere cdo tironsi ti pastaj. E aq gore sa je, nuk do me bente habi po te mos ia mbushje mendjen ndonjerit se perkthimi jot eshte me i mire, se perkthyes si ty nuk ka ne dynja. Oj none ca masakre!

          Pëlqejeni

          • Tani e tutje, ti thjesht je duke kullotur ne livadhin e ligesise.

            Pertac, llafazan, pa bosht, dhe e fundit, jarget e cmires te duken qe prej Atllantikut ndermjet. Per turpin, s’di gje a ke a s’ke, kjo eshte vertet çeshtje intime e jotja.

            Pëlqejeni

  24. Une deri tashti nga te shkruarat dhe te bertiturat e ehe… kuptoj se ai:
    -eshte i pakenaqur me gjendjen e gjuhes shqipe, dhe po ta kishte ne dore, do te zgjidhte per ate nje revolucion kultural per te realizuar ndryshimin ne menyren e perdorimit te saj
    -ka idhull Heideggerin, per arsye shqiptare qe jane te qarta vetem per te. Megjithe njohjen e mundeshme te subjekti, ideja te krijohte se menyra qe ai perdor per t`iu afruar ketij eshte ajo skolastike. Per fat te keq, IMO, eshte vone sepse festa ka mbaruar. Skolasticizmi eshte atrofizuar, dhe po qe se 10 vjetet e para te shek 21 jane tregues i 90 vjeteve te mepasme, ai eshte terminalisht i semure. ( Italia ka 230 mije avokate, por s`ka specialist per montim dyersh e dritaresh, apo per berje buke ) Prandaj kam pershtypjen, sic e vene re edhe kolege te tjere, qe ky eshte nje mundim intelektual i harxhuar pa bereqet, me interes apo vlera qe kane akome nevoje per tu artikuluar, per tu bere te dukshme e te respektueshme.
    -Bindja e zhurmshe e ehe… se asnje ketu nuk eshte ne gjendje ta kuptoj madheshtine e punes qe ai ka sipermarre ne perkthimin dialektik te Heideggerit, ka me shume te beje me paaftesine e tij per te spjegur vlerat e pune se vet se sa paaftesine lexuesve per ta kuptuar ate. Ndersa permasave te bindjes se tij dhe zhgenjimit me neve, i mungon vetem deklamimi “qualis artifex pereo”.
    -Do lexoja me interes se cfare ehe… ka te thote .
    Me kusht qe te mos bertase si maje shpatit, te mos luaj pafund rolin e te pakuptuarit te letrave shqipe (provoje veten para te gjitheve ) te cilit nuk pó i respektohen kallot ne pjese te ndryshme te trupit, te kete durim me ne qe nuk jemi dot ne nje gjatesi vale me ate, dhe te marre mundimin e te siguroje koherence ne ate cka thote.
    Provoje veten para te gjitheve pó qe se do qe te degjohesh. Inati eshte keshilltar i keq dhe i pasigurte.

    Erasmusi, nje nga heronjte e mij ( sekush ka heronjte e vet, qe nga femijeria e deri sa te mbylle syte) permend diku se ka njerez qe jetojne ne nje bote enderrash, dhe ca te tjere qe perballen me realitetin; pastaj ka edhe nga ata qe ngaterrojne njeren me tjetren.

    Pëlqejeni

  25. Ballafaqoje Geheiss me thirrjen e mendjes me ndonje ekspert te gjermanishtes njehere, e jo me gjyshen tende, pastaj hajde dhe fol per llomotitje.

    Eshte qelbesirllek i ndyre kur fryhen kaq shume te paaftet. Heidegger i perket nje mendimi filozofik te tille ku qenia eshte poetike dhe jo matematike. Kjo lloj filozofie shprehet natyrisht prej Heidegger nepermjet nje regjistri gjuheseor me poetike te larte.

    Shkrimet e Heidegger jane si shkrimet e J. Joyce per nga forca poetike, ne fuqi infinit. Te perkthesh Heidegger nga cdo gjuhe tjeter pervecse nga gjermanishtja eshte si te perkthesh Uliksin nga cdo gjuhe tjeter pervecse nga anglishtja. Keto lloj veprash jane te paperkthyeshme per vete faktin se jane teper poetike.

    E megjithate, kjo nuk do te thote se nuk duhen perkthyer. Idlir Azizi ka bere goxha pune me Uliksin, pershembull, por Idlir Azizi nuk krahasohet me ehene… Nuk e ke degjuar ndonjehere Idlir Azizin te thote “Mos llomotisni ju, se jam une eksperti ketu.” Dhe ky eshte vertete ekspert i Joyce, ekspert i cili e mat veten me modestine, e jo me pordhet e veta.

    Po ca ekspertize ka ehe… mbi Heidegger? Edhe une qe nuk me intereson Heidegger pervecse tangencialisht besoj se di me shume se ehe… mbi te. Zoteria nuk ishte ne gjendje as ta drejtonte muhabetin mbi cfare i therret mendjes, por u hodh gjithe fodullek duke na folur per katundin e gjyshen e tij, a thua se na u prish gjiza ne qe duam te dime mbi Heidegger se cfare shqipe fliste gjyshja e perkthyesit nga frengjishtja te Heideggerit.

    Dhe kete mosdije mbi subjektin te cilin perkthen, e shpreh ne menyre konsistente. Nuk eshte hera e pare qe me eshte dashur te nxjerr Heidegger nga bataku i katundit te ehese…, ku dhe eshte i vetmi vend ku eheja di ta fuse Heidegger, qofte ky katundi i gjyshes se vet, qofte ky katund akademia franceze.

    Kjo eshte qesharake, por cfare eshte per te ardhur keq ne gjithe kete, eshte se ketu pretendohet nje model akademik. Kjo eshte serioze. Eshte mungese totale dhe flagrante principesh. Ketij i duhet folur te heq dore nga kjo marrezi, por ne ia dalte mbane, ky duhet lidhur. Kjo eshte turp.

    Sa per ate qe vetem perkthyesit duhet te flasin, kjo eshte krejt bllof. Une jam konsistent, dhe per te njejtat arsye qe nuk e quaj veten perkthyes, nuk e quaj as kete njeri qe ka internet perkthyes. Arsyeja eshte e thjeshte. Ky njeri nuk po perkthen Heidegger, por perkthimet ne frengjisht te tij. Turp e faqja e zeze eksperteve te gjermanishtes qe lejojne kete estrade.

    Pëlqejeni

  26. Cfare deshe te dish ti, dod ?
    Deshe te dish filozofine e Heideggerit me tre rreshta ? Psh : “Te punojme, te jetojme e te mbrohemi si revolucionare” ?

    Dod, puna ime eshte puna ime. E jotja eshte e jotja. Une s’kam ndermend ketu te te mbush mendjen as ty as kurrkujt. Thjesht po ju bej thirrje : shikoni masen e pantallonave qe keni ne kryqe, matini mire, edhe jepini pa llafe, ulni koken e mesoni gjermanisht, shkoni dhe tek varri i hajdarit, beni ç’te doni, dhe ejani na ndriçoni. Kaq. Ska shume llomotitje per kete pune.
    ________

    Ndersa per Kodren qe s’merr vesh fare fare fare, por qe se ç’me ngaterron aty, nje zot e di. Nje pyetje per ty : pashe zotin, me thuaj, a mos je dhe ti qytetar ? Se te them te drejten, une nuk flas me qytetare per Heideggerin. Ta thashe shqip, pak me lart : Heideggeri do nje vesh katundari.

    Dhe sa per fjalet e gjyshes sime, e sa per katundarine e saj, une e jap tere qytetin tend, keshtu pa asnje medyshje. Se ajo ma folte shqipen shume me mire sesa kungulli yt.

    Ta thashe njehere : kur dikush te thote : shko permende filanin te vije ne shtepi, do te thote : shko futja ndermend, shko beji thirrje mendjes se tij, qe ai te vije ne vete dhe t’i kujtohet se eshte bere vone per buke. Thirrja e mendjes eshte permendja.

    Tani Heideggeri, tek ajo fjalia jote qe me ke cituar thote keshtu :

    Po nga djallin vjen kjo Permendje ? Ska nga tjeter, thote ai, perveç nga vete ajo qe eshte per t’u men duar, qe na ben shenje per se largu : hej, hej, me mendoni pak, dhe kete pune, ajo nuk e ben se keshtu i teket, porse eshte veçori e saj, dmth ajo gjeja qe na therret per ta menduar, e ka si veçori kete, dhe jo sot, jo qe prej dje, por qe prej gjithmone. Dhe si e ka emrin kjo gjeja qe eshte per t’u menduar ? E ka emrin QENIA. Eshte kjo, ajo e cila eshte ne instance te fundit, e vetmja gje per t’u menduar. Sepse per t’u menduar ka dhe gjera te tjera, te cilat ai i quan pikat kritike, ose “ajo qe vlen me shume per t’u menduar”.

    Qenia e therret mendimin per ta menduar. E permend kete mendim. Po ç’do te thote te permendesh, zoti Kodra ? Do te thote t’ia zesh emrin dikujt a diçkaje. Dhe nga zenia e emrit, mberrijme tek thirrja. Si thirret ky katund ? Thirret Karamushtak. Shume bukur. Karamushtaku permendet, vjen ne mendjen tone.

    Kjo eshte arsyeja qe duhet ngulitur njehere e mire ne koke se fjalet e Heideggerit nuk kane asgje prej perbindshi, ato jane aty, kane qene qe prej gjithmone ne gjuhen shqipe, porse tani ato duhen degjuar me nje vesh tjeter. Ja psh, doda, a e ke degjuar ti me kete vesh fjalen “permendje” ? Nuk besoj. Dhe kjo eshte bukuria : se ti dhe une dhe ky kaqoli Kodra e kemi permendur me milione here fjalen “permendje”, por pa e ditur se çfare jemi duke bere. Prandaj hapni veshet mire, lerini budalliqet e meparshme menjane, dhe pergatituni te mesoni gjuhen tuaj shqipe nepermjet Heideggerit.

    Per kete Kodren, une s’e çaj fort rradaken se ky vetem llogje ka, gerri-verri andej e gerri-verri kendej, e pa asnje pune te bere. Imagjino sikur Kodra te kishte ulur menderen e te kishte bere ndonje pune : do na kishte shkaterruar te gjitheve. Ky edhe keshtu karafil me duar ne xhepa dhe pa na çan trapin, e jo me t’i kete kaluar nja dy ore mbi nje tekst. Pertac.

    Pëlqejeni

    • Mire o mire, une jam cmirezi llafazan e dembel, ti je modest fjalepak e punetor. Vrej ketu tashti:

      “Po nga djallin vjen kjo Permendje ? Ska nga tjeter, thote ai, perveç nga vete ajo qe eshte per t’u men duar, qe na ben shenje per se largu : hej, hej, me mendoni pak, dhe kete pune, ajo nuk e ben se keshtu i teket, porse eshte veçori e saj, dmth ajo gjeja qe na therret per ta menduar, e ka si veçori kete, dhe jo sot, jo qe prej dje, por qe prej gjithmone.”

      Kjo qe ke bere ketu, quhet hile, pasi nuk ke permendur ate qe Heidegger ka permendur dy here: mungesen e rastesise. Permendja eshte rastesore. Je duke ecur rruges, po mendohesh per Heidegger dhe nuk e ke mendjen, degjon dike qe therret “O Urim,” permendesh mbi faktin qe je ne publik, qe dikush te ka njohur, kthen koken, por veren se ai paska thirrur nje Urim tjeter. Ose, je duke ecur rruges, je duke menduar per Heidegger dhe nuk e ke mendjen, vetem kur degjon nje bam te madh mu perpara kembeve, permendesh mbi faktin qe je ne Tirane dhe nuk eshte mire te ecesh rreze pallatave pasi mund te hash ndonje qese plehrash kokes. Ose eshte dikush duke ecur rruges, degjon dike qe therret dike Urim, ah, sa emer i bukur mendon, ashtu do ia ve emrin nipces, dhe ashtu t’a ve emrin gjyshja ty, Urim, por po te kishte degjuar emrin Burim, psh, mbase nuk eshte aq i bukur sa emri Urim, por ja qe rasti do e kishte sjelle te mos kishte degjuar Urim, por Burim. Ti do permendeshe kur te te therrisnin emrin Burim, jo Urim. Por kjo do te ishte krejt rastesore. Geheiss nuk eshte rastesore, por e vullnetshme, nuk eshte thirrje e dikujt apo dickaje nga jashte qe na permend, por thirrje e brendshme e vullnetshme qe na therret te mendojme. Permendja nuk ka vend ketu. Kur te thote Gjyshja shko permende pak vellain, te ka thene “Shko kape pak per mendje,” e ti c’ben, shkon e kap per menge, apo per kembe, apo klith, apo ben zhurme, dhe keshtu vellai permendet. Por ndryshon Geheiss, ajo permban nje thirrje qe nuk eshte nje klithme, qe nuk eshte nje zhurme, qe nuk eshte rastesore, e jashtme, por qe eshte pergjithmone e qe vjen nga vet mendja. Agjenti i permendjes eshte nje tjeter, agjenti i Geheiss eshte: “Vetë ne.”

      Hik bej detyrat e shpise edhe njehere, te thashe, pastaj eja dhe fol per REZULTATE, pasi ne dy faqe rezultate qe ke sjelle ketu, ke te pakten dy gabime te egra fare. Gjitshesi, mund edhe te zgjidhesh opsionin qe po zgjidh, une ja fus kot fare fare fare, llomotis, nuk di ca flas dhe jam dembel. Duke njohur edukaten tende edhe per falemnderit t’i marr keto epitete.

      Pëlqejeni

    • …”Cfare deshe te dish ti, dod ?
      Deshe te dish filozofine e Heideggerit me tre rreshta ? Psh : “Te punojme, te jetojme e te mbrohemi si revolucionare” ?…”

      Per nj’at buk, nuk po ma lyp hiq se c`ka je tuj prallue. Paj vecse po m’dukesh se je tuje bertit si magar. Kurkush s`po t`merr vesh se cka po don me than. Veqse dreqnit e tu e din.
      Shazoten shuj bre, se na marrove krejt. Kam me i than mixhes me t`qit prej nj’asaj shpie ku je ngujue. Ma mire me lope se me libra, se po hup krejt.
      Nuk ban njeri kshtu si i marrum.

      Pëlqejeni

  27. Vallahi ne raste te tilla do te ishte i mireseardhur nje ritakim i shpejte me operacionin “Fshesa”.
    Ne rradhe te pare ne interes te bashkegrindesve lart ( qe besoj do te deshironin qe fyerjet mes tyre te fshiheshin) por edhe per ne te tjeret qe presim te lexojme te reja nga lashtesia e shqipes por qe ne fakt po lexojme te reja te tjera

    Pëlqejeni

  28. ehe, eshte gjynah i madh per punen tende dhe pasionin tend qe e perfaqeson ne menyre te tille. Kjo do vlente per kedo. Eshte nje padrejtesi qe i ben vetes.

    Nje pyetje kam une. E ke perfunduar vepren? E ke botuar? Nqs jo, atehere do beje shume mire, (miqesisht keshilla) t’i lije thirrjet, konfrontimet, reagime te tilla qe sinqerisht s’ua kuptoj qellimin, apo e kam te pamundur te shoh nje aspekt pozitiv te pakten. Diskutimet mund te shihen si deshire per dialog, per te ndare pasionin tend me te tjeret, por kjo hidhet poshte duke lexuar rrjedhen qe marrin. Nqs behet per reklame (e nje vepre te paperfunduar) me beso qe nuk eshte reklamim i mire. Bile kunderprodhues.

    @ Xhaxha, ne pergjithesi ju jeni strikt ne mirembajtjen e debatit ne PTF. Po ua “falim” kesaj radhe se Shqiperia te lodh :).

    Pëlqejeni

    • Monda,

      (Me keta s’e kam ndermend te merrem me se keta kane hyre tashme ne livadhet e ligesise, e thashe dhe pak me lart. Tani t’i bien qemanes, une s’kam pergjigje per ta.

      Per ty tani :

      Kam perfunduar aq sa kam perfunduar, duke pasur parasysh se vete botimi i veprave te Heideggerit eshte i paperfunduar. Parashikohet te marre fund diku nga vitet 2020-25, me rreth 104 vellime. Tani ti e ben llogarine vete se ku jam une.

      E kam theksuar disa here, dhe kam qene mjaft fair play, se perpjekjet e mia jane thjesht perpjekje, ashtu siç jane te kujtdo qe merret me Heideggerin, madje dhe vete Heideggeri i ka vene titullin nje libri “Holzwege” (udhe drush) dhe kete e merr vesh vetem nje qe ka qene ne bjeshke per te prere dru (fatmiresisht, jam nder ta).

      Per rrjedhoje, puna ime eshte e paperfunduar. Por gjithçka e ka nje fillim, qe nuk eshte nisja, siç thote vete Heideggeri. Nisja nuk eshte fillimi. Sepse mund t’ia nisesh edhe nga fundi. Une jam perpjekur t’ia nis nga fillimi. Duke qene se e kam lexuar pak si shume, tani di ku ta kap e nga t’ia nis. Gje e mire kjo, jo gjithkush e ka kete pervoje, po te kishte pasur mend kush, do te me kishte pyetur si t’ia bejme qe ta nxjerrim ne drite. Duke qene se kjo nuk ndodh, atehere une “cavalier seul”. Dhe j’emmerde tous les autres, sans aucun remords. Voilà.

      Sa per botimet : as ma ndjen fare t’i botoj apo te mos i botoj. Fare. Nuk do te jetoj me Heideggerin, dhe as nuk do te behem minister kulture me te. Shkurt puna : jam ne ethe per te pare botimet e Heideggerit nga dikush tjeter, dhe per bese, une e kam aq detyrim intelektual qe t’i ve te gjitha pikat mbi “i”, nqs ka vend per to. Nqs dikush ia ka arritur qellimit, une shkoj e i shtrengoj doren. Thjesht kam terhequr vemendjen mbi veshtiresite qe e presin. I kam numeruar, dhe ia numeroj serish nese kerkon ndihmen time.

      Dhe e fundit, kush kerkon te dije pak me teper mbi historine e perkthimeve, googloni pak mbi historine Martineau-Vezin. Dhe aty do ta keni pergjigjen time per hapat qe do te ndermarr. Ti Monda, nqs je shume merak per keto pune, t’i them dhe veçan, te shoqeruar me nje konference te Heideggerit ku te marresh vesh çfare po ndodh, dhe ku te shohesh se ky EHE… ARROGANTI nuk tallet as me Heideggerin, as me lexuesin e as me veten e vet.

      Sa per kompaninen e leshit qe ben ham-ham ketu, allez voir ailleurs, thone frengjit.

      Tungatjeta, Monda.

      Pëlqejeni

      • ehe…

        lëre më mirë me kaq këtë punë.

        Në një kërkim të shkurtër që bëra më rezultoi, se Heidegger me “Holzwege” nuk ka pasur parasysh “udhë drush” por atë gjendje, ku ecet në një ambient apo hapësirë të panjohur në rrugë të paditura, me ndjesinë e të dalurit së shpejti në vendin e duhur, pa përshtypjen se ke humbur rrugë. Në gjermanisht u përshkruaka shumë mirë me “udhë drush”, pasi druvari në pyll nuk e di gjithnjë se ku do të dali, por është sigurt, se është në rrugën e duhur dhe vërtetë që është kështu.

        Rruga e druvarit gjerman në pyll nuk ngatërrohet edhe aq në kuptim konvencional të fjalës, pra në kuptimin “majtas-apo-djathtas”, por në kuptimin administrativ “po-pres-pemën-e-duhur-apo-atë-të-gabuar”. Gjithë kjo gjendje nuk më duket se transmetohet dot me përkthimin direkt “udhë drush”, pasi në realitetin shqipfolës prerja e druve është krejtësisht diçka tjetër. Pra me “Holzwege” Heidegger paska dashur të tregojë, se ai e di, se atje ku ku ka për të dalë do të jetë edhe drejtimi i duhur, paçka se gjatë rrugës nuk e di të të thotë me saktësi se ku ndodhet. Vepra e tij lipset të ketë të pasur si qëllim primar një të tillë konkludues, pjesa tjetër është ftesë për të bashkëmenduar.

        Prandaj kjo gjendje në shqip nuk përkthehet dot me “udhë drush”, pasi ky koncept nuk përfshin në shqip vetëkuptueshëm atë gjendje, që je diku, që e përcakton dot këtë vetëm me afërsi, por që ke bindje se së shpejti do të dalësh atje ku do dhe e gjitha kjo pa rënë aspak në panik.

        “Udhë drush” në shqip është e sigurt, po të kihet parasysh se mali ishte afër, pylli ngjitur me fshatin, rregullat mungojnë, marrëdhëniet e pronësisë janë të hapura. Edhe sikur të humbej ajo ndjesia e të qënurit diku ku do të duhej ta dije, gomari që kishe me vete do të të kthente në shtëpi.

        Filozofi gjerman në diskutimin e kritikës së artit bashkëkohor e ndjen veten pak si në pyllin gjerman, atij një ndjenjë i thotë: “megjithëse nuk e di se ku je, rruga që ke marrë është vetëkuptueshëm ajo e duhura, që do të çojë atje ku do”. Këtë ka pasur parasysh Heideggeri yt. Përkthimi yt është në koncept i gabuar.

        Se na luajte mënç xhanëm…

        Po të ngulet këmbë për të mbetur në këtë ndjesi origjinale edhe të autorit vetë ndoshta “Holzwege” mund të përkthehej në mënyrë të lirë me “përposhtë përbri përrenjve”.

        Në italisht e kanë përkthyer thjeshtë me “Sentieri Interrotti”.

        Po ti nuk di gjermanisht dhe nuk ke si t’i ndjesh edhe këto nuanca të holla, që t’i ofron dot vetëm gjuha origjinale e tekstit, pavarësisht se sa mirë di të çash dru. Ti përkthen një mendim gjerman pa ditur gjermanisht, dhe kjo është shumë e trishtueshme.

        Unë nuk kam se ç’të të them tjetër për këtë temë, ndoshta vetëm që të mos flasësh shumë për problematikën e përkthimit të mendimit të artikuluar fillimisht në gjermanisht kur nuk ke ekspertizën e nevojshme.

        Pëlqejeni

Komentet janë mbyllur.