KRYEMINISTRI QË DUAM

Kisha kërkuar nëpërmjet Qendrës Respublica informacion mbi numrin e mbledhjeve të drejtuara nga kryeministri Edi Rama. Edhe pse kryeministria ka të punësuar një numër të madh nëpunësish që merren me marrëdhëniet me publikun, përgjigjja (kliko këtu) ishte përtace dhe u referohej thjesht lajmeve të botuara në faqen e internetit të KM-së (kuptohet duke injoruar Qendrën e Botimeve Zyrtare, që përmban edhe VKM-ra të panjohura për publikun).

Pergjigje nga KM-ja, 11.09.2018

Kështu janë zakonisht përgjigjet e institucioneve, nëpunësit e të cilave nuk kanë përgatitjen e duhur intelektuale, ose gadishmërinë, për t’iu përgjigjur pyetjeve thjesht dhe qartë. Për këtë qeveri janë të zakonshme përgjigjet me referenca në dokumente që nuk ekzistojnë apo nuk përmbajnë informacionin në formën që kërkohet. (Materiale mbi zbatimin e ligjit për informimin e publikut i gjeni këtu.)

Atëherë vendosa ta kryej vetë këtë studim të vogël dhe t’i vendos të dhënat në dispozicion të publikut.  Hipoteza ime ishte se kryeministri mungon në pjesën më të madhe të mbledhjeve. Kjo hipotezë bie poshtë. Kryeministri është i pranishëm në pjesën më të madhe të mbledhjeve. Ai ka qenë i pranishëm në rreth 70 përqind të mbledhjeve, prej 2013 në 2018 (në 180 mbledhje nga 254 të listuara).

Mbledhjet e qeverise sipas pranise se kryeministrit, apo zv/kryeiministrit.

 

Por Rama mungon gati në pjesën më të madhe gjatë muajve të verës, prej majit deri në shtator. P.sh. në gusht, në total ka munguar në 57% të mbledhjeve, në shtator në 43% dhe në maj 35%. Gjithashtu, Rama ka munguar në një pjesë të madhe në vitin 2017 (42%) dhe në vitin 2016 (38%) [tabela]. Për kundërshtarët e tij politikë këto duhet të ishin muaj sulmi për intrigat e radhës, ku duket se Ramën e kapin plogështitë e stinës. Nëse S. Berisha dëshiron të këpusë ndonjë dishepull, duhet ta bëjë këtë gjatë kësaj periudhe, kur i Ramës i bie produktiviteti dhe vigjilenca.

Mbledhjet e qeverise te ndara sipas muajve

Rënia e veprimtarisë gjatë muajve të verës vihet re edhe në Facebook, veç viteve zgjedhore 2015 dhe 2017.

Shperndarja e statuseve ne Facebook 2014-17 te Edi Rames

Kush ka nge, mund të vëzhgojë nëse rëndësia e VKM-ve përkon me mungesën apo prezencën e Ramës. Senida Mesi duket se është angazhuar më pak se Peleshi, nëse do të krahasonim vitin 2016 të Peleshit, me atë të Senidës 2017-18.

Prania e Kryeministrit ne mbledhjet e qeverise, 2013-2018

Për opozitën do të ishte lajm i mirë sikur Rama të mos qeveriste fare, por ai qeveris edhe nëpërmjet të tjerëve. A ka besim, apo thjesht përcjell përgjegjësinë ndërkohë që u kushtohet pikturave dhe trashëgimisë së tij kulturore (apo politike)? Sidoqoftë, vihet re se nuk është si Berisha që kryente gjithçka vetë, por edhe delegon. Ndoshta nga PS-ja e kanë mësuar se zullumi është kolektiv, por përfitimet mund të jenë edhe personale.

(c) 2018, autori

13 Komente

  1. Ku eshte i disati shkrim qe lexoj nga zoteria. Nje miksazh kaq i cuditshem i statistikes si fushe shkencore me te lenet e mendjes azat per te nxjerre konkluzione sipas qejfit eshte vertet argetues.
    Njeriut nuk i mbetet gje tjeter pervec se te shprehe deshiren qe autori te kishte nje zoterim me te mire te zejes dhe nje fare shtytje te brendshme qe konkluzionet t’i bazonte diku. Kudoqofte, po diku!
    Po me sa duket nuk paska qene e thene.

      1. Fjalia e fundit e artikullit per ilustrim, tha, si per fillim…
        Po pate durim me e lexu deri n’fun(d)
        Na edhe i’ kritike tjeter specifike, per ty specifikisht.
        Shkruhet “jemi specifike” jo “jemi specifik”.
        Maje kusurin, tha, si bakshish, bashke me nji keshille: kur i shkrun robve per here te pare mos e nis me sarkazem dhe ironi, tha…

  2. Me duket edhe mua se autori ka bere te vetin stilin e Muç Nones dhe Mero Bozes, rri e rri e keput nga nji. Ne fakt kerkimi ne vetvete eshte interesant, se mund te kuptohen disa gjera rreth qeverisjes.
    Nga tabela ( do ishte me mire janari lart e dhjetori poshte), duket se ne 2013,2014 e 2015, Rama ka qene relativisht stabel ne krye te puneve. Ne 2016 qe eshte edhe viti historik i Hashashit, prej marsit kur thone se mbillet hashashi deri ne dhjetor, Rama ka bere rregullisht mungesa te ndjeshme.
    2017 ishte vit zgjedhor, keshtu qe eshte e kuptueshme qe prej fundit te marsit deri ne shtator Rama te kete marre lejen e barres ( polli goxha pale zgjedhje, zgjedhje me qepallim, jo shaka).
    Ne 2018 shihet me shume relaksimi i punes ne kohe behari, si thote autori, po kjo lidhet me strategjine e tij enveriste, gju me gju me popullin, jemi ne pa eshte ai e me qyfyret qe beri lart e poshte neper Shqiperi.

    1. Ku e sheh influencen e Mucit e te Meros ketu? Cilat perfundime nuk te pelqejne? Atij siper nuk i pelqen fjala zullum, jo se nuk eshte kolektiv, se kot nuk quhet Keshilli i Ministrave. E zullumet me PPP-ra andej vijne.

      Ndonje kritike konstruktive e pranoj, por keshtu qesim jo. Ka shume gazetar e OJQ-ra qe bejne studime te ngjashme, te financuara, e nuk i publikojne te dhenat. Une perpiqem ta bej qe cdokush ti verifikoj. Keshtu qe akuzat se shkrimet e mia i ngjajne mercenareve mediatike apo seksereve, nuk i pranoj. E besoj se nuk duhet ti pranoj ky llogori yne ketu.

      1. Une nuk krahasova shkrimet e tua, thjesht perfundimet bombastike e/o provokative. Po nqs do te te pelqente me shume, mund te te krahasoja edhe me Trampin ne fjalimin e fundit ne OKB, kur tha sa ka bere administrata ime, s’ka bere askush me pare.

  3. Eshte interesant fakti qe cfaredo qe te shkruash dhe sido qe ta shkruash, dikujt do t’i pelqeje, dikujt nuk do t’i pelqeje. Nga ana tjeter ka edhe nga ata qe nuk u pelqen asgje, pervec se kur shihen ne pasqyre mbeten me goje hapur dhe pastaj per te pakten 24 ore rresht i bren mendimi se jane ne profesionin e gabuar dhe duhet te kishin shkuar per nje audition ne Kinostudion “Shqiperie e Re”.

  4. Kjo eshte nje “kritike e shendoshe”!
    Eshte nje taktike e perdorur rendom ne kohen e diktatures. Pertej ironise, kjo lloj “kritike” ndaj pushtetit, eshte nje manever , vecanerisht nervecingritese. Duke i bere (qeverise) “kritiken” per mekatet e vogla, synohet te lihen menjane mekatet e medha.
    Mosmbajtja e premtimeve, korrupsioni e me the e te thashe, jane mekate shume te vogla per klasen e sotme politike shqiptare.
    Si mund te flitet per korrupsion, ne kuptimin e rendomte te fjales, kur vete deputetet jane trafikante droge dhe prostitucioni?!
    Keta qe flasin per gjera te tilla, me shtyjne te imagjinoj nje tip qe mundohet te shlyej njollen e minderit, nderkohe qe shtepia ka marre flake dhe po digjet!

    1. Shume dakord, por per ate lloj kritike qe flisni ju, duhet te merreshin institucionet e ligjit, jo publiku. Vec nese eshte bere per revolucion, por kete duket se nuk e do kush.

      Une mendoj se duhet te jemi te shprehem nje lloj kritike te bazuar ne evidenca duke shpuar vrima ne tehun mbytes te propagandes, pa rene vete ne rolin e propaganduesit me hartime dhe sprova letrare psikoanalitike – nuk di a realizohet, por ja vlen te perpiqemi.

  5. Zoti Shahini a mund te me thoni se ku e bazoni ne shkrimin tuaj kete konkluzion: Për kundërshtarët e tij politikë këto duhet të ishin muaj sulmi për intrigat e radhës, ku duket se Ramën e kapin plogështitë e stinës.
    Jam shume kurioz sidomos per “plogeshtite e stines”
    Ju si studiues rigoroz, a mund te me drejtoni diku ku edhe une si lexues ta shikoj me syte e mi ate qe “u dukerka” qe Ed Ramen e kapin ato te tijat?
    Me siguri e keni bazuar diku, nuk do jete shume e veshtire ta lokalizoni e ta ndani me mua /ne.
    Faleminderit shume

    1. se pari, fjalia nuk eshte konkluzion, por keshille per opoziten: ” Për kundërshtarët e tij politikë këto duhet të ishin muaj sulmi për intrigat e radhës, ku duket se Ramën e kapin plogështitë e stinës. ”

      se dyti, fjala “duket”, eshte relative, pra ne syte e mia duket, dhe jo “eshte”, pra eshte nje supozim.

      se treti, ka studime empirike qe tregojne se produktiviteti gjate muajve te veres bie, prandaj – duke u nisur nga keto studime, dhe duke pare produktivitetin e Rames ne Facebook dhe ne mbledhjet e KM, atehere mund te ngrejme supozimin se “Ramen e kapin plogeshtine e stines.”

      https://www.businessinsider.com/summer-destroys-workplace-productivity-2012-6?IR=T

      Patjeter qe Rama gjate veres ka derguar edhe administraten me pushime, por duke qene se VKM-te me te rendesishme si PPP-rat e ligjet speciale si ai per teatrin jane miratuar gjate korrikut, atehere edhe performanca i tij eshte ne gjykim.

Lini një Përgjigje

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: