FIJE QË NUK PRITEN

FSHADMë lajmëruan për një reagim idhnak ndaj shkrimit tim për dokumentin e “Katovicës”, nga ana e Forumit Shqiptar-Amerikan për Demokraci (FSHAD), në faqen e tyre në Facebook.

Besoj se ky reagim ka lidhje me faktin që kryetari i këtij forumi, Grid Rroji, pat shkruar një analizë pas ri-publikimit të këtij dokumenti, ku e merrte këtë për të mirëqenë, madje duke u shprehur edhe se “ Fjalimi i Ramiz Alisë në Byronë Politike njihej nga profesionistët”.

Kur lexon këtë analizë të z. Rroji, të kujtohet një thënie e Niels Bohr-it, se “parashikimet janë shumë të vështira, sidomos në lidhje me të ardhmen”; meqë yni vëren atje se nuk ka pasur reagime ndaj gjestit të Pëllumbit, dhe pastaj shton:

Aq më pak mund të pritet ndonjë reagim nga një pensionist i politikës si Fatos Nano.

Material për teatër absurd – meqë sot pashë deklaratën e Nanos anembanë mediave në Tiranë; por me siguri kjo ka ndodhur pasi Nanoja ka lexuar faqen e FSHAD-it, ose të ndonjë blogu tjetër, ku është përcjellë elaborati i Rrojit, dhe pastaj e kanë urdhëruar edhe atë të flasë.

Se si dhe pse njihej nga profesionistët, këtë e ka sqaruar Dalip Greca në “Dielli” – materiali, në fakt një lëvere, i është dorëzuar atij nga Tomor Malasi: jo pikërisht personi nga i cili priten rivelacione, për dokumentet sekrete të KQ të PPSh-së.

Por le të kthehemi te kritika therëse e FSHAD-it (materiali është i panënshkruar; uroj të mos ketë dalë nga pena e z. Rroji vetë).

Shkruan FSHAD-i në Facebook, në komentim të shkrimit tim “Dysh në drejtshkrim”:

Nuk mund te mungonte nje perpjekje per te ngaterruar nga skutat e parise. Megjithate, vihet re se nuk merren me thelbin e problemit, dmth me sundimin nga paria e Katovices, por me elementin gjuhesor te dokumentit. A thua se aty e kemi te tere problemin.

Le t’i marrim me radhë këto akuza – pikësëpari, Peizazhe të Fjalës quhet “skutat e parisë”: pse skutat? pse të parisë?

(Duhet saktësuar këtu se me parí kryetari i FSHAD-it z. Rroji ka kohë që quan të gjithë ata që nuk i pëlqejnë, ose që ia zënë rrugën, ose që i duket se ia zënë rrugën. Kanë një zakon të keq, këta debatues – nuk arrijnë dot ta respektojnë kundërshtarin; para se të debatojnë me të, duhet ta poshtërojnë një herë.)

Edhe përpjekja ime, quhet “për të ngatërruar”; pa çka se unë e bëj për të sqaruar; meqë të përpiqesh të gjesh nëse një dokument është i mirëfilltë apo jo, kjo nuk mund të bëhet kurrsesi për të ngatërruar njeri, përveçse për të ngatërruar të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë paçavuren e radhës për kapital politik.

“Nuk merren me thelbin e problemit,” thotë FSHAD-i, por “me elementin gjuhësor të dokumentit.”

Të lëmë mënjanë këtu arrogancën e kujt dëshiron të diktojë se me çfarë duhet të merret Peizazhe të fjalës; dhe të përqendrohemi te gabimi logjik elementar i këtij argumenti.

Në fakt, çfarë i duket FSHAD-it “thelb i problemit”, ose “sundimi nga paria e Katovicës”, nuk është pa lidhje me autenticitetin e dokumentit që këta e përdorin për të konfirmuar këtë sundim – pse, sikur të ishte dokumenti i rremë (sikurse unë mendoj se është), atëherë sundimin nga paria e Katovicës duhet ta vërtetojmë me mënyra të tjera.

Prandaj edhe unë jam marrë me aspekte gjuhësore të atij teksti jo për t’i vënë notë hartuesit të tij, por për të treguar se një tekst i tillë nuk mund të dilte nga aparati i KQ të PPSh të asaj kohe.

Po kjo është gjë e vogël, të thotë FSHAD-i; sepse rëndësi ka Katovica.

Dakord, rëndësi ka Katovica – por ti Katovicën bash nga ky dokument e sendërtove si faktor. Prandaj le të fillojmë me autenticitetin e tekstit, dhe pastaj të kalojmë te Katovica; jo të përdorim konspiracionin që përsiat dokumenti si argument për të kundërshtuar ata që e gjejnë dokumentin jo bindës.

Në disa forume, kam parë të artikuluar edhe argumentin e mëposhtëm: teksti nuk mund të mos jetë autentik, sepse të gjitha ato që shkruhen aty “kanë dalë”.

Tani, nëse “kanë dalë” ato parashikime apo jo, për këtë mund të diskutojmë; por edhe sikur të kenë dalë, dhe Shqipëria pas vitit 1990 të ketë ndjekur skemat e përvijuara në atë dokument, kjo nuk do të thotë se dokumenti është autentik, ose është ashtu siç paraqitet – por vetëm që kush e ka shkruar, ka qenë në gjendje të parashikojë zhvillimet historike.

Parashikimet vërtet janë të vështira për t’u bërë, sidomos kur është fjala për të ardhmen; por jo të pamundura.

Në momentin e tanishëm, Katovica shqiptare i ka të gjitha karakteristikat e një teorie komploti – meqë i shpjegon të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri këta 20 vjet si të planifikuara në tavolinë, nga një grusht përbetarësh.

Dhe më tej akoma: jo vetëm i shpjegon këto zhvillime si të planifikuara, por edhe i paraqit aktorët kryesorë të skenës politike shqiptare këta 20 vjet: Berishën, Nanon, Metën e kushedi kë tjetër, si të komanduar, me fije; ose si kukulla, të cilave tani u duhet gjetur kukulltari (puppeteer). Brenda kësaj bote imagjinare, vullneti i lirë dhe rastësia nuk ekzistojnë; gjithë çfarë ndodh, është e komanduar.

Edhe z. Rroji, në shtjellimet e veta, përdor gjuhë tipike konspiracisti teorik, si në pasazhet që vijojnë [theksimet janë të miat, 2Xh]:

deklarata [e Servet Pëllumbit] nuk mund të jetë as një lajthitje e rastësishme e as e pakëshilluar me qarqe të caktuara, të cilat ndonëse në hije, kanë përcaktuar të gjitha lëvizjet politike gjatë tranzicionit. Thënë thjesht, deklarata ishte e porositur dhe e mirëllogaritur.

Cilat janë arsyet që e shtyjnë “dorën e padukshme” të pohojë ekzistencën e vet, ndërkohë që është kujdesur gjatë këtyre viteve t’ja fshehë popullit prezencën e saj me të gjitha mjetet?

[G]jykoj se mesazhi i përçuar nga z. Pëllumbi nuk i drejtohet vetëm përfaqësuesve të klaneve të parisë, por përbën një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë se loja politike dhe rrjedhimisht edhe shteti kontrollohet tërësisht prej arkitektëve të parisë sipas strategjisë së Katovicës.

Edhe pse kryeministri Rama duket se ka krijuar një celulë ojq-iste brendapërbrenda PS-së me të cilën dëshiron të qeverisë, dërguesit e z.Pëllumbi kërkojnë të na thonë se Rama ka siguruar mbështetjen e dorës së padukshme, atij grupi të konsoliduar pa miratimin e të cilit askush nuk ka mundur të qeverisë gjatë këtyre 23 viteve.

[D]uke u treguar shqiptarëve se edhe Edi Rama është aty ku është në sajë të mbështetjes së dorës së padukshme të parisë së Katovicës ata synojnë të dekurajojnë çdo lloj lëvizje politiko qytetare që ka për qëllim ndërtimin e shtetit.

Dhe kështu me radhë. Këto teori komploti janë hiperbolike në vetvete, dhe aq më tepër kur mbështeten në dokumente të dobëta, si ky për të cilin flasim; por dëmi i tyre i kryesor ka të bëjë me diskreditimin që i bëjnë argumentit vetë.

Dua të them se teza që lëvizja e Dhjetorit është infiltruar dhe kontaminuar në masë të madhe nga Sigurimi i shtetit nuk tingëllon, si e tillë, e gabuar; njëlloj si teza tjetër, që Sali Berisha u imponua si kreu i opozitës me miratimin e heshtur të “kupolës” së PS-së, me Ramiz Alinë në krye. Po ashtu, është afërmendsh të besosh se njerëzit e regjimit Alia, në fund të viteve 1980, po bënin të pamundurën për të ruajtur kokën, përballë tsunamit që ishte shfaqur tashmë në horizont; dhe çfarë ndodhi në Rumani, me Çausheskun, duhet t’u ketë futur frikën në palcë dhe t’i ketë nxitur të përgatiten për momentet kritike të ndërrimit të regjimit.

Mirëpo teoria e komplotit e Katovicës e diskrediton këtë hipotezë dhe përsiatjen që e ndjek; duke e zëvendësuar me një skenar fantapolitik programimi historik, dhe duke ri-prodhuar, si mbështetje, dokumente të shkruara me gisht, si ky që është rikthyer tani në qendër të vëmendjes.

Për të qenë ironik deri në fund, unë do të vëreja se edhe vetë dokumenti i tanishëm mund të jetë krijim i dorës së padukshme të Katovicës, e cila e ka të qartë se nuk do të kish mënyrë më të mirë për të mbetur në hije, sesa duke paraqitur prova absurde të ekzistencës së vet.

E thotë mirë Shekspiri te Tregtari i Venedikut: “The devil can cite Scripture for his purpose,” (“Djalli mund të citojë shkrimet e shenjta, për qëllimet e veta.”)

Doemos, qasje të tilla nuk na shpien gjëkundi. Nuk na lejohet që të ngremë hipoteza dhe teori të jashtëzakonshme, dhe pastaj të shohim gjithçka të rastësishme që ndodh, si prova se këto hipoteza dhe teori i përgjigjen së vërtetës. Prandaj edhe them se Katovicën duhet ta lëmë, fino a prova contraria, aty ku e ka vendin – në faqet e librit të përrallave – dhe të përpiqemi t’i afrohemi së vërtetës me skepticizëm; në rastin konkret, duke i vlerësuar dëshmitë e sjella në imtësitë e tyre meqë, për të përmendur prapë qoftëlargun, “The Devil is in the details,” (Djallin e gjen te imtësitë).

Se po të ecim me logjikën e FSHAD-it dhe të teorive të komplotit, atëherë do të na duhej të deduktonim, ose të paktën të përsiatnim, se edhe entuziazmi i FSHAD-it për diskreditimin e parive të Katovicës nga dokumenti i rizbuluar prej Servet Pëllumbit nuk është, as ai, veçse pjesë e skenarit të Katovicës – meqë sa më groteske të jenë metodat e “demaskimit” të atij komploti, aq më i sigurt do të ndihet komploti vetë.

Përndryshe, nëse FSHAD-i vërtet ka kohë të lirë për të zhbiruar në universitetin e historisë alternative të politikës dhe të parive shqiptare (ku asgjë nuk ndodh, pa u urdhëruar më parë nga një autoritet sa i fshehtë, aq edhe fuqiplotë), kushedi do të jepte ndonjë kontribut, sado modest, në ndriçimin e misterit të vdekjes së Hysni Kapos (sipas njërit prej postulateve bazë të teorive të komplotit, nuk ka vdekje që të mos ketë qenë vrasje), me të cilin pashë tani që po merrej seriozisht një televizion këtu në Tiranë. Kushedi gjithçka atje do të ketë filluar, që nga ajo vrasëvdekje e pazbardhur.

Nuk ka komente

  1. Mua me ngjan se ti xha xha ke me shume nevoje qe Katovica te mos jete reale sesa per te verteten, pasi e likujdove deshmine e Servetit ne baze te nje letre rreth se ciles nuk dime asgje.
    Per aq sa dime ne, gjuha mund t’i takoje ndonje shqiptaro-amerikani qe mund te kete qene i CIA-s dhe ka shkruar ate mund t’i jete raportuar me goje nga ndonje prej te pranishmeve. Ate forme te shqipes e gjen vetem tek te larguarit toske te 1945 , zakonisht balliste. Dime edhe qe CIA ka qene plot me shqiptare te tille, jo vetem si diversante..
    Te verteten rreth letres mesa duket e di vetem Malasi, gjithcka tjeter eshte hipoteze.

    Ne kete pike hipoteza me e vlefshme del ajo qe mbeshtetet nga prova te tjera, ne rastin tone,provat jane realiteti i pasletres, dhe deshmia e njeriut brenda pilafit.
    Pra ne kompleks, hipoteza qe letra te jete besnike e nje ndodhie te ngjare apo ngjarjeje te ndodhur, eshte me e vlefshme, rrjedhimisht me e besueshme.

    Ne nuk kemi asnje njohje shkencore rreth çfare ka ndodhur, perndryshe do dilnim te gjithe historiane vetem pse kemi qene gjalle kur historia ka kaluar. Prandaj nuk ka nje histori zyrtare dhe nje histori alternative, por ka vetem hipoteza me te besueshme dhe me pak te besueshme.

    Teresia e fakteve çon ne perfundimin se Katovia shqiptare eshte hipoteza me e besueshme.
    Nuk e njoh fare Malasin, po nqs ka sajuar gjithçka atehere eshte gjeni i politikes dhe duhet te hyje ne histori si gjeniu me i madh politik i te gjitha koherave.

    1. Hyllin, nëse Katovica ka ndodhur apo nuk ka ndodhur, ashtu sikurse po duan ta paraqitin, mua kjo nuk më ndryshon gjë në jetë – unë nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e strukturave të pushtetit as të regjimit Alia, as të regjimit që e pasoi.

      Por nuk duroj dot që të më fyejnë inteligjencën, dhe të më kërkojnë të besoj gjëra që janë haptazi të pabesueshme, si dokumenti në fjalë. Them se nuk jam i vetëm, në këtë dëshirë për t’iu qasur historisë me një mendësi adulte, jo prej zelltari të infantilizuar.

      Sa për të tjerat, i kam bërë të qarta në shkrim; sikurse dhe gjetiu. Ja, lexo këtë shkrim, të vitit 2005, nëse ke interes të dish si e mendoj unë punën.

  2. Tani, une nuk e di se sa koketrashe dhe amator ne pergjithesi duhet te jesh per te mos kuptuar qe autenticiteti i dokumentit ka rendesi kritike ne kete rast, perndryshe i bie te jesh duke bere gam gam kot me se koti.

    Tani, sa mend dhe sa zgjuarsi dhe sa tituj akademike duhen per te kuptuar qe nese shkronja ‘i’ e vogel e shtypit ne kete koment, kthehet default-isht ne shkronjen “I” te madhe te shtypit, shkruesi ne fjale I bie te jete ne linje ajrore diku afer me zyrat e FSHAD-it? Ky nuk eshte detaj vec, ky eshte celesi I leximit, dreqI e morI!

    Kush e ka shkruar atehere, vazhdojne te pyesin, meqe edhe fjalet dolen! Impenjohu deri ne fund menderisht dhe pergjigja do te te vije ne menyre spontane, them une. Minimalisht eshte shkruar nga dikush qe kishte nje goxha interes te fshihte disi rrjedhen e vertete te ngjarjeve, po c’rendesi ka ne fund te fundit se si shkuan saktesisht ngjarjet!

    Tani, si eshte e mundur qe keta te memove te sjella nga deti apo nga Serveti, te imitojne ne menyre kaq amatoriale profesionistet e frikshem te Ochranes, xhanem!!!

    Se c’mu kujtua Nikotini, ka nje element te forte humoristik kjo Katovica….

  3. Autenticiteti i letres sikunder e ke thene vete eshte pune specialistesh, persa kohe qe s’kemi ndonje gjykim profesional, na ngelen vetem hipotezat, dmth argumentimit tim te mesiperm nuk i levizet as presja. Nuk shoh ndonje arsye aq te forte qe te mbash pozicionin e vertetesise absolute duke anashkaluar teresisht argumentimin tim.

    1. Ja te te jap une nje hipoteze tjeter, Hyllin. Une e kam te shenuar ne kujtese friken dhe ankthin e prinderve te mi ato dite te rremujshme te renies se regjimit. Frike per femijet, pavaresisht deshires per ta pare te terhequr zvarre bustin e Hoxhes. ‘Do te te perjashtojne nga shkolla, ju kane filmuar, do ju arrestojne, femije mosmirenjohes, ti nuk i njeh keta, nuk e lene pa gjak, gjithe sakrificat tona i hodhe ne plehra’. Frika ishte e madhe, askush nuk kishte siguri se si do te shkonin punet, mund edhe te zgjidhnin shtypjen me dhune.

      Col senno di poi, tha, kam konkluduar se ne fakt, brezi i prinderve tane dhe i Saliut, nuk mund te mos kishte frike per femijet dhe ndoshta edhe per veten, per koken e vet, jo per postet. Logjikisht, ai brez kishte pare te rrenoheshin te gjithpushtetshem te te gjitha niveleve dhe fushave te dijes dhe shkences, deri edhe Mehmet trimin e Luftes se Spanjes, qe te mos permend ketu gjeneralet e tjere, me grada e pa grada.

      Te vetmit qe nuk dukeshin te kishin ndonje lloj frike ishin Saliu, Pashko dhe ndonje intelektual tjeter. Tani, pa perjashtuar mundesine e nje trimerie te lindur dhe te cartur te ketyre harushave te demokracise, mund edhe te jete qe keta te kishin marre nje lloj garancie nga Perendimi, dikush mund edhe t’i kishte kontaktuar gjate udhetimeve jashte shtetit. Me komplicitetin e plote te Sigurimit, ndoshta, te pakten dijenine. Ore, si eshte e mundur qe nuk kishin fare frike, as per veten, as per gruan, as per femijet?

      Ketu kerkon te futet si pyke shpjeguese Katovica e rizbuluar nga Serveti. Une di nje gje, qe zakonisht te vertetes i afrohesh duke perjashtuar hipoteza idjote te ngritura mbi dokumente false ose pacavureve te drejtorive te dizinformimit. Ciles se vertete pastaj? Ciles, kur ti e di shume mire qe kur te deklasifikohen letrat e verteta, protagonistet por edhe ne, nuk do te jemi me ne kete bote?

      Shyqyr qe u ktheve mes nesh, ore.

      1. Prinderve te tu, sikurse shumices se shqiptareve, aq shume u kishte hyre frika ne palce nga dyzet vjet diktature sa kishin humbur sensin e realitetit. Saliu, Pashko, Ceka e ndonje intelektual tjeter, duke qene prane strukturave te pushtetit, e duke pasur edhe nje nuhatje te lindur politike, e kishin kuptuar se bishes i kishin rene dhembet. Gjithsesi nuk mund t’ua mohojme trimerine, sepse edhe sikur te kishin marre garanci, sikurse thua ti, nga Perendimi a nga Sigurimi, mbetej gjithnje rreziku i ciflave te çmendura qe mund te vinin nga fragmentet me te indoktrinuara te ushtrise apo sigurimit.
        Se fundi, mire keta qe mund te ishin pjese e ndonje komploti te pergatitur nga Alia, po qindra studentet qe hyne ne greve urie pa ua bere syri terr, edhe ata nga “Katovica” i moren garancite? Te mos harrojme se gjithçka nisi prej tyre.

        1. Nuk e kuptoj se pse emocionohem kaq shume kur bie fjala tek 10-oristet. Ndoshta ngaqe me duket pak vetja si veteran lufte….

          Relapso, ne diku do ishim futur patjeter, mund te shperthenim ndonje garnizon, mund te futeshim dhe te hidhnim ne ere ndonje strehim atomik, rastesisht perfunduam ate mengjes ne greve. Rastesisht, fare rastesisht.

          Ndjese per daljen jashte teme.

        2. Nga pervoja ime e nga sa kam pare mund te them se keto konferenca “ad honorem” apo edhe vellimet e tipit “festschrift” nuk behen vetem pasi personi ka vdekur, perkundrazi, behen sa eshte gjalle personi, perndryshe s’kane shume kuptim. Pergjithesisht permbajne kontribute te fushave qe ka studiuar personazhi te cilave u kushtohen, e pergjithesisht organizohen nga miqte, koleget, bashkepunetoret dhe dishepujt e tij. Megjithate mund te kete edhe modele te tjera qe mua nuk me ka rene rasti te shoh.

          1. Te citoj o babam : “Duke qene kjo nje konference “ad honorem”, kushtuar vepres se Fiedler-it, nga programi me beri pershtypje nje gje:

            Perveç Laudatio-s se R. Ismailit, nuk ka as edhe nje kumtese qe te kete per objekt aspekte te kontributit shkencor te Fiedler-it. Pergjithesisht bie ne sy mungesa e gjuhetareve, kolege dhe bashkepunetore te Fiedler-it (B. Demiraj, E. Likaj, A. Omari, Xh. Ylli etj. etj.) qe mund te kishin vleresuar kontributet e tij te veçanta a se paku te kishin mbajtur kumtesa qe t’u perkisnin fushave te gjuhesise qe levroi Fiedler-i.”

            Tani, nese ti perdor kohen e kryer te thjeshte per nje studjues qe levron edhe sot e kesaj dite dhe presupozohet te levroje neser ose pasneser diku ne Tirane, mua me lind dyshimi qe ose nuk e ke lexuar tamam programin ose ti mendon se ka vdekur. Sepse, per sa kohe qe une jam gjalle e gezoj shendet to plote, konferencat “ad honorem” per mua, pervecse nje laudatio fillestare per mua asgje tjeter nuk mund te kene, se per sa kohe ‘jam i gjalle e jam ne jete, jam ne drite te vertete’ dhe kumtoj e flas vete per ekspeditat e mia, e nuk pres shtate kumtesa per punen time nga koleget. Konferenca vertet eshte per nderin tim por nuk eshte mbledhur per te shkruar epitafin tim, ose te pakten kjo eshte ideja ime per nje konference ku i nderuari i radhes eshte ne salle i pranishem dhe do kumtoje i pari ne liste. Qe ketu ndryshimi midis konferences ‘ad honorem’ dhe asaj perkujtimores. Nga kjo e dyta po, une pres qe miqte e mi, kolege, bashkepunetore apo dishepuj te blogut ku une shkruaj te hidhen e te me kujtojne vepren dhe kontributin.

            Une nuk kam fare pervoje me konferencat, sa here qe me kane ftuar miq te ndryshem nuk kam mundur te shkoj, por nuk heq dore kollaj nga ideja ime e konferences, tha. Por ndoshta jam ngaterruar une nga ajo ‘levroi’, xhanem.

    2. Hyllin, unë u shpreha për tekstin e dokumentit, duke nxjerrë përfundimin se ai nuk ka gjasa që të jetë hartuar në aparatin e KQ.

      Vetëm kaq mund të bëj, me sa di dhe sa zotëroj.

      Për të dhënë gjykime për Katovicën shqiptare, duhen plotësuar disa premisa – prej të cilave, e para është nëse i ka dërguar vërtet Gorbaçovi letër Ramiz Alisë, pas Katovicës.

      I pari është gjallë, ndonjë gazetar shqiptar edhe mund ta kish pyetur.

      Nëse kjo letër është dërguar, për të do të kenë mbetur shenja në protokollet dhe arkivat e Moskës; edhe sikur Ramiz Alia këtej ta ketë zhdukur.

      Sa për atë që thua, se materiali i paraqitur ka cilësi profetike, unë sërish do të shtoja se zhvillime të ngjashme me ato që parashikohen atje ka pasur edhe në vende të tjera të Lindjes, me të cilat Gorbaçovi komunikonte lirisht.

      Me ç’rast ndonjë përshtatje nuk mund të përjashtohet.

      Por këtu unë dal nga fusha ku ndihem i sigurt, për t’u futur në spekulime; dhe në spekulime nuk konkurroj dot me anti-katovicarët e mbramë.

  4. Hysni Kapo ka vdekur nga një kancer i pankreasit që kishte dhënë metastaza kur u zbulua gjatë operimit në Paris. S’është bërë ndonjëherë publike, megjithatë është e habitshme që Vito të mos ta dinte. S’ka lidhje me bisedën po edhe mua më tërhoqi vëmendjen prirja e emisionit

  5. Eshte patetike perpjekja per te konvertuar cilindo qe shpreh skepticizmin me te vogel persa i perket autenticitetit te dokumentit ne fjale.
    Fjalen “konvertim” e perdora jo rastesisht. Parafolesi po na tund karten e rreckosur te “specialisteve”, nderkohe qe edhe po te lexonte termat “tweeter”, “facebook”. “ipad” ne dokumentin e Sergei Nilusit do ti skartonte me argumentat klasike : “Aq me keq per faktet”.
    Cila hipoteze eshte me e besueshme, ajo qe nje grusht komplotistesh po levizin fijet nga gysem-erresira gjate 23 vjeteve (per me teper qe pertej-varrit), dhe per te bere komplotin me te padukshem instruktuan buratinet e tyre (Berishen&Co) qe edhe ti plaste brenda?
    Apo natyra mercenare e individit mesatar shqiptar qe e dredh “Sapo dimer vjen behari”. Shtoi kesaj faktin qe ne ate moment historik (1989) ishin komunistet qe kishin gati monopolin e Pushtetit, Arsimimit etj.
    Konvertimi erdhi natyrshem (per standartin etik tipik te shqiptarit mesatar) ashtu si edhe 400 vjet perpara ne Islamizem apo kur Zogistet u gdhine te nesermen fashiste e te pasnesermen komuniste.
    Megjithate shumekush mund te ngushellohet me faktin se egzistojne qarqe te caktuara ne USA qe akoma me heroizem mbrojne idene se renia e BRSS nuk ishte renje por nje plan djallezor i Gorbacovit per ti kaluar uje nen rrogoz Daj Samit.

    1. Aq më tepër që konspiracistëve teorikë, që mbrojnë tezën se gjithçka është e kontrolluar dhe e komanduar me fije të padukshme, herët a vonë do t’u duhet të përballen me pyetjen se kush vallë i kontrollon ata vetë; dhe pse nuk e nisin që andej zhbirimin.

      1. Kjo më shkoi në mendje dhe mua. Deri para pak kohësh, Grid Rroji ka qënë “nën kontrollin” e Sali Berishës, prej tij “komandohej” – i presupozuar ky i fundit si njeri i Katovicës. Rroji mund të na jepte detaje të pafund, për ta demaskuar këtë komplotist të parisë, sipas tij.

  6. Historia e “Platformës së Katowices” të dalë nga “Mbledhja e Katowices” gjasme e mbajtur në qytetin polak në vitin 1987 shtjellohet më tej nga opinionisti prolifik shqiptaro-amerikan Frano (alias Frank) Shkreli në një nga shkrimet e dendura të tij në Gazetën Telegraf. Z. Shkreli e merr të mirëqënë Mbledhjen e Katowices edhe pse nuk paraqet asnjë provë për mbajtjen e saj. Shkreli del zbuluar kur thotë se Gorbaçovi mblodhi “ish-udhëheqësit e partive komuniste” kur dihet se në vitin 1987 sistemi nuk kishte ndryshuar dhe për rrjedhojë emërtimi “ish” është krejt i pasaktë. Shkrimi i Shkreliti plotë këtu: http://gazetatelegraf.com/frank-shkreli-amaneti-i-cuar-ne-vend/
    Kjo historia e mbledhjes së padokumentuar të Katowices – më kujton një lajm të agjencisë prestigjioze OboboNews para disa vitesh, ku njoftonte për një Kongres të Albanologjisë ose diçka e tillë në Kajro dhe ca deklarimeve të bujshme atje. Edhe pse njoftimi ishte dukshëm për humor, një deputet i PD-së që më vonë u bë Ministër i Punëve të Jashtme e mori të mirëqënë dhe madje shkruajti një reagim serioz në gazetën Panorama… Kam frikë se 1 prilli për disa është 365 ditë në vit…

  7. Ne (shqiptaret) qofshim! Po te besh nje kerkim ne google (France) te fjaleve ‘katowice’ dhe ‘gorbatchev’, nuk te del qofte dhe NJE I VETEM burim qe te evokoje te supozuaren mbledhje te Katovices !!! Ne shqip, me mijra
    :))

  8. Komik eshte fakti qe qendra e debatit Katowica vete ka ca gjera qe sikur nuk shkojne. Ajo pretendohet te jete bere ne 1987 dhe ku te kene marre pjese Sekretaret e Pare te Partive te Kampit Socialist me Gorabcovin ne krye.
    Nje grumbullim kaq i rendesishem jashte territorit te BRSS bile as ne Warshave eshte te pakten i dyshimte.
    Pastaj si eshte e mundur qe nuk egziston asnje prove e ketij grumbullimi komplotistesh?
    Pergjigja do vije menjejere nga besimtaret fanatike te kesaj teorie-konspirative: Gorbacovi 48 ore me pare ishte pare ne Moske duke blere nje paruke jeshile per ta perdorur per kalim ilegal kufiri BRSS-Poloni.

    A mos valle keto xhevahire komplotiste lidhen me nevojen psikologjike gjysem-koshiente per ti ofruar nje alibi vehtes per faktin se nuk ke qullosur gje ne jete?

    Keshtu mund te fleme te qete se fajin per cdo deshtim apo frustracion te krijuar edhe tani pas 23 vjetesh na e kane ca te perbetuar.
    Sigurisht kjo mund te jete vetem nje nga 10 shpjegimet e mundeshme. Por a eshte e pamundur?
    Sigurisht per ceshtje kaq te komplikuara asnjehere nuk ka nje shpjegim te vetem dhe shterues.

  9. I trishtueshëm në këtë diskutim mbetet fakti, që palët në diskutim gjenden në pozicione krejt të ndryshme. Ndërsa xhaxhai vë në dukje me profesionalizmin e nevojshëm falsitetin e dokumentit, që është objekt i diskutimit dhe shkon më tej duke shprehur publikisht refuzimin e tij për të diskutuar mbi zhvillime historike duke u bazuar në një provë të dukshme të rreme, Grid Rroji, i cili nuk e ka kompetencën e nevojshme për t’i bërë analizën e nevojshme elementëve sociolinguistikë të tekstit, që të arrijë edhe ai dot tek i njëjti konkluzion; i nxitur nga pasioni për të arritur doemos politikisht atje ku do, mohon të vërtetën shkencore.
    Palo punë kjo që bën Grid Rroji, por duke mos qenë në gjendje të bëjë dot gjë tjetër, dhe duke mos qenë në gjendje të rrijë dot edhe pa bërë asgjë, shpik teori konspiracioni dhe fajëson dikë tjetër, i cili për hir të higjienës intelektuale, nuk e ndjek nga pas.
    Grid Rroji siç duket nuk e ka kompetencën e nevojshme shkencore të gjykojë autenticitetin e një dokumenti të epokës së Ramiz Alisë, por mjafton të këshillohet me dikë, i cili e ka ekspertizën e nevojshme gjuhësore, si në rastin e kolegëve që shkruajnë ne “Peizazhe të Fjalës”, për të mësuar më shumë, ose të pyesë ndonjë nga komunistët e familjes së tij, të cilët me siguri do ta sqarojnë se është duke rrahur ujë në havan me këtë mesele.
    E pakuptimshme mbetet përbuzja Grid Rrojit për “Peizazhet e Fjalës” dhe autorët e saj, ndërkohë që Grid Rroji, nëse ka nevojë të përbuzë dikë, mjafton të shohë veten e vet në pasqyrë për bythëputhjen që i bëri Sali Berishës në një kohë, që esnafët bashkëkohorë, kur ju duhej t’i zinin emrin në gojë, kërkonin më parë ndjesë në publik. Siç duket një plevit i vjetër që e mbërtheu shumë vite më parë tek Alb-Club i mirë dhe i vjetër, ku gjithsesi edhe ai vetë shkruante sa mundte me pseudonim, i paska lënë një hije.
    Tjetër gjë.
    Në kohët kur historia e Shqipërisë po shkruhet sipas pasioneve të gjysmakëve të radhës është një veprim shumë fisnik, kur dikush me ekspertizën e nevojshme ve në dukje falsifikime eklatante me dashakeqësi manipuluese. Natyrisht është e nevojshme të këmbëngulet për të verifikuar autenticitetin e fakteve historikë; madje unë do ta shikoja si një detyrim moral të kujtdo, që është në gjendje ta bëjë këtë. Moskallëzimi i falsifikimit të fakteve historikë është një lloj moskallëzim krimi.
    Edhe një tjetër gjë.
    Meqë këtu u hap kjo temë, do t’ju sugjeroja të ndiqnit një skandal që përfshiu një revistë të pozicionuar relativisht mirë dhe në krye të shtypit gjerman, e cila që atëherë nuk e mori dot më veten. E kam fjalën për revistën “STERN”, e cila u bë viktimë e një falsifikatori të gjoja ditarëve të Adolf Hitler-it, dhe i publikoi këto në vitin 1983 sikur të ishin autentike. Tani, në një shoqëri normale, në të cilën shtypi shikohet si një pasuri kulturore e një rëndësie imperative, një skandal i tillë me siguri që të fundos shumë thellë, për të mos thënë të gropos, gjë që edhe revista në fjalë e ndjeu shumë fort; madje prej të cilës nuk e ka ngritur edhe sot pas 30 vitesh akoma dot kokën.
    Informacion në gjermanisht gjeni këtu:
    http://de.wikipedia.org/wiki/Hitler-Tageb%C3%BCcher
    anglisht këtu:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Hitler_Diaries
    ndërsa italisht këtu:
    http://it.wikipedia.org/wiki/Diari_di_Hitler
    Natyrisht, që si për çdo gjë të tillë kaq pikante, është bërë dikur edhe një film me titullin Schtonk, i cili mua më ka zbavitur shumë.

  10. Lidhur me shembullin e Stern-it, ndofta gazeta Telegraf, Republika dhe Dielli mund te distancohen nga gazetaret perkates qe i kane bere jehone lajmit te paverifikuar te Katovices. Te shohim nese do te ndodhe kjo, megjithese shtypi shqiptar dhe shoqatat e gazetareve nuk mbahen per ndonje standard etike profesionale as edhe ne Ballkan.
    Shembulli me domethenes jepet ne linkun ketu:

    http://oraeshqypnise.blogspot.com/2013/09/sokol-balla-kapet-ne-flagrance-si.html

    Gazetarit ne fjale nuk i hyri as gjembi, biles u rrit ne detyre, jo me te pesonte ndonje mase shkarkimi prej televizioni apo gazetes ku punon. As shoqata e gazetareve te Shqiperise, qe gjoja perpiqet per standarde te larta profesionale, nuk pipetiu. Sa here qe e shoh te intervistoje politikane apo ambasadore habitem se si keta ia rrisin kredibilitetin gazetarit, nderkohe qe ky te pakten duhet te kerkonte ndjese per gabimin e vet ndaj revistes Ekonomist.

  11. “dokumenti” ne fakt eshte nje legjende e Sigurimit te Shtetit per te demtuar forcat anti puniste qe mblidhte PD dhe per te ndihmuar ne plan afatshkurter dhe afatgjate pasardhesen e PPSH. Ky “dokument” qe qarkullon ne internet si i vertete, eshte nje sajese, nje legjendim tipik sigurimi pa kurrfare vertetesie. E vetmja gje qe ka eshte se sajesat me te fshehta te medha, me kompllote, konspiracione, me pari sunduese gjejne gjithmone audience. PPSH edhe sikur te donte te bente ndonje Katovice nuk e bente dot, ishte e mbaruar dhe PUSHTETI eshte ai qe motivon njerezit, bile ka nga ata qe thone qe motivon me shume se cdo gje tjeter. Nga kjo pike pushtetin as nuk ta jep kush dhe as nuk ja jep kujt kur ta marresh. Duke gjykuar thjesht faktet, R. Alia dhe kupola e PPSH mund te jete perpjekur te ruaje privilegjet aq sa mund te ruheshin, por qe nuk kishin me fuqi te ndikon gje. Paradoksi dhe e keqja eshte se kete legjendim te Sigurimit e perdorin grupacione e individe ne aparence anti-komunist. Nese do te spekulloja (pasi skam dokumente) do te thoja qe Sigurimi ka infiltruar ne keto grupacione dhe ka induktuar keto legjenda qe pastaj edhe naivisht i perdorin te tjere.

  12. Sic edhe ka ndodhur here te tjera, PTF u kthye edhe kesaj radhe ne nje postacion qitjeje, gjithsesi sic edhe e thote i nerumi GH, “duke ruajtur nje higjene intelektuale”.

    1. Me fal po kush eshte vene para skuadres te qitjes? Nese e ke fjalen per Rrojin te siguroj qe ky rol i viktimes eshte dyfish me patetik se ai i dekonspiratorit. Te kujtoj qe eshte Rroji ai, qe prej kohesh, qe po ben si BULLY. Me pare ja detyronte lepirja prej servili e tani i serviloset vetes duke e mahnitur ate me aftesite e bullshit.

    2. Unë nuk e di se për çfarë e ke fjalën ti i nderuari TheUsualSuspects, sepse nuk ke thënë akoma asgjë. Po diskutohet, që a mund të gjykohet një ndryshim epokal duke u mbështetur në një dokument të rremë, mbi të cilin është ngritur një teori konspiracioni, apo duhet të kujdesimi për atë të shkretë higjienë intelektuale, pra të mos e hamë gjë sapunin për djathë, pra që gjërat në Shqipëri në këto 20 e ca kusur vite po shkojnë keq se gjoja kjo paska qenë një platformë e fshehtë, sekrete e Ramiz Alisë, Sigurimit, Gorbaçovit e me radhë. Tani unë dhe ca të tjerë ndoshta si unë nuk mund t’ia bëjnë gjë vetes publikisht atë turp dhe të pranojnë të të behën pjesë e një diskutimi publik relativisht të rëndësishëm (kush e ka fajin për mizerjen), duke u nisur nga premisa të rrema, të falsifikuara dhe që në një dukje shumë sipërfaqësore e aspak logjike. Nëse ka nevojë për një analizë kritike të realitet të sotëm, për hatër të Zotit, me shumë dëshirë, por jo duke treguar përralla.
      Postacionin e qitjes (“poligon” do të thuash gjë?!) shko dhe ua trego ndoshta atyre të FSHAD-it, se ata sikur e filluan diskutimin anapolla duke qëlluar qesim me kalibër të gjerë. Tani ti po të kesh ndonjë argument, bujrum nxirre, se këtu është vendi; por po nuk e ke, atëherë rri e mshoi vendit më mirë atje ku je.

  13. Katovica pas nje cerek shekulli eshte nje hiperbole dhe metafore shqiptare e nje pritshmerie logjike dhe realiteti te provuar tashme ne shume aspekte. Vetem Fukajama besonte ne 1992 ne menyre naïve se demokracia, sic njihet e tille ne perendim, do te triumfonte edhe ne Lindje.

    Ndersa Xha-Xhai diskretiton nje dokument “pacavure”, i cili qe kur ka filluar te qarkulloje shume vite me pare si thashetheme virtuale, nuk e besoj se do te ishte menduar ne ate kohe si dokument zyrtar i dale nga zyrat e KQPPSH, por si nje informacion qe kishte perkoluar, penetruar, si nje version jo-zyrtar i asaj c’ka pritej te ndermerrej nga nomenklatura e kohes per te siguruar nje tranzicion sa me te bute, ku roli i saj te mbetej po aq sinjifikant ne periudhen postkomuniste.

    Kjo qe parasheh “katovica” eshte ne fakt nje ligj i dores se hekurt te logjikes te oligarkive(ketu perfshihen edhe elitat komuniste te regjimeve totalitare ku nepermjet formave shteterore kontrollojne gjithe shoqerine), nje pakice qe kur tranzicionet jane te paevitueshme, elitat duhet te qarkullojne, por nomenklatura qe duhet te levize, sigurohet qe ne kete tranzicion merr me vete “veten” ne shume forma, pa i hyre as edhe nje gjemb ne kembe, si ne mentalitet ashtu edhe ne formen e organizimit te pershtatur per kushtet e reja, ku kuadrot e rinj, pjese thelbesore dhe shumica e elites te re, jane aklimatizuar me te nje njejtin pergatitje shpirterore e morale si nomenklatura e vjeter, baballaret e tyre perfshire edhe biologjiket.

    Debati mbi autenticitetin e dokumentit eshte thjesht nje tymnaje qe tregon se “mendjeve te holla”, pas shume vitesh i ka shkuar ndermend te revizionojne situaten, qe kete thashetheme te dikureshme kibernetike te perhapur ne popull, te mund ta vendosin ne qender te debatit, – pikerisht legjitimitetin e dokumentit – dhe ne kete menyre te zhvendosin luften brenda llojit,
    gravitacionin e qendrave lokaliste dhe te gjeneratave te ndryshme brenda elites te re, luften dhe garen midis klikave ekonomike brenda elites se re, ne nje lufte mediatike per te influencuar publikun, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, te fajesoje, te hedhe peshen e mekatit te deshtimit demokratik dhe kapjes se shtetit tek kundershtaret e tyre apo kartat e djegura politike.

    Mendoj se eshte afermendesh per shume njerez qe dokumenti nuk ia vlen te merret shume seriozisht si nje produkt zyrtar i regjimit te Alise, sic e ve me te drejte ne dukje Xha-Xhai, por mbetet nje vegel makiaveliste, duke ndrruar duar dhe u rivendosur ne vemendjen e publikut per te luftuar pale te caktuara dhe interesat e tyre.

    Katovica e marre verbatim et literatim eshte nje naivitet, por “i diabolizmit shqiptar”, i njejti mentalitet qe u legjitimizua ne nivel shteteror dhe zyrtar dhe qe sic duket akoma vazhdon “te korre suksese” ne nje vend qe te venurit dore per t’i kthyer gjerat ne normalitet, te pakten ne ate qe njihet si i tille ne shumicen e vendeve me tradite demokratike, mbetet nje ndermarrje iluzore, e pasuksesshme

  14. Analiza dhe argumentimi i bere letres dhe trajtimi i temes nga xha-xhai me duket i persosur dhe bindes. Madje edhe argumentimet apo me sakte kunderargumentimet e tij perballe verejtjeve qe z. Rroji ka shkruar po ashtu. Bazuar me keto cudira qe degjon te krijohet “pershtypja” sikur cdo gje qenka e paraprogramuar ne kete bote, asgje spontane nuk ekziston. Madje i bie edhe qe nje dore e fshehte ne largesi kohore te panjohur, ka programuar lindjen e personit S. Berisha, rritjen e tij ne malesi, shkollimin e tij ne Tirane, afrimin ne bllok e hedhjen e tij ne politike. Te jete kaq e sofistikuar kjo bote!
    Une e di qe ne nje dite kam lindur e nje dite do vdes por ndermjet ketyre dy momenteve asgje nuk kam mundur ta parashikoj se cdo te ngjase. Ketu qendron spontanja.
    Prandaj me duken me vend tezat e argumentuara per ate punen e letres.

Lini një Përgjigje te HyllinAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin