SUGJERIM PËR TË RREGULLTIT

Të dashur miq dhe komentues të rregullt,

Jam duke vendosur që, tash e tutje, vetëm persona të regjistruar dhe të loguar në WordPress mund të lënë komente në blog.

Regjistrimi bëhet vetëm një herë dhe do të kërkojë gjithsej 3 minuta. E megjithatë, shpresoj se do të ndihmojë për t’i mbajtur larg blogut vandalët dhe larg diskutimeve tona negativizmin e tepruar.

Mund të regjistroheni këtu:

https://signup.wordpress.com/signup/?user=1

Për mua hapësira e komenteve ka rëndësi jetike; prandaj edhe marr pjesë gjithnjë dhe me dëshirë të madhe në debatet, siç mund ta keni parë.

Prandaj do të doja të marr vesh, prej jush, nëse ju duket e arsyeshme kjo masë dhe nëse do ta kishit shumë problem që të regjistroheshit në WordPress, për ta vazhduar këtë përvojë të përbashkët.

Shënim i dt. 11 prill: nuk m’u përgjigj njeri deri tani – po e marr këtë si autorizim për t’i ndryshuar cilësimet e komentimit. Gjithsesi, do ta hap blogun sërish për komente të lira të dielën – nëse dëshironi, gjithnjë mund të më sugjeroni diçka.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin