LAJME PËRTEJ DETIT

Dy lajmet që erdhën nga Tirana, në fillim të dhjetorit, ishin direkt të lidhura me realitetin italian. I pari kishte të bënte me diplomën universitare të Renzo Bossi-t, i dyti me emisionin “AKrasta Show” të televizionit shqiptar Agon Tv.

Në të vërtetë, lajmi i parë nuk ishte i padëgjuar për publikun. Skandali i djalit të liderit të Lidhjes së Veriut (Umberto Bossi) pati plasur që në maj të 2012-s, kur u mor vesh se kishte në duar diplomën e Universitetit shqiptar “Kristal”, më saktë në Fakultetin Administrim Biznes. Në atë kohë ekzistonte dyshimi se diploma e Troftës  ishte paguar me fondet e partisë “Lega Nord”.

Diploma e Bossi jr. zuri sërish faqet e gazetave italiane, por kësaj radhe karburanti mediatik erdhi nga përtej Adriatikut. Gazetat cituan deklaratat e Ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ja çfarë shkruante Corriere lajmi-diploma-falsedella Sera: “77 mijë euro, kaq i kushtoi Renzo Bossi-it diploma në universitetin ‘Kristal’ të Tiranës, në Shqipëri, sipas prokurorëve të Milanos që hetojnë për fondet e Lidhjes të marra nga familja e Senatùr-it [Umberto Bossi shën. përkth.]. Tani mësojmë se edhe prokuroria shqiptare po heton mbi shitblerjen e supozuar të titujve të studimit. ‘Janë rreth dhjetë studentë italianë të hetuar në Tiranë, sepse kanë marrë diploma pa i ndjekur kurrë leksionet në universitetet private shqiptare’, i deklaroi gazetares Raffaella Calandra, në emisionin A Ciascuno il Suo (Secilit të vetin) në Radio24, Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm shqiptar: ‘Nuk duam turizëm diplomash të blera, këta studentë fantazma po hetohen për korrupsion, abuzim në detyrë e vepra të tjera penale. Edhe Renzo Bossi është një nga rastet’”.

Lajmi tjetër ishte krejtësisht i ri, madje publikut italian i erdhi me zërin e klounit dhe artin e humorit. Në emisionin e famshëm në RAI 3, “Che tempo che fa”, humoristja mirënjohur Luciana Littizzetto gjatë serisë së 24 nëntorit 2013, ironikisht shprehu dëshirën se donte të transferohej në Shqipëri së bashku me gazetarin italian Alessio Vinci. “Kushedi si ka shkuar, me gomone” e shigjetoi në fillim duke nxjerrë nga partiturat një lajtmotiv të vjetër. Më pas i tregoi drejtuesit të emisionit, Fabio Fazio, disa pamje të televizionit shqiptar Agon Tv (Akrasta show) duke i thënë: “Ky program mos të sjell ndër mend diçka?”. Drejtuesi i emisionit, që bujt çdo të diel monologun e humoristes, iu përgjigj: “Nuk më vjen asgjë ndër mend…, por idetë janë në ajër. Nuk dija asgjë, gjithsesi”. Më tej Littizzetto, me disa batuta ironike, duke iu referuar ngjashmërisë së emisionit shqiptar me “Che tempo che fa”, shtoi: “Edhe ne i marrim formatet gjetiu, por të paktën i paguajmë. Ty mos të kanë paguar gjë?”, duke thënë praktikisht se televizioni shqiptar e kishte kopjuar formatin e emisionit. Më tej humoristja e mirënjohur Luciana Littizzetto tha: “Por këta shqiptarët, një herë i dhanë diplomë Troftës, tani paguajnë Vinci-n. Dikush duhet të shkojë e t’ua thotë…” (emisioni mund të shikohet në internet në faqen përkatëse, këtu nga minuta 13,47 e videos). Lajmin e dhanë edhe media të tjera italiane, duke filluar nga La Repubblica.

Një program tjetër televiziv mjaft i ndjekur, kësaj radhe midis satirës e gazetarisë, “Le iene”, i kushtoi një pjesë pikërisht ngjashmërisë së dy emisioneve. Titulli ishte: “Alessio Vinci papagall. Drejtori i ri një kanali televiziv shqiptar ka marrë spunto nga një emision Rai”. Emisioni “Le iene”, i datës 3 dhjetor 2013, bëri edhe një analizë të grafikës, pozicionit të drejtuesit, skenografisë, të dy emisioneve, duke i treguar publikut ngjashmëritë e dukshme. Korrispondentja e mori në telefon përgjegjësin e Rai3, i cili tha se programmi ishte kopjuar dhe se RAI-t nuk i ishte kërkuar leje për shfrytëzimin e formatit televiziv; më pas vijoi intervista simpatike me gazetarin italian Alessio Vinci – për ata që nuk e njohin, një gazetar i përgatitur, me përvojë dhe i vlerësuar – i cili i pranoi ngjashmëritë, por jo faktin se ishin dy emisione të njëjta.

Në cilën kategori hyjnë këto lajme nga Shqipëria? Sigurisht, lajmet kishin të bënin me realitetin shqiptar, sepse kishin ndodhur atje, por i vinin opinionit publik për ndërlikimet me aspekte italiane të jetës publike italiane. Në rastin e parë sepse ishte implikuar një personazh politik, në rastin e dytë sepse ishte në mes një personazh i mediave. Në të dyja rastet, plumbi bëri rikoshetë, ose Shqipëria u pasqyrua në mënyrë të ndërmjetësuar. Objektivi i mediave italiane nuk ishte të flisnin për Shqipërinë, por për këtë apo atë personazh italian, mirëpo Shqipëria është sfondi, skenografia ku janë vendosur personazhet italiane, ose ca më keq, fushëbeteja ku përplasen të tjerët. Siç dihet, edhe skenografia, ose mjedisi i një ngjarjeje, lë mbresa tek spektatorët. Çfarë përshtypjesh krijojnë në publik këto lloj emisionesh? Nga një anë kemi diploma universitare që merren lehtësisht nga persona të pamerituar, sipas akuzave me pagesë; nga tjetra kemi televizione që kopjojnë pa teklif dhe që marrin, gjithnjë sipas akuzave, formate të ndryshme televizive pa lejen e autorëve. Duke e njohur mekanizmin pervers të përgjithësimit, e dimë që në mendjen e spektatorit të thjeshtë mund të fiksohet imazhi i një vendi ku mbizotëron korrupsioni dhe anomia, ku ligji i vetëm që sundon është mungesa e ligjit. Në këtë drejtim, lufta ndaj “turizmit të diplomave” shikohet pozitivisht nga të gjithë, porse midis premtimit dhe imazhit të krijuar, ndoshta edhe situatës reale, ka kundërshti të dukshme.

Që lajme të tilla ndikojnë në perceptimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e vërtetojnë edhe batutat e ndryshme të italianëve, si ndaj imigrantëve që njohin, ashtu edhe kur vizitojnë Shqipërinë, madje pikërisht gjatë autostradës Rinas – Tiranë. Nga një anë, pas katrahurës së diplomës së Troftës, vështirë t’i thuash dikujt se je diplomuar në Shqipëri pa marrë si dhuratë të pakëndshme ndonjë buzëqeshje ironike, qoftë edhe mendore. Atëherë detyrohesh t’i shpjegosh se sistemi universitar shqiptar nuk është i tëri për t’u hedhur poshtë, me shpresën që bashkëbiseduesi të të mos kërkojë përqindjen e kalbur. Nga ana tjetër, duket sikur i gjithë sistemi televiziv shqiptar bazohet në vjedhje formatesh e kopjime skenarësh. Pas këtyre lajmeve, mediat elektronike shqiptare rrezikojnë të duken si televizione pirate, që vetëm plaçkitin pasuritë intelektuale të të tjerëve.

Ka edhe një rrezik tjetër, edhe më dinak. Sikurse, skandali i parë, pra ai i diplomës së Renzo Bossi-t, ashtu edhe i dyti, pra ai i vjedhjes së supozuar të emisionit Agon Tv, lënë të nënkuptojnë se sistemi arsimor dhe sistemi mediatik shqiptar kanë probleme të rënda. Lexuesi i thjeshtë i lajmeve, tek e fundit, merr mesazhin se ajo që nuk lejohet në vendet perëndimore, mund të bëhet pa problem në vende të tjera si Shqipëria. Vërtet që nisma pozitive e drejtësisë shqiptare për t’i ndjekur këto çështje rreket ta kundërshtojë këtë kumt të thjeshtëzuar, porse nuk duhet harruar se organet shtetërore ndërhyjnë atje ku ka probleme, pra në një farë mënyre e konfirmojnë diagnozën e rëndë. Kështu në mënyrë tinëzare, në mendjen e qytetarit të huaj zë vend mendimi se Shqipëria është një porto franco korsarësh, një port pa doganë, me fjalë popullore si han pa porta, një lloj territori i lirë nga detyrimet etike e ligjore.

Natyrisht, ky lloj mekanizmi përmban në ingranazhet e vet grason e hipokrizisë, meqë protagonistët e skandaleve, në fund të fundit, nuk janë shqiptarë por italianë. Shqiptarët duhet të mbajnë mbi supe peshën e mëkateve të tyre, por me këto mëkate po zbaviten edhe të tjerë. Është njëlloj sikur ta akuzosh qytetin karshi si të përdalë, ngaqë ka bordello, ndërsa ti je i pari që e frekuenton për atë arsye dhe jo për turizëm kulturor. Ky arsyetim, gjithsesi, nuk të çon larg. Së pari, sepse pavarësisht nga përdoruesit e sistemit, të huaj apo vendas, duhet pranuar se platforma e tij negative është ngritur në Shqipëri. Së dyti, mediat italiane gjithnjë mund të mburren, me të drejtë, se po i denoncojnë hapur abuzimet që janë bërë pikërisht nga qytetarë italianë. Në këtë pikë, përtej pasojave mediatike dhe rasteve të analizuara këtu – meqë prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë, pra Renzo Bossi është i pafajshëm derisa çështja të sqarohet përfundimisht nga drejtësia, sikurse gazetari Vinci mund të jetë thjesht viktimë e një keqkuptimi – e pra, përtej rasteve të veçanta, që urojmë të sqarohen për mirë, në Shqipëri duhet reflektuar seriozisht për shkatërrimin e ngrehinave të tilla pa themele etike, në ekonomi e në shoqëri, ku si zakonisht depozitohen plehra që tërheqin pashmangshmërisht miza nga e gjithë bota.

Nuk mund të mohohet se imazhi i cenuar lidhet si me Shqipërinë ashtu edhe me shqiptarët, kudo që janë. Imazhi i shqiptarëve merr energji si nga prurjet brenda Italisë, me ngjarjet që u takojnë imigrantëve, ashtu edhe nga ndodhitë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, edhe pse pa të drejtë, ujërat turbullohen e mbi opinionin publik vërshojnë ngjarje të përziera me paragjykime e përgjithësime, nga jashtë e nga brenda, nëpërmjet procesit të etnizimit. Për më tepër, në botën e globalizimit e të rrjetave sociale, lajmet kërcejnë si topa pingpongu nga një media në tjetrin, nga një vend në tjetrin, nga një link në tjetrin, në pak orë. Si të thuash, penelatat e portretit shqiptar vërtet hidhen në Itali, por bojërat e ciklat e saj vijnë edhe nga Shqipëria. Ose e kundërta. Pikërisht për këtë arsye, lipset sinergji për t’u vënë diga vërshimeve të tilla, që shkojnë e përmbysin edhe ndërtesat e shëndetshme, që natyrisht nuk mungojnë.

Nuk ka komente

  1. Sapo lexon se shitja e diplomes se Renzo Bossi-t nga nje universitet (le ta quajme keshtu) shqiptar eshte nje realitet italian refuzon ta lexosh kete artikull.

    1. Po ku e lexove xhanëm? Se fjalia e parë e shkrimit flet ndryshe: “Dy lajmet që erdhën nga Tirana, në fillim të dhjetorit, ishin direkt të lidhura me realitetin italian”. Me fjalë më thjeshta, e po të kesh durim ta vijosh më tej artikullin, do të thotë se lajmet u dhanë sepse kishin të bënin me realitetin italian, politik e mediatik… Nuk desha të them kurrsesi se në Itali shiten diploma universitare. Nuk merrem me këtë çështje.
      Me leximin tënd origjinal më kujtove një batutë të famshme të Woody Allen: “Bëra një kurs leximi të shpejtë dhe mësova t’i lexoj faqet në mënyrë diagonale. Munda ta lexoj Luftën e paqen për njëzet minuta. Fliste për Rusinë”.

      1. Zoti Pishak Zhgaba komplimente per nderhyrjen, ju ben nje gazetar te vetedijshem dhe te ndergjegjeshm. Dua vetem te theksoj me keqardhje se shitja e diplomave si te ishin thase me patate neper universitetet tona jane nje realitet shqiptar, nje drame shqiptare. Nuk ka justifikime per keta bij mafjozesh qe perfitojne nga brishtesia ligjore e vendit tone por pergjegjesit e pare jemi ne, qe per te ditur se cfare ndodh brenda shtepise sone duhet te na e thone fqinjet mafioze, boterisht te njohur si predikuesit me te medhenj te krimit dhe korrupsionit.

        1. Tani po fillojmë të arsyetojmë. Le ta pranojmë me sinqeritet se mediat italiane dhanë një lajm të vërtetë. Sipas akuzës, fillimisht italiane, sepse skandali plasi nga hetimet e tyre, në Shqipëri janë shitur diploma universitare. Tani, po hetojnë edhe autoritetet shqiptare. Shumë mirë bëjnë. Rreziku për të cilin flas unë ka të bëjë me përgjithësimin e paragjykimet që krijohen në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve. E përsëris, kemi përgjegjësitë tona.
          Në shkrimin tim, desha të nënvizoj faktin se imazhi i shqiptarëve jashtë nuk brumoset vetëm nga lajmet për “emigrantët e këqinj” që bëjnë krime, por edhe nga prurjet informative që vijnë nga mëmëdheu. Këtu çështja ndërlikohet pak, se nuk ekziston më “ne” dhe “ata”, meqë “ata” vijnë e studiojnë ose punojnë tek “ne”, sikurse “ne” shkojmë për të studiuar tek “ata”. Ja që elementet ndërthuren…, ja që duhet të luftojmë kundër paragjykimeve përgjithësuese… ngado që të vijnë.

  2. Breshkaxhinjte perfitojne gjithmone nga situata, u mjafton cdo arsye me e vogel per te treguar racizmin e tyre idjot , dhe e bukura eshte se flasin per “vjedhje” kur harrojne te shohin pak me shume pertej hundes se tyre , te hapin syte se jetojne ne nje vend te ngritur mbi themelet e mafies ku vjedhja eshte A-ja e alfabetit !

    1. Nuk jam aspak dakord, sepse diskriminimit nuk mund t’i përgjigjemi me diskriminim, racizmin nuk mund ta luftojmë me racizëm dhe sharjet nuk mund t’i fshijmë me sharje. Fjala “breshkaxhinj” është fyerje e pastër, si e tillë e papranueshme. Nga ne pritet të reflektojmë edhe për problemet e arsimit shqiptar, sepse shitblerja e diplomave nuk është “arsye e vogël”, aq më tepër që drejtësia shqiptare po heton për dukurinë. Duke i kujtuar tjetrit problemet e veta nuk është se i zgjidhim tonat. Pa respekt të ndërsjellë dhe pa objektivitet nuk mund të diskutohet.

  3. Ketu shtjellohen 2 ceshtje. Per sa i perket shitblerjes se diplomave, kjo nuk ka pse te cudise njeri se eshte rrjedhim logjik i aplikimit te ekonomis se tregut ne arsim. Mbetet per tu pare thjesht se sa eshte i perhapur. Ai stan ate bulmet ka.

    Per ceshtjen e dyte duhen mbajtur hundet per te mos u asfiksuar nga hipokrizia e pales se pertejdetit. Po, Krasta edhe mund te kete kopjuar, por mjafton te bejme nje krahasim me televizionin Italian te viteve 60-70 me ditet e sotme per te pare se ne c’hale ka rene.
    A mos distributoreve te llumit qe Europes i vjen nga pertej-Atlantiku me plehra vulgare te tipit Gery Springer, Reality Show etj etj, u lind e drejta te ironizojne me italianet per te njejtin fenomen (imitimt)?

    Mua kjo sjellje me kujton ate fenomen qe ndodhte midis ushtareve te vitit te dyte dhe atyre te sapoardhur.
    Te paret tiranizonin te sapoardhurit si per te ekzorcizuar poshterimet identike qe kishin pesuar ata vete nje vit me pare nga ushtaret tashme te vitit te trete!
    Megjithate lakimi i emrit te Shqiperise vertet le nje shije jo te mire.

    1. Në fakt, dy çështjet e para na çojnë tek e treta, që ka të bëjë me pasqyrimin e Tjetrit, me imazhin e Shqipërisë dhe se si nyjëtohet e formohet ky imazh në media. Këtu edhe ne kemi përgjegjësitë tona.

      1. Totalisht dakord. Do ti shtoja nderhyrje suaj te trete (-> joijoanna) qe shperthimet raciste pasi je kapur me presh ne duar jane kunderproduktive dhe te gabuara per disa arsye.
        1) Problemet qendrojne dhe mbrojtja se edhe ti ke “skelete ne dollap” nuk te ben ty vete te pafajshem meqe vodhe pulen e komshiut. A ka mundesi qe te pastrojme njehere oborrin tone para se te merremi me te tjeret?
        2) Racizmi pergjithesisht eshte shenje injorance, dhe kur drejtohet kunder nje kombi (Italise) qe i ka dhene ato qe dihen njerezimit eshte ne rastin me te mire qesharak, dhe konkretisht patetik.

        Le ta provojme njehere keshillen finale te Dr. Panglosit tek Kandidi!

        1. Shoh qe qenka euforizuar me teper sec duhet komenti im dhe jane nxjerre teorira pak sa te tepruara duke u kthyer ne “fenomen” .Gjithsesi sa per sqarim ” breshkaxhinj” ishte nje etiketim ironik, personal, qe u referohet atyre njerezve qe jane aq te kufizuar ne arsyetim sa qe ne vend te shohin gjerat me qartesi ashtu sic jane (ose shpesh here dhe e bejne vet nje rol te tille) kerkojne te shmangin problemin e vertet . Une po gjykoja menyren se si eshte trajtuar fjala ” shqipetar” dhe “Shqiperi” ne temen e siperpermendur nga televizioni dhe opinioni italian. Absolutisht dakort me temen e diplomave te blera apo shkollave private si nje vrime e zeze ne sistemin tone arsimor , kjo ndoshta me shtyu dhe mua personalisht per te ardhur e studjuar ne Itali. Dhe ajo qe doja te shprehja me komentin tim ishte se nuk kemi nevoje te gjykohemi nga dikush qe ne vend te gjykoje fenomenet e veta kerkon te dale i paster duke perbaltur akoma me shume vendin tone. E di i/e dashur parafoles komentet e italianeve apo batutat tmerrsisht ironike dhe raciste per ceshtjet ne fjale ?! Jane teper te tepruara per ti permendur. Gjithsesi meqe permendni aspektin historik italian….lermeni tju them qe histori eshte e shkuara, dhe e respektojme por kjo nuk duhet te perdoret si mjeti qe justifikon qellimin, edhe e sotmja neser do te kthehet ne histori ! Gjithsesi kush jeton ne Itali perballet perdit me gjera te tilla, por kjo nuk ndikon aspak tek ne qe kemi ardhur ketu per te mesuar nga vlerat dhe kultura e fqinjeve tane ( dhe e bukura eshte se e shohin kete gje ne menyre negative pa dashur te kuptojne se ne jemi ketu sepse i vleresojme dhe kerkojme te marrim sa me shume nga menyra e tyre e jeteses duke nxjerre keshtu ne pah virtytet dhe vlerat e tyre, e jetojme gjithmone me koken pas duke dashur te vijme ne vendin tone te sjellim nje fryme me europiane ) Gjithsesi shpresoj qe e gjithe kjo mesele te interpretohet ne menyren e duhur ne vendin tone dhe te na sherbej per te ndertuar nga fillimi nje sistem te denje te bazuar mbi shtetin ligjor dhe mbi te gjitha mbi meritokraci

  4. Jam plotesisht dakort me komentin tuaj,por nuk me vje mire qe fjala “shqiptare” apo “Shqiperi” , nga pjesa me e madhe e italianeve perdoren ne nje menyre teper ironike, sikur duan te etiketojne “dicka” jo te mire .( dhe normalisht cdo emigrant shqiptar ne itali e kupton dhe shpesh here e ” vuan “kete gje ) .

    1. Kjo që thoni ka shumë rëndësi si pohim. E vlerësoj edhe si rishikim të komentit tuaj të mësipërm. Gjithsesi, të jesh viktimë, nuk të autorizon të bëhesh automatikisht kasap. Përkundrazi.

      1. …ama nuk na autorizon as te kthejme faqen tjeter per te pritur si nje Krisht/Ghand shuplaken. Cdo vlere na lexohet si antivlere. Eshte dhe ky nje realitet. Perfshi dhe modestine e tepruar…si dhe luajalitet deri ne vetemohim ndaj “te huajve”

    2. Askujt nuk i vjen mire te behet objekt diskriminimi dhe racizmi, por nga ana tjeter duhet te jemi realiste. Pse duhet ta meritojme respektin e te huajve? Cilat jane ato virtyre te perbashketa qe karakterizojne komunitetin e emigranteve shqiptare e qe duhet t’i bejne italianet te na respektojne? Duke perjashtuar kriminalitetin, drogen, prostitucionin, vjedhjet e vilave te veriut, ne cilat fusha kemi shkelqyer si komunitet ne Itali?

      Do te kem qelluar doemos une pa fat, por deri para ca vitesh, ngado te ktheja syte ne Itali, shihja vetem shqiptare kriminele, harbute, kodoshe, injorante, kokepalare, dredharake e dallkauke. E teksa me duhej t’i pergjigjesha ndonje italiani qe me pyeste se nga jam, nuk ndieja ndonje vale krenarie te me mbushte zemren.

      Mendoni vetem nje fakt:
      Jemi a s’jemi 1% e popullsise se pergjithshme ne Itali, por zeme 20% te popullsise se burgjeve italiane!

      Keto vitet e fundit sikur kemi filluar te normalizohemi pak, por emrin e keq qe kemi fituar si komunitet ne menyre me se te merituar, nuk do te jete e lehte ta heqim qafe. Prandaj merreni shtruar e mos kerceni perpjete, se nuk na e kane fajin italianet.

  5. Nje pyetje: I merr seriozisht njeri italianet kur vjen puna te shteti i tyre? Me siguri qe jo. Edhe per kohen e Duces, qe i vuri ne udut nja ca vjet, kinematografia e tyre ka tipizuar njerez te padisiplinuar, te paafte per disipline deri ne ate pike sa te keputet shpirti. Tani ata (gjithmone nje pjese, jo te gjithe) bejne ironi. Po shume mire bejne xhanem. Edhe ne nuk do perpelitemi perhere nga stresi se ca thone ata, se ne keshtu jemi. Nuk marrim fryme ne kete dynja qe te korrektojme imazhin qe kap tjetri per ne. Pastaj kjo e diplomes se atij kerricit nga Padania, (nuk eshte racizem, eshte sikur te flase profesori qe i shiti diplomen Renzos), pra ironia me te, eshte sikur te dale nje fotolajm qe Papa Francesku na paska pire nje alamet puroje kur ka qene njehere ne Kube dhe te nise kenga me akuza se fajin e ka Kuba qe ben puro. Pastaj sikur te me pyese mua dikush nga jam, pse valle duhet me patjeter qe pergjigja te me beje krenar? Jam andej nga jam dhe ja keshtu, kaq. A thua po te jesh nga Roma, e di me siguri se ku po shkon ne kete jete, i ke te gjitha pergjigjet.

  6. “Mendoni vetem nje fakt:
    Jemi a s’jemi 1% e popullsise se pergjithshme ne Itali, por zeme 20% te popullsise se burgjeve italiane!”

    Se na dalin këto përqindje vetëm disa mendje të ndritura nga “kronikat e zeza” i dinë.
    Nëse 2860 pjesëtim për 64047 është baras me 20 %, keni shkruar dëm për matematikë.

    482.627 është numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Itali. Të dënuarit me shtetësi shqiptare në Itali përbëjnë rreth 0,6 % të popullsisë shqiptare.

    1- http://www.giustizia.it/giustizia/it/mg_1_14_1.wp?previsiousPage=mg_1_14&contentId=SST971935
    2- http://www.giustizia.it/giustizia/it/mg_1_14_1.wp?previsiousPage=mg_1_14&contentId=SST971934
    3- http://www.tuttitalia.it/statistiche/cittadini-stranieri/albania/
    4- http://www.interno.gov.it/mininterno/export/sites/default/it/assets/files/14/0900_rapporto_criminalita.pdf

    I kuptoj qëllimet që fshihen pas fushatës së nxirjes së shqiptarëve. Me fillimin e krizës sikur e kanë zbutur pak dorën gazetat italiane, por e kanë rënduar ato shqiptare me kapital italian, me Shqiptaren.com në krye!

    1. Pra sipas fjalise tuaj te fundit problemi reduktohet tek “ca te shitur” tek kapitali italian….
      Me nje fjale, ne jemi boll mire me vjedhjen e pulave meqenese komshiu ne kohen e qepes paska vjedhur nje pate!
      Dhe ankohemi pastaj per arnautin tipik kur kemi kesi “intelektualesh” (te pas 91 mesa shoh) qe vuajne nga kesi strucizmash.

      Sa per numrat, problemet qe ngre me shume te drejte Zhgaba, nuk eshte ceshtja nese jane 20 apo 15 perqindjet e perballimit me drejtesine italiane te races sone te perkore.
      Ky i nderuar intelektual paraqit shifren 0.6% te shqiptareve si te plasur haspanave italiane, dhe thote me pafajtesi qe “Su be qameti”.
      A ka ndonje person me background ne fushen e statistikave kriminale qe ti tregoje personit ne fjale qe ajo shifer eshte e frikshme?

      Dhe qe te mos zgjatem, fakti qe je bujtes ne nje shtepi te huaj duhet te te beje 2 here me te kujdesshem me ligjin.
      Sumekush kujton se bota na ka ndonje borxh.
      Nuk eshte keshtu!

      1. Më vjen keq, por me gjithë dashamirësinë tuaj, nuk e mbaj veten për intelektual. Kënaqem me pak, më mjafton që nuk jam analfabet funksional.
        Është mirë që gjithsecili të flasë për ato që ka në mendjen e tij dhe jo të hartojë se çfarë mendon dikush tjetër.
        Thjesht, unë ia them në fytyre italianëve dhe atyre që u vjen turp të jenë shqiptar, se ai grusht njerëzish që kryejnë krime nuk më përfaqëson!
        http://www.caritas.it/materiali/dossier_immigrazione/comunicato_criminalita_immigrati_06102009.pdf

        Përkundrazi, janë shembull për mua ata mijëra të tjerë që ngrihen në mëngjes herët për të shkuar në punë dhe kthehen në shtëpi veçse në darkë vonë dhe që paguajnë rregullisht të gjitha taksat dhe detyrimet, edhe pse shërbimet mund të mos i kenë aq sa paguajnë. Ata që punojnë në dy punë, ditë dhe natë për të mbajtur familjen dhe kanë qenë burim parash për Shqipërinë. Nuk flet askush për ata që që kanë vdekur në punë! Vdekjen ua quajnë të bardhë edhe pse në të shumtën e rasteve kanë qenë në të zezë!
        Janë shembull ata të rinj që me gjithë vështirësitë ekonomike, burokracinë dhe pengesa të tjera ia kanë dalë në këtë vend, edhe pse shpeshherë nuk të është mikpritës. Ata që ia kanë arritur duke punuar dhe studiuar!
        Dhe këta janë 99,4%!

        Deri pak muajsh në Itali përfundoje në burg për “clandestinità”! Një ligj i hartuar nga ata që diplomat i blinin në Shqipëri. “Lega”, e cila vite më parë thërriste për shqiptarë të vdekur!
        Po pse nuk përmendin emrin atij që ishte ndërmjetës i kësaj diplome nga të nderuarit inteLektualë, që merren me studime për vjedhjen e pulave?!
        “Lavitola” quhej dhe kishte mik kryetarin e tanishëm të Kuvendit Shqiptar!
        http://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/ContentItem-9e09bf2f-d063-4a33-8112-1d0edf572e20.html

        Nuk po zgjatëm më shumë se nuk ia vlen!

  7. “Dhe qe te mos zgjatem, fakti qe je bujtes ne nje shtepi te huaj duhet te te beje 2 here me te kujdesshem me ligjin.”- Antares

    Ne fakt, si praktika si lendet studimore sic eshte Sociologjia e Kriminologjia tregojne te kunderten. Kjo per 101 arsye por po permend vetem faktin se i ardhuri nuk i ka brendesuar akoma rregullat e shoqerise ku “bujt”.

    Dhe vertet bota nuk na ka ndonje borxh por as ne nuk eshte se i kemi borxh botes apo jo? Jo per gje po se nje nga arsyet se pse ne duhet t’i thonim Po shkaterrimit te armeve kimi na doli se ishte “detyrimi” yne ndaj aletave dhe botes.

    Pse i lidha kaq trashe keto dy fenomene? Sepse te dish cfare i detyrohesh tjetrit dhe se cfare te detyrohet tjetri kerkon mencuri dhe civilizim. Natyrisht qe ne nuk e kemi. Nuk e kemi ne te dyja anet, sepse edhe kjo hiperndjeshmeria per te komentuar cdo gje te mire apo te keqe qe thone te tjeret rreth nesh tregon papjekuri intelektuale. Kjo eshte njesoj si te rrish gjthe diten me tjetrin dhe t’i komentosh edhe ate pordhen qe i del padashje. E pastaj te thuash “mire ma beri sepse une e meritoj te pershendetem me gazra se fundja fundit gaz jam!”

    Nese mosgoditja pa arsye e tjetrit eshte shenje formimi, po aq shenje formimi eshte edhe mosgoditja paarsye e vetes. Perndryshe rrezikojme mazokizmin kulturor.

  8. Kot, se nuk ja them ne keto gjendjet e transit, apon tranzitit. Ky lajmi ketu: http://www.oranews.tv/vendi/universiteti-i-konstandinit-ne-rome-nderon-me-honoris-causa-ylli-ndroqin/
    vjen nga pertej detit per italianet apo per ne? Paska qene dudum i madh ai, Trofta Bossi, ja tek e ka patur te dera diplomen. Si duket eshte mjalti i cilesise, ajo cfare e solli te Kristali. Paska patur te drejte qe nuk merzitesha asnjehere kur merrja note te keqe. Jo se dija keto xhevahire, po sec ndjeja qe nota nuk eshte edhe aq domthenese. Honoris Causa, apo Honoris per Causa, Honoris per Caso…Honoris Casino, bono karriere. Asgje me shume.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin