Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Sociologji

MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS

nga Orges Hato

Disa vlonjatë më treguan një banderolë të Partisë Demokratike që shkruante ‘Ne jemi ndryshimi. Përpara!’ e që ishte vendosur në dalje te qytetit të Vlorës. Qeshnin sa herë që e shihnin. Banderola lëkundej mbi krye, e kapur me perlon të trashë në dy shtylla ndriçimi kundruall njëra-tjetrës në anë të rrugës. ‘Llahtar fare ësh’ kjo parrulla’ tha njëri prej tyre, ‘thotë Përpara, ndërsa fundi i rrugës të çon te varrezat e qytetit’. ‘Domethënë, ec përpara gjer’në gropë’ ia mbajti një tjetër.

Kalojmë në faqen tjetër. Delvinë, dy qershor 2013, e diel. Kryetari i Partisë Socialiste, ER, u thotë mbështetësve se 5 për qind e shtresës së pasur në Shqipëri zotëron të ardhurat e 95 përqindëshit tjetër. Drejtësia financiare e të ardhurave dhe fitimeve, sipas ER, do vihej në vend fill pas ardhjes në pushtet të së majtës, kur mu pas kurrizit të tij qëndronte Koço Kokëdhima, një nga kokët e 5 përqindëshit kapitalist nouveau riche.

Konceptimi i demokracisë si një proces që lidhet vetëm me zgjedhjet është reduktivist, përgjithësues, i paplotë. Ato (zgjedhjet) janë vetëm argumenti fillestar i ekzistencës së demokracisë, po aq sa mund të jenë prova që edhe sistemet diktatoriale mund të lindin prej zgjedhjeve të lira e konkuruese.

Si fenomen human, demokracia nuk mund të mos përbëhet prej elementit kryesor të natyrës njerëzore, që është gabueshmëria. Këtu përfytyroj të dy llojet e gabueshmërisë njerëzore; gabueshmërinë e qëllimshme dhe atë të paqëllimshme. Si proces shumë kompleks i cili zbatohet prej vullnetit politik, demokracia vetëm në raste të rralla mund të shfaqet si gabim i paqëllimshëm. Rikujtoj që një nga format e demokracisë si gabim i paqëllimshëm është kur shoqëritë mund të sjellin në pushtet, nëpërmjet mënyrave demokratike (zgjedhjeve pluraliste) sisteme politike që rezultojnë diktatoriale.

E nëse do të na duhej të jepnim një vështrim esencialist të demokracisë, mund të themi që ajo është qëllim edhe akt në raport me shumicat e pakicat, kjo në rrafshin horizontal; po ashtu qëllim dhe akt elitash politike ndaj zgjedhësve, në rrafshin vertikal. Për shembull, demokracisë amerikane iu deshën 86 vjet për të hedhur poshtë skllavërinë, 144 vjet për t’u dhënë grave të drejtën e votës dhe 189 vjet për t’u dhënë njerëzve me ngjyrë të drejtën e votës gjithashtu. Këtu ne mund të shohim që qëllimi i ushtrimit të demokracisë formon drejtpërsëdrejti natyrën ontologjike të saj; domethënë, vetë demokracia, a mund të jetë kundërshtare ose shkatërrimtare e shoqërisë së vet? Të dhënat sugjerojnë që, po. Ne do të përqendrohemi tek demokracia shqiptare, më poshtë.

Po filloj me një pohim pozitiv! Në këto 21 vite pluralizmi politik në Shqipëri, të paktën është formuar një nga premisat bazë të demokracisë, ajo që sipas Lefort quhet ‘ndjesia e pasigurisë së mbajtjes së pushtetit’ (e kam fjalën për atë ekzekutiv). Pra, nëse një forcë politike funksionon duke patur me vete ankthin periodik të humbjes së pushtetit, kjo është simptoma pozitive bazë e një demokracie vepruese.

Dimensioni dramatik i kësaj premise shfaqet kur ankthet e elitave politike përputhen vetëm në mënyrë selektive me ankthet civile. Me këtë dua të them që ankthet e liderëve politikë zakonisht përputhen vetëm me ato të militantëve të tyre të cilët ata administrojnë. Për shembull, një lider shqetësohet se mund të humbasë zgjedhjet në mënyrë të përafërt me shqetësimin e militantëve, mbështetësve dhe funksionarëve të asaj force politike.

Por ankthet e liderëve politikë në Shqipëri zakonisht nuk përputhen fare me ankthet civile në kuptimin e gjerë të fjalës, pra me atë shtresë së shoqërisë që qëndron jashtë rrezes së militantizmit. Për shembull, ja vlen të pyesim këtu se në ç’mënyrë përputhet ankthi i 500 familjeve shqiptare që kanë të afërmit e tyre pacientë të shtruar nëpër spitale në Shqipëri, me ankthin e elitave politike në lidhje me një sistem shëndetësor bujar, jokorruptiv e shumë cilësor në Shqipëri? Mund të jenë thuajse fare të papërputhshëm.

Përse elitat politike të Shqipërisë operojnë të pashqetësuar nga trysnia shoqërore?

Përgjigja nis me një mohim absolutist! Në Shqipëri nuk ka trysni shoqërore sepse nuk ka shoqëri civile (tre fjali më vonë arsyet). Prandaj metafora e ecjes ‘Përpara!’ drejt varrezave, sipas PD, ose Rilindja abstrakte, sipas PS, apo ‘Ecim më Shpejt’, sipas LSI, janë tre kodet kyç të cilat votuesi duhet t’i marrë në pyetje jo sipas asaj çfarë pritet prej këtyre forcave, por sipas asaj çfarë kanë prodhuar këto 21 vjet. Kësisoj, nuk ka armë më të rëndësishme se kujtesa dhe dija në procesin kompleks të zgjedhjes! Përpara, ku? Rilindje, si? Në të njëjtin djep?! Ecim më Shpejt, kush? Elitat apo shoqëria?  

Mekanizmat që kanë eliminuar shoqërinë civile në Shqipëri janë dy; 1) informaliteti strukturor; dhe 2) polarizimi politik i shtresës së mesme.

Fillojmë me të parin, Informalitetin Strukturor. Kjo formulë funksionon me shtetin si gjahtar, e shoqërinë si pre. Me fjalë të tjera, shteti e lejon individin të gabojë duke u sjellë sikur nuk e ka parë atë (individin). Në anën tjetër, individi vazhdon duke e thelluar gabimin e vet nën mendimin se shteti nuk e sheh, e rrjedhimisht nuk e ndëshkon.

Për shembull, në Shqipëri pas viteve ’90 ashtu si edhe më vonë se aq, lëvizja demografike, e cila u krye në mënyrë të pakontrolluar, erdhi në formën e uzurpimit të tokave me status të përzier (një pjesë publike – një pjesë private). Kjo lloj lëvizjeje shtoi numerikisht popullsinë urbane, e shteroi atë rurale në Shqipëri.

Investimi i kapitalit e kursimeve nga komunitetet migratore është ende me një status të papërcaktuar pasi procesi i legalizimit është ende larg fundit. Migrimi i brendshëm voluntarist në kurriz të pronës publike apo private përbënte një lloj ‘gabimi social’ moszbardhja e statusit të së cilit do shërbentë gjithmonë si një instrument kërcënimi i politikës ndaj qytetarit. Kanë qënë të shumtë në numër ata që shpesh më kanë thënë që e kishin të pamundur të protestonin ndaj qeverive për më shumë drita, ujë e punë, pasi ishin kërcënuar direkt ose me prishje të objektit ‘pa leje’ ose moslegalizim të tokës.

Kështu ndodh edhe në planin ekonomik. Biznese të cilat ‘gabojnë’ nëpërmjet evazionit fiskal nën iluzionin se nuk janë vëzhguar prej shtetit janë të pafuqishme për t’iu kundërvënë shtetit për kushte më të mira fiskale, apo për të mbështetur haptazi grupe trysnuese shoqërore, sepse menjëherë penalizohen  nga shteti për shkak të keqbërjeve të tyre të toleruara deriatyshëm qëllimisht.

Ky lloj informaliteti strukturor i cili ndodh nën vëmendjen e plotë të shtetit këtu e 21 vjet është një proces mbytës vetërobërues që e shteron oksigjenin e shoqërisë duke e cuar atë në kushte astmatike. Shoqëria civile shqiptare në këtë aspekt është klinikisht e vdekur.

Mekanizmi i dytë është Polarizimi Politik i Shtresës së Mesme. Në Europë, periudha postmoderniste e lirive individuale civile nuk mund të vinte pa shtresën e mesme si shkakun kryesor. Në çdo sistem solid socio-politik, gara bëhet përherë për posedimin e shtresës së mesme, pasi vetëm ajo garanton lëvizshmërinë vertikale shoqërore, kaq e nevojshme për vitalitetin politik, ekonomik e kulturor të vetë shoqërisë.

Në Shqipëri, një individ që i përket shtresës së mesme, sipas përkatësisë ekonomike, ka të ardhura në vit, le të themi, 10,000 dollarë amerikanë. Enti më i madh që siguron punë e të ardhura në Shqipëri është shteti, nëpërmjet punësimit publik në administratën e tij. Pra shteti është punëdhënësi më i madh.

Të dhëna të besueshme tregojnë se rreth 80 përqind e shtresës së mesme janë të punësuar në shtet dhe se po 80 për qind e tyre të ardhurat i sigurojnë në mënyra të jashtëligjshme për shkak se rrogat janë në nivele të tilla sa mesatarisht nuk mund të lejojnë një akumulim prej 10,000 dollarësh në vit. Këto mënyra të jashtëligjshme vijnë në forma abuzimesh me tendera publike, rryshfete etj.

Meqenëse kjo shtresë e mesme i siguron të ardhurat kryesisht nëpërmjet punësimit në shtet, ajo e ka shumë të vështirë të ushtrojë trysninë e nevojshme ndaj elitave politike për shëndetësi, arsimim, apo punësim më të mirë, për shkak se ka një konflikt serioz interesi. Si mundet një apo shumë nëpunës të administratës, apo familjarë e të afërm të tyre, t’u kundërvihen padronëve të vetë politikë për politika të gabuara nëpërmjet formash të shoqërisë civile me nënshkrime peticionesh, protesta ose mënyra të tjera?

Kjo nuk mund të ndodhë pikërisht sepse shtresa e mesme në Shqipëri e siguron mireqeninen e vet nëpërmjet elitave politike. Një pjesë e shtresës së mesme është aktive – ajo që okupon administratën shtetërore kur forca politike është në pushtet; pjesa tjetër ështe pasive – ajo pjesë e shtresës së mesme që mbështet partitë opozitare e që i garantoi të mirat e shërbimet në kohën kur opozita ka qënë në pushtet.

Cila është zgjidhja?

Çdo fushatë elektorale për individin ligjdashës në kontekstin shqiptar nuk është gjë tjetër vecse manikyr në thonjtë e shtrigës. Kalbësirë poshtë llakut. Zgjidhja kryhet vetëm nëpërmjet margjinalizimit të partive të mëdha. Si? Meqenëse shoqëria civile shqiptare është e vdekur klinikisht, e vetmja rrugë për rikthimin e vetëdijes është një traumë e nevojshme.

Për shembull, përse të mos votohet ndonjë ose disa parti periferike me program reformist të pranueshëm të cilat kur të gjenden të papërgatitura nga mbështetja e menjëherëshme e votës, nuk do u mbetet gjë tjetër vecse të kuptojnë që janë përzgjedhur si protestë ndaj partive klasike dhe se e vetmja rrugë e mbijetesës së tyre afatgjatë do të jetë që mos të sillen si partitë e mëdha të deritanishme? Iluminizmi duhet parë si braktisje e pamaturisë së vetë-imponuar, sipas Kantit, pikërisht aty ku kuptimi mbi botën nuk është se mungon. Por ajo që mungon është kurajoja për të ndjekur e zbatuar arsyen. 

Pa Komente

  1. Ide interesante. Por pertej diskutimin ne thelb te saj, me lejo te ndalem tek nje diskutim teknik. Ka ndodhur ne Shqiperi (ose te pakten ky eshte perceptimi) qe edhe kur nje parti votohet me shumice i jane vjedhur votat ashiqare. Psh rasti i LZHK-se vite me pare. Duke qene se nuk kishte komisionere per te mbrojtur votat Dashit ia prene briret diten per diell. E tani eshte i detyruar te hedhe vallen e e atij qe ia preu qe te fitoje deputetllekun.

  2. Nuk mund t’i shmangesh nje shkuarje mbrapa ne kohe, kur mendon se ku gjenden shqiptaret gati pas 1/4 shekulli nga rrezimi i bustit te diktatorit.

    Nuk besoj se situatat do te ishin zhvilluar ndryshe ne politike, per pasoje edhe ne zhvillimin ekonomik dhe kulturor te Shqiperise.

    Njerezit qe do te viheshin ne krye te politikes, do te ishin nje mirazh i asaj cfare kishte gatuar sistemi dhe mbi kazan do te plluskonin vecse njerezit qe projektonim gllaberimin e politikes dhe ekonomise.

    Oreksi do te hapej vecse duke ngrene, duke shijuar te mirat qe sillte hapja dhe marredhenia me boten.

    Ne Shqiperi nuk u be as permbysje dhe as revolucion, keshtu qe indinjata e elektoratit eshte me shume me pangopjen e kastes dhe pamundesine per te gezuar ndonje llokme nga abuzimi qe i behet shtetit, prones, punesimit dhe hierarkise ne shtet, privatizimit te prones shteterore qe nuk eshte gje tjeter vecse nje gllaberim.

    Per t’ia vene qershizen ne maje te tortes te tranzicionit ramizist filluar 1990 prej njerezve produkte te enverizmit, eshte paturpesia dhe mungesa e frikes nga ndeshkimi prej votes qe duhet t’i behet klikes qe synon pushtetin.

    Shkohet deri atje sa t’i garantohet edhe qoshja per t’u pasuruar dhe predikuar mendjen e percudnuar te nje mbeturine masovike te dikurshme, duke i bere dhurate vendin e deputetit. Eshte ilustrimi i saturimit me uje te pilafit te letyrte qe u gatua nga lloji i njerezve qe permenda me siper, pilaf qe i ka ardhur radha te fuse lugen e deputetit edhe Koco Kokedhima.

  3. Une besoj i perkas atyre te pakteve te brezit te arsimuar, qe mbeten me duar te pastra dhe mendjet i kishin teper te kthjellta per te pare se cfare po ndodhte e do te ndodhte ne Shqiperi.

    Nuk e di nese disidenca mund te futet si term ne kete rast. Zakonisht disidenca shihet si e tille, kur del nga rreshtorja, pas nje evoluimi te brendeshem, duke kundershtuar (disent) disiplinen partiake/parimore/ideologjike/artistike ku ke milituar, ke qene anetaresuar, duke u bere kritik i sistemit i dale nga brenda tij.

    Ky eshte nje term qe aplikohet me shume per vendet me trashegimi komuniste. Shqiperia nuk ka pasur disidente te mirefillte, jane bere te tille kur komandanti shihte ndonje enderr te keqe, apo i ishin merzitur prej paranojes disa ftyra dhe nuk donte t’i shihte me.

    Une me te paktet, nuk kemi qene brenda rreshtores partiake, kemi qene thjesht qytetare te RPSH, pavarsisht se kemi mbajtur shall pioneri e teseren e rinise. Nuk kam qene as student i dhjetorit, por nje observues i vemendeshem i teatrit te tranzicionit e te metamorfozes te sistemit

    E dinim, qe ne nuk mund te sillnim ndryshimin; ndryshimi i llojit qe konstatojme edhe sot, do te vinte vetem nga komsmolasit e rinj te gardes se vjeter.

    Nuk e di, nese mund te nxjerresh ndonje moral nga fabula ime modeste?

  4. Ideja e hedhjes se votes per nje parti fantazme (parti krejtesisht e panjohur brenda 30 e kusur partive qe marrin tek sejcili koalicion) eshte ide shume me e mire sesa vota a bardhe. E para merret vesh se sa jane te pakenaqurit saktesisht, gje qe nuk mund te thuhet per voten e bardhe. E dyta nese vota i jepet nje partie anonime brenda koalicionit te majte vota kunder Berishes nuk humbet dhe shanset jane qe ajo vote te ruhet nga komisioneret e PS ashtu sic eshte (perndryshe nese nuk e ruajne duhet ta ndajne 50 me 50 me PD-ne prandaj ju intereson ta ruajne). E treta ajo vote eshte shume e dukshme si vote proteste ndaj PS-se. Meqe e djathta e ka nje zgjedhje proteste, FRD-ne me saktesisht.

    Te njejten ide e kam hedhur dhe une pak dite me pare ne nje nga komentet e nje shkrimi te Lubonjes. Problemi eshte se qe te perceptohet si proteste duhet te zgjidhet vetem nje parti fantazme ku te kanalizohen te gjitha votat e te pakenaqurve. Sa me qesharake kjo parti fantazme aq me mire eshte. Problem me i madh ama eshte se ka vetem nje jave kohe deri ne zgjedhje dhe aksioni rreth kesaj ideje do te jete shume i kufizuar (nese nuk ndodh ndonje mrekulli ne Internet). Sido qe te jete sado e kufizuar kjo lloj proteste eshte shume here me mire sesa vota e bardhe, qe eshte nje pese me hic.

    1. “Ideja e hedhjes se votes per nje parti fantazme (parti krejtesisht e panjohur brenda 30 e kusur partive qe marrin tek sejcili koalicion) eshte ide shume me e mire sesa vota a bardhe.”

      Është e njëjta gjë në sensin praktik të gjëse sepse dihet që komisionerët nuk i ruajnë votat për partitë e vogla. Kujtoj rastin e LSI, sidomos në Fier ku doli se komisionerët e PS i nxirrnin votat e LSI si të pavlefshme, natyrisht me urdhër nga lartë. U tha se ishin komisionerët e PD që filluan ti mbronin, që prej nga del edhe pozicionimi i at’hershëm i menjëhershëm i Priftit kundër PS.

      E treta ajo vote eshte shume e dukshme si vote proteste ndaj PS-se.

      Gabim dhe manipulim. Nuk është votë proteste. Nuk ka atë mesazh…
      Vota ndaj një partie në koalicion me PD a nuk është po aq “votë proteste” sa kjo që po na thua ti?
      Pastaj përse ti FRD e quan, me të drejtë si alternativë dinjitoze, ndërsa Arben Malajn në Vlorë apo Dritan Priftin në Fier, nuk i përmend fare? Si duhet kuptuar kjo?
      Psh si duhet kuptuar spoti i PS (apo më mirë të them Edi Ramës) në Vlorë, që transmetohet vetëm në rrjetet lokale, kundër Malajt?

      Pastaj je dhe kontradiktor, dukshëm. Edhe FRD, edhe “votë proteste”, edhe aleate e PS (psh. LSI), edhe “qesharake”, nuk qëndrojnë dot të gjitha bashkë.

      1. E shpjegova me lart pse ato vota do te ruhen nga PS. Nese nuk e ruajne do duhet ta ndajne me PD-ne ose ta nxjerrin te pavlefshme pra i bejne dem vetes sepse fundja fundit eshte vote per koalicionin e tyre. Rasti i LSI-se ne Fier eshte rast ku LSi kishte dale jashte koalicionit pra votat e LSI i prishnin pune PS. Per Arben Malaj do te votoja i pari nese do te ishte parti brenda koalicionit te majte dhe mund te zgjidhej ne rang vendi por ai po kandidon vetem ne Vlore me sa di une. LSI nuk eshte parti fantazme perkundrazi ata te vjedhin diten me diell, nuk i ploteson kushtet.

        Ajo cfare eshte kontradiktore dhe qesharake bashke eshte qe njerezit jane lene pa alternativa dhe ketu kam parasysh mungesen e nje partie te mirefillte proteste qytetare qe duhej te ishte krijuar me kohe. Nese fleta e bardhe eshte altternativa me e mire qe ofron qytetaria shqiptare sot me mire te qendrojne ashtu si jane tani, praktikisht vegla te dy cetave. Nderkohe shikoni perreth cfare kulture proteste qytetare ka, Turqi, Itali, Gjermani e vete brazilianet po protestojne kunder fese se tyre, futbollit. Ne Shqiperi dallimi katundar-qytetar perdoret me inflacion te larte por ne fakt qytetaret ne raste kyce si keto zgjedhje mungojne. Jo vetem aq por disa dalin dhe me ide tmerresisht te holla si fleta e bardhe. Nje gje dua te di, perse duan te akaparojne dhe votat e pavlefshme qe nuk jane te lidhura me ndonje proteste e qe i ke ne cdo zgjedhje ne mase te konsiderueshme? Perse nuk kishin kellqe te dalin me parti me vete? E moralshme eshte kjo meqe fletet e bardha po na dalin si zgjedhesit e moralshem? Me kujtohet protesta qytetare ruse kur Putini me Medvedev bene rokaden njerezit ne Moske filluan te vinin kova blu mbi makina ne shenje proteste para se te fillonin me demonstratat masive neper qytetet e medha. Partia fantazem eshte pra si ato kovat blu siper makines. Fletet e bardha jane kapitullim pa kushte e qytetarise. Keshtu e shoh une te pakten.

        1. Ok, pra shkurt thirrja jote është që të votohet koalicioni i PS që ka brenda Doshin, Yllin, Kokëdhimën, Metën etj. si antagonizëm (fiktiv) ndaj atyre të PD.

          Bukur.

          Kapitullim pa kushte i qytetarisë është mbajtja peng e retorikës dylekshe se Berisha është i keq se është malok apo “jo tirons”, apo e shpresës se Rama si qytetar, apo pjesëtari i tribusë tënde, do të bëj më mirë.
          Faktet e të pakën tetë viteve të fundit thonë krejt të kundërtën; Rama është po aq i kapur nga biznesi, nëmos më shumë. është po aq diktatorial, është po aq shantazhes, është po aq hipokrit, është po aq maniak për pushtet. etj etj.

          Berisha në 2005 ishte ku e ku më pozitiv, nga sa është sot Rama. Ky i fundit nuk ka asnjë skrupull. Jo vetëm që deklaron, me aleancën me LSI-në pamundësinë e tij për ndërtimin e frymës realite anti-berishiste (dhe jo anti-Gjysh), por shkon deri aty sa sulmon edhe një kandidatët e pavarur si Malaj, pasi nuk e ka përfshirë në listë.

          Nëse qytetar do të thotë të votosh për tribunë e njërit dhe jo tjetrit, pavarësist fakteve kokëforte, jo faleminderit, preferoj të mbaj epitetin “vegël e Berishës”, ndërkohë që vegla e Berishës këtu po bëhet Rama dhe ata që e mbështesin, duke justifikuar korruptimin, kapjen nga biznesi, katapultimin e miqve, alenacat me Hajdutë, me banditët…, që në opozitë.

          Më qytetari, sot na doli Ilir Meta, po po ai me bllok në dorë. Nga Hajdut u bë qytetar. Të na rrojë “qytetaria”, pra.

          Sa për Malajn, ai është i vetmi deputet që duhet të votojnë qyteterët e rrethit të Vlorës. Natyrisht ngase jam interesuar, di se të rinjtë nga 20-25, “të majtë” e “të djathtë” po lobojnë dhe do të votojnë për Malajn. Lufta që Rama bën ndaj Malajt tregon vetëm një gjë. Nuk ka as parime e as skrupuj. Orientohet vetëm drejtë grumbullimit të pushtetit.

          1. Selbstbeschränkung, me këtë koment në fakt po mundohesh të vërtetosh se vota e bardhë është votë për Berishën.

            1. Nëse kërkesa për civilizim dhe abstenim ndaj sistemit të degjeneruar që përfaqëson LSI PD PS, kufizon apo limiton pushtet-kapjen nga ana e një prej bandave (PS), nuk është problemi im, po duket se është i “”intelektualucëve”” që dalin si kundër votës së protestës ashtu edhe kundër Malajt, Priftit apo kandidatëve të FRD, pra votimit të partive janë bandave kleptokratike të sotme.

              Këtu dallohet qytetari si entitet civil, i pandotur, nga një militant i thjeshtë. Këtu duket edhe intelektuali, që qëndron kah të vërtetës pavarësisht faktit se kjo nuk i shërben fare klanit me të cilin e mbajnë të lidhura disa fije, qoftë edhe emotive.
              Këtu futet në lojë ajo që quhet “ndershmëri intelektuale”.

              Për këto tema, ty, as nuk ta vë veshin fare. Të më ndjesh, por ti dhe shumë të tjerë në këto raste zgjidhni të thoni gjysmë të vërteta.

              Përgjigjen se përse NUK është “votë për Berishën” e di dhe bufi. Ta ka thënë Lulian Kodra, dhe po e përsërit Theollogosi.

              Vota për PS+LSI, në të kundërt, është votë për Berishizmin, sepse justifikon mjetet e përdorura nga Berisha, kritika ndaj të cilave nuk ka qenë asnjëherë serioze. Sepse po të ishte, të çon pashmangshmërisht tek abstemini (Vota kryq) ose votimi i Malajt, psh.

              Gjithnjë edhe këtu, klani Ramist është përpjekur që të ngrejë probleme të paqena dhe jo të merret me atë çka e lejon berishizmin, autoritarizmin, klientelizmin, në parti dhe qeverisje…

              Kështu sot Berisha jo vetëm që ka makinerinë shtetërore por ka edhe program… ndërsa “intelektualëve” anti-protestë u mbetet të lexojnë revistë-programin e Ramës, pyetjeve mbi të cilin as ai vetë nuk dinte tu jepte përgjigje.
              Të paktën nga dizajni ua kalon të gjithëve…

              (E vetmja gjë që u vërtetua këtu, është thellimi i llogores në të cilën ti “militon”, Ovoid. Unë jap thjeshtë mendimin tim.)

              Selbsteuerung

            2. Nuk thashë që vota e bardhë është votë për Berishën. Thashë që ti po e vërteton këtë, sa herë që hap gojën.

            3. SR, të rekomandoj që pyetjet (sa më të rralla, aq më mirë) gjithnjë t’i paraprish me shprehjen: a ka mundësi të më thoni, nëse kjo nuk do t’ju marrë shumë kohë, se pse… etj. Le të ndihmojmë të gjithë për të krijuar një mjedis të edukuar në blog.

          2. Po e kaloni cakun dhe po me vendosni fjale qe nuk i kam thene ndonjehere. Kur une flas per qytetari nuk flas as per tribu as per tirons as per malok. Flas per konceptin e qytetarit te lire, te atij qe di te protestoje per te drejtat e veta e qe di te jetoje ne bashkesi. Nese nuk kuptohemi deri ketu e kote te vazhdojme. Tani, une dhe shume te tjere kemi dhene argumente te forta kunder votes se bardhe. Asnje argument nuk kam degjuar deri me tani si pergjigjje. Doni te jepni sinjal, bukuri por sinjali nuk jepet duke e perzier me 40000+ vota te tjera qe do te jene te pavlefshme sido qe te jete. Ndryshe as mbas zgjedhjeve nuk do te dini se sa jeni.

            Per mua principi kryesor duhet te jete qe vota te vleje pra te mos shkoje kot dhe te ndeshkohen te dyja partite e medha proporcionalisht. AKZ-ja do te ishte alternativa e protestes nga ana e majte. Ama AKZ-ne une nuk kam degjuar te beje qofte dhe nje demonstrate muajin e fundit sikur dhe vetem te demonstroje forcen organizative meqe neper sondazhe nuk figuron fare. Une tek sondazhet nisem ne radhe te pare por nese pretendon se ato manipulohen tregoje forcen ne rruge. Nese AKZ-ja nuk kalon perqindjen e duhur vota shkon kot.

            Atehere si mund ta japesh sinjalin dhe ti ndeshkosh partite njekohesisht. FRD-ja eshte mundesia e protestes per te zhgenjyerit e djathte tani per tani. Nga ana e majte nuk ka. Qe sot nuk ka alternativa te tjera nuk eshte faji im por i atyre qe kane fjetur gjume deri me tani. Malaj i uroj sukses ne Vlore, problemi eshte se kur je jashte koalicionit je all-or-nothing sepse sistemi elektoral (qe askush nuk doli ta protestoje ne vitin e larget 2008 eshte i bere ashtu). Partia fantazme eshte si ato kovat blu ne Moske, sinjal dhe prelud per dicka me te madhe plus vota nuk shkon kot dhe merrni vesh se sa jeni tamam. Ne vendet e tjera do te ishte bile aresye per doreheqjen e kryetarit te koalicionit. Prandaj mua alternativa e partise fantazme me duket shume me e mire sesa fleta e bardhe.

            1. Në fakt diskutimi, nuk ka qenë ndonjëherë i hapur…
              Veçse kur thua “i djathtë”, “i majtë” i vendos vulën.
              Imagjino sa i majtë është Meta, ose Kokëdhima, i futur me meritë ndër rrdhët e Rilindjes, ose sa i djathtë është votuesi i PD.

            2. Mos te kapemi me detaje. E majte dhe e djathe perdoret si shkurtim me ate kuptim qe ato kane ne Shqiperi. Ka shtresa qe per aresye nga me te ndryshmet nuk mund te votojne per PS (sepse Rama e ka kollaren me pika apo del lakuriq neper shatervane, dhe shtresa qe nuk votojne per PD sepse kane kapele republike etj etj).

              Idealja do te ishte nese te gjithe te pakenaqurit mblidhen rreth vetem nje alternative proteste, le te themi FRD-se meqe qenkemi pa dallim krahu. Por kjo puna e fletes se bardhe mua me ngaterron sepse nuk arrin asgje, nje hic. As si sinjal modest nuk eshte e mire bile. E kam fjalen sikur ti marrim te gjitha parasysh kishit rreth tre muaj per tu organizuar rreth nje alternative nga 1 Prilli. Dhe fatkeqesisht ajo qe dolet mund tju vihet ne pikepyetje fare lehte dhe rrezikohet me dy komente ne Internet nje jave para zgjedhjeve. Si mund te mos shfrytezonit prockat e njepasnjeshme nga opozita? Ore si nuk dolet dhe thyet ca xhama xhanem sic po ben dynjaja per nje park me peme te thara?

              A kane pra te drejte qytetaret/votuesit te vene ne pikepyetje jo-alternativen qe po ofroni? Pikerisht kete moskalkulim dhe “strategji” krejtesisht te gabuar po denoj. Me mundesite qe ka realisht per bere dicka brenda tre muajve ishte e qarte qe nuk do hidhnit qeverine.

          3. Kujtesë: Berisha i 2005 vinte të paktën me një ’97 e një puç shteti ende të pashlyer (akoma sot e kësaj dite) me shqiptarët. Rama e askush tjetër vërdallë nuk i ka kapur ende këto maja të barbarisë. Mund të na kursehet kjo pafytyrësia e kalimit pa ceremoni nga shenja e barazisë ndër sisteme qeverisjeje, në superioritetin moral të Berishës, në kuadrin e fisnikërisë së votës së bardhë. Në mos tjetër, për një gramë kamën sensi. E siç thashë dhe ndonjë ditë më parë: ju qofshi!

            1. Këto llafet, zonjë merri e futi ku të duash.
              Po do të vendosësh ndonjë cak, të këshilloj ta vendosësh më herët, shumë më herët…

              Ti thua puç shteti… Unë nuk di të jetë dënuar ndonjë për puç shteti.
              Edhe Berisha ashtu tha para dy vitesh, puç shteti, madje edhe Ilir Meta.
              (Edhe Ilir Metën e pamë me sy e me veshë, po nuk di ta ketë dënuar njeri. Madje sot është pjesë e ekipit të Rilindjes.)

              Tani i kujt është faji për gjithë këto mos-dënime?

              Ka ndonjë rol inhibues aleanca Meta-Rama psh në mos-zgjidhjen e çështjes së 21 janarit?
              Si funksionon gjëja, puçet ku akuzohet Berisha quhen ndërsa puçet ku akuzohet Rama, jo?
              Ka vendime gjykatash mbi këto puçet?
              Ty të duhet sikur unë tallem, por po ta shikosh me vëmendje qëndrimi yt është po aq tallës. Sepse ti duke mbështetur këtë aleancë, pra të ashutquajturën RaMeta, ti indirekt bie dakord për mos-zgjidhjen e 21. Ose duke mos u shprehur kundër kësaj aleace tregon se as nuk të bëhet vonë për ata që vrarë. Më tej, parë në retrospektivë ata të vrarë duken si të përdorur.
              Tani kush është i moralshëm këtu?

              (E di përgjigjen: Rama)

            2. Nuk kam akoma interes mjaftueshëm të shëroj injorantët nga padija historike, e as juridike. Kur s’kanë këllqe për të hapur ndonjë libër, apo arkivë, por ndërkohë lehin pa kriter, i lë të lehin.

            3. E/i nderuar, te mirekuptoj ne psheretimen qe nxjerr, dhe realisht nga debatet dhe arsyetimet (relativizuese, normalizuese) per Berishen, ndihem sikur jetoj ne kohen e gabuar dhe ne vendin e gabuar. Per vendin i dhashe karar, qe jo vetem qe ska faj, perkundrazi po vuan degradimin qe ja sjellin (trishtuese) edhe pjese te shoqerise qe duhet te ishin shume te qarta per keto detaje uleritese (nuk e di pse me kujtohet edhe ajo pjesa humoristike me Luftar Pajen, e bere disa dekada me pare, kur nuk dinim as shume nga lirite dhe pergjegjesite…). Ky shqetesim qe kam patur, dhe kjo pikepyetje e madhe, se perse shoqeria (sidomos pjesa e kultivuar) nuk arrin te mbaje qendrimin me te thjeshte te drejtesise qe kerkohet – refuzimin e Berishes, akt qe duke mos u kryer po e mban dhe do ta zhyse me keq vendin ne nje realitet absurd ndaj ligjit dhe te drejtes, nese nuk e largojme, me ka bere te mendoj qe nje pjese e madhe e shoqerise perbehet nga njerez mendjeskllever, ose te pakten pa liri; ndaj me pelqen kendveshtrimi i Orgesit, per lirine e shoqerise. Kjo eshte pjesa me e veshtire per tu kaperxyer, jo thjeshte Berisha. Biles per mua Berisha eshte si ai testi i thjeshte qe behet per te kuptuar formimin…jemi akoma ngeles kur s’harrijme dot te trajtojme rastin Berisha. Mbase kemi fat dhe krijohen precedente te mire ne vijim, ku do rritej besimi dhe ndjenja e pergjegjesise se shoqerise ndaj shtetit, dhe mbase mbase, krijojme ndopak liri ekonomike dhe intelektuale, si njerez. Une besoj se po, nese kete rradhe lejohet te fitoje opozita.

  5. Perqasja e shkrimit te mesiperm tregon se nuk jam i vetem, i mbetur nje ze ne shkretetire. Cdo shkrim pastaj ka specifikat, prurjet e veta origjinale.

    Fragmentalizimi i votes eshte i domosdoshem karshi polarizimit ekstrem te elektoratit. Kam perdorur edhe nje term: shperpjestim i votes, pra ndryshim i raporteve, perqindjeve elektorale. Eshte domosdoshmeri.

    Keshtu rezultati nuk eshte thjesht rotacion nga A-ja tek B-ja dhe vice-versa.

    Jam i brezit qe e kam perjetuat “fervent”-in komsomolas te personazheve ne fjale. Persa i perket titullit “oligark i kuq”, eshte larg termit “oligark”, por gjithmone kenaqin kushtin “i kuq”.

    Ne ate bythe Shqiperi(excuse me) “oligarket” jane falso, jane disa qe kane bere ca para nga “privatizimi” i prones se tjetrit apo te shtetit dhe kaq. Shumica jane ca cingune fshatare qe nuk dine te menaxhojne ate qe kane vjedhur diten per diell.
    Quhet “mismanagement”, talent per te cilin dallohet edhe personazhi ne fjale.

    Pra jane ca pica injorante ne krahasim me oligarket. Me ate treg qe ka Shqiperia, duhet shume kohe per tu bere oligark. Pastaj sic ndodh gjithmone me gjene e vjedhur, ndrron shpejt dore, lufta brenda sojit, ku mafia me doren e gjate te shtetit perdor logjiken e thjeshte te dhunes. Shto ketu, shpirterat e paqete te atyre mijra qytetare shqiptare qe ndjejne qe i eshte rrembyer dicka qe i takon atyre.

    Prandaj sic edhe del nga shkrimi siper, luftohet shume qe me forma demokratike sic jane zgjedhjet te ruhen format e jashtme legale per te pasur kontroll te “the wealth of the nation” nepermjet kontrollit partiak te aparatit shteteror.

  6. alternativa e parashtruar ndertohet mbi dy koncepte qe nuk jane analizuar bindshem: mbi raportin e shoqerise civile me shtetin; dhe polarizimin e shtreses se mesme

    1. shoqeria civile konceptohet gjithmone ne raport me shoqerine politike (prandaj edhe dallimi) te pakten ne perkufizimin e gjere se shoqerise civile (si nje shoqeri qe i kundervihet didaktit te shtetit apo klases politike dhe vepron jo me mekanizmat e hierarkise dhe monopolit te dhunes, porse me mekanizmat e tregut, te bindjes dhe te pluralitetit te ideve, prandaj ne shoqerine civile perfshihen edhe organizatat ekonomike, bizneset etj.).

    Analiza e ketij raporti, ndermjet shoqerise civile dhe asaj politike, duhet rrjedhimisht te filloje nga shteti. A ka shtet? Ketu ndahen shpirterat. Shteti, ne Shqiperi, mund te konceptohet si thuajse patriomonial, ku dhuna e tij i sherben interesave klanore dhe administrata eshte pushtet i deleguar nga “agallaret” per t’i sherbyer interesave vetjake te byrokrateve dhe kastes per te gjeneruar te ardhura te mjaftueshme per mbijetesen e aparatit shteteror. Votimet katervjecare perligjin pushtetin e kesaj kaste. Dy partite e medha misherojne dy grupe interesash dhe besnikerie, ndersa biznesi eshte nje segment i trete ne sherbim te ketyre. Ose shteti mund te konceptohet si nje aparat modern administrativ qe shperndan vlera dhe te mira materiale ne baze te ligjeve e vullnetit politik te shumices, perfaqesuar nga partite politike, legjitimuar nga procedurat demokratike etj…

    Ne Shqiperi shteti eshte i dobet ne kontrollin e territorit (monopolit te dhunes) dhe ka probleme me legjitimitetin demokratik (korrupsioni, ndarja e munguar e pushteteve, zgjedhjet e diskutuara etj.). Por ky shtet eshte i forte ne sherbime. Shteti realizon sherbime per t’u mbajtur ne kembe (ndaj administrates nepermjet rrogave, dhe ndaj biznesit duke ofruar siguri/mos nderhyrje ne kembim te taksave ose korrupsionit). Meqe shteti eshte i dobet, atehere edhe shoqeria civile eshte e dobet. Pervec te tjerave, lidhjet klienteliste, qe vine nga sistemi neo-patrimonial, mundesojne nje nderthurrje interesash dhe personash ndermjet aparatit te shtetit dhe shoqerise civile te organizuar (shoqata, think tanks etj.). Sistemet pra jane te nakatosura. Ndersa legjitimiteti i perfaqesimit tek shoqerite civile eshte respektivisht i ulet, per shkak te financimeve dhe te personave te angazhuar.

    2. Alternativa per zgjedhjen e partive te vogla bazohet mbi ekzistencen e nje shtrese se mesme. Une mendoj se sociologet do te rezervoheshin per te identifikuar nje shtrese te mesme ne Shqiperi, bazuar mbi kriteret e statusit social, te te ardhurave, arsimit dhe vetendergjegjesimit per perkatesine (ndergjegjja klasore sipas Marks). Studime per kete ceshtje nuk njoh. As edhe nese shtresa e mesme, nese ekziston, te identifikohet me nje program politik te caktuar.

    Ndersa alternativa e partickave eshte e gabuar. Se pari, dihet qe partite e vogla jane klienteliste, duke qene se baza elektorale e tyre eshte shume e vogel. Ato priren te jene te perqendruara tek nje grup a njeri i caktuar, per shkak te mases se tyre. Ne Shqiperi keto parti nuk jane themeluar si alternativa politike ndaj perfaqesimit te munguar, porse si inate personale e hatermbetje nga eksponente te partive te vogla. Jane pjella te partive te medha, nder te tjera, edhe per te percare elektoratin e pales kundershtare (shihni partite came, nje ne PS, e tjetra ne PD).

    Sistemi i ri elektoral synonte me te drejte t’i fshinte, edhe pse nuk ja arriti, per shkak te klientelizimit te madh brenda partise socialiste. Keshtu qe partite e medha shpiken sistemet satelit. Te dyja kontrollojne keto particka me financime (kujtoni LSI me partine e Hysni Milloshit) dhe u sigurojne vemendjen e medias. Edhe FRD eshte faktikisht nje “Spin Off” e PD, ashtu sikur AK-ja, per te kanalizuar voten e demokrateve te pakenaqur nga PD-ja.

    Perfundimish vota duhet me logjike t’i shkoje njeres prej dy partive te medha edhe per shkak te demokratizimit te ketyre partive. Secila prej tyre, nese do te ishte e plotfuqishme ne kampin e vete te perfaqesimit, do te demokratizohej nga brenda per shkak te mases (masivizimi sjell demokratizim, shume pika reference dhe fraksione, dhe jo totalitarizem). Per ndryshe, nese pushteti i saj politik i jashtem varet nga aktore te jashtem, atehere vete masa do te krijoje nje qender, totalitarizem, per shkak te te folurit me nje ze ne negociata me aktoret e jashtem. Ne sot kemi nje sistem demokratik te jashtem te sistemit te perfaqesimit (markata e deputeteve e ilustron kete pohim), por jo te brendshem, pikerisht per shkak te dobesise se dy partive te medha per te kontrolluar orekset dhe garantuar sherbimet ndaj klienteles.

    Nese klientela do te kishte garanci se interesat e tyre do te perfaqesoheshin (dhe elektorati do te kishte siguri se orekset e tyre do te kontrolloheshin), atehere sistemi demokratik ne vend do te ishte relativisht i kenaqshem. Por sot, Edi Rama premton se do te zhbeje kontratat e dhena (nuk garanton klientelen), Berisha se do te shese shqiperine per 1 euro (nuk kontrollon orekset e klienteles). Ndersa klientela ndihet e pasigurte, dhe prandaj hidhet ne krahet e partive te vogla, per te siguruar minimalisht shantazhin ndaj partive te medha. Eshte klientela e biznesit qe tanime kerkon te kontrolloje klasen politike, pse nuk ka garanci (LSI e ka burimin e energjise pikerisht nga kjo strategji e biznesit). Per kete dy partite e medha duhet te clirojne rradhet e tyre, per te garantuar nje perfaqesi klientele sa me te gjere brenda partive, te garantojne sherbimet ndaj klienteles, dhe njekohesisht te forcojne sistemin e perfaqesimit elektoral duke zhdukur njehere e mire partickat.

  7. Po te jete per parti te vogla, e vetma qe do ishte OK moralisht per mendimin tim, eshte ajo e njerezve me aftesi te kufizuara. Nuk e di si e ka emrin por me mire atyre fundja. E kam vertet kete nuk po e them per ironi.

    1. Sapo e kerkova quhet: Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar (PPAK). Mendoj mund te jete gjeja me e mire, nese do te marre njeri persiper propozimin qe ben Eni me lart (qe ne fakt nuk e ka keq).

  8. Eni: “Tani, une dhe shume te tjere kemi dhene argumente te forta kunder votes se bardhe. Asnje argument nuk kam degjuar deri me tani si pergjigjje”

    Cudi. Mua me duket se eshte krejt e kunderta. Psh cili eshte argumenti kryesor qe nuk duhet votuar me vote te bardhe? Dmth ai i forti fare? Them konceptualisht e jo argument ala shqiptarce “vota e bardhe favorizon Berishen!”. Ose qe ta riformuloj me konceptualisht pyetjen: cfare i ben intelektualet shqiptare kaq armiq ndaj te drejtes se asnjeanesise?

    Tani tek problemet teknike. Vota e bardhe eshte problematike. Asnje nuk po thote se nga ajo vjen shpetimi. Nje nga problemet kryesore me te eshte edhe se ajo ngaterrohet me votat e pavleshme dhe nuk nxjerr dot nje gjykim te sakte. Dakort, por edhe ideja qe te votohet nje parti anonime eshte shume problematike.

    Separi ajo do te vidhet rendshem. Psh AKZ-ne kush do ta ruaj ne keto zgjedhje? Ajo eshte jashte koalicioneve. Por edhe nese do te ishte, vete fakti qe nuk ka komisionere, tregon shume. Edhe nese do te ishte me PS-ne psh, komisioneret e saj do ta vidhnin prape se prape.

    Se dyti votimi masiv i nje partie te vogel mund te sjell pergjegjesi. Por mund fare mire te ndodh edhe e kunderta. Ja mendo psh nje kryetar partie palaco (sic jane shumica xhanem) qe e di fare mire se pse populli ia dha voten. Cfare do te bej ai?
    1.Mund te filloj te behet njeri me karakter e te punoje per popullin (alternativa me e veshtire) apo…
    2. Te vazhdoj te jete palaco e ta shfrytezoje zogun sa e ka ne dore sepse e di qe zgjedhjet e tjera nuk ka per te marre gje. Une them se probabiliteti me i madh eshte per kete te dyten. Kater vjet korrje-shirje per nje palaco nuk jane pak. Fundja fundit ne zgjedhjet e ardheshme nje vend ne parlament e siguron duke u bere pjese e ndonje aleance zhvillimi apo rilindase.

    1. Argumentin se vota e bardhë favorizon Berishën e kam mbrojtur [edhe] unë, te ky shkrim ketu. Mund të mos jesh dakord me të, por nuk më duket dhe aq “ala shqiptarçe”.

  9. Dhe nje argument tjeter pervec atij alla shqiptarce me Berishizmin. Do te kete probleme sinjalistike/simbolizmi qe me cfare kuptoj eshte qellimi kryesor. Vota e bardhe do te humbe tek votat e pavlefshme ose do te ndahet mes PS dhe PD pa lene gjurme. Cfare do te behet atehere eshte pyetja, do te konsiderohen votat e pavlefshme te gjitha si vota proteste, nuk di c’te them. Per te tjerat mund te pergjigjen komentuesit e tjere dhe vete autori i ketij shkrimi qe i meriton te gjitha elozhet.

    Nje gje e fundit mbi asnjeanesine. Asnjeanesia eshte luks qe nuk e gezojne shume vete, aq me teper intelektualet, ne nje vend si Shqiperia ku partite dhe krahu i tyre jane omniprezente ne ekonomi. Vegla asgje me shume jane shumica duan apo nuk duan, pa liri dhe ne nje menyre apo tjetren i sherbejne qe tani njeres apo tjetres parti. Pavaresia profesionale dhe private duhen fituar dhe mund te flitet per to kur te keni nje levizje qe tju perfaqesoje, te mos punoni ne shtet apo ne biznese te varura direkt ose indirekt nga tenderat apo allishverishet shteterore.

    1. Në zgjedhjet 2009 janë shpallur 40482 vota të pavlefshme në total. 40482 është numër i mjaftueshëm për të nxjerrë teorikisht 8-9 deputetë. Çfarë ndikimi pati kjo votë e pavlefshme në zgjedhjet e shkuara? Zero.
      Ndërkohë, për çfarë bëhet fjalë dhe cila është ndarja këtë rradhë është: A je Pro apo Kundër rotacionit.
      Është krijuar përshtypja sikur nqs je Pro rotacionit duhet të votosh me zor PS apo LSI, kur në fakt është në dorë të njerëzve të votojnë rotacionin dhe të mos i japin asnjë votë LSI-së dhe PS-së bashkë nëse duan. Nuk ka njeri që u kontrollon atje kur hidhni votën, bëni si të doni. Lista është e hapur ka 39 parti. Ndërkohë jashtë listës së Majtë ka dhe 2 parti të tjera deri tani të artikuluara pro rotacionit. Unë sinqerisht nuk kuptoj ku është halli dhe problemi këtu. Te them te drejtën nuk do kisha nge të rrija të mbaja rradhën 3 orë për të votuar atë ditë që në fund këtë vit të dilnin 40483 vota të pavlefshme se s’bën.

      1. “Te them te drejtën nuk do kisha nge të rrija të mbaja rradhën 3 orë për të votuar atë ditë që në fund këtë vit të dilnin 40483 vota të pavlefshme se s’bën”

        Ky eshte nga argumentet me te mire qe kam lexuar deri tani. Radha tek kutia e votimit nuk duhet neglizhuar dhe nuk ja vlen ai mundim qe te te humbe vota tek moria e atyre te pavlefshmeve. Ka dhe nje gje tjeter 40482 vota ishin ne 2009 por tani do te jete nje shifer tjeter e ndikuar nga luhatjet e rastesishme te natyrshme. Edhe statisticien te jesh nuk do te mund ta shohesh voten tende tek ai grumbull votash kete vit. E vetmja menyre si mund te behen te dukshme votat e bardha eshte nese ka nje kercim te pashpjegueshem me luhatjen statistikore natyrore, psh nese nga 40482 vota behen 400.000+ vota te pavlefshme. Po a kane kellqe keta njerez ti marrin keto vota qe ne fakt duhej te ishin te terbuar (ore te terbuar fare dhe me shume te drejte bile) dhe duhej ta thyenin bulevardin e kryeministrine bashke me seline e PS e LSI brenda dites. Pergjigjen mund ta jape sejcili vete.

        Nese voten ja jep nje nga partive fantazme brenda koalicionit do te mund ta shohesh voten tende direkt meqe per ato parti nuk voton askush pervec fisit te kryetarit/kryetares. Tani qe po e mendoj kete pune bile me del qe nuk ka as nevoje ti perqendrosh votat tek vetem njera parti fantazme, mund ti shperndash tek shume parti dhe vota e protestes eshte serish e dukshme nese raporti i votave per partite e vogla vs PS ne koalicion eshte me i madh se ai i 2009. Efekti me i madh eshte natyrisht nese votat e protestes perqendrohen tek vetem njera parti, por me tre dite te mbetura edhe mesia vete te dale e ta beje thirrjen ne Internet nuk ka per te bere ndonje ndryshim.

  10. …”Në Shqipëri, një individ që i përket shtresës së mesme, sipas përkatësisë ekonomike, ka të ardhura në vit, le të themi, 10,000 dollarë amerikanë. Enti më i madh që siguron punë e të ardhura në Shqipëri është shteti, nëpërmjet punësimit publik në administratën e tij. Pra shteti është punëdhënësi më i madh.

    Të dhëna të besueshme tregojnë se rreth 80 përqind e shtresës së mesme janë të punësuar në shtet dhe se po 80 për qind e tyre të ardhurat i sigurojnë në mënyra të jashtëligjshme për shkak se rrogat janë në nivele të tilla sa mesatarisht nuk mund të lejojnë një akumulim prej 10,000 dollarësh në vit. Këto mënyra të jashtëligjshme vijnë në forma abuzimesh me tendera publike, rryshfete etj.

    Meqenëse kjo shtresë e mesme i siguron të ardhurat kryesisht nëpërmjet punësimit në shtet, ajo e ka shumë të vështirë të ushtrojë trysninë e nevojshme ndaj elitave politike për shëndetësi, arsimim, apo punësim më të mirë, për shkak se ka një konflikt serioz interesi. Si mundet një apo shumë nëpunës të administratës, apo familjarë e të afërm të tyre, t’u kundërvihen padronëve të vetë politikë për politika të gabuara nëpërmjet formash të shoqërisë civile me nënshkrime peticionesh, protesta ose mënyra të tjera?

    Kjo nuk mund të ndodhë pikërisht sepse shtresa e mesme në Shqipëri e siguron mireqeninen e vet nëpërmjet elitave politike. Një pjesë e shtresës së mesme është aktive – ajo që okupon administratën shtetërore kur forca politike është në pushtet; pjesa tjetër ështe pasive – ajo pjesë e shtresës së mesme që mbështet partitë opozitare e që i garantoi të mirat e shërbimet në kohën kur opozita ka qënë në pushtet…”

    Kjo simbioze e felliqur, kjo mardhenie gati incestuale. e pershrkruar me lart, midis klases politike dhe shtreses se mesme shqiptare eshte deshperuese.
    Procesi i votimit, rotacionit te forces politike ne pushtet, retorika sociale apo etike e artikuluar prej shtreses intelektuale shqiptare behet gati nje ushtrim ne kotesi, ne mungese te nje fibre morale nga nje pjese jo e neglizhueshme e shoqerie. Beni si them une por mos beni si bej une.

    Kaq popull i korruptuar dhe i korruptueshem te jemi, sa te pranojme qe e gjithe vlera ekonomike e nje vendi te vihet ne dispozicion te nje pjese te vogel te shoqerise, dhe te sillemi e ta trajtojme/ qeverisim gjene publike ne moton “apres moi le deluge”. qe ta lejojme keqperdorimin e kartes se kreditit, qe ka emrin e Shqiperise mbi te ( shteti, si punedhenesi me i madh, dhe shtetit si debitori me i madh – sa eshte borxhi i jashtem i vendit deri me sot?) pa u skuqur e pa u nxire.
    Politike pa moral, pa etike, pa principe eshte sa e kote aq edhe e rrezikshme.

    Cfare eshte e drejte(a) tashme ne ate vend? A di njeri te thote?
    Apo njerezit jane te zene duke vjedhur njeri-tjetrin. secili simbas mundesive, aftesive dhe deshirave?

    Vota ne te tilla kushte eshte nje instrument qe legjitimon te paligjshmen, dhe nuk ka te beje fare me te drejten dhe ca me pak me te verteten.

  11. Cfare eshte e drejte(a) tashme ne ate vend? A di njeri te thote?-ipare

    Ne te njejten linje me ty edhe kenga hip-hop te Profes qe thote:

    ” Ne kete vend me nda te verteten prej rrene eshte njesoj si me nda pordhen prej fëne”

    Nuk besoj se ka lajtmotiv me te mire per keto zgjedhje…

    https://www.youtube.com/watch?v=wI79yGv_NZY

  12. Kam frikë se disa personazhe më sipër nuk kuptojnë ose bëjnë sikur nuk kuptojnë synimin e votës së Protestës. Vota e Protestës në një nga nuancat e veta është votë kundër sistemit kleintelist partiak të instaluar në Shqipëri, sidomos pas 2008.
    Kështu, këto dredhat jo voto atë jo voto këtë parti brenda koalicionit, prap çojnë ujë në aleancën e Saliut ose të RaMetës.

    Të votosh qoftë edhe një partiçkë, me mënyrën që thotë Eni më sipër, i bindur se ka dhënë kushedi se ç’zgjidhje, do të thotë vetëm të manipulosh qëllimin pse po përhapet ideja e votës së Protestës.

    Pra vota e Pritestës si votë kundër sistemit oligarkik të ngritur, si votë kundër katapultimit të shokëve, miqve, niznesmenëve, ishPSistëve, etj etj në parti. Si votë kundër uzurpimit të partisë edhe kur duhet t’ua lësh vendin të tjerëve.

    Unë personalisht, siç kam thënë, do të mbështesja vetëm entitete si Malaj që është shprehur me kohë kundër nndryshimeve kushtetuese të 2008 – me bekimin e të cilave do të qeverisë si Berisha, ashtu edhe Rama apo Meta; entitete si Prifti, si FRD, deri në njëfarë pike edhe AK.

    Ndërkohë, që pas ca kohësh militantët e Pd do të kenë këmbyer rolet me ata që Ps, ashtu do të bëjnë edhe intelektualët…

    Njerëz që rrotullojnë të njëtën rrotë të ndotur. Siç kaviet rrotullojnë rrotën në kafazin e tyre. Ose andej ose këndej. As që bëhet llaf të dilet jashtë rrotës.
    Gjendje e mjerë.

  13. Po mire, hajde provojme t’i bejme perkrahesit e votes se bardhe, ta marrin me seriozisht veten sesa po e marrin deri tani.

    Nje nder propoganduesit e e nxitjes se votimit ka qene edhe ambasadori aktual Arvizu. Une kam deshire qe te shoh Shinasi Ramen dhe Lubonjen psh, qe ta kundershtojne ate si autoritet. E madje edhe perfaqesuesit e kesaj rryme ketu.
    Vota e bardhe, “nuli”, eshte alternative absolutiste, e pafavorizuar ne asnje rrethane ne kete bote jallane, por relativiste. Madje edhe ketu disa anetare, nuk i qendrojne krejtesisht besnike absolutizmit te kesaj alternative, kur nga ana tjeter udhezojne te votohen figura si Malaj e Prifti, sic behet me lart. Atehere? Si vote e bardhe nga njera ane edhe me kryq nga ana tjeter, por per dike shume te kufizuar si ne profil ashtu dhe ne ndikim per te ardhmen?

  14. Te dashur miq,

    doja t’ju falenderoja perzemersisht per angazhimin e diskutimin tuaj rreth kesaj teme. Deshira ime ka qene per te pare ne teresi natyren e diskursit e mepastaj te thoja dicka. Per kete arsye, besoj se do te mund te them dy fjale ne lidhje me c’eshte biseduar shume mencurisht prej jush, ne nje shkrim te rradhes. Nese drejtuesit e faqes do te kene miresine si perhere ta botojne.

    Gjithe te mirat,
    Ohato

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin