FE TË REKRUTUARA

Akti terrorist i bishës bjonde Breivik kërkoi të paraqitej si shprehje e një lloj “fundamentalizmi të krishterë”, i cili i kundërvihej në dukje islamizimit të Europës, por në të vërtetë do të shërbente si kundërpeshë e “fundamentalizmit islamik” dhe terrorizmit që ky ka frymëzuar.

Nuk di sa i saktë është termi “fundamentalizëm” në këtë kontekst; më tingëllon keq për shumë arsye, nga të cilat kryesorja është se unë nuk besoj që Krishterimi dhe Islami, qoftë edhe në leximet e tyre më literale, mund të përdoren për të përligjur terror dhe vrasje njerëzish të pafajshëm.

Prandaj më mirë do të ishte të flasim për interpretime radikale, ose ekstreme (të skajshme) të këtyre feve, nga individë ose lëvizje sociale të caktuara.

U kam dhënë të drejtë, me mendje, atyre autoriteteve të fesë Islame të cilat kanë argumentuar se në asnjë mënyrë Islami, si fe, nuk e toleron vrasjen e të pafajshmëve dhe të popullsisë civile; sikurse do t’u jap të drejtë autoriteteve të fesë së Krishterë të cilët nesër, njëlloj, do të shpjegojnë se nuk ka asgjë të Krishterë mirëfilli në gjestin e Breivik-ut.

Këtë e bëj pavarësisht nga ekzegjeza dhe interpretimi që mund t’u bëhet teksteve të shenjta të këtyre dy feve; tekste të cilat, gjithnjë për mendimin tim, janë hartuar në një epokë tjetër, të ndryshme nga e jona në shumë pikëpamje, duke përfshirë këtu edhe tolerimin e vrasjes dhe respektin për jetën e njeriut.

Më duket e tepruar edhe zhurma që po bëhet për “myslimanizimin” e Europës, sa kohë që Europa e Krishterë, në kuptimin fetar, ekziston më tepër në fantazitë paranoide të një segmenti të së djathtës kontinentale, sesa në realitet. Europa është, në të vërtetë, gjithnjë e më tepër shekullare, e shkëputur nga feja; në kuptimin që nuk e ka aq mohuar fenë e të parëve, sesa i ka riformuluar raportet me të.

Që Krishterimi në Europë është në krizë, këtë e tregon edhe vetë akti terrorist i Breivik-ut dhe zhurma propagandistike që e ka shoqëruar; meqë nuk ka absolutisht asgjë të krishterë në gjestin e dikujt që ekzekuton, me gjakftohtësi, fëmijë të vegjël, në emër të një paranoje politike ose fetare.

Idetë e Breivik-ut, të parashtruara në manifestin e tij bërë tashmë publik, nuk janë as origjinale, as veçanërisht të thella; por ripërtypje formulash që qarkullojnë prej kohësh në gjirizet e së djathtës ekstra-parlamentare në Europë.

Çfarë është relativisht me interes, në këtë manifest, ka të bëjë me simpatinë e hapur të këtij terroristi për Izraelin, i cili paraqitet si të ishte një lloj Gjergj Kastrioti i epokës moderne, kalorës hero i vetmuar që lufton për të mbrojtur qytetërimin Perëndimor nga hordhitë myslimane (aziatike). Kjo do marrë për risi, në atë masë që e djathta europiane tradicionale, krishtero-centrike, është shquar tradicionalisht edhe për anti-semitizëm; edhe pse shenjat e afrimit të kësaj të djathte me Izraelin, veçanërisht me të djathtën izraelite, kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit anembanë Europës, krahas me adoptimin, prej po kësaj të djathte, të islamofobisë si taktikë, në mos si strategji për të fituar simpati dhe vota.

Marrëdhëniet e Breivik-ut me zionizmin duhen parë edhe në kontekstin e ngushtë politik të masakrës që ai kreu; fëmijët në ishullin Utoya ishin aty për të marrë pjesë në një veprimtari të organizuar nga Partia Laburiste e kryeministrit të Norvegjisë Stoltenberg, e cila është rreshtuar haptazi në favor të kauzës palestineze; madje një ditë para masakrës, ishullin e kishte vizituar ministri i Jashtëm norvegjez Jonas Gahr Store, për të marrë pjesë në një debat politik gjatë së cilit të rinjtë pjesëmarrës kishin kërkuar bojkotimin ekonomik të Izraelit.

Këtu është vendi për të shënuar edhe se simpatitë e të ashtuquajturve “fundamentalistë të krishterë” amerikanë për zionizmin, në versionet e veta më brutale, janë tashmë të njohura.

Se ç’rrugë do të marrë, javët që vijnë, përshoqërimi i terrorizmit të Breivik-ut me Krishterimin europian kjo varet, në masë të madhe, nga reagimi i të krishterëve vetë dhe i asaj pjese të shoqërisë civile në Europë që identifikohet ngushtë me traditën e krishterë. Për krahasim, kujtoj se reagimi dhe distancimi i shoqërisë civile në vendet islamike, ndaj terrorizmit të Al Qaeda-s i cili gjithashtu u prezantua si i frymëzuar nga Islami nuk e pati forcën e duhur, prandaj edhe nuk ndihmoi për të luftuar bindjen, tashmë të rrënjosur në disa qarqe me peshë në fatet e Planetit, se terrorizmi politik nuk është veçse fytyra shekullare e fesë Islame. Edhe vetë nxitimi në mediat perëndimore veçanërisht amerikane, ditën e parë pas atentatit, për ta identifikuar masakrën e Brievik-ut si “islamike”, nga një numër ekspertësh (qesharakë) të terrorizmit ndërkombëtar, nuk është veçse pasojë e trishtuar e kësaj bindjeje.

Emigracioni, plakja e Europës, Islami, liria e fjalës, multikulturalizmi, çështja palestineze, anti-semitizmi, Irani, Krishterimi – të gjitha këto çështje lidhen mes tyre, sa kohë që përcaktojnë konfliktet madhore në botën e sotme; por e rëndësishme mbetet që të ruhen dhe të kuptohen dallimet mes tyre. Trajtimi i tyre së bashku, ose leximi i tyre sipas çelësit të “përplasjes së qytetërimeve”, u shërben vetëm ekstremistëve, që kërkojnë të projektojnë mbi planet paranojën dhe dëshpërimin e tyre.

Nuk ka komente

  1. S’kemi pse ta ngatërrojmë Breivik-un me fenë, sepse nuk paraqitet si besimtar i krishterë, as i devotshëm dhe as praktikant (përkundrazi, xhestet e tija do t’i festonte me putane di lusso), dhe se objekti i sulmit , dmth, viktimat e tij, nuk ishin aspak islamikët.
    Ashtu siç nuk mund ta pëziejmë saktësisht me gjithçka tjetër, sepse paraqitet si nazist edhe filoizraelian, si antiemigrant por pro rom etj.etj.

    P.s: nga kjo ngjarje më bëri përshtypje diçka tjetër: forcat e rendit (forcat speciale, sepse policët e zakonshëm janë të paarmatosur) ndërhynë pas 90 minutash, ku 20 minuta i humbën për të bërë me makina 30km dhe rreth 30 minuta i humbën për të gjetur një mjet(!!) për të arritur në ishull.

  2. Xha xha e ke parasysh luften civile ne Sudan, ajo eshte lufte fetare mes te krishtereve dhe myslymaneve. Po ajo ne Liban, qe kishte edhe karakter fetar (te krishteret nuk donin palestinezet, sepse myslymanet beheshin shumice) e qe pati te vrare sa te duash, perveç qe ktheu Zvicren e Lindjes se mesme, ne nje vend krejt te shkaterruar.
    Po ne çeçeni ku behej lufte e shenjte (çeçenet i pat perdorur masivisht edhe turku ne genocidin ndaj armeneve), po ne Bosnje ku dallimi mes kombeve eshte pastertisht fetar ?

    Zonat kufitare(kufitare ne vija te trasha) mes feve jane te nxehta, qe nga Sudani i Jugut(afer Etiopise kristiane), Ceçenia, Bosnja e deri edhe Libani si kufi detar, meqe vijon me Qipron e me tej Greqine.

    Ky optimizmi yt nuk perligjet nga historia, jo nga ajo e para 1 mije vjeteve por nga ajo e koheve te sotme.

    Diferenca mes vendeve te krishtera dhe atyre myslymane eshte se laiciteti pati sukses vetem ne ato te krishtera, kurse rastet e Turqise,Irakut, Iranit,Pakistanit e ndonje tjeter qe me shpeton, tregojne se laiciteti deshtoi plotesisht dhe behet fjale per vendet me te medha islame, ato qe sherbejne si model per shtetet e tjera.

    Harmonia fetare eshte rezultat o i laicitetit o i nje identiteti me te forte se ai fetar, qe e nenshtron ate fetar.

    Ne Europe problemi kryesor eshte ai i identitetit europian, pa kete s’ka Europe e ky identitet europian nuk mund te mbeshtetet tek Deklarata e te drejtave te njeriut, ashtu sikunder nuk mund te mbeshtetet tek territorialiteti.

    Po ku do mbeshtetet identiteti i nje populli europian ?

    Ketu ngec gjithçka, prandaj nuk ka per te ekzistuar nje popull europian, per fat te keq, popujt ngjizen ne lufte e mbi gjakun, jo mbi idete e deshirat.

    Ky tipi i takon atyre qe duan te ngjizin nje popull europian mbi gjakun, me lufte ndaj nje armiku, andaj edhe eshte kunder Bashkimit Europian se e sheh si nje perpjekje te deshtuar qe ne filize sepse antihistorike.

    Per mua Europa shpeton nga perplasja e qyteterimeve nese heq dore nga ideja e nje populli europian, sepse identiteti europian mund te jete vetem me rrenje hebraiko-kristiane dhe keto rrenje nuk sjellin asgje te mire, ne kushtet kur dhjetra milione banore jane te fese islame.

    1. Hyllin, krejt arsyetimi yt mbështetet mbi premisën se historia përsëritet. Kjo është një nga premisat e mundshme për të folur për të ardhmen, por jo e vetmja. Unë, për shembull, besoj se, herë pas here, njerëzimi është në gjendje të krijojë diçka të re, të mirë, dhe që nuk ka ekzistuar më parë. Europa e Bashkuar është një diçka e tillë, që nuk mund të shpjegohet me zhvillime të shkuara (njëlloj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të shekullit XVIII); madje edhe një diçka e tillë që mund ta diskreditojë premisën tënde një herë e mirë.

  3. SHBA-ja hyn ne logjiken e shtetformimit prej shkeputjes se kolonise se popullimit prej shtetit ame, sikunder ka pasur ne kohen e qytet-shteteve si fenikase ashtu edhe greke. Logjika eshte e njejte, kolonizojme, marrim veten, ndahemi prej shtetit ame. Ky eshte fati i kolonive te popullimit, dikur qytet-shtete, sot shtet-kombe.

    Po te kolonizonim nje planet tjeter, me garanci 100% pasi ta merrte veten, do krijonte nje shtet me vete.

    Nuk eshte thjesht se historia perseritet, po njeriu eshte ai qe eshte, dmth ka gjera qe burojne nga natyra e tij dhe keto do perseriten.

    Identiteti fetar ekziston, ketu eshte gjithe çeshtja, fete monoteiste nuk jane pluraliste si paganizmi, nuk eshte se mund ta vesh Krishtin apo Allahun si nje zot me teper ne Panteon, nuk mund te shikosh dot nje kishe e nje xhami sikur po sheh nje faltore te Zeusit e nje te Apollonit, qe plotesojne njera-tjetren.

    Nuk e ke vene re se ku ka Kishe nuk ka Xhami dhe anasjelltas ? Biles edhe ne Shqiperi i mbajne rigorozisht larg njera-tjetres, perndryshe ne rindertimin e Fori Imperiali sheh faltoret pothuajse njera pas tjetres.

    Hyjnite pagane integroheshin edhe besimtaret po ashtu e arrinin kohezionin social , hyjnite monoteiste nuk integrohen dot, rrjedhimisht edhe besimtaret nuk ia dalin dot, pra fete i vihen kunder kohezionin social.
    Flasim per besimtare, jo per fene historike te prinderve.

    Ne Bosnje, kemi rastin unik te nje ‘etnie’ pa percaktim etnik por me percaktim fetar, qe quhet ‘myslyman’ dmth njeri thosh jam serb, tjetri thosh jam kroat, i treti thosh jam myslyman.
    Si mund te jesh etnikisht ‘myslyman’ ?!

    Ne Shqiperi per nje kohe te gjate kohezioni social ka qene demtuar rende nga ndasite fetare dhe psh nje nga arsyet pse ka te krishtere (katolike e ortodokse) ne Shqiperi qe nuk e duan bashkimin me Kosoven eshte frika se mos prishet ekuilibri i brendshem me shtimin e myslymaneve dhe ne rastin e ortodokseve qe jane te gjithe toske se prishet edhe ekuilibri gege-toske dukshem ne favor te gegeve.

    Te mundesh fete eshte pune kolosale se nje gje eshte tu heqesh ndikimin politik e ideologjik e tjeter gje ndikimin identitar. Europa ka ngecur tek ky i fundit, vete Shqiperia ka bere pune kolosale, nepermjet nacionalizmit dhe ateizmit komunist e tani te shumte jane ata qe duan te mos i ngacmojne ekuilibrat qofte edhe ne dem te çeshtjes kombetare apo edhe te hyrjes ne Europe.

    1. Si mund te jesh etnikisht ‘myslyman’ ?!

      Fatkeqsisht Pakistani e ka sjelle ne jete kete etni. Por duhet kuptuar qe kjo etni gjithnje eshte reaksionare. Dmth lind si reagim kunder dikujt tjeter. Zakonisht kjo ndodh te “conversos” e rinj qe e marrin me shume yrysh fene e re. Ne kete kategori futen Boshnjaket, Chechenet dhe kufitare te tjere qe nuk kane cte sjellin ne miksin ku futen. Perset per shkak te kultures me te avancuar arriten te negociojne nje Islam te tyrin. Pakistanezi duke qene ne thelb nje Indian musliman qe urren Indine, shnderrohet ne emerusin me te vogel te perbashket: thjesht musliman. Madje musliman qe i eshte mbushur mendja qe perkufizon tere muslimanet. Psh ne Pakistan ka nisur nje fushate diskriminuese kunder ekuivalentit Mormon te muslimaneve: sektit te Ahmedijve. Gjoja shteti i Pakistanit paska prerogativen qe te vendose Kush qenka myslimani, e ahmedijtete nuk qenkan muslimane. Jane keto lloj etnish muslimane qe shkaktojne probleme.

  4. Per mendimin tim akti i Breivik bart dy informacione domethenese per nga koha e kryerjes, por edhe nga shenjestra ku adresohet. Se pari ai vjen ne nje kohe kur ne boten muslimane po fryn nje ere demokratizimi, e cila teorikisht konsiderohet si kura me e mire per te kufizuar, trajtuar apo edhe kontrolluar procese qe perndryshe deri me tani kane prodhuar si identitet ndekrombetar te tyre terrorizmin dhe se dyti; viktimat jane norvegjese, pra bashkekombas te vete agresorit. Nese aktin e quajme terrorist, apo simetrik te terrorizmit islamik ne boten e krishtere, atehere ndryshimi qe vihet re eshte se nese ne rastin e pare kundershtari eshte ne vetvete njekohesisht agresor historik dhe njeherazi i shenjestruar si viktime, ne rastin e norvegjezit kundershtaret nuk jane viktima, por vetem Te Jashtem. Theksi i tij vihet tanime ne bashkekombasit qe kane dorezuar identitetin e tyre. Ne kete rast duhet vene re se edhe per nje ekstremist si Breivik, nuk paraqiten si problamtike klizmat rracore mes te krishtereve, por ato mes te krishtereve dhe muslimaneve. Ndaj edhe ketu problemi i multikulturalizmit te pakten nga pikeveshtrimi i tij paraqitet si problem i brendshem evropian, por qe natyrshem e zgjeron hijen e vet mbi te tjeret. Keshtu disa ore me vone, Komiteti Parlamentar turk per te Drejtat e Njeriut ka kerkuar monitorim te situates se muslimaneve ne Evrope-nje nisme kjo qe e ka kthyer per here te pare pas shume vitesh hapesiren e Bashkimit Evropian ne subjekt te mbikqyrjes per te drejtat e njeriut. E njejta gje mund te thuhet edhe per komentet qe pasuan, te cilat me siguri kerkojne te ulin poziten negociuese te Perendimit ne bote te pakten ne planin moral.
    Nese demokracia prodhon kete lloj dhune dhe pasigurie sociale per vete shtetasit e vet, perderisa ajo krijon perceptime radikale mbi rrezikun e humbjes se identitetit, ne nje kohe qe trumbetohet perendimi i shtetit komb, atehere cila eshte forma e botes qe po vjen, modeli dhe sistemi rregullues i saj? Kjo e ketij eshte nje lloj triumfi i nocioneve ballkanike per demokracine dhe lirine, nocione qe vetekufizohen te identiteti i provinces si shkalle e fundme e kohezionit kombetar dhe shoqeror.
    Por me siguri ngjashmeria me e madhe qe sot Breivik ofron me boten muslimane eshte ndjesia e te qenit viktime. Edhe muslimanet ndjehen te frustruar nga te krishteret perendimore, te dhunuar dhe te shfrytezuar. Dhe per kete u mjafton qofte edhe referimi te kolonializmi. Te pafuqishem per te perballuar modelin dhe forcen e Perendimit, problemi i ekulibrit nderkombetar per here te pare eshte “reduktuar” nga nje ceshtje ushtarake ne nje problem policor ne shkalle globale. Riveshtrimi vetes ne planin perspektiv eshte aktualisht nje problem edhe per eliten arabe. Ne nje leksion te muajit qershor, qe rastisa, ish-ambasadori egjiptian ne Turqi, Fathy El Shazly, duke iu referuar ngjarjeve te fundit ne vendin e tij do te shprehej se: “Kjo eshte unike ne historine Egjipitt. Asnjehere me pare njerezit e Deltes nuk jane ngritur per te protestuar. Me siguri dicka ka ndodhur”. Me shume interes paraqiti referimi i tij konsistent te periudha e Naserit. Ja sesi ai e perifrazonte ate duke nenkuptuar nevojen e nje rikthimi: “Broshura e Naserit per revolucionin bazohej mbi tri pika kryesore; drejtimi afrikan, drejtimi arabik dhe drejtimi islamik. Te trija te vena nen goditje kryesisht nga revolucioni iranian i 1979 qe sugjeroi edhe terrorizmin si arme ofensive me karakter ideologjik dhe religjioz”. Nisur nga ky gjykim, bota muslimane po veteperkufizon veten ne pozicion teper optimist per veten, pasi me levizjet e fundit po le pas edhe paragjykimin e fundit; lidhjen e shkurter regres – islam. Demokracia eshte e mundur edhe aty, gje qe supozon barazine ne arenen nderkombetare edhe sa i perket predikimit politik jo vetem forces. Te pakten teorikisht. Problemi eshte se arabet sikurse evropianet nuk heqin dore nga historia. Ndoshta Evropa e ka c’regjistruar nga kujtesa e vet ndjesine e te qenit e barabarte apo e ndryshimit te forces jashte kontekstit kulturor te saj, por me gjase kjo dikur do te vije. Kjo e Breivik eshte kenge fshati ne kuptimin qe mohon kategorikisht pikerisht ate projekt te Evropes qe sot mbahet si premise e suksesit te saj. Edhe pse eshte fshatar shume serioz.

  5. Ca gjera jane ashtu siç jane edhe nuk mund te besh dot asgje. Feja e krishtere doli me e afte dhe e realizoi me sukses funksionin e saj qe ishte zhveshja e njeriut prej te magjishmes dhe racionalizimi i mendimit te tij.
    Mjafton te shihni kete budallain Norvegjez, i cili ne asnje prej veprimeve qe kreu, nuk shfaq ndonje lidhje me te pertejmen e mbinatyrshme, por perkundrazi, nese shpirti i tij i deshiron ndonje gje, ajo eshte vetem nje shishe vere e mire dhe shoqeria e ndonje femre klas. (mu si njeri qe e njoh, meqe ra fjala, dhe qe po keto gjera deshironte edhe ai)

    Ndersa feja myslimane s’po ia del dot ne kete drejtim; ne pikepamjen e nje perendimori ajo po krijon njerez qe ne pamje te pare duken si te çmendur. Nese i thua dikujt se po e mbuloj koken me perçe sepse keshtu e ka urdheruar allahu – habitet; apo akoma me keq, se edhe mjekren nuk e rruaj dhe pantallonat i vesh treçerekshe, sepse keshtu do muhameti!!! A je ne terezi – do te te pergjigjej çdokush. Mos ke gje haluçinacione?!! Le pastaj t’i thuash se do e vras ate, apo kete tjetrin… sepse Allahu ekber.

    A e kuptoni qe ka nje diference thelbesore mes dy botekuptimeve: atij perendimor, per faktin se ka kaluar eksperiencen e Krishtit dhe prandaj ndodhet tani me kembet mbi toke, dhe atij Mysliman qe ndodhet akoma me koken mes resh, e qe komunikon drejtperdrejt me Allahun e madh dhe i merr direkt prej tij urdhrat se si te vishet, se si te ushqehet, se si te bej seks e ku di une çfare tjeter bisedojne ata me njeri tjetrin.

    Prandaj nuk ka asnje pike takimi mes krishterimit dhe myslimanizmit, por nga ana tjeter, mes krishterimit dhe hebraizmit – po. Krishterimi ne fund te fundit, nuk beri gje tjeter perveçse e hebraizoi krejt perendimin. Mund te thuash se ishte kali i trojes se çifuteve, dhe si perfundim, ne ndodhemi ne kete gjendje ku jemi tashti dhe na duhet ta zgjidhim problemin e bashkejeteses me njerez qe kane nje botekuptim krejt te ndryshem nga i joni.

    Persa u perket shqiptareve: kuptohet se ne ç’ane jane, por puna eshte se kjo nuk mjafton. Na duhet te zgjidhim punen e nderrrimit te fese. Ka shume qe thone se s’duhet prekur ai muhabet; Hyllini ketu eshte nje prej tyre, por megjithate, jam i bindur qe edhe ai ne vetvete e di shume mire qe jemi perpara nje akti te ulet dhe qe sado qe t’ia fshehim vetes, nuk do mundim kurre ta eleminojme plotesisht mendimin se nje gje e ulet ka ndodhur dhe qe asnjehere heshtja s’do mund ta zhbej dot – por perkundrazi vetem perballja do mund ta zhbej nje gje te tille.

    Nuk eshte puna te myslimanizmi – as qe behet fjale qe njerezit te fillojne te nderrojne fene – sepse nuk eshte feja myslimane problemi (nese do na kishin pushtuar mongolet do ishim bere mongoloide por si te thuash nuk do ishim bere MONGOLOIDE mu si MONGOLET) Problemi eshte qe me ate nderrim te fese u krijua nje humnere mes shqiptareve ndermjet tyre; u ndane njerezit me njeri tjetrin; u prish ndjenja e bashkesise qe teorikisht nuk duhej te ndodhte ne asnje menyre – sepse ajo eshte, ekziston. Kjo bashkesi, pas vdekjes se zotit, eshte e vetmja qe na ka mbetur dhe te godasesh kete eshte njelloj si blasfemia ne kohet e vjetra.

    AI nderrim beri pikerisht kete, te paimagjinueshmen – prishi kete lidhje. Dhe qe prej asaj kohe, vazhdojme te krijojme ndarje pas ndarje. Vete hyllini e di mire qe ne 21 Janar nuk ia mbajti – megjithese edhe mund t’i interesonte – dhe nuk guxoi te dilte ne mbrojtje te Sales. Nuk e beri per te vetmen arsye sepse po ta bente do ndahej perfundimisht me pjesen tjeter te shoqerise/bashkesise qe nuk do mund ta pranonte kurre nje gje te tille. E megjithate ndodhi qe perseri, edhe kur arma drejtohet kunder vetvetes, te dalin njerez si puna e lubonjes qe perveçse medioker, jane edhe te semure rende, dhe shkojne e i dalin ne mbrojte Saliut duke i quajtur bashibozuke, pederaste e kokepalar ata qe vdiqen. Çfare eshte kjo peveçse nje perseritje e te njejtit mohim qe i bejme komunitetit si edhe atehere qe duke u lidhur me Turkun, pushtuesin, u ndame faktikisht me shqiptarin karshi.

    Une keshtu e shoh. Duhen sheruar ne menyre perfundimtare keto gjera, dhe nuk di tjeter menyre perveç berjes shembull te atij mekati origjinal qe po na perndjek edhe sot e kesaj dite perderisa mbeshtesim Saliun sot, apo beheshim bashkepuntor te sigurimit dje.

    1. Meti, në këtë parashtrim që bën (dhe që m’i ngre qimet e kokës përpjetë), ke harruar një faktor themelor në përftimin e europianit modern: traditën humaniste të Rilindjes dhe integrimin e trashëgimisë klasike greko-romake, që s’ka gjë të përbashkët as me Krishterimin, as me Judaizmin.

      Unë, bie fjala, po të ishte se duhej të zgjidhja mes Biblës (Dhjatës së Vjetër) dhe epikës homerike, do të kisha zgjedhur pa ngurim këtë të dytën, të cilën e ndiej më “timen” sesa të parën.

      Nuk di çfarë do të ishte Europa sot pa Greqinë e Lashtë dhe Romën; por jam i sigurt se nuk do të ishte tërheqëse për mendjet tona dhe ushqyese për shpresat tona.

      Sa për shqiptarët, plaga e përçarjes dhe e dasisë fetare ekziston; por ndoshta nuk ka mënyrë tjetër për ta shëruar, sesa të luftojmë për t’ua hequr feve, edhe Krishterimit edhe Islamit, funksionin identitar; jo se ky është i dëmshëm në vetvete, por se është i dëmshëm në kontekstin shqiptar.

      1. Kujt i thua, une bej be per koken e Homerit. Por nga ana tjeter ishin vete greket ata qe perqafuan Judaizmin me vetedije te plote; dhe Krishterimi s’eshte gje tjeter vetem se Judaizem por i perthyer sipas botekuptimit grek. Nuk ka asnje kontradikte mes tyre. Judaizmi nuk e mohoi traditen greko-romane, por vetem shtoi ne te konceptin e dashurise. Dashuria s’ka ekzistuar perpara krishterimit – te pakten s’ka patur vendin qe ka tani ne boten perendimore.

        Ndersa Rilindja per mua eshte çasti kur tradita greko-romake dhe ajo hebraike gjeten sintezen e perkryer. Eshte e vertet qe arti Grek arriti majat, por nuk mund te krijonte kurre nje Raffaello p.sh. sepse mjafton te marresh nje nga Madonnat çfaredo te tij dhe e kupton qe perbehet nga dy pjese: nga bukuria sublime e trupave (tradita greke) dhe nga Dashuria qe njekohesisht eshte prezente ne nje pikture te tille. Te dyja keto elemente jane te pranishem dhe prandaj e bejne nje bukuri mallengjyese.

        Krishterimi e permban te gjithe trashegimine greko-romake, por edhe po s’e permbajti – s’ka gje, une e permbaj ate se bashku me greko-romaken.

  6. fondamentalist të krishterë, është shumë vështirë ta quash,përderisa Breivik, nuk manifeston të dhëna për tu quajtur i tillë. Ai nuk shfaqet si dogmatik, kish flertuar më parë me agnosticizmiin, nuk shfaq interes për dogmën kristiane per se, nuk e ka hiç problem dallimin katolik-protestant, korja kristiane në karakterin e vet, mbetet një lloj puritanizmi, dhe simboli, flamuri ideologjik i zgjedhur, tek kryqi. Kemi të bëjmë me tjeter lloj njeriu këtu.

    për mua ësht një miks i racizmit, me superioritetin kulturor. Breivik shfaqet të jetë krenar për origjinën e vet, familjes, emrit etj.

    mesa duket ky i breivik duket të jetë nazizëm modern.

    më pëlqen përqasja e metit.

    xh2 jam i mendimit se kultura greko-romake, funksionoi si nënshtrat i krishterimit evropian, flasim për mbivendosje të së njëjtës kulturë në thelb, me një shift madhor, kalimin ng poli në monoteizëm. Ky kalim ngjizi bashkimin e parë evropian. Po ti qëndronim besnikë deri në fund historicizmit do të shihnim se luftrat kulturore kanë ekzistuar që para Hutingtonit. unë do jepja shembullin psh të ikonoklastëve, të cilët ishin perandorë me origjinë lindore, akoma dhe ndarja e dy kishave në mesjetë, ka një bazë kujturore. Ramfos jep një shjegim interesant të ‘filioque’, ku thotë se perëndimorët, ia njohën aftësinë e mbartjes së shpirtit të shenjtë natyrës njerëzore. sigurisht që do ia njihnin se shpirti nuk ishte gjë tjetër, veç muza homerike. Trajtat artistike të perëndimit, janë më njerëzore se lindoret. Interesante janë tani format artistike në kufijtë e dy botkuptimeve, ktu mund të flasim për përfaqësues si El Greco, apo shkrimtarët e famshëm mistikë rusë.

    kemi të bëjmë me një hon botëkuptimesh të ndryshme, të cilat vetvetiu sjellin konflikt.

    shqiptarët nuk më duket se e kanë kuptuar përkatësinë e tyre. mjaft të vëresh hyllinin psh që refuzon rregullisht racionalizmin. Apo delirin e pranueshëm nga shqiptarët të Berishës, jo si individ ky, por si përfaqësues.

    Kjo që nga evropianët do të identifikohej si prapambetje, është çka na alienon dhe na mban larg tyre. Kjo është ajo çka na bën ‘lindorë’.

    1. “Trajtat artistike të perëndimit, janë më njerëzore se lindoret.
      ….
      Kjo që nga evropianët do të identifikohej si prapambetje, është çka na alienon dhe na mban larg tyre. Kjo është ajo çka na bën ‘lindorë’.”

      Ne qofte keshtu, MOS ARDHTE KURRE AJO DITE QE TE BEHEMI PERENDIMORE !

          1. jo nuk kam qëllim të tillë.

            minimalja, mund të të kërkoja një shpjegim.

  7. Krishterimi nuk eshte gje tjeter pervec femija kopil i nje Hebreu dhe nje Greku. Nqs ketyre qe paraqiten si te Krishtere fondamentaliste u mveshet epiteti neo-nazist (sic po e shoh qe behet rendom ne shtyp) kjo do ishte e gabuar. Ideologjia naziste ishte ne thelb anti-kristiane pasi e shihte mendesine e krishtere si nje korruptim hebraik te shpirtit pagan(packa se nuk e thonin me ze te larte).

    P.S. Xhaxha, per grekun e lashte Iliada dhe Odisea ishin siTestamenti i Ri dhe i Vjeter per nje monoteist sot.

  8. Emigracioni, plakja e Europës, Islami, liria e fjalës, multikulturalizmi, çështja palestineze, anti-semitizmi, Irani, Krishterimi – të gjitha këto çështje lidhen mes tyre, sa kohë që përcaktojnë konfliktet madhore në botën e sotme; por e rëndësishme mbetet që të ruhen dhe të kuptohen dallimet mes tyre

    Thoni qe keto ceshtje lidhen, gje qe eshte e vertete. Per mua ajo qe i lidh me teper keto ceshtje eshte qe nuk mund te shprehesh hapur. Cfare i vrau ata njerez ne Oslo nuk ishte Breivik, por korrektesa politike. Gjithe ato viktima vetem qe te lexoheshin 1500 faqe, me tregojne qe subjekti i atyre 1500 faqeve nuk eshte lejuar te diskutohet qarte dhe troc. Ajo qe duhet diskutuar troc vlera e krijimit te nje sistemi global pa izolimin e nevojshem. Nje sistem ku kapitali leviz lirshem por krahu i punes jo. Nje sistem telat e te cilit mundesojne shkembimin e rrufeshem te informacionit, mund te mbytet shume lehte nga te njejtat tela. E verteta e thelle e Breivik eshte shume e thjeshte: priti ato dreq tela se do vithisemi te gjithe.

  9. ””shqiptarët nuk më duket se e kanë kuptuar përkatësinë e tyre. mjaft të vëresh hyllinin psh që refuzon rregullisht racionalizmin””

    Nuk e mora vesh lidhjen me kuptimit te perkatesise dhe refuzimit te racionalizmit, duke supozuar se me racionalizem ke parasysh nje rryme filozofike te zhvilluar ne shek 17-18.

    Perkatesia ngado ta rrotullosh nuk mund te shkeputet dot nga besimi, e kultivon individi e kultivon edhe bashkesia. Nese ta zeme shqiptaret fillojne e besojne se jane perendimore nuk ka Zot qe ia mbush mendjen me argumente per te kunderten.

    Thote Meti, te perballemi, mirepo çdo perballesh kur perkatesia nuk shkeputet dot nga besimi aq me teper besimi fetar, nuk ka argumente qe vlejne, dmth nuk ha pyke askush.
    Ne kete gjendje e vetmja gje me vlere eshte injorimi i ekzistences se feve dhe njefare sinteze e karakteristikave fetare me qellim qe te duken si shqiptare dmth etnike e jo fetare, pra nevojitet nje proçes besimi i cili shnderron sa me shume dukuri fetare ne dukuri etnike.
    Sfera e dukurive etnike duhet zgjeruar ne dem te dukurive fetare, ketyre te fundit u fut nje shqiptarizim dhe i asgjeson.

    Ta zeme Nene Tereza, propogandohet nga katoliket, si kundervenie islamiket nuk e duan fare, futi nje shqiptarizim, te tipit virtytet e femres shqiptare, germo ndonje gje te perafert ne folklor e je ne rregull.
    Pse te jete molle sherri kur fare mire mund te jete e te gjithe shqiptareve ?

    Kur hyri krishterimi, huazoi aq shume nga paganizmi,deri edhe shenjtoret i vuri sipas modelit te hyjnive (kishat kane vetem emra shenjtoresh, sikunder faltoret pagane i kushtoheshin qindra zotave pagane), saqe eshte e veshtire te dallosh nje histori, rrefenje, simbol, zakon deri edhe Krishtlindjen, nese eshte mirefilli kristiane apo eshte pagano-kristiane.
    Ne Shqiperi e njejta rrefenje, ka si personazh tek kristianet priftin tek myslymanet hoxhen, dmth kur ndodhi islamizimi u kthye prifti ne hoxhe dhe kjo u fut tek thesari kulturor islamik. Po me perpara priftit rrezik e njejta rrefenje do kete pasur si personazh nje klerik pagan.

    Dua te them qe eshte dukuri normale ne historine e identiteteve, identiteti dominant ushtron fuqi asimiliuese ndaj atij ish-dominant dhe perveteson gjera me vlere te ish-it.
    Per mua zgjidhja eshte teorikisht fare e thjeshte, per shekujt e ardhshem identiteti dominant duhet te jete ai shqiptar, i cili duhet te nenshtroje e ushtroje fuqi asimiluese ndaj ish-dominanteve, dmth identitetit krahinor e fetar, pra ç’eshte me vlere ne nje krahine behet mbareshqiptare e ç’eshte me vlere tek nje fe, laicizohet dhe kthehet ne etnike.

    Ne fund te fundit, barazia, vullneti i lire(libero arbitrio), dashuria per njeriun, kane dale nga dokrina e krishtere, jane laicizuar dhe shiten e blihen si vlera perendimore, nepermjet nje proçesi shekullor besimi.

    Meqe keto shnderrime kane natyre ontologjike,une qe thua ti J. shoh me te arsyeshme e te dobishme nje metafizike kombetare, sesa Ramfosin.

    1. zot nuk ka, por ka perëndimorë.

      e di atë barcaletën, ‘nuk shes për katundarë’? e njëjta gjë…

      ik të thonë ata, se nuk je si ne. çka realisht po i thonë evropianët Shqipërisë, duke e mbajtur jashtë.

      1. Po ne ne fakt nuk jemi si ata. Pse duhet te lypim nje vend qe nuk na takon pervecse si afersi gjeografike?

  10. Ne fakt ne pohojme me force qe nuk jemi, keshtu qe pak rendesi ka se per ke shesin ata, biles ministri yne i jashtem tha frazen legjendare, hajde degjo pordhet e ketyre tani.
    Po na u mbush mendja top se jemi perendimore, ne do u japim leksione nga dosja pellazge, do behemi me katolike se Papa aq sa do thone ata hajde degjo te ketyret. Puna eshte se s’na eshte mbushur mendja.

  11. theollogos, Evropa për ne, është edhe strategji, edhe zhvillim. edhe bukë, edhe gjellë. ka një ndarje midis të dyjave… strategjia nënkuptohet si plan zhvilimi, madje si plani më i mirë i mundshëm për tu zhvilluar, por gjithashtu sipas himnit kombëtar si ‘dëshirë dhe qëllim’. kombi apo shteti, duhet të ketë dëshirë dhe qëllim, që të justifikojë ekzistencën e vet. këtë lloj besimi psh unë ia pranoj hyllinit.

    mirë të mos marrim pjesë në evropë, po cila është alternativa? kjo duhet të jetë e një lloj ‘besimi e qëllimi’, përsëri. ke psh alternnativa fetare, alternativa e të qënit shtet satelitor i dikujt, se ne nuk kemi bythë të jemi të pavarur. alternativa e bashkimit kombëtar, dhe alternativa ideologjike e të luftuarit të komunizmit, brenda trojeve. take your pill, tha.

    hyllin, nuk e ditke barcaletën… kishte vajt ai të blinte vaj, e i tha shitësja ashtu. pastaj u vesh me kostum, prapë i thotë shitësja, nuk shesim për katundarë. shkoi e i foli me theks tironc ky, njësoj shitsja. po nga e di i tha, që jam katundar? po ik i thotë kjo, se shishen e ke mbyll me koçan misri.

    1. Nuk po them te mos marrim pjese ne Evrope, as qe kjo e fundit nuk mund te mos shihet si pike referimi apo model. Fundja, si model po e shohin edhe arabet. Puna eshte se ne kerkojme nje vend ne nje familje ne te cilen fare mire mund te na pranojne pa na paragjykuar per origjine dhe gene, nese do te dinim te silleshim apo vinim ne jete disa parime elementare te demokracise. Paaftesia jone per te arritur kete standard qe detyrimisht lidhet me rrugetimin historik te kontinentit, qe eshte edhe fati i perbashket i popujve perendimore, na ben qe te kerkojme te origjina jone apo historia e perbashket zanafillore nje alibi te faktit rrenjesor. Ja, ne jemi evropiane, te lashte fare, ndaj mos shikoni c’jemi tani. Shqiperia ka qene nen osmane dhe nuk e veshtroi njeri nga kontinenti me perbuzje, por me kersheri dhe madje me sens te forte studimor dhe vleresimi per origjinalitetin. Ja tek jemi sot azat asqere, pjerdhim ne te kater anet te lire dhe te gjithe po na shohin me perbuzje sikur ne te ishim orientale te ndyre dhe mbrapshte (ne kuptimin e keq). Europiane ne sundimin osman dhe orientale nen sundimin e vetes. Nje pranim i ketille do te na clironte nga rrefimet per veten dhe orgjina e dikurshme si hajmali per te ardhmen, e cila mund te jete gdhendur me germa te arta deri edhe ne ndergjegjen e Papes, por qe detyrimisht do te nxiste nje ndjenje kritike dhe kerkimi te brenshem per te kuptuar se ku po degdisesmi. Nejse, ky vend i perket dikujt tjeter, qe nuk e ka problem se ku shkon dhe nga vjen. E di vete sesi te orientohet ne cdo situate, i gjen rrenjet edhe ne Kine po t’ia doje puna. Keshtu qe sugjeroj qe edhe Europen si strategji ka gjase ta kesh marre shume seriozisht, aq me shume qe kjo e jotja sfidohet edhe nga deklarimi i Rumsfeld qe mos gaboj na perfshiu tek Europa e Re.

  12. Fete i injorojme kur te doni madje ne djall vafshin ato e kush i ka bere ato, por si i behet qe gjyqi i kujt ka hedhur ne ere nje fshat te tere te mos zvarritet me vite te tera por te behet qe te nesermen; apo qe te mos jemi ne gjithmone ata te fundit te cilet clirohen nga cdo pushtim i huaj e ideologjik qe na bie mbi supe; dhe as te mos detyrohen avionet e natos qe te cohen e te bombardojne serbine por ta bejme vete ne nje gje te tille. Dini ju se si behet kjo pune? Se per mua mjafton qe te behen po se si behen nuk me intereson hic.

    Ndersa shqiptaret, te gjithe, bejne mire qe nje ore e me pare te fillojne e te mendojne se jane evropiane, sepse te mendosh te kunderten, thjesht nuk eshte e vertete. Me thoni ju se kush eshte ai shqiptar qe do e justifikonte apo do e deshironte per veten e tij qe te ishte si ndonje nga ata te semuret mendore, te cileve zera – qe nuk u dihet prejardhja – u peshperisin ne vesh se si te sillen, se si te vishen dhe se cfare te bejne.

    Pse kujtoni ju se problemi qe p.sh. kane njerezit me dike qe vesh pantallona trecerekshe eshte ai i pantallonave? Per ate pune une dal jashte me pantallona te shkurtra fare dhe s’me thote njeri gje, por nje person qe arrin deri aty saqe edhe per nje pale pantallona s’vendos dot vete, por duhet te pyesi allahun se c’mendim ka, apo qe shkon e lexon ne kuran se c’te bej me mjekren e vet, ta rruaj apo mos ta rruaj – me pak fjale, nje person i tille s’ka gje ne vije, kjo eshte puna, dhe konsiderohet nga njerezit e tjere qe tashme jane te liruar nga keto gjera si nje person me probleme.

    Bejne gabim, meqe ra fjala ata multikulturalist qe ne nje rast te tille flasin per te drejtat qe njeriu ka per te bere cfare i doje qejfi. Nuk jemi ne nje rast te tille se po te ishte keshtu edhe nje skizofreni do i jepej e drejta te bente cfare te donte – por kjo nuk ndodh. Skizofreni te sherohet nje here dhe pastaj – po deshi – le te beje edhe po te njetjat gjera qe bente me pare si p.sh. le te dali lakuriq neper koncerte rroku si te ishte nje hippy ne woodstock, apo edhe te vishet si lady gaga po deshi. Lady gaga, meqe ra fjala, pikerisht se nuk eshte e cmendur pa ia lejojne te gjitha cmendurite, se po te ishte ndryshe, kishit per ta pare ju se sa do ia lejonin. Prandaj nuk mundet qe ju o multikulturalist te barazoni rastin e lady gaga-s ose ate te kristi pinderit, kryetarit pink qe kushedi se cfare i pelqen te fusi ne shtrat, me ate te nje myslimani qe vesh pantallona trecerekshe. Eshte vete ky njehere qe nuk e pranon nje barazim te tille.

    Megjithate keto s’kane lidhje, e rendesishme eshte te thuhet se shqipari eshte i lire dhe per mjekren e vet vendos vete – jo si disa te tjere. Mund te duket per te qeshur por ne fund te fundit ky eshte dallimi qe na ben apo jo evropiane. Fakti qe jemi njerez te lire dhe te liruar nga cdo zgjedhe – qofte edhe ajo e perendise. Edhe po pati ndonje qe akoma s’eshte i tille jam i sigurte qe ne mos ai, femijet e tij do jene te tille, pra problemi nese jane ose nuk jane shqiptaret evropiane, nuk duhet shtruar fare per mendimin tim. Jemi evropiane dhe pike, madje ia kalojme edhe vete atyre per lirine e te menduarit e te vepruarit – jo po do rrime te degjojme edhe pordhet e tyre tashti.

    Hyllin, nene tereza ashtu sic eshte edhe mua nuk me pelqen – me duket si ufo – por ky eshte faji i artisteve dhe klerikeve shqiptare qe nuk dine ta japin ne formen e duhur shqiptare sic duhet ta kete. Te ulen e ta bejne nje lule te vertete e te mos e lene thjesht nje gonxhe bojaxhiu. Por kush do e bej kete? Kush do e nxjerri ate qe ti e quan metafizika kombetare? Une pastaj nuk jam i qarte edhe per nje gje tjeter. Ti thua se prej krishterimit dolen te gjitha ato vlera qe sot jepen si vlera te perendimit, dhe pikerisht pse edhe ne kemi qene per nje kohe te gjate nen kete ndikim, pa kemi edhe ne te njejtat vlera me ato te perendimit, por une nuk e di nese pasi jane perftuar njehere keto vlera, mund te vazhdohet me tutje pa nevojen e atij motorri fillestar qe i gjeneroi. Keto vlera mund te qendrojne vete ne kembe? Pra edhe pa krishterimin mund te bej tani evropa? Vete ideja e kombit per mua eshte nje rrjedhim i krishterimit, por a mund te eci kjo ide tani me kembet e veta pa ia pasur me nevojen nje mistike te krishtere. Une do shpresoja qe po, por ne kete rast do duhet me shume pune sepse do shpikur ajo metafizika kombetare qe thua ti dhe me keto elita qe ka shqiperia, mjere te gjithe.

  13. ”’hyllin, nuk e ditke barcaletën…””
    Barcaleten e di, po pa theksin tironc, se qytetari nga anet e mia lidhet me sa letrare e flet shqipen.
    Mesa di une ka ende shqiptare ne Maqedoni qe s’jane shkeputur nga besimi se jane shqiptaro-turq, po ashtu ne Prizren po shtohen shqiptaro-turqit, hajde mbushu mendjen se s’jane te tille.
    Pastaj, ti pandeh se nder shqiptaret e sotem s’ka nga ata qe e quajne veten shqiptaro-europiane ose shqiptaro-perendimore, qe shohin shtrember shqiptaret-shqiptare apo shqiptaro-lindoret (zakonisht besimtaret islamike) ?

    Thjesht kjo dukuri eshte ne fillesat e saj dhe nuk eshte ngjizur mire, por ama eshte kjo dukuri qe me kalimin e kohes do behet mbizoteruese, ka potencial te madh dhe perfaqeson nje dukuri te gjendshme lehte ne histori, qe nga shqiptaro-romaket, shqiptaro-bizantine e deri tek shqiptaro-turqit te cilet ne çuditerisht mbijetojne ende sot, nje anakronizem i dobishem ne aspektin studimor.

    Ta kam llafin qe eshte fryma historike e cila do krijoje besimin se shqiptaret jane europiane/perendimore, natyrisht kerkon kohe sepse eshte nje proçes i gjate ndryshimi, po ndoshta jo shekuj si me pare se tashme kemi mediat dhe levizshmeri te madhe sociale. Kerkon pashmangshmerisht edhe forcen e jetegjatesine e Perendimit.
    Shiko Kadarene, ai nuk ben gje tjeter veçse perpiqet te na mbushe mendjen se jemi perendimore po kemi mbeturina lindore te cilat duhet ti zhdukim.

    Ajo shitesja atij katundarit nuk i shet, po djalit a nipit te tij do i shese me kenaqesi.

    ””Keto vlera mund te qendrojne vete ne kembe? Pra edhe pa krishterimin mund te bej tani evropa?””

    Varet Meti, se vlerat e nje identiteti mund te huazohen nga nje tjeter qe ka bekimin e historise, keshtu qe edhe nese Europa arrin te krijoje nje identitet europian pa lidhje me fene, fare mire ato vlera mund te qendrojne ne kembe.

    Persa na perket neve, nuk e kam kuptuar akoma se per ç’arsye duhet te ti mohojme ekzistencen shtetit tone, te shpenzojme aq shume energji per identitetin europian te shqiptareve ( identiteti europian eshte nje e panjohur per vete perendimoret) kur per 150 vjet u perpoqem per nje shtet tonin dhe identitetin kombetar.
    Ku me mire se ne polis-in shqiptar mund te realizohet qytetari i lire shqiptar ?
    Ku me mire se ne polis-in amerikan mund te realizohet qytetari i lire amerikan?

  14. Te flasesh per identitet europian te shqiptareve nuk e mohon aspak identitetin shqiptar. Ne radhe te pare me eshte kthyer ne nje reagim instiktiv kjo gje, sepse ngado qe shkon, degjon vetem njerez qe te thone se nuk behet ky vend sepse ne jemi turq – kemi mentalitet turk. Aq te shumte jane keta saqe po t’i viheshin, jam i sigurt qe brenda nates kishin per borxh te ta rrafshonin krejt malin e Dajtit. Sikur edhe vetem me lopata e me kazma t’i futeshin – e benin. Dhe s’mbaron me kaq; kjo pune eshte kthyer ne justifikim dhe mjafton te thuash: “jemi turq” – dhe o burra pastaj, bjeri t’i biem; bej vete çdo maskarallik dhe justifikohu me faktin se jemi turq. Une njehere, sa here qe degjoj nje gje te tille, filloj me mantren time qe jo s’jemi turq por evropiane si gjithe te tjeret, e qe asgje s’na mungon – te gjitha gjenet i kemi ne rregull – keshtu qe mos nxirrni kot justifikime.

    Po perveç kesaj, vertet mendoj se te insistosh ne identitetin europian te shqiptareve, ben veç mire. Une nuk e di se perse ti mendon qe ky shpenzim energjish, bie ndesh dhe demton perpjekjet per shtet e identitet kombetar. Per me teper kur je ti vete ai qe po thua se mund te merret nje personazh i jashtem – siç eshte Nene Tereza – dhe ti mvishen asaj ato virtute shqiptare qe te ndjehet nga te gjithe. Nje gje e tille them se eshte bere dhe vazhdon te behet edhe me personazhet e tjere europiane. Kush lexon dostojevskin p.sh, qe ishte nje nacionalist rus, nuk behet edhe ai nacionalist rus por perkundrazi – e sjell ne realitetin e tij dhe ia pershtat kombit te vet. Tek lexon Shatov te shprehet rreth rendesise qe çdonjeri te shkrihet ne kombin e tij rus – vetem te forcohet ndjenja jote kombetare, pra si te thuash, vetem mire i ben identitetit tend kombetar.

    Dhe kjo ndodh me çdo gje tjeter evropiane per mendimin tim. Na ben me te ndergjegjshem per nevojen e pasjes se kombit dhe te shtetit tone kombetar. Sot ne jemi larg Europes sepse nuk e kemi te zhvilluar aq sa duhet dhe aq sa ç’e kane vete ata ndjenjen kombetare, ndjenjen e bashkesise se shenjte – dhe jo si mendohet se ne e kemi te tepruar kete ndjenje. Ne Europe do futemi vetem si komunitet shqiptar dhe jo si gje tjeter sepse ajo gjeja tjeter akoma s’eshte krijuar. E vetmja gje qe ekziston tani nga identiteti evropian, sipas mendimit tim, eshte fakti se te gjitha shtetet (komunitetet) kane te njejten ndjenje qe i lidh njerezit ndermjet tyre. Lidhja qe kane francezet me njeri tjetrin, eshte e njejte si ajo qe kemi ne me njeri tjetrin. Kjo na bashkon tani per tani me francezet – se per ate pune ne kemi tonat e ata te tyret. Nese ne te ardhmen do prodhojme edhe lidhje te tjera mes nesh – ok, bujrum.

    Pra nuk mohohet shteti shqiptar duke folur per evrope, perkundrazi, vetem vihet ne dukje se njeriu eshte tashme i pamate dhe nuk mundet qe nevojat e tij shpirterore t’i mbushi vetem me ate qe krijohet brenda per brenda. Mua me duket se nje gje e tille ka ndodhur edhe me te tjeret.Te gjthe kane marre ç’kane mundur nga eksperienca e vendeve te tjera ne rrugen per te ndertuar ate lidhjen e shenjte qe eshte kombi. Sepse vete ideja e tij eshte e pamate dhe te gjithe duhej te kontribuonin per ta bere te mundur. Asnjeri me vete nuk e bente dot te mundur.

    Nuk e di, po per mua çdo influence qe vjen nga europa çon drejt forcimit te idese se kombit dhe jo e kunderta.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin