MESAZHE NGA OSLO

nga Xhabyni

Nëntëdhjetë vite më parë eurocentrizmi ishte moda e fundit mes shkencëtarëve dhe banorëve të Evropës dhe çdo vend tjetër i cili nuk gjendej brenda kufijve të Evropës jo vetëm që ishte një vend i prapambetur por shihej si vend ekzotik me forma të çuditshme të jetuari. Sistemi ynë kishte në qendër të tij Perëndimin ndërkohë që çdo kontinent tjetër rrotullohej rreth tij, cilido nga këto kontinente që ishte më pranë diellit (lexo Perëndimi) ishte më i ndriçuar dhe më i zhvilluar se sa kontinentet që ishin larg tij. Çdo e keqe shihej se buronte prej Lindjes, madje dhe i Sëmuri i Evropës ishte në lindje të saj.

Mirëpo historia na tregon se të këqijat më të mëdha nuk erdhën nga këto kontinente që ishin larg diellit por erdhën pikërisht nga dielli që ndodhej në qendër të sistemit. Andej nga vitet 1920 revolucioni bolshevik do të fillonte një shfarosje në masë të kundërshtarëve të tij, shfarosje që do të arrinte kulmin nga vitet 1930 kur hipja në pushtet e Stalinit do të sillte një kasaphanë të vërtetë në ish Bashkimin Sovjetik, ishte kjo e njëjta periudhë kur në Evropë u instaluan tre regjime të tjera totalitariste dhe çnjerëzore si ai fashist dhe nazist, përkatësisht në Itali, Gjermani dhe Spanjë.

Në atë kohë Evropa vazhdonte të dominohej nga teoria se ajo ishte shumë e zhvilluar dhe se në bazë të organizatave të reja të formuara pas luftës së parë botërore kishte arritur t’u jepte zgjidhje përçapjeve ekspansioniste të Gjermanisë apo edhe ish mbretërisë Austro-Hungareze. Pikërisht në kulmin e kësaj vetësigurie filloj të ndihej gjithnjë e më shumë një frymë e re në qendër të Evropës, në djepin e kulturës së Rilindjes Evropiane kishte dalë një Çezar i ri i cili premtonte se do të rikthente Italinë në kohët e lavdishme të Perandorisë Romake; ndërkohë që në rrënojat e mbretërisë së Vilhemit të II dhe nën muzikën e Vagnerit kishte ardhur të sundonte ideologu i holokaustit çifut dhe teorisë së racës mbisunduese.

Fuqitë e Evropës hezituan, të shtyrë ndoshta nga një frikë prej komunizmit dhe dhunës që pushtetit komunist mund të sillte por edhe për arsye pragmatike, ato përzgjodhën që t’i lejonin liri veprimi fashizmit duke i lënë të përplaseshin dhe të shkatërronin njëri tjetrin. Edhe pse prapambetjen ato e shihnin tek i sëmuri i Bosforit, Afrika dhe Azia koha tregoj që dhuna, diktatura, shfarosjet etnike dhe holokausti buruan nga zemra dhe tradita e diellit.

Por historia nuk përfundon me kaq! Të izolosh çmenduritë që ndodhën në Luftën e dytë Botërore vetëm në anën e nazi-fashistëve është të shohësh vetëm një anë të medaljes, bombardimi i Drezdenit apo bombat atomike të lëshuara në Japoni sollën një etapë të re në psikozën e njeriut.

Deri në atë kohë ishte e pabesueshme dhe e paimagjinueshme që një e shtypur butoni mund të sillte një sulm të atillë sa të rrafshonte një qytet të tërë. Psikoza e masakrave të tilla mund të lexohet fare mirë në veprën e Kurt Voneggut. Kur dielli filloj të ngrihej nga këto trauma, ose mendoj se po ngrihej, shënjestra u rikthye të ishte lindja dhe Afrika; problemet fetare që shtriheshin në të, religjioni dhe raporti që njeriu kishte me të shihej si thelbi i prapambetjes jo vetëm ekonomiko-sociale por edhe mendore.

Bota asokohe ishte e ndarë në dy pjesë si rezultat i luftës së ftohtë dhe vendet e lindjes sikundër dhe ato të Afrikës u bënë fushëbeteja e këtyre forcave, masakrat që ndodhën në Vietnam por edhe gjendja e ushtarëve amerikanë përshkruhen në filmin Apocalypse Now. Por edhe pse Perëndimi po tentonte ta gjente të keqen dhe gjarprin që e kish nxjerrë nga Edeni në lindje koka e tij u shfaq në zemër të Ballkanit, kur kasapi Milosevic bashkë me bashkëpunëtorët e tij kryen masakrën më të madhe pas Luftës II Botërore, pa harruar këtu vrasjet, burgimet dhe internimet e regjimeve komuniste që kishin zaptuar gjithë lindjen e Evropës.

Sot mbas nëntëdhjetë vjetësh duket se askush nga ne nuk ka përfituar dije prej historisë. Jemi munduar të gjejmë armiqtë e civilizimit të njerëzimit në Afganistan, Irak, Palestinë, Vietnam, Somali por zor se kemi kuptuar që mbase armiqtë e civilizimit mund të gjenden në mesin tonë. Anders Behring Breivik është emri që po na rikujton një histori të hidhur, po na rikujton që edhe pse kemi dashur të gjejmë Hitlerë, Duçe apo Stalinë tek barbarët, i kemi pasur vetë në gjirin tonë, i kemi ushqyer nga qumështi ynë, i kemi përkëdhelur madje edhe llastuar, derisa ata janë kthyer në diktatorë të aftë të kryejnë masakra të tilla.

Këta individë nuk kanë brirë e me sa po na tregon historia nuk kanë as rrënjë kulturore, ata mbijnë pikërisht aty ku ti nuk e pret. Ironikisht edhe vetë diktatorët e lindjes apo të Afrikës kanë patur dhe kanë në zyrat e tyre nga një foto të diktatorëve të sipër përmendur shpesh i kopjojnë në veshje apo edhe qëndrim. Perëndimi ka kaluar disa trauma që kanë hapur paradigma të ndryshme nga traumat që ka kaluar lindja apo Afrika, me sa duket këtyre paradigmave akoma nuk u është dhënë zgjidhje.

Në Evropë gjithnjë e më shumë po shfaqen shenja të një neofashizmi dhe fundamentalizmi kristian i cili nuk po ndodh në vende me prapambetje sociale apo ekonomike, ndryshe nga fundamentalizmi islamik. Fakti që Breivik është norvegjez na tregon se nacionalizmi dhe islamofobia nuk janë pronë e Ballkanit të trazuar, fakti që Breivik kishte shkruar një “Mein Kampf” të tijin me titullin “A European Declaration of Indipendence” tregon se fashizmi nuk ka vdekur dhe se mbase çifutët e rinj mund të jenë muslimanët e Evropës. Kështu që do të ishte më mirë sikur të kuptonim mesazhin që na erdhi nga Oslo dhe ta çkodonim ashtu siç duhej në mënyrë të tillë që të mos pjellim ndonjë diktator të ri dhe të mos psherëtijmë përpara ndonjë Aushvici tjetër “O Zot pse heshte!”.

 

Nuk ka komente

  1. Me ç’lexova ky tipi ishte kunder fashizmit dhe nazizmit, me pak fjale nuk ka ngjyrime raciale por thellesisht kulturore.

    Ky do hynte fare mire ne llogarite e Huntington-it, dmth perplasja e qyteterimeve me rrenje fetare. Ne fillim mendova mos ishte ndonje nga ata supremacistet e bardhe, po ky qenka vetedeklaruar Kryqtar.

    Nese ky do ishte perfaqesues i ndonje dukurie te perhapur, atehere europianeve u bie te zgjedhin midis diskriminimit dhe burgosjes te ketyre tipave nepermjet ndonje ligji dhe largimit te emigranteve islamike.

    Vendet nordike gjithnje kane qene konservatore ne lidhje me emigracionin, para pak kohesh Danimarkes iu terhoq veshi nga Brukseli per postoblloqet kufitare. Jane shoqeri homogjene racialisht e kulturalisht, kane arritur nje kohezion social te lakmueshem.

    Ndoshta, meqe keto vende kane dale nga historia prej kohesh, dmth nuk ndodh asgje me vlere historike, as ekziston ndonje deshire per te futur hundet ne punet e te tjereve, jane kyçur atje ne gadishullin akullnajor e shtyjne ditet, ka tipa qe i ka zene merzia e enderrojne ngjarje te medha.
    Ky tipi e futi Norvegjine ne histori, bota u kujtua qe Norvegjia ekziston ne realitet jo vetem ne abstrakt.

    Sidoqofte ti xhabyni, nuk shkon asgjekundi duke i vene fajin qyteterimit perendimor, meqe islamikeve ne Europe nuk mund t’u interesoje ndonje kundervenie fetare, pasi sipas gjasave do i fluturonin fishek nga Europa.
    Ty te duhet ky individ si i izoluar, psikopat jo si perfaqesues i ndonje dukurie me peshe dmth pak a shume si do e nxjerre gjykatesi.

  2. Mesazhi nga Olso eshte se ka ardhur perseri propaganda e aksionit.

    Ata te Saktivista-s duhet ta dine se per cfare e kam fjalen, por po e spjegoj shkurt.
    Propaganda e aksionit ishte credo-ja e Anarkisteve, ne fund shekullin e 19 dhe fillimin e shekullit te 20′. Pavaresisht nje baze te qendrueshme (dhe nga ana intelektuale, tejet tereheqese) teorike – shume nga teoricient e levizjes anarkiste i perkisnin klasave te larta te shoqerive perkatese – mbas shume vitesh te shpenzuara me luftra abstrakte ne realmin e ideve, anarkistet vendosen se nje akt (aksion) eshte me i vlefshem dhe edukues se sa nje mije pamflete, artikuj, apo mbledhje me natyre politike.
    Nje hap i tille ishte njesoj me heqjen e kapakut te shishes qe mbante te mbyllur xhindin brenda. Nje here se hequri ky kapak, nuk pati me kthim mbrapa. U deshen dy lufra boterore, mbi 100 miljon te vrare ne menyre shkencore, kryesisht prej popullsise se bardhe, qe pendulumi i propagandes se aksionit te mberrinte ne zero, ne ekuiliber.
    Mund te thuhet se luftrat boterore nuk u shkaktuan nga anarkistes.
    E vertet, por resultatet e teorise se propagandes se aksionit te tyre, ishin nje tregues i dukshem, i nje fenomeni te padukshem. Njesoj si cmimet e aksioneve ne burse, qe i paraprijne per disa muaj ndryshimeve fondamentale te kompanise/ industrise/ ekonomise qe ato pershkruajne.

    Aplikimi Propagandes se aksionit te anarkisteve, e shek 19-20 pati pasoja te frikeshme.
    Disa prej tyre po i rrjeshtoj:
    -1 mars 1881 – vritet Aleksi II, cari i Rusise.
    -4 nendor 1893 – nje bombe ne pallatin e Operas ne Barcelone vret 29 vete
    -24 qershor 1894 – vritet presidenti Carnot, i Frances
    -8 gusht 1897 – vritet kryeministri spanjoll Canoves
    -10 shtator 1898 – vritet perandoresha Elizabet, e Austro-Hungarise
    -24 korrik 1900 – vritet mbreti Umberto I i Italise
    -6 shtator 1901 – vritet presidenti i USA, Mckinlay
    -shtator 1909 – vriten 120 veta ne Barcelone, ne perleshjen e anarkisteve me policine
    -14 shtator 1911 – vritet kyreministri rus, Stolipin.
    -12 nentor 1912 – vritet kryeministri i Spanjes, Canalejas
    -10 mars 1913 – vritet mbreti i Greqise, Gjergji I.

    Aq peshtjellim krijoi nje gjendje e tille terrori, sa edhe vete kreret e anarkizmit u bene thirrje partizaneve te tyre, se dhuna per hir te dhunes nuk mund te ishte as mjet dhe as qellim.

    Per tu kthyer tek Oslo.
    Politika Korrekte ne te berit/ thenit apo edhe mendurit te gjerave, eshte forca e re qe po e leviz pendulumin perseri jasht ekuilibrit te vet. Gjerat nuk thuhen me as hapur e as me emrin e vet. Ide dhe realitete imponohen , shpesh ne menyre artificiale, dhe ne proces e siper kundershtari transformohet ne armik.
    Dhe si dikur, para 100 e kusur vitesh, kapercimi nga nje armik ideologjik, ne nje armik fizik behet me nje te levizur te gishtit.
    Breivik ka lene nje liber mbi 1000 faqesh te shkruar, i cili mund te gjendet ne internet. Une kam dy dite qe po e lexoj. Autori pa dyshim qe nuk eshte as i rreshqitur nga trute, as i mete, e as mitoman. Ai mendon se akti i tij do te jete salvo-ja e pare e nje perlasje 50-70 vjecare, midis dy ideologjive diametralisht te kunderta: e para qe perfason rendin ekzistues, dhe qe synon ne shkaterrimin dhe asimilimin e natyre se krishtere te Europes; dhe e dyte, ne te cilen ai e sheh veten te beje pjese, qe kerkon te mbroje, qofte edhe me gjak, kete indentitet europian.

    Eshte gati e pabesueshme, por premisa base e argumentit te Breivik, lidhet ne menyre te drejtperdrejte me shqiptaret. Ai argumenton se modus operandi i myslimaneve, te cilet i sheh se armiqte per vdekje te Europes se tij, eshte qe ata fillimish zene rrenje ne nje vend, me pas shtohen duke u shumefishuar, dhe ne nje moment te caktuar, imponojne ndryshime cilesore ne shoqerine pritese. Simbas tij, sapo myslimanet arrijne mbi 60% ne nje shoqeri, ata do e ndryshojne ate me cdo lloj mjeti, dhe po qe nevoja edhe me lufte. Shembulli i pare qe Breivik sjell eshte ai i Kosoves, ku simbas tij , me argumente te kopjuara nga burime te shkruara serbe, popullsia myslimane (lexo shqiptare) u rrit nga vitin 1900 deri ne 1998, prej 40% ne 80-90%, duke e askfiksuar keshtu popullsine indigjene te krishtere, (lexo ate serbe). Si rezultat nje realitet i tille perdoret si katalizator per te dobesuar, sulmuar dhe shkaterruar shtete dhe shoqeri homogjene si puna e Serbise. Breivik, pervec Kosoves sjell shembullin e Libanit, ate te Anatolise, e ca te tjere.
    Logjika e tij eshte e shendosh. Premisa e gabuar. Dhe po te kihet parasysh se ai e mbeshtet premisen e tij me fakte qe ne rastin e Kosoves,per fat ne e dime se jane te gabuara, ne mos te rreme, atehere e gjithe struktura e ideologjise ku ai mbeshtet per te justifikuar veprimin e vet, eshte per tu vene ne dyshim.

    Ajo cfare duhet tu terheqe vemendjen shqiptareve ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni eshte se neve megjithmend fituam betejen me arme, ne perplasjen me serbet, ne 1999, por me duket se po humbim, ne mos po e kemi humbur betejen e ideve, me serbet.
    Ata e quajne veten si viktima te politikes korrekte te kohes.
    Patronizuesit e shqiptareve e argumentojne dhe e propagandojne qendrimine tyre si se pari aftesine e Europes laike per tu dale ne mbrojtje e
    myslimanve te Europes. Autoktonesia e shqiptareve me sa duket nuk i intereson as edhe nje pale. Argumentin e norvegjezit ndaj shqiptareve e kam pare edhe ne kete ane te Atlantikut, dhe nga autore me shume me teper apeal dhe peshe se sa ai, sic eshte per shembull rasti i Pat Buchanan.
    Sa me heret qe inteligjencia shqiptare te veteditesohet per kete kontradikte ne terma te raportit te saj me Europen dhe Perendimin, aq me mire eshte. dhe aq me te pregatitur do e beje shoqerine dhe shtetin tone per tu marre me te. Sepse nuk eshte ceshtja se a do ti duhet asaj te perballet me kete problem apo jo , por kur do ti duhet te perballet. Po nuk folem neve vete me gojen tone, atehere te tjeret do flasin per ne, dhe jo gjithmone per mire, ose te thone te vertetn.

  3. Çkodimi qe do behet do jete i thjesht dhe i tipit qe perderisa problemi i terrorizmit Mysliman ekziston, dhe perderisa te vendosur perballe ketij shqetesimi REAL, njerezit reagojne ne menyre jo racionale, atehere nuk mundet t’i lihet qytetarit te thjeshte kjo barre mbi shpatulla por duhet qe shteti te nderhyje; dhe shteti kaq do – t’i kete krahet e lira si per te eliminuar disa liri te teperta (ndermjet tyre burka e mjekra sa per dekor) por ajo qe eshte me e rendesishme, te kete arsye per te shkuar e per te nderhyre drejtperdrejt ne ato vende qe jane frymezuese te ketij terrorizmi.

    Kjo ishte nje ngjarje qe pasojat me te renda s’besoj se do i kete brenda por jashte.

    Ndersa ne Shqiperi, pasoja e vetme qe do kete – se s’na e merr njeri doren per keto pune – eshte se do rritet doza e kritikave kunder nacionalizmit shqiptar. Duke filluar qe nga Lubonja i pari – qe do i rikthehet edhe njehere mantres se tij antinacionaliste – e me radhe pastaj gjithe te tjeret, do vazhdojne te godasin te vetmen vlere qe vertet na mungon, ate te berjes pjese ne nje bashkesi, ne nje komunitet.

    S’e kam kuptuar kurre se perse goditet nje gje e tille. O na duhet neve nje gje e tille o s’i duhet njeriu tjeter. Ne duhet te arrijme ne piken qe korrupsioni e krimi te konsiderohen ne radhe te pare turp sepse ke vjedhur e demtuar komunitetin, dhe vetem ne nje kohe te dyte te konsiderohen edhe vepra penale dhe personi qe i ka kryer te shkoje ne burg.

  4. Te gjithe fajin e ka “revolucioni”, nese mund ta shprehim keshtu. Kthimi i qytetareve, individeve ne gjykates, ne bartes te halleve te popullit, ne zgjidhes te po ketyre halleve, ne zedhenes te tyre etj. Edhe ky i masakres ne Norvegji pikesynim ka/kishte revolucionin. Edhe Brigadat e Kuqe ne Itali moren persiper te perfaqesonin gjithe popullin. Edhe Bin Ladeni pa ja kerkuar njeri fliste dhe vepronte ne emer te te gjithe myslimaneve. Eshte per t’u permendur qe xhihadi, si lufte e armatosur dhe sulmuese ne traditen islame eshte prerogative e shtetit dhe udheheqesit mysliman, jo individeve, por ne shekullin 19-20 levizjet antikoloniale qe te mobilizonin me shume njerez filluan te luanin edhe me sentimentet fetare te njerezve duke bere qe xhihadi te mund te “shpallej” ose “behej” me cdo mjet edhe nga individe a grupe te vecanta qe nuk kishin kurrfare tagri per ta bere. Edhe ideologjite qe ishin ne mode ne fillim dhe mes shekullin 20 luajten rol qe tradita fetare vendase, si islami te perdorej per mobizlim masash dhe sot jemi ketu ku jemi. Eshte e frikshme kur stimulohen njerez a ide qe dalin nga llumi a gjirizet dhe kerkojne te flasin ne emer te popullit e marrin atribute gjykatesish ose shpetimtaresh qe nuk ju takojne dhe nuk ja u ka dhene njeri, kerkojne te thyejne institucionet e shoqerise si ndermjetesuese e perfaqesuese dhe te ta kthejne shoqerine ne turme amorfe dhe ne anarki per te bere me te pastaj cfare te duan.

  5. Manifestin 1,500 faqesh të Breivik-ut nuk e kam lexuar, përveç disa pjesëve.

    Breivik identifikohet si kryqtar – dhe, për shqiptarët e vëmendshëm, idetë e tij në lidhje me Ballkanin dhe shqiptarët myslimanë në Ballkan nuk duhet të kenë tingëlluar të reja, as skandaloze.

    Mjafton të vizitosh ca forume militantësh, për t’i parë të njëjtat ide, madje të paraqitura me gjuhë më pikante: myslimanët shqiptarë, turqit e Azisë, Eurabia, kthehuni në Anadoll, etj.

    Deri edhe Gjergj Kastriotin Breivik-u e admiron si mbrojtës të Krishterimit. Kam përshtypjen sikur e kam parë edhe gjetiu këtë tezë.

    Kryqtarët nuk na mungojnë, sikurse nuk na mungon banaliteti anti-mysliman. Për fat të mirë, ka një hendek midis ideve të manifestit me titull ”Shpallja e pavarësisë së Europës- 2083” dhe masakrës që kreu autori i supozuar i këtij dokumenti para dy ditësh.

    Për ta thënë ndryshe, unë nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis idiotizmit të atij dokumenti dhe aktit terrorist në vetvete – përndryshe Shqipëria do të ishte mbushur me të vrarë, viktimat e pashmangshme të llafazanëve të panumërt të forumeve.

    Unë gjithashtu kam frikë se kjo çështje nuk është sqaruar mirë dhe se kurrë nuk do të sqarohet mirë, si çdo akt tjetër terrorist i këtyre përmasave. Interesat për ta shfrytëzuar politikisht janë gjithnjë shumë më të mëdha e të fuqishme se imperativi për të thënë të vërtetën.

  6. Xhabyn, Perandoria Osmane ishte vërtet i Sëmuri i Europës. Madje jo vetëm – po të ishte prapambetja në Europë dhe në Lindjen e Afërme një formë drite, pishtarin do ta kishte të ngulur mu në mes të Perandorisë.

    Tani, më duket se ti bën një kapërcim, kur kalon nga prapambetja e shtetit osman te tmerret e Luftërave Botërore në Europë. Kapërcimi ka të bëjë me shenjën implicite të barazimit që ti vendos mes prapambetjes dhe së keqes.

    Në fakt, e keqja totale Europës i erdhi nëpërmjet modernizimit dhe progresit. Edhe regjimi komunist në Rusi, edhe regjimi nazist në Gjermani, ishin përpjekje modernizmi dhe progresi, edhe pse në drejtimin e gabuar.

    Në përgjithësi, genocidi – si në Bashkimin Sovjetik, ashtu edhe gjetiu – ishte pasojë e sofistikimit teknologjik. Shfarosja e hebrenjve (holokausti) në kampet e vdekjes të Reich-ut nuk mund të kryhej, pa një organizim të përsosur dhe teknologji të sofistikuar të vrasjes në masë.

    Njëlloj edhe bombardimi i Dresden-it nga aleatët: vetëm progresi në teknologjinë e bombardimit nga ajri mund të siguronte shkatërrimin total të një qyteti dhe masakrën e popullsisë civile atje.

    Për të mos folur për dy bombat atomike që hodhën amerikanët në Japoni: vallë nuk ishte The Manhattan Project shprehja kulmore e progresit teknologjik dhe pozitivizmit shkencor, në duart e ”të mirëve”?

    Pra, prapambetja të nxjerr nga historia dhe progresi teknologjik të siguron fitore, sidomos në luftë të armatosur; por kjo nuk të bën vetvetiu të mirë, as të jep ndonjë epërsi morale.

    Vetë totalitarizmi, në format që mori në Gjermaninë e Hitlerit dhe në Bashkimin Sovjetik të Stalinit, ishte edhe ai një teknologji politike e paprecedent, që mund të realizohej vetëm nëpërmjet modernizimit të kontrollit policor të popullatës. Kësisoj, ai nuk ka lidhje me konceptet ”aziatike” të pushtetit, as me despotizmin aziatik – pavarësisht se elemente të caktuara në Perëndim e kanë cilësuar si të tillë.

    Edhe shenjat e ekstremizmit të krishterë në Europë (ose të fundamentalizmit të krishterë, siç e quajnë disa, nuk di me sa të drejtë) nuk duhen marrë si forma regresive të kthimit në Mesjetë; ato janë më tepër shfaqje moderne frustracionesh moderne, të cilat nuk mund të trajtohen as të përballohen me instrumente të dala mode.

    1. Xha xhai. Ne shkrimin tim ku kam marre shembullin e te Semurit te Bosforit nuk kam dashur te justifikoj kete te semure apo ta nxjerre si te shendoshe perpara syve tane, por kam dashur te ve ne dukje se Evropa dhe Azia (apo edhe Afrika) kane paradigma te ndryshme duke qene se kane pasur trauma te ndryshme gjate historise se tyre. Fundi i luftes se dyte boterore per disa mendimtare solli fundin e modernizmit dhe krijoj ato trauma mes evropaineve apo edhe vete amerikaneve nderkohe qe traumat qe ka bota lindore (fut ketu edhe nje pjese te Turqise) jane te ndryshme, bota lindore ka vuajtur nga kolonializimi, alieniizimi i kultures se saj, percmimi i tradites se saj dhe i eshte dashur qe te mendoje mbi disa paradigma te cilat ajo si ka pas per hise me u marr deri ne ate kohe.

      Ajo cka une u mundova ta shfaq ne shkrim eshte se Evropa gjithnje e ka kerkuar “armikun” e civilizimit tek dikush tjeter apo tek dicka tjeter (sidomos gjate periudhes evropianocentriste) por ne fund te fundit e ka prodhuar vete. Nderkohe qe “dhuna” dhe detyrimi qe Perendimi ka ushtruar ndaj vendeve lindore, aziatike, apo edhe amerikano latine ka sjelle ne pushtet disa krijesa aq te peshtira te cilet kane pasur si idhuj te tyre pikerisht diktatoret perendimor. Fjala vjen rasti i Sadam Husein i cili ne qendrim, foto por edhe ne veshje ngjasonte me Stalinin, Gedafi shpesh here sillet si nje Duce i vogel e mos te kalojme me tej. Pra Evropa ka pare te keqen tek “tjetri” nderkohe qe e ka pjelle dhe vete.

      Dikush mund te thote se me te drejte Evropa e ka pare tek lindja apo afrika sepse ato jane vende te pacivilizuara (edhe ketu hyjme ne relativizem kulturor). Por serishmi historia eshte kokeforte sepse keto mosntra diktatorial si Hitleri, Stalini, Duce ishin prodhim i filozofise dhe civilizimit. Hitleri nuk jetonte ne cadra edhe as ne shtepi balte si al Zauhiri, por jetonte ne Gjermani degjonte Vagnerin, lexonte Faustin edhe ai ishte krijuesi i nje sistemi shkaterrimtare. Po keshtu edhe Stalini, pra kjo puna e terrorizmit nuk ka nje celule fikse.

      Tani duke dashur ti rikthehem rastit te Brievrik. Ketu ne komente u permend menyra se si ai i shihte Shqiptaret, e verteta eshte se ne Shqiperi ka shume individe qe kane shkruar si Brievrik. Madje keto individe nuk shkruajne me neper forume, rasti me konkret eshte i zotit Kastriot Myftaraj i cili ne librin e fundit te tij ka te njejten ide si Brievrik “Pra qe shqiptaret muslimane te largohen per ne Anadoll”. Madje dje ai ka botuar ne gazeten Sot nje tjeter shkrim ku “hyjnizon” ne nje fare menyre veprimin e Brievrik.

      Shgoqeria jone vuan shume nga nje diskriminim negativ, me te drejte Artan Kristo u denua per dhune xhihadore por me te padrejte Kastrioti Myftaraj vazhdon te fyeje nje komunitet te caktuar fetar duke shkruar larte e poshte te paverteta ndaj muslimaneve shqiptare. E meqe edhe kryeministri na derdelliti se eshte krenar per fene e tij ndaj edhe une e ndjeva te domosdoshme te “derdellisja” ne fund te kesaj pergjigje per te sensibilizuar cdokend. Ky person duhet ndaluar se botuari keto pacavura dhe keto shpifje megallomane. Prandaj kush mendon se shoqeria jone eshte e lire nga keto Brievrik e ka teresisht gabim.

      1. K. Myftaraj jo ne “njefare” menyre por plotesisht e justifikon ate qe beri Breivik dhe e quan veprim te deshperuar te qytetareve te pergjegjshem norvegjeze qe shqetesohen per fatet e vendit dhe aksion anti-terrorist kunder kolaboracionisteve te islamikeve.

        Nuk paske lexuar gje me duket…

        Ketu lind pyetja se c’bejne organet e zbatimit te ligjit ne Shqiperi?

        Cfare ben SHISH qe duhet te sinjalizoje prokurorine ose policine per raste te tilla?

        Artan Kristo, jo me te drejte por me shume te padrejte eshte denuar.

        Kristo nuk ka justifikuar veprimet terroriste qe thirren xhihad te organizatave te ndryshme, por ka folur per xhihadin si lufte qe ekziston ne cdo vend e shtet. Thjesht shpjegim teorik, sic mund te shpjegoje dikush revolucionin proletar.

        Ka nje fryme si te Breivikut ne Shqiperi qe shprehet jo veten ne forume e blogje por edhe ne gazeta me emra e mbiemra dhe nje trajtim te diferencuar nga shteti.

      2. me te drejte Artan Kristo u denua per dhune xhihadore por me te padrejte Kastrioti Myftaraj vazhdon te fyeje nje komunitet te caktuar fetar

        Artan Kristo u denua padrejtesisht. Kac Myftaraj po ta shohesh nga fizionomia duket krej si prej Anadolli per vete, ndaj enderron Anadollin per te tjeret.

        Sidoqofte, le te shohim ku do bitiset kjo pune. Druaj se me deshtimin e eksperimentit kapitalist demokratik per vende si Shqiperia d te vuajne shume nga Artan Kristora e Kac Myftarajara. (meqe ra llafi analizes te Kac Myftaraj per Breivik une nuk i heq asnje presje)

  7. Mesazhi nga Olso: ne 2009, vetem nje nga 294 sulme terroriste (tentuar apo zbatuar) ne Europe eshte kryer nga nje “islamist”. Ne 2010 vetem tre. Pjesa tjeter, plot 160 sulme, ishin nga levizje separatiste.

  8. Myftaraj ka veçorine qe i sheh te gjitha gjerat ne ekstrem, mizen e ben gjithnje buall, prandaj edhe i ‘falen’ daljet ose me sakte nuk ia merr njeri seriozisht.

    Shqetesues perkundrazi, sikunder u shpreh ipare eshte fakti qe serbet ne propagande te thajne piten (mjaft te shohesh historikun e Kosoves ne CIA worldfactbook), ndersa ne rrime e hahemi per vertetesine e nje fakti apo si ne rastin e çameve rrime urte per hir te miqesise me grekun, serbet llapin poshte e perpjete, ku tu vije mundesia, internet, libra, gazeta, televizione dhe ja psh duke lexuar kete tipin (ky do jete nga me te lexuarit) krijojne ate paragjykimin mbi shqiptaret, se opinioni publik nuk ka ndonje interes te thellohet ne çeshtje anesore e pa rendesi, i mjafton paragjykimi.

    Ne grupet e ekstremit te djathte shqiptaret paraqiten si myslymane, aziatike racialisht e kulturalisht, antiperendimore etj, me pak fjale si me qene afganistanas qe kane mbire befas ne Europe.

    Problemi i ekstremeve, si i majte si i djathte eshte se teorite e tyre ushqejne polet perkatese, te majta e te djathta, dmth ne pergjithesi nga teorite eksremiste hiqen apo zbuten elementet ekstremiste dhe ushqehen palet.
    Keshtu psh socialdemokracia eshte veç nje reformim i marksizmit, hiq marksizmin s’do ekzistonte as socialdemokracia, hiq filofozet neomarksiste s’do kishte as ndonje zhvillim mendimi te se majtes liberale.

    E djathta eshte ca me pak e varur nga mendimi ekstremist, meqe ky eshte me i vonshem, dmth ishin hedhur bazat e djathta para se te ekstremizoheshin, por perseri koherenca e ekstremit terheq gjithnje.

    Keshtu ne rastin tone, perkufizimi i shqiptareve ne kete menyre, ndikon politikisht tek partite e djathta ose tek votuesit e djathte.
    Pak rendesi ka e verteta ne vetvete, rendesi ka se ç’quhet e ç’mbahet si e vertete. Ne Perendim shqiptaret perceptohen si myslymane me te gjitha efektet.

    Persa i perket Artan Kristos (ça ironie, nje xhihadist me mbiemer Krishti) ky ka fatin e keq qe ne strategjine e sigurimit kombetar (ne leter) lufta kunder terrorizmit islamik te gjendet ne piken e pare, pra si me kryesorja.
    Humoristet qe e vune ne piken e pare, si rreziku me i madh per Shqiperine, kane dashur ti bejne qejfin Amerikes, po ja qe z. Kristo del te perbeje rrezik kryesor per sigurine e Shqiperise.

    Megjithate ka diçka te rendesishme ne parandalimin e çdo paraqitje te islamit radikal, do bente te besueshme propaganden serbe ne Perendim.
    Propaganda serbe, meqe vetem ne aspektin kombetar, nuk mund te haje dot buke ne Perendim, i ka meshuar fort islamizmit shqiptar.

    Ne thelb, perleshja midis 2 nacionalizmave ballkanike serbe e shqiptare, ne Europe perceptohet si diçka e barabarte, ku shqiptare e serbe jane njesoj, pra perleshet secili per kombin e vet, me pak fjale koken le te thyejne, kurse nese perleshja merr ngjyrat fetare kristiane vs myslymane, pra si lufte fetare, ketu vetvetiu ne rrethe te ndryshme per serbet behet tifo.
    Keshtu shkaterrimi i xhamive nga serbet anashkalohet, kurse shkaterrimi i kishave nga shqiptaret del ne faqe te pare, se shqiptaret kercenojne trashegimine e krishtere, me pak fjale serbet europiane vs shqiptareve aziatike.
    Nese serbet shkaterrojne xhami, jane europiane qe nuk njohin tolerancen fetare, nese shqiptaret shkaterrojne nje kishe jane xhihadiste ekstraeuropiane.

    Ne jemi mesuar me shume me propaganden greke, po serbet jane te habitshem, si shkruante nje studiues i genocideve, serbet e mbajne kombin e tyre si Krishti i Europes, dmth qe ata vuajne dhe mbartin mbi supe kryqin e vuajtjeve fetare.
    Ne fakt jane kombi i vetem qe i festojne humbjet, kane epike te humbjeve, edhe kur bejne lufte agresive u duket sikur bejne lufte per ekzistence.

    Prandaj perballe nje kombi me nje kulture kaq te spanuar, qe nuk ka shanse te gjykoje ndonje gje racionalisht e qe te than piten ne propagande, shqiptaret duhet te jene te kujdesshem ne moslejimin e asnje paraqitjeje te islamit radikal.

    Mos te na rreje mendja se e kane llafin per shqiptaret e Kosoves, keshtu qe s’ka perse te na plase ne te Shqiperise, na fusin te gjithe ne nje thes.

    p.s kurioze qe Norvegjia denimin maksimal per terrorizem e ka vetem 21 vjet, duket qe keta kane humbur gjykimin per nje sere çeshtjesh, u duket bota e bukur.
    Tani duan ta akuzojne per krime kunder njerezimit qe ti japin 30 vjet.
    Pyetja eshte po keta me kaq pak vjet tallen me jeten e njerezve, sepse duket sikur nje jete paska shume vlere, perderisa krimineli denohet me 21 vjet per terrorizem, kurse dhjetra viktima te terrorizmit duken si statistike.

    1. Hylli Kastriot Myftaraj thote shprehimisht

      ” Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Kampi rinor në Utoya i Partisë Laburiste të Stoltenberg ishte një qendër e indoktrinimit të të rinjve norvegjezë me idetë disfatiste të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit. Prandaj, kampi rinor në Utoya ishte një kamp i përgatitjes së agjitatorëve dhe propagandistëve terroristë të cilët do të shpërndaheshin më pas për të manipuluar mendjet e norvegjezëve. Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist. Edhe atentati ndaj selisë së qeverisë norvegjeze është i tillë, se Stoltenberg e ka shndërruar atë në një qendër të kolaboracionizmit me invadorët islamikë të Norvegjisë.”

      Gjithsecili prej nesh le te gjykoje nga keto fjale qe jane shkruar ne kete mes dhe le te nxjerre perfundimin nese Kastrioti e tepron pak apo nese realisht eshte nje Breivik.

    2. Hyllin:

      Myftaraj ka veçorine qe i sheh te gjitha gjerat ne ekstrem, mizen e ben gjithnje buall, prandaj edhe i ‘falen’ daljet ose me sakte nuk ia merr njeri seriozisht.

      Kush ia fal këto dalje, Hyllin? Shteti apo shoqëria civile apo opinioni publik apo thjesht ti vetë si individ? Unë, për aq sa më vlen mendimi, nuk ia fal. Nuk dua të them me këtë se i duhet mbyllur goja, përkundrazi. Por falja, madje edhe në thonjëza, ka kuptim tjetër.

  9. E lexova te gjithe, po ia lexoj zakonisht shkrimet se ka fantazi (kot qe s’merret me romane fantastike do kishte sukses), prandaj edhe them qe nuk duhet marre seriozisht.

    Historia ka provuar se tipa si Myftaraj, po i denove behen heronj, behen me te lexuar dhe merren seriozisht. Megjithate nje gjobe e majme qe te kruaje xhepat per ta paguar s’do ishte keq, jo per miratimin e gjestit te Breivik-ut, se ai nuk ka dale ende fajtor, sipas ligjeve, po per diskriminim fetar.

    Ne e kemi harmonine fetare ne Kushtetute si themel i shtetit, keshtu qe normalisht Myftaraj duhet denuar.
    Puna eshte se zakonisht nuk ngacmohet shume ndasia fetare e nuk i jepet rendesi apologjeteve te kristianizmit apo islamizmit, meqe do fillonte nje konflikt pa bereqet.

    Sidoqofte eshte anashkaluar fakti qe ky ishte edhe nje krim politik, sepse motivet politike ishin vendimtare ne kryerjen e krimit, vete krimi nuk u krye mbi myslymane por mbi kundershtaret politike.

    Myftaraj i jep rendesi ketij fakti, duke lavderuar edhe Kuinslingun. Ideja e Myftaraj, ku mbeshtet Breivik-un, mesa mora vesh eshte eliminojme kundershtaret politike ne menyre qe te debojme islamiket nga Europa, pra jo ideja e ndonje genocidi apo qofte vrasjeje te myslymaneve pse te tille, por vrasja e kundershtareve politike me qellim debimin e myslymaneve nga Europa.

    Me shume se myslymanet, duhet te shqetesohen kundershtaret politike, meqe faza ‘taktike’ perkon me vrasjen e tyre.

    Nje rrjedhoje logjike eshte vota ne bllok e islamikeve per te majten dhe nje riekuilibrim i votave te djathta me ane te anti-islamizmit.

    Per fat te keq keto votat ne bllok, nga komunitetet fetare, etnike, racore, homoseksuale etj nuk sjellin asgje te mire, sepse shpartallojne kohezionin social, partite ne Europe duhet te jene te kujdesshme qe ti ndajne mes tyre votat e ketyre komuniteteve jo ti marrin ne bllok keto vota apo t’ua lene me deshire kundershtareve per te marre votat e atyre qe jane kunder ketyre komuniteteve.

    Ne vija te trasha do thoja, se e majta perendimore pas 1990 duke gllaberuar gjithe keto komunitetet per te mbijetuar, nuk ndihmon ne kohezionin social.

    Ky tipi arriti ne ekstrem dhe vrau eliten e ardhshme te majte edhe sepse te majtat e te djathtat ne Perendim po marrin udhe shume te rrezikshme, po perftohen dallime shume te rrezikshme.

    1. Unë jam në parim për lirinë e fjalës, madje edhe të fjalës më të neveritshme… Por nuk e fsheh se më vjen ndot që i përkas të njëjtit komb si KM.

  10. ””Kush ia fal këto dalje, Hyllin? Shteti apo shoqëria civile apo opinioni publik apo thjesht ti vetë si individ? Unë, për aq sa më vlen mendimi, nuk ia fal. Nuk dua të them me këtë se i duhet mbyllur goja, përkundrazi. Por falja, madje edhe në thonjëza, ka kuptim tjetër.””

    Po ne pergjithesi opinioni publik, se shteti po e po, perndryshe me aq sa ka thene, po te mblidheshin vitet e burgut alla amerikançe do gjendej i denuar me ndonja 200 vjet burg.

    Po te mos ia kish falur, do lexoheshin kritika mbas kritike, do i ish mbyllur goja por ja qe s’ka ndodhur. Ti vete thua se nuk i duhet mbyllur goja, po çfare duhet bere atehere ? Cfare nenkupton ti me nuk ia fal, metaforikisht qe je ne hasmeri dhe kur te vije rasti do ia besh ta paguaje, apo qe nuk do i flasesh me goje sa te jete jeta ?

    Myftaraj i takon nje takemi katolikesh, qe jane te fiksuar me kthimin ne fene e te pareve, sikur kjo te ish çeshtja kryesore e shqiptareve, tani ç’tu besh, ate fiksim kane ata, o do i mbyllesh gojen o do i degjosh e injorosh se rruge tjeter s’ka.
    Nese ti sheh ndonje rruge tjeter une jane tere sy e veshe.

  11. Nuk behet fjale per te cenuar lirine e fjales por per te cenuar nxitjen e terrorizmit. Legjislacioni shqiptar kete e denon dhe nuk e lejon.

    1. Nuk më duket se ka ndonjë nxitje terrorizmi aty – thjesht shëmti intelektuale (dhe etike). Po dënohet dot shëmtia? Vetë shëmtia është një lloj dënimi.

  12. Nxitja e terrorizmit aty eshte ashiqare. Nese nuk eshte edhe kjo nxitje terrorizmi, atehere une nuk e di se cfare mund te jete.

  13. Myftaraj i perserit gjithnje keshtu qe edhe po s’mbajtem mend do na i kujtoje.

    Kjo pjesa e fundit eshte per tu mbajtur mend se na perket nga afer:

    ”’Anders Behring Breivik është viktimë e stoltenbergianëve, kolaboracionistëve norvegjezë të invadorëve islamikë.Stoltenbergianët, ose kolaboracionistët e islamikëve ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe ata janë jo vetëm shqiptarë, të cilët deklarojnë se janë ateistë dhe laikë, por që postulojnë tolerancën ndaj Islamit, duke i ndarë muslimanët praktikues në radikalë dhe të moderuar.”’

    Kot per kuriozitet di ndokush shifra te peraferta sesa shqiptare ne Shqiperi jane myslymane praktikues ?

  14. Me thene te drejten, fjalimet e tipit Myftaraj nuk jane liri e fjales, ne te kundert, mua me duket se ato jane dhunuesit e vertete te lirise se fjales… Ndaj te njejtin mendim me xhaxhain mbi Myftarajn

  15. “Liri e fjales” ?

    Si ajo lecka e kuqe perballe demit. Mund te te hyje briri ne cdo moment, po s`e pate vemendjen.
    Liria a fjales eshte bere si nje pacavure, si nje relike arkeologjike e civilizimit, nen kaskat e xhamta ne Muzeun e Vatikanit.

    Po s`pate kujdes, dhe te thuash ate qe shikon, dhe te shprehesh mendimet qe rrjedhin prej saj, ka gjasa te te shpallin te cmendur, te rrjedhur, te fusin ne burg, te heqin nga puna, te denigrojne, te menjanojne, te mohojne, te zhysin ne pusin e harreses, te te bejne te mos ekzistosh.
    E kemi pare ne cdo cep, si kendej e si andej. Por brezi yne paska qene i mallkuar.
    Po te njejten gje e vuajtem nen Enverin.
    Po e njejta gje vuhet, dhe do vuhet gjithnje e me shume, edhe ketej nga Perendimi.

    Psh nje artikull i para dy ditesh spjegon se ka nje diference 20 fishe midis te bardheve dhe te zinjve ne USA. A guxon kush te thote se pse ndodh?
    A guxon kush te thote se pse Detroit po vdes si nje nga qendrat historike te kultures amerikane?
    Psh universitet me te mira ne Kanada po mbyten nga aziatiket, ” too asian”, eshte fjala e re. Asnje nuk guxon te thote se nje gje e tille eshte demtuese per shoqerine, sepse aziatiket nuk jane qytetar te mire, dhe ne rastin me te mire, jane pasive si qytetare. Zgjidhja? Universitet ne menyre te pashkruar ngrejne lloj lloj barierash, per te siguruar nje balance qe i perqaset me teper nevojave te shoqerise ne etapat afat-gjate.

    Po. Libra, gazeta e revista jane plot me propagande, plot me “arritje” si ne kohen e planeve te Enverit. Ti nuk lexon gje tjeter vecse per te drejtat e mbrojtura apo te shkelura te ketij apo atij grupi, te nevojave te ketij apo atij grupi. Ti nuk lexon gje tjeter vecse predikime moralizuese, vete-drejtedhenese, kanonizuese te turmes se esteteve, intelektualeve, politikaneve qe duket sikur kane ekspertizen e te jetuarit ne nje paralel tjeter nirvanik, dhe na bejne nderin dhe na e sjellin ate edhe neve mekatareve, per te na treguar rrugen se si shkohet atje, e sa mire qe eshte.

    E gjitha eshte fallco megjithate.
    Eshte fallco, sepse e shoh qe propaganda mbete po njelloj, si ne kohe te komunizmit, koleres, apo social-demokracise. Nuk ngjit. E shoh te shoket e tim biri, te bardhet, se cfare mendimi kane per cdo gje qe i rrethon, mendime qe shpesh jane diametralisht te kunderta me mainstream, dhe qe po t`i shprehin ne menyre publike do i bente ata te perjashtoheshin nga shkolla,
    E shoh tek menyra se si komshinjte e mij, fatmiresisht europiane, perpiqen t`i rregullojne gjerat e ndihmohen midis grupit te tyre. Ne menyre indirekte krejt ne kundershitm me cka predikohet neper libra, revista dhe gazeta.

    E shoh tek menyra se si po edukoj femine tim, qe eshte krejt kunder nga cka predikohet neper mainstream. E nga c`kuptoj, si une ka plot e plot te tjere.
    (Dhe e para nga ato eshte marrja e etikes krishtere dhe katolike qe ne djep, pavaresisht se mund te kete ndonje nga gjysherit e vet qe jane mysliman. )

    Sa me e veshtire te behet gjendja ekonomike, aq me e veshtire behet edhe ajo sociale. Kur shteti mos te kete me mundesine te financoje te gjitha programet e veta, te bazuara ne cdo trill ideologjik apo politik, ai s`ka rruge tjeter perpos se hyrit ne regjim per te humbur “dhjamin” e tepert. Ne ate moment do kemi kalimin nga publiku ne privatin ( individin) perseri.

  16. Kur shteti mos te kete me mundesine te financoje te gjitha programet e veta, te bazuara ne cdo trill ideologjik apo politik, ai s`ka rruge tjeter perpos se hyrit ne regjim per te humbur “dhjamin” e tepert

    Ne ideologjine moderne te bazuar mbi koncepte ekonomike nuk ekziston nje gje e tille si ‘dhjame’ i tepert. Dhjami eshte produkt i rritjes si proces, dhe per ekonomistin-ideologun modern rritja eshte sine-qua-non e ekzistences post moderne (sipas ketij kuti edhe kanceri i bie te jete OK sepse fundja eshte nje proces rritje).

    1. Hera e pare qe e shoh kete blogun “Gates of Vienna.”

      Cfare me ra ne sy eshte se njesoj si me Breivik, blogu deklaron se eshte ne mbeshtetje te plote te izraelit.

      Nga c’kam lexuar, ne perplasjet e te krishtereve me te tjeret, qofte me perset ne kohen e Justinianit, apo me arabet ne kohen e Carolingineve, cifutet ishin gjithnje kolona e peste dhe aleatet e patundeshem si te perseve ashtu edhe te myslimaneve.

      1. Personalisht, jam shume familiar me te ashtuquajturin Christian Zionism, dhe di qe dr. Daniel Pipes d’accordohet me ty kur thote qe aleati me i fuqishem i Izraelit (brenda Amerikes te pakten) eshte “e djathta e krishtere” (evangjeliste). E majta e krishtere vazhdon te jete anti-sioniste.

        Kjo mund te jete e verte, dhe vetem prej arsyes se ka pasur nje levizje tektonike ne teologjine protestante pas themelimit te Izraelit. Teologjia e vjeter quhej ‘supersessionism’, ku thuhet se kontrata qe beri Zoti me Izraelin eshte null-and-void ne favor te kontrates te re me ‘Greket’ qe mendojne e veprojne si Izraelite. Kjo teologji pra e tipit ‘ose ne ose ata’ eshte zevendesuar tani me ‘edhe ne edhe ata’.

  17. Me poshte keni nje reagim te nje forumi kunder shkrimit te Kastriot Myftarajt. Dua t’iu rikujtoj se Artan Kristo u denua sepse permendte mesimin e Xhihadit ne fjalimet e tij me besimtaret muslimane, sipas teorise se lirise se fjales i bie qe as Tan Kristo skishe pse te denohej se ca bente ai? Gjithsesi Kastriot Myftaraj te shkuaren e tij e ka te mbushur me urrejtje ndaj muslimaneve nga vitet 2000 u denua nga gjykata per librin e tij “Kalvari i gjysemhenes” per tu shenuar eshte se ne fillim ishte pro-islamik (ka shkrujt tek gazeta e Baletes) me pas ka dredhuar ne anti islamik. Myftaraj eshte nje nga ato shkrimtaret qe ne veprat e tij ka then se muslimanet shqiptare duhet te shperngulen me dhune ne Anadoll dhe se konvertimi i tyre ne krishterim nuk eshte i pranueshem, nese edhe kjo nuk eshte nxitje per terrorizem atehere kjo do te thote qe ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe.

    Kundër Propagandës Terroriste Në Median Shqiptare.

    Forumi E-Zani i Naltë

    Legjislacionet kundër nxitjes apo përligjies së dhunës në shoqëritë demokratike tregojnë se ka kufinjë të domosdoshëm që kushtëzojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit. Këto ligje që synojnë mbrojtjen e shoqërisë, humbasin çdo kuptim kur në vendin tonë agjitatorë të urrejtjes dhe të dhunës si Kastriot Myftaraj dhe gazeta SOT botojnë të tilla manifeste:

    “Atentatet e 22 korrikut të këtij viti në Norvegji, janë simptomë e shqetësimit të pjesës së përgjegjshme të shoqërisë norvegjeze për shkak të rrezikut ndaj të cilit e kanë ekspozuar stoltenbergianët Norvegjinë. Stoltenbergianët, kolaboracionistët islamikë, janë ata që po i detyrojnë qytetarët normalë norvegjezë të shtresës së mesme, si Anders Behring Breivik, autori i atentatit në kampin rinor në Utoya, që të ndërmarrin veprime të dhunshme të dëshpëruara. Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Kampi rinor në Utoya i Partisë Laburiste të Stoltenberg ishte një qendër e indoktrinimit të të rinjve norvegjezë me idetë disfatiste të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit. Prandaj, kampi rinor në Utoya ishte një kamp i përgatitjes së agjitatorëve dhe propagandistëve terroristë të cilët do të shpërndaheshin më pas për të manipuluar mendjet e norvegjezëve. Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist. Edhe atentati ndaj selisë së qeverisë norvegjeze është i tillë, se Stoltenberg e ka shndërruar atë në një qendër të kolaboracionizmit me invadorët islamikë të Norvegjisë”.

    K. Myftaraj vetëm pak javë më më parë në shkrimet e tij ka celebruar genocidin në Sebrenicë, ka bërë thirrje të hapura për dhunë kundër muslimanëve shqiptarë dhe po mbron haptas nazizmin, por në shoqërinë tonë këto nuk përbëjnë asnjë asnjë alarm. Në një kohë kur bota shpreh solidaritetin e vet me dhimbjen e popullit norvegjez, ky agjitator i urrejtjes nderon terroristin Breivik si hero, promovon aktin e tij si normal dhe të moralshëm, dhe quan ata të rinj që u vranë brutalisht – ndër të cilët dhe një vajzë shqiptare – si terroristë. Shkrimin e tij Myftaraj e përfundon duke përkujtuar se edhe në Shqipëri ka “kuislingë proislamikë”, të njëjtë në fajësi me viktimat norvegjeze:

    “Stoltenbergianët, ose kolaboracionistët e islamikëve ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe ata janë jo vetëm shqiptarë, të cilët deklarojnë se janë ateistë dhe laikë, por që postulojnë tolerancën ndaj Islamit, duke i ndarë muslimanët praktikues në radikalë dhe të moderuar”.

    Tragjedia e Oslos dëshmon për lidhjen e drejtëpërdrejtë të kësaj lloj propagande ekstremiste dhe dhunës e terrorizmit të Breivik. Marc Sageman, një ish-funksionar i CIA-s dhe konsulent për terrorizmin, citohet nga gazeta The New York Times me datë 25 korrik të thoshte për autorët dhe literaturën e urrejtjes që ka frymëzuar Breivik, se “ata dhe shkrimet e tyre janë infrastruktura prej nga doli Breivik. Kjo retorikë nuk është pa koston e vet.”

    Terroristi Breivik në manifestin e tij kërkon dhe ndarjen e Shqipërisë dhe deportimin e muslimanëve shqiptarë, e raportuar kjo në disa media shqiptare. Nderimi si hero i Breivik nga K. Myftaraj është dhe mbështetje e këtyre qëndrimeve shprehimisht antishqiptare. Faqet ekstremiste shqip në internet, si zakonisht, kanë riprodhuar edhe shkrimin e rradhës së Myftarajt, për një auditor më të gjerë ndjekësish.

    Shteti shqiptar është përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe propaganda terroriste është pjesë e infrastrukturës së terrorizmit, prandaj organet përkatëse kanë obligimin të adresojnë ligjërisht këtë propagandë dhe mediat që i japin zë asaj. Gjithsesi, pavarësisht rrugës ligjore që mund të ndiqet, gazeta që ka botuar apologjinë e masakrës së Oslos, duhet thirrur të kërkojë publikisht falje dhe të sigurojë marrjen e masave të parandalimit të përhapjes së propagandës pro-terroriste.

    Lavdërimi dhe përligjia publike në shtypin shqiptar e vrasjes së njerëve të pafajshëm, cilësimi i viktimave adoleshente të Oslos si terroristë, është një turp dhe sfidë për gjithë shoqërinë shqiptare. Heshtja ndaj këtij turpi na shëmton të gjithëve.

    1. Nuk më duket i drejtë reagimi, edhe pse artikulli i Myftarajt është i tillë që vështirë t’i përgjigjesh në mënyrë të arsyeshme.

      Çështja është këtu: nuk mund t’i mbyllet goja këtij njeriu duke e futur në burg. Ai shkruan budallallëqe, por nuk më duket se ka gjë aty për t’u interpretuar si kriminale.

      Ne si shqiptarë, të gjithë, duhet të mësohemi me idenë se liria e fjalës është e shenjtë. Kjo e drejtë merr vlerë në ato raste kur liria e fjalës i shërben dikujt për të shprehur ide dhe formuluar analiza të cilat janë veçanërisht të papranueshme për ne.

      Duke e quajtur artikullin e Myftarajt si “nxitje për terrorizëm” dhe duke kërkuar që të veprojë ligji kundër këtij njeriu, nuk bëjmë veçse ia dorëzojmë policit edhe lirinë tonë të fjalës.

      Le të flasë Myftaraj – ne do ta kundërshtojmë. Nuk është punë e hetuesisë, as e prokurorisë, të gjykojë se cilët autorë duhen dënuar dhe cilët jo. Nxitja për terrorizëm është diçka tjetër; shumë serioze dhe e dënueshme; dhe në asnjë mënyrë e njësueshme me elukubracionet paranojake dhe provokuese të një publicisti.

      Vërtet, është fjala për një lloj literature të urrejtjes; por të tillë literaturë e gjen nga të gjitha anët. Ka njerëz që edhe Biblën dhe Kuranin i lexojnë me atë frymë, duke kërkuar dhe gjetur aty urrejtje me bollëk – por kjo nuk është arsye për t’i mbyllur kishat dhe xhamitë (as për të dënuar Zotin).

      1. Me duket pak e veshtire te quash publicist e intelektual nje terrorist verbal si Myftaraj qe vetem mbledh informacione gjysmake e propagande nga interneti dhe i zhgarravit ne gazeten Sot.

        Ky person ka shkruar edhe here te tjera kunder Islamit apo muslimaneve, bile u mor gjate njehere me profetin Muhamed dhe Kuranin por sado qe ato qe shkruante ishin budallalleqe, une nuk kisha asnje mundesi ta ndaloja dhe as nuk kerkova nga shteti qe te nderhynte. Ndersa ne kete rast ndryshon puna, jemi para faktit kur heroizohet nje akt terrorist, perkrahen tezat qe cuan ne kete akt terrorist dhe kercenohen edhe njerezit ne Shqiperi pikerisht per ate qe u vrane nga Brievik ne Norvegji.

        Kurani apo Bibla nuk krahasohet me percartjet e K. Myftarajt dhe mua si musliman Kurani nuk me meson qe te dal e te bej kasaphane ndaj te krishtereve qe ndesh ne rruge.

        Po te bej une nje shkrim qe lavderoj 9/11, bombat ne Madrid dhe Londer dhe te them qe ato duheshin pasi keto vende kane pushtuar dhe vrare muslimanet dhe te kerkoja qe edhe qeveria shqiptare te goditej ne menyre te tille se eshte bashkepunetore e ketyre vendeve, lere qe kete shkrim ti xhaxha nuk do ta publikoje, por mua do me viheshin ne shpine gjithe strukturat anti-terror te Shqiperise e me gjere.

        Pse K. Myftaraj duhet te kete trajtim tjeter?

        1. Ke disa gabime logjike elementare në këto që thua, EC.

          Blogu PTF është një blog privat, ku lirinë e fjalës, me përkufizim, mund ta ushtrojnë vetëm pronarët.

          Myftaraj nuk ka shkruar ndonjëherë këtu dhe vështirë se do të shkruajë ndonjëherë. Nëse ti bën hipotetikisht atë shkrimin që thua, ai nuk do të botohet, sepse me siguri mua nuk do të më pëlqejë.

          Kurani dhe Bibla vërtet nuk krahasohen me përçartjet e Myftarajt, por ka njerëz që i kanë përdorur për të kryer terror.

          Siç mund ta dish, në semiotikë dhe në filologji bëjnë zakonisht dallim midis kuptimit të një teksti dhe përdorimit të tij. Në përgjithësi, autori i një teksti nuk mund të mbajë përgjegjësi për përdorimin që do t’i bëhet tekstit nga palë të treta.

          Kjo kështu në parim.

          Strukturat anti-terror të Shqipërisë dhe të NATO-s nuk i kontrolloj unë; por po të më pyesnin, do të thoja se ato s’kanë punë të merren me gojët e njerëzve.

          1. Keto menyrat patronizuese te debatit nuk i sherbejne debatit, keshtu qe t’i leme etiketat.

            Mos projekto tek te tjeret ato qe padashje te dalin ty ne kete debat:

            Nderkohe qe flet per lirine e fjales ne menyre te pakufizuar me sa kuptoj, nuk e aplikon kete ne blogun tend.

            Po flas pikerisht per kuptimin e tekstit te Myftarajt dhe jo se si perdoret ai tekst, nese perdoret nga dikush. Ajo qe ka shkruar Myftaraj ka probleme.

            Legjislacioni shqiptar e europian ka penalitete per cdolloj publikimi qe therret apo nxit terrorizmin. Se si ta nderthurim ligjin me semiotiken dhe filologjine ne kete rast nuk e di. Nese na ndihmon do te ishte mire.

            Kerkesa per qasja te barabarta nga shteti dhe ligji si ndaj meje si ndaj Myftarajt, nuk mendoj qe ka mungese a gabim logjik.

            1. Këtu nxjerr kokë një keqkuptim që më është dashur ta luftoj shumë herë.

              EC, as mos të të shkojë kurrë mendja, se mund ta ushtrosh lirinë e fjalës në PTF si të drejtën tënde.

              Ky blog është privat dhe këtu liria jote e fjalës është në mëshirën e pronarit.

              Mendoje diçka si oborrin e shtëpisë sate private; do të më lejoje ti mua të vija aty dhe të mbillja një kaktus, ose të ngrija një përmendore kushtuar Gjergj Elez Alisë?

              Të jemi të qartë për këtë punë. Myftaraj e realizon lirinë e vet të fjalës në gazetën e vet, jo në gazetën tënde, as në blogun “tim”.

              Tani, çështja tjetër, nëse është i dënueshëm penalisht artikulli i tij, unë këtë nuk e di. Këtë ndoshta duhet t’ia kërkosh një juristi ose, edhe më mirë akoma, një prokurori.

              Vetëm një instancë e këtillë mund të përcaktojë nëse një artikull i urryeshëm në vetvete përbën njëkohësisht edhe vepër penale.

              Nëse ti je i bindur se Myftaraj ka kryer një vepër të tillë, atëherë je duke gabuar, duke e bërë denoncimin në faqet e një blogu.

              Duhet të shkosh dhe ta bësh në polici, i nderuar. Veprat penale denoncohen në polici, mendimet e gabuara hidhen poshtë në blogje ose në gazeta.

              Të paktën shoqëritë moderne kështu funksionojnë.

              Ndoshta Myftarajn mund ta dënojë edhe legjislacioni norvegjez – prandaj pse nuk bën një padi edhe atje, për të qenë i sigurt?

              Sa për mua, unë do ta zhvilloj betejën në një nivel tjetër, ku edhe mendoj se duhet zhvilluar.

  18. Xha xha problemi eshte qe sic eshte vene ne dukje me siper shteti shqiptar denon disa forma te perdorimit te fjales, sic eshte permendur me siper ne rastin e Artan Kristos dhe ne anen tjeter ka arsye pse, bie fjala, ka vende qe denojne mohimin e Holokaustit apo botimin e Hitlerit. Gjithe cfare po them eshte qe nuk ka vende qe njohin liri absolute te fjales. Se dyti, nuk pash njeri ne media te jete prekur nga artikulli i K.M. Jo per gje po mbaj mend qe nje drejtori televizioni kombetar ju desh ti kerkoj falje vatikanit pse nje humorist imitoi papen. Kete lirine e fjales nuk po e diskutojme ne hava po ne nje kontekst real qe ka vendosur kufizime ne lirine e fjales. Tani sipas ketyre standarteve konkrete te kesaj shoqerie me thuaj se cfare e ben K. M te tolerueshem.

    1. Emin, unë artikullin e Myftarajt nuk do ta përdorja për t’ia mbyllur gojën autorit (peshk i vogël), por si platformë për të ekspozuar qëndrimin tim në lidhje me çështjen.

      Natyrisht, unë vetë nuk shkruaj për këtë punë, sepse – sinqerisht – nuk mund t’ia lejoj vetes. Megjithatë, kushdo që e ndien veten palë të sulmuar ose të fyer, mund t’i përdorë për të kundërsulmuar.

      Momenti është i përshtatshëm, madje edhe klima në opinionin publik e përshtatshme, pas masakrës së Oslos.

      Tani, ju doni të lani hesapet me një peshk të vogël, në një kohë që ju shpëton nga vëmendja pamja më e përgjithshme e punëve. Luftën tuaj, ende imagjinare, me Myftarajn unë do ta quaja të natyrës mikrobiale.

      Ashtu siç është formuluar kjo luftë deri tani, po më duket krejt e parëndësishme, një scaramuccia, siç i thonë italianët.

      Përkundrazi, unë them se juve nuk ju mungojnë aftësitë shprehëse dhe intelektuale për ta artikuluar pozicionin tuaj, në një moment kur do t’ju lexojnë, sepse tema tani ngjall vetvetiu interes.

      Në vend që ta shfrytëzoni momentin për të hequr qafe një kundërshtar të vogël politik dhe ideologjik (si Myftaraj), mund ta përdorni për të energjizuar pozicionin tuaj, brenda shoqërisë civile në Shqipëri.

      Prandaj unë do ta kundërshtoja fjalën me fjalë dhe urrejtjen me arsyen e kujt ka të drejtën me vete.

      Lëreni policinë në punën e vet; mos ia hapni derën në këto çështje, se pastaj rrezikon t’ju bëjë ta paguani njëqind fish.

  19. Qe duhet denuar Sanco Panco Myftaraj, kjo per mua s’ka asnje dyshim, por nuk e di sa mund te arrihet kjo ne gjykate. Mund te ngrihet nje legal case me kete shkrim mendoj, pasi eshte shume i rende pastaj perfundimin e mesojme nga gjykata. Megjithate e kuptoj shume mire qellimin e diskutanteve me siper, keta me shume se te penalizojne ligjerisht Sanco Pancon, duan te rrisin ndjeshmerine e opinionit publik per kete lloj ligjerimi qe me te drejte e kane quajtur me siper, terrorist. Shqiperia ka vuajtur gjate (50 vite) nga ekstremizmi politik e ideologjik, por jo ai fetar, ndaj keshtu shkrimesh qe behen nga agjitatore me pagese, nuk mund t’i duroje kjo shoqeri.

  20. E shoh ktu se paska shumne te indenjuar me kyt tipin, Karstriot Myftari. Qe ky tipi shkruan marrira, ekstremisma, budalllliqe e gjithcfare llloj absurditetesh tilla ka me kohe qe dihen, dikush thote qe edhe shteti te beje qe te heshte. Shume bukur. Tani kisha nje pyetje per personat qe jane besimtar praktikant te Islamit ose qe e njohin Qur’anin, jeten e Pejgmberit dhe Islamin.

    Si te ja bejme me disa thenje ne Qur’an qe ofendojne dhe predikojne dhune dhe terror kunder besimeve te tjera si dhe shume veprimeve jo etike te Pejgamberit?

    1. Unë sugjeroj që këto çështje t’ua lëmë besimtarëve myslimanë t’i trajtojnë në forumet e tyre.

  21. Dakord me xhaxhain qe Kastriot M… eshte ceshtje dytesore, por per hir te asaj qe xhaxhai e quan tablone me te gjere duhet se paku ta marrim si trampoline argumenti fenomenin te pakten. Kam pershtypjen se nenvizimi i shume prej atyre te indinjuarve me shkrimin e tij, dhe cuditerisht me shume shkrime e reagime te tjera te ketyre diteve si ai i parlamentarit europian te leganordit qe bie dakord me idete e Breivik-ut (http://www.guardian.co.uk/world/2011/jul/27/ex-berlusconi-minister-defends-breivik) vjen prej standardid te dyfishte qe nuk mund te anashkalohet. Argumenti eshte ai i cili eshte permendur ketu me lart. Nese dikush do te mbronte haptazi ideologjine e brendashkruar te 9/11 apo te Holokaustit do te kishte reperkursione (si ai i Lars Vontreirit ne Canne). Sot ne shume vende perendimore nuk mund te mohosh Holokaustin publikisht pa pasur nje sere gazetash, NGO-sh e shtetin ne kurriz. Tani une nuk kuptoj pse ne rastin kur perqafohet publikisht hapur ideologjia qe ka cuar ne ate krim nuk futet ne te njejtin thes! Liri fjale po, por edhe standard te njejte.
    E megjithese rasti i ketij Kastriot M… eshte margjinal nuk duhet te harrojme se eshte pikerisht tek margjinalja ku kjo lloj mendesie (dhe jo vetem) harbon. Prandaj pavaresisht deshires se mire te xhaxhait per te temperuar hapesiren e tij private, claim-i i ngritur nuk eshte i pavendte.

  22. Prisja qe te vazhdohesh ketu me “Mesazhe nga Britania e Madhe”, si pjesa e dyte e kesaj teme. Por s`paska.

    Mesazhi qe vjen nga Britanie a Madhe ne flake, eshte se neve tashme s`jemi gje tjeter vecse nje turme. Ose nje agregat turmash, secila me mendesine e vet, dinamiken e vet, rregullat e veta. Ata qe kane, ata qe s`kane, ata qe mendojne se kane , ata qe mendojne se s`kane, ata qe dine, ata qe s`dine, ose qe mendojne se dine dhe s`dine, ata qe konsumajne dhe ata qe prodhojne, etj etj, etj. Ne fund te fundit,te gjitha turmat e mundeshme mund te klasifikohet ne dy grupe: ne dhe ata. Edhe vete demokracia e sotme funksionon ne baze te ketij klasifikimi. Thjesht flasim si turme, bejme pjese ne turme. Nuk ka me individ. Ca me pak indipendence te individid. Individi ka humbur vleren e vet n e funksion te turmes.

    Gustave Le Bon, nje sociolog/ antropolog francez i shek. 19, i cili eshte marre shume me turmen dhe psikologjine e saj , arrin ne perfundimin se “…turma drejtohet thuajse ekskluzivisht nga motive jo-koshiente. Ajo vepron shume me teper nen influencen e shtylles kurrizore se sa asaj te trurit. Ne kete drejtim, turma ngjan me qeniet primitve. Veprimet e performuara mund te behen ne menyre perfekte, persa i perket ekzekutimit te tyre, por duke mos qene te drejtuara nga truri, individi simbas influences se shkaqeve eksituese qe ai ndodh tu jete nenshtruar. Nje turme eshte ne meshire te te gjitha shkaqeve eksituese te jashtme…”

    …”Turma nuk eshte thjeshte impulsive dhe e levizshme. Si nje i eger, ajo nuk pranon asnje pengese midis deshirave te saj dhe realizimit te ketyre deshirave. Fuqia e parezistueshme qe i japin numrat, e ben ate me pak te afte per te kuptuar keto lloj pengesash. Nocioni i te pamundures zhduket per individin me mes te turmes. Nje individ i izoluar e di shume mire se ai nuk mund ti vere flaken nje pallati, ose te grabise nje dyqan, dhe nese ka tentacione te tilla, ai do te dije tu rezistoje atyre. Duke qene pjese e turmes ai eshte koshient per fuqine qe ka ne saje te numrit, dhe mjafon t`i sugjerohet ideja e te vrarit, te shkaterruarit, dhe te grabiturit, qe ai te bjere pre e tentacionit (joshjes). Nje pengese e papritur do te shkaterrohet me nje furi te terbuar… …. Levizshmeria e turmes e ben ate te veshtire per tu qeverisur, sidomos KUR NJE PJESE E AUTORITETIT PUBLIK KA RENE NE DUART E TYRE. Sikur te mos ishin nevojat e jetes se perditeshme si nje lloj rregullatori i padukshem i ekzistences, do te kishte qene e pamundur per demokracite te kishin jete te gjate…”

    Dhe me e bukura, qe po ishte i vertet si perfundim, do i beje njerezit te fillojne te jetojne perseri ne mal dhe me kanune eshte kjo:
    …” Te kishin pasur demokracite pushtetin e sotem ne kohen e shpikjes se tezgjahut mekanik apo futjes se motorit me avull dhe hekurudhave, realizimi i ketyre shpikjeve do te kishte qene i pamundur,…. Eshte fat per progresin e qyteterimit qe pushtetit i turmes filloj te ekzistonte vetem mbasi zbulimet e medha te shkences dhe industrise ishin bere tashme…”

  23. Mua nga Anglia me erdhi mesazh tjeter, dmth pas Frances, perballja dhe dhuna racore zuri edhe Angline, praktikisht 2 vendet me demokraci me te vjeter e me me shume emigrante te racave me ngjyre.

    Pergjigja e te djathtave ne pushtet ishte ajo qe pritej, do ta shihni forcen e ligjit.
    Te kish qene ndonje e majte ne pushtet ne keto vende, trazirat do kishin qene shume te renda, po si ne France si ne Angli puna ‘e piste’ u krye nga te djathtat, nderkaq te majtat ferkojne duart se shtojne radhet e votuesve.

    Bashke me pakicat racore bashkohen edhe banditet e bardhe dhe ndonje komunist, qe ku te gjejne shesh per pershesh, por masa e stermadhe e rinise se bardhe as qe enderronte te bente pjese ne kesi betejash.

    Me beri pershtypje, jo edhe aq kercenimi per futjen e ushtrise sesa kercenimi per bllokimin e rrjeteve shoqerore, sepse ndersa po mburren lart e poshte se keto po sherbejne per demokratizimin e botes, ketej u perfolen si kercenim per ligjin e demokracine.

    Shkaku eshte i thelle, nuk ka asgje spontane perpos spontanitetit nga mund te linde perleshja racore.
    Tani te presim turqit e kurdet e Gjermanise, se ne Itali ka pak gjasa te kaloje ne dhune fizike, sepse sa me shume i integron aq me shume ngrene koke pakicat racore dhe Italia nuk integron askend ( as nje Balotelli ne kombetaren e futbollit s’po e integrojne, duke perfituar natyrisht edhe nga sjellja e tij).

    E mira e perleshjes racore deri tani ka qene forma kriminale e tyre, pasi po te ishin protesta paqesore do kishin sjelle me shume kokeçarje, pasi do luftonin sistemin me armet e sistemit, ndersa po ti vihesh me dhune pushtetit te bardhe ne France e Angli, normalisht po i jep nje arsye kriminalizimi.

    Anglia ka shume te zinj, pas Frances eshte vendi me me shume te zinj ne Europe, heret a vone, keta do i kundervihen pushtetit te bardhe.
    Ja psh sa politikane te zinj ka Franca, per be neper lajme s’me ka zene syri asnje politikan te zi me peshe, ndersa kombetarja e futbollit ka qene e eshte plot me pakica racore.

    Duhet menduar se ka ardhur koha qe pakicat racore ne France e Angli te mos jene me politikisht te diskriminuara, por te kene te drejtat e tyre dhe politikanet e tyre qe i perfaqesojne.

    E ardhmja u takon pakicave racore, sepse kane mbushur kopshte e shkolla me femijet e tyre, heret e vone frengj e angleze duhet tu njohin te drejta te plota politike.

    Tani per tani, diskriminimi racor, kriminalizmi dhe shtypja me dhune policore ndoshta mund te jene pozitive sepse u garantojne kohen e nevojshme per te kuptuar nevojen e shnderrimit te shoqerise, por ama vende si Anglia e Franca duhet me patjeter tu japin pakicave racore nje pjese te pushtetit.
    Nuk mund ti lejojne vetes keto vende qe te shnderrohen keto vende ne aristokraci te bardhesh dhe plebejsh me ngjyre, pavaresisht kahjes se atille.

    Stop racizmit a posteriori, deshen biçikleten, ta pedalojne tani.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin