NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORËT

Peizazhe të Fjalës mbetet blog i hapur për bashkëpunime nga autorë të interesuar, që ndihen mirë në mjedisin e këtushëm.

Kohët e fundit, kemi botuar me kënaqësi një numër shkrimesh nga bashkëpunëtorë të çmuar, të cilat janë ndjekur me kërshëri nga lexuesit.

Megjithatë, shumë nga këto shkrime janë botuar, njëkohësisht, më parë ose më pas, në blogje të tjera, me të cilat Peizazhe të Fjalës nuk ka ndonjë lidhje, as marrëveshje bashkëpunimi.

Ju lutem bashkëpunëtorëve që, nëse dëshirojnë të botojnë diçka në Peizazhe të Fjalës, të mos dërgojnë materiale që i kanë botuar tashmë në blogje ose faqe të tjera, si dhe materiale që kanë ndërmend t’i botojnë në sa më shumë faqe që të munden.

Peizazhe të Fjalës nuk merr pjesë në iniciativa të tilla edhe pse nuk i paragjykon ato; dhe mbetet blog i interesuar për kontribute origjinale, jo për fushata dhe propagandime autorësh dhe idesh, sado të vyera.

Nëse qëllon që një blog ose faqe Interneti ta marrë dhe ta botojë shkrimin nga Peizazhe të Fjalës për arsye të vetat, i lutem autorit/es të kujdeset që, ky shkrim gjithnjë të shoqërohet me shënimin “marrë nga blogu Peizazhe të Fjalës” dhe lidhjen përkatëse.

Shpresoj, me këtë rast, në mirëkuptimin tuaj.

Nuk ka komente

  1. Do kete kandidate per deputete apo me ambicie te tilla mes tyre ndoshta. Them pa paragjykim, nisur nga fakti se kjo eshte nje verejtje e bere edhe ne nje shkrim te paradokohshem per gazetat ne Tirane ku autore te ndryshem botojne te njejtin material ne disa te perditshme. Gjithsesi ne kete rast eshte minus fakti se PTF-ja, eshte pozicionuar gati zyrtarisht kunder bojkotit. Si komentues dashamires do pranoja te vioja veton ndaj faqeve ku publikohen paralelisht shkrime qe sillen ketu. Ne kete rast do mjaftohem me kuotimin afrofe me nje Yll vetem. Eshte goxha dekurajues mendoj.

  2. Me duket nje rregull i drejte, madje i domosdoshem per cdo blog serioz dhe veterespektues.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin