MË SHUMË PËR GRUAN, MË PAK PËR PRIFTIN

Këto ditë gjithë vëmendja është tek Meta e Prifti, dy të paskrupuj si bashkësia e elitës politiko-ekonomike, mike dhe armike me ta, që lanë në hije një debat që unë mendova se do ishte pak më jetëgjatë: atë të femrës së mbuluar. Ky i fundit prek mëse gjysmën e popullsisë drejtpërdrejt; ai Meta-Prifti, gjithë popullsinë, që si një fushë valësh koncentrike që hapen e zgjerohen në hapësirë, mbulon gjithë Shqipërinë , me forcë korrupsioni më të madhe në qendër e më të vogël drejt periferisë.

Por, kur numrat janë të tillë, përse më intereson më shumë diskutimi për femrën? Sepse përgjimi nuk zgjidh asgjë. Problemi ynë nuk janë disa kokrra, por gjithë sistemi. Edhe sikur të realizohen parashikimet e më optimistëve sipas të cilave Meta tashmë është kartë e djegur si figurë politike e do shkojë patjetër në burg (gjë që duhet të ndodhë, qoftë edhe vetëm që të mashtrohet mileti e të mendojë se ka një shpresë sado të vogël për atë vend, gjë që më pas u lejon mbijetesën vemjeve të tjera që s’numërohen e që janë ende në pushtet), çështja është çfarë do bëhet me ata  që nuk janë përgjuar e nuk janë zënë me presh në duar duke bërë dallavere të paligjshme (jo dallavere të ligjshme)? Pra, nuk më entuziazmon fort kjo ngjarje, sepse, si fakti  që Meta u kap duke u përgjuar, ashtu dhe publikimi i kësaj ngjarjeje, përbën ose larje hesapesh dhe inati, ose rastësi. Por ne kemi një klasë të tërë politike që në masa e mënyra të ndryshme është e korruptuar, e nga e cila varet një shoqëri e tërë, që në masa e mënyra të ndryshme manipulon popullin për përfitime, që nuk ka as idealizëm dhe as qëllim të përmirësojë gjësend. Si do hiqet qafe kjo klasë? Duke u përgjuar secili pjesëtar në mënyrë të paligjshme?

Ok. Të themi se 2000 herë përgjimi qe i suksesshëm dhe, nëpërmjet tij, u zhdukën 2000 plehra politikë. Çështja është se, nëse ky problem zgjidhet kështu, pra,  jo ngaqë ndryshon kultura jonë masive dhe institucionale e forca e kontrollit ligjor, por ngaqë funksionon survejimi prej cubash ndaj cubash, nuk kemi zgjidhur asgjë. Kushdo që do marrë vendin e atyre që u hoqën, do jetë i së njëjtës kategori, në mos më finok e i sprovuar në marrëdhëniet e veta korruptive. Dhe do duhet një mjet i ri më i fuqishëm, madje edhe më i paligjshëm sesa survejimi i mëparshëm, për t’i kapur mat këta të rinjtë. Kjo metodë do çojë logjikisht, pas ca kohe, në mjetin e zgjidhjes finale, më të shpejtë e direkte: bandat me vigilante mbi ligjin, që ekzekutojnë me vdekje këdo që ato vendosin se, sipas kodit të tyre, rezulton i përlyer. Kështu i hapet rrugë anarkisë; e, më pas, kur këto banda legjitimohen e vijnë në pushtet, fashizmit. Kështu kultura e njerëzve degjeneron edhe më tej, e vlerat njerëzore vdesin.

Krypa: Sensuality

Nga ana tjetër, përse mendoj se diskutimi për femrën, të mbuluar ose jo, duhet të jetë një diskutim i pandërprerë nga të gjitha palët në Shqipëri, nga ata që i neverit mbulesa, ata që mendojnë se ajo, sipas ligjit e rregullave, nuk ka vend në shkollë e institucione shtetërore, dhe ata që e quajnë nevojë shpirtërore e detyrë fetare përdorimin e saj? Mbulesa në vetvete më intereson relativisht pak, sido që do bëja ç’mundesha të bindja njerëzit që dua e që më dëgjojnë, për kotësinë e kuptimit të saj fetar apo praktik, dhe për manipulimin shfrytëzues dhe fyes që ka brenda mbulimi simbolik. Ajo që më intereson më fort në këtë diskutim, është diçka më jetike për shoqërinë tonë sesa çështja shami-joshami: problemi i trajtimit të gruas nga shoqëria shqiptare në tërësi; i kulturës, kuptimeve dhe pritshmërive që kemi ndërtuar në raport me femrën. Për mua, shoqëria jonë jeton, prodhon e përforcon ende një mentalitet feudal në raport me gruan. Por ky problem, ndryshe nga ai i Metës dhe Priftit, MUND të zgjidhet duke u bërë qendror dhe i përhershëm në diskutimin publik, sido që ka gjasa të marrë shumë kohë.  Madje, për emancipimin shoqëror në raport me gruan, qendrorësinë publike e shoh si rrugën më efikase (sado komplekse) drejt zgjidhjeve jetëgjata e ndryshimeve progresive.

Sidoqoftë, në diskutimin e “të mbuluarit” në javët e fundit, kam vënë re një farë shfokusimi nga problemi që duhet të jetë themelor, dhe një dalje në pah të problemeve dytësore. Vëmendja përqendrohet nëse përdorimi i shamisë (që më pas nga shkrues të ndryshëm merr forma të ndryshme mbulimi të detyruar të gruas) duhet lejuar nëpër shkolla apo jo, është karakteristikë e një feje apo e të gjithave, është çështje feje apo tradite kulturore më të gjerë se feja, shtrohet logjikisht në diskutim apo është shfaqje totalitare, është problem i Francës apo edhe i Turqisë, e përfshin apo e përjashton ligji ynë për shkollën etj. Më bie në sy menjëherë kur i lexoj që “shamia” apo “mbulesa” bëhen sovrane dhe të gjithpushtetshme; jo veç shkëputen krejt nga vetë dukuria komplekse e të mbuluarit dhe kuptimi i saj, por edhe nga ajo qenia e parëndësishme që mbulohet, që krejt rastësisht qëllon gjithnjë të jetë femër. Nuk diskutohet për gruan, por për gjësendet që vendosen mbi këtë objekt, arsyet dhe të mirat apo të këqiat e bartjes dhe imazhit pas bartjes, por jo të bartëses, ligjeve që lidhen me marrëdhëniet e institucioneve shtetërore me mbulesën dhe jo për atë që mbulohet, për para që vijnë ose nuk vijnë nga të interesuar institucionalë fetarë ndërkombëtarë për mbulimin dhe jo për fatin dhe liritë apo manipulimin që u bëhet kujt duhet apo “zgjedh” të mbulohet. Kjo përqasje në vetvete është tregues i objektifikimit të gruas jo si një shmangie nga norma, por si norma vetë, madje jo veç si diskurs dominues, por si i vetmi diskurs ekzistues në Shqipëri. Në këtë pikë, unë quaj më të avancuara klithmat e rebeluara të zërave nën mbulesë që shkruajnë e komentojnë se “është dëshira e tyre të vishen në atë mënyrë e s’i detyron kush”, e se “kështu marrëdhënia e tyre me Zotin që besojnë, është e plotë dhe e kuptimtë” (sado keq që më vjen për to dhe për gjendjen e tyre iracionale që i pengon të dallojnë detyrimin nga zgjedhja, nënshtruesin nga bamirësi, dhe brengën fatkeqe së cilës i janë nënshtruar gradualisht, nga fati që u ka servirur më të mirin ushqim shpirtëror) sesa mbrojtësit dhe atakuesit burra dhe gra të mbulesave… ku mungojnë të mbuluarat. E vë re këtë lloj objektifikimi që i bëhet gruas në shkrimin botuar në këtë faqe nga E. Mërtiri si koment kritik ndaj M. Minxhozit, në shkrimin e kësaj të fundit rreth regulloreve të shkollave publike dhe ligjshmërisë, në një varg shkrimesh publikuar nga media të ndryshme lidhur me prononcimet e zyrtarëve më të lartë të institucioneve tona shtetërore, në një varg shkrimesh të gazetës online “ResPublica” rreth shamisë, dhe në shumicën e komenteve nga publiku, që pasojnë këto çështje.  Është aq e thjeshtë që shamia të kthehet në një persona komplekse. Pa dyshim. Pse kush tjetër? Gruaja?

Por injorimi i tërthortë që i bëhet gruas vetë, dhe harresa e përmendjes dhe përqendrimit në gjendjen e saj nën atë mbulesë, mund të thuhet se bëhet ngaqë autorët janë fokusuar në një aspekt tjetër të veçantë, dhe u duhet të trajtojnë vetëm atë për momentin. Dhe unë besoj e shpresoj, që edhe kështu, pra me një diskurs objektifikues ndaj gruas të nënshtresuar kuptimit sipërfaqësor, këto shkrime të mund të sfidojnë trurin e fjetur apo të manipuluar publik, të krijojnë kushte që njerëzit të bëhen më kritikë ndaj çështjeve që diskutohen. Psh, besoj se të parat ide elementare reaguese që do t’i shkonin ndër mend një gruaje apo burri që lexon një ndër shkrimet më sipër mbi pafajësinë e shamisë, të mirat praktike që vijnë prej saj, apo ligjit për ta lejuar ose jo atë në kodin e veshjes në shkollat publike, do ishin: “Përse ky diskutim mbulimi bëhet (dhe është bërë gjithnjë) veç për gratë dhe jo për burrat? Përse bukuritë e grave na i prekërkan burrat, por ato të burrave nuk prekin aspak gratë? Përse për zgjidhjen e këtyre “problemeve” të burrave mendohet gjatë e gjenden mënyra përkujdesjeje, qoftë edhe duke “kaluar” mbi trupat e grave e përdhosur ato, ndërsa për këto të fundit, çështja as që shtrohet? Përse qejfi e ngrehja seksuale e burrave paska liri absolute dhe u takon grave të vetëkufizohen (detyrë kjo që madje i shenjtëron gratë në këtë botë e në atë përtej) në mënyrë që të gjenerojnë  “burrin shoqëror e të sjellshëm” që përndryshe na qenkërka qenie shtazarake që nuk mund e as duhet t’u bindet konvencioneve shoqërore, ndërsa grave thjesht u tregohet tabela “Ndalohet!” ose madje as merret mundimi sepse “gjërat që dihen, dihen”? Përse ‘qejfi’ i burrave legjitimohet, ndërsa ai i grave as që përmendet, e, në rastin më të mirë, konsiderohet si jo-ekzistues, ndërsa në më të keqin si i turpshëm (turp që diku ndëshkohet me stigmë e oprobrium nga familja e shoqëria, e diku tjetër dënohet me vdekje me gura-gjuajtje nga pjesëtarët moralë të shoqërisë – a e merr dot me mend ti cilët janë moralët?)? Ndoshta lexuesit të këtyre shkrimeve do t’i shkonte ndërmend veç një prej këtyre pyetjeve, ndoshta disa, ndoshta më shumë se kaq. Por gjithnjë përballja me shkrime të tilla, do çonte një hap përpara në moslejimin e kulturës regresive e jonjerëzore që objektifikon gruan. Është shamia problemi themelor i gruas tek ne? Jo, por ai jehon probleme të tjera të saj që derdhen sapo hapet thesi, dhe tërheqin vëmendjen.

Ndaj uroj që këto shkrime që lidhen me gruan, qoftë edhe tërthorazi, qoftë edhe kur shprehin një aspekt objektifikues, të mos ndërpriten nga diskutime si ato të Meta-Priftit, por të vazhdojnë njëkohësisht me to. Uroj që shkrimet për gruan, të mos u binden Vrimave të Zeza kozmike të diskursit publik të cilave u referohej B-H Levy në programin The Colbert Report Comedy Central para dy ditësh, dhe që siç thosh ai, sado negative e ekstreme qofshin, kanë aftësinë të thithin brenda gjithë vëmendjen  dhe diskursin publik në një periudhë të caktuar, duke bërë pa vlerë çdo tematikë tjetër me rëndësi e me potencial pozitiv. Levy, si vrimë të tillë të zezë, përmendi Le Pen-in në Francë; Colbert përmendi Sarah Palin në ShBA; pa dyshim diskurset që ofron politika shqiptare, si ky i fundit Meta-Prifti, kanë të gjitha tiparet e vrimave të zeza të këtij tipi.

Dhe, për ta mbyllur, shtoj se problemet tona, qoftë edhe këto të dy që përmenda në shkrim, njëri i konsideruar politik, e tjetri shoqëror apo kulturor, nuk janë pa lidhje. Mes patrimonializmit, që është tipar qeveritar absolut në Shqipërinë e së djathtës dhe të së majtës,  patriarkalizmit që karakterizon në tërësi familjen shqiptare dhe ballkanase në Jug e Veri, në fshat e qytet, dhe keqtrajtimit të gruas (le t’i rrimë larg për momentin mizogjinisë, të zbuluar ose jo, të ndërgjegjshme ose jo), ka një lidhje të pandërprerë.

Nuk ka komente

  1. Korrupsioni, abuzimi me postin, krijimi i klientelave te preferuara, nepotizmi etj. qe si qellim ne vetvete kane grumbullimin e parave dhe pushtetin qe per keta njerez eshte Zoti i vertete dhe i vetem, kane shkaqe te ndryshme ne Shqiperi, duke filluar qe me ato kulturore, ku kusaria e hajdutlleku jane tregues aftesie, por kryesore, si shkak, mbetet periudha e komunizmit ku shqiptaret i nenshtrohen nje inxhinierie sociale per te larguar dhunshem cdo gje nga karakteri i tyre dhe krijimin e “njeriut te ri”. Si rezultat patem dhe vazhdojme te kemi njeriun e zhveshur nga cdo lloj miresie e detyrash qe vijne nga besimi e shpirti, nga tradita etj. Cdo gje qe e bente njeriun te reflektonte ishte zhdukur, na kishte mbetur vetem materializmi ekstrem, dyfytyresia, zbatimi i ligjit nga frika dhe asnje lloj ndjenje se ai ligj, si kontrate e shoqerise eshte per te miren e te gjitheve etj.

    Me nderrimin e sistemit politiko-shoqeror keto duhet te vinin duke u zbutur, duke u ndihmuar nga te gjithe faktoret qe na ishin zhveshur dhunshem nga psika jone ne komunizem dhe me e rendesishmja, duke ndertuar nje sistem, rregulla, administrim qe te minimizonte korrupsionin dhe abuzimet. Kjo gje tani po zvarritet shume per njemije e nje arsye.

    I njejti abuzim e korrupsion nuk eshte vetem ne organet qeveritare, ne pushtet qendror apo lokal, por edhe ne pothuajse cdo organizim e institucion tjeter ne Shqiperi. Shembulli me domethenes per kete eshte organizata Mjaft, e keqperdorur politikisht dhe abuzuese deri ne maksimum me fondet qe ju vinin nga kater anet.

    Jemi ne ate situaten kur askush nuk mund te hedhe gurin i pari pasi eshte i perlyer deri ne fyt apo edhe gjunje sipas rastit.

    Sa per punen e shamise qe trajton ky shkrim me duket nje pacavure feministe qe nobelistja Lessing ju a ka ndukur puplat keqas. Keto motra duan nje bote pa burra dhe, per ta mbulesa e femres muslimane eshte e kote dhe shfrytezuese, ndersa femrat qe bejne striptizem apo formojne sindikata prostituash, jane manifestim i vertete i natyres se femres, pa tutelen e burrave.

  2. Shkrimi sjell idete e mia qe pa dyshim formohen mbi bazen e eksperiencave te mia perfshire edhe ato me libra apo ide. Ndaj, nese te duket pacavure, eshte pacavurja ime. Por nuk shoh ne sa thua, asgje qe ta beje shkrimin pacavure.

    Ti e merr me mend qe une jam “nje moter” dhe jo “nje vella”. Ne kete pike mbaron edhe qendrimi yt i arsyeshem. Gjithashtu kjo me tregon se ti mendon se “nje vella” nuk do thoshte gjera te ngjashme me te miat, por me te tuat. Jam e sigurte qe ka edhe vellezer qe e mendojne si une. Ideja jote eshte pra se ose je e mbuluar, ose je prostitute, dhe se kjo eshte e vetmja rruge ku femra do shkonte natyrshem, po te mos kish “tutelen e burrave”. Pikerisht per kete mentalitet mesjetar e kam fjalen ne shkrim kur them se duhen diskutuar me shume ceshtje te femres ne Shqiperi. Eshte nje problem qe duhet kuruar shoqerisht kjo mungese respekti dhe dashurie per femren. Dhe me duket e pabesueshme qe shpesh vjen nga njerez qe jane nen te pesedhjetat. Nuk besoj qe shkaku eshte regjimi komunist te cilit ti i referohesh si shkak i prishjes morale te shqiptareve. Jam dakord per rolin negativ qe ka luajtur ajo kulture ne shume aspekte, por ne kete qe ka prodhuar botekuptimin tend anti-grua, te siguroj qe nuk ka dore komunizmi. Eshte me shume ajo lidhja qe une sa e permend ne fund te shkrimit, dhe qe do ta diskutoj ne nje shkrim te ardhshem mes patriarkalizmit, patrimonializmit dhe anti-feminizmit.

  3. Me detyruat te lexoj shkrimin e Ergys Martirit per te gjetur objektifikimet e femres aty, dhe duke veshtruar me sy kritik shumicen e referencave femerore frymore ne tekst, qe nga permendja e Elsa Ballaurit, Mandeta Minxhozit, apo rastit te vetem kur cekej nje “vajzë muslimane që mban shami në kohë” (me pelqeu keshtu, por mbase ka dashur te thote “koke”) dhe ne te gjitha rastet, nuk vura re ndonje objektifikim pervec atij gramatikorit per femrat; te pakten ndjeshmeria ime, e paperthyer me vetedije te tjera gjinore apo ideologjike, nuk me shpuri t’i zbuloj. (Meqe as ju nuk sillni pjese ku eshte bere objektifikimi i femres, as une nuk po sjell pjese ku ky nuk eshte bere.)

    Nuk e kisha lexuar fare shkrimin e Martirit, per arsye se autorin e njoh dhe nga mospasja koke (kohe) teper, nuk kisha luksin te shpenzoj me nje kahje argumentimesh te parashikueshme, e aq me teper kur ne vetvete keto shpenzohen ne kritike ndaj avazeve te njohura kinse-laike. Jam i mendimit se kinse-laicizmi qe levrohet ne keto raste eshte i pandershem deri ne piken qe penalizon edhe kryqin, kur i madh e i vogel e kupton se gjithe shqetesimi nuk eshte kaq abstrakt dhe parimor, por ngushtesisht ka te beje me dekurajimin e dukjeve islamike neper mjedise publike; ne fund te fundit, edhe argumenti i kompensimit me kryq nuk eshte serioz, per sa kohe qe pergjithsisht kryqet mbeten brenda sferes fizike te privates. Edhe duke rezikuar keqkuptimin, jap shembullin personal ketu, me nje kryq qe e kam mbajtur ne qafe perdite ne shkolle te mesme, ne vitet ’80, pa asnje qortim nga autoritetet. Rrobat qe mbulonin kryqin tim ne ato vite te stuhishme, ne fakt fshihnin potencialisht lloj-lloj simbolesh, tatuazhesh apo intimitetesh e mbase ‘defektesh’ te tjera ne bashkesine uniforme te shqiptareve te kohes, dhe vetem plazhi na ekspozonte para normativave finale dhe limiteve te lirise; (shyqyr qe plazhi nuk ishte i detyrueshem). Por te pakten ne stinen e pergjithshme te konformimit, ate te ftohten, larg detit e prane mbretit, masa e thate e rrobave ku kridheshim detyrimisht, dihet se ishte e prere me nje dore te vetme, e cila nuk toleronte feksje te teperta gjymtyresh, apo shmangie tegelash nga vija e Partise. Ne nje fare menyre, ajo si pronesonte shteti trupat tane, kishte instaluar nje ekuivalent te klonit me korrent te kufirit qe ne veshjet tona.

    Tashme, ne nje epoke dhe qyterim tjeter, shpresohet se kemi te liri jo vetem te clirohemi e burgosemi si te duam me rroba, por me e rendesishmja, te mos i japim llogari njeriu per kete pune. Ne nje liri pak me te diksutueshme, kemi arritur gjer aty sa edhe te kerkojme te mos fyhemi per keto zgjedhje burgosjesh a clirimesh vetjake qe bejme.

    Ju ne shkrimin tuaj, ne dallim nga sa pretendohet se ka bere Martiri ne te vetin, objektifikoni jo shamine, por vajzat qe mbajne shami, kur u mvishni “klithma” “zerave nen mbulese”, e fill me i pas patronizoni po keto vajza duke shprehur keqardhje per “gjendjen e tyre iracionale që i pengon të dallojnë detyrimin nga zgjedhja, nënshtruesin nga bamirësi, dhe brengën fatkeqe së cilës i janë nënshtruar gradualisht”. Personalisht nuk kam asgje kunder instances patronizuese, sidomos kur behet gati ashtu si e beni ju, me nje perzierje te keqardhjes me superioritetin moral e intelektual: kete pozicion une e quaj ndershmeri, anipse kur kesaj i veme perballe fjalen ‘ndjeshmeri’ bashke me palen qe patronizohet, eshte e pashmagshme te mberrijme ne kostot qe kane zakonisht keto pozicione.

    Ne shkrimin e Ergysit nuk pashe ndonje prirje per te justifikuar moralitetin kozmik te mbajtjes se shamise, e as ndonje qendrim te posacem gjinor: thjesht njeriu po e merr si te mireqene se ka disa njerez qe shfaqen te tille (me shami, po edhe kryqe thote) dhe po perpiqet te tregoje pse keto lloje shfaqjesh nuk cenojne neutralitetin sekular te mjediseve te arsimit publik. Argumetimi i tij eshte bere edhe nga Elsa Ballauri, grua dhe veprimtare e te drejtave, te cilen nuk mund ta paragjykojme deri aty sa t’i atribuojme ndonje pasion per mbulimin e femres. Kur zbuloni pikepyetje domethenese per faktin se gjithe kjo zhurme po behet ekskluzivisht per femren, mbulimin dhe moralitetin e supozuar te ketij mbulimi, harroni se femra eshte rastesisht e vecuar ne kete debat. Para disa vitesh, i njejti debat, po me te njejtat kahje e gati me te njejtet aktore, u ndez kur ne Universitetin e Durresit u perjashtua nje djale me mjeker. Rektori i universitetit, i cili sipas perkufizimeve te fjalorit permbushte vete kushtet e te mbajturit mjeker, dekretoi se e njejta qime qe rritej ne faqen e tjetrit ishte anti-sekulariste dhe e ndaluar. Sipas lidhjes qe bej une (por mbase duke qene vetem mashkull, nuk jam objektiv), ceshtja e mjekres ne Durres dhe keto te shamive sot, jane pjese e te njejtes dukuri, dhe diskutimi per to strehohet ne cepa te te njejtit ligjerim mbi kufinjte e lirise se shprehjes, zgjedhjes se modeleve te sekularizmit e si keto. Sapo zbulojme qe nuk kemi te bejme me individe te shtrenguar nga pale te treta, por me zgjedhje te gabuara apo te drejta te tyre mbi trupin e vet, nuk mendoj se eshte vecanerisht interesante te diskutojme ne terma te tjere pervec atyre ligjore. Mendimet filozofike te “atyre me shami” per te tjeret e anasjelltas mund te jene shpesh interesante, frymezuese, deri ne piken qe mund t’ia ndryshojne rrjedhen e jetes paleve ne diskutim, por nuk i ndihmojne as tangencialisht debatit mbi lirine vetjake te te gabuarit a te qelluarit te ‘rruges se drejte’ ne zgjedhjet apo mbi pavaresine prej shtetit ne te berit e ketyre zgjedhjeve. Nese ende ka vend per debate te tilla, mbase do ishte me mire t’ia nisim nga kreu, nga “fabrika” qe prodhon shamite: keshtu pa qene nevoja t’u kujtojme vajzave e djemve “manipulimin shfrytëzues dhe fyes që ka brenda mbulimi simbolik”, mund t’u thuhet shume me me efikasitet se feja qe i kushtezon te besojne si besojne, eshte e rreme, ose te pakten e falsifikuar: per kete do te duhet te perdoreshin argumentime teologjike, kritike tekstuale, prova mistike, histori te zhvillimeve te kodifikimit te etikes islamike, por jo thjesht denoncime retorike te cilat nuk e ndihmojne dot tjetrin te ndricohet, sic pritet, po thjesht te burgoset me thelle identitetit te vet, e kesaj here me emocione te shtuara.
    (Te njejtin rreshtim mbi “manipulimin shfrytëzues dhe fyes” që keni perdorur per “mbulimi simbolik”, e gjen ta deklamojne edhe te tjere per “zbulimin fizik”, dhe jo vetem ata per te cilet shkon direkt mendja.) Nuk mjafton t’i thuash tjetrit se eshte i manipuluar dhe i fyer, pa i treguar si e ku, perndryshe kjo shnderrohet edhe padashje ne nje menyre per te manipuluar, por me shume per te fyer.

    Se fundmi, bie dakord totalisht me vendin e shproporcionuar qe me duket se shihni te zere ky debat e kjo ceshtje. Mbulimi me shami ne Shqiperi eshte nje dukuri e tille, qe po te krahasosh perimetrin hapesinor te gjithe shamive bere bashke, me ate te artikujve te shkruar mbi to, fiton perhere i dyti. Edhe sikur te ishte e kunderta, serisht pervoja shqiptare tregon se ceshtjet edhe kur jane gjitheperfshirese ne cekje te interesave te publikut, nuk jane zgjidhur gati kurre me debate e me fjale gazetash. Do te mjaftonte nje vendim gjykate, ne vend ose ‘me lart’, per t’i dhene fund kesaj “vrime te zeze”. (Meqe ra fjala, shkrimi juaj merr rastesisht eko bashketingellimesh nga permendja e BHL-se, po aq sa merr edhe permendja e Shen Anslemit te tilla ne tekstin e Martirit).

    1. sic them, cfaredolloj teme qe drejtperdrejt ose terthorazi avancon diskutimin mbi gjendjen e gruas eshte sipas meje me vlere per shoqerine shqiptare. Perfshire edhe qendrimi yt. Objektifikimi ne shkrime te ndryshme, nuk vjen nga qendrimi pro ose kunder mbulimit, por nga perqendrimi ne mbulesen dhe harresa e se mbuluares. Pozicionin tim anti-shami nuk e sjell ne diskutim si pozicionin e drejte, por ate qe me duket mua i drejte, dhe qe ndihem se duhet ta them kur konsideroj objektifikuese shkrime qe i shmangen ose e konsiderojne jashte fokusit te vet kete ceshtje. Ne kete kuader, pa dyshim mund te quhet edhe patronizuese ndjesia ime ndaj te mbuluarave. Por po ashtu mund te quhet edhe gjynahu qe ndien per mua nje grua e mbuluar. Por sic them edhe ne shkrim, shamia vete nuk eshte meraku im i madh ne lidhje me Shqiperine, sido qe eshte nje merak ne rritje. Problemet e gruas aty nuk kane fund dhe konsistojne jo vec ne faktin se gruaja thirret kurve se mban dekolte, por ne nje mungese te thelle respekti per te cilen njerezia, e jo vec meshkujt, shpesh as nuk e dine se e kane, qe pastaj shfaqet ne forma violente dhe joviolente. “Shamia” si simbol, eshte nga ato lloj elementesh te domosdoshem qe nderlidh ne vetvete grupe pro e kunder fese, grupe e institucione qe lidhen me shkollen, shtetin dhe kushtetuten, burra e gra qe preken direkt nga keto ceshtje, e qe shkalle-shkalle terheq diskutime nga me te ndryshmet qe rrisin vemendjen ndaj pozicionit te gruas ne Shqiperi. Ndaj do doja qe te gjithe ata qe e diskutojne e qe une i cmoj, te mos linin jashte gruan kur diskutonin shamine. Nuk eshte vrime e zeze, perderisa, jo vec u le plot vend diskutimeve te tjera te ndryshme prej saj, por eshte nje diskutim qe eventualisht permireson jeten e dikujt. Ndoshta te gjithe shoqerise.

  4. Eshte argetuese te berit sehir nje islamik dhe nje feministe tek shkembejne mendime, do me pelqente ti shihja ne televizor.

    ”’Madje, për emancipimin shoqëror në raport me gruan, qendrorësinë publike e shoh si rrugën më efikase (sado komplekse) drejt zgjidhjeve jetëgjata e ndryshimeve progresive.”’

    Ketu eshte kapur çeshtja se prapthi, pasoja quhet shkak e shkaku pasoje.
    Po te shikojme ne perendim, rritja e rolit shoqeror te gruas, eshte pasoje e ndryshimeve thelbesore ne shoqeri. Do renditja disa faktore:

    1- sistemi demokratik, te drejtat e individit, gruaja si individ
    2- renia e rolit te krishterimit
    3- mireqenia ekonomike
    4- nevoja jetike e kapitalizmit per femren si konsumatore

    Nga keto, 3 jane ‘conditio sine qua’ non dhe 1 eshte shkaku i mirefillte.

    Per te gjetur shkakun e mirefillte, per mendimin tim duhet krahasuar perendimi me islamin e pasur dhe vendet me njefare demokracie.

    Po te shikojme se ne islamin e pasur, pra me mireqenie gruaja s’ka perfituar statusin perendimor, pika 3, kalon vetvetiu si conditio sine qua non.
    Po te shikojme se ne islamin kapitalist, perseri gruaja s’ka perfituar shume nga fakti qe eshte konsumatorja ‘e mirefillte’, atehere edhe pika 4 kalon si ‘sine qua non’.
    Po te shikojme se ne islamin relativisht demokratik, si ne Turqi, gruaja s’ka perfituar shume, edhe pika 1 kalon si sine qua non.

    Atehere ne perendim, si shkaku i mirefillte ngelet renia e rolit te fese, meqe ne kushte relativisht te peraferta, ne islam eshte feja ajo qe ben dallimin.

    Pra shkaku eshte renia e rolit te fese, e kulturat para-monoteiste pagane, deshmojne nje femer relativisht aktive, pavaresisht patriarkalizmit ose patrilinearizmit.

    Po tek ne ? Tek ne shkaku, feja, eshte zhdukur, pra femra eshte e lirshme, por nuk jane plotesuar ende conditio sine qua non-et, prandaj jane 3 kushte te domosdoshme qe duhen realizuar prej bashkesise:

    1- sistemi demokratik, te drejtat e individit, gruaja si individ

    3- mireqenia ekonomike
    4- nevoja jetike e kapitalizmit per femren si konsumatore

    Pika 4 duket e permbushur, keshtu qe, kane ngelur 2 kushte, gruaja si individ qe vjen prej forcimit te sistemit demokratik dhe mireqenia ekonomike.

    Keto jane te lidhura shume ngushte me politiken, prandaj edhe shoqeria shqiptare eshte e perqendruar teresisht ne çeshtjet politike. Sapo te arrijme te zgjidhim keto 2 çeshtje, vetvetiu edhe roli i femres ne shoqeri do gjeje nje permase te afert me ate perendimor.

    Gjithsesi, modeli perendimor eshte zgjidhje ad hoc, pasi ne ate model, nuk kemi ende nje stabilitet, qe i garanton shoqerise riprodhimin e brezave, keshtu qe gjithçka eshte per tu pare me vemendje, kur ti vije koha, kuptohet.

    1. Hyllin: besoj ke te drejte (jo per pune te sehirit, sado qe sevdaja per muhabet, pa sehir, eshte bela ndaj s’duhet bere lanet) kur thua se te gjitha kushtet ne sistemin strukturor qe ke krijuar ti me lart, duhen plotesuar per emancipim shoqeror (dhe jo vec te femres). Puna eshte se ato nuk vijne njeri pas tjetrit, por ndodhin njekohesisht, dhe nuk pritet qe te permiresohet psh gjendja ekonomike qe pastaj gruaja te jete me e respektuar. Te gjitha ato kushte jane te ndervarura ne grup e ne menyre te panderprere e dykaheshe, me shume sesa si lidhje shkak-pasoje. E, qe te gjitha keto procese te dimensionohen ne raport me femren e ta bejne ate pjese aktive ne to, duhet ajo qe une them qendroresi mediatike te ceshtjeve te gruas, nga gra e burra bashke. Njerezit duhet te ndergjegjesohen se pari qe ka probleme, te mendojne per to, e t’i bejne pjese te zgjidhjeve per nje shoqeri me te mire.

  5. Nuk e di a eshte lexuar artikulli i Blendi Kajsiut ne lidhje me kete ceshtje, por ai argumenton se ky muhabet mbi laicizmin apo fene, qe ketu sugjerohet te mos nderpritet, pikerisht ajo cka eshte “brima e zeze” qe dhe terheq vemendjen nga ajo cka duhet te jete nje “policy oriented discourse” ne lidhje me kushtet e qelbura te mesimdhenies, qe nga hapesirat ku behet mesimdhenia, tek mesuesit partiak, tek mungesa e teksteve, etj, etj. Perpara ketij artikulli te Kajsiut, absolutisht legjitim duke pasur parasysh realitetin, duhet te pakten te argumentohej se si fokusi tek subjekti, tek vete femra, zgjidhjet e deshirat e saj pavaresisht kornizave patriarkale, nuk eshte po njesoj nje brime e zeze feministe e mbi-intelektualizuar qe neglizhon pikerisht keto probleme strukturore te arsimit qe dhe duhet te ishin ne qender te vemendjes. Jashte ketyre shqetesimeve shoqerore te reflektuara ne kuadrin e mungeses se nje strukture thelbesore te arsimit shqiptar, individualizimi i femres, me gjithe manifestimin e vete gruas si te lire dhe te pavarur ne zgjidhje e deshira, nuk ben gje tjeter pervecse e reifikon vete gruan po aq demshem sa dhe diskursi kunder te cilit ky artikulli me larte polemizon.

    1. jo, Lulian, nuk “eshte lexuar”, por do lexohet Kajsiu:). Ndaj me ty plotesisht shqetesimin per kushtet e arsimit, dhe jo vec ato fizike, si dhe per lidhjen e tyre me qendrimin per te qare me lot ndaj gruas. Nuk besoj se ceshtja eshte vetem arsimi, sido qofte. Dhe, ah sikur te kishte ne Shqiperi nje “brime te zeze feministe”. Kush ishte si ne… nuk do ishim keto e keta qe jemi! Ajo brima qe ne kemi, pavaresisht nga ndryshimet ne tema konkrete, eshte absolutisht mashkullore.

  6. Deri tani debati per shamine e vajzave dhe grave muslimane, ka qene apo eshte perdorur diskursi qe bazohet dhe thirret tek sistemi. Pra me qarte folet per Kushtetuten e Shqiperise, konventat nderkombetare, rregullat nga pervoja te ndryshme perendimore etj. qe i japin te drejte ketyre vajzave dhe grave te praktikojne fene e tyre dhe te mos cenohet identiteti i tyre. Debati nuk ka hyre ne argumente teologjike apo shpjegim te shamise thjesht dhe vetem nga perspektiva islame apo fetare.

    Nese kjo kerkohet te behet, duke u marre edhe me urtesine e shamise te vajzave dhe grave muslimane, eshte shume e mirepritur.

    Shkrimi i Kajsiut, ka prekur thelbin e gjithe ketij debati. Me sakte aty ku flet per konceptin e hapesires publike qe kane keta laicistet militante, qe eshte: Haperise publike (ne kuptimin e shfrytezimit te saj) vetem per ateistet ose agnostiket, jo per te tjeret! Po ju bejne nje nder muslimaneve apo edhe te tjere besimtareve, per te thene qe nuk jemi pasues te komunizmit stalinist ne Shqiperi qe, besimin mund ta praktikosh brenda mureve te shtepise ose hajde u befte qameti, edhe ne shkolla te vecanta, por jo tjeterkund. Kjo eshte teper, teper shqetesuese.

    Per cfare individualiteti te gruas flitet kur ti po ja mohon dhunshem, me ligj dhe pasoja kete individualitet, duke i ndaluar zgjedhjen e saj, prekur besimin e saj, identitetin e saj?

    Apo nese nje grua zgjedh te beje striptisten dhe te dale si objekt argetues per pleqte barkmedhenje qe i sodisin me nga nje birre perpara eshte individualitet, ndersa nje grua dhe vajze muslimane qe zgjedh te shkollohet apo te marre pjese ne hapesiren publike me shami, kjo eshte e kote, shfrytezim dhe nuk eshte individualitet?

    Se fundi po them edhe dy fjale per bashkesine e muslimaneve, praktikante, jo thjesht nominale, ne Shqiperi. Keta djem dhe vajza jane ne masen me te madhe te shkolluar mire, para fillimit te praktikimit te islamit kane pasur jete jo fetare. Dmth. nuk eshte ndjekje tradite familjare, fshati apo qyteti ose dicka qe ja u thane ne vesh etj. por nje veprim i ndergjegjshem qe eshte pjese e besimit te tyre. Keta jane pjese e bashkesise se tere te muslimaneve shqiptare, qe eshte bashkesi autoktone, jo e ardhur me vale emigrantesh (qe edhe po te ishte nuk ka gje fare te keqe) dhe nuk mund te tallet dikush me ta dhe sic veren edhe me te drejte Kajsiu, rrezikon te shkaktoje, pa pasur shkak, probleme shoqerore.

    1. “Debati nuk ka hyre ne argumente teologjike apo shpjegim te shamise thjesht dhe vetem nga perspektiva islame apo fetare.”

      Ne fakt Mithat Hoxha e preku pak kete aspekt me “E dua Platonin, por jo aq sa te verteten,” ku argumenton se shamia, mjekra, apo te tjera simbole apo shenja identifikuese, nuk jane thelbesore ne Islam, e rrjedhimisht, laicitetit te shprehur si ndalim i simboleve fetare ne shkolla publike mund t’i behet nje vend ne teologjine islame, natyrisht, pa i bere dem kesaj te fundit.

      1. Mithat Hoxha a kush eshte ky se nuk e njoh (kam lexuar vetem shkrimin qe permend), flet brockulla o Lulian. Ne Islam, shamia e mjekra jane thelbesore. Dmth. jane pjese e besimtares/besimtarit. Sigurisht qe mjekra nuk ka rendesine dhe unanimitetin ne vendim sic e ka mbulesa e gruas muslimane. Me pak fjale mjekra eshte debat tjeter dhe me poshte (si rendesi) se shamia. Ndersa mbulesa e gruas muslimane eshte sanksionuar ne Kuran dhe sqaruar ne detaje nga profeti Muhamed dhe te kater shkollat e mendimit apo jurisprudences islame e sanksionojne si obligim dhe pjese te besimtares mbulesen.

        Tani ka perpjekje te percudnojne Islamin, duke krijuar derivate te tij te sponsorizuara nga lloj-lloj qarqesh e njerezish, qe thone degjoni Kuranin por mos degjoni profetin, ose ne raste te tjera degjoni profetin por mos degjoni Kuranin, interpretojne pjese nga Kurani pa kurrfare baze fetare e dije e keshtu me rradhe. Paradokse me nje fjale.

        Jane perpjekje qe duan te krijojne musliman apo Islam sic i duan kundershtaret e tyre. Eshte sikur t’i thuash nje komunisti, qe ti edhe mund t’i pranosh korporatat apo pronen private, por gjithsesi te mbetesh komunist se ke sindikatat.

        1. EC, me c’kam degjuar une, Mithat Hoxha eshte nje nga dijetaret me te respektuar sot per sot per sa i perket ceshtjeve kuranore. Ndersa sa per Islamin, di qe eshte ndertese qe qendron me se miri, bucko i shendetshem, mbi pese shtylla, nder te cilat, heren e fundit qe kontrollova, shamia nuk bente pjese, keshtu qe rrotullohu si te duash, por shamia nuk eshte thelbesore per besimin, packa se mund te jete thelbesore per politika te caktuara brenda ketij besimi. Analogjia jote me komunizmin do qendronte sikur te behej fjale per eleminimin e ndonje prej ketyre pese shtyllave, perndryshe, analogjia qe po kerkojme eshte: “s’calon gomari nga veshet.”

  7. Per mua personalisht, EC, te dy kategorite qe ti permend, pra vajzat e mbuluara dhe ato qe bejne stripping para barkmedhenjve pleq me birre ne dore (e di qe ka nga ato qe kercejne zhveshur edhe para burrash te bukur e te edukuar qe pine shampanje?… e megjithate s’kane ndonje ndryshim), jane po aq te palira te bejne zgjedhjet e veta. Nje shoqeri qe ia kufizon lirite gruas dhe e percudnon mendimin e saj, i pjell te dyja kategorite me siper, te cilat ti me duket se i konsideron dy ekstremet ne aksin e “ndershmerise”, aks mbi te cilin vleresohen vec femrat.

  8. “Something is rotten in the state of Denmark.”

    Dicka eshte e kalbur ne familjen shqiptare, gjithashtu.
    E nuk eshte varferia materiale ajo qe vjen ere. Por ajo morale dhe intelektuale.

    Feminizmi nuk eshte ilac, por simptome, mendoj.

  9. ”’Ndersa mbulesa e gruas muslimane eshte sanksionuar ne Kuran dhe sqaruar ne detaje nga profeti Muhamed dhe te kater shkollat e mendimit apo jurisprudences islame e sanksionojne si obligim dhe pjese te besimtares mbulesen.”’

    Po mire tani, njehere thua e drejta e gruas ta mbaje ferexhene po dhunohet, nga ana tjeter thua mbajtja eshte obligim fetar.
    Po a nuk po dhunohet kesaj radhe nga ky obligimi fetar e drejta e gruas ta mbaje apo jo ?

    Qe nga kohet e qepes grate shqiptare mbanin shami dhe burrat qeleshe/plis. Nuk besoj se do dilte kurre ndonje ligj qe do i pengonte grate te mbanin shami dhe burrat qeleshe/plis, po ndryshimet ne traditen e veshjeve e kane hequr vetvetiu kete mundesi, shoqerisht eshte hequr ky obligim i dikurshem.

    Kush eshte ky kurani dhe ky profeti Muhamed qe na dalkan siper asaj qe vendos bashkesia shqiptare ?
    Qe ne Shqiperine e mesme ka dallkauke qe duan te dalin siper bashkesise shqiptare, nuk eshe ndonje risi, po shqiptaret si komb kane folur njehere e pergjithmone.

    Hoqem veshjet tona tradicionale, nuk pjerdhim fare çfare thote Kurani e profeti Muhamed, kaq gje arrin ta kuptosh ?

    Le te perdridhet profeti Muhamed, kudo te jete, kombi shqiptar FOLI DHE E BITISI ATE MUHABET.

    Ka 100 vjet qe ngadale shqiptaret kaluan tek veshja europiane, tashme kjo mund te quhet teknikisht tradite e re e veshjeve, ne rang mbarekombetar, anipse nuk jane veshje kombetare, per nga shtrirja dhe pranimi jane mbarekombetare, tashme menyra e veshjes eshte bere nje tradite e re mbareshqiptare dhe si e tille fiton te drejten e mbrojtjes, edhe me ligj po te jete nevoja.

    Futja e gruas ne nje thes te zi, eshte tradite arabike, qysh para Muhametit, sepse ka pasur ne radhe e pare vlere praktike. Per shkak te stuhive te shkretetires , si burrat ashtu edhe grate, mbuloheshin e mbulohen koke e kembe, qe rera te mos i grije. Jo vetem ne Arabi, por kudo ku ka shkretetire burra e gra lene jashte vetem syte .

    Nuk ka asnje veshje popullore/folklorike ne bote qe nuk ka lindur per arsye praktike, asnje per be, dhe kjo e futjes se gruas ne thes, nuk ndryshon, prandaj leri, lerini dokrrat se s’ua kemi fort ngene.

    1. Ke shkruar pak me pare se “Traditat fetare duhen asgjesuar me rrenje aty ku bien ndesh me traditat mbareshqiptare” e pastaj kur te kane pyetur se cilat jane keto tradita mbareshqiptare qe bikan ndesh me fetaret, ose nuk e ke pare pyetjem, ose nuk ke denjuar apo dashur te pergjigjesh. Por e ke bere kete pa teklif sot kur shkruan:

      “Qe nga kohet e qepes grate shqiptare mbanin shami dhe burrat qeleshe/plis. Nuk besoj se do dilte kurre ndonje ligj qe do i pengonte grate te mbanin shami dhe burrat qeleshe/plis, po ndryshimet ne traditen e veshjeve e kane hequr vetvetiu kete mundesi, shoqerisht eshte hequr ky obligim i dikurshem”.

      Me nje llaf, ajo cka llogarit ti per tradite, paska perfshire edhe shamine e grave, te njejten qe binte dje ne kundershtim, po sipas teje, me “traditat mbarekombetare”.

      Ashtu si konfirmohet vazhdimisht nga stili, lloji i nacionalisteve si puna jote perjeton thjesht nje ethe qe vjen nga pamundesia per dhune, e kaq. Nuk ka konsistence ne cka ofroni si komb e si model, pasi vazhdimisht, ne lexim e siper, zbuloni viruse e defekte ne ate cka keni mbajtur deri dje per te paster, dhe vijoni me amputime e eleminime deri sa ta gjeni me ne fund formulen: Kombi jam une! Ky varianti yt i nacionalizmit, sic ndodh rendom, armiq kryesore ka shqiptare konkrete, meqe keta nuk jane te gjithe ti, dhe aksion kryesor ka heqjen e te drejtes per t’u quajtur te tille devijanteve nga norma jote e paperfunduar; njehere ‘dallkaukeve’ ne Shqiperi te Mesme, nje here atyre ne Maqedoni e Kosove, per te mos permendur fare ketu ata me ngjyra apo gjuhe te dyta ne shtepi. Edhe serbet edhe greket, me te cilet luftojne bashkemendimtaret e tu ne internet (per kopirajtin e fustanelles e si keto) nuk fyhen kaq shume: po si greke e serbe therriten. Me keta biles bihet zakonisht dakord qe shqiptaret myslimane jane turq e jevgj.

      Nuk ka qene adet i nacionalisteve shqiptare ndonjehere sidomos te fyeje fene e shqiptarit tjeter, por kur ketu nuk ka kontribut fanatizmi fetar, mjafton enverizmi qe ti e evokon pa siklet si shantazh bosh (” i heqim qafe si ne kohe te xhaxhit”). Megjithate, kur perpara te dalin elokuenca te oborrit te xhamise apo kishes, merita per kalimin ne fyerje u mbetet edhe elokuenteve (naten e mire EC!) qe ekspozojne pa nevoje ca argumente, te cilat qe ne krye te heres u ra dakord te mbeten private. Shqiptaria o eshte bujare, o nuk eshte fare, por me shume qenka edhe ceshtje moshe.

      Gjithsesi, si cdo pseudofashist i mitur qe kerkon vemendje dhe kultivon metafora dhune, meqe ke perdorur fjalen “pjerdh” ketu, me gjase per te fyer nga lart, thjesht kontrollo mire aparaturen perpara, se per keto pune zakonisht duhet ‘bythe’. Pervoja tregon se ka njerez qe nisen per ta bere kete kete imitim te pushkes, po ndonjehere u perfundon me angullime te lagesht neper shale.

      1. Po me adresohesh gabim. E kam permendur qe ne krye te heres se mbrojtesit e te drejtes se grave dhe vajzave per te mbajtur shami, ne nje sistem demokratik sic e ka apo kerkon ta kete Shqiperia, qofte keta mbrojtes me afinitet fetar musliman apo jo, kane perdorur argumentat e sistemit dhe legjislacionit ne fuqi, nuk e kane mbrojtur kete me argumenta fetare.

        Argumentin fetar e solli LK dhe une nuk kisha si te mos pergjigjesha meqe i di dy gjera ne kete fushe.

  10. M. Hoxha dijetar i ceshtjeve kuranore? Ndoshta ne enderrat e tij se me ate Kuranin qe i eshte shpallur Muhamedit ne toke, nuk ka lidhje.

    Pese shtyllat e Islamit, jane shenjat apo kufijte qe rrethojne gjithe besimin, brenda tyre ka edhe tulla apo gure qe perbejne ndertesen e besimit Islam si te tere.

    Ne pese shtyllat e Islamit nuk eshte permendur as ndalimi i perdorimit te droges apo alkolit, vjedhja apo vrasja po themi (jane permendur ne vende te tjera), po kjo nuk e ben alkolin, drogen, vjedhjen apo vrasjen te lejueshme per besimtaret dhe qe qeveria te nxjerre ndonje ligj qe te detyroje te gjithe njerezit te pine alkol dhe muslimanet mund ta bejne se nuk eshte listuar ne pese shtyllat e Islamit.

    Pese shtyllat e Islamit apo gjashte kushtet e besimit, jane gjera qe te fusin apo te nxjerrin nga Islami, por kur futesh, ke edhe obligime te tjera te sanksionuara nga All-llahu dhe profeti.

    Burimi i legjislacionit te Islamit jane Kurani, tradita profetike dhe perpjekja apo konsensusi i dijetareve. Ne te gjitha keto mbulesa e gruas muslimane eshte sanksionuar si obligim. Kush thote te kunderten po kundershton Kuranin dhe profetin. Tani ka njerez qe e marrin edhe kete pergjegjesi por une s’bej pjese tek keta.

    Sigurisht qe ka muslimane edhe pa shami, dhe kjo nuk do te thote qe keto gra e vajza kane dale jashte Islamit, keto jane muslimane, sic eshte musliman edhe nje burre qe ben gabime, por kjo nuk heq obligimin qe ka shamia ne Islam, ashtu sic nuk e ben te lejueshme nje gabim qe ben nje musliman burre.

  11. Ligjërimi i Presjes përcjell efekte transportuese drejt një realiteti krejtësisht familjar, paçka se të tejkaluar në shoqërinë e tashme në vendlindje.

    Ndjesia e këtij familiariteti thuajse nostalgjik, vjen e konfirmohet ngadalë prej komenteve, në një prej të cilëve fjala ‘kurvë’ shfaqet e përdorur në kontekstin e disa dekave më parë.

    Sakaq, në atdhe, fjala ‘kurvë’ ka dalë nga qarkullimi në kontekstin e hamendësuar.

    Aq më pak përdoret kjo fjalë për të cilësuar apo shquar gra e vajza që mbajnë dekoltera ose, sipas rastit, minifunde.

    Me fjalë të tjera, realiteti gjuhësor dhe shoqëror drejt të cilit aludohet, është tashmë muzeal.

    Fjala ‘kurvë’ sot është ekuivalente e fjalës ‘grup’, e tillë sikurse përdorej në vitet ’80.

    Në fakt, evolucioni gjuhësor i kësaj fjale nga konteksti i mëparshëm, kur ajo cilësonte një fyerje të rëndë ndaj moralit të një femre të caktuar, drejt një përdorimi krejtësisht të shtendosur dhe kuller në ambiente shoqërore e miqësore, i përgjigjet një realiteti shoqëror të zhvilluar ndërkaq në vendilindme me përmasa shpesh dramatike, herë bile, edhe tragjike.

    Në fakt, liria që solli me vete heqja e shulit nga dera e kufitit shqiptar, zbardhi një realitet të ekzaltuar varreze morale.

    Gratë dhe vajzat tona të kalitura, trimëresha dhe sypatrembura, gojë-ëmbla dhe punëtore, befas, shfaqën ambicjen për të dalë në aksion vullnetar nëpër botë si punëtore të palodhura seksi.

    Emancipimi i vrullshëm i gruas shqiptare nëpër aksione, punë vullnetare apo zbore ushtarake e me rradhë, ia kishte dalë kështu të rriste tek ajo edhe ndjenën e përgjegjësisë së lartë për t’u sakrifikuar tashmë jo thjesht rrugëve të atdheut, por edhe atyre të mbarë botës.

    Nga kryqet e gjysheve, në aksionet e emancipuese të mamit, në zborin seksual të vajzës, progresi i femrës shqiptare u shfaq i pandalshëm.

    Ky realitet shoqëror masivizant, edhe pse në paleo-feminizmin vendas nuk shkaktoi ndonjë tronditje të spikatur, gjuhësisht solli rezultate të menjëhershme.

    Pasojë e inflacionit fenomenal, fjala ‘kurvë’ e humbi përfundimisht kuptimin, kapitulloi.

    Po të mos kishte qenë për ca gra e vajza të hapura, siç na i do koha, që na e ripërshtatën bujarisht fjalën në kontekstin tendencë të Bllokut (inoksidabël adresa nga ku lindin tendencat në vend), gjuha shqipe do e kishte humbur përfundimlisht këtë thesar sllav.

    Në vendlindje pra, ‘kurvat’ janë zhdukur prej kohësh si me magji. Një problem më pak në marshin e gjatë tranzitor drejt një shoqërie krejtësisht të hapur dhe të barabartë.

    Shamia islamike e Ben Ladenit, – thotë një komik frëng ndërsa interpreton personazhin e një BHL disi të ekzagjeruar, u shfaq në këtë realitet duke dubluar kështu kryqet e gjysheve që na skuqnin me përkushtim patate ndërsa mami i përgjigjej thirrjeve të atdheut ku ta lypte nevoja.

    Shamia, pra u shfaq kështu si shenja kapërcimit të së këtushmes, – thotë një filozof po frëng. Por ky ndoshta nuk e di mirë se ç’flet se, ndryshe nga BHL, nuk është bashkëshort porno-yllesh.

    1. “Emancipimi i vrullshëm i gruas shqiptare nëpër aksione, punë vullnetare apo zbore ushtarake e me rradhë, ia kishte dalë kështu të rriste tek ajo edhe ndjenën e përgjegjësisë së lartë për t’u sakrifikuar tashmë jo thjesht rrugëve të atdheut, por edhe atyre të mbarë botës.”

      Kur i replikoja Maks Gjerazit për ekstremizimin e absurdit, edhe pse në shkrimet e tij bëhej në kontekstin e justifikuar të sarkazmës, e bëja sepse e dija që do dilnin debilë që nuk e kanë përjetuar atë kohë (o që e kanë përjetuar mjaft të “emancipuar”, tip Vorpsi, p.sh), që do fillonin të nxirnin të tilla xhevahire nga goja.
      Nuk njoh eksperiencat e komentuesit të mësipërm, por nga sa kam parë nga prostitutat shqiptare, mund ta them me siguri që ASNJËRA prej tyre ka bërë aksion apo zbor në kohën e përmendur.

  12. Falemnderit, Epiriot, per azhurnimin qe me ben me kuptimet e reja te fjales “kurve” dhe mosperdorimin e saj. Prape, ate kuptimin “grup” s’e mora vesh si u lidhka me kurven apo kurverine dikurshme. Apo eshte homonim pa lidhje me te paren? Kete perdorim do doja ta njihja vertet, sido qe ekzistenca ose jo e fjales, nuk u ndryshon gje atyre qe kam thene ne shkrim.

    1.
    Pertej kesaj, realiteti shqiptar nuk ka ndryshuar aq sa thua ti. Pra, per mosperdorimin e saj keto dite ne Tirane, ne mos e pac fjalen per “keto dite” tekstualisht, nuk besoj se ke te drejte. Ne veren e 2010 qe eshte hera e fundit qe qeshe ne Tr., e hasa me bollek ne tregun e komunikimit rrugor, doja s’doja. Nje nga gjerat qe me terheq me shume kur vij, eshte te interpretoj copa bisedash qe grupe njerezish bejne me ze te larte, dhe qe i degjon teksa i has rrugeve. Me hap nje dritare ne cfare u intereson njerezve sot, perse bisedojne, cfare i shqeteson etj. E hasa plot here perdorur per t’iu referuar nje te trete femer. Me kete, nuk perjashtoj rastet e te qenit target e fjales ne fjale.

    Ate dekoltene te lidhur me kurven, e hasa para pak ditesh ne nje shkrim te nje personi qe shfaqet shpesh ne ekranet e TV shqiptare (dhe me vjen me fort keq sesa turp, kur degjoj burra te shprehen me ndot per seksin tjeter. Ndaj edhe fakti se vajzat me dekoltete e minifunde nuk konsiderohen me si te padenja ne Shqiperi, nuk eshte passe’. Pastaj, kur vij ne Shqiperi, une bredh sa mundem neper fshatra e qytete te tjera. Atje, realiteti ndryshon me ngadale sesa ne Tiranen e rremujshme, sido qe edhe ketu, forma ndryshon shpejt, sespe permbajtja nuk eshte fort ndryshe.

    2.

    “Në fakt, liria që solli me vete heqja e shulit nga dera e kufitit shqiptar, zbardhi një realitet të ekzaltuar varreze morale.

    Gratë dhe vajzat tona të kalitura, trimëresha dhe sypatrembura, gojë-ëmbla dhe punëtore, befas, shfaqën ambicjen për të dalë në aksion vullnetar nëpër botë si punëtore të palodhura seksi. ”

    Per kete paragrafin tend me siper, jam dakord me ty per varrezen morale, por nese mendon se ajo lidhet vecse me grate shqiptare qe jane punetore seksi neepr bote, do me vinte vertet keq per arsyetimin e manget. Gjithashtu, nese mendon se vajzat, shqiptare apo magjare, dalin per t’u shitur nga qe ishin paraprakisht “imorale”, dhe nga qejfi per seks, apo nga pamundesia per te mos iu versulur me aksion lirise per prostituim (kjo fjale perdoret ende, apo jo?), mendohu prape. Stephanie Schwandner-Sievers shkruan gjate se sa eshte zgjedhje dhe sa eshte detyrim pjesemarrja e ketyre vajzave neper pune qe ti i sheh me kaq neveri. Dhe me beso: ka disa nga keto vajza dhe gra, qe me punen e vet mbajne burra shqiptare qe nuk kane gjetur pune andej nga kane vajtur. Por kuptohet qe ata jane te moralshem, dhe kete pune nuk do ta benin. Puna eshte qe morali dhe mungesa e tij jane shume me te komplikuara, e nuk i thjeshtezojme dot, sado te duam.

  13. Mua do më pëlqente që shqiptarët të riktheheshin dhe të vishnin edhe çitjanet e brekushet… kanë patur po aq përdorim sa edhe shamija, por siç duket nuk qënkan po aq të rëndësishme sa shamija.

  14. Kisha përshtypjen, ndoshta të gabuar, se tema ishte më shumë për gratë.

    Nëse kemi ndërruar temë për t’ju përkushtuar burrave, materiali është më i bollshëm.

    Vetëm para pak ditësh, një autor i këtij blogu, Lyss quhet, burrave shqiptarë të tranzicionit të parë u bëri një përshkrim magjistral, të cilin nuk do të doja ta prishja me fjalët e mia.

    Ja një fragmet prej tij:

    “Burra që dilnin nga kampet për të prostituuar edhe fëmijët e tyre, grupet e homoseksualëve që hungëronin rrotull kampeve të shqiptarëve të uritur më fort seksualisht se sa nga të pangrënët, pasioni me të cilin u dhanë pas praktikave të reja me të cilat në një ditë fitonin aq sa fitonin në Shqipëri me një vit pune.”

    Një fjalë, sidoqoftë, edhe për gratë.

    Më ngjan i papërshtatshëm përdorimi i argumentimit të zonjës Schwandner, e bashkë me të edhe insinuimi i neverisë sime.

    Bota është e mbushur me shoqëri shumë herë më të varfra se e jona, të cilat nuk i kanë zgjidhur problemet me prostitucion.

    Kjo ishte edhe arsyeja pse fenomenin tonë e cilësova dramatik dhe tragjik sepse rrënjët nuk i ka detyrimisht vetëm në skamje.

    Por kryesisht në zbrazëti dhe rrënim shpirtëror e moral, sistematik dhe të organizuar.

    Duke kaluar tani në sektorin e gjuhësisë, sqaroj se fjala ‘grup’ në vitet ’80 – në Tiranë, sigurisht – ishte, pak a shumë, ekuivalenti i fjalës ‘cool’ sot.

    Fjala ‘grup’ megjithatë, i përkiste ndoshta më tepër fjalorit underground ose gjysmë-underground të kryeqytetit, dhe kuptonte kështu një njeri të kohës pa skaje kufitare, jo të sistemit, ose të paktën në margjinat e tij.

    Kuptonte pra, një njeri që ishte pjesë e pathosit të tendencave underground të kryeqytetit, dhe sidomos një të tillë që kishte dhënë prova të mjaftueshme se nuk ishte hafije.

    Në rininë e sotme kryeqytetase, atje pra ku lindin tendencat, jo në fshat, as në provincë, fjala ‘grup’ sigurisht që nuk njihet, por ekuivalenti i saj ‘kurvë’ ose ‘kurve’ përdoret ethshëm.

    Për njohësit e margjinave të kryeqytetit në vitet ’80, ndoshta shpjegimi se fjala ‘kurvë’ ndër rininë tonë sot përdoret në të njëjtin kontekst sikurse përdorej ajo midis popullatave femërore rome në vitet heroike, do të ishte ndoshta ndriçues.

    Përmbylltas, një tjetër zhvillim interesant në lidhje me këtë fjalë është se, që prej fillimit të viteve 2000, fjala nisi të përdorej gjithnjë e më dendur për gjininë mashkullore.

    Në kontekstin mashkullor, fjala e hiper-përmendur më sipër, përdoret për të cilësuar një mashkull me mungesa të skajshme stabiliteti në integritet; një pra mashkull pa dinjitet, lehtësisht të këmbyeshëm, të shitshëm.

    Duke e përfunduar kështu pikërisht aty ku dhe e nisëm, tek meshkujt e mëmëdheut, uroj të kem ruajtuar sadopak ekuilibrat e vyer gjinorë.

  15. Kur dola jashte Shqiperise, bera nje pakt me veten dhe vazhdoj ta mbaj kete pakt sa here hyj e dal nga Shqiperia. Ky pakt eshte i thjeshte, i thashe vetes se ne vendet ku po shkoja, edhe nese me shikonte dikush shtrember per ate qe isha, si nacionalitet, si identitet fetar etj. nuk do reagoja, do fusja bishtin nder shale dhe do kthehesha ne SHTEPI. Ama nuk ka spurdhjak (te me falin koleget e tjere) qe mund te me shikoje shtrember ne SHTEPI. Cdo lloj spurdhjaku qe thirret si nacionalist, komunist e dreq e bir, nuk me diskriminon mua dot ne SHTEPINE TIME. Muslimanet shqiptare, kane qene dhe do te jene ne Shqiperi, me te gjithe elementet e identitetit te tyre. Nuk kane ndermend te emigrojne askund. Pa kete bashkesi nuk ka as komb shqiptar. Vete etnonimi shqiptar ka dale ne skene dhe fituar perdorim kur stergjysherit tane po perqafonin fort krenare fene Islame. Nuk mund te ndertohet asgje duke shkaterruar themelet.

  16. “Ajo që më intereson më fort në këtë diskutim, është diçka më jetike për shoqërinë tonë sesa çështja shami-joshami: problemi i trajtimit të gruas nga shoqëria shqiptare në tërësi; i kulturës, kuptimeve dhe pritshmërive që kemi ndërtuar në raport me femrën. Për mua, shoqëria jonë jeton, prodhon e përforcon ende një mentalitet feudal në raport me gruan. Por ky problem, ndryshe nga ai i Metës dhe Priftit, MUND të zgjidhet duke u bërë qendror dhe i përhershëm në diskutimin publik, sido që ka gjasa të marrë shumë kohë.”

    Mbi raportin e burrave dhe grave ne shoqeri patriarkale ne zhvillim me marshe te ndryshme ne territore te ndryshme te vendit eshte nje film shume i mire i Pier Paolo Pasolinit per Italine e fillimit te viteve 60. Quhet “Comizi d’Amore”, interviston njerez nga jugu ne veri te Italise, tregon raportin mes burrave dhe grave ne Itali ne lidhje me lirine seksuale. Me kujtoi shume te njejten situate ne te cilen ndodhet Shqiperia. Zgjidhja e pare qe intervistuesi u jepte (ne te vertete i bindte njerezit ta pranonin si zgjidhje) njerezve ishte te flisnin dhe te diskutonin me njeri tjetrin sa me shume.
    Cuditerisht e pashe dje ne Netflix streaming, vij sot te peisazhe te fjales e lexoj te njejtat gjera :).

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin