VIZAT E MAPOS

mapo-125Revista “Mapo” ia kushton numrin e kësaj jave çështjes së vizave, që po ua merr shpirtin qytetarëve të Shqipërisë; gati 20 vjet pas turbullirave të verës 1990, që çuan në rënien e regjimit Alia, e që në thelb u shkaktuan nga vullneti këmbëngulës i njerëzve për t’u lënë të lirë të hynin e të dilnin sipas dëshirës në Shqipëri.

vizat2Artikulli titullohet “Shqipëria sa shumë viza duhen“, por fotografitë që e shoqërojnë në faqe, duke përfshirë edhe atë të kopertinës së revistës, nuk janë fotografi vizash, por vulash të thjeshta kufiri, të cilat janë të ndryshme prej vizave, edhe pse ndajnë me këto të fundit të njëjtën banesë, pasaportën.

albania-visaRedaktorët e revistës mjaft të kishin pyetur për këtë çështje në Ministri të Jashtme, ku mund t’u kishin dhënë edhe, për ilustrim, ndonjë faksimile të vizës shqiptare, dokument relativisht i rrallë e ndoshta i kërkuar nga koleksionistët, për një shtet si yni, që ia ka hapur botës kufijtë e vet tej e ndanë, pikërisht atëherë kur bota ia mbylli të vetët.

6 Komente

  1. Ilustrimi i perafert eshte zgjebja e shtypit shqiptar. Edhe per ngjarjet me te renda brenda artikujve gjenden kuadrate me foto nga arkivi.

    Me fantastike jane lajmet e arrestimeve, te cilat ilustrohen te gjitha me nje pale duar mbes shpine, te lidhura me pranga. Me siguri eshte vete ndonje fotograf, qe ka lidhur duart dhe i ka kerkuar se shoqes ta fotografoje. Dhe nje foto e tille qarkullon te pakten ne nja pese gazeta.

    Tema e ka zgjidhur kete pune duke i ilustruar artikujt e vet me ca karikatura qe as per se largu nuk ta sjellin idene e artikullit. Si puna e atij personazhit me emrin Flamur, qe eshte bere si supe peshqish te mbytur nga pesticidet.

  2. Qatip, i ke rënë kokës.
    Shto këtu edhe foton e përhershme të Ina Ramës fotozhenike, sa herë që lajmi lidhet sado pak me prokurorinë, p.sh.: “sot po pija salep me Dhoksinë te kafja përbri Prokurorisë, kur më ra zilja e celularit.”

  3. Po vertete eshte nje spikatje shume e zgjuar.
    Edhe pse e vura kabllin per te pare ndonje TV shqiptare, rralle e perdor,sa besoj do ta heq fare.
    Ama sa here qe qellon te shoh ndonje lajm te njejtat dhe te njejtat pamje.

    Po nuk eshte vetem kjo! Vini re dhe “shpjegimet” e ndryshme qe jane bere tashme formula barcaletash

    “…vrau veten … vuante nga depresioni..”
    Dmth vetevrasja ne ate vend ndodh vetem dhe vetem nga persona ne depresion! Ta kene parasysh mjeket psikiater te pakten kete statistike shume te cmuar nga gazetat tona!

    Sherr per motive te dobeta, goditje per vdekje! Hajde merre vesh, u godit per vdekje! Amani ore po vdiq apo jo ne fund te fundit !?!?? 😀

    Lere pastaj kur fillojne e flasin per politikanet .. brrrrrr

  4. “…vrau veten…”???

    Mbaj mend qe lajmet thoshin ” XY nuk u vete-flijua nga depresioni, por u asgjesua para se bluzat e bardha te arrinin ne vend ngjarje. Por uniformat blu e kapen kriminelin dhe e derguan para togave te zeza.”

  5. Xhaxha sikur te ishte vetem ai problemi?!

    Por artikulli ka probleme me statistikat qe permend. Kur japim shifra duhet fillimisht te bejme te qarte kontekstin (ne kete rast kemi regjimin e vizave ne dimensionin global, sic edhe eshte studjuar nga kompania private), brenda te cilit keto shifra kane vlere. Dhe se dyti relevancen, pra sa na ndihmojne ne ato shifra per pyejtjen (problemin) qe na shqeteson, e cila eshte: Pse nuk eshte liruar regjimi i vizave per shtetasit shqiptar? Ose ndryshe: Pse regjimi i vizave eshte i kufizuar ne disa vende, qe per aspiratat e popullit tone nuk duken te kene rendesine e duhur?

    1. Qe regjimi i vizave eshte i kufizuar ne numer (duke permendur sasine, si kategorine kryesore te cilesimit, si edhe ne artikull) nuk eshte fare relevant per pyetjen qe vlon ne kokat e shqiptareve. Sepse per shqiptaret liberalizimi i regjimit te vizave ka rendesi vetem per vendet e EU. Pra jo sasia, porse cilesia duhej te ishte kategoria me te cilen duhet te merreshim. Dhe ketu hyn fillimisht heqja e regjimit te vizave me fqinjet dhe vendet e rendesishme per tregetine e lire (Turqia, Maqedonia, Jugosllavia, Egjypti, nese do te ishte e mundur: Greqia, Italia). Permendja e shifrave dhe renditjes eshte pra teresisht pa vend, sepse ajo shifer dhe renditja nuk tregojne asgje per cilesine (vendin e marreveshjes). Shqiperia mund te ishte edhe ne vendin e fundit jo me 37, porse do te mjaftonte edhe me 6 vende qe njerzit te ishin te kenaqur.

    2. Por keto jane vetem lojrat e gazetarit per te mbushur faqen. Ato shifra gazetari mund shume mire t’i merrte nga ministrite e jashtme perkatese, dhe nuk kishte pse te citonte nje firme private, qe nuk ka bere ndonje gje te madhe. Nje studim i mirefillte do te ishte jo studimi i regjimit te vizave porse levizja e njerzve, si tregues kryesor i lirise se levizjes. Gazetari keto shifra mund t’i marri nga dogana dhe nga agjensite e turizmit, nese do te deshironte te lodhej ndopak.

    3. Por mua me mundon me shume genjeshtra qe u tregohet shqiptareve. Shume shqiptare ngaterrojne lirimin e regjimit te vizave me hapjen e tregut te punes ne Komunitetin Europian. Edhe nese hiqet regjimi i vizave, nuk do te thote qe do te hapet tregu i punes. Madje me futjen e kartave biometrike do te jete e veshtire per shqiptaret te punojne ne te zeze, se me rastin me te pare te kapjes nuk futen me vendet europiane per 5-10 vjete, si pasoj e shkeljes se ligjeve.

    Ne 2004 Gjermania dhe nente vende te tjera europiane bllokuan hapjen e tregut te punes per punetoret polake, ceke e baltike (krahe i lire pune). Pasi e zgjaten afatin e bllokimit fillimisht 3 vjete e me pas 2 vjete, pritet qe edhe tani ne maj te mos miratohet hapja e tregut te punes. Ky bllokim vlen (5-vjete) per qytetaret e Bullgarise dhe te Rumanise. Keshtu qe deri nga viti 2011 tregu i punes ka mundesi te jete i bllokuar, perderisa Keshilli Europian te mos nxjerre ndonje direktive tjeter.

    Keto bllokime kuptohet jane nisma e sindikateve te punetoreve qe duan te ruajne vendet e tyre te punes. Krahu i lire i punes (konkurrenca) dhe punesimi ne te zeze jane dy plaget kryesore qe po sjellin shkaterrimin e sindikatave dhe te fuqise se klases punetore ne Perendim. Mund te permendim te tjera shkaqe si pabesia e perfaqesuesve te partive te majta etj.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: