LOGJIKË (IN)FORMALE MBI LIGJIN E ARSIMIT

nga Ergys Mërtiri

Gazeta Panorama, para disa ditësh, kishte një shkrim të Mandeta Minxhozit, pedagoge e shkencave sociale në Universitetin e Tiranës, në të cilin mbrohej me forcë ideja se simbolet fetare në shkollat publike duhen ndaluar. Ky debat në fakt, është i rëndësishëm për realitetin shqiptar nëse palët gjykojnë me qetësi dhe maturi, por kur opinionet pozohen në mënyrë arbitrare, duke synuar ti imponohen publikut me arrogancë, kjo e prish klimën e nevojshme për kultivimin e ideve të frytshme.

Shkrimi i znj. Minxhozi ishte i tillë, që nuk i shërben kësaj klime. Ai vetëm përpiqej të diktonte qendrimin e vet, duke injoruar idetë e tjera. Madje autorja nuk ngurron as të gjykojë mbi qëllimet që ajo mendon se fshihen pas qendrimeve të atyre që e kundërshtojnë ligjin. Ndër të tjera, Autorja nuk ngurron as që të akuzojë një prej drejtueseve të një OJF-je për të drejtat e njeriut (përtej anonimatit literal që ruhej me cinizëm prej saj, në mënyrë të dukshme kuptohet se bëhet fjalë për Elsa Ballaurin), e cila, sipas saj, del në mbrojtje të simboleve fetare në shkolla me qëllim që të përfitojë fonde prej organizmave ndërkombëtare.

Që e gjithë kjo përbën një gjykim kryekëput subjektiv, për të cilin askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të gjykojë kjo është e qartë, por ajo që e bën të pahijshëm këtë subjektivitet tendencioz, është fakti që ai artikulohet nga një pedagoge filozofie, e cila normalisht do të duhej të ishte shembulli i konseguencës dhe koherencës racionale. Nga këto vlerësime kuptojmë se, sipas gjykimit të znj. Minxhozi, njeriu nuk ka mundësi ta mendojë ndryshe këtë debat, përveç se sipas asaj që mendon vetë ajo, ndaj dhe rrjedhimisht, nëse dikush mendon ndryshe, atëherë ai duhet të jetë i shtyrë doemos nga intersa të tjera jointelektuale, të cilat e devijojnë nga “e vërteta”. Paaftësia për të përfytyruar arsye intelektuale që i bëjnë të tjerët të mendojnë ndryshe prej saj, tregon për nivelin intelektual që ajo përfaqëson, në mos për ndonjë motiv tjetër, të natyrës jointelektuale, si ato që ajo ua mvesh të tjerëve.

Në thelb, shkrimi i saj “Liri besimi apo abuzim me simbolet në shkolla”, rreket të na thotë se liria e besimit, e shprehur edhe në kushtetutë si dhe në Konventën e të Drejtave të Njeriut, nuk është absolute dhe se kjo liri kushtëzohet nga neutraliteti që duhet të ketë shteti laik. Ajo që duket se mungon në arsyetimet e znj. Minxhozi, ka të bëjë me disa nocione elementare të logjikës formale, gjë që e bën të pamundur barazimin e të dy anëve të ekuacionit. Sipas saj, njeriu është i lirë të ushtrojë besimin e vet, por nga ana tjetër liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Dhe rrjedhimisht i bie që kjo të legjitimojë shkeljen e lirisë, duke arritur në përfundimin se liria fetare në shkolla nuk ekziston, pasi ajo shkel lirinë jofetare, lirinë e tjetrit që unë të mos shpreh besimin tim.

Po përpiqem ta qartësoj pak këtë. Znj. Minxhozi shprehet se nxënësit në shkolla nuk kanë vetëm një fe, por shumë, ndërkohë që ka edhe ateistë, laikë apo edhe agnostikë. Kjo bën që këta të fundit të kenë të drejtën e tyre të kërkojnë mosshfaqjen e simboleve fetare, për shkak se ata nuk besojnë në këto fe. Pra, edhe një ateist ka lirinë e tij për të mosbesuar dhe për rrjedhojë, çdo i krishter që mban kryq në qafë apo çdo vajzë muslimane që mban shami në kohë, përbën cënim të lirësë së ateistit për të mosbesuar. Liria e besimtarit për të shprehur besimin e tij, cënon lirinë e ateistit për të mos u përballur me besimin e shfaqur. Si përfundim postulati i demokracisë konkludon se: liria e besimtarit mbaron aty ku fillon liria e mosbesimtarit dhe liria e mosbesimtarit shkon deri në mohimin e të drejtës së besimtarit për të shfaqur besimin e vet.

Cdokush e kupton që e gjithë kjo përbën një non sense. Ajo që ngatërron znj. Minxhozi është liria që ka njeriu për veten, me atë që lidhet me të tjerët. Ateisti, në rastin konkret, nuk lihet në lirinë e tij për të mos besuar, por bëhet i lirë për të kufizuar besimin e tjetrit, duke penguar shprehjen e besimit.

Por, keqkuptimi më i madh që znj. Minxhozi shfaq në shkrimin e vet, ka të bëjë me atë që ajo e quan “neutralitet” i laicizmit ndaj fesë. Profesoresha e filozofisë nuk arrinë të bëjë dallimin mes neutralitetit e asnjanësisë dhe përjashtimit e imponimit. Kjo e çon atë në idenë që për hir të neutralitetit, çdo simbol fetar privat i studentëve në një shkollë duhet të jetë i përjashtuar.

Cdokush e kupton se neutraliteti përbën barazlargim nga palët dhe se të jesh neutral ndaj feve, do të thotë ti pranosh të gjithë, pa u interesuar për ta dhe pa anuar nga ndonjë prej tyre. Por neutraliteti, për znj. Minxhozi, është diçka tjetër, është përjashtim i subjekteve ndaj të cilëve shkolla është neutrale. Si rrjedhim, meqe shkollat laike janë neutrale ndaj fesë, ato nuk duhet të pranojnë asnjë nxënës që shfaq besimin e tij. Sipas kësaj, besimi do të duhet të mbahet në shkollë vetëm fshehtas, njësoj si në kohë të Enverit.

Në të njëjtën mënyrë ajo gjykon edhe efektet sociale të lejimit të simboleve fetare në shkolla. Sipas saj, lejimi i tyre do të sillte kaos dhe konflikte, pasi njerëzit janë të ndryshëm dhe kemi shumë besime. Kjo do të thotë që, për shkak të mundësisë së konfliktualitetit, atëherë të eleminojmë diversitetin dhe ti imponojmë njerëzve homogjenitetin e diktuar prej nesh. E thënë më shkoqur, ne eliminojmë mundësinë e konfliktualitetit, duke asgjësuar tjetrin, atë që nuk është si ne. Që të shmangim luftërat, zhdukim ata që mendojnë dhe besojnë ndryshe. Asgjë më shumë nuk bëri Enveri.

Por edhe më interesant është argumenti i saj kundër identitetit individual për hir të indentitetit kolektiv gjë që shkon deri aty sa të vendosë edhe në kontradiktë atë që ajo e quan “ndërgjegje individuale” me “ndërgjegjen kolektive”. Se çfarë është ndërgjegjia kolektive jashtë asaj individuale dhe se sa mundet ndërgjegjia kolektive ti imponohet arbitrarisht me forcë ndërgjegjes individuale këtë vetëm Znj. Minxhozi e di. Megjithatë, të diskutosh kaq lirshëm për koncepte të tilla si identiteti kolektiv përballë atij vetjak, duke nxjerrë kaq serbes konkluzione me efekte ligjore, që bien mbi kurriz të njerëzve konkretë që përjashtohen nga shkollat, kjo është pak të thuash cinike. Përtej sofizmit, znj. Minxhozi do të duhej të dijë se, që prej gjenezës së nominalizmit, nuk mund të bësh fjalë kaq lehtë për identitete të tilla kolektive që dalin mbi ato individuale, për realitete konceptuale që marrin më shumë peshë sesa ato konkrete. As vetë Shën Anselmi nuk do fliste kaq serbes për këtë. Por, të paktën, çdo njeri që ka dëgjuar dy fjalë për postmodernizmin, do të arrinte të kuptonte se të kërkosh identitete apo ndërgjegje kolektive të tilla, në një epokë të tillë fragmentarizimi shoqëror marramendës si ky që karakterizon shoqëritë e sotme postmoderne, pasindustriale, përbën vërtetë një përpjekje fatkeqe që synon ta kthejë mbrapsht rrotën e historisë njerëzore, duke prodhuar një polaritet të rrezikshëm për cdo shoqëri. Një polaritet që mund të prodhohet vetëm në guzhinat historiciste totalitare, nga ato që ofronin dikur ushqim social masiv të kontaminuar me opiumin intelektual të ideologjive që u shkërrmoqën me turp në shekullin që lamë pas, duke lënë në faqen e historisë një katastrofë globale dramatike.

E gjithë retorika e mëtejme e znj. Minxhozi, duke cituar pa vend nene e ligje, përbën vetëm materialin inert me të cilin ajo ndërton konstruksionin e vet të paqendrueshëm logjik, konstruksion që do të mbeste në klasë çdo student të logjikës formale në fakultetin ku ajo jep mësim.

Shënim: Shkrimin e ka dërguar në PTF autori, me ç’rast edhe e falënderoj. Është botuar më parë në blogun e-zani i naltë.

Nuk ka komente

  1. Autori bën mirë që ngre krahasime me ligjërimin e kohës e Enverit, por duhet kuptuar mirë tashmë se shprehja ‘koha e Enverit’ për shume prej shqiptarëve të sotëm nuk do të thotë më shumë se shprehja, ‘koha e Neandertalit’.

    Shprehje të tilla, kanë ende më pak kuptim në kushte kur teta Nexhmijen me shoqe e shokë i kemi venë në qoshe të odës, mu në bash të oxhakut, të na ndriçojnë me mençurinë e përvojën e tyre për këto punë e të tjera.

    Teta Nexhmijes, për shembull, sa herë i lypet mendimi i saj i vyer për arrtijet e diktaturës, nuk harron të përmendë fitoren e heqjes së ‘ferexhesë’.

    Diskutimet për të drejtat e qytetarëve shqiptarë pra, duke përfshirë këtu edhe ato fetare, nuk duhet të nisin pa qartësuar më parë se shteti shqiptar është një dyqan me borxhe të mëdha.

    Një prej borxheve të mëdha që ky shtet u ka qytetarëve të tij është e drejta e besimit, me gjithë çfarë përfshin kjo e drejtë.

    Shqipëria, që prej vitit 1967 është shteti i vetëm në botë që ka ushtruar mbi qyetetarët e tij një diktaturë të mirëfilltë dhe të dhunshme ateiste.

    Shteti shqiptar pra, i pëlqen ose jo elitave të tij të sotme të trashëguara nga dje, ia ka edhe këtë borxh të madh qytetarëve të tij.

    Thënë ndryshe, nëse mund të perceptohet apo imagjinohet ndonjë rrezik i çfarëdoshëm që i kanoset shtetit shqiptar në nivel besimi fetar, është pikërisht të shkarit në një neo-diktaturë ateiste.

    Dëgjova para pak ditësh Minsitrin e Arsimit ta mbronte këtë ligj diktatorial duke thënë pak a shumë se, ligji bazoheshka në traditën laike të shtetit shqiptar.

    Në cilin traditë laike të shtetit shqiptar bazohet ky ligj?

    Në atë të ndarjes së shtetit nga feja që implemetoi regjimi i Zogut?

    Apo në atë të diktaturës ateiste, fesë së re të shqiptarëve, që implementoi me dhunë shteti komunist?

    E di Ministri i Arsimit që janë bërë dokumentarë dhe fotografi para viteve ’67 në këtë vend, ku vajzat e vogla me shami shquhen lirisht?

    Përgjigja ndaj pyetjeve të mësipërme është e qartë.

    Shteti aktual shqiptar nuk drejtohet nga elitat e kohës së Zogut, por nga elita dhe mendësi të dala nga diktatura ateiste e pas 1967.

    Ministri i Arsimit dhe instutucionet përkatëse të shtetit po provojnë po ashtu ta argumentojnë këtë ligj duke tundur para hundës së shqiptarëve ligjet e Belgjikës apo Francës.

    Vini re, sidoqoftë, jo ligjet e Amerikës dhe Anglisë!

    Po cili është borxhi fetar që u ka Franca dhe Belgjika qytetarëve përkatës?

    Dhe nëse një borxh i tillë ekziston, pse duhet ta vuajnë shqiptarët realitetin e vendeve me zhvillimet endemike të të cilave nuk i lidh kurrgjë?

    Pse u dashka Franca dhe Belgjika me ndërgjegjje fetare katolike, vende në të cilat Islami është fe e mbishtuar e ardhur nga jashtë, të shërbejë si shembull për trajtimin e myslimanëve, në një komb i cili masivisht bart një trashëgimi kulturore myslimane?

    Cilat janë pra, arsyet e vërteta që shteti shqiptar adapton dhe dikton ligjet e konstetueshme të një vendi si Franca, e cila në ndërgjegjejen e saj kolektive bart krime të tmerrshme kundër fesë dhe shërbyesve të saj?

    Afiniteti në krim?

    1. Mirë, po unë për bindjen time si ateist, kujt duhet tia shlyej borxhin sipas teje?

      Se mendoja që isha i lirë të kisha qëndrimin tim para se të të lexoja, dhe tani po më duket se i kam borxh dikujt…

      Të falënderoj madje që më hape sytë.

      Ku mund ta shlyej këtë borxh të madh? Në kishë apo xhami? Çfarë valute preferojnë?

      1. Ti nuk ke borxhe si ateist, ama Sam Harris me shoke te kane goxha borxh per kete bindje qe ke.

        1. Ore po ty ç’borxh të kam që ma mohon dëshirën për të gjet të vërtetën?

          Sami është një nga pasqyrat e të vërtetës time.

          1. “Ore po ty ç’borxh të kam që ma mohon dëshirën për të gjet të vërtetën?”

            Kjo shprehje eshte shume dramatike per te qene e vertete. Te pakten per sa me perket mua. Si do qe te jete, me qe jemi tek e verteta, te verteten e fese me zorr mund ta gjesh nga pas vellos se laicitetit, e le me ta gjesh fare nga pas vellos se ateizmit. Ne mos natyrisht, je duke diskriminuar te verteten, e kjo nuk eshte nje nga ato te vertetat qe kerkon.

            1. Nuk është dramacitet, jo. Është respekt.
              Apo nuk e do ti?

              E vërteta është NJË, ashtu si e mendoj unë të paktën. Edhe këtë secili e ka brenda vetes së tij. Nuk ka dy apo tre. Çdo njeri është një i vetëm “atomo” i thonë grekët, për pasojë ka një të vërtetë.

              Këto të tjerët, Harris “me shokë”, apo Zhizhek “me shokë”, janë pasqyra. Ti sheh veten aty, edhe ata të shohin ty. Kur “të pëlqen” çka sheh, e bën tënden.

              Kjo teori e borxheve, është teori fetare. Të cilën unë e përbuz. S’më pëlqen si pasqyrë. Aty njeriu e sheh veten të pistë – që prej lindjes, dhe duhet të lahet, që të bëhet i pastër. (ky është borxhi)

              Unë gjykoj se s’kam nevojë të mendoj se jam i pistë, që të kuptoj se duhet të lahem. As mendoj se mund të pastrohem me ujë të ndënjur.

              E vërteta ime është:

              “Imagine there is no heaven

              and no religion too.”

              Mos ishte shumë poetike kjo më lart, të bëhem më pedant?

              1. …”E vërteta ime është:

                “Imagine there is no heaven

                and no religion too…”

                …and one can be only an animal – I say

                1. Kjo puna e dijes shkon ne te dyja drejtimet.
                  Te vertetat e tua nuk me duken tjeter vecse vegla. (qe ndofta do te kene ndihmuar majmunet te mesoje shume gjuhe te ndryshme)

                2. Po cilat janë të vërtetat “e mia” sipas teje, se unë nuk i kam nominuar? Nuk kam thënë që është kjo e ajo…

                  Më thuaj dhe diçka tjetër… i ke parësisht frikë njerëzit?

              2. Imagine there’s no heaven

                Jo keq, jo keq. Imagjinata eshte rruge e mbare per tek e verteta, por jo gjithe rruga kalon nga imagjinata, se.

                Shiko si eshte puna, qe ta kesh te qarte pozicionin tim. Mes nje shpjegimi shkencor dhe nje shpjegimi fetar mbi fenomenet natyrore, une zgjedh ate shkencorin. Por mes nje shpjegimi politik dhe nje shpjegimi fetar mbi fenomenet njerezore, une nuk kam arsye pse te mos zgjedh edhe ate fetarin. Ajo qe feja ofron eshte ne fund te fundit barazia perpara nje qenieje te konceptuar ne menyre abstrakte. Mes laicizmit dhe besimit ne fe nuk ka asnje dallim thelbesor. Nje nga ato pasqyrat e mia, Agamben, reflekton diku se laicizmi eshte vule teologjike. Nga ana tjeter hidhu po deshe tek nje nga artikulimet me historike te laicizmit, ai i Robespierre. Nuk do gjesh gje tjeter pervecse kultin e “etre supreme.” Nese e verteta flet, si c’pretendonte Lakani, ajo flet te gjitha gjuhet, edhe me gjuhen e fese. Eshte e ngushte, per te mos thene nje pretendim i genjeshtert mbi te verteten po te mos e degjosh kete gjuhe.

                1. Ore për ta interpretuar botën përmes fesë, nuk jam kondra unë. Edhe vetë e bëj. Po unë e bëj kur dua ta përdor si simbolikë dhe mjet interpretimi.

                  Ja këtu:
                  http://www.peshkupauje.com/comment/reply/30216/249789

                  Nuk është se gjithë ky sistem vlerash me të mirat e të metat e veta hidhet krejtësisht poshtë. Fundja një interpretim nga njerëzit për njerëzit është feja, për mua.

                  Po çështja është që kjo nuk mjafton që… të besosh.
                  Sigurisht që e quaj veten të lirë, të përdor çdo lloj mjeti për të parë botën.
                  Ska pse të ketë kufizime këtu.

                  Çështja është që ka disa të meta ky sistem. Duke filluar që nga detyrimi i besimit. “Nuk do kesh zot tjetër përveç meje” thotë Moisiu.

                  Edhe ajo tjetra që e ceka më lart, teoria e njeriut, të lindur si i papastër. I lindur me borxhe. Këto janë koncepte me rrënjë fetare. Është një botëkuptim i tërë, i detyruar prej fesë monoteiste përgjithësisht.

                  Pastaj kur themi “feja”, ne përgjithësisht kuptojmë degët abrahamike. Mirëpo ka pasur edhe botëkuptime të tjera të mëparshme, të ndryshme nga kjo. Grekët e lashtë psh, kishin tjetër koncept për zotin, jetën, vdekjen, mëkatin etj.

                  Tani nga gjithë këto sisteme fetare, unë nuk mundem dot të zgjedh një prej tyre e të them që kjo… pikërisht kjo, është pasqyra ime.

  2. Lemsh puna.
    Autori ankohet me te drejte per menyren se si i ngre argumentat znj Minxhozi ; kjo nga ana e saj, ankohet me te drejte kunder ketyre thithkave qe flasin ne emer te shoqerise civile e thethijne leke neper organizata “cadra” ( po ku jane keto mijera OJQ xhanem qe kur vjen puna nuk reagojne asnjehere kur vertete eshte nevoja ) , une ankohem se vete autori na permend Enverin ( duke qene po aq helmatises sa edhe vete Minxhozi ) dy-tre here, e me siguri, dikush mund te ankohet se dhe une jam po kaq paragjykues dhe i nxituar ne keto qe po them.

    E sigurte eshte qe ketu ka nje kulture te mirefillte helmatisjeje ne debatet !

  3. “Pse u dashka Franca dhe Belgjika me ndërgjegjje fetare katolike, vende në të cilat Islami është fe e mbishtuar e ardhur nga jashtë,”

    E tashmja e ka brenda edhe jashte-en edhe brend-an, respektivisht; besim fetar i ardhur dhe i brendshem, pasi cdo besim duhet pare se egziston dhe jo si i ardhur, pasi besimet si natyre jane te ardhur ne se i ve ne radhe me kohen, me te cilen nuk mund te diskriminosh, se ndryshe pagani eshte ne radhe para, para, kuptohet, dhe s’eshte aq mire aq sa here do dikush.

    Qe te shkohet pertej imazhit qe i krijohet “lemsh” te “pershperitesi-it”, duhet te mendohet se njera ane lufton tjetren, sikur mendojne se jane krahu me i mire per te qene, duke mos harruar se jane te te njejtit trup.

  4. Mertiri ka bere mire qe e ka bere shkrimin me larte. Por ndersa kerkon nga Minxhozi qe te mos behet militante laiciste kunder fetareve, po Mertiri si e justifikon veten e tij kur sulmon grekomanet e Himares per identitetin e tyre? Apo muslimanet te mos diskriminohen ne Shqiperi ndersa grekomanet po?

    Nuk duhen perdorur kesi standartesh dyfishe ne shkrime te ketilla.

    Ose duhet te kemi liberalizem per te gjithe, ose shqiptarizim te dhunshem per te gjithe. Minxhozi tek e fundit nuk qendron shume larg Mertirit. Ajo kerkon te imponoje shqiptarizmin laik e uniform qe ka patur republika dhe monarkija jone qe nga koha e Ahmet Zogut e deri me sot. Ky shqiptarizim ishte ne cdo fushe te jetes, duke futur ketu edhe historine, per te cilen Mertiri sulmonte himariotet disa muaj me pare dhe i shpallte armiq te kombit pse ata pushtimin e Himares ne 1913 e quanin pushtim.

    Ndersa Mertiri nuk distancohet nga dhuna shqiptariste e shqiptaristeve te kaluar dhe te sotem, kerkon perjashtime vetem per muslimanet sot.

    Kjo sjellje e tij i ngjan sjelljes se hoxhallareve te qemotit qe thonin beni si them une, po mos beni si bej une.

    1. Fantastike!!!
      Nje turk qe kritikon per islamocentrik nje njeri, per shkak se nuk kerkon per greket te njejtat te drejta qe kerkon edhe per myslimanet!!!
      Megjithate, nga sa kam lexuar prej autorit, nese behet fjale per te njejtin shkrim, qe lidhet me ngjarjet e fundit ne Himare, nuk kam pare aty asgje diskriminuese ndaj grekeve te Himares. Spostimi i vemendjes nga ana jote ne tema te meparshme, per te cilat lexuesi ketu nuk di gje, perben nje tentative te cuditshme per te hedhur tym ndaj asaj qe tajtohet ne kete shkrim, e cila sipas meje qendron plotesisht.
      Nuk dua ti paragjykoj arsyet e ketij spostimi, por nuk me lene shije te mire.

  5. Pamvaresisht sesi njerezit mund te gjykojne ceshtjen e shamise. Nje gje vihet re ne kete artikull. Autori i ka sqaruar mire argumentet e kundershtares ( duke perfshire edhe nenkuptimet e implikimeve te atyre argumenteve) dhe i ka difektet e tyre ne llogjike. Me duket sikur lojtari i Bowling-ut i ka shpartalluar pilat e vendosur para tij.

  6. Ca pilash ka shpartalluar, mor aman, ka perdorur paradokset e mirenjohura te demokracise, ato qe perdorte edhe Hitleri, kur thosh se do ta shkaterrojme demokracine me mjetet e saj. Nuk dua te sjell ndonje ad hitlerum si argument, thjesht te verej se ka qene qysh para 80 vjetesh, nje me i sukseshem ne shfrytezimin e paradokseve te demokracise dhe vlerave te saj, nuk ka ndonje risi.

    Traditat fetare duhen asgjesuar me rrenje aty ku bien ndesh me traditat mbareshqiptare. Ska pune fare laiciteti i shkolles apo shtetit, ateiste a besimtare, secili te besoje ku ti doje qejfi persa kohe qe besimi nuk bie ndesh me tradita mbareshqiptare.
    O fete binden o i heqim qafe si ne kohe te xhaxhit, s’duhen lejuar fare keto terci-vercit, ato le ti bejne ne Angli dhe Amerike.

    Borxh thote Epirioti, cili borxh mo ? Borxhin Enveri ua ka bestytnive jo ferexheve.

    Anglo-saksonet jane hesap me vete, ne jemi pjese e Europes kontinentale, as duhet te na hyje fare ne xhep se si sillen anglo-saksonet ne çeshtjet shoqerore, po s’ditem ti japim dum vete, shikojme ç’ben Europa kontinentale.

    Enveri e la preçedentin, e rrezik po ti futim nje referendum, shumica voton per shpartallimin e feve.
    Them shyqyr qe per ligjvenesit tane ky eshte si zeri ne shkretetire, le ti mbushin rreshtat, se perpjete te hidhen si fal njeri gramin, e gjithsesi ca ‘elucubrazione’ intelektuale s’ben dem, perfiton shqipja.

    1. Hyllin,

      kur t’ia kesh kohen, a e ke per kollaj te rreshtosh ne linja te pergjithshme cfare kuptohet me ‘tradita mbareshqiptare’ dhe me pas, nese nuk po e teproj, si e perfytyron ‘asgjesimin’ e atyre qe nuk jane te tilla?
      Per kete te fundit, e marr nje ide te pergjithshme kur shkruan ‘i heqim qafe si ne kohe te xhaxhit”, por mbase ajo qe kuptoj une me kete teknike eshte e ndikuar disi nga propaganda e viteve ’90, dhe bllokohem aty.

      ps: vota tjeter nen komentin tend eshte imja

  7. E vërej gjithnjë e më shpesh të përdorur këtë argumentin e “antikomunizmit” fetar.

    Njoh dikë tani, që ka 20 vjet që përdor “antikomunizmin politik” dhe që e ka degjeneruar qëndrimin e vet në atë pikë, sa i ka nxjerrë ujët e zi vendit.

    Ky argument, për mua është aq ekstrem sa të thuash që gjithë myslymanët janë terrorisë apo gjithë krishterët janë pedofilë.

    Për më tepër që ky qëndrim, është anti-intelektual. Meqënëse autori interesohet për argumente intelektuale.

    Ndër të tjera, shkrimi është i mbushur me deduksione llogjike shumë të trasha.

  8. ju qe thoni qe jemi ne demokraci cfare demokracie eshte kjo kur ju e impononi tjetrin te shikoj nje terrorr sic esht vena e shamis sidomos ne shkolla zonja minxhozi ka te drejt te pa diskutueshme sepse un nuk mund te duroj pamjen diskriminuse te femres pasi edhe syte qe tia shohesh duhen rreze x ergys mertiri apo cdokush tjeter nuk ka asnji te drejte ti imponaj te rinjte shqipetar.

    1. Ai qe po imponohet ketu eshte shteti shqiptar. Ai nuk po lejon qe vajzat e shkollave publike te ushtrojne te drejten dhe lirine e tyre per te zgjedhur nje menyre besimi, jetese, veshjeje. Kush po thote qe femrat duhen mbuluar me zor. Ajo qe mbrohet ketu eshte qe te mos zbulohen me zor, sic po kerkon te beje ky shtet. Shamia, kryqi, e gjera te tilla, jane ceshtje zgjedhjeje dhe shteti ka per detyre ti garantoje nejrezve te drejten e arsimit, pa i nderhyre ne zgjedhjet e tyre. Kjo eshte ceshtja.
      Pastaj, pohimet e tua se shamia eshte nje pamje diskriminuese, tregojne vetem ngushtesine tende, qe te pengon te shohesh me syte e tjetrit. Perkundrazi, diskriminim eshte ta pengosh tjetrin te ushtroje mesimin e tij, imazhin qe ai ka per veten. Nese ky model, ky imazh nuk te pelqen, kjo eshte e drejta jote ta mendosh, por nuk do te thote asgje. Tjetrit i duket se imazhi yt eshte i prapambetur dhe diskriminues. E verteta nuk eshte ekskluzivitet i yti. Fakti qe nuk kupton kete, tregon shume per menyren sesi ndertohet bota jote e te menduarit.

  9. ja e zeme se nuk quhet diskriminim edhe cfare pastaj ato le te mbulohen sa te duan por jo ne sholle edhe nen 18 vjec pasi kjo quhet shfytezim i femres per qellime fetare dhe shteti nuk po ndalon perdorimin e simboleve fetare por po ndalon shfaqjen e simboleve fetare ne shoklla gje qe mua me duket shum normale dhe e pranueshme. Se dyti shkollat fetare do i pranonin vajzat e pa mbuluara, te zbukuruara etj.
    Se treti kjo gje eshte e shkruar edhe ne kushtetute gje te cilen ti nuk e ndryshon dot.

  10. ”’Ai qe po imponohet ketu eshte shteti shqiptar. Ai nuk po lejon qe vajzat e shkollave publike te ushtrojne te drejten dhe lirine e tyre per te zgjedhur nje menyre besimi, jetese, veshjeje. ””

    Shteti shqiptar ben shume mire qe imponohet, shteti eshte krijuar si mjet imponimi, shteti te thyen brinjet me pak fjale.
    S’ka liri, flije mendjen, ka diktat, shumica derrmuese e shqiptareve ia lejon shtetit shqiptar te ushtroje diktat ne kete pike dhe shteti ka per detyre te ushtroje diktat.

    Shteti shqiptar perderisa ka shumicen derrmuese me vete, te flet nga gjuha e forces, shko merru me te po deshe, te shikosh se do dalesh rruar qethur, si king.

    Shteti eshte demokratik, por eshte edhe shtet-komb e ne radhe te pare eshte shtet-komb pastaj eshte shtet demokratik, ç’ka do te thote se ndersa mund te kullotet lirisht ne arat e demokracise, nuk kullotet aq lirshem ne arat e kombit, aty ka Ceçua biçak.

    Nena Shqiperi me ferexhe (larg qofte), eshte cenim i interesave kombetare, prandaj hiqe nga mendja se me argumente mbi lirine e individit, do besh ndonje gje, nuk ka per tu lejuar kurre Nena Shqiperi me ferexhe, hiqe nga mendja, nderro rruge se je ne qorrsokak, do mberrish deri tek fundi po do gjesh murin perballe, nuk jemi ne 1914.

    1. Se pari, mos ngaterron ferexhene me shamine e kokes. Po te jete per shamine, te gjitha gjyshet tona kane mbajtur historikisht shami ne kete vend dhe ne shume zona vijojne te mbjane ende.
      Ne imagjinaten tende “nena Shqiperi” mund te jete edhe me mini. Mund te jete barkjashte, e me cica perpjete, mund te jete me bikini apo me veshje prostitute. Pse jo, ne kete menyre perfytyrimi per nenen, ndoshta te gjithe do ta meritonim te quheshim, bij kurve.

      Logjika jote eshte logjike totalitariste dhe nuk ka lidhje me demokracine. Edhe ne qofte shumica e njerezve ne mendimin qe thua ti, sipas parimeve me elementare per demokracine, shumica nuk mund ti imponohet pakices, per me teper nuk mund te kete shumice qe mund te bjere dakort per ti shkelur te drejtat e njeriut pakices.
      Asgje me shume se kaq nuk beri Hitleri. Ai vetem se projektoi dhe imponoi modelin kombetar, duke i detyruar te gjithe njerezit ta implementonin. Genocidi eshte pastaj vetem ceshtje pasojash refleksive.

    2. Hyllin,çeçua ka biçak por eshte edhe lepur pasi per ekzekutim urdherash perdor zagaret qe ne vend te mendjes i ka vendosur nje mikroçip dhe barkun ja mbush me mallra importi made in useu. Sa te behen ca si shume ata te vyerit per hu sipas teje dhe ti shohesh lepurat me gjithe zagare si perfundojne neper vrima. Ti dukesh edhe i kenduar nga historia akoma nuk e ke kuptuar qe problemet nuk jane gozhda qe te fiksohen me nje te goditur çekani?! sidomos ne nje kontekst si yni ku pak a shume biem te tere kusherinj. sa per perkujtim: akoma si kemi qeruar hesapet me bllokmenet, keshtuqe behu djale i mbare dhe siç e ke zanat mer nje birre te mire, hap televizorin dhe merru me gjera me interesante. Dhe meqe je i apasionuar me televizorin hidhi nje veshtrim situates me te fundit ne Tunizi se mbase te ben te reflektosh njeçikez.

  11. “…. shfytezim i femres per qellime fetare … ” ndersa ne te kundert une do kisha thene “.. shfrytezim te femres per qellime laike …” .

  12. ”’Ne imagjinaten tende “nena Shqiperi” mund te jete edhe me mini.”’

    Me siguri nuk eshte me ferexhe, se Nena Shqiperi nuk eshte njerka Arabi.

    ”’Logjika jote eshte logjike totalitariste dhe nuk ka lidhje me demokracine. ”’

    S’ka lidhje me demokracine kozmopolite, ku kerbaç ka vetem atehere kur preken parate e bankiereve dhe financiereve, po ka lidhje me demokracine kombetare, ku kerbaçi eshte me i pranishem, ku favorizohet shumica ne dem te pakices dhe jo pakica ne dem te shumices.
    Demokraci do te thote favorizim i shumices, demokraci kombetare favorizim i shumices kombetare. Pakicat e gjejne veten tek demokracia kozmopolite, shumicat tek demokracia kombetare.

    Sa per ad Hitlerum-in, aq me ben, mund ta permendesh sa te duash, per mua ndalimi me ane te diktatit shteteror, te çdo perpjekjeje qe demton shumicen e shqiptareve eshte imperativ kategorik.
    Shteti duhet te ushtroje diktat e te mbroje shumicen derrmuese te shqiptareve, nga vicklat e pakicave te çdo natyre qofshin, tregtare, politike, fetare, etnike, kulturore a çka tjeter.
    Shteti i shqiptareve duhet te mbroje me çdo menyre interesat e shumices se shqiptareve, kjo eshte detyra paresore e tij dhe kur them me çdo menyre them me kerbaçin tek dora po te jete nevoja.
    Shteti i shqiptareve nuk duhet te lejoje Nenen Shqiperi me ferexhe, demokraci pa demokraci, jane ne loje gjera me te rendesishme se te drejtat e individit.

    Per keto te fundit te japin xhevap te tjeret, une thjesht te perseris qe ta ngulitesh mire ne mendje, se persa kohe shteti i Shqiperise eshte me kushtetute shtet-komb, ka per detyre te shpartalloje me ane te fuqise ligjore çdo perpjekje taktike a strategjike qe demton interesat kombetare, nder te tjera duhet ti vere kufirin tek thana atyre 5 islamikeve ne Shqiperi te mesme qe duan prape baben, koha juaj mbaroi 100 vjet me pare e si thone nga anet e mia, me demokraci pa demokraci, me ligj pa ligj, gremi shkulet me gjithe rrenje.

    1. Ti qenke i madh fare. Demokraci, ne kuptimin me te pranuar te fjales do te thote jo vetem e drejte e shumices, por e drejte per te ndryshuar shumicen. Nese do te ishte keshtu sic thua ti, shumica do te mund te percaktohej njehere e mire dhe ajo qe do te shpallej shumice ne nje moment te dhene, do te mbeste e tille perjete. Kjo eshte vetem diktature dhe totalitarizem, nuk eshte demokraci. Jo me kot, te gjitha pikepamjet politike mbi demokracine, mbrojne te drejtat e pakicave, si te drejta kushte themelore per ekzistencen e nje sistemi demokratik.
      Nga ana tjeter, gjuha jote e kerbacit, dhe e dhunes “kombetare” per te mos lejuar kurrfare modeli alternativ, apo fundja edhe modeli individual qe njeriu e mendon per veten e vet, tregon shume per nivelin antihuman qe kane pikepamjet e tua. Ketu, (edhe sikur te flasim per ferexhera, – ne fakt ti nuk do te besh dallimin e nje shamije me ferexhene), po flitet per lirite themelore te njeriut, mbi te cilat nuk ka komb, interesa kombetare, apo interesa maxhorance qe ti dalin persiper. Nga ana tjeter, te mendosh se bindja ime, apo e kujtdo, per te mbajtur shami ne koke, kercenoka interesat kombetare, kjo eshte pak ti thuash fashizem. Edhe Hitleri keshtu mendonte: te zhdukim cifutet per interesat kombetare, apo per interesat e races superiore. Kjo eshte vertete katastrofe. Eshte e pabesueshme sesi ne shekullin XXI ka ende njerez qe mendojne ne menyre kerbacerore si ty.

  13. ”’Ti dukesh edhe i kenduar nga historia akoma nuk e ke kuptuar qe problemet nuk jane gozhda qe te fiksohen me nje te goditur çekani?!”’

    Ka qe fiksohen e ç’te fiksuari se, perndryshe nuk do ekzistonte çekani. Ja si thua ti perse ekziston shteti, ja qe me nje te rene t’u jape zgjidhje disa problemeve.
    Ne rastin tone shtet-kombi i rri mbi krye si shpata e Damokleut, çdo fuqie apo alternative qe pretendon te dale mbi kombin.
    Sado fuqi mediatike te mblidhni, jane te tjera fuqi ato qe kane peshe. Pushteti i shtetit komb eshte mundesuar nga pena e pushka, keshtu qe per ta rrezuar kete pushtet, nuk mjafton vetem pena… Perveç jush ka edhe ndonje kategori tjeter, qe me ane te penes mendojne se mund ta rrezojne pushtetin e shtetit komb, po ç’ka ardhur ne pushtet me pushke, rrezohet me pushke jo me boje stilografi.
    Me boje stilografi behen poezi, kurse themelet ontologjike te nje shteti duan gjera te tjera, duan Rozafen, sepse çdo ngrehine e qendrueshme i ka rrenjet tek nje Rozafe. Kur te jeni gati ti dilni kunder shqiptarise me ato gjerat e tjera, atehere po do jeni serioze ne perpjekjet tuaja, deri atehere po flisni si e ema e Zeqos maje thanes.

  14. Une s’pashe te mentohej ne filozofine e artikullit i cili eshte shume racional dhe shume i argumentuar.

    Hylli!

    Hitleri,Stalini dhe Enveri jane tipa te cilet kane ozurpuar racionalitetin . Shqiptaret dhe ne pergjithesi te gjithe popujt e ballkanit jane te njohur per perdorimin e shamive megjithate nuk i eshte dukur aq represive qe ta sulmonin. Dukagjinsit ne maje malesh, malesoret serb e grek, jane ende shembuj te gjalle te asaj se cfare po them.

    Sidoqofte, mira eshte te hidhesh ne shenjeshter kur diskuton mos bej rokoshet gjithe andej se i humb filli debatit objektiv.

  15. ”’ Nga ana tjeter, te mendosh se bindja ime, apo e kujtdo, per te mbajtur shami ne koke, kercenoka interesat kombetare, kjo eshte pak ti thuash fashizem.”’

    Me kete menyre prej te pafajshmi , qe s’kerkon gje tjeter vetem shamine ne koke, mos pandeh se rren ndokend ?
    Nje çik vend dua une tha ferra, pastaj i zuri frymen trendafilit.

    Eshte çeshtje parimore, s’ka lidhje me anen specifike te shamise, ferexhese, tyrbes, shallvareve a ku di une, Islami kerkon te vendose ndikimin e vet ne shoqeri, por Islami bie ndesh me Kombin, prandaj bie ndesh me shtetin komb.
    Ketu te drejtat e individit s’kane lidhje fare, per ato te thashe, te japin xhevap te tjeret, ketu kemi nje çeshtje te pastert te rrafshit ontologjik te shtetit.

    Jemi shtet-komb, nuk ka vend per ndikimet fetare qe bien ndesh me kombin dhe e di i madh e i vogel, qe kombi shqiptar eshte ngritur mbi tredhjen e feve ne Shqiperi, prandaj shteti komb, s’duhet ti lejoje fete te marrin mbi shoqerine pushtetin e dikurshem, ne rastin tone Islamin.

    Ti jepi çfare percaktimi te duash, islami bie ndesh me interesat kombetare qofte si interesat te brendshme qe lidhen me kohezionin e unitetin kombetar, qofte ato te jashtme, kur Shqiperia e ka projektuar veten drejt Perendimit dhe nuk mund te paraqitet si Turqi e vogel, perndryshe ja mbyllin dyert ne surrat, siç bejne me Turqine e Madhe.

    Perballe gjerave kaq madhore, te drejtat e individit s’pijne uje, troç ju islamiket s’keni asnje te drejte te visheni si Arabia e shek te 7 ne Shqiperine e shek 21, keshtu flet shumica derrmuese e shqiptareve, te çfaredo krahine, feje a ideje.
    Po te erdhi per mbare rri, po s’te erdhi per mbare ik, nuk mbahet njeri me pahir, ka 20 vjet qe s’mbahet me njeri me pahir ne Shqiperi.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: