VIDEO GAME

Sapo ndoqa videon e filmuar fshehurazi, të bisedës midis dy anëtarëve të qeverisë Berisha: Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Kjo video, me cilësi zëri shumë të keqe, përcjell shkëmbime pas gjase tepër komprometuese për këta zyrtarë të lartë të administratës Berisha.

Meqë D. Prifti ka muaj që nuk është më ministër, videoja duhet të jetë regjistruar mjaft kohë më parë; çka lë shteg për gjithfarë spekulimesh në lidhje me arsyet se pse është pritur kaq gjatë, nga autorët e saj, për ta bërë publike.

Edhe sikur biseda e regjistruar të jetë zhvilluar realisht ashtu siç paraqitet, dobia e demaskimit të dy zyrtarëve të lartë të korruptuar duhet matur në raport me dëmin publik që shkakton kjo mënyrë e goditjes së shtetarëve nëpërmjet regjistrimeve të fshehta, ose përgjimeve të paligjshme, nga një televizion komercial.

Që një media private vihet në rolin e mbrojtësit madje kalorësit të drejtësisë në Shqipëri, duke identifikuar fajtorët nëpërmjet përgjimesh të cilat nuk dihet si autorizohen dhe kush i kryen, kjo vetëm sa tregon se veprimtaria institucionale normale në atë vend, ose raportet midis pushteteve nuk funksionojnë më.

Në një shtet që kërkon të jetë ligjor, transparenca, si virtyt i komunikimit të institucioneve mes tyre dhe me publikun, nuk mund të sigurohet as nëpërmjet ndërhyrjes së mediave private, as me anë të përgjimeve të paautorizuara nga gjykatat.

Duhet vërejtur, në këtë kontekst, edhe se përgjegjësia për këtë gjendje të mjeruar të institucioneve dhe të drejtësisë në Shqipëri bie, e tëra, mbi qeverinë Berisha dhe Parlamentin, me këtë të fundit të katandisur në estradë kombëtare për faj të papërgjegjshmërisë së deputetëve; dhe, në plan më teorik, në regjimin partitokratik që është instaluar atje, me bashkëfajësi të të gjitha palëve, duke përfshirë edhe opozitën.

Është pikërisht ky regjim që katalizon dhe inkurajon, nga njëra anë, ngjitjen sociale të individëve etikisht të korruptuar; dhe nga ana tjetër, metoda të luftës politike fund e krye të huazuara nga manualet kriminalistike dhe të ndjekjes policore.

Asnjë e mirë nuk i vjen Shqipërisë nga kjo video, përveç duhmës kutërbuese të kulisave.

Nuk ka komente

  1. Ne kete rast qellimi i mire justifikon plotesisht mjetin e gabuar. Me mire nje drejtesi e ciknosur sesa pa drejtesi fare. Nje nga shkaqet me te medha qe Shqiperia eshte aty ku rri sot, eshte pseudointelektualizmi. Eshte qelbur cdo gje perfshire edhe fjalen e shkruar dhe te folur. Zoti vente dore!

  2. A duam heqje maskash? Vetem ne kete menyre hiqen maskat e atyre qe cfare flasin para kamerave e mohojne ose e mendojne ndryshe jashte tyre.

    Ka ardhur koha per pak drejtesi se u neveritem me korrupsionin.

  3. Thjesht ajo pamje, e shemtuar per dike, djegese per dike tjeter, eshte ne fund fare transparence dhe kontribut per te eleminuar navitetin e shume njerezve qe shohin fjalen e qeverisë si pasaporte te vetme per ministrat. Sa mund te jete kjo nje loje e TCH per te shperfytyruar komunitetin e ministrave qe jane edhe pjesa me e integruar e fjales qeveritare ? Nuk e di, por e zgjuar si levizje.

  4. Mendoj qe nuk duhet te na dhimbet aq shume Ilir Meta per kete qe i ka bere Top Channel, ne nje kohe qe ai ne menyre te vazhdueshme ka treguar arrogance kunder personave qe i ka pare poshte vetes, i ka censuar opinionet e kundershtareve – sic ka bere edhe ne LSI-ne e tij etj. Prandaj Meta eshte njeriu i fundit ne Shqiperi qe duhet te qahet per pabesine e Fiks Fare – i cili normalisht nuk eshte me i mire sesa i pari.

  5. Nje ngjarje qe e kam jetuar vete.
    Para nja 7-8 vitesh Ilir Meta erdhi ketu (nje kryeqytet i nje vendi te europes qendrore) per te marre takim me diasporen per tu njohur me problemet e shqiptareve te hallakatur neper bote. Atehere ai ishte minister i jashtem i qeverise socialiste dhe u tha se Fatos Nano e dergoi me urdher per turne, ishte koha kur Tosi ju pervesh ministrise se jashtme, e pas pak kohesh Iliri u zevendesua nga Arta Dade.
    Keshtu pra kur erdhi ky Liri ketu, u takua me studentet, pastaj me ne te shperngulurit, na degjoi te gjitheve, na e qau hallin te gjitheve, premtoi te gjitha, tha se Shqiperia do ta lidhe marreveshje te tille edhe me kete vendin ketu, perderisa edhe shtetet e tjera i kane. Mbetem “shume te kenaqur” tek degjonim. Pasi mbaroi pjesa formale e takimit, u hodhen nja dy gota neper gurmaze dhe biseda kaloi ne konfidence dhe mori forme me popullore, e u treguan shakara. Edhe Liri na tregoi nje “shaka”. Ishim-tha- ne fushate te zgjedhjeve parlamentare se bashku me Driteroin (Agolli)ne Sarande. U mblodhem ne nje lokal dhe pleqeruam se çdo te themi ne miting para njerezve. Ne bisede e siper Driteroi u hodh e tha se kete e ate nuk mund ta themi se nuk e realizojme dot. Epo i thame Driteroit, kjo quhet fushate or burre, ne fushate duhet te premtosh, nuk ka rendesi a do realizosh. Pse ashtu qenka – tha Driteroi, e keshtu doli me premtime, socialistet i fituan zgjedhjet etj. etj. Pra si te thuash keta (Iliri me shoke-kur ishin socialiste) e sollen ne din Driteroin.
    Keshtu na premtoi edhe ne Iliri, pastaj e mbylli me kete shakane per te na bere esell. Ajo marreveshja midis Shqiperise dhe ketij shtetit ketu qe nga ajo kohe ka mbetur ne sirtar. Nisma u be nga ne, u angazhua politika shqiptare, ky shteti ketu ne fillim rezistoi, pastaj u bind, tani ky shtet e beri gati marreveshjen, eshte ne çante, gati te nisen ne Tirane per ta nenshkruar, por qeveria “jone” ka 7 vjet qe nuk eshte ne gjendje te vendose se kush duhet ta firmose ministria sociale apo e finances apo ajo e jashtmja, keshtu e kane lene fare, nuk po e lodhin me koken me kete pune.
    Kaq sa per kete klase politike qe duhet(duhej) flakur ne kosh.

  6. Me duket e drejte menyra se si e trajton 2Xha, qe mesa kuptova eshte e tille : kjo forme e te demaskuarit nepermjet nje media-je komerciale, eshte e shemtuar dhe e rrezikshme, por, ne thelb, eshte pikerisht pasoje e ketij regjimi qe ka instaluar Doktori. ( 2Xha te me korigjoje nese nuk jam sakte )

    Pra, ne nje regjim normal demokratik, nuk ka pse te linde nevoja e te tilla metodave, pse vete institucionit i marrin persiper hetimet dhe demaskimet e aferave. Nese kjo nuk ndodh, mua me duket e pashmangshme qe vete shoqeria ( ne te gjitha format e saj, qofte edhe me ane te medias ) te degradoje ne te tilla metodika, per aq kohe sa nuk i ka mundesite per te ndryshuar sistemin vete ( ose sistemsat ).

  7. Jam 100% dakord me komentin e kolegut theollogos me nje asteriks ne eksponencial. Me nje verejtje te vogel fare; TCH nuk ben dot lojera, vetem sa perdoret.

  8. Të ndalemi tek drejtësia për një moment, aq më shumë që Prokuroria sapo paska hapur hetimet.
    PSe s’jep shembullin e vet Kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe të japë dorëheqjen e para?

  9. Le te marrim ne konsiderate faktin(ose ajo qe pranohet gjeresisht) qe televizionet perdoren prej partive, Topi prej PS-se, Klani prej PD-se.

    Ku eshte atehere faji i institucioneve, kur institucionet vete, kontrollohen nga PD dhe PS, po aq sa keto 2 televizione ?

    Pse fajin e ka Berisha, kur televizioni i PS-se shkel privatesine dhe jo Rama qe eshte kryetari i PS-se ?

    Kur fajin e kane te gjithe, s’ka as faj, sepse kjo eshte status_quo-ja e pranuar prej te dy paleve dhe populli ben sehir e here gajaset e here zihet.

    Qe ne aspektin abstrakt, ne nje demokraci televizionet s’kane pune me kete lloj drejtesie, jemi besoj te gjithe dakort, po kete premise e kemi hedhur poshte, meqe nuk jemi nga ato lloj demokracish ku ka vlere, prandaj, diskutimi per ti ngjitur fajin filanit apo fistekut, duhet te ndertohet mbi premisa te tjera.

    Mua me duket se eshte teper e lehte ti biesh qeverise ne emer te demokracise, por nuk eshte korrekte. Ku ka bashkefajtore, dikush mund te rrenoje njerin prej fajtoreve dhe te gjithe s’kane ça thone, por sa korrekte eshte perzgjedhja ?

    1. Në fakt edhe unë mendoj se, në plan abstrakt, fajin kryesor e ka partitokracia – e cila është vazhdim i monizmit me mjete të tjera. Më anë tjetër, PD-ja nuk kontrollon vetëm ekzekutivin, por edhe pushtetet e tjera (legjislativin dhe gjyqësorin), që këtej edhe përgjegjësia direkte e Berishës për këtë mjerim. Po të kryente punën e vet gjyqësori, ndërhyrjet e mediave në vendosjen e drejtësisë nuk do të gëzonin ndonjë mbështetje kaq të gjerë nga publiku.

  10. 2xh, arsyetimi juaj nuk me duket se mbeshtetet nga historia e ketyre 20 vieteve. Nese do ishte PD-ja/Berisha qe do kishte ne xhep te gjitha pushtetet ne Shqiperi (mos harrojme pushtetin e medias ketu), sot nuk do shikonim video tek Fiks Fare per korrupsionet e Metes po video tek Fare Fiks, emisionit investigativ te TV KLanit, per korrupsionet e Rames, e fill pas ketyre videosh, gjyqesori (qe pra sic thoni e ka ne xhep Berisha) do e conte deri ne fund jo vetem kete, po te gjitha denoncimet qe do kishte bere Fare Fiksi i Klanit per Ramen dhe partneret e tij korruptive.

    Ne fakt nuk do ishte nevoja fare te vihej drejtesia nepermjet perdorimit te mediave (sidomos atyre te krijuara dhe mbajtura me para krimi), pasi kur ke ne xhep te tre pushtetet e ke shume me te lehte per te demaskuar dhe hequr qafe kundershtarin, sidomos ne nje ambient si Shqiperia ku eshte e pamundur te jesh ne pushtet dhe te jesh i paperlyer me krimin/korrupsionin.

    ___

    Nuk e ve kush ne dyshim qe te dy palet jane te korruptuara deri ne qafe;pavaresisht se ne si popull s’dime detajet, duken se si funksjonojne gjerat.

    Por qe te mbash vallen sipas trendit te mediave “investigative” dhe te thuash qe kete sistem korruptiv e ka krijuar dhe mban (kryesisht) vetem njera pale, perballe ketij realiteti qe e shohin te gjithe shqiptaret (ne cdo aspekt te jetes se tyre dhe pavaresisht se kush ka qene kryeminister a kryetar bashkie) eshte e pabaze mendoj. Kjo ka kuptim vetem nese pranojme qe realiteti shqiptar eshte fiks sic paraqitet nga Top Channel dhe Fiks Fare, ku faji me i madh i Rames eshte greva e shofereve te autobuzave, kurse per cdo gje tjeter ky vend ka MasterCard, dmth Berishe, dhe me ikjen e tij nga pushteti cdo gje do rregullohet, sidomos po te vije Rama ne krye.

    ___

    Per tjetren, ndonese ndaj keqardhjen me juve qe vendi ka katandisur keshtu qe drejtesia vihet jo me mjetet shteterore/ligjore po me stil mafioz (pergjimet ne vend te pistoletave me silenciator), duhet thene qe dhe kjo ka benefitet e veta per pasoje; i tregon popullit konkretisht (per aq sa i tregon) se “sa thelle shkon vrima e lepurit” kur thone keta ketej.

    Jo se kjo gje permireson patjeter sistemin dhe gjendjen (status quo), por perballe realitetit ku s’ka drejtesi fare dhe keta qe bejne pazare me pushtetin qe i jep populli ngelen te paprekur, me mire te kete nje fare drejtesi te pjeshme/njeanshme dhe hakmarrese si keto.

  11. Nuk jam dakort per menyren sesi ju Xhaxha e trajtoni kete skandal te ri ne Shqiperi. Jo se nuk jam dakort per menyren sesi duhet te funksionojne gjerat per te cilat ju shpreheni qarte, por menyren sesi e ndani peshen e fajit, gabimit. Nuk kam ndonje simpati te vecante per Top Channel, apo median ne teresi ne kete vend. Megjithate ne kete rast media, qofte dhe pjeserisht, po mbulon ate rol qe duhet ta kishte bere shume kohe me pare prokuroria dhe te gjitha institucionet ligjore te shtetit. Shtet “nuk ka,” por kjo nuk do te thote qe per sa kohe Shqiperia eshte ne kete rrumpallokraci te mos kete menyra te tjera per tu demaskuar aktivitetet kriminale. Sikurse e permendin dhe me lart, qellimi ne kete rast ka justifikuar mjetin. Ne fakt ne qellimin e kemi te qarte te gjithe se cili eshte, pervec naiveve. Ky eshte nje “Wikileaks” alla-Shqiptar qe ne fund te fundit tregon ate qe te gjithe e dime, por qe e kemi pranuar ne heshtje.

  12. ””Më anë tjetër, PD-ja nuk kontrollon vetëm ekzekutivin, por edhe pushtetet e tjera (legjislativin dhe gjyqësorin), që këtej edhe përgjegjësia direkte e Berishës për këtë mjerim.””

    Po ja ta zeme se Berisha ‘urdheron’ gjyqesorin te marre masa kunder Topit, çdo ndodhte? Do hidheshin te gjithe kunder Berishes si diktator, se po i mbyll gojen fjales se lire, e nje varg akuzash te tilla.
    Sido qe te sillet Berisha, njesoj e ha, si ajo barsaleta , prape pa kapele ti… e gjeta diku dhe po e sjell per ata qe e kane harruar:

    ariu sa e shifte ukjun ne pyll i i ishte bere zakon qe po ta shihte si me kapele dhe pa kapele i gjuante me nje pretekst koti.e shihte pa kapele i thoshte ‘Prape pa kapele ti!!’, dhe i gjunte nje shpulle te fuqishme.e shihte me kapele i thonte:”prape me kapele ti?” e prape me shpulle.

    1 here, 2 here, u merzit ujku i shkrete dhe shkoi te ankohej te luani. Ia thote luanit si ishte puna, dhe luani i premtoi se do fliste me ariun. E therret Luani ariun dhe i thote “PO ti mos e qelb muhabetin, mos i bjer te shkretit gjithmone per te njejten arsye. Gjej per shembull nonje gje tjeter.ariu bindet.

    Kur e shikon heren tjeter ariu i thote ujkut ‘Hajde njehere ketu ti!!’ E ujku i shkrete shkon. ‘Me jep nje cigare’, i thote ky e ujku i zgjat nje cigare me filter. ‘Kujt i jep cigare me filter ti!!!’ dhe ia rras dhe nje shpulle ariu ujkut.. Diten tjeter e shikon prape ariu dhe e therret ujkun “Me jep ne cigare” i thote prape’, dhe ujku i jep nje cigare pa filter. ‘Kujt i jep cigare pa filter ti!!!’ dhe i rras nje shpulle me te fuqishme ariu…
    Te nesermen e shikon prape ujkun ky dhe e therret ‘Me jep nje cigare.’ Ujku i zgjat nje cigare pa filter dhe ariu behet gati te bretase ‘KUJT…’, kur fap ne moment ujku nxjerr nje cigare me filter. Dhe ariu i mbetur ngushte mendohet dhe i rras nje sshpulle ‘Prape pa kapele ti!!’…

    1. Ka një barcaletë që i përshtatet më mirë Berishës. Ajo ku bën bariun e dhënve që thërriste “ujku ujku” duke gënjyer.

      E tani nuk e beson më njeri.

      p.s ore të të them një diçka kshu personale… kaq poshtë ke rënë o burrë i dheut?

  13. Ne veren e para disa vjetesh, ne qytetin ku jetoj, ndodhi nje aksident qe kapi vemendjen e shume prej banoreve te tij.
    Nje jaht 18-20 metrash, i cili per shkak te ndryshimeve ne strukture te bera nga i zoti i tij, perfundoi te kishte nje qender stabiliteti negative ( metacenter negative), ne nje te djele mbasdite te ngrohte, mu perpara syve te qindra e qindra njerezve qe benin plazh, u permbys thuajse 180 grade, me pjesen e banueshme te jahtite te perfunduar nen uje.
    Brenda disa minutash sherbimet e Rojeve Bregdetare ( Coast Guards), me anijet e tyre, ishin ne vend.
    Te gjithe njerezit qe ndodheshin ne bord, munden te dilnin e te shpetonin nga varka (anija) e permbysur. Me perjashtim te vajzes 10 vjecare te te zotit te jahtit.
    Te rriturit, ne nxitim e siper , o kishin harruar o s`kishin mundur te lokalizonin vajzen e vogel e ta nzirrnin edhe ate mbi uje.
    Anijet e Coast Guards kane gjithnje sherbime palombaresh ne bord. Ose te pakten anija qe u pergjigj ate dite e kishte ate. Por po ate vit, qeveria federale kish aprovuar nje ligj/ rregullore, e cila precizonte se ne rastet e aksidenteve te kesaj natyre ne det, ku lindete nevoja per te perdorur palombaret, keta te fundit duhej te zhyteshin dy veta ne te njejten kohe, ne cift, dhe jo me ne tek, sic kishte qene deri atehere. Palombari i Coast Guard ishte aty, vetem pak metra nga jahti i permbysur. Ishte e qarte se nje femije ishte nen uje. Pak a shume dihesh se ku mund te kerkohesh per te, dhe perpjekja per ta shpetuar ate nuk ishte e pamundur. Madje edhe me zhytje te lire, e jo me me paisjet me te mira te kohes. Por nuk mund ta bente dot, pavaresisht se praktikisht i kishte te gjita mundesite. Ligja nuk e lejonte.
    Si perfundim u prit deri sa palombari i dyte mberriti ne vend. Kur ata me se fundi u zhyten nen uje, kjo mbas nje a dy oresh, femija i gjet e mbytur. Simbas analizave te aksidentin ajo kish vdekur pas nje fare kohe mbas permbysjes se jahtit.
    Kur e kam lexuar pershkrimin e gjithe kesaj ngjarje, mbaj mend valet e nxehta te inatit qe me skuqnin deri dhe majat e flokeve. Per mendimin tim, edhe se pse ligja thoshte ndryshe, duhej te ishte bere e pamundura per ta shpetuar 9 vjecaren.E gjithe zgjidhja do kish qene aq e thjeshte. Mjafton te ishe notar i mire dhe zhytes i mire. Por jo. Ligja nuk e lejonte.

    Mbas kesaj ngjarje, ka pasur raste te tjera kur kam pare se shpesh vendimet e marra, bazuar ne ligjin ne fuqi, shkonin aq ndesh me logjiken time prej shqiptari. Perplasja e vetvetes me kete realitet, ne te cilin jeta ta ka sjelle te jesh pjese, nuk eshte as e vogel, as e lehte dhe as meskine. Ne fund te fundit shkon aq ndesh me ate c’ka jemi rritur e mesuar,ne base te se ciles, cdo gje qe ka te beje me ligjen eshte per tu pasur frike dhe jo per tu respektuar. Por duke qene se frika eshte nje faktor me pushtet me te kufizuar se sa respekti, persakohe qe dalim jashte “territorit” te tij (frikes), ne posesim te mundesive te plota, neve, shqiptaret, e kemi shume kollaj te mos ti bindemi ligjit. Kur kjo prerogative pastaj ushtrohet nga nje shumice absolute, atehere resultatet jane ato qe jane, pasojat e te cilave i dime, i vuajme dhe ankohemi te gjithe.

    Por ky lloj raporti i shoqerise me ligjin, ky lloj dyzimi midis subjektivitetit logjik te njerezve dhe ftohtesise , ne raste e kushte te dhena, alogjike, te ligjeve, eshte nje dileme goxha e vjeter. Greket e lashte, se pari, jane marre gjeresisht me te.
    Ne Historine e Thucididit eshte nje rast ku pershkruhet ne menyre konkrete se kush eshte raporti i shoqerise me ligjet e saj. Ne librin e trete, qe fillon me “Debatin mbi Mitilene”, nje nga ligj-venesit, Kleoni, thote se nuk ka gje me te keqe se sa te marresh nje vendim ( ligj) dhe mos ta zbatosh, dhe se nje qytet eshte me mire te kete ligje te keqia por qe zbatohen nga te gjithe, per aq kohe sa keto qendrojne te pandryshuara, se sa ligje te mira qe u nenshtrohen cdo lloj ndryshimi simbas qefit te qytetareve…, te cilet perfundojne skllever te cdo paradoksi qe u del perballe.

    Nen kete prizem, une mendoj se ka nje konsistence te vazhdueshme ne temat e kesaj natyre, te zhvilluara nga Xhaxhai, me te cilen nuk mundet vecse te biesh dakort. Puna do menduar e bere ne baze te ligjit, me ligjin dhe per ligjin, pavaresisht nese ai na sheh apo jo. Cdo hap jashte saj do konsideruar ilegale, s`duhet pranuar dhe do hedhur poshte, sado benefike ky hap te jete per shoqerine, per personin juridik, per frymen e kohes, momentin apo variacione te tjera te kesaj natyre. Pervoja e ka provuar se e keqja s`lahet me te keqe.

  14. Po pse o J. pse nuk e shoh te kuptimte dallimin mes Berishes dhe Rames ? Nje gje me pelqeu nga Lubonja tek ato filmimet, kur tha se Berisha ka rene njehere nga kali, kurse ky tjetri s’ka rene akoma, ky eshte me keq.
    Kjo eshte patjeter e diskutueshme, po Berisha eshte ujk i plakur, po i bien dhembet, ky tjetri eshte ujk me dhembet te mprehte.

    1. Ore, se kam dashur me kohë të ta them… a bëjmë një pakt burrash ne të dy? E thuaj ça të duash më pas, s’të replikoj më.
      Kur të ketë ikur i vjetri, në mos nga politika, me të shumtët. Se ai më shumë se ne nuk do rrojë… I bëjmë një analizë pastaj, pas vitesh e vitesh, kush do ketë “bërë më keq”.

      Sipas rezultatit pastaj, që do dalë nga bilanci, e bëjmë kështu ne: Ose do më pështysh po më pe, ose do të pështyj.

      Si thu, je dakord?

    2. Të mos harroj:

      “””Kjo eshte patjeter e diskutueshme, po Berisha eshte ujk i plakur, po i bien dhembet, ky tjetri eshte ujk me dhembet te mprehte.””””

      Ta kam thënë, argumenti i gruas fatkeqe. E di si e rref burri. Ia di tarbjatet. Si e shan, e kur e shan, e kur e kap me dhunë.

      Nisesh nga premisa dhe pozicioni i viktimës. Ke rënë në paqe në rolin e viktimës. Tashmë e di që je viktimë e nuk mund të ndryshojë kjo gjë. E di që do të rrafin, e di që do dhunohesh, të ngelet të zgjedhësh dhunuesin. Cili do jetë? Cili do më dhunojë, do mi grisë të mbathurat sot?

      Të bindësh një popull që është viktimë, ËSHTË KRIM. Nacionalist bytha jote demek…

  15. ”’ta kam thënë, argumenti i gruas fatkeqe. E di si e rref burri. Ia di tarbjatet. Si e shan, e kur e shan, e kur e kap me dhunë.

    Nisesh nga premisa dhe pozicioni i viktimës. Ke rënë në paqe në rolin e viktimës. Tashmë e di që je viktimë e nuk mund të ndryshojë kjo gjë. E di që do të rrafin, e di që do dhunohesh, të ngelet të zgjedhësh dhunuesin. Cili do jetë? Cili do më dhunojë, do mi grisë të mbathurat sot?

    Të bindësh një popull që është viktimë, ËSHTË KRIM. Nacionalist bytha jote demek… ””

    J. mire me Berishen po me mua ç’te zuri, as kam vrare, as kam prere kend ?
    Nuk e sheh qe tek ti flet urrejtja per Berishen e jo vetem, por edhe per kedo qe pranon legjitimitetin e pushtetit te tij.

    Kur me mban mend ti mua, te kem pasur mendim ndryshe nga i tanishmi per Berishen dhe Ramen ?
    Kam rene rehat daku, nuk me prishet me gjiza per politiken e brendshme prej kohesh.

    Do mund te ndryshoje ndonje gje ? Kur te me jete zbardhur mjekra, eh edhe ben vaki, po atehere do jene bijte a nipçet e brezit tone e meqe jemi brez muti, pasi kemi nxjerre figura si Veliaj e Bogdani, edhe ata nese s’do jene mut, do jene kak’.

    Nuk e kupton ti daku, se Mjafti dogji nje brez te tere, perfituan ca çuna e goca Tirone, qe sot kakarisin e na japin mend, pasi ia çuan brezit besueshmerine ne zero, zero absolute.

    Cfare ndryshimi pret ti, nga kush, nga ai tyryryja, pse me ekzibicioniste do behet Shqiperia ? Ohu, gjerat ne vije i sjell nje dore e forte, qe ve trekembeshin ne sheshin Skenderbej, rri nja 5 vjet dhe e ben si Cincinati, kthehet ne katund e punon token. Po per fat te keq s’eshte as koha e Cincinatit dhe as populli i Cincinatit, prandaj bjer ne paqe; ta kam thene, do heqim, s’kemi ça bejme .

    Ti do qe te shaj Berishen, po ja e shava deri ne brezin e shtate, ça fitova, ça u fitua ? Tani u shtua edhe i 2 milionti e pastaj, ça ndryshon, asnje mut. A po te ishte Berisha pushtues, aty jam dakort me ty, po Berishe per Rame ? Jo mor xhan, çberi gomari, çberi mushka.

    A me sjell dot nje alternative te hajrit ndaj Berishes ?

    p.s mbaje veten, mos e dh.t muhabetin

  16. Vend mizerabel, me politikane mizerabel, shpresa se mund te behet ai vend ka vdekur.
    Sad but true.

  17. Ja dhe nja dy komente domethenese tek dy artikuj opinion-i te gazetes Mapo ne lidhje me qendrimin e deritanishem te Prokurorise:

    “Si mund t’i besohet një organi të tillë akuze, që çdo gjashtë muaj sjell nga një të huaj për të dhënë verdikte, ngaqë nuk tejkalon dot tmerrin nga politika?”

    – Arjan Vasjari

    _____

    “Prokuroria nuk ka bërë asgjë të shënueshme për të dalë mbi kokën e bukur të shefes së saj.”

    – Alfred Lela

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin