SHAH: MATÇI BOTËROR

Sot ka filluar, në Sofje të Bullgarisë, matçi për titullin kampion bote në shah midis kampionit të tanishëm, indianit Vishi Anand, dhe sfidantit, bullgarit Veselin Topalov.

Lojërat mund të ndiqen drejtpërdrejt në këto sajte:

chess.com dhe

anand-topalov.com

Ndërkohë që kalendari i lojërave gjendet këtu.

Sfidanti Topalov, që kishte gurët e bardhë, e fitoi lojën e parë relativisht lehtë, duke sakrifikuar një kalë në lëvizjen 24, çka i lejoi të zhvillonte një sulm standard që rrallëherë shihet në ballafaqime të këtij niveli.

Ja gjendja në fushë pas lëvizjes 24. K:f6 të Topalovit:

Ndërsa diagrami më poshtë i referohet gjendjes në fushë një lëvizje para se kampioni në fuqi, Anand, të dorëzohej (Topalov-i sapo ka çuar filin në b5):

Nuk ka komente

  1. Lojën e dytë të matçit e fitoi kampioni në fuqi, Anand, që luante me gurët e bardhë.

    Pozicioni para se sfidanti Topalov të dorëzohej:
    Loja 2

    Rezultati pas ditës së dytë është barazim – 1:1.

    Të interesuarit mund t’i ndjekin lojërat drejtpërdrejt në:

    http://www.anand-topalov.com/en/live.html

    dhe të lexojnë komentet dora-dorës në Chessbase:

    http://www.chessbase.com/

    Nesër do të jetë ditë pushimi; matçi rifillon të martën, me lojën e tretë, në orën 8:00 AM (2:00 PM në Tiranë).

  2. Ne fakt nuk eshte ai pozicioni final i ndeshjes se pare. Behet edhe nje levizje nga te dy palet para se Anand te dorezohet. Levizja e fundit e Anand, me te zinjte, eshte mbreteresha ha ne e4. Levizje se ciles Topalov i pergjigjet duke ngrene me torren e c7-es filin ne c8 me shah. Pas kesaj levizje Anand dorezohet, pasi po ta marre torren ne c8 me mbret, atehere Topalov i jep shah me mbretereshe ne c1, gje qe po te mbulohet me kal ne c6, atehere fili i bardhe c6, nderrohen mbretereshat, bie torra dhe eshte loje e vdekur, ndersa po te shmange mbretin eshte mat ne dy levizje. Ndersa po te marre torren ne c8 me torre dhe jo me mbret, atehere shah me torre ne d7 dhe i ziu humbet mbretereshen duke mos llogaritur qe nuk ka dale nga rreziku i matit.

    Ajo qe po me terheq, jo se ofron ndonje shprese shume me te madhe, eshte qe ne vend se i ziu te marre ushtarin ne e4, te marre torren ne c7 me mbretereshe. Do nderronte nje mbretereshe dhe oficerin per dy torra, nese i bardhi do e pranonte nderrimin. Megjithate kjo vetem sa do shtonte agonine, pasi dy ushtaret ne e4 dhe f5 do avanconin pa mundur te permbahen vetem prej nje, apo edhe dy torrave te lira. Nese i bardhi nuk e pranon nderrimin, dhe pasi i ziu te mbrohet nga shahu me mbretereshe ne d4 duke u mbuluar me fil ne d7, te marri filin me fil dhe jo me torre, atehere te ziut i hapet shprese per te mbajtur te bardhin me shah deri sa ta zere mat.

    1. Që ai nuk është pozicioni final, e pata sqaruar edhe unë më lart.
      Po ashtu, versioni yt për të marrë me damë torrën në c7 përfundon menjëherë me mat: 29…D:c7 30.D:d4+ Fd7 31.T:d7+ (fund). Njëlloj përfundon me mat edhe varianti 29… D:b5 30. D:d4+ Me8 31. D:f6 etj.
      Një analizë të mirë të lojës e gjen këtu:
      http://www.chessbase.com/news/2010/sofia/games/pein01.htm

  3. Ke te drejte. 31…Mc8 32.T:c7+ M:c7 33.Dd7+ Nuk e di pse po mendoja 33.Df5+ Md8 dhe shtyheshin ushtaret pastaj.

  4. Per ndeshjen e trete:

    Mundesi per te mos luajtur per barazim e jo me agresivitetin e propozuar nga Kasparovi i ziu i kishte ne levizjen e 25. Duke luajtur ate levizje qe beri pese levizje me vone.

    25… e5 per te vazhduar: Td4 ose Td6 ose Fg8, Tcd7
    Kjo levizje sepse 1) finalet me fila fitohen me ushtare te vendosur ne kuadrate me ngjyre te kundert nga fili, 2) sulmohej Fili ne e3, 3) mundesite e mepasme te kembimit te torave me duken se i kam ne favor 4) ekziston mundesia per te kontrolluar vijen e Xhafes – me kete te fundit po tregoj edhe se s’kam rremuar neper internet per planin tim.

    Nese sipas Sofias do te kishim 26.c6! do vazhdonte po 26…Td6 27. cxb7 Txb7 28.Tc3 Fg8 qe besoj del i njejti pozicion, por i ziu ka ecur nje levizje me pare e mund te sulmoje me tore ne b2.

    ndonje tabele a mendim…

    1. Loja e sotme përfundoi në remí pa shumë dramë; për të mos e rënduar blogun, do të ilustroj vetëm lojërat me fitore.

  5. Fitore e shkëlqyer e kampionit Anand, në ndeshjen e sotme.

    Diagrami më poshtë tregon gjendjen në fushë pas lëvizjes 22, dhe para sakrificës vendimtare të kalit të bardhë në h6:

    Ja edhe rezultati i kësaj sakrifice, pas pak lëvizjesh, kur i bardhi sapo ka dhënë shah në f7+:

    Më në fund, momenti kur sfidanti u dorëzua, pasi Anand lëvizi torrën në e7:

    Siç vëren komentatori i Chess Network Shipov, nëse i ziu tani vendos të mbrohet nga mati duke çuar torrën në f7, sakrifica 33. Tc8+ i jep menjëherë fund lojës.

    1. Sepse duhet ndaluar me patjeter 27…Dg6+

      Gabimin me te madh i ziu e beri kur nuk ruajti superioritetin me ushtaret, por i beri pale.

      1. 28.Dg6 ndalohet edhe me 27…Df7 duke bllokuar ushtarin ne f6 te avancoje dhe duke mbrojtur njekohesisht edhe ushtarin e vet ne e6. Fili ka vendin e vet natyral ne d5. 27…Fd5 28.Dg6+ nuk ben asgje.

        1. Lulian, me sa kuptoj unë, ti sugjeron që në pozicionin e mëposhtëm:

          i ziu të lëvizë 27… Fd5.

          Sipas komentatorit Dennis Monokroussos, kjo lëvizje do të çonte në kombinacionin 28.Dg6+ Kh8 29.Tc4! F:c4 30.Td4! D:d4 31.Dg7# (mat me katër lëvizje).

          Sa për 27… Df7, kjo nuk vlen, ngaqë 28.Dg5+ pastaj 29.Tc4 dhe në fund 30.Th4.

            1. Në lidhje me 27… Fd5, Malcolm Pein tani sugjeron:
              27…Fd5 28.Dg6+ Mh8 29.Tc4! F:c4 30.Td4! Dh7 31.Th4 Tf7 32.T:h7+ T:h7 33.De8 mat.

  6. Pas disa barazimesh, më në fund sfidanti Topalov arriti të fitojë lojën e 8-të të match-it, kundër kampionit në fuqi Anand.

    Deri në lëvizjen 54, dukej sikur Topalovi, që luante me të bardhat, nuk do të arrinte ta shfrytëzonte avantazhin e lehtë prej një ushtari, në një finale me fila të kundërt.

    Befas, në pozicionin e mëposhtëm:

    Kampioni në fuqi gaboi, duke luajtur 54… Bc6. Në fakt, të gjithë komentatorët vunë në dukje se fili duhej çuar në një kuti të tillë, ku të kishte gjithnjë mundësi t’i dilte në mbrojtje ushtarit në h7, në rast nevoje (meqë mbreti i zi nuk mund të mbrojë njëkohësisht ushtarët në h7 dhe e6). Mirëpo fili në c6 nuk mund të shkojë në e4, për shkak se Topalovi ende e ka ushtarin në f3.

    Për shkak të këtij gabimi relativisht elementar, Anandi, që luante me të zezat, u dorëzua në pozicionin më poshtë, pas vetëm dy lëvizjesh:

    Pasi Topalov kishte luajtur 56. g4.

    Sipas Susan Polgar, një vazhdim i mundshëm do të ishte 56. … Fe8 57. g5 Fc6 58. Fg7 Fe8 59. f4 Fd7 60. g6 h:g6 61. K:g6 ku i bardhi ka epërsi të mjaftueshme për të fituar.

    Pas tetë lojërash, rezultati i match-it është 4:4.

  7. Topalov shpresa te fitoje ndeshjen e nente, duke u luajtur, me te zinjte.

    1. Barazim i veshtire nga te dy palet. Loja me e bukur deri tashti, per mua.

  8. Ndeshja e nente ishte e para qe e ndoqa direkt per disa ore qe mbas hapjes deri ne levizjen e parafundit – se me duhej te ikja.
    Disa vezhgime:
    Topalovi e trajtoi damen jo si mbretereshe por si grua presidenti, mbyllur ne qoshe, honorifike por pozicionale.
    Anandi arriti vetem sa ta lere te shkoje damen e vet; Taj Mahali do vazhdoje te jete vetmitar.
    Topalovi, po me duket si mjeshter i ftohte finalesh, qe ua di fundin e as qe preket, as e can koken e as i humb minutat per levizjet e radhes.
    Anandi ndryshe, mbase ngaqe eshte titullar, ndjehet se duhet te gjeje te pagjendshmen, e humbet shume kohe – te cilen mos kishin qene levizjet perseritese zor se e fitonte ndryshe. Kush e ka pergatitur kampionin, do ta kete patur te veshtire ta binde se koha ne loje nuk eshte eternale, por nuk ka arritur ti kunderpergjigjet kur kampioni mund te jete shprehur mbi fraktalet e eternales.
    Topalovi studion lojen, skeme me skeme, apo sipas studimit fotografik.
    Anandi studion lojen ne vazhdimesi, apo sipas shfaqejes se filmit.
    Keto gjera bejne qe, Topalovi ta perballoje me sukses Anandin, qe, ne mungese kohe, thujase cejtnot, te beje gabime e te humbe.
    Te dy jane njelloj kokeforte e te vendosur, askush nuk luajti per remi edhe pse paten mundesi. Kujtoj si te papritur per mua nga Anandi shtyrjen e ushtarit te h, ndersa si te pritshme (te pakten qe kur zhvendosi mbretin) shtyrjen ec e ec te a dhe b nga Topalovi.
    Iniciativa edhe befasia jane me Anandin por te pamjaftueshme per te fituar, sepse sapo loja hyn ne finalen klasike, mund te vesh re se sa pozicional ka qene Topalovi me kohe.
    Anandi eshte kampion, sfidanti Topalov fitoi respektin tim.

    p.s. ndersa Shipov komentatorit i pelqejne ekzagjerimet per variante qe dihet se s’ka per ti ndjekur njeri.

    1. Edhe unë ndenja e pashë krejt ndeshjen, me shpresë se do të fitonte Anandi, por në fund nuk mund veçse ta admiroja këmbënguljen e Topalovit. Në fakt, Anandi nuk e meriton më të jetë kampion bote, sepse duket sikur i ka ikur dëshira për të fituar.

      Nga ç’pashë në komentet e Polgar dhe të Monokroussos, Anandi gaboi së paku dy herë në momente kritike, duke mos gjetur lëvizjen që do t’i siguronte fitoren. Sa për sfidantin, ky doli i humbur që nga hapja, por rezistoi me thonj e me dhëmbë, derisa e siguroi barazimin.

      Kështu, në pozicionin e mëposhtëm

      Anandi luajti 62.Tc5+, në një kohë që shumë komentatorë ishin të mendimit se 62.Tdd7 do të ishte e mjaftueshme për t’i siguruar fitoren.

      1. Kete 62.Tdd7 e pashe ne komentet e dy Mjeshtrave te Medhenj e njelloj vazhdohej 62…a3. Kurioz te di pse jo 62…Dc2.

        1. Me sa kuptoj unë, ideja e 62.Tdd7 është që, pasi i bardhi të largojë mbretin nga shahu radiografik i damës në horizontalen e dytë, të eksplorojë mundësitë e menjëhershme për ta zënë mat të ziun me dy torret (p.sh. duke luajtur Ta7 ose Tdf7, sipas pozicionit), ndoshta edhe duke aktivizuar kalin (Kc4, me idenë Kb6+) – dhe pavarësisht nëse i ziu ndërkohë mund të gradojë ndonjë prej ushtarëve. E gjithë kjo varet nga sa mundësi ka dama e zezë për të dhënë shah të përsëritur, pasi i bardhi të luajë 63.Mg3 ose 63.Mh3. Variacionet për shah të përhershëm nga i ziu nuk i kam parë, kërkojnë kohë. Pas 62… Dc2, i bardhi gjithnjë mund të vazhdojë me planin për ta nxjerrë mbretin nga horizontalja e dytë (p.sh. Mg3).

  9. Veshtire te zesh mat mbretin me dy torre kur mbrohet nga dama. Dalja e dames ne loje dhe dhenia shah, duhet patjeter por jo te perseritur, mbase deri ku te fitohet nje temp e te shtyhet nje ushtar, e te riperseritet; nderkohe sipas mundesise te pozicionohet kunder katroreve qe torrat do japin shah ne horizontalen 8. Nese i bardhi mbyllet me torrat nuk ka shah te perseritur, por cu pa puna. Largimi i kalit mbas dames ne loje nuk eshte me i lehte, kete e veshtireson afersia e njeres torre me mbretin dhe ndrimi i dames per dy torret ne rastin me te pare.
    Sikur te nisesh e ti thjeshtosh te gjitha, te lesh mbreterit me ushtarin perseri ekziston mundesia e patit.
    Susana thote se Tdd7 zor se shihet. E kush se ka pare? Anandi. E kush ja ka lejuar? Topalovi.
    Edhe Susana shkon sipas a3. Dreq o pune thashe, e rremova neper internet te shihja pse. Me sa duket komentatoret e luajne lojen me Fritz apo Fritz 12, dhe Giri Mjeshtri i Madh me i sinqerte, vertet qe thote Tdd7, por shton se une nuk e shoh dot fitoren por i besoj Fritz-it.
    Keshtu, me kete ane e shova kureshtjen. Por ndersa bera dhjetra variante (me nje program jo aq te forte por qe ja ktheja levizjet e gabuara,) i bardhi nuk fitonte. Dalja e dames e rrit ndjeshem numrin e kombinacioneve e veshtiresine e ndjekjes. Mbase nga e hena e ndjek serish e mbase gjej edhe ndonje program falas me te forte.
    Sepse per pse jo 62…Dc2 mbetem kurioz.

  10. “pse jo 62…Dc2 mbetem kurioz.”

    Sepse e ke mbretin ne te njejten vije me mbretereshen. Tgg4 e ben te pavlefshem ate pozicion menjehere.

  11. Nga libri “600 finale” te Mjeshtrit te Madh hungarez Lajos Portisch po u sjell dy pozicione qe perkojne me keto te lojes se 9 nese finalja ecen drejt kembimit te dy ushtareve me kalin.
    Finalja 509:
    I bardhi: Md7, Td6, Tej, c6
    I ziu: Ma7 Db5
    fillon i bardhi dhe remi

    Finalja 510:
    I bardhi: Mc4, Te2, Te5, c3
    I ziu: Mc6, Dh8
    fillon i ziu dhe remi

    Per pozicionin e pare duhen 11 levizje, per te dytin 25 levizje te mira. Si per ushtaret e c-se ashtu per ate te f-se ne pozicionin tone eshte njelloj.
    Arrihet pozicioni, kur dy torret jane ne vijen e Xhafes mbreterit ne horizontalen 8, e dama jep shah.
    Nje tjeter mundesi qe i ziu ka eshte pozicioni i patit qe siguron mbreti ne a7, apo h7 ne rastin tone, nese i bardhi del dame, dama e zeze i qepet mbretit mbretit te bardhe me shah, shah…
    Mendoj se ne finalet qe pasojne mbas te 510-s duhet te kete dhe te tilla qe ti pershtaten konfigurimit te finales ne lojen e nente, por per fat te keq, nje dore, 30 vjet te shkuara, ka arritur te kopjoje deri tek finalja e 521, qe eshte torre e kale kunder dames, te dy palet me shume ushtare.

    Sa me siper eshte nje arsye me shume per te mos besuar se i bardhi fitonte aq lehte sa c’thuhet.

  12. Kampioni në fuqi, indiani Anand, fitoi ndeshjen e fundit të matchit kundër bullgarit Topalov dhe e ruajti titullin.

    Loja u shtjellua relativisht qetë deri në lëvizjen 29, kur i ziu (Anand) shtyu ushtarin në e5:

    Me përgjigjen ndaj këtij provokimi të lehtë, sfidanti bullgar u duk se e nënvlerësoi rrezikun e ekspozimit të mbretit të vet ndaj figurave të kundërshtarit dhe lejoi disa shkëmbime në qendër. Vetëm 10 lëvizje më pas, duke treguar teknikë të përsosur, Anandi e mbërtheu mbretin e Topalovit pas litarëve të ringut (në pozicionin më poshtë, i bardhi sapo ka çuar mbretin në h3).

    Ja edhe pozicioni kur i bardhi më në fund u dorëzua:

    Fitore e merituar për indianin, i cili megjithatë nuk luajti dhe aq mirë gjatë match-it. Topalovi tregoi këmbëngulje të admirueshme dhe përgatitje enciklopedike (kompjuterike) në hapjet, por kaq nuk mjaftuan, kundër teknikës eprore të Anand-it.

  13. Ndersa ne Shqiperi ka mbaruar Kampionati i 66 i shahut, ku kampion eshte shpallur Lorenc Rama, dhe Federata Shqiptare e Shahut (faqja e te ciles ka skaduar) i ka nisur FIDE-s emrat e ekipit tone perfaqsues per Olimpiaden e 39 Boterore qe do te zhvillohet nga 19 shtatori deri me 4 tetor ne Rusi.
    Shpresoj qe Olimpiaden ta ndjekim ne PtF.

  14. A po e ndjek njeri Olimpiadën Botërore të Shahut në Rusi?
    Shqipëria ka arritur ca fitore të rëndësishme dhe, po qe se tavolina 4 – me Boshkun – të ishte më rezultative, do të kishte arritur një barazim të bujshëm me katërshen nga Greqia.
    Gjithsesi, Dritan Mehmeti po paraqitet në nivel shumë të lartë.
    Ndeshjen e turit 11 Shqipëria e ka me ekipin e IBCA-së (shahistë me të meta pamore, etj). Shqipëria ka katër fitore, dy barazime dhe katër humbje dhe zë vendin e 71, ose tre vende më poshtë se renditja e kaluar. IBCA ka pesë fitore dhe pesë humbje, dhe zë vendin e 83. Të shpresojmë.

  15. Fitojra e bujshme e Dritan Mehmetit, Mjeshtër Ndërkombëtar, 2145, ndaj Mjeshtrit të Madh Grek Ioannis Papaioannou, 2622, gjindet këtu.

    http://www.chessgames.com/perl/chessgame?gid=1596089

    Mehmeti realizon një avantazh të rëndësishëm në krahun e djathtë pas një hapjeje aspak tradicionale dhe këmbimit të figurave. Mjeshtri i madh grek dorëzohet pas humbjes së ushtarit në a3, duke i dhënë të bardhit një tjetër ushtar të lirë në krahun e majtë.

  16. Sapo e pashe kete website dhe me vjen mire qe paska 1 vend ne internet ku mund te na jepet mundesia te diskutojme per shahun me bashkatdhetare te tjere sidomos per ne qe jetojme jashte. Thjesht deshiroja te shkruaja se me pelqyen shume lojrat e Mehmetit. Me te vertete mu duken rezultate shume pozitive ato te tijat. Pak i zhgenjyer nga mospjesmarja e Dervishit pasi ai eshte edhe GM i vetem shqiptar mesa di une. Megjithate per permasat tona si shtet mendoj se Shqiperia u perfaqesua dinjitoze. Nqs keni deshire une luaj shah ne adresen: chess.com me emrin Give1Take2. Aty ka edhe nje grup shqiptaresh te tjere qe lozin dhe kemi formuar edhe 1 grup ku zhvillojme ndeshje me shume shtete te tjera. Nqs nuk e perdorni akoma kete website une ju ftoj te beheni antar. Gjithe te mirat edhe pergezime kujtdo qe e ka hapur kete website.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin