Edhe pse po ta shohësh hollë, brenda ka një lugë të vogël vuajërizmi, natyrisht me lejen e dikujt që ka qejf ta kundrojnë të tjerët, ka qenë një kohë kur kujtimet e shkruara të personave të ndryshëm, që për një arsye a një tjetër kishin qenë afër ngjarjesh interesante, më tërhiqnin së tepërmi. Madje mund të them se më ndihmonte të kuptoja botën shumë më mirë se sa nga librat magjistralë të historisë, tekstet zyrtare që flisnin për të njëjtat ngjarje.
Më kujtohet kur lexoja disa kujtime të Maksim Gorkit, ehh, ç’ ti bësh kohës,pra duke lexuar disa kujtime të Gorkit për Leninin, mësova diçka që më ndihmoi të heq nga koka time e turbulluar çdo iluzion edhe për atë ikonë të Revolucionit.
Në thelb kujtimi duhet të ketë qenë i parëndësishëm për të tjerët deri sa e lanë të botohej në vitet më të errta të Shqipërisë komuniste. Shkurt, në to Gorki fliste për ditët e para të pasrevolucionit dhe shprehte shqetësimin e tij kur dëgjonte se poetë të mëdhenj si Aleksandër Blloku, artistë, balerinë, këngëtarë operash, piktorë, shpikës e shkencëtarë të shquar ishin arrestuar për arsye krejt të errëta dhe rrezikonin të shpoheshin nga plumbat e Gardistëve të kuq. Gorki thotë se sapo dëgjonte për arrestime të tilla, ai shkonte drejt e te zyra e Leninit të ankohej, dhe ky i jepte një copë letër. Me të në dorë ai fluturonte te Komisariati i Popullit, që mbulonte policinë dhe nxirrte nga burgu ndonjë nga krenaritë e Rusisë së kohës.
Shkrimtari i madh M. Gorki, dhe mos harroni se ishte mjaft i njohur e i përkthyer në Evropë edhe para Nënës, thotë se Lenini asnjëherë nuk ia ktheu mbrapsh kërkesën, por gjithsesi, i kishte mbetur në mendje se një ditë ai ishte shprehur: nuk e kuptoj pse merresh me këto plehra !
Kështu, kjo frazë e vogël, në vitet 80 mua më ndihmoi të mbush atë ndarjen Lenin Stalin, pra Stalini i keq dhe Lenini i mirë! Po binin iluzionet e fundit për natyrën humane të komunizmit, për të ardhmen e tij. Stalinizmi ishte vetëm vazhdim i leninizmit, por natyrisht, tani jo në atë kuptim që na mësonin tekstet zyrtare.
Po i lejoj vetes të jap edhe një shembull tjetër, këtë radhë me Bonapartin .Është fjala për një frazë të Konstantit, shërbëtorit të tij të dhomës, valet de chambre (për xhaxhain që i është futur gjuhës së frëngut:-)), që ka të bëjë me opinionin që kishte Bonaparti për letërsinë artistike, poetët e shkrimtarët në veçanti.
Natyrisht edhe unë sikundër ju isha ushqyer me legjendën e pasionit dhe mprehtësisë së perandorit francez për autorë të ndryshëm, për vizitat dhe komplimentet e tij, kur i takonte në sallonet a pritjet që jepte për ta Zhozefina (jo Topalli).
Por ja, tregon Konstanti, një ditë isha bashke me dy nga rojet e tij, isha duke pritur në paradhomën e zyrës, që perandori kishte ne Malmaison. Nëri nga rojet e tij, që të mos mërzitej, kishte marrë një roman në dorë dhe po e lexonte. Atë çast, perandori zbret nga dhoma dhe po hynte në zyrë. Ne u ngritëm dhe duke na përshëndetur atij i zunë sytë romanin që po lexonte roja në fjalë. E mori në dorë, e rrotulloi të shohë kopertinën dhe ia ktheu duke i thënë. Hiqni dorë nga leximi i këtyre marrëzirave letrare, lexoni libra historikë!
Le të hidhet përpjetë Max Galo me shokë, megjithë respektin që kam, le të ngrenë në qiell vizionet letrare të Napolonit. Mua më mjafton kjo frazë e vogël e Konstantit besnik.
E gjithë kjo hyrje qe për theksuar rëndësinë që ka e do të kishte letërsia kujtimore edhe në famullinë tonë. E vërteta është se tradita në këtë fushë është e mirë. Nuk e kam fjalën thjesht për relacionet e disa priftërinjve katolikë, në të dalë të Mesjetës, që edhe ato duhen parë si të tillë, as për fondin e letrave të De Radës, por në mënyrë magjistrale është Eqrem bej Vlora ai që na jep një shëmbëll të shkëlqyer për të kuptuar kohën e tij, e mbi të gjitha jetën shoqërore, për të cilën kemi trashëguar vetëm shkretëtirë.
Edhe figura të tjera të njohura të emigracionit politik, që u larguan nga vendi në përfundim të L2B, janë më të vërtetë një fond i artë i letërsisë kujtimore, sikundër edhe mjaft ët tjerë që jetuan pranë familjes mbretërore në mërgim.
Ngërçi fillon me kujtimet e personave që ishin pranë Enver Hoxhës për dekada të tëra. Asgjë e vlefshme për të kuptuar më mirë e më thellë, për të parë së brendëshme, natyrën e diktatorit. Si për të thënë se njerëzit që ai merrte pranë vetes ishin thjesht memurë, të programuar të zbatonin urdhrat.
Ndokush që ka shkruar, përgjithsisht ish kuadro komunistë të dënuar, shprehen me aq urrejtje sa bëhen të pabesueshëm edhe kur kanë të drejtë. Duket se po të mos ishin cënuar, ata nuk do të shkruanin ashtu. Por unë nuk e kam fjalën për këtë lloj letërsie. Të tjerë thonë gjëra thjesht të pabesueshme, ndërkohë që kam mjaft mirkuptim për natyrën e kujtimeve të kundërshtarve të tij politikë të gjithëhershëm, të të burgosurve politikë.
Pak intelektualë, që ishin pranë Institutit të Marksizmit nuk kanë as guxim qytetar e as ndërgjegje intelektuale të shkruajnë për të vërtetën e veprave të tij shumëvëllimëshe, për hartimin e të cilave kanë ndihmuar edhe ata vetë.
Thua më intelektual dhe i vetëdijshëm në indin e tij historik ishte shërbëtori i Napolonit se kuadrot e Institutit të Marksizmit dhe anëtarët e Byrosë Politike? Mbase.
Dhe një komb i tërë detyrohet ta shohë atë, xhelatin e tij, ende sipas kujtimeve të sa shoqes, Nexhmijes, ndihmëses më të afërt në punët e këqija që bënte.
Por fatalisht, është shënimi në një letër, ai që do të nxjerrë në pah më mirë se gjithçka natyrën e tij të frikshme. E kam fjalën për atë letrën që familjarët e një prej shokëve të tij të rinisë i kishin dërguar për ta falur, nga burgu ku ai vetë e kishin kallur dhe mbase e kishte harruar.
Dhe në anë të saj ai shkruan : të torturohet para se të pushkatohet !
“Pak intelektualë, që ishin pranë Institutit të Marksizmit nuk kanë as guxim qytetar e as ndërgjegje intelektuale të shkruajnë për të vërtetën e veprave të tij shumëvëllimëshe, për hartimin e të cilave kanë ndihmuar edhe ata vetë. ”
Ne nje prej njezet e pese deklarimeve te fundit te Ismail Kadarese gjate muajve te fundit, ishte edeh nje permbi marredheniet e Tij me Arshi Pipen dhe Martin Camajn.
Ndersa per etnografine e sherrit ndergjirokastrit me Pipen (te cilin Kadareja, ne pararoje te tradites se sotme turko-greko-serbizimit te shqiptareve “te ndryshem, e emrtoi Pipic) nuk patem ndonje ndricim te metejme, interesante eshte te verejme se per helmimin e marrdhenies me Camajn, Kadare fajeson “nja dy” personazhe enigmatike nga Tirana, emisare te sistemit komunist agonik, emrat e te cileve per momentin nuk na i ben me dije, (deri ne castin qe ndonje ventrilok do hape gojen per t’i felliqur, si u felliq gjirokastriti Karagjozi, ish-ambasadori i yne prane Suedise, i cili paskesh nderhyre ne komision te Nobelit, qe ky te mos i jepej Kadarese).
Ajo cka me mbeti ne mendje nga kjo aparence nga me te fundit, nga kjo fanepsje mediatike ne castin kritik te botimit te vepres se Arshi Pipes, ishte thirrja e Kadarese afersisht ne keto tone: “neser do te shkruhen biografite e njerezve te njohur, dhe kushedi se cdo deshmohet per ta!”
Eshte tronditese sfida qe hedh shkrimtari.
Hapja e dosjeve orale (ku futet deshmia leniniste e Gorkit apo ajo e robe de chambre-it te Napoeleones), paraqet rrezikshmerine e vet, e cila qendron pikerisht ne natyren teknike te deshmise. Askush nuk mund te vere doren ne zjarr se cfare realisht tha ne dalje e siper Lenini teksa ishte ne te hyre Gorkij (minus plus entropine akustike te pallatit te Dimrit etj) ama mund te veme doren ne zjarr (sipas variantit me te pranueshme te fakteve) per integritetin e Gorkit, per sinqeritetin e idealizmin e tij …dhe ja ku perfituam nje deshmi gati laboratorike mbi personalitetin e Leninit.
Kur vjen rradha per tek rropullite intelektuale te Enverit (po jo vetem te tij:harruat poetet qe shkruan fjalimet e Lenkes dhe Ironish-hekuran Isait?) gostwriters-at ne pension, a e kane valle integritetin e kerkuar qe t’ju besojme ne fjale? nuk do ta vija ujin, jo me doren e majte, ne zjarr. Po sigurisht do ua skedoja deshmine, se ku i dihet, me mire me te se pa gje.
Ekuivalenti i “redaktoreve” te veprave te enverit, gjendet ne variantin e mjekut te shtepise tek figura e Sali Berishes. Per te pasur nje ide te vagullt per tipin e deshmive qe mund te jape ndonje ish-koleg i tij, letrar oborri, le te kujtojme sesi ne emisionin “Opinion” te B.Fevziut, berisha shpjegoi hyrjen e tij ne Partine e Punes si nje akt pro-perendimor, gati pro-NATO. (E keni lexuar drejt) Shpjegon Doktori: pas agresionit sovjetik ne Ceksollovaki, Shqiperia doli nga Traktati i Varshaves, dhe une kete e mora si sinjal te nderrimit te kursit lindor-drejt atij perendimor-te PPSH, dhe nxitova te antaresohem ne te. Por, ah, klika ne pushtet i tradhetoi idealet e mija…
Ne te tjeret qe u shqyem duke bere kerkesa per t’u pranuar ne Parti (me sy perdhe, pranoj …) e dijme se anetaresimi ne Urdherin e Templareve, nuk kishte dinamikat e blerjes se nje bilete te llotosportit (qe i sherbeu ne fakt bingo pas bingoje Doktorit, deri ne majat qe dihen), ama e hodhi burri i botes versionin e tij “oral”, e ec e foli po deshe…
Nuk ke se si te mos nenqeshesh me orvajtjet per te shkruar historine ashtu si duhet. Ata perpiqen, testojne publikun, dhe kur ky reagon, bejne prapaktheu. Nuk kane per ta pasur te lehte, dhe sepse nuk e kane, nuk kemi lexuar kujtimet e te siperpermendurve dhe te plot te tjereve; keta i ruhen bumerangut qe shpesh ju eshte kthyer fytyres. Me sa duket ne vend te tespijeve numerojne deshimtaret e mbetur okulare, ndonje dokument ende te pashkrumbosur, a tjerin holle se kujt mund ti kete treguar aksh njeri te verteten. Me mire ta kalojne ne heshtje dicka se sa te dalin genjeshtare.
Nje nga kujtimet eshte “Me Filipin” e dicka kesisoji i Mitro C. te cilin e ka botuar me pjese para se te behej liber gazeta Shqip. Mitrua shkruante keshtu: “… me sa me kujtohet…” Me gjuhe te tille ky liber nuk ka per ti vlejtur (si shkruhet kjo fjale?) asnje historiani te se nesermes, por deshmoj se ne QTU-ne e Tiranes ishte liber i kerkuar nga masa.
Humori eshte ngjites thone, e mbas leximit te Mitro C. andej nga dhjetori i 2007 me kapi dhe mua per te shkruar kete:
148.
Demokrati që mendon të shkruajë kujtimet
Më së pari duhet të korrigjojë gabimet.
Jeni te lire ta zevendesoni fjalen “demokrati” me cilendo fjale qe deshironi.
c’eshte kjo ” minus plus entropi akustike” ?
Entropia,perdoret per here te pate nga Inxhinieri Julius Clausus.Etimologjia;
Bazen thone e shkruajne qe e ka tek greqishtja e vjeter *τροπη,e cila kupton ‘transformim’.Ndersa sipas siromendjes time;
t*ro*pi/t’rro’bi.Gjurmet e shqipes te vjeter “t’rro bi>te rroj bi.Dialekti Çam,folja bej eshte *bi.Pra,me pak fjale /bej jeten/ ne koceptin e zgjatjes se saj kohore,te pakesimit te energjise deri ne mbarim te saj.
Ne kendmendimin akustik,gjeje vete kuptimin analog.
Tani shkojme pak te ligjet e Clausus;(te na fali xhahxahi per daljen jashte teme,ndersa holle per mua eshte thellim ne teme):
Maksimumi i entropise*t’rro’bish(prape dialekti Çam ka *bish ne vend te *besh),qe i korispondon nje gjendjeje ekulibri te nje sistemi,eshte gjendja ne te cilen energjia ka degraduar plotesisht,dhe nuk eshte më e afte te japi pune.
Pra,entropia tregon drejtimin e jetes.Drejtimi eshte prej bukurise,energjise se re dhe forces drejt lenies se tyre.Nga regulli harmonik i qelizave riprodhuese njerezore drejt çrregullimit te saj qe te çon ne vdekjen e pashmangshme.Nga temperatura e trupit te njeriut ne rro,me e larte,ne temperaturen e kufomes,me e ulet.
Clausus avancon me tej,kur kete vdekje te njeriut e perçon edhe tek universi.Wärmetode, “vdekja termike” e universit.
Por a perfshin vetem njeriun edhe universin?
Duket se, ne Shqiperine e diteve tona, te vetmit libra me kujtime (memuare) historike jane ata qe mvishen me gunen e karagjozllekut. I tille eshte libri i Mitro Celes, i tille edhe ai i Nikolle Lesit. Ne leximin tim, ky format ka dy funksione:
se pari, lehteson te shkruarin dhe riprodhimin e ngjarjeve te aferta me personazhe ende te gjalle dhe relativisht te pushtetshem. E kam fjalen per vete shkruesin; berja publike permes notave te humorit eshte me e lehte sesa permes nje gjuhe me spartane, e cila, duke njohur personazhet, do te kerkonte me patjeter edhe nje qendrim kritik e serioz. Kritika ne te vertete eshte aty nder rreshta edhe tani, por me e zbutur, “fundja, per te qeshur po i rrefejme ca gjera” (me demek anekdoda historike – jane shkruar aq shume per Curcillin dhe DeGolin…).
Se dyti, prezantimi i historise (apo historive) ne formen “meselera me Xhixhilera”, duke pasur si instrument percjelles humorin, krijon alibine e pershtatshme per te gjitha palet e interesuara (shkruesin te parin) qe te mbrohen nese shkelin ne kallo/u dalin te palarat – “po me ato qyfyret e atij karagjozit merreni ju?!”.
Pertej kesaj dhe kufijve reale te besueshmerise se ketij zhanri te ri gjysem kujtime e gjysem fiction, personalisht jam i kenaqur – kur s’ke pulen, do hash sorren. Me mire te marr ca intro/info permes personazhit te Flamurit (alias “karagjozlleqeve” te Mero Bazes te TemA) dhe nene Jovankes (ibid), te cilat i selektoj/perjashtoj ne perballje me intro/info nga te tjera burime, sesa te vazhdoj te luaj symbyllazi me …veten.
Ky eshte linku per librin e plote te N.Lesit:
http://www.nikollelesi.org/libri.php
Doni te vazhdoni te kujtoni si na ropi ai sitstem kufomash ne detaje.Cfare mesazhi duhet te mbajme ne kujtese?.Sesi nuk duhet te perserisim kete gabim ne te ardhmen,apo per te bere krahasimin e thjeshte se si po na rjepin.Nuk qahem nga rjepja matriale,qahem nga rirjepja trunore e ardhshme riperseritese,sepse njera pale e merr ne shikim kersherites,ndersa nje krah tjeter do ta shikoje si bibel ringjallese te krishtokumunizmit.la ta leme entropine ati sistemi te kete vleren e vertete te emrit.Mjafton nje gur mbi varr me mbishkrimin e dy datave,dhe jo te vetem nje date sic eshte thene dikur.
Orakull, them se puna nuk duhet thjeshtezuar deri na ate pike dhe as qe behet fjale per menyren si na rropi ai sistem. Une te pakten nuk e kisha aty qellimin. Eshte fjala per te kuptuar thembin e nje mekanizmi gjigand, fatkeqesisht jo vetem shqiptar, qe realizoi mosfunksionimin normal te vetedijes kombetare, qe i dha trurit te miliona vetave ritmet e nje ore tjeter biologjike, gjithsesi teper te ulta.
Eshte nevoje pothuaj jetike te kuptohet si ndodhi qe nje grusht njerezish me nivel intelektual nenmesatar vune ne gjunje eliten e kohes.
Dua te di mardheniet e ketyre njerezve me ideologjine qe bartin. A besonin ne ate qe benin? Sa vend zinte ne qenien e tyre ndjenja e kriminelit dhe sa ajo e idealistit? A ishin te sinqerte ne ate qe thonin apo gjithçka kishte per qellim te forconte pushtetin e tyre personal?
Dua te di pse Diktatoi, fjala vjen vrau nje ekonomist si Dul Kellezi kur ai propozoi nje ristrukturim te ekonomise se vendit dhe sa lidhje ka kjo me forcimin e krahut te teknikeve dhe friken e dobesimit te pushtetit te tij politik? Cilat ishin rrethanat e nxjerrjese se kartes se luftes kunder vetadministrimit jugosllav, nderkohe qe per vite te tera la funksionimin e hozrashoteve sic e kishte propozuar Kellezi?
Nuk jam nga ata qe thone se duhet njohur e kaluara qe te mos perseritet. Nuk besoj se ajo perseritet me, se po u perserit une do te kerkoj dorezimin e kombesise dhe pastaj ate do te cilesoj si puine shqiptaresh, e ju shqiptarve:-)).
Une nga ana ime dua te kem mjete ne dore per te kuptuar kompleksitetin e natyres njerzore dhe kjo kurre nuk gjendet neper raportet zyrtare.
Mesazhin e PNH besoj se e kuptova drejt, por ne fakt nuk e kam fjalen as per kujtimet e atyre fshatarve te pasur qe ai permend. Ata jane njerez publike me probleme te renda karakteriale. Deri pak kohe me pare, Bazeja kerkonte te na mbushte mendjen se megjithse nje kohe ishte i vetmi gazetar qe per vite te tera u vu ne mbeshtetje te Berishes, ai kur mori pushtetin kurre nuk pranoi te bente edhe nderhyrjen a favorion me te vogel per te rimekembur ekonomisht gazeten e tij lejfeniste. Pastaj se cfare ndodhi dhe doli qe Berisha na paska pase qene mafjozi me i madh i te gjitha koherave te shkuara e atyre te ardhme.
Nuk a kisha fjalen as per te dhe as per sivellezerit e tij, bile as per malsorin besnik Shaban Sinani dhe kujtimet e viteve te tij te lavdishme prane Ramiz Alise.