FAJE PAKICASH

Ndonjëherë thënia e njohur “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e Pashko Vasës, përdoret me lehtësi tepër të madhe për të mbuluar laryshinë krahinore, fetare, kulturore dhe etnike të shqiptarëve të sotëm; ndonjëherë tjetër, vetë përkatësia kombëtare përdoret si instrument për ta përcaktuar shqiptarinë në mënyrë ekskluzive, ose përjashtuese.

Para pak kohësh, kur u mor vesh se FBI kishte arrestuar disa shqiptarë nga Dibra e Madhe, të cilët ishin përzier në një komplot për të sulmuar bazën ushtarake amerikane në Fort Dix (NJ), të shumtë ishin ata që u ngritën dhe thanë publikisht që të arrestuarit nuk mund të ishin shqiptarë, as e meritonin të ishin shqiptarë – meqë një shqiptar i vërtetë, ose safí, nuk mund të komplotonte kurrë kundër SHBA.

Edhe pse prirja për një përcaktim jo vetëm përshkrues, por edhe parashkrues të shqiptarit mund të duket absurde, kjo nuk e ka penguar që të përqafohet nga shumë anë. Lista e kritereve që duhet të përmbushë “shqiptari” tashmë është konsoliduar: të përkrahë bashkimin kombëtar (të Shqipërisë me Kosovën), të kundërshtojë praninë e Janullatosit në krye të KOASH-it, të përkrahë Nobelin për Kadarenë, të mos lejojë cenim të figurës së Skënderbeut, të shprehë urrejtje për serbët dhe grekët etj.

Aspekti më kritik i shqiptarisë së parashkruar, ka të bëjë me identifikimin dhe përjashtimin e pakicave të ndryshme: grekëve, vllehëve, islamikëve, filogrekëve, pothuajse-vllehëve etj., të cilët jo vetëm nuk janë shqiptarë, por edhe veprojnë në mënyrë antishqiptare, duke iu kundërvënë shqiptarëve të mirëfilltë, që punojnë ditë e natë për të mirën e kombit. 

E gjithë kjo do të ishte qesharake, sikur të mos ishte serioze.

Pardje, në faqen “Peshku pa Ujë”, një person i njohur me pseudonimin Whisper the Real afishoi një manifest ku, në thelb, vendosej lidhje rrjedhimore midis disa politikave dhe prirjeve kulturore “antishqiptare” në Shqipëri, dhe mbipërfaqësimit të pakicës vllahe në elitat politike dhe kulturore të Tiranës, sidomos në ato që identifikohen si të majta dhe relativisht “kozmopolite”.

Artikulli u shoqërua me debat të ashpër; dhe shumë komentues nuk e gëlltitën dot (hipo)tezën e Whisper-it. Disa komentues vunë në dukje edhe që kjo (hipo)tezë është hedhur prej kohësh, nga disa qarqe të djathta në Shqipëri; madje unë kam shkruar për këtë dukuri që para tetë vjetësh, duke e kundërshtuar me po ato argumente që do të përdorja edhe tani.

A kanë ndonjë bazë hipoteza të tilla, pavarësisht nga si i ka prezantuar Whisper? Çuditërisht, eseja e këtij autori të kujtonte, në shumë pika, argumentet e përdorura nga lëvizjet anti-semite në Europë kundër dominimit të kulturës, financave ose fushave të tjera nga pakicat hebreje; të cilat argumente u artikuluan në trajtat e tyre më të skajshme nga nazistët në Gjermani.

Këtu nuk dua ta “dënoj” argumentin e Whisper duke vënë në dukje ngjashmërinë me ndonjë argument tjetër të diskredituar nga historia; as të përdor të ashtuquajturin reductio ad Hitlerum, i cili konsiderohet si vrasës debatesh. Dua vetëm të vë në dukje një prirje në mendësinë kombëtariste, ose etnocentrike, e cila më duket se i ka rrënjët në psikologji, jo në realitetin historik.

Dihet se vllehët janë pakicë kulturore në Shqipëri, sikurse dihet se shumë vllehë e kanë humbur gjuhën e tyre dhe identifikohen si të tillë për shkak të inercisë kulturore, meqë vetëdija e tyre si vllehë ka të bëjë me vetëdijen se të parët e tyre kanë qenë vllehë, ose vijnë nga fshatra vllehësh, ose lagje qytetesh të banuara prej vllehëve. Nuk ka ndonjë mënyrë për të përcaktuar me siguri nëse dikush është apo jo vllah.

Vllehët janë të fesë ortodokse; dhe ortodoksët shqiptarë kanë përjetuar mobilitet social të jashtëzakonshëm gjatë dy shekujve të fundit, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Nuk është vendi për të arsyetuar shkaqet e këtij mobiliteti; por as mund të mohohet që prania e ortodoksëve dhe e vllehëve në paritë politike dhe kulturore të Shqipërisë së sotme është më e lartë se ç’do të pritej, në bazë të përpjesëtimeve statistike të popullsisë.

Kur punët një shoqërie nuk i shkojnë mirë, është e natyrshme që faji t’u atribuohet parive të saj; por lëvizjet dhe ideologjitë kombëtariste, anembanë, tregojnë gjithnjë zotësi të madhe për t’i identifikuar këto pari si “të huaja” ose pakica; meqë është lehtë që e keqja të projektohet tek Tjetri, ai që nuk është si ti, nuk është me ty dhe nuk ndjen me ty. Anti-semitizmi në Gjermani mori hov veçanërisht gjatë kohës së Republikës së Weimar-it, kur gjermanët u varfëruan dhe ekonomia e tyre u shkatërrua; në një kohë që u krijua përshtypje se paritë financiare hebreje po pasuroheshin në mënyrë marramendëse. Në të njëjtën mënyrë, aristokracia ruse (e bardhë) e konsideroi revolucionin bolshevik si vepër të pakicave joruse, kryesisht të hebrenjve, dhe deri diku të lituanëve. Gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri, propaganda e forcave politike të djathta gjithnjë i paraqiste komunistët si “të huaj”; dhe në të vërtetë historianët gjithnjë habiten nga mbipërfaqësimi i pakicave në radhët e komunistëve – që nga pakicat malazeze dhe ortodokse të Shkodrës, te maqedonët dhe vllehët e Korçës e ashtu me radhë, pa përmendur Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën. Në fund të viteve 1980, deri edhe Ismail Kadareja, te “Ftesë në studio” i denoncoi vllehët e shumtë në Byronë Politike të Enver Hoxhës, duke e përfunduar tranzicionin nga shkrimtar kombëtar në shkrimtar kombëtarist, edhe pse krejt pahijshëm. Në të vërtetë njerëz si Lenka Çuko dhe Simon Stefani ishin zgjedhur në Byro jo për të çuar përpara interesat politike të pakicave vllahe, por nga Enver Hoxha për t’i shërbyer atij politikisht; madje nga po ai Enver që, në atë kohë, po kalonte një krizë mistike me nota të forta islamike.

Megjithatë, prania në krye të lëvizjeve politike e individëve që u përkasin pakicave etnike dhe kulturore nuk do të thotë se këta individë janë nismëtarë dhe promotorë fushatash çkombëtarizuese, ose nuk u dhimbset “shqiptaria”, siç predikojnë etnocentristët. Në të vërtetë, përkatësia e parive në pakicat është dukuri jashtëzakonisht e rëndomtë, dhe nuk ka të bëjë as me kombëtarizmin, as me kozmopolitanizmin; dhe vetë kombëtarizmi, sa kohë që bëhet faktor i luftës politike, u nënshtrohet ligjeve të kësaj lufte dhe nuk ndikohet shumë nga prejardhja etnike e politikanëve. A nuk ishte vallë Stalini, një gjeorgjian, ai që i dha fund internacionalizmit utopik të revolucionit bolshevik, për të ringjallur, me lavdi të plotë, kombëtarizmin rusomadh, në trajta ndonjëherë skandaloze?

E kam fjalën që, edhe në Shqipëri, paritë me prejardhje vllahe, ose në përgjithësi ortodokse, nuk ia detyrojnë ngjitjen ndonjë komploti greko-vllaho-serbo-ortodoks për të minuar bazat e shqiptarizmit; por kanë dalë në krye të shqiptarëve vetvetiu, për shkak të dinamikave sociale të pakicës ortodokse dhe pakicës vllahe në Shqipëri, gjatë 150-200 vjetëve të fundit; krahas me rrokullimën e parive të vjetra otomane dhe shkatërrimin e regjimit të pronës.  

Deri më sot, ndërsa pranohet që shqiptaria e tanishme përfaqëson një simbiozë delikate midis gegëve dhe toskëve nga njëra anë dhe myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve nga ana tjetër, askush nuk kujtohet ose guxon të ndërmarrë studime të mirëfillta për specializimin e këtyre “koineve” të kombit shqiptar. Ato që dimë, i dimë mbi baza anekdotike, ose empirike – p.sh. që myslimanët janë marrë tradicionalisht me luftë dhe politikë, ortodoksët gjithnjë e kanë dashur shkollën dhe dijen, katolikët kanë pasur një parapëlqim për artet; edhe pse nuk themi dot nëse këto parapëlqime kanë buruar vetvetiu, apo janë imponuar nga rrethanat. As ka dashur kush të thellohet në raportet e privilegjiuara të koineve me fuqitë e mëdha mbrojtëse të Shqiptarëve – të myslimanëve me Turqinë, të katolikëve me Austro-Hungarinë dhe më pas Italinë, të ortodoksëve me Jugosllavinë më parë dhe pastaj sidomos me Bashkimin Sovjetik dhe tani së fundi me Greqinë. Megjithatë, shpërfillja e dallimeve midis miseve të shqiptarisë nuk do të çojë kurrë në zhdukjen e këtyre dallimeve, por vetëm në kundërvënien e tyre të keqkuptuar – si këtë herë, kur bëhen vllehët me faj kot së koti.

Dallimet brendashqiptare mund t’i zbutë vetëm urbanizimi i metropoleve, sepse në mjediset qytetare aftësia për t’i pikasur këto dallime nuk sjell ndonjë farë përparësie sociale, kulturore ose riproduktive. Përkundrazi, psikologjia e ngushtë, provinciale dhe katundare gjithnjë e lidh identitetin etnik me një numër të vogël kriteresh, dhe alarmohet sa herë që gjendet përballë diferencave të tipit fetar, ose etnik-kulturor.

Unë shqiptarinë gjithnjë e kam menduar si becoming, ose divenire, ose projekt që bëhet realitet sa kohë është në realizim e sipër; dhe kurrsesi si fosil, ose projeksion të së shkuarës në të sotmen. Pakica të tilla si vllehët prej kohësh janë bërë pjesë e kësaj shqiptarie të kthyer me fytyrë nga e ardhmja; edhe pse nuk mund të pretendohet që vllahu ta perceptojë shqiptarinë njëlloj si dibrani, tepelenasi ose kelmendasi. Dje mjë komentues te Peshku (Mroklla), ia kundërshtonte hipotezën Whisper-it duke i përmendur një vllahe nga Selenica, që kishte derdhur lot në Times Square, Manhattan, ditën që ishte shpallur pavarësia e Kosovës (komentet tashmë janë fshirë, prandaj nuk e sjell dot lidhjen). Përballë një fakti të tillë, sado anekdotik, kostumet talmudike të kombëtaristëve shqiptarë kutërbojnë naftalinë dhe nuk mund të mbahen më në publik; madje as të vdekurve nuk mund t’u vishen më.

 

21 Komente

  1. Do te doja te dija nga ju xha xhai dy gjera;
    1.Cfare gjuhe kane pasur vllahet(ose “valaki’ ne greqisht)
    2.Pse eshte kaq e aferme ky percaktim me percakrimin emeror “Vella” te gjuhes Shqipe.
    3.Pse ambasadat Greke dhe Rumune jane ne lufte te fshehte midis tyre per perkatesin origjinore te kesaj pakice.Kete e kam nga burim i sigurt,sepse kam nje mik te tim “vllah”.
    3.Pse shumice e atyre vlleheve qe njoh une(perjashto mikun tim erudit) kane nje psikoze antishqiptare edhe pse nuk dine me minimalen ish-gjuhen e tyre si dhe origjinen e emrit te tyre.
    Dikur ne hartat e Europes shkruhej nje vend me siperfaqe jo te vogel me emrin “vllahia”.
    Para perandorit Romak,Trajano,qe shkruhet se pushtoi Dakine,mendohet se gjuha e dakeve ishte e ndryshme.Cuditerisht te gjitha kronikat e bemave te Trajanos nuk i mbijetuan kohes.
    Daket ose rumunet e sotem u asmiluan gjuhesisht,sic shkruhet ne Histori,vetem per 166 vjet.Shkruhet nga Gregoriev e te tjere qe Rumanishtja eshte Gjuha Iliro-Thrake e latinizuar,ndersa gjuha shqipe gjysem e latinizuar.Shkruhet edhe nje histori e shkurter qe Trajano coi pedagoget e latinishtes per ti mesuar latinishten ketij populli,i cil i refuzonte mesmin e mbaresave idiotike ..um,us.
    Shkruhet gjithashtu sot qe ushtaret e perandorise romake qe u cuan ne britani ishin me origjine Iliro-thrake(kjo nga analizat e ADN te sotme).Ishin nga Moesia.Kjo sepse anglezet e sotem,perjashto irlandezet kane shume te perafert me shqiptaret e Kosoves she rumunet.
    Kjo pakice,e cila ka pak a shume bekgraundin historik te fshire(ndoshta ne te njetin qellim si ate te shqiptareve) ,mos ndoshta dikur fliste te njeten gjuhe me shqiptaret,teze te cilen e ngre duke u nisur nga afersia e emrit “vllah” me “vella” por qe ne dialektin tim Cam,shqiptohet “vllah” dhe “vllami”?(ka dhe shume fjale te tjera)
    Pse ne gjuhen greke kemi nje percaktim ofendues “malaka” e cila eshte e ngjashme me “valaka-valaki” kur dime rrugen fonetike te greqishtes ne “b-v-m”.
    Mos valle historia na eshte fshire per te bere armiq njeri tjetrin,per te mos ditur asnjhere origjinen e perbashket racore e gjuhesore.Dhe e fundit mos kane rene viktime e kesaj,(sidomos prej atyre qe s’njohin te pakten ate qe ka ngelur e shkruar) nje pjese e pakices Vllahe?
    Per kete armiqesi te fshehte te tyre,mos ki iluzione,eshte realitet ne Shqiperi.Nuk eshte vetem qendrim njepalesh mosrespekti.
    Dhe per ngritjen e saj ne pushtetin politik e mediatik dihet ne rethet intelktuale dora e Fatos Nanos,sic dihet edhe origjina e ketij te fundit.
    Une personalisht i shikoj ata ne konin e nje shprehje te thene ndoshta padashje nga nje Lider i sotem,bashkevuajtes historike.Por dikush perpiqet te kaperceje pozicionet.

  2. Më duket pak si e tepruar kjo trajtesa kombëtariste lidhur me rrugët, pakicat, etj.
    Se pse flet kodra pas bregut një “pëshpërimë” tek Peshku dhe u prish dyrrnjaja pastaja?
    Vllenjtë janë një pasuri e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.
    Pa qenë nevoja për të përmendur emra, personalitete të shquara të shtetit të ri shqiptar kanë qenë vllenj.
    Zogu i integroi ata me shumë mençuri në administratën e vet, dhe vllenjtë treguan shumë besnikëri ndaj shtetit shqiptar.
    Para disa kohësh madje u botua në shtyp një kërkesë e shoqatave vllehe për mësimin e gjuhës vllahe në Shqipëri.
    E ç’të keqe ka që të mësohet vllahçja në shkolla ku ka fëmijë vllehë?
    Në Shqipëri gjuhë zyrtare është shqipja, dhe këtë nuk e luan as topi dhe as Presidenti Topi.
    Porse po të mësojë krahas shqipes edhe vllahçen fëmija në fshatrat e Korçës apo Gjirokastrës ku ka pakicë vllahe, kjo vetëm se do ta forconte edhe më shumë luajalitetin tradicional të vllenjve ndaj shtetit shqiptar, si dhe do të ishte një shembull për ato shtete fqinje ku vllenjtë janë shtypur.
    Madje, me sa di unë, gjuha vllahe edhe pse e afërt me rumanishten, nuk është e barabartë me të, dhe nuk më duket se është e shkruar.
    Pse të humbasë vllahçja si gjuhë? Edhe ajo ka vlera kulturore e madje kombëtare, dhe kurrsesi nuk e cënon integritetin e shtetit shqiptar.

  3. une kam jetuar ne Tirane dhe nuk kam qene i ndergjegjshem per vllehet si pakice. Kjo jo sepse nuk jane permendur ne familjen time sporadikisht por sepse ne nje qytet ne shnderrim e siper si Tirana e viteve 90 perkatesia etnike e larget e njerezve nuk ishte me kriter klasifikimi. Aq me teper qe me sa kuptoj une vllehet kane levizur heret neper qytete dhe i jane nenshtruar proceseve integruese e asimiluese urbane qysh heret. Pra nder pakicat shqiptare jane mbase me te integruarit e me te asimiluarit. Levizja e hershme ne qytete shpjegon mbase dhe perfaqesimin e tyre te larte ne elitat shqiptare.

    Urbanizimi i metejshem shqiptar besoj e zgjidh edhe ceshtjen e pakicave.

  4. PC eshte ne opinionin tim, simptoma me e keqe e kohes, e cila po e ha trupin e ketij qyteterimit qe ne njohim dhe kemi mesuar ta respektojme, si nje virus vdekjeprures nga brenda.

    …”Çuditërisht, eseja e këtij autori të kujtonte, në shumë pika, argumentet e përdorura nga lëvizjet anti-semite në Europë kundër dominimit të kulturës, financave ose fushave të tjera nga pakicat hebreje..”

    Kulture (nga LATimes-Dec.18/2008):
    “How deeply Jewish is Hollywood? When the studio chiefs took out a full-page ad in the Los Angeles Times a few weeks ago to demand that the Screen Actors Guild settle its contract, the open letter was signed by: News Corp. President Peter Chernin (Jewish), Paramount Pictures Chairman Brad Grey (Jewish), Walt Disney Co. Chief Executive Robert Iger (Jewish), Sony Pictures Chairman Michael Lynton (surprise, Dutch Jew), Warner Bros. Chairman Barry Meyer (Jewish), CBS Corp. Chief Executive Leslie Moonves (so Jewish his great uncle was the first prime minister of Israel), MGM Chairman Harry Sloan (Jewish) and NBC Universal Chief Executive Jeff Zucker (mega-Jewish). If either of the Weinstein brothers had signed, this group would have not only the power to shut down all film production but to form a minyan with enough Fiji water on hand to fill a mikvah…”
    http://www.latimes.com/entertainment/news/celebrity/la-oe-stein19-2008dec19,0,2313474.column

    Finance:
    Goldman Sacht (http://www.independent.co.uk/news/business/analysis-and-features/how-goldman-sachs-took-over-the-world-873869.html)
    Lehman bros
    Merrill Lynch
    Greenspan
    Bernake dhe nje armate e tjere emrash te njohur e te panjohur.

    …”Në të njëjtën mënyrë, aristokracia ruse (e bardhë) e konsideroi revolucionin bolshevik si vepër të pakicave joruse, kryesisht të hebrenjve, dhe deri diku të lituanëve…”

    Ne vitin 1920, qeveria e rusise sovietike perbehesh nga sa me poshte:

    Keshilli i komisarve te popullit:
    Anetare – 22
    hebrenj – 17

    Komisariati i lufte:
    Anetare – 43
    Hebrenj – 33

    Komisariati i puneve te jashtme:
    Anetar – 16
    Henrenj – 13

    Komisariati i finances:
    Anetare – 30
    Hebrenj – 24

    Komisariati i drejtesise:
    Anetare – 21
    Hebrenj – 20

    Komisariati i arsimit:
    Anetare – 53
    Hebrenj – 42

    Komisariati i ndihmes sociale:
    Anetare – 6
    Hebrenj – 6

    Komisariati i punes:
    Anetare – 8
    Hebrenj – 7

    Komisariati i provincave:
    Anetare – 23
    Hebrenj – 21

    Gazetare:
    Anetare – 41
    Hebrenj – 41

    E po keshtu ishin Liebknecht, Luxembourg dhe Eisner ne Gjermani. E po keshtu ishin ne Hungarine e Bela Kun-it

    E po keshtu ishin edhe oligarket e rinj te Rusise, si Berezovsky, Khodorkovsky, e te tjere qe u shperndare sa ne Izrael e sa ne Monako, kur e pane se po u ofrohesh sateri.

    1. I dashur, korrektesën politike edhe unë e kam zët; por të kujtoj me këtë rast se edhe antikonformizmi, kur bëhet qëllim në vetvete, është formë e konformizmit.
      Tani, për t’u kthyer te shifrat e tua; nuk e vë në dyshim saktësinë e tyre. Po çështja që ngre unë është tjetër, dhe është tjetër pikërisht sepse shifra të tilla, dhe të tjera që ti nuk i ke sjellë, janë të sakta.
      E kam fjalën që, kur shoqëritë kanë nevojë për një transformim rrënjësor, sepse nuk vazhdojnë më ashtu si më përpara, shpesh janë pakicat ato që e udhëheqin lëvizjen transformuese.
      Arsyet për këtë nuk janë doemos konspirative.
      Pati arsye të forta, që shumë hebrenj dolën në krye të revolucionit rus. Këto i gjen të analizuara mirë, ndër të tjera, në librin “The Jewish Century”, të Yuri Slezkine.
      Argumentet e së djathtës, që shpesh pleksen me gjithfarë doktrinash dhe ideologjish supremaciste (por që unë dua t’i mbaj të ndara) gjithnjë e kanë një bazë reale. Problem është interpretimi, jo premisat.
      Në rastin e vllehëve, ose të ortodoksëve në përgjithësi, ngjitjen e tyre të shpejtë në krye të institucioneve vështirë se mund ta mohosh si iluzion ose shpifje; përkundrazi, interpretimi se ka diçka subversive në këtë ngjitje, ose që politikat dhe etosi i kësaj pakice nuk përputhen me interesat “kombëtare” është spekulativ.
      Aq më tepër që, kur flasim për Shqipërinë, flasim për një nga vendet më të prapambetura në Europë; që gjatë gjithë shekullit XX ka pasur nevojë (dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite) për reforma rrënjësore, të tilla që të prekin themelet e strukturave sociale dhe të institucioneve, duke përfshirë edhe psikologjinë sociale.
      Pyetja ime është që, nëse reformat janë një domosdoshmëri, vallë duhet të habitemi që në krye të lëvizjeve transformuese dalin përfaqësues të pakicave?

  5. Xha xha,

    Jam larguar heret nga Shqiperia dhe nuk di shume per vllehet. A ka ndonje studim serioz per historine dhe kulturen e vlleheve? Mund te ma cosh me e-mail ose ta publikosh ketu, nqse di?
    Faleminderit

  6. “Per kete armiqesi te fshehte te tyre,mos ki iluzione,eshte realitet ne Shqiperi.Nuk eshte vetem qendrim njepalesh mosrespekti.”

    Jemi qe jemi ne ujra te empiricizmit, po e shtyj velen me tej…
    Komshia ime per 18 vjet ka qene nje coban (sot i quajme “vlleh”, une atekohe as e dija kete fjale, ben vaki edhe komshia). Pra une jam rritur me dy femije te kesaj pakice kulturore (perkufizim per hir te shkrimit te xhaxhait).

    Shoku im i ngushte i 8-vjecares, gjimnazit dhe fakultetit (shok dhome ne konvikt) eshte vlleh. Familja e tij ka qene dhe eshte shume e afert per mua. Kolegia ime e zyres per 3 vjet ka qene nje vllahe (une i kendoja kengen e cobanit:)).

    Ne gjithe kete bashkjetese time qe nga dita qe kam lindur e deri te kafja e mengjezit te sotem me vllehet qe me kane rene per pjese, une nuk kam arritur te perceptoj as edhe me te voglen shenje a ndjesi armiqesie te vlleheve ndaj shqiptareve (perkundrazi, kane qene gjithmone keta te fundit, dmth te mite, qe evidentonin faktin qe dikush eshte “coban”, por pa ndonje konotacion negativ, pervecse nese do te kuptohet si negativ te qenet i mencur, por ne versionin “dinak”, gje qe e benin edhe kur vinte puna per camet).
    Ndoshta jam une i leshte a ndoshta ata jane qamet te kamufluar dhe e vjellin vrerin e tyre antishqiptar vec neper takime sekrete (te karakterit masonik), por sa me perket, kjo eshte thjesht keshtu…

    Vlleh dhe shqiptar eshte asgje krahasuar me perballjen verior-jugor (e cila gjithashtu nuk eshte alarmante).

  7. Në Shqipëri është ndoshta më e theksuar se në vende të tjera një ndjenjë kombëtariste që shpesh herë merr trajta qesharake. Si tha dhe xha xhai, do mund të qeshnim me të vërtetë por jo në momentin që këto teza trajtohen seriozisht nga shumica.
    Mjafton një vështrim kritik i disa aspekteve të shoqërisë shqiptare në atdhe ose lart e poshtë nëpër botën e emigrantëve në perëndim dhe menjëherë njollosesh me epitetin e antishqiptarit.
    Mendoj se Kadare është një shkrimtar shumë i mirë, dhe në të njëjtën kohë më kanë pëlqyer të gjithë ata që kanë marë çmimin nobel për letërsinë deri tani. Nëse Kadare nuk e ka fituar sigurisht kjo nuk varet nga fakti i të qenit shqiptar. Skënderbeu ka qenë një udhëheqës dhe si të gjithë të tjerat me siguri ka pasur anë pozitive dhe negative, mendoj se duhen parë dhe thënë të dyja anët e medaljes. Kam shumë miq grek, serb, boshnjak, italian, francez, amerikan dhe mendoj se në radhë të parë vjen njeriu dhe jo përkatësia kombëtaro etnie. Ndoshta do të thotë se nuk jam shqiptar??
    Ndoshta të gjithë e kemi vënë re se sa të ndjeshëm jemi ne shqiptarët ndaj episodeve racist e ksenofob që na shikojnë si protagonist në vendet perëndimore ku kemi emigruar. Menjëherë pas çdo incidenti, vepre penale të konsumuar nga bashkëatdhetarë ngrihet një zë proteste që ndien nevojën të pohojë se jo të gjithë shqiptarët janë skafistë, shpërndarës droge, vrasës, hajdutë e kështu me radhë. Në fund akuzohet popullsia vendasi si raciste dhe shqiptari si pakicë e diskriminuar. Mjafton të bësh një udhëtim në Shqipëri dhe menjëherë shikon se si shihen me përbuzje jevgjit, sa diskriminime ka ndërmjet fshatit dhe qytetit, sa përbuzje ka kundrejt atyre që në mënyrë automatike identifikohen si “të ardhur”. Une jam me orgjinë çame, kam lindur në Shqipëri dhe po atje ka lindur dhe im atë. Rëndom akoma vazhdoj të dëgjoj shprehje tipikisht diskriminuese si çam i m…, dhe të tjera të këtij lloji. Akoma ka një diskrimin shumë të rëndë kundrej komunitetit rom në Shqipëri dhe kategoritë mund të vazhdojnë.
    Nuk mund ti vihet faji pakicave nëse një shtet ka si sektor primar korupsionin, atë e bëjnë të gjithë pa dallim ngjyre politike apo etnike.
    Sot lexoja gazetën dhe mësova që Obama ka emëruar si drejtor të përgjithshëm të CIA-s Leon Panetta, djal i një çifiti italian që kanë emigruar në Amerikë. Kjo do të thotë ndoshta që fati i sigurisë së një shteti po i dorëzohet një pothuajse amerikani?

  8. Gjithmone kur shtrohen hipoteza te tilla qe tentojne te pergjithsojne dhe te fusin njerzit neper “sirtare” (pigeon holes), ne menyre qe te krijojne paragjykime dhe stigmatizime te ketyre grupeve, nuk vlen te arsyetosh shume porse t’u perplasesh ketyre njerzve “praktiken”, jeten e vertete. Dhe nga kjo praktike vlen te nxirren parime, nese duam, dhe jo keshtu a priori, se kemi deshire ne apo ky Whisper.

    Kam pasur ne shkolle nje profesor te gjuhes latine (K. Q), ishte sic i themi ne “minoritar” grek, nje njeri i mencur (wise) dhe shume i ditur. Dhe dua t’ju them se me ka bere shume pershtypje ky person. Ne ate kohe kisha lexuar shume “rrefenja” nacionaliste (gazeta 55, Kombi etj.) dhe kuptohet i shikoja keta me nje sy dyshues. Por ky njeri provonte te kunderten me punen e tij dhe jo me cilesimin e tij si grek. Ishte nga te paktet pedagoge qe e bente punen ne menyre shume te ndergjegjshme. Ne studentet nuk ishim shume te zellshem, por perkushtimi i tij kuptohej, na binte ne sy edhe neve dembeleve. Gjuhen shqipe e fliste dhe shkruante (kishte edhe botuar) shume me mire se ne studentet dhe profesoret e perfolur “shqiptare”.

    Cfare mund te mesojme nga kjo “pervoje”, cilat jane parimet qe vlejne per ne te rinjte nga kjo “praktike pune” qe sapo parashtrova?

    Tek ky person, edhe tek nje tjeter (orthodoks) kam pare nje lloj patriotizmi qe do ta quaja modern, qe per nga fusha e ndikimit mund te kufizohet me nje “aktivitet patriotik brenda rrethit te ndikimit individual”, pa kerkuar “aktivitete masive dhe psikologji tufash”; dhe qe mund ta perkufizojme me keto kritere: “perkushtim ndaj profesionit dhe vendit te punes”, “dashurine per gjuhen shqipe dhe gjuhet e filozofite antike (greke, latine, perse)”, “dashurine per profesionin e vete si MESUES, dhe jo si Komandant cete”, “respektin per vendin, jo vetem si Shqiperi, por per Universitetin si Universitet ne Shqiperi”. Pra jo ta shohe Universitetin si vend per te bere para e per t’u pasuruar, porse sic edhe emri “Universitet” nenkupton, si nje vend te edukimit te pergjithshem (te shpirtit, mendjes dhe trupit, te se berit njeri).

    Pra duke induktuar nga praktika, dhe nese do ta perkufizonim patriotizmin si me siper, te pakte do te ishin nga ata qe bertasin dhe mbeshtillen me flamur, te cilet do t’a meritonin atributin “patriot”, sidomos aty ku kam qene une (pedagoge te pire, te korruptuar, pa asnje deshire per te dhene mesim, madje edhe kurvare).

  9. . Lista e kritereve që duhet të përmbushë “shqiptari” tashmë është konsoliduar: të përkrahë bashkimin kombëtar (të Shqipërisë me Kosovën), të kundërshtojë praninë e Janullatosit në krye të KOASH-it, të përkrahë Nobelin për Kadarenë, të mos lejojë cenim të figurës së Skënderbeut, të shprehë urrejtje për serbët dhe grekët etj.
    Mendoj se kesaj liste duhet shtuar lista e vertete e cila eshte pasqyra e punes se vazhdueshme e te palodhur te armiqve te ketij vendi qe ka lene kete vrage te madhe psikologjike ne kete komb;
    Ne 95 % te rasteve sondazhi na jep:
    1.Ne shqiptaret jemi popull pa histori.
    2.Ne shqiptaret jemi popull pa kulture sepse kemi shkruajtur te fundit.
    3.Ne shqiptaret jemi kafshe njerez.
    4.Ne shqiptaret nuk behemi.
    Ndikimi i “terrorit” psikologjike si puna e kater pikave te tua ka lene gjurme te pashllyeshme tek ky “i semure” nga presioni i madh i asimiluesve.Pder fat sot nuk flasin as sllavisht,as greqisht as italisht,as bullgarisht.
    per fat shume fjale te gjuheve te tjera si p.sh gjuha e vjeter cifute,greke,pjesa e vjeter e anglishtes vertetojne indirekt historine eketij kombi,duan apo nuk duan disa.

  10. Dhe retoriken tuaj me nje shumatore e permbledhin gjithe artikujt e Marjola Rukaj,se ciles i dihet origjina(kocidence???).
    Gjitha retorika e saj plotesisht antishqiptare ne te gjitha drejtimet mbyllet ne kete fraze e botuar tek Nocializmi formati ONG”,te ciles une do ti gjeja 220 kundershtime llogjike e histrorike:
    CITIM;
    Ma la retorica nazionalista della società civile albanofona non dovrebbe spaventare. Oltre all’impossibilità di permettere un referendum che sarebbe fatale per tutti i paesi balcanici, a fungere da barriera principale è il fatto che le due società albanesi hanno poco in comune. Nonostante il confine tra Kosovo e Albania non costituisca più una barriera, come anche gli altri confini più agibili via Macedonia, o Montenegro, i rapporti tra gli albanesi dell’Albania e quelli del Kosovo si limitano al “turismo patriottico” dei kosovari che frequentano le spiagge dell’Albania centrale e settentrionale. Un’intensificazione degli scambi riguarda esclusivamente la zona confinante col Kosovo, che isolata dalle montagne difficili da penetrare, e dimenticata dalle politiche di Tirana, si collega molto più facilmente ai maggiori centri urbani del Kosovo piuttosto che a quelli dell’Albania. Negli ultimi anni nonostante gli sforzi e le agevolazioni, gli economisti affermano che i legami economici tra i paesi sono irrisori, e il Kosovo continua a essere intrinsecamente dipendente dalla Serbia.

    Oltre ai percorsi storici che diversamente da quanto affermano gli intellettuali nazionalisti albanofoni, sono sempre stati differenziati, le due società oggi presentano caratteristiche differenti, difficilmente conciliabili sotto il vessillo di uno stesso stato. Pragmaticamente è difficile scorgere vantaggi da una tale unione che in siffatte condizioni sembra piuttosto artificiosa, e impossibile da essere sorretta solo dal nazionalismo ottocentesco. Ciò che preoccupa è l’impegno della società civile nell’alimentare il nazionalismo, imboccando un percorso che può rendere ancora più difficili i rapporti tra gli stati balcanici.

  11. ASHM

    Duke e quajtur përdorimin e fjalës armë dhe duke marrë të gatshme klasifikimet e bëra për armët, i bie të ketë dhe Armë të Shpifjes në Masë, të cilat po për lehtësi mund ti nënkategorizojmë ose nën armët atomike, ose nën armët radioaktive, këto të fundit të njohura dhe si bomba të qelbura, në varësi të qënies së tyre, përmbajtjes, dhe shkatërrimit që lenë pas kur përdoren.
    Kur Shqipëria u bë vendi i parë që shkatërroi gjithë togun e saj të armëve kimike, ka shqiptarë që po ngrejnë një arsenal me ASHM-sh, zot na ruaj, po pse tjetër veçse për tu përdorur? Njëri p.sh., ndërton një nëndetse bërthamore, dhe vozit me të i kënaqur në ujrat e cekëta të Adriatikut, tjetri po p.sh., në lagunën e vet, teston një bombë të qelbur, e shfajsohet me ndërgjegjësimin që na bën mbi armiqtë hipotetikë që na kanosen. Mund ti vazhdoja p.sh.-të dhe më tej, por shqipja s’ka fjalë për vijimin e njërit, tjetrit; përkundrazi ka o njëri o tjetri.
    Nuk është e mjaftueshme që të tillë zotërinj, të nënshkruajnë konventa për mospërdorimin e ASHM-ve e të pretendojnë se janë të aftë për ti siguruar kokat e nxehta të mos shpërthejnë. E mira e do që arsenale të tilla të shkatërrohen para se të shkatërrojnë, dhe të mos prodhohen të reja.
    Për fat të keq, Shqipëria, e gjitha më 1997 dhe një qytet i saj para atij viti, kanë provuar mbi shpinë ASHM-të dhe ende vuajnë pasojat e tyre. Mundësitë e përsëritjes nuk janë teorike kur manualet janë falas e lënda e para sheshit, kur arsenalet janë krejt praktike e të kapshme, kur çdokush ka një buton identik në kafkën e vet, e kur shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë nuk zihet me gojë. Mos po luhet sipas ekuilibrit të Nashit? Mbase, por kjo nuk është zgjidhje kur flitet për njerëz, ajo mund të përshkallëzohet, ekuilibri të prishet, dhe … kush i autorizon këta të luajnë në emër të shqiptarëve?
    Ne shqiptarët duhet të bëjmë tonat, të ngjashmet e Tre Parimeve Jonukleare të Japonisë. Të shpallim e mbajmë fjalën për fjalinë e thjeshtë:
    Ne shqiptarët, nuk do të zotërojmë, prodhojmë dhe lejojmë të kalojnë në zotërimet tona Armë të Shpifjes në Masë.

    Qe besa.

  12. Nuk e di sesa mund te jete e vertete,por duku ne Internet kam lexuar qe presidenti i Greqise paska thene qe “Greqia eshte nje spital i madh te çmendurish”.Edhe po te mos jete e vertete,mua me pelqeu si percaktim.Vetem me nje ndryshim,qe do ti shtyja pak gardhet e ketij spitali,duke futur brenda Shqiperine,Serbine,Maqedonine,Bullgarine.Kur vjen ne Amerike dhe pas kalimit te njefare kohe,pasi ke mesuar regullat shoqerore te saj,bie menjehere ne kete konkluzion te madh.
    Qe ky spital te funksionoje duhet qe dikush te “çmendi” dhe dikush pas tij te tij te marri detyren e “sheruesit”.Keto dy funksione,per mendimin tim,i bejme vete ne,bile ne nje menyre mjeshterore.
    Ketu ne Amerike,puna dhe jeta te lidh me njerez nga te gjitha kombesite.Ne grupin tim te njohjes eshte nje grek,i lindur ne Amerike.Fillimisht ne njohjen me te,nje pjese te mire te mire e zinin bisedat historike.Ai fillonte te fliste dhe ma bente te gjithe boten me prejardhje greke.Une heshtja.Problemi plasi kur une krijova nje njohje te re me nje shites makinash nga Maqedonia,i lindur edhe ky ne Amerike.Maqedonasi kur e mori vesh qe isha nga Shqiperia u tregua i afruar dhe ngadale filloi miqesia reciproke.Ne ditet e lira,kur krijohej mundesia ne pinim kafe te tre.Maqedonasi,kur merrte biseden greku,tregonte nje indiferentizem inteligjent dhe mundohej sa me shume te nderronte temen.Une,duke qene i zene ne shumicen e rasteve ngushte ne keto tema,me ne fund nuk durova dhe u shfaqa.Por sensi im nuk ndryshonte nga sensi i grekut.E here pas here muhabetet perfundonin ne debate pak ekstreme.Nje dite Maqedonasi,te cilit siç duket tensioni i kishte hypur ne kupe te qiellit nga kjo turture e vazhdueshme historike,na tha:
    “Mesa po mesoj une nga ju ketu,grekerit kane qene te bardhe dhe bjonde(argumentet e mia kundershtuese),po keshtu edhe Iliret.Nga ju miq te mi,asnjeri prej jush nuk i ka karakteristika.Ti,i tha grekut,je i zi dhe me teper dukesh si egjyptian ndersa ti ma tha mua edhe pse je lekure bardhe,floket i ke te zinj.Ndersa Une tha,me origjine bullgare,kam floket e verdhe dhe syte blu.Ju po thoni qe bullgaret jane mongole te sllavizuar.Mongolet nuk jane te bardhe,bjonde dhe aq me pak sy bojeqielli.Me sa mesova une nga ju,une duhet te jem heleno-ilir ndersa nga ju te dy,njeri eshte egjyptian e tjetri me teper duket si anglez.Keshtu qe me mire ti mbyllim keto diskutime,e te vazhdojme temat e zakonshme jetesore”.
    Maqedonasi kishte vertet keto karakteristika por ne “me te vjetrit” ne ballkan nuk i kishim vene re.
    Nga Maqedonasi kuptova se kush e mbante bidonin e benzines.Vete ne.

  13. I nderuar Xhaxha,

    …”Problem është interpretimi, jo premisat.
    …”

    Plotesisht dakort

    Cfare eshte dicka qe shihet?
    Love or lust?
    Philias apo erotikos?
    Amo apo libidus?
    Dashuri apo epsh?

    Emertimi i kesaj dickaje varet nga ai qe e tregon historine me duket, megjithese gjithkush mund te kete mendjen e vet.

    …”Pyetja ime është që, nëse reformat janë një domosdoshmëri, vallë duhet të habitemi që në krye të lëvizjeve transformuese dalin përfaqësues të pakicave?…”

    Perseritja disa here e te njejtit eksperiment , nen te njejtat kushte, me shpresen se rezultatet do te jene te dryshme, merr emer tjeter.
    Ne lidhje me Shqiperine, ajo cka harrohet, dhe eshte e pamohueshme eshte zgjerimi i hapesires (sociale, kulturale, dhe me vone politike) shqiptare. Thjeshte nga ana numerike, gjerat s`mund e s`duhet te jene njesoj si me pare. Pakicat vetem nese e kane pasion (ose qellim ne vetvehte) transformimin e shoqerise ku ata jane pranuar si pjese me te drejta te barabarta, sepse statistikisht pozicioni i tyre do te duhet te ndryshoje. Por kjo s`behet dot as me urdher e as me deshire. Vetem ai Zot e di se si.

  14. E kam ndeshur edhe herë tjetër përcaktimin ”minoritet kulturor” edhe çuditërisht e shikoj të përdoret edhe nga XhaXhai. Çfarë nënkupton ti XhaXha me këtë përcaktim, dhe pse vllehët janë të tillë?

    1. Tannhauser, termin minoritet kulturor e kam dëgjuar të përmendet shpesh madje edhe si statusin juridik formal të vllehëve në Shqipëri; por para se ta përdorja në shkrim, e verifikova edhe në Wikipedia, ku përdoret gjithashtu. Kam përshtypjen se ky term vlen për t’i dalluar vllehët nga minoritetet etnike, p.sh. grekët ose maqedonasit, meqë këta të fundit identifikohen nëpërmjet gjuhës, ndërsa vllehët jo. Në të vërtetë, shumë vllehë që ende ndihen si të tillë e kanë humbur gjuhën e tyre; ndërsa të tjerë vllehë, veçanërisht në zona të thella rurale, e përdorin vetëm në funksione sociale shumë të kufizuara. E pata thënë edhe në shkrimin kryesor, që të jesh sot vllah në Shqipëri do të thotë, para së gjithash, që të parët e tu kanë qenë vllehë. Statusin e vllehëve e ndërlikon edhe fakti që këtyre u mungon një vend “mëmë” si pikë referimi; dhe orvatjet e disa qarqeve, në Rumani, për ta marrë përsipër këtë rol, më duken artificiale dhe politikisht të motivuara, meqë vllehët nuk janë rumunë, as kanë qenë ndonjëherë. Megjithatë, nuk flas dot me kompetencë për legjislacionin e minoriteteve.

  15. Thomas Markezinis në memorialin e tij të vitit 1881,të rekuperuar nga Karilaos Trikoupis dhe publikuar nga Lidia Trikha,përdor kritere të veçanta për të indetifikuar popullsine e Greqisë.Ai i ndante në dy grupe:Kristianë (ellines) dhe otomanë(vugari) me disa mbiemërzime etnike.Ne rastin e percaktimit Ellines ata i nëndandante në ellenoshqiptarë,ellonovalakë,ellenobulgarë dhe ellonomakedonë(sllavomakedonas).Nga kjo kuptohet lehtësisht që Markezinis nuk kuptonte thjesht grekë-ellines por vetëm “ellines” duke percaktuar më tej dhe gjuhën e folur të grupimeve.Më vitin 1915 Anastasia Karasidou shkruan që situata kishte ndryshuar.
    Çfare kishte ndodhur?
    Gjuha greke ishte përdorur duke filluar nga gjysma e dytë shekullit të shtatëmbëdhjetë si gjuhë tregtare,ndërsa gjuha Turke si gjuha shtetërore.Po gjuha e folur?Gjuha e folur përdorej perveçse ne shtëpi edhe në ambjente publike.Deri kur vazhdoi të perdorej gjuha e folur?Dërisa u nxorrën ligje që ndalonin përdorimin e gjuhëve të tjera deri në dënime të caktuara.Me ligj në ambjentet publike ishte e detyrueshme përdorimi i gjuhës greke.Ndërsa përsa i përket gjuhës siç shkruan Veremis,në greqi të gjithë greket ishin ortodoske,dhe të gjithë ortodoksët ishin grekë e kështu arvanitasit (2 500 000) u asimiluan me dhunë sëbashku dhe me grupe të tjera të cilat ishin në të vërtetë minoranza por dhe ato u zhdukën.
    Kush shpëtoi?Shpëtuan vetëm pjesa më e madhe e popullsisë jo ortodokse të cilët ishin në pjesën më të madhe Çamët.Pas përzënies të tyre me dhunë për këtë arsye,çuditërish që prej vitit 1951 greqia pushoi të mblidhte të dhëna gjuhësore dhe tani të gjitha etnitë dhe jo vetëm ato me origjinë shqiptare habitërisht u zhdukën.Të gjitha etnitë që përmendin stjudjusë,dokumente historik,dëshmi e regjistrime popullsie për shqipfolësit e valakofolesit fluturuan.
    Prandaj xha xhai,para se ta gjesh orvatjen e disa qarqeve ne Rumani,lexo orvatjet e parktizuara te disa qarqeve te tjera ne Greqi.

    1. Nga ky moment, asnjë koment për çështje të etimologjisë shqipe ose të historisë së fiseve ilire nuk do të kalojë (duke përfshirë edhe komentet rreth këtij komenti); meqë e kemi tepruar me këto gjëra dhe po ia shtrembërojmë natyrën blogut. Të interesuarve u lutem të hapin blogun e tyre, ku t’i rrahin këto probleme ditë e natë e si t’ua ketë ënda. Unë jam administrator i këtij blogu dhe, siç e mendoj unë, shumica dërrmuese e komenteve që po vijnë për çështje të tilla janë pa vlerë. Mund ta kem gabim, por këtë gabim nuk kam kohë që ta korrigjoj tani.

  16. ”””’Aspekti më kritik i shqiptarisë së parashkruar, ka të bëjë me identifikimin dhe përjashtimin e pakicave të ndryshme: grekëve, vllehëve, islamikëve, filogrekëve, pothuajse-vllehëve etj., të cilët jo vetëm nuk janë shqiptarë, por edhe veprojnë në mënyrë antishqiptare, duke iu kundërvënë shqiptarëve të mirëfilltë, që punojnë ditë e natë për të mirën e kombit.

    E gjithë kjo do të ishte qesharake, sikur të mos ishte serioze.””’

    Ku qendron qesharakja, tek perjashtimi i pakicave etnike apo filoarmiqve te vetedeklaruar ?
    Jo vetem qe nuk ka asgje qesharake, por eshte krejtesisht logjike.
    Nuk mund te gjendet nga logjika e shendoshe asnje argument qe apriori pakica etnike te mos shihet si burim i mundshem problemesh, sidomos ne Ballkan.
    Apo tash Bollano,Omonia&co na qenkan persona a subjekte qe naten e bejne dite, per te miren e shqiptareve ?
    Nuk e ben ndoshta askush edhe mes shqiptareve? Me mire mbreti yt se ai i huaj ,thote nje shprehje.

    ””’Kur punët një shoqërie nuk i shkojnë mirë, është e natyrshme që faji t’u atribuohet parive të saj; por lëvizjet dhe ideologjitë kombëtariste, anembanë, tregojnë gjithnjë zotësi të madhe për t’i identifikuar këto pari si “të huaja” ose pakica; meqë është lehtë që e keqja të projektohet tek Tjetri, ai që nuk është si ti, nuk është me ty dhe nuk ndjen me ty.””’

    Nuk ka asgje me te padrejte per nje komb, sesa ta kete parine te perbere ne perqindje te madhe nga njerez te pakicave. Do te thote se dicka nuk shkon dhe duhet rregulluar, ne mos per gje tjeter , thjesht per dinjitetin e kombit(per ata qe besojne se fjala dinjitet ka ende vlere).
    Serbi ne Kosove u mbeshtet gjeresisht tek jevgjit e kjo nuk eshte aspak rastesore.

    Pakicat jane perhere ne kerkim te barazise me vendasit, ashtu sic eshte emigranti ekonomik dhe e vetmja ideologji qe i ben te tille eshte ideologjia antikombetariste apo ndryshe internacionaliste. Prandaj e majta i ben perhere per vete gjithe pakicat e mundshme, pakica etnike,pakica kulturore,pakica raciale e prandaj te dhenat e idashur tregojne qarte rolin e pakices hebraike ne revolucionin rus apo 80% e hebrejve e 95% e zezakeve ne voten pro Obames.

    Te luftosh te djathten pse mbron e kultivon vlerat e kombit, pse ruan shtyllat mbi te cilat ngrihet kjo ndertese e kultures shpirterore qe quhet komb, ja kjo eshte dicka qesharake, nese vertet kemi nevoje per qesharaken.

    Ne kete menyre e djathta ruan ndryshyeshmerine e individeve brenda nje shteti megjithe diskriminimet e mundshme qe mund te vijojne ?
    Atehere do te thote qe ideologjia e djathte ne kete pike bie ndesh me vlerat ‘universale’ ne favor te vlerave etnike e ashtu sikunder askush nuk mund ti vere faj askujt pse eshte me i dashur me te afermit se me te panjohurit, ashtu edhe askush nuk mund ti vere faj nje shqiptari pse eshte me i dashur me nje shqiptar sesa me nje jevg a minoritar.

    Nuk kemi gje tjeter, por vec projektimin e racionalitetit e spiritualitetit qe na lidh me te afermit ne nje hapesire njerezore me te madhe.

    Ai qe do (shpreh afrimitet) gjithe njerezimin o eshte shenjtor o eshte hipokrit (as kushedi sesa inteligjent).
    Ky eshte parimi im e mbi bazen e ketij parimi gjej nje Nene Tereze si shenjtore e 1 milione komuniste a social-demokrate si hipokrite.

    Sa per vllehet e Shqiperise, ata jane duke u kthyer ne gjirin e te vetmit popull te grupit iliro-trako-dak qe ka mbijetuar.
    Sapo te humbasin kujtesen individuale mbi prejardhjen do jene shqiptare te denje, meqe te paret e tyre e te paret tane kane qene me se paku vellezer.

    Kete do ta beje urbanizimi, meqe qytetari (plebe) mezi mberrin tek emri i gjyshit.

    Tani per tani, vllehet qe jane strehuar thuajse te gjithe tek e majta, bejne mire te mos bien shume ne sy, meqe ne jug kane ende ‘namin e mire’ e mbrohen ne opinionin publik prej toskeve.

    P.s xha xha, jo per te gjithe individet dinjiteti shteteror eshte superior ndaj dinjitetit kombetar. Kjo vlen per Ameriken, Francen e ndonje shtet tjeter, me siguri jo per shqiptaret. Tashme jane rralluar shqiptaret statolatriste qe prodhoi komunizmi.

  17. Si tha XhaXhai, para ca ditesh, pse u prish muhabeti ne Alb-klub dhe tek Peshku?

    Tani, lexoj Hyllin, qe shume seriozisht shkruan “Nuk mund te gjendet nga logjika e shendoshe asnje argument qe apriori pakica etnike te mos shihet si burim i mundshem problemesh, sidomos ne Ballkan.” Dhe mbetem pa fjale (“mbetem pa text,” thone ne Kosove)

    Meqe nuk dua te me quajne “anti-kombetare” nuk po merrem fare me hebrenjte, jevgjit, vllehet, camet etj. Atyre mire t’ju behet, te gjitheve, nga jane e nga s’jane. Por kam hall se me kete logjiken e Hyllinit, paskan te drejte serbet qe i masakruan boshnjaket e kosovaret, edhe greket qe masakruan camet dhe keqtrajtojne shqiptaret. U paskemi rene ne qafe kot. Ata me logjike te shendoshe zgjidhen problemet qe ju shkaktonin pakicat etnike, apo jo, Hyllin?

  18. LG, mos ne 12 rreshtat e shkrimit tend ndodhet ndonje argument qe kundershton pohimin tim ?
    Nese ndodhet , meqe une nuk e shoh a mund ta pahnxjerresh ?
    Cka shoh une eshte perpjekja jote ‘te me vesh ne goje’ te drejta qe shprehja ime nuk mbeshtet si dhe cudine tende.

    Mos ai pohim shpreh se eshte e drejta e shumices te masakroje pakicen ? Me duket se jo. Ai pohim thote thjesht se pakicat etnike parimisht jane burim problemesh, cka nenkupton se jo te gjitha pakicat jane te tilla e mbi te gjitha nuk jep zgjidhjen e problemit por shquarjen e tij.
    Mos valle ne Ballkan , pakicat etnike nuk jane burim problemesh e keshtu po them ndonje te pavertete ?

    E pavertete eshte te thuash, se pakicat nuk jane burim problemesh, kjo po qe bie ndesh me realitetin ballkanik e me gjere.

    Zgjidhja e problemeve etnike, nuk eshte buke me djathe apo ti nenshtrohet nje parimi te caktuar.
    Ndryshe sillet Franca e cila nuk i njeh fare si minoritete, por thjesht si bashkesi rajonale (ligj i 1994),ndryshe sillet Shqiperia qe minoritaret tashme thuajse i perkedhel e ndryshe Serbia e Greqia qe i diskrimojne e vrasin.

    P.s Camet nuk jane pakice e huaj si hebrejt, jevgjit e vllehet, por jane shqiptare, prandaj bej cik kujdes kur shkruan.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin