SHQIPJA E DRUNJTE (X)

Nga të gjitha foljet e shqipes, jam është më e dobëta dhe ndeshet shpesh në ndërtime të plogëta, me emra veprimi, emra vepruesi ose mbiemra prejfoljorë; ose përdoret në vend të foljeve të tjera, me kuptim më të përcaktuar; prandaj edhe ligjërimi gjithnjë përfiton, në qoftë se bëjmë kujdes për ta mënjanuar.

Ndërtime me mbiemra prejfoljorë

Krahasoni dy ndërtimet e mëposhtme:

Fshati Gollokamje është i njohur për mikpritjen e banorëve të vet.
Fshati Gollokamje njihet për mikpritjen e banorëve të vet.

Fjalia e parë ka për kallëzues foljen është, të ndjekur nga një mbiemër prejpjesor: i njohur. Nga pikëpamja strukturore, ky ndërtim i përgjigjet pësores së tashme të gjuhëve neolatine dhe anglishtes, ose pësores së gjendjes, në gjermanishte. Përkundrazi, nga pikëpamja kuptimore, i njëjti efekt mund të arrihet duke e zëvendësuar krejt ndërtimin me një folje në pësoren (vetvetoren) e tashme, si në fjalinë e dytë. Nëse dëshirojmë të shmangim edhe ndërtimin me pësore/vetvetore, fare mirë mund ta nisim fjalinë me një kundrinë të drejtë dhe të përdorim formën e vetës së tretë shumës të foljes, në kuptim përgjithësues:

Fshatin Gollokamje e njohin për mikpritjen e banorëve.

(Si pasojë e ndikimit të sintaksës së gjuhëve neolatine dhe të anglishtes, shumë fjali të shqipes fillojnë me kryefjalë – edhe pse shqipja, si gjuhë me rasa, i lejon folësit që, për larmi të shprehjes, t’i nisin fjalitë edhe me kundrina; me këtë dukuri do të merrem veçan një herë tjetër.)

Shembuj të tjerë:

Në të gjithë botën aktivistët rinorë janë të angazhuar në vendimmarrje, në projekte komunitare, në aksione vullnetare dhe të tjera.
Në të gjithë botën aktivistët rinorë angazhohen në vendimmarrje, në projekte komunitare, në aksione vullnetare dhe të tjera.
 

Dhuna në Mitrovicë ka qenë e dirigjuar nga qarqet në Beograd, thotë ministri serb i Mbrojtjes, Shutanovac.
Dhunën në Mitrovicë
 e kanë dirigjuar qarqet në Beograd, thotë ministri serb i Mbrojtjes, Shutanovac.

Më pas Kryebashkiaku ka qenë i pranishëm në disa nga aktivitetet që Bashkia e Tiranës ka organizuar në qendrat kryesore të kryeqytetit.
Më pas Kryebashkiaku 
ka marrë pjesë në disa nga aktivitetet që Bashkia e Tiranës ka organizuar në qendrat kryesore të kryeqytetit.

E keqja e ndërtimeve të tilla, është se ia heqin energjinë thënies, duke e shndërruar foljen në ndërtim të vdekur, ose statik, me foljen jam dhe një mbiemër prejfoljor. Gjuha nuk e përballon dot mirë këtë farë kastrimi, sepse natyrshëm priret të komunikojë situata dinamike, ose narrativa; ndërsa folja jam, në kontekste të tilla, vetëm sa atribuon cilësi, duke i paraqitur si rezultate veprimesh tashmë të kryera ose të shuara.

Shembuj të tjerë:

Ka qenë e ftuar në “Javën Shqiptare të Modës” për të kënduar në praninë e shumë artistëve dhe personaliteteve të tjera në hotel Sheraton.
E kanë ftuar në “Javën Shqiptare të Modës” për të kënduar në praninë e shumë artistëve dhe personaliteteve të tjera në hotel Sheraton.

Ti nuk je i lejuar të përdorësh materiale pa autorizimin eksplicit të pronarëve ose autorëve të tyre.
Ti nuk
lejohesh të përdorësh materiale pa autorizimin eksplicit të pronarëve ose autorëve të tyre.

Deri edhe shtatë vjet më parë, projektimi i filmave në Afganistan ishte i ndaluar.
Deri edhe shtatë vjet më parë, në Afganistan
ndalohej projektimi i filmave (nuk të lejonin të projektoje filma).

Jessica Simpson ka pranuar se ajo në të kaluarën ka qenë e abuzuar.
Jessica Simpson ka pranuar se në të kaluarën e kanë abuzuar.

Ndërtime me emra/mbiemra vepruesi

Edhe për këto ndërtime, vlen po ai arsyetim si më lart – ndërtimi me foljen jam është artificial, i panatyrshëm.

Në shembullin:

Azizi është mbështetës i kësaj nisme.
Azizi e mbështet këtë nismë.

Kuptohet menjëherë se Azizi, në thelb, nuk është “mbështetës”, në të njëjtën mënyrë sikurse është “burrë”, ose “mysliman”. Azizi vetëm sa mbështet nismën. Prandaj ndërtimi me foljen mbështet nuk ka arsye të zëvendësohet.

Të vërehet këtu dallimi me ndërtime të tilla si:

Alketa është nxënëse e mirë.

Ku zëvendësimi me

*Alketa nxë mirë.

Prodhon rezultate absurde; dhe pikërisht sepse këtu emri prejfoljor nxënës në shqipe është distancuar nga folja përkatëse nxë, dhe është specializuar kuptimisht.

Po ashtu:

Babi ka qenë një përkrahës im gjatë tërë jetës sime.
Babi më ka përkrahur gjatë tërë jetës sime.

Nga ana tjetër:

Babi im është orëndreqës.

Nuk mund të zëvendësohet lehtë me:

Babi im ndreq orët.

Sepse orëndreqës është më e pasur kuptimisht sesa përkufizimi mekanik “ai që ndreq orët”; meqë përkufizohet si “ai që e ka për zanat të ndreqë orët.”

Shembuj të mëtejshëm:

Është mallëngjyese të mendosh që gjuha ime do të dëgjohet në të gjithë planetin.
Mallëngjehem kur mendoj se gjuha ime do të dëgjohet në gjithë planetin.

Ky libër është tërheqës.
Ky libër po më tërheq.

Ndërtime me emra veprimi

Disa ndërtime në të cilat folja jam ndiqet nga një emër prejfoljor veprimi mund të zëvendësohen, pa problem, me foljen përkatëse:

Ka nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë e vuajtjes së thellë.
Ka nga ata që besojnë se arti më i arrirë 
rrjedh prej vuajtjes së thellë.

Por kjo nuk ka pse të jetë një pengesë në punën tuaj.
Por kjo nuk ka pse të pengojë punën tuaj.
 

Fakti që bëhej fjalë për një vizitë të veçantë, në fakt nuk është një justifikim i mjaftueshëm.
Fakti që bëhej fjalë për një vizitë të veçantë, nuk mjafton për ta justifikuar.

[vijon]

9 Komente

  1. Ka nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë e vuajtjes së thellë.
    Ka nga ata që besojnë se arti më i arrirë rrjedh prej vuajtjes së thellë.
    ..ne rastin e pare,mendoj se “prej tere grupit”,vecohen “ka nga ata” qe mendojne se arti me i arrire eshte rjedhoje e vuajtjes se thelle,sepse ka te tjere qe besojne se arti me i mire eshte rjedhoje e nje “X” arsyeje tjeter.
    Ketu shprehimi ka gjeresi me te madhe mendimore,sepse jepet nenkuptimi per degjueso-lexuesin te nje “grup arsyesh”,prej seciles zgjidhet prej nje pjese te grupit njerezore si arsye kryesore “e qenies art i mire”.
    …ne rastin e dyte humbet kjo gjeresi,sepse jepet ne formen e serte,e vetem te nje mundesije arsyeje.I jep perparesi asaj arsye,si te thuash e diktatorizon ate ne raport me arsyet e tjera.Dhe kete ngjyrim “sertesie”,padashje e marrin dhe pjestaret e grupit te kryefjales.Me pak fjale,mua me ndjehet sikur rasti i dyte e ç’edukon gjuhen e mendimin,e ç’demokratizon ate.

  2. Fshati Gollokamje, sjell ne fjali per shembull me siper, nxit te them dhe, kjo si teme mund te jete nga me te natyrshmet, trajtuar, mendoj, per arsye se eshte fusha juaj profesionale Xha.

  3. Nuk kam kohe tani, por keto pune nuk jane te sqaruara mire. Per hir te ca thjeshtimeve qe ne si koka te zgjuara duam t’i bejme shpejt e shpejt, gjuha jone zhduk ca kuptime dhe ngjyresa kuptimesh per te te ardhur keq. Keshtu varferohet shqipja dhe jo pasurohet. Megjithate, mund te flas njehere tjeter per kete.

  4. Lapsus me siper tek ;”e qenies art i arrire”..
    Xha xhai,une i jap perparesi gjuhes se folur,parimeve universale te te sjellurit si dhe njohjes se veprimeve te brendshme psikologjike.Si do ta thoja une ate mendim?
    “Ka nga ata qe jane te bindur se arti me i arrire eshte rjedhoje e vuajtjes se thelle”.
    Por kemi problemin e foljes “jam” si dhe te purizmit llogik gjuhesor.Dihet qe anglishtja ne kete drejtim pothuaj eshte e latinizuar,dhe nuk ka piken e turpit gjuhesor per kete.Ndersa per mua Shqipja ka me shume mundesi zhdervjelltesie se Anglishtja.Kjo vjen nga pasuria e foljeve dhe sinonimeve te tyre.
    E rendesishme eshte peshimi llogjik si dhe nenshtrimi ndaj disa parimeve te edukates,te cilat duhen futur fshehtesisht ne ndryshimin e ri gjuhesor per nje komunikim ne shoqeri te hapur,demokratike.Me rendesi merr per shoqerine shqiptare qe mbart plage te medhaja,te ngjizura ne gjuhen e perdorur gjate 50 vjeteve diktature..
    Mendoj se parim me kryesor eshte qe nuk duhet lene asnjehere gjuhesisht mundesia per keqekuptim si dhe rruge te hapur nje konflikti te mundshem midis dhenesit te mesazhit dhe degjuesit,ose lexuesit.Nuk duhet lene mundesia e “rrugaçerise gjuhesore”.

  5. Rreziku i shparbamjes gjuhesore.
    Ne vitet ’90,pas çlirimit nga komunizmi,shqiptaret paten fillue me imitue Europen.Kjo ndryshim,ne fushen e gjuhesise,u fillua prej dy rrymave te medha gjuhesore.Rryma e pare perbahej prej shqiptaresh te edukuem,te pasunuem,edhe te formuem sipas shkollave komuniste.Keta perbaheshin prej artistesh,shkrimtaresh,kritikesh,bij te bujqeve e çobaneve partizane te Shqiperise ma se shumti Jugore.Ky grup edhe pse perbahej nga ish,u ba i zoti me bind shqiptaret qe gjuha e vendsour me urdher te partise me 1972 duhet te vazhdoje.Ky grup vendosi me trashegu gjuhen qe u vendos gjys shekulli nga komunistet,ku format “isht” dhe “asht” te perdonuna ne mijera vjet nga Çamet dhe Kosovaret,u zevendesuen me formen dobiçe te latinishtes,“eshte”.Ky grup pasi hodhi poshte gjuhen zyrtare te mbreterise,gegenishten,pasi ajo konsolidua per 45 vjet,tashme nuk pranon as me e diskutue ekzistencen e saj.Gjuha shqipe u nderruae krejtesisht prej bujqeve e çobaneve komuniste.Pjestaret e ketij grupi tashme diskutojne dobesine e pjelles se tyre.Rryma e dyte i perket kohes se Kosoves.

  6. Sa per cilesine e atyre qe shkruaj,une mund te kem gabime te karakterit teknik per arsye te mospatjes se paketes Office te instaluer ne kete kompjuter dhe shkruajtjes direkt ne faqe me ose me miniprogramin OpenOffice.org Writer.Ndersa per gabime te karakterit llogjik,mund te me ndodhin ndonjehere por ralle dhe me shume nga shpejtesia e te shkruajturit dhe nga moskalimi per redaktim ne nje here te dyte.Mendoj se me shume rendesi,kur merr rolin e forumistit,ka ideja.Disa,ose ka nga ata,ketu ne forum qe shfaqen direkt pas komentit tim,gjuhen e paedukuar,ose te ç’edukuar.
    Kur une shkruajta qe fjalet nuk duhet te kene nje rol te serte dhe te pandryshueshem,thelloj temen e xha xhait.Qe t’ju bej te ditur bindjet e mia me gjeresisht po vazhdoj thellimin me detaje ide,te cilat mendojne se i vlejne pasurimit te temes,duke dhene mendimin e ndryshem reth saj.E gjitha kjo me qellim arritidhes.

    Ne qellimin arritites timin kam parasysh qe ne nuk duhet te synojme ne berjen e thjeshte te gjithçkaje gjuhesore,te therritjes per perdorim te fjaleve njeformeshe.Gjuha ka nevoje per lirine e saj,per ndryshueshmerine e saj.Nuk mund te thuhen gjerat vetem ne nje menyre,te parashikuara.Dhenia detyruese e nje menyre te vetme,ose Unike,eshte e demshme per gjuhen.Une mendoj se sa me shume ndryshueshmeri gjuhesore te kemi per dhenien e nje mendimi te njejte,aq me te shendoshe e bejme gjuhen.
    Pra,ne rastin e marre si shembull pjesa e fjalise “ka nga ata”,mun te kete ndryshueshmerine ne nje perdorim te ndryshem “disa” qe jep te njetin mendim.Po keshtu ne dy raste e permendjes se perdorimit dhe mosperdorimit te foljes “jam”,jane me vlere.Ne duhet te synojme te gjejme ose krijojme nje raste te trete,te katert e me shume.Unifikimi i gjuhes nuk do te thote unifikim i mendimit.Gjuha eshte nje organizem qe ndryshon ne lidhje me kohen(kjo ka shtjellim shume me te gjate)
    Gjuha ka nivelet dhe menyrat e saj.Ka nivelin letrar,zyrtar,familjar,popullor,dialektor.Ka menyrat zyrtare,te edukates,te autoritetit,te urdherimit,te deshirimit,te dinjitetit,te te nxehurit etj.Mendoj se folja “jam” nuk mund te percaktohet si e ‘dobet’.Perdorimi i saj eshte nje domosdoshmeri por me te drejte duhet pare dhe rastet e perdorimit ne vend te saj te sa me shume njesive te tjera gjuhesore alternative.Ne kete prizem,te zgjerimit te perdorimit te ndryshueshem dhe jo heqes mendoj se duhet te synoj tema.Gjuhen duhet ta bejeme me te nderlikuar,duke mos perjashtuar forma e “thjeshta” te saj,sepse keshtu rrisim lirine e saj,ndryshueshmerine e saj te cilat duhet te te çojne ne dhenie me te madhe te performacave shprehese e shkruese per te njejtin mendim.
    Dhe gjuha ka “demokracine” e saj,pamvaresisht se ka nga ata,te cilet nuk kane bindje te tille.

  7. A i bën, ajo që quani “specializimi kuptimisht”, keq gjuhës?

    “Babi ka qënë një përkrahës” me “babi më ka përkrahur” nuk janë rruga e pashtruar dhe rruga e asfaltuar, por kryqëzim, rrugët e të cilit e çojnë bisedën dhe biseduesit jo në të njëjtin drejtim. Fjalia e parë (duhet të) përdoret nga bisedues të cilëve nuk ju rron babi. A është e drunjtë fjalia: Babi ka qënë një përkrahës i jetës sime. Në të i vihet një shirit mos-i qënies së tij, tregohet se ai ka qënë një ndër përkrahësit që folësi ka. Tërë, apo gjithë po të përdorej do ishte e tepërt. Ndërsa, fjalia e dytë, mund të ngjeshet pa humbur gjë në:
    Babi më ka përkrahur tërë (gjithë) jetën time.
    Biseda imagjinare:
    – Babi ka qënë një përkrahës i jetës sime.
    – Pse ai…
    – Po, ai ndërroi jetë para një viti.

    – Babi më ka përkrahur tërë jetën time. Kjo është hera e parë që unë nuk e kam përkrahjen e tij.

    ***

    “Është mallëngjyese të mendosh” me “mallëngjehem kur mendoj” po i kthej në:
    Është tmerruese (e tmerrshme) të shikosh një mi.
    Tmerrohem kur shikoj një mi.

    Janë të njëjtët bisedues që shprehen “është mallëngjyese të mendosh”, dhe kapërcejnë tek “tmerrohem kur shikoj një mi”. Pse? Sepse në rastin e parë ata duan të hyjnë dhe në qënien e tjetrit e të flasin edhe për të; ata mendojnë se edhe tjetri mallëngjehet. Në të dytin ata e dinë se shumë njerëz nuk tmerrohen nga miu, dhe i mëshojnë sinqerisht frikës së tyre të tepërt. Kështu, nëse një çift i ri hyn në një apartament të sapondërtuar, dhe ajo nis e flet: “Është mallëngjyese të mendosh se kjo shtëpi është e jona i … miu!” e i kërcen të dashurit në krahë, fytyrë mbledhur aty ku vetullat takohen me hundën dhe i thotë atij: Tmerrohem kur shikoj një mi.” – ajo duhet puthur … në ballë.

  8. E sakte CD.Por ketu kemi rastin kur duam te japin jo nje mendim te njejte ne menyra te ndryshme.Por ju kapet nje pike te rensishme qe eshte theksi llogjik,i cili ka lidhje me situten e meparshem te bashkbisedimit dhe bashkebiseduesve,te objekti,subjektit,veprimit ne diskutim,lidhjen e theksit llogjik ne perceptimin ndjenjesor e psikologjik.
    Por do shtoja dhe theksi fonetik mbi nje njesi gjuhesore te fjalise,ka rendesi te madhe.Por difekti i gjuhes se shkruar eshte pikerisht ky drejtim.Gjuha e shkruar e ka te veshtire te japi kete dallim si p.sh;
    “Babi” ka qene nje perkrahes i jetes sime.
    Ketu vendosja e theksit intonativ(ngritja e volumit p.sh,ndryshimi i intonacionit etj) mbi “babi”,behet me qellim per ta krahasuar me “mamin” p.sh..Pra,ne gjuhen e shkruar ky difekt eleminohet,nese shkruhet se me C’fare eshte then nga bashkebiseduesit deri para se te thuhet kjo fjali.
    Po te vazhdojme me vendosjen e theksit llogjike tek njesite e tjera,ato do t’ jinin ngjyrime te tjera kuptimore.

    Vendosja e formes “ka qene”,nuk vendoset apriori,por ne lidhje me thellesine kohore te kryerjes se veprimit,e cila jep konkluzionin e “CD”.
    Pre te vemi tek mundesite e shprehimit:
    Babi ka qene…
    Babi eshte..
    Por forma e dyte shpreh dhe mundesine e te ardhmes, si p.sh;
    Babi eshte perkrahes ….Nese vendosim “gjithmone”,”perhere” etj ne forcojme me teper kuptimin e te ardhmes brenda te tanishmes.
    Ndersa “babi me ka perkrahur tere jeten time”,ketu kemi nje thyerje,para pergatitje per ndodhje te nje te kunderte,ose negative.qe mund te vazhdoje me..Kesaj radhe nuk e di pse nuk me perkrahu..D.m.th Babit i lihet mundesi te ndryshoje mendje duke me kundershtuar,ose te mos kete mudesi te ndihmoje ‘tani”,per arsye madhore,largesi,vdekje etj..duke u lidhur gjithmone me ate tjetren qe “mami’ vazhdon te mos te kete qendrim te tille.

  9. Ne shkrimin “Qellime te mira” te Maks Gjerazit une shkruajta kete fjaline me poshte:

    “I urt-Ky eshte zbulimi qe ben shkrimi ne leximin e lexuesisit.”

    (Pasi ndricohem nga shembuj te sjelle siper nga Xha), mund te ish me mire keshtu;
    I urt-Ky zbulim qe ben shkrimi ne leximin e lexuesit.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin