WIKI WIKI

Tema e monumenteve që i ngrenë vetes shqiptarët në Internet, të cilën e preku Parrulla, nuk ka të bëjë vetëm me aspektin etik të mënyrës si e shohim ne veten si komunitet. Në raste të caktuara, informacioni i gënjeshtërt ose shtrembëruar që afishohet online mund të çojë dhe ndoshta ka çuar në dizinformim total të kureshtarëve, ose të gjithë atyre që nuk e shohin me syrin e nevojshëm kritik informacionin që marrin nga Interneti.

Rreziku vjen duke u shtuar me përhapjen e Internetit në trevat e shqiptarëve në Ballkan, ku shkollat gjithnjë e më tepër do t’i nxitin nxënësit e studentët t’i zëvendësojnë bibliotekat, librat e revistat shkencore me materiale të gatshme për përdorim gratis online.

Këtu dua vetëm të tërheq vëmëndjen për gjendjen e mjerueshme të faqeve shqip të enciklopedisë Wikipedia, e cila me të shpejtë po shndërrohet në instrumentin kryesor të referencës për të gjithë përdoruesit e informacionit në botën virtuale. Për nga natyra e vet, Wikipedia është e hapur ndaj përdoruesve dhe i përjashton hierarkitë akademike ose orvatjet për kontroll dhe manipulim të informacionit; mirëpo kjo presupozon edhe një shkallë të vetëdijes qytetare e cila ne, shqiptarëve, po na mungon.

Tema e Wikipedias në shqip është e gjerë e nuk mund të ezaurohet me një trajtim si ky i tanishmi; nga ana tjetër, mjafton një kupë verë për të marrë vesh se ç’ka në fuçi. Prandaj, i ngacmuar edhe nga disa fakte skandaloze që përmendi Parrulla në komentin e vet, shkova t’u hedh një sy xhevahireve të fundit të shqiptarisë të lëshuar zinxhirësh.

Që në fillim vërej se Wikipedia shqip kërkon kandidatura për burokrat, duke specifikuar:

Të nderuar editues dhe pjesmarrës më aktivë e më pak aktivë të Wikipedia-s në gjuhën shqipe meqë zgjedhja e Burokratit të ardhshëm është shumë e rëndësishme dhe jetësore për Wikipedia-n paraqisni medimet tuaja rreth kushteve të cilat duhet të plotësojë një burokrat për të marr pozitën e një Burokrati.

Meqë kandidaturat për burokrat nuk më interesojnë, shkoj të shfletoj disa nga kategoritë në faqen hyrëse të shqipes.

Më tërheq vëmendjen kategoria e shoqërisë civile, ku lexoj:

Shoqëria civile është shume aktive kohet e fundit ne Shqiperi. Shoqeria civile shqiptare synon shkatrrimin e korrupsionit dhe permirsimin e nivelit te jeteses te popullsise se shqiperise.

Jua lë lexuesve të gjykojnë se çfarë idiotizmi përmblidhet në këto pak rreshta; por dua vetëm të shtoj se autori, përveçse nuk e ka idenë se për çfarë po flet, nuk di as të shkruajë shqipen, çka është mangësi serioze për këdo që vihet të hartojë faqe të enciklopedisë Wiki në shqipe. E vetmja gjë që mund t’i admirohet këtij enciklopedisti është guximi i çartur.

Kaloj pastaj te Antropologjia, për të lexuar:

Antropologjia apo mësimet mbi njeriun, mbi zhvillimin e vetive trupore dhe shpirtërorë të tij, bëhen në disa fusha si p.sh Atropologjia biologjike ara së gjithashë merret me shoqëritë fisnore, këndëvështrimi gjeografikë i llojeve të njeriut të sotëshëm, (Rasat e njeriut) si dhe zhvilliet individuale të njerut së bashku me zhvillimet trupore të njeriut. Me studimeve si të qenies njerëzore, pozicionimit të tij si i veçantë në kosmos, sjellja e tij ndaj rrethit dhe natyra e dyfisht krijuese dhe trupore bëhen nga fusha e Anatomisë filozofike.

Unë nuk mund ta di se çfarë kërpudhash meksikane ka tymosur autori, teksa e hartonte zërin e mësipërm të enciklopedisë; por ia qaj hallin studentit të shkretë shqiptar, që nesër do të përpiqet të mësojë diçka nga ky fragment monumental i erudicionit shqiptar, për të arritur në përfundimin se kot u ka hyrë studimeve, dhe se do të kish bërë mirë t’i përkushtohej bagëtisë së imët ose opingarisë profesioniste.

Kaloj pastaj te një listë shkrimtarësh shqiptarë, ku gjej ndër të tjera artikuj për këta udhërrëfyes të mendjeve e të zemrave të shqiptarëve anembanë botës: Abdulaziz Islami, Arben Orhani, Çerçiz Topulli, Dushko Vetmo, Eliott-Hasan Moglica, Fadil Bekteshi, Fejzi Bojku, Fejzullah Fejzullahu, Flori Bruqi, Iljaz Prokshi, Jeton Kelmendi, Kristaq Turtulli, Mirko Gashi, Ndue Ukaj, Qerim Arifi, Ragip Sylaj, Stavri Pone, Vahit Nasufi, Veli Karahoda, Zejnullah Halili…

Më duket vetja sikur kam hyrë në një univers paralel, e për më tepër pa leje.

Bëhem edhe unë pastaj guximtar si autorët e Wiki-t, dhe hap një nyje, të parën ku më shkon mouse-i, dhe pikërisht të autorit Shpendi Sollaku Noé, ku lexoj me një frymë këtë karakterizim nga “personaliteti i njohur italian” Stelvio Mestrovich:

Shpendi sollaku Noé është një shkrimtar i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, ku ka studiuar libra të ndaluara nga regjimi, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpendi Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane.

Më tepër nuk thua dot as për Milan Kunderën, edhe të duash. Përkundrazi, faqja që i kushtohet shkrimtarit tjetër Dritero Agolli, edhe ai poet nga nevoja, duket e kopjuar shpejt e lehtë nga ndonjë manual i lashtë i letërsisë së realizmit socialist për shkollat e mesme bujqësore me korrespondencë:

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritero Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll. Poemë malore. Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Më kot kërkoj, në këtë listë, të dhëna për autorë shqiptarë që i kanë dhënë tonin kulturës gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit: Pëllumb Kulla, Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Zef Pllumi, Pjetër Arbnori, Kiço Blushi… ose edhe ndonjë më të vjetër e të mirënjohur, si Gavril Dara (i riu), Jani Vreto, Ndoc Nikaj, Foqion Postoli, Lasgush Poradeci, Anton Harapi, Vincenc Prenushi, Ali Asllani, Arshi Pipa e kështu me radhë deri te Sterjo Spasse, Shefqet Musaraj, Kapllan Resuli, Fadil Paçrami, Kol Jakova, Anton Pashku, Elena Kadare, Ruzhdi Pulaha, Naum Prifti (me gjithë 11.100 referencat në Google) Miço Kallamata, Gjergj Zheji, Ali Abdihoxha… Shkronja Q ka Qerim Arifin, por jo Qamil Buxhelin; shkronja S ka Skënder Mustafin, por jo Sabri Godon as Spiro Çomorën; ndërsa shkrimtarët shqiptarë që u fillon emri me G (Gani, Guri, Gori, Gavrosh, Galip, Gafurr, Gogo, Gugash, Gavril, Gerta, Grigor, Gramoz, Gonxhe, Gojart, Gazmend, Gëzim, Gent) janë të dënuar të mbeten jashtë liste, pasi kjo rubrikë mungon krejt. Gjysma e faqes kushtuar Gjergj Fishtës merret me çështjen krejt anësore të letrave që ky autor i paska shkruar Mussolini-t, thuase është fjala për ta pranuar apo jo poetin e madh geg në ndonjë celulë të Partisë Komuniste. Letërsia arbëreshe, nga ana e vet, është e përfaqësuar deri edhe nga Dushko Vetmo, por Françesk Anton Santorin nuk e shoh të përmendur gjëkundi… Sa më shumë lexoj, aq më shumë turpërohem!

Përkundrazi, Wiki shqip u hap vend shkrimtarëve më të rinj, si Besnik Mustafaj, për të cilin lexojmë:

Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë (nga 1992 deri në 1997). Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.

Pikërisht të dhëna që i hyjnë në punë kujtdo që dëshiron të mësojë diçka për Besnik Mustafajn shkrimtar (pa përmendur sa ironike tingëllon kjo rezyme rutinash politike, në një kohë që Mustafaj gjithnjë kujdesej të precizonte se e vinte letërsinë mbi politikën)!

Ndërsa për një tjetër autor të ri, Ervin Hatibin, lexojmë:

Ervin Hatibi […] është një nga poetët e brezit te ri, ose më mirë i brezit rinor të fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi është vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te “modeleve” te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet për origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart është shkruar nga Hatibi për grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni nje poezi me tone moderne te ketij poeti te ri. (cit. Alban Tartari)

Çdo gjë e thënë qartë e pastër, vetëm se, natyrisht, nuk ka asnjë poezi “të dhënë më lart”, dhe kush e ka kopjuar tekstin paturpësisht, nuk ka marrë as mundimin ta redaktojë sado pak (nuk di si ka reaguar ndaj kësaj Alban Tartari).

Nuk vazhdoj dot më, por lexuesit që kanë kohë për të vrarë, mund t’i eksplorojnë vetë ligatinat e Wiki-t shqip, për të marrë kontakt të drejtpëdrejtë me inkompetencën tonë si komunitet në fushë të dijes; ose me apoteozën e llucës në kulturën shqiptare. Edhe liri, edhe demokraci, tha; tamam si e kishim ëndërruar.

52 Komente

  1. Sa për informacion, se më djeg ca, Ervin Hatibi ka shkruar vetëm tre tekste për Ritfolk…kjo mënjanë, “potpuri stilesh” është e së paku i çuditshëm si togfjalësh dhe për një lexues të vëmendëshëm të Hatibit si unë, irritues dhe i paftillueshëm. Unë po ashtu nuk besoj fare, se Alban Taratari, kushdo ky qoftë, ka marrë dhe mendimin apo aprovimin e personazhit për të cilin ka shkruar, kudo që ai tekst mund të gjendet dhe prej nga, siç ju sugjeroni, është kopjuar…meqë ai po e prezanton e nuk po bën ndonjë analizë…sidoqoftë kam qeshur jo pak, jo vetëm me citimet surreale, por dhe me shkrimin vetë…fjala “idiote” nuk mund të zëvendësohet asesi, jam pothuaj i lumtur që gjendet aty lart.

  2. Natyrisht, është qesharake që një autor aq i dashur sa Hatibi të paraqitet kryesisht duke përmendur tekstet që i ka shkruar grupit Ritfolk, në një kohë që e kundërta do të kishte kuptim: Ritfolk të hynte në histori, si një grup për të cilin ka shkruar Hatibi…

  3. http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22141
    siç duket autori i postimeve në këtë forum, është ndonjë fan i Hatibit, por që padashje , nisur nga vullneti i mirë, s’arrin të kuptojë se ç’shkruan.

    Kjo është dobësia e Wiki-t për momentin… askush nuk kontrollon askënd dhe akoma botuesit s’kanë pjekurinë e nevojshme për të kuptuar se informacionet e tyre nganjëherë janë më të dëmshme se të nevojshme.
    Dhe me të vërtetë nganjëherë shikon “xhevahire” që të bëjnë të të vijë dhimbja e kokës, qofshin edhe kur janë thjesht përkthime nga gjuhët e tjra të Wikipedia-s.

  4. Ndërkohë që Wiki po fiton autoritet nëpër botë, si burim alternativ informacioni, faqet e saja shqiptare ia ulin vlerën detyrimisht. Përdorimi i saj bëhet i pamundur, po të përjashtojmë anën komike dhe argëtuese. Megjithatë, përdoruesi shumëgjuhësh e kupton që turpi duhet t’u mbetet “furnizuesve” me informacion jo hapësirës digitale ku ai shtjellohet. Shembuj idiotësish ka plot. Nuk po humbas kohë të shtoj të tjera, por më kujtohet që një herë në kategorinë e “shqiptarëve të njohur” pashë një shkrimtaruc anonim (vërtet anonim) që rreshtohej paturpësisht krahas personazheve të mëdhenj si Skënderbeu, Fan Noli, Naim Frashëri, etj. Nuk m’u durua dhe ia fshiva emrin. Për respekt të të tjerëve.

  5. Pishak, lëre mos e hap atë muhabet. Sapo ta marrin vesh ca se në Wiki mund edhe t’i fshish artikujt, do ta zbrazin fare seksionin shqip… me përjashtim të faqes së Nënë Terezës e ndoshta të Skënderbeut. Jemi apo nuk jemi gjithnjë gati për luftë civile?

  6. Jemi, si nuk jemi. Gjithmonë gati!
    Tani pa shaka. Kënaqësia e Wikit qëndron pikërisht në lirinë e futjes së informacionit dhe të menaxhimit të tij. Je i lirë ta shtosh, ta korrigjosh, ta heqësh…. Në thelb të mesazhit tënd unë shoh pikërisht shqetësimin qytetar ndaj paaftësisë së shqiptarëve për ta administruar lirinë. Sepse, çfarë dreq lirie është ajo që i jep të drejtën një gjysmanalfabeti të shkruajë në publik pa asnjë kontroll? Sepse ne jemi në gjendje ta kuptojmë ku çalon puna, por një adoleshent që i duhet të bëjë hartimin nuk e ka atë mundësi. Po i sakatojmë brezat e rinj. Pa mëshirë. Në këtë pikë e ndjej veten pak fajtor, që nuk kam kohë, energji dhe autoritet për t’i fshirë përfundimisht të gjitha idiotësitë në shqip që gëlojnë internetin.
    Po kush jam unë vallë përpara…? Hiçi.

  7. Zotëri, ju përderisa i njihni vetes aftësinë për të dalluar idiotësinë, papërgjegjësinë patologjike, manitë klasike të çdo lloji, provincializmin kështjellar dhe automatik, injorancën epidemike dhe mutative, dhe mund të peshoni tek vetja sëkëlldinë, trishtimin, pafuqinë, pesimizmin, zemërimin; unë besoj se mund të shërbejnë si arsye dhe garanci të mjafta në se jo për të shpikur kohë dhe për ti shndërruar në energji, së paku për t’iu bindur se keni autoritet të mjaftë, edhe pse ndoshta jo të duhurin, për të bërë përpjekje për të ndrequr aty ku mundeni. Ju dukeni se keni miq që mund ti konsultoni dhe nëse kërkoni ndonjë bashkpunëtor, fundja dhe për të qetësuar ndërgjegjen, unë jam i gatshëm ti fshi idiotësitë që në fakt i afrohen më shumë maskarallëkut në wikipedian në shqip, nëse ju do mund të sillni gjë sado pak më të denjë për ta zëvendësuar.

  8. me erdhi nje çik turp duke lexuar kete artikull se ne fakt nuk e konsultoj kete enciklopedi elektronike ne shqip por gjithmone ne nje gjuhe tjeter. Nga ana tjeter, ej cuna pse nuk mundoheni te risni nje çik nivelin e kesaj enciklopedie. Nese nuk e beni ju qe shikoni gabimet, kush do ta bej une ? Nejse ne fakt sikur per çdo artikull te botuar ne nje blog te korrigjonim nje shprehje apo fakt nuk do ishte keq.

    dhe harrova – poshte burokracia dhe burokratet (sqarim e kam fjalen per ketu ku jetoj)

  9. Edhe unë e përdor gjerësisht Wikipedia-n, për punë, sidomos në anglishte. Prandaj shqetësohem që fëmijëve shqiptarë të shkollave po u jepet në dorë një produkt fare substandard, i mveshur me autoritetin e “markës” – meqë Wikipedia tanimë e ka fituar një emër e një respekt ndër përdoruesit e Internetit; deri atje sa Google rregullisht ta sjell në krye të listës së faqeve që ka gjetur, pavarësisht nga çfarë je duke kërkuar. Ajo që kanë bërë disa pak vandalë kulturorë me faqet shqipe të Wiki-t nuk ndryshon shumë nga sjelljet e shqiptarëve të tjerë me pronën publike në Shqipëri, të cilën edhe sot e kësaj dite shqipja e rrugës e quan “mall i shtetit”. Kam këtu në blog një faqe me titullin “Kur parkon shqiptari”, e cila ma ilustron mirë këtë që po them. Nga ana tjetër, d. vjen me disa sugjerime për t’i dhënë njëfarë zgjidhjeje këtij turpi. Unë vetë do të mund të rishkruaja e të shëroja ndonjë faqe (në atë pak kohë që më mbetet, pas pune), por nuk më duket se kjo do të ishte zgjidhje; siç thotë Pishaku, jemi një hiç përpara… masës të pashtershme të barbarëve. Nuk ia dalim dot, përveçse duke hipur në pemë (e duke e përshkuar në kah të kundërt shtegun që ndoqi majmuni, i cili i zbriti pemës për t’u bërë njeri). Nejse, duke i lënë shakatë mënjanë, unë mendoj se një zgjidhje do të ishte të mobilizoheshin forcat e lira të Universitetit të Tiranës dhe të Akademisë së Shkencave, të cilat mund ta ndërprisnin përkohësisht veprimtarinë rutinë të prodhimit të artikujve, temave dhe disertacioneve (që, midis nesh, janë përgjithësisht pa vlerë), dhe të punonin për t’ua dhënë shqiptarëve një Wikipedia dinjitoze në gjuhën shqipe. Secila katedër, secila degë, secili specialitet do të mbulonte fushën përkatëse, nën koordinimin e një redaksie fare të vogël, e cila të kujdesej për të formuluar pak kritere teknike e pastaj për t’i futur materialet në Wiki. Me këtë rast, po më shkon mendja të shkruaj një artikull, ose një letër të hapur në “Shekulli”, ku t’i bëj thirrje rektorit të UT dhe ministrit të Arsimit që ta marrin në dorë këtë punë. E mira e propozimit tim është se nuk ka nevojë për asnjë shpenzim shtesë, as për zhvendosje fondesh, por vetëm për shfrytëzim të kohës që normalisht u jepet studentëve dhe pedagogëve për “kërkime” shkencore, të cilat përfundojnë pastaj të varrosura në dollapët e katedrave ose në bibliotekat e fakulteteve. Materiali që duhet futur në Wiki ekziston, por i shpërndarë poshtë e lart, kryesisht në monografi e në revista shkencore; prandaj duhet vetëm përpunuar e riorganizuar, duke u përditësuar e duke u përshtatur për mjedisin virtual, nëpërmjet pajisjes së domosdoshme me mbinyje (hyperlinks) e formatime të tjera të nevojshme, të cilat duhet të mësohen t’i bëjnë të gjithë ata që shkruajnë, për Wikipedian ose jo.

  10. Xha Xha,
    Si ish-student relativisht i fresket, te garantoj qe sa e fisme dhe qellim-mbare eshte ideja jote, aq eshte edhe totalisht utopike. Rektoret, dekanet, shefat e departamenteve, etj., jane administrajdute te se mires (lexo: parase) publike. Nese filan inisiative sjell vetem harxhim kohe, riorganizim pune dhe burimesh dhe asnje perfitim politik apo financiar…nuk bohet.

    Pishaku ka te drejte, ne administrimin e lirise jemi dobet. Nuk na e rrokin qelizat cerebrale konceptin e te mires se perbashket.

    Megjithate, per sa kohe qe nuk arrijme te prodhojme artikuj te sakte dhe korrekte, te pakten mund te fshijme ata artikuj qe nuk i permbushin kriteret e Wikipedia-s.
    Te pakten kjo…

  11. Xhaje, edhe Wikipedia ne anglisht ashtu ka qene kur ishte e vogel. Ben nje gabim te madh kur fajeson “autorin” pasi artikujt tek Wikipedia ne pergjithesi jane nga autore te ndryshem. Mos u merzit shume per studentet shqiptare se ata qe s’dijne te dallojne burimet serioze mire t’u behet.

  12. kjo liri dhe demokracia e perdorur pa karar do na marri me qafe neve:( mire do ishte te kishte njefare admini per wikipedian shqip..

  13. Kjo qe secili ketu shkruan ate qe deshiron dhe me mbetet e tille dhe se autori i ketij shkrimi krenohet me shkrimin e tij aq te diskuteueshem e ben te dallohen perrallat nga enciklopedia.

    Formuet e njohura ne internet dhe blog hapesirat sjan asgje ne krahasim me nje enciklopedi qe ndoshta per momentin eshte ne zhvillim e siper por me kohe do te pushtoj motoret e kerkimit dhe do te behet hapesire e mire e informimit enciklopedik.

    Mos mendoni se une apo dy a tre persona tjere pekujdesen per kete sepse per kete qellim do te perkujdesen tegith ata te cilet ia duan te miren diturise se popullit shqip foles.

    Pershendetje.

  14. Xha Xhai, duhet te kuptosh se eshte shume me e lehte te erret iniciativa te hapen hapesira blog dhe forume dhe ne to te shkruhen idete dhe tekstet te cilat nese i krahason me artikujt qe ndoshta s’duhet te jene (“he mos qofshin” thot populli) ne wiki prape jane thash e theme. Fundja autoret si ti duhet kuptuar porosine kryesore te wiki-t : E lire per perdorim dhe editim.

    Ti si i ditur qe je, edito per t’i shtuar kualitetin. Ose meqe artikulli yt u perfol kaq shume kritiko se edhe kitikat e shtojne interesin per ndihme te te paditurve.

    Sa i perket mendimit tend se wiki zbrazet nese fillohen te grisen artikujt qe s’duhet te jene : e kegabim, sepse ska artikull qe s’duhet te jete e qe ska artikull qe s’duhet permirsuar.

    Ju nuk po e kuptoni porosine : E lire (per lufte kah e mira).

  15. Vrasja e Vlerave

    Xha Xha,

    Në diskutimin rreth temës “Idiotësi dhe Çmenduri” të hapur nga Luliani në “Peizazhe të Fjalës”, siç e dini, mora pjesë edhe unë, i nxitur, siç e kam thënë atje, nga shprehja juaj: “Ata që shkruajnë shtyhen e pështyhen nga të gjitha anët herë me të drejtë e herë pa të drejtë…”

    Unë s’e dija që ju kishit hapur një faqe “Wiki Wiki” në internet, të cilën ma bëtë të ditur në “Idiotësi dhe Çmenduri” dhe më rekomandonit që diskutimin tim në lidhje me shkrimtarin Stavri Pone ta vazhdoja atje. Domethënë këtu, nëse nuk do të ma censuroni këtë shkrim. Duke qenë se diskutimi në “Idiotësi dhe Çmenduri” u mbyll, dhe në mënyrë që shkrimi im i këtushëm të ketë kuptim edhe për ndonjë lexues të interesuar që nuk i ka ndjekur diskutimet atje, këtë shkrim e kam konceptuar se i drejtohet edhe një lexuesi të mundshëm, edhe juve, edhe LG-së, edhe kujtdo që do t’i interesonte. Dhe që të mos duket se futet si pykë, kam bërë njëfarë pasqyre të debateve të mia të atjeshme në mënyrë që cilido, që mund të ketë sadopak interes, të jetë në dijeni rreth diskutimit tim atje dhe përse zuri fill kjo polemikë.

    I Nderuar Lexues i Mundshëm,

    Shkrimin e Xha Xhait “Të Shpëtojmë Wikipedian Shqiptare” të botuar më 2007 në gazetën “Shekulli” dhe të publikuar në internet, që është artikulli i kreut këtu, e kisha lexuar që atëherë. Në të Xha Xhai veçon një grup shkrimtarësh që, sipas, tij janë futur “kontrabandë” në Enciklopedinë e shkrimtarëve shqiptarë, ku përfshin edhe shkrimtarin Stavri Pone. Më lejoni të citoj: “Që kur kanë mundur të krijojnë hapësirat e tyre në internet, një takëm shkrimtarësh nisën sakaq t’i ngrenë vetes piedestale shpesh duke dizinformuar haptazi dhe lirisht…” Pra edhe Stavri Pone, i përfshirë në këtë “takëm shkrimtarësh”, i ka ngritur vetes piedestal, ka dizinformuar, etj .

    Këtu duhet të sqaroj 3 gjëra:
    1) Në Enciklopedinë shqip të shkrimtarëve shqiptarë figuron vetëm emri i Stavri Pones dhe nuk thuhet asgjë për të (është bosh).
    2) Unë kam korrespondencë me këtë autor dhe ai më ka thënë se nuk e ka vënë ai emrin e tij atje dhe bile nuk e di se kush e ka vënë.
    3) Emri i tij figuron në Wikipedian anglisht dhe shënimi atje është shkruar nga Klara Kodra. Pra, as atje ai nuk e ka vënë vetë emrin e tij.

    Megjithatë, ai është nga ata që “i ngrenë vetes piedestal”.

    Thelbi i polemikës sime me Xha Xhain qëndron këtu: a meriton të jetë Stavri Pone në Enciklopedinë e shkrimtarëve shqiptarë, qoftë shqip apo anglisht, apo jo. Sipas Xha Xhait: jo. Ai radhitet në “takëmin” e shkrimtarëve që kanë hyrë me dhunë atje, që janë “vandalë kulturorë” (të paktën unë kështu e kuptoj këtë shprehje). Me një fjalë, duke bërë pjesë në atë grup, Stavri Pone nuk është shkrimtar ose, e pakta, shkrimtar është, por jo i denjë për të pasur emrin në Enciklopedi.

    Ky autor dikur ka qenë i panjohur edhe për mua, po kur Xha Xhai jepte direktivën e përjashtimit të tij nga Wikipedia, unë kisha lexuar një roman të tij me titull “Lotët e Trëndafilit” që më kishte lënë mbresa, por nuk u prononcova publikisht ta kundërshtoja Xha Xhanë. Thjesht më erdhi keq për gjykimin e tij të gabuar të ndaj këtij autori dhe aq. Por tani afër, kur lexova thënien mallëngjyese të Xha Xhait se “ka autorë që shtyhen e pështyhen”, vendosa të shkruaja. T’u bësh thirrje të tjerëve të mos i pështyjnë shkrimtarët dhe nga ana tjetër t’i pështysh vetë, m’u duk hipokrizi. Shkrova një koment ku thosha se autori Stavri Pone, që Xha Xhai e tufëzon me disa të tjerë si të padenjë për në Enciklopedi apo Wikipedia, e meriton vendin e tij atje dhe e postova në temën “Idiotësi dhe Çmenduri”.

    Debati me Xha Xhanë zgjati ca dhe në fund ai u nervozua: “Genti, mos e tepro me mundësinë që po të jap të flasësh këtu… ose – për ta thënë më shqip – mos më rokanis shumë. Çështja që ngre ti ka një përparësi jashtëzakonisht të ulët në preokupimet e mia… Autorin që përmend ti unë as e mbaj mend ta kem zënë në gojë, aq i parëndësishëm është.”

    Ndoshta s’e mbante mend, por po në blogun “Idiotësi dhe Çmenduri” ai ripublikoi shkrimin e tij të gazetës “Shekulli”, ku në “takëmin” e autorëve “të parëndësishëm”, që sipas tij kanë hyrë kot në Enciklopedi, është edhe Stavri Pone, pikërisht midis emrave Ragip Sylaj dhe Vahid Nasufi. Emrin e Stavri Pones ai e ka shkruar me dorën e tij, megjithatë, nëse s’e mbante mend, askush s’e pengonte t’i hidhte një sy shkrimit të tij: figuronte ai emër atje, apo jo.

    S’do të zgjatem këtu me talljet e tij për këta shkrimtarë si “udhërrëfyes të mendjeve e të zemrave shqiptare anembanë botës…”, “që i ngrenë vetes piedestal…”, “që kanë dalë nga libri i telefonit…”, “që janë vandalë kulturorë”, etj., tallje të cilat ndoshta ndonjëri prej atyre, apo disa, që janë përfshirë në takëmin e shkrimtarëve, i meritojnë. Por këto i drejtohen edhe autorit Stavri Pone, i cili s’hyn në preokupimet e Xha Xhait, siç thotë më lart, “aq i parëndësishëm” është.

    Dakord, ky është mendimi i tij. Unë s’mund t’ia mbushja mendjen me zor atij se s’është ashtu. Në mes të këtij debati u fut edhe një person me nofkën LG, i cili romanin “Lotët e Trëndafilit” e quante “mediokër” dhe po “mediokre” quante edhe studjuesen dhe kritiken e njohur letrare Klara Kodra, e cila kishte folur pozitivisht për këtë roman në një artikull të saj me titull “Çelja e një trëndafili letrar dhe gjembat e kritikës”.

    Prapë në rregull, ky ishte mendimi LG-së (që doli se ishte lexuese). Lexuesi ka të drejtë të kritikojë, të shajë, të denigrojë, madje edhe të pështyjë cilëndo vepër letrare që s’i pëlqen. Por ajo që më bëri përshtypje te kjo LG-ja s’ishte aq opinioni i saj për këtë roman, se sa gënjeshtra e saj kur ankohej se “kishte rënë viktimë e kritikës… ishte mashtruar dhe i kishte humbur kot paratë që e kishte blerë atë libër…” Më lindi dyshimi se ajo s’e kishte lexuar fare atë roman, se mashtruese ishte ajo, dhe jo Klara Kodra.

    Debatova me LG-në, e cila thoshte se kisha përdorur kundër saj sharje, bërtitje, e ku di unë, çka s’është e vërtetë. Nuk e kam sharë dhe s’kam bërtitur në asnjë diskutim timin, por kam vënë në dukje boshësinë e fjalëve të saj për një vepër që s’e ka lexuar, dhe fjalët e mia ishin në pajtim të plotë me këtë qëndrim të pakonceptueshëm të një njeriu që vetëm denigron dhe s’është një gjendje të thotë: “Po më akuzoni kot për mashtrim!” Çka duhej të ishte e para mbrojtje që duhej t’i bënte ajo dinjitetit të saj si lexuese. Por ajo s’thoshte asnjë fjalë se përse kisha quajtur mashtruese atë, dhe jo Klara Kodrën, e cila e paska bërë të humbiste paratë kot duke blerë romanin e padenjë “Lotët e Trëndafilit”. Kuptohet se përse ajo nuk e përgënjeshtronte këtë thënie timen, që ishte thelbi i çështjes, se përse s’më thoshte se akuza ime se “ju s’e keni lexuar fare atë libër” s’është e vërtetë. S’ndalej këtu, se e dinte mirë që s’e kishte lexuar. Shkrova një replikë, por blogu “Idiotësi dhe Çmenduri” u mbyll: “Comments are closed”. Ndaj po vazhdoj këtu.

    Thelbi i diskutimve të mia në “Peizazhe të Fjalës” nuk ishte aq mbrojtja e romanit, sesa një problem tjetër: padrejtësia për të dhënë gjykime pa e lexuar një vepër, pa e njohur një autor, cënimi pa bazë i dinjitetit të një autori. Aq më tepër që autori, si çdo autor, e ka të vështirë të dalë në mbrojtje të vetes së tij.

    Më poshtë po postoj, me disa shkurtime, komentin tim të fundit në “Idiotësi dhe Çmenduri” për ndonjë lexues të interesuar për këtë debat, që për mua është parimor.

    LG,
    Kisha vendosur të mos angazhohesha më në diskutim, por thënia që ju më drejtoni: “Ti e hape lojën, je ‘fair game’ për të gjithë”, ishte një nxitje që t’ju drejtohem siç dëshironi, drejtpërdrejt, për të respektuar dëshirën tuaj.

    Së pari, znj. apo zj. LG, nuk arrij të kuptoj se ç’doni të thoni me shprehjen “je fair game për të gjithë”. Në anglisht fair game do të thotë a) një kafshë e egër e lejueshme nga ligji për t’u vrarë në gjueti; b) një veprim a mendim që meriton të tallet e të goditet, një gomarllëk, etj. Kështu, ju ose keni njohje të cekët të anglishtes, ose e njihni shumë mirë këtë gjuhë dhe më fyeni qëllimisht. Unë s’jam as kafshë e egër, as di të kem bërë ndonjë gomarllëk që të jem objekt talljeje për të gjithë. Nëse e keni fjalën për “fair play”, është tjetër gjë, por sintaksa çalon. Fjalia pak a shumë duhej të ishte “Duhet të luani fair play si të gjithë” a diçka e tillë.

    E nderuar, LG, më lejoni, ju lutem, t’i them dy fjalë edhe Xha Xhait.

    Xha Xha, nuk jam keqkuptuar aspak për “librin e telefonit” dhe në parim jam plotësisht dakord me ju që për Wikipedian të ketë kritere zgjedhëse, çka e kam thënë edhe më parë. Por pavarësisht në e besoni ju apo jo, autori S. Pone s’është marrë nga ndonjë “libër telefoni”, s’është zgjedhur kuturu apo me hatërllëk. Ju thoni se s’keni lexuar asgjë prej tij, pra s’dini nëse ka apo s’ka vlera, megjithatë i qëndroni mendimit tuaj se ai s’meriton të jetë në Wikipedia, se ka të tjerë më të mirë se ai, të cilët mungojnë atje, pra shtroni ekuacionin: X (njësi e njohur) ka më shumë vlerë se S. Pone (njësi e panjohur), dhe X-i s’ka pse të jetë jashtë Wikipedias, kurse S. Pone po. Por s’ka kuptim të krahasohet një gjë e njohur me një gjë të panjohur, sepse s’ka si të dihet që e panjohura, vetëm pse është e panjohur, të ketë më pak vlera se sa e njohura, kur mund të jetë dhe e kundërta.

    Znj. apo zj. LG, tani po ju drejtohem juve. Ju kisha pandehur të gjinisë tjetër, por më thatë se jeni lexuese. Më vjen keq që si në tonin tuaj, edhe në mënyrën tuaj të komunikimit, mungon finesa me atë “ti”-në urdhërore që përdorni ju. Që në krye të shkrimit më thoni: “Mos bërtit, shaj sa të mundësh, por veç mos bërtit…” Po e lë mënjanë tonin tuaj dhe do të merrem me faktin: ajo çka thoni ju është gënjeshtër. Aty i keni diskutimet mia, gjeni vendin apo vendet se ku kam bërtitur e ku kam sharë, dhe m’i tregoni.

    Ju flisni me mllef për “një kritike që ju ka mashtruar dhe ju ka bërë të bleni librin “Lotët e Trëndafilit”. E keni fjalën për Klara Kodrën, që e përmendni gjetkë. Një kritik që mburr një vepër të dobët kundër bindjeve të tij, është maskara. Por nëse do të mburrte një vepër që e gjykon të mirë, s’është maskara. Në rastin e romanit “Lotët e Trëndafilit” unë dyshoj fort se ju gënjeni kur thoni se jeni mashtruar nga një artikull pozitiv i Klara Kodrës për atë roman, artikull të cilit ju i besuat, e bletë romanin, e lexuat dhe u zhgënjyet.

    Zonjë e nderuar, një roman i dobët lihet që në faqet e para, e shumta në çerekun e tij. Unë s’di ndonjë njeri që të lexojë me zor, pa e detyruar kush, një vepër të dobët, përveçse nëse e ka për detyrë shkollore. Unë edhe filmin që s’më pëlqen në TV e lë, ndërroj kanalin. Kurse ju e paskeni lexuar “Lotët e Trëndafilit” a thua se ju detyroi kritika. Leximin ta dikton vetëm vepra.

    Megjithatë, po e zëmë se, me durim, e keni lexuar vërtet deri në fund këtë roman shumë të gjatë prej 560 faqesh dhe ju është neveritur. Por nuk keni të drejtë të fyeni autorin ngaqë s’ju ka pëlqyer romani. Unë s’e kuptoj se si i lejoni ju vetes të përdorni shprehje tallëse të tilla si “talenti i madh i Stavri Pones…” … “shkrimtar i qametshëm…” “të nxjerrim pankarta ‘Rroftë Stavri Pone’ ”, etj. Nga ç’bazë morale niseni ju që talleni me një autor, qoftë dhe i dobët? O njerëz, a ka njeri në këtë blog të mbajë qëndrim ndaj talljes dhe ironisë kundër një tjetri, qoftë ky edhe një autor idiot, siç mund të jetë Stavri Pone? Zonjë apo zonjushë e nderuar, kush ju ka kërkuar juve të nxirrni pankarta për Stavri Ponen? Kam thënë unë, ose kam lënë të nënkuptohet, se Stavri Pone është “talent i madh”, është shkrimtar “i qametshëm”? Vajzë apo zonjë e nderuar, s’është e hijshme t’i vishni tjetrit fjalë që as i ka thënë, as i ka lënë të nënkuptuara. Unë kam thënë vetëm kaq: romani “Lotët e Trëndafilit”, sipas mendimit tim, është një kryevepër. Sepse ashtu mendoj, dhe s’më duket e drejtë që autorin e tij ta flakin nga Enciklopedia, se ua paska zënë vendin të tjerëve, se është i panjohur, çka barazohet me “i pavlerë”. A s’kam të drejtë të kem mendimin tim për një vepër dhe një autor, mendim që s’ia imponoj askujt, por e them publikisht, hapur, dhe, kush të dojë, le të dalë e ta kundërshtojë, të thotë, “Mor zotni, romani i z. Pone jo vetëm që s’është kryevepër, po s’është as vepër. Është zero. Fundërrinë.” Le të thotë, është e drejta e tij. Por ju nuk flisni kështu, me këtë gjuhë, çka do të ishte normale. Ju flisni me sharje, me qesëndi. Edhe në hedhjen poshtë të një autori apo vepre lypsen norma etike, lypset dinjitet e korrektesë, jo bërtitje e shprehje ironike. Ka plot shprehje jo fyese që mund të përdorë dikush kur s’pëlqen një vepër a një autor. Kurse ju kaloni në ekstrem, në përçmim patologjik kundër këtij autori, por a është normale kjo, nëse jeni vërtet një “kualitet i lartë”, siç thotë Xha Xhai për njerëzit e ngritur? Me këtë lloj demonstrimi publik tregoni që s’jeni. Ose niseni nga arsye aspak letrare kundër këtij shkrimtari.

    Dikush hodhi idenë aty se ky “Genti po luan ndonjë rreng prapa ekranit…” Për t’i shuar kureshtjen kësaj zonje apo zonjusheje, por ca më shumë, që t’ju tregoj juve, LG, se si është puna që e kam marrë kaq për zemër romanin “Lotët e Trëndafilit” (që juve jua vret veshin), po jua tregoj enigmën që ju mundon. Së pari dua t’ju them dy fjalë për veten time: jam nga Tirana, por jetoj e punoj në Angli, ku kam emigruar prej vitesh.

    Një ditë në verën e vitit 2005, ndërsa prisja një shok të vinte të më merrte me makinë, se do të shkoja në Vlorë me pushime, rrija në trotuar pranë një librarie të vogël te 21 Dhjetori në Tiranë, pranë klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”. Tabela e dyqanit, për çudi, lexonte “Videotekë”, por në vitrinë kishte libra. Hyra për të blerë dy a tre, ndonjë për ta lexuar në plazh, të tjerët për t’i marrë në Angli. Shitësi, një burrë rreth 65 vjeç, shumë i sjellshëm e i kulturuar, që kishte qenë mësues biologjie në Kukës, së pari fare më sugjeroi romanin “Lotët e Trëndafilit”. E pashë, kishte një kopertinë për faqe të zezë dhe meqë ishte dhe shumë i trashë, mendova se bënte dhe shumë lekë, por çmimi ishte relativisht normal, 8.000 lekë, po të kemi parasysh se atje kishte libra sa gjysma e tij që bënin po aq ose më shumë. Shkurt, s’ma mbushi syrin, por jo nga çmimi. Shitësi më tha: “E kam lexuar edhe vetë, merreni dhe po s’ju pëlqeu, ejani të merrni paratë, kurse librin mbajeni, hidheni në kosh ose bëni ç’të doni me të.” U habita, s’më kishte ndodhur që një librashitës të ma thoshte këtë. M’u duk njeri serioz, s’dyshova se e kishte me hile, të mohonte më pas ç’kishte thënë. E bleva librin dhe nisa ta lexoja në plazh, nën çadër, dhe më befasoi. Ndoshta më pëlqeu se jam “kualitet i dobët”, nuk e di. Ju s’keni si të më besoni, përderisa keni mendimin se është libër “mediokër”. Por mbase ndonjë tjetër, që i lexon këto radhë në këtë blog, e beson që nuk gënjej kur them se vërtet më befasoi. Por a është vërtet romani ashtu si mendoj unë, s’kam si ta di. Pas plazhit u ktheva në Tiranë dhe shkova te shitësi, Ali Hasani e quajnë. Kam dëgjuar se e ka edhe sot në atë librarinë e tij të vogël. S’më mbante mend, por sapo i thashë se isha blerësi i librit në fjalë, u kujtua dhe pandehu se shkova të merrja lekët, që u bë gati të m’i jepte. Jo, i thashë, nuk erdha për lekët, se libri më pëlqeu. Por dua t’ju pyes: “Vetëm me mua e përdorët këtë metodë shitjeje?” “Jo,” më tha. “Edhe me të tjerët. Kam shitur mbi 400 kopje të këtij romani dhe asnjë njeri s’ka ardhur të marrë paratë. Këtë metodë e kam përdorur vetëm për këtë libër, sepse më ka pëlqyer shumë.” Dhe zuri të fliste për vlerat e librit me shumë pasion dhe u çudita se si ishte e mundur që gjithçka që thoshte përputhej me mendimet e mia.

    Pashë në numerator, gjeta emrin e autorit ta uroja, por s’më dilte. Kur shkova në Angli, i dërgova një email, se në botimin e parë të atij romani, për çudi, ishte vënë adresa e emailit, ç’ka s’e kisha parë në asnjë libër. Nisëm të këmbenim emaile dhe vitin tjetër, në verë, u takova me të dhe pimë kafe (i vetmi takim imi me të) dhe e pyeta se pse e kishte vënë adresën e emailit në kopertinë. “E ka vënë gabimisht shtypshkronja”, më tha i hidhëruar, “një kompjuterist me emrin Besnik. Por që të ndërrohej kopertina, ky Besniku duhej të paguante goxha para, ndaj i pranova kopjet e romanit, 500 copë, me atë kopertinë.” Më tha se e kishte financuar librin vetë dhe kishte hequr keq me shpërndarjen, se s’ia pranonin librin në asnjë librari, përveç Ali Hasanit, që për fat e kishte pëlqyer dhe ia mori të gjithë tirazhin. Botimi i dytë pati kopertinë më të mirë dhe s’kishte atë idiotësinë e adresës së emailit.

    Nëse jeni në Tiranë, mund të shkoni te libraria e Ali Hasanit, që besoj se është ende atje, dhe ta pyesni a është e vërtetë që ai e ka shitur këtë roman me këtë mënyrë. Po deshët pyeteni edhe se a kishte mbetur vërtet i mahnitur nga ai roman, apo unë gënjej.

    Në njëfarë mënyre u bëmë miq virtualë me autorin, megjithëse ai është në moshë sa babai im, dhe në emaile më thotë se lexues të ndryshëm e marrin në telefon dhe i dërgojnë emaile, disa nga të cilët ia kam kërkuar e m’i ka dërguar. Është e vërtetë se ata lexues janë “kualitet i ulët”, janë pikërisht ata që pëlqejnë romanin e Kolë Jakovës “Fshati midis ujërave”, që unë s’e kam dëgjuar fare. Kështu është ndarë kjo botë: në njerëz elitarë e në njerëz të rëndomtë. Njerëzit e rëndomtë, populli, masat, turmat, janë idiotë. Elita, njerëzit e zgjedhur nga Zoti janë të gjithëdijshëm, gjykatës të mëdhenj, “sagacious”, siç thotë anglezi. Ju, me sa duket, keni nderin të bëni pjesë në këtë kategori.

    Ky besoj është diskutimi im i fundit në këtë blog, një diskutim në të cilin, si dhe në të tjerët, as kam bërtitur dhe as jam përpjekur të imponoj mendimin tim, por thjesht të mbroj autorin e një vepre për hir të bindjes sime për vlerat e saj. Kushedi, për një njeri shumë të ngritur nga ana letrare, vepra mbase vërtet s’ka vlera. Se as unë, as Ali Hasani, as shumë të tjerë, përveç Klara Kodrës e ndonjë kritiku tjetër (por që janë “mediokër”), s’jemi specialistë letrarë, por lexues të thjeshtë. Por edhe nëse libri është pa vlera, ajo që bëni ju, LG, duke e denigruar një autor me sarkazëm, s’është e drejtë. Po t’i mbledhësh bashkë të gjitha fyerjet direkte dhe indirekte që i janë bërë këtij autori në këtë blog, më duket se janë kaluar caqet e një kritike objektive dhe të ndershme. Unë s’besoj se ka ndonjë autor, i cili të jetë bërë “fair game”, objekt talljesh të pathemelta, nga njerëz që s’e kanë lexuar fare. Më duket absurde të shash dikë apo diçka me hamendje, është kundër etikës elementare të moralit njerëzor.

    Ky ishte komenti im i fundit drejtuar LG-së, me disa shkurtime, se, siç thashë, blogu “Idiotësi dhe Çmenduri” u mbyll. Por në shkrimin e tanishëm dua të shtoj edhe nja dy gjëra:

    LG,
    Shpjegimi i “fair game” sipas fjalorit tuaj të anglishtes është pikërisht ai që them unë, që e thonë të gjithë fjalorët e anglishtes në botë: objekt talljeje e sulmi për një gabim, idiotësi etj. (që është përdorim figurativ i fjalës: kafshë e egër e lejuar për t’u vrarë – Shihni “Oxfordin” ose cilindo fjalor për këtë). Pra, me shprehjen tuaj “je fair game për të gjithë…” më fyeni pa të drejtë.

    Në komentin tuaj të fundit ju i kundërviheni komentit tim me disa tallje haptasi fyese për autorin Stavri Pone: “talenti i madh i Stavri Pones…” … “shkrimtar i qametshëm…” “të nxjerrim pankarta ‘Rroftë Stavri Pone’ ”, kur unë as i kam nënkuptuar këto. Në blogun “Idiotësi dhe Çmenduri” kam thënë vetëm kaq për të: romani “Lotët e Trëndafilit” është një kryevepër. Ju përdorni epitetin “i qametshëm” për të tallur Stavri Ponen. S’e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë fjalë, por më duket goxha e goditur nga forca kuptimore. Tallja nënkupton të kundërtën, dmth që Stavri Pone është zero, ose e shumta mediokër, meqë edhe kjo fjalë ju pëlqen ta përdorni.

    Dakord, ky është mendimi juaj. Dhe pikërisht pse ky është mendimi juaj, në këtë shkrim do të ndalem më gjerë në opinionin tim për Stavri Ponen, çka në blogun “Idiotësi dhe Çmenduri” s’mund ta bëja, se edhe aq sa thashë atje për të, u quajta “fair game” ose zëre i çmendur. Edhe këtu mund të quhem ashtu, s’ka aspak çudi. Sepse ato që do të them më poshtë, si juve, edhe Xha Xhait, edhe shumë vetave këtu, mund t’u duken jo vetëm të çuditshme e të fantazuara, por lajthitje të mirëfillta.

    Është punë juaj, mendoni ç’të doni si për mua, edhe për Stavri Ponen. Dhe thënien tuaj shkrimtar “i qametshëm” po jua huazoj, po jo për tallje, përkundrazi, për një gjë krejt reale: për mua ai është vërtet një shkrimtar “i qametshëm”.

    Unë s’jam kritik dhe s’di të përdor terma të kritikës. Do flas thjesht, ashtu si e ndjej. I kam lexuar të gjitha romanet e tija dhe e përsëris se është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, për të mos përdorur prapë fjalën “i qametshëm”. Thënë ndryshe, për mua ai është sot shkrimtari më i fuqishëm, më i thellë, më panoramik, më psikologjik, më i veçantë se çdo shkrimtar tjetër. Në romanet e tij unë gjej dhe ndjej përherë diçka të madhe, çuditërisht intriguese, që s’më lë ta lëshoj librin nga dora, dhe s’arrij ta perceptoj se çfarë është tamam ajo, ku qëndron ajo. Ndoshta është një qasje intuitive, idiosinkratike, paranormale, që s’e gjej tek asnjë shkrimtar tjetër, diçka që shfaqet herë e sertë dhe e vrazhdë, herë e ngrohtë e lirike, herë e thellë e meditative, herë e butë e delikate, herë si një orkestër simfonike me shumë vegla, ku janë dhe trombat me zë të çjerrë, por që prapë bëjnë muzikë harmonioze, herë si një këngë polifonike pa asnjë vegël. Letërsia që shkruan ky shkrimtar, gjithnjë sipas mendimit tim, është komunikuese, intime, e besueshme dhe jetësore. Edhe pasi e mbarova së lexuari romanin e tij “Lotët e Trëndafilit”, nuk shkëputesha dot prej magjepsjes që akoma më ushëtinte në kokë. Sikur kisha marrë pjesë edhe unë në roman, i kisha përjetuar dhe unë ato copëza jete tronditëse bashkë me të tjerët atje. Kur kam kohë, lexoj shumë, dhe rrallë jam futur në botën virtuale të librave të tjerë si në ato të Stavri Pones. Arti i tij është kaq i fuqishëm, sa kushdo që s’e ka lexuar, s’ka si ta besojë. Unë jo se s’e kisha besuar Ali Hasanin, librashitësin, kur më kishte thënë se romani “Lotët e Trëndafilit” i kishte pëlqyer shumë (atëherë i ra shkurt ai, se kur shkova për së dyti, e shprehu mahnitjen e tij me fjalë të pabesueshme…), por s’kisha si të përfytyroja se edhe mua do të më pëlqente, aq më shumë që s’mund të përfytyroja se deri ku do të shkonte ky pëlqim tek unë. Me një fjalë, s’kisha menduar kurrë se një ditë, me këtë bum librash letrarë të pafundmë te ne, do të ndeshja një shkrimtar kaq të veçantë, Stavri Ponen, atë që kishte shkruar një roman si “Lotët e Trëndafilit”, që s’u paraqit dot kurrë në një panair libri. Mua s’më prish punë se me çfarë ironie përbuzëse besoj se buzëqesh Xha Xhai, ju e kushdo tjetër nëse i lexon tani këto radhë dhe jam krejt i vetëdijshëm se nuk ndodhem më në blogun “Idiotësi e Çmenduri” që dikush të thotë: “I ziu ai, ç’po llomotit… Por i falet, se në ‘Pavionin e të Çmendurve’ është…”

    Kush të dojë le të thotë ç’të dojë, le të mendojë si të dojë. Kur krahasoj romanet e Stavri Pones me ca romane të çikërrimtë me “lëkura qensh” maniakësh seksualë apo me “shtëpi shkrepsesh” ku vërdallisen ca tipa boshë e të alkoolizuar të një shkrimtari “të famshëm” që merr përherë çmime për këto “kryevepra” (që na u pëlqekan edhe në Francë…) i përkëdhelur nga kritika elitare, klanore e servile, më vjen keq që romanet e Stavri Pones s’njihen pothuajse fare nga kritika (me ndonjë përjashtim), s’përfillen fare dhe s’përmenden kurrë. Nëse ndonjë shkrimtar tjetër mediokër, që s’merret me “lëkura qensh”, por shkruan romane-gallatë, si ai që ka për protagonist një debil që mbledh në celular impulse telefonike, që i shumon e i kthen me magji në letra me vlerë, a në ç’dreqin i kthen, dhe ua shpërndan dynjasë me bamirësinë tipike të Nënë Terezës, një roman ku ka edhe ca marrëdhënie dashurore-mblesërore babaqemose krejt jashtë realitetit dhe kohës sonë, një roman që ngrihet në qiell e vlerësohet nga kritika si kryevepër, prapë më vjen keq për shpërfilljen e veprave të mrekullueshme të Stavri Pones dhe them: mjerë kritika jonë letrare që vlerëson një letërsi të tillë të çikërrimtë. Kurse një shkrimtar vërtet i jashtëzakonshëm si Stavri Pone, romanet e të cilit në këtë periudhë të post-diktaturës sjellin një frymë të re, një vështrim të ri, një letërsi thellësisht psikologjike, thellësisht sociale, thellësisht humane, thellësisht realiste, larg skemave, larg temave limonatë, larg trajtimeve të çikërrimta, jo që nuk vlerësohet, por pështyhet.

    Romanet e tij aty janë, aty do të jenë, dhe koha do t’ua vërë notën, jo Xha Xhai, as ju, znj. LG. Se janë romane që shquhen nga një forcë e madhe shprehëse, gjendje emocionale tronditëse, art i fuqishëm, figuracion i bukur, gjuhë e pasur shqipe dhe personazhe të skalitur me aq mjeshtëri, sa s’të hiqen nga mendja. Që bartin mesazhe të mëdha, drama të thella e ngjarje të rrëmetshme, që kanë shqetësuar e shqetësojnë shoqërinë tonë. Që e pasurojnë letërsinë tonë të epokës së post-diktaturës dhe s’janë për t’u hedhur në kosh, siç thotë Xha Xhai. Do t’i thosha Xha Xhait të lexonte vetëm romanin “Bora” të këtij autori dhe romanin “Bora” të nobelistit turk Pamuk (pavarësisht nga temat e ndryshme) dhe të shihte nëse romani i këtij shkrimtari shqiptar të panjohur e të përbuzur, qëndron më poshtë se romani i shkrimtarit turk, dhe pastaj le të tallet. Pastaj le të dalë me çifte krahut në kërkim të vrasjes së këtij “fair game” bashkë me ju, LG. Jua them publikisht të dy juve kritizerëve nihilistë se do të bënit më mirë t’i kërkonit vlerat atje ku janë, se sa t’i vrisni ato për shkak të mosnjohjes, nga ana juaj, të veprave që i kanë ato vlera. (Megjithëse Xha Xhai është edhe nga ata që bën trajtesa filozofike si “Apologjia e Padijes”.) Por nëse i vrisni për arsye të mospërputhjes së vlerave të këtyre veprave me standartet e tuaja personale estetike të larta, të “kualitetit tuaj të lartë”, vritini, hallall, por jo pa u njohur më parë me to. Vrasja e vlerave me tymnajë është krim intelektual, injorancë dhe injorim elitarist, përpjekje mjerane për të ngritur vlerat e vetes në kurriz të uljes apo të mohimit të vlerave të një tjetri.

    Mos e pështyni tjetrin, Xha Xha, LG, etj., pa e ditur nëse e meriton apo jo. Verifikoni, pastaj gjykoni. Nëse s’verifikoni, dhe askush s’ju detyron ta bëni, mos u prononconi. Padija mund të jetë rrethanë lehtësuese në gjyq, po jo në art, jo në kritikë, jo në cënimin e dinjitetit.

    Unë kam në kompjuter një sërë emailesh dërguar autorit nga lexuesit dhe që ai m’i ka dërguar mua, me emra personash realë dhe adresa reale, dhe kur i kam lexuar, jam habitur. Se nuk besoja që veprat e Stavri Pones mund t’u pëlqenin edhe të tjerëve po aq sa mua dhe Ali Hasanit. Po ja që s’është kështu. (Ka dhe që s’i pëlqejnë, sigurisht: “kualiteti i lartë”…)

    Të kritikosh s’do të thotë të vrasësh vlera, por të kërkosh vlera, çka është e drejtë. Nëse romanet e Stavri Pones i gjeni pa vlera, bëjini fërtele, fjalët më të ashpra përdorni, fjalët më fyese, s’do të më vinte keq. Por të hamendësosh në tym, të nëpërkëmbësh “a priori” një apo më shumë vepra të një autori me vlera letrare të jashtëzakonshme, që i bën jehonë si askush tjetër, me një art të fuqishëm, kohës po jetojmë, ta poshtërosh atë duke i thënë se “s’meriton të jesh në Enciklopedi si shkrimtar” do të thotë të vrasësh vlera.

    P.S.: S’do të këmbej replika me asnjë person, pavarësisht nga çfarëdo prononcimi: dashamirës, dashakeqës, sarkastik apo poshtërues (qoftë për mua apo autorin), nëse s’ka lexuar qoftë vetëm një roman të Stavri Pones të botuar nga viti 2005 e këtej. S’do të më mjaftonte thënia “e kam lexuar” pa sjellë një provë sado të vogël për këtë. Kjo s’do të thotë se jam kundër komenteve, larg qoftë. Jam kundër mashtruesve dhe spekuluesve të çdo lloji.

    GeNTI_TR

    1. GeNTI_TR, për fat të keq të Stavri Pones, shumë pak vetë ia kanë lexuar romanin; kjo nuk do të thotë që romani është i keq, por vetëm që ai roman ende nuk është bërë aq i rëndësishëm për letërsinë shqipe, sa autori të zërë vend në një enciklopedi, si shkrimtar shqiptar. Që një autor të jetë i madh, nuk mjafton të shkruajë një kryevepër, meqë kryevepra duhet edhe t’i njihet. Ka shumë mënyra si mund të promovohet një roman: me reklama, me kritikë letrare, me thashetheme… por përmendja në një enciklopedi nuk bën pjesë në këto mënyra. Zakonisht ndodh e kundërta: në fillim një autor vlerësohet si i rëndësishëm, pastaj i përmendet emri në lista enciklopedish. Ata që kanë stisur listat e shkrimtarëve shqiptarë në Wikipedia ndjekin një strategji së prapthi – i përdorin faqet e enciklopedisë për të reklamuar veten, ose miqtë e tyre, ose kushërinjtë, ose bashkëfshatarët, ose të preferuarit personalë. Unë këtë kam kundërshtuar dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj; por kundërshtimi im s’ka fare lidhje me librin e Stavri Pones, të cilin nuk e kam lexuar (shpresoj që lëvdatat e tua t’i kenë shtyrë lexuesit e këtij blogu që të shkojnë e t’ia blejnë romanin; sepse fati i keq i letërsisë shqipe sot është që midis lexuesit dhe veprave ka një humnerë prej heshtjeje). Por, e përsëris, Wikipedia ka synim tjetër: t’i sanksionojë vlerat, jo t’i promovojë.

      1. Tek scribd-i gjenden 258 faqe falas për lexim të librit “Lotët e trëndafilit”.
        Fjalia e parë thotë:
        Dola nga burgu më 17 Mars 1991, ditën e enjte, …
        Fjalia e parafundit e faqes 258 thotë:
        Pas një muaji e ca ditësh, më 2 shkurt 1980, që binte e diel, …

        I dashur lexues,
        17 Marsi 1991 ka qënë e Dielë
        2 Shkurti 1980 ka qënë e Shtunë

        1. Nuk e kisha vene re qe datat jane gabim, se kisha marre mundimin.

          Ju pergezoj per kete zbulim!

          Kontrolloni dhe data te tjera meqe ju duket si liber kalendarik.

          1. Zoteri,

            Ndofta nuk me takon te flas, sepse s`jam i zoti i shtepise, por po me duket se askush nuk po ju pergjigjet me rromuze, sic po beni ju.

            Per ne qe s`ia kemi as ngene e as kohen Stavri Pones, c`taksirat eshte qe te lexojme non stop mbi problemet e tua, qe ne te kuptuarit e idiomes e deri tek sensi delirant qe ju ka perfshire tek kujtoni se jeni i vetmi qe keni zbulura madheshtine e fund shekullit te 20 te letrave shqipe, duke u revoltuar ne menyre donkishoteske me kete bote te marre qe s`ju kupton si ju si interpretues i mrekullise, po ashtu edhe mrekulline vete.

        2. Cyprinodon diabolis,

          Meqë kam marr përsipër ta mbroj me ndershmëri romanin në fjalë, për të cilin kam dobësi të veçantë, pasaktësitë në dy data që ju i vini në dukje me të drejtë dhe që në njëfarë mënyre cënojnë integritetin e veprës, më bënë vërtet përshtypje. S’do të doja të ishin, por janë. Unë, dhe besoj çdo lexues dashamirës i tij, ju jemi mirënjohës.

          I kushtova mjaft kohë romanit të shihja se ku mund të kishte pasaktësi të tjera dhe kontrollova, me aq sa munda, një sërë datash që përmenden në roman, sidomos në periudhën e hershme të ngjarjeve, dhe nuk gjeta tjetër. Ja disa shembuj (nga rreth njëzetë):

          1978 29 prill, e shtunë
          1978, 17 shtator, e diel
          1978 24 dhjetor, e diel
          1979 5 shkurt, e hënë
          1979 25 mars, e diel
          1979 1 korrik, e diel
          (etj.)

          Habitem, sepse autori, që është treguar shumë i përpiktë në datat e herëshme, s’kishte pse mos të tregohej i tillë në ato të mëvonshmet. Ndoshta janë gabime gjatë hedhjes së dorëshkrimit në kompjuter. Ose kanë qenë edhe në dorëshkrim, janë lapsuse, ose ndoshta autori i ka lënë qëllimisht ngaqë personazhi sapo ka dalë nga burgu dhe është gjysmë i çmendur.

          Gjithsesi dy pasaktësitë në data ekzistojnë, por nuk e dëmtojnë romanin. Vlerat e tij qëndrojnë gjetkë.

          GeNtI

    2. GeNtI_TR, kot të të pyes: cili është romani yt i preferuar? Ose të paktën na thuaj se kë mban për kryevepra në fushën e letërsisë, që të krijojmë edhe ne një ide mbi shijet e tua. De gustibus est disputandum!

  16. P.S. Komentuesve u lutem të kenë parasysh se shkrimi im i mësipërm (dhe artikulli që botova më pas te “Shekulli”) i referohet Wikipedias shqip dy vjet më parë; jo asaj të tanishmes. Në faqet e cituara nga unë vërej se janë bërë ndryshime; më pëlqen të mendoj se edhe ndërhyrja ime e atëhershme ka ndihmuar për ta përmirësuar informacionin që jepet atje.

    1. I nderuar Xha Xha,

      S’më besohet se romanin “Lotët e Trëndafilit” “e kanë lexuar shumë pak veta”, siç thoni ju. Unë s’e di se nga e keni ju këtë të dhënë. Me sa di unë, ai është botuar për së dyti dhe kam dëgjuar se lexohet shumë. Statistika unë s’di, dhe s’kam pse të di. Ajo që di unë është se ai s’është libër komercial, për më tepër që është i një autori të panjohur, dhe s’pritet bum shitjesh.

      “Që një autor të fitojë emër, duhet të bëjë promovime, reklama, thashetheme…“ Po e nis nga kjo e fundit: ai autor s’besoj se di të bëjë thashetheme. Veç kësaj, më duket se ju ngatërroni bujën me vlerat, që jo gjithnjë përputhen. Unë jam për artin, jo për “artin për art”.

      Është detyrë e çdo kritiku të ndershëm të mos ia mohojë vlerat askujt, nëse ka. Meqë autorit Stavri Pone doni t’ia mohoni, është e drejta juaj. Po të ishit ju Kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve, do ta kishit përjashtuar. Se diskutimi ynë këtu përmblidhet: të jetë Stavri Pone në listën e shkrimtarëve shqiptarë, apo jo. Mirëpo pikërisht si shkrimtar ai ka marrë të paktën një çmim kombëtar, “Pendën e Argjendtë”, ka fituar edhe disa çmime në konkurse kombëtare në kohën e Dullës, siç më ka thënë (nëse s’më ka gënjyer), ndonëse për fëmijë. Kurse ju doni ta hiqni nga lista e shkrimtarëve.

      Unë jam 29 vjeç, 1.78 i gjatë, bjond, dhe punoj në një agjensi varrimesh në Londër, “Richmond upon Thames” quhet, në sektorin e rezervimit të varreve, në dy varreza që janë në juridiksionin tonë, njëra quhet Teddington. Po qe se vini ndonjëherë në Londër (jo për t’u varrosur, larg qoftë!), po që të pimë një kafe bashkë, telefononi këtë agjensi, e gjeni numrin në internet, kërkoni atje “Genti the Kosovar” (kështu jam hequr, nga kjo e kam fituar dhe intervistën, se desh ma përlau vendin e punës një pakistanez, që e fliste anglishten më mirë se unë, kopili, sot e 7 vjet më parë). Nëse s’dal në telefon do jem lart e poshtë me punë, por do të më njoftojnë me celular se kush më kërkon. Puna ime është të zbuloj se kush po vdes. Ka dhe agjensi të tjera varrimesh dhe kuptohet, ka konkurencë. Shkoj në azile pleqsh, në spitale, ndjek njoftimet në shtyp se cili personalitet është i sëmurë rëndë, mbaj kontakte me mjekë për njerëz të thjeshtë, me priftërinj, etj. S’ka shumë që më telefonoi djali i një filan personi, bankier, se i ati ishte duke vdekur. Ata s’kishin bërë rezervim në varrezë, se rregulli është ta kesh bërë të paktën 5 vjet përpara. I biri i plakut donte ta varroste babanë në varrezën Twickenham, në një vend të zgjedhur. Pagesa për këtë të fundit është më e lartë. Shkova te shtëpia e plakut për të biseduar me të birin për kushtet, ta pyesja nëse donte ta kremonte a ta varroste të jatin, se janë të dyja këto opsione, duke kujtuar se plaku kishte vdekur. Mirëpo kur shkova unë, siç më tha i biri, plaku po pinte kafe me ca miq. Djali s’më futi te dhoma e plakut, kuptohet, më mbajti në sallon, kurse plaku e pyeste dhoma se kush kishte ardhur. “U bë mirë papritur”, më tha djali. “Po s’besoj se e ka të gjatë, ndaj dua ta rezervoj vendin.” Biseduam se kur mund të vinte të bënte pagesën, se është rregull që të bëhet paraprakisht, i sqarova se vetëm dy varrime mund të bëhen në një parcelë të blerë, por për çmime më të mëdha mund të rezervoje parcelë më të madhe, por për jo më shumë se tetë varrime, etj., nëse ishin në rregull me testamentin, etj.

      Pas rreth nja tri orësh isha duke u larguar nga një shtëpi tjetër, ku kisha lënë nam, se e kisha marrë adresën gabim: atje bëhej një dasmë, jo një mort, dhe kur panë makinën me siglën tonë të funeralit te porta, dasmorët u mërzitën, dhe me të drejtë, po nejse. Atë kohë më telefon djali i plakut: “Babai vdiq. Lutem ejani të bisedojmë për procedurat, etj.” Gjatë rrugës për atje mendoja a kishte vdekur vërtet plaku. Kishte vdekur.

      Këtë histori e tregova, Xha Xha, për analogji: shkrimi juaj “Të Shpëtojmë Wikipedian Shqiptare”, ku në listën e shkrimtarëve “shkrimtarisht të vdekur” është edhe Stavri Pone, është një telefonim i parakohshëm nga ana juaj për ta varrosur atë “shkrimtarisht”, jo fizikisht, se me sa di unë, ai është akoma gjallë. Ju u keni telefonuar edhe të tjerëve si ai, po me ta s’kam punë.

      U përpoqa në këtë debat jo t’u mbushja mendjen njerëzve se ç’shkrimtar është Stavri Pone, se kjo s’bëhet me debate, por vendoset nga lexuesit, nga vendi që i krijon vetes çdo krijues me artin e tij, por e bëra vetëm për këtë: mos e varrosni “shkrimtarisht” një shkrimtar para kohe. Ju jeni për të siç isha unë për djalin e plakut, po unë s’kisha faj, se më kishte njoftuar i biri. Kurse ju u nisët me hamendje për “vdekjen” e Stavri Pones, pasi, siç e pohoni vetë, s’keni lexuar gjë prej tij dhe s’keni për të lexuar kurrë.

      Do t’ju tregoj dhe një histori tjetër, të vjetër, kjo andej nga anët tona. Nëse e keni dëgjuar, ju kërkoj ndjesë. Në një fshat ca djem hokatarë kishin vendosur ta trembnin priftin e fshatit. Njëri u bë si i vdekur, e futën në arkivol, e çuan në kishë natën vonë, dhe bënë sikur ikën. Ishte errësirë, qirinjtë po fikeshin, dhe prifti, përpara se të ikte dhe të mbyllte kishën, tha me vete: More, po kush është ky që ka vdekur, pa ta shoh një herë! Dhe shkoi te arkivoli. Atë çast u hap kapaku dhe “i vdekuri” del si lugat duke hungërritur. Prifti s’e prishi terezinë, po mori kokrrën e kandarit të temjanit, temjanicë më duket se quhet, dhe ia ngjeshi gallataxhiut disa herë me të deri sa e vdiq, mbylli kapakun dhe tek u bë gati të ikte, vijnë shokët e djalit. “More çuna”, i qortoi prifti, “mos m’i bini njerëzit për mirosje pa vdekur mirë!”

      Ju e futët Stavri Ponen në “arkivol” (dhe jo vetëm atë) që nëse e ngre kokën, t’i jepni goditje me koqen e temjanicës për ta vdekur fare. Unë po bëj përpjekje që të mos dalë nga arkivoli, ku është më i sigurt, se aty, në “kishën” tuaj, janë dhe të tjerë gati ta godasin. Dhe s’do ta lë në mëshirën tuaj, se s’jam unë i vetmi admirues i librave të tij.

      Xha Xha, ju bëj thirrje shoqërisht të hiqni dorë nga hamendësimet, nga injorimi i vlerave për shkak të mungesës së informacionit, se kjo s’ju përligj. Jemi në epokën e internetit, ku merr informacion kur të duash për çdo gjë. Për një gjë ju vlerësoj vërtet, që jeni treguar i ndershëm: pohoni se s’keni lexuar asgjë nga Stavri Pone. Sa për ndonjë si LG-ja që një herë del e thotë se e ka lexuar romanin “Lotët e Trëndafilit” në hard copy, një herë në ekran, unë s’denjoj të merrem më, se gënjen dhe është nga ata që përhapin thashetheme dashakeqe edhe për figura të shquara, dhe ja se ku:

      Mirë që për autorin Stavri Pone thotë se është “mediokër”, është e drejtë e saj. Dhe a e thotë këtë pasi e ka lexuar vërtet romanin e tij apo jo, është e punë e saj. Le ta thotë, le të thotë dhe më shumë, le të thotë se është zero, nul, idiot, ç’të dojë. Se mos varen vlerat apo mosvlerat e romanit të tij nga ç’thotë ajo apo një takëm të tjerësh aty, që bashkohen me pankartat e saj ironike kundër Stavri Pones pa ditur asgjë për atë autor, dhe që tallen me mua se meritokam edhe unë të hyj në Enciklopedi. Këtyre unë u heq vizën, se flasin në erë. Përveç njërit, që vë në dukje dy data të pasakta në roman, dhe e përshëndes, se të paktën bën një vërejtje reale, që qëndron. Por më vjen keq për ata që bëjnë berihaj pa ditur asgjë, pa e njohur fare autorin, si ato turmat që bërtisnin dikur përpara Pilatit që të lirohej hajduti dhe të kryqëzohej Krishti, se aq mend kishin.

      Mirë për Stavri Ponen, po ç’ka kjo zonja apo zonjusha LG që përgojon Klara Kodrën! Unë Klara Kodrën s’e njoh fare, kam dëgjuar për të për herë të parë kur kam lexuar shkrimin e saj për romanin “Lotët e Trëndafilit” me titull “Çelja e një trëndafili letrar dhe gjembat e kritikës”, ku ajo debatonte me një tjetër. Pashë në internet për të dhe u çudita që ka bërë gjithë ato punime, studime, kritika, vjersha, përkthime e ku di unë. Mirë për Stavri Ponen, po të flasësh me përçmim për një autoritet shkencor pse s’të pëlqen shkrimi i saj, të thuash se ndjehesh i mashtruar nga kritika dhe vajte bleve librin, kjo është gënjeshtër me bisht. Nuk është se Klara Kodra bëri një reklamë, siç do të bëhej për një sallam, që vete e blen dhe kur e ha, të zë barku. Klara Kodra e bëri shkrimin se i pëlqeu romani, jo që të mashtronte njerëzit. Ajo i argumenton ato që thotë, me aq sa mundet, por t’i vësh faj asaj pse ka pëlqyer një roman që ty të duket mediokër, ta quash edhe atë mediokre, domethënë të paaftë, ta çvlerësosh atë pse s’ka mendim të njëjtë me ty për një vepër, është ose dashaligësi, ose mllef patologjik kundër një njeriu që të paktën ka një titull shkencor, është ekspert në një fushë, ka dhënë prova për këtë, kurse një farë LG-je, që është një kurrkushi, që, për t’u hequr e ditur, përdor edhe fjalë anglisht pa ditur anglisht, që s’ka asnjë kontribut, del e jep gjykim dhe poshtëron një figurë të nderuar duke e quajtur mediokre vetëm e vetëm që të poshtërojë shkrimtarin që zonja Kodra, që është autoritet letrar, e vlerëson.

      Janë këta tipa cmirzinj ata që përhapin thashetheme pa doganë, pa pikë skrupulli, të cilat ju i shtroni si një nga “kushtet që shkrimtari të hyjë në Enciklopedi”.

      Pavarësisht nga mospajtimet tona, Xha Xha, nëse vini në Londër, do të kisha vërtet dëshirë të hanim një drekë bashkë. Vlerësoj veçanërisht, dhe jua them sinqerisht, maturinë në mënyrën tuaj të diskutimit, pavarësisht nga synimi juaj asgjësues dhe nga pikëpamjet tuaja të kundërta me të miat.
      Miqësisht, ju uroj gjithë të mirat.
      Genti_TR

      1. Genti_TR shkruan:

        “Që një autor të fitojë emër, duhet të bëjë promovime, reklama, thashetheme…“ Po e nis nga kjo e fundit: ai autor s’besoj se di të bëjë thashetheme. Veç kësaj, më duket se ju ngatërroni bujën me vlerat, që jo gjithnjë përputhen. Unë jam për artin, jo për “artin për art”.

        Genti_TR, në thonjëza ke shkruar diçka që duket sikur është cituar prej meje; por në të vërtetë jo. Meqë nuk dua të të fyej duke të akuzuar se nuk di si të citosh, nuk më mbetet veçse të nxjerr përfundimin se ti nuk po debaton në mirëbesim.

        Ja çfarë kisha shkruar unë:

        Ka shumë mënyra si mund të promovohet një roman: me reklama, me kritikë letrare, me thashetheme… por përmendja në një enciklopedi nuk bën pjesë në këto mënyra.

        Kuptohet se unë nuk them këtu që këto duhet t’i bëjë autori. Vallë kjo është tepër e vështirë për t’u rrokur? Vërtet kërkon IQ kaq të lartë?

        Të falënderoj për ftesën që më bën për t’u varrosur bashkë në Londër; por do të të falënderoja edhe më ngrohtë, sikur të më citoje korrektësisht.

        1. Jo keq si gjetje, varreza per PTF, Londra.

          p.s. Genti_TR, nga qe lexova jo pak nga postimet tuaja, kuptoj se je personazh konseguent, si strategjia e profesionit te eshte kthyer ne e vetmja rruge te perceptuari: Kerkon vdekje, i “ligjeruar”.

        2. Xha Xha,

          S’ju kam cituar shtrëmbër aspak, fjalët aty janë, si të tuajat si të miat. Thelbi mbetet i njëjtë, gjykoni si të doni.

          Kurse në thelb më keni shtrëmbruar ju mua, kur një shaka dashamirëse, miqësisht të sinqertë, e keni marrë së mprapshti. Fjalët e mia aty i keni, lexojini sërish që të bindeni që s’kam dashur kurrsesi t’ju ofendoj. Kemi pikëpamje të kundërta, po mbi të gjitha është njerzillëku, dhe jam treguar i njerzishëm, mendoni si të doni, është e drejta juaj.

          GeNtI

  17. GeNTI_TR,

    Meqe vendose te besh “permbledhje” te debateve te meparshme, dhe fare paturpesisht vazhdon te ngulesh kembe se nuk ke fyer njeri, po te risjell citimet e gjuhes qe ke perdorur.

    Ne pergjigjen e dates 23, ke perdorur keto shprehje ne pergjigjet tuaja “mos u kruani të hapni gojë” “tinëzisht, si skuth,” “ai roman s’është shkruar për mediokër si ju, siç quani ju autorin e tij. Mendja juaj s’arrin të kapë as një të qindtën e tij. Më vjen keq që e keni ndotur duke e prekur. Por jo atë çka përmban ai. Atje, dhe po të doni, ju s’mund të futeni dot kurrë.” “toni i prerë i tipit të LoGaritmit (matematikor, që kupton përtej shkencës…) është formë e mendjemadhësisë më të poshtër që tregon të kundërtën e normalitetit intelektual, të kundërtën e njeriut idealist (që kërkon me të drejtë Luliani), është një lloj idiotësie që nuk kupton vetveten, se ka dhe idiotësi të zgjuara,”

    Ti ngul kembe ne sjellje aspak te qyteteruara dhe me quan edhe mashtruese. Kur te thashe qe romani eshte medioker, e bera me bindje te plote, sepse 7 kapitujt qe lexova ne websitin e Stavri Pones (http://stavripone.tripod.com/librat/lotet.pdf) ishin mese te mjaftueshem per te krijuar ide per vlerat e tij.

    Tani, ne mund ti hyjme debatit, kush jam une e kush je ti, sa di une e sa di ti, me cfare letersie jam formuar une, e me cfare ti….dhe ta gjejme me se fundi se kush ka te drejte, cfare eshte e vertete. Po cfare te drejte/te vertete po kerkojme ne? Ti e konsideron “Lotet e trendafilit” kryeveper, une them eshte mediokre.
    E verteta eshte ne syte e lexuesit. Pra, te dyja te vertetat tona jane te barasvlershme.

  18. LG

    Tek blogu “Idiotesi dhe Cmenduri” ti thua:

    “Une jam lexuese. Hyj ne ate kategorine qe tha dikush me lart, nuk i kam gje borxh as shkrimtarit, as kritikut qe me mashtron te blej dhe te lexoj librin medioker.”

    te blogu i ketushem thua:

    “Kur te thashe qe romani eshte medioker, e bera me bindje te plote, sepse 7 kapitujt qe lexova ne websitin e Stavri Pones (http://stavripone.tripod.com/librat/lotet.pdf) ishin mese te mjaftueshem per te krijuar ide per vlerat e tij.”

    Doja te dija ne cilin rast genjen: qe e ke blere apo qe e ke lexuar ne internet?

    Nqse eshte e dyta, me vjen shume mire sepse kjo do te thote qe s’e ke prekur librin, pra te paskam akuzuar kot qe e ke ndotur.

    GeNtI

  19. GeNtI_TR

    U ndotem vertet. Me ngjan se ti je nga ajo ana qe edhe mund ta kesh degjuar ate shprehjen “Pika o Ahmet, me ke ben muhabet.” Ti as kupton, as di te sillesh e te flasesh si njeri. Ke shume mungesa, djale i mbare, dhe as ke shprese te nxesh. Me vjen shume keq qe harxhova kohe me ty. Ti rrosh Stavri Pones, dhe atyre qe ta kane ngene.

    LG

  20. Propozojme perfshirjen e Genti_TR ne wikipedian e shkrimtareve shqiptare, krahas Stavri Pones, per deshmim te larte te vlerave popullore. Pa te nuk quhet numratori telefonik!

    Fondacioni Ismail Kadare
    Sponsor/ Administrator Albanian Wikipedia

  21. Kishte kohe qe nuk kisha pare kaq zjarr dhe pasion nga nje lexues. Vetem per kete respekte, dhe vetem per kete besoj se eshte liber qe duhet lexuar.

    Per te tjerat Gent, ky zjarr dhe ky pasion vjen gjithmone me keqkuptime. Keqkuptime te cilat me gjithe ngritjen e figures se nje shkrimtari, po te shkojne dora dores me uljen e nje tjetri. Kujdes nga pasioni i verber.

  22. Genti!
    Une jetoj ne Amerike.Nuk punoj ne nderrmarjen e varrimeve dhe jam i sigurt qe nuk punoni edhe ju.Pamvaresisht se ndonjehere e ul penen ne mosrespekt te regullave elementare gjuhesore.
    Jetoj ne veri ne nje zone ku cdo 6 muaj cdo gje mbi toke zbardhet.
    Jemi shume pak shqiptare.Reth 8.
    Gjithmone vazhdoj t’a analizoj,me vite jam duke e analizuar dhe asnjehere nuk e zbuloj dot arsyen pse ne Shqiptaret kemi manine e debatit qe degradon me ngjyra te zenkes,ska rendesi virtuale apo fizike,te cilat ne fund i perfundojme ne ngelje qefi e mosfolje per muaj,vite e ndonjehere dekada.
    Gjate kohes qe jam duke jetuar ketu ka mdodhur qe dajua nuk ka folur me nipin per disa vite,miq te ngushte prishur shoqerine per arsye te rendomta,gra shoqe te ngushta perfunduar ne armike te egra dhe burra qe nuk flasin sepse u jane zene grate..etj.Vjen nje moment,pas 4 e kusur vitesh,ne nje dite te bukur kur shikojme dajon ulur ne nje tavoline me nipin duke pire raki(atehere kur rakia u shpeton kontrollove te aeroporteve),grate te bera prape shoqe,burra qe pasi grate u rimeqesohen ndryshojne ashpersine e ftohte te jomiqesise.
    Dhe kjo vetem me 8 persona.
    Une kam jetuar ne Fier.Une kam respekt per Stavri Ponen jo nga Fieri,por si person(dhe jo vetem per te,por cdo njeri qe perdor penen e shkrimatrit) dhe si dhe per punen e tij ne ate liber,per aq sa lexova ne Internet.Nuk e shpjegoj dot qe disa mendime te Sokratit te Staver Pones i kam shprehur une ne kete blog pa qene para lexuar ate liber(mos me ngaterroni me Belulin e Fuat-Pellumb Kulles).E them kete ne arritjen e gjetjes se pikes Universale.Universalja nuk vdes ne kohe.
    Vuan pak ne stil ose si i them une ne ndryshe me termat e mi;ngulje ne te imet.Epo e thote vete.Autori eshte gjysem i cmendur.
    Kam dyshimin qe ju jeni njeri shume i afert me te,ndoshta djali i tij,nese ka djale(nuk e njoh jeten e tij),ose vajza e tij.

    1. Orakull,

      S’kam kurrfarë lidhje fisnore me Stavri Ponen dhe jam takuar me të vetëm një herë në vitin 2006 për një kafe, një vit pasi kisha blerë romanin e tij “Lotët e Trëndafilit” te libraria e Ali Hasanit. Jam thjeshtë një admirues i tij dhe ia kam lexuar të gjithë romanet.

      Ndaj më vjen keq, e jo vetëm kaq, por e quaj të turpshme që të kërkohet me këmbëngulje që emri i tij të mos të përfshihet në listën e shkrimtarëve.

      Që është nga Fieri, kushdo i interesuar mund ta shohë në faqen e tij personale.

      Po, ka grindje në farefis, ndodhin dhe brenda familjes, por s’besoj se janë tipike vetëm për ne shqiptarët, ndodhin dhe te kombet e tjera. Njerëzit kudo janë njësoj.
      Gjithë të mirat,

      GeNtI

  23. Une e theksova ate,sepse te them te drejten dhe une vuaj ndonjehere pak,ndonjehere pak me shume,ndonjehere ekstrem prej asaj semundje te pashpjegueshme.Rri,punoj me amerikanet dhe habitem qe ata nuk vuajne aspak nga kjo.Kur ndodh prishja e maredhenieve,te cilet ata e shikojne si gje te natyrshme qe ndoh dhe do ndodhi objektivisht, per ndonje ose me shume arsye kjo ska shume rendesi per ta,e zgjidhin thjesht dhe shume praktikisht.Pa zhurme,kundershtime,ofendime..et’tiera.Ata kane te edukuar shmangjen,largimin nga gjithe kjo,konflikti,kundershtimi,imponimi se kush ka te drejte deri ne fund.Me pak fjale,ne termat e gjuhes shqipe, ata kane frike debate te tilla.Te anashkalojne,reshqasin pa fjale ne pune e tyre,ose ne jeten e tyre.
    Kjo nuk do te thote qe nuk duhet bere debat.Po ne rastin tone ketu,une mendoj,se nuk duhet te kalojme ne fanatizem mbrojteso-sulmues nga te dy palet.
    Stavri Pone,si shume shkrimatre te tjere,ka dhene nje kontribut me ate liber.Por edhe s’duhet ta mitizojme,as edhe ta peshtyjme.Vetem duhet ti themi faleminderit.Te vazhdosh te shkruash tema te tille,ne kohet moderne,eshte shume e veshtire.Edhe une e uroj ate te vazhdoje te shkruaje me shume si ai liber.Por materialenda e pare jetike, e konfliktit te vertete,vetem ne vendet qe kane vuajtur dhe vuajne mund te gjendet.Nga keto vende ka mundesi gjithmone te dalin shkrimtaret e medhenj.Kur ska vuajtje dhe dhembje kalohet ne Star T’re ka dhe fantazitheme ne te gjitha drejtimet e joreales.Ashtu sikur Frojdi shkruan,te semuret neurotike shikojne endra me jete normale,ndersa normalet shikojne endra me jete joreale,te deformuar.

    1. Orakull,

      Ju falënderoj për mirëkuptimin. Më pëlqen arsyetimi juaj thjeshtë, realist e i matur. Edhe unë mes të huajve jetoj, kam njohur lloj lloj tipash, disa nga afër, disa nga të dhëna të tërthorta që kanë të bëjnë me punën time. Ka që i nxehin gjakrat, ka që jo. Përgjithësisht e ruajnë aparencën e qytetarisë dhe të qetësisë, po në brendësi ziejnë nga mëritë, urrejtjet e xhelozitë jo më pak se në kohën e Shekspirit. Kam parë këtu skena për punë trashëgimesh, në dukje pa sherre, por me prapaskena që dhe Mefistofeli do t’ua kishte zili.

      Të mbrosh një çështje me bindje, me pasion, brenda normave të qytetarisë, është normale. S’është punë ngritje e tonit të zërit, bërtitje, “rokanisje” e tjetrit. Është punë ngritje lart, vënie në vendin e duhur e standarteve të një morali të nëpërkëmbur. Ky është thelbi. Kjo është qytetaria që kërkohet.

      Dikush ka bërë një listë apo Enciklopedi të shkrimtarëve shqiptarë, ku mes tyre ka vënë edhe Stavri Ponen, po dikush tjetër mendon se ai jo që s’është shkrimtar, por edhe “i ngre vetes piedestal”, etj. Unë them: ai është shkrimtar, bile shkrimtar shumë i mirë. Dhe s’i ngre vetes piedestal, për të mos u zgjatur në gjëra të tjera që i kam thënë.

      Të ishte fjala për një listë shkrimtarësh të zgjedhur, s’do t’i hyja kurrë këtij muhabeti, se s’jam aq idiot sa të kërkoj publikisht të futet ndër ta një shkrimtar i panjohur publikisht, (pavarësisht se për mua ai e meriton të futet dhe atje). Por t’i mohosh atij të jetë në listën e shkrimtarëve, kur është shkrimtar, është si t’i thuash se s’je shqiptar, kur është shqiptar.

      Ai është edhe në Wikipedian anglisht, ku thuhen dy fjalë për të, jepet dhe një koment i shkurtër me një ose dy paragrafe për romanin e tij “Lotët e Trëndafilit” nga Klara Kodra, një autoritet në fushën e kritikës. Duke e parë këtë shkrimtar “në piedestal”, Xha Xhai më parë të polemizonte me Klara Kodrën, pastaj t’i vinte vizën Stavri Pones. Po të donte të kishte punë me Stavri Ponen, për hir të moralit të tij intelektual, të kishte lexuar më parë diçka prej tij, pastaj të kërkonte të hiqej nga Wikipedia. Xha Xhai ka bërë bërë një punë vërtet të lavdërueshme duke u përqendruar te kriteret, me të cilat edhe unë jam dakord. Jam dakord edhe atje ku ai flet me shumë të drejtë për lavdërimet e tepruara që i bëhen këtij apo atij. Por kur prek një autor që s’mbulohet me lëvdata dhe për të cilin ka shkruar dy fjalë një kolege e tij kritike, them kolege, se edhe ai vetë është kritik, dhe kritik shumë i mirë, e ka gabim.

      Ka një parim në drejtësi: çdo kriminel prezumohet i pafajshëm derisa t’i vërtetohet faji. Xha Xhai e ndëshkoi Stavri Ponen pa ia vërtetuar fajin.

      Me sa kam mundësi, unë e ndjek letërsinë, por botimet janë kaq të shumta, sa askush s’e ndjek dot dhe këtu Xha Xhait i jap të drejtë. Ai s’është i detyruar që nga një mori romanesh që botohen çdo vit të ketë lexuar edhe Stavri Ponen. Leximi i një libri ndodh ose rastësisht, ose me rekomandimin e dikujt. Unë e bleva meqë ma rekomandoi rastësisht librashitësi Ali Hasani me një mënyrë që s’e kisha ndeshur askund. Këtu ku jam unë, po dhe atje ku jeni ju, ka dyqane ku blen një mall dhe nëse s’të pëlqen, mund ta kthesh (po jo më vonë se një muaj). Për librat s’besoj të ketë, se libraria do të kthehej në bibliotekë. Madje Aliu librin s’ta merrte, vetëm të kthente paratë. Unë s’mund të them se të gjithë ata që e kanë blerë librin e Stavri Pones tek Aliu, e kanë pëlqyer. Ndonjë mund të mos e kenë pëlqyer, por s’ka shkuar të merrte paratë se mund t’i ketë ardhur zor.

      Unë s’di a lexohen shumë apo pak romanet e tij, ndonëse Xha Xhai thotë se lexohen pak. Po edhe aq pak sa lexohen, s’besoj se ata që i pëlqejnë janë të gjithë “kualitete të dobëta”, çka është fyerje e inteligjencës së lexuesit, e çdo lloj lexuesi. Në fund të fundit secili ka shijet dhe preferencat e veta. Sa për mua, e kam thënë dhe e them se romanet e tij më kanë pëlqyer pa masë, dhe s’më prish punë që për këtë arsye vetvetiu cilësohem si “kualitet i dobët”.

      Po e mbyll komentin tim me thënien e një kritiku për romanin “Lotët e Trëndafilit”: “Kur po i afrohesha fundit, më vinte keq që nuk do të mund ta lexoja më kurrë këtë libër për herë të parë.”
      Kujtim Dashi, gazeta “Drita”, janar 2006.

      Artikullin s’e kam lexuar, por në kopertinën e pasme të botimit të dytë të romanit është një pasazh prej nga e kam marrë këtë thënie.

      Ju uroj gjithë të mirat atje ku jetoni dhe ju falënderoj edhe njëherë për mirëkuptimin.

      GeNtI

      1. Shkruan Genti_TR:

        Ka një parim në drejtësi: çdo kriminel prezumohet i pafajshëm derisa t’i vërtetohet faji. Xha Xhai e ndëshkoi Stavri Ponen pa ia vërtetuar fajin.

        Në kontekstin tonë, unë këtë parim do ta lexoja kështu:

        Çdo shkrimtar e meriton të jetë në Wikipedia, përderisa t’i vërtetohet që është mediokër.

        Pak si vështirë për ta gëlltitur. Sidomos për kulturën shqiptare sot, në të cilën ka më shumë shkrimtarë se lexues.

  24. Jam thjesht kurioz, çfarë emri do t’i vinin shqiptarët faqes shqip: Wikipedia, Vikipedia, Uikipedia apo Ëikipedia!

  25. Me dole ne shteg perseri ba bai!!!
    Vi_Ve-ki_ky-pe_be-dija.Po te veme foljen.iki para emrit.dija,ose ikendija me Shqipen e sotme,do t’arrihej me u kuptue lehte qe duhet te ishte nje faqe tjeter e re interneti.
    Ju pergezoj per imtesine kuptimore gjuhesore.
    Nga ana tjeter,me hidheroni, sepse e perdorni ate sipas arsyetimit interesativ dhe kategoritiv.

    1. Orakull, para pak kohe, postova një reagim të lehtë veror për çështjen e Frikës. Nuk e di pse s’shfaqet këtu, megjithatë kompjuteri im duhet të ketë pasur probleme. Shfrytëzoj rastin ta përsëris edhe njëherë se … shqiptarët të paktën nga ana etymologjike, nuk e njohin frikën (frikë, frykë, frigë, fërgë; nga e cila rrjedhin më pas frikësoj, frikac, frikaman etj.) Me sa duket, frika jonë e dashur rrjedh nga greqishtja φρίκη, “Furcht, Schrecken”; krh. me rumanishten frică.

  26. ””’Me sa duket, frika jonë e dashur rrjedh nga greqishtja φρίκη, “Furcht, Schrecken”; krh. me rumanishten frică.””’

    Ue cfare perfundimi i turpshem. Nje nga argumentet proshqipe e ktheve pa ta bere syri terr ne argument antishqipe biles ne menyren me paradoksale, me ndihmen e rumanishtes qe eshte e vetmja gjuhe ne bote qe mbart ne krahinizmat e saj ,te qarta e shpesh te pandryshuara shume fjale te shqipes.

    1. Eh, ç’t’i bësh; nganjëherë fjalorët janë kokëfortë dhe mizorë në të njëjtën kohë! Hap një nga ata online dhe do gjesh: φρικαλέος (horrid, ghastly),
      φρικαλεότητα (atrocity),
      φρικίαση (shiver, shudder),
      φρικιαστικός (horrific),
      φρικιαστικώς (shudderingly),
      φρικιώ (recoil),
      φρικτός (appalling, gruesome),
      φρικώδης (horrible),
      φρίκη (horror)… pa lidhje me φρικασέ (fricassee). Ndoshta një pseudo-etymologji në frymë të gjuhëtarit të madh, Gaqos, do e nxirrte fjalën ‘Afrikë’ nga â-frikë, dmth. âsht frikë (natyrisht, prej gjithë atyre luanërvet e të tjera kafshëvet t’egra). Frika që na ruan vreshtin rrjedh nga baza protoindoeuropiane *per- “të përpiqesh, rrezikosh”. Krh. me latinishten ‘periculum’. Ka pak të ngjarë që të jetë e fondit proto-arbëror.

  27. Jo,hyllin.Eshte inversiteti i sotem i teorive dohmatike gjuhesore.Ku “greqishtja e vjeter”,sipas gjasave,nuk eshte gje tjeter vecse nje emer i ndryshem i vene Shqipes.
    Pavarësisht mashtrimeve te medha despotike-fetare dhe pushtimeve te zgjatura që shtrënguan rrjedhën e fshehjes së emrit te vertet gjuhes Shqipe,qyshse ajo;u çfaq per te here te pare ne formen e larte ne shkrimet Vinca 8000 vjete me pare,me vone ne shkrimet Mikenase,nga prehistoria,dhe per tu rishfaqur si gjuhë e shkruar e pjekur ne shkrimin e Testamentit antik,e cila njihet sot si gjuha “ebraike” e vjeter,ne rikodifikimin e saj me te ashtuquajturen “greqishten e vjeter” dhe ne mbyllje te ciklit te saj me nivelin me te larte te permiresimit te saj,te ashtuquajturin “alfabeti” latin dhe te ashtuquajturen gjuha “latine”;ka ruajtur ne ditet sotme ne cdo qelize te saj,njesite e saj qe vertetesojne shkencerisht autorsine e gjithe emrave te mbivendosura.
    Ne ato “gjuhe” te percaktuara siaps gjetjeve individuale njerezore nen trysnite politike e fetare,pervec emrave te sotem te ndryshem me emrin e sotem te gjuhes Shqipe,te gjithe elementet e tjere njesiore gjuhesore lidhen shume fuqishemme te.
    Po nisem thjesht nga argumenti llogjik,ku kemi nje fakt te tmershem.Te gjithe gjuhet e siperpermendura vleresohen sot si “te vdekura” ose te pafolura me prej asnji kombi.Si eshte e mundur kjo?.Mund te ndodhte vetem me nji prej tyre,p.sh gjuhen ebraike?.Ose vetem greqishtja e vjeter?.Si ka mundesi te treja humben si te folura gjate kalimit te shekujve?.Te treja u harruan nga “kombet” perkates?A mund te ndodhi kjo ne tre gjuhe njeheresh?Ç’rastesi e ralle.[Apo ku hyn si den(don,do) ndodhia po na marre leje ne,qe eshte kuinçidenza.Hin eshte e gjuhes Çame si dhe *den(do).].
    Gjithashtu,ne rjedhen e kohes,eshte e pashpjegueshme nji urrejtje e jashtezakonshme e kristianizmit kunder kesaj gjuhe, e vertetuar kjo prej dokumenteve historike(mallkime te hapura nga dyert e kishave ordokse,mallkime te fshehura nga kisha katolikee xhamia e mevonshme) dhe argumentit llogjike qe “ne ngelem pa shkruar” ne mes te dy fqinjeve qe ndertuan historine e shkrimit te Europes.Kete mundohen ta mbeshtesin dhjetra teza nxirese kunder nesh qe ne ishim popullsi malore,apo ne rronim neper male dhe nuk zbrisnim fare ne fushe (te paret tane duhet te ksihim frike nga butesia e fushes).Si dhe teoria tjeter qe ne nuk jetonim ne buze te detit(sepse te paret tane nuk duhet te dinim not dhe kishim frike se mos mbyteshin).Prandaj na mungon dhe fjalori detar.Historia zyrtare gjuhesore eshte nje cfaqje e humorit te holle.Shume fjale i kemi te huazuara,qe nga *skela qe eshte latine dhe nuk eshte “shkela sepse gjuha shqipe (argumentohet dhe fonetikisht nga ‘gjuhetaret” e “filologet”) nuk e ka karakteristike kalimin e “s’ ne “sh”.Keta “gjuhetare” nuk pyesin as per shkencen e profesionit te vet,fonetiken ,e cila thote qe “s’ dhe “z” dhe “sh” prodhohen ne pika shume te aferta,per te mos then ne te njeten pike ne goje.Dhe ato,do apo nuk do gjuha Shqipe,detyrohen nga goja,pa dashur ose mosdashur ne ,te bejne transformimin,duke u nisur nga bashkelidhja e tingujve te tjere para dhe pas tyre gjate shqiptimit.Prandaj dhe Shkodra,shkruajne keta,nuk vjen nga Scutar,sepse gjuha shqipe nuk e kthen “s’ ne ‘sh”.Po keshtu,meqen thone keta gjuhetare,njesi si p.sh“si=sy” e gjuhes Çame-Shqipe nuk mund te kthehet ne “shi-koj”,por çedo qe eshte kthyer.Dhe jo vetem ne shikoj,por edhe ne formet :shih!,shihet,shihem,shihja,shikova.
    Eshte po ashtu,me vone pasi erdhi erresira me e madhe,po aq e pashpjegueshme urrejtja e sulltaneve turq qe nxirnin fermane kunder kesaj gjuhe,duke e mallkuar ne formen me te larte,ate shteterore.
    Me vone,ne tre shekujt e kaluar, po gjithashtu enigmatike sjellja e disa gjuhetareve te huaj (te paguare prej fondeve te Vatikanit dhe Kishes ortodokse Grekee Sllave) botonin libra ku e perbaltin ne nje mbimase te frikshme kete gjuhe.
    Qe prej fundit te shekullit te 17,filloi nje politike çorientuese e jashtezakonshme ne drejtim te kesaj gjuhe.Eshte gjuha vulgare, eshte gjuhe e ndertuar mbi huazime eshte gjuhe e panderlikuar,eshte gjuhe e varfer…Asnje gjuhe e ndonje kombi tjeter nuk ka kaluar ne ndonje sulm te tille.
    Pse gjithe ky sulm i sterzgjatur ne kohe dhe nga te gjitha drejtimet fetare,perandorake e shteterore???
    Ke cënonte e cenon gjuha Shqipe?Interesat e kujt prekte e prek?Çfare mesazhi mban ne brendesine e saj kjo gjuhe?
    Sot mund te habitesh me nje nga Universitetet me te nderuara ne bote,i cili vazhdon me botime te ‘profesoreve te gjuheve klasike” dhe mban lart vemendjen shkencore kunder kesaj gjuhe,te quajtur prej tyre;si nje sallate mikse slave,greke,latine,turke.
    Si eshte e mundur ky konkluzion nga keta “shkencetare te gjuhesise”?.Kur ky komb nuk kishte shkolla,si baze per marrje-dhenien e njesive gjuhesore gjate 2000 vjetet e fundit,si mund te merrte fjale baze te gjuhes nga latinishtja,ose greqishtja e vjeter?.Kush ja mesoi te thoshnin;per shembull. “mjel”, e cila mendohet sot qe vjen nga greqishtja?Ne cilat shkolla e mesuan?Po ta mesonin nga “greqishtja” del qe ky popull ka pasur maredhenie me kafshet shtepiake vetem pasi u çfaq ne horizont “gjuha greke”?.Ose e thene me fjale popullore “nuk i milnin dhite por prisnin sa “grekerit’ te sillnin fjalen e tyre”.Keta lloj “shkencetaressh” te lene pa ngrene ose kujtojne qe ne lashtesi njerezit ushqeheshin me Pizza(ka qene pitte dhe ka vajtur ne pizze ne kopjimin e thjeshte ku “t” eshte ngateruar me “z”.Shqipja ka edhe “pet(e) etj”).
    Ne,per shembull,i themi vetem “kafshe” dhe kafazit i themi “Kafaze=kafshaze”.Kafsha ze mund te thuhet njekohesisht dhe “ Kafsha kap”.”Gabbia” nuk ka lidhje me *animale,po lidhje me kafazin,kafsha ze,ose kappa.Ketu kemi vetem transformimet fonetike te njohura *K>g dhe *p>b.”Kappia” mund te transformohet shume lehte ne “gabbia” dhe anasjelltas.Dhe anglishtja qe eshte e palidhur fare.Merr fjalen e italishtes,animale dhe ka edhe “cage=kejxh =kafaz qe ndryshon njesoj si italishtja dhe nuk ka lidhje me animal=aenimëll.Ky Koncept,i cili edhe germe e alfabetit “grek”,shpjegohet vetem me kete perkthim prej gjuhes qe e ka ndertuar ate,gjuhes Shqipe Gjuha Shqipe tregon linjen mendimore.zë>kap.Pra tregon formulen llogjike te ndertimit si dhe njekohesisht autorin e ndertimit te dy foljeve dhe emrit kafshe(i cili nga ana e tij nuk lidhet rastesisht me *kafshate,sepse eshte ndertuar shume me hershem kur bujqesia nuk ekzistonte dhe kur kafsha ishte nje nga elementet me kryesore te ushqimit),te cilat nga ana e tyre te çojne detyrimish me thelle ne gjetjen e zbulimit me te madh te gjithave koherave ne gjuhesi,kodiket gjuhesore.Them gjetjen e zbulimit, sepse ky zbulim eshte bere njehere nga te paret tane dhe si pasoje jane gjuhet me te zhvilluara te tokes,gjuhet Europiane.Nuk po gjendet vetem se si ata ndertonin njesite gjuhesore.
    Tjeter argument,eshte se kjo gjuhe pasi i mori,huazoi sa i deshi qejfi nga keto gjuhe,vazhdon i perdor edhe sot.Ndersa kombet qe mbahen si pasardhes te kombeve qe ndertuan keto gjuhe,nuk i perdorin me keto njesi ne gjuhen e tyre te folur.E pranon ndokush kete argument???

    Dhe ne fund dua te pyes nje pyetje,sic thuhet ne anglisht,sallaten e e vertete gjuhesore.Kush jane ata qe vendosin qe nje njesi gjuhesore eshte me e vjeter se nje tjeter,apo eshte e huazuar?Cfare matesish perdorin?Nga cili supozim ose si u(ne) po ze ?

    Supozimi baze,natyrisht duke fshehur datelindjet e librave te vjeter,datat e kopjimit te tyre duke zevendesuar te vjetrit “per ti ruajtur nga shkaterrimi I kohes” si dhe vendet e ruajtjes se tyre ne shekuj, eshte qe ;gjuha qe eshte e shkruar eshte vertetimi.Ky supozim eshte ne kundershtim me vjetersine e gjuhes se folur ne raport me te.Po pranove kete duhet te pranosh qe gjuha e folur eshte ndertuar para gjuhes se shkruar,ose gjuha e shkruar eshte e para dhe pastaj ka lindur gjuha e folur.Po kjo llogjike ta vesh me pellembe me faktin e indigjeneve te ishujve te paqesorit ose te Amerikes se veriut qe megjithese nuk shkruanin ata flisnin.(Por kjo sdo te thote qe te paret tane ishin indiane.Ata kishin qene njehere e nje kohe por ne ndryshim me ta ,ata nuk qendruan ne nji kat te ndryshimit por shkuan deri ne maje.Truri i tyre ishte faktori kryesor i evolucionit njerezor.Por vetem i tyre dhe i gjithe pasardhseve te tyre te bardhe Europiane.Te tjeret u mesuan prej tyre.Kjo nuk eshte racizem,eshte fakt)

    Por qellimi i kesaj me siper ishte dhe eshte;te fshihet kryesorja,autorsia;shmang vemendjen ne huazim per ta orientuar kundesrhatarin psikologjikisht drejt mposhtjes.Por kjo nga ana tjeter te shtyn disa te tjere rruges per te kerkuar e gjetur se si qendron e verteta,ve ne domosdoshmeri te nje shpjegimi shkencor reth gjithe kesaj.Gabimi i gjuhetareve Shqiptare ,ose me me sakte renia e tyre ne kurthin e pare te mirendertuar,ka sjelle rremuje te metejshme dhe disorientim te paleve te interesuara per te shpjeguar enigmen “gjuha Shqipe”.Kjo per 50 vjete u ndihmua nga faktori negativ, komunizmi dhe sot ndihmohet nga faktori korrupsion i shtetit aktual Shqiptar.

    Kundershtia tjeter eshte qe kur shpifet ne kete drejtim, harrohet nga hartuesit e ligesise qe kjo te çon njekohesisht ne pohimin per vjetersine e ketij kombi ne keto troje.Sepse llogjika te çon qe ky komb pa arsim,pa shkolla i ka marre keto fjale kur keto gjuhe kane qene ende te gjalla me ane te komunimit gojor(nese kane qene ndonjehere te gjalla perveç Shqipes).Pra ata kundershtojne njekohesisht vetveten ne kundershtimin e lidhjeve te ketij kombi me lashtesine dhe rjedhjen prej dikujt ne keto troje.

    Perzierjet allogjike te ndertuara ne guzhina te kishave dhe xhamive per reth 1000 mije vjet nuk kane fund..

    Po ju jap vetem nje shembull te thjeshte te nje njesie gjuhesore.Eshte njesia gjuhesore “gunge”.Kjo njesi tregon qarte germen e alfabetit “g”.Kjo njesi,e ndertuar thelle ne kohe te shumvjetra,tregon se kush jane shpikesit e alfabetit.Ata jane para ardhesit e shqiptareve.Emrat e sotme te atyre gjuheve e alfabeteve, jane vetem nje mashtrim i histories prej atyre qe i kane konsideruar gjithmone pupujt leshko.
    Vjen si pasoje qe nga popujt leshko dalin here pas here dhe individe leshko qe kujtojne se milet,tellal dhe tigan jane fjale turke.

    1. Orakull, etimologjitë e tua më kujtojnë ato fëminore/naive të Isidorit të Seviljes, që për shembull fjalën “cadaver” – kufomë, e shpjegon me “ca-da-ver” ose “caro datum vermis” mish i dhënë krimbave. Sa për atë kafshën tënde më lart, ajo vjen nga latinishtja causa: gjë, send. Krh. kafshatë, gjëkafshë. Arvanitët e Greqisë i thonë kavshë. Mos je ndonjë nga ata tipat që thonë “Pellazgët flisnin shqip” ore, se të bëra lanet. Me siguri grekët duhet të na kenë vjedhur edhe fjalë të tilla si: logos, Pythia, gar…. etj.

  28. Babai,po te nxjerr ketu Genesi(gjen e ze) 1:1,ne gjuhen e braike te vjeter,tashme te vdekur.Mundohu ta perkthesh;
    Genesi 1:1
    Bree’shiyt baaraa ” Elohiym ‘eet hashaamayim w’eet haa’aarets.
    Bereshi i yt para Eliohim e t’hash a may(iu+j)im ara..
    Ne filli Zoti krijoi qiellin dhe arat per te ngrene(t’hash babai).
    1. BËRË.Shqiptimi “bërë”.Dialekti myzeqar “ber-E”.Geg “ban-E”,geg 2 “bon-e”.Mungon ne fjalor format “ e bere”,”e ban-e” ,”e bon-e”.

    1.1. Diçka që është kryer, diçka që është bërë ose që ka ndodhur; punë a vepër e kryer nga dikush; veprim a sjellje e njeriut.

    1.2. Bëmë. Të bërat e të parëve tanë.

    2. YT pron. (gjin., dhan., kallëz., rrjedh. TËND; para emrave të farefisnisë TËT) sh. TU (e) (kur prona

    shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore).

    2.1. Që të përket ty, pronari i të cilit je ti, që e ke ti.

    2. 2.Që ka të bëjë me ty, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër

    me ty.

    2.3. Të cilit i përket edhe ti, pjesëtar a anëtar i të cilit je edhe ti, në të cilin bën pjesë edhe ti; që e drejton

    ti, në krye të të cilit je ti.

    2.4. Që e ke ti, që është tek ti, që të përket ty; që të dallon a të karakterizon ty; që lidhet me ty, që

    është a që bëhet për ty. Trupi (krahu, syri) yt. Flokët e tu. Zëri yt. Vullneti yt. Zakoni yt. Nderi

    yt. Gëzimi yt. Sipas mendimit tënd. Në shërbimin tënd. Për të mirën tënde. Për hatrin tënd.

    2.5. Që është përgatitur a është hartuar nga ti, që e ke bërë ose që e bën ti, që del a që krijohet së pari

    nga ti; që e ushtron ti.

    2.6. si em. YTI sh. TUTË (të). Një i afërt, me të cilin ke lidhje gjaku, lidhje farefisnie ose lidhje të

    ngushta miqësie; njeri, me të cilin të bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; njeri, të cilin e do

    dhe të cilit i beson shumë. Është yti. Erdhën të tutë. Fituan të tutë.

    2.7. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit

    pronor.

    3.BARRË.Shqiptimi “barr”.E shquar “BARRA”.

    3.1. Fëmija në barkun e nënës, pjellë; gjendja e gruas në periudhën e zhvillimit të fëmijës në barkun

    e saj, shtatzëni.

    4. BARRËSIM m.

    Mbarsje. Koha (periudha) e barrësimit.

    4. PARA f. sh. P(b)ara

    1. Fem. e PAR/Ë,~I (i) 1,2. E para e klasës.

    2. vet. nj. Fillimi i një pune, kreu. Nisën nga e

    para. E shpjegoi edhe një herë nga e para.

    4. si fj. ndërm. Së pari. * E para e punës,në radhë të parë, së pari;

    5. Kohën, datën, ngjarjen etj., në prag të së cilës bëhet diçka; veprimin a dukurinë që i prin një

    ngjarjeje a një veprimi tjetër; kund. pas. Para nisjes. Para dreke. Para Vitit të Ri. Erdhi para kohe.

    6. Kohën që ka kaluar duke u nisur nga e sotmja; kund. pas. Para një jave (një muaji). Para disa

    ditëve. Para dy vjetësh.

    5.ARË.Eleminoni gabimin fonetik “ë” ose te qellimshem te vendosur nga gjuhetaret tane te koheve moderne,per ta dalluar dalluar me.ar=gold.Te dyja shqiptohen njesoj dhe jane njesi te njesojta kodike por qe percaktojne objekte te ndryshme. E shquar “ARA”.

    Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke.

    3. ARËBËRËS .Shqiptohet “arberes”.Duhet te ishte ne fjalorin Shqip-Shqip dhe “araberes” si dhe “arabanës” e dialektit geg.

    Ai që hap toka të reja.

    6.AR-AR I m.

    1. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që

    përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë e vlerave.

    7.DIELL m.

    1. edhe astr. Trupi i zjarrtë qiellor që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është

    burim drite e ngrohtësie.

    Zberthyesit I ndajne:

    1.breeshiyt

    2.bara.

    Ne shkrimin e gjetur mungonin zanoret.Zberthyesit fillimisht bejne vendosjen e zanoreve.Ne kete zberthim duket qarte gabimi I pare.ne rastin e Bree…nuk kane vendosur zanore pas B,ndersa ne e Bara kane vendosur A-ne.Ky kriter eshte I pasakte.Por per shqipen B eshte kodiku I foljes bej dhe nuk ka rendesi cfare ka pas saj ose cfare vendosim.B e koncepti I veprimit ndersa kohet I ndajne zanoret pas saj.Vendosja e zanoreve te dyta me ndihmen e bashtingellore kodike ben kalimin ne kohet e shkuara ose te ardhme.

    Zberthimi dhe ndarja;

    Bëreesh i yt bara.

    Duke u nisur nga transformimi fonetik (I shpjeguar dhe ketu ne nje teme te vecante) P dhe B shendrohen ne njera tjetren.Kete etregojne shume fjale te gjuhes shqipe si dhe alfabeti Korean ne zhvillimin e tij 3000 vjecar (Si shembull induktiv).per te ilustruar me mire kete pike por marr ne analize “barra” e Shqipes.Ajo mund te ishte shume dhe “para”.Sepse kupton krijimin fillister te femijes,lidhur me kohet e formimit te tij.Barra eshte me abstrakte sot ,por eshte me e lehte te koceptohet kodikish.B si concept I vete mbart kuptimin e sotem te foljes “bej si dhe A mban konceptin e cdo fillimi(njesoj sinonim kuptimor me I-ne).Ben A-ne ne A.R dhe N jane kodike te njejte drejtimi levizje me ndryshimin e vetem qe N e con deri ne fund veprimin ndersa R ne cdo pike midis fillimit deri ne nje pike te caktuar ye levizje.Kuptimi I levizjes se veprimit te R eshte I lidhur shume me Zanoret qe ka pas saj ne nje njesi gjuhesore..Ky ky eshte kuptimi I Bara dhe ka vlere te njejte kuptimore me “para.

    Gjuha Tzame Shqipe zbulon nje pjese te kodeve (arsyeja e vertete edhe pse u ndoqen,qe te vdiste dialekti I vertete I gjuhes helene(greke) qe kishte ngelur e pandryshuar ne 3000 vjet).Ne dialektin Tzam ne kohen e shkruar perdoren edhe format “jesha” ne vend te “isha”(edhe pse e kane ne perdorim) dhe *kesha ne vend te *kisha.Isha per Dialektin Tzam kupton nje veprim te perfunduar dhe jo nje vepri m te vazhdueshem.Pra “jesha” ka kuptimin kur *beja te ekzistuarin tim per nje periudhe kohe ta caktuar ne menyre te vazhdueshme,pra eshte kocepti “kur jetoja atje”.Dallim e bene me te dukshem shumesi si “ne jeshem=ne ishim”,”ne keshem=Ne kishim”.Keyto forma jane te qarta edhe ne dialektin geg si “bojsha” ne vend te “beja”Duket qarte koha progressive e vazhdueshme e kohes se shkuar e zhdukur ndoshta me qellim nga gjuha shqipe duke mos gjetur me kete koncept “isha duke duke beret e jetuarin”=une jesha.Pra “jesha” ne gjuhen Tzame kupton dicka me shume ,po keshtu dhe “bojsha=isha duke bere,qe zakonisht parashoqerohet nga pohuesja “po”,po bojsha.Shikohet zgjatja e re e gjuhes Shqipe e vendosur arbitrarisht “isha duke bere’.”beja” kupton gje tjeter dhe “po bojsha” kupton gje tjeter ne lidhje me vazhdimesine e kryerjes se veprimit.Kuptohet nje pjese e gjuhes u ka ndrishuar deri diku kuptimi fillister kur ato kane lindur ose jane dhene nga dikushi.

    Vetem ne qender te problemit,per te gjetu formen e vjeter me ane te Dialekteve te mohuara te Shqipes:

    Une bi,bej,bëj,baj,boj- e bir,e ber,e bër,e ban,e bon ne vendosjet mbiemerore dhe mbaresat foljore

    -sha,-shi,-she.Nje nga format e vjetra ne te cilen forma mbiemerore eshte bashke me mbaresat foljor eshte “bereshi” per veten e trete njejes ,Ai bereshi.Sot duket si forma “ber” e “shih(shikoj)= perfunduari se beri,mormalisht kur shikohet qe eshte e bere.

    Kuptimi me I sakte duke u nisur nga format e vjetra te shqipes eshte beresh=“duke bere”.

    2.Yt.Sot ne shqipe dihet qe pronesor I vetes se dyte-I yti,I yt.

    Beresh I yt=bereshi yt=”berja jote per nje periudhe kohore te kaluar”.

    Ne koceptin kohor,ne kete drejtim shqipja nuk shpreh nji pike kohorete veteme,nje çast por nje periudhe kohore.

    Bar(r)a,ketu e kemi shpjeguar.Por ka nevoje per nje zgjerimi.Kete e jep “barra> e nenes te Gjuhes Shqipes.Pra duke ngjizur nje krijese nga e “para”.Disa gjuhetare e shpjegojne nga asgjeja.Por kjo nuk nenkuptohet ne gjuhen shqipe.Gjuha Shqipe kupton nje bazament mbeshtetes krijues.tek “ara’ ka.aren,tek *barra ka “gruan.Dhe nje bazament krjiues,tek “ara ka faren dhe tek “barra prape ka “faren e mashkullit ose *sp(b)er-ma=(s’ber-më a=si ber ne a,si ber ne fillim)

    Beresh I yt b(p)ar(r)a=berja jote e para,krijesa jote e para,lindja jote e para,m’bar’sja jote e para.

    U lodha,me tej vazhdojen vete sepse eshte interesant.Fraza per nuk permend fjalen zot,por vetem pronesoren “yt’ si dhe behet fjala per ajrin (hapesiren) I cili mban diellin,I cili nga ana e tij mban token.El=eshte fjala e vjeter e Shqipe “diell”.Kete e tregon dialekti Helen “helios”=eli eshte” dhe fjale formimi “di+el” I gjuhes se tanishme ShqipeKjo do te sillte dhe habine e madhe te sasive te dijeve te shkruesit te atyre shkrimeve.Fetaret mendjengushte me vone I kane keqkuptuar dhe bastarduar ato.Fraza kuptom nje bashkebisedim me Zotin lart,por emir I tij nuk permendet.Ai emer eshte shpikur nga shkruesit nga padija dhe qellimi I keq me vone.

    1. E para: B’reshit bara’ Elohim et hash-shamajim v’et ha-aretz etj…

      B’reshit: keq më vjen të të them se në rrënjë të saj është fjala “resh” , krh. me arabishten “ras” – krye
      … Në krye të herës së krijimit nga Perëndia të tokës dhe qiejtve…
      Aretz, arabisht “ar_d_” …i thonë tokës. Nuk e di e ke parasysh atë gazetën “Ha-Aretz” dmth. Vendi [i Izraelit]. Nuk e kuptoj sesi hebraishtja, që është gjuhë semitike, rrjedh apo shpjegohet nga shqipja (indoeuropiane). Hebraishtja biblike që thua ti nuk është aspak e vdekur, përdoret, me pak ndryshime, si gjuha zyrtare e shtetit izraelit.
      Sa për “Elohim”, shumësi i “Eloah” njërit prej emrave të Zotit, krh. me arabishten “Al Il-lah”, nuk kam ç’të të them më!
      Sa për çamërishten, ai është dialekti më konservator i shqipes, pasi ka qenë në kontakt me shumë gjuhë të tjera: greqisht, sllavisht dhe vllahisht… dhe është detruar “të mbrohet” duke mos ndryshuar, pasi çdo risi konsiderohej si e ardhur o nga grekët, o nga të tjerët… diçka jo shumë e mirë.
      E dyta: mos rri shumë në diell, se të bën dëm! Sa për çështjet e thella e të gjera të etimologjisë, kot të të pyes: A di ndonjë gjuhë të huaj (nuk e kam fjalën për italishten).
      Sa për atë arëbërësin tënd, kam përshtypjen se *alb-, *arb- duhet të ketë të bëjë diçka me të bardhën, krh. lat. albus, apo “auban” që në gjuhën provensale, i thonin një shqipeje me kokë të bardhë.
      Të jap një këshillë, lëre më mirë gjuhësinë dhe merru me ndonjë diçka tjetër. Ti dhe Le. Sha.-Shk. po i hapni shumë avaze shqipes.
      Unë të fola më lart për Isidorin e Seviljes, dishepull i të cilit qënke. Ti internet ke, kërko Isidore of Seville dhe do të të hapen sytë.

  29. ””’Eh, ç’t’i bësh; nganjëherë fjalorët janë kokëfortë dhe mizorë në të njëjtën kohë! Hap një nga ata online dhe do gjesh: φρικαλέος””’

    Tek ata fjaloret gjendet edhe phrissa e phritta, nga e njejta familje fjalesh, dmth ne greqishten e vjeter ka ndodhur me kete fjale procesi i satemizimit, dmth kthimi i k ne s dhe t.

    Meqe greqishtja e vjeter eshte gjuhe kentum, cdo fjale qe peson satemizim, jo vetem eshte shume e vjeter po eshte edhe shume e dyshimte.

    Po nuk eshte vetem satemizimi qe deshmon se kjo fjale eshte shume arkaike dhe qe ndjek nje logjike fonetike veshtiresisht te pajtueshme me logjiken fonetike te greqishtes klasike, por edhe vete kthimi i ph-f.
    Ky kthim ka ndodhur vone shek 3-2 p.l.k , ne nje kohe qe fjala phrika nuk perdorej me as ne te folur e as ne te shkruar, pasi perdorej gjeresisht phobia (fobia).

    Po ashtu ph ne ilirisht, trakisht e maqedonisht, kthehej ne b e jo ne f.
    Pra nese do kishte hyre ne epoken klasike si phrika (akoma jo f) atehere do vinte tek ne me shqiptimin prika e ne baze te ligjit ph-b, do e kishim shqiptimin brika e jo frika.

    Keshtu qe ne epoken klasike nuk ka shanse. Po me pak shanse ka hyrja e saj ne epoken heleniste, pasi nuk perdorej me si fjale nga vete greket, pra skishte si te hynte.

    Sidoqofte , nje rrenje indoeuropiane ka me shume mundesi ti afrohet te vertetes , sesa krahasimi mes rumanishtes, shqipes e greqishtes se vjeter, kur behet ky krahasim hidhet uje ne mullirin e shqipes e jo te greqishtes, sigurisht per rastet e dyshimta.

    Nga ana tjeter, procesi i satemizimit te shume fjaleve ne greqishten arkaike nuk gjen vetveten ne greqishten klasike, kur ky proces nuk haset me dhe kjo duhet per mendimin tim, te nxise gjuhetaret tane te germojne me thelle ne greqishten arkaike, duke qene se ne shqip, satemizimi ka qene proces i panderprere , vazhdon edhe sot ne mirdite e puke me k qe kthehen ne sh.

    p.s Orakul, ndajme bashke te njejtin shqetesim, kjo ka me shume rendesi sesa fakti qe ndonjehere nuk pajtohemi me interpretimet e njeri-tjetrit.

    Ashtu si ti edhe une mendoj qe greqishtja arkaike ne ndryshim nga ajo klasike, i afrohet me teper shqipes, jo vetem ne fjale te ndryshme, po ne nje rase qe e kemi te perbashket (plus hititishtja) e procesi i satemizimit te pjesshem te fjaleve, pra ka disa fenomene gjuhesore te cilat pavaresisht se kalojne nen ze, nje dite do na celin deren e se vertetes.

  30. Hapësira më lart shërben për të diskutuar rreth Wikipedias në shqip. Më vjen keq që ndërhyj, por dua t’ju kujtoj se ky diskutim për etimologjinë e fjalës “frikë” nuk e ka vendin këtu. Prej jush pres pak më tepër respekt për blogun ku shkruani prej muajsh, nëmos vitesh.

  31. Jam AFERDITA GJOKAJ nga Kosova .Kame lexuar disa libra te bukura nga jne shkrimtar i mrekullushem ,qe e qmoj shume .Ai pasuroi bibloteken time ,dhe ate te popullit tone ,dhe qe deshiroj ta pershendes perzemersisht.Kam edhe nje deshire nese shkrimtari vuhet ne dioni .Do te doja te lexoja edhe AJO NUK ISHTE VETEM ENDERR te me tregoni si mund ta gjej .Ju te nderuar me falni nese jam jasht temave te juaja por rastesisht ,hyra ne ket faqe por me shpres se do te me ndihmoni,Une kerkoj nje tirazh me te gjere sepse kam shum lexus te interesuar .Ju pershendes nga KOSOVA pikerisht nga GJakova

  32. Afërdita,

    Artikulli i kreut, që besoj e keni lexuar, bën fjalë për kriteret e Enciklopedisë, se cilët shkrimtarë duhet të jenë atje e cilët jo. Kështu që jeni brenda temës.

    Në komentin tuaj ju nuk përmedni autorin Stavri Pone, por besoj për atë e keni fjalën, pasi krërkoni një roman të hershëm të tij që dhe unë s’e kam gjetur.

    Nëse i keni ndjekur diskutimet në këtë blog, keni parë se dikush e quan “mediokër” dhe e tall me “pankarta”, dikush “aq të parëndësishëm” sa s’duhet të figurojë në Enciklopedi.

    Ky ishte thelbi i debatit: të figurojë atje apo jo. Unë them se po, dhe kam shprehur disa mendime ashtu si i ndjej. I takon vendi atje, se veprat e tij janë të mrekullueshme, por jo se janë “udhërrëfyese të mendjeve e zemrave shqiptare anembanë botës…” që autorit ia thonë me tallje. Veprat e tij janë të mrekullueshme se kanë art të fuqishëm, mesazhe të mëdha shoqërore e analiza të thella psikologjike. Me aq pak vepra autorësh të tjerë sa kam lexuar, nga ato që prezantohen në reklama e promovime në TV (se botohen shumë, ndryshe s’ke si i zgjedh), ato të Stavri Pones (që ai s’i prezanton) qëndrojnë denjësisht krahas më të mirave. Mund të ketë më të mira, s’e di, unë s’rri ditë natë duke lexuar romane, dhe s’mund të paragjykoj çka s’kam lexuar. Por jam i bindur se emri i tij e meriton vendin e vet në Enciklopedinë e shkrimtarëve tanë.

    Ju thoni se aty ka lexues të tjerë të interesuar. Ndoshta jeni nxënëse dhe ata janë shoqet e shokët tuaj. Jam kurioz të di se ç’i tërheq ata te veprat e tij, dhe ju personalisht ç’gjeni të veçantë në to që i pëlqeni.
    Përshëndetje miqësore.

    GeNtI

  33. Ju,baba bai,mun te bertisni sa ju hane mushkrite.
    Testamenti I ri ne gjuhen “greke te vjeter” eshte plot me gabime,kundershtime,dhe me nje gramtike te keqe,ndersa mungojne ne nje numer te madhe lojrat e fjaleve,kuptimi i vertete I diomave te gjuhes “aramike” te KrishtitTestamenti ne greqisht I fut uje te vertetse te shkruajtur ne gjuhen “aramike”.Kur Krishti ne fund thote “Eli,Eli sa b(p)ak tani” ,ai e thote ne gjuhen ‘aramike”.Vetem qe ne gjuhen “greke te vjeter” kjo u shkruajt bashke “sabaktani” dhe cilesohet nga specialistet si gjuhe “jo gjuhe greke e vjeter”.Ndersa kuptimi i saj eshte nxjerre si “me braktise”.Krishti I drejtohet atit te tij qe eshte “Eli”,I cili siaps zberthimeve te soteme,te ngjashme me te tuat,ka kuptimin “At”,ose me nje version tjeter gjuhesor “bab”.
    Kur,ti kerkon qe une te nderroj profession,s,bej gje tjeter vetem qesh me kufizimin tend te cilin do gjithashtu tjua detyrosh te tjereve.

    1. Orakull, a e di greqishten koine? Nuk e kuptoj se ç’ka të bëjë Testamenti i Ri me diskutimin e mësipërm dhe fjalinë e parë të Dhiatës së Vjetër. Ky kapërcim më solli ndërmend ato shpjegimet e fandaksura të Mustafa Qemal Ataturkut – %) he he he, edhe ai ishte një filolog amator – mbi turqishten, të tipit:

      Kur njeriu parahistorik ngriti kokën për herë të parë, pa Diellin në qiell dhe ia bëri: aaa. Ky ishte edhe emri fillestar i diellit në të folmen Ur-Sprache. Më pas, gjuhët u trazuan dhe nga kjo fjalë rrodhën: sole, diell, helios, sun, etj.

      Meqenëse ky është një diskutim WIKI WIKI, them që këtë diskutim ta zhvendosim KËTU quicky-quicky.
      Nëse do të bësh ndonjë lojë fjalësh, mund të thuash: a ba ba ba ba, Ba Bái etj. Dhe në fund, unë nuk po bërtaaaas. Ndoshta duhet të thuash: Të komentosh derisa të të bëhen copë thonjtë e gishtërinjve.

  34. Të më falni edhe 1 herë, po nuk mund të rri dot pa vënë gishtin për tregim mbi shprehjen “procesin e satëmizimit” (satəm, që në gjuhët e lashta iranike d.m.th. 100, krahasoje me centum në latinisht)

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin