Obsesioni me origjinën

Pellazgët e lashtë

Diku rreth vitit 1970, në një takim me përfaqësuesit e BRPSH-së, në një moment Enver Hoxha befas pyeti si po ecej me kërkimet rreth origjinës së lashtë shqiptare. Një nga të pranishmit filloi të jepte disa të dhëna rreth zbulimeve arkeologjike ilire. Lideri i Madh e ndërpreu, me sa duket i pakënaqur, për ta pyetur: “Si po vete puna me studimet pellazge?”. Duke qenë se askush nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë gjë thelbësore për këto studime të paqena, ishte Enver Hoxha vetë ai që filloi të shpjegonte rëndësinë e tezës pellazge, dhe më tej të lëvdonte disa libra që kishte lexuar për këtë argument, të shkruar, medoemos, nga autorë francezë.

Sigurisht, në atë kohë, askush nga komuniteti shkencor shqiptar zyrtar nuk i studionte pellazgët. Përveç një numri të madh artikujsh arkeologjikë të karakterit përshkrues rreth kulturës materiale ilire, pak ishte bërë, gjithashtu, edhe në historinë e gjuhës. I vetmi gjuhëtar në gjendje të merrej me fazat e vjetra të shqipes në rang ndërkombëtar ishte Eqrem Çabej, i cili praktikisht bojkotohej nga regjimi – me përjashtim të gjuhëtarëve të rinj, që herë pas here do të kujtoheshin t’ia shkrepnin ndonjë dacibao kundër. Megjithatë, të dyja konferencat e Studimeve Albanologjike (1962 dhe 1968), si edhe Kuvendi i Studimeve Ilirë (1972) provuan që, në fushën e gjuhësisë proto-shqipe, kishte më shumë se sa premisa interesante.

Çfarë bëri regjimi? Dha bursa dhe dërgoi studentë në universitete të respektuara të Evropës Perëndimore, që studimet proto-shqipe të mund të vazhdonin? Krijoi institute speciale, apo të paktën edhe thjesht një sektor akademik për studimin e proto-historisë së gjuhës shqipe, nën drejtimin e merituar të Eqrem Çabejt? Sigurisht jo.

Përkundrazi, u pa si moment i përshtatshëm për të ftuar në Shqipëri dijetarin francez Zacharia Mayani, i cili kishte arritur të shpjegonte mbishkrimet e mistershme etruske me ndihmën e shqipes. Me pas u lëshua edhe një urdhër për të botuar, në Tiranë, librin më të fundit të Mayanit me temë etruske. Dhe udhëheqësi Enver Hoxha filloi të flasë për pellazgët. Kush e ka lexuar librin e Mayanit dhe e ka idenë rreth metodave kërkimore të historisë gjuhësore, do të ketë parë menjëherë që çka ka parashtruar Mayani me zgjuarsi mund të jetë çdo gjë, por jo shkencë. Dhe kush ka shpenzuar pak kohë me problemet e proto-historisë balkanike, e di që pellazgët përfaqësojnë një njësi mitike. Faktikisht sot në Evropë nuk ka më shumë se 3–4 dijetarë të përkushtuar që merren me problemin pellazg.

Përse? Sepse paleolinguistika moderne përdor termin “pellazgë” për të emërtuar në mënyrë hipotetike një grup njerëzish që populluan territorin e Greqisë përpara se të dyndeshin nga veriu fiset proto-helenike (indoevropiane). Është supozuar, në përgjithësi, që ky grup ka lënë gjurmët e tij në toponomastikë (emrat e vendeve) dhe në gjuhësi. Disa fjalë të greqishtes së vjetër, për shembull, nuk mund të gjejnë një vend të kënaqshëm në seksionin grek të hartës së fjalëve-rrënjë indoevropiane. Disa emra vendesh të Greqisë antike nuk mund të shpjegohen me fjalë të greqishtes së vjetër dhe modeli i tyre fonetik është i pangjashëm me modelin fonetik të greqishtes së vjetër, etj.

Dijetarët zakonisht identifikojnë në krye këto elemente rravguese, pastaj përpiqen të gjejnë modele në to, në mënyrë që të arrijnë një përshkrim tentativ të gjuhës pellazge. Pati edhe dijetarë që besuan se i kishin gjetur këto modele – bullgari Georgiev është më i autoritetshmi midis tyre. Por askush nga këta dijetarë seriozë nuk ka folur, deri tani, për ndonjë bashkëpërkim themelor midis shqipes dhe elementeve jo-greke të greqishtes së vjetër.

Thelbësore këtu është që janë modelet që kanë vlerë, jo fjalët. Këto modele kanë të bëjnë me tiparet strukturore të një gjuhe, siç janë: evolucioni i fonemave indoevropiane, pozicioni i theksit brenda fjalëve dhe hierarkia e rrënjëve në fjalët e përbëra, sistemi i eptimit (lakim-zgjedhimit).

Tingëllon e mërzitshme? Natyrisht që po, në mënyrë të veçantë sepse duket të mos ketë të bëjë fare me pellazgët tanë të mirënjohur, të cilët iu dhanë fqinjëve grekë emra perëndish (ndoshta edhe vetë perënditë), dhe madje u paraprinë grekëve në Ballkan. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë rreth evolucionit të buzo-qiellzoreve protoindoevropiane, as për hierarkinë e rrënjëve. Njerëzit duan të degjojnë përfundime të qarta rreth pellazgëve: ku ikën këta mbasi u dëbuan prej grekëve? Ku humbën mbishkrimet pellazge (kush i shkatërroi?) dhe kështu me radhë.

Zbulesa etruske rreth origjinës së shqiptarëve ndodhi pikërisht atëherë kur teoria pellazge po venitej, të paktën për sa i përket lidhjes hipotetike me proto-shqipen. Etruskët shihen në përgjithësi si popull oriental, joindoevropian, me lidhje të ngushta me egjyptianët e lashtë dhe qytetërime të tjera misterioze (prandaj edhe shumë të dashur për frankmasonerinë frënge). Gjuha e tyre mbetet një mister, pavarësisht nga mijërat e mbishkrimeve të zbuluara në Itali dhe gjetiu (një mbishkrim është gjetur edhe në Shqipëri, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Shkodrës – të paktën ruhej ende, përpara vitit 1990). Disa sharlatanë nuk kanë nguruar t’i shohin etruskët dhe pellazgët si i njëjti popull – prova e tyre më e rëndësishme ka të bëjë me një mbishkrim pas gjase etrusk, të zbuluar në ishullin grek të Lemnosit. Nëpërmjet këtij tour de force rrethi vjen e mbyllet (etruskë, pellazgë, shqiptarë), dhe vërejtja e Enver Hoxhës rreth pellazgëve duket të jetë shumë më tepër se e rastit.

Përplasja midis dy pikëpamjeve të përkundërta bëhet kështu evidente: pikëpamja që ia lë shkencës problemin e origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, bie ndesh me pikëpamjen që i do këto origjina të përcaktohen, si të thuash, nga “frymëzimi hyjnor”. Në vitet ‘70, shkenca dhe miti mbeteshin ende në pozicionet e tyre, pa ndonjë përgjigje të qartë në horizont.

Problemi i origjinës është një pjesë konstitutive e çdo miti të respektueshëm kombëtar. Yni, lindur në një klimë romantizmi të plotë, ishte i pasur me supozime pompoze rreth pellazgëve, me sa duket të frymëzuara nga tezat e Von Hahn-it rreth proto-historisë së shqiptarëve. Dijetarët arbëreshë të shekullit XIX ngazëlleheshin me mitin pellazg, duke e parë si një element i domosdoshëm i doktrinës së Rilindjes shqiptare. Miti vazhdoi të frymëzonte për një kohë të gjatë, edhe atëherë kur u bë e qartë se problemi i origjinës dhe prejardhjes së shqiptarëve duhej të zgjidhej duke pranuar, alternativisht, njërën prej dy hipotezave shkencore: ilirë dhe trake. Arsyeja e kësaj kokëfortësie është drejtpërdrejt e lidhur me faktin që të dyja hipotezat, ilirë dhe trake, ishin ngjizur brenda idesh shkencore konvencionale (por jo doemos shqiptare), ndërkohë që “origjina”, si një element kyç i doktrinës nacionalistë shqiptare, ishte më tepër një çështje besimi. Gjurmët e po këtij qëndrimi janë të shumta edhe sot, edhe pse tani vendin pellazgëve mitikë ia kanë zënë ilirët, njëlloj mitikë.

Pse gjithë ky përdëllim me “lashtësinë”?

Ideja në themel të këtij ekstrapolimi flagrant është që shqiptarët duhet të paraqiten si të lashtë. Personalisht nuk arrij të kuptoj përse të qenët “etnikisht të vjetër” duhet të mbartë ndonjë lloj peshë në një diskutim kulturor apo politik. Shoh brenda jetës shqiptare, ashtu siç është sot, dhe përpiqem të gjej diçka më të vërtetë të lashtë. Veshjet tradicionale popullore ndoshta janë të vjetra, por është vërtet e vështirë të gjesh tipare vetëm shqiptare në to. Sa për atë, të gjitha artifaktet kulturore, në qoftë se janë shumë të vjetra, duket shumë e vështirë të jenë shqiptare, dhe në qoftë se janë shqiptare, nuk janë të vjetra. Po kur flasim për institucionet kombëtare, cili prej tyre është i lashtë? Agjencia e Privatizimit është sigurisht shumë e re. Atëherë çfarë? Institucioni i shitjes së vajzave te familjet e burrave e tyre të ardhshëm? Mikpritja proverbiale shqiptare? (Nuk kam degjuar ndonjëherë për ndonjë popull që të mos shquhet për mikpritje proverbiale). Dimë nga historia që besimi kristian është me siguri dymijëvjeçar, por ka pak (ose më mirë nuk ka asgjë) shqiptare në të. Disa qytete janë shumë të vjetra, si Shkodra dhe Durrësi, por vijueshmëria e tyre në histori mund të ndiqet vetëm në masën që mund të ndiqen emrat e tyre. Shumë prej qendrave të tjera të banuara janë të reja. Njerëzit kanë lëvizur pa prerë. Kur njerëzit lëvizin, kujtesa e tyre ndryshon. E dimë që, pavarësisht nga bëmat zulmëmëdha të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, emri i tij praktikisht u harrua, derisa erdhi Rilindja për t’u rrëfyer shqiptarëve për të. Një krahinë e tërë në Veri i këndon Mujit dhe Halilit, Gjergj Elez Alisë, Kraleviç Markut, Zukut Bajraktar dhe Pajit Harambash, por në këto këngë epike Gjergj Kastrioti nuk përmendet gjëkundi. T’u besosh rapsodëve fisnikë të lahutës, Jutbina duket të ketë qenë shumë më rëndësishme se Kruja. Edhe më: kur njerëzit lëvizin, pjesë të kujtesës së tyre krijohen rishtas. Arbëreshët e Italisë shpesh këmbëngulin që komunitetet e tyre u formuan nga ikanakë prej Shqipërisë së Veriut. Dialekti i tyre, megjithatë, është krejtësisht tosk. Mos vallë flitej toskërisht në Krujë dhe Shkodër në atë kohë? Ndoshta jo, sepse “Formula e Pagëzimit”, që është edhe dokumenti i parë i shqipes së shkruar, nga dora e Peshkopit të Durrësit, ka karakteristika të qarta të gegërishtes (për të mos përmendur “Mesharin”). Kaq për kujtesën kombëtare. Çfarë është atëherë e lashtë? Formulat e bimëve mjekësore të përdorura nga barnatarët vendas për të kuruar format endemike të verdhëzës në Malësitë e Veriut? Me kujtohet të kem lexuar një artikull që ngulmon se këto formula i kanë qenë përcjellë popullsisë vendase nga mjekët homeopatë të ushtrisë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore. Mos vallë ajo çka e mbajmë për të lashtë nuk është veçse rezultat i një përpjekjeje modernizuese të dështuar? Ndoshta jo. Po gjuha shqipe? Sigurisht, gjuha shqipe është e lashtë. Po aq e lashtë sa çdo gjuhë tjetër. Qe prej momentit kur njerëzit nisen të komunikojnë nëpërmjet gjuhës, është virtualisht e mundur të hiqet një vijë e pandërprerë brezash, nga homo erectus te Partizan Çaushi, me nëna që kanë qenë shumë të sigurta se u kanë mësuar fëmijëve të tyre të njëjtën gjuhë që kanë folur edhe vetë. Përndryshe, gjuhësia historike shpjegon që fjala “dorë” është më e vjetër se fjala “dorezë”. Shumë e vërtetë, sigurisht, por pa pikë interesi kulturor. Dhe me çfarë të drejtë kemi pretendime emocionale ndaj gjuhës, të cilën nuk mund ta kemi krijuar ne vetë? (Përkundrazi, është gjuha shqipe që ka qenë përcaktuese në krijimin e një kombi shqiptar – prandaj, gjuha, në qoftë se do të mundte, mund të kishte përdorur të drejtën për t’i pretenduar diçka popullit të vet). Emrat tanë nuk janë aspak të lashtë. Mbiemri im, për shembull, është arabo-persian; ndërsa emri im është një trajtë jo shumë korrekte e një etnonimi ilir, të propaganduar nga masovikët entuziastë dhe ateistët në Shqipërinë e viteve ‘50. Çfarë është atëherë e lashtë? Mali i Tomorrit? Le t’ua lëmë gjeografinë kalamajve të shkollës. Mënyra se si vishemi? Ajo që hamë? Strategjitë tona martesore? Lodrat tona tipike me letra? Asnjëra nga këto. Në kulturë asgjë nuk mund të jetë e lashtë dhe e gjallë në të njëjtën kohë. Ndërsa shoqëria riprodhon vetveten, e gjithë e vjetra shndërrohet në të re, ndonëse jo domosdoshmërisht në sensin progresiv. Në të njëjtën kohë, kultura në të cilën jemi të zhytur, ndërtohet në një mënyrë të tillë, që ne jemi kurdoherë gati ta perceptojmë të vjetrën.

Miti i origjinës restauron, brenda kësaj kornize, lashtësinë që mungon.

Kush ia ka nevojën mitologjisë për të qenë shqiptar?

Nuk ka dyshim, megjithatë, që ilirët kanë ekzistuar, si një grup indoevropian në Ballkan. Ata janë studiuar nga dijetarë, që ndoshta mund të mos kenë qenë shumë entuziastë rreth çështjeve nacionale shqiptare, pa qenë, megjithatë, anti-shqiptarë. Këta dijetarë kanë arritur në përfundimet e mëposhtme:

Për aq kohë sa gjuha ilire mbetet një njësi e panjohur, është e pamundur të përcaktohet ndonjë lloj vazhdimësie midis këtij grupi dhe shqiptarëve, edhe pse shqiptarët ka shumë gjasa të jenë pasardhësit e ilirëve, sepse po të kishin ardhur në trojet e tyre të tanishme mbasi ilirët u romanizuan, historianët do ta kishin përmendur këtë event.

Sigurisht, mitologët kombëtarë shqiptarë nuk mund ta pranojnë një maturi të tillë, të vakët dhe “hipokrite”, nga ana e shkencës. Edhe një herë, ajo që miti ka nevojë është një provë e menjëhershme dhe e një qartësie absolute. Në qoftë se shkenca nuk ka qenë në gjendje ta zbulojë këtë lloj të vërtete, atëherë shkenca nuk vlen për asgjë: le të thërrasim Zachariat, dhe ta zgjidhim problemin jo brenda paradigmave shkencore, por përtej tyre. Ku dështon imanenca, do të triumfojë transhendenca.

Ideologët dhe doktrinarët shqiptarë gjatë regjimit komunist nuk e pranuan menjëherë as edhe faktin e provuar shkencërisht të përkatësisë së shqiptarëve në grupin indoevropian të popujve. Mbas vitit 1960, ata do të vraponin menjëherë mbas çdo lloj teze që provonte që shqiptarët ishin unikë, kurse teoria indoevropiane e origjinës i vendoste shqiptarët brenda një familjeje të madhe popujsh, me të cilët në do të na duhej të ndanim momentet më themelore të historisë sonë. “Merita” e teorive pellazge (dhe etruske) ishte që ato fokusoheshin në të mistershmen, dhe si rezultat e izolonin origjinën shqiptare nga historia evropiane.

Si ideologë dhe manipulatorë profesionistë që ishin, shqetësimi i tyre i vetëm ishte si ta futnin shkencën dhe kulturën në shërbim të politikës. Ne fund të fundit, shkenca do të mbetet gjithmonë kaq e vakët, dhe kaq e torturuar nga dyshimet rreth së vërtetës dhe njohjes, saqë ideologët politikë do të jenë gjithmonë në gjendje të gjejnë diçka të përshtatshme për qëllimet e tyre të momentit.

Për mendimin tim, studimi i proto-historisë shqiptare është shumë tërheqës, dhe do të japë me siguri rezultate të tjera interesante. Megjithatë, për aq kohë sa këto rezultate do të përdoren nga politikanët në shërbim të programeve të tyre – të cilat mund të jenë padyshim fisnike në vetvete – ato nuk mund ta ruajnë karakterin e tyre shkencor. Nacionalizmi grek dhe serb janë mbushur plot e përplot me materiale të tilla bombastike, rreth origjinës, racës dhe gjuhës fisnike. Në krahasim me atë të fqinjëve, nacionalizmi shqiptar ka qenë shumë më i drojtur, por kjo nuk do të thotë që kultura shqiptare e tanishme duhet tani të përfshihet në këtë komedi varresh të stërgjyshërve, emrash të lashtë perëndish dhe heronjsh sulltan-vrasës.

Shqetësimi për çështjet shqiptare, madje edhe dashuria për trojet shqiptare dhe për shqiptarët kanë të bëjnë shumë pak me mitet dhe instrumentat pseudo-historike të përdorura nga ideologë nacionalistë për të vënë në lëvizje kopetë e tyre histërike. Të gjithë e kemi para syve çfarë ishin ata në gjendje të bëjnë me popullin serb, duke e shtyrë në obskurantizëm mesjetar, luftë dhe genocid.

Për sa i përket Shqipërisë, dje miti i origjinës fisnike (“të lashtë”) u përdor për t’i shërbyer lavdisë dhe delirit të Shqipërisë Komuniste Unike. Sot mund të përdoret si ngushëllim apo justifikim për mjerimin shqiptar. Përrallat mund të jenë të vlershme për fëmijët, dhe për kulturat e papjekura. Shqipëria, Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare meritojnë diçka më tepër. [1997-1999]

23 Komente

  1. Xha Xha, ndonje ide apo lidhje me “Albania” ne Kaukaz?

  2. Çabej dhe të tjerë albanologë seriozë mendojnë se është fjala për një koincidencë; meqë deri edhe ishujt britanikë gjendet një Albania; dhe se kjo ka të bëjë me përhapjen e madhe të emrave gjeografikë me Alb-/Alp-. Nga ana tjetër, emrin Albania për Shqipërinë disa autorë e kanë lidhur me emrin e fisit ilir të Albanëve, që jetonin diku në zonën e Krujës e të Matit.

  3. Si Capo, i pashë ato lista fjalësh, por nuk them dot gjë. Zakonisht gjuhët krahasohen për nga gramatika, jo nga fjalët. Për shembull, në shqipe kanë hyrë rreth 1000 e kusur fjalë nga turqishtja, e praktikisht asnjë fjalë nga gjuhët gjermanike; por megjithatë e gjenetikisht, shqipja dhe gjermanishtja janë të së njëjtës familje dhe ngjajnë mes tyre për nga struktura, ndërsa turqishtja i përket një familjeje krejt tjetër.

  4. Xha Xha, a mund ne te hamendesojme se “caucasian albanians” mund te jene nje ngulim i vjeter shqiptar i cili mund te origjinoi qe prej kohes se “Cyrus the Great”.

    Duke pranuar si te mireqene faktin se “Cyrus the Great”, sipas disa burimeve fetare, ne kete rast islame, mund te kete “vizituar” pergjate pushtimeve te tij, zonat perreth “drinit te zi”, disa mendojne Ohrin, mund te kete bere pjese te ushtrise se vete edhe vendasit.

    I njejti perandor me vone viziton Kaukazin, me sakte zonen ndermjet Kaspikut dhe Detit te Zi, ku edhe mendohet te kete qene ndertuesi i nje prej fortesave me ne ze te zones, ajo qe me vone u quajt “Darband” ose “The Gate of the Gates” (Porta e Portave/Hyrja e Hyrjeve).

    Nese pranojme edhe tezen e disave, sipas te cileve fiset Ne zonen e Azerbajxhanit ishin jo iranike. Perset me vone u perzihen me ta sic bene me grupet apo fiset e tjera.

    Duke konsideruar edhe teorine se ata te cilet emertuan Azerbaxhanin ishin Grekefoles.

    Ajo c’ka eshte shume interesante eshte se ne “Gavgamel fight” ndermjet Aleksandrit te Madh dhe Darius-it greket mund te identifikonin shume lehte “Albanian Caucasians” mes ushtrise shumegjuheshe Perse.(?) Verejme ketu se “Albanian Caucasians” jane inkorporuar nen ushtrine Perse.

    A mund te kete ndonje perqasje me arsyetim te ketij lloji?

  5. I vetmi problem që kam unë me këtë është se emri Albania nuk më rezulton të jetë përdorur ndonjëherë në antikitet, sa u përket trojeve të lashta shqiptare, të cilat quheshin, sipas rastit, Iliri ose Epir ose Dardani. Nga ajo kohë përmendet vetëm fisi ilir i Albanëve nga Ptolemeu i Aleksandrisë (dhe ky një fis jo shumë i rëndësishëm). Me sa di unë, emri Albania si emër krahine është dokumentuar vetëm në fillim të Mesjetës.

  6. Xha Xha, hodha nje sy gjithandej rreth “albanian causasians” e gjeta shume interesante. Por fatkeqesisht e gjeta te mbeshtetur nga “progrekeria” kete teori.

    Diku thuhej se emri albanian daton diku rreth shek 4 B.C pikerisht ne betejen qe permenda me siper. Me ben perseri pershtypje fakti qe grekerit i njihnin albanians, ne ushtrine persiane, prej gjuhes se tyre, cka tregonte per prestigjin e tyre qe me pare.

  7. Në fakt, s.c., ajo ka qenë një teori e një farë Niklesi, nëse nuk gabohem, i cili i sillte shqiptarët të ardhur në Ballkan nga Albania e Kaukazit, gjatë Mesjetës së Hershme. Por nuk ka asnjë bazë për këtë, dhe pothuajse nuk ka as më të voglin dyshim që paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë diku në veri të Grekëve, që para se të vinte Roma në Ballkan. Se ku pikërisht, për këtë mund të diskutohet, por ama dihet se këta ishin nga të parët popuj të Ballkanit që ranë në kontakt me Romën (meqë disa huazime latine të shqipes kanë trajta të latinishtes republikane). Një gjë që duhet pasur parasysh këtu është se popullsia e Ballkanit në ato kohëra, hiq vijën bregdetare ku bëhej tregtia, ka qenë e pakët në numër. Shumë parashqiptarë përfunduan të romanizuar në bregdet, ose në zonat me prani të fortë latine; ne ka gjasa të jemi pasardhës të atyre stërgjyshërve që u ndenjën larg romakëve, si të thuash, duke jetuar maleve, ose duke shtegtuar me bagëtitë. Prandaj nuk ka ndonjë bazë që të ndryshohet kjo hipotezë. Shqiptarët dhe grekët janë popullsitë më të vjetra në Ballkan; rumunët janë praktikisht kushërinj të romanizuar të shqiptarëve të Jugut (toskëve); sllavët kanë ardhur më vonë; turqit edhe më vonë akoma.

  8. Xha Xha, shume e qarte. Thjesht me beri shume pershtypje qe kishte nje “Albania” ne Kaukaz. Hodha nje sy gjithandej dhe thjesht po shoh gjera te tjera interesante, por jashte temes se prejardhjes sone.

    Faleminderit.

  9. Me duket shume interesante tema.Sidomos per influencen politike, ma ane te mjeteve te ndryshme te propagandes, dhe jo vetem ne kohen e komunizmit.. Jam interesuar gjithmone per origjinen, por ashtu si dhe autori kam gjetur shkrimtare te caktuar qe shkruajne mbi historine e Shqiperise me terma pompositeti. Dhe po te besh ca km pertej detit adriatik apo te kalosh kufirin, gjen po te njejten histori njelloj pompoze, pa fakte mbi shqiptaret,fakte prova shkencore. Dhe kjo te ben te dobet, se si tollumbace fryhemi ne Shqiperi, sapo dalim jashte shfryhemi.. Flas per veten, tani qe jetoj jashte, jam shume me patriote se me pare dhe shume me e interesuar per rrenjet, origjinen. Por me c`kam pare, ky rasti i historise, nuk vlen vetem per ne, por edhe per shume popuj te tjere, per mos me thene te gjithe. “Historia shkruhet nga ai qe fiton luften”!Historia eshte elementi baze, per t`i kthyer individet ne kope dhensh, politika e gjitha vjen nga gjeneza e shkrimeve te para. Psh. kam lexuar qe Homeri eshte njeri nga keto, pavaresisht se nje nder baballaret e letersise, eshte edhe nje nder dizinformuesit e pare ne manipulimin e historise. Ndersa per fjalen “Albania”, ka harta te lashta qe paraqesin “Armenine” e sotme me kete emer.

  10. ”Pati edhe dijetarë që besuan se i kishin gjetur këto modele – bullgari Georgiev është më i autoritetshmi midis tyre.”

    Dua pak të ndalem tek autoriteti i Georgiev-it apo për më tepër tek autoriteti në përgjithësi. Mund të flasim për autoritet në shkencë apo më shumë për një ekspertizëm-specializim?

    Më konkretisht, meqë tema flet për mbishkrime e deshifrime dua të tregoj një histori interesante. Siç dihet M. Ventris deshifroi Linearin B me ndihmën (filologjike) të J. Chadwick. Tabelën KN Fp 7 (KN do të thotë se është gjetur në Knosos) që shkruan ka-ra-e-ri-io me-no (Καλαρίου μηνός = i muajit Kalarios), u përpoq ta lexoi edhe Georgiev-i (para deshifrimit të Ventris). Në këto ”përpjekjet” e tij për ta lexuar, paraqiti këtë frazë ”theta arana make” (!) që e interpretoi si ”tek stërgjyshja shqiponjë” (!!!). Madje, andej nga vitet ’70, prapë Georgievi u përpoq të lexonte edhe mbishkrimin e diskut të Phaestos, edhe gjeti në mbishkrim edhe misër (!) (misër kishte gjetur edhe A. Evans kur u përpq edhe ky të lexonte Linearin B).

    Siç shihet pra, një amator që ishte arkitekt dhe kishte punuar si deshifrues në ushtri gjatë LBB (Ventris) sfidoi gjuhëtarë (Georgiev) dhe arkeologë (Evans) etj, vetëm se përdori metoda shkencore dhe jo alkemizma hermetike.

    Kjo çështje mua më ma kthyer në një skeptik dhe fillova të mendoj për të gjitha rastet ku janë bërë kësisoj ”deshifrime”.

    Si mund të besoj unë tani XhaXha se hetitishtja është deshifruar nga Hrozny (madje ”leximi” i hetitishtes solli edhe një tronditje në indoevropianistikë pasi na doli gjuhë centum) kur ky kishte ”lexuar” më parë edhe Linearin B? Tabelën ΠΥ Eb 317 (PY do të thotë se është gjetur në Pylos) që thotë ”atë e blenë priftërinjtë dhe ekonomët duke përdorur kaq grurë: 21 dhe 1/6 copë” (pra duket qartë se kemi një tabelë me llogari siç janë shumica e tabelave të Linearit B) Hrozny e lexoi “Zona administrative Hatahua (!), pallati e ka konsumuar të gjithë. Zona administrative Sahurita (!), zonë e keqe, kjo zonë mbledh taksa 22,6 fara (!!!)” (Hrozny, Les inscriptions Cretoises, Essai de dechiffrement, Prague, 1949, f. 304.

    Si mund të them unë tani që ky njeri ka qënë i aftë të ”lexojë” edhe hetitishten?

    Si është e mundur që të lexohet një gjuhë në momentin që egzistojnë dy njësi të panjohura, alfabeti edhe gjuha dhe pa përdorur asnjë metodë shkencore, përveç fantazisë gjysëm poetike të këtyre ”shkencëatrëve”?

  11. Në fakt, Tannhäuser, Georgiev-in e pata përmendur sepse e pata ndeshur të cituar në veprën e Katicic-it për gjuhët e lashta në Ballkan; që mbetet për mua e vetmja ofruese e një vizioni të drejtpeshuar për gjendjen gjuhësore të gadishullit në lashtësi – të paktët në gjuhët që lexoj unë. Kur studioja në Romë, shkoja shpesh në bibliotekën e Institutit Arkeologjik Gjerman, që kishte një seksion të pasur me vepra për gjuhësinë historike, gjuhësinë e krahasuar, indo-europianistikën dhe të tjera fusha të ngjashme. Atje më pat rënë në sy edhe një broshurë e Georgiev-it për etruskishten, të cilën gjuhë ky e nxirrte, në mos gabohem, si indo-europiane. Meqë në atë kohë ndiqja edhe leksione të etruskologjisë dhe të epigrafisë italike, kërkoja me çdo kusht një rrugëdalje nga zukatjet e mërzitshme të profesorëve të këtyre lëndëve, të cilët në thelb ishin të dënuar të flisnin për fusha të pandriçuara e ndoshta të pandriçueshme… Mirëpo tezat e Georgiev-it për etruskishten vetëm sa më shtuan respektin për Mayan-in dhe Nermin Vlorën; në një kohë që metoda kombinatorike e Pallottino-s, dhe më pas e profesorit tim Coronna, ishte vërtet e shëndoshë nga ana metodologjike, por me etruskishten jepte rezultate doemos të pakta. Fati i mirë i Ventris-it, që përmend ti, është se ai mundi të mbështetej në hipotezën e një lidhjeje afërie midis Linearit B dhe greqishtes së vjetër; ndërsa për etruskishten orvatje të ngjashme kanë dështuar. Pata parë atëherë, më tepër me kureshtje, edhe mbishkrimin e Lemnos-it (ruajtur në murin e një kishe në atë ishull), të afërt me etruskishten në shumë pikëpamje, të cilin disa autorë duan ta trajtojnë si mbijetojë të pellazgjishtes; por nuk më duket se ka ndonjë lidhje çfarëdo midis mbishkrimeve etruske ose të Lemnos-it në përgjithësi, dhe elementit paragrek që mund të izolohet njëfarësoj në emrat e vendeve në Greqi. Mua këto punë të etimologjizimit të gjuhëve të panjohura, siç e thua edhe ti, më duken pak si shumë krijuese. Në lëndën e epigrafisë italike na vunë të studionim, ose më mirë “studionim” edhe mbishkrimet mesape e të tjera mbishkrime që mund të kenë pasur prejardhje ilire, si ato të Picenum-it në Marche-t e sotme; por të gjitha këto mbishkrime të rralla mbeten të panjohura sot e kësaj dite dhe zor se mund të lexohen bindshëm, pa gjetur ndonjë mbishkrim të gjatë dygjuhësh, që t’i vërë gjërat në perspektivë. Tani, për t’u kthyer te etruskët dhe banorët para-grekë të Lemnos-it, lexoja para disa muajsh që në popullsinë e zonave dikur etruske në Itali ndeshet dendur një gen i cili përndryshe është tipik për popullsi të Lindjes së Afërme e të Mesme, çka konfirmokësh tërthorazi hipotezën e origjinës lindore të etruskëve; në një kohë që Martin Bernal, në vitet 1990, ka tundur dynjanë me hipotezat e tij për ndikimin egjiptian në kulturën dhe gjuhën greke paraklasike. Natyrisht, nuk ka gjë të përbashkët midis etruskishtes dhe egjiptiançes së lashtë (megjithë teoritë albanofile të mikut Catapano), por si në një rast edhe në një tjetrin, ka qenë fjala për ta identifikuar qytetërimin paragrek si të prejardhur nga Lindja. Ideologjitë nuk merren me vogëlsira të tilla si leximi korrekt i një mbishkrimi të panjohur, tha.

  12. ”Fati i mirë i Ventris-it, që përmend ti, është se ai mundi të mbështetej në hipotezën e një lidhjeje afërie midis Linearit B dhe greqishtes së vjetër”

    Pikërisht! Edhe pse ka qënë alternativa e tij e fundit. Se fillimisht, i bazuar në ”autoritetet” që flisnin për gjuhë egjiptiane, etruske, pellazge, madje edhe ilire, mendonte edhe Ventris se kishte të bënte me një gjuhë jo-greke.

    Por me gjuhët si hetitishtja, babilonishtja, sumerishtja, egjiptjanishtja si mund të bëhet leximi kur nuk kemi gjuhë egzistuese? Greqishtja e vjetër me shkrim alfabetik dokumentohet që nga shek. i VIII p.K. dhe lidhja me tabelat e Linearit B që i ndan një afat kohor katër shekujsh mund të bëhet, edhe pse paraqet vështirësi. Por me gjuhët e tjera si mund të bëhet lexmi kur nuk kemi asnjë dëshmi përveç mbishkrimeve të tjera?

    Fut në gjuhët e palexuara edhe egjiptianishten e vjetër për një arsye të thjeshtë. Siç dihet përgjithësi Champollion mundi të deshifroi egjiptianishten në bazë të mbishkrimit të Rosetta-s dhe me ndihmë të hjuhës kopte. Mirëpo, ka një problem këtu. Në bazë të mbishkrimit del se hieroglifet e përdorura përbëjnë një alfabet (psh. luani përfaqëson gërmën L, miu gërmën O etj, pra është shkrim fonetik). Por hieroglifet egjiptiane janë të një lashtësie më shumë se 5.000-6.000 vjetëve. Çfarë ka ndodhur pra, egjiptianët kanë zbuluar alfabetin në një perjudhë kaq të lashtë kur dihet se alfabeti është evolucioni i fundit në shkrimet e njeriut?

    Vallë hieroglifet e Rozetës janë të njejta me ato psh të Mbretërisë së Vjetër nga ana semiologjike, apo të parat janë thjesht një imitim egjiptian i perjudhës helenistike i alfabetit grek (se përputhen edhe në sasinë e gërmave) të veshura me një traditë historike?

  13. http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2008/09/19/AR2008091903646.html

    …”We found indisputable evidence that the Thracian civilization was at
    least equal to the ancient Greek one,” he said in 2004. “In fact, we
    proved that Thracians were co-authors of the ancient culture, which
    often is called Hellenistic by mistake.”

    Po qe se bullgaret kane ndertuar civilizimin thrakas, edhe MachuPici-n atehere spanjollet e kane bere.

  14. Idashur nuk thote aty se kane qene bullgaret.

    Aty permend teorine qe traket kane qene aty shume perpara shek 13 kur sipas teorise indoeuropiane duhet te kene zbritur megjithese nuk ka asgje te qarte per traket ne kane zbritur prej grupit indoeuropian ne europen qendrore duke i rene karpateve nga jashte apo nga brenda.

    Nga ana tjeter kjo teori mbeshtetet tek teoria ballkano-danubiane e atdheut arian e kjo teori i ben popujt ballkanike gati rrenjes,pasi i bie te jene te vetmit qe nuk kane levizur.
    Po ashtu teza anatolike e mbeshtet kete antikitet trakian,pasi nga anatolia diku rreth 5 000 p.l.k indoeuropianet u hodhen ne ballkan e pastaj me gjere.

    Faktikisht ne shqiptareve na interesojne shume keto 2 teori mbi origjinen indoeuropiane, pasi na nxjerrin rrenjes minimumi prej 7 mije vjetesh, por edhe teoria e kurganit nuk
    eshte edhe aq e keqe per shkak te gjurmeve te fuqishme ilirike ne europen qendrore e superioritetit te padiskutueshem numerik e hapesinor te grupit iliro-trako-frigj ndaj grupeve te tjera ariane ne shekujt 13-9 p.l.k.

    Nga ana tjeter ne kemi antropologjine qe hap debate proilirike.

    Ne gjithe europen ka 3 zona te vjetra e te pastra racialisht qe perkojne me 3 popuj antike.

    Zona e maleve ilirike prej apleve austriake e deri ne pind ku kemi nje shumice derrmuese dinarike(85% e pergjithshmja por deri deri ne 100% ne male)

    Zona e Suedise se jugut e qendrore ku kemi 70% hallshtat nordik (raca tipike nordike shume e perfolur )

    Zona qe perfshin bjellorusine perendimore, lituanine lindore e polonine verilindore e ukrahinen veriperndimore ku kemi shumice derrmuese sllavo-danubiane.

    Sllavo danubianet nga pikepamja raciale nuk lidhen me kurrfare kulture indoeuropiane ne europen qendrore, as me luzatian as me urnat e as me hallshtatin prandaj antropologjikisht sllavet skarcohen si indoeuropiane te mirefillte apo ku mund te gjendet ‘inteligjenca ariane’.

    Keto kultura i ndajne antropologjikisht dinariket dhe hallshtat nordik mbi te cilet ka pasur nje debat te ashper se cilit i perkiste ‘inteligjenca ariane’ ne europe dmth raca baze e kulturave te europes qendrore qe nihen si indoeuropiane.

    Gjermanet ketu ndaheshin keq ne dinarikofil e nordikofil e nordikofilet gjenin aleancen e autoreve te tjere nordike si Coon.

    Problemi me kulturen e urneve eshte se ata i digjnin kufomat prandaj ka pak material, ndersa tek hallshtati kane gjetur mjaft dinarike edhe mjaft nordike. Ceshtja shtrohet me tej edhe ne Iliri pasi gjendet keto tipa por Iliret dalloheshin per djegjen e kufomave si dhe pak material eshte studiuar per te dhene nje perfundim vendimtar.
    Mbase kur antropologet shqiptare(nese ka) ti futen punes mund te na ndihmojne.

    Por aktualisht ka 2 zona homogjene dinarike ne bote.
    Zona e madhe e maleve dinarike deri ne pind (perfshire) dhe zona e maleve te transilvanise(vetem zona transilvanike).

    Zona e maleve ilirike e ka brakiqefaline ne rritje nga veriu ne jug e tosket kane brakiqefaline me te larte ne bote, cka perjashton kategorikisht cdo lloj interpretimi sllavist te toskeve,pra qe jane ne mase te madhe sllave te shqiptarizuar,pasi raca sllave qe deshmojne autoret bizantine eshte neo-danubiane si bjelloruset dhe eshte mesoqefale e nje ndryshim i tille racor pra sllavet ne dinarike ne 500 apo 1 mije vjet eshte jashte cdo realiteti.

    Ama gjerat i ben interesante dyndja e deshmuar dhe e pranuar boterisht e dinarikeve ne britani rreth vitit 2 mije p.l.k te cilet lane gjurme deri ne Skoci.

    Pra midis shqiptarve te sotem dhe atyre njerezve te quajtur te kultures ‘bell baker’ qe invaduan e pushtuan ishujt britanike rreth vitit 2 mije p.l.k se krishtit nuk ka absolutisht asnje ndryshim racor, nderkaq shqptaret me arbereshet te cilet jane tashme mediterrane si gjithe kalabrezet e sicilianet kemi nje ndryshin te thelle racor.

    Keto fakte duhen interpretuar e lene vend per interpretime nga me te ndryshmet e une sdua ti futem tani nje rruge te tille ama qe ne jemi aktualisht e njejta race me pushtuesit e Britanise eshte fakt i padiskutueshem antropologjik.

    Per fat te keq antropologjise tracore iu pre hovi pas Hitlerit dhe ende eshte e paqarte se cfare perfaqeson brakiqefalia e raca dinarike.
    Ketu jemi ne te njejten linje paqartesie me cfare perfaqesojne iliret e shqiptaret.

  15. “Debilizimi i Njeriut Shqiptar”

    “…nuk është nevoja të jesh gjenetist, mjafton të kesh lexuar sadopak letërsi të vulgarizuar gjenetike dhe të njohësh sadopak historinë, të dish psh. se koncepti i racës ariane është një mit i nazizmit që nuk përdoret kërkund në botën që ka nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë dhe aq më pak në atë shkencore, (përveçse kur bëhet fjalë për të njohur historinë e nazizmit) për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një manipulim ideologjik të shkencës të ngjashëm me manipulimet që i bënë darvinizmit nazistët në emër të krijimit të kultit të racës superiore…

    … Mirë gazetarja e re nuk e di se teoria e «gjakut arian» të shqiptarëve është trumbetuar me të madhe në kohën e nazizmit, po ky shkencëtari nuk e di? Mirë gazetarja nuk e di se teoritë e nazistëve për racën ariane ishin një pseudoshkencë që rezultoi kriminale, po ky shkencëtari ynë nuk e di? Mirë gazetarja e shtypit tonë nuk di se midis tipareve gjenetike apo genomës së qënies njerëzore dhe tipareve karakteriale apo personalitetit të njeriut ka një hendek të madh që s’ka shkencë ta mbushë e se pikërisht vetëdija e këtij hendeku e ka skualifikuar edhe fjalën “racë” (pa le më fjalën “racë e pastër”), po ky shkencëtari si nuk e di? A nuk e dinë këta se njeriu dhe popujt identifikohen me kulturën dhe jo me racën? …

    …Këtyre pyetjeve mund t’u shtosh një kryepyetje: Nga cila shkollë i peshkojnë këta të rinjtë tanë këto pseudoteori që i çojnë deri në absurd? Sepse teoritë naziste të superioritetit racor kishin një koherencë elementare me darvinizmin të paktën: ato synonin të provonin se gjermanët ishin gjenetikisht superiorë ndaj hebrejve, sllavëve, jugorëve, të zinjve, të verdhëve, kurse këta patriotët «sui generis» shqiptarë edhe në këtë pikë mbeten “sui generis” sepse për t’u identifikuar me racën superiore u referohen tipareve inferiore të të ashtuquajturve arianë. Por janë “sui generis” edhe sepse harrojnë se sa shumë kanë mburrur në faqet e gazetave faktin se jemi i vetmi vend evropian që kemi shpëtuar hebrejtë nga… arianët.”

    (Fatos Lubonja)

  16. Hyllin, ti më lexohesh ndonjëherë sikur ke jetuar i mbyllur në ndonjë time capsule, për të paktën gjysmë shekulli, në mos më shumë. Për ty shekulli XX nuk ka ekzistuar!

    Megjithatë, sikur gjej edhe ndonjë kontradiktë në pohimet e tua. Nga njëra anë thua:

    Zona e maleve ilirike e ka brakiqefaline ne rritje nga veriu ne jug e tosket kane brakiqefaline me te larte ne bote, cka perjashton kategorikisht cdo lloj interpretimi sllavist te toskeve,pra qe jane ne mase te madhe sllave te shqiptarizuar,pasi raca sllave qe deshmojne autoret bizantine eshte neo-danubiane si bjelloruset dhe eshte mesoqefale e nje ndryshim i tille racor pra sllavet ne dinarike ne 500 apo 1 mije vjet eshte jashte cdo realiteti.

    Nga ana tjetër thua:

    Pra midis shqiptarve te sotem dhe atyre njerezve te quajtur te kultures ‘bell baker’ qe invaduan e pushtuan ishujt britanike rreth vitit 2 mije p.l.k se krishtit nuk ka absolutisht asnje ndryshim racor, nderkaq shqptaret me arbereshet te cilet jane tashme mediterrane si gjithe kalabrezet e sicilianet kemi nje ndryshin te thelle racor.

    Pra në rastin e sllavëve që mund të jenë asimiluar duke e ndryshuar ndryshuar indeksin qefalik përballë presionit brakiqefalik nga vendasit, kjo “s’mund të ketë ndodhur në 500 ose 1000 vjet” (jashtë realitetit); në një kohë që arbëreshët “janë tashmë mediterranë si kalabrezët dhe sicilianët”, megjithëse dihet se kanë jetuar atje ku janë sot për jo më shumë se 4-5 shekuj. Si qenka kjo kështu? Pse sllavët s’mund t’u shqiptarizokan edhe për nga kafkat, ndërsa arbëreshët mund të mesdhetarizohen?

    Nga kjo unë nxjerr se këto që thua ti janë të pasakta, ose më mirë që ti përfiton ngaqë janë të mërzitshme si temë dhe s’ka kush nge t’u përgjigjet, për t’i përdredhur sipas midesë. You are bullshitting us, my friend. Të njëjtën gjë bën edhe me pseudo-etimologjitë e shqipes dhe me llafosje të tjera për shkrime të tjera. Tregohesh i gatshëm të përqafosh çdo lloj teorie dhe magjie dhe mitologjie, mjaft që të të ngushëllojë ty se je racë e zgjedhur, arian, pinjoll inteligjent, iliro-trak, i bardhë, bishë bjonde, babilonik e ku di unë çfarë tjetër. Asnjë vlerë nuk kanë këto elukubracione antropometrike, jashtë kontekstit të antropologjisë fizike, shkencë deskriptive me të cilën tani merren kuratorët e muzeumeve. Përqasjet e tua gjuhësore i përkasin, si metodë, shekullit XVII, kur i nxirrnin të tëra gjuhët nga hebraishtja (vetëm se ti i nxjerr nga shqipja). Edhe Hans Krahen kot e citon, sepse ky vetë e ka pohuar më vonë që teoria e tij panilirike ishte e gabuar. I zoti e shet, tha, tellalli s’e jep.

  17. Per dashamiresit e historise;

    http://www.boston.com/bostonglobe/ideas/articles/2008/09/28/hidden_histories/

    Nje pyetje do te kisha: a do te mund te behej nje paralele krahasimore midis zakoneve, riteve, rregullave, struktures sociale etj, et, etj, qe pershkruhet ne jeten e karaktereve te cilet levizin neper Iliade dhe Odise me ato qe na ofron Eposi dhe Kanuni? Apo do te ishte si te hiqje vetullat me sqepar?

    Nje nga pershkrimet qe me ka ngelur nemend nga eposi, eshte rrembimi i vajzave dhe grave qe shqiptaret benin neper tokat e Karadakut.

  18. Pra në rastin e sllavëve që mund të jenë asimiluar duke e ndryshuar ndryshuar indeksin qefalik përballë presionit brakiqefalik nga vendasit, kjo “s’mund të ketë ndodhur në 500 ose 1000 vjet” (jashtë realitetit); në një kohë që arbëreshët “janë tashmë mediterranë si kalabrezët dhe sicilianët”, megjithëse dihet se kanë jetuar atje ku janë sot për jo më shumë se 4-5 shekuj. Si qenka kjo kështu? Pse sllavët s’mund t’u shqiptarizokan edhe për nga kafkat, ndërsa arbëreshët mund të mesdhetarizohen?

    E paske sjelle prape mendjen tende te varfer si ne logjike ashtu edhe ne njohuri ?!

    Shqiptaret ne itali perbenin nje minorance absolute ndaj italianeve dhe elementi dinarik shqiptar qe hyri u shkri ngadale ne masen e madhe mediterrane si pasoje e martesave te perbashketa.
    Aty ku martesat nuk u bene u ruajt elementi dinarik deri vone por ne shek 19-20 si pasoje e levizjeve drejt veriut te italise, tashme elementi dinarik eshte i humbur nder arbereshe. 5-6 arbereshet qe kam takuar nuk i perkasin races dinarike.

    Nga ana tjeter shkrirja ka lene elemente dinarike ne jugun e italise dhe meqe ata ne antropologji quhen ‘mediterrane te dinaricizuar’ elementi shqiptar ka lene gjurme ashtu sikunder elemente antike dinarike te cilet bejne qe italianet e jugut te quhen ‘mediterrane te dinaricizuar’.

    Pra procesi i shkrirjes ndodh tek pakica kundrejt shumices derrmuese dhe jo e kunderta, qe shumica ti nenshtrohet pakices. Po ky eshte ligj elementar qe e ben te qarte Mendeli.

    Prandaj sllavet ne jug nuk mund te jene dinaricizuar nga nje grusht mirditoresh e prandaj sllavet ne mal te zi e ne bosnje per shkak te minorances absolute jane zhdukur si element racor ,pra jane shkrire prej dinarikeve por ne sllavoni e serbine e veriut ka akoma elemente te qarte sllave , cka deshmon se aty ishin shumica.

    ””Nga kjo unë nxjerr se këto që thua ti janë të pasakta, ose më mirë që ti përfiton ngaqë janë të mërzitshme si temë dhe s’ka kush nge t’u përgjigjet, për t’i përdredhur sipas midesë.””’

    Cfare do nxjerresh ti more i shkrete, duhet inteligjence per ca gjera, nuk mjafton vullneti e deshira e mire.

    ””You are bullshitting us, my friend.””

    Nuk e kam zakon te peger mbi pegerje,zakonisht e fshij, por njekohesisht nuk mendoj se blogu i xhaxhait eshte nevojtore,perndryshe sdo rrija. Ka elemente (jo ti sigurisht) qe evitojne kthimin e blogut ne nevojtore.

    ”’Asnjë vlerë nuk kanë këto elukubracione antropometrike, jashtë kontekstit të antropologjisë fizike, shkencë deskriptive me të cilën tani merren kuratorët e muzeumeve.””

    Pse per cfare po flas per kometen halley ? Sigurisht qe eshte antropologji fizike e cila deshmon qarte se cila race ka banuar filan vend ne nje periudhe historike e nese dime qe ne europe nuk kane banuar zezake para 10 mije vjetesh ja detyrojme shkences se antropologjise.

    .””’ Përqasjet e tua gjuhësore i përkasin, si metodë, shekullit XVII, kur i nxirrnin të tëra gjuhët nga hebraishtja (vetëm se ti i nxjerr nga shqipja). Edhe Hans Krahen kot e citon, sepse ky vetë e ka pohuar më vonë që teoria e tij panilirike ishte e gabuar. I zoti e shet, tha, tellalli s’e jep.””’

    Perqasjet e mia gjuhesore behen sipas gjuhesise krahasuese e une merrem me mbaresat,fjale te vecanta, tinguj te vecante qe gjejne jehone ne antikitet ne zonat iliro-trako-frigje.
    Mos e permend krahen se nuk merr vesh ti.
    Krahe vendosi ta quaje ilirishten me bishta , europianishte e vjeter. Europianishte e vjeter dhe jo indoeuropianishte ,pikerisht sepse vetem ne europe i gjen elementet e kjo nuk eshte vecse ilirishtja me bishta joilirike.

  19. Me behet qejfi qe minoritari solli Lubonjen.

    Raca ariane nuk eshte kurrfare miti, por injorantet ne fushe dhe keqinformuesit e trumbetojne si te tille.

    Fillimisht raca ariane , ishte nje term qe percakton nje etnos e jo antropologjik. Psh themi raca italiane, e ky eshte term etnik ,sinonim i popullit apo kombit italian.
    Ne antropologji nuk ekziston raca italiane e kjo race italiane ndahet ne racen dinarike,alpine, mediterrane (te dinaricizuar) e pak nordike.
    Po ashtu kur themi raca franceze apo ‘raca greke eshte race pergerje’ po flasim per race ne kuptimin etno-kulturor.
    Po ashtu termi race shqiptare eshte me shume etno-kulturor por thjesht prejardhja dinarike e shumices derrmuese (80-90%) te shqiptareve dhe lidhja iliro-shqiptare bejne te mundur te flasim antropologjikisht per nje race shqiptare si race ilirike,dinarike,adriatike,epirotide sic eshte quajtur nga antropologe te ndryshem.

    Pastaj raca ariane hyri ne antropologji dhe iu dha kuptimi specifik ‘raca Hallshtat Nordik’ e ata qe jane marre me kete ceshtje do me kuptojne fare qarte.

    Teoria e eugjenetikes hitleriane lidhej me nxerrjen e hallshtat nordik nga gjithe racat nordike,duke zbatuar ligjet e mendelit. Pra nese kryqezohen psh 2 borreby ne disa femije njeri del Hallshtat Nordik i paster e ky femije do ruhej ndersa te tjeret ne parajse.
    Nese nje Hallshtat Nordik kryqezohej me nje nordik tjeter psh falish 3 femje ne 4 dalin Hallshtat e ruhen 1 qe del falish ne parajse.

    Kjo eshte pak a shume eugjenetika hitleriane, nxjerr hallshtat nordik nga gjithe racat nordike (falish, borreby,keltik nordik etj) .

    Ketu nuk ka kurrfare pseudo-shkence por zbatim i ligjeve te mendelit te cilat i di nga praktika cdo popull psh nese i ke prinderit brune po gjyshen bjonde, femija jot mund te dale edhe bjond.

    ””’Mirë gazetarja e shtypit tonë nuk di se midis tipareve gjenetike apo genomës së qënies njerëzore dhe tipareve karakteriale apo personalitetit të njeriut ka një hendek të madh që s’ka shkencë ta mbushë e se pikërisht vetëdija e këtij hendeku e ka skualifikuar edhe fjalën “racë” (pa le më fjalën “racë e pastër”), po ky shkencëtari si nuk e di?””’

    Kjo shprehja ketu tregon qarte se ky eshte perhapes mitesh post 1945.

    Dihet fare mire se dinariku eshte me agresiv sesa alpini ne cfaredo kulture te jete e kjo vjen si pasoje e vetise se races.
    Raca dinarike ne krahasim me ate alpine eshte goxha me e gjate dhe shume me muskulore, prandaj eshte me e prirur te jete agresive e luftarake e vertet nese nje gjenerali i jep te zgjedhe 10 dinarike apo 10 alpine ai do zgjedhe patjeter 10 dinarike ne do te fitoje .
    Po ashtu zonat me agresive e luftarake historikisht ne europen jugore jane ato dinarike. Kjo nuk eshte rastesi por karakteristike racore dinarike e nuk varet nga kultura apo gjuha.

    Keshtu pra elementet racore ne karakter jane reale e jo mitike e nese do flasim per mit, kemi shembull te qarte shprehjen ‘racat nuk ekzistojne’ a thu se zezaku nuk eshte racialisht i ndryshem nga i bardhi ? Mit deri ne absurditet te plote.

    Raca ne antropologji, (per fillestaret kjo) eshte nje term qe shpreh ndryshimet fizike te nje individi ndaj nje tjetri dhe te nje grupi ndaj nje tjetri. Nese keto ndryshime jane te vogla nuk merren parasysh prandaj kemi nenraca, kure nese jane te medha kemi raca e nese jane gjiganteske kemi ndarjen ; kaukazoid, mongoloid, negroid.

    Ndryshimet midis races hallshtat nordik(suedezet) dhe races ilirike/dinarike (shqiptaret).

    Nordik bjond- dinarik geshtenje
    nordik sybojeqielli – dinarik geshtenje e gri ne jeshil
    nordik dolikoqefal – dinarik brakiqefal
    nordik hundedrejt mesatare- dinarik hundekurriz(ose drejte) dhe e madhe
    nordik buze normale – dinarik buze te holla
    nordik vetulla te pakta- dinariku vetulla te dendura
    nordik mungese(ose pak) mjekre – dinariku mjeker normale
    nordik molleza te rena – dinariku molleza te ngritura
    nordik koken prapa normale- dinariku koken prapa gati pllake
    Nordik trupmesogjate- dinariku trupgjate( ketu nordiket kane shitur perralla mbi gjatesine sepse eshte element me rendesi ne superioritetin fizik, por dinariket jane me te gjate e ne malsi e mal te zi banonin te bardhet me te gjate ne bote me 1,78 cm. Ne 1930 gjatesia e nordikeve nuk ishte si e sotmja, mjaft te permend se hollandezet -mashkulli- kaluan nga 1.67 m ne 1.84 m prej 1930 – 2000 )

    Nordik trup normal- dinariku trup muskuloz
    Nordik kembenormale- dinariku kembegjate(flitet per raportin e kembeve me trupin)

    Ka edhe ndryshime te tjera te vogla qe lidhen me simetrine e kockave,madhesia e vesheve etj.

    Pra ndryshimet midis dinarikut dhe hallshtat nordik jane te qarta dhe te medha qe ne te jemi ‘ariane’ ne kuptimin e races hallshtat nordik e te jemi kthyer ne dinarik sikunder propozonte Coon dhe mbeshteste nazizmi.

    Nga ana tjeter eshte e pranuar tashme se raca dinarike ka ne keto troje qe ne kohen e neolitit. Pra 80-90 % e shqiptareve kane ne keto troje qe prej neolitit ose me sakte raca eshte e njejta me banoret e neolitit ose me epoken e gurit.
    Ky eshte nje plus i autoktonise shqiptare qe kerkon nje reinterpretim te ilireve dhe indoeuropianistikes ne teresi.

  20. Për të ilustruar pak pjesën e parë të shkrimit të XhaXhait po sjell këtu një fragment nga mbledhja e Byrosë ku u diskutua (dhe u aprovua) teksti i hartuar nga USHT rreth Historisë së Shqipërisë që më vonë përbëri bazën për tekstin zyrtar që u hartua nga Akademia e Shkencave.

    Të kujtojmë pak se fjalën e fundit mbi historinë e Shqipërisë e kishte dikur Partia.

    Nënvizimet janë të miat.

    MBI DISA PROBLEME TË HISTORISË SË SHQIPËRISË

    Diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH [1]

    6 maj 1959

    Ne mund të themi pa u gabuar se kemi në duar për herë të parë një histori të Shqipërisë, të shkruar në dritën e marksizëm-leninizmit. Natyrisht, në maketin që është përgatitur ka edhe boshllëqe, por me diskutimet që po zhvillohen ai do të përmirësohet. Duke dalë në emrin e autorëve, edhe unë mendoj se ka mundësi që, për disa çështje, diskutimi të vazhdojë më tej.

    Maketi, në përgjithësi ka gjëra shumë të mira, por ka edhe disa probleme që duhen thelluar, zgjeruar ose shkurtuar. Është mirë që Historia e Shqipërisë fillon qysh me kohën e neolitit, broncit dhe të hekurit, duke e argumentuar me të dhënat konkrete të zbuluara në vend si edhe me ato të shkencës së përgjithshme, si një epokë që ka ekzistuar edhe në vendin tonë.

    Problemi i rëndësishëm që meriton të diskutohet është ai i prejardhjes së popullit tonë. Ky problem mund të studjohet duke u nisur, e para, nga objektet arkeologjike të cilat nuk të lënë të lëvizësh dhe, e dyta, nga gjuha, e cila megjithëse gjatë kohës pëson ndryshime, është një nga treguesit e origjinës së popujve. Pra objektet arkeologjike dhe gjuha plotësojnë njëra-tjetrën.

    Çështja e popujve dhe e kulturave më të lashta, duke përfshirë edhe pellazgët, është studjuar nga historianë e dijetarë të ndryshëm, të cilët kanë pasur si qëllim të zbulojnë se si ka ardhurqytetërimi në botë. Në pikëpamjet e tyre ka rivalitete të ndryshme, duke synuar që grupe popujsh t’i vënë mbi të tjerët. Në përgjithësii ka ekzistuar pikëpamja se në zhvillimin e kulturës kanë predominuar popujt më të mëdhenj, si kinezët, indianët, gjermanët, sllavët. Helenizmin e kanë mbrojtur të gjithë, kulturën e tij e kanë nxjerrë më të vjetër dhe më të përparuar, që i ka dhënë shkëlqim botës. Në bazë të këtyre tezave, për popujt e tjerë është vënë një mur. Megjithatë, sipas atyre që njihen si shkruesit e historisë së helenizmit, ndërmjet tyre edhe Homeri, del se para helenëve kanë ekzistuar popuj të tjerë më të vjetër, një nga të cilët janë edhe pellazgët. Por ka pasur dhe ka në Greqi njerëz që kërkojnë ta çojnë prejardhjen e popullit grek më tej.

    Është fakt se pellazgët kanë ekzistuar, por asnjeri nuk është thelluar në këtë çështje nga pikëpamja arkeologjike dhe e gjuhës. Patriotët e shkrimtarët tanë si Naimi, disa historianë gjermanë etj. kanë thënë se populli ynë vjen nga pellazgët, po dokumente të nevojshme që të vërtetojnë këtë prejardhje, akoma nuk ka. Mendimet e historianëve gjermanë mund t’i quajmë progresiste përsa i përket prejardhjes sonë sonë nga pellazgët. Dihet se ata nuk e kanë bërë këtë vetëm për popullin shqiptar, por edhe popujt e tjerë të vegjël si bullgarët etj. me sa kam lexuar unë, shumë teza të tyre, kanë dashur t’i hedhin poshtë, ndërsa ne, duke u nisur nga marksizëm-leninizmi, nuk mund të hedhim poshtë njerëz shumë të mësuar, idetë e të cilëve janë progresive. Ka edhe gjermanë të tjerë, tezat e të cilëve janë teza raciste, sepse ata e paraqitin popullin gjerman si një popull të vjetër e superior, tezë kjo që e karrënjën thellë, te konti francez Gobino [2]. Por te konti Gobino është edhe teza mbi ilirët ai flet se ky është një popull i mirë, herok, luftarak etj., dhe se te ata është origjina jonë. Ne nuk e shtrojmë çështjen nga ana nacionaliste e të themi se kemi qënë më të kulturuarit në botë, ose më të kultuaruar se helenët, por themi se tjetër është kultura dhe tjetër është lashtësia e një populli.

    Konda [3] na ka dërguar artikullin e një shkrimtari grek që thotë se pellazgët kanë ndihmuar në në zhvillimin e kulturës helenike etj. Këtë dhe faktin që pellazgët janë paraardhësit e shqiptarëve, shokët tanë është e zorshme t’i hedhin poshtë, duke paraqitur si argument vetëm se këto i kanë thënë edhe të tjerë. Ne nuk themi që Konda është origjinal por nuk jemi të mendimit që këto të hidhen poshtë.

    Përsa i përket qytetërimit ilir ne kemi fakte dhe të tjera do të zbulojmë më vonë. Më vendin tonë janë bërë disa zbulime nga italianët dhe francezët. Ata janë nisur për të vërtetuar kulturën helenike, që në fakt ka ekzistuar, por kanë ekzistuar edhe kultura të tjera, për të cilat ata nuk janë orientuar. Ne do t’i vazhdojmë zbulimet, se këto kanë rëndësi të madhe si për popullin tonë ashtu dhe për historinë e përgjithshme. Në këtë kuadër ne do të zbulojmë edhe se kur kanë jetuar ilirët në vendin tonë.

    Tezën se ne vijmë nga pellazgët nuk duhet ta hedhim, por ta studiojmë më tej. Detyra e historianëve tanë është që të gjejnë lidhjet dhe zhvillimin e mëtejshëm të pellazgëve me ilirët. Tani nuk shtrohet si më parë çështja e ekzistencës së popullit shqiptar si komb, por problemi i prejardhjes duhet të zgjidhet shkencërisht, pra tezat që ngrihen të shpjegohen me dokumente. Ne nuk jemi specialistë, por mendime mund të shfaqim. Prandaj unë do të propozoja që teza se ne vijmë nga pellazgët, duhet të studjohet e të argumentohet, sepse ky problem nuk është zgjidhur përfundimisht, ndërsa çështja e ilirëve, si stërgjyshër të popullit shqiptar, është provuar; megjithëkëtë, lidhja midis tyre, midis pellazgëve e ilirëve, mbetet për t’u vërtetuar.[…] Lidhur me çështjen e Epirit jamë dakort me pikëpamjen që shprehet në maket […]

    Shënime të tekstit:

    [1] Në këtë mbledhje të Byrosë Politike të KQ të PPSH u morën në shqyrtim disa probleme themelore që dolën nga diskutimet rreth maketit të Historisë së Shqipërisë.

    [2] Zhozef Artur Gobino (1816-1882), sociolog ekstremist reaksionar francez, një nga themeluesit e teorisë raciste të urrejtjes ndaj njeriut.

    [3] Prof. Spiro Konda.

    Materiali është nxjerrë nga VEPRAT e E. Hoxhës, v. 17 (Shkurt 1959-Dhjetor 1959), 8 nëntori, Tiranë, 1974, f. 177-180.

  21. Pse gjithë ky përdëllim me “lashtësinë”?

    Ideja në themel të këtij ekstrapolimi flagrant është që shqiptarët duhet të paraqiten si të lashtë.

    Sido qe te jete eshte reagim ndaj cka eshte qe thone te tjeret. Histori e vjeter. Mund te lexoni mbrojtjen qe i ben popullit te tij hebre, Flavius Josephus ne tezen “Contra Apionem”, dhe mund te shikoni qe para 2000 vjetesh perdellimi me lashtesine eshte i observueshem lehte. Ne rastin e Hebrejve, per arsye te ndryshme Egjyptianet i akuzonin si pushtues te padenje te Egjyptit te cilet krijuan ligje dhe fe 100% ne kundershtim me ato te Egjyptit kot sa per fiksim.

    Pathosit te Jozefit nuk ia kalon dot asnje Biro Politike. Njesoj dhe me Shqiptaret.

  22. Po c`paskemi qene more aman?
    Ballkan hesapi thuaj.

    Me sa duket profesoreshe Mela ka degjuar qe neve shqipot i jemi qepur Kallashit ( jo atij prej metali) me qamet, dhe ka vendosur te marre pjese ne kuvend.
    (Xhaxha – ky eshte nje casestudy i procesit te krijimit te miteve. Nga nje berthame, bejme nje top me lesh. Si zakonisht, e si gjithnje)

    …Profesoresha Elisabeta Mela e universitetit te Thesalonikut.
    Ajo jetoi per disa muaj ne zonen (e Kallashit) midis Pakistanit dhe Afganistanit, dhe gjate qendrimit te saj Mela-Athanasopoulou certifikoi ne menyre shkencore lidhjen direkte mdis gjuhes greke dhe asaj qe flitet ngy malesorete e ketij fisi te lashte.

    Tradita gojore thote se Kalashi rrjedh nga gjenerali trim i Lekes se Madh, Shalak Shah i Tsiam-it (Opps – Cami – tradita duhet te jete percjelle gabimi, se na i beri corap kartat doktoresha. id.), te cilit Leka i Madh ia dha luginen e Chiltrat si shperblim. Simbas Mela-Athanasopoulou, ne gjuhen e Kalashit duket influenca e fljaleve te greqishtes se vjeter, fjale te cilat e kane ruajtur kuptimit e tyre te vjeter deri sot…”

    Linguistics Lecturer Elisabeth Mela =96
    Athanasopoulouwho teaches at the Aristotle University of Thessaloniki.

    She lived in the area for several months, between Pakistan and Afghanistan and during her stay,

    Mela- Athanasopoulou scientifically certified the direct association betwee= n the Greek language and that used by the highlander ancient tribe.

    The oral tradition tells that the Kalash descended from Alexander the Great’s
    brave general Shalak Shah of Tsiam, to whom

    Alexander gave the Chitral valley as a reward. According to Mela-Athanasopoulou, in the Kalash language, the influence of

    Ancient Greek words emerges, words that have preserved their ancient meanin= g until today.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin