Kur mendon që anembanë Europës, kombëtarizmi ka më se dy shekuj që ngul këmbë për dobinë e pastërtisë racore dhe të disiplinës në gjak, të duket paradoksale se shumë prej individëve të shquar, që kanë ngritur themelet e kombeve dhe u kanë ushqyer krenarinë, nuk i përmbushin kriteret e rrepta të racës, të gjakut dhe të prejardhjes.
Pa folur për prejardhjen frënge të kontit Cavour, që udhëhoqi përpjekjen për bashkimin e Italisë; ose atë korsikane të Napoleonit, që ia ndryshoi historinë botës mbarë në emër të Francës, dukuria është tipike mu për ato kombe, të cilat janë, si me thënë, ende në kërkim të mustaqes së dirsur.
Te një libër relativisht i moshuar, Myths and Realities in Eastern Europe (nga Walter Kolarz, Lindsay Drummond LTD, London, 1946) gjej tani një thesar të vogël faktesh që, të mbledhura nën strehën e një kasolleje të vetme, të bëjnë së paku të buzëqeshësh.
Kështu, duke filluar nga Hungaria, edhe Janosh Huniadi, edhe biri i tij, Matias Korvini – që të dy të kremtuar si kampionë të Krishterimit në luftë kundër Gjysmëhënës – kanë qenë gjysmë rumunë, për nga prejardhja; dhe, njëlloj në Hungari, poeti kombëtar Petöfi e kish të jatin serb, ndërsa të ëmën slovake; ndërsa kompozitori i mirënjohur Franz Liszt, që thoshte se e ndiente veten hungarez, edhe pse nuk fliste asnjë fjalë hungarisht, ishte me prejardhje gjermane dhe e kish gjermanishten gjuhë të nënës.
Duke kaluar nga Hungaria në Rumani, poeti kombëtar rumun, Eminescu, ishte turk-tartar nga prejardhja, me mbiemrin Emin, të cilin më pas e sllavizoi në Eminoviç dhe më pas akoma e rumanizoi.
Edhe udhëheqësi i “Gardës së hekurt” rumune në vitet 1930, ultra-nacionalisti Cornelius Codreanu, ishte fëmija e një babai gjysmë hungarez e gjysmë ukrainas nga Bukovina dhe një nëne gjermane; njëlloj si Henelin-i, i njohur edhe si “Führer-i i Sudeteve”, që ishte gjysmë çek (nga e ëma); dhe Hubay, udhëheqësi i organizatës fashiste hungareze “Kryqi me shigjeta”, që i përkiste një familjeje gjermane-shvabe, të ngulitur në Hungari.
Në Kroaci, babai i kroatishtes moderne Ljudevit Gaj ishte gjerman nga të dy krahët (njëlloj si Sami Frashëri ynë, që kontribuoi aq shumë për turqishten); ndërsa në Serbi, politikani i njohur Nikolla Pashiç, ndonjëherë i mbiquajtur “Bismarku i Ballkanit”, vinte nga dy prindër bullgarë, dhe fliste në parlament një serbishte të përzier me bullgarishten.
Në Greqi, pa folur për rolin e arvanitëve gjatë revolucionit dhe më pas në krijimin dhe mirëmbajtjen e shtetit, institucioneve dhe të kulturës kombëtare greke, vlen të përmendet Marko Boçari, të cilin e mbajnë, sipas rastit, për grek, arvanit, shqiptar, arumun (kucovllah) dhe bullgar. Rumunët thonë se u dhanë grekëve një udhëheqës të kryengritjes anti-osmane, Rigas Feraios (si arumun); por edhe grekët ua kthyen nderin, duke u dhënë rumunëve Apostolos Margaritis-in, krye-propagandistin e kauzës (a)rumune në Maqedoni.
Dihet pastaj edhe se Aleksandrin e Madh e pretendojnë si të tyrin jo vetëm grekët dhe shqiptarët, por edhe sllavo-maqedonasit dhe bullgarët (gjendet një letër e gjeneralit Kirkov, komandantit të ushtrisë bullgare gjatë Luftës I Botërore, ku ai u bën thirrje ushtarëve të vet “të ringjallin famën e bullgarit të shquar, Aleksandrit të Madh.”
Kolarz sjell edhe shembuj të tjerë, njëlloj pikantë, për popuj të tjerë të Lindjes, që kushedi na interesojnë më pak.
Sa u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë, historianët tanë dhe njerëzit e kulturës kanë vënë në dukje me të madhe kontributin e tyre në Perandorinë Osmane, Itali, Austro-Hungari dhe Greqi; më pak është folur për kontributin e të tjerëve, jo shqiptarëve, në çështjen tonë kombëtare.
Këtu vlen të përmendet ndonjë figurë si Dora d’Istria, me prejardhje të përzier shqiptare-rumune (Gjika), por që luajti rol të dorës së parë në promovimin e çështjes kombëtare shqiptare, pa çka se vetë nuk dinte asnjë fjalë shqip; sikurse vlejnë të përmenden vllehët që mbajtën peshë kritike në organizimin dhe lulëzimin e Rilindjes sonë kombëtare; dhe më në fund, poeti më i madh shqiptar i viteve 1930, Migjeni, të cilit disa biografë i kanë gjetur prejardhje sllave.
E gjithë kjo, pa zbritur në Mesjetë dhe pa u ndalur në çështjen aq kontroversiale të nënës së Skënderbeut, Vojsavës, e cila mund të ketë pasur edhe ajo prejardhje sllave (bullgare).
Këto të dhëna biografike, kurioze në vetvete, nuk kanë ndonjë rëndësi, përveçse në sytë e atyre që e konsiderojnë gjakun si përcaktues, për rolin dhe misionin social të individit – ose kombëtaristëve. Që këtej edhe ironia e faktit që, disa prej heronjve, themeluesve dhe kontributorëve më të mëdhenj në historinë e kombeve në mos të kombëtarizmave, kanë qenë vetë me prejardhje të përzier.
Arsyet pse ndodh kështu nuk mund t’i analizojmë siç do të dëshironim; mund të veprojë ajo që në statistikë e quajnë selection bias, çka do të thotë se ne vërejmë më lehtë shmangiet nga norma, sesa përkimet; por mundet edhe që, në kushtet kur një komb është i nënshtruar, ose ende pa historinë dhe elitat e veta, të parët që i dalin zot janë pinjojtë e pakicave ose të familjeve të përziera, të cilët falë prejardhjes dhe gradimit social që u jep krahu tjetër i familjes, i ekspozohen më shumë dhe duke rrezikuar më pak emancipimit.
Mund të jetë edhe që trashëgimia e përzier u jep këtyre individëve mundësi të reja, për ta parë botën më kthjellët dhe lirshëm; ndërsa statusi i tyre në zgrip t’i bëjë më të vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit.
Sa i përket jetës shqiptare sot, ne përjetojmë një fazë aq të ulët dhe aq primitive të diskursit publik, sa përcaktime si “serb,” “shkije” ose “grek” për këtë apo atë figurë, zakonisht politikan, ende përdoren për të poshtëruar; dhe ku liderëve të ndryshëm u kanë gjetur, sipas rastit, elemente joshqiptare në biografi: herë greke, herë turke, herë çerkeze, herë vllahe, herë evgjite, herë shule. Një nga akuzat “shkatërruese” për kombëtaristin skenik Kreshnik Spahiu ishte se këtij i dilte në pemën e familjes një degë “etnike turke” nga Prizreni; dhe akuza të ngjashme kemi dëgjuar edhe për Thaçin dhe Kurtin në Kosovë, Nanon dhe Moisiun në Shqipëri, e kështu me radhë. Vetëm pak ditë më parë, “serbi” Berisha iu drejtua në greqishte “vllahut” Rama në parlament…
E megjithatë, asgjë nuk do t’ua priste dot më mirë hovin detraktorëve, sesa konfirmimi që ky apo ai politikan, i përkushtuar me sukses ndaj çështjes publike dhe, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe zhvillimit të kombit, të rezultonte me prejardhje “joshqiptare”, të plotë a të përzier.
Ndoshta në injorancën e përgjithshme mendohet se elementi gjenetik luan ndonjë rol, sikur, siç ilustrohej edhe në shkrimin e mëparshëm, të ishte e mundur që një pastërti e tillë gjaku të ekzistonte. Nga ana tjetër, mundet që pretendimi të mos jetë kaq i trashë dhe të shtrohet si pikëpyetje për përkushtimin e individit ndaj shtetit shqiptar, apo atij të prejardhjes, në terma formimi. Jo se kjo do ta justifikonte, po shpresoj të paktën që të mos jetë i lidhur vetëm me gjakun. Sidomos kur mendon se po të ekzistonte ky individ me gjak puro nga kohët e Ilirisë, me siguri do vuante nga ndonjë deficit imunitar apo mendor prej varfërisë gjenetike.
Qe ta “ngas” me teper muhabetin, ndoshta njerezit qe jane rritur ne kryqezim kulturash (fesh, etnish, prejardhjesh thjesht gjeografike, e te tjera syresh), te jene me te prirur te shohin dicka me teper se te tjeret, te kerkojne te kompensojne mungesen e perkatesise ne nje grup te caktuar, duke iu perkushtuar asaj kulture, ne menyren e tyre. Shume e rendesishme sesi njerezit e “kanalizojne” deshiren per te qene pjese e nje grupi.
Duke komentuar disa cilesi te perbashketa, ndoshta rastesore, ne mesin e paraushtarakeve, pavaresisht cilit grup i perkisnin (e perbashketa: njerez te percudnuar) gjate konfliktit te viteve 90 ne ish-Jugosllavi, Noel Malcolm veren qe nje perqindje pak e pazakonte mes tyre perfaqesonin ose rridhnin nga familje te vendosura rishtaz ne nje komunitet te caktuar (Arkani, psh.) Disa syresh, nder me gjakataret, ishin brez i pare i lindur ne nje zone ose me perzierje dic tjeter. Slobodan Miloshevici vete ishte i lindur ne Mal te Zi. Hitleri, “gjakprishur” austriak. Sidoqofte, keto ndoshta jane shembujt e kanalizimit agresiv. Ai tjetri, paqesori e intelektuali, eshte ndoshta nje nga arritjet me te mira te shoqerive e qe ne nje kend te botes, sidomos si ky i yni, jep ca garancira harmonie shoqerore qe duhen pasur shume zili.
Fakti qe shume prej nesh ne Shqiperi rrjedhin nga familje te perziera dhe sidoqofte identifikimi me nje grup nuk perjashton te tjeret, eshte per mua nje nder pak gjerat (numerohen me gishta) qe mua me ben te ndjehem optimiste per Shqiperine dhe te kem respekt per menyren sesi jam rritur ne Shqiperine e viteve te komunizmit — prinderit kane ca merita, po edhe shoqeria e perziere qe jeta tipike ne nje qytet tipik te RPSSH ne vitet 80 lejonte. Kam idene qe nuk e degjoj kete ze arsyeje dhe pragmatizmi shpesh. Me duket se zerat e tolerances qe na kujtojne qe burimet njerezore ne Shqiperi, pavaresisht nga sfondi kulturor apo etnik, jane pasuri dhe duhet te vleresojme dicka te mire qe kemi arritur, jane te pakte dhe jo shume te zhurmshem.
Vleresimi i tolerances me te cilen shume prej nesh jane rritur eshte jashtezakonisht i rendesishem, kur e krahasoj me trishtim te thelle dhe frike c’ka bere e kunderta — politika ne dac folklorike, ne dac fashiste apo kombetariste (e llojit skenik apo thelbesisht raciste) — qe eshte ne mode ne vende te ndryshme te ish-Jugosllavise (perqafuar edhe nga shqiptaret e atyre viseve), ku kam pasur rastin te kaloj nje cope te mire te jetes sime.
Berisha ka vite që e përdor greqishten, ndaj kundërshtarëve të vet politikë, sidomos atyre me trashëgimi nga komuniteti ortodoks.
Kështu ka ndodhur edhe me “grekun” Aleksandër Meksi, dhe me “nipin e andartëve” Genc Pollo. As Fatos (Thanas) Nano nuk u ka shpëtuar ligjërimeve në greqishte të Berishës ndaj tij. Kjo është një traditë e respektueshme brenda të djathtës të cilës i janë përmbajtur me koherencë të admirueshme, edhe eksponentë të tjerë brenda saj. Kështu mbaj mend Besnik Mustafain dikur, në garën për bashkinë e Tiranës përballë Edi Ramës, edhe ky i është drejtuar në greqishte kryeministrit të sotëm. Por tradita e vyer 23 vjeçare e tranzicionit, nuk ka kaluar pa u vënë re akoma dhe nga brezi i ri i politikanëve të djathtë, një shembull karakteristik dhe personal, është ai i ish këshilltarit të atëherë president Bamir Topit, Lizandër Saraçi, që shkon më thellë dhe deklaron kishën e ortodoksëve si “gjakprishur“.
Përsëri nga Berisha, për kujtesë.
***
Ndërsa për sa u përket gjakprishurve historikë, listës mendoj se i mungon më i famshmi prej tyre – megjithëse i përmendur në shkrim, në tjetër kontekst: Aleksandri i Madh. Ka qënë dyfish i tillë, i konsideruar si prej helenëve – si maqedons, por edhe prej rrethit të vet të ngushtë familjar, pas rimartesës së të atit, Filipit.
Të diskutosh për pastërtinë e gjakut, dmth. të racës, do të thotë të biesh në rrafshe shumë të dyshimta, të cilat duhet të qenë tabu pas rënies së Rajhut të tretë.
Ndaj nuk e ndaj mendimin e autorit se gjaku i papastër i shembujve të cituar sjell argument për të provuar se të gjithë janë “të fëlligshtë në gjak” (shprehje kjo e rrënjosur nga leximet e dikurshme të Engelsit).
Edhe sikur Huniadi, Napoleoni, Skënderbeu, apo disa rilindas tanë të kenë patur gjak shqiptari (e ç’gjak na qenka ky: blu?), kjo nuk ndryshon asgjë në atë ÇKA qenë ata: krijesa njerëzore tëlindura rastësisht mbi tokë DIKU.
Shkruan:
Në fakt as unë nuk e ndaj këtë mendim, sepse nuk është imi. Të lutem më thuaj se cili pasazh në shkrim të bëri të më vësh në gojë fjalë që nuk më rezulton t’i kem thënë gjëkundi.
…E megjithatë, asgjë nuk do t’ua priste dot më mirë hovin detraktorëve, sesa konfirmimi që ky apo ai … të rezultonte me prejardhje “joshqiptare”, të plotë a të përzier…
Hovin detraktorëve, më mirë se sjellja e argumentave të kundërt, që janë sidoqoftë antiracialë, por që lëvizin në po ato rrafshe, do t’ua priste mungesa e dëgjuesit dhe e dëshirës për të diskutuar në të tilla terrene.
p.s.: duke argumentuar me prejardhjen jo të pastër të “gjakprishësve” krijohet iluzioni se, nëse këta do të qenë “gjakpastër”, teza do të fitonte një farë legjimiteti, që nuk do e kishte edhe ashtu.
Falemnderit.
Nuk ka ndonje kontradikte ketu. Ka ‘individe’ dhe “Individe”, Keta me “I” e madhe mund te adoptojne cilin komunitet te duan dhe ta udheheqin ate. Pastaj ‘gjakprishja’ si fenomen eshte veterregullues, ose ‘mean reverting’. Vetem nje individ ndikohet prej tij. Femijet e tij jane ne rregull dhe me biografi te rehabilituar ‘kombetariste’.
Shkruan:
Por ndoshta duhej të shtoje edhe: irrelevantë.
Mund te shtoni El CID -in e Reconquistas Spanjolle ne kete liste. Sipas kerkimeve te fundit be Spanje rezulton Arab (Moor)
Keto te dhena na shpjegojne sa pak kane bere ”te tjeret” per ne, ne krahasim me ”te tjeret” e te tjereve dhe sa shume kemi bere ne per ”te tjeret”. Ne teresi ”te tjeret” na kane borxh.
Gjithsesi, parimi i gjakut ishte esencial ne krijimin e shtet-kombeve, si per rastet italiane e gjermane te bashkimit ne nje shtet ashtu edhe per rastet e krijimit te shtet-kombeve prej perandorive otomane,ruse e austriake.
Per ne ishte esencial pasi hynim tek rasti i krijimit te shtetit prej shkeputjes nga nje perandori dhe eshte esencial ende sot per shkak se po shkohet drejt rasteve italiane e gjermane te bashkimit ne nje shtet.
Gjaku eshte thelbesor per konceptin e etnise dhe koncepti i etnise ishte (dhe eshte ende) thelbesor per te drejten e te pasurit nje shtet.
Nuk duhet harruar as roli i gjakut ne unitetin e brendshem, ku mjaft te jesh i lagjes tjeter (pale po te jete e nje feje tjeter, dialekti tjeter, krahine tjeter) dhe behesh armik (aq sa mund edhe te hash plumbin).
Me pak fjale gjaku ishte bashkekrijues i shtetit dhe mban ne kembe shtetin, per me teper kur gjuha trajtohet gjeresisht edhe si parim perçares (jo vetem si perbashkues).
Gjaku i duhet edhe Shqiperise si shtet edhe shqiptareve si komb.
Per ne, bashkimi/uniteti ende nuk shihet si vlere, aq me teper qe me demokracine perçarja po lulezon ne emer te pluralizmit, prandaj nuk duhet ngacmuar vlera e gjakut. Perfaqeson nje nga vlerat e parimet supreme, sepse ishte dhe eshte i domosdoshem.
Nje dite, kur uniteti te misherohet tek shteti i bashkuar shqiptar, keshtu te behet shteti strumbullari historik, mund ta heqim gjakun nga kryet e vendit.
Gjaku nuk goditet per sport.
Në fakt të tjerët kanë bërë shumë për ne – por ne kemi parapëlqyer (dhe vazhdojmë) t’i lëmë në heshtje kontributet e tyre, dhe të mburremi vetëm me tonat. Sinqerisht, Aqif, m’i kurse këto kalamallëqe kombëtariste këtu – dhe përpiqu të reboot-ësh, kur hidhesh nga një blog te tjetri; kështu thjesht për respekt të kuvendit.
Shume ne ç’kuptim, mua me rezulton pak, sepse ta zeme kot per sport, meqe tema eshte per sport, asnje nga psh vllehet (dihet roli aktiv i Rumanise ne Ballkan nepermjet tyre deri ne 1918) nuk e barazon dot c’ka bere Samiu per kulturen turke apo ndokush tjeter rolin e arvanitasve ne krijimin e shtetit grek, sikunder rolin themelor te Mehmet Aliut e dinastise se tij, ne krijimin e shtetit egjiptian.
Ne, dmth etnikisht tanet, kane bere shume me teper per vende e popuj te huaj sesa te huajt per ne (kuptohet, e bera si pasoje pozitive ne zhvillimin e te tjereve jo si qellim, se ate s’e dime).
Por kjo, nuk eshte aspak nje mburrje, ky eshte thjesht nje konstatim, qe te çon ne perfundimin se nqs nuk ke nje projekt politik, por fle gjume nen hijen e nje tjetri, atehere njerezit aktive e ambicioze do te veprojne diku tjeter e do te bejne historine e nje vendi apo populli tjeter.
Xhaxhai thote “Mund të jetë edhe që trashëgimia e përzier u jep këtyre individëve mundësi të reja, për ta parë botën më kthjellët dhe lirshëm; ndërsa statusi i tyre në zgrip t’i bëjë më të vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit.”
Besoj ,se nuk kam te drejte te shtoj dicka ketu .Gjishka eshte e tepert,cdo kundervenie jashte ketij gjykimi ,thjesht per mua do te perbente vetzhvleresim.
Kjo sjellje s’është veçse një reflektim i përfytyrimeve tona ende esencialiste dhe totalizuese. Është e papranueshme për kombin shqiptar të kuptojë identitetin e grupit si diçka fluide, me përkufizime të mbivendosura e të pambyllura. Sigurisht, kjo sjellje nuk fokusohet vetëm tek ne, po meqë po flasim më shume për Shqipërinë…
Nëpër shekuj ne kemi ndërtuar një mit qe prejardhja, identiteti, esenca shqiptare nuk mund të vihen në dyshim, sepse janë kaq të mirë-përkufizuara. Pranimi i mbivendosjeve të identitetit do të na vriste ne në egon e popullit të vogël – në të kundërt, ne vazhdojmë të perpetuojmë mitet primordiale.