T’NOLLUNAT E SHQYPNIIS

nga Xhabyni

Në mesin e tipave të rinj që po dukeshin në fushën e shqiptarizmit të fundit të shekullit të XIX dhe fillim shekullit XX, ishin dhe pretenduesit e fronit të një principate të ardhshme shqiptare. Para revolucionit xhonturk dolën në skenë tre personazhe që pretendonin fronin shqiptar.

I pari ishte markezi D’Auletta, i quajtur Castriotta-Skanderbeg, ai pohonte se kishte një farefisni të largët me Skënderbeun dhe se kishte origjinë arbëreshe, por në të vërtetë u shty nga autoritetet italiane në vitin 1897, me qëllim që të forconte legjitimitetin e komiteteve italo-shqiptarë të krijuara në atë kohë. Ai nuk kishte kurrfarë interesi për çështjet shqiptare dhe veprimi i tij ishte thuajse zero.

I dyti ishte një ish-diplomat spanjoll me emrin Don Juan de Aladro y Penez de Velasco, i cili gjithashtu pohonte se ishte pasardhës i Skënderbeut nga ana e motrës së tij (pra Skënderbeut), ai u vetëquajt Gjin Aladro Kastriota dhe pretendoi të merrte flamurin e lëvizjes kombëtare. Pati disa kontakte me kolonistët shqiptarë në Rumani, kur ishte ambasador në 1884-1886, e në ato çaste i kish shkuar në mendje se mund të ishte mbreti i shqiptarëve. Një vit para 1900 ai do të bënte një proklamatë popullit shqiptar ku do të prononcohej pro çlirimit nga zgjedha turke.

Ndryshe nga markezi italian, spanjolli mbështeti me mjete monetare shqiptarët duke shpërndarë çmime mbi ato rilindës që kishin kontribuar në lëvizjen kombëtare, andej nga viti 1907 ai do të nxirrte nje broshurë me titullin Hija e Skënderbeut. Mbreti i Shqiptarëve që nga ligjërimi dukej se ai përgatitej të ishte mbreti i shqiptarëve.

Por ndërkohë që spanjolli merrej me konsolidimin dhe me afrimin e figurave intelektuale të asaj kohe si Konica dhe Dom Ndoc Nikaj, një tjetër pretendent del në skenë. Rreth vitit 1904 shfaqet princi Albert Gjika, me prejardhje nga e njëjta familje shqiptarësh nga ku vinte dhe Elena Gjika (e njohur si Dora d’Istra), i cili u fut në garë pasi takoi në Paris një mendimtar shqiptar, Dervish Himën.

Po ashtu si kolegu i tij spanjoll, ai filloi të financonte mendimtarët rilindës, duke u munduar që t’u blinte mendjen, financoi mendimtarët italo-shqiptarë (arbëreshë), sikurse edhe priftërinjtë katolikë në veriun e Shqipërisë.

Gjithsesi në vitin 1913 në konferencën e Londrës ku u përcaktuan kufijtë e shtetit Shqiptar, Fuqitë e Mëdha nuk zgjodhën asnjë nga kandidaturat e përmendura më sipër, por përzgjodhën një princ protestant nga Prusia të quajtur Vilhem Vid, që do të vinte në Shqipëri dhe që do të qëndronte për gjysmë viti. Mund të fillojmë të spekulojmë shumë se përse Vidi qëndroi kaq pak, por s’kam ndërmend ta bëj, po mjaftohem të them vetëm që Vidi erdhi, qëndroi dhe iku ndryshe nga Çezari që erdhi, pa dhe fitoi. Gjithsesi periudha e regjimit të Vidit i dha dorë krijimit të paraardhësit të politikanit modern shqiptar, Esat Pashë Toptanit.

I aftë për të manipuluar njerëz, i zgjuar, finok dhe i gatshëm për të bërë kompromise nga më të çuditshmet, një nuhatës i pushtetit dhe pragmatist në kulm, ai u bë “idhulli” që të gjithë e kishin frikë por edhe që të gjithë e donin të vdekur. Nuk e dimë se kush e vrau realisht (edhe pse një shesh në mes të Tiranës mban emrin e atij që ne e quajmë si vrasësi i tij) por ai vdiq dhe nuk arriti dot sërishmi të bëhej i pari i shqiptarëve. Pasardhësit e tij do të kishin të njëjtat beteja mes tyre, Fan Noli me të ashtuquajturin  “Revolucion Demokratik” (terminologji alla shqiptare) do të rrëzonte qeverinë e asaj periudhe, disa muaj më vonë i lënë në baltë nga një pjesë e mbështetësve të tij, Noli do të largohej nga Shqipëria duke dështuar thuajse në gjithçka dhe duke na treguar që Republika e Platonit është utopi.

Në krye të Shqipërisë do të vinte i nipi i Esat pashë Toptanit, i cili në 1912 ishte veç një adoleshent, Ahmet Zogu. I cili do të ndiqte rrugën e paraardhësve të tij për fronin e Shqipërisë, do ta lidhte gjakun e tij familjar me Skënderbeun (edhe pse ai nga të dy krahët e tij ishte një portë e madhe duke qenë se Zogollët ishin të parët e Matit ndërkohë që e ëma e tij ishte bijë Toptanësh, të parët e Tiranës) dhe do të shpallej mbret nga asambleja në vitin 1928 dhe ai do të qeveriste deri në 1939. Më pas sundimin do ta merrte Enver Hoxha, i cili përmes diktatit të proletariatit do të sundonte për 50 vite, duke indoktrinuar gjithë shqiptarët dhe duke kaluar në një fazë evolutive të politikanit neoshqiptar, ky lloj politikani ishte skizofren, vrasës, hakmarrës, stalinist, diktator, dhunues i mendimit dhe përçundues i tij, populist etj.

Periudha pas viteve të diktaturës do të sillnin në skenë politikanë të rinj në fytyrë por që vinin nga e njëjta shkollë, ata zotëronin disa cilësi që ishin ose një evoluim i cilësive të krijuara gjatë diktaturës, veti të njëjta me ato të diktaturës por edhe disa veti të reja që deri para do kohësh nuk ishin parë të nevojshme të përdoreshin. Kështu që kemi arritur në një stad të ri të politikanit shqiptar, atij të post-diktaturës por që ka një lidhje në mos gjenetike të paktën ideologjike me diktaturën dhe shkollën e saj. Prandaj shtroj dy pyetje dy milion dollarëshe: Duke qenë se Esati është etaloni i politikanit shqiptar, përse ai shihet si tradhtari dhe i keqi? A është ky stadi i fundit i këtij politikani?

 

Nuk ka komente

  1. Xhabyni, këta pretenduesit e fronit – më shumë kanë qenë aventurierë, me shumë kohë dhe para nëpër duar, por nuk kanë pasur lidhje me politikën shqiptare as me modelin e politikanit që do të kristalizohej pastaj.

    Unë as Vidin nuk do ta fusja në të njëjtën kategori me Esad Pashën, sepse i dyti ishte prodhim “vendi”, ndërsa i pari “importi”.

    Ndoshta duhet dalluar figura e mbretit nga figura e despotit. Janë figura të kundërta. Shqipëria nuk pati fat me Vidin, që u largua. Po të rrinte Vidi dhe të ecte lufta mirë për Austro-Hungarinë, veç të mira do të kishte.

    Vidi s’bëhej dot despot edhe po të donte, por do të na mbante të lidhur me Europën më mirë se, p.sh. Zogu.

    Në raport me Vidin, Esad Pasha përfaqet si krah ekzekutiv. Ndoshta ka pasur edhe ai ambicje për mbret, por në fakt ka vepruar si njeri që kishte pushtet në terren dhe e ushtronte atë. Mbretllëku as që i duhej. Jam dakord me ty, që tek ai kemi prototipin e politikanit shqiptar – brutal, arbitrar, të dhunshëm, pak injorant, super-macho.

    Esad Pasha dhe Zogu ishin figura orientale, nënprodukte të Perandorisë Osmane dhe të politikës së asaj perandorie. Përkundrazi, Enver Hoxha është produkt i inteligjencës radikale toske të edukuar në Perëndim me rudimentet e marksizmit. Ndryshe nga Zogu dhe Esad Pasha, Enveri kishte edhe ambicje intelektuale – dallim i madh.

    Më në fund, Berisha është produkt i klasës katundare të shpronësuar gjatë regjimit komunist. Ai nuk sillet si bej, as si radikal i tipit të Hoxhës, por si një kryqëzim mes parvenysë borgjez dhe bajraktarit malësor mesjetar.

    Esad Pasha mund të ketë qenë injorant, por Zogu dhe Enveri të tillë nuk ishin. Berisha ka qenë mjek i shquar dhe snob intelektual në vitet 1980, por tani duket sikur ka hequr dorë nga çdo pretendim intelektual në daljet e veta publike – ku tregon nivelin e dikujt që e ka lënë shkollën e mesme përgjysmë. Mbetet për t’u parë pse është degraduar intelektualisht, sa më shumë që është rafinuar politikisht.

    E ke kapur mirë, Xhabyni, që karakteristikë e përbashkët e liderëve shqiptarë gjatë shekullit 20, hiq Nolin, ka qenë pragmatizmi total, ose makiavelizmi. Kjo dëshmon nga një anë zotësitë e tyre praktike, nga ana tjetër profilin e tyre të ulët etik.

    1. Eshte mjaft e vertete qe kandidatet per fron kane qene disa individe te cilet e shihnin Shqiperine (apo nje principate Shqiptare) si nje menyre per tu lancuar ne fushen politike, dhe ketu shoh ngjashmeri me disa djelmosha qe vijne nga Perendimi dhe qe duan me cdolloj menyre per te hyre ne rrethin e politikes Shqiptare. Po te shohesh me kujdes historine e ketyre kandidateve qe na dolen befas ne lidhje gjaku me Skenderbeun kemi disa tipare qe i perngjasojne politikaneve moderne tone.
      1. Nacionalizmi dhe pershtatja e tyre me mitin me ne mode te atyre diteve (Skenderbeu)
      2. Konsiderimi i ketij miti si nje mbret i shqiptareve (historikisht e pavertete) duke bre nje lidhje te gjakut mes tyre dhe familjes se tij.
      3. Vinin nga vendet Perendimore, vende qe shiheshin si “hyjnite” e reja per Shqiptaret dhe Shqiperine.

      te tre tiparet e permendura me siper jane akoma mite qe ekzistojne ne brendesine e politikanit Shqiptar.

      Une nuk jam ai person qe mendon dhe lidhet me pyetjen provokusese “Sikur te kish ecur mire…” ne fakt sikurse e kam shenuar ne artikull, Vidi erdhi padashje ne Shqiperi. Ai erdhi si nje “karambol” dhe qendroj po si per “karambol”, imagjinoni pak nje komb Shqiptar, i cili sapo ishte ngrehur dhe kishte shpetuar nga nje Perandori e fuqishme qe po rrenohej, per shumicen e rilindesve tane ne kishim ne venat tona gjakun Arjan (Pellazgjik) do na vinte te na sundonte nje i huaj, nderkohe qe broshurat e rilindesve ishin mbushur paragrafe ku tregonin se Shqiptaret se kishin duruar sovranin e huaj. Ishte deri diku anakronike. Ndersa sa per figuren e Esat Pashe Toptanit, une personalisht nuk e shoh si nje figure teresisht te zeze dhe as teresisht te bardhe (pra me ngjyra monokromatike), mendoj se historiiografia e shqiperise nuk ka arritur akoma ne ate stad te paster intelektual per te shqyrtuar nje figure kaq komplekse. Jam kundra stereotipeve qe vendosen per te, duke thene, ishte produkt shterpe i orientit etj etj. Natyrisht shoh nje lidhje (te larget) me politikanet tone qe kane kaluar, psh Esati ishte pragmatist, e kuptonte dhe e lexonte me mire politiken ishte sa kozmopolitan aq edhe nacionalist dhe po keshtu mendoj qe vrasja e tij nga personazhet e tjere politik me teper u krye si nje reaksion per te zhdukur “politiken e vjeter”, por gjithmone shtrohet pyetja…e vrane “atin”?

  2. ””Prandaj shtroj dy pyetje dy milion dollarëshe: Duke qenë se Esati është etaloni i politikanit shqiptar, përse ai shihet si tradhtari dhe i keqi? A është ky stadi i fundit i këtij politikani?”’

    Pyetje e shtruar duke marre te mireqene se Esati eshte etaloni i politikanit shqiptar, pra haptazi shkarje logjike.

    Esati i perkiste politikanit turko-shqiptar, biles ai vete i eshte shprehur nje akademiku freng qe vizitoi Shqiperine me 1913, se eshte ‘Shqiptar, por osmanlli’.

    Esati ishte pasha tipik osmanlli ose bej tipik, qe nuk njihte parimin e kombesise si parim shtetformues, ne ndryshim nga borgjezia e kleri nacionalist i Rilindjes, me te cilet u bashkuan dhe bejlere qe kishin force ne terren.

    Kur vete xhonturqit shpallen shkeputjen e identitetit turk nga ai osmanlli, Esati deklaronte hapur se ishte shqiptar por osmanlli.

    E thene me fjale te tjera, Esati ishte nje virus osmanlli qe kish kapur Shqiperine e mesme.

    Shqiperia e 100 vjeçarit mes shek 19 – mes shek 20, e kishte parine te ndare ne 3 pjese:

    1- bejleret shqiptaro-osmanllinj ( ku hynte edhe beu i vogel i Matit, i veteshpallur mbret)

    2- kapedanet, prijesat,bajraktaret e zonave tradicionale te veteqeverisura, nga Malcia tek zona te ndryshme te Kosoves e poshte deri ne Laberi.

    3- Borgjeze,kleri dhe nje pjese shume e vogel e bejlereve, si krahu nacionalist, ndryshe Rilindasit.

    2 grupet e para kishin forcen dhe pushtetin real ne territor, njerezit e armatosur dhe parate.

    Rilindasit u perpoqen te ndikonin tek kreret e zonave te veteqeverisura, sukses te madh arriti Luigj Gurakuqi ne veri gjate viteve 1909-1912, sukses qe iu njoh nga rrethet patriotike dhe qe i garantoi te ishte (katoliku) ne krah te Ismail Qemalit kur u shpall pavaresia.

    Kundershtaret e medhenj ishin bejleret turkoshake, te cilet ishin aq te kenduar sa ta kuptonin fare mire fundin e privilegjeve te tyre me renien e Turqise dhe marrjen e pushtetit nga Rilindasit.
    Kur e kuptuan qe Turqia mori fund iu ngjiten pas bythe Rilindasve, te cilet nuk mund te mos i pranonin sepse bejleret dominonin ushtarakisht dhe ekonomikisht ne zonat fushore dhe qytete.

    Beu i vogel i Matit, meqe Mati ishte sa turkoshak aq edhe kanunor, pra nje zone e ndermjetme e kishte nje force ushtarake te konsiderueshme, ishte jashtezakonisht i favorizuar pas shpalljes se Tiranes si kryeqytet.

    Tirana asokohe ishte e Toptaneve dhe e matjaneve, Zogolli thuhej se kish deri ne 2000 matjane te armatosur ne rast lufte, inferior asokohe vetem ndaj Kapidanit te Mirdites, por ky i fundit ishte politikisht i izoluar, sepse katolik dhe praktikisht i vene ne poziten e atij qe eshte i vetem kunder te gjitheve.

    Ky pozicion politik e ushtarak i Zogollit, lidhjet familjare me Toptanet, ambicia dhe aftesite e bene Zogollin te ishte vetvetiu kreu i bejlereve, i njohur dhe i pranuar prej gjithe shtreses se bejlereve pavaresisht moshes se re.

    Pastaj u vodhen votat, matrapazlleqet me to e gjera qe i shohin ende sot e bejleret fituan zgjedhjet, s’donin te leshonin pushtetin as privilegjet e tyre, si perfundim krahu nacionalist me ne krye Nolin thane, kete pune e zgjidh vetem pushka, nisen revolucionin demokratiko-borgjez te 1924, fituan, vetem se ne ndryshim nga Revolucionaret frengj te 1789, nuk i shkuan ne plumb e gijotine, bejleret e tu merrnin tokat, po u perpoqen te rregullonin situaten duke e legjtimuar me zgjedhje dhe ndryshuan mendje per reforma graduale ne bashkepunim me bejleret.

    Me pak fjale tradhtuan revolucionin, humben mbeshtetjen e brendshme, Italia u tha, na debuat ne 1920 tani benin ça te doni (arkivat diplomatike italiane ne biblioteken kombetare te Romes), kaq donin bejleret, kaq donte Zogolli, kaq donte Jugosllavia dhe revolucioni i tradhtuar deshtoi, fituan ata qe u treguan me te vendosur e te etur per pushtet, si e dime te gjithe me mercenare ruse e jugosllave, perpos matjaneve dhe forcave bashibozuke te bejlereve vendas.

    Vendi nuk ishte i gatshem as per demokraci e as per te dale nga ancient regime, por as vendet fqinje nuk kishin interes qe Shqiperia te dilte nga anadollaklleku e turkoshaklleku, meqe propaganda e tyre kishte nevoje per nje Turqi te vogel, si e quanin Shqiperine asokohe.

    Shqiperia filloi te shitej per 1 euro, ne kembim te borxheve qe Zogu i merrte por qe s’kish ndermend t’ia paguante Italise, komunistet nuk i njohen borxhet e Zogut, nen shembullin bolshevik te 1918, Italia nga ana e vet i mbajti parate duke mos na paguar demshperblimet e luftes.

    p.s Esati deri ne 1918 ishte shqiptar osmanlli, si shumica e bejlereve pas 1918 mori vulen e tradhtarit, meqe dihet se ne kontakt me Italine ishte gati ti njihte kesaj Vloren dhe protektoratin mbi Shqiperine italiane te marreveshjes se 1915.
    Shqiptari osmanlli nuk eshte tradhtar ne kuptimin e mirefillte, eshte thjesht turkoshak ose anadollak, kur kalon ne shitblerjen e territoreve te Shqiperise, ose mbeshtetjen e kesaj shitblerjeje atehere behet tradhtar.

  3. Komentet e tua Hyll ne fakt nuk jane gje tjeter vetem se nje shprehje rracizmi te hapur te papbazuara ne ndonje studim historik. Ti kthesh pergjigje atyre do te duhet te besh nje punim shume te gjate, por po mjaftohem te sugjeroj librin e Nathalie Clayer “Mbi Nacionalizmin ne Shqiperi”. Nese do ti hynim nje analize sociopolitike gjendjes se Shqiptareve ne shekullin e XIX do te shohim se ajo ndarje qe ti ben nuk eshte aspak e sakte dhe e vertete (mundet per kete te hedhesh nje sy edhe vepres se Eqerem Bej Vlores).

    “Esati i perkiste politikanit turko-shqiptar, biles ai vete i eshte shprehur nje akademiku freng qe vizitoi Shqiperine me 1913, se eshte ‘Shqiptar, por osmanlli’.

    Esati ishte pasha tipik osmanlli ose bej tipik, qe nuk njihte parimin e kombesise si parim shtetformues, ne ndryshim nga borgjezia e kleri nacionalist i Rilindjes, me te cilet u bashkuan dhe bejlere qe kishin force ne terren.”

    Se pari duhet te dish qe reformat e Tanzimatit u ndermoren nga sulltani pikerisht per tiu kundervene levizjeve nacionaliste qe filluan te perhapeshin me shume vrull ne Shqiperi, keshtu Porta e Larte mendoj te forconte sentimentin “osman” dhe ne kete menyre te krijonte nje komb osman, se sa arriti te funksiononte kjo gje shihet nga historia. Se sa te drejte kishte sulltani per kete ide, pergjigjen e marrim nga antropologjia (shih per me teper Gellnerin ne vepren e tij mbi nacionalizmin apo edhe Lubonjen).

    Se dyti, nuk ishin vetem ato turkoshaket musliman qe kishin teori te cuditshme mbi kombin shqiptar, sepse historia nuk eshte nje shkence ekzakte ku ti mund te marresh dhjete variabla konstante dhe nje ta analizosh. Shqiperia eshte gjendur ne lemin e shume trysnive, Italia e Crispit deshironte ta kolonizonte, Austro Hungaria po ashtu, Serbia por edhe Greqia e cila investoj ne intelektual per te rritur frymen ortodokse, kurse Austro Hungaria per te rritur karakterin dhe identitetin rajonal te katolikeve te veriut duke zhdukur ndasite dhe gjakmarrjet mes tyre.

    Se treti, ishte diaspora shqiptare dhe vecanerisht ajo vllahe qe ndikoj ne ndryshimin e kursit te levizjes panheleniste ne shqiperin e Jugut, nderkohe qe ne veri ishin Jezuitet te cilet kundershtonin hapur planet e Bajraktareve Mirditore per tu baskuar me Serbine e Malin e Zi kunder Osmaneve, duke qene se kjo ide mbeshtetej nga Garibaldianet (ndersa ne shqiperi u mbeshtet edhe nga Zef Jubani).

    Se katerti, influenca e te huajve ndikon edhe ne percaktimet e mbreterve dhe ne shkrim e kam permendur. Por Esati ishte komplet nje tjeter stad, edhe pse vinte nga nje familje shume me emer, nuk do te thoshte qe ai kishte fuqine sociopolitike ne Tirane dhe kjo mund te shihet fare mire edhe tek Ismail Qemali i cili edhe pse me mbiemer Vlora nuk kishte statusin socioekonomik per te qene i pari i Vlores dhe ashtu sic bene i gjyshi dhe i ati i tij, ai e gjeti veten diku jashte teritorit te Shqiperise.

    Ne thelb nacionalizmi qe ti pershkruan ne pergjigjen dhe ne mllefin tend ndaj “turkoshakeve” per mua nuk eshte gje tjeter vetem se orientalizem dhe akoma me shume nje racizem. eshte e vertete se bejleret nuk kane pas shume shkolle, por eshte mese e vertete qe po keto bejlere kane marre ne protektorat bij sherbetoresh per ti shkolluar e kete e ka bere edhe ky i keqi Esad i cili financoj per shkollimin e Mustafa Krujes, edhe pse ky i fundit e kundershtoj ate. Madje ne realitet beteje mes te rinjve dhe pleqve qe filloj pas vitit 1920 ishte pikerisht kulminacioni i asaj rruge qe sapo qe hapur ne Shqiperine nacionaliste, ajo ku sherbetori behej kapterr, per ta perifrazuar pak me shkurt. Se si Zogu arriti dhe u be mbret nuk eshte qenesia e studimit apo e shkrimit tim, natyrisht qe ai ishte askushi (si cdo mbret tjeter ne bote qe para se te behej mbret ishte askushi) por qe arriti te hidhte disa themele te shtetit shqiptar, perpos kesaj gezonte disa aftesi teper te nevojshme per politikanin dhe beri nje “hop” cilesor ndaj paraardhesit te tij Esatit, qe e kishte dhe daje. Sa per Matin, nuk ka qene dhe aq Katund, po te lexosh doreshkrimet dhe shenimet e shume historianeve krahina e Matit ka pas lidhje te fuqishme martesore me familje te medha ne Diber, Tirane, Berat e deri ne Vlore pa harruar ketu edhe Shkodren. Prandaj krahinizmat dhe ofendimet krahinore sikur nuk na shkojne per shtat..se i bie te jemi dyfytyresh…kendej rrofte kombi shqiptar…kendej kujdes me maloket.

  4. Po jo mer xhabyn, se s’me kane lene trute e kokes ende mua qe te ‘çmitizoj mitin’ e tradhtise esadiste.

    Sa per Nataline, nuk merrem une me studime profanesh, me sill studimin e nje historiani politolog apo politologu qe merret me studime historike.

    Bejleret ishin shtylla kurrizore e ‘ancient regime’, ndoshta kane qene po aq te kenduar sa aristokratet frenge te 1789, por njekohesisht po aq pengese ndaj zhvillimit te vendit, per me teper kur tjetri e pohon vete se eshte ‘shqiptar por osmanlli’, ça ti bej une atij, mos ta kategorizoj si te atille ?

    Sa per sherbetorin qe behej kapterr, nacionalistet i kishim me shkolle perendimore, Fan Noli ne Amerike, Konica ne France, Luigji ne Itali.
    Ketyre u kundervihej Zogolli qe s’kish mbaruar as te mesmen.

    Pengesa e brendshme per krijimin e shtetit shqiptar ishin pikerisht bejleret, kjo gjate gjithe periudhes politike, qe nga Iljaz pashe Dibra ne 1878.

  5. Hyllin, Zogolli ka nje dallim te madh me te gjithe ata politikane te permendur ketu: ishte i vetmi qe ndertoi diçka konkrete per dobine e te gjithe shqiptareve, dhe kjo diçka ishte SHTETI LIGJOR, dmth pikerisht ajo qe u duhej e u duhet me shume shqiptareve, siç na e tregon historia e gjermesotshme. Te gjithe ata te tjeret mund te kene qene burra te mençur, me idera te vyera etj, por kur erdhi puna ne praktike, nuk e bene dot dmth deshtuan. Motivet qe e frymezuan Zogun nuk hyjne asfare ne diskutim ketu. Ai mund te kritikohet se perse nuk e beri me mire kete apo ate, ose nese krahasohet me politikane te Perendimit, por jo kur krahasohet me politikane shqiptare, qofte te kohes se tij apo te mevonshem. E kam veshtire te kuptoj se perse duhet hedhur balte mbi te vetmin qe beri dicka, qe ndertoi dhe nuk vuri kazmen (se ç’me ngjan me meselene e Kadarese: nje te vetem kemi dhe u beme cope ta shkaterrojme). Po pastaj me kujtohet edhe ajo e qorrave qe kur moren vesh se njeri prej tyre kish nje sy te vetem, firmosen me vrap nje peticionin per sulltanin qe t’ja nxirrnin syne publikisht atij te shkretit. Pune shqiposh, tha.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: