Këto ditë, në televizion (ku tjetër?), është risjellë akuza se Eqrem Çabej nuk ka pasur “oponencë” për botimet e tij në rrjedhë të viteve; madje një nga akuzuesit solli si provë një nga vëllimet e botimit “Studime gjuhësore” të Prishtinës – një botim që është, në fakt, përmbledhje artikujsh dhe punimesh të botuara gjetiu.
I ftuar në emisionin ADN në bisedë me Ilir Yzeirin pata rast të shpjegoja se (1) Çabej ka botuar një numër të madh artikujsh dhe punimesh në revista shkencore prestigjioze të fushës anembanë Europës, të cilat ia kanë nënshtruar ato artikuj dhe punime një shqyrtimi të rreptë redaksional, siç veprohet zakonisht; dhe se (2) Çabej ka botuar rregullisht në revistat e ndryshme shkencore në Shqipëri, nga Buletini i Institutit të Shkencave te “Studime Filologjike” e “Studia Albanica”, përfshi këtu edhe studimet e tij etimologjike; dhe këto botime në Shqipëri i kanë nënshtruar edhe ato një shqyrtimi të rreptë nga redaksitë e revistave përkatëse. Prandaj akuza më lart nuk qëndron, është edhe e gabuar edhe e gënjeshtërt.
Kush krahason periudhën kur ishte aktiv Çabej, para dhe pas Luftës II Botërore, me të sotmen duhet të ketë parasysh ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në prodhimin, qarkullimin dhe kritikën e dijes në fusha të tilla si gjuhësia historike, etimologjia, indoeuropianistika, filologjia e kështu me radhë; shto këtu edhe që tensionet gjatë Luftës së Ftohtë të kenë ndihmuar jo pak në financimin e aktiviteteve kushtuar kulturave dhe gjuhëve të Ballkanit, përfshi këtu edhe shqipen. Nga albanologët në Shqipëri Çabej ishte ndoshta i vetmi – për mendimin tim – në gjendje të komunikonte lirisht në nivelin akademik-universitar europian me më të shquarit dijetarë të fushave përkatëse; dhe një autoritet i konfirmuar në lëmin e historisë së gjuhës shqipe, veçanërisht të fonetikës historike dhe të etimologjisë.
Brikena Çabej pati mirësinë të më dërgonte listën e plotë të revistave dhe botimeve jashtë Shqipërisë ku ka botuar Çabej në gjuhë të ndryshme; si dhe vetë listën e artikujve të botuar, të nxjerrë nga bibliografia e hartuar prej Jup Kastratit. Ajo gjithashtu më shpjegoi se Çabej i mbante këto kontakte me Europën me nismën e vet personale, pa ndonjë mbështetje, nxitje ose marrëveshje institucionale; dhe se kontakte të tilla ndiqeshin dhe regjistroheshin nga Sigurimi i Shtetit, por nuk pengoheshin; dhe se, në analizë të fundit, nga lidhjet që kish vendosur dhe mirëmbante Çabej me universitete dhe institucione kërkimore-shkencore në Europë përfituan edhe kolegët e tij dhe krejt albanologjia në Shqipëri.
Listat po i sjell në vijim:
Listë alfabetike e shtypit periodik të huaj, si dhe përmbledhjeve, ku ka botuar studimet e veta Prof. Eqrem Çabej në vitet 1929-1980
- “Actes du Premier Congrès International des Études Balkaniques et Sud-est Européennes” (Sofia)
- “Actes du XIe congrès international des sciences onomastiques” (Sofia).
- “Alban-magyar szòtar” (Budapest).
- Atlas gjuhësor shqiptar (Roma, Grottaferrata).
- “Bereiche der Slavistik” (Wien).
- “Bibliotheca Classica Orientalis” (Berlin).
- “Bollettino dell’Atlante Linguistico Mediterraneo” (Firenze).
- “Buletin de la Société de Linguistique” (Paris).
- “Cercetări de lingvistică” (Cluj).
- “Der Beitrag des Albanischen zum Balkansprachbund” (Sofia).
- “Die Sprache” (Wien).
- “Fjalor shqip-hungarisht” (Budapest).
- “Glotta” (Göttingen).
- “Hrvatska enciklopedija” (Zagreb).
- “Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft”. (Innsbruck).
- “Internationaler Kongress für Namenforschung” (Wien).
- “Knjiga o Balkanu” (Beograd).
- “Leipziger Vierteljahrsschrift für Sudosteuropa” (Leipzig).
- “Le protolingue” (Milano) 131.
- “Lingua Posnaniensis” (Posnan).
- “Mâ i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare” (Roma).
- “Megas Alexandros” (Thessaloniki).
- “Onoma” (Louvain).
- “Orbis” (Louvain).
- “Problemi di morfosintassi dialettale” (Cosenza-Reggio Calabria).
- “Proceedings of the Eighth International Congress of Onomastic Sciences” (Paris).
- “Rassegna di studi albanesi” (Roma).
- “Rendiconti dell’Istituto Lombardo di Scienze e Lettere” (Milano).
- “Revue de linguistique” (Bucarest).
- “Revue internationale des études balkaniques” (Beograd).
- “Revue roumaine de linguistique” (Bucarest).
- “Scritti in onore di Giuliano Bonfante” (Brescia).
- “Serta romanica” (Tübingen).
- “Serta slavica in memoriam Aloisi Schmaus” (München).
- “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche” (Firenze-Pisa).
- “Studien zur Sprachwissenschaft und Kulturkunde” (Innsbruck).
- “Studii si cercetări lingvistice” (Bucuresti).
- “Studi linguistici in onore di Vittore Pisani” (Brescia).
- “Studi Salentini” (Lecce).
- “Südost-Forschungen” (Berlin, München).
- “Türk dili bilimsel kurultaylna sunulan bildiriler 1972 den ayribasim” (Ankara).
- “Zeitschrift für Balkanologie” (Wiesbaden, München).
- “Zeitschrift für Phonetik und allgemeine Sprachwissenchaft” (Berlin).
- “Zeitschrift für Mundartforschung” (Marburg, Wiesbaden).
- “Zjarri (Il fuoco)” (Roma).
Eqrem Çabej: Bibliografi e botimeve të autorit si dhe e recensioneve mbi to në Europë e vende të ndryshme përtej botës shqiptare
- Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare). Dissertation zur Erlangung des Doktorgrades an der Universität Wien. 1933, 143 f. (të daktilografuara), e para vepër e Çabejt.
Recension.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216.
Një ekzemplar i këtij disertacioni ruhet në Universitetin e Vjenës. Një kopje tjetër gjindet në Tiranë, në shtëpinë e Çabejt. Me këtë punim, Çabej fitoi titullin e doktorit në filozofi. Udhëheqës shkencorë qenë prof. Paul Kretschmer dhe Norbert Jokl. Në sektorin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Vjenës (Wiener Nationalbibliothek Handschriftenabteilung), nën signaturën Series Nova, nr. 22, ruhet një recension mjaft i gjatë i Norbert Joklit për disertacionin e E. Çabejt “Studime italo-shqiptare”.
Botuar së fundi si:
Eqrem Çabej – Italoalbanische Studien – Wiener Dissertation aus dem Jahr 1933, mit Beigaben von Oskar E. Pfeiffer und Joachim Matzinger, herausgegeben von Heiner Eichner und Joachim Matzinger. Albanische Reihe, Harrassowitz Verlag, Wiesbaden 2017.
- Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare “Normalisti”, viti VI, nr. 4-5, f. 19-22, Elbasan, nëntor-dhjetor 1934.
Recension.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216.
- Tekste italoshqiptare në Hyllin e Dritës (Textes italo-albanais dans “Hylli i Dritës”), “Hylli i Dritës”, Shkodër, prill 1935.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216.
- Sitten und Gebräuche der Albaner (Zakone dhe doke të shqiptarëve), “Revue internationale des études balkanique”, vëll. II/1, f. 556-572, Beograd, 1935.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 202.
- Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme. Shtypshkronja e Minsitrisë së Arsimit, Tiranë 1936, 201 f.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 187.
- Mundartliches aus Italien (Elemente dialektore nga Italia). Für die Kretschmer Festschrift, “Glotta”, XXV, f. 50-57, 1936.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 188.
- Rumänisch-albanische Lehnbeziehungen (Marrëdhënie huazimesh mes rumanishtes dhe shqipes). “Revue internationale des études balkaniques”, II. I-II (3-4). f. 172-184. Beograd, 1936.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 188.
- Parallele Ausdrücke und Redensarten in den Balkansprachen (Shprehjet paralele në gjuhët e Ballkanit), “Revue internationale des études balkaniques”, II. I-II (3-4), f. 226-231. Beograd, 1936.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll XXII, f. 188.
- Albaner und Slave in Süditalien (Shqiptarë dhe sllavë në Itali Jugore), “Revue internationale des études balkaniques”, III, II (6), f. 555-566. Beograd, 1938.
Rec.: Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti I, fash. 4, f. 421, Roma, dhjetor 1940. – N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV, f. 232.
- Miszellen ( Mbledhje shkrimesh të ndryshme), “Revue internationale des études balkaniques”, III, II (6), f. 571-574. Beograd, 1938.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV (1940), f. 233. – C. Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti I, fash. 4, f. 421, Roma, dhjetor 1940.
- Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut (Le petit Constantin et le retour d’Ulysse), “Hylli i Dritës” nr. 2-3, Shkodër, 1938.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV (1940), f. 232.
- Për gjenezën e literaturës shqipe, Shkodër, 1939.
Rec.: N. Jokl në “Indogermanisches Jahrbuch, vëll. XXIV (1940), f. 233. – C. Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti I, fash. 2, f. 199, Roma, korrik 1940. – C. Tagliavini në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXV (1941), f. 210.
- Shqiptarët n’ Itali të Meme dhe në Napoli , “Hylli i Dritës” Shkodër, 1939.
Rec.: Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti I, fash. 4, f. 416, Roma, 1940. – C. Tagliavini në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXV (1941), f. 192.
- Die albanische Volksdichtung (Poezia popullore shqiptare), “Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa”, III, 194-213. 1939. Rec.: F. Dölger në “Byza”, 40 (194), 238. – C. Tagliavini në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXV (1941), f. 210. – C. Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti I, fash. 2, f. 199, Roma, korrik 1940.
- Volkstum und Volksname der Albaner (Populli shqiptar dhe poezia e tij), “Leipziger Vierteljahrsschrift für Südeuropa”, IV, f. 78-95. 1940.
“Volkstum und Volksname der Albaner është pjesa e parë e Gjenezës, pa poezinë popullore”. (Eqrem Çabej, letër Jup Kastratit, Tiranë, 24. VII. 1963).
Rec. C. Tagliavini në “Rivista d’Albania”, viti II, fash. 2., f. 183, Romë, qershor 1941.
- Kult und Fortleben der Göttin Diana auf dem Balkan (Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan), “Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa”, f. 229-240. 1941, Leipzig.
- Albanija, Književnost Arbanasa-Etnografija (Shqipëria, Letërsi dhe etnografi shqiptare), “Hrvatska Enciklopedija”, I, 180-182. 1941 Naklada Hrv. Izd. Bibl. Zavoda, Zagreb 1942, 660-661.
46 artikuj për Hrvatska Enciklopedija”: Budi, Buzuku, Camarda, Çajupi, Çamëria, Dara, De Rada, Dibra, Dora d’Istria, Dozon, Gradue, Drenova (Asdren), Drin, Dukagjin, Durham, Durrës, Elbasan, Fallmerayer… Frashëri Naim, Garentina, Gruda, Gurakuqi Luigj, Guzzeta, Gjeçovi, Gjinokastër, Himara, Hahn, … Ippen, Jarnik, Jokl, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kastriot, Katallâ, Kavalioti, Ismail Kemal, Klementi, … Köprülü, Kretschmer, Krsitoforidhi, Kruja (qyteti), Kulshedra, Kullurioti”. (Eqrem Çabej, letër Jup Kastratit, Tiranë, 24. VII. 1963).
Rec.: C. Taglivini në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXVII (1948), 203.
- “Der Albanische Dichter Gjergj Fishta” (1871-1940). Nachruf (Poeti shqiptar Gjergj Fishta (1871-1940). Nekrologji), “Südost-Forschungen”, VI, f. 635-647, 1941.
- Zur Erforschung der Siedlungen Südalbaniens (Për studimin e banesave të Shqipërisë Jugore), “Südost-Forschungen”, VII, 244-256. 1942. (Recension për librin e Dr. Martin Urbanit, Die Siedlungen Südalbaniens, 1938, – Comptes-rendus).
- 20. Një pasqyrë e folklorit shqiptar, Tiranë, 1942. 45 f.
Dorëshkrim. Pjesërisht u botua më 1977 në “Studime gjuhësore”, vëllimi V, f. 336-348, Prishtinë, nën titullin “Një vështrim mbi folklorin shqiptar”. Eqrem Çabej më ka pasë thënë se ky punim është botuar edhe gjermanisht, më 1943, por vendin e botimit dhe titullin e revistës nuk e di (J. K.).
- Atlas gjuhësor shqiptar. Pesë fashikuj. Pyetësor 1-2578 çështje. Roma, Grottaferrata. 1943.
- Nilo Borgia (nekrologji). Grottaferrata, 1943.
Dorëshkrim në arkivin personal të prof. Eqrem Çabejt, Tiranë.
- Carlo Tagliavini, Le parlate albanesi di tipo ghego orientale, Roma, 1942. (Karl Taljavini, Të folmet shqipe të gegërishtes lindore, recension) (Compte-rendu).
Dorëshkrim në arkivin personal të Prof. Eqrem Çabejt, Tiranë. – “Duke u kthyer përsëri te letra Juaj, po shënoj se nekrologjia e N. Borgias dhe recensioni i Taglivinit (Le terre albanesi redente I) u dërguan asokohe në Gjermani (1943-1944), po për arsye të luftës nuk arritën të botoheshin”. Eqrem Çabej, Letër Jup Kastratit, Tiranë, 24.VII. 1963.
- 24. Albanologji (Albanologie). Instituti Pedagogjik, Tiranë, 1947, 120 f. (Dispencë e shaptilografuar. Botuar pa emër autori).
Rec.: M. Lambertz në “Südost-Forschungen”, I, f. 239, Berlin, 1959.
- Disa eufemizma të shqipes (A propos de quelques euphémismes de l’albanais), “Buletin i Institutit të Shkencave”, viti III, nr. 1, f. 72-84, Tiranë, 1949. (Rés. fr.).
Rec.: W. Cimochowski në “Lingua Posnaniensis”, I, 356-358, Posnan, 1950. – Rr. Zojzi në “Demos”, viti III, nr. 2, f. 167, Berlin, 1962.
- Lingua Posnaniensis Czasopismo poswésczone jezykosnawstvu. Revue de philologie comparée et de linguistique générale I. Posnan, 1949. (Buletin i Institutit të Shkencave”, viti V, nr. 2, f. 72-82, Tiranë 1951. (Recension. Compte-rendus).
- Lajos Tamàs, Fjalor shqip-hungarisht (Lajos Tamàs, Dictionnaire albanais-hongrois). E shqyrtuar dhe plotësuar nga dega e Gjuhësisë e ISHSH, nën drejtimin e profesor Aleksandër Xhuvanit. Ndihmuan Eqrem Çabej dhe Anton Krajni. Albàn-magyar azotar. Föszerkesztö Tamàs Lajos Az Idegen Nyelvek Föiskolàjànak igazgatoja. Szerkesztö Schütz Istvàn A Magyar Tàvirati Irola munkatàsa. Aleksandër Xhuvani vezetèsèvel àtnèzteos kiegèszìtette az Albàn Tudomànyos intèzet Nyelvèszeti Ostàlya. Akadèmimi Kiadò. Budapest.
Rec. Jup Kastrati në “Nëndori”, viti II, nr. 2, f. 173, Tiranë, shkurt 1955. – P. Geci-A. Krajni në BSHSH, nr. 3, f. 291-294, Tiranë 1965 dhe në “Studime për leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, vëll. II, f. 353-356, Tiranë 1972.
- Fjalor i gjuhës shqipe (Dictionnaire de la langue albanaise). E punoi një komision i përbërë nga Kostaq Cipo (kryetar), Eqrem Çabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderrizi. Instituti i Shkencave. Seksioni i gjuhës dhe i letërsisë. Tiranë, 1954. VIII + 648 f.
Rec.: – M. La Piana në “Albania nuova”, nr. 2, f. 85-86, Roma, 1957. – M. Lambertz në “Südost-Forschungen”, 17, f. 486, Berlin, 1958.
- Kuestionari dialektologjik (punuar nga Eqrem Çabej dhe Mahir Domi, Instituti i Shkencave. Dispensë e shaptilografuar. Tiranë 1955). Është botuar prej M. Lambertzit në Lehrgang des Albanischen, T. III, Halle (Saale), 1959, f. 53-59.
“Kuestionari dialektologjik u hartua së pari prej meje. E pamë me Mahir Domin, i cili hoqi disa pyetje e shtoi disa të tjera. Mjerisht nuk kam mbajtur kopje. Nga dy variantet që kini Ju, ajo që ka disa pyeje leksikore që s’i ka e dyta, duhet të jetë imja”. (Eqrem Çabej, letër Jup Kastratit, Tiranë, 24.VII. 1963). (Ruhet në bibliotekën e Jup Kastratit, Shkodër).
- Über einige mit z anlautende Wörter des Albanischen (Përmbi disa fjalë të shqipes që nisin me z). Sonderdruck aus der “Zeitschrift für Phonetik und allgemeine Sprachwissenschaft”, 9. Jahr, Heft 3, 203-229, Berlin, 1956.
- Rumänische und albanische Wortdeutungen (Shpjegime fjalësh të rumanishtes e të shqipes), “Cercetări de lingvistică”, III, suplement f. 131-134, Cluj, 1958. Mélanges linguistiques offerts à Emil Petrovici par ses amis étrangers à l’occasion de son soixantième anniversaire.
Rec.: V. Pisani në “Paidea”, viti XVII, nr. 5-6, f. 396-397. Genova, 1962.
- Alb. vise “Orte, Plätze” und die singularisierten Plurale im Albanischen (Fjala vise dhe shumëset e singularizuara në gjuhën shqipe), “Lingua Posnaniensis”, viti VII, vëll. II, f. 145-200. Poznan, 1959; viti VIII, vëll. III, f. 71-132, Poznan, 1960.
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, vëll. II, nr. 1-2, f. 279-282, Bucuresti, 1964.
- Unele probleme ale istorie i limbii albaneze (Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe), “Studii si cercetări lingvistice”, viti X, nr. 4, f. 527-560, Bucuresti, 1959.
Rec.: V. Pisani në “Paidea”, viti XVII, nr. 5-6, f. 396-397, Genova, 1962. – H.M. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, vëll. II, nr. 2, f. 279-282, Bucuresti, 1964.
- 34. M. Lambertz, Die Volksepik der Albaner (M. Lambertz, Poezia popullore e shqiptarëve), “Lingua Posnaniensis”, VIII, f. 288-293, Poznan, 1959 (1960). Recension (Compte rendu).
- Alb. vise “Orte, Plätze” und die singularisierten Plurale im Albanischen. “Lingua Posnaniensis”; viti VIII, vëll. III, f. 71-132, Poznan, 1960.
- Das Problem der Autochthonie der Albaner im Lichter der Ortsnamen (Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve). “Bibliotheca classica orientalis”, viti V, nr. 1, f. 287, Berlin 1960. Recension (Compte-rendu).
- 36. A. Xhuvani-E. Çabej, Die Präfixe des Albanischen (Parashtesat e gjuhës shqipe), “Bibliotheca classica orientalis”, viti V, nr. 5, f. 287, Berlin, 1960. Recension (Compte-rendu).
- Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe (Études d’étymologie albanaise), I. “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës. Seria Shkencat Shoqërore”, viti XIV, nr. 4, f. 9-102, Tiranë, 1960; (II) 1961, nr. 1, f. 60-92; (III), nr. 2, f. 47-70; (IV), nr. 3, f. 53-71; (V), nr. 4, f. 106-128; (VI), 1962, nr. 1, f. 83-116; (VII), nr. 2, f. 225-132; (VIII), nr. 3, f. 49-71; (IX), 1963, nr. 1, f. 110-125; (X), nr. 2, f. 127-148; (XI), nr. 4, f. 83-95; – “Studime filologjike”, Tiranë, 1964, (XII), nr. 1, f. 63-91; (XIII), nr. 2, f. 11-37; (XIV), nr. 3, f. 15-48; (XV), nr. 4, f. 91-110; (XVI), 1965, nr. 1, f. 3-37; (XVII), nr. 2, f. 7-53; (XVIII), nr. 3, f. 41-76; (XIX), nr. 4, f. 41-65; 1966, (XX), nr. 1, f. 3-46; (XXI), nr. 2, f. 51-95; (XXII), nr. 3, f. 51-64; (XXIII), nr. 4, f. 53-78; 1967, (XXIV), nr. 1, f. 65-91; (XXV), nr.2, f. 3-17; (XXVI), nr. 3, f. 31-43; – 1968 (XXVII), nr. 1, f. 107-136; (XXVIII), nr. 3, f. 85-110. (Rés. fr.).
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, vëll. III, nr. 1-2, f. 279-282, Bucuresti 1964; vëll. V, nr. 1-2, f. 320-322, 1967; vëll. VII, nr. 4, f. 719-721, 1969. – V. Pisani në “Paidea”, viti XVIII, nr. 3-4, f. 166, Genova, 1963.
- Ringinschriften aus Nordalbanien (Mbishkrime unazash të Shqipërisë Veriore), “Bibliotheca classica orientalis”, viti VI, f. 321, Berlin, 1961. Autorecension (Compte-rendu).
- Disa parime e kritere për hartimin e një fjalori etimologjik të gjuhës shqipe (On Some Criteria and Principles in Compiling an Etymological Dictionary of the Albanian Language), “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore”, viti XV, nr. 4, f. 178-186, Tiranë, 1961.
Rec.: V. Pisani në “Paidea”, viti XVIII, nr. 3-4, f. 166; Genova, 1962.
- Crăciun (Rreth prejardhjes së fjalës rumune crăciun “kërshëndella”), “Studii si cercetări lingvistice”, viti XII, nr. 3, 313-317, Bucuresti, 1961.
Rec.: V. Pisani në “Paidea” viti XVIII, nr. 5-6, f. 346, Genova, 1963. – S. Otescu në “Revue des études sud-est européennes”, viti II, nr. 3-4, f. 676, Bucuresti, 1964.
- Die älteren Wohnsitze der Albaner auf der Balkanhalbinset im Lichte der Sprache un der Ortsnamen (Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në dritën e gjuhës e të emrave të vendeve), “VII Congresso Internazionale di Scienze Onomastiche”, Firenze-Pisa, 4-8 aprile 1961, I, f. 241-251, Stab. Tip. Francolini, 1961.
Rec.: C. Haebler në “Südost-Forschungen”, 23, f. 425-426, München, 1964.
- Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin ballkanik në dritën e gjuhës e të emrave të vendeve (The Ancient Home of the Albanians in the Balkan Peninsula in the Light of Language and Toponymy), “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore”, viti XVI, nr. 1, f. 219-227. Tiranë, 1962. (Abstract in English).
Rec.: Pisani në “Paidea”, viti XVIII nr. 3-4, f. 165, Genova, 1963; poaty, XVIII, 5-6, 398.
- Prapashtesat e gjuhës shqipe (Les suffixe de la langue albanaise) nga Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani dhe Prof. Eqrem Çabej, Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë e i Gjuhësisë. Shtypur në N.I.Sh. Shtypshkronjave “Mihal Duri”, Tiranë, Tirazhi: 2.000 copë, f. 212.
Rec.: V. Pisani në “Paideia”; viti XVIII, nr. 3-4, f. 163, Genova, 1963.
- Zur Charakteristik der lateinischen Lehnwörter im Albanischen (Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes), “Revue de linguistique”, viti VII, nr. 1, f. 161-199, Bucuresti, 1969.
Rec.: V. Pisani në “Paideia”, viti XVII, nr. 5-6, f. 396-397, Genova, 1963. – H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, vëll. II, nr. 1-2, f. 279-282, Bucuresti, 1964.
- Ringinschriften aus Nordalbanien (Mbishkrime unazash të Shqipërisë Veriore), “Lingua Posnaniensis” vëll. IX, f. 98-102, Poznan, 1962.
- Nochmals die Ringinschriften aus Nordalbanien (Edhe një herë mbishkrime unazash të Shqipërisë Veriore)), “Studi Salentini”, vëll. XIV, f. 337-340. 1962.
Rec. V. Pisani në “Paideia”, viti XVII, nr. 2-6, f. 399, Genova, 1963
- Di alcuni problemi fondamentali di storia antica della lingua albanese: 1. Il posto dell’albanese tra le lingue apparentate. 2. La patria prebalcanica degli albanesi. 3. La questione dell’origine. 4. Il substrato preindeuropeo. 5. Elementi prealbanesi del greco-antico e dorico nella lingua albanese. Prestiti latini. “Rassegna di studi albanesi”, nr. 1, f. 155-177, Roma, 1963.
- Ältere Stufen des Albanischen im Lichte der Nachbarsprachen. (Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhëve fqinje). “Zeitschrift für Balkanologie” vëll. II, f. 6-32, Wiesbaden, 1964.
- Nochmals die Ringinschriften aus Nordalbaniens (Edhe një herë mbi mbishkrimet e unazave të Shqipërisë Veriore), “Studi Salentini”, fash. XIV, f. 337-340, Lecce, 1964.
- Bibliographie, Albanie (Bibliografi, Shqipëri), “Onoma”, “Bulletin d’Information et de Bibliographie”, vol. X, nr. 1, f. 13-16. International Centre of Onomastics, Blijde-Inkomstraat 5. (Së bashku me A. Kostallarin).
- Bibliographie Onomastica 1958, 1959, 1960. Albanie (Bibliografi onomastike 1958, 1959, 1960. Shqipëri), “Onoma”, “Bulletin d’Information et de Bibliographie”, vëll. XI (1964/1965) 1, International Centre of Onomastics Blijde-Inkomstraat. 5. Leuvain (Belgium), 1965, f. 15-16. (Së bashku me A. Kostallarin).
- Betrachtungen über die rumanisch-albanischen Sprachbeziehungen (Disa mendime rreth marrëdhënieve gjuhësore rumune-shqiptare), “Revue roumaine de lingustique”, X, nr. 1-3, f. 101-115, Bucurest, 1965.
- Su alcuni antichi elementi balcanici nell’Italia Meridionale e in Sicilia (Mbi disa elemente blalkanike të lashta në Italinë Jugore dhe në Sicili), “Rendiconti dell’Istituto Lombardo di Scienze e Lettere”, Classe di Lettere, Milano, 1965, vëll. 99, f. 214-220.
- Urime për mësuesit tanë. Përshëndetje arsimtarëve, “Mësuesi”, Tiranë, 1 janar 1965.
- Diskutim rreth kumtesës së V. Pisanit “Origjina e gjuhës shqipe”, “Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike” (15-21 nëndor 1962), Tiranë, 1965, USHT, IHGJ, f. 348.
- Albanische Volkskunde. “Südost-Forschungen”, XXV, f. 333-387, Berlin, 1966.
- Die herkunftsfrage der albanischen Kolonien in Italien im Lichte vornehmlich der Sprache und der Eigennamen (Çështja e prejardhjes së ngulimevet arbëreshe të Italisë në dritën kryesisht të gjuhës e të emrave vetiakë), “Proceedings of the Eighth International Congress of Onomastic Sciences”, Paris, 1966, f. 70-81.
- Der Beitrag des Albanischen zum Balkansprachbund (Kontributi i shqipes në formimin e lidhjes gjuhësore ballkanike) (Referat für die Plenarsitzung der Sektion Sprachwissenschaft des ersten Internationalen Kongresses des Balkan- und Südost-europäischen Studien, Sofia 22. VIII-1. IX. 1966).
- Albanie, Bio-bibliographie (Shqipëri, Bio-bibliografi), “Onoma”, vëll. XIII, f. 13-15, “Bulletin d’Information et de Bibliographie”, Leuven (Belgium). (Në bashkëpunim me A. Kostallarin).
- Das Albanische und seine Nachbarsprachen (Shqipja dhe gjuhët fqinje), “Die Sprache”, Band. XIII, Heft 1, f. 39-51, Wien, 1967.
- Zur Geschichte der mundartlichen Struktur des Albanischen (Për historinë e strukturës dialektore të shqipes), “Zeitschrift für Mundartforschung, Beihefte, Neue Folge Nr. 3 und 4, Verhandlungen des zweiten internationalen Dialektologenkongreses” f. 136-145, Marburg Wiesbadeb, 1967.
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, Bucuresti, 1969, vëll. VII, nr. 4, f. 378.
- 69. “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik (Le “Missel” de Gjon Buzuku. Édition critique). Punuar nga Eqrem Çabej. Pjesa I: Hyrje dhe transliterim, 299 f. Pjesa II: Faksimile dhe transkribim fonetik. 404 f. Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. Tiranë, 1968.
Rec.: L. Djamo-Diaconita në “Studii si cercetări lingvistice”, Bucuresti, 1970, viti 21, f. 257-260. – Gr. Brăncus në “Revue roumaine de linguistique”, Bucarest, 1970, vëll. XV, nr. 4, f. 414-417. – H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, Bucuresti, 1970, 8, f. 552.
- Gestalten des albanischen Volksglauben (Disa figura të besimeve popullore shqiptare), “Studien zur Sprachwissenschaft und Kulturkunde” (Gedenkschrift für Wilhelm Brandestein 1898-1967. Innsbruck, 1968, band 14, f. 279-287.
- Der Beitrag des Albanischen zum Balkansprachbund (Kontributi i shqipes në formimin e lidhjes gjuhësore ballkanike) (Referat für die Plenarsitzung der Sektion Sprachwissenschaft des ersten Internationalen Kongresses des Balkan- und Südost-europäischen Studien, Sofia 22. VIII-1. IX. 1966), “Actes du Premier Congrès International des Études Balkaniques et Sud-Est Européennes VI. Linguistique. Sofia, 1968, f. 41-54.
- Zum Wortschatz der albanischen Mundarten in Kalabrien (Një vështrim mbi leksikun e dialekteve arbëreshe të Italisë), “Serta Romanica”, Tübingen, M. Niemeyer Verlag, 1968, f. 115-124.
- Bibliographia onomastica. Albanie, Bio-bibliographie (Bibliografi onomastike. Shqipëri. Bio-bibliografi), “Onoma”, Bulletin d’Information et de Bibliographie. International Centre of Onomastics: Blijde-Inkomstraat 5. Leuven (Belgium), 1968, vëll. XIII, nr. 1, f. 13-14. (Në bashkëpunim me A. Kostallarin).
- Sept discussions (Shtatë diskutime), “Actes du Premier Congrès International des Études balkaniques et Sud-est Européennes”, VI (1968) 225vv., 232, 307, 385, 386v., 445v., 613v. Sofia, 1968.
Diskutim për Laszlo Gàldi, Sistemi i nyjave ballkanike (f. 613-614), për Eugen Seidel, Trevat e gjuhësisë ballkanike, për prof. Gălăbov etj.
- 84. Ilirishtja dhe shqipja (L’illyrien et l’albanais. Questions de principe), “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”. Sesion shkencor 3-4 mars 1969. USHT. IHGJ. Tiranë 1969, f. 41-52.
Rec.: P. Bartl në “Südost-Forschungen” Band XXX, f. 513-515, München, 1971.
- 85. Disikutim rreth kumtesës së A. Rosettit “Mbi elementet autoktone të rumanishtes”. (Discussion sur la communication de A. Rosetti), “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike. Tiranë 12-18 janar 1968”. Tiranë 1969 (1970), vëll. III, f. 329-330. Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë.
– Diskutim rreth kumtesës së Xh. Skiroit “Një poem i pabotuar i Nikollë Ketës” (Discussion sur la communication de G. Schirò), poaty, f. 340.
- Keltisch-albanische Isoglossen (Disa izoglosa kelto-shqiptare) “Studi linguistici in onore di Vittore Pisani”. Paideia Editrice Brescia. I. f. 167-186. 1969.
Rec. K. Treimer në “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë, 1968, nr. 2, f. 261-263, gjermanisht.
- Albania. Bibliographia onomastica (Shqipëri, Bibliografi onomastike), “Onoma”. Bulletin d’Information et de Bibliographie (International Centre of Onomastics) Blijde-Inkomstraat 5. Leuven (Belgium). 1969. XIV. f. 259-263. (Në bashkëpunim me A. Kostallarin).
- Mbi disa rregulla të fonetikës historike të shqipes (A propos de quelques règles de la phonétique historique de l’albanais). “Studime filologjike”, viti XXIV (VII), nr. 2, f. 77-98, Tiranë 1970, (Rés. fr.).
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, vëll. IX, nr. 2, f. 308, Bucuresti, 1971.
- Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1970, 148 f. (Ribotim)
Rec.: M. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, X, f. 141-143. Bucuresti, 1972.
- Bibliographia onomastica 1966-1968. Albania (Bibliografi onomastike 1966-1968. Shqipëri). “Onoma”. Bulletin d’Information et de Bibliographie (International Centre of Onomastics) Blijde-Inkomstraat 5. Leuven (Belgium). 1970. XV, nr. 2-3, f. 322-325. (Në bashkëpunim me A. Kostallarin).
- Zur slavischen und albanischen Wortgeschichte (Histori fjalësh të sllavishtes e të shqipes). Sonderdruck “Serta slavica in memoriamm Aloisi Schmaus”, München, 1971, f. 92-103. Dr. R. Trofenik.
- Heimische Elemente in der die Gebirglandschaft betreffenden Nomenklatur des Albanischen (Elemente vendëse në terminologjinë (nomeklaturën) gjeografike malore të gjuhës shqipe). Disputationes ad Montium Vocabula aliorumque nominum significationes pertinentes. 10. Internationaler Kongres für Namenforschung (8-13.IX.1969). Wien, 1971, 187-216. III. Abhandlungen. Proceedings. Actes. Separatum. 10e Congrès international des sciences onomastiques. Verlag der Wiener Medizinischen Akademie.
- Onomastic Bibliography (1969-1970) (Bibliografi onomastike, 1969-1970), “Onoma”, viti XVI, nr. 3, f. 387-395, Bulletin d’Information et de Bibliographie. International Centre of Onomastics. Blijde-Inkomstraat. 5. Leuven (Belgium). 1971. (Në bashkëpunim me A. Kostallarin).
- Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe (La question du territoire de la formation de la langue albanaise). “Studime historike”, viti XXVI (IX), nr. 4, f. 3-27, Tiranë, 1972.
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, XII, nr. 2, f. 328, Bucuresti, 1974.
- Gjurmime albanologjike (Recherches albanologiques), Revue scientifique de l’Institut Albanologique de Prishtina, 1 (1962), 2 (1965), 3 (1966), VII (II) et 2(1968), “Bulletin de la Societé de Linguistique de Paris LXVII, fasc. 2, f. 211-227. Paris, 1972. Editions Klincksieck. (Recension. Compte rendu).
- Über einige Lautregeln des Albanischen (Mbi disa rregulla të fonetikës historike të shqipes), “Die Sprache”, Wien 1972, XVIII, Band 2, Heft 132-154.
- Les éléments latins de la lanque albanaise (Elementet latine të gjuhës shqipe). Latinski elementi vo albaniskiot jazik. Skopje, 1973, f. 5-22. Makedonska Akademija na naukite i umetnostite. Macedonian Akademy of Sciences and Arts. Prilozi, IV, 2 – Oddelenie za opshtestevni nauki. Contributions, IV. 2. Section for Social Sciences.
- Riesen und Zwerge im albanischen Volksglauben (Viganë dhe herra në besimet popullore shqiptare), “Actes du XIe Congrès International des Sciences Onomastiques I, 203-206. Sofia, 28.VI.-4.VII.1972. Sofia, 1974. Académie Bulgare des Sciences. Centre de linguistique et littérature.
- Die Frage nach dem Entstehungsgebiet der albanischen Sprache (Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe) “Zeitschrift für Balkanologie”, Jahrgang X, Heft 2, f. 7-32, München, 1974. Dr. Rudolf Trofenik.
- Westöstliche Miszellen, (Fjalë të ndryshme perëndimore e lindore), “Scritti in onore di Giuliano Bonfante”, Brescia, “Paideia” Editrice, f. 97-108.
- Zu einer chronologischen Schichtung der türkischen Lehnowörter im Albanischen (Për një shtresim kronologjik të huazimeve turke të shqipes), “Türk dili bilimsel kurultaylna sumulan bildiriler 1972 den ayribasim”, f. 123-130. Bilimsel Dildiriler. Türk dil Kurumu Yayinlari. Universiteti Basimevi, Ankara, 1975.
- Zu einigen slawisch-albanischen Isoglossen, (Mbi disa izoglosa të shqipes me sllavishten). Sonderdruck aus “Bereiche der Slavistik”. Festschrift zu Ehren von Josip Hamm. Wien. Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 1975, f. 37-51.
- Iberoromanishtja dhe shqipja, izoglosat e tyre latine (L’ibéro-roman et l’albanais, leurs isoglosses latines), “Studime filologjike”, viti XXX (XIII), nr. 4, f. 69-72, Tiranë, 1976. (Rés. fr.).
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, Bucarest 1977, XV, nr. 4, f. 806-807.
- Gli italo-albanesi e le loro parlate (Arbëreshët e Italisë dhe të folmet e tyre), I. “Zjarri” (Il fuoco), viti VIII, nr. 1-2, f. 18-24, Roma, 1976.
- Zur aromunischen Wortforschung (Studime mbi leksikun aromun) “Studii si cercetări lingvistice”, viti XXVII, nr. 1, f. 3-16, Bucuresti, januarie-februarie 1976.
- Storia linguistica e struttura dialettale dell’albanese d’Italia (Histori gjuhësore dhe strukturë dialektore e arbërishtes së Italisë), “Problemi di morfosintassi dialettale”, Atti del XI Convegno per gli Studi Dialettali Italiani (Cosenza-Reggio Calabria, 1-4 Aprile 1975). Pacini Editore, 1976, f. 5-30.
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, Bucarest, 1977, XV, nr. 4, f. 806-807.
- Rumänisch-albanische Wortparallelen, (Fjalë paralele rumanisht-shqip), “Revue roumaine de linguistique”, viti XXI, nr. 1, f. 55-58, Bucarest, janvier-février 1976.
- Albanische Beiträge zur Kenntnis des lateinischen Wortschatzes, (Kontribute shqiptare për njohjen e thesarit gjuhësor latin), “Bollettino dell’ Atlante linguistico Mediterraneo”, 13-15, 1971-1973. Firenze, Leo S. Olschki Editore, 1976, f. 365-377.
- Das albanologische Werk Norbert Jokls (Vepra albanologjike e Norbert Joklit), “Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft” Sonderheft 41. Akten des Internationalen Albanologischen Kolloquiums Innsbruck 1972 zum Gedächtnis an Norbert Jokl. Innsbruck 1977, f. 3-32. Bibliografi: 42 tituj.108.
- Neue etymologische Forschungen im Bereich des Albanischen, poaty, f. 246-260.206. Erste Diskussion am 30. September 1972 (Diskutimi i parë më 30 shtator 1972), poaty, f. 396-401.– Zweite Diskussion am 3 Oktober 1972 (Diskutimi i dytë më 3 tetor 1972), poaty.
- Bibliographia onomastica 1974. B. Albanian (Bibliografi onomastike 1974. B. Shqipëri), “Onoma”, Bulletin d’information et de bilbiographie. Blijde-Inkomstraat 21. Leuven (Belgium). 1976 (1977), vëll. XX, nr. 2-3, f. 362-366.
- Studime gjuhësore VI (Études linguistiques VI). Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. “Rilindja”. Redaksia e botimeve. Prishtinë, 1977. 348 f.
Rec. I. C. Fortino në “Katundi ynë”, viti IX, nr. 26/2, f. 25, Civita, 1978.– A. Hetzer në “Stüdost-Forschungen”. B. XXXVII, f. 395-397, München, 1978. – F. Altimari në “Zjarri” (Il fuoco), nr. 1-2, f. 89-91, San Demetrio Corone, 1979.– H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”, t. XVII, nr. 2, f. 652-654, 668-670, Bucarest, 1979.
- Gli italo-albanesi e le loro parlate (Arbëreshët e Italisë dhe të folmet e tyre), pjesa e dytë, “Zjarri” (Il fuoco), viti IX, nr. 1-2, f. 3-16, Roma, 1977.
- Das Alpenwort “malga” (Fjala alpine “malga”), “Studii si cercetări lingvistice”, XXIX, f. 519-521, Bucuresti, 1978.
- Zu einigen Erscheinungen der albanischen Sprachgeschichte und anderen balkanischen Zusammnhänge, “Studia albanica”, viti XVI, nr. 2, f. 85-104, Tiranë 1979. (Shih nr. 220/1979).
Rec.: H. Mihăescu në “Revue des études sud-est européennes”. Bucarest, 1980, nr. 4, f. 785.
- Bibliographia onomastica 1975-1976. B. Albanian (Bibliografia e onomastikës 1975-1976. B. Shqipëria), “Onoma”, Bibliographical and Information Bulletin Blijde-Inkomstraat 21/11. B. 3000 Leuven (Belgium), 1979, vol. XXIII, nr. 2-3, f. 393-399.
- Historia gjuhësore e shqipes dhe lidhjet ballkanike (L’historie linguistique de l’albanais et ses relations balkaniques), referat në “Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve për Europën Juglindore”, Ankara, 13-18 gusht 1979.
Sp. KP, viti I, nr. 1, f. 230, Tiranë 1980. – Xh. Ll., La participation albanaise au IVe Congrès de l’Association Internationale des Etudes du Sud-est Européen (AIESEE), “Studia albanica”, viti XIV, nr. 2, f. 231, Tiranë 1979.
- Der name Alexander in der albanischen Volksprache (Emri Aleksandër në të folmen popullore shqipe, “Megas Alexandros”, Thessaloniki, 1980, f. 157-159.
Shënim: bibliografinë e plotë të botimeve të Cabejt mund ta gjeni te ky link:
https://bib.cobiss.net/bibliographies/al/webBiblio/bib201_20240307_170609_00755.html
Falënderoj prof. Vasil Tolen që ma vuri në dukje!
Eeeee mjaft se na more mendtë!
Sado të ketë botuar profesor Çabej,përseri nuk ka botuar aq sa Sazan Guri….
E kupton fjalën akademi ti apo jo ?
Nuk ka patur shkencëtar që të shkruante diçka rreth albanologjisë dhe të mos konsultohej me E. Çabejn.
Ja çfarë shkruan prof. Demetrius J. Georgacas, një nga gjuhëtarët më të mëdhenj grek të shekullit të kaluar, dhe një leksikograf brilant, në parathënien – falenderimet e tij të librit mbi toponomastikën e Peloponezit.
https://ibb.co/qdJqPdy
përkthej: ”Profesori z. Eqrem Çabej i Universitetit të Tiranës së Shqipërisë kishte mirësinë të shqyrtojë formulimin përfundimtar të materialit shqip, para se ta dërgojmë në shtypshkronjë, dhe të japë ndihmesën e tij vlerësuese; kontributi i tij përmendet në shumë raste në tekst (në parentezë).”
ja një shembull nga kontributi i Çabejt në librin e mësipërm
https://ibb.co/GdvRNH9
Një kontradiktë e çuditshme, te ato që thonë turbologët në publik: nëse një dijetar albanolog shqiptar bashkëpunon ngushtë me kolegët e vet anembanë botës, atëherë rezulton “i shitur”, “i gjunjëzuar para të huajve”; por nëse nuk e bën këtë, atëherë akuzohet si “i pacertifikuar”, “i parecensionuar”, “nuk e pyet kush”; dhe në fakt shumë turbologë bëjnë të pamundurën për t’u legjitimuar sado pak me universitete të huaja, dhe ndonjë që arrin qoftë edhe vetëm të bisedojë me ndonjë profesor a akademik diku në Europë shpreson ta shpallë këtë si certifikim të pretendimeve të tij amatoriale dhe qesharake në albanologji; dhe kjo thjesht ngaqë nuk e kanë nxjerrë përjashta, por e kanë trajtuar me mirësjellje. Unë madje do të shtoja se disa nga gjërat që u thonë ca turbologë të huajve, kur i mësyjnë për miratim në studiot dhe zyrat dhe katedrat e tyre, janë kaq të çuditshme, kaq “out there”, sa të huajt me siguri kanë frikë t’i kundërshtojnë – aq më tepër sot, kur në shumë vende Perëndimore institucionet e kujdesit mendor janë mbyllur. Gjithsesi, qëndrimi i turbologëve ndaj albanologëve të huaj është ambivalent – nga njëra anë, bëjnë çmos për t’u legjitimuar sado pak; nga ana tjetër, i zhvlerësojnë të huajt si në shërbim të armiqve të shqiptarëve, ose edhe në parim, thjesht ngaqë janë “të huaj”. Madje, nëse qëllon që ndonjë nga këta të huaj të shprehë vlerësimin për një albanolog vendës, atëherë këtij të fundit vetvetiu i hiqet emri nga libri i artë i albanologjisë patriotike.
Vepra e Çabejit “studime etimologjike në fushë të shqipes” është pa oponencë shkencore si në variantin e botuar në Prishtinë, ashtu dhe në atë të botuar në Tiranë. I posedoj të plota këto dy botime.
Sado të mundohen eunukologët ta paraqesin veprën etimologjike të Çabejit si shkencore, ajo nuk stonon veç për mungesë të oponencës, por çdo etimologji e saj nuk qëndron.
Nuk mbulohet dielli me shoshë.
Më në fund, ja një shënim direkt për ju, zoti Agron, nga nje koleksionist i vjeter i fjaleve te lashta shqipe.
Shkruani “I posedoj të plota këto dy botime” e keni fjalen per Studimet Eyimologjike te prof Çabejit., Ç’doni të thoni zoti Agron?
Mos doni të thoni se posedimi i tyre, ju bën pa diskutim njohës të studimeve etimologjike të Çabejit në fushe të shqipes?
Zoti Agron, një nga veprat e Çabeit, janë studimet etimologjike të tij në fushë të shqipes, asgjë më shumë se studime të autorit. Ashtu si i tillë eshte edhe fjalori i Topallit. Ashtu si të tilla i kuptojnë, lexuesit edhe sa ju botoni. Janë studiuesit e gjuhes shqipe dhe studiuesit e historise te gjuhes shqipe, ata qe kanë të nevojëshme dhe të domozdoshme studimet etimologjike në fushë të shqipes, janë ata dhe vetëm ata, në lirinë e tyre që zgjedhin e vleresojne referencar etimologjike.
Eshtë e drejta e kujtedo, të mari në shqyrtim vepra te botuara, e të shkruaj e botoj kritikë për to. Përsëri, janë botuesit ata që ligjërisht ngarkohen per botime të tilla, dhe janë persëri studiuesit e gjuhes shqipe dhe te historise se saj, ata që do të deshmojnë indiferencë ose vlefshmerine e nje pune te tille.
Ps. Unë, nuk jam gjuhëtar as historian i gjuhës shqipe. Unë jam thjesht një koleksionist i fjalëve të leksikut të shqipes së sotme, kerkuar e gjetur në mbishkrimet e lashta (shek. IX – VI) të Mesdheut, shkruar me alfabet foneti. Puna ime bazohet në veprën dhe konsideratat e prof Çabejit mbi historinë e gjuhës shqipe “Shati i dijes nuk e ndal kurë rëmimin për kërkimin e dëshmive në të mirë të historiseë të gjuhës shqipe”. Dhe histori e një gjuhe shkruhet në bazë të dëshmive të shkruara me alfabet fonetik. Edhe koleksionin tim, jane gjuhtarët dhe studiuesit e hartuesit e historise te gjuhes shqipe, ata qe i vleresojne dobinë, në të mirë të historisë të gjuhës shqipe.
Unë besoj se historia e gjuhes shqipe kështu ndihmohet, me fakte gjetur të shkruar, e jo me sllogane ideologjike, e rrefenja opinionesh gjithefareshe.
Ju me sa duket nuk e keni idene se cfare do te thote oponence, kur nje studiues i angazhuar ne nje institucion shkencor synon te botoje nje studim te vetin brenda institucionit kerkimor-shkencor, ku vepron dhe qe eshte njeheresh ent botues. Ngaqe nuk merrni vesh ne keto pune, genjeni dhe mashtroni ata qe ju krehin bishtin, se ky apo ai studiues boton pa oponence, ndersa i thurrni dithirambe vetes se keni botuar kaq e aq teftere si-shkencore e njeheresh ankoheni se asnje institucion shkencor-universitar nuk merr persiper t’u beje oponence atyre. Ja qe punet nuk jane, pra, ashtu sic synoni te genjeni dhe mashtroni ju, sepse nese ka gjera qe dalin ne qarkullim pa te ashtuquajturen oponence, jane vetem pacavuret qe shkruani ju.
Sa per dijeni oponence mund t’i behet vetem nje vepre ose studimi te botuar nderkohe, por qe nje studiues pasi e ka lexuar e studiuar materialin e trajtuar ne ate veper, ulet, shkruan dhe pergatit per botim nje studim qe hedh per diskutim nje teze te re, e cila ne nje menyre a nje tjeter i kundervihet tezes, perkatesisht rezultateve qe ka sjelle ne diskursin shkencor autori i meparshem. Pra vijme keshtu ne thelbin e kuptimit te fjales oponence si emer i prejardhur prej lat. op-ponere ‘vihem kunder, kundervihem’.
Ne shkence nuk pret kush te gjeje patjeter nje kundershtar ne menyre qe te arrije te botoje nje studim te vetin. Perkundrazi ndermjet studiuesve pritet te mbareshtohen marredhenie kolegiale, duke plotesuar keshtu kerkimin shkencor te njeri-tjetrit e jo duke ju kundervene njeri-tjetrit.
Ngaqe s’merrni pra vesh nga keto pune, ju ngaterroni fjalen oponent me recensent, dmth. ai qe i ben recense nje libri shkencor ose nje studimi me permasat e nje artikulli, duke dhene ne menyre te argumentuar shkencerisht nese ai punim eshte i botueshem sipas kritereve metodike te nje punimi shkencor ne kohen dhe per kohen kur eshte hedhur ne leter. Kaq eshte detyra e recensentit. Per botime te ndryshme te nivelit akademik ka pasur dikur edhe redaktore, qe kontrollonin tekstin e rrjedhshem qofte ne perputhje me norme gjuhesore, qofte me stilin akademik. Ne kohen tone kjo instance vetembrojtese e kultures gjuhesore eshte rudhur tej mase, per arsye te hapjes se tregut botues, ku shtepite botuese rreken te botojne sa me lire.
Zhgarravitjeve te tua nuk besoj se u afrohet nje njeri qe ka dy para mend ne koke, jo vetem si oponent, por edhe si recensent e aq me pak si redaktor.
Por juve ju ha meraku te Cabej, tamam sipas motos: kur peshtyn yjet, nje pjese e peshtymes, sidomos gelbaza i kthehet mbrapsh, duke marre me vete edhe pak pluhur syresh. Dikush te ka etiketuar dikur si pleher shkencor, apo e ke harruar!?
Te kethehemi tani te Cabej: Cabej sa ka qene gjalle e aktiv ne institucione te ndryshme kerkimore-shkencore dhe universitare gjithcka qe ka botuar per te paren here, ka kaluar per miratim per botim me nga dy recenca perkatese. E kjo nuk ka te beje vetem me Cabejn, por keto qe merret mirefilli me shkence. Per kete procedure ka pasur dhe ka ne cdo institucion shkencor-universitar nje keshill botues dhe per cdo reviste shkencore nje redaksi botuese me keshillin shkencor perkates. Andaj vepra ose revista del me emrin e entit shkencor botues si p.sh. Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Universiteti i Tiranes etj. Fakti qe nje botim del me siglen e ketyre enteve shkencore shteterore, tregon se ai botim ka kaluar neper filtrat administrative-shkencore qe mbareshtojne kulturen kombetare shqiptare. Por ju nuk i dini keto pune se nuk keni nga t’i dini, e duke qene i gatuar si tille, s’keni per t’i mesuar ndonjehere; por edhe po t’i mesoni, nuk do te jeni dakord me to.
Tani dy fjale edhe per vepren postume te botuar te Cabejt: Edhe per vepren e mbetur postume prej tij (Studime etimologjike ne fushe te shqipes, bl. III-VII) , ka pasur nje grup pune qe eshte marre me zbardhjen e skedave te Cabejt, si edhe nje keshill botues qe miratonte perfundimisht botimin e tyre. Pra puna e Cabejt ne skeda, hidhej ne leter te bardhe, daktilografohej / digjtalizohej, shqyrtohej vertetesia e materialit me skedat e lena si trashegimi intelektuakle, pergatitej libri si i tille, kalonte ne keshillin botues me recensentet perkates, redaktohej, cohej ne shtyp, kontrolloheshin bocat, jepej miratimi perfundimtar, libri lidhej dhe dilte ne qarkullim me siglen e institucionit shkencor ne fjale.
Botimet e Prishtines: Te gjitha botimet, me sakte ribotimet e studimeve te Cabejt te realizuara ne Prishtine kane kaluar ne filtra te moderuar, sepse a) ishin botuar, recensionuar dhe redaktuar njehere, dhe b) jane vepra postume. Mos do qe te ngresh tani Cabejn nga varri, ne rast se jeni ju ai qe doni t’u beni oponence veprave te tij? Epo keto gjera nuk besoj t’i sjelle nder mend asnje mendjendtritur i sojit dhe sorollopit tend.
Po permbledh tani, qe gjithe sa ju shkruani, njollosni dhe villni ndaj elitave intelektuale gjithkund e sidomos ne emisionet televizive ne Shqiperi e gjetke jane thjesht shfaqie paranoje te nje njeriu malinje, pa shkolle, injorant dhe deshtak, qe nuk di, sepse as nuk do te dije te mesoje nga pervoja e kerkimit shkencor albanologjik, andaj edhe s’i ka mbetur gje tjeter vec mediokritetit, manipulimit dhe sharalatanizmit, qe mundesisht t’i merrini gjithmone me vete me vete e pa na i lene mbrapa.
“Përulje para shkencës së huaj” e akuzonin ca kolegë bp edhe atëherë nëpër fletërrufe e mbledhje. Mbase të shtyrë nga të njëjtat forca okulte…
Qe sharlatanet e kombetarizmit jane te zhytur ne konspiracizem dhe akuzojne per te shitur kedo qe nuk mendon si ata, kjo dihet, por mua me beri pershtypje nje interviste e ketyre diteve te fundit, ku intervistuesi, gazetari Dritan Hila, elaboronte idene qe sharlatanet jane vegla te sherbimeve te huaja (qe duan te na paraqesin si qesharake etj.), ndersa i intervistuari, Prof. Pellumb Xhufi, e pohonte duke tundur koken por edhe vokalisht. Cudi e madhe vertet! Kaq te pamundur e paskemi ne si kulture t’i kuptojme gjerat objektivisht, por duhet te shohim ngado e gjithnje duar te fshehta e qellime malinje!