RRETH KOMENTEVE

Të nderuar lexues dhe vizitorë të faqes sonë,

kohët e fundit është shtuar numri i komenteve ad hominem dhe i atyre jashtë teme, çfarë na ka krijuar probleme neve si administratorë të faqes dhe moderatorë të komenteve. Ju lutemi të mbani parasysh se koha që kemi në dispozicion për t’u marrë me komentet është vetvetiu e kufizuar dhe se vendimi ynë për t’i lejuar komentet të publikohen menjëherë, pa kaluar në moderim, mbështetet në mirëkuptimin tuaj dhe në respektin për hapësirën ku jeni mysafirë dhe për njëri-tjetrin si lexues të Peizazheve.

Prandaj po ju lajmërojmë se tash e tutje komentet që ne si moderatorë i gjykojmë si jashtë teme ose të papërshtatshëm (pse janë ad hominem ose irrelevantë) do të hiqen pa njoftim dhe recidivistët do të vihen në moderim dhe, nëse edhe ashtu nuk arrijnë të përshtaten, do të përjashtohen krejt nga debatet. Jemi të detyruar ta marrim këtë masë, në mënyrë që të minimizojmë kohën që na duhet të kalojmë me mirëmbajtjen e hapësirës së diskutimit dhe me diskutimet rreth vendimeve tona specifike. Dhe ju lutemi veçanërisht, në asnjë rast mos e përdorni hapësirën e komenteve për të komunikuar me redaksinë e Peizazheve; për çdo pyetje, sugjerim ose ankim na shkruani te peizazhe at gmail dot com.

Disa nga ju mund të kenë mendime të tjera se si duhet komentuar dhe si duhen moderuar diskutimet; e kemi të qartë që vendimet tona janë subjektive dhe të kritikueshme. Megjithatë, kjo faqe që në fillim është konceptuar si e organizuar rreth kontributeve nga shkrimet kryesore, ndërsa komentet lejohen për kënaqësinë e diskutuesve më shumë se për nevojat strategjike të faqes vetë. E kuptojmë që ka prej jush që janë mësuar të angazhohen dhe të debatojnë në faqe të tjera, sipas rregullash të tjera; ndoshta edhe ne, po të kishim mundësi më të mëdha financiare dhe organizative, do t’i kishim organizuar diskutimet ndryshe.

Prandaj shijoni prurjet që sjellim, angazhohuni në diskutime me autorët dhe me njëri-tjetrin për temat përkatëse, sillni kontributet tuaja për t’i botuar nëse dëshironi dhe mbani parasysh, kur të mundeni, që gjithçka këtu ju ofrohet ekskluzivisht dhe falas.