FTESË

[Miku Ernest Nasto, analist financiar dhe studiues i politikave ekonomike, do të mbajë javën e ardhshme një cikël leksionesh në Tiranë, duke më kërkuar, me këtë rast, t’ua përcjell ftesën edhe lexuesve të blogut tonë nga Shqipëria. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e përgatitur prej tij.]

FTESË

POSTER AKTIVITET dt 18 majNë kuadrin e leksioneve të hapura të organizuara nga Universiteti Marin Barleti lidhur me politikat e sotme botërore, në datat 21, 22 dhe 23 maj do të zhvilloj atje një cikël rreth rolit dhe ndikimit politik të Religious Right në SHBA.

Ky grupim e ka transformuar krejt jo vetëm konservatorizmin, por edhe tërë peizazhin elektoral në Amerike, duke u bërë një faktor shumë i rëndësishëm në përcaktimin e politikave të superfuqisë botërore.

Plani i leksioneve është si më poshtë:

E martë 21 maj, ora 14.00 – 15.30 (Kampusi 1)

Kushtetuta Amerikane, bazat Deiste të saj dhe ndarja e kishës nga shteti.
Krijimi i së Djathtës Fetare, botëkuptimi dhe parimet e saj udhëheqëse.

E mërkurë 22 maj, ora 14.00 – 15.30 (Kampusi 1)

Disa nga politikat dhe çështjet morale kryesore në kohën e sotme në SHBA dhe më gjerë. Përgjigjja politike e së Djathtës Fetare Amerikane ndaj këtyre çështjeve (kryesisht aborti, të drejtat e homoseksualëve, mbrojtja e mjedisit dhe politika e jashtme).

E enjte, 23 maj, ora 14.00 – 15.30 (Kampusi 1)

Roli dhe ndikimi i së Djathtës Fetare në politikat ekonomike dhe sociale në SHBA. Efektet e rekomandimeve dhe politikave të saj për shtresën e ulët dhe të  mesme të shoqërisë amerikane.

Të interesuarit mund të regjistrohen në adresën info.master@umb.edu.al deri në datën 18 maj 2013.

Te gjithë jeni të mirëpritur!

Ernest Nasto

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin