OPOZITA E MOHUAR NË SHQIPËRI

nga Armend Mazreku*

Në një shkrim të botuar në mbarim të Luftës II Botërore, intelektuali, filozofi dhe novelisti i famshëm francez, Jean-Paul Sartre, shkruante provokueshëm se populli francez kurrë nuk kishte qenë “më i lirë se sa gjatë pushtimit gjerman.”[i] Me këtë, natyrisht, ai nuk nënkuptonte që pushtimi gjerman ishte një gjë e mirë që u kishte ngjarë francezëve – përndryshe, i gjithë kontributi i tij në kuadër të Rezistencës franceze; i gjithë aktiviteti i tij intelektual i mbas-Luftës II Botërore; dhe e gjithë vepra e tij letrare e filozofike nuk do të kishin kurrfarë kuptimi.

Ajo që kishte në mendje me këtë teoremë politike; dhe, siç në të vërtetë, e sqaron edhe vetë në artikull, ishin dy gjëra tejet të vlefshme: E para, që, gjatë pushtimit gjerman, terrori nazist kishte depërtuar aq thellë në indin shoqëror francez sa edhe gjesti ose veprimi më i vogël kundër tij merrte peshën e angazhimit solemn politik. Siç pohonte edhe vetë Sartre:

Për shkak se venomi nazist u zhyt në mendjet tona, secili mendim i duhur kundër tij ishte një pushtim në vetvete. Për shkak të një policie të gjithëpushtetshme, që përpiqej të na mbante gojën mbyllur, çdo fjalë merrte vlerën e një deklarate parimesh. Për shkak se ata na gjunjëzuan, secili nga gjestet tona kishte peshën e angazhimit solemn [politik].[ii]

Dhe gjithashtu, por jo më pak e rëndësishme, që, gjatë okupimit gjerman, francezët ishin të lirë ngase duke qenë në zgrip të “çastit asgjësues” – siç i referohej ndryshe vdekjes Georges Bataille – secili gjest bëhej mishërim i lirisë autentike. Siç deklaronte edhe vetë:

[M]izoria e armikut na çoi në skajet e kësaj gjendje [vdekjes], duke na detyruar kështu që t’i bëjmë vetes pyetje që kurrë nuk do t’i bënim në kohë paqeje. Të gjithë ne…e pyesnim veten me ankth: “Nëse më torturojnë, a do të jem në gjendje të hesht?” Kësisoj, çështja themelore e lirisë u shtrua para nesh, dhe ne u sollëm në prag të njohjes më të thellë që njeriu mund të ketë për vetveten.[iii]

Mbaj mend që, në vitin 2011, në një “tribunë” me studentë e aktivistë politikë në Kosovë, ligjëruesi i Filozofisë Politike dhe Estetike, Orgest Azizi, i pat bërë një lexim të mrekullueshëm kësaj teoreme të famshme të Sartre-t në kontekst të Idesë së Universitetit në botën shqiptare, ku me të drejtë konstatonte se, shqiptarët e Kosovës, por edhe ata që jetonin (jetojnë) në Shqipëri e vise tjera në Ballkan, kurrë nuk kanë pasur më shumë Universitet se sa gjatë kohës së sundimit serb. Siç thoshte edhe vetë, “Kurrë nuk kemi pasur aq shumë, aq intensivisht Universitet, sesa në kohën e sundimit serb, sesa në kohën kur ai ishte i ndaluar.”[iv]

Pra, në kohën kur Universiteti i Prishtinës ishte i ndaluar, sipas Azizit; “kur pushtuesi serb deklaronte se s’ka Universitet, se diplomat e Universitetit të Prishtinës nuk vlenin gjë dhe njerëzit që e popullonin atë nuk ishin studentë,” Universiteti, në këndvështrimin e tij, ishte pikërisht “një vend mirëfilli politik dhe studenti një figurë politike absolute.”[v] Siç sqaronte më tej Azizi:

Në vitet ’90 pushteti serb shpallte [që] s’ka universitet në Kosovë. Komuniteti politik i studentëve dhe profesorëve përgjigjej: Ne jemi Universitet dhe universiteti është vendi me intensiv i ekzistencës politike të Kosovës, ikona e kësaj ekzistence dhe vendi i artikulimit të saj. Sot, pushteti vendas na thotë se ka, në republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës, universitete plot, publike e private: e Ne përgjigjemi: në hapësirën shqiptare sot s’ka Universitet. Universiteti është i munguar, i mohuar, i pabanuar e papopulluar, apo edhe aktivisht i ndalur. Fakti që shumë institucione, banesa e pallate mbajnë në ballinë të tyre një emër të tillë, jo vetëm nuk është kundër-argument, por është vetë shenja e sa më sipër, është kushti i bjerrjes së Universitetit në Idenë e vet.[vi]

Duke u bazuar në këto dy konstatime-teorema politike të Sartre-t dhe Azizi-t, në një mënyrë të përngjashme, besoj, do të mund të konstatonim edhe ne për opozitën në Shqipëri: që më shumë ka pasur Opozitë gjatë pushtimit nazi-fashist dhe sundimit komunist, sesa që ka pasur e ka në periudhën e “pluralizmit politik.”

Ndonjë lexues, ma ha mendja, do të ma tërheq vërejtjen sakaq:

  • Ore, ke shkalluar nga mendja ti?
  • Po si guxon të postulosh që më shumë ka pasur Opozitë gjatë pushtimit nazi-fashist e sundimit komunist, sesa që ka tani që kemi mbi një qind parti politike, me qindra e mijëra organizata jo-qeveritare, me dhjetëra portale e gazeta, televizione, e çka jo tjetër?

Sa i përket pjesës së parë të pyetjes, më lejoni të siguroj akësecilin që, për fat të mirë, nuk kam harlisur akoma mendërisht; kurse sa i përket pjesës tjetër të pyetjes – që si guxokam të shpall që në Shqipëri ka më pak Opozitë tani, krahasuar me kohën e pushtimit nazi-fashist dhe sundimit komunist – do të përpiqem të sqaroj në vijim të shkrimit. Por, paraprakisht, nëse më lejohet, do të doja të qartësoj se çfarë (nën)kuptoj kur them që një subjekt i caktuar është Opozitë e sistemit; sepse, me sa kam parë e dëgjuar kohëve të fundit, kam përshtypjen se shënjues të tillë: të-qenit-në-opozitë, të-qenit-opozitë, dhe të-bërit-opozitë sikur nuk kuptohen mirëfilli nga ana e politikanëve, gazetarëve dhe analistëve.

E para, siç dhe rëndom përdoret në vokabularin liberal-parlamentar, presupozon hapësirën formale dhe të rezervuar për të gjitha ato parti politike që nuk arrijnë të fitojnë pushtetin dhe, si rrjedhim, ngelin në-opozitë. Normalisht, edhe partitë në-opozitë do të duhej të pozicionoheshin ideo-politikisht kundër partisë/ve në pushtet. Por, duke qenë se konfliktet ideopolitike janë fashitur tashmë si rrjedhojë e rendit hegjemonik neoliberal; dhe duke qenë se partitë politike në Shqipëri (dhe në vende të tjera) qëndrojnë pothuajse për gjëra të njëjta sa i përket politikës, ekonomisë, shtetit, dhe shoqërisë, atëherë e vetmja arsye pse thuhet që një parti është në-opozitë, është për të treguar që ajo nuk është në pushtet. Përndryshe, duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë – e cila menjëmend është subjekt i vetëm politik shqiptar që ka artikuluar një kritikë shoqërore, ekonomike e politike – të gjitha partitë e tjera, në-opozitë a pushtet qoftë, janë parti të sistemit.

Në kontrast, të-qenit-opozitë, nga ana tjetër, nënkupton subjektin politik (jo domosdoshmërisht partinë politike) që, përveç që është në-opozitë, pozicionohet edhe ideo-politikisht në marrëdhënie polemike, agonistike, antagonistike, ose konfliktuale me sistemin në fuqi. Për shembull, nëse një parti e djathtë ose konservatore është në pushtet, dhe ajo mbërrin të shtrijë hegjemoninë e vet, siç do të thoshte filozofi i famshëm Italian, Antonio Gramsci, në sferën eko-sociale, politike dhe kulturore; dhe nëse, në anën tjetër, kemi një forcë, parti, organizatë, lëvizje a bllok të majtë që pozicionohet ideologjikisht kundër rendit hegjemonik që ka etabluar partia e djathtë, atëherë mund të themi se kjo e fundit, së bashku dhe me forcat e tjera progresiste në shoqëri, është menjëmend Opozitë e sistemit.

Megjithatë, për të qenë Opozitë e sistemit nuk është e thënë të jesh brenda institucioneve të sistemit; këtë punë mund ta bësh fare mirë edhe duke qëndruar jashtë. Shembuj të tillë kemi Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë, nga viti 2005 deri në vitin 2010, dhe Organizatën Politike në Shqipëri – e cila, edhe pse akoma jo një lëvizje politike, lirisht mund të thuhet se është e vetmja organizatë politike anti-sistem në Shqipëri. Po ashtu, përveç formacioneve socio-politike, Opozitë e sistemit mund të jenë edhe poetë, artistë, shkrimtarë, intelektualë, studentë, etj. Rrjedhimisht, mund të jesh Opozitë e sistemit duke mos qenë fare parti politike në-opozitë, sikundër që mund të jesh në-opozitë dhe të mos jesh fare Opozitë e sistemit (p.sh., Partia Demokratike në Shqipëri momentalisht, Lidhja Demokratike e Kosovës (kur ishte në opozitë), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kështu me radhë).

Ndërkaq, nëse një parti parlamentare është në-opozitë, dallon nga pikëpamja ideologjike me partinë në pushtet; dhe, krahas kësaj, realizon aksione radikale kundër një sistemi të caktuar politik, shoqëror, ekonomik, etj., atëherë mund të themi se ajo është jo vetëm në-opozitë, jo vetëm opozitë, por edhe bën opozitë. Shembull emblematik i një subjekti të tillë, mendoj është prapë Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. (Siç dihet, në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në vitin 2010 dhe 2014, ajo nuk mbërriti të bëhej partia e parë në vend; dhe, si rrjedhim, mbeti në-opozitë. Megjithatë, ajo që e ka dalluar Lëvizjen Vetëvendosjen gjatë kësaj kohe, nuk është fakti që ajo mbeti në-opozitë – sepse, më parë, siç e dimë, në-opozitë kanë qenë edhe Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kështu me radhë; por fakti që ka qenë edhe Opozitë e sistemit, edhe ka bërë Opozitë (duke ndërmarrë aksione radikale në kundërshtimin e koordinatave të sistemit politik dhe ekonomik në Kosovë).

Prandaj dhe kur them që në Shqipëri ka më pak Opozitë tani, sesa gjatë pushtimit nazi-fashist e sundimit komunist, kam parasysh mungesën e organizatave, partive, lëvizjeve, etj., që ideopolitikisht i kundërvihen sistemit ekzistues ekonomik, shoqëror, politik, kulturor, e të tjerë. Po, parti politike kemi sa të duash, por, siç thashë më lart, të gjitha ato janë parti të sistemit – çka do të thotë se qëndrojnë për gjëra të njëjta. Për shembull, të gjitha, pa përjashtim, kanë privatizuar e shitur pasurinë publike.

Të gjitha, pa përjashtim, kanë plaçkitur e shkatërruar pasuritë publike.

Të gjitha, pa përjashtim, kanë shkatërruar shtetin social e demokratik.

Të gjitha, pa përjashtim, janë parti të korrupsionit, drogës e krimit të organizuar.

Të gjitha, pa përjashtim, janë parti klienteliste.

Të gjitha, pa përjashtim, janë parti oligarkike.

Të gjitha, pa përjashtim, janë parti kleptokratike.

Të gjitha, pa përjashtim, janë parti servile ndaj ndërkombëtarëve.

Të gjitha, pa përjashtim, duan integrime euro-atlantike.

Të gjitha, pa përjashtim, kanë kapur institucionet e pavarura, agjencitë e pavarura, mediat e pavarura, e kështu me radhë…[vii]

Në kontrast, në kohën e pushtimit nazi-fashist, ta zëmë, ekzistonin me dhjetëra organizata e parti politike – të cilat, përveç që i kundërviheshin Partisë Fashiste të Shqipërisë dhe pushtimit nazi-fashist në përgjithësi, dallonin njashtu ideologjikisht me njëra tjetrën. Për shembull, Partia e Legalitetit angazhohej për rikthimin e monarkisë në Shqipëri. Partia e Ballit Kombëtar, më në krye Mit’hat Frashërin, propagandonte idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm (edhe pse, nga perspektiva e komunistëve, Partia e Ballit Kombëtar dhe lëvizje të tjera nacionaliste shiheshin si bashkëpunëtore e pushtuesve nazi-fashistë). Dhe, natyrisht, komunistët – të cilët, përveç luftimit të pushtuesve nazi-fashistë, donin që regjimi komunist të etablohej në Shqipëri, dhe të mos lejonin që Shqipëria të përqafojë kapitalizmin, liberal-demokracinë, ose të orientohej kah Perëndimi.

Pra, edhe pse nën pushtimin nazi-fashist, formacionet e kohës (me përjashtim të Partisë Fashiste të Shqipërisë) i kundërviheshin hapur sistemit nazi-fashist; dhe, veç kësaj, ndanin botëkuptime të ndryshme ideopolitike – në lidhje me atë se si Shqipëria do të duhej të organizohej e orientohej politikisht, ekonomikisht, ndërkombëtarisht, e kështu me radhë.

Më pas, siç e dimë, me mposhtjen e forcave nazi-fashiste nga ana e Aleatëve, komunistët eliminuan të gjitha forcat e tjera politiko-shoqërore të kohës; dhe, kësisoj, etabluan sistemin një-partiak në Shqipëri, ku askush nuk lejohej të ushtronte ndonjë aktivitet në kundërti me regjimin e kohës. Megjithatë, dhe pavarësisht kësaj, sistemi komunist nuk arriti kurrë të eliminonte tërësisht Opozitën, meqë shumë poetë, shkrimtarë, artistë, priftërinj, hoxhallarë, pasunarë, të varfër, studentë, intelektualë, komunistë idealistë, organizata e lëvizje ilegale, i kundërviheshin hapur e fshehtas këtij sistemi. Jo rastësisht, ta zëmë, mbi 34 mijë ishin arrestuar, burgosur e dënuar për arsye politike; rreth 60 mijë të tjerë ishin internuar në kampe përqendrimi; rreth 1 mijë të tjerë kishin vdekur nga torturat në burgje; rreth 300 të tjerë kishin humbur aftësitë mendore; dhe mbi 5 mijë të tjerë ishin vrarë.

Sigurisht, shumë nga këta kanë qenë edhe të pafajshëm. Megjithatë, ky shpjegimi që “viktimat” e komunizmit ishin të gjitha të pafajshme më është dukur gjithmonë i tejthjeshtëzuar. Sepse, në sistemet totalitare – të cilat, siç e dimë, kontrollojnë çdo aspekt të ekzistencës njerëzore – secili mendim, secila ëndërr, secila poezi, secila vepër, secili gjest… merr kuptim politik dhe, rrjedhimisht, është i dënueshëm nga sistemi totalitar. Madje, mendimi im është që, duke i viktimizuar “viktimat” e sistemit totalitar, ne, në një mënyrë ose tjetër, jemi duke thënë që ata kanë vdekur e përvuajtur pa asnjë arsye, duke bërë kështu zhvlerësimin e gjithë heroizmit të tyre për t’u përballur me sistemin komunist të kohës.

Në këtë kuptim, dhe po t’i referohem sërish asaj çfarë thoshte mrekullueshëm Azizi, do të mund të thonim edhe ne për opozitën në Shqipëri: përgjatë viteve 1945-1991, pushteti i kohës deklaronte që s’ka opozitë në Shqipëri; komunitete të ndryshme njerëzish i kundërpërgjigjeshin: Ne jemi Opozita e sistemit totalitar, e Partisë Komuniste, e Real-Socializmit, dhe Diktatorit Hoxha. Ndryshe, pse duhej që sistemit komunist të persekutonte mbi 34 mijë njerëz politikisht; të internonte mbi 60 mijë të tjerë në kampe përqendrimi; të mbyste rreth 1 mijë të tjerë nga torturat në burgje; dhe t’i vriste e pushkatonte mbi 5 mijë të tjerë?

Sot, ndërkaq, politikanë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, analistë, e të tjerë si soji i tyre, na thonë se ka opozitë në Shqipëri. Ne i kundërpërgjigjemi: Sot, në Republikën e Shqipërisë nuk ka Opozitë. Po, ka plot parti politike, organizata jo-qeveritare, medie, e kështu me radhë, po Opozitë nuk ka. Sepse, siç e përmenda më parë, të gjitha qëndrojnë për gjëra të njëjta.

Prandaj dhe qëndrimet e shpeshta të tipit: “Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën,” “mirë shumë që edhe opozita do të garojë në zgjedhje,” janë qëndrime menjëmend idiotike; sepse, fakti që Partia Demokratike nuk qeveris me vendin më, por simotra e saj – Partia Socialiste – nuk e bën atë domosdoshmërisht Opozitë. Sigurisht, ajo është në-opozitë, – nëse me këtë kemi parasysh hapësirën e rezervuar për partitë që nuk kanë arritur të fitojnë shumicën parlamentare në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme. Por, të qenit në-opozitë, dhe të qenit Opozitë, nga siç e thashë edhe më lart, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

(*) Armend Mazreku ka mbaruar studimet e Magjistraturës në SHBA dhe aktualisht është doktorant per Filozofi/Teori Politike në Universitetin e Torontos, Canada.


 

[i] Jean-Paul Sartre, “The Republic of Silence,” te The Aftermath of War, trans. Chris Turner (London: Seagull Books, 2008), pp. 3-6.

[ii] Po aty.

[iii] Po aty.

[iv] Orgest Azizi, “Ideja e Universitetit” (ligjëratë, Biblioteka Kombëtare Universitare, Prishtinë, Kosovë, 19 Mars, 2011). E qasshme në: https://www.youtube.com/watch?v=OAU2CkxDZus.

[v] Po aty.

[vi] Po aty.

[vii] Ky është një problem i madh i demokracive liberale në përgjithësi, sepse, në vend që të krijojë ndarje të njëmendta ideopolitike: i majtë vs. i dajthtë, konservator vs. liberal, krijon kësi lloj ndarjesh formale: Pozitë vs. Opozitë, që nuk kanë kurrfarë përmbajtje reale.

54 Komente

  1. Natyrisht qe ne kohen e “socializmit” kishte me shume se sot opozite, biles edhe me te ndershme -ne kuptimin se gjithe llapaqenia kundra sistemit dhe shtetit behej nga nje shumice njerzish neper qytetet e medha me zemer dhe vetedijen e kokes ne traste! Ndersa sot eshte te qenit ne opozite si nje biznes i caktuar, thjesht per perfitim, pa zemer dhe shpirt.

    1. Ke te drejte plotesisht, r.th — kishte me shume ide e ideale atekohe, per te cilat njerezit edhe ishin ne gjendje per t’u sakrifikuar. Sot, mjerisht, gjithcka fillon dhe perfundon te “interesat.” Jo rastesisht, ta zeme, degjojme politikanet (dhe jo vetem) duke thene: “nuk eshte interesi yne,”nuk kemi interes per kete gje,” “eshte ne interesin tone,” etj. — ne vend qe te thone se ky apo ai veprim eshte ne perputhje me bindjet tona, programin tone, idealet tona, idete tona, e keshtu me radhe. P.S. Personalisht, jam duke pergatitur nje shkrim mbi Rendesine dhe Domosdoshmerine e Kauzave te Humbura, ku, pervec tjerash, flas edhe per keto gjera. Gjithe te mirat e falemnderit per komentin, Armendi

  2. I dashur Armend,

    ju përgëzoj për shkrimin tuaj, si dhe gjej rastin t’ju shkruaj paraprakisht se bie dakord me thelbin e analizës që bëni. Varfëria ideologjike e shumicës së subjekteve politike të hapësirës shqiptare sot është së paku çmeritëse, në mos dëshpëruese. Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja në zanafillë komentit tim.

    Kam një shqetësim të natyrës historike në trajtimin që i bëni regjimit monist shqiptar të 1945-91-it. Sigurisht, premisa e një opozite brenda vendit shumë herë më të pasur gjatë viteve të muzgut së “demokracisë popullore” merret prej meje si e saktë. Ajo që nuk është aq e lehtë për t’u pranuar pa mëdyshje është kapërcimi nga vendosja e rendit totalitar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 1945-s në, le të themi subjektivisht, ato famëmëdha të 1989-s. E thënë më shkurt: trajtimi en bloc i tërë jetës së atij rendi politik.

    Nga ana formale, së paku, marksizëm-leninizmi i praktikuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe nuk ishte statik në të njëjtën mënyrë siç ishte fashizmi shqiptar i LIIB. Këtu nuk po përfshij rrethanat e jashtme që i bëjnë të nevojshme ndryshimet në cilindo rend politik apo shtetëror, por vetëm ato tipare të brendshme ideologjike që kanë të njëjtën pasojë. Fakti është që, të paktën sipas dokumenteve dhe propagandës së prodhuar prej tij, totalitarizmi shqiptar ishte një dinamo e vërtetë ndryshimesh dinamike në vend dhe në popull.

    Me këtë dua të them që nocioni i “Shqipërisë komuniste” është historiografikisht i rremë, pavarësisht se mund të ketë qenë sociologjikisht apo psikologjikisht i vërtetë. Për të bërë pak histori, kemi së paku tre etapa të monopartitizmit shqiptar:

    1. Ndërtimin e socializmit shqiptar.
    2. Arritjen dhe konsolidimin e socializmit shqiptar.
    3. Ndërtimin (hipotetik) të komunizmit shqiptar.

    Data kyçe në përcaktimin e këtyre tre fazave është 28 dhjetori 1976, datë në të cilën u miratua nga Kuvendi Popullor dhe hyri në fuqi Ligji Nr. 5506, me titull “Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.” Praktikisht, ky ligj i ri themeltar pasqyronte arritjen e plotë të rendit socialist në Shqipëri, prej nga dhe vetëpërgëzimi i nomenklaturës së PPSH me shtimin e cilësorit “socialiste” në emërtimin zyrtar të shtetit.

    Arritja e socializmit, etapës së parë në ndërtimin e komunizmit të plotë sipas rrëfimit të vetëm të zhvillimit historik që ofrohej nga marksizëm-leninizmi shqiptar, ishte një cast kyç në jetën e komunizmit shqiptar. Ai nënkuptonte që privimet dhe sakrificat e bëra në emër të revolucionit deri atëherë do të zmadhoheshin në mënyrë të konsiderueshme në funksion të etapës së dytë të procesit të ndërtimit të një rendi të ri shoqëror. Në këtë aspekt, edhe ajo pak që ishte e lejueshme deri në atë kohë, shumë shpejt do të bëhej tepër liberale për qetësinë e diktaturës së proletariatit.

    E gjitha kjo ka për qëllim të vërë në dukje se, edhe pa i marrë parasysh trillet gjakatare të E. Hoxhës apo udhëheqësve të tjerë të RPSSH dhe spastrimet e pafundme që ato shkaktuan, “progresimi” drejt rendit komunist do të shtonte vetëvetiu numrin e armiqve të popullit, në perceptimin e kohës. Kjo, natyrisht, do të bëhej për t’i ekspozuar ata herët dhe për t’i shfarosur në kohë, gjë e cila, rrjedhimisht, siguronte zhdukjen totale të kundërrevolucionarëve sa më tepër që afrohej arritja e shoqërisë komuniste.

    Christopher Hitchens-i vriste mendjen dikur, në një reportazh nga Republika Demokratike Popullore e Koresë, nëse koreanët nën diktaturë ishin vërtet plotësisht të përfshirë nga ideologjia Juche. Përgjigjja do të ngelet e pazbuluar deri në kohën kur totalitarizmi koreanoverior të rrëzohet ose të jetë mbizotërues në planet. E njëjta pyetje do të kish qenë e vërtetë, mund të thuhet, nëse totalitarizmi shqiptar do të kishte dalë po aq jetëgjatë. Nëse kjo ngjan e pagjasë, duhet patur parasysh që jemi deri diku të qartë për praninë e fortë të “mbeturinave komuniste” ende në jetën shqiptare sot; ndoshta disa dhjetëvjeçarë propagandë më shumë do t’ia kishin arritur qëllimit.

    Në përfundim, mendoj se duhet marrë parasysh prej jush—gjithnjë nëse kjo bën pjesë në interesat tuaja—që shtimi i opozitarëve në Shqipërinë moniste ishte i pashmangshëm, madje njëfarësoj i dëshirueshëm, edhe prej partisë-shtet. Fat ii tyre i keq dhe i yni i mirë qe që ky opozitarizëm pushtoi skenën politike shqiptare pikërisht në atë periudhë kur shtërngimi i rradhës i vidhave—kryesisht ekonomike dhe kulturore atëbotë, për shkak të monopolist politik të PPSH-së—u bë i papërballueshëm për shkak të falimentimit ekonomik dhe ideor të klasës udhëheqëse të pararojës së revolucionit.

    1. I dashur A.A.B,*

      Falemnderit shume per kritiken me vend. Pajtohem plotesisht qe, shikuar historikisht, sistemi totalitar (komunist) eshte me kompleks nga c’trajtohet rendom ne kritikat siperfaqesore qe i behen atij. Madje, ka nje diskutim te gjer’ ne mesin e autoreve marksiste se sa komuniste kane qene sistemet komuniste gjate shekullit qe lame pas, dhe ne kete shekull qe po jetojme. Por, ky eshte nje diskutim tjeter, besoj.

      Arsyeja kryesore qe kam trajtuar en bloc tere jeten e atij regjimi, por edhe kohen e pushtimit nazi-fashist, ka qene thjesht per te lehtesuar kontruktimin e konstatimit-teoremes qe po perpiqesha te zhvilloj ne shkrimin tim: qe me shume ka pasur Opozite, ne kuptimin ideopolitik te fjales, para, gjate dhe mbas LIIB, se sa ne periudhen e mbas renies se sistemit komunist. Pra, eshte me shume nje intervenim teoriko-politik ne diskursin dominant ne Shqiperi, se sa nje studim/reflektim historik mbi sistemin fashist e komunist. Kjo ishte ajo qe po provoja te beja ne shkrimin tim. Se sa ja kam arritur kete gje, eshte tjeter gje.

      Sdq, te falenderoj vertet shume per komentin dhe shpjegimet.

      *Ne Kosove, nga ku vij edhe une (edhe pse ka kohe qe jetoj ne Perendim), ekziston nje universitet privat pikerisht me kete emer: AAB 😀

  3. Do të shtoja edhe që vështirësia për të artikuluar një diskurs opozitar të mirëfilltë ka të bëjë, ndoshta, edhe me atë që Fukuyama e pat quajtur “the end of history”: një tezë gjithnjë e kritikuar dhe e hedhur poshtë, por që ka mbijetuar njëfarësoj, meqë edhe tezat e gabuara kanë forcën e tyre shpjeguese.

    Në Shqipëri nuk ka traditë të pluralizmit politik, por vetëm të krahinizmit dhe të bajraktarizmit dhe të klaneve, të cilat sot manifestohen edhe në formën e çfarë i kanë quajtur “poëer netëorks.” Për t’u shënjuar se edhe OJQ-të që marrin pjesë na tranzicionin nga shoqëria civile drejt pushtetit kanë organizim rreptësisht klanor.

    Ngaqë mungon tradita dhe kultura politike e pluralizmit, ky është interpretuar si sebepi i nevojshëm për të legjitimuar segmentimin.

    Idealisht, në Shqipëri do të kishte vend për një forcë politike liberale, të orientuar drejt Europës; një forcë politike kombëtariste (si Vetëvendosja) dhe një forcë politike të majtë, që të luftonte për drejtësi sociale. Këto do të mund t’i kundërviheshin njëra-tjetrës, por pa e kolonizuar hapësirën e debatit politik.

    Siç po e tregon edhe fushata e tanishme – e mërzitshme dhe e nivelit fare të ulët – lufta politike në Shqipëri bëhet mes klaneve, të organizuara rreth pak individëve me shumë pushtet, që e përdorin partitokracinë për të kontrolluar të gjitha pushtetet. Parlamenti i ardhshëm do të jetë i mbushur me njerëz që përfaqësojnë veç interesat dhe humoret e krerëve të partive përkatëse, që kanë hartuar listat; gjyqësori do të bëhet fërtele (edhe më fërtele se ç’ishte) falë vetting-ut; Presidenti i Republikës… më mirë mos e vazhdoj më tutje.

    Me fjalë të tjera, kushtetuta po shkelet jo vetëm në shkronjë, por edhe në frymë, çfarë është më e rrezikshme. Në rrethana të tilla, më duket e kotë të ushqehet edhe shpresa që një farë opozite ndaj bosëve të politikës të vijë prej gjyqësorit (diçka si “mani pulite” në Itali). E vetmja rrugëdalje nga ky batak – sepse batak është – më duket organizimi i disa referendumeve, për të korrigjuar nene kyçe të Kushtetutës. Siç e shoh unë, një parti e re politike mund të marrë formë dhe vrull pikërisht falë veprimtarisë referendare.

  4. Diçka edhe për opozitën në vitet e regjimit totalitar. Unë kam bindjen, që e kam shtjelluar gjatë tjetërkund, se pjesëmarrja e qytetarit në politikë, gjatë asaj periudhe, kishte natyrë performative: sa për të sjellë një shembull banal, pjesëmarrja në zgjedhje kish më tepër rëndësi se për kë do të votohej. Vetë fakti që shumë mbledhje me natyrë politike do të mbylleshin me pyetjen “kundra ka?”, të lënë gjithnjë pa përgjigje, tregon se regjimi kujdesej, sa për sy e faqe, që t’u linte qytetarëve të kuptonin se opozitë ndaj tij nuk mund të kishte. Përndryshe, kundërvënia ndaj diktatit absolut të pushtetit manifestohej në mënyrë të vetvetishme, tropike, epidermike, instinktive; njerëzit e kuptonin që ashtu nuk shkonte, por nuk e kishin idenë se si mund të ndreqeshin gjërat, sa kohë që shpresat për zbarkimin e anglo-amerikanëve sa vinin e zbeheshin. Për shembull, mund t’i kundërviheshe regjimit edhe duke refuzuar të shkoje të dielën në aksion, ose duke lënë flokët të gjata ose duke ngushtuar jeans-et; por çfarë opozite ishte kjo? E tillë që të jepte iluzionin se ti nuk ishe “si ata”, se ty nuk të kish prekur murtaja e uniformizimit dhe e konformizmit; por jo shumë më tepër se kaq. Një opozitë më e mirë do të ishte sikur të kish mundësi që regjimi të injorohej krejt, për të krijuar hapësira kulturore autonome; dhe në këtë kuptim, interesi i kultivuar për – të themi – Vivaldin ose mitologjinë kelte – do të ishte më “opozitar” se lektisja mbas Adriano Celentano-s ose Beatles-ve.

  5. Falemnderit shume per komentet, Ardian.

    Mendime te pakrehura: 😛

    Ajo qe Fukuyama nuk arriti te parashikonte saktesisht — dhe qe, ne nje interviste te tij, ai e pranon kete gje – eshte a) teza e tij e famshme qe liberal-demokracia do te universalizohet, gje qe rezultoi e pavertete; dhe b) qe, mbas renies se fashizmit, nazizmit e komunizmit, jemi deshmitare te fundit ideologjik dhe historik (edhe kjo doli te jete e pavertete, meqe ideologjite politike vertet u fashiten, por ato religjioze, sektariste dhe nacionaliste cuan krye). Pra, Fukuyama do te kishte te drejte sikur t’i referohej ideologjive politike, dhe jo konflikteve ideologjike ne pergjithesi. Pervec kesaj, me fitoren e Korbyn-it ne UK, Levizjes Vetevendosje ne Kosove, dhe fuqizimit te Podemos ne Spanje, etj., po shihet qarte se ka ende shprese per pasurimin e jetes politike me konflikte e antagonizma ideologjike.

    Pra, nuk jam i sigurt nese varferia ideologjike ka te beje me tezen e tij mbi Fundin e Historise, qe, sinqerisht, eshte nje interpretim i tejthjeshtezuar i interpretimit qe Kojeve i ben tezes se Hegelit mbi Fundin e Historise.

    Mendimi im eshte qe kjo ka te beje me shume me Neoliberalizmin dhe Third Way (por, kurdo qe t’kem kohe, besoj se do te bej nje shkrim per kete gje).

    Nderkaq, pajtohem plotesisht qe, per fat te keq, provincializmi, bajraktarizmi dhe klanet mafioze jane ato qe e karakterizojne jeten politiko-institucionale ne vend. Madje, ne rastin tone (Kosove), eshte edhe me keq: te gjitha partite, me perjashtim te Levizjes Vetevendosje, jane parti rajonale, cka do te thote se, varesisht nga cili rajon eshte lider i partise, ka edhe mbeshtetjen elektorale. Prandaj ka lufte rajonesh e pashalleqesh, e lufta mes forcash “politike,” per jo edhe lufte botekuptimesh ideologjike.

    Po ashtu, e ndaj te njejtin mendim qe duhet te kete referendume. Madje, ne nje vend te vogel sic eshte Shqiperia e Kosova, nuk shoh asnje arsye pse per ceshtjet qe prekin gjithesecilin, te mos mbahen referndume. Mund te kem mirekuptim per shoqerite qe kane qindra milione njerez, por ne qe jemi 2-3 milione, s’sosh asnje arsye pse te mos organizohen referendum per ceshtje publike.

    Kurse, sa i perket komuniteve autonome, pajtohem plotesisht qe autonomia eshte nje concept i rendesishem ne politiken emancipuese. Por, sic argumenton edhe nje mendimtar bashkekohor francez, me kete koncept nuk duhet menduar artistet, shkrimtaret, poetet, etj., si subjekte te pavaruara apo autonome ne raport me forcat e jashtme, ose strukturat e sistemit. Pra, pyetja kryesore eshte qe, nese pavaresohemi nga strukturat e sistemit ne fuqi, duke krijuar komunitete alternative dhe autonome, sa mund te ndikojme ne dobesimin apo rrezimin e strukturave qe jane pergjegjese per shtypjen politike e shfrytezimin ekonomik?

    Gjithsesi, me duhet te mendoj me shume rreth kesaj ceshtje.

  6. Ka një diferencë midis opozitës së fashizmit dhe opozitës së komunizmit. Ndaj fashizmit u arrit të bëhej rezistencë e organizuar dhe me sukses, gjë që nuk ndodhi me komunizmin.

    Arsyet janë të ndryshme, por më kryesorja mendoj është se komunizmi lindi, u rrit, dhe u përhap si pasoj e rezistencës, sidomos ndaj vetë fashizmit. Po ashtu komunizmi paraqitej së pari si opozitë dhe rezistencë ndaj sistemit kapitalist, që ishte shëndosh e mirë, çka e legjitimonte komunizmin në mënyrë konstante. Si të thuash, komunizmi e kishte marrë peng (hijacked) idenë e opozitës dhe rezistencës. E vetmja opozitë që mund të bëhej në atë kohë, ishin vetëm përpëlitjet e vogla, si ato që përshkruan Ardiani më sipër, me pantallona të ngushta, flokë të gjata, volum të ngritur të radios tek RAI.

    Ide? Opozitë? Rezistencë?

    Ato pak që kishin, dhe guxonin të kishin ide dhe bënin opozitë dhe rezistencë, përfunduan burgjeve dhe të pushkatuar. Dhe askush NUK DONTE të kujtohej, apo GUXONTE të kujtohej për to.

    Quajeni si të doni: mungesë vullneti, apo pamundësi, po mos e quani opozitë, se nuk (k)ishte.

    1. I/e dashur L.A.,

      Nuk mendoj qe Rezistenca apo Opozita ndaj sistemit komunist te kohes eshte e reduktueshme vetem ne “pantallona te ngushta, flokte te gjata, volum te ngritur te radios tek RAI,” etj. (ndonese edhe keto jane gjeste/akte performative qe, ne thelb, kane rendesi politike). Edhe ashtu ju vete po e potenconi qe “Ato pak qe kishin, dhe guxonin te kishin ide dhe benin opozite dhe rezistence, perfunduan burgjeve dhe te pushkatuar.” Pra, edhe pse formalisht opozita ishte ndaluar, ajo megjithate ekzistonte (aktualizuar ne momente te kohepaskohshme).

      Ndryshe, nuk ka si shpjegohet qe burgjet, kampet… u mbushen me njerez. Pastaj, me mijera njerez u vrane e u pushkatuan. Tash, dikush mund te thote se te gjitha “viktimat” e komunizmit ishin te pafajshme, por ky argument nuk me duket edhe aq bindes. Une mendoj qe shumica prej tyre e kane kundershtuar regjimin duke qene te vetedijeshem per pasojat qe mund te kene. Meqe nuk e kam permendur ne shkrim, po e permend gabimin e njejte qe interprete te ndryshem bejne kur komentojne vdekjen e Sokratit. Per shumicen prej tyre, Sokrati ishte i pafajshem. Megjithate, duke thene qe Sokrati ishte i pafajshem, ne, ne nje menyre ose tjeter, reduktojme gjithe rendesine dhe madhestine (greatness) e mendimit te Sokratit. Sepse, me fjale te tjera, themi qe Sokrati nuk perbente rrezik per rendin ekzistues. Dhe ishte i parendesishem! Eshte tjeter gje qe, ne Gjyqin e Historise dhe Lirise (po te shprehemi filozofikisht dhe poetikisht), njerez te tille vindikohen (are vindicated).

      Sidoqofte, ajo cfare them ne shkrim, qe sigurisht mund te jete teresisht gabim, eshte qe, krahasuar me kohen e para-gjate-mbas LIIB, me shume ka pasur Opozite atehere, se sa qe ka mbas renies se sistemit komunist. Pra, teorema asht krahasimtare.

      Gjithe te mirat e falemnderit shume per kritikat.

      Perzemersisht,
      Armendi

      P.S. Si duket, me shume po ka Opozite ketu se ne sferen publike e politike hahah.

      1. Po ndërhyj edhe unë në këtë shkëmbim tuajin.

        A mund të deduktojmë gjë mbi opozitën në vitet e regjimit totalitar, në bazë të numrit të viktimave të represionit totalitar?

        Them se po, por me kujdes. Në krye, duhet të bëjmë një periodizim të pushtetit totalitar – duke ndarë periudhën fillestare, kur ende ky pushtet kish shumë kundërshtarë, të cilët i dilnin edhe haptazi; nga periudha pasuese, kur ky pushtet filloi të konsolidohej nëpërmjet “ashpërsimit të luftës së klasave” dhe duke i krijuar vetë viktimat e represionit, nga gjiri i të gjithë atyre që i mbante si “kontingjent i armikut.”

        Kështu, në vitet 1945-1955, burgjet u mbushën me njerëz që mund ta kenë kundërshtuar vërtet pushtetin; por më pas, në vitet 1955-1973, vendin këtyre ua zunë “armiqtë potencialë”; dhe pas vitit 1973, të ardhurit e rinj në burgje dhe në kampe ishin nga vetë radhët e pushtetarëve (dhe familjeve të tyre), në kuadrin e spastrimeve të përvitshme. Mjaft të kujtoj këtu se vetëm në ushtri u pat bërë atëherë kërdia.

        Kjo në vija të trasha – sepse në burgje gjeje edhe klerikë, njerëz që kishin dashur të arratisen, të huaj të akuzuar për spiunazh (por që e kishin pësuar vetëm si të huaj), familjarë të pushtetarëve të periudhës së Mbretit Zog dhe të pushtimit, familjarë të familjeve të ballistëve dhe të legalistëve, kulakë, tregtarë të pasur e kështu me radhë; pa folur për familjarët e tyre, që përfundonin të internuar.

        Pushteti totalitar goditi egërsisht më parë një numër familjesh fisesh dhe krahinash që i shihte si armiqtë e vet të natyrshëm (përfshi këtu edhe komunitetin katolik në tërësi); pastaj filloi të godasë edhe të tjerë, shpesh për shkaqe triviale ose pa shkak fare, për të plotësuar “kuotat.” Edhe pse dhuna e regjimit në Shqipëri nuk krahasohet dot kurrë me atë në Bashkimin Sovjetik të viteve 1935-1937, sërish disa paralele mund të hiqen; në kuptimin që si atje, ashtu edhe tek ne, arsyet specifike pse dikush persekutohej dhe dënohej me burg ose internohej nuk kishin doemos lidhje me diçka specifike që ky person mund të kish bërë. Madje një nga detyrat që kanë pasur ekipet e “Shtëpisë së gjetheve” ka qenë të përgatitnin – ose të fabrikonin nëpërmjet provokimeve dhe inskenimeve – prova që do të vlenin pastaj për të inkriminuar dikë në gjyq, PASI ky person ishte vënë në shënjestër të “organeve.”

        Nga ana tjetër, burgjet politike funksiononin edhe si shkolla të opozitës – nga shkrimtarë si F. Lubonja ose B. Shehu kam parë si të dy këta, pinjollë pushtetarësh të lartë të regjimit, e mësuan artin e të qenit në opozitë pikërisht në burg, ose në kontakt me kundërshtarë të mirëfilltë të regjimit. Ky lloj polenizimi i kryqëzuar është në bazë të një letërsie e cila ndriçon, mes të tjerash, edhe natyrën sociale dhe profilin etik të atyre njerëzve që regjimi totalitar i kish damkosur si “armiq” për vdekje; ose të deklasuarve të rëndësishëm.

        1. Ardian, sigurisht ju e njihni me mire ate periudhe; une thjesht kam lexuar disa libra/ditare dhe kam shikuar disa dokumentare.

          Keshtu qe, ky periodizimi qe bere mbase qendron. Ne fakt, ne shkrim e potencoj edhe une kete gje: qe shume nga viktimat e komunizmit ishin te pafajshme. Megjithate, dhe ndofta ketu dallojme, nuk besoj qe Opozita ishte eliminuar teresisht gjate asaj kohe (vetem ne fushen e letersise, ta zeme, kishim Kristo Floqin, Mitrush Kutelin, Petro Markon, Musine Kokolarin, Arshi Pipa, Ibrahim Hasanaj, Lazer Radi, Fatos Lubonja, Maks Velos-s, etj.). E vertete: shumica u denuan gjate asaj kohe qe permende, por kishte edhe asi si puna e Lubonjes dhe grupit te tij qe u denuan me vone, apo jo? Me kujtohet nga Ridenimi dhe disa artikuj/shkrime te tjera te Lubonjes qe kam lexuar.

          Ose rasti i Frederik Rreshpjes, qe u denua me 1975. Dmth, pavaresisht qe nuk kishte levizje te mireorganizuara kunder sistemit te atehershem komunist, megjithate kishte momente dhe komunitete njerezish qe i kunderviheshin atij. Mbase me vone ka pasur me shume njerez qe i jane kundervene sistemit nga brenda Partise se Punes, por nuk po besoj qe ka ekzistuar nje paq’tim i popullsise me sistemin atje.

          Megjithate, po e perseris qe nuk jam edhe aq i familiarizuar me ate periudhe, dhe mbase nuk eshte dashur ta marr ne reference fare. Thjesht, nga observimet dhe leximet qe kam bere, kam menduar qe me shume kishte Opozite asokohe, sesa qe ka tani ne “pluralizem”. Mbase eshte nje konstatim qe nuk qendron.

      2. Armend,

        Për të folur në terma si filozofik dhe praktik, nuk më rezulton të ketë pasur VULLNET të mjaftueshëm për t’i bërë opozitë sistemit komunist. Aq më pak konsensus për të formalizuar një opozitë që t’i bënte rezistencë. Ndryshe ndodhi me fashizmin.

        Komunizmi nuk u rrëzua nga asnjë lloj opozite, qoftë nga brenda ose nga jashtë. Komunizmi u rrëzua se falimentoj.

        Për t’u kthyer tek argumenti krahasimor (po qe se nuk po e interpretoj gabim shkrimin) që i shef aktet opozitare të djeshme shumë më me vlerë nga pikëpamja ekzistenciale se këto të sotmet, kjo më shumë flet për rrezikshmërinë e sistemit të atëhershëm sesa për kualitetin e opozitës. Siç thoshte me të drejtë Mao, dhe më pas Enveri, kapitalizmi është “tigër prej letre”.

        Përndryshe, nga pikëpamja ideore opozita ndaj sistemit komunist ishte e paracaktuar (default), në kuptimin që çdo gjest kundër tij ishte opozitë. Por kjo nuk ka të bëj fare me kuptimin programor që ne i atribuojmë opozitës sot.

        1. LA, une nuk kam thene qe sistemi komunist ka rene si pasoje e Rez. apo Opo. se brendshme. Dihen shume mire shkaqet historike, socio-ekonomike dhe gjeopolitike qe kane cuar ne renien e sistemeve komuniste. Sic mund ta kesh pare, une nuk e kam trajtuar fare kete ceshtje ne shkrim. Keshtu qe, ne kete pike, pajtohem plotesisht me ty. 🙂 Per me teper, ne nuk qeme ne gjendje per t’i rrezuar keta autokratet e vegjel, e po te rrezojme diktatore e sisteme totalitare 😀

          Po ashtu, pajtohem me ty qe, ne sistemet totalitare, sic ishte edhe rasti me sistemin komunist ne Shqiperi, secili gjest kunder tij cilesohet si armiqesor (dhe qe nuk ka asgje programtike ne kete gje). Por, une kete gje e kosntatoj ne shkrim. Pra, qe opozita ishte e ndaluar formalisht. Ajo qe nuk pajtoj eshte qe nuk ka pasur fare Opozite gjate sundimit komiunist. Une, megjithate, mendoj qe sistemi i kohes asnjehere nuk arriti (dhe ketu mund ta kem gabim) ta mbyste, le t’themi, “zerin opozitar,” – sic eshte bere zakon te thuhet tashme ne diskursin mediatik. 😀 Se sa eshte i vertete ky konstatim, mund te jete i kontestueshem empirikisht. Por, mendimi im eshte qe me shume ka pasur Opozite atehere, se sa qe ka pasur ne kohen e “pluralizmit politik.” Sidoqofte, une nuk jam shkencetar politik, dhe, t’them t’drejten, nuk me intereson kjo pune shume.

          Bottom line:

          Ajo qe po perpiqesha te thoja — dhe nuk e di sa ja kam dale — eshte kjo: qe nuk ka Opozite ne Shqiperi ne keto tridhjete vitet e fundit, dhe tere keto diskutimet “A do te kete zgjedhje pa Opoziten,” “Opozita ne cader,” etj. jane qendrime koti. Sepse, sic kam thene edhe ne shkrim, fakti qe nje subjekt i caktuar eshte ne-opozite, nuk e ben ate domosdoshmerisht Opozite te Sistemit. Pra, eshte nje perpjekje per te konstatuar mungesen e Opozites ne keto tri dekadat e fundit. Madje, po t’i referohemi nje mendimi te nje filozofi te Shkolles se Frankfurtit, jo vetem qe ka pasur me pak Opozite tani, krahasuar me sistemet e meparshme, por ka pasur edhe nje perpjekje te vazhdueshme per t’u identifikuar me predikamentin e tanishem ideologjik. Te pakten ne sistemet e meparshme nuk ka ekzistuar nje gatishmeri e tille identifikimi.

          Dhe kete, per fat te keq, nuk e gjejme vetem ne sferen politike, por ne te gjitha sferat te ekzistences tone (ne nje shkrim te radhes, do te flas se si edhe levizjet e ashtuquajtura “emancipuese,” sic eshte rasti me shume organizata feministe ne Kosove e Shqiperi, kane kornizuar aktivitetin e tyre “politik” brenda logjikes neoliberale). Dmth, aq keq kane shkuar gjerat sa edhe e ashtuquajtura rezistence e opozite eshte brenda racionalitetit neoliberal.

          Gjithsesi, te falenderoj shume per kritikat.

          1. Armend,

            kam nje problem me termin “sistem” qe ti e ke perdorur shpesh si ne shkrim edhe ne komente. Qofsha i gabuar, por m’u krijua pershtypja se e ke ne kuptimin e modelit politiko-ekonomik dhe jo vetem si praktike qeverisjeje ne Shqiperi dhe Kosove. E kam kuptuar une gabim apo jo? Me fjale te tjera, ti po ankohesh se ne Shqiperi nuk ka opozite ndaj modelit neoliberal?

            1. Po, ne ate kuptim kam perdorur (pra per mungesen e nje kritike sistemike, jo sistematike qysh thone disa :D).

              Keto praktikat e qeverimit, ne mendimin tim, jane shpeshhere pasoje e modelit socio-ekonomik dhe politik qe kemi adoptuar.* P.sh., korrupsioni shihet si problem, e jo si pasoje e privatizimeve te egra qe jane bere ne Kosove e Shqiperi. Nuk e di per rastin e Shqiperise si eshte, por ne rastin tone, ta zeme, OJQ-te qe dit’ e nat’ flasin kunder korrupsionit, jane kampione te privatizimeve 😀

              Po, si duket, ne shqiptaret kemi nje aftesi te jashtezakonshme per t’i ngaterruar pasojat dhe shkaqet :D.

          2. Armend,

            Pavarësisht nga komentet që bëj për hir të diskutimit, e respektoj qasjen për të krahasuar qëndrimin opozitar në komunizëm me atë çfarë ndodh sot në politikën shqiptare.

            Në fund të fundit gjeneza e qëndrimit “opozitar” sot është ajo e antikmonizmit. Kjo nuk duhet të ishte problematike në vetvete, porse ky ka rezultuar tërësisht i paartikuluar në sensin filozofik edhe programatik (ekonomi, kulturë, sociologji, etj).

            Mendoj se gjërat do ishin ndryshe sikur ky qëndrim antikomunist të ishte i pjekur dhe i artikuluar në kohën kur ra komunizmi, që do të thotë, në një formë ose në një tjetër, opozitarizmi të ekzistonte gjate komunizmit. Fatkeqsisht qëndrimi opozitar gjat komunizmit ka qënë i kufizuar tek gjestet, dhe jo në një qëndrim filozofik dhe politik. Gjestet rezultuan të pamjaftueshme për një tranzicion. Shtojë kësaj edhe kulturën e ulët qytetare (pavarësisht formimit profesional) të vetë klasës politike, qëndrimet publike të së cilës nuk janë të denja as për tek këndi i lojrave, dhe gjëndja bëhet fare pa shpresë, sepse nuk lejon formimin e një kontigjenti politikanësh që të artikulojnë qëndrime filozofike dhe programatike.

            1. L.A.,

              I.
              Mendimi im eshte qe partite politike ne Shqiperi duhet te ndrepresin luften imagjinare qe zhvillojne tash e 30 vite: ja, ju jeni pinjoll komunistesh, ja ne jemi te burgosur politike. Ne fakt, pikerisht ngaqe nuk bejne lufte ideologjike qe tridhjete vite, parti te tille e bejne kete lufte imagjinare per nje kohe te shkuar qe s’ezksiton me.

              E njejta gje, mjerisht, eshte duke ndodhur edhe tek ne Kosove. Ne vend te ndarjeve ideologjike: i majte vs. i djathte, konservator vs. liberal, partite ndahen ne parti te luftes dhe parti te paqes, qe n’thelb nuk shoh asgje te rendesishme ne kete ndarje.

              II.
              Duke qene se, si ne SH, si ne KS, modeli eknomik neoliberal eshte shnderruar ne rend hegjemonik, mendoj se kemi nevoje per levizje te reja, te cilat do t’i kundervihen ketij rendi. Ne Kosove, fatmiresisht, ekziston Levizja Vetevendosje, e cila, me gjithe kritikat qe mund t’kemi per te, eshte subjekt i vetem qe ka artikuluar nje kritike shoqerore, ekonomike dhe politike. Nderkaq, ne Shqiperi, mendoj se Organizata Politike do te duhej te shnderrohej ne nje levizje me orientim te majte; dhe kesisoj, te sfidonte partite e sistemit – -PS, PD, LSI, etj. Por, sigurisht, kjo kerkon kohe dhe angazhim.

              P.S. Edhe nje here, falemnderit perzemersisht per kohen dhe komentet me vend. 🙂

  7. E gjej shumë të drejtë tezën e esesë – se në Shqipëri këto 25 vjetët e fundit nuk ka pasur opozitë; ose më mirë disa embrione të opozitës që u shfaqën në 1990-ën u përthanë që pa u zhvilluar mirë, për t’ia lënë vendin luftës midis grupeve të ndryshme për pushtet. Kjo nuk do të ishte ndonjë hata, sikur palët të mos ishin përpjekur të bindnin qytetarët dhe botën se po e zbatonin modelin pluralist siç ua kishte ofruar Europa (Perëndimi); dhe se ky model, duke u adoptuar formalisht, herët a vonë do të përftonte edhe “përmbajtje”, ose institucionet përkatëse. Si të thuash që, le të marrim një majmun dhe t’i vëmë kurorën e mbretit, dhe të shpresojmë pastaj se herët a vonë ky do të nisë të sillet ruajalisht, për shkak të peshës që ka kurora: filozofia e kultit të kargove. Ajo që ndodhi ishte vijim logjik i një situate të krijuar në vitet 1980, kur ishin krijuar RRJETE TË REJA të pushtetit informal, të cilat nuk e gjenin veten në RRJETET E VJETRA, por kërkonin të çanin njëfarësoj; dhe përfituan nga shembja e regjimeve komuniste në Lindje, për t’u afirmuar dhe konfirmuar si palë në arenën politike. Lëvizja e studentëve dhe faktorizimi i ish-të dënuarve politikë në ekuacion shërbyen vetëm si fasada e nevojshme, për të përligjur hipotezën e “ndërrimit të regjimit”; pa çka se shndërrimet ekonomike u bënë për t’u dhënë limfë këtyre rrjeteve të reja të influencës dhe të pushtetit, teksa u lejonin daljen e butë rrjeteve ekzistuese, por edhe mbijetesën e aparateve të kolauduara mirë të regjimit të vjetër, si ato të policisë sekrete, zbulimit dhe të kundërzbulimit, që ishin në pozicionin më të përshtatshëm për të përfituar. Një faktor që ndikoi këtu ishte edhe përpjekja e Ramiz Alisë për të sjellë të vetët në krye të punëve, sidomos në middle management, pas vdekjes së Enver Hoxhës. Edhe historia e parlamentarizmit në Shqipëri pas 1990-ës e dëshmon këtë trajektore rënëse: ka pasur debat më të mirë në fillim, i cili më pas ka degraduar, për të përfunduar në këtë estradën e neveritshme që ndodh tani; teksa argumenti, qoftë edhe ai prej prokurori i krimeve të komunizmit, ia ka lënë vendin batutës (boutade) të riprodhueshme në rrjetet sociale. Nëse qytetarët kanë shpresuar ta shohin pluralizmin politik të artikuluar në Parlament, do të jenë zhgënjyer keqas; dhe jo vetëm ngaqë Parlamenti është tashmë skenë ku suksesi arrihet nëpërmjet shkeljes së syrit, por edhe ngaqë tani ekzekutivi po i përqendron në duart e veta të gjitha pushtetet, duke synuar që edhe opozitën ta krijojë vetë, sipas nevojës. Partitë politike të tanishme as duan dhe as i kanë kapacitetet të artikulojnë diskursin opozitar, sepse nuk u hyn më në punë, përveçse kur u raportojnë tutorëve dhe mentorëve të huaj; në një kohë që qytetarët janë stërvitur tashmë për t’i përcjellë proceset politike si të ishin kompeticione sportive, pa çka se në këtë proces janë duke u shndërruar edhe ata në turmë, nga ato turma që votojnë me thumbs-up apo me thumbs-down, njëlloj si në Facebook. Dhe nëse politika tashmë e ka marrë rrugën për t’u shndërruar në një reality show aq më tepër kur performohet dhe konsumohet e tëra në ekran, atëherë edhe opozita e së ardhmes ka shanse të vijë e tëra e skriptuar, dhe aktorëve t’u lihet liri veç për të improvizuar me retorikën dhe estetikën e mënyrës si i prezantohen publikut.

    1. Pikerisht! PS, PD, LSI dhe partite e tjera jane kunderthenie e rrejshme, sepse per te njejta gjera qendrojne ne politike. Keta, si duket, e kane ngaterruar pluralizmin politik me vete ekzistencen e partive politike. Dmth, vete fakti qe ka shume parti politike, sipas tyre, kjo do te thote se ekziston edhe pluralizmi politik. 😀

  8. Fenomeni i mungesës së opozitës – kjo në kuptimin e opozitës anti-sistem – është më ekstrem në Shqipëri, ku të gjitha partitë politike garojnë mes njera-tjetrës se kush e ka përqafuar më fort modelin laissez-faire të kapitalizmit dhe cila do të bëj reformat më radikale neoliberale, por ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.

    Edhe në shumë vende të Perëndimit, për të mos thënë në të gjitha, orientimi drejt modelit neoliberal kapitalist çoi në fshirjen e kufinjve tradicional midis së Majtës dhe të Djathtës, në eliminimin e profileve dhe të politikave klasore nga ana e partive dhe qeverive (por jo në eliminim të klasave, përkundrazi!), madje përjashtimi i alternativave të tjera të zhvillimit kapitalist (“there-is-no-alternative”) çoi në paradokse të tilla që disa prej reformave më neoliberale u kryen nga partitë e majta: nga demokratët e Bill Clinton në SHBA, nga social-demokratët e Gerhard Schröder në Gjermani dhe nga laburistët e Tony Blair në Britaninë e Madhe.

    Fatura për këto politika anti-sociale po u prezantohet sot elitave të Perëndimit (sidomos atyre që e mbajnë veten për të majtë) me Trumpin, Brexit, me ngritjen e Le Pen në Francë dhe e AFD në Gjermani, Podemos në Spanjë dhe Pesë Yjet në Itali etj. Hapësira që u la bosh nga e Majta e moderuar po mbushet nga ekstremi i djathtë dhe ai i majtë.

    Nëse Perëndimi do të jetë në gjendje për ta kthyer rrotën prapë, për të balancuar ekonominë dhe shoqërinë, kjo ngelet për tu parë dhe është për tu shpresuar; kapacitetet intetektuale dhe dëshira e mirë nuk mungojnë, por mundësia praktike është diçka tjetër…

    Nëse Shqipëria do ta marë kthesën (për mirë) së afërmi, për këtë dyshoj fort. Për momentin nuk shoh që në Shqipëri të ekzistojë as dëshira për ndryshim, as potenciali politik dhe intelektual për një kthesë të tillë. Mungesa e një opozite të vërtetë, mungesa e paraqitjes së alternativave të tjera ndaj modelit aktual ekonomik, politik, shoqëror, janë dëshmi, të paktën për mua, e mungesës së këtij potenciali politik dhe intelektual.

    Ky tranzicion i stërrzgjatur i shoqërisë shqiptare së pas 1990-ës (tranzicioni si varg krizash apo “nga njera krizë, në tjetrën”), që vazhdon prej më tepër se një çerek shekulli dhe pa dhënë ndonjë shenjë se mund të mbaroj ndonjë ditë, mund të mos jetë (më) vetëm një fazë tranzitore, por normaliteti i ri – “the new normal”, duke huazuar një term përshkrues për ekonominë perëndimore të pas krizës 2008/09.

    Kosova, të paktën, ka shpresë akoma, ndërsa Shqipëria mund ta ketë kaluar tashmë kufirin, “the point of no return”.

    1. Pajtohem plotesisht, (Dr.) Gjilpera. (duhet te jesh ose lexues/e i/e Konices, ose i/e Kafkes :D), qe kjo nuk eshte vetem nje specifike e shtetit shqiptar.

      Dhe, ne fakt, kete e gje e permend edhe ne ese, edhe ne nje prej komenteve te mia — namely, qe dallimet midis se M dhe se D jane fashitur per shkak te mbreterimit te ideologjise neoliberale dhe asaj te Third Way.

      Megjithate, mendoj se ne disa vende Perendimore situata qendron me shpresedhenese se ne Shqiperi. E kam fjalen per Sanders, Korbynin, Podemos, LVV, Schulz, etj. Gjithsesi, mbetet per t’u pare nese kjo Fryme do te aktualizohet me shume ne Bote ose jo.

      Le te shpresojme qe ne nje te ardhme te afert te leviz edhe te ne dicka (Shqiperi), edhe pse, ashtu si ti, edhe une kam dyshimet e mia. 🙂

      Gjithe te mirat e falemnderit per komentin,
      Armendi

  9. Opozita eshte thjesht negativi i pozites ( s’ka as autonomi etimologjike), nuk ka hapesira reflektimi ne vetvete, eshte si as-gjeja ne krahasim me gjene; te mendosh rreth asgjese eshte e pamundur.
    Cka e ben opoziten koncept te mendueshem eshte mundesia per t’u bere pozite, dmth cikli qenie-asgje-ardhmeri. Ne kete kuptim opozita eshte e mundur kudo ku ka pozite, pra kudo ku ka organizim e institucione.

    Ajo qe mungon ne Shqiperi eshte ekzistenca e partive qe i perkasis ideologjive te tjera perpos liberale (apo format e ndryshme, neoliberale,liberiste, libertarianiste, anarkoliberale,liberal-konservatore etj), ka pase ndonje sjellje tek-tuk liberal-sociale, por ideologjite sociale jane debuar nga gjithe skenat e rendesishme.

    Ky qe eshte sot kryeminister, per te cilin mendoj edhe une se i duhet vene kemisha e forces, i futi edhe nje te goditur te fundit shtresave ne nevoje me gjasme formalizimin e ekonomise. 90% e 650 mije pensionisteve nuk marrin me shume se 100 euro ne muaj ( mbi 2/3 jane pensione fshati dhe 2/3 e pensioneve te qytetit jane pensione punetoresh/proletaresh gjithfaresh). Keta fut edhe ata 17% te papune zyrtare( 200 fryme te tjera, pa llogaritur femijet) s’mund te blejne dot me cmime supermerkatoje, pa ata tregtaret abuzive qe shesin rrugeve keta vdesin per buke. vete tregtaret abuzive (shpeshhere fshatare) vdesin per buke nese formalizohet situata.
    Gjithe kjo mase e stermadhe njerezish u godit ne buken e gojes. Po per cfare? A thua se tatimet u shumefishuan ? Jo tatimet gjithnje grope saqe deshi s’deshi e hoqi drejtoreshen, e cila deri ne fund nuk e kuptoi se ku qendronte problemi.

    Situata ka kapur fundin ideologjik, dmth ky gjasme formalizim ( se pasaniket i kepusin evazion dhe eluzion fiskal ne gjithe boten, jo ne Alb, qe eshte shesh per pershesh), eshte i krahasueshem me Tufezimin ne 1981.
    Mirepo historia e Shqiperise na meson qe edhe me radhe buke,qumeshti,mishi,vajguri etj, ne 1991 nje shumice mjaft e konsiderueshme votoi kunder ndryshimit.

    Tani per t’u rikthyer tek mungesa e ideologjive sociale, mund te thuhet se kjo mungese eshte racionale, dmth ne kushtet kur liria ndihet e vleresohet me e rendesishme sesa demokracia (e cila implikon gjithnje konceptin e barazise), atehere logjikisht situata nuk mund te jete ndryshe nga ç’eshte.
    Askush nuk mund te dale heperhe e te flase per rendesine e barazise, e cila eshte ne themel te cdo ideologjie sociale, perfshire edhe demokracine, e cila per mendimin tim nuk eshte nje forme organizimi e vendimmarrje institucionale, por nje ideologji sociale e cila strukturohet ne shtet, ne bashkepunim me ideologji te tjera, duke dhene forma organizimi e vendimmarrje institucionale.
    Ky eshte problemi, ne Shqiperi nuk mund te flitet ende per barazi, kemi alergji ndaj kesaj fjale.

    Perndryshe ne emer te lirise kemi krijuar rrjete vasaliteti, ku dihet qe vlera eshte besnikeria, ne kuptimin e mbeshtjetjes pa kushte te feudalit me siper dhe njerezit vrapojne kush te munde e si te munde te futet ne piramiden e vasalitetit sa me lart, t’i shpetoje kategorise se fundit.

    Sot ka tre lloje feudesh:
    1- bizneset e medha ( aristokracia e tokes)
    2- pozicioni ne shtet (aristokracia e shtetit)
    3- pozicioni mediatik (aristokracia e influences)

    Gjithe problemi per shqiptaret eshte se cilit rrjet vasaliteti t’i perkasin, kuptohet ka nga ata qe duan feudet e tyre, ose ndodh ai qe ka feud ekonomik, do nje feud ne shtet e nje feud mediatik apo ndersjelltas.

    Te gjitha çeshtjet qe ngreme apo nevojat e vlerat qe propogandojme ne fakt jane krejt te padobishme per cdo individ te ri qe ka ambicie e deshiron te realizohet ne Shqiperi. Ka thjesht e vetem nje vlere qe mban gjithe strukturen ne kembe, dobishmeria per feudalin tend, e thene ndryshe deviza eshte gjej nje feudal dhe perpiqu te jesh sa me i dobishem per te.

    1. Mëkati i madh i elitave politike në Shqipëri është që kanë improvizuar dhe vazhdojnë të improvizojnë, në politikat e tyre ekonomike dhe sociale dhe juridike, pa u shqetësuar shumë për pasojat afatmesme dhe afatgjata të improvizimeve; meqë u interesojnë vetëm rezultatet e çastit dhe, mes rezultateve të çastit, vetëm ato që i sjellin ose që i mbajnë në pushtet. Kjo vjen nga pragmatizmi i çuar në skaj aq sa të kthehet në një sociopati të grupit; por edhe – besoj unë – ngaqë njerëzit në krye janë inkompetentë, sa u përket ekonomisë dhe jurisprudencës, dhe aq arrogantë sa të mos e kuptojnë se duhet të dëgjojnë këshilltarët përkatës. Kam shumë vjet që e them se Shqipëria vuan nga sindroma e Perandorisë Zero; çfarë do të thotë, në kontekstin e këtij diskutimi, se ajo administrohet si territor nga përfaqësues, mëkëmbës a nënmbretër të një fuqie të jashtme që në fakt nuk ekziston. Kjo do të shpjegonte, të paktën pjesërisht, edhe mungesën e ideologjisë (ideologjive) në programet dhe cektësinë e frikshme të diskursit politik; aq sa të duket sikur pushtetin – ekzekutiv dhe legjislativ – e ka marrë në dorë një tufë njerëzish që nuk e kanë idenë si drejtohet shteti (dhe kur nuk kanë idenë nuk do të kenë as ideologjinë).

      1. Pajtohem, Ardian, qe te gjitha partite politike jane te udhehequra nga interesa imediate dhe afatshkurta. Dhe mbase kete e kane me shume nga oportunizmi se sa nga pragmatizmi. Nuk e di, mua me duket qe pragmatizmi eshte vetem nje eufemizem qe partite perdorin per te fshehur qellimet dhe veprimet oportuniste. Mbase e kam gabim! 🙂

      2. Improvizimi i vazhdueshem e tradhton inkompetencen dhe pragmatizmi behet zgjedhje e detyrueshme, dmth nuk se ekziston ndonje teori pragmatiste ne ekonomine politike, thjesht kur te del vazhdimisht problemi i mbushjes se arkes se shtetit, vret mendjen se cfare te shpikesh.
        Historia eshte e mbushur me monarke qe kishin stafe inkompetente e shpiknin taksa e reforma, ulnin perqindjen e arit ose argjendit ne monedha, rrisnin doganat, merrnin borxhe etj vetem per te mbushur arken e shtetit. Vete Enveri thuhet se i ka shitur arme mafies siciliane.

        Pragmatizmi eshte nje gjethe fiku qe perdoret per te mbuluar nje situate te dale duarsh. Asnje votues ne asnje vend te botes nuk eshte aq i lajthitur sa ta jape voten sepse filani eshte pragmatist i madh ne qeverisje, dmth vota i jepet normalisht atij qe ka nje vizion e kompetence ne ate qe thote (hiq arsyet e perfitimet personale, kuptohet).
        Ne nje situate ku pushteti jepet per 4 vitet e ardhshme, me perkufizim ke permasen e idese,ideales,ideologjise, sepse eshte nje investim ne kohe, dmth praktikja s’ka ardhur ende. Ne Athinen e lashte ishte dominante praktikja sepse per cdo rast diskutohej e gjykohej me vete, brenda dites.
        Nepermjet vlerave e ideve qe paraqet partia, votuesi i delegon me idealizem pushtetin dhe çdo akt pragmatizmi, dmth i paparashikuar dhe kunder vlerave e ideve te partise, sjell nje kosto elektorale.

        Nga ana tjeter, kjo permase ideale permban edhe nje aspekt kontrolli, dmth votuesi ka ne dore nje mjet per te kontrolluar eliten partiake, si po e zhvillon punen, si po e respekton voten e marre, dmth nepermjet ekzistences se limiteve, sa here qe elita partiake i kapercen limitet del jashte kontrollit te votuesit dhe sa me shume del aq me shume tregon qe po abuzon me pushtetin qe i eshte deleguar.
        Mund edhe te thuhet qe nuk eshte demosi si i tere i cili kontrollon eliten politike si e tere, por ne çdo parti (me vete) votuesi kontrollon kryesine apo oligarkine partiake.

        Pra, kjo eshte menyra qe partite duhet te zhduken ne demokraci e te qarkullojne elitat politike, akt pragmatist pas akti pragmatist, zhbehen vlerat dhe idete qe mbajne njerezit ne parti, humbet permbajtja politike dhe partite zhduken, i lene vendin te tjerave, te cilat marrin ne konsiderate te verteten, qe kur pushteti delegohet ne ardhmeri, kemi te bejme me nje esence ideale.

        Ne nje sistem jodemokratik, ky investim 4 vjeçar besimi, nuk lidhet me esencen ideale, sepse nuk delegohet realisht ndonje pushtet, por ka te beje me faktore te tjere personale.

        Keshtu eshte e lehte te identifikosh demokracine, ne vende fqinje si Greqia apo Italia, ku partite zhduken e krijohen te reja dhe te konstatosh se ne Shqiperi nuk ka demokraci.

        Meqe jemi ne prag te zgjedhjeve, ne perfundim te se cilave do te kemi sipas gjasave aktin pragmatik te radhes ne krijimin e qeverise, mendoj se do te ishte me vend te theksohej se akti i votimit nuk perben nje akt demokratik, po nje ritual politik, te cilit nuk i dihet kuptimi.

    2. Ne mendimin tim, ka dy lloj opozitash: nje, qe eshte opozite ndaj Qeverise apo Pozites (qe ti po e permend), edhe tjetra qe eshte ndaj Sistemit ne pergjithesi. Vetem kjo e dyta, mendoj, eshte Opozite e vertete. 🙂 Ajo tjetra, nderkaq, behet nga ata/o qe duan vete te jene ne pushtet per te vjedhur. Me fjale te tjera, ky lloj njerezish, qe bejne kete lloj opozite, jane rendom kunder qeverise apo pozites pse vete nuk jane aty per te plackitur. Natyrisht, ka perjashtime nga kjo gje.

      Keshtu qe, po, eshte e vertete qe Opoziten nuk e karakterizon nje jashtesi absolute ne relacion me pushtetin (Poziten) ose sistemin. Me fjale te tjera, pajtohem qe Opozita nuk eshte ne marredhenie exteriore ne raport me pushtetin apo sistemin, por fakti qe nuk eshte e pavarur nga pushteti apo sistemi, nuk do te thote qe ajo nuk kunder saj. Foucault ka nje analize te mrekullueshme rreth ketij raporti, por, per fat te keq, nuk kam kohe ta zhvilloj. 🙁

      Perndryshe, pajtohem me gjithcka qe thua ne komentin tend. 🙂

      Falemnderit,
      Armendi

      1. AM, mendoj se çdo ideologji madhore eshte e afte te krijoje nje sistem me vete, dmth secila prej tyre ne thelb eshte kunder sistemit te ndertuar nga nje ideologji tjeter. Mirepo praktika ka demostruar se asnje ideologji nuk sundon dot ne menyre teresore, e vetme, pa bashkepunimin e nje ideologjie tjeter, psh ne France kishe 4 ideologji te nderthurura, demokracia,liberalizmi,socializmi,golizmi/nacionalizmi ne Itali e Gjermani vendin e golizmit e zinin demokristianet, ne vendet komuniste kishe komunizmin e nacionalizmin e me radhe.
        Te marra ne vlere absolute secila prej ketyre ideologjive eshte antisistem, por prania e njekohshme e tyre ne nje shoqeri garanton nje shumellojshmeri oferte, dmth pluralizmin e vertete te ideve.
        Nuk ekziston heperhe asnje forme unanimiteti mes studiuesve, dmth asnje e vertete as e konkorduar (lere te vertete objektive, nqs kjo ekziston) rreth ideologjise se persosur, te gjitha fusin uje, keshtu qe perderisa te gjitha kane aspekte te diskutueshme, le t’u jepet njerezve e drejta te mbeshtesin njeren apo tjetren.
        Ne fund te fundit idete jane per njerezit e jo njerezit per idete, keshtu qe le te jene ne treg gjithe idete ne sherbim te njeriut, e jo gjithe njerezit ne sherbim te nje ideje.

  10. Po marr spunto nga pyetja që i bëri Relapso autorit dhe pikërisht:

    “Ti po ankohesh se në Shqipëri nuk ka opozitë ndaj modelit neoliberal?”

    Sepse është një pyetje që po më duket – por mos më lini të gaboj – sikur e merr të mirëqenë që në Shqipërinë e sotme ekziston modeli neoliberal.

    Dhe pikërisht, merr për të mirëqenë që sistemi i tanishëm:

    – nxit një model ekonomik të tipit laissez-faire

    – nxit privatizimet

    – i jep primatin tregut, madje duke e adoptuar si model të organizimit social

    – promovon austeritetin fiskal

    – ul shpenzimet qeveritare (shtetërore) për të rritur rolin e sektorit privat në ekonomi dhe në shoqëri

    – synon të minimizojë rolin e shtetit në jetën publike

    E të tjera si këto.

    Por mua nuk më rezulton se një sistem i tillë ekziston në Shqipëri. Për shembull – sërish më korrigjoni në mos gaboj – shteti mbetet punëdhënësi kryesor; po ashtu, për austeritet fiskal as që mund të flitet; privatizimet si rregull do të kërkonin një aparat ligjor të përsosur dhe një kulturë juridike solide, përndryshe janë thjesht në shërbim të klientelizmit dhe të klaneve (lexo: plaçkitjes), e kështu me radhë.

    Ndoshta Shqipërisë i duhet edhe një opozitë që të jetë në favor të sistemit neoliberal, në realitet jo me llafe; dhe që t’ua bëjë të qartë qytetarëve (zgjedhësve) se zhargoni neoliberal i elitave të sotme është edhe ai një lloj kulti kargosh, i cili tradhton nevojën e elitave për të siguruar para, fonde dhe financime në mënyrë parazitare (artificiale) – p.sh. nëpërmjet rritjes së taksave ose duke nxjerrë në shitje gjithfarë asetesh ose duke shkëmbyer me privatët favore ekonomike përkundrejt mbështetjes financiare.

    1. Pikerisht kete mendoj edhe une, pra se Shqiperise i duhet nje opozite ne favor te sistemit (neoliberal) dhe jo kunder sistemit sikurse mendon Armendi.

      1. Relapso, keta fundamentalistet e tregut te lire jane te mencur: nuk themelojne partine e tyre neoliberale, sepse kete pune duan qe ta beje Partia Socialiste. Kesisoj, arrijne edhe ta shtrihen ne sistem, dhe fajin t’ia faturojne Partise Socialiste. 😀

        On a more serious note, though:

        Nuk mund te jesh menjemend kunder korrupsionit te kesaj qeverie apo te asaj te meparshme nese nuk pozicionohesh kundrejt modelit ekonomik neoliberal. Une, personalisht, kam qene i angazhuar ne sektorin e shoqerise civile per disa vite, dhe me pergjegjesi mund te them qe nje nga gjeneruesit me te medhenj te korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte pikerisht procesi i privatizimit. E kam thene edhe ne nje artikull tjeter, korrupsioni duhet pare si pasoje e modelit ekonomik neoliberal, dhe jo si problem. Keshtu qe, s’mundesh ta luftosh korrupsionin, pa e luftuar privatizimin, njekohesisht. Eshte ndermarrje e kote.

    2. Ne te vertete xha xha te gjitha jane, shtetit s’i ka ngelur me asgje perpos hidrocentraleve,gjithcka tjeter eshte dhene me koncesione, shpenzimet shteterore jane 26% e GDP ne nje kohe qe mesatarja e BE-se ne mos gaboj eshte 45%.
      Shteti eshte punedhenesi me i madh kudo ne bote, asnje ndermarrje private nuk mund te rivalizoje askund administraten shteterore, por nqs marrim te mireqene qe administrata ka 90-100 mije te punesuar nga 1 milion, atehere te punesuarit ne shtet perbejne vetem 10% te te punesuarve, pra as qe mund te krahasohet me sektorin privat prej 90%. Me pak se kaq vetem nqs don te zhdukesh fare shtetin, te privatizosh formalisht krejt shtetin(gje qe u tentua ne dogane me crown agent apo kur u perfol qe tatimet t’i mblidhte nje kompani private amerikano-kineze) .

      Ne mos gaboj, ne Amerike ajo qe quhet barra fiskale , mes taksave federale dhe taksave te shteteve shkon diku tek 40%, dmth ju ne Amerike taksoheni goxha me rendshem sesa ne Shqiperi.

      Ne Shqiperi thjesht shteti eshte privatizuar,/parcelizuar/feudizuar dhe eshte ne sherbim te interesave partikulariste/privatiste, cka e ben shume te pelqyeshem per kedo. Nqs shteti do te ishte publik, atehere askujt nuk do t’i interesonte nje shtet kaq ”magro”, sepse realisht nuk ka me ”yndyre”, eshte shtet ”parzialmente scremato” ne mos interamente scremato.

      Edhe sikur te mos ekzistonte asnje sherbim publik perseri nje shtet i privatizuar do te ishte ne qender te vemendjes, sepse nepermjet kontrolleve tatimore e policise financiare, mund te shkaterrosh cdo konkurrent ne biznes, nepermjet kontrollit te monedhes dhe inflacionit/deflacionit mund te favorizosh importuesit ne dem te prodhuesit, nerpemjet investimeve publike mund te favorizosh x ne dem te y e me radhe.

      Nqs shteti ne Shqiperi do te rikthehej ne çeshtje publike gjeja e pare qe do te ndodhte do te ishte rritja e shpenzimeve shteterore ne raport me GDP.

      p.s sa per austerity me shume sesa ulja ne minimum ne investimeve shteterore, pensionet e papunesia dhe bllokimi i rritjes se rrogave ne shtet gjate ketij mandati (cka u pasqyrua edhe ne privat), nuk e di se ç’mund te quhet. Keto i kemi dhurate nga marreveshja me FMN-ne. Me shume austerity se kaq ne nje ekonomi gjithsesi me + do te ishte vetevrasje.

      1. Në vazhdim të argumentit, po shtoj se në vende të tjera shteti punëson në sektorin e shërbimeve: mjaft të përmend transportin publik, veçanërisht hekurudhor – që në Shqipëri nuk ekziston fare; ose shërbimin postar, që në vende të zhvilluara sërish punëson shumë vetë.

    3. Unë do të isha për një parti liberale në Shqipëri në kuptimin e liberalizmit klasik, por jo me patjetër për një parti neoliberale (në fakt aty neoliberale janë të gjitha partitë, përjashtuar atë komuniste dhe ndoshta edhe partinë e Blushit). Liberalizmi klasik e vendos fokusin te liria individuale – të drejtat e qytetarit përballë shtetit dhe pushtetit, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe ku askush nuk qëndron mbi ligjin – dhe te liria ekonomike, e bazuar kjo mbi ekonominë e tregut të lirë. Që kjo e fundit t’i mundësoj çdo individi të njëjtat shanse për të prosperuar, sipas aftësive dhe talenteve të secilit, liberalizmi klasik kërkon një shtet të vogël, që ndërhyn pak në ekonomi, me rol rregullator dhe vetëm për të korrigjuar mangësitë dhe defektet që tregu nuk i rregullon dot vetë. Nëse ky është sistemi që i shkon për shtat shoqërisë shqiptare dhe mundëson prosperitetin e vendit, kjo është gjë tjetër, personalisht unë nuk e besoj këtë, por sistemi të paktën është fair.

      Ndërsa Neoliberalizmi është vetëm një shkollë ekonomike që nga mbizotëruar këto 30 vitet e fundit sistemin kapitalist në Perëndim dhe gjetiu, që e ka fokusin vetëm te tregu i lirë – te privatizimi, derregullimi, hapja e tregjeve, dominanca totale e kapitalit mbi çdo aspekt të jetës ekonomike, politike dhe sociale të një vendi – e zhveshur nga ideali i lirisë së individit, nga principi i ligjit të barabartë për të gjithë dhe nga koncepti i fairness. Shembuj mund të sjell pa fund: bankat dhe bankierët “too big to fail, too big to jail”, korporatat globale me firmat fantazmë në parajsat fiskale për shmangjen e taksave – Apple, Amazon, Google, Facebook, sa për të përmendur disa emra (të mos harrojmë këtu dhe Bankers-in) – miliarderët që paguajnë më pak taksa se sekretaret e tyre (Warren Buffet na bën të fala!), monopolet natyrale që privatizohen dhe koncesionet “risk-free” që u jepen privatëve etj etj.

      Nëse jemi për sistemin liberal, të paktën ta bëjmë të saktë (kështu i kuptova dhe komentet e Ardianit dhe të Relapsos, vetëm emri “neoliberal” më ngacmoi.. :d ).

      Ndërsa për raportet sektori shtetëror vs. sektori privat në Shqipëri, te INSTATI gjeta që raporti i të punësuarve në sektorin publik dhe në atë privat në Shqipëri është 27% me 73% ( janë 127 mijë janë në shtet dhe 450 mijë në sektorin privat jo-bujqësor). Nëse krahasojmë punëdhënësit, duke marrë secilin më vete, shteti sigurisht që është më i madhi, madje me goxha distancë nga punëdhënësi më i madh privat, IDS – call center – me 3 mijë të punësuar. Edhe pjesa e shtetit në ekonomi në Shqipëri është vetëm diku te 26%, krahasuar me 45% në EU dhe me 30-35% në vendet e rajonit. Në këtë drejtim duket se misionarët e FMN-së dhe “bijtë dhe bijat” e Pashkos kanë mbaruar punë tashmë.. 🙂

      1. Gjithnjë duke supozuar se neoliberalizmi është një formë patologjike e liberalizmit

        Besoj se në Shqipëri janë bërë gabime të mëdha në ekonomi, që me reformat e hershme shock therapy në vitet 1990. Të huajt na këshilluan keq ose bënë eksperimente me ne; dhe ata në krye të punëve në Tiranë nuk mundën ose nuk ditën të rezistojnë.

        Besoj edhe se është e vështirë për një ekonomi që të mëkëmbet, pasi është gabuar kaq shumë dhe kaq rëndë.

        Më duket edhe absurde që politika ekonomike të përpunuara për vende me tradita krejt të ndryshme nga Shqipëria – si SHBA, Mbretëria e Bashkuar ose Kili – të adoptoheshin me aq ngazëllim tek ne.

        Problemi themelor është si mund të mbahet në këmbë Shqipëria si shtet i pavarur, në një kohë që BE nuk na do, sepse mendon se ashtu do të dalë i humbur. Nevoja e shtetit për të gjetur financim nga jashtë i detyron pushtetarët të sillen si OJQ dhe t’u binden me zell donatorëve – ose t’u bëjnë këtyre nga pak shantazh.

        Përgjegjësia e këtyre para zgjedhësve dhe qytetarëve del në plan të dytë.

        Në këto rrethana, tkurrja e shtetit është e pashmangshme; dhe duke qenë e pashmangshme, atëherë le të promovohet edhe si objektiv afatmesëm.

        Shteti shqiptar nuk ka para për të mbajtur shëndetësinë falas, arsimin publik cilësor, hekurudhat dhe transportin publik, e kështu me radhë. Sikurse nuk ka para për kulturën, për artin, për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

        Si do zgjidhet kjo, në rrethanat kur rrogat në Shqipëri nuk janë dhe aq të ulëta, unë nuk e di. Sikurse nuk e dinë as ata 50% e kusur qytetarë të republikës, që duan të ikin nga vendi i tyre.

        Deri dje flisnim për shtet të dështuar, por herët a vonë do të fillojmë të flasim për vend të dështuar.

        Kush e dëgjoi mbrëmë intervistën e KM Rama me Rakipin, do ta ketë vënë re se politika, për shkak edhe të zgjedhjeve, është krejt e rraskapitur. Një harxhim kolosal energjish, nga njerëzit në krye të vendit, thjesht për të mbajtur ose për të marrë pushtetin.

        Nuk është puna se në Shqipëri jetohet keq, por sepse gjetiu jetohet shumë më mirë; dhe kostot e zhvendosjes disave u duken krejt të përballueshme, në krahasim me ç’përfytyrojnë se i pret në atdhe. Besojnë se e kanë më të lehtë të ngrenë një të ardhme për veten dhe familjen gjetiu, se të luftojnë për të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

  11. Për t’i thjeshtëzuar gjërat, është mirë të kujtojmë se “ideologjitë” lulëzojnë ose dështojnë së pari nga ana ekonomike. Në fund të fundit edhe komunizmi dështoi jo shumë për shkak të dhunës që prodhonte, por për shkak të dështimit ekonomik. Ideja që frymëzon neoliberalizmin, se liria individuale dhe ekonomia e tregut janë anë të së njëjtës medalje, është vënë së fundi në pikëpyetje, sidomos me Kinën. Çfarë do të thotë se çdo sistem politik mund të ketë sukses në ekonomi – jo vetëm modelet politikë të demokracive perëndimore.

    Mendoj se shqiptarët (popullata) në mënyrë instiktive e ka kuptuar këtë. Ndaj edhe përrallat me vjedhje votash nuk u bëjnë më përshtypje.

    Basha (lideri i PD-së) nuk e ka kuptuar këtë. Spse po ta kishte kuptuar, problemin e kapjes së shtetit nga nga ekonomia informale siç është ajo e drogës duhet ta kishte trajtuar si problematikë ekonomike, dhe jo si problematikë të votës. Përndryshe, ai e trajtoj si problem të demokracisë për të korrur simpatinë e të huajve. Por edhe ajo nuk duket se funksionoi.

    Kurse Rama, në hullinë e atij pragmatizmi që flet Hyllin më sipër, e ka kuptuar se shqiptarët nuk e vrasin më mëndjen për demokraci. Si pragmatist (oportunist?) që është, për hirë të pushtetit, zgjidhja më e shpejt ishte t’ia lëshonte ekonominë tregut informal (tregut të drogës), dhe në të njëjtën kohë krijoi një show me përpjekjet ‘donkishoteske” për të formalizuar biznesin e vogël (që për nga natyra është informal). Dhe për këtë shfrytëzoi edhe injorancën ekonomike të elitës së Tiranës, që nuk i folën bllofit të tij.

    Mashtrim? Inkompetencë? Pragmatizëm? Quaje çfarë të duash. Problemi është që nuk funksionon.

    Ndaj gjëja e parë që duhet të bëj gjithsekush që ka ndërmënd të bëj opozitë në Shqipëri është të ngrejë një program ekonomik të qëndrueshëm, dhe bashkangjitur edhe një program juridik që të mbështesë zbatimin e këtij plani ekonomik. Përndryshe ideologjtë shkojnë e vijnë.

  12. Nuk mund të bësh opozitë në vendin tënd duke i mbajtur sytë nga Perëndimi. Mjerimi dhe shterpi i mendimit politik në Shqipëri është prurje e huaj, dhe vjen si pasojë e rakordimit të Shqipërisë në ingranazhet e kapitalizmit botëror. Qysh kur u celën për herë të parë dyert e Shqipërisë, kasa politike shqiptare ka patur maninë të huazojë politika liberale perëndimore dhe kemi gati 30 vjet me politikanë të qendrës. E ku ka gjë më të rrezikshme se qendra politike (është për të qeshur që partia në pushtet në Shqipëri quhet Partia Socialiste e Shqipërisë). E njejta gjë shihet gati në cdo vend të zhvilluar kapitalist, partitë nuk janë më në duel idesh politike por në duel reformash të qendrës neoliberale. Ndonjë parti në të djathtë të qendrës, ndonjë tjetër në të majtë të qendres por prapë në orbitë. Rrallë sheh forcimin e ndonjë lëvizje politike divergjente pa agjendë krejtësisht nacionaliste. Pra, paaftësia e formimit të një opozite të mirëfilltë në Shqipëri vjen si pasojë e gravitetit të kapitalizmit botëror që i mban partitë në orbitë rreth qendrës. Edhe në Kanada, ku unë studioj, grupimet politike më të mëdha opozitare janë parti të qendrës. Për të mos folur për Amerikën, ku pluralizmi dhe spektri politik janë zhdukur për t’i lënë vend sistemit bi-partiak të qendrës. Edhe në Shqipëri, nga përpjekja për integrim, po huazohen, pa vrarë mendjen për pasojat dhe për përputhshmërinë me identitetin tonë kombëtar, këto politika kancerogjene. Mungesa gati botërore e opozitës vjen nga mungesa botërore e pozitës së mirëfilltë, jashtë qendrës neo-liberale.

    1. I dashur Migjen,

      E ndaj te njejtin mendim me ty, qe ka nje tendence qe gjithcka Perendimore te shohim si pozitive per vendin, pa e analizuar kritikisht.

    2. Migjen dhe Armend, thoni se i kemi mbajtur syte nga Perendimi dhe jemi perpjekur te pershtatim vetem modele perendimore pa i analizuar kritikisht. C’mund te benim tjeter? E provuam me modelet lindore e pame si na shkoi puna. Madje vete Lindja, pasi deshtoi me modelet qe shpiku, sot i mban syte nga Perendimi. Kane mbetur vetem dy modele alternative: modeli kinez dhe modeli teokratik i ISIS-it dhe i vendeve si Irani apo Arabia Saudite.

      Ju keni ndonje ide konkrete se si mund te zhvillojme ndonje sistem a model te ri qe t’i shkoje sipas midese species se veçante “homo albanicus”?

      Une mendoj se fajin nuk na e ka modeli. Ajo qe na mungon nuk eshte nje sistem politik apo socio-ekonomik i ri, por nje sistem vlerash morale. Vlera te thjeshta dhe universale, te vlefshme per te gjitha modelet, si p.sh.: mos vidh; mos vrit; mos genje; mos pretendo te marresh me shume nga ç’jep; mos prit nga te tjeret, por pervish menget dhe futju punes etj. Me fjale te tjera, sipas meje modeli me i mire eshte ai i Kandidit te Volterit “Puno kopshtin tend”.

      1. Përshëndetje Relapso,

        Jam dakord që modeli socialist që huazuam nga Lindja nuk funksionoi sipas planit, por kjo ndodhi jo vetëm prej sistemit politik. Sistemet socialiste të vendosura në Lindje dhe Amerikë dështuan prej izolomit, sepse ishin tumorë në trupin e kapitalizmit, të padëshiruara. Ato e kishin të vendosur shpatën e Demokleut që në gjenezë, packa se sundimet gjakatare dhe moniste të drejtuesve zvarritën të pashmangshmen duke cuar në rrënim total. Nuk ishin kushtet historike të përshtatshme për vendosjen e një sistemi socialist sepse kapitalizmi po lulëzonte. Me Revolucionin Industrial, zhvillimet në teknologji i sollën natyrë tjetër prodhimit të të mirave dhe kësisoj ekonomisë dhe sistemi kapitalist po lulëzonte. Gjërat kanë ndryshuar ama..

        Por të kthehmi tek problemi. Nuk mund të thuash që problem në Shqipëri është mungesë vlerash morale. Më duket pak e nxituar nje deklaratë e tillë, mungon një analizë më e thellë. Jam dakord që shpesh ka mungesë të theksuar vlerash morale dhe shfaqen cene etike në shoqëri, por duhet analizuar nga se vijnë këto. Nuk mund të bëj një analizë antropologjike të moralit shqiptar, por mund të them se lindim të njejtë me homo sapiens-at e tjerë, dhe e vetmja gjë që na e formon moralin janë kushtet shoqërore të cilat janë ngustësisht të lidhura me ekonominë. Është tipar (sëmundje) i pashmangshëm i kapitalizmit fakti që i jep karakter ekonomik shoqërisë. Kemi lindur në një botë ku cdo gjë ka vlerë ekonomike dhe për më tepër cdo gjë shihet nën lenten e vlerës ekonomike që ka. Marrëdhëniet hierarkike shoqërore sot janë të ngritura vetëm mbi baza ekonomike. Pra, ajo që dua të them është që fillimi i problemit ka një natyre politike dhe jo sociale, pasi është politika (ekonomia) që përcakton marrëdhëniet sociale të cilat formojnë moralin.

        Problemi që lind është: nëse kapitalizmi laissez-faire perëndimor nuk po funksionon atëherë c’duhet bërë? Këtu mendoj se është vendi për debat. Personalisht kam bindje politike të majta. Në mendjen time pyetja se c’duhet bërë përpilohet në titullin e një pamflete nga Rosa Luxemburg “Reform or Revolution”. Pra, a duhet të implementojmë gradualisht reforma socialiste në sistemin kapitalist liberal që ekziston, apo duhet të ngrihemi në mënyrë revolucionare. Jam i mendimit se sot vetëm me anë të implementimit gradual të reformave socialiste mund të arrihet një shoqëri socialiste. Konkretisht në Shqipëri duhet të rimëkëmben sindikatat e punëtorëve dhe të rregullohet prodhimi agrar sipas një plani qëndror me subvencione nga shteti si dhe shumë e shumë reforma të tjera të natyrës ekonomike e sociale që do cojnë drejt socializmit. Ky është mendimi im personal, dhe kështu e përligj komentin e mësipërm; nuk duhen huazuar pa menduar politika kapitaliste perëndimore. Kina është shembull i një sistemi hibrid ku tipare të majta (sidomos për agrikulturën) gërshetohen me ato të djathta kapitaliste në të mirë të vendit, ndonëse ka mangësitë e veta. Sesi duhet të jetë sistemi ideal në Shqipëri nuk mund të të them me detaje, por di që duhet të jetë me reforma të majta dhe c’është më e rëndësishme të jetë i “qepur” për Shqipërinë e jo thjesht huazim.

      2. Relapso, problemi nuk eshte se ne e duam Perendimin, por tek menyra lindore si e duam ate 😀 — kuptohet, nese vec i marrim keto (Lindje vs Perendim) si te mireqena, sepse, ne kete pike, jam me Said-in dhe autore te tjere qe thone se keto jane konstruksione dhe fabrikime te kulluara.

        Tjetra, edhe po te themi qe duhet importojme modele nga Perendimi, Perendimi, megjithate, nuk eshte homogjen. Mund te zgjedhesh Le Penin, por edhe Melenchonin, Trumpin, por edhe Sandersin. Pastaj, mund te zgjedhesh modelin skandinav, qe eshte me afer te shtetit te mireqenies sociale, por edhe modelet neoliberale si keto qe kemi zgjedhur ne. Keshtu qe ka variacion dhe heterogjenitet te madh aty.

        Mendimi im eshte qe, sistemi liberal-demokratik, eshte i nevojshem ne sferat e tjera, dhe per ceshtjet e tjera (aborti, divorci, martesat e gjinise se njejte, shamia, te drejtat e kafsheve, ambientit, etj.) por jo kur eshte ne pyetje ekonomia, politika, shteti dhe shoqeria. Nderaq, per sistem neoliberal nuk kemi nevoje fare, mendoj, sepse edhe vete IMF ka nxjerr nje raport ku e shpall kete model te deshtuar.

        Me t’mira!

    3. Migjen, une kam ide krej te ndryshme nga te tuat dhe te autorit te shkrimit. Megjithate mendoj se mund te gjejme ndonje pike te perbashket.

      – Modeli socialist nuk deshtoi per faj te kapitalizmit, por sepse ishte ngjizur gabim, ishte nje rravgim ne te gjitha pikepamjet dhe nuk mund te mos deshtonte. Qe te mos e zgjas ne kete pike, me lejo te te kujtoj nje artikull te Branko Merxhanit me titullin domethenes “Pse nuk jam marksist”, botuar te “Perpjekja shqiptare” aty nga viti 1936.

      – Une nuk mendoj se moralin na e formojne kushtet shoqerore dhe ekonomike. Nuk e besoj teorine marksiste te bazes dhe te superstruktures. Morali formohet ne familje dhe ne shoqeri pavaresisht nga kushtet ekonomike. Mendoj se kush rritet ne nje familje te ndershme, ka gjasa te behet njeri i ndershem, kush rritet nga prinder batakçinj, ka gjasa te behet batakçi, pavaresisht kushteve ekonomike. Qeveritaret tane te korruptuar jane rritur te gjithe ne mes te te mirave materiale dhe privilegjeve shoqerore. Atehere pse jane te korruptuar? Sepse, sipas meje, me gjasa, prinderit e e tyre dhe rrethi i ngushte shoqeror ku u rriten ishin te tille, batakçinj, te paskrupullt, te korruptuar, pa perjashtuar ketu, torturuesit, vrasesit dhe kriminelet e luftes. E marr me mend se ky mund te te duket nje argument siperfaqesor dhe semplicist, i pabazuar ne studime te thelluara te antropologjise sociale. Por ndonjehere gjerat jane me te thjeshta se ç’duken. Megjithate, nese do ndonje analize me te thelluar per kete pike, mos shko larg, por lexo ciklin e shkrimeve qe botoi ketu ne PTF para ca kohesh Eda Derhemi.

      – Une nuk mendoj se kapitalizmi dhe ekonomia e tregut nuk po funksionon, perkundrazi besoj se eshte i vetmi sistem qe funksionon. Ata qe nuk funksionojne jemi ne, shqiptaret, jo sistemi.

      – Ti pyet, si t’ia bejme qe te arrijme nje shoqeri socialiste. Une them, ruajna Zot nga socializmi dhe nga ata qe duan ta arrijne ate (duke perjashtuar, natyrisht, te pranishmit e PTF, sepse jane te parrezikshem 🙂 Gjithsesi, ti je ne te drejten tende ta kerkosh dhe ta aspirosh socializmin. Veçse menyra per ta ushtruar kete te drejte eshte nje dhe e vetme: formo nje parti politike, harto nje program dhe kerko voten e lire te shqiptareve. Nese te mbeshtesin, atehere mund te provosh t’i qepesh Shqiperise nje socializem sipas shtatit. Por ndoshta me pare duhet ta pyesesh veten pse shoqerite e sotme kane hequr dore demokratikisht nga idete e majta.

      Armendi ne nje nga komentet me lart vuri ne kundervenie perjashtuese dy vlera: lirine dhe barazine. Une besoj te liria si vlere absolute: liria e mendimit dhe e fjales, liria e ndermarrjes, liria per te zgjedhur ata qe na qeverisin etj. E vetmja barazi e drejte per mua eshte ajo para ligjit. Perndryshe barazia nuk eshte vlere; nuk ekziston as ne natyre, as ne shoqeri. Njerezit ontologjikisht nuk jane te barabarte. Aspirata per barazi, perveçse utopike, eshte thellesisht e pamoralshme.

      Boll se e bera terkuze. Une propozoj ta mbyllim ketu kete shkembim mendimesh, sepse nuk ia mbushim dot mendjen njeri-tjetrit.

      1. Problemi që del këtu: si shpjegohet që në këtë sistem, cilido qoftë, janë të ligjtë që dalin rregullisht në krye? Ose më mirë, si t’ia ndryshosh kahun këtij seleksioni të vlerave?

        Sepse vërtet, ka njerëz të virtytshëm, ka edhe batakçinj; por mes tyre ka një shtresë të madhe njerëzish që janë të predispozuar për mirë, por që edhe lëshojnë pe, nëse mendojnë se ashtu përfitojnë.

        Çështja është se nga do të anojnë këta që janë në mes, nga cili model: do të ndjekin virtytin apo vesin? Dhe ata që do të tundohen nga e keqja, ku do ta gjejnë vallë mbështetjen e duhur për të mos u dorëzuar?

        Se unë në Shqipëri sot shoh jo vetëm një shoqëri që e ka normalizuar të keqen, por edhe një shoqëri ku po rriten breza të paaftë edhe për ta perceptuar të mirën.

        Unë kam parë emisione për fëmijë ku prezantuesja u fliste kalamajve për dollarë, a thua se këta e kishin për synim të mbushnin xhepat me gjithë qyrret që u vareshin.

        E pyeste ajo trushkulura 5-vjeçarin: çdo të bëje ti sikur të kishe 1000 dollarë?

        Gjetiu, krimin mund ta dënojnë gjykatat, por nuk e dënon moralisht publiku – dhe këtu flas deri edhe për vrasje.

        Është një shoqëri ku asgjë që promovohet publikisht nuk gjen përkrahjen morale të qytetarëve; e shumta, do të thonë një “bravo i qoftë atij.” Deri edhe të virtytshmit kanë dyshime se mos integriteti i tyre është pasojë e faktit që janë humbës dhe që nuk kanë asgjë në dorë.

        Nëse ka një kapital që po shpërdorohet në mënyrën më mizore atje, ai është kapitali moral. Çfarë edhe shpjegon shumëçka – meqë edhe tregu i lirë nuk funksionon dot, pa një mirëbesim ose një investim tek e vërteta.

        1. Mendoj se kjo eshte pyetja e duhur, pergjigjja e sakte e se ciles do te perbente njekohesisht zgjidhjen e problemit. Kemi nje problem te madh moral qe nuk dime si ta zgjidhim. Dhe problemi nuk eshte te politikanet, por te shoqeria, shprehje e se ciles eshte politika.

          Te sjell ketu shembullin e Italise qe eshte e ndare me dysh: nje Veri i zhvilluar, ne linje me standardet me te mira te Europes veriore, dhe nje Jug me probleme te medha. Shkaku i ketij hendeku eshte vetem i natyres morale, sepse Italia ka nje qeveri te vetme per Veriun dhe per Jugun, nje sistem apo model te vetem ekonomik, nje politike te vetme fiskale etj. Qeveria qe prej me se gjysme shekulli i ka kushtuar vemendje te madhe zhvillimit te Jugut duke investuar aty energjite me te mira dhe parà pa fund, me rezultate qe lene shume per te deshiruar. Ne Veri kemi nje shoqeri me nje nivel te larte qyterarie, me shprehi te mbara, punetore, korrekte, te ndershem etj. dhe per pasoje me tregues te larte te zhvillimit ekonomiko-social e kulturor, ndersa ne Jug kemi nje shoqeri me probleme te renda morale, te ngjashme me ato tonat, me kulture te ulet qytetare, dembele, dredharake, meskine, me nivel te larte korrupsioni dhe kriminaliteti etj. E pra, nuk e ka fajin qeveria, politika apo sistemi sepse keto jane te njejte per gjithe vendin. Eshte nje çeshtje morale e shoqerise. Dallimi eshte madje edhe gjuhesor: p.sh. ne Veri “fare il furbo” ka konotacione negative, deri edhe fyese, ndersa ne Jug eshte kompliment dhe mburrje. Emri “favore” ka vlera te ndryshme performative ne Veri dhe ne Jug. Per shkak te korrupsionit ne nivel lokal ne Jug ka nje numer shume me te madh invalidesh qe perfitojne pensione nga shteti sesa ne Veri. Mund te sillja shembuj te shumte, por nuk po zgjetem. Ajo qe dua te them eshte se rasti i Italise deshmon me se miri se e keqja buron nga shoqeria dhe zhvendoset ne politike, jo e kunderta.

          Cila eshte zgjidhja? Per mua ka vetem nje rruge: duhet investuar fuqishem ne edukimin qytetar dhe moral te brezave te rinj. Nuk shoh zgjidhje tjeter.

        2. Ceshtja morale ekziston por eshte rruge pa krye. Per me teper nqs merret shembulli italian per ilustrim, e vetmja gje qe verteton shembulli italian eshte qe nje situate e tille nuk ka zgjidhje, rrjedhimisht secili te shohe e te beje c’te munde per veten.
          Problemi i shtetit eshte çeshtje esencialisht politike dhe ka vetem zgjidhje politike me mjete politike. Gjithe diskursi moral shkon pashmangshem tek dergimi i problemit per ne kalendat greke, dmth perfaqeson nje pezullim dhjeteravjeçar te çeshtjes.
          Nese njeriu eshte i mire apo i keq, lind a behet i tille, e ka meriten apo fajin ky apo ai institucion, te gjitha keto kane vleren e tyre, por nuk arrijne dot qe te ofrojne zgjidhje afatshkurtra e afatmesme dhe si ka thene Keynesi, ne periudhen afatgjate do kemi vdekur te gjithe.
          Per me teper qe shoqeria civile si ne kuptimin poperian si ne ate hegelian, ne Shqiperi ka vdekur me kohe dhe i ka mbire dy pellembe bar siper, keshtu qe edhe çeshtjes morale si e mbetur jetime,ne radhe te pare i duhet gjetur nje familje qe ta adoptoje e nuk duket se po vrapon kush ne kete drejtim.

          I njejti shqiptar ndryshe sillet ne Shqiperi e ndryshe kur shkon emigrant, nuk eshte se ka nje esence negative perndryshe do e kishte pasqyruar edhe ne emigracion. Perjashtojme logjikisht kriminelat se ata jane jashte sistemit kudo te shkojne.
          Konkluzioni me normal qe del eshte qe individi mesatar i cili perben brumin e shoqerise, nuk ka realisht asnje permbajtje apo identitet moral , por perfton pembajtje apo identitet nga sistemi socio-politik.
          Ketu une do shtoja qe individi ne permasen etiko-politike apo me mire ne permasen publike eshte inekzistent, eshte nje koncept arbitrar. Individi ekziston ne kete permase ne çastin kur grupi, i cili eshte njesia themeltare e permases publike, i jep esence apo drite nga esenca e drita e vet. Nje individ totalisht i vetmuar me interesa ekskluzivisht personale, dmth pa interesa as familjare (qe eshte nje nga tipologjite e grupit), nuk ekziston ne sferen publike.

          Ne çastin qe eliminojme individin si te tille, ne vetvete, nga sfera publike, atehere cdo perkatesi apo karakteristike, duke filluar qe nga mbiemri, perben menyren si mbushet me kuptim vete individualiteti i individit.
          E ketu problemi eshte qe permbushja e plote e individit, ne rrugen e kalimit nga pika 0 tek pika 1 vjen vetem prej grupit suprem qe eshte shteti. Individi nuk anullohet tek shteti por plotesohet,permbushet, keshtu qe nje shtet i zgerlaqur ndikon ne menyre vendimtare ne zgerlaqjen e individit. Nuk them qe çdo individ ne menyre absolute eshte i zgerlaqur se shteti shqiptar eshte i tille, porse cdo individ ne menyre absolute sapo t’i afrohet skenes publike do te zgerlaqet.
          Prandaj e vetmja zgjidhje per te shpetuar ne Shqiperi eshte qe te jesh person privat , i painteresuar per sferen publike, dmth publikisht i vdekur ose inekzistent.

          Ketu problemi thellohet sepse ne nje sistem qe deshiron te behet demokratik (ashtu thuhet) cdo individi i kerkon te jete publikisht gjalle ose ekzistent,sepse si do te mund pastaj te flitet per demokraci. Kur ata qe supozohen si me te miret, ne nje diskurs moral, vendosin te jene publikisht te vdekur, atehere si do te sherohet shteti, vetem Fryma e Shenjte ngel si opsion.

          Perndryshe,nqs individi arrin ta konceptoje rolin vendimtar te shtetit ne identitetin e tij publik dhe vete ekzistencen e tij publike, atehere do te kerkoje nje shtet permbushes apo plotesues e do te veproje rrjedhimisht edhe politikisht.
          Po ky koncept nuk eshte i mundur ne asnje format liberal, sepse aty individi ekziston a priori dhe shteti eshte nje e keqe e domosdoshme, keshtu qe heperhe nuk jemi gjekundi. Nga konflikti konceptual i individit me shtetin humbet individi, nderkaq shteti po i vuri njehere rrenjet ne nje territor nuk shkulet me, shteti eshte nje realitet me karakteristika infiniti, po individi nuk e ka luksin e kohes.

  13. Ardian, fakti qe shteti eshte punedhenesi me i madh, ose qe nuk ka nje sistem te mirefillte juridiko-institucional, nuk do te thote qe modeli ekonomik (dhe jo vetem) neoliberal nuk ekziston ne Shqiperi. Perkundrazi, mendimi im eshte qe kjo vetem sa e konfirmon ekzistencen. Sepse, sic dihet, dhe sic kane shkruar autore te ndryshem, mungesa e nje shteti te konsoliduar demokratik; pastaj, mungesa e nje shteti te se drejtes, eshte pikerisht ajo qe oligarket dhe neoliberalet synojne, ne menyre qe te operojne lirshem ne treg. Po marr nje shembull, per te konkretizuar nje cik muhabetin. Nje shofer ne Indi ka rrogen 15-20 here me te ulet se nje shofer tjeter ne Kanada.

    A e dine pse shoferi ne Indi e ka pagen me te ulet se ai kanadez?

    Sigurisht, jo pse shoferi indian eshte me i dobet krahasuar me ate kanadez — sepse, sic e kemi pare neper filma, shoferat ne Indi jane dhjetefish me te zote se keta ne Perendim :D, por fakti qe ne Perendim shteti nuk lejon qe nje korporate e huaj, ose vendese, te vije dhe te hap nje kompani transporti, ku te punesuarit paguhen nga 150 euro ne muaj 😀 Ose merre shembullin me call centers. Dikur njerezit iknin ne Perendim per te gjetur nje vend pune te sigurt dhe qe ofronte rroge te mire. Sot, nderkaq, ai kapitalisti nuk te le ta besh fare kete gje: ta bie call centerin te shtepia yte, dhe te paguan 200 euro ne muaj, dhe pa asnje sigurim shendetesor, pensional, etj.

    Dmth, per aq kohe sa shteti nuk nderhyn ne treg; ose, thene me mire, nderhyn por vetem ne funksion te pushtetit oligarkik e korporativ, ne rregull eshte. Nuk i ben shume fundamentalisteve te tregut pse shteti eshte punedhenesi me i madh (eshte tjeter gje qe, teorkisht, sic e the edhe ti, do te duhej te ishte nje administrate e vogel).

    Madje, mendimi im eshte qe modeli neoliberal nuk eshte shtrire vetem ne ekonomi, permes privatizimeve te egra qe kane ndodhur keto 3 dekadat e fundit ne SHqiperi, dhe 2 dekadat e fundit ne Kosove, por edhe ne te gjitha sferat tjera. Per shkak te kohes, une po marr vetem nje shembull: edukimin.

    Ne te kaluaren, sic e dine edhe me mire se une, edukimi shihej si konstitutiv i personalitet te njeriut. Sot, nderkaq, ai thjesht shihet si investim (ne terma absolutisht ekonomike), prandaj dhe te gjithe kemi perfunduar duke studiuar per financa, biznes, ekonomi, e keshtu me radhe (ashtu sic e thote logjika neoliberale). Por, askush nuk studion me per filozofi, letersi, film, etj. Po ashtu, dikur edukimi konceptohej ne terma republikane, pra si menyre per te ndertuar kulturen civike/qytetare. Sot, nderkaq, na thuhet se edukimi duhet ndjekur tregun e punes (pa kurrfare qellimi publik). Po ashtu, ne te kaluaren njerezit me shume preferonin te flisnin per pasionet e tyre. Sot, nderkaq, flasin vetem per interesa hulumtimi (research interests). Ne te kaluaren shkolla shihej si vendi ku themeloheshin forma kolektive te subjektivitetit politik; sot, nderkaq, universitetet funksionojne si hapesira individuimi. Dikur shkollimi shihej si e drejte; sot shihet si privilegj…

    Keshtu qe, po, kemi nevoje per parti te tjera liberale, e me orientim te perafert, por, para se gjithash dh embi te gjitha, mendoj se kemi nevoje per nje levizje me orientim te majte qe do te kundervihet ketij modeli dhe sistemit ne pergjithesi ne Shqiperi, duke perfshire ketu edhe gjerat qe ceke me lart edhe ti Ardian, dhe komentuesit e tjere.

    P.S. Kerkoj ndjese per mendimet e paorganizuara sic duhet.

    1. Nuk më bind shembulli me shoferët në Indi dhe në Kanada, meqë diferenca në rrogat besoj se pasqyrohet deri-diku edhe te diferenca në çmimet me pakicë dhe në koston e shërbimeve të ndryshme. Natyrisht, nuk është serioze t’ia kritikosh tjetrit shembujt, por unë e bëj këtë tani ngaqë nuk po e kuptoj mirë argumentin tënd. Imi ishte se, sa kohë që shteti në Shqipëri është punëdhënësi më i madh, nuk ka shumë kuptim të flitet për politika neoliberale, meqë këto parashkruajnë tkurrjen e shtetit nga jeta sociale. Përkundrazi, në Shqipëri jo vetëm të gjithë kërkojnë punë në shtet (dhe në sektorin publik) por edhe vendet e punës përdoren rëndom, nga partitë politike, si mjet nga më kryesorët për të siguruar vota.

      Sa për edukimin, të paktën në Shqipëri, kolapsi që e vëmë re të gjithë nuk ka të bëjë me nevojën (ta quajmë parimore) për t’i hapur vend privatit në treg, por vetëm me pamundësinë e shtetit për t’i plotësuar detyrimet e veta ndaj qytetarit; çfarë unë nuk do ta quaja neoliberalizëm, meqë po të ishte kështu, atëherë shtetet më neoliberale të botës do të ishin Sudani i Jugut, Haiti dhe Somalia. Dua të them, nëse një shtet është gati për të dështuar, kjo nuk mund të shihet si rezultat i politikave neoliberale për tkurrjen e shtetit, por si paaftësi e elitave për t’i dalë zot misionit që i kanë vënë vetes publikisht. Po ashtu, një shtet që nuk arrin të mbulojë me shërbim shëndetësor bazë territorin e vet, nuk e bën këtë ngaqë ka vendosur t’i hapë më shumë vend privatit, ose ngaqë i ka privatizuar shtëpitë e lindjes që ka pasur dikur në territor.

      Me një fjalë, shteti nuk ka para, por kjo nuk vjen ngaqë sistemi është neoliberal, përkundrazi. Shteti nuk ka para sepse ekonomia është shumë e dobët, sepse nuk ka investime, sepse paratë i vjedhin oligarkët, etj. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo varfëri në financat e shtetit, në një kohë kur elitat politike pasurohen në mënyrë të habitshme. Në një sistem neoliberal do të pritej të pasurohej shtresa e mesme, ose të paktën pronarët e bizneseve, por jo politikanët. Unë besoj se në Shqipëri mungojnë kushtet sociale, që të funksionojë sistemi neoliberal.

      1. Si duket kemi nje keqkuptim sa i perket asaj cfare nenkuptojme me racionalitet neoliberal. Neoliberalizmi, te pakten nga ajo cfare shume sociologe, filozofe e mendimtare kane shkruar, nuk synon tkurrjen e shtetit ne pergjithesi. Ajo cfare racionaliteti politik neoliberal synon ne te vertete eshte vetem tkurrja e Dores se Majte te Shtetit, qe perfshin shkollimin publik, shendetesine publike, transportin publik, kushtet e punes, ofrimin e pensioneve te dinjitetshme, etj., nderkaq, ne anen tjeter, ai vetem sa zgjeron hapesiren e veprimit te Dores se Djathte, qe perfshin administraten shteterore (qe ti po e ve ne dukje se eshte e madhe), policine, ushtrine, gjyqesine, prokurorine, e keshtu me radhe.

        Pra, ideali i neoliberalizmit nuk eshte tkurrja e shtetit, sepse pa nje shtet te fuqishem ai nuk mund te mbijetoje. Por, vetem tkurrja e shtetit social dhe shtetit te se drejtes. Prandaj dhe kur vdes nje punetor kush pese pare nuk i jep. Dhe as kur u shkelen te drejtat e tyre elementare. Mbase e ke pare edhe ti qe, kur punetoret provuan ta vendosin cadren e tyre te sheshi, policia intervenoi, duke u pamundesuar atyre ta realizojne kete gje; nderkaq, kur PD vendosi cadren e vet aty, askush nuk i nguci.

        Tjetra, fakti qe nuk ka shkollim te mire publik, shendetesi publike, transport publik, nuk ka te beje gjithaq me paaftesine e elitave politike sa me kapjen e tyre nga ana e oligarkeve e krimineleve te tjere. Merre rastin e reformes ne arsim, ta zeme. Kane shkaterruar edukimin publik, dhe cfare beri Rama? Ne vend qe fondet publike t’i orientoje te UT, ai i coi ato te UET dhe universitetet e tjera private. Po keshtu beri me ceshtjen e regjistrimeve, duke i detyruar studentet te regjistrohen te UET, sepse kishin mbetur te paregjistruar. E te mos flasim per privatizimet, qe nuk kane lene gje pa privatizuar.

        1. Shembujt qe perdora me pare eshte per te treguar qe kapitalit i nevojitet ky lloj elitash, sepse me to e ka rrugen e hapur per cdo gje.

        2. Jam dakord – edhe unë e kisha fjalën për tkurrje specifike të shtetit, pa çka se jo vetëm si “dorë të majtë”, por edhe për ndërhyrjen e tij si rregullator i ekonomisë dhe i financës, ose ndërhyrjen në “tregun e lirë.” Përndryshe, sa u përket shpenzimeve ushtarake dhe për ruajtjen e rendit, shteti mbetet i dhjamur (siç e shohim përditë këtu në SHBA).

      2. Me fal qe po nderhyj edhe tek ky koment, po ky eshte i preferuari i Cilit dhe eshte i pasakte.
        Kur zhvillon politike privatizimesh, pra i heq shtetit mundesine per te administruar burimet e vendit, sepse e quan te paafte, atehere kjo eshte politike neoliberale.
        Te gjitha ideologjite e tjera, mendojne se shteti eshte i afte te administroje burimet e vendit, pra jane kunder privatizimeve ose me sakte jane per nje rol jo thjesht kontrollori por pjesemarres aktiv te shtetit.
        Keshtu qe ne nje vend si Shqiperia ku shteti nuk ka asgje, hiq hidrocentralet e medha mbi Drin, pa me te voglin dyshim kemi sistemin liberal. Ne kete pike realiteti flet qarte.

        Problemi qe ti ngre nuk ka te beje me cfare sistemi ekziston, por se si eshte interpretuar ky sistem ne Shqiperi, dmth eshte si çeshtja e komunizmit, ne teori te merr me qafe por ne praktike falimentoi.
        Kjo eshte edhe e verteta e sistemit neoliberal qe ne praktike eshte falimentar totalisht dhe ne po e heqim ne kurrizin tone, sikunder hoqem komunizmin.

        Nqs shteti yne do te ishte per se mbari, atehere edhe nje shtet i madh do te ecte fjolle, ku ka me mire ne kapitalizem sesa te kesh ndermarrje gjigande, ku optimizon gjithe kostot dhe fitimet, ndermarrje qe kane gjithnje mundesine e rikapitalizimit ne raste krizash, sepse ke buxhetin e shtetit.

        Mirepo ne kete kontekst, po marrim parasysh privatizimin e plote te ekonomise sipas modelit liberal, (nje e dhene e pamohueshme) dhe nje shtet te zgerlaqur.
        Ky binom ka falimentuar plotesisht, mua me duket se edhe ky pohim eshte nje e dhene e pamohueshme.

        Ti thua me te drejte qe ne teori, nqs shteti del nga gjendja e zgerlaqjes atehere modeli funksionon.
        E para nuk ka ndonje prove praktike/historike per kete, dmth nuk eshte pare ndonje shtet neoliberal se si del nga zgerlaqja dhe me ne fund liberalizmi i shpeton te gjithe.
        E dyta, si mund te dale nga gjendja e zgerlaqjes nje shtet nepermjet nje teorie qe nuk e honeps shtetin. Teorikisht nje shtet i katandisur keq kerkon nje angazhim statalist, si te thuash nje kopsht te katandisur keq duhet t’ia japesh nje kopshtari jo nje druvari.
        Jepi shtetin Cilit, ai do mendoje si te beje nje ligj arsimi qe ta favorizoje me shume sesa ky qe i preu sipas trupit Rama, sepse Cili mendon qe eshte rrobaqepes me i mire per veten sesa mund te jete Rama per te.

        Problemi mendoj une themeltar qe po gerryen edhe Perendimin eshte qe per liberalizmin, puna nuk eshte nje e drejte, por nje detyrim qe vjen prej barkut. Ketu ne fakt na vjen ne shqiptareve si me porosi.
        Nqs e trajton punen si e drejte per kedo atehere je ti si shtet qe kujdesesh qe qytetaret e tu ta gezojne kete te drejte, kurse nqs e trajton punen si nje detyrim qe vjen prej barkut atehere ti si shtet thua po deshe puno, po deshe vdis, po deshe ik ne emigracion.

        Ceshtja nuk eshte qe shteti te te gjeje punen ( teorikisht per kete ekzistojne zyrat e punes ne Perendimin funksional), por qe shteti te kete nje kujdes e perkushtim qe qytetaret ta gezojne kete te drejte, ashtu sikurse gezojne te drejten e arsimit, te drejten e votes etj.
        Llafi qe bie Italia ne nenin e pare te Kushtetutes thote:
        L’Italia è una Repubblica democratica, fondata sul lavoro.

        Kjo do vemendje, sepse nuk thote e themeluar, mbi te te drejten e arsimit, te shendetesise, te prones e me radhe, por e themeluar mbi punen. Fakti qe shteti italian nuk e trajton me prej kohesh punen si te drejte kushtetuese, ben qe neni i pare i Kushtetutes te jete hedhur ne kosh te plehrave, ama çdo italian eshte i ndjeshem dhe gjykon edhe politikisht mbi bazen e punes si e drejte kushtetuese.

        E perkthyer ne realitetin tone, duke e trajtuar punen sipas konceptimit liberal te detyrimit qe vjen prej barkut apo shqisave ( realitetit shqisor me mire), ne jemi katandisur ne popull emigrantesh dhe aspirantesh emigrante ( 56% e rezidenteve ne Shqiperi deshiron t’ia mbathe). Nqs i mbledh keto dy kategori i bie qe diku tek 1.4 milion shqiptare ( nga 4,5 milion te regjistruar ne gjendjen civile) nuk jane ne emigracion dhe nuk e duan emigracionin.

        Tani, mbase si shqiptar qe jam them nje blasfemi, po une mendoj vertet qe puna eshte nje e drejte themeltare e njeriut dhe shteti e ka per detyre urgjente te investohet ne kete drejtim. Per kete arsye, para se gjithash une s’mund te pranoj kurrsesi liberalizmin dhe as realitetin e sotem shqiptar.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin