Ndriçim Kulla mendon se çmimi Ardian Klosi do të duhej quajtur, më mirë, çmimi Branko Merxhani, meqë emri i parë është i pameritueshëm, sidomos në krahasim me të dytin.
Këtë edhe e mbron, me një artikull të botuar dje në Panorama.
Nuk më takon mua, për arsye etike, që ta kundërshtoj argumentin e autorit; sado që unë, që i vlerësoj lart edhe Klosin edhe Merxhanin, mendoj se kontributi i të parit në kulturën shqiptare është më i rëndësishëm se i të dytit. Gjithsesi, artikullin e Kullës ju ftoj ta lexoni vetë, për të parë nivelin e publicistikës dhe të sulmeve ad hominem.
Çfarë më shtyn të shkruaj është, përkundrazi, ideja e çuditshme se nuk mund të lartësohet dikush, në piedestal të kulturës, pa rrëzuar dikë tjetër; në rastin konkret, nuk mund të vlerësohet B. Merxhani, pa bërë shoshë A. Klosin.
Kjo mënyrë e nderimit të personaliteteve dhe të traditës në fakt nuk e lejon konsolidimin e traditës – pse i projekton edhe në kohë konfliktet meskine të politikës dhe të klaneve të sotme.
Asnjë të keqe nuk shoh që të krijohej edhe një çmim nën emrin e Branko Merxhanit; dhe ky t’i jepej kushedi revistës kulturore më të mirë të vitit, ose një emisioni të ngjashëm televiziv ose publicistikës më të mirë shqipe online; krahas çmimeve të tjera që jepen tashmë.
Një kulturë që kërkon të jetë pluraliste, duhet të dijë të nderojë edhe Merxhanin edhe Klosin; dhe jo të rrëzojë njërin për të ngritur tjetrin, a thua se kemi një piedestal vetëm.
Dhe nëse kjo qëndron, madje është elementare për t’u kuptuar, atëherë të krijohet përshtypja se N. Kulla nuk e ka merakun te Merxhani, por te rrëzimi i Klosit.
Nuk synon të diskutojë dedikimin e çmimit në fjalë, por ta shkatërrojë atë.
Të njëjtin qëndrim e gjen sot gjetiu – edhe për çështje të panteonit letrar e të gjuhës standard ose në fushën e rehabilitimeve kulturore; dhe figurat e shquara, që i kemi aq të pakta, i trajtojmë si të ishin të papajtueshme mes tyre.
Dhe premtova diçka në krye, por nuk po arrij dot ta mbaj fjalën: biografia që ia bën Klosit autori i artikullit lexohet si të ishte ndonjë tablo sinoptike, nga ato të lashtat.
E ndoqa linkun dhe e lexova artikullin e N. Kullës. Me erdhi keq per te dhe jo per ate kunder te cilit shkruante.
kur flet per “hierarki vlerash”, patjeter qe do te biesh ne gracka te tilla mendimi – eshte deshira e disa te koleksionojne dijen a inteliktualet si pullat e postes, e sa me large ne kohe aq me me vlere dhe pse artistikisht apo nga pikepamja teknologjike mund te jete ndryshe.. keta njerez nuk kane lidhje as me njerin dijetar qe e ngrejne ne piedestal, e as me tjetrin .. thjeshte shprehin meritat e tyre si koleksionist me koleksionin e tyre
Kulla ka plotesisht te drejte kur thote se Branko Merxhani e meriton te vendoset nje çmim per nder te tij. Eshte pa dyshim nje nga publicistet me te mire qe ka njohur historia e shtypit shqiptar.
Te isha une ne vend te Kulles e te kisha parate qe ka Kulla do te kisha ngritur nje fondacion me emrin e Merxhanit dhe do te kisha caktuar nje çmim me ate emer te madh. Ne kete menyre nje pjese e atyre parave do t’i ktheheshin kultures.
Puna eshte qe Kulla nuk do te harxhoje parate e tij per nje idhull kaq e madh si Branko Merxhani sic e quan ai, ndonse per shumicen e njerezve eshte krejt i panjohur. Stili i Kulles eshte ai i luftes se klasave por i kthyer ne senc te kundert, dhe qellimi i Kulles eshte pikerisht ajo qe tho Vehbiu, rrezimi i Klosit dhe jo ngritja e Merxhanit per te cilin-pajtohem me Vehbiun-mund te krijohet nje cmim tjeter.
njerez qe jane marre per kohe te gjate me nje objekt studimi, kane tendencen te personifikohen me objektin e tyre, duke arritur ndonjehere ne raste ekstreme (kujtoni ata zoologe qe preferojne shoqerine e kafsheve sesa te njerezve).
keshtu vepron dhe kulla mendoj ne kete rast, i cili ngaqe eshte angazhuar me botimet e merxhanit, e shikon si te padrejte faktin qe nuk i japim rendesine e duhur dickaje qe ai i jep.
Po mirë se ta nderojnë Merxhanin! Figurë e çmuar e kohës; unë i pari do ta përshëndetja nismën. Përkundrazi, përqasja e sforcuar me Klosin nuk shkon, më duket e stisur dhe e frymëzuar keq; sepse nuk e ka errësuar kurrë Klosi Merxhanin, përkundrazi!
Shkrimi i Ndriçim Kullës do të kishte pasur vlerë tjetër sikur t’i ishte kushtuar vetëm Branko Merxhanit dhe rëndësisë për një çmim kombëtar në emër të tij. Për fat të keq i është futur krahasimeve… por pa marrë parasysh parimin e pluralizmit. Shkrim që ka të bëjë drejtpërdrejt me mendësinë e sotme shqiptare. Kjo është çka shqetëson, jo preferencat tona personale për një apo një tjetër intelektual. Kultura pluraliste është e të gjithëve dhe na pasuron të gjithë.
Shkrimi i N. Kulles, te cilin sapo e lexova, te le nje shije te keqe por edhe me beri pak per te qeshur. Shija e keqe me erdhi pasi ne menyre te sforcuar kerkonte medoemos te shperfytyronte Ardian Klosin, njesoj si ata te semure mendore qe kerkojne apo tentojne te perdhunojne kufomat qofte edhe duke i zhvarosur nga varret. Ndersa pjesa e humorit ishte perpjekja prape e sforcuar per te bere nje biografi te Brankos sa me “dinjitoze” dhe paragrafi justifikues i largimit nga Shqiperia te Branko Merxhanit ishte dhe qershia mbi torte. Dhe ja se cfare shkruan:
” Eshte i vetmi gazetar shqipetar qe braktisi vendin si proteste ndaj pushtimit te Shqiperise me 7 Prill 1939.”
Tani, vendin e braktisi edhe mbreti Zog, a thua edhe ai ne shenje proteste? Po ata qe nuk e braktisen vendin e tyre por perkundrazi luftuan okupatorin pse nuk protestuan, pra pse nuk u larguan nga Shqiperia?
Debati ka vazhduar tek Panorama. Vjen si lufte mes mitologesh, ku secili mburr mitin e vet.
Per mua fiton miti i Merxhanit, te pakten persa i perket publicistikes. Eshte e lehte te rreshtosh shume pubiliciste te vdekur e te gjalle para Klosit. Nuk di te flas per perkthimet apo angazhimet ne shoqerine civile, por per publicistike edhe xha xhai ia kalon Klosit (qofte si volum artikujsh e librash, si tematika, si stil).
Cmimi mesa u kuptua eshte i gjermaneve, po nuk merret vesh pse lidhet me publicistiken e jo me perkthimin, dmth te huajt logjikisht duhet te japin çmime per perkthimin nga gjuha e tyre tek shqipja. Gjasat jane qe duke qene se perkthimi ka kritere te forta qe ndajne objektiven nga subjektivja, atehere ishte e pamundur t’i jepej Klosit (apo ndoshta Robert Shvarci ka hije shume te madhe).
Po sikur u tha se çmimi ishte i Ministrise se Kultures. Te pakten Kulla ne artikullin e pare keshtu me duket se thoshte. Te jete i gjermaneve siç thua ti, diskutimi humbet krejt kuptimin, nese e ka pasur nje kuptim deri tani.
Ku e lexove qe eshte i gjermaneve?
Tek Panorama, replika e Elsa Demos. 17 Maj. Thote qe e jep rrjeti gjerman i perkthimit Traduki, gje qe nuk konstestohet me vone nga Kulla. Prandaj nuk kuptohet mire lidhja mes nje enti qe quhet Traduki dhe publicistikes shqiptare.
Ketu poshte, te sajti i Tradukit ne shqip, eshte edhe historia sesi lindi ai çmim dhe pse iu dedikua Klosit. Ky shenim i zhvlereson krejt te gjitha diskutimet, replikat dhe kunder-replikat:
http://albanian.traduki.eu/index.php?option=com_content&view=article&id=1654:ardian-klosi-preis-erstmals-in-tirana-verliehen&catid=292&Itemid=148
Megjithate, teorikisht nuk ka pse te kete ndonje lidhje organike mes nje çmimi dhe emertimit te tij.
Çmimi me i mire per letersine ne Itali quhet “Strega”, sipas emrit te nje likeri te embel alkolik. S’ka asnje lidhje me letersine, e megjithate asnje italiani nuk besoj se i shkon ndermend te protestoje e te kerkoje qe te zevendesohet, fjala vjen, me emrin e Dante Alighierit.