RRETH NACIONALIZMIT TË E. HOXHËS

Dita rimerr sot një artikull të historianit P. Xhufi botuar fillimisht në Java, ku diskutohet për disa aspekte të figurës së Enver Hoxhës.

Autori nuk vë në dyshim çfarë është thënë tashmë për këtë diktator dhe armik të së drejtave të njeriut, persekutues i pashembullt i armiqve dhe kundërshtarëve dhe përçor të një lufte të pashembullt klasash.

AI vetëm kërkon të tërheqë vëmendjen për raportet e Enver Hoxhës me nacionalizmin dhe me Kosovën, si thelbi i çështjeve kombëtare shqiptare.

Edhe pse ndryshe nga Xhufi unë nuk besoj se nacionalizmi – i supozuar – i diktatorit komunist shqiptar mjafton për ta rehabilituar atë sado pak, si burrë shteti, mbetem megjithatë i interesuar të marr vesh më shumë për politikat kombëtare dhe kombëtariste të Hoxhës.

Kam kujtuar deri më sot, bie fjala, se objektivisht, qasja e Hoxhës ndaj problemit të Kosovës, pavarësisht si ka qenë, si është artikuluar dhe ç’ka synuar, nuk pat dhënë asnjë rezultat në zhvillimet historike në atë krahinë; dhe se Titoja me shokë i shpërfillën krejt dhe haptazi kërkesat e tij, duke filluar që nga koha e Luftës (pa përmendur fiaskon e Marrëveshjes së Mukjes).

Xhufi thotë tani disa gjëra që e përgënjeshtrojnë këtë bindje timen.

Dy janë tezat relativisht të reja të historianit në fjalë:

E para, që Hoxha arriti që afrimin shqiptaro-jugosllav pas rënies së Rankoviçit dhe pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë ta kanalizojë “thuajse tërësisht në drejtim të Kosovës”, duke ndikuar mes të tjerash në arritje të tilla si (citoj) “ Njohja e  autonomisë së Kosovës dhe sanksionimi i saj me Kushtetutën e vitit 1974, themelimi i Universitetit , i Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të tjera mësimore e shkencore të Kosovës,  shkëmbimi i pedagogëve, studjuesve, artistëve, sportistëve midis Tiranës e Prishtinës, organizimi i veprimtarive shkencore me tonalitet të lartë kombëtar, siç qenë ato për  500-vjetorin e Skënderbeut (1968), Konsulta e Prishtinës për unifikimin e gjuhës (1968), Konferenca për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit (1978)”. Unë deri më sot nuk e kisha dëgjuar këtë – dhe do të isha kurioz të dija nëse ka ndonjë provë konkrete, që të tregojë se zhvillimet e mëdha kulturore në Kosovë gjatë viteve 1970, përfshi edhe njohjen e saj si krahinë autonome të Jugosllavisë, të kenë pasur ndonjë lidhje shkakësore, të çfarëdoshme, me ndonjë presion të Hoxhës ndaj Titos gjatë atyre viteve; dhe nuk kanë qenë thjesht efekt pozitiv i zhvillimeve politike të brendshme në Jugosllavi.

E dyta, që Shqipëria refuzoi të nënshkruante Aktin Final të Helsinkit (në 1975), ngaqë ky akt sanksionokësh pandryshueshmërinë e kufijve në Europë, në një kohë që Hoxha, në atë kohë, mbronte idenë se Kosova duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Deri më sot, na është thënë zakonisht se refuzimi shqiptar për ta nënshtruar atë akt lidhej me klauzolën e respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore; kjo që ngre Xhufi tani tingëllon si risi e madhe, të paktën për mua. Edhe një herë, do të dëshiroja të dija nëse ka ndonjë provë për këto pohime kaq tronditëse.*

Nuk ka dyshim që Hoxha ka qenë nacionalist komunist; por kjo vetëm ngaqë Hoxha ishte nënprodukt i një mikroklime provinciale ballkanike para-fashiste që objektivisht në politikë nuk mund të shkonte dot më tutje se nacionalizmi: ekskursionet e tij në lëmin e marksizëm-leninizmit si filozofi dhe si doktrinë politike kanë qenë instrumentale dhe relativisht të parëndësishme, nga pikëpamja filozofike. Pakkush do të gënjehej dhe ta mbante liderin shqiptar dhe autorin e veprës naive Imperializmi dhe revolucioni për gjë tjetër. Internacionalizmi i Hoxhës, gjatë viteve 1941-1960 (përfshi këtu edhe pro-jugosllavizmin dhe pro-sovjetizmin e tij), nuk ishte veçse një pozë e studiuar, të cilën ia kërkonte rreshtimi në kampin përkatës.

E megjithatë, nacionalizmi i Hoxhës ishte nacionalizmi i kujt kërkonte të mbante pushtetin me çdo kusht; dhe që nacionalizmin vetë e shihte si një mjet për të qëndruar në pushtet. Në fakt, çdo hapje e mundshme ose afrim me Lindjen dhe Perëndimin, çdo lëshim ndaj “të huajve”, do të shoqërohej madje paraprihej – siç e kish parë edhe Hoxha mirë më se një herë – me kërkesën për rrëzimin ose mënjanimin e tij.

Dhe më në fund, nacionalizmi i hapur i liderit totalitar shqiptar në vitet 1980, ku përfshihet edhe angazhimi i tij më intensiv në favor të çështjes së Kosovës, përkon me një periudhë paranoje dhe seniliteti, kur Hoxha u përfshi në eliminimin masiv dhe sistematik të bashkëpunëtorëve të vet, duke parë nga të gjitha anët përpjekje agjenturash për ta hequr qafe; dhe kur them paranoje dhe seniliteti, nuk nënkuptoj gjë që Hoxha e ka pasur doemos gabim – meqë askush nuk do t’i ketë njohur, më mirë se ai, flirtet e elitës komuniste shqiptare me agjenturat e huaja, në Perëndim dhe në Lindje, gjatë krejt historisë së komunizmit në Shqipëri.

* Një tezë të ngjashme e gjej tani te një artikull nga një historian tjetër, Xhelal Gjeçovi, sërish te Java: “Ai që njeh sadopak politikën e kupton se edhe prishja me Jugosllavinë e më pas me BS dhe Kinën, ka pasur në mes Kosovën, implikimet dhe qëndrimet e këtyre vendeve ndaj Kosovës, duke mbajtur anën e Beogradit e duke përkëdhelur e justifikuar dhunën ndaj Kosovës.” Po ku janë provat për këtë? Hipoteza tjetër, se të gjitha këto kthesa politike me pasoja katastrofike në jetën e qytetarëve të Shqipërisë Hoxha i bëri thjesht për të ruajtur pushtetin tingëllon shumë më e mbështetur.

Shënim: shkrimi më sipër është më tepër një ftesë për diskutim; do t’u lutesha vjelësve të rastit që të mos e marrin pa më pyetur mua, për t’ua hedhur qenve, në faqet e tyre online; përkundrazi, do të kisha dëshirë, para së gjithash, të mësoja më tepër, për sa kam cekur më lart; në mos për gjë tjetër, të paktën për t’u siguruar se P. Xhufi po flet tani si historian, jo si nacionalist. Jam i sigurt që mes lexuesve të blogut, ka nga ata që e njohin mirë temën, shumë më mirë se unë, dhe që do të mund t’i pasuronin përsiatjet e mia me analiza shumë më profesionale.

Nuk ka komente

  1. Enver Hoxha (bashke me Stalinin e plot te tjere) bejne pjese tek ata lider te vendeve te Lindjes qe U INTERESONTE pushteti, perkunder disa te tjereve (si Mao, Lenini) qe NUK u interesonte. Qe nga ky moment, figura e tij nuk paraqet ndonje interes ne rrafshin e ideve, ose shkurt: asnje interes.

  2. […]në mos për gjë tjetër, të paktën për t’u siguruar se P. Xhufi po flet tani si historian, jo si nacionalist.

    Jam dakord me ju, por doja t’ju pyesja, per te qene edhe me dakord, ose per te kornizuar edhe me mire debatin: ju nga cilat pozita flisni? Nga ato te qytetarit me bindje here te majta e here te djathta, apo nga pozita te “kozmopolitit” (anti-nacionalistit) te shqetesuar?

    (Shpresoj qe kjo pyetja te mos “jete” trolling, sepse do te merzitesha shume me veten! 🙂 )

    1. Nëse të intereson diçka që ka lidhje me mua, të lutem m’u prezanto më parë – përndryshe, të siguroj se P. Xhufi më njeh dhe e di se nga cilat pozita i drejtohem.

      1. “Shënim: shkrimi më sipër ësh….”
        A.V. një shënim jashtëzakonisht i dobët!!i një niveli prej rrugaçi!!
        tërë shkrimi tënd është për të mbjellë dyshimin për “tezat” e xhufit!
        pyetja time në këtë rast është e thjeshtë:
        -a ka mundësi që të jenë të vërteta tezat e xhufit???
        përgjigjen do ta dëshiroja,si në gjyqet amerikane,vetëm me një PO ose JO!!
        ps=shënim:duke qënë se nuk mund të të kafshoja në ndonjë faqe tjetër online,shkela një betim timin për të mos u rikëthyer në faqen tënde!
        pa asnjë problem mund të mos e botosh!!

        1. Gjynah që e shkele betimin: e le veten, edhe këtë herë, në duart e mllefit, emocion primitiv.

          Sa për përgjigjen që kërkon, unë besoj se nuk ka mundësi – por besimi im është ai i një qytetari të interesuar.

          1. ad rian se kush është primitivi?! besoj se duket nga përgjigjia!!(përfshi këtu dhe citimi e shënimit të fund artikullit)
            nuk ka mundësi nuk është e barabartë me JO!(një kërkesë e vogël që nuk munde ta plotësoje)!
            shkelja e betimit tim është thjeshtë ajo e një njeriu që nuk mund të tërhiqet prej hunde,e një qytetari të lirë!
            përshëndetje nga anti censurë

          2. e shoh që nuk paske ndërmënd që ta botosh!!
            ta kam thënë dhe më parë që nënndërgjegjia bën punën e saj!
            hudhu një sy Ekmannit

            1. Nuk ta marr vesh këtë fiksim që ke me censurën. Aq më tepër që ti nuk thua ndonjë gjë aq të rrezikshme ose subversive, sa të censurohesh. Nëse t’i kanë hequr ndonjëherë shkrimet, kjo është bërë për arsye të nivelit të papërshtatshëm ose shkeljes së rregullave të komunikimit në blog, jo të përmbajtjes. Edhe tani – formuloje mendimin që ke dhe kontribuo në debat, në vend që të hash kot inat me mua, që nuk jam objekt i këtij debati. Le ta përdorim kohën e çmuar në mënyrë produktive.

          3. po të bëjmë një kujtim dhe arsyetim për faktet që njohim nga historia(e shkrua a që duhet rishkruar)që kemi dhe po ta vendosim veten në momentet kur këto ndodhin;jo të flasim duke u nisur nga përfundimi dhe të bëjmë zbërthimin;do të arrinim në përfundime të tjera ndryshe! ndoshta!?kështu do të mund të arrinim në përfundime më të sakta!përfundime më objektive!përfundime të pa cënuara nga urrejtja e vuajtjeve që kemi kaluar!!
            unë po e filloj me vitin `41 kohë kur filloi lëvizia e organiziar kundër pushtuesit fashist,italian!!më parë kishte grupe patriotësh që kishin kapur armët,por të pa organizuar!!
            ok!?
            po marr si pike referimi enverin,pavarsisht se nuk ishte askush,por që më pas çdo gjë do ti referohet vetëm atij!!
            nga 1941,ai kishte disa mundësi zgjedhjeje për rrugën që ai do të ndiqte:
            1.-atë që zgjodhi.luftën kundër pushtuesit fashist e më pas nazist!
            2.-luftën në krah të pushtuesit fashist e më pas nazist
            3.-asnjëanës;thjesht „gjum berati“ o „në autobus“;dy shprehje të viteve `70-`80 për indiferentët!!
            -e para, i kundërvihej kundërshtarit më të fortë të kohës!kishin pushtuar gjithë europën dhe azinë!rrezikonte jetën,për sundim asqë bëhej fjalë në atë kohë!!në këtë kohë pati përkrahjen e fuqive perëndimore anglo amerikane dhe asaj lindore BRSS!
            -e dyta,do të kishte të siguruar jetën dhe fitimin,si e patën bashkpuntorët e tyre,bile dhe mund të sundonte.varen nga suksesi në shtypjen e rrezistencës popullore!
            -e treta,përveç fatit të keq nuk kishte për të pasur armiq,ndoshta nuk do të kish sunduar por nuk do të kishte vënë në rrezik jetën!
            `44 kemi fitoren e „tij“!!
            në krah të tij ishin fituesit e L II B!
            mund të kishte zgjedhur rrugën e bashkpunimit me:
            1.-anglo-amerikanët që erdhën për të çliruar shqipërinë,pasi ishte çliruar!
            2.-lindjen që e ndihmoi dhe kishte të njëjtën ideollogji si ai!
            3.-të bënte në kokë të vetë,mund të themi neutral
            -e para nuk do ta linte atë në pushtet,por në të njëjtën kohë nuk ishte as e sigurtë për shqipërinë,duke ditur lidhjet greko-britanike që mund të sillnin shkëputjen e jugut,aneksimin e tij nga gërku!
            -e dyta i jepte të sundonte dhe mundësinë për basjkimin e trojeve shqiptare nën jugosllavi,sipas marrveshjeve të bëra me jugosllavët për kosovën dhe trojet e tjera shqiptare,gjë që doli një mashtrim!
            -e treta kishte shumë pak mundësi mbijetese,për të e për shqipërinë!pa asnjë mbështetje shqipëria do të ishte futur në radhën e vëndeve humbëse,agresore të L II B!pasojat do të ishin katastrofale për ne!
            `48 kemi prishjen me jugosllavinë e titos!
            ai mund të zgjidhte rrugën e bashkpunimit me:
            1.-titon
            2.-kalimin në krahun perëndimor
            3.-i ndarë nga të gjithë
            -e para do të sillte sundimin e tij dhe aneksimin/bashkimin e shqipërisë me konfederatën jugosllave,po rnë të njëjtën kohë dhe përmbushjen e aspiratës së konferencës së mukjes!pashkimin e tokave shqiptare!!nën një pushtues të ri!atë sllav!në teori do të ishim pjesë e barabartë në konfederatë!
            -e dyta nuk kishte asnjë siguri sundimi por në të njëjtën kohë asnjë siguri për shqipërinë
            -e treta do të ishte një katastrofë për shqipërinë e shkatërruar nga lufta,grekun dhe në një gjëndje urie permanente!!
            `60 kemi prishjen me BRSS
            ai mund të zgjidhte rrugën e bashkpunimit me:
            1.-me krushovin
            2.-lidhja me kinën
            3.-bashkpunim me perëndimin
            4.-asnjëanësinë
            -e para do ti kishte siguruar sundimin,do ta kishte hedhur dhe një herë në krahët e jugosllavisë që mund të përfundonte prap me një aneksim si republikë e shtatë,dhe prap muhabetin e mukjes për nostalgjikët injorantë të saj!
            -e dyta i siguronte sundim,mbështetje ekonomike por dhe pavarsi nga boshti BRSS jugosllavi
            -e treta e pa mundur pas tërë atij diversioni që kishte bërë perëndimi për rrëumin e tij
            -e katërta do të ishte prapë katastrofë për shqipërinë dhe gjëndjen e saj tejet të varfër ekonomike dhe prapambetjen kulturore!
            `68 e traktatit të varshavës asqë ja vlen të diskutohet!!ishte thjeshtë në manevër juridike që thjeshtë duhej bërë për të qënë brënda!
            `78 prishja me kinën
            ai mund të zgjidhte rrugën e bashkpunimit me:
            1.-kinën
            2.-perëndimin
            3.-asnjänsinë/mbylljen në vetvete!
            -e para do të çonte në rrugën jugosllavo-sovjetike me pasojat që thesh më lartë!!ndoshta jo më në të njëtën rëndësi por aty afër!
            -nuk pati sukses ose sa filloi që do të sillte ndoshta rënjen e tij!nuk është aq e sigurtë sepse perëndimi nuk ka qënë kundër diktaturave,ka mbështetur diktaturat e saj!ai mund të mbetej në sundim po të ndryshonte kursin ideollogjik!!
            -u mbyll në vetvete gjë që solli rënjen e tij dhe rënimin e asaj ekonomie të brishtë që arriti të ndërtohet deri në atë kohë!!
            po ti hedhim një sy të tërë këtyre momenteve do të shohim se ai ka bërë gjithnjë kundërshtarë,në vënd që të bënte gjithnjë miq!po ta shohim në momentin që ngjarjet kanë ndodhur,do të shohim dhe pranojmë,se ai nuk e dinte se do të sundonte deri në ditën e fundit e aq më pak se do të vdiste në `85ën!do të shohim dhe kuptojmë se ai e kishte më të lehtë të mbante miqësitë,të bënte kompromise për të ruajtur pushtetin,se sa të krijonte armiq të rinj!do të shohim se në të gjithë këtë rrugë sovraniteti i shqipërisë është i pranishëm,se kosova dhe shqiptarët janë të pranishëm!do të shohim se sovraniteti i shqipërisë nuk u cënua asnjëherë,pavarsisht „vasaltetit“ të tij me fuqitë e kohës,përkundrazi,u forcua si asnjëherë në historinë e shqiptarëve(të njohur me çdo lloj emri)!do të shohim se dhe në kosovë kemi një ngritje të ndërgjegjësimit deri në rrevoltat e `81 të kurrorëzuara me luftën e `99ës!që për fat të keq të kundërshtarëve të asaj lufte ishin po ata njerëz përkrahës të enverit,që mbajtën barrën më të rëndë!!
            ky është mendimi tim,llogjika time o absoluti ad rian!nuk më intereson as enveri e as saliu e aq më pak ky palloshi i sotëm!llogjika time nuk është si tëndja!llogjika time njeh relativitetin e ngarjeve dhe i shikon ato në mënyrë relative!asnjëherë në mënyrë absolute!!llogjika time pranon vetëm një absolutizëm!!
            RELATIVITETIN E ÇDO NGJARJEJE!!!
            ps:ad rian nuk do të rrevoltohesha me një copë injoranti,me një njeri të thjeshtë,por me njerëz fodullë si puna tënde nuk mund të mos rrevoltohem!i marri,injoranti,njeriu mesatar dhe i dituri mbajnë përgjegjesi për atë që janë në gjëndje të parashikojnë se ku i çon veprimi ose mosveprimi i tyre!!
            veprimet dhe mos veprimet e tua nuk mund të vlerësohen thejshtë me; „ai ishte mendimi tim“,“unë shpreha mendimin tim“!gjithnjë bëhet pyetja se sa ke pasur mundësinë të llogarisësh pasojat që sjell shprehja e mendimit tënd!!pavarsisht se ti nuk „ke pasur kohë“ të llogarisësh pasojat! ti nuk i ke aq të kufizuara aftësitë!!ti je në gjëndje të llogarisësh pasojat!ti je në gjëndje ti shkaktosh pasojat!!!
            Sa për xhufin dhe kërkesën tënde hipokrite“për të mësuar“pas „unë besoj se nuk ka mundësi”,mund të të përgjigjet vetë xhufi!ai është i zanatit!!
            pavarësisht se i kushtova kohë më tepër se zakonisht,mund të kem shumë gabime!e kam bezdi ti rikthehem shkrimeve të mia!!të më falësh nëse të lëndojnë gjat leximit!!normalisht i kushtoj rëndësi thelbit,mendimit dhe jo garniturës!seicili nga ne ka pikat e tij të dobëta,kjo është një nga të miat!

          4. anticensure, po ti qeke per prof. dr. historie, psikologjie, logjike, marksizmi etj. etj. po per nje gje me bere kurioz, nuk e di ti qe fjalite fillohen me germa kapitale? Apo e ke nga modestia? Apo nuk e di si merret nje germe kapitale? Eshte e thjeshte fare, mbaj shtypur Shift, dhe shtyp germen e duhur dhe Hopa, merr germen kapitale…….ose germen e madhe siç i thone ne shkolle…….

          5. zoti lamçe
            ju falemnderit për kritikën tuaj!!jeni shumë i saktë dhe bindës!!
            sie shkruajta në komentin tim,kam dhe unë difektet e mija!!përveç atij që kam përmëndur është dhe kjo puna e shkronjave me kapital!ose të mëdhaja si na ka pas thon msusja!!lali demokracia(`90)më zuri në klasë të 4 fillore!me majt barkun me buk u detyrova të emigroja!vite pune n`t`zez dhe më pas u ktheva.pash që shqipnia nën salën kishte përparu shumë!ishin hap shumë universitete!unë fillova te kristali,ma rekomandoi kryetari i bashkisë tonë,mziu!!ishim në një klas bashk,gjithnjë natën!kena pi e kena .. ke klasa jon kieshte ka t`gjitha!i kena pagu mir dipllomat!!mziut i dhanë një bonus!!kishte pru shum studenta në kristal!!e bon doktor e profesor e menaxher!!un mbarova për filozofi e filogji,për llogjik e satistik,histori e psikollogji i kom msu nga opinioni i fevziut,por profesor doktor nuk u bona dot!!më than se duhet të shkoj dhe një herë në perëndim!për me punu,jo me studiu!se mos më keqkupto!iu duhen pare atyne!!
            për të mos e zgjat shum,më dukesh si i njohun!mos ke dhon mësim dhe ti atje??ke kristali pra??nuk e di a më kupton apo jo??
            dhe një herë flm për këshilat që më dhe,vetëm se kishe harru me m`thon si bohet „ë“!apo do ma thush herën tjetër!!me siguri që nuk e ke përfundu temën e doktoraturës!?
            ps:mos je gjo kushri me mero bazen??

    2. “…ju nga cilat pozita flisni? Nga ato te qytetarit me bindje here te majta e here te djathta, apo nga pozita te “kozmopolitit” (anti-nacionalistit) te shqetesuar?

      Xha Xha, ky komentues eshte perfaqesuesi tipik i atyre qarqeve qe permendem nje here duke komentuar nje shkrim te meparshem mbi reagimet qe kane pasur ne Tirane “Rrefimet e Maks Gjerazit”.
      Sikurse thashe me ate rast, keta te konsiderojne nje “loose cannon” 🙂

      Sa per çeshtjen ne fjale, interpretimet e Xhufit nuk kane asnje baze historike, asnje prove a dokument qe t’i mbeshtese ato, perkundrazi jane krejtesisht ideologjike. E gjithe politika e brendshme dhe e jashtme e Enver Hoxhes kishte vetem nje qellim: ruajtjen dhe konsolidimin e pushtetit te tij personal. Ai per pushtetin ishte gati te shiste edhe t’emen (se shoket, miqte, kusherinjte, te motren e te kunatin i shiti pa ia bere syri terr).
      Shqiperine nuk e shiste dot, se e kishte çifligun e tij. Vetem per kete arsye merrte ndonjehere poza nacionaliste. Dhe ne fakt si çifligar i vertete i nxori uje te zi, sa bujkroberit e tij as tani pas njezet e kusur vjetesh nuk po e marrin me veten.

  3. Qëllon që është nacionalizmi në modë, prandaj argumentet për ringritjen e Enverit do jepen nacionaliste; po për sektorë të tjerë mund të funksionojnë më mirë argumentet modernizuese, perëndimorizuese (Nexhmija që dëshmon se i shoqi quante Vaçen ‘Edit Piaf’, Marko Dajti, kryetari i një partie komuniste, e nxjerr shpëtimtar të Europës Enverin, meqë hoqi bazën sovjetike nga Pashalimani) etj.etj. Nuk kanë për të munguar argumentet, si t’i kërkojmë do na i japin. Ringritja e Enverit është nevojë strukturale në gjithë një grumbull të pafund shqiptarësh që mbi Enveri(zmi)n kanë mbështetur kush identitetin dhe legjitimitetin politiko-kulturor, kush prodhimin intelektual disadekadësh, kush pozën qesharake aristokratike, deri dhe titujt e pronësisë.

    Shoku Enver e kreu dënimin tani, pas 20 vjetësh u riedukua dhe i ka pranuar ca gabime, se ashtu ishte koha. Prandaj dhe kemi vendosur që pak nga pak t’ia japim dorën edhe një herë (me kusht që mos na marrë krahun), fillimisht pas ndonjë portreti të neglizhuar në sfonde qeveritare, pastaj javë për javë me rubrika e talkshow “Enveri-pro & kundër”. Për hir të Kosovës dhe Vaçe Zelës dhe 70 vjetorit të çlirimit të atdheut.

    1. Dje: yllkat tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë na shfaqen nje film dokumentar “Zëra të heshtur rrëfejnë historinë e persekutimit gjatë diktaturës komuniste” realizuar nga “Albanian Human Rights Project”.

      Sot: Tu lujt Buena Vista Social Club te vila xhaxhit ENVER …. aktivitet qe normalisht do te pasqyrohej ne FB me fotot perkatese te lluksit dhe intriges.

  4. Duke marrë shkasë nga shënimi juaj po jap një qasje të asaj që juve shtroni si pyetje:

    Së pari mendoj që Enver Hoxha ka qenë një nacionalist komunist dhe se ideologjia nacional-komuniste i shërbente atij si mburojë për të propaganduar arritjet e tij dhe për ta mbajtur vëmendjen e fokusuar larg realitetit të prekshëm. Pikërisht kjo është edhe ajo çfarë kërkon të bëjë z. Xhufi, le të japë një shembull; në mësimet e shkollës së mesme në periudhën e diktaturës komuniste përmendet si arritje shkëputja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, flitet për një Enver që e deshte vendin e tij se përmes ikjes nga Traktati i Varshavës i cili mund të sillte tanket e pushtuesit sovjetik në trojet tona. Por, nga ana tjetër mund të mendojmë që Enver Hoxha e bëri këtë akt largimi për të shpëtuar veten e tij, duke qenë se ishte e sigurtë që vëllezërit e tij sovjetik nuk e kishin me sy të mirë. Kë të besojmë? Natyrisht që mentaliteti pro enverist (që është shtuar së tepërmi në këto vite) ka një qasje nacionaliste dhe tenton ta mbulojë diellin me shoshë duke na e hequr si një mbrojtje të atdheut daljen nga traktati. Tani le të kthehemi pak tek Kosova; a është e vërtetë që Enveri e deshte Kosovën aq shumë sa të ndahej me Jugosllavët, Sovjetikët e Kinezët për të? Një pohim i tillë nëse vjen nga goja e Nexhmie Hoxhës do të ishte deri diku i justifikueshëm…..por kur vjen nga goja e një historiani është e papranueshme. Përse? Të gjithë dëshmitarët dhe themeluesit e partisë (përfshirë dhe Kristo Frashëri) por edhe komunistët e ditëve të para (përfshirë dhe Petro Marko) pohojnë se Partinë Komuniste e krijuan dy serbë dhe se prishja e marrëveshjes së Mukjes qe për shkakun se Ballistët deshin Shqipëri Etnike ndërsa Enveri deshte një Shqipëri Londineze sepse Kosova qe e Jugosllavëve. Të mos flasim pastaj për masakrat (ku e Tivarit është më e përmendura) apo dhe për luftën civile që Enveri bëri në emër të pushtetit. A kemi ndonjë dokument që flet për Enverin që prishet për Kosovën me Titon? Asnjë! A kemi ndonjë dokument që flet për prishjen e tij me Titon për shkakun se Tito mbështeste krahun e Koçi Xoxes? Natyrisht që po! Sa për dy të tjetër (pra sovjetët dhe kinezët) fobia e Hoxhës qe aq e madhe saqë çdo ndarje shoqërohej me vrasje të miqve.

    Së dyti, le të shpjegojmë marrëdhënien e Shqipërisë me Republikën Jugosllave të mareshall Titos por nga suaza e Jugosllavëve. Ndryshe nga Enver Hoxha, mareshalli filloi të zbatonte një kozmopolitanizëm që do t’i jepte frymë Jugosllavisë. Ai për interes të Jugosllavisë krijoi identitetin Maqedonas (për t’i vënë fre Bullgarëve) dhe nga krahu tjetër forcoi identitet e tjera duke ua ulur sa më shumë hundën serbëve. Gjatë viteve që flasim (pra kur u hap dhe instituti Albanologjik) Tito po tentonte të forconte faktorin Shqiptar, e duke qenë se ai e kishte të pamundur që të përfshinte RPSH në këtë federatë të madhe Jugosllave mendoi që t’i jepte Kosovës autonome liri më të mëdha. Gjithashtu i krijoi mundësinë Enver Hoxhës që të hapte institucione të ndryshme. Por si i përdori Enveri këto institucione? Përpos kulturës kombëtariste ai instaloi dhe kultin e tij si individ (që shpjegohet se pse kosovarët e adhurojnë, ose adhuronin, Enver Hoxhën) duke u përpjekur kështu që me një gur të vriste dy zogj. A i interesonte Enverit realisht Kosova? Vështirë ta aprovojmë këtë duke qenë se nuk kemi asnjë të dhënë, por mund të themi pa frikë se Enveri adhuronte pushtetin e tij.

    Po përse një qasje e tillë e Xhufit? Personalisht e shoh si një tentativë për të “rishikuar” figurën e Enver Hoxhës, përderisa tentohet një komision bi partizan për rivlerësimin e figurës së tij. Një qasje e tillë, sidomos për Kosovën, duke pasur parasysh se vitet e fundit kanë qenë një luftë civile (pra 43-45) ku nacionalistët i dolën kundër (e jo vetëm, mund të lexoni kujtimet e Petro Markos) sepse Enveri shiti kosovën. Janë shumë indicje që të dërgojnë tek strofulla e një realiteti të hidhur që fshihet pas Xhufit…i cili me sa duket pasi ka dështuar në rehabilitimin e Mehmet Shehut (që edhe një nga djemtë e quan kriminel) tenton të rehabilitoj komandatin.

  5. Ka disa shenja ‘prove’ ne kete ese te gjate nga nje akademik Serb. Gjithcka e fillesen te diskutimet mes Enverit dhe Jugosllaveve mbi shkrirjen e Shqiperise, dhe bashkimin e saj me Kosoven ne njesi ‘shiptaro-albaneze’ (sic)

    For the moment it is still not sufficiently known whether or not ideas of state integration, that is, the incorporation of Albania into a Yugoslav federation, as a united Shiptar-Albanian republic (with Kosovo), were present at the time in Yugoslav-Albanian relations. Enver Hodzhe’s account of his talks with Tito (Avec Staline, Souvenirs, 1979) comes down, in the end, to an indirect rejection of Hodzhe’s territorial demand under the pretext that “the Serbs would not understand it”. Yet, it must be admitted that even this elusive and unproven circumstance, along with the old, old promises – at least the one from 1935 could have encouraged Albanian pretensions to Kosovo and Metohija and Albanian nationalists in what was now known as the Yugoslav League of Communists and outside it in Kosovo itself to demand that the national rights of the Albanian majority should be legalised constitutionally, if not by secession from Yugoslavia and union with Albania, at least as the foundation of a separate statehood, first in the form of an autonomous region, which would progress to a province, and ultimately to a republic. It is precisely this path which was followed by Albanian nationalism, overcoming the first obstacle after 1966 (the Plenary Session of the YLC’s Central Committee on Brioni) only to show its true colors in the 1968 demonstrations (A Republic for Kosovo). In the period of constitutional reforms from 1971-1974, the Province was established as “a constituent element of the Federation’, with no mediary, whereby membership of the Socialist Republic of Serbia appeared as a kind of “ambiguous constitutional link”.

    http://www.rastko.rs/kosovo/istorija/sanu/KOSOVOQUESTION.html

    1. Kush e njeh sadopak historine e Jugosllavise, e di mire se ne kuadrin e politikes se bashkim-vellazerimit te popujve te federates, dhenia e statusit te krahines autonome Kosoves ishte me e pakta qe mund te behej. Ishte e pashmangshme!
      Madje, sikur te mos ishin pordhet nacionaliste te Enverit, Tito mund t’ua kishte mbushur mendjen serbeve per ta shpallur Kosoven Republike perberese te Federates, sikurse te tjerat. E vetmja pengese per kete – e deshmuar me prova e dokumente te panumerta – ishte rreziku i nacionalizmit shqiptar qe mund te kerkonte shkeputjen e Republikes se Kosoves nga federata, çka do te ishte nje e drejte qe do t’i garantohej nga kushtetuta federative.

      Vicklat nacionaliste te Enver Hoxhes praktikisht ua kane veshtiresuar jeten kosovareve dhe kane ndikuar ndjeshem ne mohimin e te drejtave te tyre si etni brenda Jugosllavise. Kjo eshte e verteta historike. Te tjerat jane spekulime ideologjike.

  6. Enverizmi ishte dhe nacionalizem, por vete Enveri nuk mendoj se ishte nacionalist. Kjo sepse ne te metat e shumta te tij, nuk bente pjese budallalleku.
    Nacionalizmi enverist ishte nje bosht ideologjik qe ju desh Enverit per te perligjur izolimin dhe kaq. Pasi i shpalli lufte gjithe dynjase, na mbushi mendjen qe ne fakt gjithe dynjaja na kishte shpallur lufte prej 2500 vitesh.
    Personalisht per Enverin dyshoj ne ishte komunist gjate pjeses me te madhe te pushtetit. Analiza e tij tregon per nje makiavelist qe funksionoi si nje makine pushteti ne kontekstin e luftes se ftohte dhe kaq.
    Ceshtja qe duhet shtruar per diskutim eshte rehabilitimi konstant i tij.

    1. Ou shume interasante qe maskaralleku, fryma kriminale dhe makiavelizmi shihen me racionalizem ndersa nacionalizimi si budallek.
      Dmth sipas me mire hajvan me brire, kriminel e gjithe te keqijat sesa nacionalist. Kesaj i thone t’i thuash mendjes ik p….u. Nejse, secili ka mendjen e vet.

      Persa i perket artikullit, nuk e kuptoj se çfare kerkon xha xhai. Xhufi ben intepretimin e tij te fakteve te mirenjohura. Nuk me duket se Xhufi sjell fakte te reja historike ne artikullin e tij, as me rezulton qe Xhufi te kete bere ndonje studim te mirefillte historiografik. Kemi fakte te mirenjohura, Xhufi ben intepretimet e veta, ndoshta te reja,ndoshta te ndryshme, por vetem kaq.

      Nuk ka ndonje gje per t’u habitur kaq shume tek vemendja e Enverit ndaj Kosoves, meqenese Enveri eshte rritur e ka marre pushtetin ne nje mjedis ku Kosova e bashkimi i saj me Shqiperine ishte dicka shume e ndjeshme. Madje asokohe Kosova ende perceptohej si nje gjymtyr i shkeputur prej Shqiperise (ashtu sikunder ne mos gaboj Janina per gjyshen e xha xhait) apo botes shqiptare, ndryshe nga me vone apo tani, kur kontaktet e kane bere çeshtjen me te ftohte.

      Enveri i perkiste atij brezi qe kishte ndjeshmeri te larte per Kosoven, keshtu qe ne mos nacionalist i mirefillte, Enveri kishte nje ndjeshmeri prej shqiptari te rritur ne nje mjedis ku Kosova ishte çeshtje e nxehte e ku shtetit shqiptar i kerkohej ndjeshmeri e madhe.

      1. Une mendoj se “nacionalizmi” i diktatorit Enver Hoxha duhet pare gjithnje ne raport me nacionalistet e kohes se tij.
        Se nese te punuarit per serbin dhe sllavin quhet nacionalizem, duke pare edhe menyren se si u zhvilluan ngjarjet, dhe se nga na kane ardhur kercenimet dhe na vijne ende kercenimet, vaj hallit… e keni vene steken shume ulet.

        1. Shiko, politika ka faza te ndryshme, nese ne fazen fillestare duhet te krehesh bishtin e dikujt, ne fazen kulmore mund edhe te paraqesesh idete e tua, te kohes apo ato me te cilat je rritur. Me fjale te tjera, mund te supozohet se Enveri eshte rritur e ka vepruar ne rrethana ku ndjeshmeria e tij ndaj Kosoves mund te kete qene me e larte se, llafi qe bie, e xha xhait. Kete ndjeshmeri, ai s’e shpreh ne fazen e marrjes se pushtetit, sepse eshte kunderprodhuese, por mund te besohet se e ka shprehur ne nje faze kulmore te pushtetit apo kur pajtohej me nevojat politike te kohes.

          1. Shkruan:

            Me fjale te tjera, mund te supozohet se Enveri eshte rritur e ka vepruar ne rrethana ku ndjeshmeria e tij ndaj Kosoves mund te kete qene me e larte se, llafi qe bie, e xha xhait.

            Po, sepse unë jam rritur në kohën e Enverit, i cili tani na dilka edhe nacionalist dhe përkrahës i flaktë i Kosovës. Apo ka qenë në interesin nacionalist të Enverit dhe të Kosovës vetë, që brezi im të rritej “në rrethana ku ndjeshmëria ndaj Kosovës të ketë qenë e ulët”?

          2. Xha xha nuk besoj se duhet ta bejme kaq lemsh konceptin e nacionalistit. Une pohova per nje ndjeshmeri nacionaliste qe krijon mjedisi dhe koha. Mandej thashe qe ndjeshmeria e tij te kete qene me e larte se jotja jo se njera pale ka plus dhe tjetra minus.

            Duhet pranuar se nje Enver nacionalist eshte rruga me e mire per ndofare rehabilitimi te tij, meqenese mund te perdoret si justifikim historikisht i pranueshem per shume krime, shume me i mire sesa justifikimi ashtu ishte koha, ashtu ishte ndare bota. Ku ka me ‘bukur’ se te mbulosh krimet me dashurine per atdheun, per Kosoven e me radhe.
            Prandaj ne vendin tend, nuk do te shqetesohesha nese Xhufi flet si nacionalist apo historian (keto nuk kane ndonje kundershti te madhe, meqe historianet e medhenj te çdo kombi jane zakonisht edhe nacionaliste ose me se paku patriote), por mos valle Xhufi po flet si rehabilitues i Enverit.

            Sa me shume nacionalist e sa me pak komunist, ky me duket kyçi i rehabilitimit te Enverit, jo kyçi i demonizimit te nacionalizmit (sikunder shpreson Lubonja).

          3. adrian
            dhe unë jam i brezit tënd,më duket nja dy vite më pak se ty.lindur e rritur në tiranë!më pëlqenin bitëllsat,dëgjoja me një zell të madh hitpareidin e radios italiane,e turrli gjërash të këtij lloi!në të njëjtën kohë e njihja jashtëzakonisht mirë,sipas nivelit njohës të momentit,çështjen e kosovës!!jo vetëm nga historia e shqipërisë por dhe nga ajo e partisë,që e kisha 5 me bisht.nuk mund ta krahasojmë me informacionin e sotëm.për këtë të kuptohemi,por në të njëjtën kohë sot kemi një informacion që në krahasim me atë të viteve ’50,’60,’70,’80 është një rrevolucion!nuk mund të krahasojmë atë kohë me sot,ku lajmi jepet në kohë reale!të mos harrojmë se patriotizmi i asaj kohe kishte bërë që shqiptarët e kosovës të shiheshin si heronj,të paktën nga një pjesë e shqiptarëve,si martirë të kauzës shqiptare!!
            sot me të vërtetë kemi një informacion më të madh,por të mos harrojmë sa ndyrësi villet aty,sa informacion të pa saktë ka aty,sa informacion të rremë ka aty,sa informacion subversiv ka aty!!

          4. Dies Irae
            “Duhet pranuar se nje Enver nacionalist eshte rruga me e mire per ndofare rehabilitimi te tij, ….”
            nqs shkruhet diçka në favor të një personi e quajmë “rehabilitim”,në të kundërtën e quajmë denigrim!?
            përse të mos themi atë që është për të thënë!
            ti japësh hakën tjetrit,të qëndrosh shtrëmbër e të flasësh drejt!!
            enveri në 1000 të këqija kishte një të mirë?!përse të themi që dhe atë të mirë e ka të keqe??mos vallë që me këtë deformim bie tërë kalaja e 1000 të këqijave??përse duhet patjetër ta denigrojmë dikë,qoftë dhe armiku më i urryer??përse të mos i japim hakun kur është për tia dhënë??
            nuk di qëllimet e xhufit,por nëse enveri ka pasur të paktën e të paktave një të mirë,kurse ne tërbohemi,e quajm rehabilitim përmëndjen e kësaj të mire!kjo na ka bërë që të mos kemi histori,ta rishkruajm çdo ndryshim regjimi!të ngremë mite për njerzit që duam dhe të denigrojmë deri në mosegzistencë kundërshtarët!!
            enverin sado që ta rehabilitosh i ka kaluar koha!dhe më nostalgjikët e kujtojnë vetëm para ndonjë got rakie ose thjesht për të bërë sherr me kundërshtarët!
            prandaj jepi atë që i takon dhe do të kishte kaluar me kohë në histori!me këto denigrime dhe rehabilitime ai është i gjallë mes të vdekurve(që jemi ne)!
            në vënd që të merremi me denigrime mitesh të vdekur/historik,ne duhet të luftojmë ngritjen e miteve të gjallë!këta të shkatërrojnë!mitet e gjallë të çojnë në greminë!pas enverit krijuam mitin e sali sekretarit shkatërrues i komunizmit,atë të tos pianec qorrit që përzuri bishën e tashti kemi të ed shalgjatit që dilte nëpër tiranë me sqepar në dorë për të vendosur rregull e qetësi!!këto mite të gjalla na kanë prurë këtu ku jemi.enveri bëri të njëjtën gjë kur ishte gjallë.
            po i dhe gjithkujt atë që meriton nuk këthehet në mit,nuk mund të fluturojë.thjesht mbetet në tokë,mbetet njeri,mendon si njeri,ju shërben njerëzve dhe në fund ikën si njeri!
            mitet nuk mund ti bëjnë këto gjëra!!

      2. Dmth sipas me mire hajvan me brire, kriminel e gjithe te keqijat sesa nacionalist…..

        Ne asnje pjese te komentit tim nuk thuhej nje gje e tille, dhe mendoj se eshte e qarte, pervec se po t’a lexosh pasi t’i kesh thene mendjes ik p….

        1. Eshte e qarte qe ne fjalite e para:
          -Enverizmi ishte dhe nacionalizem, por vete Enveri nuk mendoj se ishte nacionalist. Kjo sepse ne te metat e shumta te tij, nuk bente pjese budallalleku.

          Te metat e tij e tij dihet cilat ishin, kriminel i pashembullt, makiavelist, hakmarres i keq etj. Por sipas teje, nacionalizmi dmth budalleku nuk bente pjese.

          Keshtu merr pergjegjesite e asaj qe thua dhe mos bej kot gerr-verr.

          1. me ndrico te lutem pjesen ku thuhet se njera eshte me mire dhe tjetra eshte me keq.

      3. Shkruan:

        nuk e kuptoj se cfarë kërkon Xha Xhai.

        Thjesht kërkoj mbështetje për dy pikat që i kam nxjerrë më vete në shkrimin tim – sepse ato dy pika përbëjnë teza revolucionare për historiografinë e viteve të komunizmit dhe nuk mund të lëshohen qesim.

        Të ketë ndikuar vërtet Enveri në kushtetutën e re jugosllave dhe liberalizmin e politikave ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet 1970? Të ketë qenë shkaku i mosfirmës shqiptare të Aktit të Helsinkit dispozita për pacenueshmërinë e kufijve, e cila pengokësh – teorikisht – bashkimin e Kosovës me Shqipërinë londineze?

        Unë s’i besoj këto, por do t’i besoja, sikur të sillej ndonjë provë nga autori.

        Apo do ta degradojmë edhe këtë muhabet si atë të Katovicës, ku e pranuam që mbledhje në Katovicë nuk ka pasur, Gorbaçovi nuk i ka shkruar letër Ramiz Alisë, Byroja Politike e kohës nuk dinte asgjë, etj., por Katovica është vepruese edhe sot e kësaj dite në politikën shqiptare?

        Arsyet pse ndryshoi politika jugosllave pas eliminimit të Rankovicit janë shpjeguar mirë; sikurse dihen arsyet pse nuk e nënshkroi Shqipëria Aktin e Helsinkit. Nuk them se këtyre gjërave u është vënë vula, por ama nuk më duket e lehtë që t’i hedhësh poshtë përmes një artikulli për nacionalizmin e Enver Hoxhës.

      4. “Nuk ka ndonje gje per t’u habitur kaq shume tek vemendja e Enverit ndaj Kosoves, meqenese Enveri eshte rritur e ka marre pushtetin ne nje mjedis ku Kosova e bashkimi i saj me Shqiperine ishte dicka shume e ndjeshme.”

        Asokohe bashkimi i Kosoves me Shqiperine ishte vetem retorike, nuk kishte jo vetem asnje mundesi teorike, por asnje shans praktik qe kosovaret me deshiren e tyre te kerkonin te hynin nen zgjedhen e regjimit te Enver Hoxhes, te cilin ata e njihnin mire, se nuk ishin aq te izoluar sa ne. Jo vetem atehere, por as sot, sikur te behet nje referendum popullor, kosovaret nuk do te votojne per bashkimin me Shqiperine.

        Ka edhe nje fakt tjeter interesant qe verteton “nacionalizmin” e vertete te Enver Hoxhes. Pothuaj te gjithe kosovaret qe “u bashkuan” individualisht me Shqiperine duke u arratisur nga Jugosllavia, Enver Hoxha i kalbi burgjeve, madje edhe ata qe kishin qene agjente te sigurimit shqiptar e qe pasi ishin zbuluar nga UDB-ja, arratiseshin te shpetonin koken.

        1. Nuk e di nga i nxjerr keto te dhena, pasi sondazhi i fundit serioz i dha 81% qe deshironin bashkimin me Shqiperine.

          Ti i ngaterron ca çeshtje,nje pjese e mire e klases politike te Kosoves asokohe ishte enveriste (kuptohet hiq titistet e kolaboracionistet ne pergjithesi). Madje ne mos gaboj edhe historiku i njerezve qe ideuan e bene UCK-ne, lidhet me Enverin. Ketu ka hapesira te gjera per te hulumtuar, çka edhe besoj se po behet.
          Ne çdo rast hipotetik, te nje pavaresie te hershme, klasa politike e Kosoves dilte enveriste ose te pakten e mbeshtetur prej tij.
          Dua te them qe nuk eshte kaq e lehte te thuash se mes te qenit nen Jugosllavi dhe pjese e Shqiperise enveriste, do te zgjidhnin nen Jugosllavi, madje me shume gjasa ka e kunderta (gje qe eshte edhe me racionale, pavaresisht se ndokujt ne Shqiperi mund t’i kishte pase pelqyer te jetonte nen Jugosllavi).

          1. Shkruan:

            ndokujt ne Shqiperi mund t’i kishte pase pelqyer te jetonte nen Jugosllavi

            Në fakt një numër shumë i madh qytetarësh të RPSSh aso kohe do të zgjidhnin të jetonin kudo tjetër, përveçse në Shqipëri. Efekt i papritur, i politikave të kujt tani po duan ta rehabilitojnë si nacionalist!

          2. Se kush po kerkon ketu te rehabilitoje Qoftelargun, vetem nje Perendi e di!! Se ky koment me shfaqet si pergjigje ndaj DI, nderkohe qe eshte pergjigje ndaj pergjigjes se Xha Xha-it.

            Kjo menyre keshtu tinzake per te deligjitimuar argumentet e Xhufit duke tundur ne perjetesi gogolin e luftes se kllasave te cuar deri ne fund nga Tarasi, mua nuk ma mbush mendjen. Askush nuk po mundohet te rehabilitoje askend ketu, thjesht po sillen data dhe shkrime te datuara, fakte historike qe deshmojne te gjitha ne nje sens te vetem d.m.th. qe Enveri nuk e harroi Kosoven. Nuk po thote njeri qe ka qene nacionalist i papare, as qe shkoi i nirdhun te luftoje ne Prizren per te mbrojtur shtepine muze.

            Tani, nuk merren per baze qurravitjet e disa ish- te teseruarve te partise meme te nderkryer si gjithmone me hijen e Enverit, se Enveri vete i ngrinte me nje shikim te vetem keta fare azganesh nacionaliste dikur, ne mos gaboj, per te skualifikuar shkrimin e Prof. Xhufit, historiani me i mire qe kemi sot per sot.

            Dakort, dakort, jo po kemi nje ndryshim te madh brezash ketu ne mes tone, jo po respekti per te me moshuarin dhe me te vuajturin, jo po antikomunizma qe t’ia marrim te djathtes edhe flamurin e vetem te rreckosur qe i ka ngelur…Nuk jam kondra, tha, por ketu, brat, sipas meje ia ke veshur kot, ne kuptimin qe kurren e kurres as Xhufi dhe askush nuk deshiron te rehabilitoje Tarasin ketu.

            I cili Taras ka bere thjesht detyren ndaj Kosoves, detyren, asgje me shume, meqe ra llafi.

            1. Shkruan:

              Kjo menyre keshtu tinzake per te deligjitimuar argumentet e Xhufit duke tundur ne perjetesi gogolin e luftes se kllasave te cuar deri ne fund nga Tarasi, mua nuk ma mbush mendjen.

              Në qoftë se e ke fjalën për argumentin tim, unë e kam bërë të qartë sa s’ka në shkrimin kryesor: me sa di unë, nuk ka asnjë provë që (1) ndryshimi i kushtetutës jugosllave dhe shpallja e Kosovës republikë dhe ngritja e institucioneve kulturore në atë krahinë të jenë bërë pas ndonjë presioni të çfarëdoshëm të Hoxhës dhe (2) nuk ka asnjë provë që refuzimi i Shqipërisë për të nënshkruar Aktin e Helsinkit të ketë ndonjë farë lidhjeje me dyshimin se mos ai nënshkrim do të pengonte, më pas, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

              Përkundrazi, ka prova të shumta dokumentare që të dyja këto kanë pasur shkaqe të tjera.

              Xhufi nuk sjell ndonjë provë për të mbështetur (1) dhe (2); mbase i ka dhe do t’i sjellë më vonë, sikurse uroj. Por pa provë, të dy ato pohime mbeten në nivelin spekulativ të kulluar.

              Shkruan:

              Askush nuk po mundohet te rehabilitoje askend ketu, thjesht po sillen data dhe shkrime te datuara, fakte historike qe deshmojne te gjitha ne nje sens te vetem d.m.th. qe Enveri nuk e harroi Kosoven.

              Kush i solli këto? Unë s’kam parë as shkrime të datuara as fakte historike deri tani. Të përmendësh Paktin e Helsinkit nuk është se ke vërtetuar gjë që E. Hoxhën nuk e zinte gjumi natën për Kosovën. E kështu me radhë, deri te Mukja.

              Dhe vetë Xhufi e sqaron mirë, në artikullin e vet, kur thotë se po të lëmë mënjanë marrëdhëniet e Hoxhës me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, “kuadri i realizimeve dhe i dështimeve të regjimit të Enver Hoxhës […] nuk del aq i zi, sa ç’rezulton kuadri i rrënuar i raporteve të tij me të drejtat e individit dhe me demokracinë.“

              Unë këtë e quaj orvatje për rehabilitim të pjesshëm.

              Pa folur pastaj që dikush nuk mund të jetë edhe nacionalist bona fide, edhe t’ia bëjë popullit të vet jetën ferr përmes luftës së klasave dhe abuzimit të paparë me të drejtat e njeriut dhe shfarosjen fizike të elitave jokomuniste. Sa për Kosovën, kjo shërben si gjethe fiku, në këtë rast – asgjë më shumë.

          3. “Nuk e di nga i nxjerr keto te dhena, pasi sondazhi i fundit serioz i dha 81% qe deshironin bashkimin me Shqiperine”

            Nuk mbeshtetem ne ndonje sondazh, por ne pervojen time empirike. Kjo çeshtje me ka terhequr gjithmone dhe sa here kam pasur rast te takoj kosovare te çdo shtrese sociale, niveli kulturor a perkatesie ideologjike, e kam diskutuar gjate kete çeshtje.

            Duhet dalluar mire midis deshirave idealiste dhe zgjedhjeve konkrete qe dikush ben ne nje çast te dhene.

            Keshtu, pergjithesisht kosovaret e shumte qe kam njohur une doemos qe idealisht do te kishin dashur nje Kosove te bashkuar me Shqiperine, por pastaj kur vinte puna konkretisht te pyetja: me Enverin ne Shqiperi apo me Titon nen Jugosllavi, nuk kishin dyshime. Me mire ne Jugosllavine e Titos se ne Shqiperine e Enverit.

            Sondazhet ne keto pune duhen marre me shume rezerva.

            Sa per te ilustruar dukurine, te sjell nje shembull tjeter:

            para luftes se Kosoves qindra kosovare qe me ka rene rasti te takoj rrugeve te Europes mezi sa prisnin te kriste lufta per t’u kthyer ne Kosove, per te luftuar e per te vdekur atje me arme ne dore. Dukej sikur i mbante gjalle vetem shpresa e asaj dite. Asokohe i admiroja shume per kete fryme te flakte patriotizmi, qe he per he shprehej vetem ne pagesen e 3 perqindshit per Republiken e Kosoves.

            Me ne fund erdhi ajo dite dhe une prisja qe te gjithe ata te linin grate e femijet ne dhé te huaj e te kheheshin ne Kosove per te luftuar. Madje seç ndjeja nje lloj turpi qe une, miku i tyre, nuk do t’i shoqeroja ne kete mision kaq fisnik.
            Por ç’te shoh? Me ndonje perjashtim fort te rralle, askush prej tyre nuk luajti nga vendi. Madje ata qe kishin azil politik, sapo u vu ne levizje diplomacia nderkombetare, pra qysh para Rambujese dhe bombardimeve te Natos, i zuri frika se tani qe “po bahej Kosova”, do ta humbisnin azilin dhe do te detyroheshin te ktheheshin ne Kosove.

            Po ç’ta zgjas kot. Gjithe ç’shkrova me lart mund ta kisha permbledhur shkurt me fjalet e bandill kendezit te poezia e Nolit “Shen Pjetri mbi mangall”

            S’ka e s’ka si heroizma,
            edhe si idealizma,
            por kur dimër del behari,
            s’ka si zjarri.

          4. Xha Xha, Xhufi thote shprehimisht:

            “Nëse ne e pranojmë si një të dhënë të paracaktuar nga ngjarjet e Luftës II Botërore instalimin e sistemit komunist në Shqipëri, dhe në rast se analiza jonë nuk abstragon nga kjo premisë e rëndësishme, atëhere kuadri i realizimeve dhe i dështimeve të regjimit të Enver Hoxhës në këto fusha nuk del aq i zi, sa ç’rezulton kuadri i rrënuar i raporteve të tij me të drejtat e individit dhe me demokracinë.”

            Une kesaj nuk I them dot tentative per rehabilitim te pjesshem sepse premisa ketu eshte teper e rendesishme. Nese e pranojme te mireqene fatalitetin e perfshirjes se Shqiperise ne suazen e vendeve komuniste, thote Xhufi, atehere po, ne disa fusha te kufizuara kuadri nuk eshte dhe aq falimentar. Ketu lidhja logjike midis premises dhe perfundimit eshte esenciale, vetem duke marre te mireqene ate premise, pra fatalitetin e marrjes se pushtetit nga komunistet ne ’45, mund te arrijme te shpetojme artikujt dhe patosin per Kosoven, ne te kundert nuk ka ndonje gje per te shpetuar. Tani, menyra skrupoloze ne te cilen e ka formuluar kete fraze fondamentale Xhufi, flet pikerisht per kujdesin e tij per te mos rehabilituar askend, dhe ne asnje fushe.

            Vazhdon Xhufi, ne mbeshtetje te tezes qe ai nuk shprehet gjekundi per oportunitetin e rehabilitimit te Enverit:

            “Ajo që unë dua të trajtoj posaçërisht këtu dhe që me siguri do irritonte shumë vetë, ka të bëjë me raportet e Enver Hoxhës me nacionalizmin dhe me Kosovën, si thelbi i çështjes kombëtare shqiptare. Shumica e autorëve dhe e teksteve të huaja, që janë marrë me historinë e Shqipërisë të pas Luftës, janë të një mendje kur thonë se Enver Hoxha ishte një komunist nacionalist.”

            Pra, insiston ne deshiren e tij per te trajtuar ne menyre siperfaqesore, dhe ne varesi sigurisht te kufizimeve implicite qe i ve edhe mediumi qe ka zgjedhur, se titullin honorifik ‘komunist nacionalist’ nuk eshte ai qe ia ka vendosur Enverit, por studjuesit e huaj.

            Dhe mbi te gjitha, Xhufi vete ezordon shprehimisht:

            “Kundërshtarët e tij politikë, nga bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, e deri te përfaqësuesit e “klasave të përmbysura”, u dënuan me një ashpërsi që nuk e pati shoqen as në Rusinë e Stalinit. Në mënyrë të veçantë, histeria represive e shpërthyer pas vitit 1970, kur pas “kërleshjes” me SHBA dhe BRSS regjimi bëhej gati t’i hidhte dorashkën edhe Kinës dhe për rrjedhim kishte nevojë më shumë se kurrë për një “paqe të brendshme”, nuk mund të shpjegohet veçse me një degradim politik dhe intelektual të regjimit dhe të vetë Enver Hoxhës.”

            Une p.sh. kam bindjen qe Enveri nuk beri asgje me shume se nga c’beri Stalini, Caushesku, dhe disa thone edhe Tito, ne lemin e suprimimit te lirive politike dhe civile, Xhufi perdor siperoren absolute.

            Perfundimisht, Xhufi eshte kryekrejt profesional, i matur dhe teper i rezervuar per te nxjerre perfundime, qartesisht i shmanget implikacioneve qe pohimet ne kete fushe te minuar mund te kene.

            Nderkohe qe ofron nje kronologji te shkurter te marredhenieve dy-paleshe, u referohet shprehimisht artikujve a librave te Hoxhes, te datuar keta te fundit.

            Zgjedhja e nje foljeje, thua ti, dhe mos sjellja e asnje prove, i ben pohimet e Xhufit automatikisht spekulative. Ketu ke te drejte, por ndoshta Xhufi niset nga ideja se te tjeret e dine per cfare po flet ai, dhe sinqerisht une mendoj se njera nga te dyja: o do kete shkruar me pare per keto tematika dhe ne nuk dime gje, ose dikush tjeter ka shkruar dhe ne nuk kemi lexuar gje. Pastaj, spekulativ per cfare, kur e thote qe ne krye te heres qe te gjitha keto persiatje vlejne vetem nese e marrim te mireqene pashmangshmerine e instalimit te komunizmit ne Shqiperi?

            Orvatje per te rehabilituar Enverin? Eshte i vetmi historian shqiptar te cilin nuk te nxihet faqja ta perkthesh ne nje gjuhe perendimore, dhe ky, kushedi se per c’arsye te cuditshme po meton t’i veje gjethe Tarasit? Pse, sepse disave u eshte mbushur mendja se e vetmja menyre me te cilen mund t’i qasesh asaj periudhe eshte viktimizmi i refugjateve te pare qe moren mikrofonat? Te cilet nuk dine asgje per Bujanin fjala vjen, po dine genjeshtrat e kolaboracionisteve per Mukjen.

            Ta kam fjalen qe, nese Xhufi eshte spekulativ ne nje folje te vetme, eshte dyfish spekulativ kush vrapon te shohe implikacione te rrezikshme ne pohimet e tij. Ne mos po duam ta kthejme cdo mejdan ku diskutohet enveriada ne nje cjerrje masive te fytyres dhe shkulje kombetare flokesh. Gjithe qurravitjet tona, edhe te miat meqe ra fjala (edhe para kosovareve), nje kapitul i vetem do jene ne nje trajtim serioz historiografik, titulli mund te jete: Cenimi sistematik i te drejtave politike dhe civile te shtetasve shqiptare gjate viteve ’45-’90. Xhufi po skiconte trashe, ne menyre te ndergjegjshme, nje kapitull tjeter, kjo ishte ideja ime.

        2. relapso më pëlqen mënyra se si shprehesh!!
          ke të vërtetën absolute në çdo fjalë!nuk vë në dyshim asnjë nga thënjet e tua!
          më pëlqen shumë,janë mendimet që na çojnë gjithnjë përpara!!

  7. Interpretimet e Xhufit per nacionalizmin e EH jane ne nje linje me nje “lajmi sensacional” qe kam lexuar do kohe me pare, sic mund te lexohet ne linkun e me poshtem.

    http://portalb.mk/CategoryContent/RenderSingleContent/6-Shqiperia/16257-Zbulim-senzacional!-Planet-sekrete-te-Enver-Hoxhes-per-ta-sulmuar-Jugosllavine

    EH paska patur nje plan sekret, qe ne rrumujen qe do te krijohej pas vdekjes se Titos, ushtria shqiptare te pergatitej per nje aneksim te Kosoves. Permendet edhe Samiti i Helsinkut 1975, qe Shqiperia nuk e firmosi. Duket se pjeset e “puzzle”-s puthiten kaq mire tani pas 40 vjetesh, sa qe na krijojne edhe tabllone e plote te arsyeve qe e shtyne EH te sillej ne kete menyre; duke deshmuar edhe per nacionalizmin e tij.

    Por fatkeqesisht nuk jemi te sigurte per llojin e nacionalizmit: per te ruajtur kufite ekzistuese te Shqiperise, mbreterise te tij te vogel, ku ai mbreteronte pa rivalitet, apo ai synonte te shtonte ne mbreterine e tij edhe Kosoven qe do ta merrte ushtarakisht, apo me cfaredo diversioni, qe e dinte vetem ai.

    Po cilat ishin pikat kryesore te Samitit te Helsinkit? Po permend ate cfare i intereson temes sone.

    1. Ruajtja e sovranitetit dhe te drejtave sovrane
    2. Mosperdorimi i kercenimit dhe forces
    3. Pandryshueshmeria e kufijve dhe ruajtja e integritetit territorial te shteteve
    4. Zgjidhja paqesore e cfaredo konflikti
    5. Mosnderhyrja ne punet e brendeshme
    6. Respektimi i te drejtave dhe lirive themelore njerezore(duke perfshire lirine e ndergjegjes, besimit, mendimit dhe fese)
    7. Te drejta te barabarta dhe e drejat e vetvendosjes te popujve
    8. Bashkepunimi mes shteteteve dhe plotesimi ne mirebesim i te gjitha detyrimeve sipas ligjit nderkombetar.

    Kush ka jetuar ne epoken e EH, e di se sa shpesh eshte permendur ky Samit edhe nga goja e vete te madhit. Xhufi arsyeton se EH nuk e nenshkroi per arsye te Kosoves, qe do te sillte patjeter ndryshimin e kufijve(pika 3), gje qe do te behej me force ushtarake, diversion apo ngritje ne kembe te nje populli (veprime qe i kunderviheshin vecanerisht pikes 2, 3, 4 apo 5).

    Perse te mos besojme arsyetimin kaq te holle makiavelist te Xhufit(pra ne fakt te EH, pasi vetem tani, nepermjet nje aryetimi te tille ne po zbulojme te vertetat).

    Por kishte EH ndonje arsye tjeter, ta zeme, per te mos ta firmosur dokumentin, pershembull per shkak te pikes 6 dhe 7. Por pika 6 nuk ishte aq e rendesishme, sepse EH nuk e shihte problem fare(mjafton te lexosh fjalimet e tij dhe te jetoje ne realitetin e kohes qe lidhen me lirine qe gezonin shqiptaret).

    Po arsye per piken 7? Hic fare, aq me teper kur flitet per te drejta te barabarta dhe te vetvendosjes te popujve(lexo kosovareve) qe ishin te shkruara edhe ne kushtetuten e Jugosllavise. Si perfundim llogjik, ishin keto dy te drejta themelore cfare kerkuan kosovaret. EH do t’i kete shpetuar kjo gje e parendesishme, se ndoshta edhe mund te kishte ndryshuar mendjen, duke harruar pikat e tjera.

    Mbeten akoma te parsyetuara bindshem pikat 1, 2, 4, 5 nga ana e vete EH(por jo nga ana e Xhufit). Shqiperia u mbyt nga bunkeret qe do te garantonin atdheun nga cdo sulm imperialisto-revizionist qe mund te vinte nga jashte. Pavarsisht, firmosja e Helsinkit ia garantonte sovranitetin dhe te drejtat sovrane Shqiperise.

    A nuk ishte kjo nje arsye madhore per te mos ndertuar bunkere dhe te flitej vazhdimisht per nje sulm te pritshem nga jashte? Po ku besoheshin imperialistet dhe revizionistet, keta te pabese, qe e kishin prere shpesh here ne bese vete EH?

  8. Xha Xha, shkrim shume i mire ky i Prof. Xhufit. Sipas meje, ne gjithe shtjellimin e Xhufit ka vetem nje fjali problematike, me sakte nje fjale te vetme.

    Thote Xhufi:

    “Njohja e autonomisë së Kosovës dhe sanksionimi i saj me Kushtetutën e vitit 1974, themelimi i Universitetit , i Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të tjera mësimore e shkencore të Kosovës, shkëmbimi i pedagogëve, studjuesve, artistëve, sportistëve midis Tiranës e Prishtinës, organizimi i veprimtarive shkencore me tonalitet të lartë kombëtar, siç qenë ato për 500-vjetorin e Skënderbeut (1968), Konsulta e Prishtinës për unifikimin e gjuhës (1968), Konferenca për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit (1978) etj., krijuan një klimë të ngrohtë mes dy anëve të kufirit, e mbi të gjitha nxorrën në sipërfaqe një shtresë të re intelektualësh e studentësh kosovarë, që do të bëheshin protagonistët e ngjarjeve që do të vinin. E pra, askush nuk mund ta mohojë që Enver Hoxha i ka ideuar dhe i ka ndjekur deri në detaj këto zhvillime.”

    Une kam shume dyshime qe Hoxha t’i kete ‘ideuar’ keto zhvillime, kam bindjen qe i ka ndjekur me vemendje. Kam bindjen qe letrat dhe informacionet e Hoxhes drejtuar Stalinit kane luajtur nje rol jo irrelevant ne perjashtimin e Jugosllavise nga Kominformi ne 1949, ashtu sikurse afrimi i mevonshem i interesave gjeopolitike antisovjetike mes dy vendeve, mund te jete bere shkas per klimen e shtensionimit per te cilen flet Xhufi, per mua pasoje me shume e largpamesise se Titos sesa ‘ideimit’ nga ana e Hoxhes.

    Duke pasur parasysh edhe nje eksperience jo irrelevante te prof. Xhufit ne diplomaci, kohe me pare, nuk do ta perjashtoja mundesine e thellimit te Profesorit edhe ne lidhje me shkakun e mosfirmes se Aktit te Helsinkit. Fakti qe Xhufi shkruan me bindjen se po u referohet fakteve te mirenjohura, deshmon ne kah te tij, mund te na kene shpetuar pa lexuar shkrime a trajtime me te hershme te ketyre temave. Ndaj te njejten kureshtje beninje.

    Me se dakort qe ndarjet e medha te Hoxhes me aleatet e medhenj dhe te vegjel te Lindjes kishin shkak kryesor deshiren per pushtet te Hoxhes vete.Mirepo, une nuk e di se ku kane qene te tjeret ketu, por une per vete sapo kam lindur dhe deri sa ra ai regjim, mbaj mend demonstrate me demostrate te studenteve te Prishtines, shpalljen e pavaresise ne Kacanik, Adem Demacin dhe te tjere, te gjitha te transmetuara nga TVSH-ja enveriste. Mbaj mend si sot imazhe te demostratave te ’81, megjithese isha relativisht femije kur transmetoheshin. Jane gjera qe e kane shenuar brezin tim, shume me shume se kenget proletare te Vaces dhe festivalet idjote te cilat nuk i shihte me njeri.

    Perndryshe, qarku i shkurter qe Enver myslimani dhe tosku nuk e deshi Kosoven eshte gjithmone ne pritje, mbasi eshte valevitur gjere e gjate keta 20 vjet te shkuar kot, kryesisht nga kepucaret e letrave shqipe. Pa permendur ketu qarkun tjeter po aq te shkurter te ndonje te ndjeri qe as kepucar nuk i thua dot, sepse kepucar nuk ishte, ne fakt. Paradoksi ketu eshte, sic e ve re edhe Xhufi, se Hoxha mund te akuzohet me te drejte per themelimin e nje lloj diskursi publik racist ndaj fqinjeve te Veriut, me sharje vence; rrjedhje senile apo jo senile, ai ishte Hoxha i vertete kur te vinte ne shenjester si armik.

    Me tutje, per cdo kosovar te keqtrajtuar nga regjimi i Hoxhes, njoh 10 kosovare te perndjekur dhe me plumba ne trup nga regjimet e ndryshme sllave te gatshem te deshmojne per ndihmen qe njerez te regjimit te Hoxhes nuk ua kane mohuar kurre, atyre dhe femijeve te tyre, ne Shqiperi dhe neper bote. Te cilet mua personalisht me kane ndricuar goxha ne kete drejtim, dhe nuk bej dot sikur nuk ekzistojne dhe sikur nuk i kam degjuar asnjehere. Dua te them qe eshte pa dyshim figure komplekse, te pakten nga kjo ane nuk likuidohet dot kollaj. Dhe Xhufi ben shume mire qe i permend te gjitha ato here kur Hoxha ne menyre eksplicite ka nderhyre dhe shtruar me vendosmeri ceshtjen e Kosoves.

    A quhet dot ‘burre shteti’ ne kuptimin qe i jep shqiptari modern ketij termi? Sigurisht qe jo, por nuk ishte kjo teza qe meton te mbroje Xhufi. A e harroi Kosoven gjate mbreterimit te gjate? Jo, kurrsesi, por thjesht ishte teper i paperfillshem ne konstelacionin e gjere komunist te Lindjes per te patur ndonje lloj ndikimi substancial mbi politikat dhe gjeostrategjine rajonale.Dhe ky sigurisht eshte faji me i madh i Hoxhes, te qenit thjesht i paperfillshem, si per Lindjen, ashtu edhe per Perendimin.

  9. Pyetja ime eshte pak ndryshe: Edhe sikur nacionalizmi pozitiv i EH te vertetohej katerciperisht e jo vetem me spekullime nga Xhufi, a ndonje historian tjeter por edhe me dokumenta autentike a do te mjaftonte kjo per ta rehabilituar Hoxhen?

    Ne nje kontekst te ngjashem psh, nacionalizmi i Hitlerit nuk ka mjaftuar per gjermanet (e nuk po flasim per te tjeret) qe ta rehabilitojne Hitlerin. Sigurisht ka neonaziste qe ende e adhurojne Hitlerin, por edhe ata nuk e besoj se kete e bejne thjesht per hir te nacionalizmit te tij.

    Une per vehte kam lindur, jam rritur e kam kaluar nje pjese te madhe te jetes sime ne rregjimin e EH. Nuk kam qene as i persekutuar, e as i pendjekur, as edhe i privilegjuar. Nuk mund te bej analiza te sofistikuara historike, por nga eksperienca e nje jete “normale” ne ate kohe mund te them qe kohe te tilla mos ardhshin kurre. Do te kisha plot per te shtuar ketu por nuk dua te kaloj kufijte e nje komenti ndaj nje shkrimi qe trajton thjesht hipotezen mbi te qenit “nacionalist” te EH.

    Mua personalisht, perpjekja e Xhufit per te ndricuar nacionalizmin e EH, me qellim per ta bere figuren e tij sa me te pranueshme, per sa me shume njerez (shqiptare), sidomos duke luajtur tani me faktin qe ka nje numer te madh shqiptaresh, qe nuk kane jetuar ne ate kohe, pra mund ta hane me lehte sapunin per djathe, me ngjan si iluzioni qe mund te kete nje i pastrehe qe siguron ushqimin e dites duke germuar kazanet e plehrave, se mund te binde kalimtaret qe ai po ben pazar ne supermarket.

  10. sic e veren edhe xhaxhai, ne kemi probleme madhore me historiografine.. qe nga ndertimi i hipotezave dhe pyetjes fillestare: ne kete rast qe merren me ceshtjen e Hoxhes nacionalist (po/jo) dhe faktet qe e mbeshtesin pohimin apo mohimin .. dhe “historianet” si xhufi nuk bejne perjashtim

    supozimi i pare ne kete hipoteze eshte se politikanet, udheheqesit shteteror, udhehiqen kryekeput nga ideologji nacionaliste ne zgjedhjen e problemeve – ky supozim merret i mireqene nga Xhufi, dhe izolon cdo supozim tjeter nga dylbite e kerkuesit, sic mund te jene motive te tjera, pragmatike (mbatja e pushtetit), kufizime ne realizimin e motiveve etj.. me keto syze ne sy Xhufi veren historine e Enver Hoxhes dhe cdo fakt qe sheh i merr kete ngjyre – nje trajtim kritik mbi kete supozim ka bere Hysamedin Feraj, libri eshte i lodhshem dhe i ngarkuar me teori por arrin ne tezen se Enver Hoxha nuk ka qene nacionalist…

    supozimi i dyte ne kete hipoteze eshte se historia eshte rezultat i proceseve te qellimta politike apo nismave politike te njerit apo tjetrit individ, pra te vetem nje faktori apo variabli – pra ne kete rast, mosnenshkrimi i kartes e helsinkit dhe marredheniet ne fushen e kultures e te arsimit jane rezultate te ndikimit nje-faktorial te Enver Hoxhes… ky supozim eshte metodologjikisht i gabuar, se mbulon/fsheh nga veshtrimi i hulumtuesit cdo faktor tjeter qe mund te ndikuar, nje veshtrim i qorrte pra i historise

    supozimi i trete, qe vijon nga i dyti, eshte perqendrimi i vezhgimit vetem ne nje figure historike, Enver Hoxhen, .. cfare benin keshilltaret, ministri i jashtem i asaj kohe? influenca e tij? a ishte enver hoxha ne gjendje te merrte vendime te tilla? sa i perqendruar ka qene vendimmarrja? ne Shqiperi merret e mireqene pra se vetem nje individ i ka kryer te gjitha, te tjeret jane fshire nga ekrani apo fotot .. e te mendosh se ky lloj veshtrimi eshte edhe sot, sic vijon me fajesimin e Berishes, venerimin e figurave politike teper ambigue si Azem Hajdari etj.

    .. shkurt, eshte e veshtire te arrish ne perfundime objektive per historine qe po perjetojme me syte e veshet tane pse cdo veshtrim eshte biased e i peshtjelluar, e jo mo te asaj 40 viteve me pare

  11. Nderkohe ne Kosove po vazhdojne te ngrihen buste per ate Hoxhen tjeter: Fadilin

    Bejme mire ta krahasojme Fadilin me Enverin e te shohim pastaj ku dalim e nese rehabilitohet njeri apo jo

  12. Po sjell këtu dy komente nga njerëz të ditur, profesorë të humaniteteve në ShBA, si Besnik Pula dhe Elidor Mëhilli, të lëna në faqen ku u publikua shkrimi im në Facebook. Prej tyre Mëhilli e ka studiuar me rrënjë historinë e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë – shumë më thellë e më gjerë se Xhufi.

    Elidor Mehilli: Kostumi nacionalist Hoxhës i rri shtrembër, ndërsa shkrimi i Xhufit është spekulativ. Flet për Hoxhën që insistonte për Kosovën me jugosllavët, por “harron” se Hoxha deklaronte në ’46-ën se të kërkoje Kosovën nuk ishte “progresiste” e se kush nuk e pranonte këtë duhej luftuar.

    Thekson me të drejtë se afrimi sovjetiko-jugosllav në mesin e viteve ’50 alarmoi Hoxhën, por “harron” reagimin drakonian të Hoxhës një vit më vonë, pas konferencës së Tiranës, dhe faktin që nuk ishte Kosova çështja themelore fare aty – siç del fare qartë në bisedat e Byrosë, por edhe në takimet me sovjetikët – por frika e madhe nga reformat.

    Të thuash pastaj (Gjeçovi) që Tirana u prish me Moskën për hir të Kosovës – është hera e parë që e dëgjoj.

    Afrimi me jugosllavët, përveç ngjarjeve të ’68-ës, pati si sfond zhvillimet në Greqi një vit më parë. Në Maj te ’67-ës Tito deklaronte se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të përmirësoheshin. “Nuk do të lejojmë sulm ndaj Shqipërisë” – thoshte armiku Nr. 1 i nacionalistit Hoxha. Por frika (e kuptueshme) e Hoxhës tani na del si meritë e vizion kombëtar.

    T’i veshësh pastaj Hoxhës merita për ’74-ën në Jugosllavi – këtë s’e ka bërë as Hoxha vetë tek vepra e vet super-paranojake Titistët. Atje, Hoxha pretendon se hapja e Kosovës ishte metoda e Titos për të futur liberalizmin në Shqipëri; Xhufi e kthen me kokë poshtë këtë variant — por gjithsesi Hoxha del vizionar.

    “E pra, askush nuk mund ta mohojë që Enver Hoxha i ka ideuar dhe i ka ndjekur deri në detaj këto zhvillime.” Të ndjekësh ngjarjet nuk është të ideosh. Dhe çdo qasje ndaj Hoxhës duhet *të fillojë* me mohimin – duke marrë parasysh manipulimin ekstrem që është bërë me ngjarjet në veprat e tij.

    Besnik Pula: […] por me duket e pasakte t’i jepet ndonje merite E. Hoxhes per institucionet kulturore te hapura ne Kosove gjate viteve 1970. Betejat politike per keto u bene ne Kosove dhe Jugosllavi. Te vetmen mbeshtetje qe ka dhene E. Hoxha ishte hapja per bashkepunim kulturor gjate viteve 1970. Kjo ndihmoi ne formimin kulturor te nje gjenerate te re intelektualesh kosovare, duke perfituar nga referencat e Tiranes, sidomos ne fushat e historise, gjuhesise dhe letersise. Por kjo levizje ishte e njeanshme, sepse produktet kulturore kosovare nuk botoheshin dhe as qarkullonin ne Shqiperi. Megjithate, do te ishte interesante te dihen motivet e E. Hoxhes per kete hapje kulturore, qe u kritikua egersisht nga Beogradi pas ngjarjeve te 1981 (me c’rast u mbyll perfundimisht kufiri).

    1. Shume interesante keto verejtje, perfundimisht. Nuk besoj se ka pasur nje vullnet spekulativ nga ana e Xhufit gjithsesi, dhe aq me pak mendoj se Xhufi mbron tezen e nje Enveri nacionalist, duke marre te mireqene lajthitjen ne perdorimin e foljes ‘ideoj’, konceptualisht, totalisht, e gabuar.

      Ka goxha hapesire per te hulumtuar ketu, do te ishte me shume interes p.sh. te studjoheshin dinamikat shpesh konfliktuale mes internacionalizmit mes sivellezerish komuniste si parim i trumbetuar nga te gjitha vendet e Lindjes nga njera ane dhe shtysave/aspiratave nacionaliste ose krahinariste, nga ana tjeter. Te cilat do te jene edhe studjuar shterueshem, besoj.

      Sigurisht, sikur Marksi te ishte shprehur ‘Entitete etnike qartesisht te dallueshme, bashkohuni me shtetin ame’ gjithcka do kish qene me e lehte. Gjithsesi, une ate distinguon ne fjaline e Xhufit, celesi i interpretimit korrekt te fjaleve te tij, sipas meje, nuk besoj se do e kisha kapur dot nese nuk do te me ishte ofruar me bujari.

    2. Nuk me duken me interes te veçante pohimet e dy studiuesve te cituar, sepse kane rol thjeshtues.

      Interesi per Kosoven ka qene padyshim jo vetem politik, por edhe i qendrueshem, si per mire e si per keq. Nuk besoj se çeshtja duhet pare e thjeshtuar, sikur qofte per faktin se mbrojtja nga sulmi jugosllav bazohej edhe tek lufta partizane ne Kosove e Iliride. Kete Enveri e ka shprehur hapur dhe me force ne 1981 (material qe gjendet ne youtobe).
      Besoj se do e kete shprehur edhe me pare, ashtu sikunder besoj se kushdo qeveritar i Shqiperise prej 1913-s e ka planifikuar mbrojtjen prej Jugosllavit duke perfshire guerriljen ne Kosove.

      Edhe sot, jo vetem krueministri, por edhe shqiptari i thjeshte, ne rast te nje konflikti me Maqedonine, do e shkoje mendjen tek guerrilja e shqiptareve te atjeshem. Fakti qe sllavet e maqedonise nuk lidhin dot ushkurin e penevrekeve te tyre e ben te pamundshem nje konflikt te ketille, por Jugosllavia e hershme ishte tjeter gje.

      Tani ne kushtet kur mbijetesa e shtetit eshte qellimi i pare i çdo shtetari, çeshtja e Kosoves duhet pare edhe si çeshtje kryesore e sigurise se Shqiperise.
      Kosova eshte shitur e blere nga shtetaret, ne baze te interesit jetik te sigurise se Shqiperise.

      Ky eshte kendveshtrimi i drejte nga duhet pare edhe figura e Enverit, per te cilin interesi jetik i sigurise se Shqiperise ishte edhe interesi jetik i sigurise se pushtetit te vet. Mandej hyjne ne loje edhe ndjeshmerite nacionaliste apo te llojeve te tjera.

      Xhufi ka perzgjedhur, besoj, ato çaste historike kur interesi i sigurise se Shqiperise, kerkonte nje rol pozitiv te Enverit ne drejtim te Kosoves, duke anashkaluar çastet e erreta. Te tjeret parapelqejne te perzgjedhin çastet e erreta.

      Nderkaq duke pare gjuhen publike e veprimet ushtarake, mund te supozohet se Enveri ne 1981, pernjimend ka menduar per ndonje lufte me Jugosllavine, me qellim marrjen e Kosoven. Ndoshta ka parashikuar shperberjen e Jugosllavise, pas vdekjes se Titos, por gjithsesi duke pare armiqesine e eger serbo-kroate, nje lufte e tille sipas gjasave do e kishte shperbere Jugosllavine 10 vjet me heret se çndodhi.

    3. adrian deri në këtë koment tëndin,përveç disa vrejtjeve të shprehura më sipër,prap kam ¨pasur një farë respekti për komnetet e tua!kanë pasur si bazë vijën e kërkimit të së “vërtetës”,por përmëndja e këtyre dy “njerëzve të mëdhenj”,”mbajtës së vulës së të vërtetës” të uli shumë në syt e mi!!ndoshta këta profesorë a çfarë janë kanë kërkuar gjilpërën në kashtë për të gjetur ndonjë thënje që “hedh posht gijthçka”!!
      si e kam thënë dhe herë të tjera.as enveri dhe askush nuk duhet REHABILITUAR!të gjithve u duhen njohur të mirat e të këqijat e tyre!!
      që të dy si pula si mëhilli bëjnë vlersimet e tyre!
      pula më shumë dhe mëhilli më pak shprehin mendimet e për ndikimin e enverit në zhvillimet tek shqiptarët e jugosllavisë!
      unë për vete do të jepja atë minimum që ju të gjithë përpiqeni ta mohoni!!
      qënja e shqipërisë një shtet sovran,pavarsisht se sovraniteti i saj ishte thjeshtë mbrojtje e sundimit të një njeriu(thoni ju),bëri që ata(shqiptarët jasht shqipëris administrative)ta shikonin si pikë referimi!ta shihnin si tokën e premtuar,bekuar a të lirë!!shikonin lirinë e tyre në atë shqipëri që për ne ishte “një burg”i madh!!për të gjithë shqiptarët shqipëria ishte LIRIA!!
      këto mendimet injorante të disa komntuesve, “se kosovarët kanë mundur të lëvizin” e turrli debilllëqesh të tilla,janë thjesht një shprehje e vuajtjeve të tyre të pasqyruara në mëndjet e shqiptarëve të kosovës!po të kishte pasur një mundësi minimale bashkimi,gjat egzistencës së jugosllavisë,ata do të ishin bashkuar brënda sekondës(nëse do të ishte e mundur)!largimi nga thundra e sërbit ishte jo në plan të parë por jetësore për ta!!këtë sbesoj se ke nevojë për të ta vërtetuar!!mjafton lufta e dytë botërore!!ata do ti bashkoheshin kujtdo që nuk ishte sërb,sllav!!të vetmit në rajon jemi ne,dhe për fat të mirë i njëjti gjak popull!
      gjetja e parrullave të kohës,e fjalive,a disa veprimeve o mosveprimeve të shkëputura nuk vlersojnë të tërën!përpjekja për të rrëzuar çdo gjë,për tia mveshur manisë për pushtet është po aq e ulët sa dhe dëshira për ta rehabilituar a mitizuar!!!
      ajo kohë ishte koha e të mirave dhe të këqijave!!po nuk u vunë në kandar,po nuk u mësua si nga të mirat e të këqijat,do të mbetemi këtu ku jemi!në perpetumtranzicion!do të rrotullohemi vërdallë e do të pjerdhim në mes!deri tashti,23 vjet rresht,po vijmë vetëm vërdallë!vetëm pordhë po lëshojmë!përveç rritjes së krimit e korrupsionit nuk kemi pasur tjetër rritje/përparim!!
      më fal se harrova!sot mud të llomotisim sa të duam,bile i fusim një të shtyrë me Coca Cola dhe flëmë rehat pas një tymi lazarati!!

  13. 2xha: “Pa folur pastaj që dikush nuk mund të jetë edhe nacionalist bona fide, edhe t’ia bëjë popullit të vet jetën ferr përmes luftës së klasave dhe abuzimit të paparë me të drejtat e njeriut dhe shfarosjen fizike të elitave jokomuniste. Sa për Kosovën, kjo shërben si gjethe fiku, në këtë rast – asgjë më shumë.”

    Kjo permbledh edhe esencen e argumentit, si kundervenie karshi cdo orvatjeje per te rehabilituar figuren e EH, qofte edhe nen flamurin e nacionalistit.

    Cfare nacionalisti ishte EH dhe ciles dege(perqasje) te nacionalizmit i perkiste?

  14. kosova dhe ceshtja e nacionalizmit komunist te Enverit jane thjesht spekulime dhe perpjekje per te mbuluar diellin me shoshe. Ne kohen e luftes u premtohej atyre qe pyesnin se ceshtja e kosoves do zgjidhej pas luftes me frymen internacionaliste. Dhe ne ate fryme u carmatosen dhe ju dorezuan serbit mijera partizane kosovare, qe ti vriste serbi sic i vrau. Fill pas lufte, te gjithe kosovaret qe u arratisen ne shqiperi, u pane si te derguar te Udb-se ( nje pjese edhe mbase ishin) dhe u surgjynosen neper fshatrat e myzeqese.

    Loja me kosoven eshte e vjeter. Politikanet shqiptare e kane perdorur kosoven here pas here per ti bere presion jugosllavise, apo ndonje pale te trete, per te arritur rezultate qe kane patur te bejne vetem me mbajtjen e pushtetit te tyre personal. Keshtu ka bere Enveri kur ju desh te tregonte se sa influence kishte ne Kosove dhe se ishte ne gjendje ta destabilizonte. Keshtu beri edhe Sali Berisha kur u prish me Amerikanet. Dic po bejne edhe Thaci me Ramen me ato parrullat per bashkim. Jam e bindur, qe asnjerit prej tyre nuk i dhimbset Kosova dhe kane merak per te ardhmen e saj.

    Pellumb Xhufi po perdor intelektin dhe erudicionin e tij per te bojatisur nje figure bemat e te cilit i kemi hequr ne kurriz. As mos prisni te sqaroje me fakte ndonje gje, keto jane te gjitha marifete per te rehabilituar figuren e Enver Hoxhes, qe mesa duket e ndjejne se jane ne klime politike me te pershtatshme per ta bere disi me hapur, se per ta bere nuk kane pushuar ketu e 20 vjet.

  15. Nga ato që kam lexuar deri më tani nga P. Xhufi, ai është shumë i kujdesshëm në dhënien e konkuluzioneve, dhe gjithessi nuk i bën ato pa pasur fakte. Kam përshtypjen se pikerisht kontestuesit e tij janë pre e kufizimeve ideologjike, ose së paku të mosinformimit, sidomos në pikën e nacionalizmit të Enver Hoxhës. Kam pasur rastin të botoj shumë kohë më parë një libër që për fat të keq ka mbetur i panjohur në Shqipëri: „Letra nga mërgimi“ të autorit Viktor Çami, ish-redaktor i BBC-në gjuhën shqipe dhe ish-nëpunës i ambasadës amerikane në Vjenë e në Londër, ku ai në mes tjerash nxjerr fakte interesante mbi nacionalizmin e Enver Hoxhës, duke nënvizuar që pranvera kosovare e vitit 81 po shënonte suksesin e politikës nacionaliste të Enver Hoxhës. Interpretimi që bën z. Pula në këtë pikë është naiv dhe nuk dallon nga interpretimet e establishmentit politk titist të Kosovës. Këtu s’bëhet fjalë për aksione konkrete të Enver Hoxhës lidhur me Kosovën, por për fitoren e tij historike në konsolidimin e shtetit shqiptar, sidomos kundrejt Perëndimit, i cili deri atëherë, jo vetëm nuk po e merrte seriozisht Shqipërinë, por po llogariste akoma në mundësinë e integrimit të saj brenda kufijve jugosllavë. Fakti që rinia kosovare po i drejtonte sytë drejt Tiranës, duke e braktisur përfundimisht Beogradin, ishte një leksion që Perëndimi e pranoi me urtësi, ndonëse nuk i pëlqente, dhe e shpërbleu 18 vjet më vonë, pas braktisjes/shembjes së komunizmit, duke pranuar me këtë rast edhe ndonjë gabim në raport me shqiptarët, sidomos nga ana e britanikëve. Në këtë frymë më duket se pati shqiptuar diçka diplomati britanik Robin Kuk. Argumente mjaft të fuqishme mbi këtë pikë sjell dhe libri „Bisedë prapa hekurave“ (Një bisedë midis Kadaresë dhe Ukshin Hotit) ku sillet përvoja e Ukshin Hotit në kontaktet e tij me amerikanët nga fundi i viteve 70, me të cilët kishte biseduar edhe për shkaqet e qëndrimit të egër nacionalist të Enver Hoxhës. Argumente interesante sjell edhe Jon Halliday në librat e tij për Enver Hoxhën e Mao ce Dunin, por edhe procesverbalet e mbledhjeve të Traktatit të Varshavës pas daljes së Shqipërisë prej saj, ku nga disa pjesëmarrës shkaqet e daljes së Enverit prej Traktatit quheshin thjesht nacionaliste. Një argument mjaft i fuqishëm është dhe letra e Enver Hoxhës për Kosovën drejtuar Stalinit me 1949, së cilës, çuditërisht, nuk i referohet asnjë nga diskutuesit. Me këtë ndërhyrje nuk dua të merrem me kualifikime, thjesht po sjell disa fakte që mua më mjaftojnë për ta quajtur Enver Hoxhën nacionalist, pavarësisht disa gabimeve që ka bërë ai gjatë LNÇ me jugosllavët për të cilat në librin e tij „Titistët“ ai bën edhe njëfarë vetëkritike, dhe pavarësisht të zezave që ka bërë në eliminimin e kundërshtarëve të tij politikë.

  16. Pas disa shqyrtimeve plotësuese dhe konsultimit të disa librave mbi nacionalizmin, më duhet të ndërroj qasjen dhe konkluzionin, dhe të pohoj se të vësh në pikëpyetje nacionalizmin e Enver Hoxhës është një gjë absurde. Përkundrazi, nacionalizmi i tij është premisë themelore logjike e gjithë biografisë së tij politike. Po të lexosh librin e Benedikt Andersonit mbi kombin si bashkësi të imagjinuar, do të vësh re, në bazë të shembujve të shumtë, se konfliktet nacionale janë po aq të egra midis vendeve socialiste si Kina, Vietnami e Bashkimi Sovjetik, sa edhe midis vendeve tjera kapitaliste. Ai madje parashikonte qysh në vitet 80 edhe konfliktin e pashmangshëm serbo-shqiptar. Pra del se „internacionalizmi proletar“ s’ishte veçse një maskë dhe hipokrizi, ndërsa ideologjia e vërtetë që karakterizonte këto vende ishte në fakt nacionalizmi. Përse duhej të bënte dallim në këtë pikë Enver Hoxha? Të ishte budalla? Përkundrazi, nga shumë vrojtime del se ai ishte kulturalisht më i ngritur se sa shumë udhëheqës tjerë komunistë, së paku më i ngritur se sa „bravandreqësi“ Tito. Gabimi i dyshuesve qëdron në faktin e identifikimit të luftës së tij të egër për pushtet me politikën e tij, që janë dy gjëra të ndryshme. Lufta për pushtet, me metoda të egra, makiaveliste, ose më pak të egra është e njohur qëkurse dihet për shtetet.

    1. Shkruani:

      nacionalizmi i [Enver Hoxhës] është premisë themelore logjike e gjithë biografisë së tij politike.

      Miladin Popoviq-i do të kish pasur mendim tjetër.

  17. Dy idealistë socialdemokratë serbo-malazezë, Kosta Novakoviqi dhe Miladin Popoviqi, që mbështesnin të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, u eliminuan nga makiavelisti Tito në luftën e tij për pushtet e cila kushtëzohej nga kënaqja e orekseve nacionaliste serbe. I pari u likuidua nga Stalini pas intrigave të Titos për t’ia liruar vendin këtij të fundit si Kryetar të Partisë Komuniste Jugosllave, ndërsa i dyti u ekzekutua me urdhrin e Titos. Kështu së paku dëshmojnë Radovan Zogovic, Jevrem Berkovic dhe historiania kroate Ljubica Shtefan në trilogjinë e saj “Srbija i albanci”. Miladin Popoviqi, ndryshe nga drejtuesit tjerë serbo-malazezë, besonte me gjithë mend në udhëzimet leniniste mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Dhe kjo i kushtoi me jetën, gjë që vërteton tezën time se në vendet komuniste, duke llogaritur dhe Bashkimin Sovjetik, ishin nacionalistët ata që i forcuan pozitat dhe u dhanë drejtime vendeve të tyre. Natyrisht që nacionalizmat e vendeve satelite të BS duhet të rrinin sus para nacionalizmit socialimperialist ruso-sovjetik. Por kjo nuk do të thoshte të mos bëheshin ndonjëhere agresivë ndaj njëri-tjetrit ose ndaj ndonjë pakice, siç bënin psh, rumunët ndaj pakicës hungareze në Translivani. Në raport me jugosllavët përgjithësisht Enver Hoxha e pranon se ka bërë gabime. Gjithsesi biografia e tij e gjatë politike nuk reduktohet dot në 4-5 vjet raporte miqësore me jugosllavët, që do të pasohen me dekada të tëra armiqësie. Ashtu si të tjerët, edhe Enver Hoxha do të ketë nxjerrë konkluzionet e tij pas iluzioneve fillestare politike e ideologjike.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin