MENDIMET E NJË TË DYZUARI

Thuajse edhe dy jave nga çasti i zgjedhjes dhe akoma nuk e kam ndarë mendjen. Alternativat janë të konsiderueshme e unë jam i dyzuar. Është një situatë ku grupet apo klasat sociale nuk përfaqësohen kryekëput nga njëra palë. Ndërsa individët në krye të partive nuk garantojnë aspak realizimin e synimeve të programit politik. As njohuritë teorike dhe qasja analitike nuk ndihmojnë zgjedhjen time. Në rastin më të mirë do të përkrahja një mos-zgjedhje. Në rastin më të keq do ta nxjerr votën në ankand. E ndërmjet tyre qëndron zgjedhja e individit, që e vështirëson më shumë procesin e vendimmarrjes.

1. Së pari kam vështirësi të identifikohem me programin politik të një partie. Grupe (apo klasa) të ndryshme shoqërore tradicionalisht përfaqësohen nga një forcë politike. P.sh. Cleavage Theory e Lipset dhe Rokkan e paraqet ndasinë ndërmjet qendrës/periferisë, zonave urbane/rurale, kishës/shtetit, pronarëve/punëtorëve, etj. si të pasqyruar në organizimin e interesave dhe përfaqësimin politik në partitë e vendeve të Evropës perëndimore. Në Shqipëri kemi disa grupe sociale që tradicionalisht u përkasin dy partive kryesore. P.sh. me PD-në janë të burgosurit politikë dhe me PS-në pensionistët e socializuar me normat e regjimit të kaluar. Grupet e koalicioneve dhe përfaqësimi i tyre në dy koalicionet kryesore paraqet një tablo polarizimi dypartiak që ka ngërthyer edhe ato grupe sociale, të cilat përfaqësojnë çështje apo interesa të ngushta. Zhvillimi i partive politike shkon përtej pragmatizmit të partive politike që shtrijnë rrjetat programatike për të përfshirë interesat e grupeve të ndryshme e maksimizuar votat.

Nuk mendoj se kemi thjesht transformim të partive programatike e ideologjike në catch-all party (Kirchheimer) për dy arsye. Së pari, pasi nuk kemi përfshirje të çështjeve apo interesave të këtyre grupeve në programet politike. P.sh. PS-ja megjithë retorikën e saj, ka ndjekur një politikë jo të ndjeshme mjedisore sikur edhe PD-ja (importi i plehrave ka filluar nën qeverisjen e PS-së dhe ligji i miratuar për menaxhimin e plehrave nuk u votua, por as nuk u kundërshtua nga PS-ja). Së dyti, partitë janë të përqendruara dhe u shërbejnë interesave personale të kryetarit, ndërkohë që anëtarët e tyre janë masë e lëvizshme. Kjo dukuri është kthyer në një gallatë tashmë. Sipas gazetës Metropol “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu mbrapsht listat e kandidatëve të gjashtë partive politike, pasi disa kandidatë të një partie ishin të regjistruar si kandidatë të një partie tjetër.”

Sidoqoftë, ky polarizim politik i vendosur nën ombrellën e dy partive të mëdha është deri diku për t’u përshendetur. Dy partitë mëmë kontrollojnë ende një pjesë të madhe të elektoratit dhe moderojnë orekset e segmenteve të caktuara shoqërore. Kjo më bën të ndihem i sigurtë. Por nga ana tjetër zgjedhja ime vështirësohet kur shoh se interesat e mia, p.sh. si ambientalist, janë të përfaqësuar nga tre parti njëherazi dhe në kampe të ndryshme.

2. Fushata e PS-së bazohet kryesisht mbi mohimin e arritjeve të qeverive të mëparshme, pa shprehur alternativa bindëse për zgjidhjen e problematikave në të ardhmen. P.sh. diskutimi i nxitur nga PS-ja mbi rezultatet e PISA 2009 para një muaji, shpallur faktikisht që në vitin 2011 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ky diskutim nxorri në pah se kritikat e PS-s ndaj situatës nuk vijojnë medoemos me një alternativë për zgjidhjen, ndërsa analiza që iu bë rezultateve ishte aspak profesionale.

Rreth 57% e 4596 nxënësve të testuar në lexim, nga klasa 7 deri në klasën 11, i përkasin niveleve 1b-1a të aftësisë për të lexuar, ku niveli 1b është më i ulët. Niveli 2 konsiderohet si niveli bazë i aftësisë, ku nxënësit fillojnë të dëshmojnë kompetenca në lexim dhe shkrim, të cilat do t’u mundësonin pjesëmarrjen në mënyrë efektive dhe produktive në jetën e përditshme (ky nivel konceptohet nga UNESCO si functional literacy). Ndërsa në matematike nivelet rriten në bazë të pavarësisë së nxënësit për të dalë në rezultate të paravendosura. Shifrat janë shqetësuese pse këta nxënës të nivelit të parë janë tre-katër vite shkollimi prapa bashkëmoshatarëve të tyre.

Por në krahasim me 2000 Shqipëria kishte përparuar ndjeshëm (vendi i tretë për përparim në vendet e OECD-së, me një rritje prej 36 pikësh për të gjithë nxënësit). Ndërsa PS-ja duhet gjithashtu të merrte përgjegjësi, se studimi i PISA 2009 kishte filluar që prej 2007-8 e nxënësit e testuar ishin edhe trashëgimi e qeverisjes së saj. Por mbi të gjitha duhet kuptuar se filozofia e edukimit të PISA 2009, e cila fokusohet mbi aftësitë problem-zgjidhëse të nxënësve, kërkon një metodë të re mësimdhënie dhe formë testimi, për të cilat shkolla jonë është ende e papërgatitur. PS nuk duhet të mohonte përpjekjet e qeverisë për të reformuar sistemin arsimor, sidomos kurrikulat dhe edukimin e mësuesve. Nga ana tjetër, në vend që të fajësohet për rezultatet e garës, qeveria duhet përgëzuar që merr pjesë në studime ndërkombëtare krahasimore si PISA. Shpresa është që, nën trysnin e këtyre rezultateve krahasimore dhe nën zotërimin e filozofisë së edukimit të PISA -s, arsimi mund të ndryshojë. Gjithsesi, përsa më sipër, angazhimi i PS-së për ndryshimin e kësaj situate dhe instrumentet që do të përdorë, mungoi.

Kjo retorike mohuese është bërë me të drejtë objekt sulmi edhe në fjalimet e Berishës, i cili përfiton ta damkosë Ramën si një person ogurzi, që nxin gjithçka “shqiptare” apo arritje të qeverisë.

3. Përsa i përket zgjedhjes së individit, sistemi klientelist i shpërndarjes së të mirave materiale dhe privilegjeve në sistemin tonë politik krijon kapital politik për persona të caktuar, të cilët e mbartin me vete në lëvizjet e tyre. Unë vërej se PS e PD e kanë zhvendosur fushatën kryesisht jo në programin politik, por tek individi pikërisht për t’iu përshtatur mendësisë klienteliste të sistemit. PS-ja me “Berisha ik” dhe PD-ja me “Vetëm jo Rama”.

P.sh. elektorati i PD-s nuk është i bindur me sinqeritetin e premtimeve të PD-s, sidomos pas tetë viteve në pushtet (shqiptarët janë empatikë “le të hanë edhe ata”). Premtimeve për punësim në të ardhmen, pragmatistët u përgjigjen: “Po ju tani jeni në pushtet, përse prisni!” Për këtë, slogani i PD-s në fushatë është: “Rotacion po! Por jo me Ramën!” Prandaj edhe sulmet personale ndaj Ramës si i sëmurë (psikopat, me komplekse), ogurzi e mohues, arrogant (sidomos kundrejt veriorëve), i pabesë (nuk mban premtimet e dhëna ndaj klientelës) etj.

Ndërsa, edhe pse faqe botës PS-ja kundërshton përdorimin e administratës për fushatë, ishte ajo e para që shpiku një metodë të tillë. Është e qartë se Berisha nuk po keqpërdor administratën si organizatë moderne burokratike, por lidhjet klienteliste që mbajnë në këmbë këtë administratë dhe sistemin politik në tërësi. Në parlament u shpreh me sinqeritetin që e karakterizon se “ky ishte një standard i pranuar nga palët” (duke aluduar për përdorimin e infrastrukturës bashkiake në Vlorë dhe Tiranë gjatë protestave të PS-ës në vitin 2009). Eksponentë të PD-së u kujtojnë me të drejtë pagat nëpunësve, se një pjesë janë futur me listat e partisë, e ndërsa pjesa tjetër që i ka blerë vendet e punës edhe pse nuk i detyrohet askujt për pagën, shantazhohet për korrupsionin që kryen dhe për mbatjen e vendit e punës fituar jo patjetër me meritë. (Megjithëse shantazhi është mjet efikas për mobilizim, por jo për votën, e cila ëshë e vështirë të monitorohet.) Por nga përvoja ime, kjo metodë u shpik nga LSI-ja dhe jo nga PD-ja, e cila futi idenë e këmbimit të votës me vend pune. Ashtu sikur edhe metoda e përdorimit të arsimtarëve në fushatë. Në kohën e Luan Memushit (Ministër i Arsimit, PS) shkollat e drejtoritë arsimore u shndërruan në banka favoresh për deputetët e zonës dhe kryetarët e bashkive.

Nëse Berisha mund të akuzohet për çfarë bën ditën me diell, PS-ja duhet të akuzohet për hipokrizinë e saj. Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse PS-ja fiton, ne do të dëgjojmë të njëjtën muzikë si përpara 2005 (mendoni për orekset e 20 e kusur biznesmenëve kandidatë për deputetë!). Këtë frikë e kanë shumë zgjedhës si unë. Me futjen në koalicion të LSI-së frika është shtuar dhe Rama nuk arriti kurrë ta fashiti paranojën që ka ngjallur përvoja me Fatos Nanon gjatë 1998-2005.

Sidoqoftë, përpjekja e PS-së për t’u përqëndruar në programin politik, edhe pse ende jo të pjekur (kujtoni diskutimin mbi taksen progresive), është pozitive dhe vlerësohet nga pjesa e paangazhuar e elektoratit. Por deri në 23 qershor unë ngelem akoma i pavendosur. 

Nuk ka komente

  1. Do të duhej të gjeja ndonjë citat me vend për mungesën e shpresës, filozofik apo sado të saktë e të gjetur për të komentuar shkrimin më lart. Ora është e vonë dhe të them të drejtën, nuk kam as motivimin për të gjetur diçka të qëlluar, që të ilustrojë saktë se çdo të thotë për një shoqëri të humbasë shpresën. Të lexosh në përgjithësi shkrimet tona, gjithçka që shkruhet, të kap një zymtësi e tmerrshme, pothuaj vrasëse. Konkluzioni disfatist i gjithçkaje që lexon është, ok pse jo hajde më mirë vrasim të gjithë veten kolektivisht. Por unë nuk e besoj këtë. Besoj se kreativiteti njerëzor nuk shuhet dot, nuk mbytet dot, nuk dekurajohet dot. Sado të lodhur ta ndiejë veten një brez, do të vijë një tjetër që do të kërkojë rrugë te reja. Do të vijë një tjetër, që do të kërkojë të respektojë veten, të luftojë për vendin dhe influencën e vet ne jetë. Nuk shuhet dot kjo dinamikë e brezave. Çfarë na mbetet ne sado të pafuqishëm të jemi është të bëjmë diçka për t’ia lehtësuar punën atre që vijnë pas nesh. Nganjeherë më duket sikur kemi përfunduar të gjithë si në rezervatet e indianëve të amerikës. Ka një ngjashmëri të çuditshme mes shqiptarit dhe indianit të mbijetuar ne rezervat. Kur lexoj shkrime të tilla mendoj (lutem mos e marrë personalisht shkruesi pasi nuk e njoh) se kultura e hashashit të përdorur gjerësisht për vite me rradhë ka filluar të japë frutet e saj. Nuk e di pse mendoj hashashin, trurin e lodhur dhe te rrudhur nga efektet e gjata të përditshme të THC. Është i mpirë intelekti shqiptar, konfuz, në tym, pse jo në shqipe vernakulare, i trashur. Të kesh dyshime, të mos kuptosh se politika është politikë dhe roli i gjithsecilit është të mos neglizhojë atë pak ndikim që ka vota, atë pak, fare pak, ndoshta dhe efekt të papërfillshëm që vota ka si gjykim mes një pale dhe një pale tjetër, e të mendosh seriozisht se shpëtimi do të vijë nga një klasë politike, është naiviteti më tragjik. Është alarmante. Jeta nuk ndryshon se fshive pluhurat e shtëpisë, apo lave rrobat. Nuk ndryshon, por përmirësohet ashtu pak në modestinë e saj, dhe të vetë aktit të përpjekjes. E njejta gjë është me votën. Zgjedhjet janë një vënie në punë e një lavatriçeje. Janë një lloj centrifugimi i realitetit, parë fjalë për fjalë, përtej çdo metafore, një centrifugim-rotacion. Më duket gjithnjë e më shumë vrasës mendimi i përhapur tek ne dhe shpresa e pastër dhe naive se realitetin do ta ndryshojë politika apo se ai varet prej pastrimit apo idealizimit të saj. Nuk di nga e kanë shpikur shqiptarët këtë. Politika nuk është nje deus ex machina. Mendoj se Shqipëria do të ndryshojë në sajë të përpkjeve tona sa individuale aq edhe kolektive, nëse mund të lejohet t’i shohim në formë sinoptike të gjitha të mbledhura në një trajtë bashkësie. Edi Rama, ka bërë dhe po bën punën e tij, në vendin dhe pozicionin ku është. E bën mirë apo e bën keq, është dikush që po mundohet me kushtet dhe mendjen e tij të bëjë diçka. Për këtë duhet mbështetur, pasi të paktën ka marrë mundimin të frymëzojë ata që mund të frymëzojë e të paktën nuk është dorëzuar. Nuk është më shumë hero se çdo njeri dhe çdo shqiptar tjetër në jetën e vet, ka qëllimet e tij, ka ambiciet e veta, por mbetet i vetmi njeri sot në skenën politike që jep një shpresë ose të paktën mund të bëjë që disa gjëra të lëvizin. Mund të dalë për mirë, mund të dalë dhe për keq, por rëndësi ka që gjërat të lëvizin, të ecin, të shkunden. Sido që të shkojnë punët pas tij, rëndësi ka që Shqipëria do të ketë hedhur një hap përpara; do të ketë lëvizur në një drejtim tjetër, një shkallë më tej. Pjesa tjetër mbetet sfidë pë të gjithë ne. Nuk është as sfidë e as pronë e tij. Të bëjë çtë bëjë, të shikojmë. Nuk ka kuptim të gjykohet pa e parë, sado që na pëlqen të gjithëve të parashikojmë. E keqja që kam vënë re tek ne, është se për të kaluarën kemi zakon të spekulojmë se çdo të kishte ndodhur sikur të kishte qenë ndryshe, të ardhmen parapëlqejmë t’a parashikojmë me profeci, ndërsa të sotmen nuk kemi kurajë t’a shohim siç është. Nuk ka njeri në Shqipëri të mos e kuptojë se duhet ndryshim, biles edhe Berisha, dora vetë, e ka sllogan dhe nuk neglizhon ta marrë me vete kudo që shkon.

    1. Tjetër,
      se kur shkruan i lodhur i lodh edhe të tjerët.
      Nëse ta kam kuptuar mirë thelbin e asaj që do të thuash, ti beson se do të vijë një ditë, që një brez i ri do t’i marrë gjërat ne dorë e do t’i bëjë më mirë. Vërtetë?! Mua më duket se ky brez i ri që pret ti i ka marrë prej kohësh gjërat në dorë dhe ka bërë një vrimë shumë të madhe në ujë.
      Nuk e ke vënë re kur shkruan:
      “Sido që të shkojnë punët pas tij, rëndësi ka që Shqipëria do të ketë hedhur një hap përpara; do të ketë lëvizur në një drejtim tjetër, një shkallë më tej.”
      që Shqipëria ka bërë hapa mbrapa këto 23 vjet? Nuk e ke vënë re, që shqiptarët ishin shumë më të sqaruar për të drejtat e tyre të mohuara në vigjilje të rënies së diktaturës se sa sot, 23 vjet më vonë? Nuk e ke vënë re, që shoqëria shqiptare evropianolindore e fillimit të viteve ’90 ishte shumë më afër ndjesisë evropiane se sa kjo e sotmja?

      1. Je gjithnjë i njëti, i pamutuar. Piftoja që mbaj mend që nga koha e albklabit. Si apologjet je prezantuar, apologjet do vdesësh… “heretik” i të sotmes.

      2. Pifto, e vërtetë është ajo që thua. Problemi është që Berisha me ardhjen në pushtet në 92′, duke hequr nga puna këdo që konsiderohej socialist/punist, instaloi, me dashje apo pa dashje, këtë sistem që kemi sot. Për mua rrënja e degradimit të shtetit shqiptar fillon atje.
        Përdori metodën më bolshevike të mundshme për të konsoliduar pushtetin e tij personal, dhe degradoi pastaj gradualisht deri tek rizgjedhja e papërgjegjshme president në mars 97′.
        Mos harro, se brezi i lindur pas 90-tës, sot kanë mbaruar universitete në masë, nëpër botë dhe Europë, kështu që mos i mat gjërat vetëm me kutin tonë, se këta, në natyrshmëri të plotë me moshën, janë duke parë qejfin e punën e vet. Me të drejtë nuk na e varin shumë.

  2. Thelbi ku del shkrimi me ngjan shume me aresyetimin qe ta leme voten e bardhe sepse nuk ka alternative. Dhe me vjen keq, pa dashur te fyej njeri, mua ky arsyetim me duket gjithnje e me shume kapitullim i shumeanshem. Kapitullim intelektual ne radhe te pare pasi keto zgjedhje pikerisht per te paanshmit duhet te jene nga me te thjeshtat. Duhet te jene zgjedhje taktike, ku gjerat duhen pare mbi te gjitha ne perspektive.

    Une habitem se si nje shoqeri ku papunesia ben kerdine dhe me levizjet demografike e shpernguljet masive ne qytete qe i njohim te gjithe nuk arriti te koaguloje nje levizje qofte dhe demagogjike ne 20 vjet. Dhe kuptohet, ky nuk eshte deshtim i fshatarit te Kukesit apo atij te Tepelenes. Eshte mbi te gjitha deshtim i intelektualeve dhe profesionisteve shqiptare ne Tirane, Durres, Vlore e me radhe, pikerisht atyre te paanshmeve qe duan apo jo sot nuk jane asgje tjeter pervecse vegla. Perse keta njerez nuk u mobilizuan rreth nje levizje proteste me kohe (muaj apo vite para ketyre zgjedhjeve)?

    Jam bile dakort deri me aresyetimin qe ti jepet vota PD-se qe gjerat te shkojne akoma me keq. Dhe ashtu ta bejne me te thjeshte terrenin per nje levizje proteste masive pak me vone. Por kjo pavendosje me duket e tepert. Te paanshmit duhej te ishin mbledhur me kohe rreth nje alternative proteste, sado qesharake te ishte, (AKZ, FRD, kuci, maci) nese nuk krijuan dot nje vete. Ju a perseris dhe te afermve qe pretendojne dhe besojne se jane te paanshem. Jeni vegla e dele dhe bar do te hani sa kohe nuk mblidheni rreth nje levizje tuajen e ta merrni fatin ne dore.

    1. Ne fakt trajtimi ka te beje thjeshte me mendimet e mia qe bluaj ne kete cast, pa optuar per njeren apo tjetren alternative.

      Patjeter qe se fundmi perpara fletes do te vendosi “barku” (interesi vetjak imediat ose qendrimi ideologjik, i kushtezuar nga pervoja jetesore) dhe jo mendimi racional. Por eshte e rendesishme qe mendimi racional te mendohet gjithsesi, ne menyre qe te justifikojme zgjedhjen tone (fundja fundit a nuk bejme tjeter pervetem se racionalizojme zgjedhjet tona tashme te vendosura).

      Dihet qe prezantimi i nje teknologjie te re apo organizimi tjeter prodhimi rrit eficiencen dhe kompetivitetin per nje periudhe te caktuar deri sa efekti kalon ne ngopje dhe ulet (sidomos kur edhe firmat e tjera ne treg operojne me te teknologji njesoj eficiente). Keshtu ndodh edhe me nje prezantimin e nje force te re politike ne qeverisjen e nje vendi, qe sjell ndryshime organizative, ne kete rast per shtetin si organizate.

      Berisha 2005-09 ishte i suksesshem dhe efikas ne ndjekjen e disa politikave, derisa kaloi momentin e ngopjes dhe performanca ra. Ndoshta do te kemi te njejten gje me Ramen (sidomos nese qeveria do te ndjej ende presionin dhe ethet e fushates pararendese), perderisa serish te kaloj momentin e ngopjes. Pyetja eshte: po sikur te mos jete keshtu? kush do te na rehatoje?

      1. Eni po supozon se elitat intelektuale kane realisht mundesine qe te ndryshojne politiken. Por ne politike sundojne elitat e biznesit, jo elitat intelektuale. Intelektualet mund, dhe duhet, te kene ndikimin e tyre. Ama protagonizmin politik e luajne lobet e biznesit, dhe jo vetem ne Shqiperi keshtu.
        Kam pershtypjen se ketu qendron edhe gabimi i idealizmit ne qendrimin e Lubonjes kur thoshte, ne nje shkrim te kaluar, se eshte koha per daljen ne skene te nje force te re politke qe te perfaqesoje te paperfaqesuarit, pra shumicen e popullates.

        1. Ke nje gabim Magus, kane ndryshuar dinamikat goxha 10 vitet e fundit dhe biznesi ka tashme shume me pak kontroll tek partite dhe levizjet brenda tyre. Le te marrim disa levizje te reja ne Europe e Amerike.

          Piratet ne Gjermani, influenca qe ka biznesi tek kjo parti eshte nje zero me xhufke. Dhe fundja kjo parti nuk eshte gje tjeter pervecse nje konglomerat te rinjsh pa nje bosht ideologjik te caktuar dhe akoma pa program por qe kane mundur te rriten si levizje proteste ndaj partive ekzistuese ne lidhje me politikat e Internetit. Ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe jane rritur duke i anashkaluar mediat e duke perdorur Internetin, dhe kane shkaktuar ndryshime te rendesishme tek partite e etabluara.

          E njejta gje vlen per nje levizje te re proteste ne Gjermani, Alternativa per Gjermanine qe kerkon daljen nga Euro dhe qe ka shume mundesi ti prishe shume pune Merkel ne zgjedhjet e ardhshme.

          Levizja Grillo ne Itali serish anashkaloi mediat e etabluara dhe morri ate rezultat fantastik duke perdorur ne menyre inteligjente Internetin.

          Ne Amerike vete Obama nga askushi tek Demokratet u katapultua nepermjet Internetit ne President brenda nje viti e gjysem duke e hedhur kembeperpjete establishmentin e partise se vet.

          Serish ne Amerike Tea Party, levizje e cila mund ta percmosh ne shume aspekte eshte serish nje levizje jashte kontrollit te biznesit. Jo vetem aq por mund te argumentohet se e ka marre peng Partine Republikane, tradicionalisht partia e biznesit. Pra kane permbysur raportet e pushtetit brendapartiak. Pak dekada me pare nga zagare qe leshoheshin me porosi nga biznesi kur dhe ku i interesonte biznesit jane kthyer tashme ne zoter ideologjik te partise.

          Te gjitha keto levizje kane nje te perbashket, jane thellesisht levizje proteste dhe kane anashkaluar mediat nepermjet Internetit. Perse nuk jane ne gjendje shqiptaret ta bejne dicka te tille sot? Biznesi nuk ju nevojitet per tu organizuar ne Internet. Nuk kane bile nevoje as per ndonje program e as nuk ju duhet te jene origjinale. Mund te kopjojne nje me nje Grillon duke denuar ekseset, Tuareget, barkderrat e qafetrashurit e politikes, dhe gjykatave sot, kaq asgje me shume. Perse Skraparllinjte e shpellave kane sot shume me teper influence politike sesa te gjithe Lubonjat e kapedanet bashke. Perse intelektualet dhe profesionistet e qyteteve nuk jane ne gjendje te organizohen apo te krijojne nje levizje populiste qe te marre sikur edhe pak perqindje nga te dyja partite? Kur te kemi pergjigje te aresyeshme per keto pyetje mund te flasim prape per fleten e bardhe dhe biznesin.

          1. Eni: shembujt qe ke sjelle me duket se kane nje bosht te perbashket. Jane levizje anarkiste ne thelb (me perjashtim te tea party; per Grillon une nuk di sa duhet). Por nuk jane ne fakt jashte kontekstit tone aktual ne Shqiperi. Pakenaqesia me te dyja palet, e cila varion qe nga dyzimi i votuesve si kapedani e deri tek thirrja per t’i vene kryqin votes, ka dicka anarkiste ne vetvete. Madje jo pak prej qytetareve arrijne deri ne nihilizem kur reagojne kunder sistemit aktual, qofte qeveria e PD-se a qofte, nese behet, e PS-se.
            Une them se levizja te tilla, edhe pse radikale, do t’i benin shume mire politikes aktuale sot. Por persa kohe ato mbeten ashtu sic jane: levizje civile, jo partiake. Ne momentin qe nje levizje e tille behet parti, me duket se do te shkoje vetiu drejt humbjes se qellimit te saj pasi u ngrit si levizje kunder cdo partie. Ne momentin qe eshte parti, humbet anen civile te saj. E keqja them une na ka ardhur jo nga mungesat ne politike, por nga humbja e elementit civil. Neve na duhet me shume civilitet e me pak politizim.

            Gjithsesi nuk kemi c’te presim shume nga elementi civil radikal, mendoj. Ne sensin qe zgjidhjet me perfundimtare duhet te vijne nga brenda sistemit. Zgjidhja qendron tek pastrimi i sistemit. Tek berja e detyrave te shtepise ne partite aktuale, pra vazhdimi i luftes per rikthimin e demokracise brendaperbrenda partive te medha; perfeksionimi i legjislacionit zgjedhor, qe aktualisht ka probleme te renda; cmontimi i korrupsionit shteteror. E kam shume te qarte se per momentin shpresat duken te vrara ne lidhje me reforma nga brenda sistemit. Por, qe te jemi realiste, kete reformacion mund ta bejne vetem partite qe konkurrojne tani dhe qe do marrin pushtetin prej zgjedhjeve, kushdo qofshin keta njerez. Shoqeria civile duhet te vazhdoje t’u beje presion, me te gjitha mjetet qe ka demokracia. Sa per revolucione e kunderrevolucione, qe kane ne thelb gjithmone nje lloj anarkie, kemi pasur boll keta 70 vitet e fundit sa per te qene, si popull, te konsumuar prej tyre.

            p.s.: Desha po ashtu te ve ne dukje se je duke i dhene internetit me shume vlere se c’ka realisht. Interneti shqiptar eshte nje realitet virtual e qe, sado “i ndezur” te duket per momentin me debate pa fund, nuk mund te zere vendin e realitet te perditshmerise se miliona qytetareve ne vend, shume prej te cileve as nuk kane kushtet te bejne pjese ne shtresen digjitale te shoqerise.

          2. eni
            këto parti apo lëvizje kanë një gjë të përbashkët, që ato lindën si të tilla me nismën e qytetarëve të lirë. Qytetari i lirë nuk është ai, i cili me përkufizim deklarohet si i tillë, por dikush që është produkt i zhvillimeve historike afatgjata të një shoqërie. Qytetari shqiptar nuk është i tillë, pasi në Shqipëri nuk ka ndodhur akoma ai proces historik i sqarimit dhe ndriçimit të qytetarit, i cili në fund të tij do të jepte republikën borgjeze demokratike.
            Shqipëria është një shoqëri mesjetare me një klasë qytetare të papërfillshme, e cila do të kish mundur të evidentohej si e tillë sikur marrëdhëniet në treg të ishin të mbizotëruara nga një botëkuptim socialdemokrat apo borgjez. Në fakt kemi një shoqëri tejet të prapambetur, feudale, patriarkale dhe pa ndonjë traditë historike qytetare të tillë, që në fund të përftohej dot ajo e bekuar “shtresë e mesme” aq e rëndësishme për të gjitha ato lëvizje në Gjermani, SHBA apo Itali që përmend ti.
            Në Shqipëri luftojnë kundra njëra tjetrës dy çeta, që siç e vë re edhe autori i shkrimit, kanë shumë pak elemente që t’i evidentojnë si lëvizje ideologjike, madje edhe këto elementë janë të një rëndësie dytësore.
            Ajo që mund të vihet re në modelin shqiptar, të cilin unë nuk do të nguroja që ta gjykoja si “post-sovjetik” është që sistemi i djeshëm nuk pushoi së ekzistuari asnjëherë (si edhe në ish-republikat sovjetike) por ai pësoi një lloj mutacioni në inercinë e të rrjedhurit të gjërave pas rënies së Murit të Berlinit. Ndryshimet politike në Evropën Qendrore me demokratizimin e Polonisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë si dhe bashkimin e dy Gjermanive ishin të një fuqie të tillë rrezatuese, që diktaturave të tjera lindore u lindi një kokë e dytë. Mjerimisht kjo u keqkuptua, siç keqkuptohet edhe sot, si një transformim politik demokratik e pluralist.
            Në fakt diktatori i djeshëm, me uniformë, gjyzlykë dielli dhe “first lady” memece e bullafiqe nuk kishte më ambientin e nevojshëm për të mbijetuar nga pikëpamja formale dhe kështu, nën presionin e rrethanave u zvarrit në breg të historisë dhe ju përshtat ambientit.
            Diktatorin tani e zgjedhim.

      2. Kapidan, per syte e mi ka nje mosperputhje mes kultivimit qe duket se ke, prej elokuences dhe perkujdesjes per detajet programore, dhe shkujdesjes per nje detaj jo te vogel…; nje program dhe nje reforme (apo edhe nje vijim mireadministriimi, nese te pelqen), qe te realizohen, duan nje mjet, shtetin…
        Mendoj se ky variant shteti qe duam, ne themel ka respektin ndaj ligjit, barazine para tij dhe kontrollin mbi territorin. Megjithese duket si utopi, synimi eshte i perhershem; dhe sa me teper prova per respektin e qeverise per ligjin dhe per barazine, aq me teper shteti behet i besueshem, e dobiprures. Tani, nese dikush nuk e ve re kete marrdhenie absurde qe ka Berisha me keto “detaje”, per mendimin tim, ka humbur te drejten e bashkepunimit me shoqerine e qyteruar, dhe shkel, ne menyre arrogante, te drejtat dhe lirite elementare te bashkeqytetareve (i shkel edhe te drejten e jetes, dikujt).
        Nje koment i meposhtem (qe te sugjeron ate qe nenkuptohet, votimi i natyrshem per Berishen) eshte ajo qe i pershtatet me shume “metikolozitetit” (qibarllekut) tend “programor” dhe “moral”. Trishtuese…

  3. Me menyren si e keni pare situaten dhe me shembujt e marre apo argumentet e perdorura, une do te te keshilloja Kapedan qe mos ki dyzim fare. Jepja voten Saliut dhe mbas kater vitesh mendoje prape nese do te te ngelet ndopak tru ne koke.

  4. Kapedan, gjykimi im eshte i thjeshte. Kryq fletes se votimit, gjykim qe puqet teresisht me shkrimin e Lubonjes dhe me mendimin e Lubonjes.

    1. Pershendetje

      Perse ti leme te tjeret te zgjedhin edhe per ne? Nese nuk doni te votoni per partite e medha se jane kthyer ne banda mafjoze etj., ka 100 parti te tjera, ndonjera prej te cilave mund te kete vendosur per kandidate njerez qe e meritojne te na perfaqsojne.
      Fundja edhe ne vete listat e PD dhe PS, duhet te kete kandidate interesante te cileve mund t’ju jepet vota, pasi mund te perfaqsojne interesat tona, kane te njejtat prerogativa; shqetesime, mund te zgjidhin disa probleme me mire se te tjeret, tek ta gjejme vetveten etj.
      Per shembull Lubonja; Ne vend qe te vendose kryqin, perse mos te shkoje te rregjistrohet ne Vlore dhe t’ia jape voten Daut Gumenit, i cili eshte po aq ish – i burgosur politik si ai, po aq shkrimtar, po aq njeri pozitiv, dhe qe e mund ta perfaqsoje shume mire Lubonjen ne parlament, besoj! Nuk dua ti beje reklame partise qe e ka vendosur ne krye te listes se Vlores; – midis kreut te saj dhe Pandeli Majkos ne Tirane do te zgjidhja menjehere kete te dytin, ose Milon a ndonje tjeter, – por dua te them qe secili mund te gjeje nje kandidat te pershtatshem mes listave te shumta dhe te votoje

  5. Krejt ndryshe nga sa perpiqet te argumentoje, ne gjykimin tim, Kapedani e ka fare te qarte ke do te votoje; vecse po perpiqet t’i mbushe mendjen vetes se perse do te votoje berishen edhe kesaj here.
    Te dyjezohesh ne te tilla persiatje, edhe pse me vlere ne nje moment te dyte -pas ketyre zgjedhjeve- ne momente te tilla kur te gjitha institucionet jane te pushtuara; kur vriten njerez ne mes te bulevardit apo jashte tij; te sjellesh shembuj me luanmemusha, kur nje I tille eshte stigmatizuar keqas nga vete Rama, do te thote se minimalisht je I anshem ne gjykim.
    Qe gjerat jane keq e mos me keq nga te gjitha anet, eshte e dukshme, por nje qendrim I tille ne keto momente con uje ne vetem nje burim.
    Ta gezojme edhe kete here Saliun, perderisa njerez me nivelin e Kapedanit, jane ne dileme per te zgjedhur ne kete situate krejtesisht te vecante.

    1. Nuk e ke lexuar mire fundin e persiatjes:

      “Sidoqoftë, përpjekja e PS-së për t’u përqëndruar në programin politik, edhe pse ende jo të pjekur (kujtoni diskutimin mbi taksen progresive), është pozitive dhe vlerësohet nga pjesa e paangazhuar e elektoratit. Por deri në 23 qershor unë ngelem akoma i pavendosur.”

      Fundi i trajtimit merret me nje alternative politike si PS-ja, qe synon te jete nje parti programatike, megjithe pengesat qe mund te hasi ne perceptimin e elektoratit. E megjithate “topi”, detyrimi per te bindur elektoratin, i ngelet ne fushe serish PS-se per te sjelle nje alternative bindese qeveritese – per elektoratin e paangazhuar.

    2. Jane te gjitha arsyet qe Sali Berisha te ike, por jane po ashtu te gjitha arsyet qe Edi Rama te mos votohet. Edhe pse te vraret ne mes te bulverdit nuk diti jo me t’i mbroje, por as t’u jape dinjitet. Te pakten per jeten njerezore, jo per martirizim, se dekoratat shqiptare vetem te ndotin nuk te nderojne. Ata qe flasin per pushtim te institucioneve thjesht tregojne sa te ngushte jane ne djallezine e tyre. Se per pushtim te institucioneve flet edhe Ilir Meta, opozitari 40 ditesh. Dhe eshte sot aleati strategjik i Rilindesit. Ndaj ketu mendoj se dyzimi eshte per ceshtje morale dhe jo niveli ne arsyetim. Iken 23 vjet duke votuar te keqen me te vogel, e cila sa hap e mbyll syte behet e keqja me e madhe. Ka nje mit se Rama sillet ndryshe me institucionet, se ata te PS-se jane ndryshe, nuk jane si Saliu. I njoh aq mire, aq nga afer sa ta bejen neverine te duket si vlere modeste. Sekti i socialisteve shqiptare, qe eshte nder te tjera edhe menyre te jetuari, eshte nen okelion e PS-se nje organizate kriminale me fije te tendosura mire. Madje nese deri dje e majta kultivoi shekullarizimin dhe solli zhvillimin si ide, sot ajo cfare mbeti prej saj thjesht riprodhon te keqen, te ligen dhe me ne fund, me nje fitore per te gjithe, zbardhi paaftesine e tyre qe jetonte nen levozhgen alibike te brutalitetit te Saliut dhe zallamahise se injornateve qe zakonisht e duartrokasin. Vota per Saliun eshte vote kunder Saliut. Saliu nese fiton, qe ka shume gjasa, do rregulloje punet e brendshme ne PD dhe do ike. Pallavra do thuash ti. Pallavra dhe felliqesi them une edhe ajo Rilindja e PS-se qe sepse kam nje dyshim qe edhe si nocion e kane huazuar duke lexuar shkrimet e ketij blogu.

      1. Edhe dicka tjeter se e ke gati me siguri etiketen “berishist”. Ky Rilindesi, sic kerkoi falje per Kushtetuten qe eshte shkaku i uzurpimit te institucioneve te dale e te kerkoje falje per ata te 21 janarit qe i la ne balte dhe iku si mashkull shurreuthull e i la. Apo nuk e le hajduti qe ka aleat, se edhe emrin e prokurorit hajduti me Lulzim Bashen e sugjeruan. Edhe Bashen, Meta e nxori kryetar – thone se edhe Gramozi ka bere fushate per Bashen per arsye qe nuk ka pse te thuhen. Rilindja kjo.

      2. “se dekoratat shqiptare vetem te ndotin nuk te nderojne”…
        pervec tanatosit tend (te rezervuar absolutisht ndaj “padrejtesise historike Rama/PS), me beri pershtypje kjo shprehje qe kam cituar, prej perroit tend; nuk di a ka reference kohore, apo eshte absolute dhe e pakohe, kjo e vertete. Jo thjeshte per peshtymen qe i jep sistemit te vlerave te nje kombi, por po na zhben edhe vlerat e shtetit Berishian, qe nuk eshte “shurreuthull”, por perkundrazi, nuk e ben shurren kurre…
        p.s. do ti mbaj mend gjate keto komente te tuat, per nga urrejtja e pajustifikuar, dhe perzgjedhja skandaloze per subjekt ndershkimi ne fushen politike; cudi ky nivel, ne kete blog, se nuk je as i ri.

        1. Per vlerat e shtetit Berishian eshte Edi Rama aty qe i garanton. Sa here zhvleresohen ato, ua rrit ky aksionet. E me kete rast, me sa po duket ben edhe shurren edhe ne emer te pushtetit. Fundja ai ka program gjitheperfshires, nuk po them qe e kane detyruar. Sa per peshtymat ndaj sistemit te vlerave te nje kombi, une ne momentin e kthjellimit, mbetem i qete dhe me shpresen se ka ne kete bote njerez me memorie te gjate si ty.

  6. theollogos na trego per kete lidhjen e fshehte Basha-Ruçi mos e kurse informacionin, se ndoshta me ne fund do gjejme shpjegimin misterioz se pse Shqiperia vazhdon te mbetet vendi me i varfer ne Europe, me nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.

  7. Kapedan, a je kapedan (?!), hiqe dyzimin e mendimeve duke pare ‘fiks fare’ te sotmin, sesi i blejne votat kandidatet per deputet te pd-se e konkretisht G.Dibra…Po s’tu hoq dyzimi, te pakten do te kenaqesh…

    1. ha, shoh LSI qe para dy vjetesh i bleu voten nje te njohurit tim, qyqar, per 25 mije leke te vjetra, 50 mije merrte ne fakt ndermjetesi (broker-i) dhe vazhdon t’ia u bleje grupeve te menjanuara si romet e egjyptianet

  8. sa hyra ne QV thashe “VL” kur pashe rrjesht nje tufe njerezish te papune pa emra te varur neper qafat e zhulta .. me hypi inati dhe dola serish i dyzuar

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin