DYZIMI I VOTËS

Një nga pozicionet më energjike, që ndesh sot mes analizave për zgjedhjet, është ai që i sheh dy polet PS/PD si të barasvlershme; dhe që rekomandon, sipas rastit, votën e bardhë ose votën kryq ose ndonjë lloj tjetër vote të tillë që të shënjojë refuzimin e sistemit, jo preferencën e votuesit për këtë apo atë kandidat.

Këtë pozicion e sheh të argumentuar, me mënyra të ndryshme, nga qarqe të ndryshme të shoqërisë civile, ndonjëherë të përfaqësuara edhe nga pesha të rënda, si Fatos Lubonja dhe Shinasi Rama.

Kam arsyetuar para ca javësh se, në momentin e tanishëm, thirrja për votë zero, votë të bardhë ose votë me kryq ka gjasë të dëgjohet nga pjesa më e angazhuar e qytetarëve; prej të cilëve pritet të vijë ndryshimi – dhe konkretisht, të çinstalohet regjimi i tanishëm nga pushteti dhe sidomos nga shteti; prandaj, objektivisht, një thirrje e tillë është në shërbim të statu quo-së, sepse këta që do të votonin zero, përndryshe do të kishin votuar për alternativën, ose PS-në.

Këtë debat e kemi bërë tashmë dhe nuk do t’i kthehemi.

Nga ana tjetër, i mirëkuptoj argumentet e të gjithë atyre që shohin  faliment moral tek e majta, pas aleancës së fundit mes PS-së, e cila ka qenë gjithë këto vite në opozitë; dhe LSI-së, e cila ka qenë gjithë këto vite, përkundrazi, në pushtet; sepse kjo aleancë me vlera thjesht aritmetike, në thelb, e zbrazi nga përmbajtja kritikën e drejtë dhe këmbëngulëse që opozita ia kish bërë pushtetit gjithë këto vite; dhe ia përçudnoi profilin kësaj opozite, e cila deri tani ishte përvijuar si kundërshtim i regjimit jo vetëm në formë (ose për të marrë pushtetin), por edhe në përmbajtje.

E megjithatë, unë mendoj se nuk ka arsye për të vënë shenjën e barazimit mes njërës palë dhe tjetrës; dhe se ta bësh këtë, do të thotë ta shfajësosh një çikë si shumë shpejt PD-në dhe Berishën vetë, për dështimet e tyre të njëpasnjëshme dhe spektakulare, në politikën e brendshme dhe të jashtme, në ekonomi dhe në kulturë, në legjislacion dhe në politikat sociale, në arsim dhe në shëndetësi, etj.

Por kam edhe një argument tjetër – që për mua ka kaluar pa u vënë re.

Dilema e votuesit, ose dyzimi – siç e quante Kapedani në esenë e vet – nuk mund të jetë vetëm ajo e të zgjedhurit mes PD-së dhe PS-së; Berishës dhe Ramës. Kjo zgjedhje është vetëm një aspekt i dyzimit, dhe kushedi më pak i rëndësishmi, pavarësisht se mediat vetëm aty po ngulin këmbë, duke na i pikturuar zgjedhjet e ardhshme si të ishin ndeshje boksi mes dy super-atletëve të politikës shqiptare.

Aspekti tjetër, me rëndësi kritike, ka të bëjë me qëndrimin e zgjedhësit ndaj vijueshmërisë së sistemit ekzistues.

Natyrisht, nëse fiton opozita, do të kemi “rotacion”; nëse fiton PD-ja, gjërat do të mbeten pak a shumë po ato – dhe kjo është aq elementare, sa shpesh fiton tejdukshmëri në debatet.

Nga njëra anë, qytetarit i duhet të vendosë nëse do t’ia japë votën njërës palë apo tjetrës (po thjeshtoj me vetëdije; duke lënë jashtë parti të treta ose alternativën e votës protestë).

Nga ana tjetër, qytetarit i duhet të vendosë nëse do të ketë ndërrim në timonin e shtetit, apo fushat e forcës, strukturat dhe fytyrat do të mbeten siç ishin.

Ajo që s’është vënë re mirë, në sa parashtrova më lart, është se këto dy dilema nuk reduktohen dot në forma të ndryshme të një dileme të vetme madhore.

E kuptoj se mund të arsyetohet – nga qytetari – se pala e Berishës dhe pala e Ramës janë të barasvlershme dhe shprehje të të njëjtave patologji prej të cilave vuan sot politika shqiptare; por kjo nuk do të thotë aspak, ipso facto, se permanenca dhe rotacioni janë gjithashtu të barasvlershme.

Kemi të bëjmë me dy probleme të ndryshme; jo teorike, por praktike dhe që çdo votues duhet t’i zgjidhë njëfarësoj me veten.

Në këtë mes, asgjë nuk na pengon të përfytyrojmë një zgjedhës të mundshëm i cili të simpatizojë politikisht PD-në, e megjithatë të votojë për opozitën, ngaqë mendon se, në këtë moment, ndërrimi i duarve në timon ka rëndësi më të madhe, se ideologjia, fizionomia morale, historia personale ose prejardhja e personave përkatës dhe partive të tyre.

Dhe – vini re – aq më i fortë vjen e bëhet ky argument, për të gjithë ata që pranojnë, si premisë, se palët kundërshtare në zgjedhje janë “njëlloj si njëra si tjetra”, sidomos nga pikëpamja morale.

Edhe një herë: duke thjeshtuar në maksimum, le të përfytyrojmë qytetarët që shkojnë të zgjedhin midis A dhe B, në kutinë e votimit.

Ka qytetarë që votojnë me bindje për A; ka të tjerë që votojnë me bindje për B.

Ka të tjerë që mendojnë se A dhe B janë njëlloj, dhe se duhen refuzuar me ndonjë mënyrë çfarëdo, p.sh. me votë të bardhë, etj.

Megjithatë, kjo votë e bardhë ose zero – të paktën kështu siç po promovohet – nuk ka shumë shans të sjellë ndonjë ndryshim praktik në raportin përfundimtar të forcave; por shumë-shumë do t’u tregojë politikanëve se ka njerëz që i refuzojnë si klasë, jo si individë dhe përfaqësues të kësaj apo asaj partie.

Ata që e mbështetin votën protestë, shpjegojnë edhe se kalimi i pushtetit nga duart e Berishës në ato të Ramës (sërish po thjeshtoj) nuk do të ishte rotacion i mirëfilltë, meqë pushteti sërish do të mbetej nën kontrollin e “parisë së Tiranës”, që e ka humbur tashmë krejt kapitalin moral në sytë e qytetarëve.

Mirëpo në fakt dhe në praktikë, po t’i fitojë opozita zgjedhjet, ajo do të sjellë të paktën njerëzit e vet në institucionet ose të paktën njerëz të rinj; si pasojë dhe në përgjigje edhe të politizimit që u ka bërë këtyre institucioneve pala në pushtet deri më sot.

Është pikërisht ky ndërrim njerëzish, ky freskim kuadri, që duhet parë si faktor në mos pozitiv, të paktën i shkëputur nga ideologjitë përkatëse; ose zhvillim i pavarur nga pozicionet dhe mëkatet politike të palëve.

Prandaj, edhe sikur A dhe B të jenë të barasvlershëm politikisht dhe moralisht, përsëri fakti që, po fitoi A do të kemi vijueshmëri të kuadrit në pushtet, ndërsa po fitoi B do të kemi, përkundrazi, një ndërrim të këtij kuadri, do të mjaftonte, si argument, për të votuar B-në; në rrethanat kur biem dakord se A-ja ka pësuar fiasko tashmë në timon, sikurse duket se mendojnë edhe përkrahësit e votës zero, votës së bardhë, votës me kryq dhe grevës së votës.

Me një fjalë, qytetari ka të drejtë ta gjykojë rotacionin, dhe rolin e tij si qytetar në suksesin e këtij rotacioni, si proces dhe zhvillim politik të pavarur nga përkatësitë politike dhe ideologjike të palëve që marrin pjesë në këtë proces.

Nuk ka komente

  1. … Është pikërisht ky ndërrim njerëzish, ky freskim kuadri, që duhet parë si faktor në mos pozitiv, të paktën i shkëputur nga ideologjitë përkatëse; ose zhvillim i pavarur nga pozicionet dhe mëkatet politike të palëve…

    Ky faktor do të mund të qe i shkëputur nga ideologjitë përkatëse; lidhorja a kushtorja e këtij zgjedhimi bën edhe ndryshimin nga çfarë është vërtet.
    Mirë do të qe, po të ishte ashtu, por, nisur nga përvoja e të shkuarës, nuk ka asnjë gjasë të jetë vërtet kështu.
    Pasi ndërrimi i kuadrove përkthehet në Shqipëri me zëvëndësimin e teknokratëve të paqenë me të tjerë, po ashtu të ideologjizuar e aspak të shkëputur siç shkruan: ky është një realitet, të cilin e kemi parë disa herë të ndodhë me rotacionet e shkuara.
    Nuk është patjetër e thënë të gjendet një zgjidhje e atypëratyshme e situatës Xhaxha: asnjë nga alternativat e parashtruara nuk është më e mirë se tjetra. Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të bëjnë këtë apo atë, apo edhe më keq akoma: të bëjnë kryqe nëpër fletë votimi. Të interesuarit për ndryshim në të tillë qorrsokakë duhet, fatkeqësisht edhe një herë më shumë, të bëjnë atë ç’kanë bërë derimë tani: të shpresojnë se ndryshimi i vërtetë fillon së pari nga vetja. Duke u ndryshuar vetë ne ndryshojmë edhe të tjerët, pasi të tjerët, ata jemi ne vetë. E këta njerëz akoma nuk po i shohim të shfaqen horizonteve shqiptare; na duhet të presim edhe ca, nuk ke ç’bën.

  2. Ne fakt, me shume se te ngelen njesoj, mendoj qe me rikonfirmimin e PD-se ne pushtet, gjerat do te perkeqesohen ne menyre te pashmangshme. Dhe secili prej nesh duhet ta kete mire parasysh kete ne vendimin e votes se 23 qershorit..
    Me duket naivitet te mendojme per PD-ne ne mandatin e trete si PD-ja e 2005-es, e cila te pakten ne dy-vjecarin e pare, kreu disa pune. Ne nje mandat te trete, etja per me shume autoritatizem dhe perqendrim pushteti nga Berisha vec do te shtohet. Cka eshte me e keqja, ne rast rikonfirmimi te Berishes, jo vetem PS-ja, por fryma opozitare ne teresi do te marre nje goditje fatale. Shpresa per te ndryshuar ne menyre paqesore qeverisjen do te marre nje goditje fatale. Dhe atehere s’do te na ngelet gje tjeter vec te presim qe Berisha te largohet per shkaqe natyrore.

    Nuk kam ndonje ne kundershtim me voten e bardhe/zeze ne parim ne nje shoqeri ku garantohen zgjedhje te lira e te ndershme. Por nga ana tjeter, qe kur ka lindur nisma e votes se bardhe e deri sot, jemi gjithashtu deshmitare te manovrave flagrante dhe te pandalshme te Berishes per te kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve. Aq sa nese deri dje personalisht kisha shqetesim kryesor mungesen e alternatives politike, sot kam faktin qe zgjedhjet mund te vidhen diten per diell. Dhe precedentet vetem konfirmojne kete rrezik.
    A duhet te kene keto zhvillime peshe ne rishikimin e barazimit qe vene mbeshtetesit e votes se bardhe mes dy paleve? A jane ato kambane me e forte alarmi per nevojen per te larguar Berishen nga pushteti sa me pare? Do te doja te kishim nje qendrim te mbeshtetesve te votes se bardhe mbi zhvillimet e fundit sa i takon menaxhimin e zgjedhjeve.

  3. Më duket ku e ku më e arsyeshme që të lihen të kalben atje ku janë. Unë nuk do ta rrotulloja rrotën (Lubonja 2013).
    Kjo FRYMË duhet të bëhet pleh, që nesër (kurdo që të jetë) të na japi pjellori, e jo të mbahet në “jetë” me frymëmarrje artificiale.

    Unë personalisht përpara se të votoja këtë PS (ose më mirë të them Edi Ramën, meqë e gjithë fushata rrotullohet rreth portretit të tij, si përpjekje banale, për t’iu kundërvënë Berishës) kam tre alternativa të tjera. Më radikalja, nuk shkoj fare në votim, pra nuk i afroj pushimet. Së dyti, Vota e Protestës. Së treti, FRD dhe deputetët Arben Malaj në Vlorë dhe Dritan Prifti në Fier.

    Kush më thotë se vota ime çon ujë atje apo këtje, grin sallatë kot. Unë bandat e mëdha nuk kam për t’i votuar më, deri sa të tjetërsohen.
    Nga ana tjetër, dikush, që pretendon ti vërë votës së votuesit të thjeshtë përgjegjësi për rezultatin përfundimtar, ka një problem të madh me të kuptuarit e disa koncepteve: demokracisë, pavarësisë e ndonjë koncepti tjetër më të madh, që mua ma kanë mësuar si “nuk e ndryshon dot i vetëm botën” . Pra, thënë shqiptarçe (ose cubçe): atyre që nuk kanë lidhje me bandat kleptokratike nuk i plas fare **api nëse fiton njëri apo tjetri. Andaj edhe këto “ujrat e mullinjtë” mbajini për vete.

    1. Ose edhe “na plas”.
      Në fakt kërkon më shumë ushqim një i uritur sesa një i ngopur – do thoshte ndonjë.

  4. Çfarë duket qartë në këto zgjedhje në Shqipëri, pas edhe arritjes pothuaj në fund të fund të fushatës është degradimi i madhor i shtresës së mesme. Strategjia e atëhershme, në dukje groteske e Berishës, për peticione “intelektualësh” kundër grevës së urisë fillimisht, e më pas, në vazhdim, për aprovimin e tre ligjeve, me sa duket nuk ka qenë edhe aq e kotë. Në tërësi duket se ajo që mund të quhet si shtresë e mesme tek ne është thellësisht e ndarë me një tendencë apo nuancë pro pushtet si rallë mund të ndodhë në vende të tjera. Këtë rradhë opozita do t’i fitojë zgjedhjet por kjo për shkak të mbështetjes që do të marrë masivisht nga populli më i thjeshtë e më i varfër. Në vetvete, fajet kryesore pë gjendjen e sotme të vendit i ka pikërisht kjo shtresë e mesme, e cila ka humbur çdo orientim; human, moral, civil dhe mbi të gjitha intelektual. Kemi një zerim, një përçudnim total të shoqërisë shqiptare e cila është kthyer tashmë në një kopje të një shteti afrikan post-kolonial. E keqja më e madhe në këto zgjedhje nuk është më Berisha, por këta “intelektualë” groteskë që mendojnë se mund t’i shtojnë vetes pikë nëse barazlargohen simetrikisht nga të dy palët. Të heqësh shenjën e barazimit sot mes njerës palë dhe tjetrës, më falni por duhet të jesh seriozisht dhe thjeshtë një idiot. Akoma më idiot është ai që seriozisht mendon se Shqipëria apo çdo vend tjetër në rruzull mund të ndryshojë duke nxjerrë vota të pavlefshme. Ju lutem për të mos e marrë si fyerje personale emertimin IDIOT hidhini një sy etimologjisë së fjalës: https://en.wikipedia.org/wiki/Idiot

    1. Si Rama ashtë edhe Berisha ksaj radhe do marrin vetëm votat e militantëve. Përpjekja e kotë për të tërhequr vota “të pavarurish” ju sjell vetëm stres ofendim dhe linçim alla-komunist të mendimit ndryshe.

      Natyrisht që nuk është Berisha e keqja, E keqja është ajo që ia mundëson Berishës dhe nxënësve të Berishës autoritarizmin partiak dhe në qeverisje.

      Berisha bën ato që bën sepse ka dele, antagonistë të tutë, që e ndjekin nga pas edhe sikur t’i çojë direkt në gojë të ujkut.

      Sot të votosh Berishën do të thotë të votosh një të keqe; të keqen absolute për ata që u është tharë “barku” tetë vite pa linfën e shqiptarëve.
      Nga ana tjetër të votosh Ramën do të thotë të votosh gjysmën e Berishës (Metën), dhe njëkohësisht të legjitimosh shitjen e dinjitetit.

      Të votosh, PS PD LSI do të thotë të dalësh lakuriq si i shitur, pa dinjitet. Sepse ata tregojnë dhe konfirmojnë se bëjnë ç’të duan me ne. Kjo nuk duhet lejuar.
      Nëse reagimi civil sot shikon për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e shikon veprimtarinë e vet civilizuese të shkëputur nga një fragment i pisët i opozitës si PS+LSI (po ashtu nga pushtetii korruptuar), kjo nuk ka pse të interpretohet si kundërshti ndaj PS apo një uzurpatori të ardhshëm, sikundër homologu i vet në PD.

      Sot duhet mbështetur lufta ndaj autoritarizmit. Sa për intelektualë… një nga zërat për luftën ndaj autoritarizmit ka qenë dhe është sot më shumë se kurrë Arben Malaj.
      Për mua, Malaj, përfaqëson dhe duhet të bëhet zëri i vërtetë opozitar i majtë, për rrëzimin e Berishës, rotacionin (e drejtë dhe jo të ndotur nga militantizmi partiak), dhe kontrollin e ardhshëm të çdo berishisti, Ramën përfshirë(edhe pse këtij, tashmë, një kapistër ia ka vënë Meta).

      1. Selbstregelung, në lidhje me marrëdheniet e tyre me biznesin alla shqiptarçe, as në optikën time, përsa i përket përvojës së deri tanishme mes dy palëve, nuk kanë ndonjë dallim shumë të madh e të dukshëm. Ndryshimi është që njëra palë (Berisha) e ka patur shansit tani prej 8 vjetësh të provojë veten, tjetra palë jo. Në princip të dy palët do të vazhdojnë të aplikojnë politika neoliberale. Kjo aq që ka diskutim. Por, problemi në Shqipëri mbetet zgjidhja e disa çështjeve kyçe: prona, pavarësia e institucioneve etj si këto. Për këtë ne dimë që Berisha nuk bëri asgjë pozitive, përkundrazi. Përsa i përket palës tjetër nuk dimë çdo të bëjë. Ok ka një program ku flet për shëndetësi falas etj si këto por nuk dimë çdo të ndodhë realisht. Ndërkohë mendoj, se një nga problemet e diskursit publik në Shqipëri, megjithë respektin, mbetet fort në trajta marksiste. Marksizmi në mënyrë të pavetëdishme tashmë i super përbrendësuar, vazhdon të jetë triumfatori nr 1 ne çdo analizë shqiptare (pra të parit të rëndësisë të interesave dhe shtysave ekonomiko/financiare si primare). Ndërkohë kemi te drejtë që gjithçkaje t’i bëjmë dhe një analizë pak me Weberiane. Kjo do të ishte se çfarë orientimi kulturor kanë këto dy palë dhe çfarë përfaqësojnë. Nëse në planin e interesave ekonomikë nuk ndryshojnë shumë, në planin e përkatësive konceptuale, principale, pra atë ‘kulturor’ në përgjithësi nuk mund të thuash që nuk kanë ndryshim. Dallimi më thelbësor është se njëra palë i përket një lloj liberalizmi neo-liberal (pasi të majtë realisht mendoj se janë shumë pak edhe pse pas 2011 ka një spostim të paktën retorik nga e majta liberale tip Obama) dhe nga ana tjetër ka një mishmash konservatizmi neoliberal të përfaqësuar nga Berisha. Pra ndryshimi mes dy palëve duke reduktuar epitet e tjera është: një krah liberal i shoqërisë shqiptare vs. një krahu konservator. Në këtë mes unë zgjedh për variantin e parë. Varianti konservator i Berishës, fatkeqësisht gjen shumë terren në një vend historikisht tradicional e paramodern si Shqipëria, ku mbetet dhe rrënja e sistemit nepotik, klanor dhe farefisnor që është salduar sot. Kjo është dhe arsyeja pse nuk duhet mbështetur ky i fundit.
        Këta konservatorët yotërinj shumë të nderuar alla PD, sado të fryhen sot nga paraja, nuk janë konservatorët anglezë, që helbete aristokraci e madhe, janë njerëz që vijnë nga të shkuara si zetoristë, axhustatorë apo sekretarë partie. Ka këtu një ndryshim thelbësor dhe nuk është thjesht çështje programesh, apo historish të tjera që përpiqen të flasin për gjithçka, përtej kësaj të vërtete. Mbi të gjitha, nuk jemi në garë që nis nga zero, por në një garë ku njëra palë ka 8 vjet në pushtet dhe Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit në Europë, në çdo parametër dhe në çdo drejtim. Më shumë se treçereku i të rinjve shqiptarë nuk kanë takat e as pavarësi mendimi të protestojnë si të tjerët ne Turqi, por duan të ikin njlë orë e më parë nga Shqipëria. Kjo është situata, të tjerat janë gazra retorikë lotësjellës.

    2. O Tjeter tani qe e kuptove kush jane idiotet me siguri qe je vetediferencuar edhe nga pikepamja klasore. Kjo ndoshta te heq edhe merakun e degradimit te shtreses se mesme.

      1. E keqjaTheollogos eshte se nuk eshte me deduksion, por induksion i perditshem nga njohja empirike.

        1. Te kuptoj, ndihesh pakice. Vetem se ne Shqiperi pakicat jo domosdoshmerisht jane opozita.

  5. Xha, fiks fare. Kam pershtypjen se ka shume njerez qe voten e konsiderojne si nje dhurate bujare qe i bejne sunduesit te rradhes, dhe cdo fat (psh devijim apo keqperdorim) te saj e lidhin vetem me pergjegjesine e personit (partise politike) te votuar, jo te votuesit. Ne fakt shteti eshte produkt i shoqerise, kontrollohet dhe korrigjohet prej saj. Drejtesia qe ka ne dore individi, ushtrohet drejteperdrejte me vote. Mos ndershkimi me vote eshte edhe me keq, dhe mosndershkimi ka shume trajta, edhe kurverore…Ky sens i shkeputjes prej pergjegjesise dhe realizmit te nje lloj individi (i siperpermendur) me duket shume si tipar i nje nje personi qe skupton pergjegjesine mbi veten dhe shoqerine, ose nje personi qe nuk ka njohur e nuk njeh lirine ne kete jete. Kam bindjen se njerez te tille i druhen shume ndonje momenti, kur pyesin veten nese jane te vlefshem (te nevojshem), ne kete jete; aq me keq kur kane edhe intelekt te mjaftueshem per ta kuptuar.

  6. Gjate gjithe kesaj kohe kam pyetur veten se perse jane shume te shqetesuar nga ajo c’ka Lubonja dhe disa te tjere (pefshire dhe Shametin e Cukalin) kane shkruar hapur. Pra kryq fletes se votimit! Analiste te shumte si Nano, Stefani, Zaloshnja, Xha Xhai (aka Vehbiu) e keshtu me rradhe jane perpjekur te kundershtojne keto teza. Duket pak si e cuditshme ku jane po keto analiste qe ne blogje te tyre ne nje forme apo ne nje tjeter predikojne levizjen shoqerore dhe emancipimin e saj permes ndergjegjesimit qytetar. E pikerisht ne nje moment ku mund te behet dicka e tille ato tentojne ta frenojne kete ndergjegjesim, arsyeja? Mund te aludoj jashtezakonisht shume se perse ndodh dicka e tille dhe aludimet e mia mund te jene spekullime por edhe te verteta por ama di te pohoj se ndarja eshte aq e holle saqe hera heres eshte e padallueshme.
    Argumentet e tyre jane po thuajse te njejta dhe mund te permblidhen ne “Berisha eshte i keqi sepse ai eshte babai i ketij sistemi e nese iken ai atehere dhe ne shpetojme sepse sistemi bie. Berisha eshte ai qe nuk duhet te kemi kurre mbi krye sepse prej tij kemi gjithe te keqijat e kesaj bote.” Ne fakt qe ne kete moment analiste duket ose sikur nuk e njohin historine apo ndoshta e harrojne qellimisht ate. Sepse ne fakt beresi i ketij sistemi qeverises eshte kontribues sa PS aq edhe PD e me konkretisht eshte ndertues sa Nano, Meta, Berisha po aq edhe lideri shpetimtar RAMA. Te gjithe i njohim flirtet e famshme te Rames me median dhe perfitimet e tij ne to, te gjithe i dijme flirtet e tij me punet fasade (ate qe praktikisht po ben dhe Berisha) e keshtu me rradhe. Ndaj te thuash qe babai i ketij sistemi ku biznesmeni te kap prej k…. dhe te tredh duke te detyruar te besh cfare deshiron ai eshte mese e dukshme. Madje Ramen e kapen prej k…. qe kur qe ne opozite ne rastin Gerdeci. Keshtu qe nje hulumtim i qete dhe i paanshem i historise na tregon se fajtor per kete sistem jane si PS-istet ashtu edhe PD-istet.
    Ne kete moment na del nje tjeter arsyetim ne sfond “E keqja me e vogel eshte Rama-Meta”. Nuk e di se pse mendoni keshtu. Mbase e mendojne se kohet e fundit Ilir Meta del ne televizor dhe ne takime me popullin duke pasur ne sfond nje bibloteke si per te treguar qe eshte djale qe lexon….por ama ne e dime te gjithe qe Meta di te lexoj vetem % e lekeve qe duhet te marre. E kur Lubonja apo edhe ndonje tjeter arsyeton se e keqja me e vogel gjithnje na kthehet ne nje te keqe me te madhe…se me te keqen me vogel jo vetem qe nuk do te perparojme por do biem gjithnje e me shume ne mjerim shoqeror dhe shpirteror. Reagimi eshte gjithnje e me i ashper…”nuk barazohet Berisha me Ramen dhe Meten” natyrisht qe nuk barazohet por sikunder thote nje shprehje e vjeter arabe “I zgjuar eshte ai qe e kupton qe zjarri te djeg pa vendosur doren ne te”. Ndaj dhe Lubonja po do qe te ndergjegjesohemi si shoqeri te llumit qe kemi dhe kete ndergjegjesim mos ta kemi thjesht pohues por ta zbatojme.
    Nje tjeter argument qe prononcohet eshte se “vota me kryq eshte vote per Berishen”…ua them qe edhe ata qe jane me PD-ne (aka Berishen) thone se “vota me kryq eshte vote per Ramen” nga kjo nxjerr perfundimin se “vota me kryq” eshte nje vote KUNDER BERISHES, RAMES DHE METES. Eshte vote kunder kesaj klase politike, vote kunder sistemit politik, mediatik dhe komformist. Mendimi i Lubonjes, personalisht e shoh si nje mendim anti-sistem e per rrjedhoje nje mendim antikomformist, me te vertete nje mendim opozitar sepse ne vendin tone edhe analistet opozitar ne fakt jane analiste komformiste.
    Ne fakt habia ime ende nuk shuhet, por mbase ka dicka te vertete ne ate qe po them me poshte. Mbase shume prej tyre kane nje inat personal me Berishen dhe kete inat personal mundohen ta shfaqin ne gjithcka, jane te gatshem te flene me mullixhiun vetem per inat te vjehrres. Gabimi ne kete rast eshte i Lubonjes…ai duhet te kete inate personale qe te shkruaj perndryshe gjithmon do jete i kritikuar me argumente qesharake dhe vetshkaterrues.

    1. Xhabyni, ti Lubonjën e paske kuptuar mirë dhe këtë e dëshmon me parafrazat e gjata që po ia bën (pa nevojë); por unë do të sugjeroja që, po aq vëmendje sa ç’i ke kushtuar Lubonjës, t’i kushtoje edhe shkrimit tim më lart – të paktën meqë vendose të komentosh këtu.

      Sepse ti, i nderuar koleg, duket sikur nuk e ke kapur thelbin e shkrimit i cili është (po e përsërit të thjeshtuar): edhe sikur Rama të jetë më “i keq” se Berisha – për të përdorur një terminologji infantile – përsëri ndërrimi i administratës Berisha (rotacioni) me rrugë kushtetuese/demokratike – ose me zgjedhje – është pozitiv në vetvete, në raport me vijueshmërinë e së njëjtës administratë.

      Përkundrazi, nisma e votës së bardhë sot nuk duket se ka asnjë shans që të japë ndonjë rezultat të prekshëm (përtej konfirmimit të Berishës në krye të vendit), me përjashtim të atij që t’i bëjë mbrojtësit dhe përkrahësit dhe promotorët e saj të ndihen se po kryejnë detyrën e tyre si qytetarë. Ajo nismë duhej të kish nisur shumë kohë më parë – dhe vota e bardhë të ish bashkëlidhur me një program politik specifik (jo me retorikë hartimesh).

      Unë habitem edhe me lehtësinë, me të cilën mbështetësit e votës së bardhë, sulmojnë të tjerët – ose ata që nuk i gjejnë bindës argumentet e tyre: duke i quajtur të shitur, të koordinuar, konformistë, megafonë, etj. (edhe ti e bën këtë më lart). Kjo mua vetëm më provon se disa prej këtyre mbështetësve e ndiejnë veten që tani moralisht superiorë, thjesht ngaqë kanë përqafuar një pozicion politik të caktuar (qualunquismo).

      1. Kur thua administratë, thua administratë publike. Dhe administrata publike është nën kontrollin e partiçkave. Si ta ketë Berisha si Rama prap njerëz të patiçkave janë në krye të saj.

        Ndërrimi i administratës u vjen në ndihmë militantëve, të PS në këtë rast (meqë ata të LSI po hanin deri dje), që nuk e kanë për turp të thonë: “Kemi 8 vjet në opozitë, vdiqëm”; ku për opozitë kuptohet pamundësia për të shfrytësuar fuqinë shtetërore, kupto gjakun e shqiptarëve, përfshirë jo militantët apo ata që nuk kanë të bëjnë fare me politikën.
        Pra, shqiptari që nuk ka lidhje klienteliste me bandat politike, nuk ka asnjë interes që të votoj njërën ose tjetrën.

        Ndryshimi i administratës, guxoj të them se, “sot nuk duket se ka asnjë shans që të japë ndonjë rezultat të prekshëm” . Thjeshtë ca militantë që këmbehen me ca të tjerë.
        Reduktimi i opozitarizmit në këtë banalitet, të bën të shkulësh flokët. Ai që do të propozojë administratën është po aq uzurpator sa Berisha, po aq diktues sa Berisha… po aq i kapur sa Berisha.

        Berisha duhet larguar, po së bashku me gjithë modelin e vet. E jo të zëvendësohet nga aperendisti. Një pozicionim i tillë është komik.

        1. Shkruan:

          Një pozicionim i tillë është komik.

          Në fakt, jo. Komike janë predikimet pseudo-revolucionare, të të gjithë atyre që, ende me pantofla në këmbë, i fillojnë hartimet e tyre me “ky sistem duhet shkulur..”, etj.

          Sistemi do të përmirësohet vetëm me rrugë graduale – hap pas hapi. Ndryshimi i administratës mund të sjellë njerëz me ide të reja dhe kushedi, më pak të vrazhdë se këta të tanishmit. Ju që kërkoni ndryshime radikale, prisni edhe një njeri “të madh” që të vijë e t’i kryejë ato – sepse vetë nuk keni këllqe të dilni në shesh për protestë (në Stamboll bënë namin për një park që do t’ua prishnin).

          Ah, edhe një tjetër gjë komike: ju doni të anuloni sistemin partiak një muaj para zgjedhjeve! Po të kesh nge, lexo çfarë kam shkruar në blog për partitokracinë, këtu e dy vjet të shkuara (këtu dhe ketu). Atëherë nuk ma vari njeri – madje ca nga ata që vetëm tani e kuptuan se kundërvënia ndaj partive mund të përdoret – yes – edhe për rehabilitim politik, aso kohe u vunë të më kujtonin se po flisja me “naivitet.”

          Dua të them që një liliput mendor, si puna jote, nuk e ka kapacitetin që t’i quajë shkrimet dhe pikëpamjet e mia komike.

          1. E ku e shef revolucionin zotrote?
            Këtu flietet për delegjitimim të bandave LSI PD PS. Asgjë tjetër. Ti dhe të tjerë, dilni hapur duke kërkuar t’u impononi atyre që nuk duan të kenë “në ndërgjegjje” as Berishën, as Metën e as Ramën.
            Ku e shikon ti se këta të protestës, meqë unë jam më shumë për votimin e Malajt, Priftit, Topit dhe Oketës, duan të bëjnë revolucion?
            Mua më duket se ti i cilëson si ndryshime radikale vetëm sepse nuk lenë Ramën të vinë në pushtet, apo nuk e mbështesin. Ti pra po i pret këmbët një lëvizjeje civile sepse nuk përshtatet me planet e Ramës, për të ardh në pushtet.
            Nëse njerëzit që janë kundër sistemit të instaluar në 2008 nga Berisha-Rama, u rritën edhe më shumë pas koalicionit të ashtuquajtur të ngjalave, apo pas maskaradës së tre ligjeve,etj i kujt është faji këtu?

            Ti thua: “Ndryshimi i administratës mund të sjellë njerëz me ide të reja dhe kushedi, më pak të vrazhdë se këta të tanishmit.”

            Shikon sa banal e bën ti diskutimin, kur të intereson. Po si ore? Më të vrazhdë? Sipas cilave kritere? A ndjekin frymën e së njëjtës Kushtetutë këta? Apo nuk ka të bëjë fare me strukturat ligjore, është gjithçka në varësi të personave? Kështu e redukton luftën ndaj berishizmit, autoritarizmit, uzurpimit, klientelizmit, katapultimit, në luftë ndaj një njeriu, një frymori të vdekshëm, ndaj malokut Berisha, kur këto cilësi fare mirë i zotëron edhe kapoja i bandës tjetër. Nëse ka mungesë struktursh që kontrollojnë funksionimin e pavarur të administratës, cilat janë ato? gjykata? Po si do ta zgjidhim këtë, nyje, duke mbështetur parti të kalnit tonë? …

            Asnjë nuk do të anuloj sistemin partiak. Partitë duhen rikthyer nën kontrollin e popullit, minimalisht nën kontrollin e bazës së paritve përkatëse.
            Votimi sot, qoftë i PD PS apo LSI do të thotë legjitimim i “të drejtës” së tyre për të bërë ç’të duan. Aq më tepër që duke i votuar, legjitmimon kinse “mbështetjen” që ata marrin nga populli, dhe hidhen poshtë të gjitha kritikat ndaj drejtimit të partive.
            Njerëzit e papërfaqësuar s’kanë pse votojnë vetëm sepse ua thua ti, apo Rama po Berisha apo mediat pëllitëse të Tiranës. Këtu qëndron komiciteti juaj. Se thoni “po nuk votove mua, je i Berishës” dhe anasjelltas kampi i Berishës.

            Kush bëhet komik, Malaj që ka dalë me kohë hapur ndaj ndryshimeve të 2008 dhe pro votimit të tre ligjeve, apo këta që sot na dalkan si të penduar dhe që votuan kokëulur tre ligjet?

            Sa për shkrimet e tua, nuk t’i lexoj. Nëse thonë të njëtjën gjë, kjo tregon se ti po hesht, apo flet ndryshe, për një interes të caktuar. Thotë shumë për ty e jo për mua.

            Faleminderit për komplimentin.

            Sa për protestën, dalim ne dalim, por del edhe ndonjë palaço e e keqpërdor protestën për interesat e veta, siç përdorin suksesin personal të këngëtarëve. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pasi rreshtohet kah protestës, kur nuk i intereson më e hedh poshtë…

        2. Shtoi kesaj qe brenda administrates ka nisur te nxjerre krye filizi i “opozitareve” te neperkembur qe pas 8 vjetesh autoritarizem “boll me se nuk durohet ky qe eshte”. “E mbushi kupen”, e te tjera neveri si keto nga ata qe Saliu lugen nuk ua zbrazi asnjehere. Nga ata qe e dine edhe kete se “ai idioti qe vjen nuk eshte me i mire”, por shtojne me sens objektiv “ky duhet te ike”. Kaq, kjo eshte opozita, kaq di te thote. Kaq do edhe te mendoje. Fundja Shqiperia nje zyre te behet, mundesia per te ruajtur pozicionin e palevizshem qe andej. Varferia, mjerimi, rropatja, palaresia dhe injoranca e pergjithshme jane thjesht nje lende iniciale, nje shkendije qe ndonjehere edhe ndihmon te lemoje ndergjegjen e mykur nga pandergjegja, me hipokrizine e argumentit se ja “ku e katandisi ky kete vend”, kuptohet “Ky” eshte nje i vetem, pavaresisht se ne grazhd e kane ulur koken te gjithe. Cfare eshte kjo skote e felliqur njerezish qe legjitimojne te miren dhe te keqen, qe bejne humorin dhe mbajne zine e Shqiperise? Elita valle te jete kjo? Apo ndoshta eshte pasuria jone e administrates se tekonokrateve, brejtes te pamposhtur dhe ustallare labirintesh, syulurit e perjetshem qe perjetojne Shqiperine per se Jashtmi, ndersa pushtetin per se poshtmi? Ka nje aradhe te dyte te kesaj kategorie, eshte ajo e pushtetit vendor e dominuar nga “opozita” e bluzave Lacoste dhe orave PATEK PHILIPPE, jane ata qe i japin ze dhe volum dosjeve te revanshit te neserm, me korrigjime projektesh, e zenie tokash, largime nga puna dhe vendosjen ne vend te nderit te socialistit te thjeshte. Jane ata qe mberthejne megafone per te share Saline, per ta denoncuar, ndonjehere edhe se nuk kane cfare te bejne kur nuk jane duke negociuar dicka. Jane disa prej tyre qe jane gjalle, akoma, te rrudhur e te rene, te thinjur e te ligur nga vitet qe iken e lane pas ate kohe kur shetisnin me xhaketa doku e pantallona te ngushta neper qytetet e njerezit dilnin e u flisnin vete edhe pse Shiku i Saliut i kenaqte ne hu. Tingellonte ndryshe nje kohe sigla e PS-se; ishte nje kohe kur mjaftonin socialistet per ta lene pa gjume Saline, sot nuk del e nuk hyn ne pune as populli opozitar.
          Ndonjehere mendoj se popullin opozitar e tremb ndryshimi qe premton Edvin Mav(r)ia, se ndoshta jeta per ta ka me pak kerkesa sesa lideret e Patekut dhe makinave 100 000 euro, ndoshta kjo ngjashmeri ne bardhesine e lekures, ne veshjet e hijshme dhe ne xhingla minglat mijera euroshe qe zbukurojne se bashku me parfumet e zgjedhur autobuzin shetites e bejne ndryshimin nje kohe te larget, nje hapesire te paprekshme, nje lloj keshtjelle qe sesi te ndryn brenda po te trokasesh ne deren e saj. Te perzihet keq nga mosbesimi po te shohesh nje miliarder te interesohet per ca ngastra qepe apo ca shites tregu qe iu eshte perzhitur lekura qe ne saba.
          Kjo politike me kujton linjen zinxhir te gomoneve; ishte pronari, pastaj skafisti, shoqeruesi, shoqeruesi i klandestineve ne toke, ndermjetesi i klandestineve, shoferi qe i sillte, karburanti, roja e gomones, mekaniket qe kishin pune, spiunet ne polici, por edhe italianet qe kishin makinat. Nje lloj ekonomie ku dihet kush jane kush e cfare do bejne. Nuk ka cfare te nderrosh.

      2. Vota e bardhe apo me kryq ne gjithe fleten e votimit nuk eshte nje vote pro Berishes (sikunder shume mendojne) dhe as nje vote pro Rames (se helbete kshu jane ndar gjerat ketu) por eshte nje vote kunder sistemit. Per cfare sistemi? Po kunder sistemit klientelist, qe do te perkthehet keto tipat qe sot jane klientet e Berishes neser do te jene te Rames, shto ketu edhe do biznesmen si Koco and co te cilet do jene agallaret e rinj te vendit. Ketu ti thua, ta bejme kete gje se do ecim para ndersa une mendoj qe nuk duhet ta bejme kete gje dhe as nuk duhet te mbeshtesim Berishen perkundrazi duhet te ecim pak me tej. Pra, duhet t’i themi Rames troc “Zoteri ne kemi pasur sado pak fije besimi tek Rilindja jote por me Meten aleat e me Kocon deputet ne nuk kemi asnjefare shprese ndaj nuk do te votojme as ty, as shpuren tende, asgje prej gjeje”
        Shkrimin e kam lexuar me vemendje dhe me vjen keq nese do mendoje se vota me kryq nuk eshte nje shprehje demokratike e mendimit. Me ate vote une tregoj se: PO JAM KUNDER KESAJ KASTE DHE KETIJ SISTEMI ndja dhe kryqin ia vendos votes pikerisht qe ajo kaste te kuptoje, nuk jam aspak dakord qe te behet rotacion sepse duhet te nderohet administrata dhe e di pse? Sepse administrata e ardhshme thjesht do vazhdoj te mjele lopen (e thare ne kete rast) keshtu qe te permbushet ajo qe ka me nentekst Rama pra nje Rilindje e Socialisteve?
        Une habitem me argumentimet e atyre qe thone votoni Ramen per kater arsye:
        a. Se e kane kaluar me shume lehtesi ate aleancen me LSI (deri dje ca skane thene per LSI e Meten)
        b. Po e kalojne si nje arritje faktin qe Koco Kokdhima (nje njeri qe ka probleme me punonjesit e tij dhe me ligjin) eshte deputet i sigurte
        c. Po e kalojne me lehtesi faktin qe LSI eshte shnderruar nje force politike jo elektorale por konjukturale (sic thote Kajsiu)
        d. Po e kalojne me lehtesi autoritarizmin in extremis (e deri diku alla Berisha) te Edi Rames duke mos e kritikuar asfare edhe pse nese sheh sjelljet e tij ne keto 8 vite ke cte kritikosh e ta sjellesh ne vete.

        Te gjitha keto qe thashe me larte shto ketu edhe faktin qe po kontribuoet ne menyre te forte ne ndertimin e nje fronti kunder djallit (imagjino Stefani dje quante Berishen nje Nazifashist) dhe o burra behuni me ne per te sjelle Mesian (Pra Ed Ramen). Pra nje rilindje qe ka shume rivdekje brenda saj dhe nderkohe qe kur dikush guxon te thote ta heqim tutje kete sistem qe pjell vec PerPara e vec Rivdekje sulmohet ne emer te demokracise dhe rotacionin.

        1. “…dhe o burra behuni me ne per te sjelle Mesian (Pra Ed Ramen)”

          Nuk je i vetmi që e ke vënë re këtë, xhabyni. Them se, është një nga motot më dogmatike, më fideistike, që kam dëgjuar prej shumë kohësh. Di të ketë shkruar ndonjë, diç mbi këtë optikë të të paritë të #Rilindjes?

  7. Unë jam për votën masive, për të shpërpjesëtuar raportin e forcave politike ekzistuese në 23 Qershor. Kam vërejtur se shumë mendojnë në të njëjtën mënyrë – por si kusht i domosdoshëm – të jetë një strategji tjetër për të votuar.

    Pyetjet që kam unë: 1. A ka ndonjë argument (që ka një njohje të votuesit e mundshëm, si E. Zaloshnja ta zëmë) ku të mbizotërojë logjika matematike që të parashikojë rezultatin?

    Kjo në rastin kur:

    a. i vihet kryq fletës së votimit(thuhet se fiton Berisha);
    b. kur votohet për njërin nga kandidatët(kur thuhet se voton Rama);

    2. Cili mund të jetë rezultati alternativ jashtë të pritshmes në se i vihet ose jo kryq fletës te votimit?

    PS. Unë kam sjell një vështrim timin mbi votën në një shkrim të hershëm në PTF: Arti i të votuarit.

  8. Për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, siç e dimë të gjithë, u desh fatkeqësisht të hidhej bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Në Shqipëri shpërthimi i Gërdecit ështe ngjarja tragjikisht ekuivalente me Hiroshimën, ku bashkë me jetët e njerëzve, në atë vend, u hodh në erë çdo lloj legjitimiteti i PD dhe Berishës. Këta që akoma diskutojnë, thuajse seriozisht për moral, për krahasime mes dy palëve, apo shpikin me virtuozitet lloj lloj idesh dhe levizjesh për të ri-legjitimuar Berishën në pushtet, më ngjajnë në mënyrë tragji-komike me një oficer japonez (Hiroo Onoda), që vazhdonte luftën deri ne vitin 1974, në një ishull në Filipine, pasi nuk dinte ose nuk donte të besonte që lufta kishte përfunduar.

    1. Me Gerdecin u hodh ne ere legjitimiteti dhe fryma e Ndryshimit te Politikes se re. Asgje me shume se kaq. U zhvirgjerua propaganda e moralit te ri. Ne 21 janar ajo u be profesioniste e vertete me tegelin e dyte.

  9. Interesante keto akuzat e ndersjellta per “pozicion komik,” por te besosh tek ndryshimi gradual i sistemit, kur nuk ka as edhe nje shenje te nje ndryshimi te tille, me duket po aq qesharake sa edhe bestytnite mesianike pseudo-revolucionare.

    Une nuk e kuptoj pse eshte e mire ne vetvete ndryshimi i administrates, kur ky ndryshim nuk garanton se administrata e re do jete pergjegjese ndaj elektoratit te gjere tashme, dhe jo ndaj te njejteve xhepa. Aq me teper qe administrata nuk ndryshon me riardhjen e LSI-se ne pushtet. Llogarit dhe nderrimet e ekipeve, Islami & co, dhe paradoksalisht, qendrimi ne pushtet i PD-se perben po aq rotacion sa dhe ardhja ne pushtet e PS-LSI. Prandaj me duket se dhe argumenti i rotacionit si e mire ne vetvete, megjithese teorikisht qendron, realisht mbetet ushtrim formal. Shkurt, rotacioni nuk mjafton.

    Vota zero, gjithmone ne varesi te masivitetit te saj, nga ana tjeter, eshte sinjal, dhe cfare duhet kutpuar mire, jo thjesht per kete kaste politike, por per kasten politike si te tille, per modelin e papergjeshmerise qe gezon kasta politike ndaj qytetarit qe e sjell ne pushtet. Dhe ketu eshte thelbi i gjithe gjese per sa i perket ketyre perpelitjeve kunder votes zero: vota zero, nese arrin te manifestohet masivisht, nuk do bej gje tjeter pervecse do vere ne dukje se pluralizmi, apo rotacioni demokratik, nuk eshte vecse ideologji ne plot kuptimin e fjales, mjegullim i faktit se vota realisht nuk garanton asnje pergjegjesi te te votuarit ndaj votuesit. Ne qofte se te votuarit nuk kane pergjegjesi ndaj votuesit, rrotulloi sa te duash te votuarit, vlera e rotacionit mbetet zero.

    Prandaj edhe debati qe behet ne terma te vlerave teorike te rotacionit, nuk eshte gje tjeter pervecse nje kokfortesi ptolemaike kunder cdo prove qe kemi. Debati duhet bere ne terma te proves se pergjegjesise ndaj votuesit. Ne mungese te kesaj pergjegjesie, jemi de facto ne oligarki, ku nderrimi i nje oligarku me nje tjeter, nuk perben as edhe nje lloj te mire ne vetvete.

    1. Ne pergjithesi e mendoj keshtu, dhe edhe per mua ka qene uleritese nevoja per ndershkimin e krimeve te Berishes (te cilave nuk u fshihesh dot, se jane fakt tronditese, dhe te shpeshta), si menyra e vetme per krijimin e precedentit per permiresim (dhe kontroll mbi shtetin, prej qytetareve). Shteti do behet perhere prej njerezish, dhe keto muhabetet per pasaniket ne pushtet, jane si kot, se vallahi nuk besoj se ka kryetar pushteti ne bote, qe u rrethoka nga prolerare e shkencetare (u provua ne komunizem)…ndaj dhe permiresimi eshte vecse gradual, e me te pare e me te bere; por ti leme filozofite e medha kur spo denojme dot qarte nje keqberes, prishes shteti, kaq te lexueshem, sa Berisha…

      Dhe dicka per keto muhabetet e ekuivalences ne politike…makar te ishte ashtu, por filozofeve te leshit, do u beja thirrje (duke shpresuar qe jane qytetare) qe te kujtojne qe e majta mori nje shtet te shembur ekonomikisht nga piramidat dhe me besimin tek shteti ne nivelin zero (per te mos thene me shume); e dorezoi nje shtet me probleme korrupsioni, por ku respektohej ne mase derrmuese semafori, dhe pothuaj nuk ndertohej me pa leje…pas 2005 filloi kenga e vjeter… Nese shteti eshte dicka qe une spo e rrok, kerkoj ndjese, por edhe keto koincidenca te trasha, ne keto 23 vjet, dhe ky turp ne vleresime figurash e produktesh, vallahi nuk pertypen. Uroj te shoh me shume pergjegjshmeri dhe realizem, tej masturbimeve para elokuences personale.

      1. Nuk e fsheh perputhjen me perceptimin dhe bindjet, Evdote, dhe mu perforcua nga perceptimi qe ke per fenomenin Grillo, qe ishte pastertisht trupezimi i kritikes (se zgjuar, duhet thene) te pa shoqeruar me marrjen e pergjegjesive. Megjithate po shkruaj per dicka qe me ka ngacmuar shpesh; e ndjej shume anormale qe kjo shoqeri, ne kete faze zhvillimi, e quan ende alternative personin dhe qeverisjen Berisha, duke e begenisur me “shqyrtimin” e programit. E di qe duket si arsyetim i ceket prej militanti, por nuk eshte fare ashtu. Shoqerite egzistojne dhe prosperojne duke u mbeshtetur ne nje rrjet struktural qe indet lidhese (por edhe lubrifikantin) i ka ne trajte ligjesh dhe normash morale. Berisha ka shkelur hapur ligje, ka shkelur dhe te drejten e jetes, dhe keto nuk i fsheh; te konsiderohet votimi i tij eshte shume e ngjashme me rastin sikur te votohej ne shoqeri nese do lejojme vrasjen, apo jo…apo nese duhet bere transparence mbi procesin zgjedhor, edhe kur ka prova uleritese manipulimi, apo jo…(e tepert te numeroj shume per te) … apo sikur te votonin gjermanet, nese duhet bere apo jo shfarosja e rracave te bezdisshme… Te me kuptojne, po te duan, por me bindje them se shqiptaret nuk e kane te drejten te votojne Berishen, nese kane respekt per shoqerine (e sotme) njerezore dhe rregullat e saj. E kuptoj qe shkeljet e ligjit jane nje fenomen qe nuk eshte vetem tek Berisha, por ky e ka bere deri ne limitet e fundit, dhe me krenari kriminale, nuk i fsheh…dhe kjo nuk na shpie larg. E shoh qe eshte krijuar nje turbullire ku jane shume qe i thone derrit daje, por edhe dajes derr (sidomos me shtyse zilie, cmire, pse jo dhe inati nga ndonje shkulje veshi) por shoh ,me optimizem, qe nuk jane shume. Mendoj se ka mjaftueshem njerez te ndricuar qe e njohin pergjegjesine.

        1. Eva, me siguri kane reaguar sipas shenjave te mbinatyrshme. Ja shiko ketu: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=25684&kat=102.
          Kete e kane pikasur si sinjal te eperm dhe kane votuar Rilindjen. Sot edhe natyra feston si socialistet. Ndaj urime dhe te shpresojme qe ky sfond dionisak qe paraprin Rilindjen te shoqeroje te gjithe qeverisjen e re, qe eshte nje moment i ri per moralin e sektit te socialisteve.

  10. Dy fjalë dhe nga unë, me premisën e domosdoshme se nuk po mbroj e militoj për asnjë palë partiake. Asnjë.

    Sado masive të jetë vota e bardhë dhe fatkeqësisht besoj se nuk do të jetë, nuk ka për të ndryshuar asgjë dhe më e keqja, nuk do të tregojë asgjë të re që nuk njohim prej vitesh. E që njësoj nuk na ka penguar si popull, të votojmë pa reflektuar ndonjë kritikë a përgjegjësim me votë për paçavuret në pushtet.

    Për më tepër kam bindjen se lëkundjet etike, morale, sociale e ç’të doni, që reflektohen edhe në abstenimin nga vota ose nga vota 0, vijnë në mos tërësisht, në masë nga shtresa me bindje të majta. Historikisht të identifikueshmit me të djathtën shqiptare nuk kanë treguar lëkundje të rëndësishme, me përjashtim të ndonjë zëri tejet të skajshëm. Elektorati, analistët, militantët dhe sidomos hierarkitë më të larta djathtiste ndër institucione nuk janë tërhequr nga zgjedhjet e ndërmarra dhe të zbatuara sipas politikës së faktit të kryer. As para vrasjeve masive. (Kanë thënë dhe e thonë akoma se u mbrojtën institucionet!)

    Ndaj dhe vota e bardhë me siguri, për aq sa do funksionojë, do tërheqë nga elektorati i atyre jo në pozitë (meqë edhe unë besoj pa kushte në dështimet e të ashtuquajturës opozitë). Dhe për mua vazhdon të bëjë ndryshim heqja e atij që është në pushtet (me gjithë çka e mbështet), nga vulosja e pandëshkueshmërisë me një mandat të tretë!

    Kam gjithashtu dyshimet e mia se ç’do bëhet me votëbardhistët të nesërmen e 24 qershorit dhe rezervohem të shprehem për nismën sidomos pas asaj dite dhe në vitet në vijim. Kjo për sa kohë i njoh peshë serioze asaj nisme, që sot për sot kam frikë se nuk e gëzon dot. Zhurma e 3-4 muajve parazgjedhorë, duke marrë kredit nga nisma simotra, por shumë më të rrënjosura në kohë e me konsistencë gjetkë (Turqi, Spanjë, e me rradhë), nuk mjafton dot, po aq sa nuk mjafton i ashtuquajturi rotacion.

    Dhe diçka të fundit, për një temë rraskapitëse mendërisht si kjo: nuk e kuptoj këtë rrëshqitjen sistematike të votëbardhistëve nga argumenti i “zgjedhje tani”, pas 10 ditësh, drejt argumentave si “lufta antiberishiane”, ”anti ed ramiste” e me rradhë. Nuk bëhet dot tani, as këto tre muajt e fundit lufta. As revolucioni. Tani e vetmja gjë që mund të bëhet është vendosur me kohë dhe askush nuk u ngrit ndërkohë të sillte dot një alternativë për të qenë. S’mund ta keni seriozisht. Përndryshe, ju qofshi.

    1. Eshte e vertete qe ne pergjithesi mbeshtetja e votes se bardhe vjen nga shtresa te majta dhe qe kjo vote do haje nga vota e koalicionit te majte, madje aq e vertete eshte kjo sa qe kam vene re edhe mbeshtetje ashiqare hipokrite te votes se bardhe nga tipa qe dihet se do votojne djathtas. Mirepo s’i ka faj shtresa e majte koalicionit pseudo te majte nese nuk fiton, prandaj dhe nuk e kuptoj kete argumentin se “alternativa e votes se bardhe duhet te ishte disktuar qe ketu e dy vjet, pasi tashti eshte shume vone.” Me fal, por une deri para dy muajsh akoma besoja se voten e meritonte rotacioni, e me gjithe rezervat qe mund te kisha ndaj PS-se apo Rames, do e jepja voten time. Por qe pas 1 prillit, harroje.

      Pastaj, me verte kujtoni se gjithe ky debat intensiv per voten e bardhe, pikerisht tani, vetem tre muaj para zgjedhjeve, nuk ka fare per shkak zhvillimet reale dhe te fundit ne krahun e majte? Apo varja, cfaredo qe te beje e majta t’ia falim meqe vetem dy jave kane mbetur nga zgjedhjet?

      Por e di kush eshte gjeja me e frikshme nga te gjitha? Qe ky debat mbi voten e bardhe nuk eshte bere ndonjehere qe prej zgjedhjeve te para ne menyre kaq intensive, dhe kjo i ka trembur aq shume partite, sa qe si kurre ndonjehere nuk ka mbetur cope qielli ku te mos valevisi nje flamur ku secila parti udhezon qytetaret te votojne numrin perkates ne fleten e votimit. Jo keta, po edhe Aleksandri i Madh te ishte dhe nuk do e linte njeri t’ia zinte diellin.

      1. Lulian, është e drejtë e sejcilit të votojë kë të dojë, dhe patjetër të hedhë votë të pavlefshme nëse e gjykon të drejtë aktin.
        Problemi nuk është këtu. Problemi fillon kur votës së pavlefshme i vishen atribute magjike. Përsa kohë legjislacioni shqiptar, shpall fitues atë koalicion që merr qoftë dhe një mandat më shumë, vota e “protestës” ndaj politikës nuk ka asnjë vlerë. E kuptoj si akt individual, por të pretendosh, se duke arritur një kuotë X apo Y të votës së pavlefshme, do të sjellë ndonjë ndryshim çfarëdo, është fantazia më e tejskajshme naive, dhe më vjen keq t’a konstatoj si edhe kam bërë më lart, si një akt Idiot. Nuk shoh si akt idiot zgjedhjen individuale të mos votosh askënd, por është idiotike të supozosh me mënd, se kjo mund të jetë një nismë që do të vërë në lëvizje ndonjë mekanizëm magjik dhe të paqenë akoma në horizont të ndonjë pastrimi të politikës. Janë fantazi që prodhohen në delirium. Shumë shumë, si akt, thjeshtë do të përmbushë egocentrizmin e disa njerëzve. Kaq. Xhelozitë tona të vogla shqiptare, cmirën, inatin dhe miopinë. Flas për këtë nismë, e përsëris, si akt kolektiv, jo si zgjedhje personale e çdokujt.
        Asgjë nuk ndryshon, përkundrazi ndihmon që një pushtet i llahtarshëm në terror psikologjik dhe propagandë gëbelsiane, të rikonfirmohet në sajë të manipulimeve të tij legjendare dhe të pandara nga kultura që ka pjellë dhe mban gjallë, vetë.
        I vetmi shpëtim është vota për rotacion çdo 4 vjet. Është e vetmja rrugë për të shkurtuar jetën e satrapëve delirantë që nuk mungojnë kurrë në Shqipëri.
        Kjo fytyrë sot është Berisha. Nesër mund të jetë Rama, këtë nuk e dimë por nuk e ndikojmë dot me vote te hedhur ne plehra.
        Në zgjedhjet 2009, po marr vetëm shembull Tiranën për thjeshtësim, nga 725446 votues kanë votuar 390173, që është baraz me 53.78%. Nga këto 9545 janë klasifikuar vota të pavlefshme, dhe 2232 të tjera plus janë vota të dëmtuara, pra edhe këto të pavlefshme.
        I bie që në vitin 2009 rreth 12000 vota, mjaftueshëm për të bërë diferencë e për të nxjerë një mandat, kanë qenë të pavlefshme vetëm në TR.
        Kjo ka ndodhur vetëvetiu, pa qenë nevoja të dalë Lubonja të bëjë thirrje.
        Ky mandat i hedhur në kosh, vetëm në TR mund të kishte bërë diferencën për njërën apo tjetrën palë, dhe nuk do të kishim atë katrahur që ndodhi pas 2009, dhe që e dimë të gjithë se si kulmoi në 21 Janar dhe më pas me pushtimin e të gjithë institucioneve nga nje parti-shtet.
        Në rast se do të kishte fituar e majta do të bënin qeveri; në rast se këto vota i kishte marrë Berisha, nuk do të kishte patur nevojë për koalicion me LSI.
        Tani, si mendon, që këto vota të nxjerra të pavlefshme në 2009, patën ndonjë ndikim pozitiv në ridimensionimin e skenës politike?
        U interpretuan këto vota vallë, apo ato mijëra të tjera të nxjerra të paflefshme nepër Shqipëri, si ndonjë sinjal morali hyjnor?
        Informacionin e detajuar e keni këtu: http://www.cec.org.al/index.php?option=com_content&view=article&id=205&lang=en
        Kam dhe diçka të fundit.
        Ti shkruan: “Vota zero, gjithmone ne varesi te masivitetit te saj (…) eshte sinjal (…) vota zero, nese arrin te manifestohet masivisht, nuk do bej gje tjeter pervecse do vere ne dukje se pluralizmi, apo rotacioni demokratik, nuk eshte vecse ideologji ne plot kuptimin e fjales…”
        Nuk mendoj kurrsesi, se është realiste të mendosh seriozisht, se në Shqipëri do të mund të aplikojmë dot, ndonjë sistem më të lirë dhe më të drejtë e të përshtatshëm se demokracia liberale. Kjo është bindja ime. E kam patur ne 90’tën, e kam dhe sot.
        Problemi tek ne është, se jo vetëm nuk kemi një demokraci liberale funksionale, por tendeca është të jemi vazhdimisht shumë pranë fashizmit. Në 90’tën kishim një konservatizëm komunist, sot kemi një konservatizëm post-komunist, karakteristik për këdo që ka njohuritë më elementare për sisteme korrupsioni në të gjithë Afrikën.
        Ndërkohë, çdo ideologji që është në kundërshtim me normat dhe vlerat e demokracisë liberale në Shqipëri, të jeni të sigurtë, se nuk do të sjellë utopira por vetëm distopi; si kjo e sotmja, ose më keq se kjo. E vetmja fantazmë që ekziston në Shqipëri është fashizmi, asnjë tjetër.
        Parandalim është vetëm rotacioni, si mekanizëm i vetëm normal, moral, qytetar dhe thelbësor, për të bërë diçka konkrete, dhe jo fantazuar se do të bëhemi ndonjëherë vend normal duke luajtur strucin në momente, vlerën e të cilëve të gjithë e dimë, derisa shkruajmë qoftë edhe këtu.
        Gjithë të mirat, e bëni si të doni.

        1. Opozita nuk ofron dot te ardhmen. Ajo eshte aty si nje fytyre identike e te tashmes. Imagjino sa e vertete eshte kjo, saqe edhe ne po shkruajme mbi nje shkrim te ndertuar mbi idene se “duhet te shohim rifreskimin e kuadrit”. D.m.th u hodh edhe argumenti i fundit: Te ike ky, kjo eshte imperative. U ezauruan te gjitha arsyetimet, nuk vlejne me analizat, sepse nuk ka sesi te vlejne. Vetem nese ne na supozojne qorra, shurdhe dhe pocaqi. Ndaj provohet edhe njehere Berisha si denominacion shterues per te gjitha te keqijat e kesaj bote. Nje e keqe qe gjithesesi rron duke pare se edhe “te miret” qe flasin nga megafoni politik opozitar vetem mire kane njohur keto 8 vjet. Asgje nuk u eshte cenuar. Iu dha shansi dy here Rosinantit: ne Gerdec dhe ne 21 janar. Nuk pati bythe. Tani le te ripunoje “Kurbanin” dhe pjesen ku mburr Arben Malajn. Ne moshe eshte, dhe sado elokuence t’i njohe vetes, shpresoj se do ta marre pergjegjesine te mos masturboje.
          Dhe tjetra qe nuk e kuptoj: pse valle ata qe kerkojne rotacionin i japin te drejten vetes qe analizen e tyre ta konsiderojne me te moralshmen, duke i pare te gjithe te tjeret si idioter, te manget etj.? Pastaj edhe ideja se ndryshimi do vije me evolucion, duke ndryshuar njerezit, sikur nuk para vjen logjikisht me tezen e opozites per Rilindje. Fatkeqesi e madhe, paradoks, por sot kakofonia logjike dhe morale vjen vetem nga nje subjekt.

          1. Në fakt, shkrimi im e sillte argumentin e rotacionit vetëm për të pavendosurit dhe të dyzuarit; jo për ata të tjerët që do të votojnë për njërën apo tjetrën palë, të bindur se aty qëndron e ardhmja, morali dhe shpresa.

      2. Të kuptoj fare mirë Lulian. Nuk po amnistoj opozitën. Dua të them që argumentat e shumta të sjella sot në kuadrin e votës së bardhë, qëndronin pothuaj njësoj edhe para 1 prillit (pasojat e 2008 që shfaqeshin vit për vit me emërimet e reja, avokati i Mediut në KLD, e sa e sa rrëshqitje sistematike të opozitës). I shpëtonte, deri diku, kauza e vetme e 21 janarit.

        Tani zgjedhja është më e vështirë, por është e detyrueshme njësoj. Ajo që po them është që revolta qytetare, shansin e vërtetë do ta ketë sidomos gjatë legjislaturës që do instaurohet pas zgjedhjeve. Gjërat nuk fillojnë e mbarojnë me zgjedhjet, edhe pse vërdallë s’po lënë gjë pa bërë që t’u mbushin mendjen njerëzve për të kundërtën. Megjithatë para 23 qershorit gjërat janë vendosur, dhe nuk ka një rrugë të tretë, të paktën jo pa pasoja.

        Cilat pasoja? Ndër to do rendisja faktin që 4 vjet të tjerë e të patundur pdiste (e vetmja qeveri që u ka rënë pdistëve në 22 vjet ishte ajo e ’97, në pothuaj luftën civile që provokuan me duart e tyre) janë kulmi. Dhe sidoqoftë janë më të rrezikshëm se koha që mund të kenë këta të tjerët në dispozicion. Jetëgjatësia mesatare e kryeministrave të PS-së në qeveri, është 2 vjet, përkundrejt 6-8 vjet të atyre berishistë. Për të mos folur për përmbajtjen e vendosmërinë për të mos lëshuar pushtet.

  11. Xhaxha,
    eshte nje rast i arte te komentoni me nje shkrim thenien fantastike te Rames: ”
    Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument.”

    Eshte nje tipizim ekselent i nje pjese, besoj me te madhes, i asaj gazetarie injorante, fodulle, pa asnje etike,te shitur (te mos ngaterrohet me te angazhuaren) qe e ndot dhe dhunon publikun per dekada tashme dhe qe per fat te keq bejne qe njerezit te dyzohen per ceshtjen e votes.
    Je marre shume me injorancen e komentuesve por kur kjo vjen prej gazetareve, opinionberesve, eshte apokalips.

    1. lol, e kuptoj ekzaltimin tuaj, si dhe e gjej mjaft te goditur shprehjen e mesiperme te Rames. Por, me duket paska feminore kerkesa juaj; a thua se po i kerkon xh xh-it te te lexoje nje peralle per te te zene gjumi.
      Sa per voten e bardhe, apo voten pa damke, une i keshilloj ithtaret e ketij versioni te mos shkojne fare ne qendren e votimit. Le te shkojne te shullohen ne diell buze detit se edhe qetesi do te kete.

  12. Nje permbledhje te asaj qe mendoj une rreth votes me kryq te madh

    1. Nuk ka nje qendrim te unifikuar te atyre qe mendojne keshtu.
    Normalisht qe nuk ka si te kete. Keta nuk jane parti politike por thjesht shprehin nje qendrim qytetar.

    2. Vota me kryq nuk eshte zgjidhje.
    Asnje prej atyre qe e mbeshtesin ate nuk mendon se eshte zgjidhje. Por eshte fillimi i zgjidhjes. Eshte si ajo fara qe mbillet sot dhe frutet merren me vone. Sigurisht qe perkrahesit e kesaj vote nuk u vjen mire per kete vonese. Por eshte mundesia me e mire. Sidomos kur e krahason me ate te te “ngrenit” cdo here ad infinitum frut te kalbur.

    3. Vota me kryq nuk eshte mendim i ri i sajuar me te shpejte para zgjedhjeve. Ka vite qe flitet per te dhe tani jane pjekur kushtet qe edhe analiste apo persona mediatike shprehen per te. Edhe ne kete blog eshte folur disa here vite me pare “per te keqen me te vogel” apo per “asnjeanesit”. Une mendoj se eshte nje mendim i formuar kryesisht ne shtresen e mesme qytetase dhe per kete arsye eshte kaq i brishte.

    4. Pavaresisht kthimit te saj ne fenomen mediatik, ajo nuk e ka arritur akoma kulminacionin e saj. Ja pse uniformizimi i saj apo edhe mediatizimi i saj sherben qe te kanalizoje nje qendrim me te detajuar ne te ardhmen apo per te dhene nje mesazh politik sot se vota e pavleshme nuk eshte thjesht vote e pavleshme qe deri dje eshte lene ne hije.

    5. Vota me kryq nuk merr votues vetem nga e majta. Ne fakt ajo merr me shume pikerisht nga pjesa gri e elektoratit, ajo pjese qe leviz here andej e here ketej dhe qe shpesh eshte edhe me racionalja (apo kujton se eshte). Por vota me kryq merr edhe nga e djathta. Merr nga ajo pjese qe eshte e zhgenjyer me te djathten por qe nuk sheh ndonje alternative tek e majta, ose e urren ate per arsye familjare apo historike.

    Mund te kete edhe pika te tjera por per momentin kaq…

    1. Kobayashi: “Vota me kryq nuk eshte zgjidhje.”

      Atehere?

      Sot kerkohet nje zgjidhje: Deligjitizimi i struktures politike(partive politike) qe manipulohen nga dy autokrate.

      Kjo duhet te ndodhe ne keto zgjedhje, duke shperpjestuar voten ne favor te alternativave te tjera, kushdo qofshin ato.

      Shperndarja e votes rrit hemoragjine branda dy blloqeve te medha. Vetem keshtu i le autokratet politike pa votues.

      Ne vendet me eksperience te gjate demokratike partite tradicionale jane detyruar te reformohen, jo kur i eshte vene kryq votes, por kur votuesit papritur kane votuar per alternativa marxhinale, duke tronditur harten politike te vendit.

      Pastaj fillojne rrjedhjet brenda shtabeve partiake, i le kryetaret pa ushtare, vetem me letrat e programeve politike. Vetvetiu kryetaret do te shtyhen jashte fushes se lojes.

      Kurse kryqet mbi fletet e votimit, do t’i mbeten vetem idealisteve dhe racionaleve, qe nuk jane shume, kundrejt mases, shumices oportuniste pa shtylle kurizore qe genjehet nga premtimet dhe pazaret e lira qe blejne lehte voten.

      1. E kam shpjeguar me siper qe zgjidhja nuk ka sesi te behet sot. Fundja fundit keto zgjidhjet qe i presim tak-fak na e kane bere gropen. Nuk ka O Sot o Kurre se me kete fryme i hengrem 20 e do i hame edhe 200. Kjo eshte miopi politike si pasoje e miopise kulturore.

        Se dyti, mendimi im ngushtesisht personal eshte se grupet politike ne Shqiperi jane ato qe jane, kryesisht per shkak te mbeshtetjes nga jashte. Dhe keta faktore nderkombetare jane mbajtur fort deri tani me pjesmarrjen e larte ne votime per te justifikuar mbeshtetjen e tyre per keto banda politike dhe per te bindur edhe opinionin nderkombetar se ja populli voton me deshire e shumice, shenje e supozuar kjo e demokracise ne veprim. Si rrjedhim edhe presioni nga jashte ka qene i paket mbi kastat politike shqiptare.

        Duke e personalizuar voten me kryq, duke i dhene asaj nje identitet shprehes te nje qendrimi, jepen shume mesazhe por me i rendesishmi per mua eshte ky: kesaj klase politike po i bie legjitimiteti. Pra populli nuk voton me si dele here njerin e here tjetrin por kerkon dicka tjeter. Kesisoj edhe presioni nga jashte do te jete me i madh ndaj nje qeverie te neserme te zgjedhur nga nje pakice votash.

        Pse nuk ka alternativa te tjera per momentin eshte nje tjeter debat shume i gjere. Por le ta marrim voten me kryq si nje pararendese primitive te lindjes se nje alternative tjeter. Primitive por te nevojshme.

  13. Prej 2008 perceptimi i demokracise ne renie ka me shume argumente se perceptimi i demoktacise ne progres. Prandaj rotacioni si argument i permiresimit te vetvetishem s’ka mendere qe te rrije ne krye te vendit. E perdor zaloshnja qe eshte kokrra e matrapazit per te mbuluar pazarin me ramen.

    1. Pohimi se vota e bardhe demton te majten dhe favorizon salen eshte thellesisht antidemokratik,nqs shantazhi mund te cilesohet si i tille. Salen si shantazh per te pavendosurit apo te majtet e zhgenjyer e perdori tosi per 8 vjet. Nderroni muzike,jepini votuesve alternativa jo shantazhe me sale.

    2. Se e përdor Zaloshnja, kjo nuk do të thotë që nuk vlen si argument. Nga ana tjetër, nuk e kuptoj mirë këtë punën e demokracisë në rënie vs. demokracisë në progres. Sistemi politik nuk është vetëm demokraci – ka edhe institucione të pavarura, ka edhe ndarje të pushteteve, ka edhe politikë të jashtme, etj. Pushteti ekzistues, i PD-së dhe i Berishës, i ka bllokuar shumë procese: mjaft të shohësh indiferencën, në mos neverinë e ftohtë për kryeministrin e Shqipërisë në Europë. Tani, pavarësisht nga Zaloshnja, vetëm rotacioni mund t’i japë një shtysë zhbllokimit.

      Të sjell një analogji nga kompjuteri – kur ka një gjë që nuk shkon, kur punët ngadalësohen dhe ngecin në baltë, ndonjëherë mjafton një reboot për të kthyer normalitetin. Pastaj, kur kompjuteri rifillon të funksionojë, mund të kryesh kontrolle të tjera, për të gjetur defekte dhe anomali në sistem ose në aplikacione.

      1. A duhet të pranohet roli i “rotacionit” për të zhbllokuar situatën politike, per te sjelle ndryshimet në Shqipëri?

        Unë e kuptoj rotacionin si kalim nga A tek B, ose anasjelltas. Dhe kur e sheh situatën në Shqipëri, duket vërtetë se nuk ka alternativë tjetër.

        Por qëllimi i zgjedhjeve, nuk duhet të jetë thjesht rotacioni – siç të gjithë po e diskutojmë, kur gjykimi i përgjithshëm i votuesve, e sheh A-ne jo shumë të ndryshme nga B-ja – perderisa nuk mund të sjellë ndryshimin që kërkohet. Gjerat do te mbesin ashtu sic janë, ndersa pushteti veçse ka ndërruar duar.

        Kjo që them, presupozon që kam lexuar me vëmendje edhe arsyetimin e Xha Xhait në shkrimin sipër në fjalë.

        Në lidhje me analogjinë që solli Xha Xhai, po sjell edhe një mënyrë tjetër përqasjeje, si e shoh une.

        Analogjia me “reboot”-in, ndoshta me tepër do të shkonte me zgjedhjet, se sa me rotacionin. Zgjedhjet e “reboot”-in sistemin, por jo domosdoshmërish rotacioni.

        Rotacioni, ka mundësi fare mirë të ngjajë më tepër me një “reboot” të pasuksesshëm. Sistemi mund t’i trashëgojë përsëri problemet.

        Kjo si pasojë e marrjes të një virusi(ta zëmë), që s’ka “reboot”, – qoftë ky i fortë (turning the power off), ku mund t’i humbësh të gjitha programet, punët e nisura, pa mundur t’i ruash, apo i butë, si një rinisje (restart), por pa humbur programet, punët e nisura, – që ta sjelle sistemin në gjendjen normale të funksionimit ( nëse ka qenë ndonjëherë ). 🙂

        1. Atëherë sipas tabelës së KQZ në zgjedhjet 2009 janë cilësuar si vota të pavlefshme:

          Shkodër – 3120
          Kukës – 648
          Lezhë – 2292
          Dibër – 2184
          Durrës – 3909
          Tiranë – 9545
          Elbasan – 4752
          Fier – 5253
          Korçë – 2931
          Berat – 2841
          Vlorë – 3007
          Gjirokastër – 1592
          =
          40482 vota.

          Nuk kam llogaritur këto ato që janë cilësuar si fletë votimi të dëmtuara, sepse janë me mijëra, por ndoshta janë përfshirë tek nr i të pavlefshmeve, nuk jam i sigurt për këtë. Sidoqoftë ka 40482 vota të pavlefshme në 2009. Në rast se këtë vit, dalim më shumë se kaq, Fatos Lubonja meriton patjetër të bëhet President.

          1. Do ta meritonte posi, por ne nuk mund ta zgjedhim. Ju nou, Kushtetuta, ajo e 2008. Kur ne nuk zgjedhim dot të zgjedhurit, e presidenti varet nga këta, çfarë Presidenti të zgjedhim ne?
            Nuk bëhet muhabet për Presidentin nga populli… nuk kanë vlerë ato diskutime tani, as ato mbi përgjegjësitë që i hoqën Presidentit me Kushtetutën e 2008, Rama me Berishën.

            Sot ka rëndësi të kuptojmë se nuk bëhet asnjë hap cilësor para nëse nuk ndëshkohen, me votë kryq, zullumet e kapobandave.

            Votimi pro tyre, me arsyetimin se nëse nuk voton favorizon të kundërtin është hipokrit, dhe shantazhues.

            1. Nuk ka ndonjë lidhje midis çka mendon “populli” se i duhet Shqipërisë në këtë moment dhe çka i duhet Shqipërisë në këtë moment.

              Historikisht, “populli” gjithnjë ka ndjekur pas demagogët.

              Thënia e mësipërme është tabu, po nëse nuk thyejmë ndonjë tabu kur flasim, atëherë kot sa e marrim mundimin.

            2. “Historikisht, “populli” gjithnjë ka ndjekur pas demagogët”.

              Ne kete rast, qofte sikur te votohet Berisha, qofte sikur te votohet Edi Rama, a nuk kemi te bejme me nje demagogji te “popullit” me veten? Sepse te gjithe(ose nje pjese derrmuese) e dine, se as njeri dhe as tjetri nuk do bejne ate qe premtojne. Si te thuash ketu praktikisht asnje nuk genjen dot me, pasi shkalla e vetedononcimit te krijuar nga deshtimet flagrante nuk e le kete shteg. A mos valle eshte mire te themi qe shoqeria jone eshte shoqeria me e korruptuar ne Evrope, qe ndjek ate demagogji qe e nderton vete? Se me mire ngreme duart perpjete dhe themi: keta jemi, keta kemi, kaq dime, po edhe per te vdekur nuk kemi. Boll hengri Saliu, tani te ike se do hane te tjeret. Se edhe Ilir Meta kete thote dhe vetem ngjitje po njeh. Me mire keshtu, se te pakten do tregojne qe nuk na marrin per budallenj. Eshte edhe pa kosto si operacion. Me te futur kete fryme te operuari, nuk ka nevoje as te kthehet truri nga jashte, as te sponsorizohet Shqiperia demokratike, po avash avash, cekercek do ece shqiptari. Se keshtu edhe i rriten veshet e pale na gdhihet me endrra te cuditshme.Ja njehere kerkoi Evropen se e kishte pare ne televizor dhe po hame dynjane kemi 20 vjet verdalle.

            3. Shoqëria shqiptare është nga më të korruptuarat në Europë. Nëse më pyet njeri mua, në vend që të vazhdojmë të shpresojmë se do të zgjedhim në krye më të mirin, le të përpiqemi të zgjedhim më pak të keqin; dhe sidomos t’ia kufizojmë sa më shumë këtij të fundit mundësitë për të bërë keq.

            4. Selbstregelung, votave të pavlefshme që propozohen, në fakt po i jepen pothuaj atribute alkimiste këtu. Duket sikur këtë vit, po arritën kapën një shifër të caktuar, me fuqi okulte, të ngrejnë nga varri si homunculus Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin bashkë me Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë, si ‘Dream Team’.
              Ndërkohë Berisha, shumë babaxhan, naiv dhe i pafajshëm, këtë natë, përpara inagurimit të tunelit të Elbasanit, thuhet se do lexojë për frymëzim me iPad Nietzschen: Si të Filozofosh me Çekiç.
              Problemi i vetëm i votave të bardha, është se Lubonja është kritik shumë edhe ndaj Skenderbeut. Nuk e di, por parashikoj kontradikta të mëdha edhe po u ngjall ky i fundit. Ndoshta vetëm sulltan Abdyl Hamidi mund të na bëjë punë, por për këtë duhen ca shifra të tjera alkimike dhe një prononcim i funit për këtë punë i Abdi Baletës.

      2. Rotacioni nuk eshte i vetemjaftueshem. Mbrojtjen e nje teze te tille e ben zaloshnja per te vene gjethen e fikut sa here nderron punedhenes. Rotacionin e justifikon vetem te qenit esencialisht ndryshe. Gjithsesi shqiptaret jane te irrituar mjaftueshem me klasen politike por jo me sistemin ne teresi, cka e nxjerr voten e bardhe fare te padobishme, thjesht nje shfryrje qurresh

        1. Shkruan:

          Rotacioni nuk eshte i vetemjaftueshem. Mbrojtjen e nje teze te tille e ben zaloshnja per te vene gjethen e fikut sa here nderron punedhenes.

          Nuk po arrij të marr vesh se pse duhet të ngrejnë ndonjë farë peshe, në diskutimin tonë, arsyet e supozuara të një manovre diskursive të Zaloshnjës. E sheh gjëkundi të përmendur emrin e Zaloshnjës ti në shkrim, ose në misionin e blogut, ose në bibliografinë e biografisë sime?

          Shkruan:

          Rotacionin e justifikon vetem te qenit esencialisht ndryshe.

          Në fakt jo. Shko pyet një trajner futbolli ose basketbolli të ta shpjegojë: në momente të caktuara, kur skuadra është në krizë ose në vështirësi, ndërrimi luan rol pozitiv, gjallërues, freskues pavarësisht nga vlerat e të ndërruarve dhe ndërruesve.

          1. Sepse habitem me marrjen seriozisht te nje gjetheje fiku. I nderruari ne sport sjell gjalleri se zevendeson nje te lodhur kurse ne politike vlen thenia e andreotit, il potere logora chi non ce l’ha. Dmth lodhet opozita dhe populli.

  14. Kobayashi: “Kjo eshte miopi politike si pasoje e miopise kulturore.”

    Kjo që thua lidhet me një të vërtetë më të thellë, karakteristike veçanërisht ballkanike, për më tepër shqiptare. Kjo ka të bëjë me natyrën e shtetit në raport me partitë politike dhe elektoratin.

    Në raport me demokracinë – si përafrim më të mirë – Shqiperia mund të karakterizohet se “akoma është në proces demokratizimi”. Votimet janë një nga momentet kyçe që mund t’i shërbejnë legjitimizmit, vazhdimësisë të autokracisë ose të mobilizimit demokratik, për të hedhur një hap më tej drejt demokratizimit. Demokratizimi në Shqipëri gjithmonë është importuar nga jashtë, por suksesi i këtij importi eshte varur kryesisht nga situata që mbruhet brenda. Të huajt, administratat e huaja sado të fuqishme, deri diku mund ta shtrinë hapin, kane limite, për të ndikuar në fatet politike dhe demokracinë në Shqipëri.

    Ka një paradoks. Kryetarët autokratë të partive dominuese, i përdorin zgjedhjet për tu bërë kryeministra, pra për të marrë në kontroll aparatin shtetëror. Shteti pavarësisht se nga forma institucionale i përngjan modelit perëndimor evropian, ka fatkeqësinë të gjendet në një kontekst social, në një situatë, ku vet modeli i shoqërisë shqiptare, jo vetëm që është i papërgatitur, por e keqpërdor dhe e tjetërson rolin e shtetit duke e parë në rolin e një lope që mund të milet në mungesën totale të skrupujve.

    Shteti supozohet të jetë institucioni më i zhvilluar(dhe ashtu është vërtetë në krahasim me shoqërinë shqiptare), por fatkeqësisht nuk funksionin sipas modelit perëndimor. Ai kthehet në një mashë të aktivitetit politik, aktivitet i cili ndjek mentalitetin, zakonet e një shoqërie tradicionalisht të prapambetur, ne kontrast me shoqëritë ku zbatimi i ligjit ka sjellë edhe funksionimin ligjor të shtetit.

    Kështu që votuesi shqiptar është vet ai që thyen ligjin, që nuk ndjek modelin perëndimor të shtetit ligjor. Aparati i shtetit dhe partitë, i shërbejnë kryetarëve autokratë të kontrollojnë të tërë hapësirën publike shqiptare.

  15. Numerohen pafundesisht te keqijat e Berishes. Pse valle? Nuk i dine njerezit keto te keqija, nuk i kane hequr ne kurriz? Aq sa disa prej tyre moren edhe armet, e kur e pane qe socialistet ndertuan shkerdhatokracine thjesht iken. Pse atehere ka nje stepje dhe ftohtesi ndaj opozites institucionale shqiptare? Mos valle 700 mije shqiptare qe nuk votojne kane cmire Edi Ramen pse eshte shume i gjate? Apo u ka terhequr veshin Gramoz Ruci kur ishte ne pushtet dhe rrinte me nja 30 trafikante nga mbrapa? Do u kete cuar tatimoret valle Anastas Angjeli kur kullandriste financat? Mos jane valle te cmeritur nga ideja e Rosinantit qe “token e merr ai qe e punon”; se eshte goxha ide kjo qe fsheh gjera nga pas? Apo mos valle ka njerez qe nuk u pelqen pse kryetari i opozites bashke me rrethin e tij struk karrieren dhe garancite e saj ne Vlore? Pse kam dyshimin qe pas zgjedhjeve, kur me shume gjase, Saliu t’u kete thyer kokes ndonje kuti votimi sic e ka bere keto 20 vjet, opozita na shkon e ben te veten ndonje axhende krahinore? Se nuk ka bythe edhe sikur te kete ndonje gjysem fjale te marre gjekundi. Pse qenka kaq e moralshme dhe duhet te vleresohet si injorance qe te thuash se thjesht nuk barazohem me ate ndryshim qe risjell ne cdo ekuacion Ilir Meten ne pushtet, qe ai qe do drejtoje punet e mia ne 4 vjet, e per te mos thene qe ky Ilir Videoteka do jete edhe vete kryeminister? Pse duhet te mendoj se ka rotacion ketu? Apo vetem qe eshte Saliu perballe me familjen dhe miliardat? Po pune e madhe. Mire i shoh njerezit une. hane pine dhe shajne. Funksionojne si komb solid. Ka vrare njerez do thote ndonje qe zemra i emigron ne endrrat e bukura per atdheun. Ose ne endrrat e nje nate vere! Kush e rehabilitoi, pyes? Kush e mbajti ne politike? Kush i rrahu shpatullat pas Gerdecit qe tani derdhin lote te gjithe? Kush e mbajti ne pushtet ne 2009? Po ne 21 janar? Kush i beri te gjitha keto per llogari te veta kur NJE SHUMICE VOTONTE NDRYSHIMIN? Ata qe sot apelojne per drejtesi? Se mos na bejne Hakmarrje per Drejtesi se ne shpresojme vetem demokraci? Ata qe na e lane kete te keqe, per denoncimin e se ciles sot kane nje aradhe demkash te pafundem, do shpresoja shume qe ta kishin edhe njehere mbi koke Saline se ai ua ka gjetur masen e qafes dhe i ve mire ne zgjedhe. U jep edhe ndonje kocke ta lepijne aty dhe me kete rast pervec vetes si kryeloloja i ketij sistemi na e pasuron skenen edhe me keta larot qe sikur cerek jete te kesh te ha mortja t’i kesh smire.

  16. Gjerat jane me te thjeshta, se c’i ben ti. Por nderlikimi vjen, mendoj, nga mungesa e alternatives, ne idete qe i ushqen vetes. Me c’kam vene re une, shume persona qe nuk e fshehin perbuzjen per udheheqesin e tanishem te PS, kane nje koncept te perbashket; problematiken qe krijon kryeministri aktual me njerezit, e lidhin dhe e arsyetojne vetem me figuren e opozites politike, si per vjedhjet e zgjedhjeve, psh. Mbase duhet te ta thote dikush, por edhe vete mund ta mendoje, qe shumica derrmuese e atyre qe dalin e konfliktohen me pushtetaret problematike, apo angazhohen me energji per ndryshime politike, nuk kane motiv begatine e shefit te opozites. Gjithashtu duhet te qetesosh veten, qe keta njerez qe po flas, nuk fantazojne, e voten e tyre nuk e quajne krushqi me kryetarin… Biles mund te them qe, duke ditur se si jane limitet e njeriut ne pushtet, qenia ne opozite eshte pergjithesisht fisnikeri; kur gjerat kercasin nga padrejtesite, opozita eshte detyre. Por opozita do synim dhe realizem, nese mendon se duhet te kete nje te neserme.
    Verej se e quan Saliun si ndershkim te denje per zullumet e opozites…qesharake dhe shpirtzeze, si teze…me sa di une, padrejtesia dhe mungesa e standarteve vuhet nga te gjithe, ska privilegje, ndaj ta sqarova edhe motivimin (qe kam vene re une) te atyre qe sot e duan fort rotacionin, dhe nuk shqetesohen shume per fatet personale te politikes. Mbase dhe nuk e sheh, por vetem me keto detaje zhvlereson cdo “analize” qe mundohesh te besh. Ne fund te fundit, njerezit “te peshojne” per produktin, jo per elokuencen dhe per “sensin e drejtesise” kaq te cuditshem. Shume nga ata qe duan rotacionin, apo qe kane dale ne rruge kur Saliu tallte b… kur kerkohej transparence zgjedhore, kur firmoste importim te ligjshem te “mbetjeve”, etj, etj, e deri ne janar 2011, nuk kane hallin e hundes apo te parave te Saliut, por te shtetit te tyre. Njerezit e dijne qe u duhet edhe te bejne kompromise me natyren korruptive te pushtetit, por kane nje sensor (te ndryshem, ne njerez te ndryshem) qe u ndez alarmin, kur padrejtesia dhe pabarazia kapercen ne kufijte e arrogances. Shkurt, me duket se debati mes teje dhe rotacionisteve, eshte i kote; ti nuk njeh dhe nuk do zgjidhje.
    …me beri pershtypje perdorimi i shpeshte i fjales cmire, ne ate qe shkrove. Nuk ke pse e perjashton, pasi ka shume njerez qe fatkeqesisht e perjetojne dhe kushtezohen prej saj.

    1. ky koment u ideua per “reply” ndaj komentit te mesiperm te theollogos-it

    2. Mund te behesha nje cike socialist per nje moment dhe te pranoja, per shkak te intuites se sapofituar si i tille, ato qe thua ti. Por nje gje nuk mund ta pranoj, se do ishte nje zbritje poshte minimumit, ate se kjo rotacionit qe po shtjellon ketu kaq gjate, ka ne themel ndonje ide. Dhe une si nihilist i pandreqshem thjesht i ushqej vetes ide te kunderta asgjesuese qe nuk me lene te shoh perspektiven. Une mendoj se eshte gabim te flasesh keshtu. Se pari, personalisht, nese do te shihja vetem punen time, me duhet realisht vetem te mbaj gojen mbyllur dhe te pres sa te fitoje PS. Kaq. Se kaq duhet te besh ne Shqiperi. Problemi eshte se njeriu nuk mund te jetoje deri ne fund i kenaqur vetem me perfaqesimin ekonomik qe parashikon per veten dhe enderrimin e te qenit pjese e nje nje torbe qe hidhet ne ajer njehere andej e njehere ketej. Per t’u perceptuar padrejtesisht si i “majte” apo i “djathte” vetem ne funksion te vendit ku ndodhet dhe jo te bindjeve te veta. Por kjo fundja eshte ceshtje zgjedhjesh personale. Ti thua se nuk ka alternative ne ato qe parashtroj une, se zgjidhje nuk kam dhe nuk njoh. Po eshte e pavertete. Se pari sistemi vete ma ka ofruar zgjidhjen dhe ajo ka brenda tri alternativa: pro, kunder, abstenim. Abstenimi kesaj radhe do kuptuar qarte si vullnet kunder “OPOZITES” sesa ndaj qeverise dhe kjo duhet te vere ne alarm “alternativen e arsyetimit”, ndaj partise ne pushtet. Dhe prania jote kembengulese ketu verteton se eshte vene ne alarm per kete gje. Por ne vend te shihni problemin aty ku eshte, thjesht rimerrni akuzat per injorance dhe idiotizem te popullit, te njerezve, per ligesi dhe keqdashje, per te konfirmuar keshtu edhe njehere sesa e drejte eshte kjo intuita tjeter, qe JU nuk duhet ne asnje menyre te votoheni ne kete gjendje qe jeni.Edhe Bersani tha qe “nese italianet votojne serish Berluskonin atehere nuk eshte faji i ketij te fundit”.
      Ndonese te ulur ne gjunjet e fisnikerise, qe sikunder vure re me siper te jep statusi i opozitarit, arroganca dhe percmimi qe fshihet pas termit optimist “Rotacionist”, nuk mungon dhe madje eshte me tepri. Dhe nuk i ndan asgje nga Saliu, i cili nese ben perurimet dhe prerje shiritash ne fushate, e ka lene PS-ne te merret ne fushate me elektoratin gri, qe u be i tille edhe per shkak te ca fytyrave rilindese.
      Se fundmi me thua se fakti qe une e shoh Saline si ndeshkim te drejte per opoziten eshte teze shpirtzeze. Po pse valle je kaq i sigurte ne vetvete saqe i jep te drejten vetes te akuzosh ne kete menyre? Pse qenka shpirtezeze kjo, kur eshte kjo opozite me simptoma parafilie qe e ka mbajtur gjalle Objektin Sali qe mandej te kete mundesi te performoje si e tille? Njesoj si PS-ja ne pushtet dikur me Saline ne opozite. Pse qenkam une keqdashes, kur njerezit kane votuar kunder Saliut, kane dale edhe ne shesh, dhe Rosinanti thjesht i ka rrahur shpatullat, ka ndryshuar Kushtetuten, i ka falur krimin e Gerdecit, ka lene njerezit ne mes te sheshit dhe nuk ka ditur permbi te gjitha ta sjelle opoziten sot te shendetshme ne menyre qe njerezit te mos kene kete turbullire ne koke. Pra ky edhe ne opozite institucionale ka patur kurajen e ndyre te Preke hapesiren institucionale qe na garanton te gjitheve, socialiste e demokrate, nihiliste e rotacioniste, abstenues e antirotative, hicer dhe uragane te fitores. E ka prekur per llogari pushteti dhe mandej eshte ankuar sa here nuk ka ditur qe edhe kete levizje qurrashi, ta administroje per llogari te vet.
      Pse duhet te shpresoj te ardhmen me kete lloj njeriu dhe sidomos Ekipit qe ka rreth vetes dhe te hedh poshte ne kosh kete histori pabesie? Pse duhet te besoj se ka ndonje ndryshim ne kete mes? Pse duhet, kur jam i lire ne zgjedhjet e mia, jam krejtesisht i pandotur, te “mesoj qe me duhet edhe te bej kompromise me natyren korruptive te pushtetit”? Apo se keshtu mesoj se cfare qendron pas deshires se perveluar per rotacion? Thua se njerezit te peshojne per produktin dhe jo elokuencen. Nuk e dua vleresimin e njerezve, mjafton qe te sanksionohen rregullat si kudo. Jeten time e bej vete dhe nuk kam ambicie per te qene tribun apo udheheqes. Po te dua ndonje vend ne histori, do fus miq te me botojne ndonje shkrim te “Zeri i Popullit”.
      Dhe ne fund dua te sjell ketu nje fjali gati sublime qe me tha nje socialist shkodran: Ne kapitalizem i zgjuar eshte ai qe ben leke.
      Alamet leksioni me dha si per kapitalizmin, por sidomos per socialistet. Bashke me kete qe me the ti per te mesuar per te bere kompromise me natyren korruptive te pushtetit, kapitujt plotesojne njeri-tjetrin dhe me japin nje kuptim te ri per Rilindjen qe ka degraduar me fjalet tuaja ne nje deshire per te hipur ne karrige. Asgje me shume.

      1. Nuk e di pse po shkruan, kur nuk ta ndjen se cfare ndikimi kane mendimet e tua dhe vleresimi i te tjereve.
        Duket sikur jam une militanti, dhe nuk e fsheh qe jam natyre e perpjekur, kur me duket se po humbet bashkejetesa qytetare dhe mundesia per te jetuar mire, kur je i rregullt. Por ben pershtypje menyra jote e trajtimit te momenteve kritike, ku cdo detaj e lidh me menyren e keqe te veprimit te Rames, pa cekur fare ate qe eshte autor, nderkohe qe ky (Berisha) po tregon qe i ka keputur pothuaj fare, menyrat e kontrollit, si asnje vec tij. Nejse, me beso qe nuk jam natyre qe luftoj qe te gjithe ta mendojne si une; reagoj vetem kur shoh qe po cenohen rende gjera qe sjane me ne cilesine e mendimit politik, por kercenojne shume me shume.
        Per informacion, jam person ne zanat te lire, ndihem i realizuar, kontaktet me politiken i kam zero, aq sa as per licence personale nuk kam shkuar ne nje ministri qe drejtohej ne ate kohe prej nje personi qe njihja mjaftueshem. Te kerkoj ndjese nese te kam cenuar, mbase duhet ta leme shoqerine te shkoje ne drejtimin qe priret te shkoje, pa folur shume.

  17. dhe dicka tjeter…miti i Saliut si fitues, apo i opozitave si humbese, eshte i rreme, pasi:
    – Saliu nuk rrespekton asnjehere rregullat e lojes, ne momentin qe nuk i leverdis.
    – Saliu nuk ka ikur prej pushtetit (deri tani) prej asnje opozite; heren e vetme qe ndodhi ishte shembja e struktures se shtetit qe di te ndertoje ai…
    – Saliu ne opozite qe me qesharak dhe me pa rendiment, se opozitat e majta. Fitorja elektorale e tij erdhi prej degradimit korruptiv qe percau te majten dhe demotivoi elektorat, dhe (cuditerisht) qytetarise se kesaj te majte.

    te mos harrojme qe e majta i ka bere levizjet e saj per tju pershtatur deshires popullore per rotacion, ne qeveri dhe brenda vete te majtes.

    1. Kurse une jam i mendimit qe ne listen e votave te shtohet edhe opsioni per te votuar per nje gauleiter. Mundesisht me mbiemer gjermanik.

      Ne fakt, dhe ca si pa shaka kjo, investimi me i mire qe mund te benin vendimmarresit shqiptar do te ishte qe te merrnin ne pune e t`ia linin administraten ne dore ndonje Kohl-i apo Schroeder-i.
      Investim prej 10-20 miljon euro ne vit, qe mund te kishte nje perfitim (roi) tejet me te madh.

      Ideja e kungulleshave te radhes dhe “sa gishta jane ketu” do e beje sistemin qe te shihet si nje mall me vlere gjithnje e me te pakesuar.

      (se kush me tha qe ne nje nga shkollat e mesme me te mira te Shqiperise, shume mesues kane dhene doreheqjen vete, qe ta perdorin si alibi ne rast se PS vjen ne pushtet, per te mbrojtur/mbajtur vendin e punes, si te “persekutuar” nga PD-ja)

      o tempora, o mores, therriste Poe..

      Oh Times! Oh Manners! It is my opinion
      That you are changing sadly your dominion
      I mean the reign of manners hath long ceased,
      For men have none at all, or bad at least;
      And as for times, although ’tis said by many
      The “good old times” were far the worst of any,
      Of which sound doctrine I believe each tittle,
      Yet still I think these worse than them a little

      Theollogos. Faleminderit per diatribat. i lexoj me kenaqesi

      1. Megjithate kam bindjen se shume pjesemarres ne kete debat, nuk po impenjohen per tu kenaqur. Kam vene re se lojrat e fjaleve kane bere qe te humbasin normat e thjeshta, ne ato qe duhen kerkuar. Shqip muhabeti, emeruesi i perbashket (kushtetuta) nuk po gjendet gjekundi.

        1. Skelar, eshte e thjeshte puna, edhe sikur 99% e njerezve te hedhin vote te pavlefshme, qeverine e formon ai qe fiton 1 vote te vlefshme me shume.
          Keta qe kerkojne vota te pavflevshme, troc dhe shqip, pranojne ne heshtje Berishen nje mandat te trete. Eshte zgjedhje e tyre.
          Cfare eshte e pamoralshme ne kete mes, eshte se bejne sikur nuk e kuptojne, se ne nje vend ku i madh dhe i vogel e di qe rezultati ndikohet nga pushteti ne forma nga me komplekset; qe nga terrori psikologjik e deri tek blerja e votes me para, keta mbajne kete qendrim. Do te ishte me e sinqerte te votonin Berishen direkt dhe te linin menjane hipokriine. Nuk ka gje me te neveritshme se hipokrizia ne nje vend te mbetur si mos me keq historikisht i fundit, i fundit, i fundit ne cdo gje, qofte edhe ne rruge qe inaguron ky kryeminister sikur i ka bere me parate e veta.

          1. Votimi ne cdo drejtim eshte i moralshem njesoj. Lereni kete rolin e moralistit se jemi shume pak ne kete vend per te besuar se e keni vertet. Po indiferenca shkon ne favor te Berishes, por JO per MERITE te TIJ. Moralin po e bejne rotacionalet, jo te tjeret. Dhe ti nuk e kupton dot neverine qe kam per ata qe bejne moral ne emer te nje alternative qe bejne sikur nuk e kuptojne qe eshte kryekeput e kapur. Dakord? Indiferenca denon opoziten. Se edhe sikur te mos e dija, ma ben te qarte Arvizuja dite e nate. Mos mendo se vlen aq shume ti, apo ndonje tjeter, apo PS dhe Edi Rama sa te bej hipokritin. Qe te jemi te qarte ne diskutim.

            1. Theollogos, ngjashem me cfare shkruan XhaXhai, une besoj se jo te gijthe qe mbeshtetin njeren pale apo tjetren, jane te ‘kapur’. Po te flitet per ‘te kapur’, kam bindjen se epersine ne kete pike natyrshem e ka qeveria, pra ai qe ka me shume pushtet. Megjithate jam kurioz te di se nga kush/cfare mendon ti se eshte i kapur Rama, dhe nga kush/cfare mund te jete i kapur Berisha.
              Nderkohe, pertej kesaj, pasi te flasesh per politike te ‘pa kapur’ sot jo ne rang global eshte goxha optimiste, kam vetem nje pike te fundit.
              Personalisht kam bindjen se ne rast se keta njerez qe sot nuk jane te ‘kapur’, pra jo politikanet por pjesa e lire e shoqerise, do te kishin mundur te ishin bere bashke ne nje “pol” apo forum/entitet me vete, ne keto vite te pushtetit te Berishes, trysnia e brendshme ndaj socialisteve dhe Rames, do te ishte shume me e madhe. Rama do te kishte detyrim t’i pergjigjej neser disa njerezve apo nje opinioni te caktuar.
              Ne kete moment, nqs Rama fiton, e gjithe merita e luftes kunder ‘regjimit’ i shkon atij, dhe me te drejte, pasi ne 8 vjet opozite, ishte vetem PS dhe fare fare pak faktore jashte saj te cilet ndikuan. Ketu une mendoj se pjesa e lire e shoqerise shqiptare jo vetem po humbet shansin por edhe me duket se nuk e do ta marre ne dore. Kam bindjen se shkaku i vertete i kesaj, eshte ne menyren me banale te mundshme thjeshte frika nga Berisha dhe falangat e PD. Rama duke qene i certifikuar opozitar, natyrisht ka patur dhe mbrojtjen formale per te bere punen e tij si opozitar. Eshte e kuptueshme se nje njeri i pavarur ne Shqiperi, qe si gjithe te tjeret ka dhe familje per te ushqyer, e ka patur kete shume me te veshtire.
              Ka dhe perjashtime te rralla, por nuk mund te merren seriozisht njerez te cilet punojne per biznesin, paguhen nga biznesi, si psh TV KLAN dhe Panorama, dhe keta te kthehen en etalon moral.
              Pra me pak fjale, mendoj se shoqeria civile ka deshtuar keq, duke mos arritur te krijoje dot ze te vetin.
              Natyrisht XhaXha mendoj se kjo “tentative” e hedhur ne ajer, per vota te pavlefshme, eshte nje budallallek qe nuk do te kete ndonje efekt real, por menyra si une e shoh kete, ne rastin kur eshte e sinqerte, me duket me shume si, me falni per shprehjen qe evokoj, nje larje e ‘asaj’ me ‘ashtu’, per heshtjen dhe friken qe kane patur te gjithe ne bark.
              Eshte nje lloj ‘state of denial’ e fajit qe te gjithe kane brenda dhe pergjegjesise qe ndiejne se heshten atere kur nuk duhej te heshtnin. Dhe tani, per te shpetuar nga ndergjegja, hajde i biem te gjitheve pa dallim.
              Me duket se pafuqia e nje shtrese intelektuale (nese ekziston) ose me te gjere te qytetareve te lire (nese ekzistojne) per t’u imponuar, ne kohen kur Berisha ne cdo etape te karrieres se tij ka bere mjaftueshem per t’i dale kunder, eshte drama reale e sotme.
              Ndersa tragjedia e nje elite te dorezuar, eshte qe kur nuk ka fuqi t’i dale kunder, hajde o burra behet pro.
              Rama ka kusuret e veta ne kete pike, nuk diskutohet. Por problemi shqiptar eshte me i thelle psikologjik. Shqiptari pret me kapadaillekun e tij tipik t’i marre njeri ne telefon ne shtepi personalisht, sic mori Ramizi Nanon dhe i tha ne 90’ten hajde behu kryeminister, apo t’i nise ndonje autobuz apo veture t’i marre tek dera.
              Me ka bere vetem nje gje pershtypje nga ngjarjet ne Turqi keto 2 jave; Njeriu i fundit protagonist ne gjithe ate revolte eshte kryetari i opozites.
              Shoqeria Shqiptare nuk ka patur fare fuqi te beje kurrfare rezistence ndaj kapjes se shtetit. Tani, jo vetem kaq, por eshte ne mase te madhe gati te dale e peshtyje kedo qe ka treguar sado pak guxim.
              Nuk e kam ketu per Shenasiun, apo te tjere qe kane bere karrieren e tyre profesinale jane jashte Shqiperise, ata jane ne te drejten e vet.

            2. Nuk e di, por po me kujton shume nje personazh te dale ne shqip nga Joyce. Ok, cinizmi duhet, por kujdes se gerryen gjera te vogla/ te medha brenda. Besoj se disa gjera do t’i vere ne vije Rama, Po, edhe pse shume njerez qe kane gjetur tashme nje lloj rehati ne rrumpallen Shqiperi, mund te ndjehen te rrezikuar. Kot e kane se nuk besoj se do preket rehati i tyre. PS fiton kete here nga vota e popullit te thjeshte.

            3. A fiton populli valle, qe te kuptojme edhe ne panelin e ndryshimit? Se edhe une popull jam dhe dua ta di: a fitoj?

            4. Tjeter, jam shume i bindur, dhe kam bindjen qe edhe shume nga keta votebardhet e dijne, se cfare nenkupton ne kete moment vota e bardhe. Ky veprim aktual i kesaj kategorie te votebardheve eshte tipikisht veprim shantazhues pa synim konstruktiv, dhe dihet qe shantazhuesi ndihet me i avantazhuar kur nuhat qe demin mund ta beje me te madh. E vetmja gje ku kapen e debatojne keta moralistet universale, eshte momenti elektoral. Logjikisht debati per ligjshmerine dhe efektin ne shoqeri, te qeverisjes Berisha, ka qene teme urgjente goxha me heret, por momenti i tanishem u jep “mundesine” qe te quajne premise militantizmin e atyre qe nuk e pranojne absurdin shteteror deri ne keto nivele. Jam shume i qarte se cfare vlere do u jape rrjedha e ngjarjeve ketyre qendrimeve. Fatkeqesisht ka shume njerez te kultivuar, qe konceptin e drejtesise (qofte edhe relative) ne nje shoqeri, e trajtojne ne menyre te turpshme, por sic duket kutivimi nuk eshte kusht i mjaftueshem per pergjegjesise qe te jep fuqia (e mendjes). Megjithate ka vend per te gjithe. E rendesishme eshte qe koeficentin e ndikimit mbi shoqerine, e kane aq sa u takon.

            5. skelar, kjo ideja e votes se bardhe, eshte nje hile e stermadhe e shpikur ne kete moment, per te neutralizuar nje pjese sado te vogel njerezish te paster dhe te sinqerte. Doktori eshte makineri hilesh. Gjithcka me hile. Do te shikosh baterdine elektorale qe do beje me kosovaret e shkrete, edhe ata ne sinqeritetin e tyre, qe do vijne te votojne per te, pasi ua ka shplare trurin me propaganden me cinike dhe antishqiptare. E ka perhapur hilen ne cdo qelize ne te kater anet.

            6. Kush e ka kete qefmbetje me Barben? Une mo? Po ca lidhje ka kjo tani me fal?

            7. Fjalia e pare eshte e gabuar, por mire ben qe e thua. Ne shumicen e debateve qe ben, i meshon faktit qe nuk ka te drejte njeri te bej moral, per motiv rotacionin, POR kuptoje qe debati nuk eshte thjeshte per moralin e paleve (nuk e di pse mu kujtua edhe ndotja minimalisht etike qe ka shkaktuar Berisha sa here ka patur mikrofon ne goje, ne jeten e tij politike) por ne tave jane krime, renie e shtetit ne situata katastrofike, dhe rreziqe te tjera me te medha se edukata apo morali. Nuk e di pse e barazvleresoni mundesine per permiresim, nese rri apo iken Berisha. Ca me larte kam permendur nje fakt, nese Hitleri organizonte nje votim, nese duhej bere holokausti, ka shume mundesi qe ne ate moment ky referendum te merrte edhe vota pozitive, por sdomethene qe keta njerez ta kene te drejten te votojne keshtu (e di qe ne kete rast, moralisht edhe ti je kunder, por e kam per ate muhabetin e vleres sublimisht morale te votes). Dhe boll me keto kritika ne paradhenie, per opoziten (e kapur, e pamoralshme, pa ide…), se vertete nuk shkon. Mos bej diversion cinik me sloganin propagandistik “rilindje”, per motivin dhe bindjen e gjithe atyre qe do votojne opoziten. Por kur te thone qe Saliu vrau, mos u bej bajat duke thene qe Rama i tradhetoi, se vallahi ska bythe ky barazpeshim, per ata qe kane nje logjike normale. Nejse, kur bej debate te tilla me duket sikur nuk po kuptohet dicka; nuk po kerkohet opinion, por po kerkohet te diskutohen dhe percaktohen limitet (si psh deri sa ligje mund te shkelin) qe u lejohen njerezve dhe shtetareve, pasi jemi larg luksit per te diskutuar opinione per taksat apo trimerine gladiatoreske, per momentin. Nese do diskutojme per to, do doja te prisnim pak, dhe te shohim. Qofsh mire.

            8. Fjalia e pare eshte ne rregull dhe eshte parim. E drejta e votes nuk kushtezohet me perspektiva politike apo partiake. Perndryshe ata qe votojne Berishen jane te pamoralshem dhe zgjidhja eshte t’ua heqim te drejten e votes sa te ftillohen. Po ju edhe me kete nuk gjeni derman se te pamoralshem quani edhe ata qe abstenojne. Aq me teper qe Rilindja na qenka vetem nje slogan propagandistik. Pra demagogji. Pse qenka bajate te konsiderosh si premise ne gjykim te shkuaren e Vetedijshme dhe te afert te nje poltikani? Aq me teper qe analiza me e thjeshte te con ne nje barazi amoraliteti mes te dy kampeve. Boll me kete se behesh bajat, mjaft me ate se je cinik, leri paradheniet se nuk te shkojne. Po keto jane arsye qe e kane bere Edi Ramen te jete funksion i Havase ku e kane cuar elektoratin. Po edhe ti o zoteri, qofsh mire dhe te degjofsha zene e mire!

          2. Shkruan:

            Keta qe kerkojne vota te pavflevshme, troc dhe shqip, pranojne ne heshtje Berishen nje mandat te trete. Eshte zgjedhje e tyre.

            Kjo nuk më duket e saktë. Ndoshta mandati i tretë i Berishës është pasojë e pashmangshme e suksesit të votës zero, edhe pse përkrahësit e këtij opsioni nuk e duan këtë detyrimisht.

            Përshtypja ime, është se motivet e përkrahësve të votës zero janë të ndryshme: disa janë thjesht kundër sistemit dhe kastës në pushtet; disa të tjerë duan që të ketë rrëmujë, mundësisht përplasje të dhunshme; disa nuk durojnë dot Edi Ramën; disa sinqerisht duan t’u japin një mesazh refuzimi të dy palëve; disa mund të jenë thjesht të nxitur ose të paguar nga PD-ja, për të sabotuar votën opozitare (supozim teorik ky, jo se kam gjë prova); disa e kanë humbur shpresën te oferta e tanishme në spektrin politik. Një pjesë e madhe janë idealistë dhe njerëz me pretendime etike, por ka mes tyre edhe krimba – nuk kam dyshim për këtë.

            Sërish, unë besoj se kjo nismë e votës zero nuk do të ketë sukses. Do t’i kthehemi kësaj teme, natyrisht, kur të kemi rezultatet e zgjedhjeve – edhe pse jo të gjitha votat e pavlefshme do të mund të konsiderohen si qëllimisht të pavlefshme, ose efekt i kësaj fushate të tanishme.

            Le t’i vëmë gjërat në perspektivë dhe të kujtojmë se, deri para një muaji, dukej sikur zgjedhjet do t’i fitonte Kreshnik Spahiu i dylbive strategjike (Kreshqipi)! Po ku ka përfunduar tani AKZ-ja?

            Gjithashtu, i mban vallë mend njeri gjyqet që u bëheshin të gjithë atyre që shprehnin dyshime për konsistencën e kësaj force politike, besueshmërinë e saj dhe të liderit të saj? Ca nga entuziastët e djeshëm të AKZ-së nuk kanë reshtur së shkrofëtituri si kuaj – por thjesht kanë ndërruar stallat dhe kalorësit, dhe tani kanë dalë në pazar me vithet të mbuluara me rrobën e bardhë e të virgjër të votës zero.

            Por – për të shmangur keqkuptimet – njerëz si F. Lubonja, Sh. Rama dhe grupi i shoqërisë civile në Tiranë që kërkojnë votë zero ose protestë nëpërmjet votës duhen respektuar, si njerëz që guxojnë të ofrojnë një alternativë ndaj hidrës dypartiake dhe partitokracisë; edhe nëse ka të tjerë, si ne, që mendojnë se kjo alternativë, në fakt, i shërben statu quo-së dhe Berishës dhe moralisht nuk mban ujë.

  18. Lubonja & Co nuk shohim pertej hundes se tyre te moralistit dhe opinionistit.

    Sa eshte ajo pjese e elektoratit shqiptar qe te shenoj realisht nepermjet votes, protesten e vet rreth “tokes te xanun” ne politike, per pasoje edhe ne te gjitha dimensionet e aparatit shteteror, nga nje kaste mizerabel hajdute, pa ideale politike apo kombetare?

    Ushtrimi i fjales te lire ne formen e disa artikujve moraliste utopike drejtuar nje hapsire publike, mases injorante qe eshte e manipuluar edhe atehere kur gjoja proteston ne rruge ne emer te demokracise, eshte nje ushtrim i kesaj te drejte ne boshllek (exercise in futility).

    Sot votuesit shqiptare mund ta shesin voten lehte sic edhe po ndodh, ku partite kryesore dhe ato aspiruese, po perdorim fondet e fshehta te bizneseve sponsorizuese per te blere voten: nje kombinimi i simpative personale dhe sigurimit te pagesen me te larte (to the higher bidder).

    Protestuesit e ndergjegjshem qe iu sugjerohet vota e bardhe, venia e kryqit, jane nje minorance e paperfilleshme, por nese votojne jashte dyshes apo treshes, krijojne shanse te mundeshme qe partite te mos marrin dot mandatet, kryetaret e partive PD-PS-LSI te mos te mund te marrin mandatin te behen kryeministra e te krijojne qeveri.

  19. Po mire xhanem akoma tek kandari ” o me ne, o me ata” kemi mbetur ne? Tani na del qe edhe po te mos jesh me asnjerin, prape me dike qenke, sipas partizanllekut te atij qe te gjykon jo voten, po mos voten???

    Populli shqiptar me ata politikane qe i ofrohen, duhet te mos shkoje fare ne votime, te abstenoje 99.99% po te kishte mundesi. Por, ne e dime me siguri qe edhe populli do dali ne votime, edhe rotacioni do behet se nuk e kane ne dore as populli as partite rotacionin. Nuk lodhet kot Arvizu nate e dite nga nje cep i Shqiperise ne tjetrin, edhe Berisha ja ka pare hairin kokefortesise ne ’97, e ka shume te qarte qe nuk duhet te fitoje edhe po mundi. Une kam hall se do behet katrahurre po nuk u moren dot vesh Rama me Meten per kryeministrin. Atehere si do ja bejme qe te rilindim?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin