KRUSHQI TË ZEZA, VOTA TË BARDHA

Të gjithë e kanë pasur nga një opinion për ta shprehur, në lidhje me krushqinë e re PS-LSI; zakonisht për ta dënuar, si moralisht të papranueshme.

Kështu lloj dënimesh i dënon zakonisht të shqiptohen kur një çift ribashkohet, pasi është ndarë me gjyq të bujshëm dhe akuza të ndërsjella nga më të përbindshmet.

Natyrisht, koalicioni i ri i së majtës përbën lajm me rëndësi kritike, sidomos sa kohë që zgjedhjet e tanishme janë me rëndësi kritike për Shqipërinë.

Përkundrazi, reagimet e opinionistëve, të analistëve, të komentatorëve dhe të moderatorëve televizivë, për këtë ribashkim, nuk janë as me rëndësi, as lajme.

E megjithatë, sheh t’u jepet kryet e vendit, në mediat e Tiranës.

Njeriu nuk mund të mos pyesë veten se që kur mori kaq peshë mendimi i filanit, ose i fistekut; aq sa të errësojë, për nga hapësira që zë, lajmet për koalicionin vetë?

Pa folur pastaj për të gjitha ato raste, kur aksh analist shkon i ftuar në televizion te ky apo ai mikpritës, jep një mendim vetëshërbyes atje; dhe të nesërmen e sheh atë mendim të përcjellë nga gjithfarë mediash të tjera.

Po bëhet shumë zhurmë për këtë ribashkim; zhurmë që meriton vëmendje më vete.

Le ta sqaroj menjëherë që edhe unë u neverita me çfarë ndodhi dhe me mënyrën si ndodhi.

Edhe pse nuk jetoj në Shqipëri, dija për Metën dhe për qëndrimin e PS-së ndaj Metës çfarë më kishin thënë mediat e afërta me të opozitën; sikurse dija që 21 janari ndodhi edhe si pasojë e zemëratës së pakufi, në popullin e së majtës, për korrupsionin e kreut të LSI-së.

Figurën e Ilir Metës si politikanin post-modern, që e përdor pushtetin për mbivlera klienteliste, e krijoi para së gjithash opozita vetë; njëlloj siç krijoi opinionin për LSI-në, si parti pa programe, skrupuj dhe besnikëri.

Edhe proçkat e njëpasnjëshme të regjimit, këto vitet e fundit, nuk i ndan dot nga LSI-ja dhe njerëzit e saj në ekzekutiv; çka do të thotë se, me krushqinë e papritur të tanishme brenda së majtës, bie një nga kolonat e retorikës parazgjedhore të PS-së, ose kritika radikale ndaj mënyrës si e ka qeverisur vendin Berisha (the moral high ground).

Prandaj jam edhe unë i neveritur, për aq sa vlen kjo, nga çifti i lumturuar sërish. Vërtet morali dhe politika duan mbajtur veç, por edhe politika e ka një moral të vetin, që në këtë rast është shkelur.

Mirëpo – dhe këtu ka një mirëpo të madhe – problemi i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët, jo opozita dhe aleancat e saj të pambrojtshme.

Dhe zgjedhjet që po afrohen janë shansi i vetëm për ta larguar Sali Berishën dhe grupin e tij, me mjete demokratike, nga monopoli që ka vendosur ndaj të gjitha pushteteve në Tiranë.

Nga kjo perspektivë, kam përshtypjen se indinjata për aleancën Rama-Meta e ka zhvendosur disi fokusin nga çfarë duhej të ishte, sidomos për të majtën, synimi kryesor i propagandës parazgjedhore: fitorja e zgjedhjeve që po afrohen.

Është e natyrshme të indinjohesh; por është e nevojshme që të ruhet një perspektivë në opinionet.

Këtu vjen në vështrim edhe një propozim, që po rimerret nga shumë anë, për të votuar me fletë të bardhë këtë herë, për të shprehur refuzimin total ndaj një sistemi, i cili pjell shëmti të tilla si monopoli berishian në pushtet, ose aleanca e paparim Rama-Meta.

Më duhet të them se ideja më pat shkuar në mendje edhe mua kohë më parë, sidomos në kontekstin e ankthit të së majtës se PD-ja do t’i vidhte zgjedhjet edhe këtë herë.

Dhe më pat shkuar në mendje si pjesë e një arsyetimi, të cilin e pata ndarë edhe me ju në blog, për partitokracinë (këtu, këtu dhe këtu).

Në mendjen time, PS-ja duhej të refuzonte të merrte pjesë në këto zgjedhje dhe t’i ftonte zgjedhësit e vet të votonin me fletë të bardhë, e cila do të ishte votë jo aq kundër PD-së, sesa kundër sistemit si të tillë: një lloj “demokracie” e importuar nga Perëndimi, e cila në Shqipëri nuk ka arritur të prodhojë vlera demokratike, por vetëm alibi për grykësitë e pushtetarëve.

Votimi me fletë të bardhë, i ngjashëm me atë sciopero del voto (“greva e votës”) të cilën e përsiatte dikur Partia Radikale në Itali, është megjithatë gjest politik tepër i vetëdijshëm – ose i kundërt, në thelb, me votimin në kopé, që praktikohet sot anembanë Shqipërisë.

Ftesa e tanishme nga shoqëria civile dhe nga disa analistë, për të votuar me fletë të bardhë, nuk e ka fuqinë, as pretendimin, për t’u bërë masive; por veç mund të arrijë dhe të bindë ata pak njerëz të angazhuar përnjëmend në politikë, që janë neveritur nga lëvizja e tanishme PS-LSI.

Siç e shoh unë, ky publik target i nismës në fjalë përbëhet, kryesisht, nga zgjedhës të majtë, që normalisht do të votonin për PS-në.

Kjo edhe thjesht ngaqë askush nuk pret që zgjedhës të PD-së ose me bindje të djathta, të merakosen aq shumë për cirkun e së majtës në Tiranë, sa të refuzojnë normalitetin e votës.

Prandaj ftesa për të votuar me fletë të bardhë, siç po ofrohet në momentin e tanishëm, është objektivisht pjesë e fushatës elektorale të PD-së; meqë synon të pakësojë elektoratin e majtë, t’i heqë koalicionit të majtë zgjedhësit e lëkundur, ose të gjithë ata qytetarë të majtë, që ende shpresojnë se politika mund ta ruajë, të paktën, moralitetin e vet.

Me këtë nuk dua të paragjykoj nismëtarët e kësaj ideje dhe qëllimet e tyre; por vetëm t’u tregoj se çfarë pasojash do të kishte suksesi i nismës së tyre, sipas mendimit tim prej qytetari të zakonshëm.

Përndryshe, edhe pse mediat nuk kanë bërë punë të mirë, për të sqaruar arsyet e ri-krushqisë brenda së majtës (të cilat nuk duhen ngatërruar me opinionet e opinionistëve), publikut nuk i lejohet të harrojë se e gjithë kjo bëhet në një fushatë që i paraprin atij momenti kyç të jetës politike që quhet zgjedhje; dhe që quhet zgjedhje pikërisht pse qytetari ftohet të zgjedhë, mes kandidatëve A, B dhe C, më të përshtatshmin për ta përfaqësuar në pushtet; dhe zgjedhjet kërkojnë prej nesh të gjithëve që të jemi zgjedhës jo vetëm para kutisë së votimit, por edhe në përparësitë.

Dhe përparësia në këtë moment mbetet, e kotë ta shtoj, ripërmasimi i kapjes së shtetit nga PD-ja dhe grupi i Berishës, i cili nuk mund të realizohet kurrë, po të vazhdohet me këtë demonizim të një gjesti taktik, kushedi të dëshpëruar, të Ramës; të cilit nuk ia njohim as premisat, as shkaqet.

Prandaj, në rrethanat kur sistemi nuk mund të refuzohet me grevën e votës, as me ndonjë formë tjetër të mosbindjes civile – meqë asnjë forcë politike madhore nuk e kërkon këtë – atëherë zgjedhja duhet bërë midis konsakrimit të grupit Berisha edhe katër vjet të tjera në pushtet dhe alternativës për të sjellë në pushtet dikë tjetër; qoftë edhe çiftin e shumëpërfolur Rema, në krye të një koalicioni që, për fat të keq të moralitetit politik si të tillë, mbetet i vetmi që mund të largojë, nga institucionet, shkaktarët e dështimeve të shtetit shqiptar në këto tetë vjet.

Nuk ka komente

  1. Mua nuk me duket se kjo marreveshje do kaloj edhe aq lehte sa perpiqeni ta beni ju ketu e disa opinioniste te tjere tjeterkund.
    Te pakten je me njerez qe dine te arsyetojn edhe a posteriori. Se a prioristet nga sa duket deri me tash jane te tere me frymezim militanti.

    Kjo mareveshje, gjykoj se sjell disa inkongruenca ne qendrimin jo 8 vjeçar, porthjesht e mjafte kater vjeçar te politikes “rilindase” edramiste.

    Kjo marreveshje delegjitomon se pari pothuajse te gjitha aktet e opozites nga 2009 e ketej. Delegjitimon, rikandidimin e Edi Rames si kryetar te Partise Socialiste. Ky sipas statutit duhej te jepte doreheqjen, te pakten keshtu na kane thene mediat, edhe opozitare. Nuk u dorehoq me “argumentimin” se i vodhen votat dhe u tradhetuan ato votat e majta… nga Ilir Meta.
    Nejse.

    Por me kete marreveshje Rama tregon se ato zgjedhje nuk ia kane vjedhur por i ka humbur, pjeserisht ose totalisht per faj te mos-alenances me LSI. Kështu aleanca e deri sotçme parazgjedhore PS-LSI hedh poshte dhe demaskon gjithe aktivitetin bojkotues dhe hap-kutizues qe ka zhvilluar PS nga 2009 e ketej, nenkuptuar ketu qe bie automatikishte “argumenti” me ane te cilit Rama rrembeu postin e kryetarit te PS.

    Problemi me i rendesishem, eshte ai se Rama deri dje (para aleances) po e perdorte 21 janarin dhe pasojat e tij fatkeqe si karte politike duke mos lene rast pa e permendur. Sot (pas aleances me LSI) ai, detyrimisht, ka zgjedhur ta hedh ne kazanin e plehrave 21 janarin, kauzen per te cilen lindin 21 janari, jete e shuara te 21 janarit, duke treguar se eshte gati te perdor cfaredo lloj mjeti per te ardhur ne pushtet.

    Mua nuk me duket se ka ndonje ndryshim te madh nga Berisha, po nga ajo se çka pretendonte te luftonte.

    Duket se nga lufta me bajlozin Berisha, Rama eshte kther ne nje bajloz edhe me te tmershem, nje bajloz qe ka si krah te djathte tashme nje nga burimet e ligesise se bajlozit qe po luftonte.
    (Niçja, instrument i Berishes!)

    p.s: mbase edhe une jam instrument i Berishes 😉
    p.s: une do te votoj dhe loboj per partite e vogla AK dhe Frd

    1. Nuk ka problem, instrumentet e Berishës nuk janë gjë të paligjshme as të pamirëpritura. Megjithatë, të ftoj të mendosh për një sekondë sa do të them më poshtë: nuk është faji i Ramës, që politika shqiptare e opozitës nuk po prodhon dot figura më solide, ose me integritet më të madh politik. Rama përpiqet të marrë pushtetin – dhe sa kohë që garon kundër Berishës, duhet ta marrë, sepse Berisha ka dështuar tashmë (dështim spektakular dhe historik ai me Europën; sepse tani Shqipëria nuk hyn më në BE pa hyrë Turqia më parë); dhe jo vetëm ka dështuar, por edhe e ka ezauruar dështimin e vet. Kushedi tani elektorati duhet t’i japë një shans Ramës, që të dështojë edhe ai.

      P.S. Nuk e kuptova mirë si do të arrish të votosh për dy parti njëkohësisht.

      1. Xhibi voton edhe per 3 njekohesisht Nesje, pa dashur te dal jashte teme,jam kurioz te di me shume mbi tezen qe “pa hyre Turqia nuk hyn Shqiperia te BE-u”.

  2. Ah, perse partite e vogla?

    Po e thjeshte, sepse une e ca te tjere nuk e hane sapunin per djath e te kene besim qorr tek Edi Rama (qe rrezik vjen menjehere pas Berishen e Doshave) apo tek kushdo tjeter person qe pretendon kete e ate. Rama aq me teper qe ne keto tete vite, e sjane pak, ka deshtuar ne cdo nisen te veten. Nuk do te mahnitesha sikur kjo te ishte loje e Berishes dhe Metes per ta shkaterruar ate dhe Ps perfundimisht.
    Gjjithsesi, problemin ne pergjithesei dhe te Berishes nuk e shikoj tek personi Berisha apo tek maloku, apo hunderri, por tek mjete qe ai perdore per te arritur keto rezultate qe dime. Dhe mire keq, po me shume keq, ketu ka dore edhe Edi Rama me ndryshimet e mrekullueshme perparimtare te 2008.

    Pra partite e vogla per te fragmentarizuar ne maksimumin emundshem parlamentin e ardhshem. Ky ka qene qendrimi im pasi pash rezultatet e kodit te ri pas 2009.

    Diskutim te frytshem!

  3. Opinionet dhe analizat e opinionisteve dhe analisteve nuk behen ashtu, thjesht per muhabet apo per bizantinizem. Ato e kane gjithmone nje sfond elektoral.
    Tani, mire themi: synimi eshte te largohet Berisha nga pushteti. Por te mos harrojme se PD dhe PS jane dy parti te medha, qe kane secila nje elektorat te qendrueshem, i cili i ka votuar gjithmone dhe do te vazhdoje t’i votoje gjithmone, si edhe nje elektorat te paqendrueshem, ndaj te cilit perqendrohen batarete e fushatave elektorale.
    Ti Xha xha mendon vertet se aleanca PS-LSI do t’ua mbushe mendjen te pavendosurve te votojne per Ramen? Nuk te vjen fare dyshimi se mos valle me kete aleance te re Rama do te fitoje vertet votat e LSI-se, por do te humbase nje numer edhe me te madh votash te atyre shqiptareve te ndershem, naive edhe ca leshko qe nuk i kuptojne hesapet politike e qe deri sot kane besuar ne ndershmerine e Rames? Jane pikerisht ata shqiptare qe dolen ne shesh te protestonin ne 21 janar. E pra po te them se nje nga ata leshko qe deri dje do te votonin per Ramen e qe pas kesaj aleance nuk e votojne me jam edhe une.
    Te shpresojme te kemi sa me pak zgjedhes te ndershem e leshko qe te largojme Berishen nga pushteti!
    Tek e fundit, pervoja ka treguar se parimi i vjeter anglez “honesty is the best policy” nuk ka pire kurre uje nder bijte e shqipes.

  4. Qe kur eshte shpallur publikisht ngjalëkoalicioni (PS-LSI), pati nje revolte popullore, ta quajme, ne faqet sociale ne rrjet per kete shpalosje kaq pa teklif te paskrupullsise te asaj qe Shenasi Rama e quan ‘paria’, apo qe te tjere i referohen si sistemi, qe per shumicen e njerzve nenkupton ne kete rast tre forcat kryesore politike: PD/PS/LSI, e me konkretisht Berishe, Ramen e Meten, njerzit qe prej afro nje dekade bejne ‘ligjin’ ne politiken shqiptare.

    Sa i perket opinionisteve qe shkruajne ne media, nje pjese e tyre, si fjala vjen Bushati, u bashkun me ‘revolten popullore’ ne rrjet e cila padyshim shkonte pertej asaj qe 2xha i referohet si ‘e majte’. Pjesa tjeter, si fjala vjen Zaloshnja, po bejne cmos qe ti hedhen uje kesaj flake dhe tja shesin miletit ngjalen per karamele, duke i thene, here “kjo s’eshte asgje e jashtezakonshme per ne, shkoni te flini prap, keshtu kemi vepruar dhe me pare”, e here “kjo eshte e domosdoshme qe te largojme te keqen me te madhe, Berishen” (argumenti kutist ky: ti veme dhe flaken vendit po qe e nevojshme per te larguar Berishen) e here tjeter paterica te ngjashme kashte per te mbeshtetur kete palopolitike shqiptare qe synon te rilindet duke vrare shpresen qe mbolli per 8 vjet dhe duke biresuar etalonin e korrupsionit, per te cilin deri dje ishte gati te mbante pezull e bente kurban jo vetem mbeshtetesit e vet, po gjithe vendin.

    Ashtu sic pati nje sere ‘te majtesh’ komentatoresh, ‘popull’, ne rrjet qe pas dy-tre ditesh shock-u, i bene nje rievalumim situates e sot bejne te njejten kunderzhurme per te justifikuar kete ngjalekoalicion si te keqe te domosdoshme, aka-Mustafa Nano, koalicioni i domosdoshem i qelbesirave, per te cilin sistemi=Berisha vetem, dhe po iku Berisha eshte permbysur dhe sistemi, argument i paqene i cili s’mund te behej as per Enver Hoxhen, sic dhe u demonstrua pas vdekjes se tij.

    Me keqardhje verej sot qe 2xha eshte reshtuar tek ngjalistet dhe ai, paraqitur me kete artikull si thjesht ngjale-justifikues, duke na hedhur nje dore uje ndergjegjie-shperlarese ne fillim e duke ju perveshur me pas punes per te na shitur ngjalekoalicionin si te keqe te domosdoshme. 2xh ben ne kete artikull, me se shumti indirekt, nje sere argumentash te paqena (te cilave mund ti kthehem ne nje koment te dyte per te mos u zgjatur ketu pa fund), per te arritur deri tek ky hap, ngjale-inovator, le ta quajme, qe synon te portretizoje kete levizje te sinqerte te Votes se Bardhe si berishiste, ani pse duke shtuar qe eshte e tille ne pasoja, po mbase jo ne synime. Vlen te theksohet qe kjo eshte 100% ne sinkron me moton e re ngjaliste te Rames: Kush s’voton per ne eshte berishist!

    Personalisht jam kategorisht kunder iniciatives per te votuar bosh/bardhe, kete e kam debatuar gjeresisht me nje nga inisiatoret e kesaj levizje tek Peshku Pa uje tek nje artikull ku Shenasi Rama e mbeshteste fuqishem kete ide, mbeshtetje te cilen e kam quajtur te papergjegjshme.

    Pa dashur te zgjatem e perseritem ketu, arsyeja e kundershtise per mua eshte qe vota e bere qellimisht e pavlefshme, ne rastin me te mire s’ben asgje, pra s’ka asnje efekt ne zgjedhje dhe shperdorohet pra si vote, e ne rastin me te keq numerohet nga militantet e PD/PS/LSI qellimisht si vote per ta, sic u be ne 2009 nga PD e PS me votat e disa partive te tjera.

    Gjysma e dyte e arsyes kunder votes se bardhe–dhe me kryesorja–eshte qe, duke pasur parasysh aktualitetin e politikes shqiptare, menyra me e mire per ta influencuar situaten pozitivisht (sipas meje) eshte duke dobesuar tre partite kryesore, meqe s’i permbusem dot, e kjo behet duke votuar per nje parti te polit te trete (FRD ose AKZ) me klauzolen e sigurise qe kjo parti s’do bejne aleance paszgjedhore me nje nga tre partite kryesore, PD/PS/LSI. Kjo s’eshte asgje e re, keshtu funksionon demokracia, me kunderbalanca, por tek ne kjo eshte dhe aq me e rendesishme, ne fakt jetesore per mua.

    Edhe pse kam kete qendrim, e prej kohesh i kam qendruar idese qe Rama jo vetem qe s’eshte alternativa e “te keqes me te madhe Berisha” por eshte ne fakt faqja tjeter e te njejtes monedhe, e ketij sistemi, kurrsesi s’do ta kisha imagjinuar qe kjo do me jepte kurajon per ta paraqitur kete nisme te sinqerte te votes se bardhe si berishiste!

    Se pari, ‘te majtet’ qe pas ngjalekoalicionit do te votonin Ramen (apo Meten pas videos se 7%it), kane demonstruar keshtu qe do ta votonin Ramen apo Meten pavaresisht cdo gjeje tjeter qe mund te benin keta, apo cdo gjeje tjeter qe mund te ndodhte ne sferen politike apo civile shqiptare. Kesisoj keta nuk do prekeshin fare nga kjo nisme, e cila perballe bemave te BeRaMetes eshte nje pike ne det. Diskutimet tek PPU (meqe une e frekuentoj ate faqe) jane nje ilustrim perfekt i kesaj qe them.

    E njejta gje vlen dhe per berishistet; pas gjithe cka bere Berisha deri me sot, ata qe prap duan ta votojne ate, do ta votojne ate pavaresisht se cfare tjeter ndodh ne arenen shqiptare. Kesisoj votuesit e verber metiste, edramiste (tashme ngjaliste) dhe berishiste do votojne ‘te tyret’ pavaresisht kesaj nisme apo cdo gjeje tjeter.

    Se dyti, targeti i mundshem i kesaj nisme eshte dukshem pjesa gri e elektoratit, njerez qe zakonisht nuk votojne gjtihsesi (apatiket), por sidomos njerez te cileve i ka ardhur ne maje te hundes tashme, qe jane te zhgenjyer nga te treja keto forca politike (PD/PS/LSI) dhe qe kete here ose do votojne per nje nga partite e reja (FRD, AKZ) ose do ta bejne voten e tyre te pavlefshme, ose s’do te shkojne te votojne fare. Nga te treja keto opsione per mua votimi i polit te trete eshte perdorimi me i efektshem i votes (gjithmone per nje votues qe i shikon tre partite kryesore si faqe te te njejtit sistem, e jo si gure shahu per te rrezuar njeren me tjetren).

    Nese do te analizonim kete nenpjese te ketyre votuesve, te zhgenjyerit, a do te gjenim kete here midis tyre me shume votues qe para ngjale-koalicionit, nese do te votonin nje nga tre partite kryesore, do te votonin PS-ne ne krahasim me PD-ne e LSI-e? Mbase, per disa arsye, me kryesorja ka te beje me Ram-idealistet qe e shikonin ate vertet si alternative e tani ai i doli mbret pa rroba si te tjeret. Po a mund ti quajme keta (qe tashme e kane ndare mendjen se s’votojne per nje nga tre partite kryesore pavaresisht kesaj nisme) akoma te majte apo te djathte, cka ne Shqiperi nenkupton efektivisht ramiste e berishiste? Dhe sa male male argumentash te paqene duhet te kapercejme per te arritur nga kjo tek akuza qe nisma e votes se bardhe eshte berishiste?

  5. Inisiativa e fletave te bardha e organizuar ne menyre spontane 3 muaj para zgjedhjeve nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e PD-se. Mos te harrojme qe PD-ja e kishte Meten dhe partine e tij ne koalicion me vite pas 21 janarit e per me teper e nxorri dhe te pafajshem me ate kapje qe i ka bere gjyqesorit. Aq te pafajshem e nxorri sa ata tani rrine e japin leksione per moralin. Por kjo nuk me duket se po i pengon votuesit e PD-se per tja dhene voten serish PD-se.

    Problemi kryesor qe shoh une tek kjo aleance e neveritshme e PS-LSI eshte prishja e fasades se nje sistemit pseudodemokratik shqiptar. Flas ketu qellimisht per fasade. Te gjithe e dime qe si Meta jane te te gjithe politikanet e nivelit te larte te partive kryesore e deri disa shkalle hierarkie me poshte. Ndryshimi eshte qe video e Metes u be publike. Por mos te harrojme se kjo shqyerja e fasades shume me teper sesa bashkimi PS-LSI u be kur gjykatesit dhane pafajesine per Meten. Dhe per kete Rama apo PS nuk ka te njejtin faj me PD-ne e Berishizmin. Fasadat, format dhe simbolet kane rendesine e vet ne politike prandaj PS absolutisht duhet ndeshkuar. Por mendoj se PD duhet ndeshkuar proporcianlisht, d.m.th. edhe me shume.

    Prandaj vota kesaj here mund ti jepet FRD-se dhe AKZ-se, praktikisht kujtdo qe mendohet se do ta kaloje pragun per futjen ne parlament dhe eshte shume kunder Berishes. Kjo ndeshkon PD-ne me shume por nuk le pa ndeshkuar dhe Ramen e PS-ne me uljen e votave te tyre. Nese nuk mendohet se ato do ta kalojne pragun atehere fatkeqsisht pak zgjedhje ka pervec se ti jepet vota se majtes serish.

    Ketu me duhet te ndalem ta gabimet e renda te Rames (dhe PS-se) qe duhet medoemos ti kushtojne vendin si kryetar i PS pas heqjes se Berishes. Ndryshimet kushtetuese te 2008-s jane gjeja e pare. Ne fakt aresyeja e atyre ndryshimeve te turpshme ishte neutralizimi i LSI-se. Dhe ketu dalim tek gafa nr. dy e mosberjes se aleances me Meten me 2009-ten per te hequr Berishen. Rezultati eshte 4 vjet te tjera Berishe, 4*x vjet kthim mbrapa, detyrimi per te bere te njejten levizje por kesaj here ne menyre te deshperuar e pas 21 Janarit dhe cjerrjes se asaj fasade shume te brishte te nje sistemi normal. Duhet te ndeshkohet medoemos por me pare duhet ndeshkuar strumbullari me i madh, Berisha e Berishizmi. Prandaj aksioni me i mire mendoj se jane FRD-ja dhe ata faqezinjte e stadiumeve thjesht si kokecarje e Rames nese fiton.

    Vota e bardhe sic thote dhe xhaxhai do ti heqe vota te majtes kryesisht. Edhe pse emocionalisht e mbeshtes kete iniciative fakti eshte qe nje levizje si kjo duhet te filloje me vite perpara per te arritur rezultatin qe deshiron, dhe nese kjo fillon me vite para zgjedhjeve atehere perse jo nje alternative politike kunder sistemit si ajo e Bepe Grillos? Prashikimi im eshte nje qeveri e dobet PS-LSI + idealisht FRD apo AKZ. Platforme shume e mire kjo per nje alternative si kjo e fletave te bardha te kete kohe te organizohet dhe e pakenaqesise ndaj ketij sistemi te cjerre te rritet.

  6. Mua me duket e rrezikshme te pranosh premisen e Rames, se Berisha eshte e keqja me e madhe qe duhet shkulur me cdo kusht, keshtu qe Xhaxha, ma merr ne menyre gazmore, por them se ia ke futur kot fare me kete analize.

    Berisha nuk eshte thjesht nje individ, por nje model politikberjeje, dhe si i tille duhet larguar. Per kete besoj se jemi dakord. Por qe te largosh kete model, nuk mund te vish me te njejtin model dhe te thuash se po e largon. Modeli makiavelist i Rames, nuk ka asnje ndryshim nga modeli i Berishes. Dy gjera qe nuk ndryshojne jane e njejta gje, ka pas thene nje i mencur i mocem. Rama i ka pasur te gjitha mundesite per te bere politike me tjeter model, dhe deri sa pa bere kete koalicion, ende e meritonte te konsiderohej ndryshe. Por kjo i ve kapakun, sepse nuk ka as edhe nje indikator qe Rama nuk do vjedhi voten duke qene se tashme ka shumicen ne KQZ, dhe duke qene se qellimet i ka bere te qarta: “Humbja nuk eshte opsion.”

    Dhe ne kete pike ka rendesi analiza. Nuk kemi nevoje per te njejtin model me tjeter fytyre, per nje model ku humbja dhe deshtimi nuk jane opsion, por per nje tjeter. Madje me mire origjinali se sa kopja e Berishes per sa i perket ketyre modeleve, pasi duke qene se vetem modeli origjinal del fitues, humbesit do te reshtin se imituari. Dhe per kete arsye, Rama le te ndeshkohet njehere e pergjithmone. Le te humbase perseri dhe te pranoje deshtimin, ne menyre qe edhe e majta te organizohet jo me rreth kryetarit, por rredh nje modeli te vertete te berjes politike.

    Dhe se fundi, me duket dorezim i logjikes tek dera kur thuhet se figura kryesore e opozites nuk paska faj pse opozita nuk prodhon dot figure me integritet. Po pse, as per mungesen e integritetit tek figura e vet nuk paska faj fare Rama? Po pse, edhe per mutin qe vendosi t’i haje Metes, Berisha ia ka fajin, apo opozita qe nuk e kuptojne?

    Jo or jo! Jo vote te bardhe, qe ne menyre te paqellimte mund t’i shkoje Berishes duhet rekomanduar, por vote per Berishen, sado qe e kote, pasi Berisha do dal i vjedhuri (bashke me FRD e AKZ e te vegjel te tjere) e Rama fituesi kesaj rradhe.

    1. Lul, ti po do te thuash qe nganjehere nuk duhet te besojme tek (mos)ndyshimi i gjerave me vote dhe nganjehere duhet te besojme?

  7. Pa hyre ne te thella Edi Rama heret apo vone do te pendohet per kete marveshje. Sikur ti hedhim pas ato cfare kane thene dhe bere kunder njeri-tjetrit, PS-ja kur te vije neser ne pushtet do ti kete duart e lidhura per te hetuar abuzimet dhe demet qe LSI-ja ka bere gjate kater viteve qe ishte ne pushtet. Te gjitha jane te dokumentuara dhe do tja nxjerrin.

    Nese do te arrijne te fitojne.

  8. bashkohem me Lulianin, argumentimi se e keqja eshte Berisha dhe zgjidhja “berisha ik!” mjegullojne gjykimin e elektoratit. Gjithe ai program i PS reduktohet ne “berisha ik!’. Iku ne 1997 dhe erdhi prape ne 2005 pas korrupsionit galopant te qeverise se PS-Nano. Te iki Berisha hajdut qe te vij Rama-Meta hajduter? Cfare eshte kjo llogjike?

    Politika ka si synim pushtetin e kuptohet qe cdo mjet eshte i perligjur per te arritur pushtetin. Por… pushteti nuk eshte qellim ne vetvete. Eshte i tille per partite politike se pushteti perligj ekzistencen e tyre, por jo per elektoratin. Elektorati dorezon pushtetin popullor ne dobi te interesit te shumices, dhe jo te vesh me pushtet nje grup te caktuar njerezish. Nga perspektiva e partive politike cdo gje eshte e qarte: pushteti mbi te gjitha. Por nga populli pyetet: pushtetet perse?, cfare do te besh me te? Cfare do te beje Rama me Meten, qe nuk e beri Berisha me Meten? Me sakte cfare do te vjedhe Rama-Meta, qe ngeli pa vjedhur nga Berisha-Meta? Partia Demokratike me siguri tani do te ndertoje nje strategji qe hajdutet e vertete ishin LSI, dhe te pastroje “gjakun e prishur” te PD.

    Atehere nga cila perspektiva eshte kjo analize Xhaxha? Nga perspektiva e partive politike? Nga perspektiva e elektoratit? Nga perspektiva e nje simpatizanti? Duket me shume si perspektiva e nje te angazhuari, i cili deshiron me patjeter pushtetin e PS.

    Ne zemer te demokracise qendron pikerisht “liria per te zgjedhur nder alternativat qeverisese”. Me kete argumentim atehere alternativa qeverisese nuk ka. Ka vetem zgjedhje njerezish, se program politik nuk ka, ideologji nuk ka, moral politik nuk ka.

    Rama deshtoi ne 2009 ta kthente voten ne nje vote proteste. Vota e protestes per elektoratin e paangazhuar nuk funksionon ne Shqiperi dhe druhem se keto perpjekje per te perligjur “ngjalekoalicionin” (tm Xhibi) do t’i vije si boomerang Rames.

    1. Unë besoj se është shoqëria shqiptare, si e tillë, që ka dështuar në adoptimin e modelit demokratik të qeverisjes.

      Në këto rrethana, arsyetimi pragmatik është e vetmja alternativë – dhe ky arsyetim kërkon të identifikojë të keqen më të madhe që mund të luftohet jo në parim, por me këto zgjedhje, tani.

      Personalisht, mua nuk më bëhet vonë se kush e ka pushtetin në Shqipëri; por shoh se klasa që e ka pushtetin tani, e ka keqpërdorur atë në mënyrë flagrante.

      Nëse ti mendon se ka ndonjë mënyrë tjetër për ta larguar këtë klikë me rrugë demokratike tani, bujrum ta dëgjojmë.

      Për fat të keq, një nga shkaqet që shpunë te katrahura e tanishme dhe super-pragmatizmi i marrëveshjes Rama-Meta, është pikërisht qualunquismo i qytetarit shqiptar, i shprehur në frazën: “të gjithë janë njëlloj.”

      Politikanët shqiptarë janë shprehje e elektoratit shqiptar dhe e kulturës politike shqiptare. Vërtet nuk kanë moral, por kjo në masën që shoqëria shqiptare nuk ka moral – dhe ky problem kërkon trajtim më vete, e gjithsesi nuk mund të zgjidhet me zgjedhjet e tanishme.

      Të mos ngatërrojmë, megjithatë, moralin e qytetarit shqiptar me imazhin që ky qytetar ka për moralin e vet.

      Shkrimi im duhet lexuar në tërësinë e vet, jo sikurse e lexoi Xhibi. Unë nuk e përshëndes, as e përligj marrëveshjen që u bë – por vetëm e vë në perspektivë. Më jep një perspektivë tjetër realiste dhe jam gati ta diskutoj me ty.

      1. keshtu shprehej edhe Fuga “Ngatërrohet morali politik me moralin familjar apo fetar, ose shoqëror.”

        por dallimi ne atribute i nje koncepti eshte vetem nje aspekt i shpjegimit, ne kete rast te “moralit politik”. Dhe Fugen nuk po e pyet kush se ku dallojne keto, e as te gjykoje cfar ai mendon se jane “paragjykime” te elektoratit, i cili ngaterroka pritshmerite e premisat e moralit (c’budallek, e cilat jane premisat e moralit nese jo ato me burim hyjnor apo konsensusin e kultures sone?). Per mendimin tim, morali politik, me sakt morali i pushtetit, ka te beje me perkushtimin ndaj vlerave (etike, morale, kryesisht ideologjike) qe mbart individi, nepermjet te cilave ai i garanton grupit/elektoratit (constituency) perfaqesi me pergjegjshmeri.

        Edhe dallimi i Weber (gesinnungsethiker dhe verantwortungsethiker) nuk merret me mungesen e etikes ne sjelljen e politikanit, perkundrazi, Weber thote se te dy llojet kane sjellje etike, dhe pragmatistit i jep perparesi se ai eshte racional dhe ndjek etiken e performances, e kryerjes me patjeter te qellimit final me cdo mjet, e qellimi final eshte “dobia e shumices”, perkunder “gesinnungsethiker”, per te cilin qellimi eshte kryesore dhe Zoti ka ne dore perfundimin.

        Por a kemi te bejme ketu me Verantwortungsethiker, pragmatistin politik? Ekuacionit ne rastin Rama-Meta i mungon barazimi, pra qellimi i paster, jo per dobine e shumices (ate rrek ta krijoje Rama-Meta faktikisht si nje te dhene hipotetike ne kete ekuacion), por thjeshte per te marre pushtetin. Nese per palet do te ishte si synim “dobia e shumices” atehere koalicioni nuk do te behej me fajtoret e kesaj kasaphane. Populli duhet te mesoje se ketu nuk kemi te bejme me pragmatizem per hir te interesave te popullit, por per hir te interesave te nje establishmenti qe zhvendos blloqet e krijuara sipas interesave klanore.

        Tani pyetja i kalon popullit, te cilin e kemi share boll keto vite: A kemi politik te pamoralshme sepse nuk kemi perfaqesi te denje. Elektorati eshte ngurtesuar dhe perbehet thjeshte nga mafioze, biznesmene dhe aspirant per vende te pamerituara ne administrate. Atehere, eshte e thjeshte, ky popull (i perkufizuar vetem si elektorat) kete feste do: kjo eshte se fundmi edhe perfundimi i te gjitha diskutimeve justifikuese te ketij koalicioni. Shumica nuk perben pervetem se 80% aspirantet e PS plus 20% qe kerkon LSI. Ketu jam dakord dhe me mire le te bitiset ky diskutim ketu.

      2. “Për fat të keq, një nga shkaqet që shpunë te katrahura e tanishme dhe super-pragmatizmi i marrëveshjes Rama-Meta, është pikërisht qualunquismo i qytetarit shqiptar, i shprehur në frazën: “të gjithë janë njëlloj.””

        Kjo eshte shume e vertete. Por s’kishte pse Rama me kete koalicion te provonte se te barazlarguarit kane te drejte dhe te mos perpiqej te provonte deri ne fund se e kishin gabim. Do ishte nje perspektive ndoshta me e veshtire por po aq realiste sikur Rama me vendimet dhe veprimet e veta te tregonte se jo te gjithe jane njelloj. Pasi fundja, detyra per te bindur elektoratin se jo te gjithe jane njesoj nuk bie permbi kerrkend tjeter pervecse mbi shpatullat e opozites, e mbi te gjitha kryetarit te saj.

        Eshte shume kollaj te flitet me fjale te mencura ne kete pike e te thuhet ky popull keta politikane meriton, sipas kokes edhe festen, a ku di une gjithcka justifikon mungesen e integritetit te politikaneve dhe ia hedh fajin popullit. Por le te mos harrojme gjithashtu se peshku qelbet nga koka, dhe se nese nuk ka dallim permes popullit te thjeshte dhe elites qe e udheheq pervec suksesit te ketyre te fundit, atehere celesi qe e garanton suksesin nuk eshte gje tjeter pervecse bindja e propaganduar nga pikerisht elita, se elita nuk mund te jete gje tjeter pervecse shprehje e moralit te masave. Gje qe eshte bullshit qe e kemi diskutuar disa here, pasi qe ta cojme deri ne fund analizen shkak pasoje, shkaku i vetem i ketij morali cinik ne popull eshte spektakli i ndyre mediatik dhe politik, shembulli qe ofron elita si e tille.

        1. Nga njëra anë, populli thotë: peshku qelbet nga koka. Nga ana tjetër, po ai popull thotë: uji në mal buron i kulluar, por turbullohet rrugës. Me një fjalë, populli i thotë të gjitha, dhe ka të drejtë.

          Unë besoj, sikurse kam besuar prej kohësh, se sistemi i tanishëm është i papërshtatshëm për shoqërinë shqiptare – është importuar keq dhe dinakërisht, dhe është shartuar mekanikisht mbi një shoqëri dhe kulturë që nuk ishin gati për ta bërë të vetën.

          Ky sistem, kështu siç e kemi, përfton nga njëra anë peshq me koka të qelbura, dhe nga ana tjetër turbullirat në rrëketë.

          1. Po, por ceshtja eshte cila eshte e aplikueshme per rastin dhe uji i kulluar ne mal qe turbullohet rruges nuk mund te aplikohet ketu pasi duhet qe uji te buroje ne rradhe te pare i kulluar. Dhe bujrum shkojme ke burimi dhe te themi te verteten, eshte kerrme apo s’eshte kerrme ajo qe Rama vendosi mu ne gryke te burimit.

          2. Xha, keto dite kam vene re nje fenomen qe e kam pare qe prej paszgjedhjeve 2009, ku u trishtova shume nga reagimi i cuditshem i njerezve ne lidhje me deformimin e votave, shikoja qe ose zgerdhiheshin qe Sala “ja futi”, ose qe shanin Ramen qe nuk i mbrojti votat, por edhe qe bllokoi bulevardin, dhe i bezdisi…kam nje bindje qe gjithe kjo menyre reagimi nga keto zhvillime te rendesishme nxorri ne drite shkallen e ulet te lirise qe karakterizon shumicen ne shoqerine tone. Mendoj kete sepse nuk shoh qe shumica ti shohe problemet ne sy dhe te marre pergjegjesine per tu bere balle… Dhe kur situata rendohet, i bien te dobetit, viktimes, dmth jo shkaktarit…me shkaktarin nuk merren, ai eshte i forte…
            Trishtues eshte fakti qe Berishen e relativizojne me nivelin politik, por cuditerisht harrojne qe ne historine e post diktatures eshte pothuaj personazhi i vetem qe ka shkelur cdo ligj qe e ka penguar per punet e veta, dhe e ka bere hapur, dhe pa u stepur, pa,pyetur per pasojat, dhe rrjedhimisht ka katandisur dhe konceptin e ligjit si
            nje lecke…ne kete menyre edhe ka aritur te sundoje, dhe deri sot qe flasim nuk kemi patur rastin te shohim qe ai te largohet nga pushteti prej votes, apo presionit demokratik… Eshte ironike edhe te shohesh qe e quajne politikan te zotin…me sa duket ne anet tona nuk ka arritur akoma koncepti qe loja ka rregulla, dhe zotesia eshte kur fiton brenda rregullave….theksoj, brenda ligjit, jo moralit, se ti kerkojme edhe moral, shkon shume…

    2. kapedan ka disa gabime te medha kur thua:

      “Iku ne 1997 dhe erdhi prape ne 2005 pas korrupsionit galopant te qeverise se PS-Nano”

      Nese ky perfundim eshte me kuptimin se fitoi ngaqe ana tjeter ishte e korruptuar atehere eshte shume i gabuar si perfundim. Fitoi sepse ana tjeter u perca dhe ishte e paafte per kompromis mes vetes.

      “Rama deshtoi ne 2009 ta kthente voten ne nje vote proteste. Vota e protestes per elektoratin e paangazhuar nuk funksionon ne Shqiperi”.

      Dakort qe vota e protestes nuk funksionon por PS humbi ne 2009 serish nga paaftesia per tu marre vesh me LSI. Qe te jemi te qarte, korrupsioni nuk eshte i kufizuar tek politika dhe pjesa tjeter qenkerka qelibar. Korrupsioni ne Shqiperi eshte kapilar, eshte pjese e kultures se shqiptarit “modern”, bile do te thoja qe tek ajo videoja e Metes nje pjese e madhe e shoqerise e pa veten ne pasqyre. Rrjeti i allishverisheve, ndereve dhe shkeljeve te ligjit te vogla apo te medha, e ben voten e shqiptareve kaq konstante ne kohe. Ky eshte shqiptari i sotem, me vjen keq. Ky rrjet mund te thyhet vetem nga performanca ekonomike jashtezakonisht e keqe dhe perkeqesimi i sigurise sic qe ne 97-ten dhe sic eshte tani. Ministri i brendshem i 21 janarit me 4 te vrare u zgjodh kryetar bashkie i kryeqytetit me me shume vota se asnjehere tjeter. Mos te genjejme veten pra. Korrupsioni eshte vetem indirekt faktor si premise per performance ekonomike te keqe por jo direkt faktor (moral) ne zgjedhje.

      Prandaj kur behet fjale per zgjedhjet duhen pare gjerat ne perspektive. Dhe me alternativat ekzistuese mendoj se ndeshkimi per mekatet e te dy aneve duhet te jete proporcional. Le ti veme gjerat ne peshore. Me PD nuk mund te behen as zgjedhje normale, pame pirueta ligjore nga KQZ-ja ne 2009 dhe pirueta te tjera u perdoren ne zgjedhjet e Tiranes per numerimin e votave te pavlefshme. Pame pafajesine e Metes nga gjykata. Pame Gerdecin dhe deshtimin e gjyqit te tij, pame 21 Janarin ku videot e sigurise u zhduken dhe per ata 4 te vrare nuk kane gjetur fajtor akoma. Me PS mekati me i madh eshte bashkimi imoral me LSI dhe prishja e fasades se moralit ne politike (politika imorale? pa degjoni, pa degjoni). Per mua vetem pafajesia e Metes nga gjykata eshte shume here me e rende, jo vetem imorale por edhe kriminale. Prandaj mendoj se duhet ndeshkuar PD shume here me teper se PS. Ndeshkimi i PS duhet te jete i tille sa te shkaktoje nderrimin e kryetarit qe ka aktualisht. Por ndeshkimi i PD qofte dhe vetem per ekonomine katastrofe duhet te jete qe te shkaktoje humbjen e saj te pushtetit. Ndaj alternativa qe flas eshte ti jepen vota partive te pozicionuara hapur kunder PD-se qe mendohet se e kalojne pragun si AKZ dhe FRD duke ndeshkuar keshtu PD-ne me teper.

  9. Personalisht, me behet shume vone se kush e ka pushtetin ne Shqiperi dhe si e ka, sepse dua qe kush ka pushtetin, te mos me kete edhe mua, bukfalisht dhe metaforikisht. Dhe ky eshte pushteti aktual ne Shqiperi – total, gangrene, ta merr frymen, bukfalisht dhe metaforikisht.

    Tani, nese biem dakord qe qytetari duhet te zgjedhe me mend ne koke, me nje sens perparesie dhe rendi te gjerave, atehere duhet rrjedhimisht te biem dakord qe kjo menyre arsyetimi t’i aplikohet edhe fajit per modelin e pushtetit te sotshem. Dhe ka nje hierarki faji. Nuk mundet te themi “fajin e ka gjithe shoqeria”, dhe keshtu ta shperhapim njesoj si pasionet e vrullshem, pa drejtim, pa sens, sepse na del faji jetim. Nuk mund te mos shohim se pavaresisht shume diskutimeve dhe pikepyetjeve, elitat kane nje rol ne drejtimin e mbrujtjen e shoqerise. Nuk jane te pakta rastet qe elitat e kane marre zvarre shoqerine per kauza madhore, te principta, per te cilat shoqeria nuk ka qene e pergatitur. Sic nuk jane te pakta rastet qe elitat e kane terhequr shoqerine zvarre, mbrapa. Natyrisht, edhe masat nuk jane perhere dele qe terhiqen zvarre sa andej kendej. Dhe kemi edhe raste te tjera plot ku masat ose kane rrethuar ose kane rrezuar elita. Me pak, fjale, kemi te bejme me nje marredhenie dinamike, por me nje specifike qe nuk duhet te neglizhohet: burimi i masave eshte masa, numri – qe behet faktor vetem kur afrohen mjaftueshem mendimet, interesat, vullnetet, mllefet. Ndersa burimet e elitave jane ne mos burime te medha materiale dhe institucionale, atehere aksesi preferencial ne to. Dhe me keto burime ushtrohet ai kontroll e trysni qe e dime. Pushteti i burimeve percakton edhe hierarkine e pergjegjesive.

    Ne hierarkine e pergjegjesive per ku ndodhemi sot, Berisha eshte ne maje, por fatkeqesisht nuk eshte i vetem atje ne maje, dhe nuk eshte i vetem me anetaret e tjere te partise se tij dhe bizneset pas apo para tyre. Meta dhe Rama jane aty perbri – dhe kjo eshte ajo per te cilen nuk ka me ekuivok, as per ata qe kane patur qofte edhe nje fildispanje dyshimi deri me 1 prill se kishte ende dicka qe dallonte Ramen nga Berisha – si modele.

    Me pak fjale, nuk ka ekuivok qe ne zgjedhjet e 23 qershorit shqiptaret nuk e kane nje te keqe me te vogel per ta zgjedhur. Berisha nuk diskutohet. Meta nuk diskutohet – dhe sic e thoni edhe ju perpara se te bini ne kontradikte, ai dhe LSI nuk mund te ndahen nga “prockat” e qeverise se kater viteve te fundit. Dhe nderkohe qe ne nuk mund t’i ndajme nga prockat, i bashkoi PS-ja, dhe keshtu bashkoi “prockat” e qeverise me ato te sajat, te cilat te pakta nuk ishin aspak – edhe vetem mezi po qendronin.

    Vota e bardhe, vota e nxire ne kete rast (kryqin gjithe fletes) nuk mund te kundershtohet mbi llogarite e zakonshme pragmatiste – nese PD ka nje elektorat me solid se PS, turp per PS-ne. Eshte nje deshtim i jashtezakonshem qe ne fund te 8 viteve qeverisje te kalbur, partia me e madhe opozitare te mos kete arritur te kete kapitalizuar mbi pakenaqesine e madhe te elektoratit, por te perfundoje duke shpresuar te aritmetika per te fituar.

    Perse duhet keqardhje per nje parti qe as ka mundur te krijoje fryme e te bashkoje njerezit, e as ka treguar se do te jete ndryshe, perkundrazi? Dhe natyrisht qe jane te lidhura – te tregosh se je ndryshe dhe te krijosh fryme. Kjo e fundit, shpresoj te jete bere e qarte per te gjithe tashme, qe ka ekzistuar vetem ne postera, drita, ngjyra e te tjera mjete marketingu.

    Cdo vote per nje parti apo koalicion specifik ne keto zgjedhje eshte vote per oligarkine, per rrobat e reja te mbretit – eshte vote qe te cohet hoxha, e te ulet prifti. Une nuk dua as hoxhe e as prift – dhe dua qe keta ta dine. Kete nuk e realizoj dot duke mos shkuar ne zgjedhje, jo vetem sepse po s’shkova dikush tjeter do shkoje ne emrin tim, por edhe sepse une dua te zgjedh, une dua te votoj, dhe andaj dua ta ushtroj te drejten e votes – dua qe ky vend te jete demokratik. Prandaj do shkoj te votoj, dhe do votoj kunder rotacionit, por pro ndryshimit. Sepse perparesor eshte ndryshimi, jo rotacioni.

    Nese behemi shume, kemi mundesi dhe frymezim te vazhdojme edhe me tej, me perpjekje te tjera. Kjo eshte realisht e vetmja zgjedhje e zgjedhshme, edhe ne parim, edhe me mend ne koke.

    1. Shkruan:

      Cdo vote per nje parti apo koalicion specifik ne keto zgjedhje eshte vote per oligarkine, per rrobat e reja te mbretit – eshte vote qe te cohet hoxha, e te ulet prifti.

      Unë jam dakord me këtë që thoni – në parim. Por njëlloj jam edhe i sigurt se ju, si shoqëri civile, nuk keni shans që ta shndërroni në forcë mbizotëruese grupin e atyre që do të bëjnë “grevën e votës.”

      Kini parasysh se keni të bëni me një elektorat ku, bie fjala, zgjedhësit në Gërdec votuan për PD-në dhe Berishën. Këtyre do t’u mbushni ju mendjen të votojnë zero?

      Prandaj, nisma juaj – për fisnikërinë e së cilës nuk dyshoj – ka shans të ketë sukses vetëm me pjesën më aktive, më etike, më të angazhuar të shoqërisë shqiptare; ose pikërisht me atë segment i cili, tradicionalisht, e ka refuzuar Berishën dhe metodat e tij; dhe është prirur ta përdorë angazhimin etik si motor të veprimit politik.

      Mirëpo fisnikëria juaj mua nuk më intereson shumë; ose të paktën jo aq sa më interesojnë pasojat e nismës suaj, efektet e saj objektive, të cilat i shoh si të rrezikshme.

      Një 10% vota të bardha (po ekzagjeroj me vetëdije), në zgjedhje të fituara sërish nga PD-ja, janë një vërë në ujë. Më kujtojnë katastrofën Ralph Nader, në zgjedhjet amerikane të vitit 2000; i cili, njeri pa dyshim fisnik dhe me integritet të paparë, pati si rezultat të vetëm të gjakimit të vet politik që të shkaktonte humbjen e Al Gore-it dhe t’i jepte Amerikës (dhe botës mbarë) tetë vjet sundimi nga presidenti më i keq që ka parë ndonjëherë ShBA: George W. Bush.

      Shtoj këtu edhe efektin Fausto Bertinotti në të majtën italiane dhe rolin e tij, objektiv, në dorëzimin e pushtetit Silvio Berlusconi-t: një tjetër katastrofë madhore, së paku për fqinjin tonë.

      E përsërit: nga kjo nismë dhe kjo indinjatë abstrakte, elitare, idealiste përfiton vetëm Berisha – i cili votat e Gërdecit i ka gjithsesi në xhep. Dhe jo, nuk është se më obsesionon aq personi në fjalë, sesa metoda e tij dhe, sidomos, elektorati i tij.

      Ndryshe nga ju, unë nuk mendoj se politikanët në Shqipëri, ose e ashtuquajtura “paria e Tiranës”, janë të ndryshëm prej zgjedhësve të tyre, ose shoqërisë shqiptare sot. Çfarë i dallon nga shqiptari i rrugës nuk është aq integriteti etik, sa thjesht suksesi.

      1. Duke mirëkuptuar arsyetimet e kolegëve më sipër, duke ndarë shumë prej çka argumentohet kundër politikës shqiptare në tërësi, dhe parë kontekstin shumë të vështirë ku ndodhemi, gjendem më pranë pozicionit të Xha Xhait dhe të Enit. Fatkeqësisht me gjithë rënien drastike të fundit që pësoi e majta në besueshmëri, një hierarki e përgjegjësive dhe e pasojave të derisotshme të politikës së njërit krah dhe të krahut tjetër, është ende e dukshme. Fakti që PS u orientua drejt një zgjedhjeje kaq të fortë e të kontestueshme, shpjegon sipas meje vështirësinë e bërjes së llogarive duke u mbështetur në elektoratin shqiptar, të painformuar e të pandjeshëm për gjithë ç’ka pësuar deri më sot. Nuk mundej që gjërat të ishin akoma njësoj pas 1997, 2008, 2011. E megjithatë sërish gjërat po marrin rrjedhën e rrezikshme të një skenari me Berishën të pandëshkueshëm e me mundësinë konkrete të një mandati të tretë të paprecedent. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër, asnjë, teksa data e zgjedhjeve afron e gatishmëria e PD-së është e palëkundur për të përdorur çdo mjet për t’u imponuar (heqja e sapotentuar e anëtarit të KQZ-së në kundërshtim të plotë e të hapur me ligjin). Druaj se kanë akoma gjithë kohën që duan të na tregojnë se ç’mund të bëjnë deri për zgjedhje. Ndaj dhe rreshtimi im në këtë pikë shkon, me gjithë rezervat e mësipërme, për të majtën, me të cilën do të doja t’i bëja llogaritë mirë pas heqjes së PD-së me Berishë në krye, nga pushteti. Ky i fundit mbetet akoma priorioteti i prioriteteve.

      2. Nuk pata mundesi me heret, por po perpiqem tani te vijoj biseden.

        Shqetesim qendror juaji eshte qe “protesto me vote, veri kryqin fletes” con uje ne mullirin e Berishes. Dhe duket sikur ata qe nuk e kuptojne dhe pajtohen me kete jane naiv dhe po rrezikojne vendin duke rrezikuar qe Berisha te mbetet ne pushtet.

        Ne fakt, vota ndaj PD-se dhe vota ndaj PS-LSI-se eshte njesoj, njesoj vote per Berishizmin (dhe e njejta gje per AK dhe FRD – nuk mund te mendojme seriozisht te sjellim ne pushtet 2 njerez qe deri ishin kane qene ne maje te korrupsionit dhe percudnimit te drejtesise).

        Kushdo qe obsesionohet me “Berisha ik”, mban Berishizmin. Duhet te jemi sa me te plote te mundemi, dhe te drejte ne gjykimin tone per voten e bardhe / voten e nxire (sic preferoj ta quaj une), dhe prandaj, kushdo qe mendon se duke votuar PS-LSI heq Berishen, duhet te pyese veten per Berishizmin. Nuk mund t’u bejme bisht pyetjeve po aq madhore sa ikja e Berishes, si:

        Kush mbahet ne pushtet dhe *fuqizohet* nese nuk votohet nxire? Meta – Meta qe ka nje kompani, jo parti. Meta qe e mbrojti vrasjen e 4 protestuesve. Meta, te cilit Berisha i garantoi daljen lare nga procesi gjyqesor (kujtoni edhe ngrenien demonstrative te darkes te Berishes me Meten naten perpara vendimit te gjykates – se mos kishte ndonje qe e rrente mendja). Meta, i cili para pak ditesh, i pyetur per 21 janarin na tregoi se ai eshte politikan dhe se me 21 janarin te merren historianet dhe arkeologet. Meta, qe perflitet se ne marreveshje me PS-ne ka edhe Ministrine e Drejtesise ne kabinetin e ardhshem potencial – sikur kromi, HEC-et, nafta, shendetesia etj nuk mjaftonin keto 4 vite, E cilesova “perflitet” sepse keshtu eshte. Nuk ka asgje zyrtare. Por per kete krrushqi, te mos harrojme se te gjitha ato qe jane perfolur deri tani na kane dale te verteta, dhe se marrja edhe e Ministrise se Drejtesise ka sens perfekt per dike qe ka nevoje per garanci per pandeshkueshmeri, per veten, per te vetet, per ata qe e mbrojten. Dhe te mos harrojme qe drejtesia ne Shqiperi eshte gjtihashtu nje treg i jashtezakonshem.

        Kush sillet ne pushtet dhe *fuqizohet* nese nuk votohet nxire? Rama – Rama qe shkaterroi edhe ate balance ne fije te perit qe kishte Kushtetuta e 1998-es, dhe e beri kete pas Gerdecit, dhe vjedhurazi, sepse po i shtronte rrugen vetes. Rama qe thirri njerezit ne shesh per te rrezuar qeverine nderkohe qe ai vrojtonte pas xhamave te kullave, dhe me pas beri aleance me video-skandalin dhe me mbrojtjen e vrasjeve. Rama qe propozoi per nenkryetar te KLD-se avokatin e Mediut. Rama qe nuk ka mbajtur asnje premtim qe ne opozite. Rama qe ne 8 vite ne opozite ndaj nje qeverie qe ka vjedhur e ka prere e ka dhunuar ne te gjitha format nuk arrin ta rrezoje Berishen, sepse nuk rrezon dot Berishizmin – jo sepse nuk rrezohet dot, por sepse nuk e rrezon dot ai.

        Me pak fjale – cfare mendohet se po hiqet, pervecse nje individi?

        Arsyetimi i plote dhe i drejte i situates nuk me lejon te votoj asnje nga ata qe po ofrohen. Nuk ka te keqe me te vogel – jane e njejte e keqe. Nuk ka 2, 3, 4, 5 parti – ka nje parti. Dhe une po votoj kunder asaj, sepse nuk me perfaqeson ne asgje. Sepse dua te ike e gjitha. Natyrisht nuk kam iluzione se do ike e gjitha tani. Por me thoni ju, nese nuk ka shans vota e nxire te trondise kete parti, cfare ka?

  10. 2xha, te thuash qe ne duhet te votojme/zgjedhjem te keqen me te vogel sepse kjo eshte sot per sot e vetmja alternative, e kjo pra eshte nje arsyetim pragmatik, per mendimin tim do te thote te kesh bere nje mori argumentash te paqena qe jane esencialisht EdiRame-justifikuese, me ‘check te bardhe’, tip bej ca te duash se ti thurr lali ty argumentat si te te vijne pas avazeve qe ben; pra argumenta qe jane anapulla, qe synojne te justifikojne cka ndodhur, jo ta analizojne ate.

    – “E keqja me e vogel” eshte dicka pa kuptim, perpos mazokiste, eshte si te thuash, i.e., le te zgjedhim kete tipin te na i perdhunoje femijen se ky duket me pak brutal, apo le ta kishte fituar Ducja L2B se ishte e keqe me e vogel se Hitleri, etj.

    – “E keqja me e vogel = pragmatizem” eshte kesisoj po aq pa kuptim, por dhe argument keq-justifikues, s’ka rendesi per cfare motivesh. Nuk ka asgje pragmatiste tek ngjalekoalicioni per popullin shqiptar, ka vetem garanci per pushtetin e Rames ne kurriz te shume gjerave te popullit e shtetit, e kjo s’eshte pragmatizem o lum miku, eshte tri-monizem, rrokade pushteti midis tre legenave ne kurriz te te gjitheve.

    – Te thuash qe alternativa eshte ose te votojme Berishen ose Rame-Meten eshte po ashtu nje genjeshter; kemi sivjet parti te polit te trete qe jane te sigurta se do ta kalojne pragun e padrejte elektoral, se paku sic deshmojne disa sondazhe.

    – Te besh argumenta tip “meqe gerdecaret votuan Berishen, atehere fajin per ngjalekoalicionin e ka populli” eshte po ashtu nje genjeshter, packa se eshte genjeshter me bisht Gerdec-emocional. Ne cdo vend te botes do gjeje proporcionalisht aq ‘gerdecare qe votojne Berishen’…ne Amerike p.sh. ke nje nen-klase te tere politike rreshtuar me Partine Republikane qe voton rregullisht kunder interesave te saj, ‘te bardhet rraciste e te varfer’.

    – Jam dakort me nje koment qe Hyllin kishte bere tek blogu i Shenasiut, qe vota e bardhe si nisme eshte efektivisht penalizim per partite e reja, jo per Berishen sic thua ti, pasi votebardhistete s’do te votonin as per Ramen as per Berishen, gjithsesi, padyshim jo per Ramen pas ngjalekoaliconit. E ndaj kjo nisme eshte ne fakt me efekt te kundert te qellimit te saj, por kurrsesi jo berishiste.

    – Sa faj mund ti vesh sot popullit shqiptar ne krahasim me kohen e monizmit, apo te nje populli tjeter ne bote me nje sistem te ngjashem si ky qe kemi ne sot?

    Sistemi aktual mafiopolitik eshte reduktuar ashtu qe populli praktikisht ne zgjedhje nuk ka opsione te tjera perpos te votoje pro apo kunder nje partie te caktuar e aspak per individin/kandidatin, e kjo per PD/PS/LSI nenkupton tekstualisht te votosh per Berishen/Ramen/Meten, meqe ata kane kontroll total te partise, perfshi listat e mbyllura zgjedhore, terrorin ne parti tek te tjeret pak a shume si ne monizem (drejtues te larte te PS-se guxojne te shprehen dufin vetem ne Facebook, e te PD-se as aty) etj.

    – Duke pasur parasysh ketu dhe kontrollin e frikshem qe kjo pari mafiopoltike, qe keta njerez kane, direkt apo indirekt, tek te gjitha hallkat e tjera te shtetit dhe ekonomise, e vetmja mundesi per te frenuar kete revansh eshte me kunderbalanca nepermjet partive te tjera, por sidomos ne Kuvend, pra duke votuar per nje parti te polit te polit te trete me bindjen qe kjo s’do behet pas zgjedhjeve bisht i njeres prej tre partive kryesore.

    – Ja pra qe jo vetem paskemi alternativa te tjera pervec Rames, Berishes e Metes, por ne fakt keto sipas meje jane sot per sot e vetmja alternative, sa i perket mandatit te votes se shqiptarit per 23 qershor 2013.

    2xha, nuk dua te bej arrogantin e te te them si te shkruash, por aq me teper kur (direkt apo indirekt, pavaresisht qellimit) mbeshtet dicka kaq radikale, dicka tashme te dale boje, mendoj qe minimalisht ti duhet te kishe bere nje arsyetim te ngjashem kontekstual e shkak-pasoje, qe ne (e jemi ne, jo vetme une, sic lexohet tek komentet) te mos e lexonim artikullin tend “gabimisht” sic thua. Te vetmen dritare arsyeje e shikoj tek komenti yt me lart kur thua “po cfare alternative tjeter kemi”, te cilen e mbyll shpejt e shpejt me ca argumenta te tjera te paqena. Per ta kthyer pyetjen tende mbrapsht: cfare alternative tjeter kishim ne per te inerpretuar artikullin tend? Apo mos valle duhet ta shkeputnim ate nga konteksti shqipolitik shqiptar e ta zhvendosnim ne nje vend imagjinar ku mund te trokasim vetme tek ty porta, ajo e Bajlozit dhe ajo e Gjergj Elez Alise kapricioz por gjithsesi shpetimtar?

    P.S. Dua te nenvizoj qe komentet, te miat te pakten, nuk synojne damkosjen tende a ku di une, tip ne e kemi mire dhe ti e ke keq, dhe do lexoja me mendjehapuri cdo artikull apo koment vijues ne lidhje me ceshtjen, mjafton ama qe te kete nje vijueshmeri logjike dhe gjitheperfshirje minimale te fakteve dhe rrethanave aktuale per te cilat flasem, ato politike pra.

    1. Nisma e fleteve te bardha nuk eshte Berishiste, por praktikisht i sherben PD-se duke 1) i hequr pjese votash te majtes 2) duke mos ja dhene keto vota partive te reja qe jane kunder Berishes. Arsyetim shume te mire i ka dhene xhaxhai Adeles dhe ne te njejten linje me ate te Xhaxhait gjen dhe arsyetim tek komenti im ndaj kapedanit. Xhaxhai nuk thote ne menyre specifike se cfare duhet te bejne njerezit e zhgenjyer nese nuk duhet te votojne me flete te bardha meqe ashtu i sherbejne PD-se.

      Per mua parimi kryesor i dhenies se votes ne keto zgjedhje duhet te jete te ndeshkohen partite ne menyre proporcionale me mekatet qe kane bere. Shprehimisht PD duhet te ndeshkohet me shume dhe duhet te humbase pushtetin ndersa PS dhe LSI duhet te jene me te dobeta ne koalicionin qeverises, mundesisht duke patur nje partner te 3-te. Me konkretisht vota duhet dhene partive te reja qe mendohet se e kalojne pragun si AKZ dhe FRD. Dhe kete po e them duke mos i duruar dot fare ata faqezinjte. Si e dime ne se keto parti e kalojne pragun? Sondazhet parazgjedhore! Ah sa pune do te bente nje sondazh nga data 25-30 prill. Nese keto nuk duket se e kalojne pragun atehere duhet te votohet per PS. Ndeshkimi per PS do te jete i vogel ne kete rast por sidoqofte do te kete firim votash tek te tjeret. Pra sido qe te jete PS do te ndeshkohet, thjesht ndeshkimi duhet te jete me i vogel se ai ndaj PD-se.

  11. …Mirëpo – dhe këtu ka një mirëpo të madhe – problemi i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët, jo opozita dhe aleancat e saj të pambrojtshme…- shkruan.

    Problemi është si Sali Berisha, ashtu edhe opozita.
    Shkrim i dobët ky XhaXha, pasiqë i partishëm. Bën gabimin që po përpiqesh të kritikosh tek analistët e lajmëtarët. Mes shiut dhe breshërit nuk është se duhet përzgjedhur patjetër: mirë bën robi të rrijë në shtëpinë e tij e të presë sa të mbarojë. E vetmja alternativë në të tilla raste është heshtja dhe injorimi i fytyrave që kanë pushtuar gazetat e ekranet. Nuk ke pse i nderon duke i përmendur e as nuk ke pse thua mendimin tënd për gjithçka.

    1. E vështirë, madje e pamundur kjo alternativa e qëndrimit në shtëpi derisa të mbarojë shiu. Meqë për ne të Shqipërisë çdo zgjedhje ndër pallatet e pushtetit hyn pa na pyetur fare edhe në shtëpitë tona. E këto 4 vjeçarët që rrëshqasin si pakuptuar ndër legjislatura, na gjetën fëmijë, e po na përcjellin drejt moshave të pjekura, teksa pasojat per ne janë të panumërta.

    2. Shkruan:

      Shkrim i dobët ky XhaXha, pasiqë i partishëm.

      Kur e shkrova, nuk e bëra me shpresën që të fitoja ndonjë çmim gazetarie. Përkundrazi, dëshira ime ishte të kontribuoja në një debat publik me rëndësi të madhe. Duke gjykuar nga hapësira që i është dhënë shkrimit, por edhe nga kritikat e rrepta që kam marrë, nuk pendohem – sepse ky ishte edhe synimi im.

      Madje, madje, tani që po e mendoj prapë, kushedi edhe e fitoj atë çmimin, të paktën për sa i përket angazhimit në debatet.

      Por e ke gabim kur e merr angazhimin tim për partishmëri – sepse jo çdo angazhim është partishmëri, edhe pse çdo partishmëri është angazhim.

      1. Xha xha, eshte shkrim i angazhuar partishmerisht.
        Por nuk ka asgje te keqe ketu. Ti, sikurse kushdo tjeter, nuk ke detyrimin te jesh medoemos i paanshem politikisht.

        1. Plotesisht dakort. Partishmeria s’eshte dicka e piset.

          Nga ana tjeter, te justifikosh a mbrosh dicka te piset eshte dicka qe ne mos eshte e piset ne vetvete, te ndot padyshim.

          Si dhe, tek ne nuk i druhen njerzit partishmerise per parim (ngaqe mendojne se eshte gabim partishmeria) por ngaqe te gjithe e dine se c’eshte politika shqiptare; nuk ka njeri qe ka lexuar te pakten 10 artikuj shtypi gjate 10 viteve te fundit dhe qe s’e di se ca palaco jane Berisha, Rama e Meta. Ndaj nuk gjen dot sot kerkend jashte radheve formale te partise qe ti mbroje keta hapur, me partishmeri e bindje, por qasjet jane gjithmone, pak a shume, ‘ne emer te popullit’, apo te kritikes se pavarur, etj.

          Por mendja ma thote qe te gjitha keto ti i dije shume mire gjithsesi, si cdo njeri tjeter qe ndjek minimalisht mediat shqiptare…

          1. Mua nuk më intereson partishmëria, as PS-ja. Megjithatë, PS-ja është e vetmja alternativë realiste ndaj PD-së; dhe këtë nuk është se e kam nxjerrë unë me deduksion…

            Kur flisni kështu, më kujtoni proverbin: if all you have is a hammer, everything looks like a nail. Të mendosh se S.B. duhet të largohet sepse po bën shumë dëme, nuk do të thotë se je automatikisht me P.S.-në! Le ta largojë edhe PBDNJ, po të ketë këllqe.

            1. 2xha, Rama NUK eshte alternative e Berishes, ketu synojne gjithe komentet tona, po ti mesa shoh shkel ne derrasa te paqena se ndryshe s’arrin dot aty ku do te arrish qe ne krye te heres, ne kete rast legjitimimi i ngjalekoalicionit.

              Cka me thene te drejten me ben te mendoj se nese ti (dhe te tjeret) justifikoni kete, a ka ndogje gje qe mund te bente Rama te cilen juve s’do ta justifikonit? A ka nje Rame-limit per juve?

              Kjo qasja jote me kujton ate shprehjen amerikanpolitike, “Ai eshte kopil, por ama eshte kopili yne”. Vecse ne kete rast ti e tejkalon ate disa fish, duke ditur qe ti s’perfiton gje nga Rama sic mund te kete perfituar Amerika nga diktatoret qe ka suportuar ne bote.

              Cka me le te hamendesoj qe motivimi ne kete rast mund te ‘flere’ gjetiu, dhe pa dashur te spekulloj (s’e s’do ishte as e drejte) do mjaftohem te them qe shikoj te njejten urrejtje per ‘palen tjeter’ qe ne kete rast shnderrohet ne qellim, bile qellim qe justifikon cdo mjet.

              Dhe s’eshte fundi i botes nese qendron kjo, ama kercet kaq shume kur serviret si parimore, apo si komb-utilitare a ku di une. Nuk do kishte aspak boshlleqe argumenti ( packa se mund te kishte kundershti) nese p.sh. do paraqitej si “Une dua qe te largohet Berisha nga pushteti, me cdo cmim e kosto”.

        2. Relapso dhe Mirazh, nëse ju e quani shkrimin tim “të partishëm” ju keni harruar, ose nuk e keni idenë se çfarë është partishmëria.

      2. Jashte teme, por meqe ra fjala te partishmeria, do te pyesja Xha Xhane apo kedo tjeter qe mund te me pergjigjet, si perkthehet fjala ‘partishmeri’ ne gjuhet perendimore? (anglisht, frengjisht, italisht etj.). Nuk e kam fjalen per kete te rene, por per ate te qemotshmen, per partishmerine proletare te realizmit socialist. Falenderime paraprake!

  12. Xhaxha, dua te sqarohem sepse nuk dua keqkuptime. Une nuk besoj, pasi e njof pozicionin tend nisur nga shume shkrime qe ke nxjerre ketu, se argumenti jot ka qellime partishmerie. Perkundrazi, jam dakord qe vota e bardhe, sa do qe me qellime te mira, eshte naive pikerisht sepse nga kjo vote perfiton Berisha dhe ndeshkohet Rama, pavaresisht pretendimeve naive se kjo vote ndeshkon te gjithe. Argumenti im eshte tjeter, dhe nuk e di se sa e kam bere te qarte: Edhe cfare pastaj se nuk ndeshkohet Berisha por vetem Rama nga kjo vote?

    Eni dhe Forma Mentis ngrejne argumentin se ndeshkimi duhet te jete proporcional, dhe eshte me e rendesishme te ndeshkohet Berisha se sa Rama. Une e ve ne pikepyetje kete, dhe them se me e rendesishme eshte te ndeshkohet modeli i Berishes, se sa vete Berisha. Per kete jam i bindur se je dakord me mua nisur pikerisht nga pozicioni koherent dhe konsistent qe ke mbajtur neper shkrime. Mirepo ky model nuk mund te ndeshkohet duke e legjitimuar njekohesisht. Qe te ndeshkohet modeli duhen ndeshkuar imituesit. Le ta coje vota e bardhe sa te doje ujin ne mulli te Berishes, pune e madhe perderisa problemi nuk eshte se kujt i perket mulliri, por se cfare lloj mulliri eshte. S’ka pse t’i jepet Rames ne dorezim mulliri kur shenjat jane qe NUK IA KA IDENE DHE AS VULLNETIN TE NDERTOJE TJETER LLOJ MULLIRI, POR VETEM TE PERVETESOJE ATE QE ESHTE. Le ta mbaje more Berisha, ne fund te fundit e ka ndertuar vete dhe di dhe ta administroje me mire.

    1. Thone ne anglisht: ‘tani qe e beme shtratin le te fleme mbi te’. Sistemi eshte ai qe eshte. Na u shit si me i miri dhe e hengrem ate luge ‘corbe te prishur’ rrjedhimisht do vjellim gjithe jeten.

      Une nuk kam degjuar ndonjehere qe dikush diku ja paska arritur te nderroje modelin. Ah po disa mund te thone Hugo Chavez arriti te ndryshoje formulen e demokracise (me rezultate mikse). Ama duhet nje rock star si Hugo Chavez ta beje kete pune. Per aq kohe sa nuk ka nje te tille, eshte harxhim i kote fryme alla Occupy-Wall-Street te kerkosh nderrim/ndeshkim modeli. Eshte kunderproduktive vota e bardhe ne kete rast. Ai stan ate brume ka.

      1. Po pse del nga tema? Nuk po flisnim as per modelin e evolucionit kunder kreacionizmit, as te relativitetit gjeneral kunder fizikes kuantike, dhe as per modelin kapitalist kunder modelit komunist. Me model kam nenkuptuar thjesht ate qe ka nenkuptuar Xhaxhai dhe qe ka sqaruar edhe kapedani me lart, rolin e pushtetit per sa i perket te mires se perbashket nepermjet shtetit si instrument me qellim kete te mire te perbashket. Apo qe te dalim ne termat e perdorura, megjithese i gjej te perdorura gabim, po flasim thjesht per modelin “moral” kunder modelit “pragmatik”. Nuk i quaj te vlefshme keto terma sidoqofte, sepse dikotomia eshte e rreme. Kjo e Rames nuk eshte pragmatizem, por makiavelizem, pasi te jesh pragmatik nuk do te thote se qellimi justifikon mjetin, por se disa mjete, apo me sakte praktika, jane te pajustifikueshme pavaresisht qellimit.

    2. Shkruan:

      Le ta mbaje more Berisha, ne fund te fundit e ka ndertuar vete dhe di dhe ta administroje me mire.

      Po si të të marr seriozisht unë ty, kur thua të tilla gjëra?

      (Këto janë teza trockiste, do të kish thënë Enver Hoxha.)

      1. Me merr njesoj seriozisht si kerkon edhe te merresh seriozisht vete kur thua se me mire po te fitoje Rama se Berisha.

        1. Lulian, unë nuk “kërkoj” të merrem seriozisht – unë merrem seriozisht dhe këtë nuk ka nevojë ta provoj këtu.

          Nuk bëra propagandë për Ramën – por shpjegova pse heqja e Berishës, me votë të lirë, ka prioritet ndaj dënimit të klasës politike en bloc; dhe pse dënimi i kësaj klase, kështu si po bëhet në këtë moment, rrezikon objektivisht që ta mbajë Berishën në pushtet.

          Ky ishte thelbi i argumentit tim.

          Por, meqë e ngrite si çështje, dhe që të mos të mbetet merak: po, unë besoj se Rama do të sillet me institucionet, me qytetarët dhe me ligjin më mirë se Berisha. Duke e ditur se ç’ka bërë kryeministri i tanishëm deri më sot, ky përfundim nxirret vetvetiu.

  13. XhaXha, të besosh se fitorja e së majtës është një hap përpara është naivitet, aq më shumë kur kjo bën aleat të saj qeverisësit e djeshëm. Sipas kësaj logjike nuk do të ish problem sikur e majta të bënte koalicion edhe me PD-në.
    Në i fiton e majta, apo e djathta zgjedhjet është si të të lenë të zgjedhësh mes kolerës dhe murtajës. Nëse ti kërkon patjetër të angazhohesh në një rast të tillë, nuk ka asgjë të keqe; fundja a nuk e bëjnë këtë të tërë llapaqenët që kanë bllokuar lajmet?
    Angazhimi i vërtetë në diagnoza të tilla do të qe veç neveria nga kjo histeri, që është gjithashtu edhe e përlyer me gjak. Ky i fundit e bën çdo gjykim cinik, ndaj edhe të panevojshëm.

    1. Besoj se rotacioni është një hap përpara (jo doemos fitorja e së majtës – rotacioni: janë dy gjëra të ndryshme).

      Fakti që unë angazhohem dhe që llapaqenët angazhohen nuk më bën gjë edhe mua llapaqen. Të lutem, pak më logjik.

      Angazhimi vlen në momente vështirësie dhe krize – si ky i tanishmi. Tërheqja është shumë komode, por vetëm ka problemin se si mund ta shohësh pastaj veten në pasqyrë.

      1. Rotacioni nënkupton që pala që vjen në pushtet të jetë e ndryshme nga e para jo vetëm fizikisht. Përndryshe kemi vetëm stagnacion. E për këtë është absurde të angazhohesh, pasi ndodh vetiu.
        E vetmja alternativë këtu mbetet, nëse të duhet patjetër të shihesh në pasqyrë, rrafshi përshkrues, në mos përçmues.
        Angazhimi shumë shpejt mund të ndodhë të shndërrohet në aksionizmin e të folurit kur duhet heshtur e të heshturit kur duhet folur; aq më shumë kur janë thënë të tëra, apo ngjarja flet vetë. Përndryshe do e gjesh veten përpara pasqyrës duke i folur asaj e jo vetes.

  14. Nuk e di perse nuk ka dale komenti im i meparshem. Gjithsesi ate qe kisha shkruar mund ta permbledh me disa fjali.

    Xha Xhai reagimit te qytetareve (te disa prej tyre) ku perfshihen dhe socialist te ndershem me nje vote te bardhe i pergjigjet me argumentin “ti keshtu po ben lojen e Saliut”-ne rastin me te mire…pyetja shtrohet “Ok, po a nuk po ben dhe ti Xha xha lojen e Edvinit?” Nese po c’ndryshim ka loja e Saliut nga ajo e Edvinit dhe Metes? Nese jo, perse promovon ne nje fare menyre (edhe pse me doreza) nje martese kur dhendri i ri pak muaj me pare ka perdhunuar nusen? Apo kjo behet per shkak se mos te stigmatizohet e dhunuara?

    p.s Mos harroni se Meta vazhdon te quaj kokpalare dhe se Ylli Manjani nuk la cep televizori pa mbrojtur rezultatet e Ristanit…..

  15. Vendosa t’i mbyll komentet për këtë temë – ka plot vende të tjera, në Internet, ku mund të diskutohet në këtë nivel.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin