KARAGJOZI

Në shkrimin e fundit të vetin me titull RRAPA-SHTRAPA, Xha Xhai flet përveç të tjerash dhe për gjuhën e drunjtë që përshkruan komunikatën e kryeministrisë, rreth incidentit të heqjes së përmendores në luginën e Preshevës.

Besoj mjafton për ta vënë përsëri re këtë gjë, me një riprodhim të thjeshtë të paragrafit përkatës:

Vetë teksti i deklaratës është i drunjtë, si i hartuar në vitet 1980: regjimi (i Milosheviçit) është barbarakti është i rëndëshkelja bëhet haptasqeveria mbështet plotësisht dhe pa asnjë lëkundje, etj. Emrat dhe foljet tingëllojnë aq të dobëta, sa të ndiejnë rëndom nevojë për një mbiemër ose ndajfolje patericë, që t’ua mbajë në këmbë kuptimin.

Do shtoja veç këtij konstrukti në gjuhën shqipe, thjesht për pak erëza, një frazë që gjithashtu më bëri përshtypje – nga deklarata në anglisht kësaj rradhe:

The Albanian heroes fell to become immortal in the fight for freedom, human and national dignity against the barbarous regime of ex-president Slobodan Milosevic.

karagöz

Sidomos kjo they fell to become immortal, duket sikur mi gudulis pak qimet e hundës. Perceptim nacionalist, rudimentaro-fetar i botës së përtejme mbase? Fe – me forcat tona, do ishte një slogan që do i shkonte për shtat.

Meqë e mbaj veten si njeri me imagjinatë të zhvilluar me gjithë të mirat dhe pasojat që më ka ofruar kjo karakteristikë; prej deklaratës, e përfytyroj kryeministrin me nerva të tendosura, gati për tu armatosur deri në dhëmbë, për të dhënë kushtrimin, për t’ua… ngritur ndërgjegjësimin dhe moralin kombëtar shqiptarëve: asnjë pëllëmbë nuk do preket nga kjo tokë, asnjë e drejtë shqiptari nuk do shkelet! Poshtë shovinizmi serbomadh!

Megjithatë… shkoj dhe lexoj tani së fundi, një mesazh në facebook të të njëjtit kryeministër, dhe këtu ky më shfaqet si një amvisë e mirë – por pak llafazane – me çember në kokë, duke pirë kafenë me shoqet e lagjes e duke bërë llogje. Mbase dhe duke parë filxhanin e kafesë për të ardhmen.

Kështu që përfundimisht, i parë në tërësi, nuk mund ta krahasoj veç me Karagjozin.

Karagjozi, është figurë e njohur folkorike e teatrit të hijeve, siç quhet vënia në skenë e shfaqjeve të tij. Veçantia e Karagjozit si figurë popullore dhe folklorike, është se identiteti i vet, vjen nëpërmjet emrit që mban, ndërsa profesionet në çdo inskenim të teatrit të hijeve, janë çdo herë të ndryshme.

Kemi pra Karagjozin si doktor, si peshkatar, si senator dhe me rradhë.

Në një paralelizim me këtë veçanti dhe në lidhje me këto dy mesazhe; tek i pari, kemi Karagjozin luftëtar e mbrojtës i të drejtave të kombit, dhe tek mesazhi i dytë Karagjozin si amvisë thashethemesh.

Nuk ka komente

  1. Personazhi i Karagjozit ne Shqiperi ka pesuar nje transformim nga teatri osman prej nga ku eshte trasheguar. Perballe tij nuk eshte me Hacivati(Pelegrini) por eshte zevendesuar me personazhin e Shqiptarit. Pra kemi Karagjozin perballe Shqiptarit.

    Punet ngaterrohen edhe me kur behen perpjekje per te njehsuar Shqiptarin me Karagjozin, per ta bera karagjozin shqiptar, apo shqiptarin karagjoz.

    Zgjuarsia natyrale e Karagjozit, me shembullin e personazhit qe sillet ne shkrim, si profesion ne jete ka ate te doktorit, gje qe ka qene aq e pamundur te realizohej nga Karagjozi historik turk, qe mbeti vecse nje fshatar i thjeshte, i pashkolle.

    Megjithate Karagjozi ne fjale, ka treguar se eshte i afte te luaj si ne teatrin e hijeve te kukllave ashtu edhe ne teatrin e politikes.

    Ne te dyja rastet percjell te njejten gje: moralin e publikut shqiptar(qe i pelqejne gjithmone karagjozet) dhe zgjuarsine natyrale per t’u bere nje pupetier dhe nje personazh popullor ne kulturen meskine qe e mbyt ate vend.

    Ndonje tjeter qe perpiqet te luaje rolin e Hacivatit turk, si sqimatar i kultures qytetare(joekzistuese), del vazhdimisht bosh, ben fiasko. Keshtu ka qene gjithmone, mjafton t’i hedhesh syte nga e kaluara.

  2. ‘Karagjozi’…o sa kam qeshe Juliuks…

    S’na jane ndare ‘karagjozet’ ne historine tone…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin