KARAFILI I VARREVE

Hera e sjell që ndokush mëson për origjinën tënde dhe me dashamirësi të afrohet e rrëfen se dikur ka vizituar Shqipërinë. Janë takime mjaft më të shpeshta se sa mund të mendohet. Në raste të tilla mua më duket sikur kam dalë në anën tjetër të pasqyrës. Gjithnjë kam dashur të di çfarë mendonin ata për ne kur na shikonin rrugëve të Tiranës, por nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u treguar edhe se çfarë mendonim ne për ta.

Këtu duhet bërë një dallim midis kontakteve të para në fillim të viteve shtatëdhjetë, kur tu flisje në plazh turistëve të huaj që gjësendi që ndalohej, por që për pak kohë u tolerua (edhe pse çdo aventurë e tillë përfundonte në rajonin e policisë), dhe vizitave të mëvonshme të grupeve të majta, krejtësisht të inkuadruara e kontrolluara. Natyrisht midis tyre kishte kureshtarë, por edhe fanatikë, që siç mësonim që atëherë, këmbëngulnin t’u tregonin autoriteteve shqiptare ku ndodheshin bazat e raketave në Francë apo përqendrimet e trupave amerikane në Gjermani.

I shihnim, tek ecnin në rresht rrugëve të qyteteve tona dhe rrinin e pyesnim veten se çfarë kërkonin aty, a besonin vërtet në ato që u rrëfenin shoqëruesit?

E pra, përgjigjen e këtyre pyetjeve qëllon që e merr vetëm tani, në takime të tilla si ai që përmenda në krye të këtyre shënimeve. Më duken si epilogu i një dialogu të pamundur që kishte filluar në Tiranë, këtu e tridhjetë vjet të shkuara.

Nuk mungojnë ata që duket se kishin besuar seriozisht në drejtësinë e pa cen dhe themelet prej betoni të “atdheut të proletarëve”, por më të shumë janë ata që në një farë mënyrë kërkojnë ndjesë që nuk mundën të kuptonin asgjë gjatë atyre vizitave.

E megjithatë bisedat e tyre kanë një pikëtakimi të përbashkët: moskuptimin përse ngado që shkonin, bashkë me muzetë e ndryshëm i detyronin të vizitonin edhe varrezat e të rënëve në luftë. Pothuaj pa përjashtim, në çdo qytet ku zbarkonin.

Nga fundi i vizitës, për persona të veçantë, dushe të tilla varrezash, siç i quante dikur P. Neruda, bëheshin shkas tronditjesh të forta, çekuilibrimi emocional dhe krizash pagjumësie. Te varrezat fundit të gjithë ndiheshin të pushtuar nga ankthi, të deprimuar, por shumëkush kujtohej se me vete kishe marrë ilaçe për të gjitha format e diareve, por asgjë për ta mbrojtur nga ai lloj depresioni funeral.

Në dhjetë ditë ata qenë të detyruar të vizionin shumë më tepër varreza se sa kishin vizituar gjithë jetën në vendin e tyre, por ende nuk e dinin se gjaku i atyre të rënëve në atë anë të Ballkanit, jo vetëm nuk kishte mundur të sillte lirinë e premtuar, por akti i tyre sublim ishte përdoruar si pretekst për të vrarë e prerë edhe për shumë dekada pas përfundimit të L2B (Ke tradhtuar gjakun e shokëve!), e madje karta e gjakut të tyre u nxuar edhe një herë, për tu bërë ujë fare, në fillim të viteve ‘ 90, si një barrierë e fundit ndaj proceseve demokratike (Me gjak e kemi marrë dhe me gjak do ta lëmë).

Gjithsesi edhe pa njohur detaje nga tragjedia e vërtet e vendit, turin funebër e plot ankth të varrezave shqiptare, në sytë e tyre nuk e përligjte as qëndrimi falas në Shqiëpri.

Shkrimtari dhe psikanalisti i njohur parisian, Jean Luc Tourenne (autor i një romani të shkëlqyer për Ahmet Zogun), me të cilin i kthemi shpesh anës komike të historisë komuniste të Shqipërisë, dikur më tregoi detaje krejt të veçanta, të panjohura për mua.

Diku nga mesi i viteve ’80, pasi kishin parë një numër varrezash si ato të Korçës, Durrësit etj., atë dhe grupin e tij i kishin vënë në rresht dhe po i drejtonin midis rruginave të varrezave të Shkodrës. Ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç dhe dukej se i kishte ardhur në majë të hundës, duke lundruar përmes varresh me të cilat nuk e lidhte asgjë.

Aty në Shkodër vendosi të mos ndiqte pas drejtuesin e grupit. Qëndroi në anë të një parcele dhe nisi të vështrojë rrotull, pa kuptuar asgjë përse ndodhej aty.

Diku i zunë sytë një vajzë të re, e cila po nxitonte të vendoste nga një karafil të kuq mbi çdo varr. Jean Luc më thotë se është i bindur se një shpërndarje e tillë karafilash bëhej në prag të çdo vizite të huajsh. Nuk di as ta kundërshtoj dhe as të miratoj këtë mendim të tijin.

Ai vazhdon të tregojë se vajza vazhdonte të ecte përmes parcelave dhe i linte secilit dëshmor karafilin e tij te koka. Ecte e përkulur dhe e përqendruar te puna e saj, dhe dikur kur ndeshi ballë për ballë me të riun francez. Në fillim pati një çast habie dhe stepjeje, por së fundi buzëqeshi. Dhe pastaj ndodhi ajo që nuk e priste askush.

Vajza vështroi kalimthi rrotull dhe me një lëvizje të hijshme ia la në dorë djaloshit francez të gjithë tufën e karafilave që i kishte mbetur. Dhe iku.

Jean Luc ishte mrekulluar. I thashë se në moshën e tij edhe unë do të bëja interpretime të ndryshme të atij gjesti aq të bukur, por sot kam interpretim tjetër. Në të vërtetë ajo vajzë ishte shpirti i vërtetë i Shqipërisë, të cilin regjimi kërkonte të mbante të lidhur pas idealesh të një kohe tjetër. Nëse ai (dhe unë bashkë me të) ndihej i detyruar të ruante një mendim për atë vizitë, ishte pikërisht ajo ngjarje. Me të, fare pa u gabuar mund të identifikohej ai vend i shtypur e ndrydhur, por që instinktet vitale i kishte ruajtur të gjalla për t’i shfaqur me aq dinjitet në fillim të viteve nëntëdhjetë.

No Comments

  1. Ja një poezi imja e dikurshme. Dhe më fal po s’thoka të njëjtën gjë.

    Shkodër

    Vuvë muret e kështjellës
    ata që njohën Historinë.

    Di të flasë ky karafil i egër
    po ai ka vetëm fjalë për Dashurinë.

    Shkodër, 1993

  2. Nuk me duket se kjo poezi interesante eshte shume larg. Simbolikisht muret gjithnje kane qene memece e te shurdhët, sikunder varret.

  3. Ndoshta nje interpretim do te ishte:
    “Keto lule jane per te vdekurit. Merrini te gjithe ju se jeni edhe me te vdekur se te vdekurit meqe vini deri ketu e vizitoni nje vend varr per nje kinse ideal”

    Meqe Tourenne qenka psikanalist edhe mund t’i pelqeje…

  4. “…ia la ne dore djaloshit francez te gjithe tufen e karafilave qe i kishte mbetur.”

    (dhe vazhdoj une)…per ti vendosur dhe ai mbi varre ne kujtim te rinise se atyre qe preheshin per lirine e vendit.

    Kjo sipas tradites tone qe, ne cdo vizite tek varret e deshmoreve apo jo, cojme lule. Jo ne pak raste kur vemi ne varreza, dikush qe ka nje tuhe me lule i shperndan edhe tek te tjeret per t’i vendosur mbi mermerin gri.

    Dhe kjo vitale eshte…

  5. Tani qe po i hedh nje sy shkrimit, verej se, veçanerisht pjesa e tij e dyte me ka dale si hartim, po edhe nderhyrjen e annes, bej ta kuptoj e nuk e kuptoj dot, tha.

    1. Jean Luc le te mbes me vegimin e tij emocional, ashtu ( ne forme e permbajtje) sic e ka perjetuar e percjelle.

      Une hodha drite ne nje kend te mjegulluar te zakoneve te sjelljes tone na varreza, pavaresisht emertimit te tyre, publike a te deshmoreve.

      Megjithate, akti i vajzes eshte nje shtyse per motiv poetik…

      1. Veçse nuk besoj se do te me thoni edhe ju se mund te kete qenë Zhosi, siç shkruante dikush ne anen tjeter:-)). Megjithse nuk i dihet, njerzit nuk duhen paragjykuar!

        1. Para eres demokratike tregohej kujdes i madh per varrezat e deshmoreve, ne pastrim, mirembajtje e lulezim te tyre.

          Ne raste vizitash ceremoniale aktivizoheshin pioniere ose te rinj te dalluar ne mesime dhe me prejardhje dere ‘komuniste’ per te kryer ritualin e shperndarjes se luleve mbi rrasat ‘granil e cimento lemuar’.

          Dhe per ata te pakte qe e kishin kete ‘privilegj’ ishte mburrje qe u lexohej ne te gjithe ‘shtatoren’ e tyre, pale dhe kur rrinin me grushtin mbi ball gatitu prane ndonje me te njohuri per bemat e luftes .

          Vajza ‘capkene’ si e mesipermja, te rralla ishin dhe nuk besoj se u binte rradha per te kryer detyra kaq ‘te rendesishme’.

          Pra, duke mos i paragjykuar, e rendesishme eshte qe ajo capkene i dha karafilat e kuq nje djaloshi…se pse ,qysh e tek…le ta leme.

          Me kete arsyetim nuk dua te hedh poshte idene e shkrimit qe, instiktet vitale u ruajten gjalle ( por jo tek te gjithe, e theksoj) per t’u shfaqur me dinjitet ne fillimvitet nentedhjete.

          1. E ndjeja se kishte diçka qe nuk shkonte, por ne origjine te kesaj mund te jete ose kqkuptimi ose fakti se nuk kemi te njejtin informacion. Ne te vertete e kujtoj si tani skenen e perseritur te atyre femijeve para varrit te çdo deshmori, siç e pershkruani ju mjaft mire, por Jean Luc konfirmon se ate dite ne varreza ishte nje vajze e vetme.
            Duket porosia do te kete qene qe para mbrritjes se çdo grupi (miku yne eshte i bindur per kete), duhen shperndare karafile mbi çdo varr. Me aq sa kuptoj nuk jane femijet qe e bejne kete,por nje vajze (ajo vajza), mbase e punesuar. Natyrisht femijet i kujtoj nga kronikat e lajmeve, por kam pershtypjen se ata i sillnin ne varreza ne kuadrin e vizitave te krereve te vendit ose te ndonje delegacioni qeveritar te rendesishem. Jean Luc (qe ne ate kohe ishte 19 vjeç) dhe grupi tij ishin krejt te paperfillshem. Ata duhet te kenaqeshin qe hanin e pinin falas dhe si detyrim kishin ndonje fjale adhurimi per Hoxhen si « udheheqes i proletarve boterore » dhe detyrimisht, parakalimin te varret. (Ne paranteze edhe une jam gati ta bej nje gje te tille, psh te vizitoj mauzoleun e Maos, po qe se dikush merr persiper qendrimin tim ne Kine)
            Ajo vajza, duke bere punen e saj, krejt e lodhur dhe indiferente, arriti deri te JL (qe kishte bishtnuar apo kishte nxjerre ndonje preteks per te mos bere parakalimin e varreve dhe po qendronte menjane), nderkohe qe kishte ende nje tufe te tere karafilash per te shperndare. Pra JL do te marre prej saj jo nje karafil, por kete tufe te tere te pashperndare. Dhe iku (duke rrezikuar vendin e punes po ta kishte pare njeri).
            Kete me thane e kete desha te them, por me sa duket nuk kam mundur ne versionin e pare…

            1. Sec mu kujtua se neper stolat e drunjta te varrezave te deshmoreve mes luleve te rinjte e asaj kohe benin dashuri me sigurine se nuk i shihte njeri.

              Nga kjo me erdhi ngasja:

              Mos ishte dashuri me shikim te pare ?!

              Apo ngaqe e dinte vajza adoleshente se JL ishte i huaj, pavaresisht se nga, dhe ju dha…me shpirt…se tufe karafilash i fali ( me embelsi a me ashpersi nuk e di ).

              Mos eshte trillim romantik adoleshent i JL e ne ‘dermohemi’ per te zgjidhur ‘rebusin’ ?!

              Qe ja vlen te te fiksohet nje moment i tille ku te falin nje tufe karafila ne nje vend te huaj dha aq me shume nganje vajze, e bukur besoj, nuk diskutohet; dhe me kalimin e viteve behet shtyse edhe per ti dhene krahe fanrazise…

              Adoleshenca eshte mosha e paparashikimeve…

  6. Ajo që mua më qëllon shpesh është të takoj njerëz, të cilët janë nisur dikur në vitet ’70 me një “Reanult 4” apo “Citroën 2CV” nga Gjermania për të përfunduar nëpërmjet Jugosllavisë, Greqisë, Turqisë e me radhë deri në Afganistan, Pakistan, Iran apo Indi, dhe janë habitur shumë, kur në kufirin me me Malin e Zi nuk i kanë lënë të hyjnë në Shqipëri. Nuk e kanë vrarë më gjatë mendjen, i kanë rënë rrotull dhe e kanë vazhduar itinerarin e tyre, për të mos e shlyer dot nga kujtesa habinë edhe pas 40 vjetësh, që në mes të një bote të lirë, ku askush nuk interesohen t’u vinte kufij politikë disa hipive, që përveçse tymosnin mariuhana apo bënin dashuri në majë të ndonjë kodrine në natyrë, kishte një vend me kufi të mbyllur. Habia e tyre është aq rezistente, sa edhe sot, kur më tregojnë, me shikojnë me një farë keqardhjeje.

  7. Megjithse i tregova linkun e PTF (sipas një kërkese qe mu duk se u shfaq këtu), përsëri isha i terrorizuar nga rezultatatet që google trad. mund t’i jepte Jean Luc.
    Në këto kushte u detyrova që t’i bëj vetë një përmbledhje të reagimeve për shkrimin mbi të.

    Përgjigja e Jean Luc është kjo :

    Effectivement, c’est assez amusant le “revival” 30 ans après ou presque de cet épisode du cimetière de Shkodra grâce à votre article ! Anna est peut être aussi un peu dans le vrai… Il y’a probablement eu des regards, une attirance de jeunes gens qui ne pouvaient à cet instant là s’approcher plus !

    Ju kerkoj ndjese, (në një kohë të dytë) po shtoj perkthimin:
    Në të vërtetë është shumë e këndshme që pas 30 vjetësh të “rijetosh”, ose pothuajse, episodin e varrezave të Shkodrës, falë… (censurim). Anna mbase ka prekur të vërtetën… Eshtë e mundur që ka patur vështrime (të ndërsjella), një tërheqje midis të rinjsh, që ato çaste nuk mund të afroheshin më tepër !

    1. Lyss, me duket se do te me cosh me ‘perdhune’ per te mesuar frengjishten ?!
      Perpjekjet e mia me “google translate” dolen huq , te paqarta per ato gjuhe qe pretendoj se njoh.
      Gezuar !

    2. Lyss.
      Nderhyrja e mikut tuaj me ngjan si me shfaqejn e nje filmi, ku aktori ndalon lojen e tij, dhe krejt papritmas kerkon nga personazhi historik qe ai luan, te shpjegohet se cfare ka dashur ai te thote ne ato momente qe pershkruhen ne skript. Dhe ky i fundit shtrengohet ta beje kete spejgim para shikuesve. Madje gati edhe kunder deshires se tij. Liza ne boten e cudirave. Apo pikturat e Harry Poter qe flasin per “hallin” e tyre.

      Me duket e gjitha tejet fantastike.

      Merci bien.

      1. Ne te vertete, te gjithe personazhet nxjerrin nga pak hunden ne anen tjeter te pasqyres, gje qe u perpoqa ta them ne fillim te shkrimit.
        Megjithate, nga e gjithe kjo histori, tani e shoh se nuk kam perfituar te bej pak reklame per librin e JL “Nje mbret ne Shqiperi”, qe do te botohet se shpejti ne Tirane. Eshte i shkelqyer!
        Mbase mund te ndermarrim edhe nje udhetim per promovimin e tij.