KOKA E TURKUT (V)

Në debatet e fundit rreth qëndrimit ndaj periudhës osmane të historisë së shqiptarëve dhe nevojës për të rishikuar disa qasje dhe koncepte që lidhen me atë periudhë, veçanërisht i fortë ka qenë zëri i publicistëve dhe intelektualëve katolikë ose të afërt me katolicizmin shqiptar.

Tradicionalisht, katolikët shqiptarë janë rreshtuar haptazi si shtresa intelektuale më refraktare ndaj çdo lloj ndikimi të trashëguar nga periudha osmane në jetën e sotme të shqiptarëve – që nga zakonet, mendësia “anadollake” ose “aziatike”, turkofilia, Haxhi Qamili, turqizmat (orientalizmat) e shqipes dhe skepticizmi ndaj mitit të Skënderbeut.

Kjo bashkësi qëndrimesh kombinohet edhe me oksidentofilinë e katolikëve, ose me dëshirën e tyre për t’u paraqitur si ajo pjesë e shqiptarëve më e afërta me Perëndimin dhe e vetmja që ka shpëtuar, ruajtur ose ri-animuar thelbin para-osman ose arbëror të shqiptarit, në rrethana të konfliktit të ashpër dhe të pabarabartë me pushtetin osman dhe arrogancën e Islamit.

Nuk është ky vendi për të gjykuar rreth kësaj dukurie; sikurse nuk ka dyshim se nga të tri komunitetet fetare në Shqipëri, ajo katolikja e ka vuajtur më shumë se të tjerat peshën e sundimit osman, duke u lënë në periferi të të gjitha proceseve ekonomike, sociale dhe kulturore gjatë shekujve të atij sundimi. Pushteti qendror dhe lokal i ka parë katolikët herë si agjentë realë ose potencialë të fuqive të huaja (p.sh. Austrisë), herë si njerëz të egër të maleve, të cilët nuk duheshin ngacmuar shumë.

E vërtetë është edhe se komuniteti katolik, gjatë sundimit osman, është përshkuar gjithnjë nga tensioni midis kulturës perëndimore të disa krerëve të klerit, ndonjëherë eruditë dhe pararendës të shqiptarizmit modern, dhe prapambetjes dramatike të katolikëve ruralë, të cilët jetonin në veçim pothuajse të plotë nga pjesa tjetër e perandorisë, madje edhe bashkëkombësit e tyre.

Megjithatë, pesë shekuj sundim osman janë kohë e gjatë; madje tepër e gjatë për t’u rrokur mendërisht. Çfarë i bashkon katolikët e sotëm me ata qytetarë të Shkodrës e të Krujës së dikurshme, që u shkuan në shpatë e u dogjën me zjarr nga osmanët e Mehmetit II, nuk është më tepër se iluzioni i një vijueshmërie virtuale.

Përndryshe historianët, antropologët dhe sociologët do ta konfirmojnë pa vështirësi që katolikët e sotëm shqiptarë janë po aq produkt i shekujve të sundimit osman sa edhe myslimanët e Kosovës e të Gjirokastrës, ose ortodoksët e Korçës dhe të Elbasanit.

Madje, me qëndrimet e tyre shpesh tepër agresive dhe armiqësore ndaj bashkëkombësve të tyre myslimanë ose të krishterë ortodoksë, disa intelektualë katolikë duket sikur dëshmojnë se, nga të tre komunitetet fetare madhore të shqiptarëve, ai katolik po e ka më të vështirë të ambientohet me të sotmen, duke mbetur peng i identitetit të vet dhe rob i një mendësie prej pakice brenda një perandorie osmane të imagjinuar; një pakicë e cila, në atë kohë, gëzonte vëmendjen dhe kujdesin e të mëdhenjve të Europës.

Këtë prapambetje dhe izolim katolikët ia detyrojnë jo aq statusit të tyre prej pakice, por edhe dhunës me të cilën u trajtuan nga regjimi komunist në Shqipëri, gjatë viteve 1945-1990; dhunë e cila synonte t’ia zhdukte këtij komuniteti elitën e vet kulturore dhe t’ia shkatërronte pikat e referimit.

Megjithatë, historia është histori, ndërsa e sotmja e sotme; dhe dy rrafshet nuk duhen lejuar të bashkëveprojnë shumë mes tyre.

Kështu, katolikët shqiptarë me të drejtë e kanë bërë të tyren figurën e Nënë Terezës, edhe ky përvetësim ka rënë ndesh, vetvetiu, me përpjekjet e shqiptarëve të tjerë, jokatolikë, për ta paraqitur Nënë Terezën si simbol global të shqiptarizmit, jo të katolicizmit shqiptar.

Përpjekje të ngjashme janë bërë dhe bëhen ende me figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut brenda mitologjisë kombëtare shqiptare – meqë njëra palë i mëshon luftës së tij për liri ndaj osmanëve, ndërsa një palë tjetër luftës së tij për të mbrojtur Europën e krishterë (dhe sidomos katolike) ndaj invazionit osman, ose rolit të tij si atlet i Krishtit.

Megjithatë, edhe Skënderbeu vetë si figurë nuk do ekzistonte, jashtë një universi të dominuar nga osmanët; jo aq ngaqë ai u shqua në luftë kundër tyre, por për shkak të së kaluarës së tij në oborrin e sulltan Muratit II, sikurse edhe vetë emrit të tij të shtuar, Skënder Bej, që e solli me vete në Arbëri nga Edreneja (Edirne) e me të cilin e njohu pastaj Europa mbarë.

Edhe më kurioze është trashëgimia osmane në rastin e Nënë Terezës, ose ikonës së re, perëndimore dhe moderne, të komunitetit katolik. Jo vetëm ngaqë kjo murgeshë e shquar lindi nënshtetase e sulltanit; por edhe ngaqë vetë emri i saj Gonxhe Bojaxhí i ngërthen në vetvete të gjitha kontradiktat e trashëgimisë katolike në Ballkan.

Ndryshe nga çfarë është shkruar ndonjë herë, Nënë Tereza është pagëzuar me emrin Gonxhe, prej familjes së saj. Në biografitë që qarkullojnë, shpjegohet ndonjëherë se “Gonxhe” është një fjalë shqipe që do të thotë “burbuqe (trëndafili)”; por lihet zakonisht pa thënë që fjala gonca ka hyrë në shqipe nga osmanishtja, dhe në vetë osmanishten nga persishtja غنچه me të njëjtin kuptim (“burbuqe”); edhe në turqishten moderne gonca (e shqiptuar “gonxha”), do të thotë “burbuqe (trëndafili)”.

Edhe mbiemri Bojaxhí, i familjes së Nënë Terezës, është gjithashtu fjalë e hyrë nga osmanishtja, e cila përdoret sot e kësaj dite në shqipe. Madje edhe përbërësit e saj, emri bojë dhe prapashtesa e emrave të profesionit -xhi, janë aktive në shqipen e sotme.

Arsyet pse ia vunë prindët Gonxhes këtë emër jotipik për një fëmijë të fesë katolike mbeten për t’u sqaruar; nuk dua t’u hyj spekulimeve, por po mjaftohem të vërej që edhe nëna e Gonxhes kishte një emër të ngjashëm, Drane, si shkurtim i Dranofille, formë dialektore e shqipes standard trëndafil – pra gjithashtu një emër luleje. Gjithsesi, mund të ketë pasur një traditë, në disa shtresa katolikësh të Ballkanit të brendshëm, që t’u vinin vajzave emra lulesh, ose gjithsesi emra jo të kalendarit katolik.

Gjithsesi, arsyet pse ia zgjodhën Gonxhes këtë emër nuk kanë shumë rëndësi e ndoshta nuk do të sqarohen dot kurrë, pse do të kenë qenë ngushtësisht personale (Gëzim Alpion, në Mother Teresa: Saint or Celebrity sugjeron mundësinë e një lidhjeje kuptimore mes trëndafilit të nënës dhe gonxhes së trëndafilit të së bijës). Ka rëndësi, përkundrazi, që një murgeshë shqiptare katolike, të cilën katolikët shqiptarë e kanë përqafuar sot si ikonë të komunitetit të tyre, e bart trashëgiminë osmane edhe në emër edhe në mbiemër (çfarë përndryshe e pasqyron fare mirë realitetin social të Shkupit të kohës kur u lind Nënë Tereza, si qytet tipik i Ballkanit osman).

Teza ime këtu është që edhe statusi i vetë komunitetit katolik shqiptar në kohën e sotme, sado i kthyer të jetë ky nga Perëndimi e sado t’i shohë me përbuzje dhe mllef shqiptarët e tjerë “orientalë”, është në fakt i ngjashëm me atë të emrit Gonxhe Bojaxhí – ose të një produkti Made in Ottoman Empire.

Katolikët shqiptarë kanë një traditë kulturore të pasur nga ku të ushqehen, ndoshta më të pasur se të komuniteteve të tjera; por unë besoj se zëri i tyre, si komunitet, në tryezat e sotme kulturore dhe intelektuale, do të bëhet më i besueshëm, sikur ata të arrijnë ta kapërcejnë këtë status prej pakice perandorake, sa të përndjekur aq edhe të mbrojtur së jashtmi, ose me njërën këmbë në Ballkan dhe tjetrën në Perëndim (Vatikan); dhe që ta realizojnë këtë, intelektualëve katolikë mund t’u duhet të pranojnë, pa komplekse, se komuniteti i tyre është edhe ai pjesë e trashëgimisë osmane ndër shqiptarët.

Nuk ka komente

  1. Shqiptarët katolikë e kanë vështirë të pranojnë se turqit “shpëtuan” shqiptarët prej asimilimit (kur asimilimi në turq vec kishte marrur hov në të gjitha trojet shqiptare) ; kur anashkalohen ose përmenden shkarazi krimet turke; kur shqiptarët “tolerantë” myslimanë i bëjnë nder sulltanëve të ndryshëm nëpër tyrbet anembanë trojeve shqiptare; kur politikanët kosovarës dhe ato të Shqipërisë tregojnë servilizëm të paparë para cdo ministruci turk që kërkon rishikim të historisë në mënyrë që Turqia të paraqitet si “shpëtimtare” (të njejtit që ndalojnë të përmendet gjenocidi ndaj armenëve) e kështu me radhë, e kështu me radhë. Kështu që nuk është edhe aq cudi që janë aq jotolerantë në krahasim me pishtarët e “tolerancës” shqiptare: myslimanëve dhe ortodoksëve.

  2. Mbase jam krejt gabim, por ne çdo tekst qe lexoj, nuk arrij te shquaj IDENE rreth se ciles vertitet teksti. Me mbetet vetem nje hije dyshimi, nje pershtypje e pasigurte. Nuk di perse gjerat nuk thuhen troç. Sidoqofte, keto qe do te them me poshte, nisen nga pershtypjet e mia te pasigurta, qe mund te mos perkojne fare me ate ç’ka dashur te thote autori.

    Para nja dy netesh, kam lexuar gjere e gjate per historine e gjuhes shqipe, per ate qe kemi sot. Dhe per nja 600 vjet te mira, me dilte se perpjekjet dhe punen me te fisme ne kete drejtim, e kishin bere katoliket. Jo pa njefare krenarie, verilindja paraqitej me se miri, me nja dy-tre emra qe kishin bere goxha pune. Pjeter Bogdani, Gjon Kazazi i Prizrenit, e ca te tjere.

    Ky 600 vjetesh roje, sepse keshtu duhet pare puna e katolikeve shqiptare, si roje te tempullit te gjuhes sone, apo dhe te vete berthames sone, nuk mund te harrohet dhe te fshihet me nje te rene te kalemit. Eshte pikerisht katoliciteti i ketyre viseve, eshte pikerisht kjo lidhje ajo qe i mban gjalle pretendimet tona per ne Europe. Nese ne nmohojme kete pjese te historise sone, ne do te ngelemi thjesht ca LINDORE ortodokse sllavo-greke, dhe ca PERTEJ-LINDORE turko-arabe. Pra s’do te kishim asgje prej perendimi, asnje trashegimi perendimore ku te mund te mbruheshim e te merrnim shtytjen per te kerkuar diçka ne Europe. Kjo eshte aq e vertete sa dhe vete Turqit qe jane LINDORE dhe madje te LARGET, perdorin Stambollin perendimor dhe te kultivuar per t’i shtyre ushtaret e fushes se shahut perpara ne Europe. Sepse Anadolli eshte pasaporte per te hyre ne Iran apo ne Arabi, dhe jo ne Europe.

    Ne kemi fatin, te cilin na e kane pergatitur dhe ruajtur me mish e shpirt katoliket shqiptare, qe te kemi tashme nje perberese te mire perendimorizmi dhe te mos kerkojme te huazojme gjera pa lidhje si puna e Turqve me Stambollin.

    Tani, perse na duket ne qe katoliket shqiptare rrine te mbyllur ? Nuk me duket pyetje e veshtire, gjithkush qe di pak histori Shqiperie te vonshme e di pergjigjen : sepse katoliku eshte bere tejet mosbesues ndaj pushtetit, ai ka qene thellesisht, barbarisht i shfarosur nga 50 vjet komunizem. Dhe kete barbarizem e ka ngrene dyfish : e para si ANTIKOMUNIST (per shkak te ideve europianoperendimore qe jane ne thelb antikomuniste – prona, feja, liria), dhe e dyta si VERIOR i trashe qe duhet zbutur e gdhendur. Po te shikojme persekutimin e krereve te feve, ne do te gjejme perqindjen me te larte ne ate katolike : te pushkatuar, te burgosur, te perdhunuar. Nuk kam kurrfare te dhenash qe ky lloj masakrimi eshte bere nder ortodokse apo muslimane. Sigurisht qe ka pasur te tille, por jo ne shkallen e katolikeve. Keta, komunizmi eshte munduar t’i shkaterroje fare.

    Tradita e shkelqyer letrare dhe kombetare e katolikeve te Shkodres, e françeskaneve, ka mundur te rilidhet paksa pas shembjes se komunizmit, por demet jane vertet te medha : sot nuk gjejme nder keta katolike figura te tilla si Fishta apo Mjeda apo tjeter.

    Dhe ate çka nuk e kane arritur Turqit per pese shekuj, pra zhdrodhjen e plote te Shqiptareve, po mundohen ta bejne sot turkofilet dhe grekofilet e rinj. E nga te mos jete mosbesues pastaj ky ky katoliku qe vazhdon te mbaje xixen e fundit te Shqiptarise ? Kur sheh qe te keqen po ia pergatit vellai ortodoks i “shpartalluar trush” nga greket apo vellai tjeter musliman i shpelare fare nga arabet dhe turqit ? Po eshte krejt normale qe ai te mbyllet dhe te percjelle jeten e vet ashtu menjane. Persa kohe te mos kete shenja te qarta qe muslimanet dhe ortodokset shqiptare jane ne krahun e tij, dhe jo te vellezerve te tyre te fese, e sigurte qe katoliket do te vazhdojne t’i shohin me dyshim.

    Ne lidhje me “perse Drane ?”, po them qe ky emer eshte tipik katolik shqiptar. Kur them tipik katolik shqiptar, nenkuptoj po ate gje siç kur them se Lucien eshte tipik francez katolik. Jo te gjithe emrat katolike jane emra apostujsh. Edhe Francezet, bija e madhe e kristianizmit, kane plot emra femerore qe lidhen me lule apo gjera te tjera, dhe nuk jane te gjithe emra shenjtoresh si Jeanne, apo tjeter. Emrat Preng, Dod, Vate jane emra tipike shqiptare katolike, pa lidhje te drejtperdrejte me shenjtoret, porse kane hyre ne traditen e vendit si emra katolike. Njelloj dhe emri Drane. Ashtu siç neser emri Besart apo Vlora, do te jene emra tipike shqiptaresh te laicizuar, siç jane sot ne France emrat Chloé apo Zoé, franceze pa gjurme te dukshme fetare.

    Gjithsesi, mua me duket se ne kemi harruar disi sensin e perparesive : nuk eshte mbyllja katolike problemi me i madh qe kemi sot, tjeterkund fle lepuri. Dhe pikerisht ketu : ne rizgjimin e papritur te gjithfarelloj budalliqesh mbi lloj-lloj prejardhje etnish, rome, egjiptiane, iraniane, vllah, gollobordas, te cilet s’mund te kene kurrsesi nje kuptim pertej folklorit. Do te presim ne nje enklave gollobordasish, me 5% te vendeve ne parlament, si serbet ne Kosove ? Apo do te presim nje minirepublike vllahe ne Korçe apo ku te jete ? Apo dhe nje krahine autonome serbe ne Fier ? Keto jane rreziqet qe kanosen sot, e jo mbyllja e katolikut qe, ne fund te fundit, teteqind mije letra t’ia çosh tek dera e shtepise, ai prapeseprape shqiptar do te shkruaje, sepse ska nga shkon, aq me teper qe kete pune e ka bere edhe atehere kur ka pase nje turk mbi koke.

    1. Shkruan:

      Ne lidhje me “perse Drane ?”, po them qe ky emer eshte tipik katolik shqiptar. Kur them tipik katolik shqiptar, nenkuptoj po ate gje siç kur them se Lucien eshte tipik francez katolik. Jo te gjithe emrat katolike jane emra apostujsh.

      Drane është emër që e përdorin katolikët, por unë nuk do ta quaja “emër katolik”.

      Madje Drane ndryshon edhe nga ndonjë emër tjetër, si Dedë e ndoshta edhe Vatë, të cilëve nuk u dihet mirë prejardhja (kam përshtypjen se Prengë lidhet me Berengarius; por nuk jam i sigurt).

      Ndryshimi ka të bëjë me atë që Drane vjen nga një apelativ (Dranofille); d.m.th. nga një emër i përveçëm të cilit i përgjigjet një emër i përgjithshëm në gjuhë.

      Natyrisht, emri Drane ka qenë i përhapur ndër katolikët, sidomos në malësorët, duke krijuar një traditë të vetën nëpërmjet përsëritjes; por nuk ka asgjë “katolike” në vetvete.

      Në përgjithësi, katolikët janë shumë konservatorë me emrat, të cilat, tradicionalisht, nxirren nga një “databazë” e traditës, e miratuar edhe nga Kisha.

      Si rregull, emrat katolikë kanë qenë nxjerrë nga kalendari liturgjik; ose kanë qenë emra shenjtorësh (natyrisht jo “apostujsh”, siç thua ti); por tradita ka luajtur gjithnjë rol. Për shembull, në rastin e emrave të katolikëve shqiptarë të zonave rurale (sidomos në malësi), kanë ndërhyrë edhe faktorë të tjerë, mes të cilëve kryesori është prapë izolimi i tyre pas pushtimit osman; pa përmendur këtu sistemin e transmetimit vertikal të emrave brenda familjes.

      Thashë që Drane nuk ka asgjë katolike në vetvete; këtë e konfirmon fakti që emrin Trëndafile e gjen edhe në jug të Shqipërisë, ndër gra myslimane.

      Tradita e emërtimit të vajzave sipas luleve është më e rrënjosur dhe me siguri më e vjetër se ajo e feve.

      Megjithatë, në krahasim me myslimanët dhe të krishterët ortodoksë në Shqipëri, katolikët janë treguar shumë më konservatorë me emrat. Kështu, kur në vitet 1920-1930 myslimanët dhe deri-diku edhe të krishterët ortodoksë, si shenjë dhe gjest të shekullarizimit, filluan t’u vënë fëmijëve emra si Agim, Ilir, Agron, Bujar, Tefta, Neptun, Afërdita, Flamur, Drita, Luan, Arben, Përparim, Liri, Çlirim, etj. (brezi i parë i emrave “kombëtarë”), katolikët nuk para morën pjesë në këtë reformë.

      Për këtë arsye, them se Drane, si emër i përdorur tradicionalisht nga katolikët, është më me interes për studiuesin se Trëndafile, si emër i përdorur tradicionalisht nga myslimanët.

    2. Shkruan:

      Mbase jam krejt gabim, por ne çdo tekst qe lexoj, nuk arrij te shquaj IDENE rreth se ciles vertitet teksti.

      Ti e di, besoj, që ekziston një diagnozë për këtë lloj çrregullimi: disleksí (angl. dyslexia, fr. dyslexie). Po të kapet në kohë, mund edhe të kurohet.

  3. Shqiptare e europiane ne nuk na ka bere perkatesia fetare e Iballes apo Lekbibajt, po aksioni i koordinuar i shqiptareve kozmopolite/osmane si funksionari l larte i Portes, katoliku Vasa Pashai (“Mos shiqoni kisha e xhamia…”) apo nje tjeter shqiptar kozmopolit/osman qe firmoste borderone ne ministrine perbri te parit, bektashiu Naim Beu (“…Qe lind nga Perendon…” , “Kruje qytet i bekuar… “. “Lumja ti moj Korce lule…”…etj). Llogarite fetishiste me katoliket qe qenkan Stambolli i Anadollit tone, jane qesharake dhe cinike dhe bien era biologji e klases se peste, nen Rajhun e Trete. Katoliket shqiptare jane pjesetare te barabarte te se njejtes marreveshje me myslimanet a ortodokset a bektashinjte, marreveshje fryt i idologjise se Rilindjes, e cila na shpuri ne Pavaresi dhe krijim te Shtetit. Cdo perpjekje per supremaci dhe per shtresezim katash, shkaterron kete marreveshje dhe e hap lojen e komb-formimeve (shumes) nga e para.

    Vellazerite fetaro-mistike nderkombetare te myslimaneve (po kush jane keta?) apo ortodokseve (po keta kush jane?) nga te cilat qenkan te imunizuar katoliket nuk po i analizojme pertej cakut legal, qe na tregon se te vetmit nen nje udheheqesi mbinacionale te detyrueshme jane ata: pa luajalitet shpirteror nga nje Vatikanit, nuk ka katolicizem. Jam nga at qe e perkrahin perdorimin e termit genocid kunder klerit, po nuk duhet harruar se mekanizmat e terrorit komunist mbi klerin katolik, ishin edhe te kushtezuara nga varesia strukturore, obligative e ketij kleri ngaj nje kupole qe gjendej pertej Perdes se Hekurt. Eshte shume e ndyre t’ia veshesh gjithe pergjegjesine e krimit urrejtjes krahinore apo fetare, apo klasore (a me mire te klasit – plebejane).

    Nese autorin po e llogarit ndonje i trashe tek myslimanet dhe vellazeria perkatese, e ftoj te rikthehet per lexim nje eseje te shkelqyer qe ka shkruar ky vite me pare, “Postmuslimanet”, ku grupohet ne nje term ajo qe e dime dhe e shohim perdite prej dekadash: nje shumice shqiptaresh properendimore ne totalitet, qe nuk dine nga bijen xhamite e teqete, kush me shume e me pak nacionaliste – sipas kanoneve Vasa Pashes, Naim Beut.

    Patriotizmi automatik dhe shqiptaria e pareduktueshme qe u mvishet mbinatyrshem katolikeve, (ne opozicion me asimilimin ne nje te komuniteteve te tjera si haxhiqamile dhe zografe) neglizhojne trashe historite e Republikes se MIrdites, armatosur nga Serbia, dhe sot me tej neglizhojne realitetin e enklavave rurale, ku jane implantuar fondacione katolike te huaja me workshop-e e minikredi e bursa studimi e kryqe kufitare apo dominimi maje kodrave te Republikes sone laike. Ka studime te sjelljeve elektorale ne Shqiperi ku shihet haptas se gati 100% e kandidateve ne zgjedhje qe ofrohen ne zona tradicionalisht katolike, duhet te kene po kete perkatesi fetare nese duan t’i marrin seriozisht. Ne thuajse gjithe zonat e tjera te Republikes, gjendja eshte shume me ndryshe.

    ps:

    Ketu me poshte, kliko nje Gonxhe Bojaxhi turke ne Facebook

    http://tr-tr.facebook.com/people/Zeynep-Gonca-Boyac%C4%B1/100002414708733

    Po iu futem simbolikave alla turka, nuk mbyllet ky muhabet deri javes tjeter: revista klerikale “Elcija e Zemres se Krishtit” nuk e ka pasur fare haram ta vendose merin turk (elci-dergate etj) perbri me emrin e bekuar te Mesise.

    Emrat si Dode e kompani, patjeter qe jane shqiptime lokale emrash te tradites katolike mbikombetare.

    Nuk po kam vakt me tej. PO eshte edhe kot te vijosh, se eshte vone per shprogramim

  4. Ka diçka qe me duket se anashkalohet :

    Ne vetedijesimin shqiptar te fundshekullit te XIX-te, dy gjera kane pasur barren kryesore :

    – Gjuha e folur prej shqiptareve qe shihej qarte se s’kishte lidhje me greke e sllave e turk e italiane, dhe
    – figura e Skenderbeut, me shpluhurosjen e tij nga rilindasit tane.

    Ne te dyja rastet, si tek gjuha ashtu dhe tek figura e heroit tone, nuk ka si nuk na bie ne sy KATOLICITETI. E thashe me lart, shkrimi i gjuhes shqipe, pavaresisht veshtiresive te shumta, ka kaluar neper kete zone : Shkoder, Mirdite, e rruges per Prizren. Duam apo s’duam ne, te gjithe rilindasit tane, sidomos ata te Juglindjes qe duhet t’iu jemi mirenjohes perjete, aq me teper qe ishin VLLEHE shume te dneruar te cilet kane dhene aq shume per vendin ku jetonin, per Shqiptaret me te cilet identifikoheshin – DHE JO ME GREKET SIC PO NA DEL SOT andej-kendej – pra te gjithe keta rilindas kane ardhur VETEM NE HULLINE E atyre katolikeve te cilet, per hir te ndershmerise e te burrerise, duhet pranuar se kane bere sakrifica te jashtezakonshme per kete gjuhe. Te ulesh e te shkruash shqip me 1600, kur viset shqiptare mund te kene qene ne nje erresire te plote, kjo eshte per me teper se admirim, per perkulje.

    Edhe ne rastin e Skenderbeut, ne kujtesen popullore, permes kengeve apo emrave te vendeve, apo bemave qe tregoheshin neper oda, i eshte meshuar gjithmone ruajtjes se fese se te pareve, pra katolikeve, paçka se sot flitet e sterflitet se Kastrioti ishte ortodoks, madje orthodhoks fare.

    Shkurt, eshte e sakte ajo qe thote aha… per beselidhjen mes tri feve, por ama duhet nderuar ajo pjese qe e shpuri stafeten deri tek kjo beselidhje : katoliket. Me vone pastaj, sigurisht qe rilindasit laike (muslimane e ortodokse bashke) u futen ne hulline e çelur me pare nga keta katolike.

    Ku jane vellezerit ne fe ? pyet aha… E thjeshte fare : shiko fotot e Bajramit ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Nje maskarade, nje shkelje me te dyja kembet e Kushtetutes qe thote se Shqiperia eshte laike. Laike do te thote hapesira publike nuk ndotet nga hapesira vetjake ku futet besimi fetar. Te bllokosh rruget e hapesires publike per qellime fetare, kjo eshte te shkosh e ta pushkatosh ne kocka Vaso Pashen, qe mbetet çimenti i laicizmit shqiptar.

    Me poshte, mund te shikosh gjendjen katastrofike ne kishen ortodokse AUTOQEFALE shqiptare, ku besimtaret ortodokse jane si te mpire, te trullosur dhe pa piken e vetedijes se asaj çka ndodhur per te arritur ne kete autoqefali. Ata shkelin vete emrin e peshkopit te tyre te pare, Fan Nolit. Edhe kendej, eshte njelloj si te shkosh ta pushkatosh ne kocka Fan Nolin.

    Kurse ne lidhje me besimin katolik, ketu eshte me ndryshe sepse Vatikani njihet si kryeqendra e katolicizmit, gje qe nuk e kane as ortodoksizmi (me treqind krena : rus, grek, armenian, kopt, etj), dhe as islami qe ska nje institucion te asnje lloji. Dhe eshte jo e sakte, madje tinzake, qe te krahasosh nuncin apostolik te Vatikanit me Janullatosin apo me studentet (talebanet) e rinj muslimane te shkolluar ne shkollat me te keqija (nenkupto : fanatike) te Sirise, Jordanise, Egjiptit, etj. Historia eshte sfondi ku zhvillohen te gjitha keto ngjarje te fundit : Vatikani NUK ESHTE I LIDHUR me shtetin italian, dhe gjithe bota e di, te paret Italianet, qe Italia ska nje pellembe toke ne Shqiperi, e asnje pasardhes italianesh.

    Por kjo eshte me e nderlikuar ne rastin ortodoks, ketu i kuptoni gjerat vete. E po ashtu dhe ne rastin islam, ku Turqia po mundohet t’i rikthehet edhe njehere te kaluares se “lavdishme” otomane, duke pjerdhur ne maje te kokes vete themeluesin e kesaj Republike. Kurse ne lidhje me arabet, nepermjet parave te naftes, ata leshojne helmin e distiluar te antiperendimit, antisemitizmit, duke punuar vazhdimisht dhe papushim per mbeshtetjen e kauzave te tyre KOMBETARE, pra PANARABE.

    Gjendja eshte shume me e qete dhe e sigurte nga krahu i ortodoksizmit serb, ku NORMALISHT dhe REALISHT, nuk ka kurrfare nostalgjie nder Shqiptare te Kosoves, perpos ndonje kam-kumi te Jugut (ndonje peshkopi Berati apo ku e di une) qe gjen kohe per t’u takuar me vellezerit serbe dhe me miqte kosovare.

    Si perfundim, “jasteku” kosovar dhe ai “maqedonas” (pra shqiptaret e Maqedonise), jane goxha sigurues per ne, por gjendja eshte ku e ku me e qelbur aty ku jastekun e kemi brenda, pra aty ku nje pjese e minoritetit grek ka dale jashte kontrollit, duke mos respektuar asgje. Normalja do te ishte qe minoritaret te sherbejne gjithmone si zbutes, sepse ky eshte vendi ku jetojne, ne Shqiperi, ketu e kane te ardhmen, jeten e tyre, dhe jo “trupi ne Janine e koka ne stamboll”, siç thote kenga. Serbet e Kosoves do te kishin fituar shume me teper nese do t’i riktheheshin jetes aty ku jane, mirepo jo ! ne vend te kesaj, kane zgjedhur (si nje pjese e minoritetit tone), mbajtjen ndezur te tensioneve qe s’jane tjeter veç shpenzime te kota energjish.

    1. Ehe
      a eshte e mundur ta shtjellosh pak kete:
      “te gjithe rilindasit tane, sidomos ata te Juglindjes qe duhet t’iu jemi mirenjohes perjete, aq me teper qe ishin VLLEHE shume te dneruar”

      Kur ti shkruan, “rilindes te Juglindjes” mua emri i pare qe me vjen ne mendje eshte Naum Bredhi (Veqilharxhi) nga Vithkuqi i Korçes, pasi eshte Rilindesi i pare dhe ndoshta me i rendesishmi. Eshte i pari qe shkruan per “komb shqiptar”, ” bashkim kombetar” ka krijuar abetaren e pare shqipe, dhe nje pjese te mire te jetes dhe pasurise ja ka dedikuar arsimit ne shqip dhe rritjes se ndjenjes kombetare.
      Tani te thuash qe nje Rilindes (shqiptar) eshte vlleh, eshte nje non-sens ne vetevete por kur mendosh qe Naum Bredhi nga Vithkuqi qe ja ka kushtuar jeten çeshtjes kombetare eshte vlleh kjo eshte çmenduri.

  5. Shih se keto tema kur hapen nuk sosen kollaj dhe kotesia e kesaj pune eshte ne te shumten e heres, se askush nuk meson nga tjeterkush. Po te kishin qene punet e iracionaliteteve identitare me te mesuar, sallat e leksioneve do ishin te pajisura me vaska pagezimesh kolektive ne fe, parti apo kombesi, ndoshta edhe raca te tjera. Parakusht i ketyre diskutimeve, ku maksimumi qe mund te arrihet eshte te rrefejme saktesisht perimetrin e zhguallit tone, eshte te dalim njehere nga ky zhgualli, ta vrojtojme pak, pastaj nese vendosim te rifutemi aty e ta mbrojme, te pakten do ta kemi njohur disi prej se jashtmi, si e sheh edhe ai qe na rri perballe.

    Katolicitetin kapital te Heroit qe ti thua se duhet te na bjere menjehere ne sy tek ai, nuk di pse nuk i binte ne sy kaq shpejt eterve te katolicizmit shqiptar ne fillim te shekullit, kur shkruanin ne shtypin e tyre se Heroi kishte luftuar edhe kunder Venedikut, jo vec kunder turkut – prandaj nuk ben te shihet si hero fetar. Une kam prirjen per momentin te besoj ne sinqeritetin e kesaj analize, dhe jo te them direkt “se kjo na paska qene loja”: investon kombetarisht prifti tek kjo figure, si e si qe kjo te hipe ne piedestalin mbifetar, qe pastaj sot te dalin laiciste oportuniste e te na thone se Heroi i kombit – mbajeni tani! -eshte katolik me shkronja kapitale dhe me rregull treshi tani duhet ta vecojme ne pernderime besimin e Heroit dhe komunitetin e ketij besimi bile, mbi te tjeret. Ja pse tek Heroi nuk bie fare ne sy katolicizmi, as shpejt e as vone, per sa kohe eshte Heroi. Ndryshon puna me nje person historik (v.1468), i cili perkon vetem ne veprime (lufte me te huajin) po jo detyrimisht ne besim me Heroin. Besimi i Heroit eshte … ceshtje e tij private, qe nuk i interesoi atyre qe e bene Hero te shqiptareve; se ne te kunderten, po u be publik a komunitar ky besimi, ne pushojme se qeni kombi qe ka per hero Skenderbeun e Naimit, Nolit, Zogut etj. Eshte kaq automatike.

    Kenget e rrefenjat mbi Skenderbeun ne oda (sic!), qe po i marrim si te mireqena, ne kane permendur gje, kane qene kjo gjithcka pos ndonje kujtimi per fene e te pareve. U desh te vije xhaxhi Enver, te ndaloje 23 vjet fene, e te sheshohet terreni pastaj qe te degjojme Kadarene te formuloje ideologjine e fese se te pareve. Po ia pate ngene, hidhu deri ne Arkiven e Shtetit e shih se ka pasur deri ne kapercyell te viteve ’20 konvertime ne Islam, regjistruar zyrtarisht, pa ndonje turk mbi koke.

    Me nje te drejte qe e fiton prej arrogances, ti e quan “tinzake” qe une nuncin apostolik (nuk e permenda hic) ta krahasoj me kryepeshkopin Janullatos (ndjese qe nuk e permenda as kete) apo studentet fetare “talebane” te cilet nuk u permenden, po as qe kane fare ekuivalence rangu me te paret, plus qe studentet myslimane nuk jane rrjedhimisht ekstremiste, e as e kunderta (studentet fetare te krishtere nuk jane rrjedhimisht te moderuar). Arroganca jote eshte e tipit qe nje argument te cilin une e perdor vetem kunder teje (kur ti biologjizon patriotizmin katolik mbi te tjeret), ti pretendon se une po e perdor kunder ndonje nunci apo peshkopi. Une nuk tregova asnje problem me universalizim e feve dhe pikeprerjen e ketij me merreveshjen per komb: une thjesht argumentit tend tribalist, ekskluzivist, fyes per komunitete jokatolike, iu pergjigja me nje te dhene teknike – te shperdorueshme po aq denjesisht sa detajet ne baze te te cilave demonizohen myslimanet e ortodokset. Argumenti pra ka vlere me teper retorike, i personalizuar per ty, dhe nuk ka lidhje fare me Kishen, si nuk do kishte lidhje as me Umetin, po te perdornim paralelen myslimane.

    Tani ta mbyllim tek Bulevardi Deshmoret e Kombit. Ti quan hapesire publike vetem ate cka shtrohet me asfalt, nderkaq qe hapesira publike eshte me teper koncept sesa vend. Heroi i Kombit, bie fjala, eshte me shume “hapesire publike” se nje rruge ku mund te organizohet nje miting partiak a nje piknik Gay Pride; po ti e te tjere e shihni pa problem si te privatizueshem fetarisht Heroin- ne dallim me gjithe traditen e venerimit te tij.

    Sa per ata njerez qe dalin e falen mbi gazeta ne rruge, ata jane banore te nje qyteti i cili ka pasur me shume se 20 xhami kur ka qene i banuar nga disa dhjetera mije banore, e sot me gati milionin, s’ka as 7 cope. Ata njerez jane aty ku nuk ka hije te jene, e nuk duhet te jene, pas dy dekadash rresht premtime te rrejshme te autoriteteve per te strehuar ritualin vjetor mysliman neper faltore adekuate, si e do adeti, ne troje qe nderkaq i zoteron e nuk ia merr publikut komuniteti mysliman. Prandaj u tolerohet kjo pune myslimaneve ne Tirane. Frymezimi nga alarmet e Marine le Pen-it, me myslimanet qe po pushtojne rruget e Parisit “si nazistet dikur”, nuk kane vlere ne kete rast.

  6. arsyeja pse osmanet, ashtu si edhe komunistet apo edhe levizja iluministe ne Evrope sulmoi aq eger katoliket, lidhet me karakterin totalitar te katolicizmit. edhe sot e kesaj dite, kur fete historike te Evropes kane marre fund, i vetmi instititucion qe qendron e ben intriga e rrezon qeveri ngelet Vatikani. pas fushates se prifterijve pedofile nga Amerika e deri ne Itali, fshihet terbimi qe ka establishmenti mainstream kudo neper bote me fanatizmin katolik. megjithate, duke qene se sot katolicizmi po humbet terren mes te bardheve dhe kush ka patur shansin te vizitoje Vatikanin nuk ka mundur te mos vej re sesi prifterijte e rinj jane ose filipinas ose zezake, katoliket shqiptare ngelen nje nga speciet e fundit katolike te bardha qe i kane ngelur tokes. shpesh here kembengul qe futja e katolikeve ne shqiptarizem ka qene kokecarja me e madhe ne historine e Shqiperise. me mire do kishte qene qe te ishte lejuar krijimi i republikes se Mirdites dhe vellezerit tane me gjak dhe me fe te paster do te kishin jetuar ne Rubik dhe ne Rreshen te lumtur ashtu sic jetojne edhe zviceranet sot mes malesh. fitoj rastin qe te propozoj krijimin e nje republike katolike, nga Lezha e deri ne Gjakove. ne kete menyre do te zgjidhim njehere e mire problemin qe katoliket kane me ne turqit e ardhur. Ne Lezhe do kene varrin e Skenderbeut, ne Mirdite do kene qymyr per tu ngrohur e ne Gjakove do kene mjaft bageti per te kaluar vitin. Si duket si propozim?

  7. edhe sot e kesaj dite, kur fete historike te Evropes kane marre fund, i vetmi instititucion qe qendron e ben intriga e rrezon qeveri ngelet Vatikani.

    “Sa divizione ka Papa?”-J.V.Stalin

    1. aty eshte halli te divizionet sulmuese. ama pjese te ketyre divizionesh ka edhe nga keta katoliket tane si duket, qe ne te tjeret na shohin si turq e greke, dhe u duket vetja sikur jane ne lufte per qyteterimin. gjynah qe revolucionaret franceze nuk ben me Papen ate qe beri Ataturku me Kalifin.

  8. Serbi, mesymja e turkoshakerise po legjitimon nacional-katolicizmin( ashtu si duan ata, qe legjitimohen nepermjet ketij konflikti), nese do kete nje konflikt te tille, domosdo ortodokset do lidhen pas karros nacional-katolike, me ndryshimet e nevojshme kuptohet dhe duke perjashtuar ‘serbin’, dhe ‘grekun’.

    Permendja e tradites osmane, si kunderpergjigje do ktheje traditen e krishtere ne te vetmen kombetare dhe vijuese iliro-arberore, e thene ndryshe myslymanet do shikohen si pengese per zhvillimin e kultures kombetare, kulturalisht si nje hapesire turko-arabike ne gjirin e kultures shqiptare

    Gje e mire qe turkoshaket jane pak, s’kane asnje rol kyç dhe jane kunder Europes, dmth mund te llapin sa te duan se s’ka per ta vene kush ujin ne zjarr.

  9. Po Skenderbeun katolik si ta gelltisin?

    Po me ndonje shishe vodka nga pas, kane per ta kaperdire shume mire besoj! Skenderbeu ne vitet e fundit te jetes se tij si katolik njihej,te pakten prej 1452 e me pas, gjithashtu pas vdekjes bashkluftetaret e tij ne katedrale katolike e vendosen, keshtu qe perfundimisht katolik mbetet, e prandaj s’kane pse merziten ruset pse thote Vatikani se ishte katolik.
    Megjithese siç shkruan 2xha, nuk duhet te deklamohet si katolik i kulluar, pasi vinte prej nje familje ortodokse, dhe nje pjese te mire te jetes se tij e kaloi si myslyman e nuk eshte shquar gjate jetes se tij si ndjekes i pervuajtur i mesimeve se Krishtit apo per meshire kristiane, tha.
    Dhe a e dini prova me e mire se keto qe them jane te verteta eshte vete fakti qe njeriu i shtrembet A. Plasari thote te kunderten. Kjo e vulos katolicizmin e Gjergjit pa nje pa dy

    1. Enj, shumica e të dhënave që sjell Plasari dhe që citoj unë në shkrim janë të mirënjohura, ose të nxjerra nga tekste të mirënjohura. Plasari ka bërë mirë që i ka përmendur aty, duke mbajtur qëndrim polemik edhe me të gjithë ata që i kanë shpërfillur, meqë ato i kanë rënë ndesh tezës për Skënderbeun “katolik”.

      1. 2xha, e verteta eshte qe nuk e kam lexuar librin e Plasarit, madje nuk kam lexuar asgje prej tij qysh prej nje shkrimi ku pohonte se Nene Tereza eshte vllahe, por ja kam ndjekur bemat e viteve te fundit ne sherbim te Partise apo akuzat ndaj tij si vjedhes tekstesh.
        C’fare mund te them eshte se megjithese citimet qe sjell ngelen gjithnje te vyera, problemi eshte se pandershmeria qe ka e cenon shume marrjen e tij si reference.
        Ndersa per Skenderbeun prape jam dakort me te gjitha ato qe shkruani tek shkrimi “Feja e Gjergjit” pra vinte prej nje familje ortodokse, nuk ishte ndonje besimtar i shquar etj.
        Edhe sot arsyet pse ne te gjithe e adhurojme nuk eshte per virtytet e tij si njeri i zotit natyrisht por per disa ciesi te tjera veç do te shtoja shkrimit tuaj se ne fundin e jetes se tij padyshim qe ishte katolik, njohi Papen dhe u varros si katolik.

  10. Xha Xhai
    Çfarë i bashkon katolikët e sotëm me ata qytetarë të Shkodrës e të Krujës së dikurshme, që u shkuan në shpatë e u dogjën me zjarr nga osmanët e Mehmetit II, nuk është më tepër se iluzioni i një vijueshmërie virtuale

    komuniteti i tyre është edhe ai pjesë e trashëgimisë osmane ndër shqiptarët.

    ______________

    Ne Shkodren e shekullit te XV megjithese jetonin edhe qytetare arber, shumica e katolikeve i perkisnin nje kulture tjeter dhe gjuha e perdorur nuk ishte shqipja/arberishtja.
    Ndersa Kruja prej fillimit te historise se arberve njihej si kryeqendra e tyre por siç e dime mbrojtesit e saj arber dhe italiane u vrane ose roberuan nga pushtuesit osmane ndaj ajo çka i bashkon ata me katoliket e sotem ngelen disa elemente kulturore si gjuha, besimi i krishtere, patronimet etj perndryshe nuk mund te pohojme sot se katoliket jane pasardhes gjenetike te mbrojtesve te Krujes. As edhe nuk ka pretendimee te tilla me sa kam pare, ashtu siç ka per arberit si bashkesi etnike apo per arberit e tjere te malesive rreth Krujes dhe me tej te cilet nuk u shfarrosen.
    Ama po aq e papranueshme eshte te shkruhet se komuniteti i tyre eshte pjese e trashegimise osmane nder shqiptare.
    Ndoshta eshte bere nje lapsus aty ??

    1. Gjatë sundimit turk, katolikët shqiptarë ishin një pakicë e kapur midis dy pllakave të mëdha tektonike. Osmanët nuk u zinin besë katolikëve në Ballkan dhe i konsideronin si kolonë të pestë; nga ana tjetër, armiqtë e Perandorisë Osmane gjithnjë do të mbështeteshin, në planet e tyre për të minuar sundimin osman, pikërisht te katolikët. Ishte një situatë jo e përkohshme, por shumë-shekullore, që ndikoi në organizimin social dhe mendësinë e katolikëve, edhe në Shqipëri. Kështu, katolikët e malësive të Veriut e ruajtën fenë duke u izoluar, edhe pse pastaj do t’u shërbenin osmanëve si mercenarë; ndërsa ata të qyteteve do të kërkonin dhe ndonjëherë siguronin mbrojtjen dhe tutelën e Fuqive të Mëdha. Në këtë kuptim, katolikët shqiptarë do të konsolidoheshin si një pakicë e rrezikuar, e përndjekur dhe që ia detyronte mbijetesën ose izolimit, ose patronazhit të huaj. Këto veçori i dallojnë katolikët shqiptarë prej katolikëve të tjerë, p.sh. në Itali, në Spanjë, ose në Francë. Në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë kuptim, unë besoj se katolikët shqiptarë, me karakteristikat e tyre tradicionale, janë edhe ata produkt social dhe kulturor i periudhës osmane; njëlloj sikurse edhe myslimanët shqiptarë dhe ortodoksët shqiptarë. Koncepti se disa shqiptarë kanë qenë pjesë e universit osman ndërsa disa të tjerë jo është naiv, kur nuk është i rrejshëm; deri edhe malësorët e zonave të veçuara dhe autonome, që nuk iu nënshtruan osmanëve, erdhën dhe u identifikuan, me kalimin e kohës, me këtë izolim të tyre.

      1. Tjeter gje eshte konceptimi si produkt i Periudhes e tjeter gje percaktimi si pjese e trashegimise te PO sidomos per katoliket. E dyta eshte absurde, mendoj. Per mua katoliket si te gjithe te tjeret jane EDHE produkt social e kulturor i periudhes osmane pervecse i disa periudhave te tjera si
        tranzicioni, monizmi e sidomos epoka para-osmane qe mban kontributin kryesor

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin