PETKAT E REPUBLIKËS

Mësojmë nga shtypi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur hapur për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri dhe për të ardhmen e tij pas mbarimit të mandatit të tij. Për pikën e dytë nuk mund të thuhet shumë, përveç urimeve më të përzemërta në adresë të Presidentit Topi për suksese të mëtejshme në fushën politike.

Përkundrazi, për pikën e parë mund të thuhet shumë. Madje do të ishte habi sikur të mos hapej një debat i ndezur për të ardhmen e rendit kushtetues në Shqipëri. Presidenti shqiptar Bamir Topi citohet të ketë thënë:

“Çështja e zgjedhjes së Presidentit nëse do të jetë në opsionin në një mazhorancë të thjeshtë, e cila kuptohet që është politike, apo do të jetë në popull. Unë personalisht, preferoj standardin më të lartë të demokracisë, të zgjedhjes direkt nga populli” […] “Të dyja janë legjitime: edhe zgjedhja nga Parlamenti, edhe zgjedhja nga populli. Në preferencat e mia duke iu referuar standardeve më të larta të demokracisë do të mendoja se zgjedhja nga populli do të ishte zgjedhje relative më e mirë” […] “detyra e Presidentit, është sipas Kushtetutës, simboli i unitetit të popullit. Fakti që ka këtë emërtim në Kushtetutë, i jep të gjitha shpjegimet racionale që Presidenti do të jetë shumë mirë të zgjidhet nga populli. Jo domosdoshmërisht”. [nënvizimet janë të miat]

Pozicioni presidencial është tejet i qartë. Tema është përnjimend stimuluese, ndaj po rreshtoj pa shumë mëtime disa mendime personale që nuk burojnë nga ndonjë formim ngushtësisht juridik, por bëhen pa dyshim me respekt thellësisht përnderues për institucionin e Presidentit.

Fillimisht duhet thënë se zgjedhja e Presidentit nuk mund të veçohet nga sistemi kushtetues. Në rast se Presidenti i Republikës do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli, do të kishim të bënim me një sistem presidencial ose gjysmëpresidencial, çka do të lypte rishikim të plotë të Kushtetutës aktuale. Presidenti i zgjedhur me votim nga populli ka veshje e ngarkesë politike më të fortë se presidenti i tanishëm, si rrjedhojë do të rezultonin të domosdoshme baraspeshime të tjera, sepse të tanishme do të ishin të pavlefshme.

Kushtetuta i jep Presidentit, si gjithë të tjerëve, të drejtën e fjalës, ndaj ai mund t’i deklarojë lirisht parapëlqimet e veta në këtë apo atë fushë. Gjithsesi, praktika e botës perëndimore dëshmon se Presidenti në detyrë e sipër nuk shprehet për mënyrën e zgjedhjes së postit të tij. Kjo për arsye oportuniteti, që të mos lëndojë prerogativat e institucionit tjetër (Parlamentit) e gjithsesi t’i largojë dyshimet se po “luan për vete”. Nga ana tjetër, nuk tingëllon mirë që Presidenti të kritikojë metodën falë së cilës është përftuar ai vetë. Sepse duket sikur mënyrën e zgjedhjes e ka pësuar, e ka pranuar me zor, meqë ka pasur në zemër preferenca të tjera. Ndoshta po e teproj, ndoshta po kërkoj ledhatime në ring kikboksi, por finesa dhe forma është në thelb përmbajtje.

Nuk besoj se mund t’u aplikosh ndonjë hierarki standardesh mënyrave se si zgjidhet Presidenti. Me fjalë të tjera, nuk ka listë ku të klasifikohen presidentët sipas mënyrës së zgjedhjes. Presidenti italian nuk është më pak demokratikisht i zgjedhur se sa ai francez, apo amerikan. Janë jo vetëm zgjedhje legjitime (çka duket i tepërt si pohim meqë çdo akt që respekton ligjin në demokraci është legjitim), por qëndrojnë në të njëjtin rrafsh përsa i përket standardeve demokratike. Zgjedhja e Presidentit gjerman nuk i referohet standardeve më të ulëta demokratike se sa zgjedhja e presidentit brazilian për shembull.

Gjithashtu, përfaqësimi i unitetit të popullit nuk varet nga mënyra se si është zgjedhur Presidenti, por nga roli i institucionit të Presidencës (që ia jep Kushtetuta) dhe ushtrimi i detyrës së Presidentit. Parë ngushtë, pra nga pikëpamja zgjedhore, nuk është se Presidenti amerikan përfaqëson unitetin e popullit. Madje ai mund të zgjidhet nga një pakicë e papërfillshme e popullit (jo votuesve), në një mjedis konfrontimi të ashpër dhe me forca politike tejet të polarizuara. Presidenti italian p.sh. e përfaqëson unitetin e qytetarëve e të vendit, edhe pse nuk është zgjedhur direkt prej tyre.

Cila është mënyra më e mirë e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri? Nuk e di me siguri, por njoh më së miri mënyrat më të këqija se si mund të zgjidhet një President. Së pari, kuvendi duhet bërë sipas vendit. Pra nuk mund të huazohen shabllon formula të huaja për t’ia veshur realitetit shqiptar. Në vetvete nuk do të ishte veprim i paparë, duke pasur parasysh se kulti i kargove në Shqipëri është aq i fortë saqë mund të ngrihet edhe në Kushtetutë. Por pamjet e bukura të Presidentit amerikan, që përshëndetet me flamuj me yje nga njerëzit, nuk do të thotë se mund të shihen automatikisht nëpër sheshet shqiptare por me ngjyra vendore kuqezi. Ekuilibri i institucioneve amerikane është legjendar, anipse jo i përkryer; gjithsesi është fryt i historisë amerikane. Së dyti, forma e qeverisjes së republikës varet edhe nga kultura politike. Nga pikëpamja formale çdo gjë mund të jetë e përkryer, por pastaj mund të degjenerojë në republikë bananesh.

Në Europë sistemet presidenciale duhen parë si përjashtim, jo si rregull. Nga ana tjetër, nuk mund ta kërkosh zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit e pastaj t’i lësh të njëjtat kompetenca që ka sot. Në rast të tillë, posti i Presidentit bëhet automatikisht më “politik” dhe i kundërvihet pushteteve të tjera ndryshe. Për më tepër, sistemi demokratik shqiptar duhet të pajiset me të gjitha “pengesat” e mundshme për ta shmangur “njëshin”, “dorën e fortë”, “të madhin fare”, pra autoritarizmin. Kjo kushtëzohet nga vetë historia e vonë, si dhe nga disa shfaqje jo të këndshme në periudhën pluraliste. Jo vetëm kaq. Në qoftë se populizmi përvijohet si kanosje reale për demokracinë në Shqipëri është mirë të mos bëhen zgjidhje që e galvanizojnë atë. Në qoftë se në demokraci pushtetet duhet të jenë të ndara, është mirë të mos forcohen institucione në kurriz të të tjerave.

Në Shqipëri diskutohet shpesh në bazë konjukturale. Pa menduar se format e republikës zgjasin më shumë se e tanishmja dhe se karriera politike e njërit apo tjetrit. Shumëkush mund të mendojë se zgjedhja e presidentit me votim direkt është e mirë sepse shanset janë sërish për Bamir Topin. Kjo mund të jetë e vërtetë, edhe pse nuk kam konsultuar sondazhe paraprake. Topi, si president i së nesërmes, mund ta administronte me përgjegjësi pushtetin e marrë drejtpërdrejt nga populli, mund të mos dehej nga gurra popullore, mund t’i rrinte larg tundimit autoritar, por kjo nuk është garanci për dikë tjetër, për dikë që mund të jetë edhe më i zoti të lundrojë në turma oqeanike. Gjithashtu, nuk mund të bëhen zgjedhje të tilla afatgjate kundër dikujt tjetër. As nga simpatia që kemi për modelin e një vendi apo një tjetri. Mbetemi gjithnjë në fushën e konjukturave.

Së fundi, me bindjen se çështja e formës së republikës është shumë më serioze e shumë më komplekse se sa e paraqesin radhët e mia modeste, them se do të ishte i udhës një debat i hapur publik, ku të përfshiheshin edhe ekspertë të fushës, të brendshëm e të jashtëm, por pa i dhënë patentën e së vërtetës absolute, sepse çështja e formës së qeverisjes shkon përtej kompetencave politiko-juridike. Tendenca e personalizimit të çështjes vetëm sa e çekuilibron arsyen, fusha magnetike e sistemeve të vendeve perëndimore vetëm sa e çorodit busullën, kurse filozofia e “rrugës së shkurtër”, pra e zgjidhjes së kontradiktave të politikës së sotme me një të “rënë sëpate”, mund të çojë në krijimin e problemeve të tjera, në mos të qarqeve të shkurtra. Si të thuash, duhet menduar mirë e gjatë, para se të merren vendime, që gjithsesi mbesin. Pas diskutimeve të shumta e të thelluara ndoshta Presidenti ynë ndërron mendje, por jam gati ta bëj edhe unë nëse më bindin me argumente të vlefshme.

Nuk ka komente

  1. Figura e Presidentit, si simbol i unitetit kombëtar, duhet që të jetë gjithpërfaqësuese dhe larg rrezikut të mveshjes me mbipushtet.
    Duke patur parasysh brishtësinë institucionale shqiptare (farsa e asaj çka ndodh në Parlamentin aktual e dëshmon më së miri), nuk do ishte edhe aq e gabuar ideja që Presidenti të kishte një mandat direkt nga populli, ku, i mveshur me forcën e mandatit popullor, të mund të ndërhynte edhe deri në shpërndarjen e parlamentit dhe të shpalljes së zgjedhjeve të reja.
    Ndokush mund të thotë se, nga ky populizëm, mund të lindin diktatorë, por kjo s’do arrihej nëse Parlamenti do të kryente seriozisht funksionet e tija dhe të ketë edhe ai “armën” e vet (ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë prej amerikanëve si impeachment).

    Meqë po flasim (dhe fjalët tona vështirë se do të mund të dëgjohen, apo të kenë vlerë deri sa të mund të ndryshojnë gjërat), do shtoja edhe nja dy gjëra të tjera:
    1- Ashtu si për figurën e Presidentit, edhe për deputetët e Parlamentit duhet të funksionojë ligji i moszgjedhjes pas mandatit të dytë.
    2- Nëse për të garantuar paanshmërinë e zgjedhjes së Presidentit është zgjedhur mandati 5vjear (në mënyrë që të mos jetë i njëjti parlament që të votojë rizgjedhjen e tij), duke patur parasysh edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit (http://sq.wikipedia.org/wiki/Presidenti_i_Shqip%C3%ABris%C3%AB#Procedura_e_zgjedhjes_s.C3.AB_Presidentit), do të ishte më e udhës që, në vënd që të zgjidhej çdo 5 vjet, të zgjidhej në çdo tre vjet… ku, me një Parlament si këtë të sotmin, pas gjashtë muajsh do kishim zgjedhje të reja (sepse do e kishte të pamundur që të votonte me 3/5)

  2. Me pelqen shkrimi yt Pishak, te pergezoj !
    Eshte nje analize qe perpiqet te shkoje pertej emrave, personalizimeve dhe situatave te sotme apo te nje te ardhmeje te afert, dhe qe e perqendron vemendjen mu ne zemer te problemit, raportet ( delikate ) ndermjet institucioneve vete.

    Nje shembull te mire, nqs nuk e kam keqkuptuar, e jep edhe Edrus me piken e tij 2, te cilen e konsideroj kryekeput te gabuar.

    Edrus, une e kuptoj frustrimin tend ndaj parlamentit ( ketij parlamenti ), mirepo eshte e gabuar qe per t’ja cenuar atij stabilitetin te perdoresh institucionin e presidentit. Kjo, sepse neser mund te vije nje parlament i mire, i cili gjithashtu nuk do ti kete votat, dhe te kaloje ne po te njejten krize. Une nuk jam ndonje partizan i stabilitetit ne kurriz te standardeve demokratike, mirepo kjo zgjidhja jote nuk ofron as te paren e as te dyten.

    1. “Me një parlament të mirë” unë nuk nënkuptoj një parlament ku njëra apo tjetra forcë politike të ketë një maxhorancë me mbi 3/5 e deputetëve. Me “një parlament të mirë” unë nënkuptoj një parlament të emancipuar ku, edhe nqs forcat politike janë fifty-fifty, të ketë një dialog konstruktiv maxhorancë-opozitë.

      P.s: Më duket se nuk e ke kuptuar atë çka doja të thoja tek pika e dytë. Në atë pikë nuk aludoja që një president i pushtetshëm të mund të shpërndante parlamentin, por sillja në dukje faktin që një parlament i paralizuar, si aktuali, nuk do të mund të zgjidhte dot një president, nga ku: ishte i detyruar (sipas rregullave për zgjedhjen e Presidentit) që të shpërndahej dhe të kishim zgjedhje të tjera 😉

  3. ”’ Pra nuk mund të huazohen shabllon formula të huaja për t’ia veshur realitetit shqiptar. ”’

    Pse deri tani ç’eshte bere ?
    Per me teper kur shpreh nje pohim te tille, tjetri pret alternativen, qe nuk u pa gjekundi.

    Qe Presidenti i zgjedhur nga populli perben standart me te larte te demokracise, kjo nuk le shume vend per diskutim, sepse demokracite e sotme kane si shtylle kurrizore ndarjen e pushteteve dhe zgjedhja direkt nga populli respekton konceptin e ndarjes se pushteteve shume me mire (nudo e crudo) sesa çdo menyre tjeter e zgjedhjes se Presidentit.
    Do shtoja se edhe Presidenti Amerikan nuk zgjidhet mirefilli nga populli per shkak te ndermjetesimit te shteteve. Sigurisht kjo lidhet me realitetin federativ te Amerikes.

    Persa i perket Presidentit ne Shqiperi, jam shprehur disa here, se ministria e Luftes dhe ajo e Jashtme, duhen kaluar si sekretariate presidenciale, duke i hequr keto 2 institucione jetesore te mbrojtjes kombetare nga lufta e eger per pushtet, nga aleanca politike te rrezikshme, nga nepotizmi, mediokracia e nje sere dukurish qe ia ulin efiçencen ketyre institucioneve (mjaft te kujtoj çeshtjen e detit ne jug). Per me teper politika jone e brendshme kushtezohet vazhdimisht nga nderhyrje greke, serbe, italiane, sorrosiane apo çdo lloj pasaniku nderkombetar qe i kalon rruga ketejpari, prandaj shkeputja e qarte e politikes se brendshme te kryesuar nga Kryeministri dhe politikes se jashtme te kryesuar nga Presidenti, me duket nga gjerat me te frytshme qe mund te behen.

    Ketu po shtoj se duke pare fuqine e madhe te Kryeministrit, i cili mund te nxjerre dekret-ligje (V.K.M) dhe Kuvendi gjithnje i gatshem per miratim, do ishte shume e vlefshme qe Presidenti te kishte te drejten e ‘Vetos se Perkohshme’.
    Me ‘Veto te Perkohshme’, nenkuptoj ndalimin e perkohshem 6 mujor ose 1 vjeçar, te miratimit te nje sere ligjesh, jo te gjithave (psh ligji i buxhetit nuk mund te ndalohet). Kjo do te sillte qe Kryeministri nuk mund te kaloje me dobiçllek asnje ligj te posaçem, po gjullurdia e madhe fale vetos, do i jepte te gjitheve mundesi njohje e reflektimi, me te gjitheve nenkuptoj edhe opinionin publik.
    Psh ligji tashme famekeq zgjedhor nuk do kish kalur ne heshtje nese Presidenti do i kish vene veton e perkoshme.

    Po ashtu fale kesaj vetoje, asnje shumice nuk do mund te bente ndonje ligj ne interesat e saj te menjehershme 6 muaj ose 1 vit, para zgjedhjeve te reja.

    Per shume arsye te tjera mese te dobishme per demokracine tone te re dhe njekohesisht allasojse, nje President me fuqine e vetos se perkohshme, do kryente me mire rolin e garancise.

    Le te shikojme nje President te tille ne krizen e sotme. Berisha e akuzon si puçist, Presidenti Topi i keput si presion te gjitha ligjeve ku mundet nje veto te perkohshme, Kuvendi shpartallohet, Kryeministri shpartallohet, detyrimisht Berisha eshte i detyruar te zgjedhe rrugen e dialogut politik se s’mund te qeverise dot.

    Shikojme nje President qe perveç vetos se perkohshme ka edhe ushtrine si sekretariat. Berisha i thote puçist, Presidenti i thote qepe gojen se te hodha me bythen perpjete, ta bera Puçin me verte. Berisha rrjedhimisht terhiqet.

    Natyrisht nje President i tille ka fuqi te madhe, prandaj si kriter duhet vene qe asnje anetar partie apo politikan karriere nuk mund te zgjidhet president, kufiri i moshes te shtyhet deri ne 60 vjeç.
    Ne kete menyre Presidenti zgjidhet o nga ushtaraket o nga gjyqtaret o nga diplomacia e karrieres apo çdo profesion qe duhet te jete i depolitizuar.
    Nje President ish-ushtarak apo ish-gjyqtar apo ish-diplomat eshte edhe me i pergatitur, duke pare se Presidenti i tille ka rolin e kryekomandantit, kryetar i KLD, apo kryediplomatit.

    Keshtu krijohet nje nje institucion efiçent dhe i dobishem, qe ka fuqi absolute ne politiken e jashtme dhe rol garanti ne politiken e brendshme, eshte i depolitizuar, eshte i afte profesionalisht etj.

    Kete s’e ka provur askush deri me sot dhe as do jemi ne te paret qe do e provojme (se kulti i kargove ben te veten), por teorikisht kjo hipoteze nuk ka asnje pike te erret, dmth une nuk shoh si mund te kundershtohet me argumente kjo hipoteze, sigurisht duke ia kushtezuar realitetit shqiptar.

  4. Shkrim brilant Pishak. E kam te veshtire te shtoj dicka tjeter pasi ne pika te shkurtra i ke kapur te gjitha. Sdq. e rendesishme eshte te nenvizohet qe kushtetuta qe percakton formen e qeverisjes dhe ndan e cakton detyrat e kompetencat e institucioneve, eshte per sot e per neser. Duhet pare ne perspektive dhe jo te jete fryt i allishverisheve politike apo inatesh meskine te drejtuesve aktuale shteterore e politike (sic ka ndodhur rendom ne te kaluaren).

    Topi pas perfshirjes ne nje lufte politike kunder kryeministrit te vendit, e ka te sigurt qe nuk arrin te marre miratimin e shumices ne parlament per nje mandat tjeter, prandaj kerkon qe presidenti te zgjidhet nga populli. Jo se e ka te sigurte fitoren edhe ne zgjedhje direkt ne popull (pasi edhe aty partite kryesore do orientojne voten e shumices se votuesve), por shpreson tek ndonje marreveshje me PS-ne e cila mund te mbeshtese Topin.

    Kjo shkon ndesh me sistemin aktual qe ka Shqiperia, i cili eshte sipas modelit te Westminster (apo ka shumicen e karakteristikave te ketij modeli). Nje model i perpunuar e konturuar ne shekuj.

    Nese presidenti zgjidhet direkt nga populli, atehere duhen rishikuar edhe kompetencat e tij.

    Zgjedhja e presidentit direkt nga populli, nuk e ben me teper te pavaruar apo perfaqesues te unitetit te popullit, bile mund te jete krejt e kunderta pasi do te dale nga nje beteje zgjedhore politike dhe do te mbeshtetet nga njera prej partive.

    Ne na duhet nje demokraci perfaqesuese, parlamentarizmi, ndarja e pushteteve me theks te vecante nje gjyqesor i pavarur dhe profesional, jo nje president qe zgjidhet nga populli dhe nese nuk i ndryshohen kompetencat, atehere kush do te jete perfitimi nga kjo? Arrivizmi i Bamir Topit apo cilitdo qe kujton se e ka marre me tapi ate post?

  5. Besoj se është e tepërt të shtoj se shënimet e mia nuk kanë asgjë kundër Presidentit Topi. Madje nuk do të më vinte mirë sikur shënimet e mia të lakoheshin kundër tij ose të personalizoheshin. Për institucionin që Topi përfaqëson kam respekt të thellë e të palëkundur. Atë vetë e njoh prej vitesh, e kam pasur shok kur studionim jashtë shtetit dhe na bashkojnë kujtime të bukura.
    Këtu në PTF përpiqemi të diskutojmë për tema në mënyrë të civilizuar. Nga dialogu dhe nga mendimi ndryshe nuk vjen asnjëherë gjë e keqe.

    1. Nuk e ve ne dyshim qe mund te kesh pasur kujtime te bukura me Topin, por ketu po debatojme per propozimin e Topit per menyren e zgjedhjes se presidentit dhe eshte e pamundur te mos flasim per te. Na interesojne ato arsye e shkaqe qe une mendoj e shtyjne Topin ne nje propozim te tille dhe ne keto gjera nuk ka asgje te pacivilizuar. Mos e shkerdheni debatin keshtu duke kufizuar njerezit se cfare te flasin duke ju vene tabelen e civilizmit nese themi qe Topi e ben per kete apo ate arsye kete propozim.

      1. Metal boy, në një farë kuptimi shqetësimi im ishte preventiv. Nuk desha që diskutimi të degjeneronte, siç ndodh rëndom në Shqipëri, në akuza të personalizuara. Nga ana tjetër nuk kisha qejf që shkrimi im të lexohej si sulm personal ndaj Presidendit. Nga anët tona këto keqkuptime ndodhin shpesh. Tërheqja e vëmendjes nga ana ime ishte parandaluese dhe u drejtohej të gjithëve; kryesisht atyre që do të komentonin më pas.

  6. Kam idenë se standarti “më i lartë demokratik” është togfjalësh tepër impenjativ për t’i dalë për zot, duke qenë se vetë demokracia është një proces në bërje e sipër, edhe në vendet që klasifikohen si demokratike mirëfilli.

    Format e qeverisjes janë të shumta dhe natyrisht që shpesh kanë të bëjnë me faktorë si tradita, kultura dhe mentaliteti i shoqërisë që vendos të adaptojë modelin që sheh si më të vlefshëm dhe funksional për të.

    Pas këtyre dy premisave, ideja ime është që praktikat e deritanishme të bërjes së ligjeve në fushën kushtetuese (p.sh. kodi zgjedhor) apo të amendimit të orës së fundit të dispozitave kushtetuese (p.sh. ato të 2008 apo të sapoprezantuarat), duhen parë më sy shumë kritik dhe i duhet dhënë fund një orë e më parë. Në fakt besoj se ndryshimet e sjella në nxitim e sipër, para mbylljes së një mandati, apo ndonjë muaj para zgjedhjeve, historiko-statistikisht, përbëjnë një nga burimet parësore të problemeve që prezanton sistemi ynë politiko-kushtetues.

    Pa u testuar akoma siç duhet efikasiteti i rregullave që po ata hartues i propogandojnë si përfundimtaret dhe më të mirat e rradhës (që tek e fundit mbeten teknikalitete perballë faktorit real që është vullneti politik për t’i vënë në jetë duke iu bindur atyre), ndonjë muaj në mos javë përpara eventit të rradhës, zgjidhja e ofruar duket se është vetëm rishikimi i tyre. Për të mos përmendur zhvlerësimin që pëson Kushtetuta, nga shtyllë kurrizore e një shoqërie, në protezën e rradhës të klasës së rradhës politike.

    Rezultati i kësaj praktike nuk ka vonuar të vijë dhe të konsolidojë frytet problematike të saj.

    Ndërkohë që të luajturit brenda rregullave dhe sidomos me vullnetin e duhur politik është akoma jashtë çdo shprese për t’u realizuar.

    Të ndryshosh, në drejtimin e prezantuar në shkrimin hapës, kompetencat e Presidentit, nënkupton një sërë amendimesh të tjera, për të cilat nuk besoj se shoqëria shqiptare (klasa politike ndoshta, por kjo nuk e zvogëlon apo zgjidh fare problemin) është gati.

    Nëse diçka me vend mund të bëhet, sipas mendimit tim, është rivendosja e ekuilibrave të prishur me ndryshimet e 2008. Pra rikthimi i shumicës së kualifikuar që Presidenti gëzonte përpara ndryshimeve brenda natës së 2008, që e shkëpuste nga forcat politike, sidomos nga mazhoranca parlamentare që bashkëpunon duke u shkrirë me ekzekutivin (dhe për sa rezulton nga praktikat e deritanishme, pa dhënë asnjë shembull kontrolli mbi këtë të fundit, por përkundrazi, duke u kontrolluar përpikmërisht prej tij).

    Rikthimi në fuqi i neneve 104 dhe 105 përkatësisht të mocionit të besimit dhe mosbesimit, që forcuan, duke i hequr pothuaj çdo lloj përgjegjësie, pozicionin e Kryeministrit, që sidomos në historinë e legjislaturave të djathta, nuk ka njohur kurrë moment dobësie. Përkundrazi.

    Në modelin para 2008, nëse Kryeministri humbte besimin e Kuvendit, ky i fundit mund të propozonte një tjetër kombinim qeveritar (siç dhe duhet të jetë e natyrshme për republikat parlamentare), dhe vetëm pas dështimit të Kuvendit në zgjedhjen e një Kryeministri, Kuvendi shpërndahej nga Presidenti dhe zgjidhja kalonte në duart e elektoratit.

    Ndërkohë që modeli i sotëm, paraqitet shumë problematik, sidomos në konsideratë të rregullimit zero demokratik të partive politike sot për sot në Shqipëri, prej nga buron një varësi perverse nga lideri, që projektohet në mënyrën e kandidimit, të formimit të Kuvendit, e për pasojë, të të gjithë organeve që dalin prej tij.

    Të forcohet mundësisht procesi i rishikimit të Kushtetës, duke parashikuar që për çdo ndryshim kushtetues të propozuar nga Kuvendi, ky i fundit të shpërndahet, dhe vetëm Kuvendi i ri të ketë të drejtën e miratimit të ndryshimeve në fjalë.

    Pse i shkruaj këto? Sepse i shoh si mënyra që mund të risjellin në lojë premisën e domosdoshme, momentin më të rëndësishëm e të munguar të sistemit kushtetues shqiptar, atë të PËRGJEGJËSISË së institucioneve përballë njëra tjetrës, dhe sidomos përballë shoqërisë shqiptare, qoftë kjo përgjegjësi politike dhe/apo kushtetuese-ligjore.

    Dhe sepse nisem nga ajo që në hapje e quajta tradita, kultura dhe mentaliteti i një shoqërie. Bazuar në rezultet që akumulojmë prej vitesh.

    Në përfundim, nuk e shoh aspak pa vend, një përpjekje serioze për demokratizimin e strukturave partiake, prej nga burojnë shumë probleme të personalizimit të pushtetit, që përkthehen në monopole të institucioneve në pak duar, aspak të denja, siç kemi parë deri më sot.

    p.s Ose për ta sintetizuar me fjalët e Skënderbeut: nuk është shpata, është krahu.

  7. Pishak, me pelqen qe trajton nje teme qe ka rendesi, dhe e cila per arsyet qe dihen nuk gjen hapesire ne mediat tona, dhe them se eshte po kjo arsye, e interesave te ngushta politike-mediatike, qe kufizon dhe pasqyrimin e lajmeve te Japonise e Libise ne media, cka trajtoje tek tema tjeter, e jo se populli s’ka interes. Populli eshte ne pergjithesi, si ne Shqiperi si ne Evrope/Amerike apo gjetke, turme, dhe i merr cues (‘shenjat’) nga mediat.

    Dhe kjo teme ka rendesine e saj pasi institucionet dhe rruga institucionale duhet te jene gjithmone mbi individet dhe rrethanat e momentit, ne cdo demokraci, aq me shume ne demokraci ne formim e siper si kjo jona.

    Mendesia e ‘kolateraleve institucionale’ per hir te kesaj apo atij eshte nje nga arsyet kryesore te ketij tranzicioni pa fund qe po kalon Shqiperia. Eshte njesoj si te injorosh semaforet se ke nje rast urgjent; ne mos ne kryqezimin e pare, ne te dytin a te tretin do besh karambol. Pastaj do vijne kukuvajkat te vajtojne viktimat dhe do merren me detajet e aksidentit, jo me faktin qe po ecej me drite te kuqe, e vazhdohet me tej ne spirale ku dalja nga situata behet me e larget dhe absurdi me normal.

  8. Dy gjera. Ne lidhje me kultin e kargove. Besoj se vertete duhet pasur kujdes ne lidhje me te. Gjerat e aplikuara shabllon nuk para funksionojne. Gjithsesi, duhet pasur kujdes se mos kulti i kargove shnderrohet ne gogol nese abuzohet me te si kritike. Kur flasim per modele kushtetuese, ato jane me perkufizim modele. Si te tilla e kane nje lloj shablloni te ndertuar ne vetvete. Perpiqet pra te aplikohet ai model qe eshte sa me ideal e njekohesisht sa me realist. Besoj se nje kushtetute presidenciale eshte ai ideal qe eshte edhe me realisti persa i perket jo vetem Shqiperise, por cdo vendi ne pergjithesi.

    Gje qe me sjell tek e dyta, sepse eshte piekrisht ky model qe shmang me mire se cdo tjeter kultin e njeshit. Per momentin, keshtu si eshte kushtetuta Shqiptare, njeshi eshte ai qe ka shumicen e parlamentit. Kjo eshte me detyrim dhe sjell ate qe e njejta force te kete te drejten te krijoje qeverine dhe te kete edhe shumicen ne parlament. Ndryshon puna ne nje sistem presidencial. Nese e drejta e qeverisjes i jepet personit, si ne Amerike, kjo nuk e pengon popullin qe shumicen parlamentare t’ia japi partise kundershtare te ketij personi. Mund pra te ndodhe te mos jete shumica ajo qe e formon qeverine. Kjo krijon nje kontroll me te larte te pushteteve ndaj njeri tjetrit.

    Por, e perseris, aplikimi i ketij modeli kushtetues nuk ka kuptim te kritikohet per kult kargosh. Ne fakt, asnje propozim kushtetues nuk ka vlere te kritikohet per kult kargosh, pasi behet fjale per modele racionale te cilat kane nje imperative te permbushen, dhe jo per besime te mistifikuara nga autoriteti i uniformes.

    1. Siç e kuptoj unë, kulti i kargove vjen në vështrim sa herë që kujtohet madje shpresohet se duke adoptuar shpesh mekanikisht këtë apo atë model kushtetues do të sigurojmë, vetvetiu, ato standarde dhe garanci demokratike që ua admirojmë të tjerëve.

      1. Nejse se eshte tjeter muhabet ky i kultit te kargove, por me shume se adoptim mekanik une do e quaja siperfaqesor, ne rradhe te pare sepse “mekanik” kam frike se ka edhe konotacione pozitive, si funksionalitetin, efikasitetin, etj, e ne rradhe te dyte e per sa i takon temes sepse adoptimi, e per me teper aplikimi i modeleve kushtetuese nuk mund ta shmangi nje lloj aspekti mekanik.

  9. Ne fakt Presidenti aktual riprodhon nje ide te vjeter te socialistit Ben Blushi, por qe asokohe pervec se u perceptua si diversion ndaj Fatos Nano, nuk i leverdiste as Bamir Topit. Operacioni per zgjedhjen e Bamir Topit President, ka kushtuar rreth 3 milione euro. Keto nuk jane thashetheme; ish-Kryetari i Grupit Parlamentar te PS, sekretar Politik i saj, Ben Blushi e ka dekalruar kete ne foltoren e Parlamentit. “Presidenti eshte ne ate detyre me vota te blera”.

    Te rikthesh idene e nje presidenti nga populli, kur po i njejti njeri qendron pas ulerimave te Kreshnik Spahiut (ky e mban deren hapur nga te gjitha krahet) dhe Aleances Kuq e Zi qe po ben fushate te stisur nacional-histerike anembane vendit, nuk do te thote asgje me shume sesa te besh nje loje per interesa personale. Por meqe edhe Nano, qe ishte ndermjetesi i Presidences Topi, asokohe u shpreh se kjo eshte “nje seance Bamiresie per Bamirin”, atehere edhe levizje te ketilla te Presidentit te Klubit “Tirona” jane te lexueshme si shume te trasha per te vene ndonje realisht ne mendime.

    1. Pjesa e dytë e komentit, përveçse jo edhe aq e lidhur mirë morfologjikisht dhe e çoroditur logjikisht, është komplet jashtë teme dhe e shoh si provokim për të hapur debate që nuk e di se kujt do t’i interesonin.

      1. Po ti cfare e ke kete “nuk e di kujt do ti interesonin”? Ma shpjegon pak te lutem. Ja gjen dot logjiken ti kesaj qe thua?
        Presidenti nxit fushaten nacionaliste per regjistrimin me kete laron e tij ne KLD qe neser te rikandidoje me mantelin e patriotit pasi ka propozuar idene e zgjedhjes nga populli. Po nuk e zgjodhen, do lihet te kuptohet se ata jane tradhetare. Cfare nuk te kuadron ty ketu, apo thjesht e miraton kete si loje dhe te tjerat te duken provokime?

        1. Qaravitjet dhe rolin e të persekutuarit shko dhe bëje në ndonjë forum tjetër apo tek Shekulli, sepse, nëse ke arritur që ta kuptosh, në këtë blog vështirë se do të të gjesh njeri që të të ndjekë në sazet e tua.

          2Xha-i flet për krokodilët e diskutimeve në ambjente të tjera dhe lejon ashiqare njerëz që të flasin ç’t’ju vijë për mbarë për figurat shtetërore… apo për të qënë mjaft demokratikisht të emancipuar mjafton që të mos na preket Janullatosi, pa për Presidentin vari tobet?!

          1. Une kam kuptuar se ne ke blog shkruhet per shumecka qe shqeteson Shqiperine dhe boten shqiptare. Dhe qe sa here shkruaj, komenti moderohet. Me sa di, blogu nuk ndjek nje vije ideologjike te caktuar, as e mbyll hapesiren e vet ne nje forme te tille qe te vetecensurohesh. Ne fakt ti kete sugjeron. Por ti vetem sugjerime mund te besh. Sa per ate lidhjen qe ben me Janualltosin dhe figurat shteterore, pra kukullat, une do te doja te shpresoja qe mbase do arrije dikur vetem te me keqkuptoje.
            Qarravitje ne forume… kete ben ti zakonisht?

            1. Blogu ndoshta s’ka një vijë ideologjike të caktuar, por e ka forcën e tij pikërisht tek niveli i debatit. Lezeti i debatit këtu, nuk mvaret vetëm nga aftësia e komentuesve për të lidhur fjalë të bukura në një fjali kuptimplotë, por edhe nga cilësia e komenteve dhe për më tepër tek aftësia e komentuesve për të mos hapur PA SHKAK diskutime të kota (jashtë teme).
              Kjo aftësi e komentuesve, nënkupton edhe vetçensurimin. Vetçensurim që duhet të pasqyrohet jo vetëm në (1)vetpërmbajtjen për të mos dalë jashtë teme, por edhe (2) në mospërdorimin e termave fyes dhe denigrues ndaj figurave institucionale (qofshin shtetërore apo fetare) dhe me komentin që ti bëje I SHKELJE TË DYJA PIKAT që përmendja.
              Ti apo ndokush tjetër e konsideron si normale shprehjen “Presidenti … me kete laron e tij”, por mua më duket e pamoralshme që të pretendohet që të flitet për demokraci kur nuk dimë të respektojmë institucionet e demokracisë dhe ti me një të hapur goje fyen dy nga figurat më të larta shtetërore… dhe në mos e ditsh, personat që përfaqësojnë shtetin janë: Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë

            2. Se pari me mire sesa prirja vetecensuruese eshte bojkoti ndaj komenteve “subversive”. Komentuesit e ketushem, sipas asaj qe thua ti per lezetin e debatit, jane aq sycelet ne kete drejtim.
              Se dyti nuk mendoj se ceshtja qe shtrova eshte edhe aq pa lidhje.
              Presidenti i Republikes, ky aktual, ka dy deklarata le te themi kunderthenese per sa i perket ceshtjes se nderyrjes ne Kushtetute. Ideja e zgjedhjes nga populli, implikon patjeter nje rishikim kushtetues, qe nuk mund te mjaftohet vetem me ndryshimin e nje procedure, por me siguri qe do te kerkoje te zgjerohet deri sa te ripercaktoje ngrehinen e marredhneieve nderinstitucionale.
              I pyetur pak dite me kohe me pare per kerkesen e Partise Socialiste per idene e zgjedhjes se kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve prej tij, si forme garancie per zgjedhjet e 8 majit, Bamir Topi iu pergjigje vetullngritur se: Ju e dini shume mire se kur u ndryshua Kushtetuta ne 21 prill, Presidenti nuk u pyet. Madje pati entuziazem nga te dyja partite. Prandaj edhe Presidenti nuk mund te nderhyje ne kete ceshtje qe u perket partive politike.

              Pra, nje kerkese per ndermjetesim per problemet zgjedhore, qe kerkon ndryshim ne Kushtetute, apo edhe nje ndryshim te ligjit organik, Uniteti i Popullit i pergjigjet me nje neutralitet shume te ftohte, por jo ftohes per krizen. Me terheqje.

              Krejt e kunderta dhe tjeter ide shfaq i njejti njeri kur vjen puna per karrigen e vet, qe lidhet direkt me menyren e zgjedhjes. I vetedijshem se ate karrige me PD dhe PS ne pushtet nuk e ka per ta pare me as ne enderr, Bamir Topi nuk perton qe kesaj radhe te behet vete protagonist i diskutimit per ndryshimin e Kushtetutes.

              Pra kur kemi nje interes eminent politik, Presidenti i Republikes terhiqet duke menduar se me largim nga pergjegjesite dhe duke i lene palet te shqyhen e siguron me mire unitetin. Kur vjen puna per interesin e vet personal, nuk ia perton qe ta unifikoje ate me nje ceshtje shume te gjere, me nje poze konstruktive qe kerkon te fshehe ambicien dhe lojen politike pas predikimeve qorre dhe gjysemdemagogjike te demokracise.
              Po si te faktorizohet pucisti i 21 janarit? Thjesht fare; aktivizon kete arrivistin e KLD-se, qe te hape debatin e regjistrimit te popullsise, duke nxitur te njerezit ankthin e cenimin te sovranitetit dhe destabilizimit qe qendron te portat jugore te Shqiperise. Ate rol qe nuk e merr dot qeveria, na e marrka sistemi i Drejtesise qe drejtohet nga Bamiri dhe Spahiu. Prandaj eshte e natyrshme te mendohet, dhe informacioni ka nisur te qarkulloje, se kjo eshte nje loje jo per Shqiperine vete, por izolimin e qeverise dhe te djathtes ne ate element qe perceptohet si me i perdhosuri; nacionalizmi apo me sakte nje romantizem per shqiptarine. Bamiri e ka mete lehte kete rol se eshte edhe futboll dashes, pasi neper fusha kultivohet edhe shqiptaria e re e tallavase.
              Zgjedhje nga Populli pra, e nje njeriu qe flet per popullin dhe interpreton ankthin e tij.

              Me fal, zoteri ky nuk eshte President. Per me teper qe ideja e zgjedhjes nga populli as nuk u perkrah kur ky vete po perpiqej te zgjidhes ne vitin 2007. I njejti Bamir Top, i pershkruar shume mire dhe ne menyre unike nga gazeta Tirana OBzërvër, e quajti Edi Ramen qe e kundershtonte zgjedhjen e tij nje “xhelat politik”. Pra lodrat e Bamirit me laron e tij te KLD, nuk kane te bejne dhe aq me interesin tim si qytetar. E as ma zgjidhin mua ankthin nacionalist, qe vete e krijojne, vete e zgjasin, vete kerkojne ta zgjidhin per te qene aty ku jane.
              Sa per etiketimet qe une u bej ketyre njerezve qe jane ne per institucione, parimisht e pranoj qe ke te drejte.
              Por do te te kerkoja qe te me mirekuptoje, pasi nuk besoj se ky eshte halli yt, por edhe pse nuk besoj se e kam tepruar. Cfare kam thene valle? Qe Saliu ka vrare? Po kete e thote edhe PS qe perfaqeson 1/2 e elektoratit. Le qe isha aty vete.
              Qe Spahiu eshte Laro? Sinqerisht kete e besoj, por po do nuk po e ze me ngojesh edhe pse kjo prape nuk e ndryshon gjendjen. Ai po laro mbetet. Po Kryetaren e Parlamentit e ke degjuar si flet, meqe me perfaqeson sikurse thua? Po fakti qe une mund te mendoj se keta kane vjedhur voten time pse nuk e merr ne konsiderate ti?

            3. Or zotëri! se edhe të dua të të mos përgjigjem, ta garantoj që ti je në gjendje t’ia bësh nervat kaçurrel edhe arushës.

              Nëse do që të diskutojmë se ç’po ndodh në Shqipëri për regjistrimin dhe për aktivitetin e të gjithë larove, bëj një shkrim dhe dërgoja autorit të blogut dhe, me gjith qejf, mund të flasim sa të duash dhe si të duash, por është e ULËT nga ana jote që kërkon ta lidhësh me kongresin e Lushnjes çdo koment tëndin.
              Kaq. Stop!

            4. O Zoteri, a nuk eshte komenti me siper edhe nje mendim imi per ceshtjen qe parashtrohet ne shkrimin kryesor? Secili shkruan per aq sa ka ne koke, une shkruajta ate qe di. Mendoj se vjen ne lidhje me temen. Nuk te pelqen ty? Pune e madhe. Thashe, mundet edhe te mos pergjigjet njeri fare. Plus nga sa kam pare ti ke blogun tend; aty nuk kam ardhur te te acaroj nervat meqe ti keshtu me perkufizon. Aty edhe mund te me thuash stop, ndal apo ik. Ne rregull?
              Une nuk do shkruaj ate qe te pelqen ty apo ndonje tjeter, se edhe ti shkruan ate qe mendon, jo ate qe duhet.

  10. Forma mentis, propozimi per te mos bere asgje ne emer te stabilitetit kushtetues nuk me entuziazmon shume.
    Per me teper te rikthehet gjendja si ka qene me pare (para ndryshimeve te 2008), ne nje kohe qe ajo gjendje doli qartesisht joracionale (historikisht) sepse nuk mbijetoi as 10 vjet(duhet te jetonte me shekuj) eshte si te kthesh shiritin e filmit prapa dhe te shpresosh qe filmi do te vazhdoje ndryshe.

    Problemi yne eshte edhe me i vjetri i botes, ne thelb nuk eshte tipikisht shqiptar, tipikisht shqiptare mund te jete zgjidhja e problemit por jo problemi ne vetvete.
    Problemi eshte si te mos lejohet qe Njeshi te kete fuqi absolute (o thuajse).
    Spartanet ishin te paret qe e zgjidhen, duke vendosur 2 Njesha (ne fakt 2 x 1/2), dmth 2 mbreter, zgjidhje e thjeshte apo jo ?
    Me vone romaket gjeten te njejten zgjidhje me 2 Konsuj dhe vetem ne raste rreziku lejonin Diktatorin e perkohshem, dmth Njeshin absolut.
    Athinasit e zgjidhen problemin me ane te Ostrakizmit dhe kane hequr qafe disa Njesha potenciale.

    Perendimi problemin e ka zgjidhur me se shumti me ane te 2 krereve te Shtetit, nje de jure, Mbreti ose Presidenti dhe nje de facto, Kryeministri.

    Ky pra eshte nje problem i perbotshem me zgjidhje te ndryshme te bazuara ne pervojat historike te vendeve e/o qyteterimeve.

    Tek ne çeshtja paresore eshte si te kufizojme Njeshin, i cili eshte edhe rreziku kryesor per ndarjen e pushteteve.
    Zgjidhja duket e thjeshte, te kemi 2 ‘njesha’.
    Presidenti te mos jete i pafuqishem, kryeministri te mos jete i pafuqishem.

    Se çfare percaktimi do i japim, parlamentarizem, presidencializem, kancelarizem kjo s’ka pike rendesie, politologet kane nevoje per konceptet e tyre, ne kemi nevoje per zgjidhjen e problemit tone.

    Vendet e tjera duke nisur qe nga Sparta e Roma nuk e kane vrare mendjen se ç’percaktim politilogjik do kishte sistemi i tyre. Amerika nuk e vrau mendjen per presidencializmin e as Franca per gjysempresidencializmin.

    Ato kane vepruar si subjekte jo si objekte, ato kane thene e mira ime eshte keshtu si them une.
    Ne vazhdojme te permendim percaktimet politologjike duke marre shabllon edhe strukturat perkatese, pa e vrare mendjen se si duhet zgjidhur problemi kryesor, si te bejme te mundur qe Sala apo Bala te mos kene kontroll te gjithanshem.

    Zgjidhjet ne thelb jane vetem 2:

    1- O kopjojme sistemin amerikan ku ndarja e pushtetit eshte perfekte, po edhe sikur te mundte Sala apo Bala nuk mund te shkonte pertej 8 vjeteve.

    2- Beje Presidentin te kete aq fuqi sa t’ja mbledhe Kryeministrit nese ketij i merr koka ere, beje Presidentit sa me te pavarur nga politika e dites dhe me fuqi garanti.

    Psh Presidenti u be kukull sepse Kushtetuta e 98 u lejonte partive te benin ndryshime kushtetuese duke perjashtuar referendumin popullor. Ja nje gabim i pafalshem i Kushtetutes se 98 te cilin po e paguajme ne sot, po e paguajme ne jo ata qe e bene gabimin.

    Une mendoj se asnje pedeist e asnje socialist (qe beson se do hype shpejt ne pushtet) nuk do qe ta ndryshoje kete gjendje kushtetuese, per faktin e thjeshte se krijon nje situate, ku mund te marresh pozen e mbrojtesit te ligjit e duke kontrolluar parlamentin vetem bomba berthamore te ben te zbresesh nga kali, opoziten e redukton ne zukatje mizash, por edhe Presidentin.

    Ashtu si kam pohuar disa here, e perseris prape, pedeiste e peseiste jane sot per sot kundershtaret me te eger te demokracise.

    1. Hyllin, unë nuk propozoj të mos bëhet asgjë, edhe pse nuk besoj se do të zgjidhet dot gjë as këtë herë, bazuar më shumë se sa në supersticion, në praktikat dhe aktorët politikë të sotëm, mëse të parashikueshëm. Unë propozoj që nëse vërtet do të arrinin të uleshin në atë tavolinë, të rivendoseshin ekuilibrat dhe të rikufizohej pushteti politik nga rregulla të paracaktuara dhe të vlefshme më shumë se dy tre legjislatura (që normalisht përbëjnë dhe dy momentet që karakterizojnë të gjitha format e qeverisjes “demokratike” në qarkullim sot për sot).

      Dhe me këtë rast, propozoj të bëhet funksional një tjetër rregull bazik, pra ai i lojës brenda rregullave, dhe jo ai i ridizenjimit ad hoc, pa kohë e kriter. Praktika e rishikimit periodik të Kushtetutës, krahas asaj të lakimit të nevojshmërisë së respektimit të saj për të larë gojën nga çdo kalimtar politik i rastit, është përshkallëzuar në rritje (vetëm për të përmendur disa: në 2007 ndërhyrja që hoqi KQZ nga Kushtetuta duke e politizuar atë; në 2008, rishikimi i valvulave të kontrollit parlamentar të mocionit të besimit dhe mosbesimit, tkurrja e Presidentit, rishikimi i formulës zgjedhore; e tani qenka rradha e presidencializmit). Cili është rezultati? Ishte parashikuar në çdo manual të drejte kushtetuese, por jemi që jemi po vazhdojmë ta eksperimentojmë në lëkurë.

      Përveç rezervës që ushqej që një President (që sot për sot, akoma ka detyrën kryesore të garantit të Kushtetutës), del e shprehet kaq lirshëm për rishikimin e saj të rradhës, akoma nuk e kam kuptuar cila ishte nevoja e ndryshimeve të mësipërme, përtej interesit partiako-politik. Gjë që risjell problemin kryesor të politikës që duhet të kufizohet nga rregullat, e të përpjekjes së pareshtur të saj për t’u çliruar prej tyre. Hë për hë, kjo betejë në Shqipëri vazhdon të fitohet nga politika. Më thuaj ti sa përkon kjo praktikë me garancitë që duhet të jepte një Kushtetutë.

      Utopia e të kthyerit mbrapsht në kohë, nuk kapërcen kurrë atë të kërkimit të zgjidhjes vetëm nëpër formula e kombinime që nuk shterojnë dot, e sidomos utopinë (por që shpejt u bë realitet) që opozita do të braktiste rolin e garantit apo kundërpeshës duke kontribuar aktivisht që Kushtetuta të degradonte në një ligj sezonal.

      Për sa i përket presidencializmit, ai njësoj nuk përjashton nevojshmërinë e lojës partiake, dhe as mirëfunksionimin e domosdoshëm të Asamblesë (Kongresit). Përkundrazi. Nga do ta rrotullosh ke nevojë për parti e asamble (ose Kuvend) që mirëfunksionojnë, që unë e gjej si zgjidhje të mundshme në atë që quajta demokratizim të strukturave partiake. Pa përmendur pastaj traditën e parlamentarizmit për Europën, e veçanërisht mangësinë e vazhdueshme në eksperiencën shqiptare të një asambleje funksionale.

      Tradita e njëshit të fortë ishte (para 21 vjetësh) dhe vazhdon të jetë problemi sidomos i vendeve të species tonë, pasi ai mentalitet i qeverisjes (dhe jo vetëm) është trashëguar dhe do të jetë shumë e vështirë të mund të kapërcehet. Dikur Kushtetuta dhe ligjet tona, jetonin paralelisht me praktikat de facto e të nëndheshme të partisë së vetme në pushtet. Mendoj se sot nuk jemi larg kësaj praktike, ku rregulli i parashkruar vazhon të bashkëjetojë me praktika që e anashkalojnë apo që e rishkruajnë duke e ç’bërë nga roli themelor që ka.

      Debati mbi formën e qeverisjes ka qenë dhe vazhdon të mbetet i hapur për shumë vende, e nuk kemi si të bëjmë përjashtim në këtë kuptim. Por të luash përpikmërisht me themelet dhe ekuilibrat, duke rrëzuar e ringritur e rirrëzuar tradicionalisht atë Rozafën tonë, nuk është pak. Dhe nuk besoj se zgjidhja këtë herë fshihet tek formulat.

  11. ””Te rikthesh idene e nje presidenti nga populli, kur po i njejti njeri qendron pas ulerimave te Kreshnik Spahiut (ky e mban deren hapur nga te gjitha krahet) dhe Aleances Kuq e Zi qe po ben fushate te stisur nacional-histerike anembane vendit, nuk do te thote asgje me shume sesa te besh nje loje per interesa personale.””’

    Kreshnik Spahiut ti vish anes edhe ti edhe Lubonja edhe Dulja, se ua mblodhi rrup-sup me argumente.
    Spahiu duket qarte qe eshte njeri i pergatitur, do kete mekatet e tij, po kush eshte ne politike dhe s’ka mekatet e veta ?
    Spahiu te mban ne ajer me argumente, te perdor si top futbolli, biles ashtu si Maradona perdorte topin per driblime.
    Te mban ne ajer edhe nga ana retorike, prandaj duhen pesha te renda kunder tij, jo keto puplat e deritanishme.

    1. Mos u bej nje perdorimsh se ti nuk i perket kohes moderne. Je babaxhan, tip qe edhe mendimet i nxjerr nga senduku. Pa na i rendit ti argumentet e e Kreshnikut qe te shohim se mos shpiket edhe ketu ndonje mjet i ri fluturues. Apo e gjete gurune e re nga te rendesh? Na i jep ti argumentet e ketij Keshos qe na doli nga veza, por qe larve ka per te mbetur.

  12. Shqiperia eshte republike parlamentare, keshtu ka qene qekur u shpall republika per here te pare. Presidenti ka qene gjithnje figure onorifike (pervecse kur ishte Sali Berisha) me kompetenca te kufizuara, kryesisht protokollare. Dhe teorikisht nuk ka asnje arsye pse te ndryshoje as kushtetuta as menyra e zgjedhjes se presidentit.

    Praktikisht kemi dy presidencat e fundit, te Moisiut dhe te Topit. Te dy presidentet u zgjodhen me marreveshje ne tavoline midis partive dhe me trafik votash. Presidente te zgjedhur ne kete forme e kane shume te veshtire te jene objektive. Edhe kur perpiqen te jene, njera nga partite eshte e pakenaqur dhe fillon sulmet. Pafuqia e presidenteve te tille behet akoma me e dukshme ne rastet e konflikteve midis partive, kur kerkohet qe presidenti te ndermjetesoje dhe ti uli palet ne tavoline per tu marre vesh.

    Ka shume mundesi qe ideja e zgjedhjes se presidentit nga populli, me shume se deshire per te rritur kompetencat e presidentit, te jete nisur nga nevoja per ti dhene me shume legjitimitet de facto (de jure e ka tashme, por nuk ka shume vlere) postit te presidentit.

    Realisht, edhe zgjedhja e presidentit nga populli do manipulohet nga partite, sepse secila do mbeshtese me financime, media, struktura etj. kandidatin e vet. Asnje kandidat i pavarur nuk do fitoje dot perballe makines se PD dhe PS. Keshtuqe kthehemi atje ku u nisem, tek presidenti pa prestigj dhe pavaresi as personale, as institucionale.

  13. Nje President si ai i Hyllinit vertete qe ta ben puçin kur te duash. Ndersa te kritikosh kodin zgjedhor me duket pakuptim. Duhet kritikuar, nese shihet e arsyeshme, jo kodi zgjedhor qe ishte thjeshte mjeti me ane te te cilit u arrit bipolarizmi, por produkti i atij kodi, per te cilin edhe u be, pra bipolarizmi.

  14. Forma mentis, perseri tek ti nuk pashe gje tjeter, veçse thirrjen per te ndenjur urte e te hecim para me keto qe kemi.

    Propozimi yt se rendesi ka demokratizimi i strukturave partiake, thjesht nxjerr jashte loje çdo lloj rendesie paresore te formes se qeverisjes, ne zgjidhjen e çeshtjes se njeshit.
    E megjithate kushtetuta e 98, perben nje perpjekje te qarte per te zgjidhur çeshtjen e Njeshit, dmth kjo Kushtetute eshte ne radhe te pare nje reagim ndaj Njeshit.
    Mirepo kjo kushtetute e pare si reagim, ka deshtuar qartazi, atehere ç’kuptim ka qe kjo Kushtetute pasi ka humbur arsyen e ekzistences te vazhdoje te na rrije mbi koke si Ligji Suprem ?
    Besoj se do jesh dakort me mua, qe nje Ligj Suprem kur humbet arsyen e ekzistences nuk ka me kuptim.

    Kjo Kushtetute nuk e ndaloi dot Njeshin, ne radhe te pare sepse parashikohej modifikimi i lehte i saj prej Njeshit ne fuqi (Berisha) dhe Njeshit potencial ( Rama) dhe ç’eshte me e keqja kjo Kushtetute nuk jep kurrfare garancie qe neser nuk do mund te modifikohet perseri prej Njeshave.

    Pra Ligji Suprem eshte ne duart e Maliqeve supreme dhe Maliqet na e kane dhene proven se mund ta sjellin Kushtetuten ne anen e tyre.

    Qe Presidenti ka nevoje per me shume fuqi ne menyre qe te balancoje pushtetin kryeministror, kjo nga ndonje matematicien mund te paraqitet edhe me formula e funksionin perkates, pastaj nese ne na pelqen kaq shume Njeshi dhe s’ja dalim dot pa pasur nje te tille ne krye te puneve atehere mund te vazhdojme lirisht me Kushtetuten e 98 dhe modifikimet e mevonshme.

    Ne mungese te nje kulture demokratike dhe sundimit te partitokracise, e vetmja gje qe na ngelet eshte nje formule ku Presidenti dhe Kryeministri te jene te dy te afte te mundesojne si futjen e vendit ne krize politike ashtu edhe nxjerrjen e vendit nga kriza politika.
    He per he, kete pushtet per te futur vendin ne krize politike dhe per ta nxjerre nga kriza politike e ka vetem Kryeministri.
    Fuqia e Njeshit eshte pikerisht kjo, ta besh motin politik sipas qejfit dhe sot per sot, motin politik e ben Kryeministri.

    Nje Kushtetute qe lejon Njeshin, nuk i ngelet gje tjeter veçse te beje plaçkat e te dale nga skena.

    Pastaj qe sipas gjasave asgje s’do ndodhe per kete jam i bindur edhe une, sepse po e pohoj serisht qe kundershtaret e demokracise jane demokrate e socialiste dhe jo thjesht Berisha. Nuk mund ti varen Berishes gjithe mekatet dhe as Berisha nuk ka per ti pranuar te gjitha, se i fundit qe deshi gjithe mekatet perfundoi i kryqezuar dhe nuk zgjidhi absolutisht asgje me kryqezimin e vet.

    Megjithate kjo nuk ka pse te me ndaloje nga pikepamja teorike te perpiqem per gjetjen e nje modeli qe i rri pershtat Shqiperise. Ne nuk kemi pse te mendojme e te flasim vetem per sot me neser, mund te mendojme e te flasim edhe per sot me pasneser, ne fund te fundit Berisha dhe Rama nuk i kane me tapi rolet e tyre edhe pas vdekjes.

    1. Hyllin ideja ime nuk është të rrimë urtë e të mbajmë atë që kemi, por të rivlerësojmë dhe t’i kthehemi asaj që kishim, duke përgënjeshtruar dhe devijuar në këtë formë praktikën e gabuar se ndryshimi bën ndryshimin. Ndryshimin nuk e bën përsosmëria e rregullave por edhe një sërë faktorësh që kam numëruar dhe ke numëruar në shkrim. Sado e hekurt të jetë Kushtetuta e ardhshme (po i vjen koha me sa duket) ajo nuk do të mund të ndalojë gjithsesi deformimin e rradhës, në rast se nuk shkëputemi nga kjo praktikë që na sugjerohet sot dhe nuk u rikthehemi duke u dhënë dinjitet, parimeve si demokratizimi i bazës, ekuilibri mes pushteteve, kufizimi i pushtetit politik, pandryshueshmëria e rregullave themelore. Gjithsesi.

      p.s insistoj lidhur me këtë pikë, duke qenë se vlerësoj pa masë përpjekjen dhe eksperiencën disa vjeçare mbi të cilën u mbështet Kushtetuta e 1998. Sidomos fakti që erdhi pas një momenti apokaliptik për shoqërinë shqiptare, rrëfen më së miri nevojën për të hedhur një herë e mirë në ligjin themelor çfarë mund dhe çfarë nuk mund të lëvizte. Fakti se sot, me neglizhencën më të madhe asaj iu bë një atentat sistematik, duhet të na bëjë të dallojmë qartazi problemin. I cili nuk është dhe nuk do të jetë Kushtetuta.

  15. Po pra ti thua kthejme shiritin prapa mbase heroi i filmit kesaj radhe nuk vritet.
    Nje Kushtetute qe deshton do te thote se ka difekte.
    Ja u kthyem prapa, po çdo e pengoje pas 5 vjetesh Salen dhe Ramen t’ja bejne prape puçin demokracise ?

    Edhe nese do kthehemi prapa, modifikimet Kushtetuta i ka te domosdoshme, ne radhe te pare vete rishikimi i saj te kaloje absolutisht nepermjet referendumit popullor. Presidentit i duhen shtuar kompetencat, me te pakten 2 pika, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme PA PELQIMIN e parlamentit dhe veton e perkohshme. Ne te njejten kohe duhen shtuar kriteret e moshes, pjesemarrjes ne politiken e dites dhe duhet kaluar per zgjedhjen e tij nga 3/5 ne 2/3 nemos 3/4, qe zgjedhja e Presidentit te jete absolutisht nje akt qe hedh ne ere parlamentin, nese ky s’di te beje nje marreveshje.

    Sepse nese Parlamenti s’di te beje nje marreveshje atehere nuk vlen asnje grosh. Po keshtu edhe Opozitat nuk trajtohen me shkelma se kane nje Fuqi.

    U krijua problemi asokohe me zgjedhjen e Topit, atehere zgjidhja nuk u pa tek marreveshja mes paleve po tek asgjesimi i nenit te Kushtetutes qe u thoshte paleve, merruni vesh me njeri-tjetrin.

    Kushtetuta duhet t’ua beje rrup-sup te dyja paleve, sepse ne nuk kemi ndonje menyre tjeter, sepse 21 Janari thote se e vetmja zgjidhje eshte forcimi i Kushtetutes.

    Pa po te presim kulturen demokratike, ekuilibrin mes pushteteve, demokratizimin e partive, mua do me kete vajtur mjekra e bardhe deri ne kerthize.

    1. Ja dy zgjidhje që mund të paraprijnë teorinë e mjekrës së bardhë në kërthizë. Në premisën që demokratizim nënkupton pjesëmarrje sa më e gjerë, së pari listat e kandidatëve që sot janë lista të mbyllura (që sjell varësi të drejtëpërdrejtë nga lideri përkatës, edhe për shkak të strukturës së brendshme të partisë) të bëhen të hapura, duke favorizuar në të kundërt, marrëdhënien e kandidatit me zgjedhësin.

      Rikthim në lojë të konceptit të mirëfilltë (kushtetues) të pluralizmit, që nuk nënkupton dy parti, por shumë parti, pikërisht ato alternativa politike (në mos ekzistuese, të ekzistueshme në një të ardhme mbase jo të largët) që u zhdukën ose u detyruan dhe janë akoma sot të detyruara të njehsohen me blunë apo rozën (shih LSI).

      Kështu, sapo i ke dhënë dinjitet edhe parimit të proporcionalitetit parashikuar në Kushtetutë, që teorikisht favorizon përfaqësimin më besnik dhe pjesëmarrjen (demokratizimin), e praktikisht (nëpërmjet deformimit me ligjin zgjedhor të rradhës) bipolarizoi një sistem (e shoqëri) aspak anglez/e.

  16. theollogos, si nuk u lodhe se gatuari çorba o derezi. Kur u shty regjistrimi, meqe ishte koha e nxehte u hodhe kunder Spahiut si misioner i Berishes, çfare nuk the per Berishen, per shtetin e me propaganden tende e bere lidhjen Berisha-Spahiu ne menyre te atille qe te kapje peshk socialistet e irrituar, Berisha i keq, rrjedhimisht Spahiu i keq e per pasoje ç’bente Spahiu ishte keq.

    Jane te gjithe te shkruara e zeza mbi te bardhe dhe s’ke fare si te konstestosh çfare po them.
    Te thashe qe Spahiu ka mbeshtetjen e Topit dhe miratimin e te Madhit, u hodhe menjehere kunder Amerikes, duke provokuar ndjenjat e shqiptareve, se Amerika eshte keshtu e ashtu, se shqiptaret jane sahanlepires, oportuniste e me the e te thashe. Edhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe.

    Tani u hodhe vetetimthi kunder Topit, meqe mund te zesh peshk demokratet, te cilet e shohin Topin si armik.
    Po nuk fole kunder Topit radhen e kaluar, vetem kunder Amerikes, se Topi asokohe gezonte mbeshtetje, kurse Amerika per shkak te Arvizut e kishte humbur.

    Po si o derezi e nderron pllaken kaq shpejt dhe pa piken e turpit ?
    Po pse ore kaq budallenj na di ti ne ? Me sakte kaq budallenj i di ata qe ndjekin blogun ?

    Te ka zene frika, se regjistrimi do behet, por jo ashtu si ka 20 vjet qe kembengul greku dhe nje regjistrim i tille do dilte katastrofal per minoritaret, duke qene se nje pjese e tyre jane ne Greqi, se Himara nuk ka per te perfitur statusin e zones minoritare, se vllehet nuk kane per tu deklaruar greke dhe se gjakprishurit shqiptare nuk mund te deklarohen dot greke.

    Dhe ben mire qe te ka zene frika, sepse nje regjistrim mbi baza ligjore dhe objektive do i jepte nje grusht te rende gjithe aktivitetit 20 vjeçar grek ne Shqiperi, ku minoritaret do dilnin as 1,5% DHE JO 5-6% SI SHPRESOJNE GREKET.

    Tani kjo çorba jote, ka ne thelb diçka qe mund te realizohet, sepse Topi pas 1 viti ngel jashte politikes dhe per te mbledhja e njefare kapitali politik eshte jetike, veçse ky kapital politik qe do te mbledhe Topi perkon me nje te mire qe i behet Shqiperise, prandaj nuk ka asgje te keqe qe interesat e nje politikani ti sjellin Shqiperise perfitime.

    NE KU TA GJEJME QE INTERESAT E NJE POLITIKANI TE PERKOJNE ME ATO TE SHQIPERISE.

    Nga ana tjeter Tadiçi serb hodhi zyrtarisht idene e ndarjes se Kosoves mes Shqiperise dhe Serbise, ç’ka tregon se PRESTIGJI I SHQIPERISE ne rajon po rritet, se Serbia eshte gati te njohe nje Shqiperi qe rritet me rreth 80% te Kosoves, çka per GREKUN do ishte katastrofale.
    Shiko se Serbia po i le shendene Greqise, çdo bente Greqia kunder nje Shqiperie me te madhe kur s’ja del kunder kesaj te shkalafitures qe eshte tani.

    Ke te drejte qe ke frike, gjerat po shkojne ne te miren e Shqiperise, shqiptaret po zgjohen nga gjumi, tani ngelet qe ne nje bese te shtrengohen.
    Prit , prit se eshte vetem Fillimi, ndersa sot flet i irrituar neser do terbohesh fare, do behesh per ne spital psikiatrik.

    1. Ti ke te drejte gjithmone. Nuk kam cfare te them. Por te shkruajta edhe dje; me ty nuk ia vlen qe te vijoj asnje lloj debati. Le qe kjo po behet evidente edhe nga klima e pergjithshme ketu.
      Une kam shkruar edhe qe Sali Berisha do largohej ne 21 janar dhe nuk doli ashtu; mendova se normalisht keshtu duhet te ndodhte ne nje vend qe perjetoi ate qe perjetoi. Gabova. Gabova ne parashikim dhe mendoj se e kam kuptuar pse.

      Po, kam shkruar me pare qe Spahiu ben lojen e Berishes sikurse kam shkruar ne nje koment te ketushem qe “ai i mban portat e hapura nga te kater krahet”. Meqe ti do argumentim edhe per kete une po te them ty(qe thua se Spahiu ka pas te Madhin) se ne nje interviste te fundit te tij lidhur me regjistrimin, Z. Saphiu i pyetur per pergjegjesine e qeverise ne kete ceshtje eshte pergjigjur se: tani per tani kemi lajmin se u shty. Pra ka shmangur akuzen, kur ajo eshte evidente se bie mbi ekzekutivin.
      I pyetur me poshte se “cili eshte opinioni i Presidentit per kete ceshtje”, z. Spahiu, thjesht refuzoi te pergjigjej.
      Keto i di per shkak te punes dhe njohjes me koleget gazetare qe e kane marre ne interviste. Por mundet edhe ti konsultosh ne internet. Kur nje ceshtje eshte kaq flagrante dhe ka vite qe zien, madje qe shtyhet per te ndodhur, nuk ka pse dikush qe ka pergjegjesine direkte per kete, te dale e te rrembeje flamurin e shpetimtarit. Une personalisht nuk e besoj. Por le te behet si te doje, personalisht mua nuk me cenon asgje.

      Per te mbetur ketu te kjo e fundit; ve re se shpesh me drejtohesh me fraza te tipit “plase per regjistrimin, greku yt, je i shitur…etj”. Te pyes: Ti kush je? Kush je ti qe me gjykon mua ne kete forme? Pergjigjen qe kam ta jap une: je nje rrip qe shetit si kali ne leme duke shkumuar budallalleqe pafund, se vetem keto mund te trese koka jote. Kapistren dhe samarin mos u lodh ti kerkosh ne Sardenje, se ka nga Roskoveci sa te duash.
      Por per te lene menjane kete te vertete qe te ben ty padiskutim shumice-ndaj edhe i ke inat minoritetet ti- une po te them;
      mendo per nje moment se une jam vertet ai i shituri, maskarai, etj si do ti vete. Tani sado i lig te jem une, debati per keto ceshtje nuk eshte irreal, ai ngrihet mbi fakte konkrete, te prodhuara nga shqiptaret vete; here nga halli, e here nga deshira, here nga padija e here nga djallezia. Por jane aty. Jane dhe po riciklohen vrulltazi aq sa metojne me te vertete nje polarizim social qe ne fund i nderuar nxit ballafaqimin greko-shqiptar deri me tani vetem mediatik, por edhe nje meri te brendshme shqiptar – shqiptar nisur nga fakti i ndryshimit te dokumentacionit.

      Ti per te gjitha keto ke nje argumentim? Shquan dot nje pergjegjesi edhe te shtetit shqiptar, autoriteteve, por edhe tonen si shoqeri? Apo armiku ja tek eshte, ata qe jetuan keto 20 vjet, te qerrohen dhe ja u zgjidh problemi.
      E ke nisur me mua nga fakti se jam minoritar, i paguar, i shitur, per te perfunduar ne gjakprishur.
      Po te rithem edhe njehere; une nuk kam marre asnje zotim, nuk kam bere asnje betim ne jeten time qe mandej te gjykohem. Ne demokraci i nderuar, mjafton zbatimi i ligjit per te qendisur mire llapashitjet e kota dhe jo apeli per besnikeri solemne ne emer te gjakut te te pareve.

      Thua se mua me ka zene frika. Po mire, po per cfare me zuri frika, a derebardhe? Apo edhe friken vij edhe e ndaj me ty une ketu ne blog? Se mbase me jep ti nje mendje qe ti bej derman vetes.

      Dhe nje gje se me duket se ja keput kot ti; regjistrimi i popullsise mua nuk me shqeteson. Se une nuk do perfshihem ne te per rrethana objektive. As une dhe as familja ime. Keshtu qe cfaredo dyshimi te kesh per numrin mbase te qeteson kjo. Por per te ndihmuar ne shtjellimin e ideve te tua te tipit ik e hajde, po te them se cilido qofte regjistrimi, ai nuk e cenon numrin e minoritareve greke dhe serbo-malazeze. Loja me vllehet nga Athina eshte e trashe fare. Prandaj po them qe problemi mbetet shqiptar. Po ti nuk do te kuptosh.

  17. Po ti ja ben mu o derezi duke filluar qe nga formaliteti i paraqitjes, qe po e sjell me nje krahasim me nje blogist tjeter.
    Qafir/Safir Arnaut, pesudonim i zgjedhur, nje punim me motiv Skenderbeun si avatar.
    Ti theo-llogos, pseudonim i zgjedhur, avatari po duket.
    ‘Shoku’ yt, Foti Ciçi vjen si ‘bizantin’.

    Pastaj qe prej çeshtjes se detit e deri me sot, grekomania e paraqitjes eshte justifikuar nga ana jote edhe me permbajtjen.

    Ne kete çeshtjen e regjistrimin vrapon i pari, duke devijuar temat vetem qe te shash njeçiçke ata qe jane kunder.
    Shumices derrmuese te shqiptareve as u kercet fare qe jemi ‘te panumeruar’, se numerimi as na ngroh e as na ftoh, thjesht kjo mesymje e minoritareve drejt vetedeklarimit dhe e ca tipave i ben njerezit te jene e kujdesshem e te shohin ku fle lepuri.

    Cfare ka te keqe, tek regjistrimi ligjor, objektiv dhe sipas standarteve europiane ? Ceshte kjo mani e vetepercaktimit etnik, kur me KUSHTETUTE dhe LIGJ, nuk mund te kete vetepercaktim etnik ?

    Apo oburra, meqe ka nja 20 vjet qe ja keput gazrave Lubonja dhe ky mbeshtetet nga ca e ca, te bejme zhurme per vetepercaktim etnik ?

    Ti njehere ça ke kunder LIGJIT ?

    Nese X apo Y, po bejne kapitale politike, ty ç’te hyn ne xhep qe kerkon e dalesh kunder ligjit, meqe ligjin po e perdorin per kapital politik ?

    Ti, nese je shqiptar si thua, s’ke pse del kunder ligjit (te cilin e ka sjelle ne nje teme tjeter C.D.), fol sa te duash kunder X apo Y, po nuk ka asnje arsye pse te dalesh edhe kunder ligjit.

    Kunder ligjit mund te dalin minoritaret, se kane arsye, se sipas ligjit Himara nuk eshte zone minoritare dhe po te behet regjistrimi sipas ligjit, nuk ka shanse te dale zone minoritare. Te gjithe e dine sa merak e kane greket Himaren.
    Po ti s’je minoritar, ç’te hyn ne xhep ty ?

    Te jesh valle kaq i merakosur per te verteten historike e te drejtat e njeriut ?
    Shko hidhe shtetin shqiptar ne Gjykaten e Hages, mbase te vervisin ballit ndonje sentence qe ta mbyll gojen njehere e mire.

    Greket kane investuar tek vllehet e Shqiperise, keta kane privilegje ne Greqi, ne ndryshin nga emigrantet shqiptare, kete besoj se e di ti, biles une njoh raste personalisht kur shqiptare jane paraqitur si vllehe per dokumentat greke.
    Greket kane investuar edhe nga pikepamja fetare tek vllehet, i kane veshur prifterinj, duke i privilegjuar ndaj shqiptareve, edhe kete duhet ta dish ti. Apo meqe s’je ortodoks ben vaki dhe nuk e din. Ja une i njoh disa raste ne kishat e Fierit dhe di te them qe kjo eshte pare shtrember nga me te vjetrit, se te rinjte s’e rruajne mjekren fare.

    Ne Korçe ku i gjeti minoritaret konsulli, kur s’ka pasur asnjehere greke ?
    I parapriu vetedeklarimit te shume vlleheve si greke, qe teorikisht duhet te dilte sipas regjistrimit.
    Vertet Prifti vlleh, tha s’jemi greke, po llogarite i ka bere mire ai konsulli pa foli. Thjesht iu dogjen letrat ne duar nga reagimi shqiptar dhe tonet e tij triumfuese u kthyen ne nje hiç.

    Ti tani pse ben gerr-verr po njesoj si Dulja ? C’merak ke, ku e ke hallin qe del perhere nga tema per te na thene se Spahiu eshte laro ?

    Thua:
    -Kur nje ceshtje eshte kaq flagrante dhe ka vite qe zien, madje qe shtyhet per te ndodhur, nuk ka pse dikush qe ka pergjegjesine direkte per kete, te dale e te rrembeje flamurin e shpetimtarit.

    Cila eshte kjo çeshtje kaq flagrante qe zien ?
    E ke fjalen per vetedeklarimin qe eshte kerkuar zyrtarisht nga Greqia qe ne kohen e Micotaqisit ?

    Po ç’na plasi neve se ç’kerkon Greqia ? A mund te ankohen dot minoritaret se po persekutohen, ne nje kohe qe jane mesatarisht me te pasur se shqiptaret, kane shkolla, parti, vende ne parlament ?
    Per çfare mund te ankohet Delijorgji, Bollano, Dule &co ?

    Ja ta them une, per asgje fare!
    Mund te ankohen pse Shqiperia nuk pranon te vetecopetohet, po per kete ankese mund edhe te ankohen ne Gjykaten e Hages, ose thjesht edhe te pirdhen.

    Tani ty ç’te shqeteson, kete nuk po e marr vesh, i ben çorbat njera-pas tjetres po asnjehere nuk thua shkoqur, ku e ke hallin. Ja po te pyes:

    – Ti shqiptari, theollogos, ku e ka hallin, çfare te shqeteson ?

    Pergjigju njehere, pa me sjelle nje çorbe tjeter, ose si thoshte Styx i fsh.com, supe me zhavorr. Pergjigju thjesht, bukur, sakte, qe te vijojme debatin duke u perqendruar tek shqetesimi yt, ta premtoj kete.

    1. …” Ti shqiptari, theollogos, ku e ka hallin, çfare te shqeteson ?…”

      Nese mund te interject ne kete mes.
      Nga c`e kam lexur Theollogos, halli i tij duket se eshte vetem ajo figura prej karikature qe e ka emrin “shteti shqiptar”.
      Cdo derivat tjeter ka qene dhe eshte ne funksion te saj.

      Krijo nje shtet te afte, qe eshte ne gjendje te permbushe dicka me teper se sa nevojat minimale te jeteses per ata qe i nenshtrohen autoritetit te tij, ku njerezit te mund te gdhihen me shpresen se mos ajo dite, ndofta e nesermja do te jete me e mire se sa e shkuara, dhe do te shohesh qe edhe 50 kombesi jane ne gjendjet te jetojne nen nje cati, pa patur nevoje te sigurojne dhe respektojne hierarkite ne baze te instikteve natyrale, si nje tufe ujqish qe jetojne ne te njejten guve.

      Sa per Greqine, une e kam thene dhe do e them gjithnje, se edhe sikur te mos ekzistonte fare, ajo do duhej krijuar nga hici. Roli i historise dhe mendimit te dale prej asaj toke dhe prej asaj gjuhe eshte arketipal dhe i pazevedesueshem per qyteterimin perendimor. Ata jane aty ku jane per te mbetur, dhe ne jemi aty ku jemi, per te mbetur, nuk e perjashtojme dot njeri-tjetrin. Jam dakort me ate qe vemendja e tyre ndaj Vorio-Epirit eshte nje anakronizem folklorik ( Vorio Epiri, per nga rendesia dhe konteksti historik eshte nje pese me hic ne krahasim me pjesen e Greqise Ionike, po nuk degjon qeveritaret greke te bezajne ne ate drejtim ), por zor se shkon dot me tutje se kaq. Nuk ka as tellall qe ta shese dot, e as te zot, qe e jep.

      Per mendimin tim, shqipot jane akoma ne kerkim te apoteozes se tyre. Nuk dime akom se cfare duhet te veme ne piedestalin e tij, ku ti kene syte te tere shqiptaret.
      Skenderbun?
      Nene Terezen?
      Shtetit shqiptar?
      Kombin shqiptar?
      Historine shqiptare?
      Kanunet?
      Besen?
      Karakterin shqiptar?

      Kush eshte ai subjekt me natyre hyjnore, mbas te cilit shqiptaret mund te mblidhen dhe te identifikohen?
      Kush eshte ajo gje e perbashket, qe na ka bashkuar, na bashkon dhe do te na bashkoje?
      Kush eshte ajo Res Publica e shqiptareve?

      Ne te gjithe kete po kerkojme, mendojme. Sekush ne formen e vet. E Theologos nuk me duket se ben perjashtim.

  18. “Nga ana tjeter Tadiçi serb hodhi zyrtarisht idene e ndarjes se Kosoves mes Shqiperise dhe Serbise, ç’ka tregon se PRESTIGJI I SHQIPERISE ne rajon po rritet, se Serbia eshte gati te njohe nje Shqiperi qe rritet me rreth 80% te Kosoves, çka per GREKUN do ishte katastrofale.”

    Vetem ti i ha keto. Gje qe tregon edhe ne c’duar naive eshte “patriotizmi” shqiptar.

  19. Po jo o ipare se ate shqetesim e kemi te gjithe ne, po s’nderhyn njeri duke devijuat temat sa here ka risi çeshtja e regjistrimit, duke share mbare e prape ata qe i kundervihen.

    E o lulian, ti je i fundit qe merr vesh çfare zien ne kusi, ne keto pune nuhatja jote ka qene gjithnje zero. Degjo dakun ti, Serbia ngadale do i laje duart nga Greqia per tu lidhur me Bullgarine (aleanca ballkanike e 1912, ka lindur fale krijimit te boshtit serbo-bullgar). Nga ana tjeter Serbia nuk do mundte kurre te perfshine serbet e bosnjes nese Shqiperia nuk perfshin Kosoven, kete besoj se jane te pakte ata qe s’e dine.

    Interesat serbe dhe greke ne Maqedoni jane krejt te kunderta dhe pergjate shek 21, interesat ballkanike do pervijohen ne baze te qendrimit rreth Maqedonise.
    Bullgaria dhe Shqiperia jane te vetmet shtete ku interesat fale negociimit mund te konvergojne dhe ne fakt eshte absurde qe deri me tash nuk ka asnje forcim te marredhenieve shqiptaro-bullgare .

    Ky konvergim ka ndodhur njehere me 1913 me marreveshjen e fshehte,Turqi-Bullgari-Shqiperi dhe eshte gjeopolitikisht kaq i natyrshem nje konvergim interesash mes bullgareve dhe shqiptareve, saqe ne kendveshtrimin afatgjate s’ka ideologji (komuniste, nacionaliste, kozmopolitike) qe mund ta ndaloje.
    Rezistencen e forte e kane bere nacionalistet bullgare qe o marrin Ohrin dhe Shkupin o s’behet gje. Sigurisht qe ne s’mund ta pranojme nje gje te tille.

    Serbia nga ana e vet, nuk mund te lejoje kurre shperberjen e Maqedonise dhe aleancen shqiptaro-bullgare, sepse duke qene fuqi tokesore do gjendej e rrethuar nga bullgare, shqiptare, kroate e boshnjake, te gjitha tokesore (edhe kroacia s’mund t’ja lejoje dot vetes te behet force detare).
    Ne kete pike, per Serbine eshte jetesore te lidhet me Bullgarine dhe ti lere shebdene Greqise e cila duke i pasur duart e lidhura nga Turqia (kunder kujtdo qe Greqia vepron, Turqia nderhyn) nuk ka ndonje peshe reale ne vendosjen e ekuilibrave ballkanike.

    Une po te isha serb (te me falet blasfemia), do mendoja veç 2 gjera:
    1- Si te bashkoj serbet e bosnjes dhe kosoves veriore me Serbine.
    2- Si te mos lejoj shperberjen e Maqedonise.

    Pika e pare lidhet absolutisht me statusin e Kosoves, shteti i Kosoves eshte me i rrezikshem sesa bashkimi i saj me Shqiperine, pasi nuk me lejon absolutisht te bashkoj ndaç serbet e kosoves veriore e ndaç serbet e bosnjes.

    Pika e dyte lidhet absolutisht me Bullgarine, nese kjo nuk lidhet me shqiptaret mbijetesa e Maqedonise eshte e garantuar. Greku ne kete pike me synimet e tij per Maqedonine jugore eshte kundershtar, plus qe po desha te lidhem me Bullgarine nuk mund te mos i le shendene Greqise.
    Pastaj lidhjet e ngushta fetare e vellazeria greko-serbe i perkasin shekullit te 20 dhe rrethanave te tjera, shekulli 21 mua si serb me ve perballe detyrash te tjera.

    p.s po deshe te kuptosh si funksionon Ballkani futu ne petkat e nje nacionalisti dhe merru ca me lenden e historise dhe gjeopolitikes, pasi krejt historia e Ballkanit eshte e percaktuar nga nacionalizmi dhe ne vendet ballkanike (hiq Shqiperine) partite nacionaliste jane te forta, aq sa te percaktojne pa me te voglin dyshim rrjedhen e politikes se jashtme.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin