KUSH DËSHTON?

Në kuadrin e debatit tonë për raportin midis shtetit dhe dhunës si përgjigje ndaj dështimit të shtetit, Lulian Kodra më referoi te një analizë e Zizek-ut, në librin “Dhuna” (përkthyer nga Arbër Zaimi dhe botuar në blogun Saktivista), ku ndër të tjera përmenden edhe trazirat e vjeshtës 2005 në periferitë e qyteteve të mëdha në Francë, veçanërisht në Paris.

Zizek i quan ato trazira “protestë e nivelit zero”, ose “një akt i dhunshëm proteste që s’kërkon asgjë”; i pakuptimshëm, madje i krahasueshëm me passage à l’acte të Lacan-it, “një hedhje impulsive në aksion që nuk mund të përkthehet në fjalë apo në mendime dhe që mban në vetvete një barrë të patolerueshme frustrimi.”

Sipas këtij autori, protestat e 2005-ës dëshmuan, ndër të tjera, edhe “krizën e modelit francez të integrimit në qytetari, bashkë me normativat implicite raciste e përjashtuese që përmban ky model.”

Të njëjtin mekanizëm, në thelb, të dhunës si pranim de facto të impotencës përballë sistemit, Zizeku e gjen edhe te terrorizmi bashkëkohor.

Pa u zgjatur më tej në këtë temë shumë tërheqëse, në vetvete, dua t’i kthehem diskutimit tonë, në lidhje me raportin midis dhunës, revolucionit dhe shtetit, dhe pikërisht idesë së shprehur, gjithnjë nga LK, se “kur shteti dështon, shpërthen dhuna dhe pikë, një dhunë së cilës mund t’i atribuohet çfarëdo lloj ideologjie, por që nuk është atribut i asnjëlloj ideologjie përveç ekzistencës së shtetit në luhatjet e tij mes dështimit dhe funksionimit.”

Ka një farë bashkëtingëllimi mes kësaj teze dhe asaj të Zizekut, që e citova më lart.

Megjithatë, në rastin e protestave në Francë, unë kam bindjen se kyçi për t’i analizuar, kuptuar dhe interpretuar drejt është se ato protesta, vërtet të shkallës zero siç i quan autori, nuk erdhën aspak si pasojë ose kundërpërgjigje ndaj dështimit të shtetit; por ishin më tepër simptomë, shenjë, manifestim e dështimit të komuniteteve vetë.

Kjo do ta shpjegonte, gjithnjë sipas meje, edhe zbrazëtinë e protestave vetë, mungesën e përmbajtjes dhe të ideve; madje mungesën e plotë të etosit, të cilin zakonisht ua shoqërojmë, sipas një skeme të menduari romantik, momenteve të tilla masive.

Nuk ka komente

  1. Kush deshton? Analiza e Zizek. Analiza e tij eshte shume shume pergjithesuese. Se pari, nuk ka vetem NJE periferi. Por ka shume periferi (banlieux) dhe secila prej tyre ne ato manifestime sillte karakteristikat e saj. Psh, disa lagje ishin nen kontrollin e fese, disa te tjera jo, disa lagje ishin kryesisht algjerian, qe edhe sot e ushqejne nje sens revanshist kunder frances per shkak te luftes se algjerise, nderkohe qe ne lagje te tjera kishte afrikane nga Afrika qendrore (kristiane). Te thuash qe ato protesta ishin te nivelit zero dhe qe s’kerkonin asgje, pervecse visibilitet, kjo eshte absurde. Si nuk paskan pasur ne rrenje keto protesta kerkesat socioekonomike? Pikerisht te gjitha keto periferi te ndryshme i bashkoi pikerisht e njejta kerkese: per nje jete me te mire, per programe sociale me adekuate. Progamet qe datojne qe nga koha e politikave te qytetit qe nisen qe ne kohen e Miterranit kane deshtuar sepse nuk arriten dot ti pershtateshin dinamikave te lagjeve. Pse? sepse ne vend qe ti drejtoheshin njerezve, i drejtoheshin territorit, i ashtuquajturi “miksimi social” behej vetem ne nje kah, dmth klasat e mesme mund te miksoheshin me te varferit, por keta te fundit s’mund te hynin ne klubin e te pasurve, etj etj.

    Nuk behej fjale vetem per indinjate, dolen ne rruge dogjen ca makina dhe hodhen ca gura. Protestuesit vepruan sikur te ishin nje klase, pra nje grup me interesa te perbashketa, qe ndermoren nje aksion me nje qellim te caktuar. Qellimi nuk ishte “ej ne jemi ketu”, thjesht per vizibiletet, qellimi ishte qe qeveria te ndryshoje politiken e saj sociale ndaj ketyre lagjeve. Edhe kendveshtrimi i Badiu qe shihte tek kriza e periferive, tek aksioni i emigranteve me vendasit e varfer, nje aksion komunist, eshte i gabuar, keto klasa jane te varfera nga ideologjia marksiste (nuk ka aksion politik).

    Ndersa per perfundimin qe ju keni nxjerre, mendoj qe eshte teresisht i gabuar dhe paksa naif. C’do te thote te deshtoje nje komunitet? Nje komunitet nuk ka as sesi te fitoje, as sesi te deshtoje, komuniteti nuk eshte klase. Ai qe deshtoi eshte vetem shteti francez.

    1. Komuniteti dështon kur nuk arrin dot ta artikulojë në mënyrë racionale vetëdijen e vet (çka përfshin edhe vizionin).

      1. Zoteri, kam pershtypjen se ju po ngaterroni perkufizimin e shoqerise me ate te komunitetit. Ne shoqeri individet zgjedhin te qendrojne sebashku, te ndajne, te shkembejne, etj, ka nje linje institucionale (kombesia, institucionet, territori i perkufizuar), kurse komuniteti nuk ka sesi te artikuloje vetedije ne menyre racionale, se komuniteti, vete, nuk eshte aktor, sic mund te ishte nje shoqeri, nje parti, nje shoqate, etj. Komuniteti eshte thjesht nje koncept, pjesemarresit ne nje komunitet nuk kane zgjedhje per te qene apo per te mos qene pjese e komunitetit. Ata jane ose nuk jane pjese e komunitetit. Pra komuniteti nuk ka sesi te artikuloje vetedije, si perfundim nuk ka sesi te deshtoje. Cfare deshtuan ishin aplikimet e programeve te qeverive franceze.

        Me konkretisht, perse mendon se komuniteti (cili? ne rastin e krizes se periferive ne France) ka deshtuar?

        Sa per ate deshtoi shteti apo sistemi, ky eshte debat shterp, duket ditur qe dispozicionet qe vendos shteti per te zgjidhur nje fenomen social, krijojne nje sistem. keshtu qe po thuhet e njejta gje.

        1. Kemi koncepte të ndryshme për komunitetin. Megjithatë, juaji më duket jo vetëm i ndryshëm nga imi, por edhe i gabuar – sepse komuniteti mund të jetë aktor social fare mirë, sidomos në rrethanat kur shoqërisë i imponohet (ose i tolerohet, ose i përftohet) një vizion multikulturor. Me sa di unë, komuniteti arab në Francë, ose komuniteti turk në Gjermani kanë probleme të mëdha (identitare, por jo vetëm), sidomos me anëtarët e brezave të dytë dhe të tretë të emigrantëve, që nuk kanë të bëjnë me politikat shtetërore ndaj tyre. Përkundrazi, të bësh me faj shtetin në këto raste është t’i dorëzohesh një vizioni paternalist për shtetin.

          1. Nuk u kuptuam, e theksova dhe me lart, komuniteti eshte vetem nje koncept i perdorur ne shkenca sociale. Nje koncept nuk ka sesi te deshtoje. eshte si te thuash qe “e bukura” ka deshtuar. nuk ka sesi. Nese ti mendon se ka dicka qe nuk ka funksionuar brenda komunitetit, atehere keta mund te jene vec agjente social qe veprojne brenda tij dhe qe mobilizojne njerez e qe nuk kane funksionuar. Keta mund te identifikohen lehte, qe nga familja, shkollat, shoqeria civile, etj. Pasi ti identifikosh do te kuptosh qe pjesa me e madhe e ketyre agjenteve social jane te lidhur me shtetin dhe politikat e qytetit, qe nga zona e edukimit prioritar, tek zonat urbane sensible e deri tek imamet qe japin lejet per mishin hallall ne mc donalds. Por te thuash qe per shembull komuniteti turk ne Gjermani ka deshtuar, ky eshte pohim absurd.

            Sa per kendveshtrimin paternalist, kjo s’ka lidhje. Ky lloj sistemi ka mbi nje shekull qe ka marre fund, sot agjetet social ne nje shoqeri kane pergjegjesite e tyre po aq sa edhe shteti. Por faji s’mund te lihet jetim, kur programet qeverisese aplikohen ne menyre te gabuar, ose jane ndertuar qe ne baze sipas nje analize te gabuar, atehere pergjegjesia e shtetit duhet theksuar. Se t’ja hedhesh fajin komuniteteve, kjo eshte politike securitare, komplet populiste e neodjathtisteve te sotem europiane, qe behet per te instrumentalizuar nje fenomen e per te luajtuar me emocionin e vendasve.

            1. Illusio:

              Nuk u kuptuam, e theksova dhe me lart, komuniteti eshte vetem nje koncept i perdorur ne shkenca sociale. Nje koncept nuk ka sesi te deshtoje.

              Ti mund ta kesh theksuar vërtet (po të drejtohem me ti, sepse nuk ka kuptim t’i flasësh me ‘ju’ dikujt që prezantohet me pseudonim); por ke theksuar diçka që nuk qëndron.

              Komuniteti mund të jetë koncept i shkencave sociale, por këtij koncepti i përgjigjet një realitet i mirëfilltë. Le të mos bëjmë lojëra fjalësh, sepse me semantikë mund të arrijmë deri sa të themi se asgjë nuk ekziston, përveç përroit të perceptimeve.

              Tani, me komunitet, unë kam parasysh një grup njerëzish të organizuar rreth vlerash të përbashkëta – më të madh se familja, por gjithsesi të lokalizuar gjeografikisht.

              Në gjermanishte, këtij koncepti do t’i përgjigjej termi Gemeinschaft (si i ndryshëm nga Gesellschaft).

              Komunitetin e mban në këmbë, e mirëmban, e riprodhon dhe e zhvillon kapitali social (rrjetet sociale, etj.).

              Të gjitha këto, e përsërit, ekzistojnë në realitet; nuk janë koncepte të sociologëve vetëm. Komuniteti është po aq real sa edhe familja, klasa, etj.

              Si mund të dështojë komuniteti? Mund të dështojë në qoftë se vlerave të përbashkëta, rreth të cilave është organizuar, u bie prestigji dhe vijnë duke u zbehur; sikurse mund të dështojë, në qoftë se kapitali social vjen duke u tkurrur.

              Këto janë gjëra elementare, aq sa unë shpresoja se në këtë diskutim nuk do të ishte nevoja t’i përmendnim.

              Dështim komunitetesh gjen në Shqipëri; veçanërisht në rrethinat e Tiranës të populluara me imigrantë – ku mungon edhe kohezioni, edhe vlerat e përbashkëta edhe kapitali social.

              Megjithatë, po të jetosh në një vend si ShBA, ku komunitetet dallohen më qartë se gjetiu, atëherë edhe dështimin e komuniteteve do ta shohësh më mirë.

              Që të bindesh për këtë, mjaft të fillosh të mendosh për dukurinë e suksesit të komuniteteve; kur vjen puna për sukses, nuk i prishet qejfi kujt, prandaj edhe censura vepron më pak.

              Për shembull, praktikisht të gjithë e pranojnë suksesin e komunitetit hebraik në SHBA – anëtarët e të cilit kanë okupuar një pjesë të shpërpjesëtuar të elitave: në politikë, në ekonomi, në mediat, në kulturë, në art. Dhe këtu e kam fjalën për anëtarë të mirëfilltë të këtij komuniteti, jo thjesht individë me “origjinë” hebraike.

              Po ashtu, komunitete të tilla si koreanët, indianët, kinezët, libanezët, armenët, etj. janë treguar relativisht të suksesshme.

              Unë jetoj në mes të një komuniteti korean – të mirëfilltë, që i përmbush ato pak kriteret e përkufizimit më sipër; dhe të siguroj se ky është komunitet i shëndetshëm, me kapital social, rrjete të mbështetjes dhe vlera të përbashkëta.

              Përkundrazi, komunitete të tjera, si afrikano-amerikanët mbeten në buzë të greminës; me gjithë programet e panumërta për t’i përshëndoshur (affirmative action, etj.).

              Le të mos futemi në diskutimin se pse ndodh kjo – pse disa komunitete janë më të shëndetshme se të tjerat. Kjo ka të bëjë me shumë faktorë: traditën, fenë (Weber për etikën protestante dhe kapitalizmin, etj.), talentin, IQ-në, kulturën e punës, varësinë ndaj drogës etj.

              Por nuk ka nevojë të diskutojmë këtë, për të pranuar se disa komunitete dështojnë.

              Kështu, në Gjermani ose në Francë, brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve po ndesh në vështirësi të mëdha, që kanë të bëjnë, besoj unë, me identitetin; por edhe me një kompleks inferioriteti që ndoshta ka arsye të ekzistojë.

              Paradoksalisht, programet shtetërore të ndërhyrjes sociale – në SHBA, por edhe në Europë – i kanë acaruar më tej këto probleme, duke i mëshuar tej mase virtytit social të barazisë.

              Për fat të keq, barazia në të drejta ndonjëherë vetëm sa e acaron edhe më tej pabarazinë në mundësi, në ambicje, në talent.

              Kriza e komuniteteve periferike, në Europë dhe gjetiu, kryesisht shkaktohet – për mendimin tim – nga parimi meritokratik që kushtëzon tashmë suksesin.

              1. “Si mund të dështojë komuniteti? Mund të dështojë në qoftë se vlerave të përbashkëta, rreth të cilave është organizuar, u bie prestigji dhe vijnë duke u zbehur; sikurse mund të dështojë, në qoftë se kapitali social vjen duke u tkurrur.

                Këto janë gjëra elementare, aq sa unë shpresoja se në këtë diskutim nuk do të ishte nevoja t’i përmendnim.

                Dështim komunitetesh gjen në Shqipëri; veçanërisht në rrethinat e Tiranës të populluara me imigrantë – ku mungon edhe kohezioni, edhe vlerat e përbashkëta edhe kapitali social.”

                Ne dukje elementare, sepse disa i kane trupezuar disa cliché, ndaj duken sikur jane te vetekuptueshme. Por une mendoj se disa nocione, ne dukje elementare, te natyralizuara si te mireqena, duhen zbuluar me qarte. Ti thua qe komunitetet (po flitej per komunitete me baze etnike me lart) deshtuan. Ti thua edhe qe komunitetet i mban te lidhura kapitali social perndryshe nuk do te ekzistonin. Deshtimin ti ja atribuan pikerisht shkaterrimit te vlerave te perbashketa, kohezionit social, rrjeteve, shkaterrimit te kapitalit social. Si e shpjegon ti atehere faktin qe komunitetet (qe deshtuan sipas teje) jane edhe pas krizes se periferive, po aty, po ashtu sic kane qene, ne mos edhe me te forta? Kapital social kishte para krizes, gjate krizes dhe pas krizes (dhe nuk ka sesi te mos kete.) Pa bere loje fjalesh, po mundohem te them qe nje komunitet nuk ka sesi te deshtoje, c’ka deshtoi mund te ishin disa mekanizma brenda ketij komuniteti, por keto mekanizma nuk mund te firmosin deshtimin e nje komuniteti te tere. Nje komunitet nuk ka sesi te deshtoje, ai thjesht eshte!

                Te thuash qe ne komunitetet e periferive franceze apo qofte edhe ato te Tiranes nuk ka kohezion social apo lidhje (lien) sociale, ky eshte paragjykim i paster. Ketu nuk je objektiv. S’po te them per imigrantet ne periferine e Tirane, qe kane nje kohezion shume te forte (shih si reaguan ne hamallaj kur nderhyri policia, apo ne bathore para nje viti per te njejten arsye), por po te lexosh pjesen me te madhe te kritikave te filozofeve dhe sociologeve francez mbi krizen e periferive, te gjithe bien dakort ne nje pike, qe ne komunitetet e periferive ka nje lidhje te forte sociale. Keshtu qe ai deshtimi qe ti atribuan ne menyre krejt subjektive, bie poshte.

                Ti permend komunitetet hebraike apo koreane si te suksesshme dhe ato afroamerikane si te deshtuara. Ketu nuk pajtohem me kete qe thua ti. Komunitetet afroamerikane, turke apo arabe, pse kane nje kapital ekonomik te dobet, na qenkeshin te deshtuar, ndersa keta te tjeret, hebrenjte e koreanet na qenkan te suksesshem. Ky eshte nje kendveshtrim ekonomist i ngushte dhe, do me falesh, por deri diku edhe racist. Ketu mund te flasesh per probleme qe jane krijuar ne kohe si nje proces, si nje dinamike, por s’mund te flitet per natyre te nje komuniteti. Ata mund te jene ne buze te gremines, ne sensin ekonomik, mund te kene infrastrukture te dobet, papunesi, probleme me drogen, etj, por kjo nuk ka te beje me natyren e komunitetit ne thelb. Pse ca afroamerikane jetojne ne geto, kjo s’do te thote qe ata jane te deshtuar.

                Problemet ekonomike dhe deshtimin ne promocionin social afroamerikanet e kane pasur qe kur u trafikuan ne amerike. Por komuniteti aty eshte prape. Kohezion ka. Meqe e permend Weber, kete thote dhe Weberi, analiza monokauzale, vecse nga pikepamja materialiste, nuk shkon shume larg. Ti suksesin apo deshtimin e nje komuniteti, me sa kuptova, e mat ne baze te kapitalit ekonomik dhe atij social (ku ky i fundit shpesh eshte frut i te parit e anasjelltas). Po kapitali kulturor c’vend ze ne kohezionin social te nje komuniteti?
                Sa per kategorite identitare. ndoshta kjo do te ishte nje teme interesante per tu zhvilluar. Te pershendes.

                1. Suksesin ose dështimin e një komuniteti unë e mas, para së gjithash, me shkallën e arritjes së objektivave që pjesëtarët e këtij komuniteti i vënë vetes.

                  Kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin tim etik ndaj këtij suksesi (ose nëse e miratoj unë apo jo).

                  Për shembull, dihet se shumica e imigrantëve në SHBA vijnë për t’u pasuruar dhe për të rregulluar gjendjen e tyre ekonomike – dhe nëse e arrijnë këtë, kjo do të konsiderohej sukses dhe unë ashtu e konsideroj; pavarësisht se unë vetë nuk e çaj dhe aq shumë kokën për suksesin tim ekonomik, si individ.

                  Për këtë arsye, unë nuk e quaj të dështuar një komunitet si ai Amish, bie fjala; sepse amishët nuk duan të marrin pjesë në karnavalin meritokratik të shoqërive industriale dhe post-industriale moderne.

                  Përkundrazi, nëse edhe koreanët edhe portorikanët vijnë në SHBA për t’u pasuruar, por të parët ia arrijnë zakonisht, ndërsa të dytët jo, atëherë unë besoj se kjo diferencë duhet shpjeguar – dhe unë e shpjegoj si sukses të të parëve dhe dështim të të dytëve.

                  Kjo edhe pse, në sens ekonomik, portorikanët në NYC mund të jetojnë më mirë se Amishët.

                  Ti thua se unë e mat kapitalin social me kapitalin ekonomik të komunitetit; çka është e vërtetë, por vetëm në kontekstin urban perëndimor. Për të pasur jetë komunitare të shëndetshme dhe harmonike, atje dhe këtu, në fund të dynjasë dhe në qendër të botës, duhen institucione dhe institucionet kushtojnë.

                  Këtu hyjnë në punë jo vetëm paratë që fitojnë pjesëtarët e komunitetit secili ose pasurimi vetjak, por edhe gatishmëria e gjithësecilit për të investuar në kapitalin social. Këtë të fundit, bie fjala, hebrenjtë e bëjnë në shkallë shumë më të lartë se, gjithnjë bie fjala, shqiptarët.

                  Zezakëve në mjediset urbane në SHBA u mungon edhe kapitali ekonomik edhe kapitali social (ke qenë ndonjëherë në Detroit ti? Po në South Bronx?); por tani po u mungon edhe dëshira për të konkurruar, madje jo po u mungon, por po ia privojnë vetes artificialisht. Ti flet për kulturë, por harron se kultura, gjithnjë në botën ku jetojmë, kushton; sikurse harron edhe involucionin e hatashëm të kulturës afro-amerikane gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit. Për fat të keq, për këto punë të flasin me qetë e më hapur zezakët vetë, sesa të tjerët kinse të majtë, që i druhen moskorrektesës politike.

                  Sa për mungesën e kapitalit social në zonat e reja urbane dhe paraurbane, në Shqipëri, për këtë flitet shumë; protesta e Hamallajt nuk vërteton asgjë, është më tepër një reagim primitiv, vetëmbrojtës, instinktiv; por nuk besoj që të ketë atje institucione komunitare të admirueshme.

                  Në përgjithësi, kapitali social zhbëhet gjatë zhvendosjeve të popullatës; sepse njerëzit nuk i marrin dot lehtë institucionet me vete, ose edhe kur i marrin, nuk ua përshtatin dot rrethanave të reja. Kanuni i Lekës, në Tiranën e shek. XXI, nuk ka ndonjë vlerë praktike, përkundrazi; mund t’i shërbejë kohezionit të komunitetit, por vetëm si mur getoje.

                  Vetë kohezioni hyn në punë, në atë masë që i ndihmon komunitetit të realizojë vizionin e vet – çfarëdo vizioni; përndryshe bëhet pengesë, për individët që duan të integrohen në komunitete të tjera dhe për komunitetin vetë.

                  Ti thua që disa këndvështrime të miat të duken raciste – por mua frika se mund të m’i etiketojnë këndvështrimet si raciste nuk më kushtëzon dot. Vetëcensurimi i racizmit mban përgjegjësi të madhe për krizën që po kalon e majta sot, veçanërisht në Europë; sepse e majta e kalon një pjesë të mirë të kohës duke luftuar me fantazma semantike; në një kohë që artikulimin e bon sens-it nuk e ka për gjë t’ia lërë në dorë të djathtës populiste.

                2. Se pari, une besoj se ti ben nje gabim kur thua qe ne komunitetet e stigmatizuara mungon kapitali social. Ndoshta mund te reflektosh mbi faktin qe perjashtimi (exclusion) ka kontribuar pikerisht ne riforcimin e ketyre komuniteteve, sic eshte rasti i periferive qofte ne France, qofte ne Gjermani, qofte dhe ne Shqiperi.

                  Se dyti, edhe njehere, nuk ka sesi nje komunitet te quhet i deshtuar vetem e vetem, sepse nuk eshte pjese e kultures legjitime.

                  Dhe se treti, nuk ka te beje fare me ato qe ti quan fantazma semantike te se majtes, por konkretisht, dicka qe dhe ne shqiptaret e kemi vuajtur, nuk mund te stigmatizosh nje komunitet te tere, pse disa elemente te tij, jane problematik. Baza e racizmit te sotem ne Europe lidhet pikerisht me keto lloj relativizmi, pergjithsimi, komuniteti arab eshte fajtor, turqit nuk integrohen, etj etj. Keto jane stereotipizime te pastra me baze raciste, qe ti e di ku e kane vendin.
                  ok xhaxha, thnx per kete shkembim, do rilexohemi me kenaqesi.

                3. Kur flasim për varfëri, duhet të kemi parasysh se varfëria relative shpesh është më shkatërrimtare për komunitetet se ajo absolute.

                  Këtu nuk kemi më të bëjmë me malësorët e Edith Durham-it, që jetonin në varfëri të skajshme, por nuk ishin të vetëdijshëm për këtë, për shkak të izolimit; por malësorët e Migjenit, të cilët qytetërimi, sado rudimentar, i solli në kontakt me kamjen dhe mirëqenien qytetare.

                  Kjo është varfëria e një komuniteti të dorës së dytë dhe të tretë, që jeton i rrethuar nga komunitete superiore.

                  Imigrantët e brezit të parë, që luftojnë për të mbijetuar ose që sapo janë larguar nga vendi i tyre, nuk e ndiejnë këtë; pothuajse nuk e vënë re. Por fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve e ndiejnë dhe e vuajnë pa masë, në qoftë se nuk janë në gjendje të dalin nga getoja e tranzicionit.

                  Një komunitet që e riprodhon këtë sens inferioriteti, duke u mbyllur në vetvete, është komunitet i sëmurë, në mos i dështuar.

                  Nga ana tjetër, nuk duhet harruar edhe se shkolla, mediat dhe krejt kultura mainstream i përmbahen parimit demokratik të barazisë së mundësive dhe meritokracisë; edhe pse një shoqëri e themeluar mbi paranë, fitimin dhe biznesin privat nuk mund të ketë barazi ekonomike; dhe pabarazia ekonomike i zhvlerëson barazitë e tjera.

                  Edhe historitë individuale të suksesit nuk e kundërshtojnë tablonë e përgjithshme të degradimit të komuniteteve periferike; të cilat jo vetëm e vuajnë inferioritetin përballë shkëlqimit të qendrës, por edhe vijnë duke u identifikuar me këtë inferioritet, ose me statusin e një kaste të nënrenditur.

                  Që këtej deri te vetëplotësimi i profecisë (prophecy self-fulfilled), rruga është fare e shkurtër.

                  Barack Obama mund të bëhet president i SHBA, por zezakët e këtushëm kanë probleme të jashtëzakonshme si komunitet: mjaft të përmend që këta janë vetëm 12% e popullsisë së SHBA, por 44% e të burgosurve. Këtë nuk ia faturon dot vetëm racizmit, ose profilimit racial.

                  Tani, në qoftë se një komunitet, bie fjala, e pranon krimin në gjirin e vet, madje organizohet dhe riprodhohet rreth krimit, atëherë ky nuk mund të quhet i shëndetshëm, edhe pse i ka disa institucione të vetat.

                  Ky shembull i fundit më shpie te shembulli i Hamallajt ose i Lazaratit – ku komunitetet, nëse ekzistojnë, përftohen duke iu kundërvënë shtetit ligjor. Familizmi amoral (në kuptimin që i jep Banfield) nuk mund të shërbejë si shembull për institucione komunitetesh të shëndetshme.

  2. Kriza e periferive pariziane nuk është shenjë as e dështimit të shtetit, as e komuniteteve. Ose thënë ndryshe, ka dështim të të dyjave bashkë, të të trejave, të të katërtave… . Shkurt, ka dështim të atij qe “prodhoi” edhe këtë shtet, edhe këto komunitete, edhe këtë shoqëri civile : dmth ka dëshim të modelit, dmth të SISTEMIT.

    Perndryshe, nëse protestat në Francë do të ishin simptomë e dështimit të komuniteteve, krizë të dhunshme periferish ka patur edhe në Los Angeles (1992), ne USA, që konsiderohen si vend qe nuk njeh dështim komunitetesh ?! (të paktën krahasuar me Francën).

  3. Fillimi i deshtimit te multikulturalizmit. Franca do frengj dok kulturalisht, gjithe ‘frengjit’ e tjeret jane ‘plehra’. Grupet anarkiste e neomarksiste hidhen vetiu ku ka zjarr e ‘te dobet’ qe ngrihen, pavaresisht arsyes se konfliktit. Kur dynjaja nuk tregon identitetin e ‘mases’ ne keto konflikte, marksisteve u duken pa arsye, impulsive etj.
    Eshte thjesht nje kufizim mendor i komunisteve, te cilin perpiqen ta mbulojne me psikologjizma.

    Periferite e Parisit, hyjne ne logjiken e perballjes kulturore te qyteterimeve dhe luajten rol te rendesishem. Ne Itali keto vitet e fundit Fini ktheu 180 grade, ndersa paradoksalisht Lega u be flamurtare e identitetit katolik te italianeve.

    Komunistet s’duan ta pranojne qe kane dale jashte loje, s’kane lene teori pa germuar.
    Ja ta zeme se deshtoi shteti qe bazohet tek neoliberizmi tregtia e lire, kapitalizmi financiar, demokracia e vlerat kozmopolitike etj, alternativa nuk jane komunistet, kapitalizmi do rikthehet ne rrenjet e tij, tek ekonomite kombetare e proteksionizmi, do rigjenerohet e do filloje ciklin e ri.

    Kur mblidhen G8 e G20, nuk kane friken e komunizmit, por thone se sdo kete politika proteksioniste, do mbahen gjalle lidhjet nderkombetare dhe shtetet s’do tkurren ne interesin e tyre individual.

    Sepse si 1+1 qe bejne 2, nese kjo krize vazhdon dhe deshton ekonomia kozmopolitike dhe shtetet , do rikthehet koha e ekonomise politike/nacionale, nuk do kthehet koha e komunizmit.

    E gjithe loja behet mes se djathtes liberal-kozmopolite dhe se djathtes konservator-nacionaliste, cili eshte sistemi ekonomik, shteti i duhur dhe si parandalohet grisja e pelhures sociale ne perballjen e qyteterimeve.

    C’pune kane komunistet dhe Zizeku ne kete mes, ata jane jashte sistemit, as vete socialdemokrate e demokristiane s’dine nga ta thyejne koken, jane pasive e te papergatitur.
    Te shikojme si do vene gjerat …

  4. Kjo qe thuhet ketu eshte e drejte. Ne fakt eshte thelbi i asaj qe po diskutojme. Une jam mese i bindur qe edhe problemi qe haset kunder diskursit komunist ka te beje pikerisht me kete. Dikush ngrihet e thote qe pse ia fusni kot se paska deshtuar shteti. Shteti aty eshte, ja parlamenti, ja presidenca, ja qeveria, ja kushtetuta, madje jo vetem aq, por ky shtet ka edhe arritje, jemi integruar ne NATO, po hyjme ne Europe, eshte ndertuar Rruga e Kombit, etj, etj. Mirepo shteti nuk eshte ne funksion vetem te marredhenieve me shtete te tjera apo vetem ne funksion te industrise se luftes, industrise se ndertimit apo tregtise. Shteti mbi te gjitha eshte ne funksion te qytetareve te vet dhe komuniteteve ku keta jetojne. Keshtu qe edhe pse shteti mund te funksionoje per mrekulli ne marredheniet me kapitalizmin kombetar apo nderkombetar, duhet konsideruar i deshtuar pikerisht sepse “stofi social” eshte i zhbere, apo pikerisht sepse komunitetet kane deshtuar. Dhuna ne France, ne Greqi, ne LA e New Orleans, eshte deshtim i shtetit, pikerisht sepse eshte dhune qe ve ne dukje deshtimin e komuniteteve ne raport me vetveten dhe me komunitete te tjera. Nuk mund te biem ne nje gracke reaksionare dhe te flasim gjithe prepotence, fodullek dhe pompozitet progresiv per terma arbitrare si shteti, kombi apo shkencat politike, ne nje kohe qe dhuna e perditshme q komuniteti ka deshtuar.

  5. ”’Komuniteti dështon kur nuk arrin dot ta artikulojë në mënyrë racionale vetëdijen e vet (çka përfshin edhe vizionin).”’

    Ky problem i bashkesise, vjen kur ajo nuk gjen me individualitetin e saj, kur nuk perfaqeson me nje subjekt por nje objekt. Nje bashkesi perfaqeson nje subjekt kur individet qe e perbejne i mundesojne asaj te paraqitet si nje individualitet, fillimisht logjik, pastaj etik e me tej politik.
    Ky individualitet shprehet gjate historise ku bashkesia paraqitet si individualitet historik.

    Kur problemi cek pelhuren sociale, atehere bashkesia nuk perfaqeson me nje individualitet etik, rrjedhimisht as nje individualitet politik; bashkesia nuk eshte me nje subjekt por nje objekt, prandaj edhe per zgjidhjen e problemit me se pari duhet te kemi rivendosjen e individualitetit logjik, ose ti rijepet nje permbajtje individualitetit logjik i cili mbijeton si i tille formalisht edhe kur humbet individualiteti etik.

    Meqe gjuha shkon ku dhemb dhemballa, ne shqiptaret qe e kemi pasur esencialisht (por jo formalisht ) nje individualitet etik, ngadale po e humbasim edhe permbajtjen, keshtu qe po e zhbejme pelhuren sociale,çka heq çdo lloj shprese per te arritur individualitetin politik dhe na çon ashtu si perendimin, por per arsye te tjera, tek esenca e individualitetit logjik.

    Une shoh dy menyra kryesore perqasjeje ne perendim, e para ajo e Finit te vjeter dhe e dyta ajo e Finit te ri.

    Fini i ri thote se bashkesia e vjeter ka merdhifur demografikisht dhe etikisht prandaj nuk ka te ardhme pa emigrantet. Na duhet nje etike e re qe pranon ne gjirin e bashkesise emigrantet, heqim dore nga parimet esteriore (raca, vendlindja, gjaku) por jo nga parimet interiore ( gjuha,kultura, historia).

    Sarkozy thote te njejten gje dhe para Finit, po meqe ai vete eshte emigrant hungarez, s’merret si shembull se ka konflikt interesash, ndersa Fini meqe nis si neo-fashist, vazhdon si italian dok dhe se fundmi mohon parimet esteriore, nuk ka konflikt interesash, perkundrazi mendimi i tij eshte pasoje e reflektimit mbi gjendjen e re.

    Nga ana tjeter emigrantet ndahen ne dy grupe, grupi qe pranon te beje te vetat parimet interiore (gjuha, kultura,historia) nese bashkesia heq dore nga parimet esteriore dhe emigrantet qe s’duan te heqin dore nga asgje, duan te ngelin vetvetja aty ku jane. Keta nuk duan te jene pjese e bashkesise, duan te ndjekin shembullin hebre apo kinez ( pa u marre me aktivitetet e ketyre) dhe duan te drejtat ekonomike e politike.

    Por asnje bashkesi nuk mund te mbaje dot nje perqindje te larte ‘hebrejsh e kinezesh’ ne gjirin e vet, aq me teper kur kane rritje te madhe demografike, sepse perndryshe humbet individualiteti i bashkesise.
    Neoliberalet s’para e vrasin mendjen per konflikte qe s’jane te natyres se mirefillte ekonomike dhe meqe kane shume pushtet i lene gjerat te vazhdojne per inerci, he se rregullohen vete keto konflikte koti. Ne mundem komunizmin thone, ja do vijne emigrantet do behen konsumatore dhe mbaroi filmi.

    Ka edhe nje menyre tjeter humaniste me kembet ne ajer, qe sheh endrra me vellazeri, peace and love, parajsa mbi toke, po qe s’ja vlen te merret parasysh, kur trajtohen konflikte te ndryshme se do ishte kontradiktore.

    Nderkaq komunistet e anarkistet do rrine ne gatishmeri mos krijohet ndonje gjendje aq e ndere sa ti afrohet asaj te Rusise me 1917, vetem se s’po identifikojne dot Rusine e sotme, ku te perqendrohen. Greqia ? Jo eshte teper e vogel, periferike dhe nacionaliste. Enderrojne Francen revolucionare dhe pasionale, gjermanet jane teper te disiplinuar e hierakike.

  6. Pershendetje Xhaxha,

    Lexova me shume vemendje polemiken tuaj me illusio ne lidhje me komunitetet dhe si gjithmone pata c’te mesoja. Po aty, nder te tjera, ju flisni dhe per instutucionet e komuniteteve. Duke aluduar se ketu nuk keni prasysh organet e zgjedhura te pushtetit vendor (bashki/komune) po vrisja mendjen se c’jane keto institucione, ndoshta klube ose shoqata…Po a mund te quhen keto institucione?

    Duke mos pasur rastin te jetoj ne amerken e veriut e per pasoje te perceptoj se si funksionojne komunitetet urbane apo etnike atje, i vetmi model institucionesh komunitare qe me vjen ne mend eshte ai i dikurshmi ketu…keshillat e lagjeve. Ishin krijesa politike OK, por qe favorizonin krijimin e kapitalit social dhe sigurisht ndikonin ne permiresimin e cilesise se jetes ne bashkesi (parti included).

    Edhe po s’mu pergjigje perseri mbetesh i vleresuar dhe i respektuar…

    1. fatos, keshillat e lagjes, nuk ishin institucione komunitare, ishin institucione shoqerore! Nuk eshte e njejta gje!

      1. Dakort…po ne rradhe te pare duhet te sqarojme kuptimin e termave ne kohe dhe hapesire. Se ne fakt ato hakce hakce quheshin organizata te masave dhe jo institucione. Pastaj eshte dhe termi institucion qe duhet sqaruar. Ne kuptimin tim institucion do te thote nje organizate funksionimin e se ciles e rregullon ligja. Thote Xhaxhai me poshte qe fondacionet private mund te jene institucione. Kete une e shikoj me dyshim. Nje filial i Ndraghetes ne Washington psh krijon nje fondacion per furnizimin me qeramidhe te familjeve ne nevoje. Ca do ta quajme kete, institucion? Njesoj si FBI-ja?

        Kjo me ngacmoi qe pyeta…fjala institucion. Nese do te me thoshe ndonje gje se si mund te kontribuoje shteti demokratik ne gjenerimin e politikave komunitare do te isha shume mirenjohes. Ai komunisti me hir a me pahir i nxirrte njerzit te pastronin ambjentin e perbashket, pamvaresisht ne quhej komunitar apo shoqeror….

    2. Meqë debati po bëhej rreth komuniteteve në Perëndim, kisha parasysh institucione të këtyre komuniteteve – për shembull, fondacionet private, ose shkollat, ose qendrat kulturore.

      Mbrëmë, në një diskutim paralel, por privat, për të njëjtën çështje, zumë në gojë faktin që, në Francë, për t’u bërë pjesë e elitave që drejtojnë vendin, duhet të ndjekësh disa shkolla tepër selektive; dhe që të ndjekësh këto shkolla, duhet të paguash shtrenjtë tutorë privatë që të të përgatitin. Që këtej, fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta përjashtohen nga kjo mundësi e rëndësishme për karrierë.

      Nuk di sa e saktë është kjo; por kam parasysh një dukuri të ngjashme, me universitetet e të ashtuquajturës Ivy League këtu në ShBA.

      Tani, një fëmijë imigranti, i brezit të parë ose të dytë, me të ardhura të pakëta, ndoshta nuk arrin dot që të shkojë në Ivy League; por në qoftë se komuniteti i tij e sheh që është i talentuar dhe ambicioz, mund të marrë përsipër që t’ia japë një bursë studimi nëpërmjet një fondacioni privat.

      E kotë të shtoj këtu që hebrenjtë e bëjnë këtë rregullisht (dhe e kanë bërë edhe në kohën kur ende vështroheshin shtrembër); ndërsa portorikanët nuk e bëjnë – pa folur pastaj për zezakët.

      Tani që shkruaj, më kujtohet që edhe shqiptarët e dikurshëm, të komuniteteve në Sofje, në Bukuresht, në Aleksandri të Egjiptit e gjetiu e kanë pasë bërë.

      Komunitetet e shëndetshme dallohen pikërisht nga zotësia me të cilën i përballojnë problemet që mund të jenë vërtet individuale të pjesëtarëve të tyre, por që, në një mënyrë ose në një tjetër, prekin të ardhmen e komuniteteve vetë.

      Për këtë duhen fonde; dhe fondet do t’i japin ata që i kanë – por që ata që i kanë fondet të binden t’i japin, duhet të kenë vetëdijen e komunitetit dhe vizionin të artikuluar.

      1. Fragmentin e mëposhtëm e shkëputa nga intervista e Hana Këlcyrës, dhënë Gazetës TemA, më 20/09/2007

        Një rast tjetër është fondi i Aleksandër Nashit, djalit të adjudantit të Zogut dhe besnik i tij deri në fund, i cili vazhdon të funksionojë sepse fondacioni i tij nuk u ngrit në Shqipëri.

        “Neshat Pasha Vlora ka qenë një nga bejlerët e Vlorës, vëllai i Syrja Beut. Ai kishte një djalë të vetëm dhe ishte shumë i pasur. E solli djalin këtu në Terezanium, bashkë me Eqerem Beun. Ai vdiq në moshën 18-vjeçare nga tuberkulozi.

        Atëherë, Neshat Beu, shumicën e pasurisë së tij e ngriu në një fond, vakëf i thoshnin atëherë, për të shkolluar 5 djem nga Vlora çdo vit në Austri, jo në vende të tjera. Ka plot njerëz që kanë studiuar me këto bursa. Ago Agai kështu ka studiuar, Beqirajt etj., se s’i kujtoj dot të gjithë.

        60 vjet ky fond është ngrirë tani dhe nuk funksionon. Çdo të thotë kjo? Kush ka të drejtë të prekë një fond të dhënë për arsimin. Ai ka ikur në atë botë, i sigurt se paratë që la do të përdoreshin për të shkolluar djemtë e Vlorës.

        Ku janë ato para? Kush i përdor? Ku janë ato prona? Ç’është ky vend që thotë s’kemi ç’bëjmë se ishte shoku Enver. Ka pasur një histori të tërë para këtij njeriu. Askush nuk ka të drejtë ta ndalë, sidomos tani”.

  7. ”’Ti thua që disa këndvështrime të miat të duken raciste – por mua frika se mund të m’i etiketojnë këndvështrimet si raciste nuk më kushtëzon dot. ”’

    Paradoksalisht kjo dukuri sot mund te cilesohet emancipim teorik. Po aq paradoksale eshte qe teoria te kete nevoje per emancipim, po ja qe edhe teoria ka nevoje per emancipime ciklike.

    Tek rasti i Frances doja te sillja ca te dhena demografike.
    Franca (europiane, pa territoret pertej detit) ne 1990 kishte rreth 55 milione banore, me nje mesatare alla europiance(si Italia, Gjermania) tek 1,4 femije/ femer.

    Sot Franca metropolitane vertitet tek 63 milione banore, me nje mesatare mbi 2 femije/ femer, njesoj si shqiptaret (po tek ne eshte produkt i renies).

    Franca e 1990 ishte ne krize demografike, Franca e sotme gezon njefare shendeti demografik, pasi me nje mesatare prej 2 femije/femer, eshte ne gjendje te zevendesoje brezat, nderkaq popullsia fale emigracionit eshte shtuar me rreth 8 milione banore ne 20 vjet.

    Ndonje nevoje urgjente per emigrante Franca e sotme nuk paraqet, mirepo ‘llogarite’ frenge, parashikojne qe punet e emigranteve ti bejne femijet e emigranteve, njefare ‘klase’ ose helote qe riprodhohen e merren me te njejtat pune te prinderve.

    Po te jetosh ne periferi, normale qe do besh punet ‘periferike’, do marresh shkollim ‘periferik’ dhe esencialisht do kesh te drejta ‘periferike’.
    Franca me ligj nuk mbledh te dhena etnike dhe racore, se e quan diskriminim, prandaj nuk njeh as pakicat etnike qe jane te shumta ne kufijte e saj dhe as pakicat etnike te brendshme, qe jane mbledhur e shtohen sidomos ne periferite e qyteteve.

    Cdokush besoj se e di qe ne periferite e qyteteve europiane, gjallojne lloj-lloj etnish aziatike, afrikane,latino-amerikane, por ka edhe le te themi ‘te bardhe europiane vendas’.

    Keta te fundit kane shume breza qe riprodhohen si helote moderne, po 30-40 vjetet e fundit kjo kategori eshte shtuar ndjeshem me emigrante e femijet e tyre.
    Ata qe bejne lufte te ftohte me emigrantet humbasin e largohen nga lagjia. Te tjeret perpiqen te bashkepunojne.

    Kur flitet per bashkesi periferike, kemi pikerisht kete mix periferikesh, te bardhe vendas e emigrantet.

    Nese bashkesia nuk arrin nje model kulturor bashkejetese ne nivel periferik, aq me e pamundur do jete ne nivel mbareshteteror.

    Tani ne France, ku llogarite demografike jane ne rregull dhe po merrem masa te rrepta kunder emigranteve te rinj, pasi s’ndihet me nevoja urgjente, problemi qendron ne frengjizimin kulturor te atyre qe jane dhe femijeve te tyre.
    Franca mbyll kufijte dhe frengjizon ata qe jane dhe qe s’jane pak po shume e shume milione.

    Mirepo frengjizimi kulturor i periferive, supozon se bijte e emigranteve do zevendesojne ne pune prinderit e tyre dhe ne teresi do zevendesojne gjithe ish-popullsine e bardhe te periferive. Pastaj me kalimin e kohes, pasi te jete kryer ky proces, mund te gezojne te drejta ‘joperiferike’. Nese ata ngelen besnike te kulturave e feve te origjines, atehere nuk do gezojne asnjehere te drejta te plota e programe zhvillimi.

    Gjendja esencialisht eshte e ndere, por formalisht duket si ne rregull, njerezit punojne, hane , pine, gezojne, vuajne.
    Si i thone gjithçka shkon mire derisa behet keq.

    Tani shteti, çmund te beje shteti, kur popullsite e ndryshme nuk identifikohen tek gjuha e vlerat qe shteti mbron me kushtetute, nuk identifikohen tek ligjet e shtetit e as duan te identifikohen ne bashkesine frenge ?
    Shteti s’ka çte beje, detyrat e tij jane praktike por ai çon perpara edhe nje vizion te se ardhmes; do kete njerez qe do vuajne, po levizshmeria sociale ka çmimin e vet.

  8. “Po te jetosh ne periferi, normale qe do besh punet ‘periferike’, do marresh shkollim ‘periferik’ dhe esencialisht do kesh te drejta ‘periferike’.”

    Sa e frikshme ajo “normale” qe ti perdor.

  9. ”’Sa e frikshme ajo “normale” qe ti perdor.”’

    Nuk shoh ndonje arsye pse te ngjalle frike, zevendeson ‘logjika e rendit te gjerave’.
    Duhet te zhduket fjala periferi, qe te zhduket logjika e rendit gjerave, por persa kohe qe kemi ‘qender’ dhe ‘periferi’, atehere kemi edhe ‘normalitetet’ perkatese.

    Qyteti ka nje qender dhe qendra mbledh nje hapesire te caktuar perreth dhe i jep asaj hapesire nje individualitet.
    Nga shume vemi tek njeshi.
    Ashtu si edhe shteti ka nje qender, ku nga shume vemi tek njeshi, nga ta zeme kryetaret e komunave, bashkive e prefekturave vemi tek kryetari i qeverise qe duhet te jete 1, se po te jene disa kryeministra e qeveri, skemi nje individualitet dhe punet nuk shkojne si duhet te shkojne.
    Uniteti perfaqesohet nga qendra, kaosi nga mungesa e qendres.

    Ne France pati kaos, do te thote qe qendra perkohesisht nuk u njoh si e tille, po te ish njohur s’do kish patur kaos.

    Bashkesia, shoqeria,kombi, shteti, partia,grupimi etj duhet te perfaqesoje nje individualitet, pra te kete nje qender, rrjedhimisht ka edhe periferi.
    Kush eshte ne periferi ka me pak fuqi e rrjedhimisht detyrime e te drejta esenciale (psh kryetari ka me shume detyrime e te drejta sesa anetari i thjeshte).

    Kush hyn i ri, nuk shkon dot ne qender te bashkesise, shoqerise, kombit, shtetit, partise, grupimit etj po do beje gaveten, fruthin, fotokopjet,stazhin perveçse nese e katapultojne ne qender rrethanat e njerezit, si kur ky shfaq ndonje talent apo ne sistemet ‘e korruptuara’, para e miqesi.

    Duke bere, gaveten, fruthin, fotokopjet,stazhin ky qendron ne periferi dhe ka te drejta esencialisht periferike, derisa deshmon se punon me sukses per te miren e individualitetit te dukurise. Aty perfiton edhe te drejtat e qendres, pasi qendra duke qene se perpunon e mban gjalle individualitetin e dukurise, ka disa te drejta me shume, te domosdoshme per finalitetet e dukurise.

    Keshtu eshte normale qe ne periferi gjithcka do kete karakteristika periferike ndersa ne qender karakteristika qendrore (ta zeme kot, rruget e qendres do jene me te gjera se te periferise se ka me shume trafik), nese ndodh e kunderta atehere qendra nuk ka me kuptim te jete qender, automatikisht behet periferi dhe humb te drejtat e qendres.

    Periferia ka veçorine qe gjate levizshmerise sociale, behet qendra e identitetit te ri, aty perpunohet identiteti i ri meqe gjate levizshmerise sociale ne qender niveli i stanjacionit eshte i larte (perveçse nese levizshmeria sociale sjell tronditje e permbysje ne nivelin politik, aty cenohet edhe qendra) dhe mund ti sherbeje periferise vetem ne nivelin teorik.

    Prandaj nuk gjej ndonje gje te frikshme te normaliteti, kjo eshte ‘Ius naturale’.

  10. ”’Nese do te me thoshe ndonje gje se si mund te kontribuoje shteti demokratik ne gjenerimin e politikave komunitare do te isha shume mirenjohes.”’

    Shtetit ne fakt nuk i plas fare, prandaj keto lloj lidhjesh jane ne duar private.
    Modeli multikulturor supozon se keto bashkesi do kene secila nje individualitet kulturor dhe te gjitha se bashku do identifikohen tek shteti.
    Ta zeme nese do jene 12 bashkesi te tilla, shteti do kete ne krye Mbretin Artur dhe 11 kalores te tjere ne nje tryeze te rrumbullaket. Mbreti Artur perfaqeson formalisht individualitetin e shtetit dhe te bashkesise shteterore, ndersa te 12 se bashku ne nivel esencial.

    Ta zeme ne 60 milione banore te Frances, te kishim 12 bashkesi te ndryshme me frengjit qe perfaqesojne Mbretin Artur.

    Viti ka 12 muaj (formale), po perfaqeson nje individualitet, ka kater stine (esenciale) po perfaqeson serisht nje individualitet.
    Keshtu edhe modeli multikulturor supozon se mund te kemi 12 lloje hebrejsh e kinezesh perfshire edhe bashkesine antike, rrenjese dhe te kemi nje individualitet.

    Ne France u supozua se mund te arrihej, mirepo spo duken mire bathet, se vete keto bashkesite leqe kane veshtiresi ne paraqitjen si individualitet, por as duken te prirura per nje tryeze te rrumbullaket, pa llogaritur qe modeli multikulturor qe ne gjeneze parashikon te drejtat e lirite natyrore e universale te njeriut, per te cilat bashkesive islamike psh nuk u behet shume vone se kane sheriatin.

  11. Xhaxha, meqë blogun tuaj, përveç akademikëve, e vizitojnë me kënaqësi dhe gjindje pa shkollë, a do të mund t’ua spjegoje se ç’kuptohet me dështim të një komuniteti?
    Sepse, gjithnjë me ç’marr vesh unë, që diçka të dështojë, duhet të dështojë në objektivat e marra prej saj.
    Cili ishte objektivi i “komuniteteve të dështuara”?
    Do thoja: Një jetë më e mirë nga çka bërë në vëndilindje (qoftë nga ana ekonomike, por edhe nga liritë demokratike që të paktën në Tv reklamohen).
    Për të gjitha komunitetet, për të jetuar më mirë se në vëndin e origjinës, do ju mjaftonte që të kishin NJë vend pune … dhe përderisa ato komunitete kanë arritur në brezin e dytë dhe të tretë, do të thotë se premesat ekonomike (mbështetur në punë) kanë qënë.
    Po ashtu, përderisa këto komunitete kanë ditur e mundur të bashkjetojnë/integrohen për 2-3 breza, arsyet fetare e ndasitë e tjera është e kotë që të përzihen tek shkaqet që çojnë në trazira.

    P.s: Bathorsat s’ke për t’i dëgjuar kurrë që të ngrihen ne revoltë se pse ata nuk kanë mercedesa apo X5… por provo dhe shko sekuestroja karrocen me të cilën bathorsi shkon e mbledh kanaçe alumini në kazanët e plehrave… dhe pastaj do e shikosh se si “dështon komuniteti” dhe … mund të pyesësh Saktivistën se si dhe pse ndodhi.

  12. Xha xha, dakort pjesërisht se këto protesta janë dështim i komuniteteve vetë. Por gjithashtu duhet pranuar se shteti, është komuniteti suprem.

  13. Franca përbën një përjashtim shumë domethënës në mënyrën se si ka vendosur të përballet me integrimin e ‘tjetrit’.

    Ndryshe nga modeli anglez e ndonjë version soft i tij gjetiu, ai francez beson dhe aplikon vetem modelin republikan, i cili në rastin konkret përkthehet në mungesë komunitetesh e komunitarizmash.

    Ndryshe nga imazhi mediatik që qarkullon sot Franca nëpër botë, periferitë republikane të Francës janë shumë më të përziera se ç’i imagjinojmë.

    Franca i ka dëshiruar ato të tilla pikërisht që ta pamundësonte ndërtimin e komuniteteve homogjene, në gjendje për të përpiluar politika dhe programe të caktuara lokale apo lokaliste që i përgjigjeshin nevojave specifike.

    Në këtë mënyrë, shteti republikan francez i rezervoi vetes të drejtën për të qenë gjithnjë ai në qendër, qoftë në krijimin e problemit e qoftë në zgjidhjen e tij.

    Ky model mundi të funsionojë pak a shumë deri rreth fillimit të viteve ’90, kur sistemi i rishpërndarjes së ekonomisë sociale, edhe pse i pabarabartë, mundte të shpërndante aq fonde dhe të punësonte aq njerëz sa të krijonte së paku iluzionin e progresit tek të gjithë.

    Pati bile edhe disa shembuj integrimi, të cilët nuk munguan të kthehen në ikona, e që u lakuan fort si shëmbuj të modelit të suksesit francez të integrimit.

    Kur sistemi i shpërndarjes së ekonomisë sociale u asfiksua, pikërisht sepse sistemit ekonomik iu prekën limitet, e për pasojë edhe përqindja e papunësisë u rrit pothuaj pa tranzicion, nisi batërdia mediatike kundër dështimit të periferive, e cila sigurisht iu faturua arabëve të paintegrushëm.

    Mrekullia kalendarike bëri që arabët e paintegrushëm, në fillim të viteve 2000 u bënë brenda natës edhe fundamentalistë fetarë, të cilët nuk donin më drejtësi sociale, por kërkonin tashmë të vinin dorë mbi modelin e barazisë dhe vëllazërisë republikane me terror islamik.

    Ndërkaq në periferitë e Parisit dhe të tjerat, problemet janë po ato dhe njerëzit janë po ata:

    francezë prej vërteti, italianë të vjetër të paintegruar, rusë, polakë e hungarezë të vjetër e të rinj, shqiptarë, serbë, turq, vietnamezë, laosianë, arabë bashkëpunëtorë të Francës gjatë regjimit kolonial dhe arabë të tjerë që qëndronin në llogoren përballë, marokenë që nuk shkojnë kurrkund me algjerianët, por pak vetëm me tunizianët, çifutë sefaradë që kanë frikë prej arabëve që prej tradhëtive koloniale, por që urrejnë disa çifutë të tjerë, ashkenazët p.sh., dhe nuk bëhen bashkë edhe sikur t’i vrasësh; afrikanë të cilitdo lloji e tribuje, therur paq paraprakisht me ata të tribusë tjetër, të cilët tashmë mund t’i kenë komshinj pallati.

    Megjithatë, edhe pse Franca ka vendosur të përdorë si model integrimi skemën – abstragim ky – Aranit Çela komshi pallati me Fatos Lubonjën, po aq sa me çerkezë, rusë, laosianë dhe malianë, dhuna që ushtrohet brënda periferive s’ka të krahasuar me dhunën që vendosi të ushtrojë ish ministri i brendëshëm Sarkozy nëpërmjet policisë së shtetit, ndërsa mori vendimin për të hequr praktikën e komisariateve lokale, të cilët të paktën i njihnin mirë banorët e lagjeve dhe problemet e tyre.

    Me këtë model të dështuar dhe të pashpresë social, prej të cilit Franca e ish barrikadave revolucionare nuk dëgjon të heqë dorë, shteti e ka garantuar revoltën popullore për vite të gjata.

    Sistemet dhe shtetet fshehin pas tyre njerëz, të gjallë si ne, jo robotë. Dështimi i strukturave, sistemeve dhe shteteve është pra dështim njerëzor.

    Nuk mund t’i përdhunosh tjetrit identitetin, vlerat, pasurinë dhe jetën fillimisht në shtëpinë e tij, ku ke shkuar i paftuar, dhe prapë sërish pasi e ke thirrur në shtëpinë tende të të ndreqë çatinë që pikon nga të katër anët, duke i thënë se duhet të jenë edhe mirënjohës për përdhunimet e djeshme dhe të sotme.

    Pa ata djem të gjeneratave të dyta e treta, një pjesë e të cilëve kanë gjetur më në fund një gjuhë përbashkët që të kuptohen e të revoltohen dhunshëm kundër shëmtisë e padrejtësisë ndaj vëllezërve, nënave dhe baballarëve të tyre skllevër, guxoj të them se liria në Francë do fironte ende me shpejt.

  14. Mua nuk me duket se ka deshtim te shtetit apo edhe komunitetesh, nese shohim thjeshte rastin e Frances. Thjesht ka mosperputhje interesash. Me e shumta, shteti francez, por ne Europe jo vetem ai, mund te akuzohet per mos artikulimin qarte te interesave dhe arsyeve te veta per pranimin ne territorin e tij te miljona enderrimtareve nga e gjithe bota. Ndofta Le Monde Diplomatique nuk e shkruan te zezen mbi te bardh se me hapjen e kufinjve te saj gjithe Afrikes apo frankofonise, Republika Franceze, se pari mbron, zhvillon dhe kultivon interesat e veta, tregjet e veta dhe zonat e veta te influences, por jam i sigurte se ne zyrat e atyre qe kane mbaruar kurset e post doc., ne Ecole Normal Superieure, gjerat thuhen shqeto e pa dorashka. Cmimi qe paguan shteti francez, per nje shqetesim te perkohshme te rendit publik, apo paqes sociale, eshte nje deductible shume i vogel ne vlere ne krahasim me fitim qe sjell mbizoterimi, shpesh absolute , i interesave franceze ne nje zone jo te vogel te botes.

    Nga pervoja ime ne Europe dhe ne Amerike te Veriut, kam peshtypjen se Europa i afrohet problemeve te kesaj natyre, dmth mardhenieve me komunitetet qe nuk jane te ngjashme ne zakone, besime, praktika sociale e kulturore me shumicen derrmuese te popullsise, nisur nga nje baze , ku i vetmi cels (kopil) qe perdoret per te zberthyer thuajse te gjitha kontradiktat e krijuara midis popullsise autoktone dhe asaj te ardhur, eshte i nje natyre raciste, me stereotipizime te ngjitura fort prej kohes,ne psiken kolektive te shumices, trashegimi kjo e historise qofte te vjeter apo te re te popujve te Europes.
    I vetmi lubrifikant qe do te mund te eliminonte ngritjen e temperatures prej ferkimit te pjeseve te levizeshme te shoqerise, do te ishte komponenti ekonomik, me ane te te cilit te ardhurit e rinj do ta shihnin veten te ngjashem deri ne padallim me shumicen e shoqerise pritese.
    Ne Kanada per shembull, nje arab falet 5 here ne dite, ose nje Sikh ecen perpara gruas me hap te vendosur, dhe kjo e fundit e ndjek nga mbrapa me koke te mbuluar e te ulut, ose nje kinez mund te leshoje gazerat ku ta ndjej, ne autobus, ne skytrain apo edhe ne rruge, por ne fund te dites, ata jetojne ne shtepi te ngashme me ate te shumices, qofshin ata wasp,frankofone, Italian apo portugeze, ngasin te njejtat makina, femijet, pak a shume shkojne ne te njejtat shkolla, blejne rroba e ushqime ne shumicen e rasteve, ne te njejtat vende. Mundet qe Richmond,nje suburb i Great Region Of Vancouver, ti kete te gjitha emrat e rrugeve dhe dyqaneve, ne rastin me te mire ne anglisht dhe mandarin, dhe ne rastin me te keq, vetem ne mandarin, ose Surrey, nje tjeter suburb, te jete i gjithi ne gjuhe dhe ngjyra (te errata) indiane, por shteti jeton, me rregullat, cuditerisht te padukshme, por po aq cuditerisht , te kudorespektuara dhe detyruese , dhe le te jetojne, duke mos u vene kushte shtrenguese, pike se pari dhe kryesisht persa i perket avancimit ekonomik, dhe metej, ne jeten dhe zakonet e ketyre te ardhurve te rinj. Dy gjerat qe mendoj se jane faktoret barazues me te medhenj ne Kanada midis kultures pritese dhe asaj ardhese, eshte barazia per mundesite ekonomike, dhe barazia per edukim. Brezi i dyte i emigranteve ketu jane te North Amerikanizuar deri ne palse, dhe rolin kryesor ketu e luan edukimit, sistemi shkollor. Brezi i pare ka mundesite per te mbijetura nga ana ekonomike, i dyti ka mundesite per tu edukuar , duke realizuar te dy, vazhdimesine kulturale.
    Benefiti i shoqerise pritese, per mendimin tim, eshte shum i dukshem.

  15. Xhaxha, nuk me duket se mund te thuhet me plot gojen qe deshtimi eshte i komuniteteve, aq me teper ne nje kuader varferie relative, ku me rregull relativiteti deshtimi nuk vjen per shkak te faktoreve te brendshem por per shkak te faktoreve te jashtem.

    Komunitetet ne fjale i kane institucionet qe me duket se kerkohen ketu, madje po te marrim per shembull zezaket e Amerikes keto institucione jane shume te forta. Kisha, muzika, arti, jane institucione funksionale, aq sa ne fushen e kultures, qofte edhe pop kulture, ky komunitet ka nxjerre shume njerez qe kane arritur majat.

    Institucionet edukative nga ana tjeter, nuk me duket se eshte edhe aq faji i komunitetit se sa faji i politikes, qofte ne plan lokal, qofte ne plan shteteror. Qe te jete i qarte fakti se komunitetet nuk e izolojne veten nga shoqeria, por ne fakt izolohen prej saj, merr marredhenien qe ka komuniteti i zezakeve te Harlemit me universitetin e Columbias.

    Muret e ngritura mes kesaj marredhenieje jane mure te Columbias. Ky universitet ka krijuar nje “gated community” mes komunitetit te Harlemit, nje bllok te permasave psikologjike te ish-Bllokut ne Tirane, nen statusin e nje kampusi universitetar gjithmone e ne rritje.

    Nuk mund te thuhet se komuniteti i Harlemit i ushqen vetes nje ndjenje inferioriteti kur eshte pikerisht Universiteti i Kolumbias qe rrezaton nje ndjenje superioriteti nga pertej murit qe ka ngritur vete. Franz Fanon eshte i rendesishem ketu. Nese do flasim per ndjenjen e inferioritetit te komuniteteve etnike duhet kuptuar qe kjo ndjenje inferioriteti ushqehet nga nje ndjenje superioriteti i entiteteve imprialiste dhe kolonizatore. Universiteti i Kolumbias mund te trajtohet ne kete skeme pikerisht si nje entitet i tille, si nje mish i huaj, kolonizues komunitetesh dhe asgjesues i vizioneve qe keto komunitete mund te kene.

    Per mua eshte gabim qe disproporcionalitetin e zezakeve ne burgjet e Amerikes te mos e godasim thjesht dhe vetem si rracizem. Nese ky komunitet do te trajtohet si inferior, si i deshtuar, thjesht krijohet nje qark i shkurter nga i cili nuk mund te dilet: ky komunitet do te sillet si i deshtuar.

    Qasja e illusios me duket me e sakte. Duke e shkeputur konceptin e deshtimit, apo edhe te suksesit, nga koncepti i komunitetit, mund t’i ofrojme te gjithe komuniteteve “the benefit of the doubt,” tabula rasa, dhe i hapim vetes mundesine keshtu, per te mos krijuar pikerisht kete qark te shkurter.

    Qasja ndaj komunitetit me litmusin e deshtimit apo suksesit, nuk eshte vetem rraciste, por edhe imperialiste. Nuk jam duke thene qe individet e burgosur jane pa faj. Ajo qe duhet thene eshte se burgu eshte institucion i shtetit amerikan, dhe jo i komunitetit zezak. Fakti qe zezaket perbejne perqindjen me te madhe ne burgje, duke mos qene grupi etnik me i madh, ve ne dukje jo deshtimin e komunitetit, por deshtimin e shtetit amerikan ndaj ketij komuniteti.

    Institucion shteteror eshte burgu, institucion shteteror jane edhe shkollat, e megjithate adoleshentet zezak nuk jane neper shkolla por neper burgje. Ka nje raport te gabuar institucionalizmi ne kete mes qe nuk eshte ne doren e komunitetit, duke filluar qe nga menaxhimi nen buxhet i institucioneve shteterore ne keto komunitete, e deri tek zgjidhja e shpejte dhe afatshkurter e dyerve rrotulluese te burgut.

    Po ashtu nuk besoj eshte faji i komunitetit qe policise i duhet nje ore per te trajtuar shqetesimet e hallet e ketij komuniteti, aq me teper qe ka ende vende ne Harlem ku NYPD refuzon te shkoje duke lejuar keshtu vete xhepa informaliteti, nderkohe qe per dy sekonda e ke ne dyer te Kolumbias.

    Shif si eshte puna. Ne se flasim per integrim, sic e the edhe vete, eshte relative. Duke qene relative, eshte e pamundur te flitet per deshtim komuniteti pa folur per deshtim shteti.

    1. Muret e Columbia-s mua s’më shqetësojnë fare; ose më shqetësojnë po aq sa ç’do të më kishin shqetësuar super-bravat dhe drynat që do t’ia vije ti derës së shtëpisë, sikur të jetoje në Harlem (gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, besoj).

      Përkundrazi, mua më shqetëson (pak) fakti që Columbia, gjithë duke e rrethuar veten me mure, s’e ka për gjë të kultivojë në katedrat e veta një lloj filozofie si kjo e Fanonit, e cila e bën me faj pikërisht Columbia-n për muret; sikurse e bën me faj shtetin dhe institucionet shtetërore për degradimin e sotëm të komunitetit zezak në SHBA.

      1. Fanoni, perkundrazi, ben me faj edhe vete komunitetet zezake qe e lejojne veten te bien pre dhe te varen prej nje sovraniteti perbuzes shteteror.

  16. Pyetjes se shtruar ne titull une do t’i isha pergjigjur:deshton ideja majtiste e krijimit te Cité-ve, e lagjeve te tera me HLM (Habitation à loyer modéré). Ishte ide e shtetit, dmth ekzekutivit? Ketu le te me ndihmojne ata qe e njohin me mire historine e Frances bashkekohore. Athere do t’ia kisha vene ne kurriz Miteranit dhe jo Nikolase se vogel. E bej kete dallim sepse mendoj qe e majta ka nje pjese te madhe te pergjegjesise ne krijimin e lagjeve uni- dhe jo multikulturale, e rrjedhimisht ne ushqimin e ideve raciste megjithqe ne pamje te jashtme duket e kunderta.
    Realiteti i Frances me duket i ndryshem me ate qe pershkruan Xhaxhai ne Amerike, ne lagjet me HLM nuk ka komunitet algjerian e maroken se sa ka komunitet SMIG. Nje komunitet SMIG nuk ka asnje shans te mos deshtoje. A do bejne smigaret te ece restoranti, kioska, supermerkatua, garazhi, pompa e benzines, bulmetorja, dyqani i Pierre Cardin-it qe ndodhet ne lagje e ku mund te punosh afer shtepise? Apo do te terheqin mesuesit me te mire ne nje shkolle ku ka femije qe kane probleme financiare e te tjera ne familje?
    E pare ne vitin 2010 ideja humaniste sot rrerzaton fuqishem racizem, izolim gjeografik i atyre qe fitojne minimumin. Digjet keshtu jo vetem brezi i prinderve por edhe i femijeve, e keshtu brez pas brezi.
    Nderkohe qe vende te tjera e kane zgjidhur ndryshe kete problem. Nuk ka lagje, por banese me qira te lire ne mes te nje lagjeje ku gjen banesa me cdo lloj qiraje. Kjo sjell qe restorantet, dyqanet, parku i lodrave, etj, mbi te gjitha shkollat kane banore te shtresave e kulturave te ndryshme qe jo vetem rrisin diversitetin por edhe shkembimin e si pasoje akceptancen reciproke, ne nje moshe te re kur akoma nuk jane formuar paragjykimet. Mbaj mend qe nje shqiptare pa dokumenta me tregonte se si djalin e saj shok ne fillore me djalin e presidentit te qytetit e percillte nena e shokut me veture deri ne shtepi kur koha qe e keqe. Duke u rritur bashke te tille femije, sot burra, njeri ekonomist e tjetri dizenjator makinash kane besim ne njeri-tjetrin pa iu referuar komunitetve perkatese nga vine. Po a do te kishin kthyer syte drejt njeri-tjetrit sikur te mos banonin ne te njejten rrugice e te mos shkonin ne te njejten shkolle?

  17. ””Por gjithashtu duhet pranuar se shteti, është komuniteti suprem.””

    Prandaj, shteti i pare si bashkesia shteterore sheh interesat teresore dhe jo te veçantat.
    Fakti qe bashkesite periferike nuk arrijne dot te krijojne nje individualitet do rendoje ne te ardhmen e bashkesise shteterore. Eshte thjeshte te tundohesh nga historia e territorit freng, ku keltet u dynden e u perzien me vendasit , pastaj keltet u bene vendas dhe romaket kolonizatore e ne fund erdhen franket gjermane(e fise te tjera te vogla) qe i dhane nje individualitet asaj rrumpalle njerezore qe banonte territorin freng, pavaresisht se vete franket gjermane u latinizuan me kalimin e kohes.

    Tani ne Franze kemi prape nje faze rrumpallizimi, po individualiteti nuk eshte diçka e thjeshte, Amerika e sheh vet’ se ne rrafshin social kane kaluar mbi 2 shekuj dhe ende se ka trashur pelhuren sociale, sa ti beje balle ndonje tragjedie historike me sukses( ‘profete’ te ndryshem parashikojne zhdukjen e Amerikes, gje qe se bejne dot ta zeme me Kinen, qe ka homogjenitet te larte). Koncepte si sovjetike, jugosllave i kane kaluar historise dhe me shpejtesi rrufeje, individualitete te deshtuara, rrjedhimisht irracionale.
    Bullgaret turko-mongoloide i dhane nje individualitet rrumpalles njerezore ne ish-Traki, hungarezet ugro-finike rrumpalles indoeuropiano-altaike ne ultesiren panone etj.

    Vete Europa synon te krijoje nje individualitet e te kaloje nga shume ne 1.

    Tani, shteti freng perfaqeson formalisht nje individualitet, permbajtja po zhbehet dhe shteti perpiqet ta ndaloje kete rrjedhje te permbajtjes. Sa do ja dale i takon probabilitetit.
    Mirepo deshtimi i shtetit ne kuptimin e ‘deshtimit te shtetit kapitalist’ nuk ka lidhje fare me realitetin.

    Ky eshte nje pohim abstrakt ku pa patur kurrfare pervoje jetesore kjo dukuri e deshtimit, parashikohet se ne te ardhmen ky deshtim do ndodhe edhe ne aspektin formal sepse tanime deshtimi eshte esencial. Me pak fjale shteti kapitalist freng, mjaft ti japesh nje shtyme edhe shkaterrohet.

    Mirepo shteti kapitalist freng nuk po humb permbajtjen kapitaliste por ate si individualitet socio-kulturor, askush nuk e cenon kapitalizmin, se emigrantet kane levizur per te jetuar e mundesisht pasuruar ne kapitalizem.

    1. Pse je bërë Dollar Duke of Jimmy mo?

      Shteti mund të njohë interesat tërësore, por marrëdhënia e sukses-dështimit, është një marrëdhënie e ndërsjelltë.

      Në fund të fundit, një shtet me një pakicë të dështuar brenda tij, quhet, për aq sa ka përgjegjësinë përsipër, si “shtet i dështuar”. Dhe kjo do i sjellë konseguenca dhe andralla vetë shtetit. Mua më pëlqen kjo përqasja historike, që ka gisht në dështimin e komuniteteve brenda shtetit.

      Duke marrë parasysh edhe debatin nga komentet më sipër, nuk mund të mos vë re, siç e bëri edhe L.K më sipër, se komunitetet e dështuara edhe në USA, edhe në Francë, vijnë pas një marrëdhënieje skllavo-pronare, apo kolonizatore të mëparshme midis shtetit dhe komunitetit të pakicës.

      Kjo ndikon në marrëdhënien e shtet-komunitetit sidomos nga ana mendore… Për algjerianët e Francës, francezët vetë janë shfrytëzuesit e tyre, që u kanë ca borxhe për të larë. Njerëzit me ngjyrë në Amerikë, njësoj.

      A mund të vihet faji komplet mbi ata njerëz që deri para 40-50 vjetësh ishin të detyruar të udhëtonin në vendet e fundit të autobuzit, apo deri para 100 vjetësh, punonin si skllevër?

      Ndërsa komunitetet e tjera të huaja në USA, shkojnë aty, pa stigmën e të shfrytëzuarit, duke pasur një pikënisje më të shëndetshme se komuniteti i njerëzve me ngjyrë, në marrëdhëniet e ndërsjellta me shtetin.

      Çka më ka bërë përshtypje në këta njerëz, ka qënë sensi i çlirimit mendor, kur kanë shkuar në Afrikë dhe kanë parë se njerëz si ata, mund të ishin pilotë, bankierë, presidentë etj… Një sens çlirimi që i bëri të reflektonin edhe mbi rolin që kishin në shoqërinë amerikane.

      Dy tre personazhe të tilla që më vijnë në mendje janë Malcom X, Richard Pryor dhe Mohammed Ali. Shikoni për kuriozitet çfarë pësuan pas vizitave në Afrikë këta tre personazhe.

      1. J. për komunitetin zezak në ShBA:

        A mund të vihet faji komplet mbi ata njerëz që deri para 40-50 vjetësh ishin të detyruar të udhëtonin në vendet e fundit të autobuzit, apo deri para 100 vjetësh, punonin si skllevër?

        Këtu ka një fallacy, të cilën e ndesh shpesh në diskursin e të majtës liberale.

        Njerëzit që para 40-50 vjetësh udhëtonin në vendet e fundit të autobusit, ose ata të tjerët që deri para 150 vjetësh punonin si skllevër nuk janë më gjallë – madje disave u janë tretur edhe kockat.

        Sot janë gjallë bijtë, nipat dhe stërnipat e tyre, të cilëve e kaluara u rrëfehet si mit, duke ua kushtëzuar identitetin.

        Komunitetet zezake në ShBA sot janë kapur rob të këtij diskursi, që nuk i lejon të rithemelojnë vetveten në liri.

        Skllavëria është vërtet plagë e rëndë në historinë e Botës së re, por tashmë kanë kaluar gati 150 vjet qëkur ish-skllevërit e fituan lirinë.

        Është e vërtetë se krejt eksperienca e shkuljes nga trualli afrikan dhe i bartjes përtej oqeanit ua ka shkatërruar traditat këtyre njerëzve, duke i detyruar të formojnë komunitete të reja.

        Çështja është nëse mund të ndodhë kjo ose jo.

        Mua nuk më pëlqen të hedh poshtë e lart etiketa të tipit kjo është “raciste”, kjo është “imperialiste”, kjo është “antiparti” etj.; por në këtë rast po bëj një përjashtim dhe po them se pozicioni ekstrem që merr këtu (si zakonisht) LK është në thelb racist – sepse i trajton zezakët e Amerikës si vetvetiu inferiorë, madje jo vetëm; por ua kultivon inferioritetin nëpërmjet mbajtjes gjallë të mitit të skllavërisë në origjinë. Sipas kësaj filozofie të mbrapshtë, që i ka marrë në qafë elitat e komuniteteve zezake, pasardhësit e skllevërve të dikurshëm, në ShBA, duhet ta themelojnë identitetin e tyre mbi skllavërinë e djeshme dhe të përqafojnë një filozofi dhe mënyrë të jetuari të tillë që të hedhë poshtë dhe të sfidojë institucionet e “njeriut të bardhë”.

        Ti J. përmende Afrikën, por mua nuk më duket se Afrika ofron ndonjë shembull për t’u ndjekur – edhe pse ka 40 vjet që është çliruar, de jure, nga kolonializmi.

        (Për gjendjen e sotme totalisht të mjeruar të Afrikës, veçanërisht të Afrikës së zezë, unë mendoj se fajin e kanë institucionet e adoptuara prej Europës; dhe pikërisht shteti, parlamenti, pushteti gjyqësor, ushtria, etj., të cilat nuk kanë funksionuar pothuajse asgjëkundi.)

        Tani, le të kthehemi te komunitetet zezake të këtushme. Këto komunitete ka dekada që po fermentohen në uthullën e një ideologjie konfrontative, izoluese, refuzuese ndaj çdo vlere të qytetërimit perëndimor. Muzika rap është shembulli më elokuent i kësaj dukurie. Por, po të shohësh më nga afër etosin që po kultivohet atje, do të gjesh obsesion intensiv me racën dhe identitetin racial, i cili nxitet deri edhe nga mass mediat komerciale.

        Këto komunitete kanë probleme të tilla si: fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, fëmijë jashtë kurore, dhunë në familje, dhunë në rrugë, dhunë në shkolla, drogë nga të gjitha anët, përqindje e lartë burgosjesh, përqindje e ulët punësimi, role models të gabuara…

        Tani, si duhet reaguar ndaj kësaj? Të thuash që këta janë zezakë dhe s’bëjnë dot më mirë, është raciste; po – për mendimin tim – të thuash që për këtë e ka fajin shteti, është njëlloj raciste. Po edhe t’ia vësh fajin “të bardhit”, për shkak të skllavërisë të para 150 vjetëve, nuk ndihmon; jo sepse nuk është e vërtetë që skllavëria i ka gjymtuar këto komunitete, por sepse ky arsyetim e sanksionon gjendjen ekzistuese. Është si t’i thuash tjetrit: ti je me një këmbë, prandaj nuk vrapon dot.

        1. Xhaxha, nuk me paske lexuar fare. Une as qe e permenda skllaverine. Ajo qe thashe ishte thjesht ne lidhje me ndjenjen e inferioritetit. Me duket jo vetem naive, por e gabuar te besosh se nje ndjenje inferioriteti nuk shkaktohet nga nje ndjenje superioriteti. Une u shpreha shume qarte qe duhet nje riformulim, nje tabula rasa. Ajo qe vura ne dyshim eshte nese ky riformulim mund te behet ne kushte “deshtimi,” apo me sakte: sa ndihmon ne riformulim formulimi i ketyre komuniteteve si te deshtuara? Ajo qe vura ne dukje ishte thjesht nje logjike a la Fanon, (studiues qe te pakten tek Lekure e Zeze, Maske e Bardhe, trajton pikerisht tropet raciste qe komunitetet “e deshtuara” i ushqejne vetes) se formulimi i komunitetit si i deshtuar prodhon deshtim ne komunitet, se eshte ndjenja e superioritetit prej tjetrit ne marredhenie me ty qe prodhon ndjenje inferioriteti tek ty. Do me kesh keqkuptuar. Nuk ka asnje radikalizem (e nese ka, pse qenka gabim – perderisa po flasim per deshtim, besoj shkaqet dhe rrenjet e ketij deshtimi duhen marre parasysh) ne ate qe po them une. Nese po kritikojme komunitetet, kjo kerkon qe te kritikojme shtetin, qe nga sistemi i drejtesise qe fal dike nga elita edhe kur i gjenden dy tre kile kokaine ne shtepi, e deri tek ndeshkimi i pajustifikueshem i kujtdo qe kapet me nje cigare mariuane. E me qe jemi tek droga, me thuaj, sa i fuqishem mund te tregohet nje komunitet kur eshte vendosur te jete “target consumer.”

          E pse qenka raciste ta konsiderosh shtetin te deshtuar?

          1. Është raciste ta konsiderosh shtetin të dështuar në kontekstin e diskutimit tonë.

            Sepse të thuash që degradimi i komunitetit zezak në ShBA provon dështimin e shtetit, ke nënkuptuar se ky komunitet, i lënë në punët e veta (left to its own devices), do të degradojë vetvetiu, sepse e ka degradimin në gen, sepse degradimi është simptomë e evolucionit të tij të natyrshëm; prandaj duhet gjithnjë ndërhyrja nga sipër, dora e ngrohtë, dora e shtrirë, paraja e taksave, emisarët, komisarët, impresarët për ta nxjerrë nga bataku.

            Ç’të thuash gjë më raciste se kaq?

            1. Absolutisht jo. Lene ne punet e veta te gjithe komunitet e kane deshtimin ne gen, ose te gjitha komunitetet e kane suksesin ne gen. Nuk ka asnje dallim gjenetik mes ketij komuniteti dhe nje komuniteti tjeter. Madje theksova bashke me illusion qe koncepti i komunitetit te konsiderohet absolutisht i ndare nga koncepti i deshtimit. Nese ky dallim konceptesh nuk mjafton per te thene qe ky komunitet nuk ben perjashtim, nuk eshte gjenetik deshtak, nuk e di cfare mjafton.

              Shteti eshte ne funksion te cdo komuniteti, pa perjashtim. Kur behen perjashtime, atehere ka deshtuar shteti, dhe jo komuniteti. Dhe perjashtime behen, dhe disa nga keto perjashtime t’i kam numeruar.

        2. Po fallacy, ku është Xhaxha?

          A po hidhni poshtë idenë që kam unë, e cila në thelb thotë se zezakët e Amerikës, janë mbartës të një traume kolektive?

          Të thuash se nuk duhet të ishin mbartës, për mua barazohet me “nuk duhet të ishin as skllevër, as të shpërngulur prej Afrike”.

          Po flisni për institucione më lart… që duan kohë të formohen si të tilla. Psh kisha e lagjes ku shkojnë WASPs, që të ketë të drejtën dhe forcën për tu quajtur institucion, do duhet të ketë 40-50 vjet në këtë pozitë, apo jo?

          Po ja të kthehemi përsëri te zezakët, ku ishin këta para 40-50 vjetësh?
          Nuk është se e gjetën rrugën e hapur pas skllavërisë edhe diskriminimit, madje, as kishin mundësinë dot që të integroheshin si të tjerët. Nuk kishin kushtet, as pozitën, madje as ndërgjegjien për ta bërë këtë. E gjithë kjo situatë ku ai komunitet ndodhet sot, është pasojë e gjendjes ku ndodheshin. Po ska si të jetë ndryshe…

          Mua zezakët në Amerikë, më duken si alienë. Si njerëz që nuk duhet të ishin aty, që nuk përputhen dot me situatën dhe gjendjen ku ndodhen. Kjo i bën të mos formohen dot në potencialin e tyre dhe ashtu si duan vetë.
          Po për këtë parimisht, nuk është faji i tyre. Nëse do të kërkonim të gjenim fajin me sinqeritet të plotë, do thosha që e kanë ata që i bënë skllevër.

          Unë e shkruajta më lart ndryshimin psh midis një shqiptari të ardhur dhe një zezaku në Amerikë. I pari hyn prej pozitave të dikujt që kërkon fatin e vet dhe një jetë më të mirë. Me një librezë morale dhe ndërgjegjie fillimisht të pastër. Po nuk ndodh e njëjta gjë me zezakët. Ata mbajnë mbi supe diskriminimin e mëparshëm, barrën dhe traumën historike. Nuk duhet ta kishin? Po dakort, a munden dot të çlirohen? Kështu fap menjëherë sa hap e mbyll sytë? Nuk e besoj dot.

          Thotë Pryor: Në këtë jetë është mjaftueshmërisht e vështirë të jetosh si një njeri përsëmbari. Dmth pa u përpjekur të vrasësh njeri. Po kur je zezak, kjo bëhet dyfish e vështirë” Mos nuk ka të drejtë?

          Më tej: Gjatë një debati apo zënke, vjen një moment ku duhet të përballesh me fjalën “nigger”. Kështu pra, nuk jam më burrë tani, jam nigger.

          Afrika vërtet nuk është vendi i mrekullive për çdo njeri… por unë e solla si shembull për tu thënë se këtyre njerëzve, të ardhur prej Amerike… aty ku një zezak me pozitë dhe kollare ishte tabu, një vend i tërë i tillë, me bankierë, hotelierë, pilotë, inxhinierë, të gjithë zezakë, u dukej parajsa vetë.
          Si ka mundësi një gjë e tillë? Dhe nuk po flasim këtu për njerëz normalë, po këta që përmenda, ishin të zgjuar, shumë të suksesshëm, nuk ishin “mendje normale”, e megjithatë, u duhej të shkonin në Afrikën e 1000 problemeve, për tu mrekulluar e për tu bindur se kishin vlerë!!!
          Pas udhëtimit në Afrikë, Pryor se përdori më kurrë fjalën “nigger”.

          I them këto më sipër, vetëm për të imagjinuar pak edhe për tu vendosur në gjendjen e tjetrit. Kur një njeri me ngjyrë, shumë i suksesshëm në Amerikë, akoma nuk është i bindur për vlerat e veta, mua më tregon shumë…
          Më tregon se vërtet është problem, më shumë se kompleks. Madje kam bindjen se edhe Obamës, i duhej të studionte jashtë Amerike për tu bërë ky që është sot. Dhe jo, thjesht Obama president, nuk ua zgjidh dot problemet komunitetit zezak.

        3. J. është njëlloj si të më drejtohet dikush mua dhe të më thotë se “ju keni qenë 500 vjet të sunduar nga turqit osmanë.” Këtu është fallacy-a. Nuk është e vërtetë – unë si individ nuk kam qenë kurrë i sunduar nga turqit osmanë, edhe pse më kanë rritur një stërgjyshe e një gjyshe që kishin lindur, të dyja, nënshtetase të sulltanit turk. Por unë vetë nuk ndjej ndonjëfarë lidhjeje, as njolle, as stigme, as krenarie për këtë arsye. Historia është histori, nuk shlyhet dot dhe mund të shpjegojë shumë gjëra të miat vetjake – p.sh. pse kam këtë mbiemër që kam, raportet që kam me fenë, disa nga fjalët orientale që përdor kur flas, disa nga gjellët që më pëlqejnë të ha – por nuk më shkon mendja t’i vë faj sundimit turk, për deficitet e mia si person dhe të shoqërisë shqiptare sot. Me fjalë të tjera, historia mund të përdoret për të shpjeguar disa gjëra në rrafshin akademik, por jo si bazë për t’i ndryshuar ato në terren – në rastin konkret.

          1. Nuk është edhe aq njësoj, për mendimin tim të paktën. Vetë tabutë që kanë amerikanët për të folur mbi këtë çështje shpjegon shumë gjëra. Madje edhe i famshmi af. action. Gjykimet, paragjykimet mbi fjalën “nigger”, akuzat për racizëm, kujdesi për shprehjet raciste etj etj etj…

            Edhe në kulturën e tyre, ka këngë hip pop, po ka edhe kështu: http://www.youtube.com/watch?v=bXdnD39GYVU&feature=related

            edhe para disa vjetësh, ka edhe kështu: http://www.youtube.com/watch?v=UGRcEXtLpTo

            Mua, skllavëria, nuk më duket aq argument i lehtë për tu anashkaluar në analizën për suksesin e komunitetit zezak.

            Ja psh, një pyetje do të ishte: A mund të gjeni një komunitet tjetër në Amerikë të dështuar si këta, pa pasur të njëjtat trauma? Mbase pak të ngjashëm me zezakët do të ishin indianët indigjenë.

            Po ngjashmëria midis këtyre edhe algjerianëve, apo ish kolonëve afrikanë tani në Francë, nuk është koiçidencë që të paktën ia vlen për të medituar ca… ?

            Nuk e di nëse shkoj shumë thellë, nëse për një moment… do përpiqem të përfytyroj jetën e një zezaku pasi ishte hequr skllavëria.

            Psh një pjesëtar mesatar i këtij komuniteti… do të kishte ndruajtje në marrëdhëniet me të bardhët fillimisht. Nuk do u besonte atyre lehtë, do të ishte i paarsimuar, mbase do t’i kishte frikë të bardhët, do të bënte punë të rëndomta, do alienoheshin si komunitet, në pamundësi të mirëbesimit të ndërsjelltë. Vetë të bardhët ish skllevërit e tyre do t’i kishin frikë se mos u hakmerreshin etj etj etj.

            Tani më thoni një pjestar të çdo komuniteti tjetër, që mund të kishte ndjenja të përafërta me zezakët pas kësaj gjendjeje?

            Shqiptarët me turqit pas luftërave, pavarësisë etj, nuk bashkëjetuan më me njeri tjetrin. Çdokush pa të ardhmen e vet, kjo ndarje dhe diferenca historike dhe gjeografike krijojnë mundësinë e shkëputjes. Siç është më e lehtë psh, që kur ndahesh me dikë, të mos e shohësh më, të mos e dëgjosh më etj.

            Mendoni psh që i bardhi me ish skllavin, do të duhej të jetonin në një qytet. Edhe çdo punë që do bënte ish skllavi te pronari i tij, do të konceptohej lehtë si shfrytëzim. Apo nuk është kështu?

            Aftësia analitike dhe inteligjenca e një intelektuali, kapërcen lehtë komplekset apo tabutë e komunitetit ku është rritur (nëse ka patur komuniteti të tilla). Urrejtjet e ndërsjellta për grekët e turqit, u ngelen turmave.

            Por ama ka diçka… për këtë që përmendët. Vërtet identiteti personal, nuk cënohet, por po flasim për identitet komuniteti. Dmth në rast se shumica e njerëzve që përbëjnë një komunitet, ndjehet e prekur nga një traumë(apo ndjenjë), atëherë kjo duhet llogaritur, qoftë racionale apo jo. Është ndikuese.

            Në Greqi psh, ngelet i hapur diskursi mbi traumat kolektive të pushtimit turk. Një gjë të tillë, mundet ta shpjegojë edhe një intelektual, i cili personalisht nuk ndihet i prekur. Madje rreket të paqësojë ndjenjat midis turqve dhe grekëve. Por ama, përsëri, ndikimin turk e shpjegon në sjelljen e bashkatdhetarëve të tij, në tarbjetin, mentalitetin etj. Kryesisht psh, pushtimi turk shpjegohet me primivin që ky i bëri shoqërisë greke për tu lidhur shpirtërisht me Evropën Perëndimore. Për të marrë pjesë në evenimentet historike të asaj Evrope, si Rilindja, Revolucioni Francez, demokratizimi i jetës edhe shoqërisë etj etj etj.

            1. Nga pervoja e dikujt ne Universitet ne USA:

              …” Me veshtiresi te madhe, une ia arrita te hyj ne nje kolegj te mire. Ne shkollen time, te zinjte vete-ndaheshin dhe po qe se ndodhte te ishe ne te njejten klase ku ata ishin shumica, e merrje vesh shume kollaj qe kerkesa ndaj tyre ishte shume me e ulet.
              Ne kampus, studentet e zinj ne shkollen time kishin qendren e tyre te studenteve dhe leviznin shpesh ne grupe te medha. Po te kishe fatin e keq qe te ishte ne biblioteke kur ata vinin brenda, ti e dije se s`kishte punonjes biblioteke qe tu thoshte atyre qofte edhe nje fjale. E vetmja gje qe te ngelesh, nese doje te lexoje, ishte te shkoje e te fshiheshe diku ne bodrum.
              Ne laboratoret e computerve, ata benin te njejten gje. Gjeja e mire ishte se ata sic vinin, ashtu edhe iknin, ne tufe. Dhe kur ata iknin, ti ndjeje nje psheretime lehetesues te perbashket ne dhome: “ Ahh. Tashti mund te punohet.”

              Dhe sigurisht, ishte ky grupi qe bertiste prej gezimit cep e ne cep te kampusit kur OJ u lirua. Mund te thuash cfare te duash por keta njerez nuk gjykoheshin nga karakteri i tyre, Ata ishin aty THJESHT sepse ishin te zinj. Ata kishin GPA me te ulta, resultate te pergjithshme me te ulta, SAT me te ulet…”

              Po e permendet edhe nje here ate historine e skllaverise ne Afrike, si shakun e te gjitha problemve te te zinjve neper bote, do te sjell ketu te gjitha faqet e kujtimeve te Richard F Burton ne Afrike.
              Te zinjte sillen njesoj, ne USA, ne Haiti, ne Kolumbi ( ku shtatezania e adoleshenteve nder popullsine me ngjyre(lexo e zeze) eshte mbi 60-70 %), ne Liberi, ne Sierra Leone, etj, etj.

              1. A, mos ki merak, është e njëjta mënyrë të shprehuri që përshkruhet rëndom për shqiptarët në Greqi.

                Dhe paradoksi: një grek i nderuar i racës rome, më tha një ditë se “nuk i dukesha si shqiptar”.

            2. Për të legjitimuar me të drejtë traumën kolektive të zezakëve në ShBA apo magrebinëve në Francë – dy shembuj të lakuar po aq legjitimisht në debat -, ndofta ka ardhur koha për të përdorur mitologjinë hollywoodiane :

              – Senator Stoddard : You’re not going to use the story, Mr. Scott?

              – Maxwell Scott : No, sir. This is the West, sir. When the legend becomes fact, print the legend.

              (The Man Who Shot Liberty Valance – John Ford, 1962)

  18. ”’ Në fund të fundit, një shtet me një pakicë të dështuar brenda tij, quhet, për aq sa ka përgjegjësinë përsipër, si “shtet i dështuar”.”’

    Atehere Amerika i bie te jete shtet i deshtuar.

    Mua me duket se po lozet me kuptimet qe merr fjala shtet sipas konteksteve.

    Shteti ne vetvete deshton kur ka institucione ineficente dhe bashkesia shteterore ja rrezon keto intitucione, psh shteti komunist ne 1990-1992, shteti i 1997.

    Ka disa konceptime te shtetit ne lidhje me bashkesine ne kuptimin e te drejtave dhe rrafshit social, shteti i se drejtes, shteti social, shteti asistencial.

    Franca ta zeme mund te deshtoje si shtet social, nese ka marre persiper zbutjen e diferencave ekonomiko-sociale.
    Por mund te mbijetoje fare mire si shteti i se drejtes.

    Ta zeme, shtetet skandinave qe pothuajse mund te quhen shtete asistenciale, mund te deshtojne si te tilla dhe te jene shtete sociale. Me tej mund te deshtojne si shtete sociale e te perfundojne ne shtete te se drejtes.

    Por deshtimi i shtetit social, nuk do te thote ‘deshtim i shtetit’, perdorimi i togfjaleshit ‘deshtim i shtetit’ ne kete rast eshte tendencioz, i ngjan atij muhabetit gjate L2B.

    Komunistet i thane fshatareve se do tu japin tokat pasi tua marrin bejlereve.
    Nuk i genjyen, pasi vertet ua moren bejlereve dhe ua dhane, pasi toka e kooperatives eshte toke e perbashket, eshte edhe jotja po edhe imja. Pra une e mora token.

    Harruan veten se me marrje toke, katundari nenkupton marr ne pronesine time te plote dhe e perdor sipas qefit tim dhe jo e marr se toka e kooperatives me takon edhe mua.

    Tani ne Amerika zezaket jane komunitet i deshtuar, atehere shteti i amerikes nuk do ekzistoje ndonjehere si shtet social, sepse per te qene i tille nuk duhet te kete komunitete te deshtuara.
    Per te qene shtet social duhet te kesh nje homogjenitet social ne radhe te pare, nje individualitet socio-kulturor, prandaj vende pa homogjenitet social sdo behen kurre shtete sociale, sado para te kene ne dispozicion.

    Meqe e keni kaq qejf kete punen e deshtimit te shtetit, atehere eshte e pranueshme se Shteti social ne France mund te quhet i deshtuar, por kurrsesi shteti, ky i shtetit eshte sofizem.

  19. atehere, komunitetet nuk mund te deshtojne, per sa kohe qe komunitetet nuk kane nje qellim te shprehur. Komunitetet jane ose nuk jane, e jo domosdoshmerisht kur jane, jane konstruktive, apo institucion-ndertuese.

    Gjithsesi, ne rastin e “multikulturalizmit” qe eshte duke u diskutuar, mund te them se multikulturalizmi dhe diferencat kulturore jane ne pergjithesi nje heqje dore prej analizes, e jo nje hap me tej ne analizen politike (socio-ekonomike) te trazirave, apo te konflikteve ne shoqeri te ndryshme.

    Koreanet dhe hebrenjte jane me te suksesshem se portorikanet jo pse jane te tille (se ne fund fare eshte krejtesisht fals identiteti ekonomiko-politik i veshur me race e me origjine). Ata jane me te suksesshem (ne te mbijetuarit ne nje shoqeri kapitaliste te avancuar) sepse vijne prej shoqerive kapitaliste me te avancuara se ajo e portorikaneve.

    Per kete arsye (qe nuk eshte kulturore) portorikanet, magrebinet, tropojanet etj shnderrohen ne ushtrine e varfanjakeve qe mban nen kontroll cmimin e punes. Etj. etj. gjithsesi, zberthimi e analizimi i bazes sociale sipas nje kornize “kulturaliste” apo sipas ndonje qasje “antropologjie sociale” nuk eshte as shkencore, e as politike por thjesht ideologjike. Duke i paraqitur problemet si “kulturore” s bejme tjeter vecse i sanksionojme si “te dhena”, si “natyrore”, si pjese e brendesuar ne thelb te nje individi apo komuniteti, e si te tilla qenkan te pandryshueshme bashke me pasojat e tyre, pra na mbetet vec t’i tolerojme…

    1. Po ti në këtë rast nuk merr parasysh inercinë: disa komunitete vazhdojnë të ekzistojnë dhe të riprodhohen vetëm ngaqë kanë ekzistuar dhe janë riprodhuar – qëllimi i tyre është të mbijetojnë, edhe kur do të thotë riprodhim i vesit, i degradimit, i abuzimit me të dobëtit.

      Një njeriut tim të afërt ia kërkon puna që të jetë në kontakt me disa nga këto komunitete – nuk po i specifikoj më tej, sepse nuk dua t’u zgjoj reflekset “antiraciste” të zellshmëve. Qasja e saj është shumë praktike, meqë i duhet t’u japë zgjidhje situatave konkrete, që kanë të bëjnë me vuajtje të mëdha individuale. Më thotë që është e shokuar nga shkalla e abuzimit që sheh në familjet – duke filluar nga abuzimi me fëmijët.

      Ky farë abuzimi, nga njëra anë është produkt i një modeli të caktuar të dhunës si mënyrë komunikimi; por nga ana tjetër, përfton njerëz të rritur (adults) që e mishërojnë dhe e riprodhojnë modelin – qoftë duke abuzuar me pasardhësit e tyre, qoftë me njëri-tjetrin dhe me të tretë të pafajshëm.

      Do të më thonë – po përgjithëson, duke u mbështetur në anekdota. Vërtet, por këto nuk janë anekdota, por çështje (cases); dhe ka me qindra në mos me mijëra të tilla, që i ngjajnë njëra-tjetrës si dy pika uji; dhe unë u besoj atyre më shumë sesa arsyetimeve se “pse nuk mund të ekzistojë” diçka që e kam para syve çdo ditë.

      Nuk është edhe aq e pamundur të njihesh me këto gjëra, madje edhe kur nuk jeton fare në kontakt me komunitete të tilla. Ka një serial televiziv – The Wire – që i trajton këto çështje mrekullisht; pa kursyer as shtetin, as pushtetin lokal, as organet e rendit, as komunitetet vetë. Një gjë është të vendosësh teorikisht, në tavolinë të rrethit letrar, se kush mban përgjegjësi; një gjë tjetër, të ndeshesh me këto probleme përditë, nga perspektiva e fëmijës së abuzuar, e shpërndarësit të vogël të drogës, e gruas të braktisur, e policit, e dyqanxhiut korean të lagjes.

  20. natyrisht qe marredheniet sociale e familjare ne komunitete te menjanuara e te prapambetura ekonomikisht karakterizohen nga dhuna subjektive etj etj. Por kjo nuk vjen pse jane zezake etj etj, dhuna ne fakt burimin e ka diku tjeter. Natyrisht qe ka nje inerci, po motiv primar i kesaj dhune eshte pabarazia e diskriminimi.

    1. Jo, nuk vjen ngaqë janë zezakë; por vjen ngaqë komuniteti është i kalbëzuar (i dështuar). Probleme të tilla kanë edhe komunitetet e ashtuquajtura “trailer trash”, që janë pothuajse 100% të bardha. Ne këtu diskutonim nëse mund të dështojë një komunitet apo jo, jo nëse dështimi i një komuniteti lidhet me racën e pjesëtarëve.

  21. ah, se sapo i pashe anekdotat, kjo eshte si te thuash qe fretent katolike jane pedofile, apo si te thuash qe aristokracia papnore eshte incestive, apo si te thuash se kapitalistet sa me te pasur qe behen aq me zemermire jane, meqe kemi ca shembuj…

    1. Jo, jo; le të mos e banalizojmë muhabetin – aq më tepër që nuk kam nevojë për leksione të logjikës formale. Por që ka një problem të pedofilisë brenda Kishës Katolike, kjo nuk ka mbetur që ta zbulojmë unë dhe ti; as kemi dëgjuar të thotë kush që edhe për pedofilinë e fretënve e ka fajin shteti. As jam unë i pari që i përdor shembujt për të mbështetur një argument – hap çdo doktoraturë sociologjie, nëse nuk bindesh.

  22. Snox, diskutimi që patëm më bëri të shkoj t’u hedh një sy statistikave për sa po flisnim; të cilat gjithashtu ndihmojnë për të krijuar një ide për problemin.

    Kështu, sipas të dhënave më të fundit për arrestimet e të miturve në SHBA (2008), rezulton se, në raport me popullsinë përkatëse, numri i të miturve zezakë të arrestuar për vjedhje është 10 herë më i lartë se numri i të miturve të bardhë të arrestuar për të njëjtën arsye.
    (http://ojjdp.ncjrs.gov/ojstatbb/publications/StatBBAbstract.asp?BibID=250498)

    Në lidhje me ekspozimin ndaj dhunës serioze brenda komunitetit, sipas një studimi të vitit 2008 të cituar në burimet zyrtare për krimin e të miturve në SHBA, vetëm 1% e të rinjve të shtresës së mesme dhe të lartë kanë qenë dëshmitarë të një vrasjeje dhe 9% të një plagosjeje me thikë; ndërsa mes zezakëve të moshës shkollore, nga familje me të ardhura të ulëta, 43% kanë qenë dëshmitarë të një vrasjeje, ndërsa 56% dëshmitarë të një plagosjeje me thikë.
    (http://www.ncjrs.gov/pdffiles1/ojjdp/227744.pdf)

    Në vitin 2007, katër fëmijë zezakë ndër dhjetë (40%) jetonin në lagje të gjykuara si të papërshtatshme prej prindërve të tyre (never or sometimes safe); ndërsa për fëmijët me origjinë hispanike, ky raport ishte një ndër pesë (një ndër dhjetë, për të bardhët).
    (http://www.childtrendsdatabank.org/alphalist?q=node/184)

    Ndër të miturit viktima të abuzimit seksual, fëmijët e prindërve zezakë kanë shkallën më të lartë të abuzimit: 16.6 për mijë; në krahasim me 9.8 për hispanikët, 8.6 për të bardhët dhe 2.4 për aziatikët.
    (http://www.acf.hhs.gov/programs/cb/pubs/cm08/chapter3.htm#race)

    I sjell këto statistika, i bindur se shkalla e shëndetit (dhe e suksesit) të një komuniteti varet drejtpërdrejt nga mënyra si trajtohen atje fëmijët. Dhe se fëmijët e trajtuar keq në fëmini shpesh përfundojnë në katalizatorë të mjerimit dhe të dhunës, brenda të njëjtave komunitete.

  23. I nderuar Xha xha (dhe pse pseudonimi jot e ben me te pershtatshme ta fillosh komentin me “i dashur”)

    Problemi eshte se statistikat ne kete moment nuk sherbejne per asgje, eshte momenti kur nje qasje pozitive per te fotografuar situaten jo vetem qe nuk ndihmon, perkundrazi, mashtron. Ja pse:

    Po te qe per statistika, hebrejte ne vitet 20-40 te shek. XX ishin vertet kontrollues te biznesit te bankave, ishin lobues te forte qeverish, mbizoteronin industrine, keqtrajtonin punetoret gjermane etj. Por te gjitha keto statistika te sakta nuk e benin te vertete pretendimin nacional socialist se hebrejte po i thithnin gjakun popullit gjerman. E besoj qe nuk ke nevoje per leksione logjike formale, e megjithate nje kendveshtrim i thelluar filozofik ia vlen te behet kur vjen puna per diskutimin e identiteteve. Sic duket qarte, statistikat nuk flasin per ndonje “partikularitet” kulturor hebraik, po flasin thjesht per nje situate te caktuar shtresore ekonomike (pra ishin industrialistet, bankieret, lobistet ata qe thithnin gjak, e jo hebrejte).

    Kjo logjike vlen edhe ne kete rast, ata qe thyejne ligje, shprehin mllef, abuzojne familjen, nuk jane zezaket, por te varfrit, te paedukuarit, te pashpreset, te stresuarit.

    Pasi kalojme kete hap te pare sqarues, desheroj te them se nuk gjendet asnje kategori e se vertetes (ne terma kantiane) nese flasim per zezake, per emigrante, per myslimane, per burra a per gra, etj etj. Shkaqet e dhunes duhen kerkuar tjeterkund, jane me universale se kaq, ashtu si dhe vete lloji i dhunes qe nuk eshte aspak e determinuar, krejtesisht rastesore dhe e universalizuar.

  24. ””hebrejte ne vitet 20-40 te shek. XX ishin vertet kontrollues te biznesit te bankave, ishin lobues te forte qeverish, mbizoteronin industrine, keqtrajtonin punetoret gjermane etj. ””
    Po vetem te hiqnin breket u paskesh ngelur gjermaneve asokohe.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: